VOAL

VOAL

Manjani: “Nëse me arrestimin e Llallës hapen negociatat, atëherë me prangosjen e Ramës hyjmë në BE”

April 15, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Fatmir Bytyqi 6 years ago Reply

    Me keqardhje me duhet ta them se sa ka PS ne pushtet kjo politik mendjen dhe veprimet i ka drejt Rusis se Stalinit dha Putinit dhe blegrojn si dele “BE”Ne beeeeeee per bashkimin europian Rilindja ishte kthim i shqiperis ne krimin e organizuar korrupsion dhe ne nje diktatur moderrne enveriane meqe ne keto te arritura ka mekatet e veta edhe LSI z Manjani

Komentet

Leave a Reply to Fatmir Bytyqi Cancel reply

Skandali 150 milionë euro i inceneratorit- Këlliçi: Veliaj e themeloi biznesin mafioz të plehrave sa erdhi në pushtet

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, vazhdoi denoncimin e mefa-aferës së inceneratorit të Tiranës.

Këtë herë, Këlliçi faktoi me dokumentet se si Erion Veliaj e nisi këtë biznes mafioz që me ardhjen në krye të detyrës.

Kujtojmë se ky skandal ka kushtuar të paktën 150 milionë euro.

DEKLARATA E PLOTË

Të nderuar qytetarë,

Keni dëgjuar shpesh Edi Ramën të thotë që sistemi korrupton njerëzit. Këto 8 muaj ju kemi treguar se si ‘Rilindja’ është në fakt sistemi i ngritur qëllimisht për të vjedhur dhe shpopulluar Shqipërinë.

Në të gjithë botën, janë dy skema të përdorura më së shumti nga grupet kriminale për pastrimin e parave. Konkretisht biznesi me plehrat dhe biznesi i ndërtimit. Erion Veliaj ka shkëlqyer në të 2 këto fusha.

Në vitin 2015, vetëm pak muaj pasi Veliaj kishte marrë detyrën si kryetar bashkie, ai firmos një marrëveshje që i dha të drejtën 2 kompanive për të ngritur biznesin e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Një nga këto kompani quhej I.B. Recycling. Kjo kompani administrohej nga një familjar i afërt i Redi Mollës.

ImageImage

Pra e thënë thjeshtë, njëlloj si në skemën 5D, ku u përfituan fonde publike dhe leje ndërtimi për të pastruar paratë e korrupsionit, Redi Molla kishte përdorur më parë të njëjtën skemë edhe në biznesin e plehrave, që në vitin 2015.

Fatkeqësisht në muajin gusht të vitit 2016, në landfillin e Sharrës humbet jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Hetimi për këtë vrasje rezultoi nul nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare dhe ende sot që flasim 8 vite më pas, asnjë person nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë tragjedi dhe i vetmi fakt që mbahet mend nga ky proces hetimor, është fotoja ku Erion Veliaj drekonte me kryeprokurorin e atëhershëm të Tiranës.

Pikërisht në këtë moment, grupi i strukturuar kriminal detyrohet të ndryshojë skemën. Në lojë futet Vladimir Fezga.

Për të kuptuar se përse u zgjodh të futej në skemë shtetasi Vladimir Fezga, po bëjmë publike një dokument të vitit 2016. Kompania AMIA Verona vendos të paguajë 33.000 euro për shtetasin Vladimir Fezga, pasi ai nga nëntori i vitit 2013 deri më prill të vitit 2016, ka promovuar këtë kompani në Shqipëri, duke bërë të mundur që AMIA Verona dhe Bashkia Tiranë, në vitin 2016 të themelonin kompaninë ECO Tirana.

Image

Pra është e qartë që Erion Veliaj, biznesin e mbetjeve e nisi sapo u bë ministër i ‘Rilindjes’ në vitin 2013 dhe e finalizoi në vitin 2016 si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Image

Pas këtij momenti, në shtetin fqinja Itali plas skandali. AMIA Verona rezultonte se pastronte paratë për grupin kriminal Ndranghetta dhe pjesë e grupit ishte dhe miku personal i Erion Veliajt, kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi.

As ky skandal nuk e frenoi këtë organizatë të strukturuar kriminale. Në vitin 2017 Erion Veliaj dhe Vladimir Fezga themelojnë kompaninë ECO Recycling.

Oreksi vjen duke ngrënë. Po në vitin 2017, Veliaj vendosi të japë me konçension depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak Tiranë, por vetëm me firmën e tij dhe vulën e Bashkisë, Erion Veliaj vendosi të marrë ekskluzivitetin e plehrave të Tiranës për 30 vite me radhë, përmes dy prestanomeve të tij, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Pikërisht në këtë moment, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, vendosi të nxjerrë Vladimir Fezgën nga biznesi dhe aksionet e tij në kompaninë ECO Recycling, pra në biznesin e riciklimit, i’a kalon Inceneratorit të Tiranës. Aksione për të cilat nuk paguhet asnjë lekë. Këtu skema e vjedhjes konsiderohet tashmë e plotë. Qëndërzim vetëm në një kompani, Integrated Energy BV SPV, pra inceneratori i Tiranës.

Të nderuar qytetarë,

Për ta shpjeguar fare thjeshtë. Me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet, Erion Veliaj kishte një vizion të qartë se si të ngrinte këtë sistem kriminal dhe pa humbur asnjë ditë kohë, themeloi biznesin e plehrave, fillimisht nëpërmjet drejtorëve 5D, e më pas duke bashkëpunuar më Ndranghettën në Itali, për të përfunduar tek afera korruptive e shekullit, inceneratori i Tiranës, i cili ende sot pas 7 vitesh nuk ekziston.

I gjithë ky transaksion vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 150 milionë eurove.

Ditët në vijim, do të bëjmë publike dhe një komponent shumë të rëndësishëm në këtë skemë, aferën e ECO Tiranës.

Materialet e përpunuara nga Grupi i Ekspertëve pranë PD, do ti përcillen zyrtarisht SPAK-ut, i cili tashmë është përpara provës së zjarrit.

Ose do të shembë këtë sistem korruptiv të ngritur në Bashkinë Tiranë nga Erion Veliaj, duke mos lejuar më që Tirana të jetë lavatriçja e pastrimit të parave e organizatave kriminale më të mëdha në Europë, ose do të VULOSË përfundimisht kapitullimin e plotë të drejtësisë së re, aq të shumëpritur nga qytetarët shqiptarë.

Rrugë tjetër nuk ka!

Ju faleminderit.

(syri.net)

Klodiana Lala zbulon për çfarë u pyet Erion Veliaj në SPAK: Ju bënë rreth 100 pyetje

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Çim Peka Live, zbuloi se për çfarë u pyet kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dy ditë më parë, teksa qëndroi mbi 7 orë në ambientet e SPAK.
Lala u shpreh se ka informacion që Veliajt i janë drejtuar rreth 100 pyetje, ku teksa zbulon një pjesë të tyre, deklaron se mbetet e paqartë këmbëngulja e prokurorëve për të ditur më shumë për disa nga udhëtimet e kryetarit të bashkisë.

Të gjitha këto më bëjnë të kuptoj se Erion Veliaj kishte krijuar një imazh të rremë në opinionin publik…që dilte si ‘ai djali i mirë që mbjell pemë nëpër Tiranë’, duhet thënë që janë pemë që unë nuk i kam parë gjëkundi, por gjithsesi problem tjetër ky.

Dhe që në momentin e parë që u përball me një presion mediatik për tu përgjigjur për inceneratorin e Tiranës, nxori fytyrrën e vërtet dhe dëshmoi se ai nuk mund të jetë politikan dhe nuk mund të përfaqësojë dot qytetarët e Tiranës.

Kështu e kam parë unë.

Ndërkohë sa i përket pyetjeve të tij, ka qenë një histori shumë e gjatë.

Sipas informacioneve që unë kam, kanë qenë rreth 100 pyetje.

Për disa prej tyre kam informacion se çfarë është kërkuar nga ana e prokurorëve që ka të bëjë me studiminin e IFC, thelbi për vënien në jetë të inceneratorit.

Është kërkuar informacion për një shkresë ku nuk është marrë mendimin e Këshillit bashkiak, por ka marrë atributet e Këshillit.

Është kërkuar informacion për një marrëveshje që ka të bëjë me dherat.

Pjesa që mbetet e paqartë për mua dhe unë nuk dua të aludoj se nuk është pjesë e formimit tim profesional, ka të bëjë me disa udhëtime të Veliajt jashtë vendit, por se çfarë po kërkojnë prokurorët në këto udhëtime… këtë nuk jam në gjendje ta them…

Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T’i pres veshët. Do merret shteti me ty

Gjatë orëve të pasdites, seanca parlamentare, u shoqërua edhe me një incident i rëndë, ku ministri i drejtësisë Ulsi Manja kërcënoi hapur, në Kuvend, deputetin e opozitës, Agron Shehaj.

Por si përshkallëzoi debati?

Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar.

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion.

Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.” – u shpreh Agron Shehaj.

Sipas Shehajt, duke u nisur nga reagimi i SPAK, amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë, ndërsa për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

“Ky është një mesazh për SPAK-un. Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj.

Pas këtyre akuzave ministrit të drejtësisë nuk e mbajtën nervat. Teksa Shehaj i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja i thotë “t’i pres veshët”.

Më pas merr fjalën për replikë dhe i bën një kërcënim të hapur.

 “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty. Do të vijë dita që fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë”. sn

Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet, nesër fakte të reja për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi,  ka qenë i ftuar në rubrikën Opinion në News24 ku ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.
Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.

Belind Këlliçi: Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar. Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar. Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.

Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka. Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët. Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës. Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë. Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.

Skandali- Zhupa: Shqipëria në testin e Pisas më dobët sesa Palestina dhe Uzbekistani

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila po zhvillon interpelancën për dhënien e informacionit dhe shpjegimeve në lidhje me masat e marra për të ju përgjigjur situatës lidhur me testin e Pisas me Ministren e Arsimit, Ogerta Manasterliu fillimisht ka përshëndetur protestën e diasporës sa i përket votimit në zgjedhjet që zhvillon vendi ynë.

Zhupa në fjalën e saj ka vijuar me statistikat e dobëta që kanë marrë nxënësit e Shqipërisë në testin ndërkombëtar të Pisas, statistika që sipas deputetes së opozitës kanë vijuar në një rënie të madhe pas vitit 2013.

“Fillimisht do të dua që të përshëndes protestën e diasporës që zhvilluan në parlament në lidhje me kërkesat e tyre sa i përket votimit, votim i cili është garantuar nga kushtetuta. Parlamenti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket ndërtimit të legjislacionit që  do të garantonte votën e tyre.

Kam kërkuar interpelancën me zonjën Manstirliu pas daljes së testeve të Pisas sa  i përket testit ndërkombëtar. Ky ishte një moment turpërimi nga ato që ju e keni zakon dhe prisja që ta anatemonit dhe të shpreheshit që Pisa si RAI 3 dhe raportet ndërkombëtare të cilat sipas jush kanë si qëllim baltosjen e shqiptarëve.

Në fakt ky raport zhvesh propagandën dhe dëshmon dështimin e sistemit parauniversitar. Shqipëria kishte rënien më të madhe në raport me rajonin por ehe me vete e saj. Pisa teston aftësinë e nxënësve 15 vjeçar në lexim matematik dhe shkencë ka rënë respektivisht me 47 pikë, 69, pikë dhe 50 pikë dhe ne renditemi më poshtë se Palestina dhe Uzbektistani dhe kishim rënien më të madhe në krahasim me të gjithë vendet pjesëmarrje në këtë konkurs.

Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer në vitet 2000 dhe është shtjelluar analfabetizmi funksional. Ky është rezultat i drejtimit të arsimit dhe reformave të dështuara. Ky është turpi më i madh që mund ti ndodhë një vendi ku fëmijët, nxënësit, studentët kur të dalin nesër në punë janë analfabet funksional.

Raporti thotë që janë përkeqësuar të gjitha parametrat në shkollat shqiptare.”sn

Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm i Erion Veliajt, pritet arrestimi nga SPAK-u?!

Një nga drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, Elton Kacidhja, mësohet se ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme në mënyrë të parevokueshme.

Elton Kacidhja është një nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës.

Ai u përfol disa ditë më parë për dorëheqjen e tij, të cilën e ka mohuar, por CNA ka mësuar nga burime zyrtare se Kacidhja e ka dhënë sot dorëheqjen.

Ujësjellësi i Tiranës ka qenë një nga institucionet më të përfolura dhe të akuzuara që shkojnë deri te dhënia e tenderëve me vlerë miliona euro për kompanitë e lidhura me inceneratorët.

Gjithashtu në Ujësjellësin e Tiranës mediat kohë më parë raportuan dhe punësime gazetarësh dhe shpesh ka qenë një institucion i akuzuar si një vend punësimi nepotik, i përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës. sn

Blushi: Drejtësia për të ndjerin Ardit Gjoklaj është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirsë, Tedi Blushi ka reaguar në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Blushi është shprehur se në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.

Postimi:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.

Ëndrrat e tij u prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj.

Drejtësia për të ndjerin Ardit Gjoklaj është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar.

Gjaku i tij është thirrje për të mos harruar se korrupsioni i Erion Veliaj të vret!

Gjaku i tij nuk falet dhe as mund të amnistohet nga “Drejtësia me Regji”!

Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin dhe do të bëjmë gjithçka që Erion Veliaj të marrë ndëshkimin e merituar për këtë krim!

Mbyllet protesta para Ministrisë së Arsimit, mësuesit paralajmërojnë grevë urie: Ju presim deri në shtator!

Sot u mbajt protesta e mësuesve para Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, ndërsa i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres që të reflektojnë. Ata shprehën se në të kundërt në tubimi tjetër do të jetë edhe më masiv.

“Zbatoni kontratën kolektive. I jepni mësuesve 10 muaj transport jo 9, nuk mund të ikim me paratë tona. Transporti të jetë në masën 100 përqind. Financoni arsimin publik ndryshe nuk ka arsim cilësor”, u shpreh një prej tyre.

“Kërkojmë reflektim të shpejtë të kërkesava tona. Në të kundërt në tubimin tjetër do jemi shumë më shumë se kaq, nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka deklaruar një tjetër.

Pjesëmarrësit në tubim u shprehën se ka ardhur koha që arsimi të kthehet në një nga tre prioritetetit të kësaj qeverie.

“Nëse ministria nuk bashkëpunon, kontratat kolektive na mundëson përshkallëzimin me protesta dhe greva, të pjesshme apo të përgjithshme. Jmei në pritje deri në shtator”, tha Bashkim Sele, kryetari i seksionit sindikal të Durrësit. bw

Skandali te shkolla e Magjistraturës- Lala: Po kapet sistemi i drejtësisë për 30 vitet e ardhshme

Duke komentuar testin e fundit në Shkollën e Magjistraturës, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open”, tha se ka hije të forta skandali për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Lala: Ky është ndër skandalet më të rënda që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës ku formohen gjyqtarët dhe prokurorët. Është menduar si një shkollë që do të formonte gjyqtarë dhe prokurorë me një standard të lartë. Kanë qenë 411 kandidatë, pasi janë ulur në vendet përkatëse, në një moment disa nga gratë shtatzëna kanë shkuar në banjë.

Është shpërndarë teza prej 100 pikësh. Janë kaluar 411 teza dhe janë shpallur fituesit. Në mënyrë të fshehtë pa u njoftuar askush vendoset që të korrigjohen tekstet sepse Skan Troni nuk kishte punuar. Si rregull do të duhet të kishte një anulim të procesit për shkak të defektit dhe të kishte një proces të ri. Gjithë ky skandal është bërë që të futen disa emra që nuk e kishin kaluar pragun. Pas rikorigjimit janë futur edhe 41 emra të tjerë dhe në ditën e tretë janë shtuar edhe 10 emra. Për të fshehur emrat nuk është vendosur më renditja sipas pikëve por sipas rendit alfabetik. Askush nuk e kupton se cili ka marrë kaq pikë. Kjo komprometon rëndë Shkollën e Magjistraturës si institucion ku del ajka.

Daci: Duhet të japë mësim ajka që të dalë ajkë! Kur hyn kos i thartuar del kos i thartuar.

Lala: Fakti që nuk është bërë transparencë dhe çfarë më shqetëson është reagimi i z.Rakipi që tha nuk më shqetëson shumë pajisja. Si hyri kjo pajisje në Shkollën e Magjistraturës. T’i drejtohej prokurorisë për të hetuar dhe të njoftonte institucionet përfshirë partnerët ndërkombëtar. Kam dyshime që është tentuar kapja e brezit të ri të juristëve. Një gjyqtar dhe prokuror që hyn nesër në sistem ka statusin e përjetshëm. Te testet e tjera janë vlerësime subjektive. Ata kanë paracaktuar fituesit. Rakipi të dalë sa nuk është vonë, është në nderin e Shkollës së Magjistraturës dhe të anulojë këtë proces dhe të mos paragjykohet si shkolla e plepave dikur. Ekziston rreziku i lartë që të kapet sistemi i drejtësisë për 30 vjet dhe askush nuk reagon.

Veliaj shkoi vullnetarisht në SPAK? Gazetarja Lala nxjerr dokumentin: Ja e vërteta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi para mediave se kishte shkuar vullnetarisht në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar për dosjen e inceneratorëve, por gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Open” në News 24, një dokument sipas të cilit SPAK i ka dërguar fletëthirrje kryebashkiakut. Në dokumentin e publikuar nga gazetarja Lala, thuhet se kërkesa ndaj Veliajt është bërë më 24 prill.

Veliaj del pas 8 orësh nga SPAK: Ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Armiqtë e mi tani…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 8 orësh ku ka dëshmuar për aferën e inceneratorëve. Veliaj theksoi për mediat se ishte në SPAK si bashkëpunëtor dhe se gjatë marrjes në pyetje ishte ezauruar plotësisht çështja e inceneratorëve.

“Falënderoj kolegët e SPAK. Një institucion me të cilën unë nuk kisha të bëja përpara por që pas këtij takimi ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari në Shqipëri. Është krijuar një institucion serioz. Isha me dy kolegë hetues profesionist të disiplinuar dhe unë them që e vetmja gjë që mund të bëjmë është të mos përgojojmë institucionet, por t’i forcojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor.

Kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 9 me 10 pasi kishte edhe një seancë tjetër. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC, i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro toni. Ky proces ishte komplet gjë tjetër, e pa kërkuar nga investitor të tjerë dhe që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe që nuk kishin lidhje me IFC. Sigurisht që u thanë edhe disa detaje të tjera.

Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të sekretit hetimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë edhe disa prova të tjera, mu kërkua që të mos i ndaj me gazetarët. Sigurisht do të jenë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi ndihen më të lehtësuar. Pata mundësinë që të them fjalën time. Besoj edhe armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Njeriu duhet gjykuar edhe nga armiqtë të bën dhe jo vetëm nga punët që bën.bw

‘Do shkoj vetë të çoj ca dosje’- Gazetarja Lala nxjerr në shesh gënjeshtrën e Veliajt: E thirrën në SPAK

Erion Veliaj ndodhet prej disa orësh në SPAK duke dhënë shpjegime për aferën korruptive te inceneratorit të Tiranës. Pak ditë më parë Veliaj doli të televizioni i inceneratorëve i Carlo Bollinos dhe deklaroi se do të shkojë vetë në SPAK për të dërguar të gjitha dokumentet që nevojite.

Por mashtrimi i kryebashkiakut nuk ka zgjatur shumë, gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se Veliajt i ka shkuar fletë-thirrje nga SPAK dhe nuk ka shkuar vetë me dëshirë siç përpiqet ta shesë publikisht.

“Veliaj po pyetet për aferën e inceneratorëve. Ai priti për 45 minuta, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Veliaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën.  Prokurorët i kishin paraqitur fletë thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK. Çdokush që thirret në SPAK paraqitet nervoz, kur vjen në Strukturën e Posaçme. Veliaj përflitet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por ai nuk është së paku deri tani nën hetim.”,- është shprehur Lala.sn


Send this to a friend