Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























Ti Lulzim njihesh me probleme të tilla falë formimit ne vende islamike, para se të bahesh politikan në . Përndryshe familja e sali berishës nuk të kishte dhanë poste dhe trashëgimin e fronit të sulltanit berisha.
Ti Lulzim me mbiemën turk Basha nuk pranon aspak se në intervistë ka fye e diskriminue katolikët që nuk kan asnji pushtet e poste, dhe s’jan as nënkryetar të asnji partiet kryesore si PS, PD dhe LSI. Presidenti, Jo, kryeministër dhe zev-kryeministër Jo, kryetar gjykatash e prokurorish kryesore Jooooo! Mezi ka pritë L. basha që Dy deputetë katolikë të përjashtohen nga parlamenti e të stigmatizohet krejt katolikët në një kohë që nuk permenden disa deputetë nepër gjykata per pasuni prrallore të dyshimta,…. Ky ka problem me formim thellsisht osmano-turk-enverist. Lulzimi duhet të baji dorheqje se krejt kot rrin ne atë parti. Të vishet hoxhë e të rrijë te xhamia e erdoganit.
Rastësisht gjeta kët artikull: “Lulzim Basha luan karten e fundit që i ka mbetë, atë të përçarjes fetare” http://www.proletari.com/lulzim-basha-luan-karten-e-fundit-qe-i-ka-mbete-ate-te-percarjes-fetare.html