Pasi kryetarja e Komitetit për Kontrollin Buxhetor në Parlamenti Evropian, Ingeborg Grässle, i ka dërguar një letër me 11 pyetje Federica Mogherini-t, në lidhje me blerjen e vilës së shumëpërfolur, kanë ardhur edhe përgjigjet zyrtare ne lidhje me këtë hetim. “BalkanWeb” sjell të plota përgjigjet e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm për arsyetimin e përzgjedhjes dhe blerjes së “megavilës” së Ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
1. A mund të konfirmojë Komisioni shifrën e lartpërmendur?
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm konfirmon se rezidenca e kreut të Delegacionit në Shqipëri, që ndodhet në zonën e Rolling Hill është blerë me një shifër prej 1.649 milion euro. E dhëna e 345 metrave katrorë që përmendet në aktin e blerjes, në aktin noterial dhe në raportimet e shtypit korrespondojnë me sipërfaqen e ndërtimit, domethënë sipërfaqja në të cilën është ndërtuar rezidenca. Sipërfaqja e përgjithshme e banimit është 585 metra katror në një ngastër toke prej 1,613 metra katror. Prandaj, çmimi i paguar korrespondon me 2,819 euro për metër katror sipërfaqe të banueshme.
2. Nëse po, cila është arsyeja për çmimin e lartë për metër katror, duke qenë se çmimi mesatar për pronën në të njëjtë kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion nga 1000 euro deri në 2000 euro për metër katror?
Siç është përmendur në përgjigjen e pyetjes 1, çmimi për metër katrorë të sipërfaqes së banueshme kapi vlerën e 2,819 euro për metër katror. Ndërsa kjo është më e lartë se çmimi që varion nga 1,000 deri në 2,000 euro, duhet theksuar se krahasime të tilla janë me kuptim vetëm në qoftë se ato janë bërë në baza të njëjta ose të ngjashme, domethënë të krahasueshme në aspektin e vendndodhjes, përfundimit, ekspozimit, sipërfaqes, madhësisë së ngastrës, orientimit etj.
Në përputhje me nenin 134.1.h, rezidenca është blerë sipas kërkimeve të bëra në tregun të pasurive të paluajtshme për oferta qirash dhe/ose shitblerjesh. U kontaktuan nëntë agjenci të pasurive të paluajtshme; pesë prej tyre dorëzuan 15 oferta në total, pesë prej të cilave u përzgjodhën në listën për t’i parë në terren. Duke u bazuar në një vlerësim të pavarur të një eksperti të jashtëm, një vizitë e stafit të Selisë përgjegjës për ndërtesat dhe në një vlerësim të aspektit të sigurisë nga ana e Zyrtarit Rajonal të Sigurimit, është konstatuar se ndërtesa (nr 34) në Rolling Hills ishte më tërheqësja, për sa i përket cilësisë së ndërtimit, madhësisë, ndarjes në mes të zonës private dhe asaj të hapur, vendndodhjes, funksionaliteti, përfaqësimit dhe sigurisë. Çmimi fillestar për rezidencën e propozuar ishte 1,750,000 euro, që, pas negociatave, u ulu në 1.649.000 euro.
Çmimi që u ra dakord nuk ishte as i lartë e as i ulët. Një tjetër vilë pak a shumë e ngjashme, por më e lirë, në të njëjtën lagje, nuk ishte e pranueshme kryesisht për arsye sigurie: në mënyrë që të përputhej me kërkesat e sigurisë të Zyrës së Shërbimit të Jashtëm të BE, vila më e lirë do të duhej të pajisej me dritare të blinduara, lartësia e murit rrethues do të duhej të rritej nga 1.8 m deri në 2.5 m, por kjo nuk ishte autorizuar. Për më tepër, vila ishte gjithashtu në një pjesë të pjerrët, gjë që paraqiste rrezik në rast të një tërmeti.
3. Cila ishte arsyeja e blerjes së një prone kaq të shtrenjtë në vend që të merrej me qira ose të blehej një tjetër?
Siç është konfirmuar në dokumentin vjetor të punës 2016 mbi politikën e ndërtesave të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (të përgatitur në përputhje të nenit 203, paragrafi 3, të Regullave Financiare) dhe që iu përçua autoritetit buxhetor më 7 korrik 2016 tek kreu i Komitetit mbi Buxhetet të Parlamentit Evropian (BUDG Committee) (referenca jonë Ares(2016)3222132 – 06/07/2016), Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm ndjek një politik që i jep preferencë afatgjatë pronësisë së plotë sesa qiramarrjes, nëse është tërheqëse financiarisht.
Më t’u vënë në pah prona (në bazë të procedurave të përshkruara më parë) u krye një vlerësim financiar duke krahasuar blerjen e rezidencës me një vazhdimësi qiramarrjes të vendbanimet e mëparshme (qiraja dhe siguria kushtojnë 101,488 euro/ në vit) por edhe duke marrë në konsideratë se kostot e mbajtjes së rezidencës të përllogaritura në 10,800 euro në vit.
Vlerësimi arrin në përfundimin se blerja totale dhe kostot e instalimit të rezidencës së re do të amortizoheshin në rreth 17 vite (duke marrë përsysh nivelin 3% të inflacionit të parashikuar nga FMN-ja) krahasuar me rezidencat e marrë më parë me qira. Kjo nuk e merr parasysh një ngritje të mundshme të çmimit të pronave. Kjo nuk është e pamundur duke qenë se vendi është në një rrugë të qartë drejt integrimit në BE, duke qenë se ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE në korrik të vitit 2014.
Duke marrë në konsideratë se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm ka përcaktuar se një blerje e mundshme është me interes kur periudha e rikuperimit është rreth 15 vjet, zgjedhja për ta blerë ishte më tërheqësja.
Ju lutem vini re se këto llogaritje nuk morën në konsideratë kursime që vijnë nga zhvillimi i veprimtarive të përfaqësisë në rezidencën e re, gjë që nuk ishte e mundur në rezidencat e marra me qira më parë.
Zgjedhje të tjera për qiramarrje u hodhën poshtë për arsye të ndryshme (për shembull siguria, madhësia, funksionaliteti, imazhi, ekuilibri midis zonave private dhe publike dhe/ose punime që duhet të kryheshin).
4. A nisi një procedurë prokurimi publik? Sa oferta ishin marrë?
Kjo blerje u krye sipas dispozitave të Nenit 134(1) g) të rregullave të zbatimit të Rregullave Financiare që përcaktojnë se “Autoriteti kontraktues mund te përdorë procedurën e negociuar pavarësisht vlerës së përllogaritur të kontratës në rastet e mëposhtme: (…) për kontrata ndërtesash, pas kërkimeve në tregun lokal”. Këto dispozita u zbatuan nga Delegacioni, Për më tepër, Selia e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm dërgoi një mision të veçantë në Tiranë për të vlerësuar zgjedhje të tjera të mundshme.
Ju lutem vini re se Parlamenti Evropian u konsultua më 2 dhjetor 2014 mbi një transfertë fondesh (n°2-2014) që përfshinte fondin e blerjes së një rezidence në Shqipëri (our reference Ares(2014)4026515). Kjo u miratua më 11 dhjetor 2014 për të cilën Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm u informua nga një shkresë e fimosur nga kreu i Komitetit mbi Buxhetin (COBU) (referenca e juaj D(2014)59689 – 320446 12.12.2014). Komitetit mbi Buxhetin (COBU) kërkoi informacion shtesë i cli u dha më 9 janar 2015 (referenca e jonë Ares(2015)83214). Me kërkesën e Komitetit mbi Buxhetin (COBU) informacion i mëtejshëm shtesë u dha me 5 shkurt 2015 (referenca jonë Ares(2015)471823) dhe më 31 mars 2015 (our reference Ares(2015)1409221). Ju lutem vini re se një marrëveshje zyrtare parlamentare për këtë nuk ishte kërkuar projekt ndërtese, pasi kosto totale (1,649,000 euro) ishte me i ulët se pragu i përmendur në nenin 203 të Rregullave Financiare.
5. Ju lutemi a mundet të na informoni për datën e saktë kur filluan negociatat për pronën e re dhe datën kur u firmos kontrata e blerjes?
Negociatat ishin pjesë e një procesi të gjatë, i cili filloi në mesin e viti 2014 me nisjen e një vëzhgimi të tregut. Dosja e ndërtesës u dorëzua më 9 shtator 2014. Çmimi i rezidencës së përmendur ishte 1,750,000 euro, i cili mund të ulej pas negociatave në 1,649,000 euro. Kontrata e blerjes u firmos më 27 shkurt 2015.
6. Kush ishte përgjegjës për negociatat?
Është praktikë e zakonshme që negociatat të kryhen nga Delegacioni, posaçërisht nga Kreu i Delegacionit ose përfaqësuesi i tij (zakonisht Kreu i Administratës) dhe Njësia përgjegjëse për infrastrukturën e Selive të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Në rastin e blerjes së Rezidencës në Shqipëri çmimi u negociua nga Delegacioni para se Kreu aktual i Delegacionit të merrte mandatin më 1 tetor 2014. Negociatat u përmbyllën gjatë një misioni për Selitë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, që u zhvillua më 11 nëntor 2014.
7. A po ndërmerret një hetim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)?
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm nuk është informuar se Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit ka vendosur të hapë një hetim mbi blerjen e rezidencës në Tiranë. Në përputhje me praktikat e vendosura, çdo pyetje mbi hetime të mundshme të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit duhet t’i drejtohen drejtpërdrejt Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit.
8. Ju lutemi mund të na jepni listën e ndryshimit të stafit midis fillimit (jozyrtar) të negociatave dhe firmosjes së kontratës së blerjes?
Nuk ka një fillim “jozyrtar” të negociatave (shiko pyetjen. Midis muajit maj të vitit 2014 dhe muajit shkur të viti 2015, dy persona (agjentë) vendas u rekrutuan nga Delegacioni, të dy në Seksionin e Shtypit dhe Informacionit: znj. Dasara Dizdari – LA II më 01/08/2014 dhe z. Ernest Bunguri – LA II më 01/01/2015.
9. A është Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm në dijeni të ndonjë të afërmi të anëtarëve të qeverisë shqiptare, të cilët punojnë për delegacionin e BE-së? Nëse po, ju lutemi a mund të na jepni emrat përkatës?
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm konfirmon në rastin dijeni tonë asnjë anëtar i stafit që punon aktualisht për Delegacionin e BE-së në Tiranë nuk është i afërm i ndonjë anëtari të lartë të qeverisë shqiptare.
10. Në publik, ne shohim akuza të pretenduara për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. A mundet Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm të konfirmojë ndonjë hetim?
Këto pretendime janë një fushatë agresive keqinformimi nga media lokale. Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm nuk është në dijeni të një hetimi të tillë.
11. A i heton Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm së bashku me Komisionin këto procedura të rekrutimit?
Komisioni dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm ndjekin proceduar të standardizuara për të rekrutuar staf sipas statuseve dhe kontratave të ndryshme.
Rekrutimi i stafit lokal kryhet nga Delegacioni në përputhje me udhëzime administrative të përcaktuara. Stafi lokal i nënshtrohet rregullave të etikës dhe konfliktit të mundshëm të interesit.
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm dhe komisioni hetojnë procedurat e rekrutimit vetëm nëse janë vënë në dijeni të parregullsive të mundshme.
(Përktheu: Miranda Kastrati, Ilir Sinanaj/BalkanWeb)
Komentet