VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

L’Echo de Paris (1925) – Vajza e madhe e Tolstoit po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, në Vjenë

By | October 24, 2019

Komentet

Dëshmia e specialistit: Si i ndërtuam dy pallatet e Thumanës më 1988 dhe pse u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit …

Dashnor Kaloçi/ E mbaj mënd shumë mirë se u bë zhurmë e madhe që ato dy pallatet e Thumanës të mbaronin në afat dhe për vitin e ri 1989 duhet të dorzoheshin nga ndërrmarja jonë, pasi nga Komiteti i Partisë së rrethit Krujë, ishte dhënë urdhëri i prerë “për vitin e ri, banesat duhet të ishin të mbaruara dhe njerëzit të futeshin brenda në shtëpitë e reja”. Dhe kështu ndodhi, ato u bënë si u bënë dhe urdhëri I partise u zbatua. Por cilësia e tyre ishte skandaloze dhe i dha “frytet” e hidhura tani me këtë tërmet që ra më 26 nëntor”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Mark Aliaj, ish-i burgosur dhe i përndjekur politik, i cili tregon lidhur me ndërtimin e dy pallatëve të Thumanës që u shëmbën para disa ditëve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke zënë nën rrënoja dhjetra banorë të tyre dhe mbi 22 viktima.

Mark Alija pas viteve ’90-të ka shërbyer edhe si drejtor ndërmarrje në qytetin e Laçit, shef administrate në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë dhe si nënkryetar i Bashkisë së Mamurrasit për disa vjet.

Kjo qe do lexoni me poshte eshte një histori të shkurtër të jetës së tij dhe bashkëvuajtësve të burgosur politik, në punën e madhe që ata bënë për ndërtimin e shumë veprave bonifikuese, si këneta e Thumënës ku ai vuajti dënimin pas tentativës për arratisje, por dhe në ndërtimin e shumë veprave industriale dhe pallateve të banimit, për të cilët ai shprehet se termeti i 26 nëntorit nuk u shkaktoi asnjë problem.

Zoti Mark, cila është lidhja juaj me Thumanën dhe kur e keni parë për herë të parë atë qytezë?

Unë në Thumanë kam shkuar që i vogël me prindërit e mij, pasi ne kemi banuar në periferi të Mamurrasit, në skajin jugor të saj, ku vazhdojmë të banojmë dhe aktualisht dhe Thumanën e kishim shumë afër. Pra nisur nga ky fakt Thumanën dhe banorët e saj i kishim dhe e njihnim mirë gati si ata të Mamurrasit, por me atë vënd mua më lidhin edhe shumë gjëra të tjera, pasi aty kam filluar punë për herë të parë në vitin 1958 si ndihmës me disa inxhinierë hungarezë që punonin për projektimin e kanaleve dhe veprave të tjera që duheshin për bonifikimin e tharjen e kënetës së Thumanës. Po përveç kësaj, aty në tharjen e asaj kënete kam punuar edhe si i dënuar politik pasi u arrestova.

Kur dhe përse u arrestuat?

Unë jam arrestuar për tentativë arratisje së bashku me dy shokë të mij, më 24 prill të vitit 1958, pasi na kapën diku afër Shkodrës dhe na sollën në degën e Punëve të Brendëshme të Krujës prej nga varej asokohe administrativisht Mamurrasi ku banonim unë me dy shokët e mij.

Perse vendosët që të arratiseshit dhe sa vjet ju dënuan?

Siç ju thashë pak më lart, unë që në moshën 17 vjeçare punoja si ndihmës me disa inxhinier hungarez që punonin për projektimin e bonifikimit dhe tharjes së kënetës së Thumanës, ku ju mbaja latat, (instrumenet) dhe çantat, ju sillja ujë, bukën e çdo gjë tjetër që atyre ju duhej. Në bisedat e ndryshme që ata bënin, flisnin hapur edhe me mua kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi ata ishin antikomunistë dhe lavdëronin vëndet perendimore dhe jetën që bëhej atje. Si të thuash kjo ishte dhe shtysa e parë që pata unë për t’u arratisur nga Shqipëria, gjë të cilën siç ju thashë nuk e realizuam dot, pasi na kapën dhe pas disa kohë hetuesie në Degën e Brendëshme të Krujës, na nxorrën në gjyq dhe na dënuan me gjashtë vjet burg me akuzën “për tradhëti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit” dhe me konfiskim pasurije e heqjen e të drejtës elektorale për pesë vjet. Këtë dënim na e la në fuqi edhe kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë në Tiranë që u mblodh me datën 11 qershor të atij viti dhe pas marrjes së dënimit na dërguan në kampin e Thumanës ku kishte filluar puna për tharjen e kënetës. Pra, ndërsa si punëtor i lirë kisha punuar me specialistët dhe inxhinierët hungarezë që projektuan veprat ujore për bonifikimin e tharjen e asaj kënete, tashti si i burgosur më dërguan ta zbatoja atë projekt.

Si e kujton kampin e Thumanës dhe kur u hap për herë të parë ai kamp të burgosurisht?

Kampi-burg i Thumanës quhej “Reparti ushtarak 309” dhe ai kamp u vendos aty diku nga viti 1958, pasi u zhvendos nga Tërbufi ku të dënuarit politik kishin punuar për tharjen e kënetës me të njëtin emër në fushën e Myzeqesë. Pra i gjithë kampi, me të dënuar dhe policë e ushtarë që kishte qenë në Tërbuf, u zhvendos aty në Thumanë, pasi pak a shumë do të bëhej e njëjta punë që ishte bërë në Tërbuf. Barakat apo siç u thoshim ne, kapanonet e kampit ku do sistemoheshin të dënuarit politikë, u ngritën diku në vëndin e quajtur “Kroi i sertë”, që ndodhet fare afër lumit të Drojës në fshatin Bushnesh dhe ato u ndërtuan me dërrasa të mbuluara me katrama. Aty ishim rreth 750 të burgosur politik, të ndarë në brigade pune, ndërsa ushtarë dhe policë që na ruanin, ishin rreth 150 vetë që bënin shërbim brenda dhe jashtë rrethimit me tre palë tela me gjëmba që kishte kampi rreth e rreth.

Kush ishte komandant i atij kampi dhe në çfarë kushtesh jetonit e punonit aty?

Komandant i kampit ishte major Vangjel Rrëmbeci (me origjinë nga Korça) i cili para se të vinte aty kishte qenë komandant i Burgut të Burrelit. Kushtet në atë kamp ishin të mjerushme, duke filluar nga higjena që nuk dua ta kujtoj se është turp ta shkruash. Po kështu ushqimi që pothuaj nuk vihej fare në gojë, pasi përveç 700 gram bukë misri që na jepnin si racion ditor, ajo që quhej gjellë, bëhej me presh e lakra dhe ajo gatuhej me një lloj margarine që ua kishin kapur gjermanëve në depot e tyre në vitin 1944 para se ata të largoheshin nga Shqipëria. Pra ai ushqim që gatuhej aty, pothuaj nuk vihej fare në gojë dhe po të mos ishin familjet tona që na sillnin ushqim, ne do të kishim vdekur urije apo do të ishim kthyer në kufoma të gjalla. Por desha të shtoj se edhe ai ushqim, u jepej të burgosurve vetëm në rast se realizonin normën që ishte 17 metër kub dhe në ditë, pra duhej të bëje punën që të merrej ushqimi.

Cila ishte puna që kryenit aty?

Puna që bënim ishte një torturë më vete, pasi një i burgosur duhet të hapte një kanal duke zhvendosur 17 metër kub dhe, apo më saktë baltë e lluce se ashtu ishte i gjithë vëndi aty kënetë dhe moçalishte. Dhe në rast se nuk e realizoje normën, nuk të jepej ushqimi dhe të fusnin në birucë si dënim për mos realizim norme. Puna ishte një tmerr i vërtetë si në dimër që ishte shumë i ashpër ku kishte ngrica dhe shpesh na duhej të thyenim akullin që të hapnim kanalin, po ashtu dhe vera ishte e nxehtë e na piqte dielli. Mjetet e vetme të punës ishin lopata, bela, kazma dhe karroca e dorës.

A kishte të burgosur që nuk e realizonin normën apo të tjerë të sëmurë që nuk mund të punonin dhe si veprohej me ta?

Kishte shumë që nuk e realizonin normën nga pamundësia fizike dhe ata u nënshtroheshin rregullave të komandës duke u futur në biruca me dënime të ndryshme që varionin deri në një muaj por dhe më shumë për përsëritësit. Edhe të sëmurë kishte shumë dhe ata i linin në atë gjëndje në infermeri dhe i dërgonin në spitalin e Tiranës, kur e shikonin se ata ishin në gradë të fundit. Pra ata i dërgonin në spital në Tiranë kur ishin afër vdekjes, në mënyrë që të mos vdisnin aty në kamp dhe të krijohej panik.

A kishte të dënuar që humbën jetën aty apo në spital të burgut?

Po ka pasur, plot ka pasur fatkeqësisht dhe emrat e tyre ne që shpëtuam gjallë nga ai ferr i kemi bërë publike në shtyp dhe në libra që kemi shkruar pas viteve ’90-të. I kemi të gjithë emrat e tyre dhe këto ndodhen edhe në dokumentet zyrtare për marrjen e dëmshpërblimit etj.

A kujton ndonjë nga bashkëvuajtësit tuaj në atë kamp?

Patjetër, kujtoj shumë edhe kanë kaluar më shumë se 60 vjet që nga ajo kohe. Kujtoj Rexh Metën, një funksionar të lartë të kohës së Zogut që kishte punuar në Ministrinë e Financave, i cili punonte si skarpatist, pra ai bënte nivelimin e skarpatës së kanalit që hapnin të burgosurit. Kujtoj Miço Pilon nga Saranda, i cili kishte studjuar në “Zosiema” të Janinës dhe ishte diplomuar në Athinë ku dhe kishte punuar si jurist. Ai ishte dënuar me 25 vjet burg politik. Tjetër njeri që kujtoj, ishte Ceno Vermishi, ish-major i regjimit komunist që ishte i burgosur politik si ne dhe vuante dënimin aty, por ndryshe nga ne, Ceno dhe shumë të tjerë si ai, pra ish-oficerë apo të tjerë që kishin qenë me detyra dhe funksione të ndryshme në regjimin komunist, aty punonin si brigadier apo në vënde të zgjedhura që quheshin vënde pune të privilegjuara. Pra dhe aty në burg kishte diferencim dhe atyre si Cenua, komanda u thoshte hapur: “Ju jeni tanët”.

Është thënë se ndërtimet e para të banesave në qytezën e Thumanës u ndërtuan nga të burgosurit politik të atij kampi…?

Po është më se e vërtetë, shtëpitë e para për të ardhurit në qytezën e Thumanës u ndërtuan në vitin 1959 nga të burgosurit politik të atij kampi. Në atë kohë Ministria e Brendëshme lidhte kontrata me ndërrmarje që bënin ndërtime dhe aty dërgoheshin të burgosurit për të shfrytëzuar krahun e punës dhe të ardhurat nga puna e tyre i kalonin Ministrisë së Brendëshme. (Kështu na thuhej ne në atë kohë, por pak rëndësi ka ajo gjë se ku dhe si shkonin të ardhurat, pasi e rëndësishme është puna që bënin të burgosurit e ndërgjegjies). Kështu u ndërtuan dhe banesat e para në Thumanë nga ne të burgosurit politikë të cilat u bënë një katëshe prej pupuliti dhe të mbuluara me eternit. Aty u strehuan dhe familjet e para të të ardhurve që ishin kryesisht nga fshatrat e thella të Korçës dhe të Skraparit, ku shumë prej tyre gjenden akoma dhe sot në ato shtëpia.

Po përveç atyre shtëpive, ku punuan të burgosurit e kampit pasi mbaroi tharja dhe bonifikimi i kënetës së Thumanës?

Pasi mbaroi bonifikimi i kënetës së Thumanës, kampi i të burgosurve u zhvendos në fshatin Gjorëm të Laçit, apo më saktë në fshatin Sanxhak që ndodhet vetëm 3 km. larg qytetit të Laçit që në atë kohë ishte vetëm një fshat i vogël me disa shtëpi, ku ne të burgosurit punuam për ndërtimin e banesave të kampit të ri, ku do banonin oficerët. Po kështu në atë kohë, të burgosurit politik të Kampit të Gjormit, ndërtuan dhe 12 pallatet e para në qytetit të Laçit ku u sistemuan edhe familjet e para që populluan në atë kohë dhe më pas atë qytezë ku vetëm 3 km. më larg, në anën very-perendimore të tij, një kamp tjetër i të burgosurve, (që ishte zhvendosur nga kampi i Rubikut), punoj për disa vjet me rradhë për ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit, e cila u inagurua me bujë të madhe nga udhëheqja e lartë e PPSH-së në vitin 1967, ku morrën pjesë pesë a gjashtë anëtarë të Byrosë Politike. Ndërsa të burgosurit e Kampit të Gjormit, pas ndërtimit të atyre 12 pallateve të qytetit të Laçit, punuan shumë edhe për disa vjet për ndërtimin e hapjen e një kanali vaditës që vinte nga Miloti dhe vazhdonte në Gjorm e Mamurras dhe uji që sillte ai, përdorej për vaditjen e të gjithë fushës bujësore në anën perendimore të tij.

Kur u liruat nga burgu dhe ku u sistemuat me punë?

Unë u lirova nga burgu më 2 qershor të vitit 1963 dhe pas disa ditësh shkova në qytezën e Laçit ku ishte themeluar prej disa kohësh Ndërrmarrja e Ndërtimeve Industriale, e cila përveç disa veprave industriale siç ishte Uzina e Superfosfatit, ku siç thashë ndërtohej nga të burgosurit politikë, bënte dhe ndërtim banesash dhe pallatesh për qytetin e Laçit që sa vinte dhe zgjerohej. Aty u sistemova menjeherë në punë në një brigadë që merrej me lyerjen e banaseva, pra fillova punë si bojaxhi.

A patët problem për sistemimin në punë, kur dihej se në atë kohë ata që dilnin nga burgu politik fillimisht e kishin të vështirë dhe caktoheshin në punë mjaft të rrënda…?

Po është mëse e vërtetë se të burgosurit politikë e kishin të vështirë sistemimin, por unë pata fat se në atë kohë aty ishte drejtor, Xhavit Fejzo, një burrë babaxhan me origjinë nga fshati Pirg i Korçës, i cili as nuk donte t’ja dinte për atë gjë( pra që unë kisha qenë në burg politik), dhe dha urdhër që të filloja punë atë ditë që u paraqita aty. Gjej rastin të shpreh falenderimet e mija për atë njeri i cili ka vite që nuk jeton më, pasi po mos të më pranonte në punë, nuk e di se si do të kishte marrë rrjedh jeta ime. Mund të kisha tentuar përsëri arratisjen, apo mund të kisha përfunduar përsëri në burg dhe prandaj i jam shumë mirënjohës atij njeriu.

Sa vite punuat në atë ndërrmarrje?

Aty kam punuar shumë vjet deri aty nga viti 1985 kur ajo u nda në dy ndërmarrje, pra Ndërmarrja e Ndërtimeve Industriale e Laçit që merrej me ndërtim veprash industriale dhe Ndërmarrja e Ndërtim Banesave Komunale që varej nga Kruja. Në atë kohë, pra diku aty nga viti 1985-’86 që u ndanë në dy ndërmarrjet, unë mbeta me Ndërtim Banesa Komunale e Krujës (që i kishte zyrat dhe në Laç) dhe deri në shëmbjen e regjimit komunist aty kam punuar duke u marrë me lyerjen e banesave dhe pallateve kudo ku ato ishin nga Laçi, Mamurrasi, Thumana etj.

Po te dy pallatet në Thumanë që u shëmbën nga tërmeti i 26 nëntorit a keni punuar ju?

Kam punuar dhe i mbaj mënd shumë mirë kur janë ndërtuar, diku aty nga viti 1987-1988 apo dhe kanë përfunaduar më mos gaboj pak më vonë, nga ’89-ta.

Meqë jemi tek kjo pikë që paraqet mjaft interes për lexuesin, a mund të na thoni diçka më shumë si i kujtoni ndërtimin e tyre. Pra a mund të na jepni disa detaje më të hollësishme rreth ndërtimit të tyre?

Patjetër, me aq sa di dhe sa mbaj mënd do përpiqem t’ua shpjegoj. Ndërtimi i tyre që siç thashë pak më lart filloi diku aty nga viti 1987, në atë periudhë kohe kur shteti shqiptar kishte shkuar në pikën zero. Pra në atë kohë kishte shumë mungesa në të gjitha fushat e ekonomisë shqiptare, gjë e cila vihej re dhe në ndërtimet ku punonim ne, ku mungonte hekuri, çimentoja, dërrasat, tullat, bojrat e deri tek veglat e punës. Të gjitha këto mungonin ose ishin të një cilësie shumë të dobët. Kujtoj se gëlqerja me të cilën punonim ne bojaxhinjtë dhe bëhej edhe llaçi, ishte e skaduar pasi merrej nga mbeturinat e furrave të Krujës. Kjo gjë ndodhte pasi ajo e mira shkonte për banesa që ishin në qytet dhe Thumanës ku ishim ne i mbetej ajo gëlqere që ishte jashtë kushteve teknike për t’u përdorur dhe llaçi që bëhej me të kuptohej se nuk mund të ngjiste në bërjen e mureve apo suvave.

Po lëndët dhe materjalet e tjera të ndërtimit ashtu ishin, pra të asaj cilësie…?

Unë morra shëmbull vetëm gëlqeren pasi e njoh shumë mirë se kam qenë specialist si bojazhi me kategori të shtatë dhe në atë punë kam punuar për më shumë se tre dekada me rradhë në qindra objekte dhe pallate banimi. Por edhe të gjitha materialet e tjera të ndërtimit, si çimentoja, hekuri etj., ishin të një cilësie mjaft të dobët që normalisht nuk duhej të përdorej në ndërtim pallatesh. Lëndët e ndërtimit me cilësi të lartë shkonin për ndërtimin e bunkerë, qëndra zjarri, etj., vepra ushtarake dhe çfarë mbetej, përdorej për objekte civile.

Mbetemi tek dy pallatet e Thumanës dhe cilësia e dobët e materialeve të ndërtimit që thoni se u përdor atje…?!

Unë fola për cilësinë e dobët të materjaleve të ndërtimit, por nuk është vetëm kjo. Pra, cilësisë së dobët të materialeve të ndërtimit që u përdor për ndërtimin e atyre dy pallateve në Thumanë, duhet t’i shtojmë dhe sasinë e pakët që përdorej…

Konkretisht…?

Pra nuk futej i gjithë materjali ndërtimor që duhej si hekur, çimento etj., pasi në atë kohë jo vetëm që mungonin ato, por dhe ato që vinin shpërdoroheshin dhe bëheshin objekt vjedhjesh nga njerëz hallexhinj që u duheshin ato për shtëpitë e tyre. Kështu p.sh. dhe hekuri që ishte baza e ndërtimit të kollonave apo trarëve nuk futej i gjithi dhe ai që futej ishte me dimensione shumë herë më të vogla seç e kishte projekti. Pra, po marr një shëmbull: ku duhej hekur 18, mm. për kollona apo tratë, futej hekur 12 mm. apo dhe me dimension më të vogël.

Po brez antisizmik a kishin ato dy pallate në Thumanë?

Në dy pallatet e Thumanës nuk kishte brez antisizmik. Apsolutisht jo, aty mezi gjendeshin disa hekura, pasi kishte shpërdorime dhe vjedhje. Kjo gjë, pra vjedhja dhe shpërdorimi i materjaleve të ndërtimit në atë kohë ishte një fenomen që nuk mund të parandalohej, apo frenohej, pasi objektet e ndryshme, si banesa dhe pallate ishin të shpërndara kudo dhe një roje nate nuk kish ç’a t’u bënte. Ky ishte shteti i asaj kohe, i cili i kishte katandisur shtetasit e tij në atë gjëndje që ata detyroheshin të përvetësonin edhe lëndët e ndërtimit për të rregulluar apo meremetuar sadopak shtëpitë dhe oborret e tyre.

Po kur mungonin materjalet e ndërtimit apo ato ishin jashtë standarteve që kërkohej apo lejohej për ndërtimin e pallateve, ata që i zbatonin, inxhinjerë, teknikë, brigadier etj., pse lejonin që të bëhej pallati me to?!

Po kërkohej plani, drejtoria e ndërrmarjes kërkonte realizmin e planit se asaj ia kërkonte Komiteti Ekzekutiv, i cili jepte llogari para Komitetit të Partisë dhe kështu me rradhë deri në majën e shtetit. Çdo hallkë e shtetit kërkonte ta hiqte nga vetja përgjegjësinë dhe ajo hiqej vetëm duke realizuar planin në afatin e caktuar, ndryshe kishte konsekuenca. Pra, plani ishte si “Shpata e Demokleut” që u rrinte mbi kokë drejtuesëve të ndërmarrjeve asokohe dhe gjithë zinxhirit të hallkave të shtetit deri në majën e tij.

Nuk ka pasur asnjë rast, kur dikush të ketë ngritur zërin për mungesë materjalesh ndërtimi?

Më kujtohet një rast kur drejtori i Ndërrmarjes së Ndërtim Banesaave të Krujës, Sofokli Gjipali, një njeri i shkëlqyer erdhi për inspektim diku në një objekt që po ndërtohej dhe gjatë mbledhjes që u bë, na tha se për disa kohë do kishim mungesa materjalesh pasi ashtu ishte gjendja dhe sapo të vinin ato, duhet të mobilizoheshim për realizimin e planit dhe mbarimin në afat të objektit. Në këtë kohë u ngrit një specialist me origjinë nga Golloborda, Isuf Bala quhej dhe i tha: “Shoku drejtor, kur nuk ka materjale për punë, psërse shteti nuk na jep pasaporta që ne të ikim jashtë dhe të punojmë ku të ketë punë, se pa punë nuk jetohet”. Kjo që tha Isufi na ra si bombë të gjithëve dhe drejtori nuk iu përgjigj, por as problem nuk e bëri dhe kjo gjë u mbyll me kaq. Ajo fjalë të çonte në burg automatikisht, por qëlloi Sofokliu dhe Isufi nuk pati ansjë problem, pasi asnjë nga të tjerët nuk u ndie më për atë punë.

Mbetemi tek dy pallatet në Thumanës, edhe pse kishte gjithë ato mungesa që cituat më lart, a ju kërkohej mbarimi i tyre në afat?

Patjetër që na kërkohej. E mbaj mënd shumë mirë se u bë zhurmë e madhe që ato të mbaronin në afat dhe për vitin e ri 1989, në mos gaboj, ata duhet të ishin të mbaruara. Nga Komiteti i Partisë së rrethit, ishte dhënë urdhëri i prerë se “për vitin e ri, banesat duhet të ishin të mabruara dhe njerzit të futeshin brenda në shtëpitë e reja”. Dhe kështu ndodhi, ato u bënë si u bënë dhe u mbaruan për vitin e ri. Por cilësia e tyre ishte skandaloze dhe i dha “frytet” e hidhura tani me këtë tërmet që ra më 26 nëntor.

Pra ju mendoni se shkaku kryesor i shëmbjes së atyre dy pallateve në Thumanë, së pari është cilësia e dobët e materjaleve të ndërtimit që janë përdorur aty si dhe mos vënia e tyre e plotë sipas projektit, por me mungesa të mëdha?

Unë nuk jam as inxhiner as teknik specialist ndërtimesh, por me njohuritë që kam unë për aq vjet sa kam punuar në ndërtime, mendimi im, është se vetëm cilësia e dobët dhe mungesa e materjaleve të ndërtimit që u përdorën në ato dy pallate në Thumanë, çoi në shëmbjen e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit që solli dhe gjithë atë katastrofë. Si mund t’i rezistoj një tërmeti një pallat apo banesë që ndërtohet pa brez antisizmik apo me materjale ndërtimi të një cilësie shumë të dobët apo me mungesa?!

Me që jemi në këtë pikë, po për disa pallate të Laçit që u dëmtuan tani me tërmetin e 26 nëntorit dhe që thuhet se do shemben, ç’mund të na thoni?

Te pallatet e Laçit unë nuk kam punuar, por di që ato janë ndërtuar në një vënd të papërshtatëshëm për ndërtim pallatesh, pasi aty ka qenë moçal nga ujrat që vinin nga sipër rrugës nacionale nga përroi që kishte krijuar një llucë të madhe. E dinë të gjithë laçianët të brezit tim por dhe më të rinjtë, pasi ato pallate janë ndërtuar vonë, diku aty nga viti 1985 dhe në atë vënd ku u bënë themelet e tyre, ka pasur moçal, gropa gëlqëreje, dhera të hedhur. Kjo gjë mendoj se është dhe shkaku kryesor që tërmeti i 26 nëntorit i prishi më shumë ato pallate dhe i bëri të pabanueshme.Këtë gjë e them me bindje të plotë, pasi shtrohet pyetja: pse u prishën ato pallate të ndërtuara në vitin 1985 dhe nuk u prishën ato 12 pallate që ndërtuan të burgosurit politik që në fillimin e viteve ’60-të në Laç?! Ato nuk kanë pësuar asgjë, pasi përveçse në atë kohë lëndët e ndërtimit nuk mungonin, por të burgosurit politikë që punonin aty kishin ndërgjegjie dhe kur ishte nxehtë në verë, nuk i fusnin tulat në mur pa i lagur ato. Po kështu them edhe për banesat një katëshe prej pupuliti që kemi ndërtuar ne të burgosurit politikë në Thumanë, ato i kanë rezistuar kohës dhe me këtë tërmet nuk pësuan gjë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për ndërtime të tjera që kanë bërë të burgosurit, edhe në Uzinën e Superfosfatit, ndërtimet e saj ishin në perfeksion dhe të një cilësie të lartë dhe këtu pa asnjë dyshim kanë një rol kryesor të burgosurit politikë që punuan aty.

A doni të shtoni diçka tjetër?

Desha të them se qyteti i Laçit ku unë kam pasur rastin dhe fatin për të punuar për gati katër dekada me rradhë, ka qenë një qytet internimi, por i pashpallur zyrtarisht siç ishin disa vënde të tjera në Shqipëri. Kjo gjë kryesisht për disa kuadro që u sollën aty, si p.sh.: Dragush Xhomo, Pirro Kono, Rrapo Dervishi, Koço Katundi, Agim Mero, Shkëlqim Bumçi, Josif Pogaçe, Armando dhe Donika Sherko, etj., që s’i kujtoj për momentin. Por edhe pse një pjesë e tyre vinin nga nomeklatura e lartë dhe i kishin sjellë aty për dënim, ne, shtresën e të përndjekurve politikë, na kanë trajtuar shumë mirë dhe për këtë gjej rast t’i falenderoj edhe njehere nëpërmjet kësaj interviste./Memorie.al

Historia e frikshme e lëkundjeve, mund të zgjasin edhe 40 vjet. Ja çfarë ka ndodhur përgjatë viteve

Në Shqipëri, të gjithë duan të sigurohen se sa mund të zgjasin lëkundjet e tokës pas tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit. Por nuk ka asnjë shkencë ekzakte që mund ta llogarisë saktë këtë. Fatkeqësisht, paslëkundjet e një tërmeti mund të zgjasin disa ditë, disa muaj apo mbase disa vite, sipas ekspertëve. Korrikun e këtij viti, një tërmet i së njëjtës magnitudë me atë në Shqipëri, 6.4, goditi jugun e Kalifornisë.

Epiqendra ishte pranë Ridxhkrest, rreth 160 km larg Los Anxhelosit. Por nuk ishte ky kulmi. Goditja më e fortë mbërriti një ditë më vonë dhe ishte e magnitudës 7.1 ballë. Tërmeti u pasua nga mijëra paslëkundje, që shkuan deri në 5.4 ballë. Nga tërmeti i parë pati dëme relativisht të vogla, ndërsa i dyti shkaktoi zjarre në disa ndërtesa të Ridxhkrest, duke lënë mijëra banorë pa energji elektrike. Dridhjet e tokës u ndjenë pothuajse në të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sakramento e deri në Baja Kalifornia, në Meksikë. Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë e 30 milionë të dytin.

Tërmetet shkaktuan një të vdekur e 25 të plagosur. Por paniku ishte i madh për shkak të paslëkundjeve të vazhdueshme. Sizmologu Egill Hauksson ka parashikuar se kjo situatë mund të zgjaste edhe me muaj të tërë, në mos vite, bazuar në atë çfarë ka ndodhur me tërmetin e magnitudës 7.7 në vitin 1952. Pasi ky tërmet goditi në Techahapi të Kalifornisë, paslëkundjet e tij zgjatën plot 40 vjet. Ndërsa paslëkundjet e tërmetit 7.3 që goditi Landersin, po në Kaliforni në vitin 1992, vazhdojnë ende. Sipas ekspertëve, sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese. Megjithatë, në rastin e lëkundje se fundit të dhunshme të tokës në Kaliforni, ata nuk parashikuan që të kishte një tjetër tërmet më të fortë, pavarësisht frikës që ngjallën paslëkundjet, me argumentin se intervalet mes dy tërmeteve të mëdha zgjasin në kohë.

Le Jour (1938) – Intervista ekskluzive me Geraldina Apponyi në Tiranë: jeta pranë mbretit Zog dhe motrave të tij, dita e dasmës, mësimi i gjuhës shqipe, gardëroba…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2019

 

“Le Jour” ka botuar, të mërkurën e 16 marsit 1938, në ballinë dhe në faqen n°2, intervistën ekskluzive me mbretëreshën Geraldinë, të zhvilluar asokohe në kryeqytetin shqiptar, vetëm pak kohë para dasmës mbretërore, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Si të mësosh të bëhesh mbretëreshë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një vizitë te kontesha Apponyi, e cila, në muajin e ardhshëm të prillit, do të bëhet Mbretëresha e Shqipërisë.

 

Tiranë, mars 1938. – Vila e bukur e vëllait të mbretit Zog gjendet në skaj të lagjes së re, midis vilave elegante të diplomatëve, në mesin e një parku të mrekullueshëm. Kontesha Geraldina Apponyi do të banojë në këtë shtëpi të mrekullueshme deri në ditën e martesës së saj me mbretin e Shqipërisë.

 

Në fillim të javës, kjo vilë e bukur njëkatëshe ishte skena e një pritjeje të organizuar nga kontesha për përfaqësuesit e shtypit të huaj që qëndronin në Tiranë.

 

Gazetarët u pritën, në sallën e gjerë, nga oborrtari i ceremonive të Mbretit Zog, i vënë në dispozicion të konteshës nga vetë sovrani.

 

Ai është një vjenez, por nuk ka pse të ndjehet i vetëm në Shqipëri, sepse shumica e stafit të mbretëreshës së ardhshme, siç janë shërbyesja e parë, kuzhinieri dhe parukierja, janë me origjinë nga kryeqyteti i Austrisë. Edhe zonja që i mban shoqëri konteshës, baronesha von Ruling, u largua nga Vjena, ku ajo jetonte, për t’u bashkuar me zonjën e saj të re.

 

Nga korridori, hyjmë drejtpërdrejt në një sallon të vogël, i cili na mundëson hyrjen në një sallon më të madh. Muri që ndan këto dy dhoma zhduket kur shtypet mbi një buton (çelës); atëherë arrijmë në një sallë të madhe, moderne si e gjithë pjesa tjetër e vilës.

 

Shumica e mobiljeve vijnë nga Italia, por secila pjesë përmban disa objekte të stilit të pastër shqiptar. Vazo të mëdha me karafila të kuq janë vendosur kudo : lulja e preferuar e mbretit Zog, i cili i dërgon disa prej tyre çdo ditë të fejuarës së tij.

 

Kontesha Apponyi na flet

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kontesha Geraldinë Apponyi u kthye nga një dalje në det përgjatë bregdetit të Shqipërisë. U shfaq disa momente pasi ishim të gjithë bashkë. Ajo erdhi nga fusha e tenisit ku stërvitet çdo ditë me kunatat e ardhshme.

 

“— Çfarë bëj gjithë ditën ? përgjigjet ajo, duke qeshur me pyetjen tonë. Le të shohim… Dita ime është aq e plotë sa mezi kam kohë të pres parukieren time ! Dua të them se në mëngjes zgjohem mjaft vonë, sepse zakonisht i kaloj mbrëmjet me mbretin dhe motrat e tij dhe pothuajse kurrë nuk ndahemi para orës 2 të mëngjesit.

 

Gjatë mëngjesit, unë shkoi në pallatin mbretëror për t’i bërë një vizitë të shkurtër mbretit, ku për fat të keq ai gjendet në momentet më të ngarkuara të ditës. Ne e dimë, në fakt, se ai dëshiron të dijë gjithçka për punët e mbretërisë.

 

Pastaj kthehem këtu për drekë. Pasditja është e ngarkuar me tenisin, me shëtitjet me kalë ose me makinë, kështu që aktualisht kam shumë pak momente për të lexuar. Të gjithë kohën e lirë ia kushtoi mësimit të gjuhës shqipe.”

 

Data e dasmës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“— Dita e dasmës tonë ende nuk është fiksuar, vazhdon kontesha, por parashikohet se ceremonia do të zhvillohet në 26 Prill. Zgjedhja e kësaj date korrespondon me një dëshirë të shprehur nga mbreti. Është pesëqind vjetori i martesës së Skënderbeut, heroit të madh kombëtar shqiptar.

 

— Sigurisht, u përgjigj kontesha një pyetjeje të re, kam lexuar me interesin më të madh gjithçka që boton shtypi për burrin tim të ardhshëm, si dhe veten time…dhe kjo do të thotë shumë. Kështu që ndonjëherë surprizohem kur gjej, edhe në të ashtuquajturin shtyp serioz, shkrime fantastike dhe absurde. Për shembull, disa gazeta të mëdha kanë përhapur informacione se fotografia e gruas së parë të mbretit dhe ajo e fëmijëve të tij gjendej mbi tryezën e tij. Por mbreti Ahmet Zogu, i fejuari im, nuk ka qenë kurrë i martuar.”

 

Kontesha Geraldinë Apponyi na flet pastaj për mbretin Zog :

 

“— Mbreti Zog, burri im i ardhshëm, na thotë ajo, është një shqiptar i vërtetë. Ai është modeli i virtyteve kalorësiake të kombit të tij. Ai do mbi të gjitha jetën paqësore pranë familjes.”

 

Gardëroba e mbretëreshës së ardhshme

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Falë dashamirësisë së baroneshës von Ruling, ne mundëm të shohim fustanin e mrekullueshëm që do të veshë kontesha Geraldinë Apponyi në ditën e saj të martesës.

 

Është një fustan i bukur brokadë blu, i qëndisur me ar. Por gjithashtu pamë, në gardërobën e mbretëreshës së ardhshme, një model të mrekullueshëm nga Chanel, si dhe një fustan të bardhë tërheqës, i gjithi në dantellë, dhe një fustan të stolisur me xixa, me një sfond rozë, të ylbertë, me nuanca blu dhe vjollcë, i cili do t’i përputhet në mënyrë të përkryer siluetës së shkëlqyer të konteshës.

 

Ne pamë po ashtu dy dhuratat e fundit të mbretit : një kimono mëndafshi i zbukuruar me pupla marabu dhe një fustan të kaltër blu për pasditen.

 

Në mesin e një numri të shumtë xhevahirësh, që mbreti Zog i dhuroi të fejuarës së tij të re, ne admiruam dy unaza. E para përmban një diamant të një pastërtie absolute, ndërsa e dyta ka një shkëlqim disi të kaltër. Secili prej këtyre dy gurëve peshon 15.5 karat.

 

Baronesha von Ruling na tregon përsëri për zellin e admirueshëm me të cilin mbretëresha e ardhshme vazhdon studimet e saj të vështira të mësimit të gjuhës shqipe. Kontesha dëshiron absolutisht, tha ajo, të përshëndesë në gjuhën e bajraktarëve (kryetarët e fiseve) që do të marrin pjesë në ceremoni…

 

Valë prosperiteti në Tiranë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Falë përgatitjeve për martesën e sovranit të tyre, industrialistët dhe tregtarët e Tiranës po përjetojnë një valë prosperiteti të pa shembullt. Zyrtarët e ministrisë, si dhe paria e vendit të vogël kanë mbingarkuar rrobaqepësit me kërkesat e tyre.

 

Një tregtar i madh kapelesh në Tiranë mori rreth dy javë më parë nga Londra një pako me 500 copë të tilla. Sot, i ka mbetur vetëm një dhe dërgesa tjetër po pritet me padurim.

 

Hotelet janë pushtuar nga një turmë përfaqësuesish të biznesit, të ardhur nga Gjermania, Austria, Hungaria dhe Italia, të cilët me ofertat e tyre tundojnë zyrtarët e oborrit mbretëror.

 

Avullorja jugosllave “Beograd”, e cila u ankorua në 1 mars në Durrës, port i Tiranës, solli midis pasagjerëve të saj drejtoreshën e sallonit më të madh të modës të Budapestit, bagazhet voluminoze të cilës përmbanin modelet e fundit të krijimeve të saj.

 

Ajo u shoqërua nga katër gratë më të afta të kryeqytetit hungarez, të cilat erdhën në Tiranë për të plotësuar në vend dhe sa më shpejt që të jetë e mundur dëshirat e mbretëreshës së ardhshme të Shqipërisë.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta franceze- Kjo është thirrja që mbreti Zog i drejtoi popullit shqiptar, më 7 prill 1939, për të mbrojtur atdheun nga Italia fashiste

Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Dhjetor 2019

 

“La Petit Gironde” ka botuar, të diëlen e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me thirrjen e mbretit Zog drejtuar asokohe popullit shqiptar me qëllim mbrojtjen e atdheut nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Thirrja e mbretit Zog për të marrë armët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 8 Prill. Mbreti Zog iu drejtua, të premten, popullit shqiptar me thirrjen e mëposhtme :

 

Qeveria italiane, me kërkesat e saj të reja, që nuk korrespondojnë me traktatet dhe marrëdhëniet miqësore që ne kemi mbajtur, dëshiron të minojë Pavarësinë dhe sovranitetin e mbretërisë shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk do ta pranojmë kurrë këtë sulm, i cili tenton të zhdukë lirinë e arritur dhe të fituar me gjakun e këtij populli.

 

Në rast se Italia përdor forcën, unë ftoj të gjithë popullin shqiptar, në këtë moment të rrezikshëm, të bashkohet për mbrojtjen e atdheut dhe të pavarësisë së tij, dhe ta mbrojnë atë deri në pikën e fundit të gjakut.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Jam i bindur që populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt dhe guxim, në këtë moment do të jetë në gjendje të dëshmojë se ka në shpirtin e tij ndjenjat më të gjalla kombëtare, të trashëguara nga paraardhësit e tij.

 

Jam i bindur që një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të përfitojë nga mbrojtja e Providencës.

 

I bëj thirrje të gjithë popullit tim që të dëshmojë guximin dhe dashurinë e tij ndaj atdheut, në mënyrë që ai të sigurojë, herët a vonë, në këtë territor, të drejtën e tij natyrore.

 

Rroftë Shqipëria ! Rroftë populli shqiptar !

 

Zogu

Mërgimi politik – grupi i quejtun Bashkimi Komtar – LETËRKËMBIM MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ

 

Graz, me 17 gusht 1952

 

I dashuni mik,

Dje mora letren tande e mejherë po vêhem me t’u pergjegjë. Kso here po kufizohem krejt tue lypë sjegime mbi mbrendín e letres së djeshme.

Ti më njehë grupet e ndryshme në të cilat dahej mergata shqiptare që prej vjetës 1927. Të parin grup thue se e mbante Italija, të dytin e mbante Jugoslavija, atë të tretin- grupin komunist, e ka mbajtë sugurisht Rusija, por kush e ka mbajtë grupin e katërt, dmth. Komitetin e Kosovës? A thue edhe ktê Jugoslavija, apor Italija, a kush tjeter? Kishte me më interesue me dijtë se kush e mbante ket grupin e katert.

Më çuditë fakti qi Shkodra po na kenka me grupin e quejtun BASHKIMI KOMTAR të mbajtun prej Jugoslavís. Shkodra mâ fort se çdo krahinë tjeter i a ka pá sherrin boll Serbvet e me gjithkta, po na kenka mbajtë prej Jugoslavijet. Mue nuk më mbushet mendja ashtu krejt se Angjelin Suma ka kenë përfaqsues i Klerit katholik në grupin e mbajtun prej Jugoslavís. Ti e din se kleri katholik ka kenë i subsiduem qýsh me shkatrrim t’ Austro-Ungerís prej shtetit italjan, qi vshtirë do të kishte permetue questa scappatina [1] të klerit katholik. Mue më duket se kleri katholik, kúr s’i jitëte tjeter  veçse me zgjedhë ndermjet Jugoslavís e Italís, ka zgjedhë ket të dyten. Se ka pasë ndonji qi ka mbajtë krahin e Jugoslavís, atê e dij, por kryetarët e shumica e madhe janë mbajtë perherë me Italí, pse kjo edhe i suguronte jetesen klerit katholik.

Mâ pertej më thue ti në leter: “Kuptimtar fakti qi në këtë rasë, e vetmja personë përjashta me të cilën krahina e Shkodrës kishte ndiem nevojën me u kshilluem, qeshë un e as Suma jo qi, si thashë, ka kenë pernjimend përfaqsues i pohuem i t’Imzot Mjedës”. T’a dijsh, veç, se Emzot Mjeda ka pasë dekë me 8 korrik 1935 e qysh me vjeten 1936 âsht kenë arqipeshkev i Shkodrës Emzot Thaçi. Me shka dij vetë, Thaçi ka kenë  mjaft anti-italjan, nemose mâ teper se Mjeda, i cili ka kenë nji karakter mâ i pagjët. Si të thashë dhe sypri veç, kleri katholik, edhe po pat kenë fort nacjonalist e per parim kundra çdo të huejit, prá edhe kundra Italís, në praktikë e zyrtarisht ka mbajtë perherë krahin e Italís. E kta jo vetem per arsye jeteset, por edhe pse ndermjet Belgradit e Romet âsht krejt e kollajtë zgjedhja per nji të klerit katholik. Mue më duket edhe se Angjelin Suma nuk âsht kenë fort i stimuem në Shkoder, dmth. ai nuk âsht kenë ashtu bash i zoti e prandej nuk e besoj as qi kleri katholik t’a két pasë vû uzdajen mbi nji personë krejt të parandsishme.

Per shka xjerri vetë prej letres s’ate, dán sikur vetem krahina e Shkodrës të két lëvizë nder kta muejt e para-prillit 1939. Nji herë vjen te ti Maliq Bushati, mâ vonë Nush Topalli. Po tjera krahina a nuk kanë çalltisë kurrsesi? Po Shefqet Verlaci a nuk âsht perzie aspak? A âsht e vertetë  qi, si mbas fjalvet qi të paska pasë prû Maliq Bushati prej Shkodret, populli âsht kênë gati per revolucjon? A t’a merr mendja tý se me ndihmen e Italjâjve – armë e municjon e jo tjeter – do të kishin mujtë Shqiptarët me e rrzue Zogun?

“Dhe mora vesht se nder rrugat e Durrsit po luftohej” – kshtu shkruen ti. A âsht e vertetë se kanë luftue ndopak Shqiptarët? A vetem në Durrës kanë bâ Shqiptarët nji grimë kundershtim a por edhe nder limâjet tjera?  Edhe mue më ka tokue rasa me ndie se shum qinda Italjâjsh kanë mbetë dekun në Durrës në diten e zhbarkimit të tyne, por me sugurí nuk mundem me e dijtë, pse ka edhe asish qi thonë se perveç disa gjendarmvet, kurrkush nuk ka bâ qindresë kundra Italjanve.

M’intereson me dijtë edhe punen e Zef Serreqit. Nji herë më ké pasë folë mbí ket punë, me gjithkta vetë, si edhe tjerët, mendoj se Zef Serreqi e ka trathtue Zogun. Edhe Maloki âsht ksi mendimit. Me të diftue të drejten, per nji shqiptár nuk âsht aspak burrní me tradhtue njerin, të cilit i ké hangër buken. Me kenë adjutant i Mbretit per sá e sá vjet e mandej me e lânë në baltë me nji tradhtí ksi soji, më duket mue se nuk hecë kurrsesi. Kishte mujtë me u shkëputë prej Zogut që me kohë e mos me ndêjë në shërbim të tij, per me e trathtue në ditën e ngushtë. Shka thue ti e si e mendon ti ket punë? A e kam vetë angllisht, apor jo?

Mue më duket se në të njajten situatë âsht kenë edhe Zef Kadarja, Sekretar i Pergjithshem në Ministrín e Mbrêndshme. A ka lujtë edhe ky pjesen e Zef Serreqit a jo?

Nji pyetje po t’a bâj të ré në ket leter e po marr shkas prap prej librecit të Chekrezit. Ky thotë kto fjalë: “Qysh n’atë kohë (Tetor 1941) ishte pëshpëritur se Anglija i a kishte premtuar Greqís krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës, si shpërblim të qëndresës së popullit grek kundër Italisë fashiste dhe si protestë kundër qëndrimit dredharak të Zogut kundrejt Fuqive të Perëndimit në kohën para shpalljes së luftës së dytë botërore”. Vetem pjesa e dytë e ksaj perjudhe m’intereson mue, dmth. “qendrimi dredharak i Zogut kundrejt Fuqive të Perëndimit në kohen para shpalljes së luftës së dytë botërore”.

Mjerisht deri tash nuk kam pasë endè rasë me i kndue librat e Ciano-s. Ka dit u a kam vû sŷnin, por deri tash nuk më ka dalë me i shtî në dorë kta libra. Ti e din hallin t’êm e prandej nuk çuditesh qi vetë do të kursej çdo grosh.

Ti më thue në leter se nuk e din kúr do të merrish rrugen per Amerikë. Në letren e kalueme më pate thânë se në gusht do të kishe per të lânë Egjiptin. Sido kjoftë, kúr t’a dijsh me sugurí, tash më lajmon me kohë adresën e ré t’Amerikës.

Muhabeti i em maroj e po e mbylli tue t’urue shndet e të mira sa uji.

P.P. MargjokajO.F.M.

 

 

Ramleh, 5. IX. 1952

 

I dashtuni mik,

Grupi kosovar i mërgatës politike shqiptare 1924-1939, i cili quhej Komitet’i Kosovës, ishte irredentist, dmth kishte për programë haptas bashkimin e Kosovës me Shqipninë, pra s’kishte si me qênë i mbajtun prej Beligradit; mbahej prej Mosket, edhe ai, si grupi komunist.

Shkodra përfaqsohej në Bashkimin Kombtar pa dyshim prej Angjelin Sumës, n’emën të kishtarisë, e Xhemal Beg Bushatit. Ky grup ishte formue shumë vjet para dekës së Mjedes, pra konvalidim’ i përfaqsisë së Sumës me gojë prej këtij, sikurse t’a kam shkruem, s’ka pse vjen në kundrështim me dekën e tij. As nuk duhet me kërkuem nji kundrështim në këtë fakt me politikën zyrtare e direkte të kishtarisë katholike shqiptare, mbasi kjo mujte me e mohuem kurdoherë misjonin jo zyrtar qi i kishte ngarkuem Sumës. Tekembramja Suma kishte prej saj mâ tepër se nji misjon, nji auktorizim me folë e me vepruem për rrëzimin e regjimit të asokohshëm pa cenuem pavarsinë e tânsinë e vêndit dhe premtimin e përkrahjes së saj morale për atë qëllim. Me këtë rasë, duhet dijtun se në 1924 elementat mâ kryesorë t’asajë kishtarije kanë pasë dalë vetë përjashta e jetojshin në Romë, në mos gabofsha, edhe vetë Mjeda; me Fishtën e Marlaskajn-in kam qênë edhe un në përpjekje të dêndun. Si u kthyen këta në Shqipní, jitshin përjashta dy persona kryesore civile prej katholiqvet: Suma e Shuk Gurakuqi. Ky i dyti s’ishte fort persona grata [2]për kishtarinë, me gjithë qi për moral, karakter e patrijotizëm kishte nji famë të meritueme shumë mâ të naltë se tjetri. Veçse kishte… nji të mêtë: ishte krejt nji copet e s’dinte me i bâmë lak kurrë as punës as fjalës me kêdo. Sidomos Fishta, qi ka pasun nji karakter mjaft despotik, s’e pelqente aspak, ndërsa Marlaskaji e çëmonte shumë e e donte, se ishin që të dy të premë prej nji stofet. Mb’anë tjetër, për shkak të karakterit të tij indipendent, as Shukut vetë s’i pëlqente me qênë nën urdhën të kuj. Modest e puntuer i palodhshëm, pat qênë pajtuem me rrogë si sekretar i Serreqit, nji kushrînit të Zefit, qi ishte komisjonar në Trieshtë. Angjelinin e kishte mik e e donte. Kështu, pra, qi si u kthyen vetë në Shqipní, prelatët t’anë, mbet përjashta Suma për me i përfaqsuem, me auktorizimin e tyne, në fushën politike të mërgimtarisë, ku, me arsye e për çdo eventualitet, nuk dojshin me qênë krejt dorjashtë. Në nji mbledhje krenësh të ksaj mërgimtarije aty shpejt, para se t’u dajshim ndër grupe, e mbaj mênd si sod, qe fjala për me zgjedhun disa vetë si nji farë kshilli a komiteti veprues; ishte n’atë mbledhje edhe Fishta, e mbasi ky me shokë nuk dojshin me u dukun faqe se po merrshin pjesë aktive në nji veprimtarí revolucjonare, duhej zgjedhun për n’atë komitet nji civil si përfaqsues i tyne ; dikush, kujtoj madje shi un vetë, përmêndi emnin e Gurakuqit; t’a kishe pamë se me ç’farë toni nervoz u përgjegj Fishta, qi ishte mbë kâmbë tue u endun nëpër odë: SUMA!

Sikur të kishin pasë ecun punët ashtu si qênë nisun e sikurse t’i kam tfilluem në letrën para ksaj, kam bindje të plotë se do të kishin dalë me fitim. E tânë Shqipnija do të kishte marrë pjesë në kryengritjet, në mos mbarë atypraty, së pakut me krahinat e saja mâ kryesoret. Me Krujë e Tiranë kam qênë vetë në kontakt me anën e t’im vëllá e t’im kunat, Juga ishte në kontakt me Bashkimin Kombtar, për Shkodrën, po e din. Ndër mjete qi na kishin premtue Italjanët, natyrisht ishin edhe të hollat. Por na të përjashtmit s’e kemi pasë quejtun këtê nji element kryesuer. Pështeteshim mâ tepër mbi gjêndjen shpirtnore qi mbretnonte aso kohe në Shqipní. Kudo qi peshonte mâ rândë parja se zêmra, e dijshim se do të punojshin Italjanët vetë. Sa për Verlacin qi po më pyet, ky ka pasun nji farë kontakti me B.K., por sidomos drejtpërdrejt me Italjanët.

Qëndresa e Shqipnisë, dmth. e qeverisë shqiptare, të lëshueme doret prej krejt botës, kundra Italjanëve, ka qênë, natyrisht, thjesht symbolike. Nuk mund t’ishte ndryshe. Mbretit asnji Pushtet i madh ase i vogël s’i pat dhânë as mâ të voglin premtim ndër hapat e tija pranë ambashatave ndër ato dit dramatike.

Mbas bindjes s’eme, Zef Serreqi ka tradhtuem. Nji avokat i mirë ndoshta do t’a shpëtonte përpara nji gjyqi. Un vetë, qi i njoh edhe të kaluemen e karakterin e qi kam kënduem edhe çka shkruen Ciano për tê, e dënoj pa tjetër. Parimet morale të shfaquna prej tejet me këtë rasë të Zefit, kanë qênë edhe të mijat gjithë jetën. Zef Kadarja s’mund të krahasohet me Zef Serreqin. Ai ka qênë funkcjonar i administratës shqiptare, funkcjonar Shteti. S’ka pra mâ tepër përgjegjsí se çdo funkcjonar tjetër i rangut të tij. Për t’i a bâmë shoq Serreqit, po deshe me i a gjetun nji tjetër : Mark Kodhelin, dritë pastë.

Gjykim’ i Çekrezit mbi politikën “dredharake të Mbretit kundrejt  Fuqive të Perëndimit në kohën para shpalljes së luftës”, s’ka as erën e historisë, ato janë thjesht fjalët, arbitrare, të nji kundrështari politik, për të cilin çdo rasë âsht e mirë për të rrëzuem tjetrin. Por s’po shkojmë mâ gjatë dersa Çekrezi t’a ketë lânë pretendimin e tij ashtu të thatë, pa asnjë fakt konkret. Kur të na paraqesë fakte, gjykojmë këto, e jo Çekrezin ase Mbretin.

Diario i Ciano-s sigurisht do të gjindet në biblijothekën e atyshme. Çudë si s’qënka interesuem Maloki me e pasun atë libër themeluer për kê deshiron me gjykuem politikën italjane kundrejt Shqipnisë prej 1937 deri në 1943!

Nëse kam me u nisun apo jo e kur për Amerikë s’e dij ende. Âsht e dijtun që kam me të lajmue me kohë.

Mbrênda muejit qi vjen ke për të marrë, tekembramja, nji libër t’emin, për të cilin Maloki me shokë kanë për të thânë, kur t’u bjerë në dorë: “Puell mali e bâni nji mi!”  E ka titullin “Abetari i të Mërguemit”. S’âsht nevoja me u zgjatun mbi tê, mbasi kê për t’a kënduem së shpejti. TË LUTEM ME GJETUN E ME MË DËRGUEM ADRESËN E NDUE PALUCËS.

Ti a e ke blemë apo jo atë librin e ri gjermanisht qi më pate porositun mue? Në qoftë se po, si të ka dalë mbas këndimit? A ka mundsí me e blemë un aty tue i dërguem të hollat cingare Egjypti? Po qe se i gjindet mënyra këtij shkëmbimi, me më diftuem se çfarë cingaresh deshirohen: të buta fort, mesatare a të forta.

Me kaqë e me shumë shëndet

MKruja

[1]  It. : dalje, largim

[2] It. : i dëshiruem

Esat Pashë Toptani – gazetës greke (1913): “Nuk besoj në krijimin e një shteti shqiptar! Shqiptarët janë popull me të meta, të paditur…”

Esat Pashë Toptani

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Nëntor 2019

 

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 25 marsit 1913, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit, dhënë asokohe gazetës greke “L’Acropolis” në lidhje me opinionin e tij mbi krijimin e një shteti të pavaur shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :  

 

Intervistë e Esat Pashës për shtetin e ardhshëm shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Athinë, 24 mars.

 

“L’Acropolis” boton një intervistë me Esat Pashën. I pyetur se çfarë mendon mbi formimin e shtetit shqiptar, ai u përgjigj :

 

Unë mendoj se një shtet i tillë, midis Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, kurrë nuk do të mund të jetojë : mosbindja është diçka e pranishme në mesin e shqiptarëve; ata duan rrëmujën dhe vjedhjen. Si do të mund të jetojë ky popull, me të meta të tilla, të paditur, pa civilizim dhe mysliman ?

 

E rrethuar nga elementë të një race dhe feje tjetër midis kombeve të përparuara në civilizim dhe artin ushtarak, Shqipëria është një Turqi e vogël. Kur një Turqi e madhe nuk mundi të jetonte në Evropë, si mund të rezistojë një Turqi e vogël si Shqipëria ?

 

Nëse Austria dhe Italia, vazhdoi Esat Pasha, kërkojnë të krijojnë një Shqipëri të pavarur, ato humbin kohën e tyre, por nëse kërkojnë të krijojnë një provincë austro-italiane, atëherë këto fuqi do të mbështesin këtë shtet të vogël, por pa dobi do të kërkojmë në të ardhmen shtetin shqiptar. (Havas).

29 NANDOR 1944 – 2019 DIKTATURA E RILINDJA SAJ – Nga Fritz RADOVANI

 

Populli Shqiptar në gjithë historinë e kenjes së vet, asnjëherë nuk e ka pranue zgjedhen sllave, greke, turke dhe italiane, apo të ndonjë shteti tjeter të imponuem me dhunë.

Kjo krenari kombtare Shqiptare duhej shpartallue me të gjitha mjetet antikombtare!

Henrry Kissinger asht i pari diplomat historian që tek libri i Tij “Diplomacia”, ka shkrue të verteten e mnershme të Teheranit dhe Jaltes së vitit 1945, tue i tregue rinisë botnore diagnozen e saktë të “Kancerit Europjan”, që perjetsisht e ka shkatrrue kontinentin ma të kulturuem, ma të zhvilluem dhe të vjeter të njerzimit perparimtarë: Europen!

Do të paraqes vetem fakte. Ai shkruen: “Si rezultat, Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” Diplomacia, faqe 441.

“Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia e Shqipëria vendosën diktatura komuniste. Pesë vendet e tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë: Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia e Rumania patën qeveri koalicioni, në të cilat komunistët ishin më të fuqishem.”. Po aty lexojmë:“…Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë…” faqe 443.

Mbas 75 vjetë terrorizem e imoralitet, Moskës i kujtohet agjenti Ramiz Alia…Francesve Ahmet Muhtar Beg Zogolli, mik i Pashiqit, Grekëve Edi Rama… Ndersa, vend të parë pranë Millosheviqit ka katili Enver Hoxha, që nder 1 miljon e 200.000 Shqiptarë, ka vra e zhdukë ma shumë se Stalini e kushdotjeter.., në Shekullin e “Kancerit Europjan 1945”.

Miku i “dashur” i Stalinit, Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” H. Kissinger, fq. 396.

Po Shqipnia o kasapë të “Ballkanit Perëndimor”, kur ishte e Lirë dhe Demokratike?!

Me 29 Nandor 1944 partizanët “çlirimtarë” zhigatën edhe Flamurin e Kastriotit me yllin e kuq komunist të Jugosllavisë titiste, tue kndue kangen “Bijt’ e Stalinit jemi ne!”

Kush e shiti Shkodren në 1913, kush e shiti Vermoshin e Ohrin në 1924, kush e shiti një Shqipni të tanë në 1941 – 44, pa perfundue Lufta e Dytë Botnore, kur fashizmi e nazizmi kishin falimentue plotsisht n’ Itali dhe Gjermani… E në të gjithë Europen?!

Bash atëherë kur Ballkani po coptohej diten per diell e naten per hanë… Shqipnia si per qejfin e sllavëve rrethues, në zonat Jugore ishte zhytë në gjak e vllavrasje nga lufta civile.

 

Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador…

Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane… Ramiz Alia deklaroi: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes… Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur… Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë…” Karafili Ramiz Alia merr dekoratë të 50 vjetorit si agjent i KGB-së me 21 prill 2005 nga ambasadori i tyne në Tiranë.

Elita e sotme drejtuese asht vazhdimsi e porosive të Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë.

Shteti i mbajtun me forcë nga elita e korruptueme e bijve të komunistëve kriminelë, ka shkatrrue pushtetin gjyqsor, legjislativin dhe ekzekutivin që nuk ishte kurrë pushtet.

Sistemi i qeverisjes së sotme nuk asht as demokraci, as tranzicion as post – komunist.

Ai asht sistem puro komunist me një korrupsion gjigand, që mbahet me pabesi dhe krimin e organizuem nga sigurimi i shtetit, ashtusi në qeverisjen e Hoxhës dhe Alisë.

Nga elita e vjeter dhe trashigimtarët e tyne, Shqiptarëve vetem u pengohet nga vetvetja hapja e Dyerve të Europës së Bashkueme. Ja përpjekja e Ramizit për ndryshime, frazë me të cilen del fëtyra e tij e agjentit të regjun terrorist e tiran: “Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! (Vendim i Byrosë Politike të PPSH, në Tetor 1989).

Ky pra ishte 29 nandori 1944…

Shqipnia e sotme asht surrati i vertetë i diktaturës komuniste!

E pse o Zot, termet me qender në Durrës..? – Fatkeqsi e madhe!

Termeti duhej në çerdhe të dreqit, se vetem aty, asht e sakt  se  ka çka me shembë.., per me e shpetue nga “Rilindja” sllavokomuniste njëherë e pergjithmonë Populli Shqiptar!

            Melbourne, 28 Nandor 2019.

“Konspiracioni” i tërmetit- Kompanitë e huaja të sigurimeve, “gropa e Kuçedrës” dhe një VIDEO e çuditshme nga Lalëzi

Kanë kaluar pothuajse 48 orë nga tërmeti shkatërrues 6.5 ballë që la të paktën 34 viktima dhe mbi 650 të plagosur të konfirmuar (të paktën, deri tani). Siç, ndodh në të tilla raste, përtej shkencëtarëve, sizmiologëve, ekspertëve të inxhinierisë etj, kanë folur edhe ata, për të cilët e vërteta nuk është asnjëherë e thjeshtë apo bardhezi.

Teoritë konspirative për “arsyet” e tërmetit kanë gëluar që në orët e para pas lëkundjes së fortë të së hënës. Duhet thënë se, këto teori janë ndihmuar nga fakti se tërmeti i fortë u përsërit pas rreth 2 muajsh në një zonë, që nuk shquhet për ndonjë aktivitet të madh sizmik.

Dikush është përpjekur të “gjejë” një arsye, por a ka një “arsye” për tërmetet apo janë kapriço e natyrës? Secili ka përgjigjen e tij.

“Gazeta Shqiptare” po rendit më poshtë të gjitha “variantet” që kanë qarkulluar në rrjet gjatë 48 orëve të fundit.

Botuesi i njohur Alfred Cako ka një teori të tijën përsa i përket valës së tërmeteve që po godet muajt e fundit Shqipërinë. Sipas tij, kjo mund të jetë një punë as e Zotit, as e natyrës, por e njeriut. Sipas tij, kjo është punë e kompanive të huaja të sigurimeve.

“TEORIA” E ALFRED CAKOS

Lexoni ç’shkruan më poshtë, Alfred Cako.

POSTIMI I PLOTE

“Qellimi u arrit: heren e pare, diten e ekuinoksit te vjeshtes, frika u harrua shpejt se nuk pati shume deme apo viktima. Kete rradhe shenjestra ishte Ok, me deme dhe viktima; njelloj si me “sulmet terroriste” ne SHBA ku vriten nxenes apo studente viktima, per te prapsuar ligjin e mbajtjes se armeve. Arme duhet te kete vetem ushtria dhe policia! Jo populli!
Shume shpejt nuk do legalizohet asnje banese pa leje, nese nuk paguan siguracion per banesen per 5 ose 10 vjet, banesat e tjera do paguajne step by step.
Te na rrojne kompanite e huaja te sigurimeve!
Sapo njerezit te vihen ne rresht te paguajne, historia e termeteve do normalizohet”.

“TEORIA” E SIZMOLOGUT DIXHITAL

Mediat kanë kujtuar dje një postim të bërë në vitin 2018 nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në këtë postim të “sizmologut dixhital”, pretendohet që tërmetet në Lalëz janë rezultat i ndërtimeve prej betoni dhe bllokimit të një grope të stërmadhe në këtë zonë.

Berisha shkruan:

Gropa e Kulçedres dhe termetet ne Gjirin e Lalzit!
Sizmiologu popullor dixhital informon:
Shkaku i termeteve ne Gjirin e Lalzit sipas tij eshte mbyllja e Gropes se Kulçedres!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje Z.Berisha, ne gjirin e lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre… njerez te zones flasin per nje grop gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe , aty po nderton firma e Edi Rames, Dulaku shpk. Problemi nuk qendron se kush po e nderton por aty ka qen nje grop shum e thelle qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minut qe te binte ne uje.. njerezit e zones e kan trasheguar kete grop si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme.. ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund.. Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete…”

NJE VIDEO “E ÇUDITSHME”

Një i ri i quajtur, Rigert Kapllani e ka mbështetur një teori të tillë.

Ai ka publikuar në “Facebook” një video interesante. “Gropa ku dilnin keto gazrat u betonizua nga ndërtimi i një pallati aty afër “Kanali i Kuçedrës” në Gjirin e Lalëzit, ja fenomeni i çuditshëm që ndodh aty…”, shkruan ai.

“TEORIA” E NGROHJES GLOBALE

Nuk është tamam një teori konspirative, sepse që ngrohja globale ka ndikim në tokë dhe nëntokë, kjo dihet. Megjithatë, një shpjegim interesant ka dhënë Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska”.

“Në bregdetin e Shqipërisë, 10 mijë vite me parë ka patur det, më pas deti është tërhequr. Ndaj toka aty është e paqëndrueshme, është si një lloj llumi. Me shkrirjen e akullnajave dhe me ngrohjen globale, deti ka hyrë në tokë.

E keqja është edhe diçka tjetër. Shtresat masive të ujit, i bëjnë presion një toke të përbërë nga materiale të dobëta, jo nga truall i fortë… dihet çfarë sjell ky presion…”

Për më shumë, ndiqni videon:

“Gazeta Shqiptare”

85 vite më parë u nda nga jeta mbretëresha Sadije, nëna e Ahmet Zogut. Shkrimet dhe fotografitë ekskluzive të varrimit të saj në gazetat franceze

Sadije Toptani – Zogu, Nëna Mbretëreshë e Shqipërisë (1876 – 1934)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2019

 

Sadije Toptani, nëna e Ahmet Zogut, e njohur ndryshe si nëna mbretëreshë e Shqipërisë, u nda nga jeta të dielën e 25 nëntorit 1934. Shtypi francez i kohës i ka kushtuar vëmendje kësaj ngjarje të dhimbshme.

 

“Le Matin”, në ballinën e saj, dhe “Le Journal”, në faqen n°3, i kanë dedikuar një shkrim, të hënën e 26 nëntorit, ku mësojmë kështu edhe shkakun e vdekjes, ndërsa “Excelsior”, të dielën e 2 dhjetorit 1934, në faqen n°6, ka përcjellë ceremoninë mortore nëpërmjet fotografive.

 

Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë këto informacione për publikun shqiptar :

 

Vdekja e nënës mbretëreshë të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 25 Nëntor. Me telefon. Le Matin.

 

Na telegrafojnë nga Tirana sot, se nëna mbretëreshë e Shqipërisë ka ndërruar jetë si arsye e një sëmundje zemre që e shqetësonte prej disa muajsh.

 

[E lindur në Tiranë në vitin 1876, mbretëreshës Sadije iu dha titulli i Nënës Mbretëreshë nga Asambleja Kushtetuese, e cila në vitin 1928  vuri djalin e saj Zogun I në krye të fronit të Shqipërisë.]

 

 

Vdekja e nënës mbretëreshë të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 25 nëntor. – Mësuam sonte vdekjen, në Tiranë, të mbretëreshës Sadije, nënës mbretëreshë të Shqipërisë.

 

E lindur 58 vjet më parë, tek Toptanët në Tiranë, ajo u martua me Xhemal Pashë Zogun në moshën 15 vjeçare. Lindi dhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve jetuan, gjashtë vajza dhe një djalë. Djali, i lindur në 1895, u shpall mbret i Shqipërisë, në vitin 1928, nën emrin e Zogut I.

 

Menjëherë pas kurorëzimit të Zogut, Asambleja Kushtetuese i dha mbretëreshës Sadije titullin e Nënës Mbretëreshë. — (Journal).

  

 

Ceremonia mortore prekëse për nënën mbretëreshë të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Tiranë, populli shqiptar i dha lamtumirën nënës mbretëreshë Sadije me një thjeshtësi të madhe.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në të majtë, kortezhi i varrimit që shoqëron të ndjerën, e vendosur mbi një karrocë topi.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në të djathtë, mbreti Zog, motrat e tij dhe anëtarët e qeverisë duke shoqëruar nënën mbretëreshë Sadije në shtëpinë e saj të fundit.

 

EDHE NJI HERË PO E KUJTOJ MARK GJOMARKAJN – Nga TAHIR KOLGJINI

 

“Shqipnía dikur, në nji mënyrë ose në nji tjetër, prap ka me e gjetun rrugën e vet të natyrshme”

MARK GJOMARKAJ

            Në fletoren L’ALBANIE LIBRE, qi dikur ishte organi për faqe të bardhë i Blokut Kombtar Indipendent, ishte kujtue sa herë i ndjemi Mark Gjomarkaj, tue iu vumë në dukje cilsinat e tija si nji shqiptar me plot merita. Po kështu, disi âsht bâmë fjalë  për tê, në data të ndryshme, edhe në Lajmtarin e të Mërguemit.

Të gjithë shqiptarët, qi kanë flîjue jetën e tyne për nji Shqipní të Lirë Etnike, duhet t’i kujtojmë shpesh e me nderime. Duhet t’i kujtojmë me qëllim qi të jemi mirënjoftësa ndaj tyne dhe, në këtê mënyrë, t’inkurajojmë pjesën nacionaliste përgjithësisht. Veç kësaj, na duhet me i kujtue dhe për arsye qi historiani i ardhshëm të ketë burime të vërteta në përshkrimin e ngjarjeve të botës shqiptare gjatë kacafytjes së dytë botërore. E kemi për detyrë…..

Sidomos për Markun, sido qi të jetë shkrue, ato nuk janë të mjaftueshme për personalitetin e tij të vlefshëm. Janë shum pak. Prandej edhe un, tue u mundue me tregue dishka për këtë HERO dhe tue e kujtue me nji nderim të thellë, po due me dalun përpara lexuesve të mij të dashtun.

*****

                Ishte periudha e Shqipnís Mbretnore, atëherë kur e njofta Markun për herë të parë në Tiranë. Vjeti nuk më kujtohet. Do të shkonte për të vazhdue mësimet n’Italí. Rastësisht u përshndeta me tê dhe me disa shokë, qi kishin ardhë me e përcjellun. I hateshëm dhe i pastër në trup; krrik (shik) në veshje dhe i zvillatun e simpatik në ftyrë. Më tërhoq vrejtjen zgjimi dhe sjellja e tij fisnike. Me qëllim qi të përbâj nji mendim, fillova me tê disa bisedime të ndryshme. Përgjigjet e tij ishin të qarta dhe me vênd e mâ tepër në dialektet t’ona. Qysh atëherë, mbeta shum i kënaqun, tue m’u forcue shpresa për ktê student të ri, si djalosh i nji derës së mirë, do të mbërrîjë në gjêndje me i shërbyem Shqipnís në kohën e ardhëshme.

Ai qe nji student shqiptar vërtetë idealist. Mâ vonë e shoh si Nënministër i Punëve të Mbrêndshme në Tiranë, kur erdhi në fuq( qeveria e kryesueme prej të ndiemit Mustafa Krujës në fillim të vjetit 1942. Ishem ngarkue me detyrë në Kukës. E vizitova. Pashë se ishte shum i kujdesshëm për të ndigjue e shum i preftë në shprehje. Aspak nuk më kishte gënjyem parashikimi i em, qi pata për tê, atëherë kur ishte student.

Mbas këtij takimi, qoftë për arsye detyre, qoftë për arsye miqsie, shifeshim mâ shpesh. Dhe, sa herë kur takoheshim, bisedonte përzemërsisht e me nji guxim të jashtëzakonshëm tue iu dhânun  rândësi në shkallë të parë problemeve dhe interesave kombtare. Synonte me mbajtun nalt autoritetin shqiptar, tue mos i përfillun asnji grimë rrethanat, qi mund t’i shkaktonte gjêndja delikate e kohës.

Kur ishte fjala për shqiptarë e për Shqipní, atê nuk e lakonte kurrgjâ në ket botë. As vdekja, nuk i bânte përshtypje. Ma vonë, me dorëheqjen e qeveris së Mustafa Krujës, ai, nji herë, kaloi në jetën private. Mbasandej , me kapitullimin  e Italís në vjeshtën e vjetit 1943, mori pjesë në Kuvêndin Kombtar në Tiranë. Në kët kohë, elementi komunist, tue përfitue nga mungesa e autoritetit, e kishte mârrun frênin në dhamb dhe bânte atentate djathtas e majtas, tue vramë nacionalistë të shquem, me qëllim qi të mbjellte terrorin në popull dhe në qeverí.

Pikërisht në kët kohë të rrezikshme, Mark Gjomarkaj me treqind miq e dashamirë, qi i kishte sjellun prej Mirdite, i siguroi mbrojtjen parlamentit, tue e ruejtun nga çdo msŷmje, ose kërcnim . Në këtë mënyrë ai, legjislaturën e asaj kohe e vuni në gjêndje me punue me qetësi e me gjak të ftoftë.

*****

Aty tue u damë vera e vjeshta në vjetin 1944, brigadat komuniste, patën depërtue në disa lagje të Tiranës dhe pozicioni i qeverís pat fillue me u tronditun keqas. Un, ishem i ngarkuem me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policís. Po na duhet me u zmbrapsun për Shkodër me nji pjesë të personelit dhe të mjeteve, qi ende i kishim në dispozicion. Natën n’udhtim e sipër, të gjitha mjetet, na u shkatrruen nga bombardimet e fluturakëve anglo – amerikane dhe na mbetëm rrugës. Patëm edhe disa të vramë. Ata qi tepruen mbërritën në Shkodër. Un shkova fillë në shtëpinë e Kapidanit. Në kët kohë dhe Marku ishte në Shkodër.

Si dihet, në Shkodër aso kohe, qe formue “Komiteti Kombtar i Shkodrës” nën kryesín e të ndiemve Sylçe Beg Bushatit dhe të Kapidan Gjon Marka Gjonit. Mark Gjomarkaj ishte ngarkue me detyrën e Komandantit të përgjithshëm të Forcave t’Armatosuna Kombtare. Ky Komitet, kishte për qëllim me ndalue hŷmjen e komunistëve në këtê pllâmbë të fundit të tokës shqiptare, për me mundë me lehtësue nji shkarkim eventual të ndonji force anglo – amerikane në Shqipní ose në ndonji vênd në zonën e Shkodrës.

Kapidan Gjoni më njoftoi se mue më kishin ruejtun detyrën e Prefektit të Shkodrës dhe, si i tillë, më ngarkojshin dhe me detyrë antarësíe në Komitet. Iu falënderova, tue i thânun se jam drejtue për në Gjermaní dhe se mbrênda javës, bashkë me dy oficerë gjermanë, me nji aeroplan ushtarak nisemi për Vjenë.

“Or Tahir,” më thotë Kapidani, “na o do të shpëtojmë bashkë, ose do të vdesim bashkë.” Mbi këtê dhe un e pranova këtê detyrë. Njeriu vdekjen e pranueka mâ tepër prej turpit se sa prej trimníe. E si u pashë edhe me Sylçe Beg Bushatin mora Prefekturën e Shkodrës në dorëzim.

*****

Ndërsa lufta vazhdonte me vrull në Mirditë dhe aty këtu derdhas në malsinat e tjera të Shqipnís, Markut i bâj këtê propozim:

“Thika ka hasun n’asht. Komunizmi nuk mund t’asgjâsohet me masa gjysmake. Prandej, me nji urdhënesë, duhet të rekuizojmë të hollat dhe pasunín e luejtshme të bankave dhe të tregtarëve të zonës s’onë, pa përjashtim. T’iau kërkojmë për kundrejt dëftesash, tue i u dhânun nji afat të shkurtën. Kush nuk e jep shumën e kërkueme mbrênda afatit të caktuem….. në litar!….. Armë ka. Me nga njimijë frank në muej të përbâjmë nji forcë prej 15.000 vetësh dhe t’a ndezim luftën në nji ballë të gjânë, tue i mobilizue edhe vendet e shlirueme. Si t’i fusim forcat komuniste në dana, të marshojmë deri në kufînin grek. Me krijimin e nji qeverie kombtare, ka gjasë qi të zbarkojë ndonji njisí anglo – amerikane. Dhe shteti, si të stabilizohet gjêndja, t’interesuemve i u paguen pasunín e rekuizueme.”

“Fitimi âsht i yni, mbasi komunizmi jugosllav e grek nuk janë gjêndje  me i u ndihmue komunistave shqiptarë. Me gjithë këtê, të supozojmë se nuk mundëm me i a mbërrîmë këtij caku, atëherë me të tânë këtê fuqí po e çajmë me pushkë; po hŷjmë në Greqi dhe po i dorëzohemi gjeneral GOBI-t”.

I ndjemi Mark, pa nji pa dy, e pranoi kët pikëpamje. I a hapëm Kapidan Gjonit. Dhe ai e pranoi. Mirëpo kur i a parashtruem Sylçe Begit, ai nuk u tregue d’akord mbasi natyra e tij nuk ishte e krijueme për me zbatue masa kësodore, qi sjellin përgjegjësina të rânda.

Prandej edhe kjo masë, qi ishte e vetmja shpresë, mbeti pa u sendërgjue.

*****

Rrethi për ditë e mâ tepër vinte tue u ngushtue. Ishte data 23 nandor 1944. Hangrëm darkë. Të tjerët shkuen secili në punë të vet. Mbetëm Kapidani medis nesh dhe un e Marku në skajet e ngushta të tavolinës, kundrejt njâni tjetrit.Në kët rasë Marku më drejtohet:

“Or Tahir, duhet të përgatitesh se Ti do të dalësh nesër bashkë me babën.”

“Për ku or Mark?”

“Për ku t’a ketë shkrue Zoti. Nji herë për Gjermani. Babës, mbasi nuk zotnon ndonji gjuhë të huej, do t’i jap me vehte njanin prej vëllazënve. Do të niseni me ushtrín gjermane qi ritirohet”.

“Na mâ, o duhet të nisemi krejt kështu, sikurse jemi, e pra edhe Ti, ose duhet të qëndrojmë të gjithë bashkë, siç jemi”.

“Baba âsht i vjetër; prandej nuk âsht i malit. Ti Tahir, je shumë i lodhun. Të kemi ngarkue mjaft, e shërbime në vende të ndryshme. Je edhe i vetëm. Prandej duhet të largohesh. Sa për mue, un jam djali mâ i madh i Kapidanit të Merditës. Rândimi kryesor peshon mbi mue, sepse kam qênë i ngarkuem me autoritet. Mandej kam ngarkue shum miq, shum kumarë e shum dashamirë dhe farefis me përgjegjësina. Këta nuk mund t’i lâ vetëm. N’atë minutë, qi un të largohem nga Shqipnía, ka vdekun dera e Kapidanit të Merditës. E, po të vdes un, dera e Kapidanit të Merditës rron. Prandej un do të qindroj në malet e Shqipnís.”

Dhe si i mallëngjyem Marku vazhdoi:

“E dij. Do të jetë e pamundun me qëndrue n’arratí, kur të zbatohen sistemet e ashpra të komunizmit. Do të vritem, por s’ka gjâ. Vdekjen e pranoj për idealin kombtar dhe për mos me i lanun vetëm shokët e këtij ideali. Shqipnía dikur, në nji mënyrë ose në nji tjëtër, prap ka me e gjetun rrugën e vet të natyrshme. Dhe juve ju uroj rrugë të mbarë.”

Markut, kur shprehte fjalinat e fundit, i u rrokulluen nja dy pika lot mbi mollëzat e faqeve teposhtë. Un nuk pata gjâ me shtue, mbasi ai parapëlqeu rrugën e burrnís shqiptare.

Më 24 nandor 1944, në mëngjes u hallatosëm me tê dhe, bashkë me Kapidan Gjon Marka Gjonin, lamë Shkodrën, tue marrun rrugën e arratís. Karakteristika qi e dallon Mark Gjomarkajn prej shqiptarëve të tjerë, âsht kjo: Ai qëndroi në malet e Shqipnís për t’u vramë e të tjerët qëndruen për të shpëtue.

*****

Sigurisht, disa burra nacionalista do të kenë mbajtun shënime dhe do t’i përshkruejnë ndodhinat me imtësi. Un këtu, shkurtimisht po shënoj disa pika kryesore për hir të historís kombtare.

Marku, më 26 Nandor e le Shkodrën, tue pasë me vehte nji fuqí të përbâme prej afër trimijë vetësh. Me qênë se shokët i kishte lanun të lirë me u dorëzue, ose me ndjekun rrugën e arratís me ushtrín gjermane, nji pjesë e kësaj fuqíe i dahet. Me fuqín qi i mbetet Ai vazhdon udhën nëpër vênde të ndryshme malore, tue kapërcyem lumej, gryka, kodra e suka të vështira dhe tue luftue e tue çamë me pushkë shum prita, të cilat ishin vûmë nga nji pjesë e popullit qi e kishte mashtrue komunizmi.. Lemisht në këto derdhet shumë gjak prej të dy palëve. Për këtë shkak Marku vendos qi forcat, aty për aty, të shpërndahen andej-këtej, ku t’a shikojnë me arsye, tue mbajtun ndërlidhjet rregullisht medis tyne. Dhe vetë me disa shokë kalon në Merditë.

Gjatë kohës qi Marku qëndron n’arratí krijon nji organizatë kombtare, e cila shtrihet thuejse në krejt Shqipnín. Mirëpo edjhe kjo, mjerisht dështon, për shkak se nji pjesë e kësaj organizate, veprimin e fillon para dtës së caktueme. Kësaj here Tirana vendos me e mnjanue kët rrezik dhe shton e shpeshton seriozisht ndjekjet. Dhe Mark Gjomarkaj, në nji ndeshje qi zhvillohet në vendin e quejtun Prosek të Merditës, më dattën 13-6-1946 plagoset rândë. Dhe më 14-6-1946, n’ora 7.00 vret vehten me revolverin e vet, për mos me i u dorëzue i gjallë komunistëve.

*****

Mbas vetëvrasjes forcat komuniste trupin e Markut e ekspozojnë në Shpal, në Lesh e në Shkodër, tue e zvarritun e tue e shkelmue.

Kjo sjellje banale në vetvehte tregon se komunizmi asht nji shfaqje kundërnjerzore.

Nacionalizmi shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë dëshmorët e vet.

Hiri i Zotit qoftë me Mark Gjomarkajn dhe me shokët e idealit të tij të shênjtë.

 

Marrë nga “Lajmëtari i të Mërguemit”, nr. 12, viti i 7, korrik 1976, fq. 11 – 15

 

Mërgata politike shqiptare në prag të pushtimit italian – LETËRKËMBIM MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ

 

Graz, me 6 korrik 1952

 

I dashuni mik,

Letren e dashtun tanden e pata marrë me 24 qershuer e të falem nderës per tfillime.

Kso here due me të bâ pyetjet e mija tue i marrë prej nji libri të vogel qi sugurisht edhe Ti do t’a késh lexue.

Në librecin e C. A. Chekrezi, të shtypun në Washington kah marimi i vjetës së shkueme e qi mue m’a dha me e këndue Maloki, nder sá tjera gjinden edhe njekto fjalë, kû vjen e permendet edhe emni i yt.

“Pas dështimit të lëvizjes së Fierit – dështim i cili u shkaktua nga paaftsija e disa oficerëve t’anë për të bërë lidhjet e duhura me Bajraktarët e Veriut -, Parësija e vendit, dhe jo vetem Bejlerët, arrijti në perfundimin logjik qe, mbasi Zogu mbahej në fuqí me anen e perkrahjes që kishte nga Italija Fashiste, e vetmja rrugë për t’a hequr qafe ishte q’ata, si të parët e vendit, të bënin një marrëveshje direkte me qeverinë e Romës. Ndermjetës për këtë marrëveshje ishin Shefqet Bej Verlaci i Elbasanit dhe Mustafa Merlika i Krujës. Marrëveshja u plotësua në Dhjetor 1938.”

“Në vent të ruajtjes së parimit t’indipendencës shqiptare nën një mbret italian, Mussolini kishte patur gjithnjë për qëllim që t’a okuponte Shqipërinë, duke përdorur si vegla “të parët e vendit”.

“Tronditjen më të madhe e ndjenë (të parët e vendit) kur dëgjuan nga goja e Ciano-s se qeverija e Romës nuk kishte aspak ndër mend të lejonte hipjen në fronin e Shqipërisë të një princi italian; përkundrazi, Duçeja kishte vendosur që të çdukej krejt independenca e Shqipërisë e cila paskëtaj do të bëhej pjesë e mbretërisë italjane. Shefqet Bej Verlaci ishte nga të parët që protestuan, por ata q’e kundërshtuan më rreptësisht vendimin e Duçes ishin krerët katholikë të Shkodrës.”

Per me plotsue disi jetëshkrimin qi ti nder trí letra-traktate të gjata më pate parashtrue, duhet qi edhe kjo periudhë e randsishme e historís shqiptare të shkoqitet prej tejet, mbasi ti sigurisht ké pasë rasen me luejtë nji rol, ndoshta kryesuer, atê nuk e dij vetë mirë, por nji rol krejt të madh sugurisht e ké lujtë ti në shndrrimin qi psoi Shqipnija në vj. 1939. Ndoshta âsht endè teper shpejt qi po t’a lypi vetë spjegimin e ktyne ngjarjeve randsíplote. Me gjithkta kjo më intereson mue per së tepermit, per arsye se kam vû oroe qi nder gazeta të publikueme prej BALLIT e Komitetit SHQIPËRIJA E LIRË përherë permenden persona qi kanë pasë rasen me marrë pjesë nder kto ngjarje të vj. 1939-1943, si edhe perherë shahen e kritikohen ata persona qi paten zyre në ket kohë. Bile-bile – ka’ i fjalë tyrqe bân lazem! – argumentat mâ të fortët qi kanë per dorësh anmiqt e BLOKUT KOMBTAR INDIPENDENT janë perherë kta, qi ata perherë munden  me i a plasë nder sŷ shum personave të ktij blokut se kta kanë bashkpunue me Italjaj. Në ket xhungel të politikës shqiptare kishem me dashtë edhe vetë disi me pá ndonji dritë skjaruese.

Me ket pyetje e ka mjaft kso here, pse  e dij se keni me pasë shka me shkrue, per deri sa të lêni Egjiptin. Kúr të jésh i sugurtë se po lên Egjiptin, më shkruej me kohë, qi të dij se si me u rregullue me letra të mija.

Tash nji pvetje gjuhsore. A thue dini se prej kah vjen fjala shqipe katallâ e a perdoret kjo fjalë edhe te ju në Shqipní të mjesme e a âsht kjo fjalë e perhapun në Toskní apo jo?

Me kaq po i ap fund ksaj letres s’ême. Po të diftoj se ket javë ktû në Graz na ka bâ të xét qi me t’u çá rrashta e krés. Deri në 34 gradë C në hije ka mrrijtë termometri. Por sá per të xét sugurisht do të keni ju andej ndoj rekord edhe mâ të madh se kndej e prandej kta s’ka randsí. Shpresoj se nuk do të ngjasë perherë vapë per të tanë veren, pse perndryshej po na mbytë zhegu. Un jam i ngushtuem me ndejë tanë veren ktû në gjytet, megjithsè kishte me më bâ fort mirë me shkue nder male e me ndêjë në fresk.

Shum shndet të dergon me gjith zemer.

P.P. MargjokajO.F.M.

 

 

 

 

 

 

Ramleh, 9 gusht 1952

 

I dashuni mik,

Vetëm sod po m’epet me e filluem përgjegjen e letrës s’ate me 6 korrik. Ksaj here po dashke me dijtun rolin qi un kam mujtun të luej “në shëndrrimin qi psoi Shqipnija në 1939”.

A priori po të përgjigjem nji herë kështu: “As Mustafa Merlika i Krujës e asnji refugjat tjetër i asaj kohe s’kanë luejtun fé roli n’atë shëndrrim”. E tash po të përshkruej faktet.

Dosarët e jetës s’eme afër 15-vjeçare n’atë mërgim, mjerisht më kanë mbetun krejt në Shqipní. Më vjen keq vetem n’i pastë kalbun kund lagshtina ase n’i paçin grimë mijt; jam i gzuem n’i paçin marrë komunistat, siç m’a han mêndja, sepse në paçin botue gjâ pa cliché[1] fotografike askush me mêndsí historjani s’ka mundun e nuk mundet me va besuem e në mos i paçin botuem e në mos i botofshin, çdo dashamir i im e historjani vetë do të munden me besuem se s’kanë pasun ku të kapen për me më komprometuem.

Po vijmë te përgjegja e pyetjes s’ate. Për fat të keq, tue mos pasun në dorë dokumenta, s’do të mundem me qênë i përpikët në data e hollsina. Por këto s’kanë nji rândsí historike të vërtetë. Un  me gjithë familje, prej verës 1937 deri në prendverën 1939, gati dý vjet, kam banuem në Gjenevë të Zvicrës. Në verën e  38-s, nji letër e Ernest Koliqit më ftonte në Romë, tue më vûmë përpara se qeverija italjane kishte bâmë nji evolucjon të madh në politikën e saj kundrejt Shqipnisë : ishte ftohun tepër me Mbretin Zog e donte me u sjellë kah populli e shefat nacjonalista të tij. Vota në Romë, kujtoj se ka qênë mueji i qershorit, pra jo bash në verë, por ndoshta kah mbarim’i prendverës. Në nji restorant t’atij kryeqyteti hângrëm bukë bashkë nji mbramje, Ernest Koliqi, Giovanni Giro dhe un. Biseduem deri vonë. Thema: Zogu, me politikën e tij, e paskish zhgënjyem  (deludere – disinganare) Duce-n. Ky e kishte kuptuem tashmâ se përkrahja e personës së Zogut ishte tue i a huejtun krejt popullin shqiptar. Prandej ai ishte tue u përpjekun, dmth. Mussolini, me bâmë nji politikë kontakti direkt me popullin, djelmninë e nacjonalistat e Shqipnisë, mbë nji anë, e me e bindun Zogun qi të bânte nji politikë në favor të popullit, nji politikë qi t’a ngrohte e t’a lidhte popullin me tê, se ndryshe Italija do t’ishte e shtrëngueme me e lânë në fatin e tij. “E atëherë” konkludonte Giro, “ka me qênë punë për jue me shpëtuem prej tij”. Giro ishte asokohe i lidhun me legatën italjane të Tiranës si organizatuer i djelmnisë shqiptare. Âsht nji personazh mjaft interesant Giro. Un po e njihsha së pari nj’asi shtegu. Njeri pa nji kulturë as mesatare, por kuvêntar sa s’ka. Un gati tanë kohën lashë atê me folë. I thom, mbasi ai e pat shprazun krejt thesin e vet: “Gzohemi, na nacjonalistat, qi, tek e mbramja, paskeni filluem edhe ju me pamë e besuem ça na jemi rryem tue ju thânë qe tash sa vjet. Por do të bisedojmë mâ gjatë, shpresoj, kur të ju mbushet mêndja krejt se na s’ju kemi rrêjtun.” Giro shtoi: “Edhe un shpresoj se nji ditë, jo fort vonë, kam për të mujtun me thânë njânën dyshë: ndo Zogu ka me na provuem me fakte se meriton të vazhdojë me mbretnuem, e në këtë rasë kemi me ju kshilluem qi t’i epni dorën shoshoqit e të punoni të tânë së bashkut për popullin t’uej, ndose kam me ju deklaruem: “qe Zogu, qe ju, bâni shka të doni me tê!” I u përgjegja: “Un, si nji shqiptar patrijot, uroj mâ tepër rasën e parë, në qoftë se do të shoh përnjimênd se Zogu ka ndërruem udhë ; por në rasën e dytë, kam me pasun edhe un fjalët e mija për të ju thânë.” Ai: “Mundesh me i thânë qyshë tash, makar si hypothesë.” Un: “S’ka me qênë aspak e drejtë me na thânë qe ju e qe ai e me lamë duert, ju qi për 13 vjet rresht e forcuet kundrështarin t’onë moralisht e materjalisht”. Ai: “Ke plot të drejtë ; por mos kij kujdes, se n’ardhtë ajo ditë, do të jemi gati me i lâmë mëkatet t’ona si të ju duket edhe juve mâ mirë.” U damë me tê tue e paralajmuem un se këtë bisedim kam me va rrëfyem edhe shokve tjerë qi u besoj, nëse ai s’do të kishte gjâ kundra. M’auktorizoi.

Mërgata politike shqiptare dahej qyshë në 1927 a ‘28 në katër grupe: 1) Grup’ i im, i quejtun italofil e i mbajtun për jetesë me ndihmat e rregullta muejore të Romës; 2) Grupi i quejtun Bashkimi Kombtar qi kishte për leaders Qazim Koculin, Ali Këlcyrën, Sejfi Vllamasin, Rexhep Mitrovicën e tjerë, të cilët banojshin në Paris e mbaheshin prej Jugoslavisë.; 3) Grupi komunist, me Fan Nolin, Kostandin Boshnjakun, Lazër Fundon e tjerë; 4) Grupi i quejtun Komitet’ i Kosovës, me Hasan Prishtinën – qi u vra mâ vonë në Selanik- , Bedri Pejanin e tjerë. Tý t’intereson sigurisht me dijtun posaçe se i pesti qi mbushte kshillin drejtues të grupit të dytë ka qênë Angjelin Suma, zyrtarisht përfaqësues i kishtarisë (klerit) katholike. Edhe Xhemal Beg Bushati, qi banonte e bânte tregtí në Sarajevë, ishte pjestar i atij grupi. Pra Shkodra ishte me tê.

Ishte, pra, nji gjâ fare e qartë se un veç t’isha i marrë me i çuem përpara tregtimet (negoziati, Unterhandlungen) me Italjanët vetëm në krye t’em e me grupin t’em. Prandej menjiherë qi u ktheva në Gjenevë, u mora vesht me Parisin, caktuem nji pjekje e i vûna edhe shokët e atjeshëm hollsisht në rrjedhë të bisedimeve të Romës. Edhe po marr vesht në këtë rasë, me habí të madhe t’emen, se ata po ishin tuj dijtun edhe mâ shumë se un!  Kishin nji shoq në Brindisi, ish deputetin e, më duket, ish-ministrin e drejtsisë në qeverín e Fan Nolit, Stavro Vinjaun. Giro paska qênë pjekun edhe me këtê e paska pasë kuvêndun edhe mâ thellë se me mue. Paska pasë shkue biseda  deri në proponimin e pranimin e nji princi savojan për mbret të Shqipnisë. E kurrkund me e ndie nevojën ata me më bâmë edhe mue pjestar n’atë punë. Post factum, [2] Ali Këlcyra pretendon se i paska pasë thânë Ernest Koliqi se i a kish pasë mbushun mênden ay Romës me m’u çelë mue, sepse s’më paskan pasë besuem. Âsht nji fakt i vërtetuem e i dokumentuem qi un atje paskesha qênë i njohun si troppo nazionalista;[3] por me i besuem deri nji Stavro Vinjau e jo mue, ngurroj me e shtye marrinë e italjanëve deri në këtë shkallë; prandej këtë fakt s’po e komentoj mâ gjatë e po due me besue mâ fort qi Giro, tue kaluem nëpër Brindisi e tue e pasun mbarë me folë okazjonalisht me tê, i âsht çelë Vinajut para meje. Sa për çashtjen e princit, besoj se do t’a ketë provokuem Vinjau vetë at’argument, ndërsa un qëndrova, n’atë kuvênd të parë me Giron, mjaft i reservuem.

Gjest’ i im kundrejt Bashkimit Kombtar, i dha këtij rasën me dhânë nji vëndim komod për interesat e veta dhe politikisht oportun; aty e mbrapa kontaktin me italjantë do t’a mbajshe un n’emën të të gjithve e në bazë të pikave kryesore të caktueme së bashku. Thashë komod për ta, se mbasi ishin të lidhun me Beligradin, drojshin se kontaktet direkte të tyne me Romën mund t’u merrshin vesht e t’i komprometojshin.

Pikat programore qi na caktuen për tregtimet t’ona me Romën qênë: 1. Italija do të na ndihmonte me pare e me mjete luftet kur na t’i thojshim se ishim gati për veprim, e, natyrisht, mbasi Roma të na kishte deklaruem se kish hjekun dorë prej Zogut. 2. Na pranojshim nji princ savojan për mbret të Shqipnisë. 3. Nuk do të pranojshim regjim fashist në Shqipní, por nji regjim mjaft “auktoritar” siç e lypte gjêndja e karakter’ i popullit shqiptar. 4. Mund të pranojshim nji bashkim doganuer me Italinë, tue qênë se krejt ekonomija shqiptare lidhej me atë shtet. 5. Asnji koncesjon Italisë në kundrështim me pamvarsinë t’onë kombtare.

Ka qênë, kujtoj, në vjeshtën e 38-s qi pat ardhun Maliq Bushati fill për nji pjekje me mue, mbasi me nji leter nga Beligradi patëm caktuem orokun në nji hotel të Milanit. Maliq Begu më tha: “Flas n’emën të Shkodrës, katholike e myslimane, dhe n’emën të Kapidan Gjonit. Jemi në marrveshtje me legatën italjane të Tiranës për nji kryengritje kundër Zogut. Populli âsht krejt gati. Por shokët më kanë çue te ti me të pyetun në se na kërcnohet ndonji rrezik për Shqipninë, prej anës së Italisë a Jugoslavisë, tue e bâmë këtë kryengritje.” I u përgjegja: “Jemi edhe un me shokët e mij të përjashtëm në kontakt me Romën për të njâjtin qëllim. S’kemi asnji frikë kah an’e Jugoslavisë, qi e dron Italinë si morten. Kjo vetë âsht mjaft e fortë për në dashtë me i bâ ndonji sherr Shqipnisë e s’ka nevojë për me na bâ vegël ne, tue i dijtun mirëfillit edhe qi s’i bâhemi. Italija shka mundet me shpresuem prej nesh mâ tepër se ka pasun e po ka prej Zogut? Pra, duhet me besue shka na thonë, dmth. qi mbasi kanë shtimë në dorë me Zogun gjithë ç’kanë dashun, politikisht dhe ekonomikisht, tash deshirojnë përnjimênd me i sigurue me nji qeverí popullore, dmth. të deshirueme edhe prej popullit. Kini kujdes, veç, e mos premtoni kurrgjâ mâ tepër se nji princ savojan për mbret të Shqipnisë, siç e kemi pranuem edhe na.” Kështu u damë me Maliq Bushatin. Kuptimtar fakti qi në këtë rasë, e vetmja personë përjashta, me të cilën krahina e Shkodrës kishte ndiem nevojën me u kshilluem, qeshë un e as Suma jo qi, si thashë, ka qênë përnjimênd përfaqsues i pohuem i t’Imzot Mjedes.

Në Romë Ernest Koliqi flitte me personalitete italjane edhe n’emën t’em. Un kisha besim të plotë në tê. Në mbarim të 38-s më pat lajmuem se kishte nevojë qi të vinte me më raportuem me gojë shumë gjâna. Damë orok për në Paris, tue e menduem un opurtunitetin qi t’ ishim të gjithë truc edhe me ata të Bashkimit Kombtar. Nga të gjitha lajmet qi na suell Koliqi, na u mbush mêndja se italjanët e kishin damë me hjekun dorë prej Zogut, qi donte me thânë me e rrëzuem e me zvêndsuem me nji princ italjan, siç ishim marrë vesht. Koliqi më paralajmoi n’atë rasë se un do t’ isha i grishun së shpejti për tregtimet përfundimtare, në Romë ose në Milan.

Dhe përnjimênd u thirra në Milan, Hötel Gallia Excelsior. Nuk dij a ka qênë në kallnduer apo kah fillim’i frorit, mâ fort mbrênda kallndorit. Dijsha orën kur Giro bashkë me Koliqin do t’arrijshin e dola e i prita në stacjon, se un kisha mbërrîmë para sish prej Gjeneve. Giro më rroku e më puthi, si Koliqi, me gjithë qi ishte vetëm e dyta herë qi shiheshim. Edhe…fascisticamente,[4] i a nisi me më folë me tu. Fraza e parë qi i duel prej goje, qe: “Non ci piove più sopra”[5]. Âsht e vetmja herë qi më ka ramë me e ndiem kët’italjanizëm, qi po na dashka me thânë si n’atë rasë qi e përdori ai, “la decisione è irrevocabile”. [6] Ishte mbrâme, vojtëm në hotel, u ulëm të tre rreth nji tavoline të sallonit e Giro po më thotë: “Congratulazioni, Kruja! È arrivata la vostra ora, parlate adesso voi altri, dite quando potete iniziare la vostra azione e i mezzi che vi occorrono; noi siamo decisi e pronti ad aiutarvi.” Un i përgjigjem: “Ringrazio, anche in nome dei miei compagni di fede e collaboratori, il governo italiano, particolarmente il Duce ed anche te, che lo rappresenta qui davanti a me, sia per la decisione presa, sia per l’aiuto che ci si promette. Quanto all’inizio della nostra azione ed ai mezzi di cui avremmo bisogno per compierla, te ne potrò informare soltanto dopo un incontro coi miei collaboratori che sono a Parigi. Una cosa però è necessario che sia ben chiara fin da ora: siccome fra le nazioni nulla mai è stato dato e si usa dare senza un beneficio equivalente, io domando al Governo italiano a mezzo tuo se l’Italia si sente pienamente soddisfatta con un principe di Casa Savoia sul trono d’Albania oppure pensa di avanzare altre pretese ancora. Sarei molto contento se tu stesso me ne potessi informare subito, di modo ch’io possa riferirne ai miei camerati a Parigi.” Giro: “Certo, ti posso chiarire tutto ora. Anzitutto, a Roma al problema del trono d’Albania è stata trovata una soluzione molto più razionale e più oppurtuna nell’interesse d’entrambi i Paesi : ci sarà l’unione personale sotto la corona di Vittorio Emanuele III e dei suoi discendenti; inoltre, fra i due Stati ci sarà la fusione militare, diplomatica e finanziaria”! Këtu Giro u ndal. Un: “Qualche altra cosa ancora?” Giro: “No, non c’è altro ; Roma è persuasa che con le condizioni ora esposte l’Albania diventerà un Paese felice ed avrà il pieno appoggio d’Italia per tutte le sue legittime aspirazioni come popolo e come nazione.” Un: “Ed allora, caro Giro, in queste condizioni e per quanto riguarda me stesso ed i miei amici, il Re Zog può regnare anche cent’anni sul trono d’Albania!” Giro i siellet atbotë Koliqit e e pyet: “E tu, Ernesto, cosa dici?” Koliqi: “Io pure, naturalmente, sono d’accordo col mio capo.” Giro: “Beh, Kruja, sei stato troppo rigido e categorico nelle tue espressioni. Pensaci sopra ancora questa notte e domattina torniamo a parlarne.” Un: “Io, caro Giro, ho detto semplicemente ciò che penso personalmente e sapendo d’interpretare esattamente il sentimento di tutti i nazionalisti albanesi. Anche se dovessi pensare tutta la vita, non credo di poter cambiare alla mia dichiarazione nè una sillaba nè un accento. Altra cosa sarà se tu, caso mai, mi dirai domani che hai oltrepassato in tutto e per tutto le istruzioni dei tuoi superiori. Ma ti ho sentito dire a Ernesto che le stesse cose avete detto pure a lui insieme a Jacomoni. E naturalmente non vi sarete potuti sbagliare tutti e due nello stesso modo.” [7]

Kurrë në jetën t’eme s’më ka ndodhun ndonji herë, me sa mbaj mênd, mos me mbyllë sŷ asnji ças, si atë natë. U çova heret nga shtrati, u lava mir’ e mirë, u vesha dhe vëndosa me shkruem. S’gjeta kartë n’odë e zdrypa poshtë në sallën e shkrimit. Mora do leter e hypa prap nalt, se shërbtorët po dlirshin. Vûna të zezë mbi të bardhë bisedimin e mbrâmjes me Giron dhe kur u përpoqëm të tre në sallon, nxora prej xhepit ç’kisha shkruem e firmuem e i a dhashë Giros. I thashë: “Ho creduto di facilitare il tuo compito di ambasciatore verso i tuoi superiori mettendo per iscritto e firmando la nostra conversazione : eccola!”[8] E drejta : qëllim’i im ishte tjetër : drojshe se mos të më ndërronte Giro fjalët në Romë. Muer e e lexoi. Tha: “Non mi è mai toccato di leggere un atto diplomatico come questo pieno di rigidi negativi senza nemeno un positivo o magari senza cercare di raddolcire in qulache modo il linguaggio.” [9]Dhe i a shtrîni letrën Koliqit: “Guarda tu, Ernesto, se puoi cambiare un po’ la forma del consenso di Kruja lasciando la sostanza come ha voluto lui.”[10]   Un s’kundrështova. Por kur e prûni Ernesti e m‘a dha me e kënduem atê qi kishte hartuem, s’më pëlqeu e nisa me i bâmë objekcione. Giro hoq dorë atbotë  nga ndryshim’i formës qi pat deshiruem dhe muer e shtiu në çantë fletën qi pata shkrue vetë.

Kështu, atë, bâni miku i yt, ndonse kishte 12 vjet qi rronte me bukë t’Italisë me gjithë familje në mërgim e, tue bâmë ashtu, ishte në short me mbetun në rrugë të madhe pa i a ngjitun dorën kurrkush. E pata damë mênden me kthye në Shqipní. Isha i sigurtë se Zogu do t’më kishte falë.

Shokët e pëlqyen të tanë qëndrimin t’em. Vetëm Ali Këlcyra bâni këtë objekcjon: “Të kisha qênë un, do të kisha thënë po, dhe pastaj, si të merrnim fuqín na në dorë, i a mohonja të tëra.!” Po mbasandej edhe ky e hoq kritikën e tij kur i a provuem të gjithë se aso lojnash ndërmjet deles e ujkut janë të rrezikshme, posë qi të pamoralshme në çdo diplomatí. E besa sikur t’a dijsha se ç’kishte pasun ndër mênd Italija për Shqipninë, akt të pamoralshëm n’atë rasë s’do t’a kisha quejtun as un mendimin e Ali Këlcyrës. Por jesin të vjefshëm gjithmonë interesa e oportuniteti për të dobtin me qênë korrekt me të fuqishmin.

Giro, mbas pak ditësh, më shkroi nji letër tue më siguruem se kishte punuem në Romë simbas deshireve të mija e se shpejt shpresonte me më dhânë lajme konkrete e të

mira. Pak mâ vonë më dha orok për nji përpjekje në St. Moritz të Svicrës. Kshtû m’u bâ nafakë me pamë edhe atë log të famshëm. Ksi shtegu kishte ardhun me kto proponime : 1) Shqipnija do të kishte nji mbret të vetin prej shtëpisë së Savojës, siç  kishim qênë marrë vesht qyshë në fillim.  2) Italija do të ndryshonte statutin e saj tue e shpallë mbretin e vet “Re d’Italia ed Imperatore d’Albania” analogjisht me mbretnat e Prusisë qi kishin edhe titullin perëndorë të Gjermanisë, sado qi shtetet e tjera të ksaj kishin edhe mbretnat e princat e tyne.  3) Çdo kërkesë tjetër e Italisë pezullohej e mbas fitimit të kryengritjes dhe stabilizimit të regjimit të ri, të dý qeveritë do t’u merrshin vesht ndërmjet sosh miqsisht e me kënaqësinë e të dý palvet.

Këtë herë un u solla mâ i butë. Kishte vênd me veshun petkun e diplomatit në vênd të petkut të patrijotit. Për dý pikat e para, qi ishin të ndërlidhuna, i thashë se un po e kuptojsha fare mirë se titulli perënduer i Shqipnisë do t’ishte vetëm nji titull nderi (nganjiherë po u dashka me u bâmë edhe sŷlesh!), vetëm se kishte me qênë vështirë me i a shtîmë në krye popullit të padijshëm e se anmiqt e përbashkët do t’a përdorshin atê për armë propagande. Fundi un nuk u lidha as për po as për jo, por u reservova me i a dhânë përgjegjen e preme me shkrim, mbasi t’a kisha biseduem e vëndosun me shokët. Sa për pikën e tretë, u tregova fare i kënaqun tue shtuem keqardhjen t’eme qi Roma s’na kishte dalë para me nji formulë t’atilë qyshë në shtegun e parë.

Me shokët ramë në nji mendim pa nji shoshitje të gjatë qi edhe titullin perënduer të mbretit t’Italisë duhej t’a prapsshim me aqë energjí sa bashkimin personal. Roma hoq dorë, tekembramja, edhe prej këtij pretendimi. Tash bisedimet ndërmjet meje e Romës, filluen të zhvillohen me korrespondencë ndërmjet Giros e meje. Mâ në funt, ai më shkruen qi t’i çojmë nji letër Mussolinit, tue i u lutun qi t’i parashtronte Mbretit Viktor-Emanuel, me cilsinë e kryeparit të shtëpisë së Savojës, deshirin e lutjen t’onë me shenuem princin qi do t’bâhej mbret i Shqipnisë. Un i përgjigjem qi deshir’i im edhe i shokvet ishte qi me i a drejtuem kërkesën t’onë drejtpërdrejt Viktor-Emanuelit me anën e Duce-s. Edhe i lutem, Giros, me qëllim qi të zbuloj ndonji mendim të fshehtë a, si i thonë edhe, ndonji paramendim të tij e të qeverisë së Romës nga shprehjet qi do të përdorte, me m’a dërguem ai prej andej kopjen e letrës si për mbretin ashtu edhe për Mussolinin. Edhe ai m’i dërgoi. Kisha qênë frymzuem mirë në këtë pikë! Kopja e letrës për Viktorin, qi më dërgonte Giro, s’kishte kurrgjâ të jashtzakonshme ; por ajo për Mussolinin!…

Na, simbas kopjes së Giros, do t’i luteshim Mussolinit : 1) Me i paraqitun Mbretit Viktor Emanuel letrën t’onë. 2) Po i luteshim qi ditën në të cilën do të kishin pushtuem Tiranën forcat kombtare, të kishte mirsinë me urdhnue qi t’u gjindshin në kryeqytetin t’onë “una rappresentanza d’ogni arma delle gloriose forze armate d’Italia”[11] për me marrë pjesë në paradën qi do të bâhej prej forcave ngadhnjimtare të revolucjonit. 3) Që të na dërgonte edhe kontin Ciano për me marrë pjesë në kuvêndin e prinjsavet shqiptarë qi do të caktojshin rendin e ri në Shqipní.

Un i shkruej nji përgjegje Giros e i them: 1) T’a dijë mirë Roma se të vûmen kambë në tokën shqiptare edhe nji ushtar i vetëm italjan, krejt revolucjoni dështon atë ças. 2) Shqiptarët e njohin vetë mâ mirë se Konti Ciano popullin e vet e prandej edhe rendin e ri dijnë t’a caktojnë vetë pa tê. 3) Lutem me më diftuem në se duhet t’i shkruej dý letrat për Mbretin e Duce-n pa këto kërkesa, apo jo.

Ndër kaqë nji tjetër delegat ishte dërguem prej Shkodre për nji takim me mue e prej Rome më kishte lypun orok në Milan: ishte Nush Topalli ksi shtegu. Letrën për Giron e mora me vete e i a dhashë Nushit për me i a dorzuem. Këtij i bâna edhe nji exposé [12]të gjatë  mbi gjithë ç’kishte rrjedhun ndërmjet nesh e Romës.

Me kaqë priten tregtimet t’ona me Italjanët. Nuk mbaj mênd kurrgjâ mbi datën e pjekjes s’eme me Nush Topallin në Milan. Do të ketë qênë nj’aty kah fillimi i Marsit. Giro s’u përgjegj mâ. Un mbaj mênd dý data tepër të randsishme. Mbrâmjen e 14 marsit u gjindsha në Fiume ke miku i im Djevat Kortsha. Kisha votun edhe me e pamë edhe me e vûmë me gojë në rrjedhë të punvet t’ona, se e kisha jo vetëm shoq, por edhe mik intim. Atë mbrâmje, s’dij në ç’orë, po kërkojshim stacjonet e ndryshme për lajme. Kur qe : po ndiejmë prej nji stacjoni gjermanisht, prej Vjene më duket, se ushtrija gjermane i u rras Pragës mbrênda. Un atypraty them: “Djevat, e pat Shqipnija!” M’erdh vetvetiu se tash Mussolini s’do të rrinte pa okupuem Shqipninë. Edhe Djevati u bashkue me mendimin t’em. Nuk ndêjta shumë në Fjume e u ktheva në Gjenevë për me qênë në kontakt edhe me shokët e Parisit. Gjithë kshill’i Bashkimit Kombtar qe transferuem ato dit krise për ne e të tanë Evropën në qytetin e Grenoblit për me u gjindun afër meje.

Data e dytë me rândsí për mue ka qênë 5 prilli. Atë ditë u lajmova me telefon prej Rome për çka kisha drashun qyshë mbrâmjen e 15 marsit. Në telefon po më flet së pari   Ernest Koliqi. Më thotë shqip vetëm këto fjalë: “Këta i kanë bâmë të gjitha përgatitjet ushtarake për me e shkelë Shqipninë!” Un kam kohë me i thânë Ernestit: “M’a paçin faqen e zezë tradhtorët e poshtër!” Ernesti m’a kthen menji herë italisht, tue më lajmuem: “Ecco, do il microfono a Giro.” Ky po më thotë: “Caro Kruja, impellenti motivi di politica internazionale ci hanno costretti ad accelerare l’azione, e sarà un’ azione diretta, ormai, con le nostre forze armate; ma t’assicuro che tutto andrà secondo i nostri accordi, tutti i diritti dello Stato albanese saranno salvi”! [13]

Qe, or i dashuni mik, krejt rol’i im në ndryshimin e 39-s ky ka qênë. Un të thashë në fillim qi s’kam luejtun asnji rol n’atë ndryshim. Ti tash gjykoje vetë prej fakteve.

Mbas kumtimit telefonik të Giros, un u nisa menjiherë me të parin tren, për Grenoble për me lajmuem shokët. Ata m’u lutën qi t’u nissha për Romë për me pamë në se mund të hetojsha se me ç’programë politike e kishin nisun Italjanët atë veprim ushtarak. Sigurisht asgjâ, sado pak e mirë, s’mund t’ândrrohej mâ. Por, si ai qi âsht tue dekun e nuk do t’a besojë, m’a dhanë edhe atë rrugë: kush e di, thojshin, ndoshta i a sheh gjasën me folë edhe ndonji fjalë qi mund të lânë ndonji gjurmë të dobishme. Por un vota e s’mujta me pâmë kurrkênd mâ nalt se shefin e zyrës shqiptare në ministrí të jashtme. Dhe mora vesht se ndër rrugat e Durrsit po luftohej. U ktheva shpejt prap në Grenoble. Damë me i derguem Mussolinit nji telegrafë të këtilë: “Nel momento in cui la sorte della nostra Nazione si trova ormai esclusivamente nelle vostre mani, vogliamo sperare che dimostrerete la vostra magnanimità rispettando i suoi diritti di Stato indipendente”.[14] Këto fjalë nuk janë tekstuale, por si më kanë mbetun ndër mênd. Tekstin e ka pasë botuem krejt shtypi italjan. Më duket se ka qênë me 8 prill. Me 13 ose 14 prill, mbas kuvêndit të 12 prillit në Tiranë, si pamë qi u shpall bashkimi personal, të cilin na e kishim prapsun, si dhe formimin e nji qeverije shqiptare me të gjithë ministrat, si mâ parë, aty mbrênda edhe ministër të jashtëm, lufte e financash, na erdh pak shpirti e i dërguem Mussolinit nji telegrafë të dytë, tue i thânë se i pranojshim vêndimet e atij kuvêndi “me shpresë qi prej atyne vêndimeve do të dilte bashkimi i të tânë Shqiptarvet nën flamurin e Skënderbegut”. Edhe kjo telegrafë gjindet e botueme në shtypin italjan t’asaj kohe.

Me kaqe, pra, kjo themë mbaron e tash po shohim se ç’ka mâ letra e jote.

Po më pyet për rrânjën e fjalës katallâ. Mbas mendimit t’em, sigurisht vjen prej emnit të Katallâjve të Spanjës qi kanë qênë për shumë kohë mercenarë të mbretnisë byzantine në Ballkan e për nja nji shekull e mâ të zott e dukatit t’Athinës. Do të kenë qênë gjind të mbrapësht fort, qyshë se kanë lânë ndër ne at’ emën të keq. Por vetëm krahin’e Shkodrës e ka ruejtun këtë fjalë, gjeti s’e kam ndiem kurrkund. Ti, kur të duesh rrânjën e ndonji fjale shqipe, mos harro qi fjalor’ i Gustav Meyerit ka qênë botuem në Graz  e do të gjindet pa tjetër në bibliotekën e atyshme.

Âsht bâmë mâ se nji herë ndër letra t’ona fjala e Diario-s[15] së Cianos. Do t’ishte nji mëngesë e madhe prej anës s’ate me i lânë pa kënduem ato tri vllime. Por qyr e gjêje hua, se un kam në Italí librin dhe krejt pjesën qi i përket Shqipnisë të daktilografueme; e kur të kaloj andej n’udhtim për Amerikë, tash t’a çoj njânën ase tjetrën. Veç s’po dij ende se kur kam me e marrë këtë rrugë.

A âsht ende Maloki i bindun se Mustafa Kruja ka tradhtue Shqipninë?! Un e kam pasë çmuem horin e kur isha kryeministër, kam pasë menduem sa herë  me e grishun për me i dhânë rasë qi të bânte edhe ai dishka të dobishëm për atë vênd.

Me shumë shëndet

I yti

MKruja

  1. S. Thema qi kam zhvilluem në këtë letër âsht tepër aktuale për mue, prandej emnat e përmêndun në tê jesin thjesht ndore të Zotit e tande. I kam dërguem Shqipnisë së Lirë në Romë nji studim të gjatë mbi dInastín e Kastrijotvet.

[1]  Fren. : gjurmë shtypi, negativ fotografie, dokument i shkruem.

[2] Lat. : mbas faktit, mâ vonë

[3] It. : tepër kombëtarist

[4]  It. : fashistikisht

[5]  It. : nuk bie mâ shi sipër, me kuptimin se vendimi âsht marrë e nuk ka kthim mbrapa

[6]  It. : “vêndimi âsht i pakthyeshëm”

148 It. : “ Përgëzime, Kruja ! Tash u takon juve me folë e me na thane kur do t’i nisni veprimet tueja dhe mjetet qi ju duhen ; na jemi të vendosun dhe gati t’u ndihmojmë”.  Un i përgjigjem : “Falënderoj, edhe n’emën të shokëve dhe bashkëpuntorvet të mij qeverinë italiane, veçanërisht Duçen dhe ty qi e përfaqëson këtu para meje, si për vêndimin e marrun, si për ndihmën qi na premtohet. Përsa i përket veprimevet t’ona dhe mjeteve qi do të na duhen për atê punë, do të mundem me të njoftue vetëm mbas nji takimi me bashkëpuntorët e mij qi gjinden në Paris. Por nji gjâ duhet të jetë e qartë qysh tash : tue qênë se mes kombeve kurrë nuk jepet e nuk âsht zakon me u dhânë  gjâ pa nji shpërblim të barazvlershëm, un e pyes Qeverinë italiane, nëpërmjet  teje, nëse Italia do të jetë krejt e kënaqun me nji princ nga shtëpia Savoja mbi fronin e Shqipnisë, apo ka ndërmênd me pretendue edhe diçka tjetër. Do t’isha shumë i kënaqun sikur ti vetë të më jepnje nji përgjigje tashti, qi un të mundem me i kallzue shokëve të mij në Paris.” Giro : “Pa tjetër, mund t’i shpjegoj të gjitha tani. Pikë së pari në Romë âsht gjetun nji zgjidhje shumë mâ e arsyeshme dhe e përshtatëshme n’interesin e të dy palëve : do të ketë nji bashkim personal nën kunorën e Viktor Emanuelit III dhe të pasardhësvet të tij ; për mâ tepër, ndërmjet dy shteteve do të ketë nji shkrimje ushtarake, diplomatike dhe financiare”! Këtu Giro u ndal. Un : “Diçka tjetër ?” Giro : “Jo, s’ka tjetër ; Roma âsht e bindun se, me kushtet e parashtrueme, Shqipnia do të bâhet nji Vênd i lumtun dhe do të ketë përkrahjen e plotë t’Italisë për të gjitha aspiratat e saj legjitime si popull e si komb” Un : “ Atëherë, i dashun Giro, me këta kushte, përsa më përket mue dhe miqve të mij, Mbreti Zog mund të mbretnojë edhe njiqind vjet mbi fronin e Shqipnisë !” Giro i siellet atbotë Koliqit e e pyet : “Po ti Ernest çfarë thue ?” Koliqi : “Edhe un jam dakord me Kryetarin tem.” Giro : “E po, Kruja, ke qênë tepër i ashpër e i premë në shprehjet e tua. Mendohu dhe njiherë sonde e nesër në mëngjez bisedojmë prap” Un : “Un, i dashun Giro, thashë çfarë mendoj personalisht, tue ditun se interpretoj pikërisht ndjenjat e gjithë nacionalistëve  shqiptarë. Edhe sikur të mendohem gjithë jetën, nuk besoj se do t’i ndërronja as nji rrokje, as nji theks pohimit tim. Ndryshe do të jetë nëse, bie fjala,  ti nesër do të më thonje se i ke tejkalue krejtësisht porositë e kryetarëve tuej. Por të ndigjova tue i thânë Ernestit se të njâjtat gjâna i keni thânë atij së bashku me Jakomonin. Natyrisht nuk mund të ishit gabue të dy në të njâjtën mënyrë.”

[8]  It. : “Mendova me t’a lehtësue detyrën tande si ambasador karshi eprorëve tuej, tue e shkruejtë  bisedën tonë e tue e firmosë : ja ku âsht!”

[9]  It. : “ Nuk më ka ndodhun kurrë me këndue nji akt diplomatik si ky, plot me mohime të ngurta, pa asnji pohim a së paku një përpjekje për t’a zbutun disi shprehjen.”

[10]  It. : “Shihe ti Ernest, nëse mundesh t’a ndryshosh pak formën e pëlqimit të Krujës, tue e lânë thelbin siç e ka dashun ai.”

[11]  It. : “nji përfaqësi të të gjithë armëvet të forcavet  të lavdishme t’armatosuna italiane.”

[12]  Fren. : paraqitje

[13]  It. : “Po të kaloj Giron” ….. “ I dashun Kruja, arsye të forta të politikës ndërkombëtare na kanë shtrëngue me e shpejtue veprimin, e do të jetë nji veprim i drejt për drejtë, tashma me forcat tona t’armatosuna ; por të siguroj se gjithshka do të shkojë simbas marrëveshjeve t’ona, të gjitha të drejtat e Shtetit shqiptar do të ruhen.”

[14] It. : “Në çastin kur fati i Kombit t’onë gjindet krejtësisht në duert tueja,  duam të shpresojmë se ju do të tregoni shpirtmadhësinë tuej, tue respektue të drejtat e tij si nji Shtet i pamvarun.”

[15]  It. : Ditar

Gazeta franceze (1939): “Mbreti Zog, i cili gjendet në Suedi, ka me vete një qese me tokë shqiptare….”

Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Nëntor 2019

 

“La Voix du combattant et de la jeunesse” ka botuar, të shtunën e 5 gushtit 1939, në faqen n°2, një shkrim ku ka zbuluar asokohe një fakt të rëndësishëm dhe të panjohur për mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbreti në mërgim

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë erdhën nga Riga në Suedi.

 

Ata i përshtaten mërgimit, por qëndrojnë të denjë në fatkeqësinë e tyre mbretërore.

 

Mbreti ka fituar të gjitha simpatitë falë dinjitetit të tij dhe mbretëresha falë buzëqeshjes së saj, ndërsa princi trashgimtar është një buçko ngjyrë rozë.

 

Njëqind e një valixhe ndjekin udhëtarët mbretërorë, dhe disa prej tyre tërhoqën vëmendjen e policisë veçanërisht, ato që përmbanin ar dhe bizhuteri : pasurinë mbretërore shqiptare në udhëtim.

 

Patriot dhe i ndjeshëm, mbreti Zog ka gjithashtu një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.