VOAL

VOAL

LDK dhe hijet e së kaluarës – Nga Imer Mushkolaj

December 25, 2021
blank

Komentet

blank

Asociacioni duhet të kundërshtohet- Nga Ag Apolloni

Thonë se nëse nuk do ta pranojmë Asociacionin, do të ketë kthim mbrapa në raport me Perëndimin. Ndoshta duhet të kthehemi pak mbrapa, meqë s’i kemi çelë sytë kur kemi ecë përpara. Ma mirë me ecë pak mbrapa e me u kthy kah e mbara, se me ecë para drejt humnerës.

Nëse ecim qysh kemi ecë, jo në Evropë, po as në Prevallë s’kemi me mujtë me shkue, o vëllezër që iu keni hypë skijave! Së paku, jo kah Shtërpca.

E ju që keni luftu, qysh po mundeni me e përkrahë Asociacionin? Keni luftu, se nuk keni mujtë me duru kontrollin serb, e sot po lypni me ua dhanë serbëve një pjesë të Kosovës nën kontroll. Turp!

Asociacioni duhet të kundërshtohet. Jo me ia ba qejfin Kurtit, as me bâ nervoz Escobar-in, por me mbrojtë territorin e Kosovës.

U dashka me pranu Asociacionin për me na njoftë Serbia?! Serbia na njeh dhe na e njohim mirë. S’po na duhet njohja zyrtare e saj, përderisa ende s’ka kërku falje për gjenocidin që ka bâ në Kosovë.

Nëse formohet Asociacioni, atëherë Amerika s’do të mund të krenohet që na ka çlirue. Ta kundërshtosh Asociacionin domethënë t’ia njohësh meritën Amerikës për çlirimin e plotë e përfundimtar të Kosovës.

E kuptoj që Amerika është kritiku vazhdimisht, pa të drejtë, për intervenimin e saj në Kosovë, e kritikohet edhe tash, po pa të drejtë, se s’po e detyron Kosovën me pranu formimin zinxhiror serb të komunave me shumicë të pakicës serbe, mirëpo si superfuqi që është ajo mund ta tejkalojë edhe këtë presion evropian dhe t’i ofrojë mbështetje të plotë Kosovës të cilën e ka çliru vetë.

Përndryshe, na e dimë që Amerika mund të na detyrojë ta pranojmë Asociacionin, por kjo është njësoj si, pasi t’i kesh largu kriminelët nga fusha e luftës, të vendosësh mina në atë fushë dhe t’u thuash shqiptarëve: tash ecni lirisht se s’ka kriminelë! Asociacioni është tanësia e minave në Kosovë.
Asociacioni është problem mbipartiak. Nuk rrezikon partinë, po shtetin. Presioni për krijimin e tij duhet t’i shqetësojë të gjithë shqiptarët.

P. S.

Nëse flasim për dashni, unë e dua Amerikën ma shumë se Escobar-i. Por nëse flasim për drejtësi, çlirimtarët tanë amerikanë s’duhet të na bëjnë trysni.

blank

“Rama në pikë të hallit, jep dorëheqjen po e mori SPAK”, analisti Burimi: Të zgjidhet skandali “McGonigal” ose s’ka zgjedhje! Opozita të luajë me protestat

Analisti Genc Burimi me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Burimi deklaroi se nga kjo aferë kryeminsitri Rama “nuk fle i qetë”, ndërsa shtoi se pala shqiptare duhet të hetojë në lidhje me zhvillimet e fundit pasi është “më minimalja” për opinionin publik.

Sipas tij problemi është se nëse Rama thirret në SPAK ai do duhet të japë dorëheqjen, edhe nëse është i pafajshëm për shkak të mos ushtrimit të presonit të drejtësia.

Sakaq, ai foli edhe për situatën në prag të zgjedhjeve lidhur dhe me ngjarjet e fundit, duke thënë se amerikanët nuk duyan që dyshja Berisha e Meta të vijnë në pushtet, gjë që mund të bëjë ndikimin te drejtësia nga pala amerikane për mos hetimin e kryeministrit.

Burimi tha më tej se “McGongial” është një skandal i përmasave të mëdha, me anë të së cilit Rama ka dhënë mesazhin se çfarë është i aftë të bëjë në vend, nëse mund të arrijë te korruptimi i niveleve të tilla përtej Atlantikut.

Ai shtoi se në këtë rast ose duhet të ketë një zgjidhje të skandalit ose të mos ketë zgjedhje, pasi nuk do ketë besim te institucionet, duke lënë sipas tij opozitën t’i drejtohet “të mesmes së artë” të protestave.

“Edi Rama sigurisht që nuk është i qetë, nuk fle i qetë nga zhvillimet që e rrethojnë. Populli duhet të sqarohet, pala shqiptare duhet të hetojë, është më minimalja. Problemi është se nëse thirret Rama në SPAK, ai do japë dorëheqjen që të hetohet pa ushtruar presion te drejtësia. Ai nuk kërkon të hetohet se edhe nëse është i pafajshëm duhet të dorëhiqet. Nuk ka justifikim nga drejtësia që të mos hetojë.

Kjo drejtësi nuk është e pavarur, është e kapur nga institucioni amerikan që e ka vendosur, drejtësia ka si kumbarë politikën amerikane që vetë është e diskutueshme, siç e pamë me rastin e McGonigal. Nëse politika amerikane ka interes që drejtësia të mos hapë hetim, nuk hapet hetim. Yuri Kim sot në mënyrë të habitshme është bërë aq e heshtur sa Rama. Ose Kim respekton institucionet dhe nuk flet për një aferë nën hetim, ose është se vetë ambasada mund të jetë në hetim. Kjo ambasadë nëse kujtohemi që e heshtur në aferën e patronazhistëve, nuk tha asgjë për të. Sidoqoftë drejtësia është e kapur, kur të ketë nesër rotacion politik do kemi një drejtësi të trashëguar të kapur. Sot duhet të jemi të shqetësuar nga heshtja e drejtësisë që u shit si drejtësi e re dhe që do bënte namin.

Kur ndodhi funerali i Mbretëreshës së Anglisë, për arsye respekti asnjë lider nuk shkoi me makinë, vetëm njëri nuk hipi në autobus, Biden, që shkoi me limuzinë. Këta janë të mirë për të tjerët, por ku preket interesi i tyre thonë stop. Interesi amerikan preket në dy raste, nuk duan Berishën dhe Metën në pushtet, do bëjnë të pamundurën të mbajnë Ramën në pushtet. Rama në këtë moment nëse e ka bërë hapur, kjo është gjë e rëndë. Amerika nuk është zoti mbi tokë, është drejtësia.

Sot Rama është në pikë të hallit por nuk do e lërë Berishën të shkojë në zgjedhje me partinë e tij. McGonigal është një skandal, me Ramën që ka dhënë mesazh se kur ka arritur të korruptojë figura të larta jashtë vendit, imagjinoni se çfarë bën në Shqipëri. Berisha dhe Meta duhet t’i shtrojnë pyetje vetes nëse shkohet në zgjedhje me këtë kryeministër nëse atij nuk i ndodh gjë deri atëherë. Ose duhet të zgjidhet skandali, ose nuk duhet të ketë zgjedhje, se nuk ka besim te institucionet. Në kushte normale kjo opozitë nuk duhet të shkonte në zgjedhje, po nëse nuk shkon do kritikohesh se po e bën si Lulzim Basha. E mesmja e artë janë demonstratat, lëvizjet civile, këtë duhet të luajë opozita. Nëse Ramën e mbrojnë amerikanët, kam përshtypje se do ndodhë. Edhe historia McGonigal nuk u zbulua sot, e kanë ditur prej kohësh në SHBA. Doli sot për aryse të tjera, ka një rivalitet të ashpër mes Biden dhe Trump. Trump akuzon Biden se ka favorizuar të birin dhe thotë që është komplot i madh dhe Biden akuzon atë se ka favorizuar dhëndrin e tij për të përfituar financiarisht. McGonigal ka punuar edhe për një tjetër oligark rus më herët, nuk duhet të jemi aq naivë”, tha ai.

blank

Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar…

Mitrovica e Veriut, një nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë
Shkelqim Hysenaj

Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

Për krijimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që zhvillohet në Bruksel.

Me gjithë trysninë e faktorit ndërkombëtar, Kosova, deri më tash, nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti, në disa raste, ka përsëritur se në Kosovë nuk mund të formohen asociacione njëetnike.

Duke prezantuar draft-statutin, përfaqësuesi i organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee, tha se gjatë hartimit të tij, janë kujdesur që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ky është një projekt i pragmatizmit politik, sepse ne kemi menduar se do të vijë koha kur do të ishte i nevojshëm statuti i Asociacionit”, tha ai.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 18 janar, Schlee ka thënë se beson se ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

 

Çfarë parasheh draft-statuti?

Sipas këtij dokumenti, Asociacioni parashihet t’i ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të hyjë në fuqi pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas dokumentit, anëtare të këtij asociacioni mund të jenë dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca. Anëtarësimi është vullnetar dhe çdo anëtar duhet t’i përmbahet statutit.

Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban, si dhe rural.

“Asociacioni ka të drejtë të ketë buxhet të tijin, llogari bankare, prona, si dhe të angazhohet në transaksione financiare”, thuhet po ashtu në draft-statutin e prezantuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Një ndër nenet flet edhe për objektivat e Asociacionit, të cilat, siç thuhet, janë: forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimi i interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Në draft-statut thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe kompetenca të tjera shtesë, që mund të delegohen nga autoritetet qendrore, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sa i takon strukturës organizative, neni 6 parasheh që Asociacioni të ketë: kuvendin e Asociacionit, kryetarin e Asociacionit, nënkryetarin e Asociacionit, këshillin e Asociacionit dhe bordin e Asociacionit.

Neni 15 parasheh që Asociacioni të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës në shkëmbimin e informacioneve, në frymën e promovimit të demokracisë dhe multietnicitetit, bazuar në sistemin ligjor të Kosovës.

Sa i takon rregullimit ligjor, neni 16 parasheh që Qeveria e Kosovës, përmes një akti juridik, t’i japë Asociacionit statusin e subjektit juridik.

“Kjo përfshin të drejtën e zotërimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme” dhe të “bashkëpronësisë së shoqërive që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit”.

Shpenzimet e Asociacionit parashihet të jenë subjekt i auditimeve nga autoritetet kompetente, përfshirë Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës.

Sipas dokumentit në fjalë, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Sipas draft-statutit, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Qeveria dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës parashihet që të kenë qasje në rishikimin e buxhetit vjetor të Asociacionit, përpara se ai të miratohet.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar draft-statutin e prezantuar nga organizata gjermane.

Para publikimit të tij, zyrtarë të partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje – u takuan me zotin Schlee.

Në komunikatën dërguar mediave u tha se në këtë takim “u ritheksua qëndrimi i LV-së [Lëvizjes Vetëvendosje] kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese”, u tha po ashtu në komunikatë.

Deri më tash, nuk ka komente as nga Beogradi, por kur Friedrich-Ebert-Stiftung ka paralajmëruar publikimin e draft-statutit rreth dhjetë ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kjo nuk është punë e organizatave joqeveritare.

Publikimi i draft-statutit ndodh vetëm një ditë para se Ambasada amerikane në Prishtinë të organizojë një diskutim me përfaqësues politikë, qeveritarë dhe të shoqërisë civile për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky diskutim me “partnerët alternativë” është paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qysh në dhjetor.

Kurti, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 27 janar, ka thënë se nuk ka marrë ftesë për këtë diskutim, por ministri për Komunitete në Qeverinë e tij, Nenad Rashiq, e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Çfarë e dallon ‘Asociacionin’ nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)?

I themeluar në vitin 2001, Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizatë jofitimprurëse dhe anëtarë të tij janë autoritetet lokale të Kosovës.

Autoritetet lokale anëtarësohen në këtë asociacion nga Kuvendi i Asociacionit, pas vendimit të marrë në Kuvendin Komunal.

AKK-ja angazhohet që në Kosovë të zbatohen rregullat nga Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Mision i këtij asociacioni është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike.

Ai, po ashtu, angazhohet që të nxisë decentralizimin e pushtetit, përmes mbështetjes praktike dhe bashkëpjesëmarrjes mbi baza të barabarta, mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Mes tjerash, Asociacioni i Komunave të Kosovës fokusohet në rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të komunave për të siguruar kualitete të larta dhe efektive në shërbimet lokale, si dhe në demonstrimin se komunat e Kosovës janë të barabarta.

Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013, të arritur në Bruksel, parasheh që pjesë e këtij organizimi të jenë vetëm komunat që kanë shumicë të banorëve serbë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

Qeveria e tanishme e Kosovës e ka kundërshtuar më së shumti idenë e formimit të një asociacioni njëetnik, por edhe nga qeveritë e kaluara është konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Siç thuhet në marrëveshje, Asociacioni do të ketë për qëllim t’i përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, si dhe të ekonomisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Chollet dhe Escobar: Është koha të themelohet Asociacioni

Komuniteti ndërkombëtar, javëve të fundit, e ka rritur trysninë mbi Qeverinë e Kosovës që të nisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar në fillim të janarit në Prishtinë, ku ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani – përfshirë atë për Asociacionin.

VIDEO: Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”.

Këtë kërkesë, Chollet e ka përsëritur edhe më 30 janar në një tekst bashkautorial me Escobarin, i cili është publikuar nga disa media lokale në Kosovë.

Chollet dhe Escobar kanë thënë se ndër qëllimet më të rëndësishme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për “marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, por si çështje kritike në këtë qëllim e kanë cilësuar themelimin e Asociacionit.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe, për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet, si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, kanë shkruar Chollet dhe Escobar.

Ata kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë zgjidhje.

Më herët, Kurti, duke iu përgjigjur një kërkese të SHBA-së që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Serbi insistojnë se nuk mund të ketë dialog për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën, pa themelimin e këtij asociacioni.

blank

SHBA: Koha për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë

Zoti Chollet duke biseduar në Beograd me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Gabriel Escobar dhe me Ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill

VOA

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Në një shkrim të përbashkët të publikuar në Koha.net dhe Kossev, diplomatët amerikanë thanë se Kosova dhe Serbia duhet të pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që do të ndërpriste ciklin e krizave dhe konfrontimit dhe të çonte përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian.

Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë”, thuhet në shkrim në të cilin theksohet se ndër detyrat më thelbësore mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Duke nënvizuar se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është detyrim ligjor ndërkombëtar, të dy diplomatët theksuan se asociacioni “do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për t’i bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal”. Sipas tyre asociacioni është “mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës”.

Zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin, thuhet më tej “nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj. Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që ta ofrojë vizionin e saj për këtë Asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të qytetarëve”.

Në tekst theksohet se përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së ka vënë në pah se ekzistojnë 14 aranzhime të ngjashme brenda Bashkimit Evropian – “asnjëri nga to nuk cenon sistemet evropiane të qeverisjes efektive. Brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Kosova mund të refuzojë opsionet që kërcënojnë strukturën e saj ligjore, por nuk mund të refuzojë zotimet e saj. Si vendi më pro Kosovë në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të mbështesin popullin e Kosovës për të siguruar që struktura e saj kushtetuese dhe ligjore nuk cenohet”, thuhet në shkrimin e përbashkët të diplomatëve amerikanë. Të plotë mund ta lexoni këtu.

Shkrimi u publikua një ditë para një takimi të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar këtë çështje që është pika më e vështirë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha javën që lamë pas se marrëveshja për Asociacionin nuk mund të trajtohet me përparësi ndaj marrëveshjeve të tjera. Ai tha se asociacionet e komunave që janë njësi territoriale dhe jo vetëm administrative, mbi baza etnike bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Andaj le të zhvillohen sa më shumë takime e diskutime mirëpo për normalizim të marrëdhënieve që na shpie më afër e drejt BE-së për paqe afatgjate e stabilitet të qëndrueshëm, për siguri për të gjithë pa diskriminuar asnjë njeri nevojitet njohja reciproke në qendër, jo Asociacioni në qendër, as Asociacioni parakusht por njohja reciproke në qendër. E ka thënë presidenti Biden, e ka thënë Kancelari Scholz dhe unë po ua përsëris këtu njëjtë”, tha kryeministri Kurti.

Diplomatët perëndimorë po u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që nuk parasheh njohje të ndërsjellë por përkushtim të të dyja palëve që të mos e pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Kryeministri i Kosovës, tha se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime rreth një marrëveshjeje që duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, por jo asociacionin në qendër.

Në Beograd presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të përballej me pasoja të rënda nëse nuk do ta pranonte propozimin që sipas tij është shndërruar në kuadër të ri negociues të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.

blank

BBC në bunkerin e Enver Hoxhës: U frymëzua nga Koreja e Veriut, qëllimi ishte të përballonte sulmet kimike

Gazetarja e BBC, Bettany Hughes, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të vizituar bunkerin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në kuadrin e rubrikës ‘Mrekullitë e Shqipërisë’ në ‘BBC World’, Hughes ka bërë një dokumentar dedikuar bunkerit poshtë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, që ishte ndërtuar për të përballuar edhe një luftë nukleare.

“Ky është bunkeri sekret më i madh në të gjithë vendin. Është të paktën 5 kate nën dhe qëllimi i tij ishte të përballonte sulmet kimike dhe nukleare Janë qindra dhoma në këtë bunker, me qëllime të ndryshme. Kështu, ti ke dhomat e dekontaminimit, apo ato për komandantët e ushtrisë dhe pastaj, është kjo kinema apo teatër, vërtetë i çuditshëm dhe gjithashtu i bukur, ku oficerët vinin për të marrë komanda dhe për të parë deklaratat publike të qeverisë. Ideja e gjithë kësaj ishte që edhe nëse një luftë nukleare do të zhvillohej, një formë e çuditshme e jetës, të mund të vazhdonte këtu poshtë”. Kjo është dhoma personale e Enver Hoxhës…Dhoma e ish-diktatorit ishte një nga më të sigurtat në bunker, ndërsa projekti i tij është frymëzuar nga një vizitë në Korenë e Veriut. Bunkerët e krijuar nga ish-diktatori Hoxha nuk qenë të nevojshme asnjëherë, pasi nuk pati asnjë sulm nuklear, por pati vetëm një varfëri shkatërruese. Gjatë regjimit të Hoxhës, populli shqiptar u bë një nga më të varfrit në botë,” thotë gazetarja.bw

blank

“McGonigal”- Çështja e mikut të kryeministrit Rama shkon në kongresin amerikan, republikani Jordan: FBI u përdor si armë politike, do hetohet

Kongresmeni republikan, Jim Jordan, u kërkoi demokratëve të bashkohen me republikanët në nisëm që synon të hetojë “armatizimin” e qeverisë federale.

Jordan, një mbështetës i fortë i Trumpit, u shpreh ndër të tjera se edhe për atë që e quajti “armatizimin” e agjencive federale, duke kritikuar FBI-në ndërsa përmendi Charles McGonigal, agjentin special të ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018.

“FBI ka spiunuar fushatën e presidentit, ka ndryshuar provat përpara gjykatës FISA, ka paguar një burim njerëzor konfidencial edhe pse e dinin se burimi njerëzor konfidencial i kishte gënjyer”, ka deklaruar ai.

McGonigal u akuzua të hënën e kaluar se punonte me Oleg Deripaskën, ndërsa në aktakuzë përmendet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, për disa takime të padeklaruara me zyrtarin e FBI.

Departamenti i Drejtësisë (DOJ) tha se McGonigal, i cili mori pjesë në hetimin e oligarkëve rusë, mori para nga Deripaska në 2021 për të hetuar një tjetër oligark. Agjenti special ka punuar gjithashtu në vitin 2019 për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Deripaska, sipas AP.

Së fundmi, Dhoma e Përfaqësuesve ka krijuar një komitet të posaçëm, që do të hetojë përdorimin e agjencive federale si armë kundër të djathtëve.

Komiteti, që drejtohet nga republikani Jim Jordan, do të ketë autoritet të gjerë për të hetuar Departamentin e Drejtësisë, agjencitë e inteligjencës si FBI dhe CIA, por edhe kompani private si Twitter.

Komiteti do ketë një buxhet të jashtëzakonshëm dhe do të hetojë akuzat se këto agjenci kanë dhunuar të drejtat civile.

Komiteti do përbëhet nga 12 republikanë dhe 9 demokratë.bw

blank

Ekspertët serbë: Pasojat e retorikës anti-perëndimore të përdorur prej vitesh nga Vuçiçi

VOA/Artan Haraqija

Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ata pohojnë se reagimet janë pasojë e retorikës anti-perëndimore të përdorur prej vitesh nga vetë presidenti serb. Sidoqoftë, analistët me të cilët bisedoi kolegu Artan Haraqija vlerësojnë se politika serbe nuk ka një figurë më të fuqishme se sa zoti Vuçiç që të përballet me këto reagime dhe pranimi i propozimit evropian mund ta nxjerrë atë fitues në nivel ndërkombëtar.

Pranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përbën një ndryshim të madh të politikave të tij nacionaliste, thanë për Zërin e Amerikës analistët, Maja Pishçeviç, eksperte nga Beogradi e Këshillit të Atlantikut dhe gazetari Boshko Jakshiç.

Kemi ardhur deri te pika kur duhet të pyesim, çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me Kosovën?

“Kemi ardhur deri te pika kur duhet të pyesim, çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me Kosovën? Gjithmonë kam vlerësuar se konflikti duhet shmangur… Vlerësoj se është e rëndësishme të kërkojmë zgjidhje kompromisi”, tha presidenti serb në fillim të konferencës së 23 janarit ku në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pranoi propozimin që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë një konference me gazetarë në Beograd - 23 janar 2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë një konference me gazetarë në Beograd – 23 janar 2023

Sipas presidentit serb, propozimi përfshin edhe pikën sipas së cilës Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata si Këshilli i Evropës, NATO dhe me gjasë edhe OKB.

Situata në të cilën është tani zoti Vuçiç është një lloj bumerangu. Mendoj se kjo mund të jetë e rrezikshme”

“Situata në të cilën është tani zoti Vuçiç është një lloj bumerangu. Atmosfera dhe mjedisi, që në masë të madhe është krijuar nga vetë zoti Vuçiç, e armiqësoi Serbinë me Perëndimin dhe tani është vetë ai që duhet të merret me këtë problem. Mendoj se kjo mund të jetë e rrezikshme”, tha për Zërin e Amerikës zonja Pishçeviç.

Qëndrim të njëjtë ka edhe gazetari, Boshko Jakshiç.

Kjo do të ishte një lloj drejtësie kozmike  që ai (presidenti Vuçiç) i cili aktivisht e krijoi problemin e Kosovës, tani duhet ta zgjidhë atë”

“Anëtarët e partisë së tij dhe këtu po flas për 700 000 anëtarë, që presidenti e përmend shpesh me krenari, tani janë në gjendje shoku dhe të hutuar: si ka mundësi që ai i cili u mësonte atyre se Kosova është pjesë e Serbisë, tani po ndryshon politikën e tij. Atij do t’i duhet kohë për të qetësuar këtë gjë. Nëse ai nënshkruan marrëveshje për Kosovën, kjo do të ishte një lloj drejtësie kozmike që ai i cili aktivisht e krijoi problemin e Kosovës, tani duhet ta zgjidhë atë” tha gazetari serb, Boshko Jakshiç.

Analistët, Maja Pishçeviç, eksperte nga Beogradi e Këshillit të Atlantikut dhe gazetari Boshko Jakshiç gjatë bisedës me Zërin e Amerikës.

Analistët, Maja Pishçeviç, eksperte nga Beogradi e Këshillit të Atlantikut dhe gazetari Boshko Jakshiç gjatë bisedës me Zërin e Amerikës.

Ky vendim, marrë parasysh qëndrimet e ashpra ndër vite të presidentit serb, që mbështetet në përkrahjen ruse në qasjen ndaj Kosovës, dukej i pamundur deri më 23 janar.

Serbia kurrë nuk ka bërë dhe nuk do bëjë diçka të dëmshme për interesat e Federatës Ruse”, tha presidenti serb pas takimit me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov në Beograd më 2018.

Dy vjet më vonë presidenti serb nuk la asnjë dyshim se ishte i gatshëm t’i thoshte jo integrimit në BE nëse i kërkohej ta njihte Kosovën dhe ta lejonte atë të bëhej anëtare e OKB-së.

“…Që të jem i qartë, përgjigja jonë do të jetë ‘jo'”,tha udhëheqësi serb në Beograd në qershorin e vitit 2020.

Presidenti Vuçiç i ka qëndruar besnik Moskës edhe pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë.

Fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator të vitit të kaluar ishte pothuajse i tëri një sulm ndaj perëndimit.

“Shumë në këtë sallë kanë probleme me respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Doni ta dini pse? Sepse ata e kanë pushtetin në duart e tyre dhe në sytë e tyre, ne jemi të vegjël dhe të dobët”, tha presidenti serb.

Perëndimi nuk e ka ndëshkuar dualizmin e politikës së Aleksandër Vuçiçit, që njëkohësisht kërkon integrimin në BE, por edhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Moskën. Jo rrallë herë kjo interpretohej si çështje që kishte adresë vetëm votuesin serb. Dhe, votuesi serb dëgjonte me vëmendje.

Serbia është ndër vendet e rralla ku mijëra veta kanë protestuar më se njëherë në përkrahje të Moskës pas agresionit rus në Ukrainë. Qëndrimet pro-ruse në Serbi kanë shkuar aq larg, sa ato i janë kthyer kundër edhe vetë zotit Vuçiç, kur ai bënte përpjekje që të shkëputej sadopak nga lidhjet me Rusinë.

Unë erdha në këtë tubim… për të mbështetur Rusinë, duke kundërshtuar edhe veprimet e autoriteteve të Beogradit”

“Unë erdha në këtë tubim… për të mbështetur Rusinë, duke kundërshtuar edhe veprimet e autoriteteve të Beogradit, të cilët morën vendimin e turpshëm për të votuar kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara”,tha Mladen Obradoviç, një protestues serb pro rus në muajin prill të vitit 2022.

Me gjithë shqetësimet, analistët serbë besojnë se Aleksandër Vuçiç mund ta përballojë me sukses reagimin e ashpër që mund të ndodhë në rast të një marrëveshjeje me Kosovën. Zonja Pishçeviç, përmend një mori mediash që kontrollohen nga presidenti serb dhe tani, thotë ajo, po vërehen sinjale të vogla se gjuha e përdorur prej tyre po ndryshon.

Është hera e parë pas shumë kohësh që shoh shtypin duke folur për nevojën e vendit tonë për t’u kthyer nga perëndimi”

“Është hera e parë pas shumë kohësh që shoh shtypin duke folur për nevojën e vendit tonë për t’u kthyer nga perëndimi. Shumë prej tyre nuk e thonin këtë në të kaluarën. Më së shumti publikonin kritika për presionin që i behej Serbisë dhe se perëndimi nuk i mban premtimet”, vlerëson për Zërin e Amerikës, Maja Pishçeviç.

“Nëse zoti Vuçiç e zgjidh problemin, mendoj se ai mund të vazhdojë lehtësisht të jetë një nga autokratët e preferuar të Evropës, siç e cilësoi dikur Angela Merkel (ish kancelarja e Gjermanisë). Nëse presidenti Vuçiç tregon gatishmëri, siç edhe duket, për marrëveshje atëherë ai mund të dalë nga kjo situatë si fitues në nivel ndërkombëtar. Por, jo një fitues në skenën vendore. Kritikat tani kanë filluar, do të ketë shumë armiq nga brenda. Pyetja është, pse zoti Vuçiç, i cili vetë është krijuesi i një politike dhe atmosfere të tillë në Serbi, po bën këtë kthesë të madhe tani?”, pyet gazetari serb, Bosko Jakshiç.

Analistët serbë thonë uniteti i perëndimit i treguar në Prishtinë dhe Beograd, nga tri shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia me përkrahjen e Uashingtonit, nuk i ofron më mundësi për manovrime asnjërës palë, pasi pasojat janë të qarta, një gjë që e pranoi publikisht edhe presidenti serb.

Nëse nuk e pranoni, procesi i negociatave për integrim evropian do ndërpritet. Do ndërpriten investimet, do t’i bëhen dëme të mëdha Republikës së Serbisë”

“Që në fjalinë e dytë më është thënë, duhet ta pranoni këtë plan. Nëse nuk e pranoni, procesi i negociatave për integrim evropian do ndërpritet. Së dyti, do ndërpriten dhe tërhiqen investimet e huaja dhe me të gjitha masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ndërmerren, do t’i bëhen dëme të mëdha Republikës së Serbisë. Kjo më është përsëritur tre herë”, tha presidenti Vuçiç më 23 janar.

Pranimi i këtij propozimi nuk është përkrahje për zotin Vuçiç. Ajo do të ishte një vendim për të ardhmen e Serbisë”

“Shqetësimi im është kur dëgjoj opozitën duke thënë se nuk duam ta mbështesim zotin Vuçiç sepse, tani, kur ai ndodhet përballë kësaj zgjedhjeje të vështirë ka dëshirë ta ndajë përgjegjësinë dhe barrën me ne. Unë mendoj se kjo është e gabuar. Pranimi i këtij propozimi nuk është përkrahje për zotin Vuçiç. Ajo do të ishte një PO për të ardhmen e Serbisë. Ne kemi humbur mijëra të rinj të shkolluar vetëm gjatë vitit të kaluar. Largimi i trurit nga vendi është tejet i rrezikshëm. Pranimi i propozimit është PO edhe për dhjetëra mijëra serbët e Kosovës”, tha zonja Pishçeviç.

Me një marrëveshje për Kosovën, Serbia mund të zvogëlojë kapacitetin shantazhues të Rusisë, sepse në Moskë e përdorin Kosovën gjatë gjithë kohës”

“Ndryshe nga opozita, përfshirë atë pro-evropiane unë nuk kam asgjë kundër që ai ta zgjidhë problemin. Kushdo që e zgjidh atë shpëton Serbinë, Kosovën dhe ndoshta tërë rajonin, shpëton unitetin evropian, që është i nevojshëm për t’u përballur me Rusinë. Me një marrëveshje për Kosovën, Serbia mund të zvogëlojë kapacitetin shantazhues të Rusisë, sepse në Moskë e përdorin Kosovën gjatë gjithë kohës, duke u paraqitur si mbështetës të integritetit territorial të Serbisë”, vlerëson gazetari Boshko Jakshiç.

Analistët serbë thonë se trysni e ngjashme nga perëndimi është bërë edhe ndaj Prishtinës. Por, sfida e kryeministrit Kurti, sidomos me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për çfarë ai është kritikuar sidomos nga Uashingtoni, nuk është sfidë më e madhe se sa ajo me të cilat përballet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili, sipas tyre, duhet të bëjë kompromis me diçka që shkon në kundërshtim me të paktën dy dekada të të bërit politikë në Beograd, ku Kosova vazhdon të trajtohet si pjesë e pandashme e Serbisë.

blank

Investigimi i NY Times për mikun e Ramës- Si e rekrutoi oligarku rus agjentin që iu vu pas, ndihmoi vajzën e ish-diplomatit sovjetik për…

FBI është përpjekur të rekrutojë miliarderin Oleg Deripaska, një oligark rus i aluminit, si informator, por në vend të kësaj, një nga agjentët e tyre kryesorë dhe njëherazi mik i kryeministrit Rama, Charles McGonigal përfundoi duke punuar për të.

Byroja Federale e Hetimit u përpoq të rekrutonte Deripaskën rreth vitit 2014, me shpresën se ai mund të hidhte dritë mbi krimin e organizuar dhe më vonë, ndërhyrje të mundshme në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Një dekadë më vonë, Deripaska mund të ketë kthyer situatën ndaj FBI-së, pasi Prokurorët thonë se oligarku rekrutoi një nga agjentët kryesorë të byrosë, pikërisht kur doli në pension, për të kryer një punë që sipas tyre shkelte sanksionet e SHBA. Akuzat e zbuluara këtë javë kundër Charles McGonigal, i cili drejtonte njësinë e kundërzbulimit në zyrën në terren të byrosë në Nju Jork dhe hetonte oligarkët rusë, duke përfshirë Deripaskën, sipas aktakuzës treguan shtrirjen e oligarkut në nivelet më të larta të pushtetit të SHBA.

Nuk ka asnjë tregues në aktakuzën e Manhattan-it që McGonigal punonte për Deripaska ndërsa ishte ende i punësuar në FBI. Megjithatë, rasti, dhe një padi paralele në Uashington që e akuzoi McGonigal për marrjen e të paktën 225,000 dollarëve pagesa sekrete nga një ish-punonjës i një shërbimi inteligjent shqiptar ndërsa ishte ende në agjenci ka ngritur pikëpyetje se sa i kompromentuar mund të ketë qenë ai.

Deripaska kishte qenë në radarin e autoriteteve amerikane për vite me radhë dhe mbetet nën sanksione. Ai njihej si aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa Departamenti i Thesarit kishte raportuar se ai kishte lidhje me krimin e organizuar.
“Deripaska është një person i njohur për këdo që ndjek Rusinë,” tha Daniel Fried, një ish-ambasador i SHBA në Poloni dhe një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit që ndihmoi në krijimin e sanksioneve kundër Rusisë. “Unë nuk do të kisha pranuar një ftesë për drekë nga Deripaska,” shtoi ai. Implikimet e akuzave kundër McGonigal janë alarmante, tha Fried. “Në një kuptim më të gjerë, duket se sugjeron se ndikimi korruptues i oligarkëve rusë, paratë, është real.”

Në një deklaratë, një zëdhënëse e zotit Deripaska, Larisa Belyaeva, tha se ai nuk e punësoi McGonigal për asnjë qëllim dhe se ai kurrë nuk ka qenë i afërt me presidentin Putin. Për vite me radhë, zoti Deripaska, ka punësuar një ushtri të vogël lobistësh, avokatësh, konsulentësh dhe fiksuesish për të mbrojtur biznesin dhe interesat e tij personale dhe për të lehtësuar aksesin e tij në vendet perëndimore.
Megjithatë, muajt e fundit, prokurorët federalë në Nju Jork kanë akuzuar disa nga ata përfaqësues në padi që i akuzojnë ata për një sërë shkeljesh të sanksioneve. Deripaska u padit vetë vjeshtën e kaluar, me autoritetet që thanë se ai kishte planifikuar që e dashura e tij të lindte fëmijën e tyre në Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, autoritetet amerikane thanë se ai nuk ishte arrestuar dhe konsiderohej i arratisur.

Deripaska u bë i pasur duke mbizotëruar ndaj rivalëve dhe partnerëve në vitet 1990, kur rusët e lidhur mirë konkurruan për kontrollin mbi burimet shtetërore në prag të rënies së Bashkimit Sovjetik. Ai fitoi një reputacion si i pamëshirshëm dhe kontestues. Ai gjithashtu bëri lidhje me figura të fuqishme, veçanërisht në Britani. Ai kaloi vite duke u përpjekur për të blerë respekt dhe besueshmëri në Shtetet e Bashkuara, Londër dhe gjetkë, duke pritur parti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, duke punësuar ish-zyrtarë të lartë amerikanë si lobistë dhe duke u ballafaquar me figura të fuqishme politike britanike.

Megjithatë, administratat në Uashington u përpoqën të kufizonin aftësinë e tij për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht ndërmjetësimeve personale nga zoti Putin. FBI kontrolloi shtëpitë miliona dollarëshe të lidhura me Deripaskan në vitin 2021, si pjesë e hetimit nëse ai kishte shkelur sanksionet e vendosura ndaj tij. Deripaska erdhi në vëmendje më të gjerë të publikut në Shtetet e Bashkuara rreth zgjedhjeve të vitit 2016, sepse ai kishte punësuar Paul Manafort, kryetar i dikurshëm i fushatës së Donald Trump, si këshilltar.

Përafërsisht nga viti 2014 deri në vitin 2016, FBI u përpoq ta gjykonte Deripaska si një informator potencial, duke kërkuar informacion mbi krimin e organizuar rus dhe për ndihmën e mundshme ruse për fushatën e Trump, raportoi The New York Times në 2018. Në një moment, raportoi The Times, agjentët u shfaqën në dhomën e zotit Deripaska në shtëpi në Nju Jork dhe i bëri presion për zotin Manafort dhe nëse ai kishte shërbyer si një lidhje midis fushatës së Trump dhe Kremlinit.  Sipas aktakuzës, në vitin 2018, McGonigal shqyrtoi një “listë të klasifikuar në atë kohë të oligarkëve me lidhje të ngushta me Kremlinin”, të cilët po konsideroheshin për sanksione.

“Që të paktën që nga viti 2016, Rusia ka qenë fokusi qendror i kundërzbulimit të FBI dhe qeveria e SHBA-së”, tha Brandon L. Van Grack, një avokat në praktikën private, i cili ishte prokuror për hetimin e Robert S. Mueller për përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. “Ky ish-agjent ishte po aq i vetëdijshëm për këtë shqetësim sa çdokush në FBI”
Në prill 2018, administrata Trump njoftoi sanksione ndaj shtatë oligarkëve dhe kompanive që ata zotëronin ose kontrollonin si ndëshkim për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, aneksimin e Krimesë në 2014 dhe akte të tjera.

Deripaska dhe kompania e tij, Rusal, ishin mes tyre. Në njoftimin e sanksioneve, zyrtarët e Thesarit të SHBA cituan lidhjet e zotit Deripaska me një zyrtar të lartë rus dhe punën e tij në sektorin energjetik të Rusisë. Autoritetet thanë se ai ishte hetuar për pastrim parash dhe ishte akuzuar për kërcënimin e rivalëve të biznesit, përgjimin e paligjshëm të një zyrtari qeveritar dhe pjesëmarrjen në zhvatje dhe shantazh. Ata cituan gjithashtu akuza se zoti Deripaska kishte korruptuar një zyrtar qeveritar, kishte urdhëruar vrasjen e një biznesmeni dhe kishte lidhje me krimin e organizuar rus.

Deripaska mohoi akuzat, të cilat aleatët e tij kanë thënë se janë ndëshkim për refuzimin e bashkëpunimit me autoritetet amerikane. Në vitin 2019, administrata Trump hoqi sanksionet kundër kompanive të zotit Deripaska sipas një marrëveshjeje që synonte të zvogëlonte kontrollin dhe pronësinë e tij, megjithëse një dokument konfidencial tregoi se marrëveshja mund të ketë qenë më pak ndëshkuese sesa reklamohej.
Për zotin Deripaska, sanksionet përfaqësonin jo vetëm një kërcënim ekzistencial për biznesin e tij, por një refuzim të imazhit të ndërmjetësit të pushtetit kozmopolit që ai kishte kërkuar prej kohësh të projektonte në Perëndim.

Deripaska u kundërpërgjigj, duke kërkuar të zhbëjë sanksionet ose të pakësojë efektin e tyre potencialisht vdekjeprurës në bizneset e tij. The Times raportoi në fund të 2018 se një përpjekje e fshehtë lobimi nga ekipi i tij i avokatëve, konsulentëve, bankierëve dhe aleatëve të lidhur mirë kishte bërë “përparim të konsiderueshëm”, duke përfshirë shtyrjet fituese të sanksioneve.
“Një nga rreziqet e sanksionimit të njerëzve të pasur është se ata janë më të pozicionuar për të luftuar”, tha Carlton Greene, një ekspert ndërkombëtar për sanksionet dhe pastrimin e parave. Nuk është e qartë nga aktakuza se si McGonigal hyri në radarin e Deripaskas.

Sipas aktakuzës kundër McGonigal, ndërsa ai ishte ende duke punuar për byronë në vitin 2018, Sergey Shestakov, një ish-diplomat sovjetik dhe rus dhe përkthyes i cili gjithashtu u akuzua në këtë rast e prezantoi McGonigal me email me një punonjës të Deripaska. Ai person u identifikua në akuza si Agjenti-1 dhe u përshkrua si një ish-diplomat sovjetik dhe i Federatës Ruse.

Sipas aktakuzës, Shestakov i kërkoi McGonigal të ndihmonte vajzën e Agentit-1, një studente kolegji, të merrte një stazh në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në fushën e antiterrorizmit, mbledhjes së inteligjencës ose “ndërlidhjes ndërkombëtare”. McGonigal i tha një vartësi të FBI se ai donte të rekrutonte agjentin-1, të cilin ai e përshkroi si një oficer të inteligjencës ruse, thuhet në aktakuzë. Aktakuza thotë se McGonigal pranoi ta ndihmonte vajzën dhe me ndihmën e një kontakti në Departamentin e Policisë ai siguroi një takim për të me një rreshter policie.

Në vitin 2019, pas daljes në pension, McGonigal prezantoi agjentin e zotit Deripaska në një firmë ligjore ndërkombëtare në Manhatan për të ndihmuar Deripaska që të hiqeshin sanksionet, sipas aktakuzës. Gjatë negociatave, McGonigal u takua me Deripaska në Londër dhe Vjenë, thanë prokurorët. Kur Deripaska nënshkroi me firmën, ajo solli McGonigal si konsulent dhe hetues. Në pranverën e vitit 2021, Agent-1 filloi negociatat me McGonigal për të punuar drejtpërdrejt për Deripaskan, pa firmën ligjore. Ai donte që McGonigal të hetonte një rival biznesi, sipas aktakuzës.

Midis gushtit dhe nëntorit 2021, sipas prokurorëve, Deripaska bëri pagesa për  Shestakov dhe McGonigal nga një bankë ruse përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi. Në tetor të atij viti, agjentë e FBI kontrolluan shtëpitë e lidhura me zotin Deripaska në New York City dhe Washington. Më 21 nëntor 2021, agjentë e FBI sekuestruan pajisjet elektronike të Shestakov dhe McGonigal.bw

blank

“Në Tiranë, u dashurova me vajzën e një funksionari të lartë, por na penguan, asaj i hoqën fëmijën nga barku, ndërsa të atin e…”- Historia tronditëse e kongolezit që erdhi në Shqipëri

Ishte vendi ku nisi të kuptonte botën, por ku u ndërgjegjësua se kjo botë ishte jo vetëm e egër dhe e vështirë, siç është për të gjithë, por veçanërisht e padrejtë me të. E kuptoi këtë për herë të parë, kur nuk ia vunë shallin e pionierit si gjithë fëmijëve të tjerë shqiptarë, kur mbushnin moshën, megjithëse veshët i kishte plot me tallash propagande për partinë që e donte shumë, por që Zhozefi ende i vogël, habitej si nuk mund ta shihte dhe aq më tepër që nuk e ndiente aspak dashurinë e saj për të.

Do t’i duhej të rritej edhe ca për të kuptuar se e keqja më e madhe i vinte nga ngjyra e lëkurës, por edhe nga një regjim që funksiononte në mënyrë të çuditshme, si me hënë, që në vitet gjashtëdhjetë e deshi, e rriti dhe e shkolloi, ndërsa pas viteve shtatëdhjetë e përbuzte, e shihte si agjent të mundshëm dhe e mbante larg. Aq sa thotë se, në 13 vjet që jetoi në Tiranë, fillimisht si student dhe më vonë si mjek, nuk zuri asnjë shok.

Dhe nuk ka sesi të mos i duket e huaj Tirana pas kaq vitesh, në rikthimin e tij të parë.

Megjithatë thotë se e ka ndjekur ndryshimin e saj si edhe të Shqipërisë gjatë këtyre viteve që ka qenë në emigracion, nëpërmjet televizorit satelitor. “Unë shoh vetëm televizionet shqiptare, dëgjoj radiot shqiptare dhe lexoj gazetat shqiptare në internet”, – thotë Zhozefi, i cili që nga viti 1992 jeton në Bruksel, ku tanimë ka krijuar një familje të re dhe ka një vajzë të bukur katër vjeçe, me gruan e tij të dytë, Elizabetën.

Ka mësuar një gjuhë tjetër, frëngjishten, është martuar me një belge, ka bërë studime të tjera plotësuese dhe tanimë punon si dentist në Bruksel dhe nëse nuk e mori kurrë nënshtetësinë shqiptare, tanimë ka atë belge. Kjo sigurisht nuk e ka bërë të ndihet belg, ashtu si nuk ndihet as plotësisht kongolez, megjithëse atje ka ri gjetur nënën e tij dhe motrën.

Në moshën 47 vjeçare, Zhozef Makanga, ndihet një njeri pa identitet të vërtetë, ashtu sikurse edhe shokët e tij me ngjyrë të Shqipërisë komuniste që, në Kongo tani i quajnë shqiptarë dhe në Shqipëri, i kanë quajtur gjithmonë kongolezë.

Rrëfimi

Historia e panjohur e ardhjes në Shqipëri të fëmijëve me ngjyrë gjatë regjimit komunist, sipas rrëfimit të njërit prej tyre, Zhozef Makangës. Si erdhën dhe u larguan nga Shqipëria pa marrë kurrë statusin e shqiptarit?! Si i fshihnin kur shkonte Mehmet Shehu në Vlorë, paragjykimet e njerëzve dhe damkosja si agjentë…?!

Fëmijët e Afrikës në Shqipërinë komuniste

Ishte vetëm tetë vjeç kur la Kongon, vendlindjen e tij. Bëhet fjalë për vitet gjashtëdhjetë kur, Kongoja bënte përpjekje për të dalë nga kolonizimi. “Kongo kishte qenë koloni belge për rreth tetëdhjetë vjet dhe në vitet gjashtëdhjetë, nisën lëvizjet për pavarësi. Babai im u vra gjatë këtij rebelimi”, – kujtonte Zhozefi, i cili fill pas vrasjes së të atit, që ishte kundër regjimit, u zhvendos në një shtet tjetër afrikan për dy vjet, derisa në fund të vitit 1965, erdhi në Shqipëri së bashku me fëmijë të tjerë, kryesisht nga vendet afrikane.

“Kishte nga ata që i çuan në Poloni, në Çekosllovaki e vende të tjera. Mua më sollën në Shqipëri”, – shprehet ai, duke shtuar se një pjesë e mirë e këtyre fëmijëve, kishin patur prindër në poste të larta shtetërore dhe që për shkak të ndërrimit të regjimit, ishin në rrezik në vendin e tyre. “Kishte shumë fëmijë ministrash e nëpunësish të lartë shtetërorë. Madje thuhej se edhe fëmijët e Kabilës, kanë qenë në Shqipëri”, – rrëfente Zhozefi, duke shtuar se një pjesë e fëmijëve të ardhur, ishin fare të vegjël, ndërsa ai ishte tetë vjeç, kur mbërriti në Shqipëri.

“Na sollën fillimisht në Tiranë dhe na thanë se Shqipëria ishte vendi që do të na shpëtonte nga rreziqet që na kanoseshin në vendet nga vinim. Na premtuan se do të ishim fëmijë të privilegjuar dhe se Partia na donte shumë e, do të na mbronte”, – kujtonte Zhozefi, duke shtuar se nuk ndodhi aspak kështu.

“Një pjesë prej nesh i çuan në Lezhë dhe një pjesë tjetër në Vlorë. Për shkak të klimës së ftohtë, na larguan menjëherë nga Tirana ku, për pak kohë qëndruam në Shtëpinë e Fëmijëve. Unë shkova në Vlorë, ku do të kaloja rreth 18 vjet. Atje na çuan në Shkollën Mjekësore, ‘Jani Minga”, – vazhdonte rrëfimin e tij Zhozefi, duke shtuar se pikërisht në këtë shkollë, ka kaluar edhe vështirësitë më të mëdha, që i vuanin edhe shqiptarët e tjerë, në fakt si varfërinë ekstreme.

“Nuk më harrohet kur vinte karroca e bukës dhe turreshim me vrap si të babëzitur dhe nuk e hanim normalisht bukën, por e shqyenim me dhëmbë atë. Këto nuk janë kujtime të bukura. Për 18 vjet, menyja e mëngjesit dhe e darkës nuk ndryshoi kurrë. Hanim çaj dhe djathë në mëngjes dhe çaj e marmelatë në darkë, aq sa edhe tani kur më kujtohet, më vjen për të vjellë”, – shprehet Zhozefi.

Ai kujton se lumturia më e madhe për ta ishte kur vinin pushtetarët e lartë në Vlorë, sepse vetëm atëherë hanin makarona me salcë dhe djathë kaçkavall. Por tregon se nuk i shqitet nga mendja një rast kur, i fshehën të gjithë fëmijët me ngjyrë që të mos dilnin në rrugë bashkë me fëmijët shqiptarë, për të përshëndetur Mehmet Shehun që shkonte për vizitë në Vlorë.

“Edhe më vonë kur u rritëm, nuk i patëm ato privilegjet që na premtuam. Njerëzit na shikonin si të ishim mostra, ndërsa nga regjimi, nisëm të konsideroheshim si agjentë pa asnjë shkak. Shumë prej nesh përjetuan drama të vërteta dashurie dhe një pjesë i transferonin, sapo binin në dashuri me një shqiptare. Dhe histori dashurie lindën plot. Unë vetë rashë në dashuri me një shqiptare dhe asaj ju desh të vuante shumë për ta kurorëzuar dashurinë e saj me mua”, – tregonte Zhozefi.

Por problemi më i madh dhe borxhi më i madh që i ka shteti shqiptar këtyre njerëzve sipas Zhozefit, është mohimi i nënshtetësisë shqiptare, gjë që ka bërë që edhe sot e kësaj dite ata njerëz të vërtiten nëpër botë as si afrikanë, as si shqiptarë!

Peripecia, pa dokumenta dhe Vital Pakasa, i vetmi që kërkon të kthehet në Shqipëri…!

Ai ka të njëjtën moshë me Zhozefin dhe kur u largua nga Shqipëria për në Kongo, nuk mendonte se do të pendohej kaq shpejt. “Atje të gjithë e thërrasin shqiptari dhe nuk ka arritur të integrohet dot me vendasit, pasi ka patur vështirësi edhe me mësimin e gjuhës. Kënaqet vetëm kur mblidheshim dy a tre shokë të Shqipërisë për të folur shqip. Dhe ne vetëm shqip flasim me njëri-tjetrin”, tregonte Zhozefi, duke shtuar se Vital Pakasa, është i vetmi ndër shokët e tij të Shqipërisë, që dëshiron të kthehet në Shqipëri për të jetuar, pasi të tjerët janë rregulluar në vende të tjera.

Por atij i mungon nënshtetësia shqiptare, ndërkohë që jeton pa dokumenta, ende si refugjat, në vendlindjen e tij. Zhozefi përmend edhe rastin e një shoku tjetër, Jean Matte, që vdiq në Kongo dhe nuk arriti kurrë t’i bënte dokumentet si shqiptar, megjithëse e dëshironte shumë një gjë të tillë. Ndër shokët e Zhozefit në Shqipëri, ka mbetur vetëm një mjek që quhet Yrben Massena.

Tragjedia

“Si ma vranë fëmijën dhe dashurinë në Tiranë”?!

Tragjedia më e madhe e jetës së Zhozefit, erdhi së bashku me gjënë më të bukur që i ndodhi në Shqipëri, njohjes me një vajzë shqiptare, me të cilën ra në dashuri. “Ajo ishte vajza e një drejtuesi të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe iu desh të përballonte fatkeqësi të mëdha, për shkak të kësaj dashurie me mua. Madje i hoqën edhe mitrën, për të mos mbajtur fëmijën e një zezaku në bark”, – tregonte Zhozefi, i mbytur nga emocioni.

Nuk e ka të lehtë të flasë për këtë histori, por shton se ajo u bë shkak edhe për vdekjen e babait të vajzës, me një aksident të inskenuar, por që sipas tij, ka lidhje me dashurinë e vajzës së tij. Historia e Zhozefit me vajzën shqiptare, zgjati deri në vitin 1998 dhe tani ajo jeton në Amerikë, ndërsa Zhozefi ka krijuar një familje të re, me një prezantuese radiofonike belge, me të cilën ka një vajzë, që quhet Elyorissa. Memorie.al

blank

Skandali McGonigal- Gazetari amerikan: Rama loboi kundër opozitës, është zhdukur se e di që kjo çështje po zien

Mattathias Schvarz, gazetari investigativ amerikan i cili ka publikuar një artikull të gjatë për Allison Guerriero, të dashurën e Charles McGonigal, personit që denoncoi ish-zyrtarin e FBI-së, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin Review, në Euronews Albania.

Në deklarimet e tij gazetari pohon se në padinë e ngritur në SHBA shprehet qartazi se Charles McGonigal përziente detyrën e tij me marrëdhënien që kishte me Kryeministrin Edi Rama për përfitime personale.

Ai shton se kryeministri Rama ka refuzuar të ketë kontakte me të dhe shtoi se nëse do të ishte votues në Shqipëri do të kërkonte nga shefi i qeverisë shpjegime për përfshirjen në këtë çështje.

Pjesë nga intervista:

Ju sapo keni publikuar një artikull të gjatë në të cilin thuhet se Allison Guerriero, e dashura e Charles McGonigal është personi kyç në zbardhjen e plotë të aktivitetit të paligjshëm të ish-zyrtarit të lartë të FBI. Është kështu?

Po, për këtë çështje ka shumë detaje që nuk i dimë. Jam përpjekur shumë që të kontaktoj me Kryeministrin Edi Rama, por nuk është përgjigjur.

Ka refuzuar?

Në fillim ai kishte një zëdhënës që më shkroi, por kur Charles McGonigal u padit dhe padia kishte rrethana specifike për aktivitetin e Charles McGonigal dhe Kryeministrit Edi Rama, dhe që kur padia është bërë publike, ai ka injoruar çdo mesazh që i kam dërguar. Sipas meje, Rama mendon se e gjithë kjo po vlon. Mund të ketë një gjyq, ka shumë të ngjarë të dalin fakte të reja dhe në një farë mënyre Kryeministri Rama duhet të shpjegojë marrëdhënien me Charles McGonigal.

Më pyetët për Allison Guerriero. Ajo ishte e dashura e McGonigal në kohën kur ai ishte në FBI dhe bënte udhëtimet në Shqipëri. Sipas padisë, ai ka marrë para nga një person me lidhje në zbulimin shqiptar. Të gjitha këto po hetohen. Ka shumë mundësi që Rama ka lobuar kundër opozitës shqiptare, apo edhe për marrjen e kontratave për shpimin e naftës në Shqipëri. Charles McGonigal ishte partner në një firmë në Shqipëri bashkë me Shefqet Dizdarin, dhe agjentin tjetër Mark Mersini apo dhe me shqiptaro-amerikanin Agron Neza. Të katër kanë një kompani në kryeqytetin e Shqipërisë dhe ende nuk dimë asgjë.

Në padi është e qartë se qeveria mendon se Charles McGonigal përziente detyrën e tij me marrëdhënien që kishte me Kryeministrin Edi Rama për përfitime personale. Nëse do të isha në Shqipëri dhe do të isha një votues shqiptar i Edi Ramës, do të doja një sqarim nga ai për çfarë ka ndodhur. Ky është një shqetësim shumë i madh.

blank

“Vera? Më e mira”, Rossini ortak i McGonigal, ja si shprehej për qëndrimin në Shqipëri

Në prill 2019, Charles McGonigal blen një paketë aksionesh në një kompani shqiptare të quajtur: LAWOFFICE & INVESTIGATION. Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ai pagoi 2 milionë lekë kapital themeltar dhe mori 25% të aksioneve.

Bashkëaksionerët e tjerë të kompanisë: Mark Thomas Rossini, një ish-punonjës i FBI-së, Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. Ky i fundit raportohet gjerësisht se është personi që aktakuza e Uashingtonit i referohet si Personi A.

Shefqet Dizdari njihet mes të tjerash si përfaqësues i një kompanie nafte të lidhur me Gazprom. Aksioneri tjetër, Mark Thomas Rossini, nuk është gjithashtu i panjohur. Ai shfaqet në një intervistë në Top Channel në prill 2019 duke komentuar mbi interesat e Rusisë në Shqipëri.

Sa i përket vizitave të tij në Shqipëri, Rossini është shprehur përmes disa postimeve e komenteve në rrjetet sociale se ia ka kaluar “gjithmonë mirë” dhe se sa e “ka dashuruar” vendin.

Në disa komente të tjera ai tregon pëlqimin që ka për ushqimin në vend dhe verën të cilat i cilëson si “më të mirat”.bw

Dhe pastaj memet shqiptare nuk ndalen, me të drejtë.

Se ku është vera më e mira, ka edhe kusure!

blank

blank

blank

 

blank

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

blankblank

 

 

blank

Bild analizon propozimin franko-gjerman, Serbia përballë ultimatumit: BE ose Putinin!

Media prestigjioze gjermane, Bild, që ka analizuar propozimin europian, shtron pyetjen se “a është kjo pika e kthesës në konfliktin e Kosovës?”. Fokusin kryesor e ka përqendruar në ultimatumin e vendosur përballë Serbisë, me presidentin Aleksandër Vuçiç, i cili duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë: të shkojë nga Bashkimi Europian ose të humbë gjithçka për Putinin.

Duke raportuar konferencën ku Vuçiç pranoi propozimin europian si kornizë të re negociuese për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Bild shkruan për kostot e mëdha që duhet të paguajë nëse refuzon kompromisin, përfshirë izolimin nga BE.

Lidhur me planin franko-gjerman, media prestigjioze nënvizon se ende nuk janë bërë të ditura pikat e tij, teksa i referohet disa drafteve të publikuara në mediat e Prishtinës dhe Beogradit.

“Parasheh që Serbia dhe Kosova të mos e njohin zyrtarisht njëra-tjetrën, por të pranojnë reciprokisht ekzistencën e tyre shtetërore brenda kufijve aktualë. Rrjedhimisht, Serbia do të ndalonte së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatatndërkombëtare, me mbështetjen aktive të Rusisë”, shkruan Bild.

Bild shkruan më tej se Putini do të ishte një nga të paktët humbës, nëse kthesa e Serbisë karshi Kosovës do të ndodhte zyrtarisht.

“Nëse me të vërtetë ka një kthesë, larg nga minimi i mëparshëm sistematik i shtetësisë kosovare, atëherë kjo do të jetë një humbje e rëndë për Rusinë dhe përpjekjet e saj destabilizuese në Ballkan”, shprehet eksperti Konrad Clewing.

Bild shkruan më tej se propozimi europian është mbështetur edhe nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë saktëson se Vuçiç nuk ka marrë ende asnjë vendim dhe se përgjegjësinë për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën ia ka lënë parlamentit dhe popullit.bw


Send this to a friend