VOAL

VOAL

LAMTUMIRE BIR I GJAKUT TE ARBERIT! Ka nderruar jete Archdeacon John DeMeis, bir i gjakut te Arberit

August 26, 2020
blank

Komentet

blank

Dr.Gazmend Kapllani, pse nuk e nisi punën Katedra Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago? – Nga Skënder Karaçica

 
Në shtetin e Illinoisit jetojnë më se 40 mijë shqiptarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe nëpër vite mërgata shqiptare ishte një krah i fortë në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës si dhe për ndryshimet demokratike në Shqipëri pas rrëzimit të regjimit komunist.
 
Në rreshtat e parë të frymës kombëtare dhe pika e unifikimit për të gjithë shqiptarët në Çikago,ishte figura e njeriut patriot i kombit,Hydajet Bregu,i cili me sukses e udhëhoqi Komunitetin Shqiptar(KSHA)dhe përmes projektit të tij kombëtar,çështja shqiptare në hapaësirën etnike në Ballkan u bë pjesë e diplomacisë dhe të mekanizmave tjerë shtetëror të Amerikës të Senatit dhe Kongresit në Washington.
 
Për njeriun e fjalës së burrërisë,të trimërisë dhe të mbushur më nektarin e dijes në Shkollën Normale të Elbasanit për profesionit e mësuesit,Hydajet Bregu për shkaqe të rrethanave të kohës nuk arriti të bëhej mësues i shkollës shqipe në Mitrovicë të Kosovës.Në rrjedhë të kohës ai si shumë shqiptarë të tjerë nga Shqipëria,Kosova
Maqedonia,Ulqini,Çamëria dhe Lugina e Preshevës morën rrugët e mërgimit këndej detit në Amerikën e largët.
 
Për të parë nga afër se kush ishte njeriu me shpirtin e madh të kombit,Hdajet Bregu,pati lënë amanet për brezat e rinj shqiptarë në Çikago,që nga thesari i pasurisë së tij të krijuar me djersë e mund në këto hapësira të Amerikës të akordoj 5 milionë dollar në Universitetin DePaul dhe për hapjen e Katedrës Albanologjike për Gjuhën,
Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
 
Amaneti i tij hapja e Katedrës Albanologjike  nisi para dy vjete në Universitetin  DePaul në Çikago dhe u bë lajm i gëzuar për brezat e rinj shqiptarë,të studentëve në universitetet amerikane si dhe për botën e dijes universitare  dhe akademike në Prishtinë,Tiranë dhe RVM-së.Për të udhëhequr projektin amanet të kësaj katedre e para e këtij lloji në Çikago,iu besua dr.Gazmend Kapllani nga Lushjna e Shqipërisë,që kishte studiuar dhe kishte marrë gradën e doktorit të shkencës në një universitet të Athinës.
 
Për hapjen e Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago pati shkruar në shypin e kohës prof.Skënder Karaçica në rolin e albanologut dhe të popullarizuesit të albanologjisë.Në shkrimet e tij ai propozoi të shkruhet projekti,puna e semestrave,kalkuimi mësimor historike,linguistike,onomastike,toponomostike dhe folkloristike në  rrafshin shkencor dhe të përvojës së hapjes së Katedrës Albanologjike në shumë vende të Evropës dhe në botë në shekullin e kaluar.Në dritën e udhës së dijes për Gjuhën Shqipe përmes Katedrave në Vatikan dhe Vjenë,këto dy vende,sipas kronikave  të kohës,
hargjonin 1 milion franga ari në vit  për shkollimin e shqiptarëve dhe për Gjuhën Shqipe Indoevropiane.
 
Hapja e Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago tash dy vjet ka mbetur veçse si emër dhe lajm  i ditës përmes gëzimeve të shqiptarëve në Amerikë dhe në atdhe,por ende nuk ka nisur punën mësimore përmes programit,të projektit dhe të semestrit  të Gjuhës,Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare për të gjithë ata që do të dëshirojnë të mësojnë shënjën kombëtare më të lashtë ndër gjuhët e popujve evropianë në këtë tempull të dijes .
 
Për të hedhur dritë dhe për të informuar opinionin e gjërë në Amerikë, Prishtinë,Tiranë dhe Maqedoni ,dr.Gazmend Kapllani në rolin e drejtorit të Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago,të japë sqarime pse deri tash kjo katedër nuk nisi punën mësimore me programin,
semenstrin dhe kolkuimi në rrafshet shkencore-kërkimore më prezencën e albanologëve nga Prishtina,Tirana, Maqedonia si dhe ata ndërkombëtar?
 
Amaneti i Hydajet Bregu dhe thesari i tij i akorduar prej  5 milion dollarë për brezat e rinj shqiptarë në Amerikë dhe Katedra Albanologjike në Universistetin DePaul duhet të realizohet në nderim të jetës dhe të veprimtarisë së tij kombëtare,ku përkrahja në fushën e organizimit dhe të punës mësimore nuk do të mungojë.
 
Prof.Skënder Karaçica
blank

Eulogy for my Baba Gjysh, Gjon Buçaj: He is my role model By Besa Leka

 

“I have fought the good fight. I have completed the course. I have preserved the faith.”
2 Timothy 4:7

These words describe Gjon Bucaj’s life.

My Baba Gjysh lived his life with immense love and infectious joy.

He was humble to a fault. But most of all, he is my role model.

He was and still is an excellent example of a loving sibling, spouse, parent, and grandparent.

He lived such an extraordinary life, but he lived it with humility.

By profession, he was a doctor.

But in his heart, he was a poet.

Even in only one interaction, anyone who met him would remember his eloquence and attentiveness to the conversation.

The way he spoke reflected the way he loved: beautifully and faithfully.

Baba Gjysh even came up with special names for his grandchildren.

Baba Gjysh’s name for me is Beauty Angel, so how fitting is it that he is now our angel?

Te due shumë Baba Gjysh. I love you and things like that

blank

Besa and Leka, granddaughter and grandson of Dr. Gjon Buçaj in Albanian national costumes when they were Kids

blank

Eulogy for my Baba Gjysh Dr. Gjon Buçaj Nga Leka Buçaj

Dr. Gjon Leka Bucaj was a leader, a fighter, wiser than the wisest, and strong beyond all measure, but to me, he was my Baba Gjysh first.

My whole life he has always been the best and clearest role model for silent and stoic grace and strength.

In everything he said and did in his life, he always knew the right course of action and took it without hesitation.

He always knew how to make anyone laugh while also being able to silence any crowd with his powerful words.

He continually suffered and sacrificed for his friends, his family, and his country, never once complaining or considering the personal cost.

Each and every person that has had the pleasure of getting to know my grandfather has had their hearts touched and their lives changed forever.

My Baba Gjysh always called me Handsome Champ, but I don’t think he truly realized how much I view him as the true champion.

He has taught me and will continue to teach me even after death how to be a humble, loving, and virtuous man.

He loved my whole family and always made sure his grandchildren understood just how proud he was of us and how much he loved us.

We will all miss him dearly for everything he was to us and more: an incredible husband, a loving father and grandfather, and an overall extraordinary champion of a man.

You have been and will always be the greatest grandfather I could’ve ever asked for, and I can’t fully imagine a life without you in it.

I love you with all my heart Baba Gjysh, always and forever.

He used to always say to me and my sisters, “Lumi Baba Gjyshi për ty.”

And to that I now say: Jo, lumi une për ty Baba Gjysh, edhe të lumët na të gjithëve për ty.

 

blank

Besa and Leka, granddaughter and grandson of Dr. Gjon Buçaj in Albanian national costumes when they were Kids

 

blank

In Memoriam. Dr.Gjon Buçaj & Dalip Greca – DR. BUÇAJ: DEKORIMI I MARTIRËVE TË VATRËS, AKT DREJTËSIE KUNDËR PADREJTËSISË Intervistoi: Dalip Greca

In Memorie të largimit nga jeta të ish Kryetarit të Vatrës Dr.Gjon Buçajt dhe ish Editorit të Diellit Dalip Grecajt Voal.ch riboton intervistën e dhjetorit 2015. Dr.Buçaj ishte Kryetar i Vatrës dhe intervista i është dhënë editorit të Diellit Dalip Grecës me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë martirëve të Vatrës, dënuar e masakruar nga diktatura komuniste:

“Dhjetor 2014

-Intervistë me Kryetarin e Vatrës, Dr.GjonBuçaj,me rastin e dekorimi të martirëve të Vatrës, dënuar nga diktatura komuniste*/

Dielli- Dr. Buçaj, në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë ju udhëtuat me një delagacion të Vatrës në Tiranë.Tashmë është bërë publik fakti se qëllimi i atij udhëtimi ishin dekorimet që bëri Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani për martirët vatranë.A mund t’u jepni më shumë hollësi Vatranëve për ecurinë e asaj vizite?
Dr. Gjon Buçaj- Po, ai ishte qëllimi.Që në shtator kur ishte në New York, president Nishani na kishte ba me dije se martirët e Vatrës, do të dekoroheshin në nji ceremoni të organizueme me rastin e përvjetorin e pamvarsisë. Kur erdhi njoftimi nga Presidenca se data e dekorimit ishte caktue 24 nandori na bamë rezervimet e udhëtimit bashke me djalin tim, Eduardin dhe, në të njetën kohë, shpërndava njoftimin Kryesise dhe antarëve të Këshillit Drejtues me sygjerimin se do të ishte mirë që kushdo kishte mundsi të udhëtonte në atë rast për në Tiranë, për të marrë pjesë në ceremoninë ku kreu i shtetit shqiptar do të nderonte pas vdekjes disa vatranë të cilët kishin ra viktima të pafajshme të regjimit gjakatar komunist. Fillimisht shprehu gatishmeninë të vinin sekretarja e Vatrës znj.Nazo Veliu së bashku me z. Veis Belliu, si dhe antari i Këshillit Drejtues z. Çezar Ndreu.Kur erdhi njoftimi se përveç 12 martirëvet vatranë, me atë rast do të dekorohej edhe nënkryetari z. Agim Rexhaj, edhe ai bashkë me znj. Laura udhëtuen për në Tiranë.Ceremonia u zhvillua në ambientet e Presidencës në orën 5 të mbas dreke të 24 nandorit, në prezencën e shumë familjarëve të personaliteteve që dekoroheshin, si dhe të disa ish të burgosun dhe të persekutuem politikë. Takimi ishte i ngarkuem me emocione dhe për ne ishte gjithashtu nder që takonim farefisin e atyne atdhetarëve të cilët kanë qenë gjithëmonë inspirim për ne me veprimtarinë e tyne në shërbim të shqiptarizmit. Mbas ceremonise dhe përshëndetjevet dhe falënderimevet me presidentin, në emën të Vatrës shtruem nji koktel për pjesëmarrësit në restorantin Piazza me pronar z. Kadri Morinaj. Duhet përmendi me mirënjohje se ai refuzoj pagesën prej nesh.Ashtu si edhe pronari i hotelit Tirana International z. Ramë Geci nuk pranoi pagesat nga unë, as nga nenkryetari Rexhaj për dy dhomat gjatë kohës që qëndruem në Tiranë. I falenderojmë.

Dielli-Si dhe kur lindi ideja për dekorimin e martirëve të Vatrës?
Dr. Buçaj- Kujtimi i atyne që e themeluen Vatrën dhe e mbajtën me sakrifica në veprimtari të pandërpreme në sherbim të kombit, ka qenë gjithëmonë frymzim dhe shtytje për të vazhdue në gjurmat e tyne. Mirënjohja dhe admirimi për këta veprimtarë patriotë kanë qenë gjithëmonë prezent gjatë çdo kohë që jemi marrë me Vatrën.Kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës e kemi quejtë si akt vlersimi dhe mirënjohjeje për paraardhësit.Prandej nderimin e tyne e kemi pa si detyrë. Në mënyrë të posaçme na ka randue fakti se,në vend të nderimit dhe mirënjohjes,disa nga vatranët kanë marrë,në mënyrë mizore, ndëshkim të pamerituem, “në emën të popullit”. Kjo e ka ngarkue kombin me borxh ndaj këtyne martirëve.Prandej, në shtatorin e vitit të kaluem, në nji takim pune me presidentin Nishani në NY, i shprehëm mendimin se do t’i kërkonim dekorimin e disave nga Vatranët të cilët, mbas sherbimit për çashtjen kombtare ne Shtetet e Bashkueme, u kthyen dhe vazhduen në atdhe veprimtarinë e tyne gjithënji në frymën e shqiptarizmit. Presidenti Nishani na tha se propozimin do ta merrte në shqyrtim me seriozitetin ma të madh. Mbas kërkimesh dhe konsultimesh, muejtëm me përpilue nji listë prej 12 vetësh të cilën ia dërguem presidentit. Kjo ishte mënyra se si lindi ideja për dekorimin e martirëvet të Vatrës.

Dielli- Mendoni se u krye detyrimi moral i Vatrës ndaj vatranëve të persekutuar apo të pavlerësuar nga regjimi komunist me këto dekorime?Po për të tjerët, që kanë dhënë kontribut dhe kanë ndërruar jetë këtunë SHBA, a është menduar për ndonjë vlerësim në të ardhmen?
Dr. Buçaj- Kësaj here Vatra ka marrë iniciativën për të nderue Vatranët që kanë emnues të përbashkët përsekutimin nga komunizmi, por ka edhe të tjerë të cilët kanë vdekë jashtë atdheut dhe nuk janë vlerësue nga shteti shqiptar; disa nga ata regjimi diktatorial do t’i kishte rreshtue me martirët po t’ikishte futë në dorë. Natyrisht vlerësimi dhe nderimi i veprimtarëve atdhedashës asht nji proces të cilin shteti shqiptar duhet t’a vazhdojë dhe kjo nuk asht detyrë vetëm e “Vatrës”. Shteti shqiptar duhet të vlerësojë edhe ata mija viktima të tjerë të pafajshme të regjimit pro sllava antikombëtar edhe antinjerzor komunist. Por kjo nuk pritet se do të realizohet përderisa shoqnia shqiptare të mos i ketë la hesapet me të kaluemen tragjike të diktaturës.

Dielli- Ka personalitete të Vatrës, si Kristo Dako psh, që ka qenë kryetari Vatrës, editor i Diellit, delegat në Konferencën e Paqës, botues, autor librash, drejtor i Institutit të Lartë Femëror në Kamëz,pra me kontribut Kombëtar, që ende nuk është vlerësuar. Po ashtu shkrimtari Arshi Pipa, edhe pse një periudhë të shkurtër ka drejtuar Vatrën dhe ka edituar Diellin, por ka qenë gjithmonë në krah të Vatrës?
Dr. Buçaj-Përgjigjia e pyetjes para kesaj vlen pjesërisht edhe për këtë. Veprimtarëve të masipërm, ende të pavlerësuem, mund t’ju shtohen edhe Kostë Çekrezi, Qerim Panariti, Rifat Gurrazezi, Xhevat Kallajxhiu, Hamdi Oruçi, Athanas Gegaj, Eduard Liço e të tjerë. Të gjithë duhen vlesërsue për kontributin politik e kulturor në dobi të çashtjes kombëtare.Kjo asht detyrë kryesisht e shetit Shqiptar.Kësaj here na jemi përqendrue tek nderimi i Vatranëve që ranë viktima të komunizmit. Realizimi i dekorimit t tyne mendoj se ka randsi historike pse asht nji akt drejtesije kunder padrejtesise qe denon krimet absurd te komunizmit dhe bjen ndesh me qendrimin armiqsor të atij sistemi kundër vlerave që shërbyen atdheut në periudhat e ndryshem, pra në rrethana lirie ose edhe nen okupimin e huej. Atdheut i ke borxh dashunine dhe ndimen me sakrifica jo vetem kur asht mire por edhe kur asht keq, jo vetem kur asht i lire, por edhe ma teper kur nuk asht i lire.Prandej dekorimi i tyne ka qenë detyrë morale dhe juridike.

Dielli- Po ashtu me të njëtin dekoratë u vlerësua edhe zv/kryetari i Vatrës,z. Agim Rexhaj, ndërsa më parë jeni dekoruar ju dhe presidenti i nderit i VATRES, z. Agim Karagjozi. A mund të jepet një sqarim publik se kush ishte institucioni që bëri propozimet?
Dr. Buçaj-Askush nga Vatra nuk ka ba propozim për dekorime, përveç martirëvet të Vatrës. Nuk e dijmë se çfarë institucioni i ka ba propozimet, por asht fakt se presidenti Nishani ka sjell dekorata edhe për personalitete dhe aktivista të tjerë të diasporës. Dekoratat për ne të gjallëve të Vatrës na kanë ardhë krejtsisht të paprituna. Me ato nderohet Vatra dhe na do t’i mbajme me pervujtni, tue dijte se ka shume te tjere me merita sa na, ne mos edhe ma shume se na.

Dielli- Ju dorëzuat në selitë e Komuniteteve fetare fotografinë simbolike të klerikëve, pjesmarrës në 100 vjetorin e Vatrës.Diçka më shumë për mesazhin përcjellës dhe si u pritën ato?
Dr. Buçaj-Siç dihet, në kremtimit e 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare Vatra që u organizu në prill 2012 në NY kanë qenë prezent në vend nderi përfaqsuesit ma të lartë klerikë të besimevet tona. Kemi dorëzue institucioneve fetare nga nji fotografi prej atij kremtimi ku pasqyrohet kjo prezencë historike, që simbolizon harmoninë ndërfetare tek ne shqiptarët.Si e tillë u prit dhe u vlersue nga titullarët e institucionevet fetare si në Tiranë asht edhe në Prishtinë.

Dielli- Në Tiranë ju patët shumë takime, a mund t’i përshkruani me detaje?
Dr. Buçaj-Na kemi shkue me program zyrtar për të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të martirëvet Vatranë dhe shfrytëzuem rastin për të sjellë fotografitë e klerikëve. Por në intervale te shkurta te kohes patëm kënaqësinë të takohemi edhe me disa nga miqtë dhe personalitetet qe i kemi takue ne te kaluemen, qofte si mysafire ne Vater, qofte si mikpritesa ne Shqipni, si me kryetarin e bashkisë në Tiranë, z.Lulzim Basha, me ish kryemistrin Dr. Sali Berisha, z. Eduard Selami dhe miq të tjerë, sidomos ish të përndjekun politikë, z. Simon Mirakaj, Reshat Kripa, Uran Kostreci, Uran Butka, e të tjerë.

Dielli- Pas Tiranës, ju udhëtuat drejt Prishtinës.Cili ishte qëllimi dhe në çfarë aktiviteti morët pjesë?
Dr. Buçaj-Në Prishtinë udhëtuem, së bashku me z. Çezar Ndreu i cili vizitonte Kosovën për të parën here.Ndersa Çezarit iu desh te nesermen te kthehej ne Tirane megjithe kusherinin e vet Bashkimin qe na solli ne Prishtine me makine, une me Eduardin morëm pjesë në promovimin e librit “Letër Këmbime të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” me autorë Skender Blakaj dhe Ismail Islmajli. Për botimin e këtij libri Vatranet kane ndimue edhe pse ndër këto letër këmbime janë shumë nga Faik Konica, disa të panjoftuna ma parë.Libri, u promovue nga akademikë dhe autorë të njoftun,u prit shumë mirë dhe u komentue pozitivisht nga media. Kemi sjellë, me autografinë e autorit Blakaj, nga nji ekzemplar për të gjithë ata që kanë ndihmue financiarisht për botimin e tij, tue e ba Vatren bashkebotuese.

Dielli- Qeveria e majtë me kryeministër Ramën, ka sjellë një risi në mandatin e saj: Ka lejuar shfaqjen e portreteve të diktatorit Enver Hoxha, ndërkohë që përmes Bunk-Art, ka ekspozuar imazhet e udhëheqjes komuniste.Po mbushet një çerek shekulli dhe ende nuk ka një ligj që të dënojë Enver Hoxhën, që ende mbanë titullin Hero i Popullit…e të tjerë. Komenti juaj në emër të Vatrës?
Dr. Buçaj-Mund të them se shfaqja e portretit të dikatorit Enver Hoxha asht nji dukuni anakronike e cila shqetson shoqninë shqiptare dhe fyen të gjithë ata që vuejtën nga diktatura sllavo-komuniste.Mund të ju kujtohet se para zgjedhjeve të vitit kaluem Vatra pat marrë qendrim kundër kualcionit të majte, për solidaritet me shtresën e ish të përndjekunëvet politik, të cilët kishin shprehë shqetsimin për sllogane pro diktatorit dhe për kërcenime për të kthye portretin e tij në sheshet e qyteteve të Shqipnisë. Këtë shqetësim ia kemi përmende edhe zotit Rama, kur ishte në New York mbas fitores së zgjedhjeve. Mungesa e denimit të krimeve dhe të krimineleve të komunizmit dhe të kryekriminelit Enver Hoxha, e len rrugën hapët për këtë dukuni recidive të së kaluemes tragjike dhe pengon zhvillimin dhe ecjen përpara të shoqnisë shqiptare. Qendrimi i Vatrës ka qenë i kjart që në fillimin e ndryshimevet politike mbas ramjes së murit e Berlinit. Shqipnia duhej të shkëputej nga e kaluemja e diktatures së kuqe, duhej të hapëshin dosjet, të zbatohej ligji i lustracionit, të vendosej respeki i të drejtave themelore të njeriut me kthimin se prones të konfiskueme nga komunizmi dhe me damshpërblimin dhe integrimin e shtreses së ish të përndjekunëvet politikë, duhej të denoheshin krimet dhe kriminelet dhe të kërkohej falje për krimet dhe padrejtësitë e ushtrueme mbi kurrizin e popullit per nji gjysme shekulli. Këto i kemi kërkue në mënyrë vazhdueshme si kushte të domosdoshme për ndertimin e nji shoqnie demokratike me ligj e drejtësi dhe pa korrupsion.Kësaj here ka propozue hapjen e dosjevet edhe kreu i partisë socialiste.Realizimi i ketij propozimi do te zhdukte edhe korrupsionin, pse Ligji i Lustracionit duhet te perfshije edhe transparencen e pasunise prrallore te grumbullueme nga hajnat dhe plaçkitesat qe i kane nxane frymen zhvillimit ekonomik dhe permiresimit te jetes se qytetarevet. Do të shohim shpejt ne se do te jete kjo nji nisme serioze, apo do të mbetet hipokrizi si deri tash.

Dielli- Si do t’i komentonit zhvillimet në Kosovë, cili është qëndrimi i Vatrës?
Dr. Buçaj- Çashtja e Kosovës ka qenë gjithëmonë në qendër të interesimit dhe të veprimit për lirimin nga robnia sllave. Tash që asht e pamvarun shqetësimi i Vatrës asht njisoj si ai i popullit te saj: për ecuninë drejt konsolidimit të pamvarsisë dhe të krijimit të nji jete ma të mirë e ma të drejt për kosovaret, të cilëvet korrupsioni dhe karrjerizmi po ia nxen fryemën. Besoj se popullin e Kosoves kjo gjendje e ka çue në kufi të durimit.

Dielli-Çfare do te veçonit nga zhvillimet ne trojet etnike?
Dr. Buçaj-Negative, mungesa e bashkëpunimt ne mes forcavet politike. Pozitive, rritja e patriotizmit dhe përforcimi i ndjenjes së bashkimit kombëtar në popull.Nisma private per te ndertue shpija nevojtarevet ne Luginen e Presheves, asht nji drite frymezimi.

Dielli- Si do ta vlerësonte veprimtarinë e Vatrës në mbyllje të këtij viti kryetari Buçaj?
Dr. Buçaj-Veprimtaria e Vatrës ka nji kahje pozitive me rritjen e numrit të anëtarëvet dhe me shtuemjen e degëvet.Duhet kujdes për ma shumë spjegime degëvet të reja dhe anëtarëvet të rinj mbi mënyrën e funksionimit të Vatrës si organizatë.Asht kënaqësi kur vren frymën e idealizmit atdhetar edhe tek radhët e reja që po i bashkohen Vatrës gjithënji e ma shumë.

Dielli- Cili është mesazhi në këtë fundviti?
Dr. Buçaj-Shëndet e gëzime dhe suksese të gjithë shqiptarëvet kudo janë, si dhe vatranëvet me urimin që ta mbajnë entuziazmin në rritje për nji Vatër të fuqishme në sherbim të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të çashtjes kombëtare, në frymën që na lan themeluesat dhe paraardhësat tanë.

Dielli- Faleminderit për intervistën!
Dr. Buçaj-Ishte kënaqsi.Edhe editorit i uroj shëndet e gëzime familjare dhe ma shumë ndimë nga vatranët dhe nga lexuesat për “Diellin”/ Dhjetor 2014

blank

Arkivi i Voal.ch In Memoriam: Presidenti Nishani dekoron Vatrën me “URDHËRI I FLAMURIT” me Nderi i Kombit Dr. Gjon Buçajn & Ing.Agim Karagjozin

Voal.ch In Memoriam në nder të ish-Kryetarit të Vatrës Dr.Gjon Buçaj që u nda më 14 maj nga kjo jetë riboton nga Arkivi dekorimin me “Urdhërin e Flamurit” nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani të Federatës Pan Shqiptare Vatra ndërsa me dekoratën “Nderi i Kombit” Presidenti Nishani dekoroi Kryetarin aktual të asaj kohe Dr.Gjon Buçaj dhe Presidentin e Nderit Ing.Agim Karagjozin.

 

28 shtator 2014

VATRA u dekorua me “URDHËRI I FLAMURIT” dekorata më e lartë e Shtetit Shqiptar, ndërsa Kryetari aktual i VATRES Gjon Buçaj dhe Presidenti i nderit i Vatrës, Agim Karagjozi u dekoruan me Urdhërin”Nderi i KOMBIT”

Në mbrëmjen e së shtunës së 27 Shtatorit, në restorantin e njohur MAESTROS, vatranët dhe 15 shoqata të komunitetit shqiptar, pritën bujarisht presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Bujar Nishani.

Zotit Nishani ia uroi mirëseardhjen nën/kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj.

Në fjalën e hapjes, z. Rexhaj, duke iu drejtuar të pranishmëve tha:” Më lejoni që në emërin tuaj t’ia urojmë mirëseradhjen Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bujar NISHANI dhe anëtarëve të delegacionit që e shoqërojnë:

MIRËS E ERDHËT ZOTI PRESIDENT!

Është kënaqësi që në këtë darkë, vijon tradita 102 vjeçare e Federatës Vatra, më e vjetra, më historikja e Kombit, ku bashkësitë Fetare janë së bashku, luten së bashku, duke përcjellë kështu, traditën e tolerancës dhe vëllazërimit ndërfetar, traditë që edhe Papa Francesku, e potencoi dhe e ngriti aq lartë, gjatë dhe pas vizitës së tij të suksesshme në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë Etnike.

Po ashtu Vatra ndjehet mirë që në këtë mbrëmje përfaqësohen përvec saj edhe shoqatat e New Yorkut dhe më gjërë si: Shoqata Camëria, Bashkimi Kombëtar dhe Shkolla Shqipe, Fondacioni Plavë e Guci, Levizja e Legalitetit,New York, Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe” Detroit, Shoqata Atdhetare “Ana e malit” New York, Fondacioni “Dedë Gjo Luli” në New York,Fondacioni “Dom Simon Filipaj” -New York, Fondacioni Humanitar “Malësia” në New York, Shoqata Atdhetare “Kraja” New York, Shoqata Atdhetare”Ulqini” Chikago, Shoqata “Rugova” në New York, Shoqata Kelmendi, Shoqata e Shkrimtareve etj. Pra e gjithë Shqipëria Etnike sic e ka ba Zoti ndodhet sonte këtu në këtë darkë bujare, duke përcjellë mesazhin e Kombit të bashkuar.

Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Vatrës dhe Vatranëve nga Amerika dhe Kanadaja, si dhe të gjitha shoqatave t’i uroj mirëseardhjen Zotit President dhe delegacioneve të vendlindjes. Mirë se keni ardhë në vendin e mikut më të madh të Popullit dhe Kombit Shqiptar, në Amerikën e Presidentit Willson, Klinton, Bush, që na janë gjendur në caste të vështira dhe kanë kontribut të veçantë në ekzistencën e Kombit Shqiptar.

Më pas ai ftoi koordinatoren e kësaj mbrëmjeje, studenten e dalluar shqiptaro-amerikane, fituese e një bursi të Fondit të Studentëve të Vatrës dhe së fundi përfituese e Fondit prestigjioz FulBright, zonjushën KRISELA KARAJA.

Më pas darkën e ka drejtuar studentja Krisela Karaja, e cila pas prezantimit të mysafirëve, ka ftuar pjesmarrësit që të ngrihen në këmbë dhe të përcjellin Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe të Hymnin Kombëtar Shqiptar.

Më pas:Një minut heshtje për të rënët e Kombit!

Imam Edin Gjoni ka përcjellë Lutjen Fetare në emër të tre besimeve Fetare, rit ky tradicional i Vatrës që prej 104 vitesh.

Fjalën përshëndetëse në emër të Vatrës dhe të gjitha shoqatave e ka mbajtë Kryetari i Shoqatës CAMËRIA, Fuat Mamo.

Më pas ka përshëndetur Diplomati nga Kosova Korab Mushkolaj.

Presidenti Nishani ka fituar duartrokitjet e qindra pjesmarërsve tek ka vlerësuar diasporën shqiptare, Vatrën Historike dhe fjala e tij u shoqërua me duartrokitje të zgjatura.

Çasti kulmor i mbrëmjes ishte dekorimi i Vatrës nga Presidenti Bujar Nishani me dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë” URDHËRI I FLAMURIT”.

Po ashtu u dekorua me “Nderi i KOMBIT” Kryetari i VATRËS Gjon BUÇAJ  dhe Kryetari i Nderit Ing. Agim KARAGJOZI .

Duke marrë dekoratën e lartë, kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Bucaj, tha:

I nderuem z. President,

Në emën tim, të bashkëpuntorëve të mij dhe të gjithë Vatranëvet dhe të dashamirëve te VATRËS,

Ju shpreh mirënjohjen e thellë për nderimin që Ju i bani kësaj organizate 102 vjeçare, me dekoratën ma të lartë, Urdhëri i Flamurit Kombëtar, të cilën e marrim në dorëzim me krenari, si vlersim për ata patriotë të mëdhaj që e themeluen në frymën e atdhedashunisë dhe mbi bazat e demokracisë amerikane, dhe për të gjithë ata që e mbajtën pandërpremje në shërbim të kombit e të atdheut.

Për Vatranët e sotëm dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan në përgjithësi, ky çmim prestigjoz na vjen edhe si mbështetje e fortë morale, në përpjekjet tona per t’a rritë dhe fuqizue Vatrën, që të mundet me i shërbye me dobi ma efektive çashtjes kombëtare.

Me forcën morale dhe me prestigjin që i jep trashigimia e vet historike, ky institucion duhet të shfrytzohet për dobinë e kombit, me nji platformë që në rend të parë synon bashkimin e kombit dhe ecjen e tij drejt integrimit europjan, fitoren dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëvet që jetojnë në trojet e veta në shtetet për rreth, me nji përkushtim të veçantë për zgjidhjen e çashtjes çame.

Me këtë rast due të përshëndes të gjithë vatranët që, në këto dekadat e fundit, e kanë mbajtë Vatrën me përkushtim e sakrifica, si edhe vatranët e rij që po shtohen dita-ditës dhe që ata do t’ua përcjellin atë, të forte e të shëndoshtë, breznive të ardhshme.

********
Përsa i përket dekoratës time, Z. President, kjo më vjen si nji e papritun shumë e kandëshme, nji nderim i madh, për të cilin ju jam thellësisht mirënjohës, por edhe si nji obligim për t’u kujtue gjithmonë se shërbimi dhe nderimi për kombin janë detyra të vazhdueshme.

Gëzimin për këtë dekorim e shton fakti se, në këtë vit, me propozimin e VATRËS, do të dekoroni edhe Vatranët që ranë viktima të pafajshme të regjimit gjakatar komunist.

Këtë nderim të sotem due t’a ndaj me bashkëpuntorët e mij dhe me të gjithë Vatranët, si të hershmit për punën e përbashkët gjatë katër dekadave të fundit, ndër ta zoti Agim Karagjozi të cilin ju e dekoroni sonte me plot meritë, ashtu edhe me Vatranët e rij që tash 3-4 vite i janë bashkue dhe gjithnji vazhdojnë t’i bashkohen VATRËS, tue krijue degë të reja në vendet ku banojnë shqiptarë në ShBA dhe ne Kanada, me vullnetin e fortë dhe me dëshirën për t’i shërbye çashtjes kombëtare me emnin dhe potecialin e saj. Jam i sigurtë se shumë prej tyne do të nderohen me çmime e dekorata të meritueme në të ardhmen.

Në anën përsonale, e ndjej nevojën me përmendë me krenari e mirënjohje farefisin tim dhe të gjithë banorët e katundin Arst, i ngjitun bashkë me Miliska, ku kam lindë dhe kam kalue fëmininë e parë, banorë të vorfën por fisnikë si të gjitha malsinat tona.

E kujtoj me mall e mirënjohje Nanën, ndjesë pastë, që me ka dhanë bekimin me u largue në moshë të re, në kërkim të shkollimit, megjithë nevojën që kishte për ndimën e ma të madhit me i rritë katër fëmijt e mbetun heret pa babë.

Fati më ka sjellë me pasë mësuesa të mirë, shokë, miq te moshuem e të ri, në shtegtimin e gjatë prej vendlindjes, në Shkodër, ne Kosovë, në Itali dhe këtu në Amerikë, që kanë ndikue në formimin tim, me etjen për dituni dhe me frymën e atdhedashunisë.

Tash jam bashkshort dhe prind i lumtun, dhe përjetoj gëzim të pafund kur ndëgjoj thirrjet në gjuhën shqipe: “Baba Gjysh, të due shumë”.

Në emër të z. Agim Karagjozi ka falenderuar i biri, Zuhdi Karagjozi dhe e bija.

Të pranishmit u argëtuan nga DJ Bujar Uka me bashkëshorten Anila , ndërsa Shoqëria Kulturore KELMENDI dhe Bashkimi Kombëtar, sollën Shqipërinë në sallën e mbrëmjes.

Deri në mesnatë ka vazhduar darka me këngë e valle shqiptare./Dielli

blank

Kurti vendosi lule dhe bëri homazhe te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës sç Kosovës, Albin Kurti Kurti ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e dy atdhetarëve, politikanëve e shkrimtarëve shqiptarë, që shënuan shekullin XX, Fan Noli dhe Faik Konica, në Boston të Massachusetssit.

Më pas, kryeministri ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.

Në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare “Vatra”, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti.

Kryeministri ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli mbajti për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.

“Ky fakt na i thotë të gjitha. Ende pa e pasur shtetin, shqiptarët ju patën juve, këtu”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai e çmoi kontributin e madh të kishës së Shën Gjergjit edhe në krijimin e shtetit të Kosovës. Janë pa fund aktivitetet e nisura prej këtej dhe janë mijëra raste të mikpritjes tuaj për shumë nevoja që u paraqitën në dekada, ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas tij, organizimi për futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ku Fan Noli ishte delegat, nuk ka qenë më i lehtë se çfarë është sot vështirësia për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Andaj, nuk është e papritur që sot pothuajse secili e secila e ka në mendje se si ia dolën ata para nesh në mënyrë që të organizohemi sërish edhe ne, ka theksuar ai, teksa ka folur për të arriturat në një vit qeverisje.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari Mitropolit Theofan,

Përshëndetje të dashur të pranishëm,

Është nder i veçantë që sot gjendem midis jush dhe në këtë organizim mbresëlënës.

Ne të gjithë atje përtej oqeanit, kemi lexuar e kemi dëgjuar rrëfime, ngjarje e momente, data dhe personazhe të pashlyera nga historia kolektive lidhur me këtë vend ku jemi mbledhur sot.

I njëjti ka qenë frymëzim dhe shpresë plot dritë që vjen nga larg shtëpisë ,por që u themelua si shtëpia e më të mirëve prej nesh.

Nuk ka shqiptar i çdo gjenerate, i çdo treve që nuk ka thërritur qoftë edhe njëherë në jetë zëplotë a nënzë “Mbahu Nëno, mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë”.

Nga këtu, nga katedralja e Shën Gjergjit, me emrin sipas Gjergjit tonë, nga këtu ku e dëgjuan për herë të parë në shqip meshën paraardhësit tuaj e tanë, me gjithë zemër, dua të bëj një homazh të madh sa i gjithë kombi për të çmuarin Fan Stilian Nolin – Imzot Nolin.

Dhe të gjithë klerikët që shërbyen këtu vitet pas tij, për At Artur Liolinin, që mbajtën dyert hapur për të gjithë shqiptarët. Që e bënë Kishën e Nolit, portin ku u ndalën shumë, e nga u nisën kaq shumë ndihma.

Katedralja juaj këtu e Shën Gjergjit është kisha ku Fan Noli mbajti për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908.

Në këtë kishë është meshuar shqip përpara se organizimi i madh të kulmonte me shpalljen e pavarësisë më 1912. Ky fakt na i thotë të gjitha. Ende pa e pasur shtetin, shqiptarët ju patën juve, këtu.

Kjo kishë, komuniteti juaj, kanë pasur një kontribut të madh edhe në krijimin e shtetit të Kosovës. Janë pa fund aktivitetet e nisura prej këtej dhe janë mijëra raste të mikpritjes tuaj për shumë nevoja që u paraqitën në dekada.

 

E ja pra sot, pas 23 viteve të çlirimit të Kosovës dhe në vitin e 110 të 28 nëntorit dhe të Vatrës, gjendemi këtu bashkë përsëri, me shumë shpresë sërish në ju dhe organizimin tuaj në këto kohë kur na nevojitet që ta rigjallërojmë përpjekjen tonë të përbashkët për arritje të reja kombëtare.

Organizimi për futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve nuk ka qenë më i lehtë se çfarë është sot vështirësia për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Andaj nuk është e papritur që sot pothuajse secili e secila e ka në mendje se si ia dolën ata para nesh në mënyrë që të organizohemi sërish edhe ne.

Prej një viti që e morëm qeverisjen në Kosovë, kemi mbërritur disa rezultate që janë në rrugën e duhur. Rritja ekonomike, e investimeve, e eksporteve, e të hyrave tatimore, e pensioneve, e shtesave për fëmijë dhe për lehona, e bursave për studentë, e buxhetit për ushtri e për bujqësi, ulja e shpenzimeve qeveritare, luftimi gjithnjë e më i suksesshëm i korrupsionit, përfaqësimi i dinjitetshëm i shtetit e te tjera, e të tjera.

Krahas tyre, kemi bërë 20 marrëveshje të përbashkëta me Shqipërinë në të gjitha fushat, nga arsimi te infrastruktura, nga bujqësia te shëndetësia, nga mërgata te diplomacia, nga drejtësia te punët e brendshme, nga energjia te siguria.

Në fund të qershorit do të mbajmë mbledhjen tjetër ndërmjet dy qeverive tona ku përveç zbatimeve do të vendosim edhe një grup tjetër marrëveshjesh duke vijuar kështu deri sa të kemi unifikuar të gjitha sferat. Sepse duam që bashkëpunimi dhe integrimi ynë ndërshqiptar të jenë pa pengesa për të gjithë shqiptarët, për punë, arsim, sipërmarrje, kulturë, shkencë, art e sport. E veçanërisht për investime të përbashkëta.

Këtë na e thonë idealet e veprimtarëve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Këtë na e kërkojnë edhe dëshirat e ëndrrat e rinisë dhe vet fëmijëve tanë.

Gjej rastin sot t’ju drejtohem me një ftesë për ta vizituar ju vetë Kosovën, siç ju vizitova unë sot këtu. Jeni të mire se ardhur përherë.

blankblankblankblankblank

 

blank

Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx Nga Keze Kozeta Zylo

Kombi ynë forcohet më shumë duke u mësuar fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe A.Kurti

Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti erdhi sot në ditën e shtunë, në majin e trëndafilave midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx.

Kryeministri i Kosovës u mirëprit me plot respekt në hyrje të Qendrës “Illyria” nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”, shkolla që kryejnë misionin në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online. Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë të Republikes së Kosovës, Dr. Rifat Latifi një histori suksesi dhe znj.Liza Gashi zv/ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ishte vizita e parë nga kryeministri Kurti në Qendrën “Illyria” një qendër madhështore për Komunitetin Shqipar siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”.

Vizitën e parë Kryeministri i Kosovës e realizoi ne klasën e mësuese Mirvete Krasniqi Veselaj nxënësit e së cilës e mirëpritën me duartrokitje dhe me urimin: Mirë se erdhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”. Ishte një urim që e priti me plot dashuri dhe gëzim z.Kurti dhe i uroi mësuese Veselaj dhe gjithë nxëeëve punë dhe mësim të mbarë. Vizita e dytë ishte pranë klasës së mësuese Fatbardha Shiqerukaj, vizitë që u mirëprit me plot respekt dhe krenari nga nxënësit. Interesante ishte dhe vizita në klasën e më të rriturve ku u takua me nxënesit, mësuese Davida Hasanaj dhe artisten e shquar Valbona Peraj. Znj.Peraj i shpjegoi fjalët e reja që kishte shkruar në dërrasë duke e filluar me fjalën e parë “Dielli”.

Ah, Dielli e ndërpreu Kryeministri Kurti, fjala Dielli është shumë i shtrenjtë për ne, pasi është Gazeta më e vjetër shqiptare “Dielli” e cila i parapriu themelimit të Federatës “PanShqiptare” Vatra themeluar nga korifejtë e Kombit Fan Noli dhe Faik Konica. Ja këtu pranë kemi dhe Dr.Latifin të cilin e kam marrë nga Amerika vazhdoi kryeministri. Ja dhe nxënësit tanë ne te ardhmen duke mësuar Gjuhën Shqipe do të jenë më të lidhur dhe me bashkëpunues në të ardhmen me Kombin tha z.Zylo. Interesante ishte takimi dhe me klasën e më të vegjëlve me mësuese Alda Hoxhaj e cila e falënderoi për ardhjen në Shkollën Shqipe. Vizita e kryeministrit të Kosovës ishte një vizitë që s’do të harrohet kurrë nga mësuesit, nxënësit, themeluesit. Vizita e tij ishte befasuese, e papritur, ishte të përshëndeste nxënësit, shkollën Shqipe “Alba Life” që po bën një punë të ndritur për Kombin, jashtë politikave, pasi partia e saj është vetëm GJUHA SHQIPE.

Zoti Zylo e informoi për gjithë veprimtarine e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe aktivitetet që kryen kjo shkollë e cila ka për mesion kombëtar mësimin e Gjuhës Shqipe dhe ruajtjen e traditave të mrekullueshme të popullit shqiptar. Më duhet të kujtoj se Shkolla Shqipe “Alba Life” është mbështetur dhe frymëzuar nga personalitete të shquara të Kosovës të cilët kanë ardhur dhe i kanë takuar kokë më kokë nxënësit duke i frymëzuar për mësimin e Gjuhës Shqipe. Në fund pozoi me të gjithë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx dhe falënderoi të gjithë mësuesit për punën e vyer që po kryejnë në këtë mision kombëtar. Ai e mbylli me mesazhin brilant: “Mësojuni fëmijëve të Diasporës Gjuhën Shqipe! Mos ndaloni kurrë! Kombi ynë forcohet më shumë duke u mësuar fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe!

Gjuha Shqipe është Ashti i Kombit! Gjuha Shqipe na bashkon! Gjuha shqipe është e ëmbel si qumështi i nënës.

Faleminderit Kosova!

Faleminderit z.Albin Kurti Kryeministër i Kosovës që erdhe u takove me pasardhësit e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe të Adem Jasharit në Amerikë!

Vizita e Kryeministrit të Kosovës u filmua nga gazetari Valon Gërbeshi për TV “Alba Life” dhe do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

blank

blank

21 Maj, 2022
Bronx, New York

 

blank

Lamtumirë Dr. Gjon Buçaj Nga Merlin Tushe

Për nder të figurës e veprimtarisë patriotike të Dr. Gjon Buçaj, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, Famulltari i Kishës “Zoja e Shkodrës” në New York, Dom Pjetër Popaj, mbajti një Meshē për familjarët dhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Në fjalën e tij, ai vlerësoi rolin dhe përkushtimin e Dr. Buçaj, si një bashkëshort e prind i mirë dhe si një patriot e human i përkushtuar ndaj shqiptarizmit dhe çështjes kombëtare.

“Dr. Buçaj – tha mes të tjerave Famulltari Popaj – ishte edhe një besimtar i devotshëm i Kishës tonë Katolike, ku çdo të dielë do të ishte i pranishëm me bashkëshorten Nikoletën e fëmijët e tyre.”

Kurora e buqeta me lule të freskëta ishin vendosur përreth arkivolit me trupin e pajetë të Dr. Gjon Bucaj, ku mes tyre ishte edhe një kurorë me lule të bardha nga Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe”, organizatë që ka gjetur kurdoherë derën hapur në “Vatër” gjatë kohës kur Dr. Buçaj ka qenë Kryetar i saj.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit në Kishën “Zoja e Shkodrës”, morën fjalën edhe mbesa e nipi i tij – Besa edhe Leka, të cilët të përlotur e me zërin e mekur njëzëri thanë “Lum ne për Babagjyshin tonë”, aq shumë e donin dhe çmonin gjyshin e tyre, që ishte kujdesur për ta, për dashurinë prindërore, atdhetare, mësimin e gjuhës shqipe e fesë katolike, si besim i familjes.

Profesor Mithat Gashi gjithashtu përshëndeti në këtë ceremoni duke treguar në detaje mbi njohjen e tyre ndër vite, familjes dhe veprimtarisë së palodhur të Dr. Gjon Buçaj, në dobi të komunitetit shqiptar e veçanërisht për çështjen kombëtare.

Të pranishëm gjithashtu në këtë ceremoni ishin edhe shumë personalitete të diasporës shqiptare në SHBA dhe veprimtarë të “Vatrës”.

Ishin të pranishëm: Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptare-Amerikane Joe DioGuardi me bashkëshorten Shirley Cloyes DioGuardi;

Drejtori i Divizionit për EuroAzinë Dr. Elez Biberaj;

ish drejtori i TV Zëri Amerikës Z. Frank Shkreli;

aktivistët e njohur Zj. Rita Saliu me bashkëshortin Z. Adem Saliu, të cilët si kurdoherë të palodhur udhëtojnë nga larg nga Rhode Island për çështjen kombëtare;

ish i burgosuri dhe i internuari politik Z. Lek Mirakaj me nipin e tij Agustin Mirakaj;

ish i arratisuri politk dhe aktivisti Z. Simon Qafa, veprimtari nga Washington, DC, Z. Ari Zoto,

shkrimtarët Leta Mirakaj, Tom Mrijaj dhe Mëhill Velaj,

përfaqësues të Partisë së Legalitetit në SHBA,

përfaqësuese të Organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe” e të tjerë.

Pas Meshës dhe ceremonisë mortore për të nderuar bashkëshortin, babain e gjyshin e tyre të dashur e të paharruar, Zj. Nikoleta Buçaj me fëmijët shtruan një drekë lamtumire në Restorantin “Tre Angelina” në New York.

blank

Familja Buçaj bën me dije se vizitat dhe shërbimet fetare për Dr. Gjon Buçaj mund të ndiqen edhe live

Pershendetje miqtë e familjes tone.

Deshirojme t’ju njoftojme se diten e Enjte 19 Maj do te behen vizitat ne New York ne shtepine funerale per miqte dhe dashamiret e Dr. Gjon Buçaj.

Per ato qe nuk munden te marrin pjese, munden t’i ndjekin “live” keto momente te veshtira per familjen tone.

Momentet live shtepia funerale do te beje te mundëshme vetem ndërmjet orës 17:00 – 19:00 me oren zyrtare ne New York, USA.

Ma poshte po ju dergojme linkun ku mundeni ta ndiqni:

Linku: https://www.oneroomstreaming.com/login

Mbasi te klikoni linkun duhet te vendosni e-mailin e meposhtem edhe passwordin.

Email: info@ballarddurand.com

Password: AYBEPH

Gjithashtu mund te ndiqni ceremoninë fetare, meshën e shenjtë në kishën Zoja e Shkodrës në New York ditën e premte me 20 Maj 2022 ora 11:00 me oren zyrtare të New York-ut, USA tek faqja zyrtare në Facebook ne linkun me poshte: https://www.facebook.com/albanianchurch/

Linku me vidio live do te behet aktive vetem në oraret perkatese. Ju lutemi shperndajeni me miqtë e tjere.

Ju falenderojme per ngushellimet dhe momentet qe na keni qendrue afer.

Familja Buçaj

Nekrologji

Dr Gjon Lekë Buçaj, një aktivist i palodhur dhe vizionar për çështjet shqiptare, ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës (14 maj 2022) në spitalin Inova Loudoun në Leesburg, Virxhinia. Ai ishte 88 vjeç. Bashkëshorti i dashur prej 48 vitesh i Nikoletës. Babai i dashur i Eduard Bucajt dhe gruas së tij Dana nga Sterling, Virxhinia, Lek Buçajt dhe gruas së tij Frances e Aleksandrisë, Virxhinia, dhe Teuta (Buçaj) Pici dhe bashkëshortit të saj Marketin Pici nga Baltimore, Maryland, Nora (Buçaj) Daub dhe bashkëshortit të saj saj Timothy Daub i Baltimores, Maryland.

Dr Buçaj ishte gjyshi krenar i shtatë (7) nipërve (Besa, Leka, Shpresa, Delena, Iliriana, Gjozefina dhe Gjoni); vëllai i dashur i Mrika Dedajt nga Monroe, New York dhe Drande Berisha nga White Plains, New York. Ai ishte i biri i Lek Zogu, nëna Sute (Lula) Pjetra dhe vëllai Gjin Leka.

Dr.Buçaj lindi në Arst të Pukës, Shqipëri më 14 shkurt 1934. Kur autoritetet komuniste pushtuan Shqipërinë, mijëra familje u mblodhën dhe u dërguan në kampe përqendrimi dhe qindra intelektualë u ekzekutuan.

Dr Buçaj dhe familja e tij u arratisën nga Shqipëria në vitin 1951, duke kaluar kufirin për në ish-Jugosllavi.

Ka studiuar në Gjakovë të Prishtinës dhe në Shkup (Maqedoni).

Gjatë qëndrimit të tij në ish-Jugosllavi, ai u lidh me luftëtarët shqiptarë të lirisë që ishin vendosur në Itali në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Informatorët e UDBA-së (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav) i vëzhgonin aktivitetet e tij dhe e konsideronin të rrezikshëm.

Arriti të shkonte në Itali në vitin 1963.

Ndërsa ishte në Romë, Dr. Buçaj studioi mjekësi dhe ndihmoi mijëra emigrantë shqiptarë që jetonin në kampet e refugjatëve.

Ai u bashkua me Bllokun Kombëtar Indipendent (BKI), një parti politike shqiptare në mërgim, platforma politike e së cilës bazohej në dy qëllime thelbësore: “të përdorte të gjitha masat për të çliruar Shqipërinë nga komunizmi dhe të ndiqte çdo mundësi për t’i mundësuar popullit shqiptar të fitonte pavarësinë të nevojshme për të zgjedhur lirisht të ardhmen e vet.”

Si anëtar i BKI-së, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Prof. Ernest Koliqin, i cili konsiderohet si themeluesi i prozës moderne shqipe.

Në vitin 1974, Dr. Buçaj u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi aktivitetet e tij në përputhje me synimet e BKI-së.

Ai u bashkua me Federatën Panshqiptare të Amerikës, Vatra, duke shërbyer si nënkryetar për afro dy dekada aty kur ishte një moment kritik për kombin shqiptar.

Gjatë kësaj kohe, sistemi komunist në Shqipëri u shemb dhe Kosova fitoi pavarësinë e saj.

Dr Buçaj ishte aktiv në organizimin e seminareve dhe protestave në mbrojtje të shqiptarëve në Kosovë, Çamëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Ai shërbeu si president i Vatrës nga 2010-2017.

blank

I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. Gjon Buçaj Nga Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI

 

Shume i nderuar dhe i respektuar Doktor Gjoni,

Neser do te takohemi per here te fundit? Jo, nuk eshte e vertete. Nuk ndahemi. Ti ishe nje vella, nje shok, nje mik i rralle. Per Nikoleten nje burre shembullor, per femijet nje baba i perkushtuar, per Vatren nje KRYETAR  I RRALLE, dhe në memorjen e kombit shqiptar do jesh kurdoherë nje drejtues shembullor. Ti e ndoqe me fanatizem udhen e Fan Nolit, Konices, dhe rrugen e inxhinier Agim Karagjozit [I pazevendesueshem].  Do te mbahesh mend si nje drejtues i Vatres-  i drejte, korrekt, antikomunist, i suksesshem, nje patriot i rralle.

Nuk mund ta pranoj qe nuk do te flasim me…..jo, jo ti jeton mes nesh ashtu i vertete. Ishin vitet e fillimit te demokracise ne Shqiperi, kur bashke me Agim Karagjozin erdhet ne Tirane, asistuat ne tubimin madheshtor ne sheshin Gjergj Kastrioti Skenderbeu .Nga tribuna përpara Operes prezenca juaj, fjala juaj, elektrizoj gjithe popullin e Tiranes. Kish ardhe VATRA, kishin ardhe dy perfaqesues te saj, dy patriotë te drejtesise boterore, kishte ardhe Amerika. Buciste gjithe sheshi “E duam Shqiperine si gjithe Europa”, Rrofte Amerika, Rrofte kombi shqiptar. U ulet kembe kryq ne shesh me popullin, ngjallet shpresat per liri, demokraci, ngritët  peshe rinine vajza, djem, gra bura. Vatra na mblodhi ne strehen e saj, ‘NJE KOMB  NJE QELLIM’.

Ështe e dhimbshme vella Gjoni me te thane Lamtumire, por ESHTE KAUZA jote e Agim Karagjozit, e Zef Bales,e Dalip Greces, qe jeton ne zemrat e vatraneve.

Ti punove pa u lodhur per VATREN, dhe sot vatranet te percjellin ne token amë, SHPIRTI YT QOFTE I PARAJSES…..Na ke lene mesazhin e mrekullueshem ne zemrat shqiptareve kudo qofshin, ’Te jemi te bashkuar, te respektojme njeri tjetrin, te pranojme mendimin ndryshe, te kemi diversitet mendimesh, te jemi me njeri tjetrin vellezer dhe motra, per te rinjte t’i mbajme afer, te mos veprojme si ne komunizem me metoda perjashtuese. Ashtu si prindi qe femijen nuk e hedh por e drejton, ashtu edhe Vatra  e mbledh kombin e vet rreth ngrohtesise se Vatres. ‘FEJA E SHQIPTARIT eshte shqiptarija, pa dallim feje,krahine dhe ideje’ thoshte Vaso Pashe Shkodrani. Do te na mungosh i dashur doktor Gjoni por Amerika ka ne gjirin e saj VATREN SHQIPTARE, qe drejton, bashkon, rrezaton prosperitet te gjithe kombasit shqiptar te kudondodhur me ligjet me te perparuara ne bote. I jemi shume mirenjohes Amerikes.
Si vatrane prej 30 VJETESH ju bej thirrje; Mbroni Vatren, shtoni rradhet e saj me te rinj, ngrini vlerat e femres shqiptare, mos u pajtoni me komunizmin famekeq, ndiqni shembullin e NOLIT, KONICES, KARAGJOZIT, DOKTOR GJON BUCAJT, ZEF PERNOKES, ZEF BALES, DALIP GRECES, etj etj. I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ.

Me kosiderate,
Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI

 

blank

IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ Nga Don Lush GJERGJI

 

 

Një ditë para kalimit në amshim, Dr. Gjon Buçaj,  në pyetjen time si je tash më shëndet, me shkuan kështu: “Po, falemindës Zotit! Jam ma mirë pak. Do të marri shumë kohë mëkamja e plotë.” 

Mirëpo sëmundja dhe vdekja dinake dhe grabitqare nuk pritën dhe nuk ia mundësuan rimarrja e shëndetit, që e shpresonte ai, familja, miqtë e tij të shumtë në Amerikë dhe në botë.

Lajmin për kalimin e tij në amshim ma dha Merita Bajraktari – Mc Cormak me këto fjalë: “Gjon Buçaj ndërroi jetë sot. Pushoftë në Paqen e Krishtit.”

Posa e mora këtë lajm, së pari u luta për shpirtin e tij dhe amshimin e lumtur, si dhe për tërë familjen, që ta kenë ngushëllimin në vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit, si burim feje, frymëzim jete dhe pavdekësie… Fill i shkrova të bitit të Dr. Gjonit, Eduardit kështu: “I dashuri Eduard, e kujtoj Dr. Gjon Buçaj me ndjenja të thella të nderimit dhe falënderimit, me uratë dhe dashuri. Zoti Dr. Gjonin e pastë në parajsë, ndërsa juve ju ngushëlloftë me fuqinë e fesë së krishterë! Pushoftë në paqe!” 

Ajo çka mund të bëja është urata, pjesëmarrja ime shpirtërore në këtë ndarje të përkohshme, apo si thotë Shën Nëna Tereze “kthimi në Shtëpinë e Atit”, paraqitja dhe kremtimi i Meshën për shpirtin e tij si dhe për flladi, ngushëllim dhe siguri që na vjen prej Krishtit të ngjallur, i cili i vetmi thotë dhe garanton kështu: Unë jam të ngjallurit dhe jeta. Kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë… Lumë ata që nuk shohin por besojnë! 

Do të “lundëroj”  pak në kujtimet mia me të dashurin dhe të paharrueshmin Dr. Gjon Buçaj. Jemi njohur mjaft kohë, diku fill pas luftës së Kosovës 1998 – 1999. Për Dr. Gjonin më kishte folur shpesh një mik dhe koleg i tij nga ditët e rinisë dhe studimeve, piktori ynë i njohur, Blerim Luzha. Ai i kishte humbur lidhjet qysh moti, por me këmbëngulje kërkonte ndonjë “shenjë”. Dhe ndodhi deri diku “mrekullia”, u takuam dhe njoftuam fill pas Luftës.

Dr. Gjon Buçaj ishte një atdhetar i shquar, një njohës i gjuhës   dhe kulturës, letërsisë, historisë, me pak fjalë çështjes shqiptare, të kaluarës sonë martire, të cilën e kishte provuar në shpinë dhe në zemër, por edhe idealist dhe optimist për të tashmen dhe të ardhmen tonë më të mirë. Më thoshte kështu: “Gjithë ky gjak i derdhur për Fe dhe Atdhe, gjithë kjo farë e mirë, doemos do të rritet dhe do të gufojë, ndoshta jo aq shpejt, por s’ka më ku shkon…” 

Pata shumë takime me të në Amerikë, në New York, por edhe në Kosovë. Gjithmonë i qetë, shumë i vëmendshëm në bashkëbisedime, i matur në fjalë dhe në sjellje, mbi të gjitha dashamir i të mirës, të drejtës, të vërtetës, jetës, mbi të gjitha Dashurisë. Si Kryetar i “Vatrës” disa herë me priti me bashkëpunëtorë, ma dha rastin të paraqitem me ndonjë libër, botim, kumtesë, me një rast së bashku me Dr. Nusret Pllanën, rreth gjenocidit serbë ndaj Shqiptarëve me shekuj…

Ishte i ngazëlluar për çdo fjalë, rresht, varg, botim, dhe me shpirt rinor dhe të frymëzuar “shijonte” fjalën dhe porosinë e bukur dhe aktuale.

Ishte dalluar tejet shumë me organizimin e 100 – vjetorit të “Vatrës”, ku ndër të tjera me thoshte: “Tashmë jemi të ndarë anekënd botës. Ti thua që feja dhe Dashuria na afrojnë dhe bashkojnë, së pari me Zotin, pastaj edhe me njëri-tjetrin. Edhe unë mendoj si Ti, por do ta shtoja që kultura, gjuha shqipe, krijimtaria, historia, mbi të gjitha e tashmja dhe e ardhmja e përbashkët, duhet të na bashkojnë…” 

Sa herë vinte në Kosovë, kurrë nuk e harronte Imzot Dodë Gjergjin dhe neve bashkëpunëtorët e tij, Katedralen dhe Shenjtëroren Nëna Tereze në Prishtinë. Në çdo takim kishte edhe afrim dhe bashkim, vrull dhe vullnet “për ta shërbyer Popullin tonë të braktisur dhe të harruar, por prej Zotit të bekuar… Po vijnë së fundi ditë të mira edhe për ne. Nëpërmjet Nënës Tereze vërtet Zoti na ka bekuar dhe na ka bërë të njohur në mbarë botën. Tashmë edhe ne me atë jemi të lumtur dhe shumë krenar…” 

Shpirtin, zemrën, brendinë, thellësinë dhe pasurinë e tij shpirtërore dhe kulturore e kam njohur dhe shijuar për së afërmi gjatë disa ditëve në Washington, kur Libraria e Kongresit Amerikan, Sektori Evropian, më kishte ftuar për ta paraqitur dhe dhuruar librin tim më të njohur kushtuar Nënës Tereze: Mother of Charity, Mother Teresa, Vepar – Drita, 2015, f. 240.

Kjo ndodhi më 14 tetor 2016, në bashkëpunim me Dr. Gjon Buçaj, Merita Bajraktari McCormak  dhe shumë të tjerë. Dr. Gjon Buçaj më priti në aeroportin e Washingtonit, me buzëqeshje karakteristike dhe me fjalë: “Mirë se të ka prue Zoti!” 

Pas përshëndetjes fill më pyeti: “Ku do të jesh këto ditë, në ndonjë hotel me pesë yj, apo tek unë, ku jam unë dhe gruaja, me djalin tim dhe pesë nipa…” 

Unë pa kurrfarë hamendje i thashë; “Te pesë yjtë e tu…” 

Ishin ditët më të bukura të takimeve, bisedimeve, përmallimit, shëtitjeve, vizitave të dy ambasadat tona, të Shqipërisë dhe Kosovës, në State Departpartment, nëpër kisha, monumente, përmendore, kudo…

Ishim së bashku – një në ndjenja, përjetime, ngazëllime. Më 14 tetor 2016, përpos librit tim të lartpërmendur, unë Bibliotekës së Kongresit Amerikan, i dhurova edhe tri libra – vëllime tjera kushtuar Nënës Tereze, kuptohet  që i kam shkruar unë dhe që janë botuara në gjuhën anglishte. Aty pata rastin edhe për një fjalë rasti.

Bashkëkombësit tanë, të ardhur edhe nga viset tjera të Amerikës, me prejardhje nga trojet tona stërgjyshore, sidomos i nderi Lekë Gojçaj, së bashku me Marjan Cubin, ishim të lumtur për këtë ndodhi, unë do të them edhe “mrekulli” të rendit të parë, që një figurë shqiptare, Nëna Tereze, një autor shqiptar, unë, një botim kaq i bukur dhe tejet luksoz, tash e tutje do ta ketë një vend të lartë të nderit në Bibliotekën më të madhe të botës,  që  amerikanët e quajnë Librari.

Hyrja dhe dalja në këtë Bibliotekë ishte tejet i rreptë, me shumë kontrollime. Drejtori i Sektorit Amerikan më përcillte gjithkund dhe ishte shumë mirënjohës për këtë ngjarje të rrallë dhe të bukur. Në dalje, për të krijuar pak atmosferë festive, unë ndër të tjera thashë kështu: “Ju garantoj me krye se Shqiptarë mund të vjedhin gjithçka, por kurrë e për këtë jetë,  nuk do të vjedhin libra!” 

Fjala ime i pëlqeu shumë Drejtorit, Dr. Gjonit dhe përcjellësve të mi aq të përkushtuar dhe të dashur, ndër të cilët enkas kishte ardhur  prej Detroitit edhe vëllai im meshtar Don Ndue Gjergji dhe shumë të tjerë.

Deshi Zoti, dikush ndoshta do të thotë fati, që prapë isha në Amerikë afro një muaj, me vizita, takime, ligjërata, meshë në tri qendra të mëdha: Në Detroit, New York dhe në Washington (8 dhe 9 maj 2022), me dëshirë të madhe që të shiheshim. Ishte e pamundur. Kudo prapë takime, bisedime, promovime, sidomos me rastin e 25 – vjetorit të vdekjes së  Nënës Tereze. Përcjellës besnik dhe shumë i vëmendshëm kësaj radhe ishte  veprimtari i njohur Mirash Nuculaj në udhëtime dhe takime në New York dhe Washington, me pjesëmarrje të shumë miqve dhe dashamirëve, me kujtime të përmallshme  dhe uratë falënderimi për ata që kaluan në amshim: Prena, Pashk dhe Lekë Gojçaj, Mrika lind. Pecaj – Xhema, Zef Balaj dhe të tjerë.

Vizita familjeve të tyre, urata në varreza, ndezja e qiriut dhe lulet,  Mesha, ishin gjeste të thjeshta të dashurisë dhe falënderimit ndaj atyre që kaluan në amshim, si dhe kujdes për të gjallë.

Dr. Gjon Buçaj, nuk ishte mirë. Ndër të tjera ai më shkruante kështu me 9 maj 2022: “Faleminderes, i dashtun Don Lush… Jemi aq afër por nuk mund të takohemi…Nejse, virusi corona  asht sabotuesi kryesor që të mos shihemi tue qenë kaq afër, por bekimet për të cilat jam mirënjohës, nuk mundet me i ndalë Të shkoftë puna mirë e mbarë gjithmonë! Me përzemërsi,  Gjon Buçaj.” 

I dashuri Dr. Gjon Buçaj, tash je “liruar” prej Corona Virusit, edhe prej trupit, kësaj jete tokësore, që aq shumë e ke dashur dhe jetuar… Tash e tutje do të jemi së bashku në uratë, në Zotin, e një ditë do të shihemi dhe do të jemi së bashku në amshimin e lumtur.

Jepja, o Zot, pushimin e pasosur. I shndritë Drita e pambaruar. Pushoftë në paqe! Amen.

Familjes, bashkëshortes, fëmijëve, nipave dhe mbesave, miqve të shumtë në Amerikë dhe kudo gjetiu: Ngushëllime!

Prishtinë, 18 maj 2022                                                    Don Lush GJERGJI

 


Send this to a friend