Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një cicërime në Twitter njoftoi për takimin e djeshëm në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe Ndërmjetësi Special për Dialog, Miroslav Lajçak.
Të dyve, Kurti tha se u ka dhënë dëshmi rreth rrëmbimit të tre policëve kufitarë, të cilët po mbahen në paraburgim prej sot një javë në Serbi.
Veç kësaj, ai bëri të ditur se ka diskutuar për depërshkallëzimin, zgjedhje trë reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike, përcjell Syri.net Kosova
“U dhashë dëshmi rreth rrëmbimit të tre policëve tanë – të mbajtur që një javë tashmë – dhe diskutuam për depërshkallëzimin, zgjedhje të reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti. Ndërkaq për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shtoi se “refuzoi të marrë pjesë”.