VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kur mbretëria shqiptare njihte qeverinë e gjeneralit Franko të Spanjës (1936)

By | June 10, 2019
blank

Komentet

blank

SHQIPTARËT DHE QYTETËRIMI BOTËROR – Nga Ylli M. Dilo

“Kur shqiptaret te kene mbaruar se luajturi gjithe karterat e tyre, do te habisin gjithe boten per perkatesine e tyre si nje popull qe i perket nje race te vjeter dhe fort te dalluar”

Nastradami

Shume studjues te huaj qe e njohin historine vleresojne lart kontributin e madh qe kane dhene shqiptaret ne qyteterimin boteror. Amerikani Xh. Williams e quan skandal te qyteterimit evropian gjendjen ne te cilen eshte katandisur kjo race e madhe dhe shume e lashte.

Shume shkencetare te ndershme nisur jo vetem nga sedra per te arritur maja te larta ne shkence por dhe nga ndjenja thellesisht njerezore kane kontribuar dhe kontribojne me vetmohim per te vene ne jete parashikimin e Nastradamit.

Duke u nisur nga parimi se ne percaktimin e lashtesise dhe kultures se nje kombi nje rol te rendesishem luan dhe gjuha e tij, nepermjet ketij shkrimi do te paraqisim disa gjurmime qe na u duken te vlefsheme.

– Kultura dhe shkrimet e para ne Evrope.

 Ne vitet 7000-4000 para eres se re(te quajtura vite te kultures se re ) shfaqen ne Evrope IVIRET.

 Ne vitet 4000 para eres se re levizin INDOEVROPIANET  drejt Evropes Qendrore

Ne vitet 3500  para eres se re cfaqet shkrimi ne Mesopotamia.

Ne vitet 3000 para eres se re gjuha pellazge ose shqipe ka sjelle lindjen e gjuheve te Indise dhe Sankritishtes.

 Ne vitet 2000 para eres se re cfaqet shkrimi ne Kriti

Ne vitin 850 para eres se recfaqen Iliada dhe Odisea( ne iwoniki dialekt).Ketu hapim nje paranteze.Shume studjues te vepres se Homerit jane te mendimit se ato nuk jane transmetuar vetem gojarisht ne dialektin iwnikian por kane qene te shkruara me alfabetin pellazg, pasardhes te te cileve jemi neve shqiptaret.

Ne vitin 800 para eres se re  lind alfabeti grek.

Ne vitin 550 para eres se re kemi te dokumentuara shkrimet e para ne gjuhen latine.

Ne vitet 200 pas eres se re dokumentohen shkrime me alfabetin gjerman.

Ne vitin 350 pas eres se re  dokumentohen shkrimet e para te goteve.

Ne vitin 450 pas eres se re dokumentohen shkrimet e para te kelteve.

Po ti referohemi hartes se Λε Κλεζιο ne studimin”Dialekte dhe kerkime” veme re se ne Italine e Jugut nga dialektet kryesore qe fliten eshte I gjuhes shqipe.

Sipas E.Frommi-t “Gjuhet e para kane qene simbolike. Gjuha e mendimit mitik, nuk mund te ishte tjeter vecse nje gjuhe simbolike. Duke qene keshtu , ne tek e fundit e kerkojme shpjegimin e fundit te nje fjale jo tek koncepti, por tek nje simbol”

Kete mendim mbeshtesin dhe shume shkencetare te tjere dhe personalitete te cquara te lenguistikes.Mund te permendim personalitetin e njohur Otto Ranke i cili thote se krijimi I gjuhes lidhet me inkoshiencen(pavetedijen) dhe jo me koshiencen(vetedijen).Fjala shpreh ne analize te fundit simbole dhe jo koncepte.

I ketij mendimi eshte dhe eruditi P.Zheji,bile e shtjellon me tej kete teze kur thote: “te gjitha gjuhet gjallerojne dhe veprojne duke shtruar te njejtat ekuacione simbolike”.

Fjalet, na meson autori i studimit” Shqipja dhe Sankritishtja”(studim qe perfshihet dy libra voluminoze),shtrojne ekuacione simbolike dhe ekuacionet simbolike nga ana e tyre, shtrojne mite kozmogonike.

Interpretimi I te vertetave shkencore,filozofike,teologjike jo vetem I kohes tone por i te  gjitha koherave realizohet ne menyre te pakundershtueshme ne qoftese do te kemi ne duar kodet me te cilat deshifrohet vepra e ketij gjeniu.

-Gjuha shqipe e shkruar

Peshkopi freng G. Adal ka thene qe me 1332:”Dhe une e di se sado qe shqiptaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga latinishtja, prape se prape ata kane ne perdorim dhe ne te gjithe librat e tyre shkronjat latine”.

 Fjalori I Frag Bardhit”Dictionarium Latino-epiroticum” I vitit 1635 eshte I pari liber qe kemi sot per sot ne duar.

 Ne qofte se do te kerkojme veme re se ne shekullin e XVIII kemi libra te shkruara me nje alfabet te perzier latino-grek.

Ne vitin 1882 Konstandin Kristoforidhi boton ne Stamboll vepren e madhe “Gramatika e gjuhes shqipe ne dialektin toske”

Ne kete shekull Vellezerit Frasheri jo vetem dokumentojne me veprat e tyre pasurine dhe bukurine e gjuhes shqipe por terheqin vemendjen e shkencetareve te kesaj fushe se gjuha shqipe eshte nena kurse te tjerat jane bijat e saj.

Fillimi I shekullit te XIX  i gjen shkencetaret shqiptare me kerkesa te reja per te ekzistuar si komb dhe fatmiresisht I gjen jo vetem koshiente ne misjonin e tyre por dhe te bashkuar. Kongresi I Manastirit I vitit 1908 vendos alfabetin e gjuhes shqipe me germa latine.Puna shkencore e I.D.Sheperit, A .Xhuvanit, E. Cabej deshmojne se nje ajzberg I madh eqendron I zhytur ne ate det qe ka emrin ” Gjuhet e globit ne te cilin jetojme”. Ardhja ne skene e dy kolloseve te letrave shqipe At GJ.Fishta dhe I Kadare,te krahasuar me kolloset botrore te llojit te tyre zbulon pasurine dhe bukurine e gjuhes shqipe.

-Nje e fshehte qe duhet zbuluar

Veme re se kemi nje boshllek.Kemi nje te dhene se ne vitin 3000 para eres se re ka ekzistuar gjuha pellazge ,pra gjuha shqipe.Te dhene tjeter kemi ne shekullin e XIII pas eres se re nga G.Adal ku permend se gjuha shqipe shruhet me shkronja latine.Ku jane shkrimet e shruar ne kete gjuhe ne kete periudhe prej 4300 vjetesh?Francezi R. d’ Angely dhe E. Kocaqi me studimet e tyre hedhin drite ne kete erresire mijevjecare.

Duke marre si te mireqene zbulimin e E.Frammi-t  qe shpjegimin e fundit te fjales e kerkon jo tek koncepti por tek simboli,zbulim I perkrahur dhe I zhvilluar edhe me tej nga P.Zheji I cili shume fjale bashke i interpreton si ekuacione simbolike, hapen horizonte te reja per te thene te verteten, per te zbuluar ate qe me lart e quajtem te fshehte qe duhet zbuluar.

-Historia dhe shtrirja gjeografike e popujve dhe gjuheve qe flasin.

A e dini qe qe gjuha spanjolle eshte e mbushur me fjale arabe;gjuha angleze eshte e mbushur me fjale greke; fjalet shqipe “kudo,vajze” ne greqishten e vjeter I perdornin shume?

A e dini se shqiptaret banojne ne mijevjecare qe nga malet e Kaukazit,Evropa Veriore,Brigjet e Turqise dhe te Ballkanit,Itali.

A e dini qe shume popuj te Ballkanit, Evropes,Azise dhe deri ne Egjypt dhe Marok ne gjuhet qe flasin kane shume fjale shqipe?

Le te shpresojme por dhe te punojme me devotshmeri dhe koshience qe thenien e Nastradamit ta bejme realitet.

Bibliografi

H.Walter ( Η περιπετεια των γλωσσων τις δυσις)

Λε Κλεζιο Διαλεκτιο(σημηωση 242)

P. Zheji  Shqipja dhe Sankritishtja

blank

“OPEN BALKAN”, MERR VESHT O EUROPJAN, SE GJAN’e VET AS DREQI S’E HAN! – Nga Fritz RADOVANI

Ne ishim dikur Europë Juglindore… Ashtu na njifte gjithë Bota e qytetnueme… Prej Atij Gjergjit të Madh e Nanës Tereze!..

Turqia prap tashti na bani Bal…Op…“OPEN  BAKAL”…

Kryeministri Rama në fjalimin e tij tha se, “kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, për të rikompozuar Jugosllavinë dhe …”

“Ne jemi këtu për të ardhmen…”

At Gjergj Fishta ka pyet 100 vjet para “Gomarin e Babatasit”:  

“Pasaportat kush ua pau,

Për me thânë se kta s’janë Slav.

Nuk janë Slav, Turq, as Bulgarë,

Por janë fjesht burra shqiptarë?…

Shka punuen kta për Atdhé?…

Librat shqip qi kanë botue?…

Edhe ndihmët qi kanë kushtue

Për triumf të liris s’onë?

Për posë emnit se si u thonë,

Kurrkush gjâ nuk di, për tà:…”

***

“Komunizmi në Shekullin XXI asht një burim tmerresh: Dhune, terrori,     vllavrasjesh e vujtjesh! Thesari i tij janë spijunët e sigurimit të shtetit!”

            Melbourne, 3 Gusht 2021.       

blank

NJË HISTORI ARRATIE QË BËRI BUJË MË 1984 – DHE SHQIPËRIA DJE E SOT SIPAS IZABELA ISLAMIT Nga XHEVDET SHEHU

Isabela Islami me nënën e saj Nadiren

A ju kujtohet një ngjarje e rrallë në verën e vitit 1984? Dy motra arratiseshin përmes detit në një natë të errët me not nga Saranda në Korfuz… Atyre që nuk ju kujtohet, me siguri që kanë dëgjuar për të, megjithëse kanë kaluar kaq vjet… Arratisja e tyre, bëri bujë në Shqipëri. Gjesti i dy motrave, që te shumëkush ngjalli habi, pezm dhe admirim, krijoi probleme serioze dhe çoi në forcimin e regjimit të kufirit shtetëror, sidomos atij detar. Sidoqoftë, pasi u fol një farë kohe për gjestin tejet të guximshëm të dy motrave, pasoi një heshtje e rëndë dhe e gjatë për fatin e tyre.
Historisë së dy motrave shqiptare në historinë e shërbimit botëror të ‘Zërit të Amerikës” i janë kushtuar më shumë se katër faqe. Shkrimtari Ismail Kadare e ka trajtuar historinë e arratisjes së tyre në romanin ‘Spiritus’. E, megjithatë, historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë deri në fund.
Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’, falë njohjes sime të hershme me të, Isabela Islami rrëfehet për herë të parë me hollësi për çfarë ndodhi 30 vjet më parë, si dhe pse u arratisën dy motrat, ndërsa vëllai i tyre i vetëm, Klementi, humbi jetën gjatë kësaj ‘aventure’.
Prej 30 vjetësh Isabela dhe motra e saj Zamira punojnë në radiostacionin më të përhapur të botës, në ‘Zërin e Amerikës’ dhe në këtë intervistë Isabela tregon se si arritën deri aty, duke spikatur me personalitetin e tyre. Me pak fjalë është përshkrimi i një rruge të mundimshme nga Çerma e Lushnjes ku ato ndodheshin të internuara, deri në Uashington, një rrugëtim midis ferrit dhe parajsës…
Isabela Islami

Për të dyja motrat nuk kanë munguar asnjëherë epitetet me superlativa. I kanë quajtur heroina, ikona të radiostacionit të madh, ndërsa në këtë intervistë-bashkëbisedim të DITA-s me Isabelën, ajo dëshiron ta thërrasim thjesht Isabela apo Bela, sikurse i drejtohen miqtë.
Si gazetare e njohur tashmë, Isabela jep edhe konsideratat e saj sidomos për zhvillimet e dy dekadave të fundit në Shqipëri, zhvillime që ajo i ndjek me shumë vëmendje dhe kërshëri.


– Isabela, 30 vjet më parë ju u arratisët nga Shqipëria, ndërkohë që Enver Hoxha ishte ende gjallë. Pse e ndërmorët këtë hap të pazakontë për kohën?

– Xhevdet, të falemnderit për këtë intervistë në gazetën ‘DITA’. Së pari dëshiroj ta bëj të qartë për ju dhe lexuesit tuaj të nderuar se pikëpamjet e shprehura në këtë intervistë janë thjesht personale dhe nuk pasqyrojnë politikat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as të Zërit të Amerikës, ku unë punoj. Ju më pyesni pse u arratisëm 30 vjet më parë? Po ju përgjigjem drejtpërdrejt: Ne u internuam familjarisht në Çermë të Lushnjes pas arrestimit të vëllait, Klementit, i cili ishte atëhere 19 vjeç. Vendimi nuk ishte krejt i pazakontë. Kishin ikur edhe të tjerë para nesh, ashtu siç ikën edhe të tjerë pas nesh, deri në fillim të viteve 90’. Familja ka patur një histori të gjatë dhe të rëndë persekutimi që nga tetori i vitit 1944 me arrestimin e gjyshit nga nëna, Maksut Selenica dhe vëllait të tij, të cilët u pushkatuan. Po ashtu edhe nga familja e babait patën një histori persekutimesh, jo të këtyre përmasave si familja e nënës, por gjithsesi me burgje dhe internime. Vëllai i babait, Shahsuvar Islami, një djalë i arsimuar mirë në Firence të Italisë, u burgos dhe u dënua me 15 vjet burgim. Vdiq në burg.

Shumë njerëz, të njohur dhe të panjohur, kanë thënë se ishte një nga familjet më të persekutuara në Shqipëri. Këtë nuk mund ta them. Kam takuar njerëz që e kanë ndjerë peshën e persekutimit që në moshë fare të njomë. Me pak fjalë, Xhevdet, në Shqipëri unë mund të them se kam patur një fëmijëri të bukur, për aq kohë sa nuk isha në gjendje të kuptoja. Më pas gjithçka ka qënë gri për mua dhe natyrisht për gjithë familjen.

Në Çermë jetuam për gati 10 vjet dhe punonim në fermë, bënim një jetë monotone dhe fizikisht të mundimshme, si dhe pjesa më e madhe e familjeve që jetonin atje. Një pjesë e tyre jetojnë jashtë Shqipërisë tani dhe me të gjithë ata që kam mundur të lidhem, më thonë se jetojnë mirë. Mendoj se ata që kanë qënë fëmijë atëhere, kanë arritur t’i kapin ato vite të humbura, më shumë se ne të tjerët.

– Si vendosët që të arratiseshit?

blank
Isabela Islami duke intervistuar presidentin Xhimi Karter, per “”Zerin e Amerikes”, ne vitin 1993

Kur Klementi u kthye në shtëpi, pasi kaloi një periudhë në hetuesi dhe më pas në spitalin psikiatrik të Elbasanit, e biseduam gjatë mundësinë e arratisjes. Unë dhe Zamira hezitonim dhe e kishim të vështirë t’i linim prindërit pas. Prindërit ishin plotësisht dakord me Klementin. Babai veçanërisht, mendonte se pas vdekjes së Enver Hoxhës gjërat do të ndryshonin dhe do të ribashkoheshim. Në fakt, kjo kishte qenë historia e regjimeve diktatoriale gjetkë. Babai na thoshte gjithnjë se me vdekjen e diktatorit vdes edhe diktatura. Ishte Klementi që nguli këmbë për arratisjen dhe sidomos që nga janari i vitit 1983, e deri sa u larguam më 2 gusht 1984…

– Jemi pikërisht në momentin e arratisjes. Pse nga Saranda?

– Kufirin tokësor nuk e njihnim. Një pjesë e njerëzve që kishin tentuar të iknin nga kufiri tokësor ose ishin kapur, ose ishin vrarë në kufi. Rreziku ishte më i madh dhe probabiliteti i ndjekjes nga rojet e kufirit ishte më i lartë. Nga Saranda, veçanërisht në kohë të kthjellët, Korfuzi dukej shumë qartë dhe afër. Ishte një pikë e qartë referimi. Për më tepër, ato ditë zhvilloheshin Lojërat Olimpike Verore në Los Anxheles dhe njerëzit ishin pranë televizorëve për t’i ndjekur. Menduam se kishte më pak vëmendje ndaj të ardhurve në qytet.

– Ju notuat 12 orë në det në drejtim të Korfuzit. Vëllai juaj i ndier Klementi humbi jetën, ndërsa ju dy motrave u shpëtoi me sa di një jaht italian. Gabuat në përllogaritjet tuaja?
– Xhevdet, kur e mendoj tani them se gabuam në vlerësimin e distancës në raport me mundësitë fizike dhe faktorin psikologjik. Në vijë ajrore distanca më e afërt tokë-tokë është rreth 7 milje detare, rreth 12 kilomera. Është distancë e gjatë edhe për notarë profesionistë, jo më për notarë amatorë, sado të mirë që të jenë. Por ishte dëshira e fortë për të qënë të lirë që na bëri ta gjykonin atë distancë të përballueshme…

– Arratisja juaj është folur shpesh se është i denjë për një skenar filmi të Hollivudit. Dhe vërtet, ata që e dëgjojnë për herë të parë, habiten. Si do ta ndjenit veten duke parë në ekran jetën tuaj të luajtur nga të tjerë?
– Edhe unë edhe Zamira kemi folur mjaft për arratisjen tonë nga Shqipëria. Që kur ishim në Korfuz për disa ditë dhe më pas në Athinë u kontaktuam nga shumë gazetarë dhe më pas kur jetuam në Athinë nga gushti deri në dhjetor 1984, mësuam nga miqtë që krijuam atje, shumica grekë dhe disa shqiptaro-grekë, se ngjarja ishte mbuluar jo vetëm nga shtypi evropian, por në shumë vende të tjera të botës, madje edhe në Mongoli. Po ta shikoj në film… nuk e di … Varet ndoshta nga skenari, regjisori, aktorët, e të tjera… Varet se si do t’i kuptojnë dhe portretizojnë ata ngjarjen dhe personazhet. Nuk e di…

– Nga Greqia ju shkuat në Shtetet e Bashkuara. Si arritët deri tek ‘Zëri i Amerikës’?
– Diku nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit 1984, kur ishim ende në Athinë me strehim politik, z.Frank Shkreli, atëhere Shef i Shërbimit Shqip, erdhi në Athinë me shërbim dhe na kontaktoi me propozimin për të punuar tek Zëri i Amerikës. Ishte së bashku me të shoqen, Vikin (Vitoren). Nuk iu përgjegjëm menjëherë pozitivisht propozimit, por i premtuam se do ta kontaktonim kur të mbërrinim në SHBA. Patëm menduar të shkonin më Belgjikë apo Australi, pasi kur ishim në Shqipëri ishin hapur fjalë se kishim tezen dhe dajën në Australi dhe një kushëri të parë të nënës në Belgjikë. Por njerëzit tanë në SHBA që e kishin mësuar nga shtypi këtë plan, na kontaktuan menjëherë dhe na thanë se nuk kishim njeri në Australi dhe se kushëriri i nënës që kishte jetuar në Belgjikë, ishte vendosur në SHBA. Në dhjetor 1984 mbërritëm në Detroit dhe në mes të janarit 1985 kontaktuam Frankun. Pjesa tjetër tashmë është histori e njohur.

– Ju dilnit me zërin tuaj tek ‘Zëri i Amerikës’, ndërkohë që këtu në Shqipëri kishit ende prindërit dhe një rreth të afërmish. A ju mundonte ky fakt?

– Jo. Zërin e Amerikës si Zë i Amerikës unë e kisha dëgjuar në shtëpi që kur isha fëmijë, kur prindërit dhe gjyshja e dëgjonin me veshin në radio. Më pas edhe unë dhe vëllai e motra e dëgjonim bashkë me ta. Nga fëmijëria më ka mbetur në mendje sigla e hapjes së programit, ishte një sinjal i fortë edhe kur e mbaje volumin e radios shumë të ulët. Kur vendosëm të largoheshim kontaktin me Zërin e Amerikës na i sugjeroi babai dhe kishim në plan ta kontaktonim, por Zëri i Amerikës u tregua më i shpejtë se ne.

– Si i kini përjetuar ngjarjet e dhjetorit 1990 në Shqipëri?
– Me shumë emocione. Që nga demonstatat në Sheshin Tien An Men të Pekinit në 1986 dhe deri në heqjen e telave me gjemba në kufirin e Hungarisë me Austrinë, në 1989, bota ziente. Kjo ishte e dukshme. Pastaj filloi rënia e diktaturave në Evropën Lindore dhe megjithëse Shqipëria ishte e fundit, rënia e diktaturës ishte e pashmangshme.

– Ju kini ardhur 9 vjet pas arratisjes në Shqipëri me një shërbim, gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhimi Karter në fillim të shtatorit 1993. Çfarë kujton Isabela pas më shumë se 20 vjetësh nga ajo vizitë?
Presidentin Karter e kisha takuar edhe në Xhorxhia, në qendrën Karter në një konferencë ndërkombëtare. Historianët e vlerësojnë si një politikan të avancuar për kohën e tij. Ai erdhi me një mesazh paqeje në Shqipëri dhe u prit shumë mirë. Njerëzit kishin mësuar edhe grafikun e tij të ditës dhe dilnin herët në mëngjes për ta parë e takuar gjatë shëtitjes.
Më kujtohet konferenca e shtypit që ai dha, të cilën e ndoqëm bashkë. Në përgjigje të një pyetjeje për Kosovën që i bëra atëhere, ai dha sinjalin e asaj që ndodhi pas rreth 15 vjetësh. Ndoshta ne nuk arritëm ta kapnim atëhere, por kur e dëgjoj tani, mesazhi është aty dhe i qartë.

– Më pas ju kini ardhur sërish pas ndonjë viti në Shqipëri. Çfarë ju entuziazmon dhe ju dëshpëron nga ato që shihni këtu?

– Mund të them se jam natyrë optimiste. Më ka entuziazmuar gjithmonë avancimi i shqiptarëve. Është fakt që kur jetojnë në një organizim të mirë, siç janë vendet perëndimore, arrijnë majat e profesioneve të tyre në çdo fushë, nga politika e shkenca, tek arti e sporti. Rastet janë të shumta dhe lista do të ishte e gjatë, por mund të sjell si shembull, çfarë kam mësuar këtë muajin e fundit. Katër artistë shqiptarë punojnë në operën prestigjioze të Vjenës. Një numër i konsiderueshëm për një vend aq të vogël sa Shqipëria. Udhëheqja shqiptare duhet ta shikojë këtë dhe të krijojë kushtet që talentet e shpërdara nëpër botë të kenë dëshirën të kontriboujnë në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria ka përjetuar dhe përjeton një “rrjedhje truri” tejet të dëmshme për shoqërinë shqiptare dhe vendin.

Demokracia shqiptare, megjithëse e brishtë, avancon. Demokracia është proces me karakteristika të ndryshme në vende të ndryshme. Çfarë nuk më argëton aspak në skenën shqiptare është shkëmbimi i batutave kryesisht në parlament dhe në forume të tjera publike, kush t’ia përplasë më fort tjetrit. Politikanët shqiptarë, pa përjashtim, duhet ta kenë të qartë se janë zgjedhur për të drejuar vendin dhe jo për shfaqje që ndoshta argëtojnë vetëm një numër të papërfillshëm të elektoratit. Jam po aq e sigurt se elektorati shqiptar po bëhet gjithnjë e më pak tolerant ndaj dështimeve të udhëheqjes shqiptare dhe më ekzigjent për rolin e saj.

– Sali Berisha u shfaq si simbol i ndryshimeve demokratike në këtë vend. Por me kalimin e viteve roli i tij u zbeh, për të mos thënë se është kthyer në të kundërtën e vet, sikurse e tregoi rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Pse ndodhi sipas jush ky transformim?
– Nuk mendoj se Sali Berisha u shfaq si simbol i ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Zoti Berisha doli si udhëheqës i lëvizjes demokratike pasi ajo kishte marë formë. Simboli i ndryshimeve demokratike në Shqipëri, për mendimin tim, është dhe do të mbetet vërshimi i rinisë shqiptare në ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë. Megjithëse, roli i zotit Berisha si President apo si Kryeministër ka vendin e vet në Shqipërinë pas komuniste, u mbetet historianëve, si kudo në botë, të bëjnë vlerësimin e kohërave me zhvillimet që ato kanë mbartur, si dhe të personazheve të tyre.

– Ju përmendët pak më parë gjuhën që përdoret në Parlament. Spikat në këtë fushë, pikërisht z.Berisha. Për të mos bërë një listë të gjatë, së fundmi para pak ditësh z. Berisha i tha në parlament kryeministrit Rama kryehorr. Si ju duket kjo gjuhë komunikimi?
– Krejtësisht e papranueshme për shumë arsye. Pikësëpari është etika parlamentare, sepse një shpërthim i tillë dëmton autoritetin dhe efikasitetin e parlamentit. Ngjarja që nuk është shkëmbimi i parë i këtij lloji në parlamentin shqiptar, vë përpara përgjegjësisë, në radhë të parë, kryetarin e parlamentit, i cili në zbatim të ligjit duhet të gjejë mënyrën më efikase që kjo lloj retorike vulgare të mos ketë vend të parlament.

Arsyeja e dytë, cili është Sali Berisha që nuk ka absolutisht asnjë lloj dogane kur i drejtohet një individi tjetër, qoftë ky individ jashtë parlamentit, qoftë anëtar i parlamentit, apo kryeministër? Me vulgaritete të tilla z. Sali Berisha u është drejtuar edhe njerëzve të tjerë, burra dhe gra, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një person që ka qenë në arenën politike shqiptare për më shumë se 20 vjet nuk duhet të harrojë në asnjë mënyrë se ai është në parlament dhe ai parlament është i popullit dhe populli e ka zgjedhur të adresojë nevojat e tij dhe të lartësojë imazhin e vendit në botë, aq më tepër që tani Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE. Nuk ka nevojë kush për deklamacione të tilla të shëmtuara. Populli pret të shohë dhe të dëgjojë diskutime konstruktive, me dobi imediate për të dhe për të sotmen dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Nëse ish kryeministri Sali Berisha pretendon se është duke e ndihmuar Shqipërinë, në fakt ai është duke e dëmtuar Shqipërinë. Populli i Shqipërisë ka më shumë se 20 vjet që po pret që të ketë një qeveri që t’i shërbejë atij dhe vendit. Skena të tilla janë esencialisht të dëmshme, ato krijojnë në imazh të turpshëm, jo vetëm për ata që përdorin gjuhë etiketuese vulgare, por edhe për ata që dëgjojnë. Nuk është aspak e tolerueshme as apatia e deputetëve të tjerë të pranishëm në sallë, apo nxitimi për të justifikuar krahun e tyre, në vend që të gjithë së bashku të vendosin një etikë parlamentare të standardeve të larta të komunikimit dhe respektit reciprok.

Së fundi, qeveria që fitoi në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, nuk duhet të sulmohet me një retorikë banale. Në qoftë se opozita ka fakte për shkelje si etike, ashtu edhe ligjore duhet të kishte zbatuar deri në fund ligjet kur ishte në fuqi dhe në qoftë se ajo mendon se atë që nuk bëri në atë kohë duhet ta bëjë tani, problemi duhet ngritur në përputhje me ligjin dhe në bazë të fakteve. E njëjta gjë edhe për palën në pushtet.

Përfundimisht, shpresoj të mos shikojmë një shkëmbim tjetër të tillë.

– Nga intervistat që ju u kini bërë politikanëve të Tiranës, si e shikoni evoluimin e tyre dhe shkëputjen nga mentaliteti i së kaluarës?
– Nuk kam parë mangësi në qendrimin e tyre në raport me demokracinë. Besoj se të gjithë e kanë shumë, shumë të qartë se nuk ka kthim mbrapa. Shoh më tepër një tendencë për të marrë meritën për sukseset dhe për të fajësuar kundërshtarin për dështimet. Demokracia është një proces i vështirë, por vende të tjera, aleate të Shqipërisë kanë punuar shumë para saj për demokratizimin e vendeve të tyre. Shqipëria ka fatin e madh të ketë në krah të saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë dhe ta shfrytëzojnë eksperiencën amerikane. Ndryshimi është se ata që hartuan Deklaratën e Pavarësisë amerikane dhe Kushtetutën e shtetit të ri, ata që morën përsipër të drejtonin këtë vend në fillimet e tij ishin vizionarë që vunë interesat e vendit mbi interesat e tyre. Këtë politikanët shqiptarë nuk e kanë bërë ende.

– A vërehen paragjykime aktualisht në administratën amerikane ndaj krahëve të ndryshëm të politikës në Shqipëri?

– Jo, aspak. Shumë diplomatë të lartë amerikanë e kanë bërë të qartë, se është populli shqiptar që ata mbështesin fuqimisht; një nga popujt më pro-amerikanë në botë, e ndoshta më pro-amerikani. E kanë thënë qartazi dhe prerë se nuk mbështesin donjë krah të politikës shqiptare, por proceset demokratike në Shqipëri. Qartazi dhe prerë ky qendrim u është bërë i ditur politikanëve shqiptarë edhe në bisedat e tyre me dyer të mbylluara.

– Si është konsiderata në SHBA (pra në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit) për qeverinë Rama, pas refuzimit të armëve kimike të Sirisë. A ka pritshmëri pozitive për këtë qeveri?

– Është thënë disa here nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit se përgjigja e Shqipërisë ishte korrekte, se e kishte të pamundur të ndihmonte në neutralizimin e armëve kimike siriane dhe se kjo nuk ndikon negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ata janë shprehur se mund të ketë raste të tjera në të ardhmen që Shqipëria të japë ndihmesën saj.

– Dikur, në kohën e rënies së diktaturës dhe ardhjen e demokracisë ‘Zëri i Amerikës’ ka patur një rekord dëgjueshmërie në Shqipëri. Me kalimin e viteve kjo dëgjueshmëri ka pësuar rënie. Me se e lidhni këtë dukuri?
Me zhvillimet politike në Shqipëri.

– Cila është ngjarja që ju ka shkaktuar më shumë emocion në punën tuaj si gazetare e ‘Zërit të Amerikës’?
– Është shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga Shtetet e Bashkuara. Rreth 30 minuta para programit të orës 18:00, Departamenti i Shtetit publikoi deklaratën e Sekretares së Shtetit, Kondoliza Rajs, të cilën e përktheva menjëherë, së bashku me një kolegen time, dhe e transmetuam në atë program.

– Faleminderit, Bela, për këtë bashkëbisedim të sinqertë me gazetën ‘DITA’ dhe mirë u dëgjofshim!
– Faleminderit ju për këtë mundësi që më dhatë!
* * *

blank
Arratisja në “Diellin” e tetorit 1984

Në vitin 1984 titulli hapës i faqes së parë të numrit 14 në gazetën Dielli fliste për aktin e dy motrave Zamira dhe Isabela Islami, të cilat kishin kapërcyer detin me not dhe kishin kaluar në Korfuz. Motrat kishin shpëtuar, por vëllai i tyre, Klementi kishte humbur jetën. Dielli përshkruan aventurën e dy motrave nëpër dallgët e detit, aventurë që kishte zgjatur 12 orë dhe humbjen e vëllait, Klementit:

“Që të tre notuan pranë njëri tjetrit gjer në afërsi të Korfuzit, por atje nga korrentet e detit, e humbën njëri-tjetrin. Zamira dhe Isabela u gjetën dhe u muarën nga një Jaht Italian, i cili i çoi në Korfuz. I vëllai, mjerisht nuk u gjet dhe nuk dihet se si përfundoi fati i tij. Të dy motrat dhe i vëllai e kishin bërë me kohë planin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe kur u erdhi rasti i volitshëm, kur shkuan në Sarandë për pushime, e vunë në zbatim. Arratisja e guximshme e Zamirës dhe Isabelës u lajmërua nga Agjensitë dhe gazetat e shumë vendeve të Botës. Gazetat botuan me tituj të mëdhenj hollësirat e arratisjes dhe intervistat si dhe fotografitë e dy vajzave shqiptare. Dielli shfaq shpresën se për zonjushat Zamira dhe Isabela do të shkruajmë sërish. Për tani kufizohemi vetëm duke i uruar që t’i marrë fati për mbarë…”/Arkiv 02.09.2014

 

XHEVDET SHEHU

blank

27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA TEREZE – Nga Fritz RADOVANI

1979, 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë. Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”

     M U E J    GUSHT  2 0 2 1 :  K u j t o j m ë …

  • 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani t’a due Kombin Shqiptar.

Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.


  • Miss MERY EDITH DURHAM (1863-1944); AJO KA THANË

GUSHT 1901:“SHQIPTARI  PARA  SË  GJITHASH  ASHT  SHQIPTAR !”

1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore.  Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen e shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve,  kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.

***

  • 3 Gusht 1859 U le shkrimtari Shkodranë Filip SHIROKA…

8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi  Lezhë me 12 Shtator 1949…

2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946) Mbas sa vuejtjesh mbytet në hetuesi të Shkodres.

1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter  GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje, vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989…

15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:

  • Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.

Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:

Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!        Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”

  • Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, një kurthë per pushkatimin e At Gjonit.

At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder… Refuzimi i At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.

  • 20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin e At Gjergj Vata, t’ arrestuem në Janar e Shkurt 1945.
  • Avokat Paulin PaliU le në Shkodër në 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma zanin e Tyne!

25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg dhe punë të detyrueme…

31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe pune…

31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg  dhe punë të detyrueme…

10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm në Vjenë.

22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët “jo simbas urdhnit tij”. …Denohet 20 vjet burg dhe punë të detyrueme…

15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vatës S.J., i cili vuejti shumë vite hetuesi e burgje…

  • Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë. Asnjëherë Figura e Tij nuk u vlersue ashtusi duhej.

17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.

  • 16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun. Vuejti dënimet nder kampe pune…

***

  • 1992; 22 Gusht: Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan.
  • 2000; 15 Gusht: Hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata Romë, me ma shumë se 2 miljon të rinjë e të reja nga gjithë Bota…
  • 2001; 1 Gusht: Papa Gjon Pali II ban pritjen e 1000 në Vatikan… Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin, 38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh,  246 kryeministra…

            Melbourne, Gusht 2021.

 

blank

Arkiv – A e mbani mend atë llumin e ndyrë… – Nga Arben Kallamata

“E mbani mend ate llumin e ndyre qe plasi sheshit ne Shqiperi ne vitin 1997?

Ai llum i peshtire qe rri i strukur dhe pret t’i dale rasti per te ndyre gjithçka perreth?

Ai llumi qe shkaterroi shtetin brenda disa javesh?

He, pra, ai llumi qe vidhte kallashnikove dhe iu dilte perpara makinave per t’i grabitur;

qe shtinte me bresheri ne ajer;

qe krijoji banda dhe jepte intervista per televizionet e huaja?

Tani ka dale ne Internet.

Pas çdo shkrimi gazete apo blogu, ne çdo Website,

do ta gjesh duke dhene komente per kedo dhe per gjithçka;

me fjale dhe shprehje nga me te ndyrat;

me shpifje dhe sajime nga me te çuditshmet.

Te gjithe te maskuar, si ngahere, me emra te rreme dhe pseudonime.” /1 Gusht 2012

blank

VIRUSI PYET PO KET A E DINI: “SHKA THANE BAGETIA?!” – Nga Fritz RADOVANI

Fatkeqsi! Madje fatkeqsi e madhe! Shqipnia Europjane, e të Madhit dhe të Pavdekshmit Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanë Terezes, prap me u drejtue nga komunistët barbarë e tiranë trashigimtarët e Enver Hoxhës, e shka asht ma e keqja tue rikthye nen sundimin e Beogradit, Stambollit dhe injorancës antieuropjane, tue kenë dhe antare e NATO-s, në një kohë kur pritej hapja e dyerve t’ Europës, me porosi të Papës Gjon Pali II.

Bisedohet per “minishengen”, gjoja e mendueme nga tre drejtuesit e tre vendeve, njeni thonë asht votue nga “minishqiptarët”.., mik i Erdoganit ! E ky po thonë se asht edhe “kokëbosh”, por jo sa ata që kanë votue per te!

Ai tallet e vazhdon me mbushë xhepat… E ata, kujtojnë se asht budallë!..

Kështu kujtuene dikur edhe per Ahmet Zogun me Pashiqin, per Enverin me Titon e Ramizin që vrriste: “Edhe gjak do bëjmë, po pushtetin nuk do t’ ua lëshojmë…” E qe, ku janë me thesare, dekorata e tituj varg’eqafë…

E kush asht budalla?! – Nuk ju mjaftojnë 109 vjet histori ?!

Do t’ Ju kujtoj rreshtat e fundit të fjalimit At Fishtës, në Paris në 1919, me titull: “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, lexue nga Imz. L.Bumçi:

“E pra, kujtoj unë, se, për me kenë burra fjalet, na duhet me thanë edhe për Shqipninë ato shka thomi për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë…

Në mos paça harrue, si kam ndij prej Profesorave të mij, Grotius ka pasë thanë se, tashma asht ba si zanat me ua shndrrue Zotin popujve. Por përkundrazi, Jean-Jacques Rousseau vërret: “Ani, por të paktën pyetni ma parë, mostjeter, këto bagëti njerzore!”.

“Shumë interesant, edhe per “minishengen”.., duhet studjue At Fishta !!”

            Melbourne, 31 Korrik 2021.

blank

XXXI – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXI.)

 

Kujtojmë Prof. ARSHI PIPEN në 101 vjetorin e lindjes:

blank

Prof. ARSHI PIPA (1920 – 1987)

A L B A N I C A

A Quarterly of Albanological Research and Criticism

                        Editor: Arshi PIPA

27 – nandor – 1993

         I dashtun Fric,

Devocioni juej ndaj At Mëshkallës asht shembullor. Edhe shkrimi asht në rregull, i rrjedhshëm dhe shprehës.

Ka të meta në pikëzim, por ti shkruej, shkruej…se ka me dalë ndonji … si unë e ka me i rregullue pikat e presat….

Prap, po përsëris ti vetëm shkruej!..

 

Ju lumtë ju për guximin me i kujtue klerikët katholikë, se ata që pranojnë me shkrue në gjuhën e ndysuar, tue pasë trashigue gjuhën e Bogdanit, të Fishtës e të sa tjerë klerikëve shkodranë e Gegë, ata veçse turpnojnë vetën.

Më vjen shumë mirë me ndigjue se Patër Mëshkalla asht nderue me nji ceremoni e cila qenka incizue prej jush.

 

Me At Mëshkallën kam pasë miqësi, tue çmue fort karakterin e tij, e të cilit i përshtatet si pak kujt binomi i Fishtës për “Atme e Fé”.

                                                 Tue ju urue çka ju don zemra,

                                                                        Arshi Pipa.

                                                                       

Bashkë me këte letër të Prof. A. Pipës, kam marrë edhe një letër tjetër nga Z. Juljan Çefa, po nga Amerika, dhe po kaq të ngrohtë sa letra e të nderuemit Profesor. Mbetëm mirënjohës!

Melbourne, 2002.                                                   Autori.

 

 

Prof. Arshi Pipa, shkruan për Padër Mëshkallën:

“…Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”. 

 

Në muejn qershor të vitit 1992, me rastin e vizitës së Prof. Arshi Pipës në Shkodër, një grup qytetarësh organizuem një peticion për dekorimin e At Pjetër Mëshkallës. Firmën e parë e mora nga Profesor Arshi Pipa, në muzeun e Shkodrës dhe tue nënshkrue, Ai më tha këto fjalë: “Asht kënaqësi e madhe për mue me nënshkrue këtë peticion për një Burrë të Madh të Kombit tonë si ishte Padër Pjetër Mëshkalla. Sigurisht, Ai ka me u dekorue me Titullin ma të naltë shtetnor, por për artistët ka për të qenë e vështirë me ngritë atë monument, në të cilin mund të shprehet Shpirti i Madh i Këtij Meshtari Katolik!

U lumtë për këte mendim që keni dhe Ju falëmnderës, që më keni nderue me vu firmën e parë për një njeri të madh siç ishte Padër Mëshkalla!”. 

Shkoder 1992.

 

Shenim FR: Figura të mëdha, që vështirë se i vijnë ma qytetit tonë. Një nderim i madh edhe per Popullin e Shkodres.

Sot nepermjet këtij shkrimi perkujtojmë edhe 101 vjetorin që u le i Madhi dhe i paharrueshmi Prof. Arshi PIPA…

Melbourne, 29 Korrik 2021.

blank

International Herald Tribune (1979)- Mbretëresha Susan e Shqiptarëve kërkoi rinovimin e pasaportës së saj australiane, por Australia i dha një me emër tjetër

Mbetëresha Susan e shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Korrik 2021

“International Herald Tribune” ka botuar, me 16 tetor 1979, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gruas së mbretit në ekzil i është mohuar përdorimi i titullit

blank

Burimi : International Herald Tribune, 16 tetor 1979, f.7

Canberra, 15 tetor (Reuters) — Gruas me origjinë australiane të Mbretit Leka të Shqipërisë në ekzil i është refuzuar një pasaportë australiane që mban titullin e saj, tha sot një zëdhënës i punëve të jashtme.

Zëdhënësi tha se Susan Cullen-Ward kishte aplikuar për rinovimin e pasaportës me titullin Mbretëresha Susan e Shqiptarëve, por ajo mori një në emër të Susan Leka.

blank

XXX – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga: Prof. SAIMIR LOLJA(Pj.XXX.)

 

Father PJETËR MËSHKALLA S.J.

 

by FRITZ RADOVANI

2nd Edition, 2004

 

The reader can touch the first book dedicated to an Albanian Catholic priest’s life and deeds. The book saw publication after the collapse of communism in Albania in 1991. Fritz Radovani is passing on to readers his collections for an impressive and noble figure from the Albanian Catholic clergy. He was Father Pjetër Mëshkalla S.J. who carved on the stone: “The first name I have received on earth and which I have kept with honor is the name Albanian, and I will remain Albanian until my death”.

In the first part of the book, the author describes the friendly experience that he and his family had with Father Pjetër Mëshkalla. He recalls Father Pjetër Mëshkalla as an Albanian nationalist, a true Jesuit, authoritative in philosophy and theology, and a sharp voice for moral and human values. The author reveals him as a brave scholar with unbreakable character and a strong defender of free speech and justice.

         The second part of the book contains poems and articles authored by Father Pjetër Mëshkalla and published in the press until 1945. For Father Pjetër Mëshkalla, the sonnet starts where the philosophy ends. For him, gratification is the triangle of goodwill, agreement, and cooperation, and advancement is itself a product of actions based on sound principles. He wrote that we could not say that we value and love our faith if we condemn the other beliefs because the faith touch is a matter of personal conscience.

Albanians of different religions are, first, Albanians. Therefore, we should be a brother to all, and peaceful coexistence is a reality.

         The third part of the book exposes a summarized curriculum vita for Father Pjetër Mëshkalla. He was born on 25 September 1901 in Shkodra.

He received his early education in Shkodra and then went to Linz in Austria to study Theology. Until the age of 33, he continued his theology and literature studies in Slovenia, Poland, and Italy. He chose the path of Jesuit Order S.J. After he qualified as a priest, he returned to Albania and was assigned to teach in the Jesuits’ elementary school and later as a professor in their Seminar. Those who were acquainted with him recall his deep background, persistence in education, determination for improving his writings and poems, and his attention to Albania’s future and advancement.

         He founded the youth assembly Shën Gjon Bosko in Shkodra in 1934. He relocated to Tirana in 1937 and initiated a similar body, Shën Pjetri. In 1938, he participated in the inauguration in Tirana of the Church of the Jesuits, “The Heart of Jesus”. In 1942, he openly expressed that partisans fighting under the direct leadership of Yugoslav and Albanian communists were soldiers of Tito and Stalin. Therefore, they were not going to bring freedom and democracy to postwar Albania. He was against any dictatorship. In addition to publications and speeches, Father Pjetër Mëshkalla and Father Gjergj Fishta told their students in 1940 not to salute in a fascist way.

The fourth, fifth, and sixth parts of the book divulge through publications and pieces of evidence the inflexible disposition of At Pjetër Mëshkalla in facing the communist regime both before his arrests and in prison. His first arrest by the communist regime came in 1946, and he remained in jail until the end of 1961. In April 1967, he was again arrested and sentenced to ten years in prison.

After Father Pjetër Mëshkalla got out of jail in 1977, he returned to Shkodra and stayed there until the end of his life on 28 July 1988. All citizens of Shkodra, of all faiths, expressed their farewell to him. The year 1967 was the year when anything religious became outlawed by the Albanian communist state. The freedom of speech and belief reappeared only in 1990, and Don Simon Jubani held the first Catholic mass on 11 November 1990 in Shkodra.

         Father Pjetër Mëshkalla considered the Albanian Catholic Clergy as the most heroic clergy in Catholicism history. There were only 32 years (1912-1944) of opportunities to form the Albanian Clergy, yet that period produced more catholic martyrs and heroes than any other clergy in the world. He was always worried about having young people educated with a strong background and well-built character. He exerted so much energy in this direction that his ex-students even today are proud of having him as a teacher. The time proved his saying: “If people express their thoughts freely, this [communist] regime will fall soon”.

         His intelligence was like a seal for his colleagues and friends, including the clerics of other beliefs. When he was in the prison of Burrel, his maxim was “Brother with all, independently of religious belief,” and his wisdom was definitive to all. His fellow sufferers in prison, independently of their spiritual beliefs, always helped him, and he helped them. The book ends with the official award “Beacon of Democracy” given to Father Pjetër Mëshkalla S.J. by the President of Albania in September 1992.

 

         Book Review

         by

         Saimir Lolja

Assoc-Prof, PhD, PEng

         Canada, July 2011                         

            Melbourne, 26 Korrik 2021.

blank

Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve

Xhemë Bërdyna, nxënës i klasës të 8-të të gjimnazit kur emigroi në Shqipëri më 5.5.1957. Nën propagandën e kohës si dhe duke kujtuar se Shqipëria ishte vendi ideal ku mund të shkollohej e shërbente atdheut. Letra e tij drejtuar Enver Hoxhës është shumë e gjatë. Ajo protokollohet më 16.9.1958. Sigurisht si edhe të tjerat as denjohet të lexohet nga E.Hoxha. Trajtimi është tallës. Xhema ishte përpjekur shumë në Kosovë dhe familja e tij ishte luftuar nga regjimi jugosllav, por ai nuk e dinte se të dy regjimit ishin njësoj në urrejtjen ndaj shqiptarëve. Në letrën e tij shihet një zhgënjim i madh ndaj trajtimit këtu. Vendi i idealeve të tij e kishte zhgënjyer. Një pjesë nga letra:
“Mbërrita në Tiranë dhe aty qëndrova 33 ditë. Pasi mbarova me organet e hetuesisë më sollën në Llakatund…Shoku toger Daut Myrtaj më pyeti pse kishim ardhur në Shqipëri. I thashë se e kam dash shumë Shqipërinë dhe njëkohësisht për të vazhduar studimet. Ai m’u përgjigj se nuk kemi nevojë për studentë të huaj. Këto fjalë më demoralizuan shumë sepse neve nuk kemi menduar kurrsesi se në Shqipëri do të na thotë kush këtë fjalë. Dëshpërimi na vrau shumë shpejt dhe e bëri efektin e vet. Me iniciativën e Zek Arifit (emigrant), tentuam të arratisemi, por u kapëm sepse Zeka na tradhtoi dhe na denoncoi pranë organeve të Sigurimit në Vlorë. Rashë në burg dhe u dënova një vit. Duke ju falënderuar amnistisë që bëri qeveria për nder të 28 nëntorit, u lirova. Prej burgut më sollën në kampin e Semanit dhe sot bëj një jetë shumë të izoluar. Vazhdimisht i bëj pyetjen vetes: a kështu do të kalojë jeta ime? A kurrë nuk do të vijë koha që edhe unë të hapi dyert e shkollave të larta? Apo na ka dënuar fati të rrimë të kampin e Semanit po e parë dhe as e shijuar jetën e një qytetari të lirë? E vërteta është se rashë një herë në burg për tentativë arratisjeje, por kjo nuk do të thotë se unë u bëra armik i Shqipërisë. Duke parë se jeta në Shqipëri më kaloi nëpër kampe e kanale dhe duke konsideruar veten të pafajshëm, për këto vuajtje unë kam bërë lutjen për riatdhesim. Por a më takon për këtë mua që të bie përsëri në duart e atyre që na kanë urryer e fyer si njerëz e si komb?
Sigurisht se jo. A më përket që t’u dal prindërve përpara të cilët mejnë për Shqipëri? Sigurisht se jo sepse ato patjetër do të më thonë: turp për ty që u ktheve nga Shqipëria. Tash shoku Enver po ju pyesim juve: a më takon kampi apo më takon jeta e lirë. Përgjigjen e pres personalisht prej juve”.
blank

The Daily Colonist (1940)- Mbreti Zog po mëson anglishten dhe ngadalë po fiton zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2021

“The Daily Colonist” ka botuar, me 13 tetor 1940, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me mësimin e gjuhës angleze nga Mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti po mëson anglishten

blank

Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili po jeton në Londër në hotelin West End me mbretëreshën e tij të re, djalin dhe gjashtë motrat e tij, po fiton ngadalë zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi.

Çdo ditë ai studion gjuhën angleze, duke u përpjekur të lexojë gazetat tona, duke biseduar me rrethin e tij të ngushtë të miqve anglezë dhe duke marrë mësime anglisht nga gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë.

Fjalitë e thjeshta të tilla si “It has been a lovely day – Ka qenë një ditë e bukur” janë gjithçka që ai mund të flasë për momentin.

Djali i tij gjashtëmbëdhjetë muajsh, Princi Leka – shkurtim i emrit Aleksandër – po mëson gjithashtu anglisht. Ai tashmë di disa fjalë të tilla si baba, mama, përshëndetje, lamtumirë, park.

Ai ishte i veshur me çizme të vogla të bardha për fëmijë dhe një kostum me ngjyrë luleshtrydhe kur e pashë duke u larguar për shëtitjne e tij “kushtetuese” rreth parkut (shkruan një reporter i Overseas Daily Mall). I pyetur se çfarë do të shihte, ai u përgjigj “Quack-quacks”.

Princi i vogël me flokë të çelët ka shtuar në peshë dhe ngjyrë që kur erdhi në Angli.

Ai tashmë ka udhëtuar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, Belgjikë dhe Francë, duke ikur nga një armik për të cilin nuk di asgjë.

Herë pas here Mbreti Zog shoqëron gruan dhe djalin e tij nëpër parqe.

Gradualisht ai po sheh vende me interes – Kew Gardens, Dhoma e Komunave, Gjykatat e Drejtësisë.

Mbretëresha Geraldinë ka vajtur pa u vënë re disa herë në kopshtin zoologjik.

Mbreti Zog dhe mbretëresha e tij tani po mendojnë të marrin një shtëpi në vend – ndoshta në Surrey. Ata kanë vizituar agjentë të pasurive të patundshme, por ende nuk kanë gjetur atë që duan.

blank

Sali Butka, kapedani i Kolonjës që uli në gjunjë gjeneralët dhe diplomatët francezë – Nga ZYLYFTAR HOXHA

Historia e Plakut të Butkës, kolonjarit trim dhe simpatik, e kthyer në legjendë, por tashmë e lënë fare në harresë

Ai prehet i vetmuar, pse jo edhe i harruar, atje në varrezat e Ersekës, nën fërshëllimat e erërave të Pllajës së Kolonjës dhe të Gramozit, duke pritur një fjalë të pathënë për plakun zulmëmadh të Shqipërisë Juglindore, që në vitet e vështira të Luftës së Parë Botërore uli në gjunjë gjeneralë dhe diplomatë të huaj. Por këtë fjalë nuk i tha askush, as në gjallje e as në vdekje nga të gjitha qeveritë që kanë kaluar: nga e Zogut, dihet, s’kishte ç’priste, se atij i kishte kthyer pushkën; nga komunistja mori vetëm disa loloçka, që s’i hynë në punë askujt; nga demokratikja, harresën e plotë.

 

Meqenëse këtë vit është 100-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore, dhe Shqipëria ishte një nga fatkeqet më të mëdha të saj, do të ishte nder të përmendje një nga heronjtë e shqiptarë të kësaj lufte, Sali Butkën.

Kush është Sali Butka

Sali Butka lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1857, në një familje të madhe me origjinë të hershme nga Frashëri i Përmetit, të cilët janë njohur me mbiemrin Aliçkaj, ishin shpërngulur nga trojet e tyre aty rreth vitit 1630 dhe u vendosën në Butkë të Kolonjës. Një familje e madhe, por e thjeshtë filloi të ndihej e të merrte emër në të gjithë zonën Kolonjë, Përmet, Korçë e Skrapar, kur i biri i Tahirit, Saliu, u lidh me çetat që u ngritën në fillim të shekullit të 20-të kundër Turqisë.

Në çetat e para për liri

Ai ishte anëtar i Komitetit të Manastirit “Për Lirinë e Shqipërisë”. Në dhjetor të vitit 1905 Bajo Topulli shkoi vetë në fshatin Butkë, në shtëpinë e Sali Butkës, ku u formua çeta e parë kombëtare dhe u shpall fillimi i kryengritjes së armatosur. Në këtë çetë, me komandant Sali Butkën, bënin pjesë edhe patriotë të tjerë si: Qani Starja, Qamil Panariti, Riza Veleishti, Selim Pojani, Sefer Panariti, Dilaver Lubonja, Hasan Qinami, Myftar Butka, Pituli etj. Në vitin 1907, çeta e Sali Butkës dhe ajo e Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, organizuan një aksion të përbashkët për vrasjen Dhespotit grek, Fotit, i cili konsiderohej si një nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Pas atij aksioni, qeveria turke e futi në burg Sali Butkën dhe i dogji shtëpitë në fshatin Butkë. Më pas Porta e Lartë vuri Dajlan Bej Qafzezin, veglën e saj në Kolonjë, për të vrarë vëllanë e Saliut, Selman Butkën.

Në Vlorë, në mbrojtje të flamurit

Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e krahinave të Jugut dhe Qeverisë së Vlorës, Kryeministri Ismail Qemali e thërriti Sali Butkën në Vlorë. dhe e priti atë përzemërsisht. Plaku i famshëm i Butkës u takua aty edhe me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj. Në atë kohë ai organizoi mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga sulmet e ushtrisë greke. Lidhur me këtë, në atë kohë gazeta “Liri e Shqipërisë”, midis të tjerash shkruante: “Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po lufton me grekët nga ana e Naselishtës dhe nga ana e Korçës dhe po tregon trimërinë e tij si në kohë të Skënderbeut”.

blank

Me pushkë e penë për mëmëdhenë

Që në moshë të re ai lexonte dhe shpërndante veprat e rilindasve në të gjithë territorin ku vepronte, të cilat i sillte nga Manastiri dhe Sofja. Sali Butka bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë. Saliu, së bashku me Nasuf Bej Novoselën, ishin dy njerëzit që e morën në mbrojtje Petro Ninin nga armiqtë e kundërshatërt e tij që e kercënonin vazhdimisht për të eleminuar fizikisht. Që në atë kohë ai filloi të shkruajë e të botojë vjersha me temë patriotike, të cilat më pas u kthyen në këngë popullore që këndohen edhe sot. Në vitet 1906-1908 ngriti dhe organizoi çeta të tjera të armatosura në zonën e Kolonjës dhe të Leskovikut. Në vitin 1910, Sali Butka së bashku me 2500 kolonjarë, mori pjesë në mitingun e madh të shkronjave shqipe që u organizua në qytetin e Korçës. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, patrioti i madh Mihal Grameno, në shkurtin e vitit 1910, në gazetën “Lidhja Orthodhokse”, midis të tjerash shkruante: “Gjithë qyteti, burra e gra, kishin dalë për të pritur kolonjarët, që çuditën botën me taktikën e tyre”.

“Burrë i thjeshtë i Shqipërisë”

Në mars të vitit 1911 patrioti i njohur, Spiro Bellkameni, u kthye nga mërgimi dhe shkoi në fshatin Butkë duke qëndruar disa ditë në çetën e Kolonjëse cila udhëhiqej nga Sali Butka. Me qëllim që të zgjerohej lëvizja kryengritëse, Sali Butka i dha Bellkamenit, vëllanë e tij, Myftarin, djalin, Ganiun dhe Thoma Pitulin, për të formuar një çetë më vete në Fushë të Korçës, e cila u bë e njohur në luftën e Orman-Çifligut, ku mbetën të vrarë gjashtë pjestarë të saj të cilët më pas u shpallën dëshmorë të atdheut. Në krye të forcave të bashkuara kryengritëse, Sali Butka çliroi Ersekën dhe më pas, bashkë me çetat e Spiro Ballkamenit e të Kajo Babjenit në gushtin e vitit 1912, ato çliruan Korçën. Lidhur me këtë ngjarje, gazeta “Koha” e datës 19 gusht të vitit 1912, midis të tjerash, shkruante: “Në ballë të çetës së dytë ishte kapedani dhe trimi i Shqipërisë, i dëgjuari patriot Sali Butka, burrë i thjeshtë shqiptar dhe me gjithë zemër mëmëdhetar” .

blank
Gazetari Zylyftar Hoxha

’14-a, me dy plagë të mëdha për Plakun

Gjatë vitit 1914 Plaku pati dy plagë të mëdha. Në luftën e Qafës së Martës kundër grekëve iu vra Nasi Qafzezi, të cilin ai e donte si djemtë e tij, ndaj në këngën që ngriti për të e quajti Nasi Spiro Butka; dhe plaga e dytë ishte vrasja e djalit të tij 23-vjeçar, Ganiut, në Pogradec, më 2 korrik të vitit 1914, në përpjekje me forcat e reaksionit. Edhe për këtë ai ngriti këngën “Malet e Gramozit qajnë, për Gani Butkën që vranë”, një këngë që këndohet në çdo gosti e muhabet edhe sot në Kolonjë, Përmet, Korçë, Skrapar, Dangëlli e Berat. Veç kësaj grekët i dogjën shtëpinë dhe familja tij u detyrua të jetojë në Skrapar, nëpër miq dhe shokë.

blank

Ja si shkruajtën gazetat italiane kur Plaku hoqi syrin pa narkozë

Në vitin 1914 kur në jug filluan maskrat greke, Sali Butka me familjen dhe me mijëra refugjatë të Kolonjës u hodh në Vlorë dhe u sistemua në ullishtet e saj. Plaga në sy që kishte marrë atë vit në Nikoliçë, e bezdiste shumë dhe ishte bërë e padurueshme. Miqtë i thanë të shkonte në Itali ta hiqte syrin. Me qenë se ishte aty afër, i hipi një anijeje mallrash dhe shkoi në Bari. Atye pritën shumë shqiptarë emigrantë dhe e ndihmuan të mbaronte punë shpejt. Pas dy vizitave në një klinikë të njohur, u vendos që të operohej për t’i hequr syrin e dëmtuar. Kur vajti në sallën e operacionit, doktori i thase do t’i bënte narkozë për ta vënë në gjumë, që të mos ndiente dhimbje. Plaku nuk pranoi. “S’dihet se ç’bëj në gjumë, i tha, më shpëtojnë nga poshtë apo pëllas si ka në mes të Italisë dhe të turpërohem. Më bën dot pa ilaç”? Mjeku ngulte këmbë për narkozë, plaku po si mushkë në të tijën. Operacioni nuk u bë atë ditë. Pas konsltës së dytë, kërkesa e Plakut u pranua. Operacioni u krye pa narkozë. I a lëshuan në dorë kokordhokun e syrit të dëmtuar. As zëri më i vogël nuk doli nga goja e të sëmurit, vetëm djersët dinin sumbulla-sumbulla nga fytyra e zbehur nga dhimbja. Të nesërme gazeta “Corriere della Puglia” botoi një lajmë në krye të faqes së parë, se një shqiptar kishte nxjerrë syrin pa narkozë. Askush nuk do t’i ishte nënshtruar vullnetarisht një rasti të tillë, duhet të jesh shqiptar, duhet të jesh trim dhe guximtar që të bësh një gjë të tillë”, shkruante gazeta. Ky lajm mblodhi gazetarë dhe mjekë kirurgë nga e gjithë Italia, dhe ngjarja u pasqyrua edhe në gazeta të tjera. Ajo u pasqyrua edhe nga shtypi shqiptar i kohës. Mihal Gramenua në gazetën “Koha” shkruante: “Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vammë të gjithë luftëtarët ta ngushëllojmë, kur nathotë duke qeshur:” Mos kini frikë, o vëllezër, se nuk do të turpëroj Shqipërinë dhe asnjë pëlumb kundër armiqve s’ka për të shkuar dëm”

Fshatari i zgjuar e dinak bëri atë që bëri Kutuzovi 100 e ca vjet më parë

Mbasi morën ultimatumin francezët dërguan në kampin e Saliut një përfaqësues të bisedonte me Plakun, por më tepër ai donte të merrte vesh se sa forca kishte plaku që t’i binte Korçës. Por ai nuk mund ta merrte me mend intuitën e fshatarit të zgjuar e dinak që shikonte prapa gardhit. Ai kish porositur që ato 5.000 forca që kishte në moment të lëviznin, ca të shfaqeshin dhe ca të zhdukeshin matanë kodrës së Gjergjevicës, dhe të vazhdonin kështu deri në akshëm, sa t’u griseshin këpucët. I ardhuri, duke parë këtë lëvizje, që ata që kishin dalë para dhjetë minutash, dilnin përsëri, por që ai i dinte si forca të reja, bëri llogaritjet se do të ishin aty te 10 mijë forca. Duke shtuar edhe rezervat që do të ishin pak më lartë, ai llogariti se plaku i kishte të sigurta 12 mijë forca. Është e çuditshme, por këtë kishte bërë edhe Ilarion Kutuzovi 100 e ca vjet më parë, kur Napoloni i ishte afruar Moskës. Ai kishte parë se pas çdo zjarri kishte pasur 5-6 ushtarë, atëhere ai urdhëroi të që çdo ushtar të kishte një zjarr. Ushtria franceze u rrethua në një oqean me zjarre. Në këto kushte ata u kthyen mbrapsht. I bindur mbi fuqinë e madhe të Sali Butkës. Oficeri francez i telegrafoi komandantit në Selanik se 12 mijë vullnetarë mund të sulmojnë Korçën nga çasti në çast. Telegrami ndiqte telegramin, nga Selaniku në Athinë, nga Athina në Paris, deri sa u kthye përgjigja se Korça është e shqiptarëve. Kështu Plaku i famshëm i Butkës mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga synimet e sulmet e shovinistëve grekë. Nisur nga kontributi dhe fama e madhe që mori Plaku i Butkës gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, në 1920 ai u zgjodh dhe mori pjesë si delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës.

Ultimatumi

Ishte gushti i vitit 1919. Shqipëria jetonte, ndoshta, çastet më kritike të historisë: Italianët siguruan Vlorën dhe Sazanin, serbët veriun e Shqipërisë, francezët që e mbajtën aq kohë Korçën, tani donin t’ua dorëzonin grekëve. Populli i Korçës vendosi të kundërshtojë. U ngrit një komision me 13 veta, me njerëzit më të shquar të qytetit. Qyteti duhej të mbrohej me forcë, po ku ta gjeje këtë forcë? Iu kërkua ndihmë qeveisë së Durrësit për 200 000 franga ari të mbaheshin me ushqim vullnetarët, por ajo nuk u tregua e gatshme. U mendua dhe iu bë thirrje Sali Butkës që ishte në Konak të Tomorricës me pushime në atë kohë. Pas kësaj, kur dëgjoi edhe se Themistokli Gërmenjin e kishin vrarë francezët në Selanik në kokën e Plakut shpërtheu stuhia. Brenda pak ditëve ai solli në Gjergjevicë, afër Korçës 1500 vullnetarë. Në fiillim të shtatorirt 1919 ai u dërgon një ultimatum të butë me 14 pika forcave franceze në Korçë: Po pse të butë, sepse duhej shmangur gjakderdhja, sepse Franca ishte fuqi e madhe.

Ultimatum Në emër të popullit shqiptar

Sali Butka. Komandant i trupave vullnetare të lidhjes së Shqipërisë Lindore

Zotit komandant i forcave franceze në kufijtë shqiptarë në Korçë

Komandant, Në padijeni të popullit francez, në padijeninë e komisionit të lartë të Konferencës së Paqes dhe kundra vullnetit tonë, diplomacia juaj, e gënjyer nga fjalët lajkatare të disa diplomatëve grekë, shqiptoi dënimin me vdekje të popullit shqiptar duke i dorëzuar Greqisë qytetin e Korçës, veprim ky arbitrar dhe kriminal, që është pranuar me gjakftohtësi nga Franca, mbrojtësja e kombeve të shtypur, mbrojësja e të dobëtve….Të shturë deri në ekstrem dhe duke mos mundur të durojmë më të tilla përdhunime e të tilla poshtërime, ne eshohim veten të detyrauar t’iu paralajmërojmë, të na dorëzoni qytetin e Korçës dhe rrethet e saj brenda 48 orëve që ndjekin nga dorëzimi i këtij ultimatumi….
Gjergjevicë, shtator 1919

Kryekomndanti i Trupave Vullnetare të Shqipërisë Lindore

Fundi, kapak floriri

Plaku, pasi i maroi të gjitha u kthye më në fund në shtëpi, në Butkë, filloi të ngrinte shtëpitë nga themelet pasi i kishte djegur greku. Jetonte ditëtë e tij i qetë, duke kujtuar djemtë që kishte lënë maleve. Një ditë i thanë se Zogu kishte thyer qafën. Ahir, ishallah, kishte shfryrë plaku. Por s’kaloi shumë dhe i thanë se ai ishte kthyer prapë. Prefekti i Korçës, Beqir Gjylbegu i kërkon ndihmë Plakut. Dhe ai me 300 kolonjarë dhe në moshë të thyer zuri kufinjtë, por Zogu paskësh hyrë në anën tjetër. Kërkuan ta arrestonin, por s’mundën herën e parë, herën e dytë në Kryengritjen e Fierit e arrestuan, por ai tani nuk ishte gjë tjetër veçse një grusht kockash, ndaj e liruan. Kur u kthye mori dy oparkë t’i bënin gurin e varrit me një shqipe të skalitur. Ua ktheu dy hërë, deri sa gjeti karar. Vdiq më 20 tetor 1938.

Derë e madhe historike

Mbas largimit nga jeta të Plakut legjendar të Butkës së Kolonjës, jeta e pinjojve të kësaj shtëpie eci sipas traditës së krijuar, me angazhim në punët e atdheut. Myftari, i vëllai Saliut, si i dyti i fisit, mbajti hatërin e plakut dhe nuk mund t’i dilte përpara, megjithatë qëndroi në kahun e duhur; dy djemtë e Plakut, Iliazi dhe Ganiu u vranë në luftë kundër grekut; Safeti, me idetë e tij ekstreme, i mençur, trim dhe luftëtar i vendosur, mori një drejtim, që, po të ishte gjallë plaku, nuk do ta kishte lënë të shkonte andej ose do të ishin prishur për jetë; ndërsa sot, më i dëgjuari i fisit, nipi, Urani, djali i Safetit, i zgjuar, i mësuar dhe i zoti, natyrisht, doli në mbrojtje të kauzës të të atit.


Send this to a friend