VOAL

VOAL

Kur ekzekutoheshin intelektualët – Nga BESIM NDREGJONI

November 18, 2019

Komentet

Pushteti okupator serb e kupton vetëm forcën- Nga AUREL DASARETI

Uh! Evropë, ti kurva e motit – janë gjyshërit e juaj që e copëtuan dhe viktimizuan Shqipërinë tonë, për të afruar Serbinë dhe larguar nga vetvetja Rusinë. E tani, ju nipërit e të mallkuarve, si “demokratë” dhe “luftëtarë për të drejtat e njeriut” që qenkeni, nuk i përmirësoni por vazhdoni mëkatet e tyre.

***

Diskriminoni, ofendoni dhe nënçmoni gjithçka shqiptare, na trajtoni si qytetarë të dorës së dytë, dhe kur na nënçmoni dhe ofendoni thoni “kjo është liria e shprehjes,” dhe kur ne e ngremë zërin e mbrojtjes thoni se ajo ishte “gjuha e urrejtjes”. Këto janë porosi të hipokrizisë, këto janë standardet e dyfishta, kjo është një përpjekje e përhershme e tyre për robërimin e mëtejshëm tonin. Për ne një standard, për pushtuesit sllavo-ortodoks dhe grek një standard tjetër. Racizmi i tyre i fundit nëpërmjet vendimit skandaloz të UEFA-s kinse shqiptarët ishin fajtorë për terrorizmin serb duhet të na bashkon. Albanophobia: Tregon armiqësinë shekullore apo urrejtjen patetike të fqinjëve sllavo-ortodoks ndaj Shqiptarëve dhe Shqipërisë; paragjykimet, diskriminimin dhe keqtrajtimin, veçanërisht ndaj shqiptarëve të okupuar. Ajo ka formën e racizmit të egër dhe fashizmit; është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race më e ulët, inferiore. Ndjenjat antishqiptare te serbët dhe “maqedonët” janë reflektuar edhe në përdorimin e emrit “Shiptari” (në vend të “Albanci”), e cila konsiderohet ofenduese për shkak të konotacioneve negative në gjuhët e tyre. Albanophobia në Serbi filloi të ritet në fillim të shekullit 20 dhe është e lidhur ngushtë me qëllimet e politikës së jashtme të Mbretërisë Serbe që përmes territorit shqiptar (Porti i Durrësit) të dal në detin Adriatik. Për këtë qëllim, shtypi serb kishte përhapur dezorientime për shqiptarët, si “të egër” të paaftë për jetë shtetërore të pavarur. Edhe shumë shkencëtarë serbë përpara krijimit të Shqipërie së pavarur në 1912, u përpoqën për të treguar paaftësinë e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre, duke argumentuar se “fiset” shqiptare nuk kanë nevojë për shtet dhe as aftësinë për të ruajtur popullin e tyre dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për tutor (mbikëqyrës). Konsideronin se vetëm ndikimet kolonialiste, apo me përfshirjen e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësoheshe trajnimi i tyre për jetën e civilizuar. Gjatë Luftërave Ballkanike, shtypi racist në Serbi me muaj dhe vite përhapi mendime të shtrembëruara ndaj popullit shqiptar, duke nxitur te serbët urrejtjen kundër “Arnautëve të egër”, duke fshehur barbarizmat që ushtria serbe ka kryer kundër tyre…

Pas trazirave në Kosovë në vitin 1981, Serbia filloi një propagandë të organizuar gjoja të gjenocidit ndaj serbëve në Kosovë (Raportet e përdhunimit masiv të femrave serbe, emigrimit serb nga Kosova etj).

Fashistët serb, largimin e vullnetshëm të serbëve nga Kosova e shfaqën si rezultat i presionit dhe si konfirmimin e padrejtësive të mëdha që kinse shqiptarët kryejnë ndaj tyre. Në mes të viteve 1980, gjuha e urrejtjes në mediat serbe fokusohet mbi shqiptarët. Së bashku me emrin shqiptar përdorin fjalët plotësuese: “gjenocid”, “shtypja”, “banditizmi”, “përdhunim”, kështu që përmendjes së shqiptarëve në fjalimin privat i jepej një konotacion negativ.

Në vitin 1986 u bë publikimi i Memorandumit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, e cila demonstratat e shqiptarëve në Kosovë të vitit 1981 i quajtën “agresioni neo fashist” dhe thekson se mbi popullatën serbe në Kosovë zhvillohet gjenocidi “fizik, politik, juridik dhe kulturor.”

Që nga viti 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët bëhen “armiq” të serbëve. Intelektualët serb shkruanin kryesisht kinse “tiparet” dominuese te shqiptarët janë “primitivizmi” dhe “grabitjet-vjedhjet”.

Numri më i madh i mediave të shkruara dhe elektronike në Serbi vazhdon në mënyrë të njëpasnjëshme përhapjen e gjuhës së urrejtës ndaj shqiptarëve. Me kohën, urrejtja e tyre nuk zvogëlohet por shtohet. Dhe, kjo egërsi është ngritur mbi gjuhën e urrejtës e cila është në rritje edhe te organizatat e shumta neo-fashiste dhe grupe tifozësh.

Urrejtja barbare ndaj shqiptarëve (me miratimin e qeverisë) shprehet publikisht në tubimet e organizatave të shumta pro-fashiste në formën e sloganeve:

“Vritini, i masakroni që Shqiptari të

mos ekzistoj”, “Serbia për Serbët, sëpata për Shqiptarët” etj.

Këto kërcënime dhe nxitje për terrorizëm dëgjohen edhe në stadiumet e futbollit, nga të gjithë tifozët, psh Beograd 14-10-2014. Futbollistët e Kombëtares rastësisht i shpëtuan vdekjes në atë natën e tmerrit…

***

Shteti Shqiptar duhet të raporton në OKB për ushtrimin e dhunës, nxitje për terrorizëm dhe kërcënimet e Serbisë zyrtare ndaj jetës së shqiptarëve, ashtu që të ngrihet akuza për veprën penale:

Kërkesë (nxitje), rekrutimi dhe trajnimi për terrorizëm

a) Inkurajimin publikisht për të zbatuar një vepër penale

b) Rekrutimin e dikujt për të kryer një krim

***

Serbët, urrejtjen e tyre ndaj nesh e kanë bërë si pjesë qendrore se kush janë ata, të identitetit të tyre kombëtar.

Urrejtja është një forcë e fuqishme në shumë kontekste, gjithashtu kur është fjala për të formuar dhe për të ruajtur identitetet individuale dhe kolektive. Jo më pak, mundet që përveç identiteteve etnike edhe identitetet fetare të kalojnë në urrejtje.

Nga njëra anë, të urrehen veprat e këqija mund të jetë shembullore, veçanërisht në qoftë se ne mundemi ta duam keqbërësin pavarësisht nga veprat e tij të liga. Nga ana tjetër, urrejtja serbe është drejtuar shpesh drejt qenieve të pafajshme njerëzore. Në kohët e fundit kemi parë sërish se si shqiptarët kanë qenë objekt i urrejtjes, sepse ata në sytë e urrejtësve përfaqësojnë ose edhe personifikojnë vlerat e urrejtjes – apo mëkatin.

Duket qartë se urrejtja e tyre ndaj nesh është qëllimi i orientuar. Kjo nuk është një ndjenjë spontane, por një pasion, një gjendje shpirtërore e çoroditur drejtuar kundër një “objekti”. Ky “objekt” mund të jetë një person, një grup, një institucion apo diçka tjetër, por për serbët, “objekti” i urrejtjes patetike janë të gjithë shqiptarët, gjithçka shqiptare.

***

Urrejtja si e tillë është një vlerësim, një vlerësim i mjedisit dhe e të drejtës dhe të gabuarës. Edhe pse urrejtja është një “ndjenjë” e fortë, ose gjendje shpirtërore, ajo nuk është e paarsyeshme. Në shumë mënyra kjo është e kundërta. Gjendjet tona shpirtërore dhe pasionet janë të përfshira në Toolbox-in e “instrumenteve” që ne kemi për të vlerësuar apo gjykuar rrethinën tonë. Prandaj urrejtja – dhe veçanërisht atë që ne urrejmë – përbëjnë se kush jemi. Ajo na ndihmon për të na dhënë identitetin.

Identiteti është edhe për barazi dhe respekt, sidomos me kalimin e kohës. Ne jemi identik me veten, pjesërisht për shkak se kemi memorie dhe kujtime, dhe për shkak se ne mendojmë për të ardhmen. Por identiteti është gjithashtu në lidhje me dallimin, se ne jemi të ndryshëm nga të tjerët. Identiteti mund të kuptohet si një proces i vazhdueshëm në krijim, por një ndryshim që ende ruan dhe mban lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen. Identiteti është diçka që ne e zhvillojmë, individualisht dhe kolektivisht, dhe gjithashtu atribuohet edhe nga të tjerët. Identiteti krijohet dhe ndryshohet me anë të shoqërizimit dhe ndikimit kulturor. Prandaj, edhe feja është një element i rëndësishëm në zhvillimin e identitetit të shumë njerëzve.

Që të mos e humbim identitetin pellazg/ilir/shqiptar duhet të zbehim ndjenjat fetare dhe forcojmë ato kombëtare; për të mos u përçarë sepse në shumë fe jemi të ndarë.

***

Pushtuesit e tokave arbërore që theksojnë urrejtjen kundër “tjetrit” urrejtjen e bëjnë një element kyç të identitetit individual dhe grupor.

Nëpërmjet vëzhgimit të qëndrimeve të urryera, të vrasjeve të tmerrshme dhe shprehjeve groteske, këta egërsira të çmendura padyshim do të ballafaqohen me një kurs mbi-urrejtjeje, urrejtje ndaj padrejtësisë praktike dhe të keqes. Një situatë e tillë urrejtjeje të ndërsjellë është një garanci për konflikt.

***

Urrejtja mund të drejtohet kundër padrejtësive dhe së keqes. Kjo është një urrejtje e ligjshme dhe një vlerësim i duhur etik kundër fëlliqësive moralisht të dënueshme. Ndërkaq, urrejtja kundër njerëzve të “tjerë”, dinjitetit të tyre njerëzor dhe të drejtave themelore, është e tmerrshme.

Unë veprojë si një mjek i cili nuk do të gënjejë pacientin. Doktrina ushtarake konfirmon se asnjë kapitullim nuk ishte vullneti i të mundurit. Pasi identiteti i dikujt është themeluar dhe mirëmbahet mbi bazën e urrejtjes ndaj kombeve apo feve të tjera, siç e kemi parë gjatë gjithë historisë, është e nevojshme për ta luftuar urrejtjen e tillë dhe identitete të tilla. Ndonjëherë me kundër-urrejtje kundër ideve dhe forcës kundër urrejtësve.

Nëse doni paqe, përgatituni për luftë, forcojeni ushtrinë!

Ernest Koliqi dhe Sami Repishti për rolin e Fan Nolit në arenën ndërkombëtare: Një përfaqësim i denjë!- Nga Frank Shkreli

“Ata e dinin ku t’a vjerrnin pushkën e ku t’i mbanin shpresat për të ardhmen e kombit të vet.”

“Fan Noli në Kombet e Bashkuara në New York më 9 shtator 2024”  

“Fan Noli në Kombet e Bashkuara në New York më 9 shtator 2024” – ky është titulli i një njoftimi botuar në gazetën Dielli të Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork. Në njoftim thuhet se ky organizim, për herë të parë në Selinë e OKB-së, realizohet me iniciativë të Bibliotekës Fan Noli në Boston, VATRA dhe degës së saj në Boston, gazetës “Dielli,” dhe me mikpritjen dhe mbështetjen e ambasadorëve të Shqipërisë në Amerikë dhe në Kombet e Bashkuara.  Thuhet se ky simpozium përkujtimor dhe historik mbahet me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të misionit të Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Sipas njoftimit, për publikun, në gazetën Dielli thuhet se në simpozium do të flasin ambasadori i Shqipërisë në Washington si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, përfshirë drejtuesit e VATRËS, gazetës “Dielli”, akademikë, studiues dhe autorë të ndryshëm shqiptarë, që kanë shkruar për të madhin Fan S. Noli. Ky simpozium përkujtimor dhe historik do të mbahet me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të misionit të Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.

Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simboli kryesor i  marrëdhënieve të ngushta e miqësore, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai i vuri themelet këtyre marrëdhënieve, mbi të cilat ndërtuan edhe brezat e shqiptaro-amerikanëve pas tij, por sidoqoftë, ato mbeten deri diku, trashëgimia e tij, megjithse edhe të tjerë kanë luajtur rol të rëndësishëm, gjatë dekadave të shekullit të kaluar, në zhvillimin e këtyre lidhjeve midis dy kombeve tona.

Fan Noli ka thënë se Shqipëria i ka shumë borxhe Amerikës. Edhe komuniteti shqiptaro-amerikan – i vjetër dhe i ri –i kishte borxh Fan Nolit, një detyrim moral, në të vërtetë që, pjesërisht, po shpërblehet.

Për rolin e Fan Nolit në arenën ndërkombëtare – subjekt i këtij simpoziumi të hënën në OKB -. Është folur e shkruar edhe më përpara.  Kanë folur e shkruar gjatë dekadave të kaluara shumë figura të njohura dhe personalitete të diasporës shqiptare të pas Luftës së II Botërore, si Ernest Koliqi e Sami Repishti, ndër të tjerë. Në një shkrim të botuar 10-vjet më parë kam pasqyruar, shkurtimisht, vlerësimet e Ernest Koliqit dhe Sami Repishtit, mbi rolin ndërkombëtar të Fan Nolit, që besoj se ia vlen t’i kujtojmë, me këtë rast sa për ilustrim.

Mbi të gjitha, Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simbol i marrëdhënieve të ngushta e miqësore, shqiptaro-amerikane. Por pa harruar rolin e rëndësishëm që ka luajtur edhe At Gjergj Fishta si njëri prej arkitektëve kryesorë të këtyre marrëdhënieve, veçanërisht, rolin që ka luajtur Gjergj Fishta në njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe në lidhjen diplomatike midis dy vendeve tona.

Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simboli kryesor i marrëdhënieve të ngushta, e miqësore, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai i vuri themelet këtyre marrëdhënieve, mbi të cilat ndërtuan edhe brezat e shqiptaro-amerikanëve pas tij, por sidoqoftë, ato mbeten deri diku, trashëgimia e tij, megjithse edhe të tjerë kanë luajtur rol të rëndësishëm, gjatë dekadave të shekullit të kaluar, në zhvillimin e këtyre lidhjeve midis dy kombeve tona.

Simpoziumi që mbahet të hënën në Nju Jork me 9 shtator, 2024 më kujtoi vlerësimet e dikurshme të dy figurave kombëtare, Ernest Koliqit dhe Sami Repishtit, mbi rolin diplomatik ndërkombëtar të Nolit dhe kontributit të tij në fushën e diplomacisë midis dy popujve tanë, por edhe në fushën ndërkombëtare, në përgjithësi, gjithmonë në mbrojtje të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, mbi interesat personale.

Është i mirënjohur tani roli dhe përpjekjet e Nolit për të bindur Presidentin amerikan Udrou Uilson që të mbështeste Pavarësinë e shtetit të ri shqiptar. Ai ia doli të siguronte mbështetjen e Udrou Uilsonit në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili sipas Nolit, i kishte thënë atij se: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”. Ishte ky një angazhim i Presidentit Uilson që ndaloi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe një akt tepër i rëndësishëm i Fan Nolit në fushën e diplomacisë. Ishte oratoria që thuhet se e dalloi atë në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, në mbrojtje të interesave të kombit të vet, siç kisha shënuar 10-vjet më parë, në shkrimin e lartë përmendur. Oratoria e Nolit në Gjenevë kishte tërhequr vëmendjen e gazetës angleze ‘London Daily Mail’, ndërsa ajo ka përmendur zotësitë e Nolit në fushën e diplomacisë dhe e kishte cilësuar atë si burrështetasin më të aftë të Ballkanit të asaj kohe. Ndërsa, gazeta amerikane “Nju Jork Times” e datës 16 Mars 1965 në njoftimin me rastin e kalimit të tij në amshim vdekjen në Florida, në mënyrë të veçantë thekson rolin që Noli ka luajtur në krye të delegacionit shqiptar në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Gazeta e njohur amerikane shkruante se ai kishte habitur delegatët në atë konferencë me një fjalim të ashpër dhe kritik ndaj vet Lidhjes së Kombeve, duke e cilësuar veprimtarinë e Lidhjes si, “flluska që i merr era”. Dhe se, “Sekretariati i Lidhjes së Kombeve ishte si një varr ku vdesin të gjitha idetë konstruktive”.

Është i mirënjohur tanimë roli dhe përpjekjet e Nolit për të bindur Presidentin amerikan Udrou Uilson që të mbështeste pavarësinë e shtetit të ri shqiptar. Ai ia doli të siguronte mbështetjen e Udrou Uilsonit në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili sipas Nolit, i kishte thënë atij se: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”. 

Ndërsa me rastin e vdekjes së Nolit, Ernest Koliqi kishte shkruar një nekrologji të gjatë në 3-4 faqe të revistës së tij ‘Shëjzat’ e vitit 1965, mbi veprimtarinë dhe jetën e Fan Nolit dhe veçanërisht mbi, atë që Koliqi e cilëson si “fytyrën vigane të Emzot Nolit në kumbim të ligjëratës së Tij historike n’Asamblenë e Lidhjes së Kombeve”. Ernest Koliqi shkruante se përfaqësuesi i Serbisë në atë konferencë, i përkrahur nga përfaqësuesi i Greqisë, duke përdorur “një frëngjishte të dobët e çaluese, paraqiste një grumbull arsyenash për t’i bindë përfaqsuesit e shteteve pjesëmarrëse për të mos pranue Shqipninë”. Përfaqësuesi serb dhe ai grek, sipas Koliqit, paraqisnin, “Nji ndër arsyenat ma të rrezikshme”, se Shqipërisë duhej t’i mohohej antarësia, “mbasi shqiptarët në shumicë ndiqshin besimin muhamedan, se me krijimin e shtetit shqiptar do t’u krijonte nji Turki e re midis Ballkanit, në të cilin të krishtënët do të psojshin salvime.”  Për të hedhur poshtë pretendimet e Serbisë dhe të Greqisë, ka shkruar Ernest Koliqi, para Konferencës së Lidhjes së Kombeve, “Ngrihet Emzot Noli, me kamilaf në krye e me veladon të zi episkopal, ku vezullonte nji kryq i madh ari… që vetvetiu në pamje rrëzonte pohimet e të dërguemvet serb e grek”.

“O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!” “Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”. Fan Noli 1917. (Autori duke mbajtur fjalën kryesore të rastit në ceremoninë e emrimit të një rruge në Bronx të Nju Jorkut me emrin: Fan Noli – Prill, 2022)

Ernest Koliqi ka vlerësuar më tej rolin diplomatik të Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, të “Një prelati shqiptar, i krishtënë, që kërkonte nji Shqipni të lirë dhe të hynte dorëzanë, se ndjeksat e tri besimeve (në Shqipëri) do të rrnjoshin vëllaznisht në harmoni të plotë vullnetesh e qëllimesh. Prania e Tij ishte nji përgënjështrim i akuzave t’anmiqvet”, të kombit shqiptar,- shkruante Ernest Koliqi. Koliqi vazhdon duke thënë se të pranishmit në Konferencën e Lidhjes së Kombeve nuk e pritshin një ligjëratë të Peshkopit shqiptar, i cili përdorte një anglishte klasike me plot argumente e fakte historike dhe me një përgatitje të jashtzakonshme kulturore. “Si mos me pranue nji shtet që nxierte njerz me gjithë ato veti të rralla si Fan Nolin”- pyeste Profesor Ernest Koliqi duke shprehur bindjen e tij se: “Atë ditë Shqipnija, për hir të zotsisë së Emzot Nolit, siguroi të drejtat e veta dhe doli faqebardhë. Kurrgja tjetër mos me pas ba Noli për atdheun tonë, veç këtë mrekulli, meriton mirënjohjen e përjetshme të Shqiptarvet”,-përfundon Ernest Koliqi vlerësimin e tij për rolin diplomatic të Fan Nolit në konferencën e Lidhjes së Kombeve.

Ndërsa Profesor Sami Repishti në vlerësimin e jetës dhe veprimtarisë së Nolit, në një shkrim botuar në gazetën ‘Dielli’ me rastin e 100-vjetorit të lindjes ka shkruar se, Noli ishte një person shumë dimensional, i cili i kalonte kufijtë e botës shqiptare, duke u përpjekur të ngrejë subjektin e vet në horizonte më të larta, në nivelin e mbarë njerëzimit, duke kërkuar, thotë Profesor Repishti, që vlerat universale të jenë gjithashtu pikësynime edhe për kombin shqiptar. Sami Repishti shkruante se Noli u përpoq të hapte portën nëpër të cilën shqiptarët, ende të vetmuar e të izoluar, të mund të hyjshin në familjen e madhe njerëzore, trashëgimtare e qytetërimeve të kaluara dhe ndërtuese e botës së re,- përfundon Profesor Sami Repishti.

Kjo “portë”, për hapjen e së cilës punoi aq shumë Fan Noli, pothuaj gjatë gjithë jetës së tij, fatkeqësisht mbetet ende e mbyllur për shqiptarët dhe për aspiratat e tyre të integrimit, kjo më pak nga kundërshtimet e të huajve, por më shumë për arsye të një politike përçarëse në radhët e vet klasës politike shqiptare të këtyre 30-viteve të kaluar. Përveç kësaj, në vend të përpjekjeve për të hapur “portën” drejt integrimit europian, sot diplomacia shqiptare fletë shumë për “partneritete strategjike” me një numër vendesh të ndryshme, një politikë kjo, të cilës, fatkeqësisht, i vjen era interesa personale e partiake, në kurriz të partneriteteve, vërtetë, strategjike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, të provuara gjatë historisë. Kur një vend shprehet për marrëdhënie të partneritetit strategjik me aq shumë vende, atëherë ai vend s’ka partneritet strategjik me asnjë.

Fan Noli kishte një politikë konsekuente diplomatike të interesave të kombit shqiptar. Shqiptarët në fillim të shekullit të kaluar e kishin punën ngushtë me shumë armiq, të cilët ishin të vendosur të copëtonin vendin, por pa shumë miq, në krahasim me situatën e sotme. Suksesi i Fan Nolit në mbrojtjen e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, e vërtetoi dhe e ngriti atë në një diplomat të rangut botëror dhe e bëri Nolin si njërin prej udhëheqësve më të dalluar të jetës politike dhe diplomatike shqiptare, ndoshta i të gjitha kohërave. Kujtojmë pra një burrështeti dhe diplomatin shqiptar, i cili me veprat e tij kombëtare, në vazhdimësi, nderon kombin shqiptar dhe sipas një komenti të gazetës britanike, ‘Manchester Guardian’ të vitit 1924, kujtojmë, “një burrë me të cilin do krenohej çdo vend, një diplomat i përkryer, një ekspert i politikës ndërkombëtare, një debatues i aftë, i cili la një përshtypje mbresëlënëse në Gjenevë. Ai, me një mjeshtëri të pazakontë, i mundi kundërshtarët e tij ballkanikë, gjithmonë duke u qeshur”, -shkruante gazeta britanike, një shekull më parë.

Me Senatorin e Nju Jorkut, Charles Schumer në ceremoninë e emrimit të rrugës “Fan Noli në lagjën Bronks të Nju Jorkut (Prill , 2022).

Për fatin e mirë, Shqipëria atëherë mbijetoi si shtet falë atdhedashurisë dhe patriotizmit pa interesa personale e partiake të burrave si Fan Noli, Faik Konica, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi e Sami Repishti, ndër të tjerë, të cilët gjatë jetës së tyre, mbrojtën vet me punën e tyre interesat kombëtare në nivel ndërkombëtar, por edhe vlerësuan të gjithë ata që vazhduan të mbrojnë interesat e vërteta të Kombit dhe lidhjet e ngushta me partnerët, historikisht, të sprovuar strategjikë dhe miq të shqiptarëve. Fan Noli i përkiste një brezi viganësh të Rilindjes së vërtetë të Kombit shqiptar, të cilët “dinin ku ta vjerrnin pushkën e ku t’i mbanin shpresat për të ardhmen e kombit të vet”.

Domosdoshmëria e një reforme rrënjësore në arsimin kombëtar- Nga EKREM SPAHIU

Fillimviti shkollor sigurisht që është një ditë e shënuar në shpirtin arsimdashës të kombit shqiptar. Me këtë rast, ne kujtojmë me nderim e përulje plejadën e mësuesve, pedagogëve dhe personaliteteve të shquar shtetarë shqiptarë në fushën e arsimit. Kujtojmë veçanërisht një shembull, që është unik për këtë qëllim të shenjtë: Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit në vitet e Mbretërisë shqiptare, i lauruar me dy diploma të shkëlqyera universitare. Mirash Ivanaj, edhe pse kundërshtar në pikëpamje e bindje politike, iu kërkua republikanit nga Mbreti Zog, që të pranonte detyrën e ministrit të Arsimit për të bërë një reformë rrënjësore në fushën e arsimit. Kjo reformë e ideuar prej tij kërkonte mbështetje të plotë dhe të gjithanshme, duke përfshirë edhe ndryshime kushtetuese (Statuti Themeltar i Shtetit), me synimin që arsimi të përshkohej vetëm nga fryma komb¸tare dhe karakteri plotësisht laik, duke m¸njanuar presionet e rrezikshme t¸ t¸ huajve, të organizmave private dhe të institucioneve fetare, të cilat përcillnin të tjera interesa.

Duke evokuar këta emra të mëdhenj, ndjehemi të gjithë përgjegjës që aktualisht arsimi në Shqipëri është në gjendje emergjence kombëtare, përderisa një sërë strategjish për reforma strukturore dhe eksperimente të shpallura në vite me terma grandomanie kanë dështuar dhe përderisa vijon ende të mbetet instrument ndikimi politik. Vite më parë dështoi eksperimenti paradoksal, kur në Shqipëri lulëzuan universitete fantazmë, duke arritur një universitet për 50–60,000 banorë, kur shumica e tyre nuk plotësonin as standardet minimale për të qenë të tillë! Është kjo arsyeja që edhe universiteti ynë më i mirë është më i fundit në rajon për nga standardet. Askush nuk përgjigjet se sa njihen diplomat e arsimit shqiptar në vendet e tjera, pse nuk njihen, cili është shkaku përse nuk njihen dhe kur do të njihen? Në vlerësimet më të fundit, Komisioni i Venecias për renditjen europiane të arsimit parauniversitar, Shqipëria ka zbritur 15 vende më poshtë se në vitin 2023. Askush nuk jep përgjigje se përse në vitin 2017 kishim 153 nxënës për 1,000 banorë, ndërsa në vitin 2022 kishim 136 nxënës për 1,000 banorë.

Strukturimet dhe ristrukturimet e shpeshta në të gjitha nivelet e administratës kanë rezultuar në kaos edhe në administrimin e arsimit. Kështu, struktura me katër drejtori rajonale të arsimit parauniversitar është një nga eksperimentet tashmë të dështuara. Këto drejtori, ashtu si edhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar janë shndërruar më së shumti në struktura, ku në drejtim janë caktuar militantë politikë.

Për turp kombëtar, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka as Komision, as nënkomision parlamentar për Arsimin. Ka vetëm një Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, a thua se jemi ende një vend komunist që shqetësim kemi edukimin e njerëzve ndërkohë që ministria përkatëse, normalisht dhe historikisht, quhet “Ministria e Arsimit” dhe jo “Ministria e Edukimit”! Është kjo arsyeja që Kuvendi dhe komisionet e tij nuk dinë dhe as që nuk pyeten për reformat që kryhen në arsim.

Prandaj është urgjente ngritja e një strukture kombëtare me ekspertë të shquar në fushën e arsimit, pa dallime politike, e cila të evidentojë problemet dhe të përcaktojë prioritetet dhe reformat përkatëse për të dalë nga kjo emergjencë. Është urgjente që drejtoritë e arsimit të kthehen në bazë qarku, sikurse kanë qenë, ndërsa në bashki të rikthehen zyrat arsimore. Është urgjente që arsimi parashkollor dhe arsimi profesional të rikthehen në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Është urgjente të rishikohen kurrikulat dhe niveli i teksteve mësimore, për të përcjellë si azhurnimin me zhvillimet e reja, ashtu edhe frymën kombëtare, si dhe historinë e afirmuar kombëtare jo shijet personale apo politikat partiake. Kjo urgjencë përballohet duke rishikuar Ligjin Nr.69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në RSH”, si dhe Ligjin Organik Nr.80/ 2015 “Për arsimin e lartë në RSH”. Ndër çështjet pastërtisht kombëtare, arsimi kombëtar nuk duhet të jetë çështje politikash apo paradash partiake. Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e së ardhmes së shtetit dhe të kombit.

78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË  KOMBËTARE!- Nga BESIM NDREGJONI

 

78 vite ma parë Postriba hyri kryelartë në historinë kombëtare përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualve, klerikëve të gjitha besimeve që i dhanë jetë kryengritjes antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt mbas mbarimit të luftës së dytë botërore.

Në  Postribë u ndez shkëndija  e parë kundër regjimit gjakatar të instaluar dhunshëm në vend, nga barbarët stalinistë shqiptar të drejtuar nga diktatori më i egër i europës pas luftës së dytë botërore sadisti Enver Hoxha.

Herojt e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet shejtë  për çdo shqiptar, Liria dhe vlerat e një kombi nga më të vjetrit në zemër të Europës.

Antikomunistët e Postribës  e dinin dhe e ndienin në çdo ind të tyre,se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin, mohimi i vlerave themelore, që edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.Ky guxim, kjo kryengritje për lirinë e atdheut tundi themelet e regjimit gjakatar komunist, guximi dhe trimëria e Postribasve u shtyp me dhunë nga stalinistët shqiptarë të përkrahur nga armiku shekullor i shqiptarve pushteti serbosllavëdhe nga frika e gjakatarëvese liria që frymonte bashkë me luftëtarët e sajë nuk do të zhdukej nga ky vend. Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman HaxhisëIdrizTahirit e Abdulla Sahititpatriotët që i prijnë kësaj kryengritje.Vetëm në ditët e para pushkatuan pa gjygj 28 vetë. Dhe masakrat e barbarve kaluan nga Postriba në Shkodër, Pukë, Mirditë, Malsi e Madhe.Një tragjedi që jehon dhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës së Postribësi atyre që dhanë jetën për lirinë. Historia na mëson  se regjimet dhe falangat  e tyre bien të damkosura , ndërsa  ata që luftojnë për liri , përjetsohen dhe lënë gjurmë mbi të cila hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje i përkujtojmë sakrificat e të parëve, duke ruajtur  në thellësitë e zemrave të tyre  një vend të shejtë , për të gjitha ata që dhanë jetët e tyre të çmuara. 78 vitë më vonë, një perde e hekurt e ka ndarë Shqipërinë  nga kombet perendimore. Sot mbas tre dekadave jetojmë në një hije e cila vjen nga një regjim që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëta  me atë të shkuarës dhe po e pengon shoqërinë shqiptare  të jetë pjesë e familjes europiane

Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetareve, e cila vjen si produkt i përballjes të pamjaftueshëm me të kaluarën që i lejoj pasardhësit  e xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model bolshevik që e kthen pas Shqipërinë. Kjo përpjekje tinzare që shkon në kundërshtim me idealet e lirisë të martive të Postribës dhe po ashtu  me aspiratën e shumicës dërmuese të shqiptarve, për një Shqipëri europiane, sot nga Postriba  del thirrja patriotike  për rezistencë, për tu përballur, për mos të lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëtën liri, të njëtën demokraci, të njëtën mirqenje që gëzojnë  popujt e Bashkimit Europian.

Fatkeqësisht sot shoqëria shqiptare është e ndarë në komunistë alias socijalist, dhe antikomunist konservator që përfaqësojnë lirinë, qëndresën, pronën, familjen.

Nqs ekziston Partia Demokratike sot në pluralizimpolitikë, është falë rezistencës së antikomunistaveshqiptar që nuk lejuan, por e mbrojtën nga revanshi i komunistave shqiptar nga viti i zi 1997 e deri në sot, dhe nuk e mbrojti populizmi politik që u çfaq në 90, as ai grup që përfitoi nga qëndresa e antikomunistëve për mos shuarjen e forcës së parë politike në pluralizmin shqiptar. Populizëm në 90 shërbeu thjesht me ndru sistemin që ishte i nevojshëm për një shoqëri të traumatizuae e ideollogjizuar. Dhe ndrrimii sistemit pati difekte të mëdhaja, se nuk u dënua partia komuniste që kishte vrarë burgosur, internuardhunuar të drejtat e liritë e njeriut për 50 vite. Por u pranua si forcë politike në pluralizëm, e kundërta ndodhi në europën e lindjes, të gjitha partitë komuniste u shkrinë. Mosdenimi i krimeve të komunizmit i solli dëme të pariparueshme shoqërisë dhe e ka sjellë Shqipërinë në një regjim të korruptuar dhe dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. 

Sot politika shqiptare ka degraduar për të ndërtuar një shtete të së drejtës, 34 vite Shqipëria nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme, të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen nga pushteti i korruptuar, sot zhvillohet një luftë klasash ndaj antikomunistëve dhe fatëkeqësisht forca politike që duhet ti mbrojë ka heshtur. Nuk mund të ketë opozitë pa pjesëmarrjen në politikëbërje të 40% të antikomunistave shqiptarë që përballuan diktaturën, dhe mbajtën lartë me guxim aspiratat e lirisë, e pluralizmin politikë. Nuk mund të vijë në pushtet Partia Demokratike pa pjesëmarrjen e antikomunistave shqiptar. Konservatoret shqiptar bazohen në tre parime kryesore në votë të lirë, dhe ndrim elitash, familja si  bazë e shoqërisë dhe shtet ligjor me pronë private të pacenuar me ligjet bolshevike siç ka ndodhur gjatë tre dekadave në Shqipëri. 

Partia Demokratike duhet ti largohet populizmit dhe të ndërtoi konservatorizmin për ti kthyer vlerat popullit shqiptar. Për ti kthyer lirinë, mendimin ndryshe. Nuk mund të ndërtojnë shtete të së drejtënqs nuk kemi një drejtsi të pamvarun, fatkeqësisht sot mbas tre dekadash, reformat ideologjike të  sëmajtës,trumbetohen për drejtsi të pamvarun, siç po ndodh me drejtsinë e re, por pushteti politik i korruptuar nuk e len as të jetojë e as të vdes. Ne antikomunistët i besuam kësaj  reforme, megjithëse ishim skeptikë dhe i paralajmëruam ndërkombëtarët se nuk mund të japin drejtsi ata që i dhunuan të drejtat e liritë e njeriut si bashkëpuntorë të zellshëm të diktaturës. Kjo mazhorance e majtë ja besoi reformën në drejtsi, hetuesve të komunizmit që vranë Postribën dhe Shqipërinë. Ne antikomunistët e çmojmë ndihmën ShBA për të pasur një drejtsie të pamvarun, por atë reformë nuk mund ta bëjnëpolitikanët, dhunuesit që i kan shërbyer diktaturës, tani po të njëtën autorë që ndërtuan ferin komunist, këta ndërkombëtar i besojnë dhe komisionin antikorrupsion, atyre që e ndërtuan sistem korrupsionin. Kjo është tallje me liritë e shqiptarveështë fyrje ndaj antikomunistave që në mes të plumbave kundërshtuan diktaturën, dhe po mbajnë gjallë pluralizmin.

Ne patëm besim se drejtësia e re do të veproj si në Ameriken e Linkolit e të Marting Luterkingut , por jo se do të veprojë si drejtsi  politike në shërbim të mazhorancës të korruptuar komuniste. Fatkeqësisht parashikimi i jonë doli, kemi drejtsi politike dhe jo drejtsi të pamvarun dhe në mbrotje të qytetarvePrandaj ju bëj thirrje institucjoneve të drejtsisëveproni siç vepron Amerika ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, President Tramp është i akuzuar për disa vepra penale dhe politike, por drejtësia atë heton, dhe e lejon të zhvilloi aktivitetin politik si përfaques i forcës politike republikane, dhe ju lejojani Kryetarin e partisë demokratike të zhvilloj aktivitetin politikë, duke mos i ndaluar hetimet ndaj tij, drejtësia si të gjykon, dhe të mbron. Ne antikomunistët respektojmë ligjin por kur ligjin emerr në dorë politika ai ligj është i vdekur. Ky pushtet i korruptuar kriminal, rrezohet me konservatorizëm dhe jo me populizëm

Zotrinj deputete të opozitës, nuk është i rëndësishme vetëm marrja e pushtetit, por mbrotja e demokracisë dhe liritë e qytetarve janë faktorët që Shqipëria mos të shpopullohet e ti bashkohet EuropësBashkojna Shqipërinë me europën duke i dënuar krimet e komunizmit, duke dënuar heshtjen e shtetit shqiptar dhe pse thirrja jonë ka qënë e është se pa dënuar krimet e komunizmit nuk mund të ndërtojmë shtet të së drejtës, nuk mund të ndërtojmë demokraci, nqsopozita lufton thjesht me pas një mandat deputeti, ajo nuk përfaqëson konservatorizmin dhe nuk mund të ketë mbështetjen e shqiptarve që duan Shqipërinë europiane. Këtë jua kërkon Postriba dhe elektorati antikomunist, të shpëtojmë Shqipërinë nga politikat antikombëtare të shpopullimit. Shqiptarët presin!

Martirët presin që Shqipëria të jetë europiane dhe kjo kauzë është e opozitës.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës.

LAMTUMIRË KOLEG I DASHUR — SHKRIMTARI DHE GAZETARI I ZËRIT TË AMERIKËS ASTRIT LULUSHI NDËRROI JETË Nga Frank Shkreli

Astrit Lulushi

4 Shtatori më solli një lajm të rëndë për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë pasur privilegjin të punonin me Astrit Lulushin. Lajmin e zi ma përcolli i vëllai i Astritit, Albert Lulushi, gjithashtu një koleg imi i familjes së nderuar Lulushi: “Wanted to send a brief message about Astrit. He passed away this morning. Thank you for being an important part of his life.” Astrit Lulushi e humbi betejën e fundit nga një sëmundje e rëndë në veshke që e kishte ndjekur me kohë.

Është një fjalë e vjetër ndër ne shqiptarët kudo që jemi, me shprehjen se “Të gjithë jemi bijat dhe të bijt e vdekjes.” E verteta e idhtë është se kjo thënje është tepër e ftohtë në çdo rast vdekjeje, por në këtë rast, të kësaj humbjeje të rëndë — siç është kalimi në amshim, mengjesin e 4 Shtatorit, 2024, të kolegut tonë Astrit Lulushi. Kjo shprehje nuk i teri as lotët e derdhura nga familjarët dhe të dashurit e tij, miq e kolegë. As nuk zvogëlojnë aspak dhimbjet për humbjen e një kolegu të dashur për të gjithë ata që e kanë njohur si tepër të dobishëm për familjen e tij, për Zërin e Amerikës në gjuhën shqip, ku ka punuar për 30-vite dhe për të gjithë ata me të cilët ishte në kontakt sa ishte gjallë. Astrit Lulushi ka lindur në vitin 1953 në Tiranë. Ai u arratis nga regjimi komunist Bolshevik sllavo-komunist në vitin 1985 dhe një vit më vonë filloi punë tek “Zëri i Amerikës”, ku e ndjente veten shumë të privilegjuar, ndërsa familja e tij iu bashkua disa vite më vonë, pas shembjes së Murit të Berlinit.

Vdekja është gjithmonë një ngjarje e kobshme dhe në rastin e Astritit, disi e parakohëshme, pasi e mori në moshën 71-vjeçare. Por, pasi ky, përfundimisht, është fati i të gjithë ne – s’i ikim dot, por me lutje e pranojmë si diçka që i dorëzohemi, duam, s’duam.  Ndërkaq, në raste të tilla, ato që na mbeten, janë kujtimet dhe trashëgimia lenë pas — janë ato kujtime nga e kaluara që e bëjnë shkuarjen në amshim, ndoshta pak më të lehtë.

Prandaj, sot e kujtoj Astrit Lulushin si koleg të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë bashkpuntorët e tij, gjatë periudhës që kemi punuar bashk në Zërin e Amerikës – megjithse nuk ishim në marrëdhënie të përditshme pune. Astriti ka filluar punën në shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, në vitin 1985, pothuaj menjiherë pasi ishte arratisur nga Shqipëria komuniste. E kujtoj si një gazetar me përvojë, si producent i përpikët i Shërbimit shqip për programet e radios dhe më vonë të televizionit. Por edhe si folës, përkthyes, gazetar e shkrimtar. Ishte shumë i dashur për të gjithë.

Gjatë punësimit, tek VOA-shqip, Astrit Lulushi trajtonte lloj-lloj temash e subjektesh për transmetim, përfshir shkencë dhe mjekësi. Ishte i njohur dhe shumë i respektuar edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi ka shërbyer shpesh si korrespondent i Zërit të Amerikës, duke mbuluar zhvillimet e komunitetit dhe duke intervistuar personalitetet e dalluara shqiptaro-amerikane.

Pas 30-viteve punë, Astriti kishte vendosur të dilte në pension nga Zëri i Amerikës 5-vjet më parë, në korrik të vitit 2019. Me atë rast, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën, “Çmimi i Karrierës”, për arritjet e tija profesionale. Me atë rast Astriti u drejtoi, nga një studio e Zërit të Amerikës, fjalët e fundit si gazetar i këtij enti të madh amerikan lajmesh, dëgjuesve dhe shikuesve të VOA-s shqip:

“Sot është dita ime e fundit si punonjës i Zërit të Amerikës. Pas 30-vjet punë tani erdhi koha për të dalë në pension. Njeriu ikë nga vendlindja dhe vjen në Amerikë për të kërkuar liri dhe mirëqenje. Këtu, unë i gjeta të dyja. Gjithashtu ndjehem i privilegjuar që m’u dha mundësia për të shërbyer në një agjenci si Zëri i Amerikës, që zë vendin e nderit mes vendeve të lira. Largohem i përmbushur dhe i nderuar që kam qenë në shërbimin tuaj – ju dëgjues dhe shikues të mrekullueshëm të programeve të Zërit të Amerikës. Ju falemnderit!”

Ishin këto fjalët e Astritit në ditën e pensionimit drejtuar dëgjuesve dhe shikuesve të Zërit të Amerikës. Por duken mjaft të përshtatshme këto fjalë edhe sot që kolegu ynë i dashur, është ndarë përgjithmonë prej kësaj bote: “Në Amerikë gjeta lirinë dhe mirëqenjen” — “Largohem i përmbushur dhe i nderuar”, është shprehur ai, si një falënderim ndaj Amerikës që e ka strehuar, ashtu si edhe shumë prej nesh që kemi gjetur strehim dhe liri në këtë vend të bekuar –të arratisur nga anë e mbanë trojet shqiptare.

Edhe ne që e kemi njohur e punuar me Astritin gjatë dekadave – ndonëse të pikëlluar për humbjen e tij — ndihemi të pëmbushur dhe të nderuar që e kemi njohur. Ai do vazhdojë të jetë me ne – nepërmjet trashëgimisë kulturore dhe një publicistike me gjallëri mahnitëse që ka lenë pas: të pakën mbi një dyzinë librash të botuar dhe qindra e qindra artikuj. Por, shkuarja në amshim e Astritit gjithsesi do të varfërojë gazetarinë dhe letërsinë shqipe jo vetëm në diasporë por edhe anë e mban trojeve shqiptare ku ai ishte pothuaj i pranishëm, vazhdimisht.

Por megjithkëtë, zbrastia e tij do të ndjehet shumë, sidomos në rrethin e tij familjar, në radhët e kolegëve të tij gazetarë dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pjesë e të cilit ishte për pothuaj 50-vjet, si gazetar i Zërit të Amerikës dhe si publicist pas daljes në pension. Familjes së ngusht, pikëspari bashkshortes Lilianës, familjarëve të tij në Amerikë dhe në Atdhe – u shprehi ngushëllimet më të sinqerta dhe përdhimtimet e mia më të thella – me nderim e respekt – duke u përkulur para kujtimit të paharrueshëm të Astritit.

Frank Shkreli

Me rastin e daljes në pension, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën,
“Çmimi i Karrierës”.

 

Astrit Lulushi në sallën e konferencave të entit Euro-Aziatik të Zërit të Amerikës

MUZEU HISTORIK KOMBËTAR, VINÇENC PRENUSHI, BENJAMIN FRANKLINI DHE GJYSËM TË VËRTETAT Nga Frank Shkreli

Nga hera në herë lexoj portale të ndryshme në internet që merren me historinë, siç ndodhë edhe me portalin e Muzeut Historik Kombëtar, nga i cili mësoj të dhëna që nuk i dijë nga historia kombëtare e shqiptarëve. Kësaj radhe ndodhi që lexova një shënim të Muzeut Historik Kombëtar me rastin e ditëlindjes së Vinçenc Prenushit (4 Shtator, 1885) Ipeshkvit martir shqiptar, të Lum, Imzot Vinçenc Prenushit — martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, i cili ka ndërruar jetë, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës. Në njoftimin e Muzeut Historik me rastin e lindjes së tij, jepen informacione dhe të dhëna se kur dhe ku lindi, përfshir, shkurtimisht, shkollimin, karrierën klerikale dhe kontributet e tija në fushën e publicistikës, poezisë dhe mbledhjes së folklorit. Dhe në fund të njoftimit shkruhet se, “Në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me 20-vjet punë të detyrueshme. Vdiq në burgun e Durrësit”, thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar, duke mbyllur postimin në kujtim të Vinçenc Prenushit.

Duke lexuar këtë njoftim të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, m’u kujtua një thënje e famshme e njërit prej baballarëve themelues të Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklinit se: “Gjysëm e vërteta është shpesh herë një gënjeshterë e madhe”– (“Half a truth is often a great lie.’ – Benjamin Franklin”). Ose thënë shqiptarçe, një “rrenë me bisht”, ose “rrenë ditën për diell”.
E quaj këtë njoftim si një përpjekje për të mbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit, si një përpjekjet për të riabilituar historinë kriminale prej gjysëm shekulli të komunizmit. Duke ushqyer kështu brezin e ri me kësisoj gjysëm të vërtetash historike nga ente zyrtare, si Muzeu Historik dhe Akademia e Shkencave, duke injoruar ose anashkaluar të vërtetat historike – me postime “gjysëm të vërteta”. Në këtë rast, thuhet një gjysëm e vërtetë se Ipeshkvi Vinçenc Prenushi, u arrestua dhe u dënua me 20-vjet punë të detyrueshme dhe se vdiq në burgun e Durrësit. Por nuk thuhet asgjë se pse u dënua, “Ëngjëlli i myslimanëve dhe i të krishterve”. Nga kush u dënua, se si dhe nën çfarë rrethanash vdiq në burgun e Durrësit Vinçenc Prenushi — “I burgosur, i rrahur e i torturuar”. I “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem”, në burgun e Durrësit,- ka shkruar Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”, në burgun e Durrësit.

Përfshirja e këtyre të dhënave, dëshmi e Profesorit Arshi Pipa, por dhe të tjera si këto — të nderuar historianë të Muzeut Historik Kombëtar — do ia paraqisnin lexuesit dhe brezit të ri, të vërtetën e plotë mbi komunizmi – të pakën në rastin Imzot Vinçenc Prenushit

Për ata që dëshirojnë të mësojnë diçka më tepër për burgosjen dhe torurat e mundimet e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar – ndaj burrave të Kombit siç ishte Vinçenc Prenushi – mund të lexoni disa të dhëna nga Profesor Arshi Pipa, bashkvuajtës dhe dëshmitar i kalimit në amshim, në duar të të cilit, ndërroi jetë Vinçenc Prenushi në burgun e Durrësit në vitin 1949, një pasqyrim i shkurtër vijon si më poshtë, botuar marsin e kaluar – si një informacion shtesë ndaj njoftimit të Muzeut Historik Kombëtar!

————————————————————–

Nga Frank Shkreli – Imzot Vinçens Prenushi: Dëshmi drite në errësirën e dhunës komunisto-bolshevike shqiptare
Gazeta Telegraf –19 Mars, 2024

19 marsi shënon ditën që Kisha Katolike universale pёrkujton festёn liturgjike kishtare tё Ipeshkvit martir shqiptar të Lum, Imzot Vinçenc Prenushit, në përvjetorin e vdekjes së tij në burg si martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës. Për lexuesit që mund të jenë të interesuar në anën shpirtërore të rëndësisë së kësaj dite, mund të lexojnë shkrimin,  me këtë rast, në portalin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe Festa e tё Lumit Imzot Vinçenc Prenushi, martir – Vatican News.
Por në këtë ditë të vdekjes unë dëshiroj që, shkurtimisht, të ndaj me lexuesit e sotëm disa kujtime të shkrimtarit dhe poetit, të ndjerit Profesor Arshi Pipa, i cili e ka cilësuar Imzot Vinçenc Prenushin si “Simboli i të së kaluemes së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kujtimet e tija për Prenushin janë të periudhës kur ai vet ishte i burgosur me Ipeshkvin martir të Kishës Katolike Shqiptare në mars të vitit 1949, kur prelati i lartë i Kishës Shqiptare vdiq në burgun e Durrësit, nën torturat më çnjerëzore, që mund të imagjinoheshin, atëherë dhe sot, i akuzuar si “armik i popullit.” Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë, të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar, qëllimisht, nga diktatori për t’i imponuar Imzot Prenushit pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë. Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindte, ka kujtuar në esenë e tij Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi, përfunduar në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik.

Në esenë, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, botuar në “Flije Atdheut”, Profesori Arshi Pipa ka kujtuar ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkëvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, ndërsa ka rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterur”, kur dha shpirt nga torturat çnjerëzore, Imzot  Prenushi – klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohësisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm.

Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizmit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa kujtonte se ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik shqiptar, bashkëvuajtës me ‘ta, në birucat e tmerrshme të burgjeve të Enver Hoxhës, aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën “mundimet e territ”, shkruante ai duke përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin. Për Prenushin, Profesor Arshi Pipa shprehte admirimin e tij duke shkruar se, përveç se ai pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqtë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misionit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue me një urtësi të bindshme dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.” Profesori i nderuar, Arshi Pipa e ka cilësuar Vinçenc Prenushin si një njeri, të cilin nuk e interesonte aspak politika, ndërsa ishte gjithmonë i buzëqeshur në të folur, zemërgjerë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të patundura.
Albanologu Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare. I njohur dhe shumë i respektuar në kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi, ka kujtuar Imzot Prenushin, albanologu gjerman Robert Elsie.

Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, Arshi Pipa vë në dukje jo vetëm vuajtjet dhe mundimet në duart e regjimit komunist, por ka vënë në dukje edhe vlerat kombëtare, njerëzore, kishtare dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke theksuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.” Pipa ka shkruar se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri prej përfaqësuesve të dalluar të letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do ta kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.”

I burgosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”. Është ky përfytyrim, të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij. Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin, të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija. Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu, i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat, dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe astma.

Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë: “Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterur, që aq shumë kishin vuajtur për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrirë, të paqtë, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mua më bajshin sytë e përlotur, ndofta nuk ishte veçse një reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve. Por, ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazuar. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, -ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën kur është ndarë nga kjo jetë Imzot Vinçenc Prenushi, atë natë të zezë të 19 marsit, 1949 – 75-vjetë më parë!

“Gjysëm e vërteta është shpesh herë një gënjeshterë e madhe –(“Half a truth is often a great lie.’ – Benjamin Franklin”).

MBRETËRIA SHQIPTARE LINDI  SI DOMOSDOSHMËRI EUROPIANE, DHE SI SIMBOLI I UNITETIT SHQIPTAR NË BALLKAN!- Nga BESIM NDREGJONI

96 vjetori i Mbretërisë Shqiptare!

Sot mbushen 96 vite që Shqipëria ju bashkua kontitnentit europian, dhe faktorit ballkanik në një moment historik për kombin shqiptar,  konsakrimi juridik e kushtetues, vendosja e sistemit në qeverisjen e vendit,  sistemi monarkist me 2 shtator 1928 për ndërtimin e shtetit modern shqiptar.

Mbretëria shqiptare do të kishte një rol të jashtzakonshëm në ndërtimin e shtetit modern shqiptar , progresiv, ekonomik e kulturor. Mbi të gjitha mbrotja konsuguente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarve  në trojet e tyre etnike në Ballkan , mbas padrejtësisë europiane që i bëri kombit tonë, coptimi i trojeve në  konferencën  e Londrës në vitin 1913.

Okupimi i Vlorës nga italianët, dhe viset e veriut nga sebo-malazezët, e vunë në pikpytje pamvarsinë e shtetit shqiptar të 1912. Dhe ishte domosdoshmëri kombëtare mbatja e  Kongresit të Lushnjes, por dhe vetë ekzistencën e kufive të vitit 1913, si dhe lirinë e kombit.

Mbretëria Shqiptare e themeluar 96 vite ma parë ishte shprehej e vullnetit të popullit shqiptar për liri , bashkim të trojeve etnike,  në një shtet në rrugën e civilizimit e presporitetit.

Mbretëria Shqiptare lindi si domosdoshmëri europiane e kohës, dhe si simbol i unitetit të Shqiptarve që ishin copëtuar në disa shtetet ballkanike, duke u shkëputur nga toka mëmë.

Në atë  Europë, të trazuar dhe aspak dashamirse ndaj shqiptarve,  Shqipëria nxori një  personalitet të  shquar politik, e historik, të shekullit njëzet shtetformuesin e madh Ahmet Zogun që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin mbretëror Zogu i Parë. Ai vinte nga një familje fisnike  nga më të vjetrat e kombit dhe me kontribute ndaj vendit të tije për më shumë se pesë shekuj. Gjyshi i tije Xhemal Pashë Mati ishte një ndër protogonistët e drejtimit të Lidhjes së Prizerenit, dhe një atdhetar e patriot që rreshtohej me Abdyl Frashërin, Imer Prizerenin, Sulejman Vokshi, e Iljaz Pashë Dibra.

17 vjeç në emër të krahinës së Matit Ahmet Zogu do të firmoste në Vlorë, aktin e pamvarsisë së Shqipërisë dhe garantoi Ismail Bej Vlorën babain e pamvarsisë se do të bëjë beteja, pa kompromis në mbrotje të sajë .Ky atdhetar i shquar  do të organizonte Kongresin e Lushnjes, do ta mbronte atë kongres nga sulmet e pushtuesve që kishin ndarë Shqipërinë në copa.

Mbas marrjes së detyrave nga ai kongres ky shqiptar i madh, me guxim e trimëri të pashoq do të nisej drejt Tiranës  duke e bërë Kryeqytet të  Shqipërisë, dhe duke i siguruar Qeverisë së Sulejman Delvinës që të zbatonte programin e Kongresit të Lushnjes.

Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante , betejat e tija shtetformuese me aksionet politike, ushtarake, ai arriti që autoriteti i qeverisë të shtrihej në të gjithë territorin e vendit , duke shtypur  lëvizjet seperatiste, të organizuar e paguar nga shtetet fqinje që nuk ja donin të mirën Shqipnisë, dhe garantoi kufijtë shtetrorë, duke e detyruar Lidhjen e Kombeve të njihte shtetin shqiptar

Ministër i Mbrendshëm, 1920, Kryeministër, në vitet 1922-1924, President i Republikës 1925-1928 dhe  Mbret i Shqiptarve 1928-1939 ka gjurmë të ndritura e të pashlyeshme në historinë moderne shqiptare.

Është anti historike që përdorin bolshevikët e Enver Hoxhës, se Ahmet Zogu kishte ambicje të shfrenuara karrieriste dhe donte të bëhej Mbret me çdo çmim.

Mbreti Zogu i Parë e përdori sistemin monarkist me orientimin e Shqipërisë drejt modelit  qeverisës e mënyrës së jetesës me vendet e civilizuara të Europës perendimore.

Fatkeqësisht diktatura, dhe ideologët bolshevik shqiptarë, kan anatemuar  dhe shtrembëruar  për gati 80 vite me propogandë antishqiptare, duke ngritur si heroizëm rebelimin antikombëtar të Haxhi Qamilit,  një mbeturinë e falangave filoturke, dhe duke i shërbyer tradhëtisë së qeverisë së Durrsit që kishte qëllim anti shqiptar të krijonte një shtet vetëm si Shqipëri e mesme.

                               

     Lartmadhëria e tije Zogu i Parë Mbreti i Shqiptareve!
                      Parimi:  Atdheu mbi të Gjitha!

 

Historia e tij politike na rrëfen krejt të kundërtën e asaj që trumbetojnë falangat e diktaturës Komuniste . Qëndrimi i tije në përkrahje të Princ Vidit, dorëheqja e tij si Kryeministër në vitin 1924 me grushtin e shtetit të bërë nga admiruesit e bolshevizmit të atyre viteve të ashtuquajtur revolucjon demokratik, me pikpamje ideologjike që dëmtonin shtetin e sapoformuar shqiptar.

Sjellja e tij prej politikani , patrioti e burrështetasi të madh u tregua kur ju ba atentat  në paralament kur me qetsinë dhe largpamësinë e tije  tregoj qartë , se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte dishembull i shtetit komb.

Ai gjatë gjithë karrierës politike nuk ka marrë pushtete me dhunë dhe armë siç banin kundërshtarët e tije, por vetëm me votë dhe me ligje demokratike perendimore.

Me 24 dhjetor 1924 ai diti ti jap fund rebelimit majtist dhe më të drejtë fitoi epitetin shpëtimtar i kombit.

Stabiliteti i plotë politikë , progresi i shpejtë ekonomik e kulturor  që pati gjatë periudhës presidencjale, koha e thirri atë si personalitetin më të shquar  të ulej në fronin mbretëror.

Me të drejtë kundërshtarët e tij politikë, si Fan Noli, Faik Konica, e mbi të gjitha Sejfi Vllamasi, do ta çmonin kontributin e tij, dhe do të deklaronin se po mos të ishte Ahmet Zogu ekzistenca e shtetit shqiptar do të ishte në pikpytje! Prandaj ai rreshtohet me figurat e ndritura të kombit, si Skënderbeu që na dha emrin dhe dinjitetin si Shqiptar. Drejtuesit e lidhjes së Prizerenit që mbrojtën dhe ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare në Ballakan,

Pamvarsinë e Shqipërisë që e udhëhoqi plaku i Vlorës Ismail  bej Vlora, dhe ndërtimin e shtetit shqiptar nga i madhi dhe i pavdekshmi Ahmet Zogu.

Mbretëria shqiptare,  jetoi vetëm një dekadë, e la vulën e vetë të pashlyeshme historike.

Mbretëria moderne paralmentare e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit por dhe e mbështetur  në statusin juridik. Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike , por si një mbretëri moderne dhe i detyruan fuqitë e mëdha ta njihni si një pricipatë e pavarun neutrale dhe nga aktetet e Kongresit të Lushnjes,  të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Shtetit me atribute e një Regjence mbretërore që fuqitë e mëdha i njohën që  vitin 1913.

Mbretëria shqiptare i tregoi botës  se çfar është në gjendje  të bëjë një kombe i lirë  kur thyen prangat e robërisë, ndërtoi shtetin e së drejtës sipas modelit më të përparuar europian:

Arsim Kombëtar mbi baza laike.

Kodi Penal dhe Civil që garantonte barazinë e shtetsave para ligjit.

 Legjislacion model për komunitetet fetare .

 U garantua me ligj të drejtat e gruas. Një administratë shtetrore model.

U krijua  Banka Kombëtare dhe garantimi i monedhës kombëtare me lingota ari.

Të gjitha këto arritje  historike u ndërtuan për një dekadë 10 vjeçare. Sot klasa politike që e përbuz mbretërinë,  pasardhse e barbarëve komunistë, ka mbi tre dekada që nuk ndërton shtet të së drejtës dhe nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme.

Prandaj shqiptarët janë krenare për mbretërinë e tyre dhe për Mbretin Ahmet Zogu.  Me të drejtë shkrimtari i madh Ismail Kadareja do të deklaronte për mbretërinë shqiptare se po mos ta pushtonte fashizmi Shqipërinë, Ahmet Zogu do ta bënte Shqipërinë  një Zvicërr të dytë të Europës.

Qëndrimi ndaj Mbretërisë është një vijë demarkacioni mes patrioteve dhe atyre që e duan atdheun, dhe sunduesve  që e duan Shqipërinë për ta zhvatur.

Besim NDREGJONI

Intervista e Elmi Berishës tek Zëri i Amerikës pas pritjes nga z.Alexander Kasanof Zv.Ndihmës Sekretari në DASH Nga Elida Buçpapaj

Pritjet që u bëhen shqiptarëve në Departamentin e Shtetit shoqërohen zakonisht edhe me intervista tek Zëri i Amerikës, të cilat ndiqen me shumë vemendje nga opinioni publik. Ka prej atyre që pritjen apo intervistën ta keqshfrytëzojnë për të legjitimuar shkeljet dhe abuzimet e tyre personale.

I intervistuar tek Zëri të Amerikës ishte edhe z.Elmi Berisha, i cili, me grupin e tij të besnikëve, u prit nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor z.Alexander Kasanof, që ka zëvendësuar z. Gabriel Escobar.

Në lidhje me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit unë do të sjell këtu një koment të ekspertes së shkëlqyer Amerikane të rajonit të Ballkanit Ivana Stradner, e cila, sapo u mor vesh lajmi i emërimit, në rrjetin X do të shkruante ekzaktësisht: “Unë besoj vërtetë se ai do ta rikthejë demokracinë në rajon dhe nuk do të ndjekë gjurmët e paraardhësave. Best wishis, Mr.Kasanof!”

Kur e lexova këtë koment të Ivana Stradner m’u ngroh zemra, sepse Ballkanit i duhet pikërisht demokracia. Që vendet përkatëse të drejtohen nga liderë me integritet të pastër e të pashtantazhueshëm si Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, të cilët duke mos patur skeletë nëpër dollapë e sirtarë, nuk shesin për interesin vetjak interesin e vendit të tyre që përkon me interesat Euro-Atlantike, dmth edhe me interesat e SHBA. Vjosa dhe Albini me insistimin e tyre mbrojnë kësisoj interesat e vetë Amerikës.

Tani do të kthehem tek intervista e z.Elmi Berisha i cili sipas vlerësimit të shumë Vatranëve si Lek Mirakaj, Valentin Lumaj, Nazo Veliu, Ervin Dine, Idriz Lamaj, Mark Mernaçaj, Agustin M. MIrakaj, Viktor Vorfi, Ramiz Mujaj, Marjana Bulku etj. nuk ka legjitimitet dhe përfaqëson standardin e shkelësit të rregullave të demokracisë, që përdor drynat për t’ua mbyllur dyert e Vatrës aktivistëve të saj.

Një pyetje rreth ngërçit në Vatër prita që t’i drejtohej z.Elmi Berisha. Sepse gjithë bota mbarë e di se Vatra është e përfshirë nga një krizë e madhe.

Veprimtarët e lartpërmendur kanë shprehur shqetësimin se lidërshipi aktual ka vendosur censurën ndaj Vatranëve, të cilëve u është mohuar e drejta e fjalës. Amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA e ka shkelur po ashtu edhe ndaj bashkëpunëtorëve të vjetër të Vatrës dhe Diellit (sikur është autorja e këtyre rradhëve).

Vatranët kanë shprehur shqetësimin se z.Elmi Berisha ka krijuar një klimë armiqësore, pasi përdor fshesën e hekur të përjashtimit të Vatranëve, të cilët pastaj i çon nëpër gjykata. Sikur ishte rasti i Dr.Gjon Buçaj, një veterani me mbi gjysmë shekulli kontribut në Vatër, ish kryetar i Vatrës, arratisur nga regjimi komunist dhe i përjashtuar nga Elmi Berisha.

Pas gjyqit kundër Dr.Buçajt Elmi Berisha me celulë ka paditur në gjyq në grup tjetër të Vatranëve, të cilët në mënyrë publike dhe demokratike kanë kërkuar kthimin e legjitimitetit në Vatër, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe votim transparent, pasi Kuvendi i shkurtit mbajtur në vitin 2021 nuk i ka mbyllur procedurat, ndërsa Elmi Berisha në vend të respektimit të demokracisë, ka përdorur fshesën e hekurt ndaj atyre Vatranëve, shumica e të cilëve kanë ardhur në Amerikë direkt nga internimet e diktaturës.

Po përmend këtu Agustin M.Mirakaj, i biri i Moisi Mirakaj, i burgosur politik si armik i regjimit komunist, ndërsa Agustini vetë i lindur dhe rritur në internim duke iu mohuar të gjitha të drejtat njerëzore, sot shtetas Amerikan i cili thotë se “Udhëheqja e vetëshpallur e Vatrës trillon e ngre akuza ndaj meje si të ishte një trup gjyqësor i kohës së regjimit komunist të 1945.”

“Kemi krijuar marrëdhënie të shkëlqyera institucionale që nuk kanë ekzistuar më herët mes Vatrës dhe Prishtinës zyrtare, parlamentit të Kosovës, njëkohësisht edhe Tiranës zyrtare, Shkupit zyrtar dhe gjithandej.” Nuk është e vërtetë, Vatra ka patur gjithmonë marrëdhënie me institucionet në respekt të Kanunores krijuar prej 1926, por jo me PS. Ndërsa, është i vërtetë pohimi i z.Elmi Berisha tek ZiA se ai dora vetë ka krijuar lidhje të shkëlqyeshme institucionale me qeverinë e Tiranës, qeveri që akuzohet për afera korruptive eklatante dhe që shpesh nga shtypi botëror identifikohet me një narkoshtet. Edvin Rama njihet për korruptimin deri edhe të ish shefit të FBI-së McGonigall.

Unë mendoj se, prej kohës që z.Elmi Berisha ka krijuar lidhje të shkëlqyeshme me qeverinë e Edvin Ramës, ka shkatërruar çdo lidhje dhe rrugë bashkëpunimi e transparence me grupimin e madh e të spikatur të Vatranëve, të cilët i ka përjashtuar dhe çuar nëpër gjykata.

 

Shtypi i lirë në rrezik jete

Këtu më duhet të bëj një parantezë dhe të nënvizoj rrezikun ku ndodhet sot shtypi i lirë i cili përndiqet deri në Perëndim nga tentakulat e zeza të Edvin Rames.

Shtypi i lirë shqiptar në Perëndim nuk ka fatin që të ketë zyra avokatie sikur ka Zëri i Amerikës, kështu që lufton me mish e me shpirt për të ekzistuar, sepse Edvin Rama i përndjek me gjyqe, me gjoba me sulme kibernetike si një armik i përbetuar që është i shtypit të lirë.

 

Ku janë “sukseset” e Vatrës së Elmi Berishës?

“Këto vitet e fundit Vatra ka bërë një punë të madhe, të shkëlqyeshme bashkëpunimi mes Departamentit amerikan të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit”, i tha z.Elmi Berisha gazetares së ZiA. Habi e madhe! Dua të di se cilat janë konkretisht “bashkëpunimet e shkëlqyera” të Vatrës së Elmi Berishës me institucionet e përmendura më sipër?! Ku janë emrat ?

Unë mendoj se “sukseset” e përmendura prej tij janë vetëm hiperbola që nuk reflektojnë realitetin. Nuk di që Elmi Berisha me celulë të ketë bërë takime në Shtëpinë e Bardhë, në Senat, Kongres, në Departamentin e Shtetit. Në pesë vjet sa herë është pritur nga DASH ? Një apo dy herë? Nuk ka si z.Elmi Berisha të ketë autoritet dhe ndikim për t’u pritur e përcjellë, kur, prej pesë vitesh, Vatra paraqitet në krizën e saj më të thellë prej krijimit të saj 113 vite më parë.

Autoriteti fitohet duke repektuar sistemin e vlerave në një sistem pluralist demokratik dhe jo me përjashtime, gjyqe e censurë. Këtë konstatim e bëj si një gazetare me mbi tridhjetë vjet eksperiencë, që kam ndjekur çdo ditë ngjarjet në botën shqiptare dhe në diasporë dhe që, me lobin më të fuqishëm në SHBA atë të kongresmenit JoeDioguardi, Shirley Cloyes DioGuardi dhe AACL-LQSHA, kemi një bashkëpunim të ngushtë prej tre dekadash.

Në këtë pozitë ku ndodhet sot Vatra duke bashkëpunuar ngushtë me qeverinë e Tiranës, jo vetëm që ka dalë nga shinat e Etërve krijues të saj, por si një copy paste e Tiranës zyrtare ka mbjellë një klimë antidemokratike e antivëllazërore m’u në zemër të New Yorkut ndaj shumë Vatranëve, që përfaqësojnë Shqiptaro-Amerikanë të nderuar, shumica prej të cilëve janë ish të burgosur politikë apo bij e nipër të armiqve të Enver Hoxhës, që tani Elmi Berisha pa patur legjitimitet po ua mohon të drejtën e fjalës, po i dënon me përjashtime nga Vatra dhe me gjyqe që kanë kosto me dhjetra mijë $.

Shpallja e Mbretërisë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar Shtetërore- Nga Ekrem Spahiu, Bashkëkryetar i LZHK

 

(1 shtator 1928 – 2024, 96 vjetori shpalljes së Mbretërisë)

Shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin si një nga ditët e shënuara shtetërore. Një Shtatori nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij.

Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Rreth dy dhjetëvjeçarë pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse pikërisht nga mbretëritë e tyre.

Për herë të parë në historinë shtetndërtuese të saj, me Mbretërinë Shqipëria u konsolidua si shtet i qëndrueshëm dhe funksionoi si i tillë për 11 vjet, në dallim nga 16 vjetët e mëparshëm gjatë të cilave ajo ose përjetoi vakum pushteti, ose qeveri të dobëta, të cilat nuk mbushnin as motin.

Institucioni i Monarkisë Shqiptare, sanksionoi me ligj plotshmërinë dhe përkatësinë e përbashkët të kombit shqiptar. Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.

Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Qeveritë e mëparshme, përgjithësisht nuk ishin njohur, sepse as nuk arrinin të institucionalizoheshin në nivel të mjaftueshëm për ta përfituar njohjen ndërkombëtare. Një vend që nuk i njihet ndërkombëtarisht qeverisja për 16 vjet, është absolutisht vend i rrezikuar. Nëse Shqipëria do të kishte vazhduar të mbetej në këtë gjëndje, pothuajse vakumi institucional, do kishte tërhequr mbi vete jo vetëm lakmitë e mbretërive përreth, por edhe indiferentizmin, shpërfilljen dhe deri edhe pikëpyetësimin nga fuqitë e mëdha. Nuk mund të mos vihet në dukje se, në jo pak raste të mëparshme, ishte rrezikuar edhe vetë Shqipëria shtetërore të diskutohej si entitet shtetëror.

Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e shteteve perëndimore.

Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e mëpasme.

Prandaj shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin si një nga ditët e shënuara shtetërore. Një Shtatori nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij.

 

Vëzhgim diplomatik: Gardhi i ndaluar i Ambasadës Shqiptare- Nga SHABAN MURATI

Botuar në DITA

Në kuadrin e një udhëtimi pune në Stokholm bashkë me një regjisor të shquar të filmit, i drejtova Ambasadës së Shqipërisë në Suedi një kërkesë që bashkë me regjisorin të bënim një vizite në ambasadë. Regjisori donte që të bënte një intervistë me mua në mjediset e ambasadës, ku unë kam qenë 5 vjet Ambasador i Shqipërisë në Suedi, si dhe të filmonte disa pamje të ambasadës.

Përgjigja zyrtare, që më erdhi nga ambasada, më la pa mend: “Per xhirimet duhet të pyes në Tiranë. Patjetër që duhet pyetur, sepse ato janë ambjente që vetëm persona të autorizuar mund të hyjnë. Do të ishte më praktike t’i shkruani ministrisë për të kërkuar leje për të përdorur ambjentet e tjera të ambasadës, duke qenë se nuk ka shumë kohë”.

Me një nivel kooperativisto-komunist ambasada më tregonte se gardhi i ambasadës shqiptare ishte i ndaluar për ish-ambasadorin. Unë, që kisha shërbyer në atë ambasadë dhe në ato zyra 5 vjet Ambasador i Shqipërisë në Suedi, ndalohesha të kapërxeja gardhin e ambasadës pa autorizimin e Ministrisë së Jashtëme në Tiranë.

Unë, që kam qindra fotografi dhe video të të gjitha mjediseve të asaj ambasade, ndalohesha të filmoja veten në ato mjedise dhe duhet të kërkoja leje me shkrim nga Ministria e Jashtëme e Shqipërisë për kërkesën time. Iu përgjigja, jo pa ironi, se unë shërbej aktualisht si këshilltar diplomatik i një zyrtari të lartë të shtetit, për t’ithënë që unë e kam edhe sot çertifikatën e sigurisë, që të hyj në zyrat e ambasadës shqiptare, ku u dashkan të hyjnë vetëm persona të autorizuar nga ministria e jashtëme.

Natyrisht asnjë përgjigje nuk pata më.

Nuk më erdhi keq për trajtimin policor, që po më bëhej mua si ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe si diplomat karriere, që ka shërbyer çerek shekulli në Ministrinë e Jashtëme, dhe befas më vihej përpara gardhi i ndaluar i ambasadës sime.

As për nivelin mjeran dhe ligësinë rurale të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Suedi. Më erdhi keq për ministrinë e jashtëme, për diplomacinë dhe për shtetin tonë, se ku janë katandisur me këtë nivel prapambetje profesionale dhe intelektuale.

Imagjinoja ata mijra shqiptarë të diasporës, që jetojnë në Suedi, dhe të cilët për të vizituar ambasadën e shtetit të tyre duhet të kërkojnë leje me shkrim nga ministria e jashtëme në Tiranë.

Kujt i duhet kjo lloj diplomacie e drujtë dhe pa tru?

POROSIA E AT ZEF PLLUMIT NË 100-VJETORIN E LINDJES DREJTUAR INTELEKTUALËVE DHE KLASËS POLITIKE SHQIPTARE: DASHURIA PËR NJËRI TJETRIN DHE PROGRESI I KOMBIT Nga Frank Shkreli

 

At Zef Pllumi – si edhe shumë bashkvëllezer të tij françeskanë, ndër më të mirët e klerit katolik shqiptar – ka kaluar një jetë shumë të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Prandaj, është shumë me vend që At Zef Pllumi kujtohet në këso rastesh e përvjetorësh, siç është 100-vjetori i lindjes: 28 Gusht, 1924. Ai ishte dhe mbetet ndërgjegja e Kombit që edhe sot nepërmjet veprave, shkrimeve dhe intervistave të tija, lënë pas flet dhe dëshmon gjithnjë për krimet e diktaturës sllavo-komuniste të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri kundër popullit të vet, për pothuaj gjysëm shekulli. At Zef Pllumi, në përjetësi, flet me bindje e fakte të përjetuara, në kujtesë, me largpamësi dhe porosit me këshilla për të tashmen dhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

I pyetur me një rast se çfarë porosishë ka për Kombin shqiptar, At Zef Pllumi është përgjigjur, e porosis për tri gjëra: “Të kenë fé, kurr të mos e braktisin fenë; të kenë shpresë; e mbi të gjitha, të kenë dashuni…Kjo ashtë porosia e kjo ashtë përshndetja për të gjithë popullin shqiptar”, ka thenë ai para se të ndërronte jetë.

Është kjo një thirrje e At Zef Pllumit për të gjitha kohërat dhe për të gjithë brezat e shqiptarëve – dashuria për njëri tjetrin!  Është kjo një thirrje që At Zef Pllumi e bënte, vazhdimisht, sa ishte gjallë dhe një porosi drejtuar bashk-kombasve të vet,që ai e ka theksuar, pothuaj në të gjitha veprat, shkrimet, deklaratat dhe intervistat, ç’prej prej lirimit të tij nga burgjet dhe kampet e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, me 4 Nëntor, 1989.  Është ky një mesazh që ai e ka theksuar shpesh edhe duke dëshmuar të kaluarën e hidhët, por gjithmonë duke shikuar nga e ardhmja e Kombit shqiptar – mesazhe e thirrje që ai u ka bërë shpesh, sidomos, intelektualëve shqiptarë — që pas periudhës së gjatë e të errët të komunizmit — të bashkojnë, më në fund, “Jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemrat për atë idealin e përbashkët që, sot për sot, ashtë vetëm Progresi i Kombit”, është shprehur ai.

Pas shembjes së Murit të Berlinit, është promovuar ribotimi i numrit të parë i revistës së famshme të françeskanëve shqiptarë, të para luftës, “Hylli i Dritës” Maj të vitit 1993.   Në një ceremoni të rastit në Kuvendin Françeskan në Shkodër ku merrnin pjesë një numër i madh bashkëpunëtorësh, të rinj e të vjetër, të kësaj reviste të famshme, përshfirë studiues të kulturës, artistë, gazetarë, intelektualë të fushave të ndryshme, botues e të tjerë, At Zef Pllumi, përshëndeti ribotimin e revistës së famshme shqiptare, Hylli i Dritës duke iu drejtuar intelektualëve shqiptarë kudo, me këtë porosi për klasën intelektuale shqiptare:

“Miq të nderuem, falë mëshirës së Zotit ia mbërritem kësaj dite. Nata që kaluem qe e gjatë dhe e vështirë. Liria që u fitue duhet të bie edhe dritën. Sot po jepet rasti, përsëri, mbas sa vitesh që bashkëpuntorët e “Hyllit të Dritës” të japin kontributin e vet në kulturën shqiptare me aq dritë sa mund të lëshojë nji yllë. Por, ndërkaq urojmë që kultura shqiptare nesër të ndrisë si diell”, ka shtuar ai, duke nënvizuar optimizmin e tij për të ardhmen, që “ky diell, jo vetëm, do të ndrisë, por edhe do të ngrohë të gjithë popullin, në qoftë se intelektualët shqiptarë kanë me i bashkue, jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemrat për atë idealin e përbashkët, që sot për sot ashtë vetëm, Përparimi i Kombit, është shprehur frati i Malësisë së Madhe.

“Ky progres duhet të jetë i gjithanshëm, jo vetëm ekonomik – po ma tepër mendor, shoqënor dhe kulturor. Mendoj se duhet t’u kujtoj intelektualëve shqiptarë se sado shkencë që të kenë, sado dije dhe erudicion që të përhapin, kurrë nuk do të mbërijmë në atë nivel kulturor që na duhej të jemi – po nuk patëm dashuninë për njani tjetrin. Në rast se mungon dashunia”, ka theksuar At Zefi, atëherë, “Në atë rast, duhet të kemi mirëkuptim. Dhe në qoftë se edhe ky do të mungojë, atëherë do t’i referohemi virtytit të tolerancës.  Po mungoi edhe ky virtyt, atëherë jemi xhahilë.  Xhahil-llëku ashtë shkatërrimi i Kombit. Në qoftë se nuk respektohen mendimet e njani tjetrit, don me thanë se nuk respektohet njeriu. Po nuk u respektua njeriu, e drejta dhe liria e mendimit, praktikisht, ne mbërrijmë në përfundimin se nuk duam as Kombin, as Atdheun”, është shprehur At Zef Pllumi. Ai ka përfunduar fjalën e tij të shkurtër me atë rast duke u bërë thirrje intelektualëve shqiptarë që në bashkpunim me njëri tjetrin, pjesëtarët e inteligjencës shqiptare, “duhet t’i prijnë këtij populli fatkeq, për me ecë përpara me ngulm në rrugën e vërtetë të Progresit Kombëtar.” (At Zef Pllumi, Hylli i Dritës 2-3, Tiranë, 1993).

Ndërkaq, pyetjes gjatë një interviste, vite më parë, me Radion e Vatikanit shqip, se ç’mendonte ai për politikën shqiptare e për politikanët, Zef Pllumi iu përgjegj kështu: “Kjo âshtë e meta mâ e madhe e historisë së këtij populli. Na jemi shpall shtet në vedi, pa i pasë njerëzit që ta drejtojnë, se zakonisht shtetet i drejton politika, popujt i drejtojnë njerëzit e politikës; janë ata që e japin drejtimin, porse njerëzit e politkës janë pak a shumë të përgatitun, ose duhet të jenë kështu. Ndërsa në Shqipni ashtë krijue mendimi feudal se ai që ka politikën, ka gjithçkafen në dorë, se politika asht burim fitimi. Shqiptari endè s’e ka kuptue se politika asht shërbim, e jo fitim. Vetëm kur të vijnë ata njerëz që kanë me e kuptue se politika asht shërbim, atëherë, po, mund të shpresojmë…”, ka thenë për Radio Vatikanin, At Zef Pllumi — ky dëshmitar i paepur i Zotit dhe i Kombit, i cili ka lenë faqe të bardhë e të mrekullueshme të historisë së fesë, Kombit, të shpresës e të qëndresës së vërtetë shqiptare, përballë të së keqës komuniste.

Thirrjet dhe porositë e At Zef Pllumit, ndonëse janë shqiptuar vite e dekada më parë, janë tepër aktuale edhe sot në 100-vjetorin e lindjes së tij, kur të merret parsysh se 35 vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit, jo vetëm klasa politike shqiptare vazhdon të jetë e ndarë dhe e përçarë, por fatkeqësisht, as klasa intelektuale shqiptare sot nuk është e bashkuar me mendje e zemër rreth idealit të përbashkët të “Progresit të Kombit”, një ide për të cilin ka bërë thirrje At Zef Pllumi – Krenaria e Shkrelit të Malësisë së Madhe. Në këtë përvjetor, së paku, le të kujtojmë porosinë e Zef Pllumit, për të punuar drejt Progresit të Kombit — ashtuqë intelektualët shqiptarë dhe klasa politike shqiptare, sipas mundësisë, si individë dhe si grup, të përhapin aq dritë sa mund të lëshojë edhe një yll, në rrugën e vështirë e të gjatë të progresit kombëtar dhe të dashurisë ndaj njëri tjetrit. Kjo është porosia e tij edhe për mbarë Kombin shqiptar në 100-vjetorin e lindjes së tij!

Frank Shkreli

Pllumi

At Zef Pllumi me Nenë Terezen në lutje

Autori në qelinë e vuajtjeve e të tortutave, ose në “birucën” e At Zef Pllumit, siç e quanin vet të burgosurit anti-komunistë – sot muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër. I quanin “biruca” për shkak

BAJRAKTARI I HOTIT, KRENARIA E SHQIPNISË QË PËRBALLOI TRI DIKTATURA!- Nga BESIM NDREGJONI

Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari i përket brezit të shqiptarve të shquar të shekullit njëzet, që dha një kontribut kombëtar jo vetëm në drejtimin e kullës së Cun Mulajt,e bajrakun e Hotit por në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar në fushën ushtarake, duke u shquar si një shtetar i palodhur dhe atdhetar!

Hoti ka qënë bajrak i parë në Malsi të Madhe, ku ka nxjerrë burra të shquar dhe mbrojtës të Shqipnisë. Përmasat e kësaj kulle kan qënë të njohura që nga pushtimi osman e deri në ditët kur Shqipninë e pushtoi barbaria komuniste nën udhëheqjen e diktatorit kriminel Enver Hoxha.

Këto ditë Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë organizoi dhe kremtoi në Koplik ditën e 23 gushtit dita zyrtare europiane e viktimave të regjimeve totalitare si dhe përkujtoi Masakrën e Koplikut, ku u masakruan 56 burra dhe gra Malsore, si dhe pushkatimin barbar të figurave kombëtare të fesë dhe lirisë Dom Lek Sirdani, Dom Pjetër Cuni, si dhe luftëtarit antifashist Taro Keqi, dhe Malsorin Nik Mark Rexha. Unioni kërkoi nga kjo cermoni, të dënoheshin krimet e komunizmit, të bëheshin publike emrat e xhelatëve që e ban këtë masakër antinjerzoredhe shteti Shqiptar të kërkonte falje publike për krimet e komunizmit, dhe ne si gjithë europa të kishim një ditë kujtese në nderim të shqiptarve antikomunistë. Dhe në emër të Unionit i kërkova Bashkisë së Malsisë Madhe Koplikut të ngrihet një obeliskë për Luftëtarin antifashist, internuemi nga nazizimi, dhe antikomunistin bajraktarin e Hotit Muli Deli Bajraktari, për udhëheqësin e kryengritjes së Malsisë Madhe Llesh Marashin e Shkrelit, si dhe për udhëheqësin e Këlmendit Preng Calin! Kryetari i Unionit të Malsisë Madhe më njofton se në rrjetet sociale ka pasur reagime se pse të nderohet Bajraktari i Hotit, se nuk ka qënë në kryengritjen e parë antikomuniste. Nuk u shqetësova nga këta pseudhistorianë fecbukash, por më tronditi, urretja ndaj figurës së ndritur të Bajraktarit të Hotit, Mule Deli Bajraktarit, dhe mesazhi përçues i fecbuksve të ndarjes katolike muslimanmeqenëse bajraktari është musliman.

Nuk do të kisha marre kohën time të angazhimeve në mbrotjetë kujtesës kombëtare dhe denimit të krimeve të komunizmit për të ju përgjigjur fecbuksave. Detyrimi për të mbajtur gjallë  kujtesën përball heshtjes vrastare të  poltikës shqiptare që  ka një  synim:  Të zhdukinga kujtesa qëndresën antikomuniste në Shqipëri që  brezat e rinj mos të njihen me krimet e komunizmit dhe luftën vëllavrasëse në Shqipëri nga diktatori Enver Hoxha!” Ishte e detyrueshme përgjigja ime ndaj korit të  kukuvajkave të  politikës komuniste 34 vjecare kur i bashkohen ca individë në  Fb që  skan as një kontribut në mbrotjen dhe veprimtarinë kundra diktaturës , jo ma në fushën studimore, por as ligjore, që nga përformancat e tyre individuale  nuk i njohin dhe familjarët e tyre, këta individë sa të përkujtohet një ngjarje antikomuniste me njëherë do të shkruajnë  kundra vlerave dhe kontributeve njerzore të antikomunistave shqiptarë, vetëm të helmojnë brezin e ri duke i shërbyer politikës antikombëtare që ndjekin politikanet dhe partitë politike në Shqipëri siç banë këto ditë kundra  Bajraktarit të Hoti, kësaj familje kombëtare me kontribute atdhedashëse dhe prijsit të  Malsisë  në  mbrotje të kombit. Turpi i këtyre fesbukasve që skan asnjë motiv të vërtetë ndaj vlerave antikomuniste,  por u mungon dhe ndërgjegjësimi dhe formimi i tyre për të përçmuar kullën e bajraktarit të Hotit, me deklaratat e tyre në rrjetet sociale. Ju kukuvajka të  fb MulDelia ka qëne Ushtarak i lartë i shtetit shqiptar që  në  vitin 1920 duke dhënë një kontribut të madh për ndërtimin e shtetit shqiptar, ku u shqua në disa krahina të Shqipërise për cilësi të  larta shtetrore, dhe ku është  nderuar me urdhëra të larta nga shteti i parë shqiptar i udhëhequr nga Mbreti Zogu i Parë! Në  vitin 1939 ai ishte udhëheqësi ushtarak në Vlorë dhe e priti fashizmin italian me armë, duke luftuar kundra pushtuesit të Shqipërisë! Ai gjatë periudhës 40- 44 luftoi dhe mbrojti Malsinë e Madhe nga lufta vëllavrase që organizonin komunistat në Malsi, dëshmi e ish pjestarit të  rinisë komuniste Caf Jonuzit, i denuar nga partia komuniste me 20 vite burg politike. Me ardhjen e gjermaneve ai u bë  kundërshtar i fuqishëm kundra nazizmit, dhe për këtë arsye u internua nga nazizimi, deri kur mbaroi lufta e dytë botërore, i cili ishte i denuar nga diktatura komuniste si ushtarak dhe Bajraktar dhe perfundoi në Siri ku dhe ndrroi jetë. Familja e tijë, djali Kastriot Bajraktari me ardhjen në pushtet të komunistave  u internua që nga viti 1945 e deri në vitin 1990.E kulla e tije shekullore ku baheshin kuvende në mbrotje të Shqipnisë, komunizmi e bani haur bagtish për 45 vite diktaturë. Për dijeninë tuaj Bajraktari Mule Delia është nderi i Malsisë Madhe jo vetëm si drejtues i Hotit, por dhe si luftëtar antifashistë, antinazistë, dhe antikomunistë dhe e ka nderua Malsinë me kontributet e tija atdhetare dhe meriton nderim e venerim si një Shqiptar i madh patriot me përmasa kombëtare. Pra ju shpifsa të paskrupullt, kush në Malsi të Madhe ishte kundershtar i fashizmit, nazizmit, dhe komunizmit si bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari! Nipi i te madhit CunMula! Ju shpifsa jeni aq të  lig, sa doni të ndani katolik e musliman të malsisë, por gaboni, se i ligu gjithmone gabon, Llesh Marashi ushtaraku antifashist dhe udhëheqësi i kryengritjes së Malsisë Madhe, ka qënë bashkëpuntori ma i madh i bajraktarit të Hotit, Preng Cali udhëheqësi i Këlmenditka qënë  bashkëpuntori ma i madh i Bajraktarit! Ju mëakuzoni mua Besim Ndregjonin se desha me i ngrit një  përmendore Bajraktarit të Hotit si udhëheqës i kryengritjes së Malsisë , dhe këtu gaboheni unë  obeliskun e kam kërkuar për kryengritjen antikomunste të malsorve, dhe drejtuesve të Malsisë për kontributet që  kan dhanë kundra komunizmit, fashizmit, dhe nazizmit! Dhe drejtues kundra fashizmit nazizmit dhe komunizmit është Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari, Llesh Marash Vata i Shkrelit, dhe legjenda PrengCali i Kelmendit! Nuk ka dallim Malsia i krishtere apo musliman

Ky është turpi i juaj Fb. Tani unë Besim Ndregjoni i drejtohem Vasel Ginës, cfar kontributi ke dhënë ti për Malsinë e Madhe, që më urren mua me fjalorin e Edi Ramësrrumpallë

Për dijeni tënden dhe të shpifsa  ordinere,  jam unë  ai që e nderova duke lobuar pranë  Presidentit të  Republikes që  kryengritja e Maksisë Madhe të dekorohet me titullin e lartë Nderi i Kombit,” ku ishe ti? Unë e nderova Llesh Marashin me” Urdhërin e Shqiponjës”, dhe tani po luftoi që  në  Malsitë  Madhe të ngrihet obelisku kushtuar kryengritjes dhe kontributeve të Bajraktarit të Hotit si Antifashist, antinaziste, dhe antikomuniste, gjthashtu dhe për Llesh Marashin. dhe Preng Calin. Për dijeni tënden unë kam dekoruar dhe Gjelosh Lulin. Dhe këto veprimtari i kam ba pa ndihmën e shtetit, as të Bashkise së Malsisë  Madhe,dhe të asnjë partie politike. Të vejë  në dijeni dhe me 25 tetor 2023 i kam raportuar  në Vatikan Shenjtërisë së  tij Papa Franceskut luftën antikomuniste të  Malsisë ku isha i ftuar nga shenjtëria e Tij Çdo datë 24 janar, dhe 15 shkurt i nderoi këto përvjetor duke mbajtur gjallë në vëmendje të brezave luftën antikomuniste të Malsisë dhe të krahinave të tjera shqiptare që kan luftuar kundra komunizmit. Gjatë tre dekadave nuk ju kam parë të paktën në një përvjetor juve si malsor. Kam nderuar dhjetrafamilje antikomuniste të Malsise me tituj nderi për kontributet që kan dhëne këto familje. Bahu kontributor në ruatjen e vlerave dhe vuatjeve të malsorve që ishin antikomunista, që nderonin dhe nderojnë burrat dhe gratë sakrifikuese të kombit, kundër diktaturave. Faliminderit malsorve emigrantëve që riparuan dhe e shpallën Muze kullën e bajraktarit të Hotit. Mirnjohje e nderim , lavdi Mul Deli Bajraktarit krenaria e Shqipnisë!

Besim NDREGJONI


Send this to a friend