VOAL

VOAL

Kumtesë për Din Mehmetin Nga Muharrem Kurti

November 11, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Tahir Bezhani 6 years ago Reply

    Akademia e sotme kushtuar poetit te madh,Din Mehmetit,nen organizimin e Univerzitetit te Gjakoves dhe Klubit Letrare”Gjon Nikolle Kazazi” Gjakove,ishte nje nderim kahere i pritshem,por jo i vonuar,per Din Mehmetin,njeri nder poetet me te medhnje te letersise sone. Me kete rast u lexuan disa kumtesa te thukta nga profesore te njohur si, Prof.dr. Agim Vinca,Dr.Besim Muhadri, prof. Adem Gashi etj. Kumtesat e tyre u priten me nje interesim te jashtezakonshem nga publiku gjakovare. Njekosisht,nje kumtese interesante ishte edhe ajo e prof.Muharrem Kurtit, organizatorit nga Klkubi Letrare “Gjon Nikolle Kazazi”,i cili beri te ditur aktivitetin jetesore te poetit Din Mehmetit dhe sukseset qe ka sjelle letersise,bazamentin e krijuar te gjeneratat e reja dhe porosine(si amanet) që të ruhet dhe te mbahet Klubi i letrareve dhe Mitingu i poezise,nismetare i te cilit ishte personalisht Din Mehmeti.
    E pergezoj z.Kurti per kete kumtese te lexuar sot ne kete Akademi vlerash,ne shenje perkujtimi te jetes e vepres se poetit te madh Din Mehmeti. Suksese Klubit dhe mbajtes se Mitingut,si vlera te kultures historike te qytetit te Gjakoves.

Komentet

Mirëmëngjes pushkatarë mediatikë dhe në rrjete sociale ! Nga Majlinda F.Keta

Mirëmëngjes pushkatarë mediatikë dhe në rrjete sociale !

A e përmbushët pushkatimin e nënës së tre fëmijëve, gruas single që luftonte e vetme të mbijetonte me tre fëmijë pa shtëpi të vetën, me 18.000 mijë lekë pagesë mbështetëse nga babai i tyre që të rriteshin 3 fëmijët e tij🤦🏼‍♀️🤦🏼‍♀️🤦🏼‍♀️?

A e mësuat në është asistuar ekonomikisht, institucionalisht nga ndonjë institucion njerëzor a shtetëror ajo vajzë e re e divorcuar, me 3 fëmijë?

Lëreni pak menjëanë mitrolozin e rëndë të denigrimit dhe ushtroni matematikën logjike ditore të shpenzimeve për 3 fëmijë dhe shihni se mos i tepron ndonjë lek e t’ja fusni në bankë për fëmijët! Turp!

Ju lutem vini pak në punë logjikën në këto ditë të ftohta akull për të bërë një info a kanë gjyshër nga nëna, të afërm, fqinjësi, miqësi që të mund ta asistonte atë grua të divorcuar mes kësaj xhungle fati, pamundësie, paaftësie, pse jo traume ?

A e pyesni veten se pse “ anarshia” ja mori jetën, shtëpinë asaj vajze të re, nënë, që gjyshja telekroniste e kronikës së zezë preferoi ta shiste në rrjete sociale?

Pse ish vjehrra zgjodhi ta denigronte në vend që ta zgjidhte njerëzisht dhe institucionalisht?!

Pse preferoi këtë rrugë , për çfarë arësye, a i shërben shëndetit mendor të atyre fëmijëve ky gjyq publik për nënën dhe kjo kronikë traumatizante?

Hidhini armët o pushkatarë mediatikë!

Merruni me shkaqet dhe mbi të gjitha viktimat fëminore!

Ndihmoni zgjidhjen dhe jo pushkatimin e një nëne që 35 vjeç ka 3 fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç…..

 

Rasti i Durresit, Blerina Bashës, nënës së tre femijëve është alarm shoqëror Nga Sevim Arbana

Rasti i Durresit, Blerina Bashës, nenes se tre femijve, qe jetojne ne nje tmerr Dikens-ian me keq se tek David Koperfild, Oliver Twist, nuk është një histori e “braktisjes së fëmijëve”, por një pasqyrë e dhimbshme e braktisjes sociale. Kur një nënë punon, paguan qira 300 mijë lekë dhe jeton me 400 mijë lekë rrogë,kur ajo mund te jete dhe e papergjegjshme, po ajo s eshte, mendoj une — ajo është e varfër në një sistem që nuk e mbron.

Papastërtia, sëmundjet dhe kushtet e vështira nuk janë zgjedhje morale të nënës, por pasojë e varfërisë ekstreme, mungesës së mbështetjes sociale dhe shëndetësore.

Zgjebja nuk është krim, është sëmundje e varfërisë. Varfëria nuk është faj, është dështim politik.

Ne kete rast, zgjebja flet shume.

Flet per nje humnere te thelle mizerabiliteti, ku e kemi degraduar njeriun, duke ringjallur nje fjale, qe permbledh shume, nje fjale qe na kthen 100 vite pas.

Përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm mbi nënën:

Babai që braktis fëmijët ka përgjegjësi ligjore dhe morale.

Vjehrra që denoncon, zgjedh ndëshkimin në vend të solidaritetit familjar.

Shteti, që nuk garanton strehim social, mbështetje për nënat e vetme, paga jetese dhe shërbime mbrojtëse për fëmijët, mban përgjegjësinë më të madhe.

Shoqëria që gjykon një nënë të varfër, por hesht për mungesën e politikave sociale, ndëshkon viktimën dhe justifikon sistemin. Fëmijët nuk kanë nevojë për ndarje nga nëna e tyre; ata kanë nevojë për mbështetje, trajtim, strehë dhe dinjitet.

Dhe se funndi, po jo e fundit, mediat e pangopura, s rreshtin se treguari joprofesionalizmin e tyre, duke goditur gjithmone, ne menyre te pameshirshme, viktimat, e te gjitha llojeve; grate, femijet, te moshuarit, te varferit.

Ky nuk është rast individual. Është alarm shoqëror.

 

 

 

Skandali/ Si Elira Kokona projektoi “Durana Tech Park” dhe ia rriti vetes pagën me 35%

Drejtoresha Ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona është ngjitur në krye të institucionit me objektiva  të qarta. “Zgjedhjet janë menteshat e fatit tonë”, rezulton një nga shprehjet e famshme të Pitagorës.

Dhe në fakt, zgjedhjet dhe vendimet e drejtueses së re të AIC menjëherë pas marrjes së detyrës japin sinjale të qarta. Ekofin.al, referuar fakteve nga auditimi i KLSH, hedh dritën mbi dy vendimet e para të Kokonës.

Dhe në fakt, vetëm dy muaj pas ngjitjes në krye të Korporatës, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të 20 Dhjetorit 2023, me propozimin e drejtueses së re u morën dy vendime, rritja e pagës maksimale të Kokonës me 35% dhe miratimin e planit të punës për vitin 2024, ku një nga prioritetet kryesore ishte Durana Tech Park.

Durana Tech Park, “qershiza” në objektivat 2024

Plani i Punës për vitin 2024 u prezantua si dokument themelor i drejtimit të ri dhe përfshinte një sërë projektesh madhore: zhvillimin e pasurive shtetërore, ndërtimin e komplekseve qeveritare, EXPO Albania dhe, mbi të gjitha, projektin që do të kthehej në flamurin e kësaj strategjie – Durana Tech Park.

Durana u konceptua si projekti që do të demonstronte se AIC mund të kalonte nga ideja në realizim, nga menaxhimi pasiv në zhvillim aktiv ekonomik.

Screenshot

Çfarë ishte ideja e parkut teknologjik

Në konceptin fillestar, Durana Tech Park nuk ishte thjesht një park biznesi. Ai u mendua si një park shkencor dhe teknologjik i standardeve ndërkombëtare, i ndërtuar mbi një sipërfaqe prej rreth 14 hektarësh në zonën e Xhafzotajt, Bashkia Durrës. Ideja ishte që aty të krijohej një ekosistem i plotë inovacioni, ku të bashkëjetonin: kompani të teknologjisë së lartë; start-up dhe scale-up digjitale; qendra kërkimore dhe zhvillimi; zyra moderne, hapësira bashkëpunimi dhe konferencash; shërbime mbështetëse për inovacionin dhe kapitalin njerëzor.

Parku u pozicionua si një nyje strategjike për tërheqjen e investimeve të huaja, për kthimin e trurit shqiptar dhe për tërheqjen e nomadëve digjitalë, duke shfrytëzuar avantazhin gjeografik dhe kostot relativisht të ulëta të Shqipërisë.

Screenshot

Parajsë fiskale në letër

Durana u shoqërua me një regjim lehtësish fiskale që nuk ka precedent në ekonominë shqiptare. Ligji dhe VKM-të përkatëse parashikuan: tatim 0% mbi të ardhurat për një numër të kufizuar kompanish të përzgjedhura; përjashtim nga një sërë taksash dhe detyrimesh fiskale; përdorim të pasurive shtetërore me kushte preferenciale; një regjim të dedikuar për zhvilluesin dhe përdoruesit.

Në total, 46 kompani përfitojnë nga ky status special. Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria po ofronte një “zonë të lirë teknologjike” për të konkurruar rajonalisht dhe më gjerë. Por në fakt, ashtu siç ka dalë në pah edhe me listën e kompanive, kriteret e përzgjedhjes së tyre rezultojnë shumë të diskutueshme.

Nga ideja te realiteti: mungesa e tullës së parë

Megjithatë, pavarësisht gjithë kornizës ligjore, vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe autorizimit të AIC-së si zhvilluese, realiteti në terren mbetet i zhveshur nga çdo investim fizik. Në vitin 2026, më shumë se dy vite pas miratimit të Planit të Punës 2024 dhe më shumë se një vit pas afatit ligjor për planin e zhvillimit të detajuar, Durana Tech Park nuk ka asnjë ndërtim, asnjë strukturë dhe asnjë investim të dukshëm.

Toka është transferuar nga RTSH që rezultonte pronare e saj në letra, procedurat janë hapur, njoftimet për shprehje interesi janë publikuar, por projekti ka mbetur në fazën e dokumenteve. Premtimi për një park që do të gjeneronte zhvillim ekonomik është kthyer në një dosje burokratike.

Kokona ia bëri rrogën vetes 540 mijë lekë

Ndërkohë që Durana përveç favoreve fiskale për kompanitë preferenciale të regjistruara nuk ka prodhuar ende asgjë, vendimi tjetër i marrë po në dhjetor 2023 ka prodhuar efekte konkrete financiare, si në buxhetin e AIC, ashtu edhe në buxhetin personal të drejtoreshës. Kokona i rriti pagën vetes me 35%, ku nga intervali 340 mijë deri në 400 mijë, paga e drejtorit ekzekutiv u rrit në minimumi 400 mijë deri në 540 mijë bruto. Gjthashtu, u rritën rrogat, edhe pse më pak 6-13% për drejtuesit e tjerë si Drejtor Kabineti apo Divizioni, si edhe për këshilltarët, por si për ironi u ulën për specialistët e institucionit.

Ky vendim u mor në një institucion që, sipas auditimit të KLSH, ka dalë çdo vit me humbje që nga krijimi i saj në fund të vitit 2019. Kjo krijon një kontrast të fortë mes performancës së institucionit dhe përfitimeve të drejtimit të tij.

Screenshot

Këshilltarë më shumë, shpenzime më të larta

Raporti i KLSH-së evidenton gjithashtu rritjen e përdorimit të këshilltarëve dhe ekspertëve të jashtëm. Për gjysmën e parë të vitit 2024, rezulton se drejtoresha e re Kokona ka paguar 15 këshilltarë dhe ekspertë të jashtëm jashtë organigramës, aq sa kishte mbajtur në tre vite të marrë së bashku drejtori i mëparshëm. Dhe kjo edhe pas rritjes me 55% të organikës së brendshme të punonjěsve.

Në vetvete, përdorimi i ekspertizës nga jashtë nuk është problem. Problemi lind kur kjo ndodh paralelisht me mungesën e rezultateve konkrete dhe me rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve. KLSH parashikon në fakt se humbjet e Korporatës do të vijojnë të rriten dhe ajo do ta mbyllë vitin 2026 me një bilanc negativ prej 262 milionë lekësh.

Screenshot

Një korporatë me fuqi të mëdha dhe humbje të vazhdueshme

Sipas KLSH-së, AIC operon me një autonomi të konsiderueshme, jashtë regjimit klasik të prokurimeve publike. Kjo fuqi e zgjeruar kërkon kontroll dhe llogaridhënie edhe më të fortë. Por bilanci financiar i korporatës mbetet negativ, me humbje të përsëritura çdo vit.

KLSH vëren se baza ligjore i jep AIC-së një pavarësi në administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pronave shtetërore, duke përfshirë dhënien e tyre me qira, enfiteozë, leasing, shitje apo përdorim si kolateral, si dhe zhvillimin e projekteve përmes procedurave të veçanta konkurrimi dhe negocimi të drejtpërdrejtë. Kjo pavarësi paraqet një risk të lartë operacional dhe institucional mbi menaxhimin e pronave shtetërore, pasi proceset e saj nuk bazohen në legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e vetë AIC-së.

Screenshot

Durana si simbol i një qasjeje problematike

Në fund, Durana Tech Park është kthyer në simbolin më të qartë të kontradiktave të drejtimit aktual të AIC-së: një projekt me ide të mëdha, lehtësi fiskale ekstreme dhe pritshmëri të larta, por pa realizim fizik; një parajsë fiskale pa ekonomi reale; një ambicie strategjike ende pa investim në terren.

Bilanci i drejtimit të Elira Kokonës deri më tani ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Në bion e saj në faqen zyrtare të AIC, që nganjëherë i ngjan më shumë një labirinthi, ku kërkohet më shumë të fshihet informacioni sesa të dalë në dritë, Kokona paraqitet si “një eksperte e shquar në të drejtat njerëzore dhe kushtetuese, me një përvojë të pasur ndërkombëtare”. Gjithashtu, si “anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë, ajo ka shkëlqyer si avokate bashkëpunëtore në firma të njohura ligjore si në Tiranë ashtu edhe në Romë”. Tashmë, si eksperte e shquar dhe avokate e shkëlqyer, duhet të presim për të parë sesi do të mbrojë deri në fund interesat e shtetit shqiptar, do të vijojë si nisi me Duranën, apo do të ketë zhvillime të tjera? /ekofin.al

Prapaskenat e tenderit milionësh për nënkalimin e përmbytur në Malishevë

 

Doruntina Baliu
Arben Hoti

Rreth 9 milionë euro u investuan në Malishevë për një projekt që parashihej ta modernizonte qytetin. Megjithatë, një nënkalim në kuadër të këtij projekti u përmbyt nga reshjet intensive të shiut gjatë dy ditëve të janarit. Radio Evropa e Lirë ka gjetur se projektit i mungon pranimi teknik, ndërsa kontrata u fitua me konkurrencë të ulët.

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Një bombardues i fshehtë B-2 Spirit fluturon pasi u ngrit nga Baza Ajrore Whiteman në Misuri.

 

Ray Furlong, Radio Farda

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.

Raporte të pakonfirmuara thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë – edhe pse disa grupe për të drejtat e njeriut thonë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë – gjatë shtypjes së kryengritjes.

Protestat e javëve të fundit janë shndërruar në njërën prej sfidave më të mëdha ndaj sundimit klerikal që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Demonstratat u nxitën nga inflacioni i madh dhe rënia e shpejtë e monedhës kombëtare, por më pas u shndërruan në një protestë më të gjerë kundër autoriteteve të vendit.

Uashingtoni, por edhe Teherani kanë lënë të kuptohet se janë të hapur për bisedime. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime gjithsesi, duke pasur parasysh raportet për veprime brutale kundër protestuesve.

“Ne mund të takohemi me ta. Një takim po organizohet, por mund të na duhet të veprojmë për shkak të asaj që po ndodh para takimit”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit të Forcës Ajrore më 11 janar.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha më 12 janar: “Republika Islamike e Iranit nuk po kërkon luftë, por është plotësisht e përgatitur për luftë”.

Pra, cilat janë opsionet e Uashingtonit nëse diplomacia dështon?

Sulme të kufizuara

Nga ana pozitive, sulmet e kufizuara ndaj objektivave simbolike do të përfshinin më pak rrezik për Forcat e Armatosura Amerikane dhe për goditjen e civilëve.

Ato gjithashtu do të kryheshin më lehtë brenda kapaciteteve ushtarake të SHBA-së në rajon dhe përtej tij, dhe teorikisht mund të kryheshin pa përfshirjen e aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik.

Disa analistë kanë thënë se ky opsion ka disa mangësi, kryesisht sepse i mundëson regjimit të mobilizojë mbështetje patriotike dhe të largojë vëmendjen nga ankesat që ushqejnë demonstratat mbarëkombëtare, duke shkaktuar njëkohësisht pak dëme reale.

Gjithashtu, mund t’u dërgojë shenjë protestuesve se Uashingtoni nuk po iu del në ndihmë tyre kur po vriten dhe po arrestohen nga forcat iraniane të sigurisë.

Një shembull i një caku të tillë do të ishte një strukturë si kazermat e policisë, të paramilitarëve Basij ose të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Një fushatë e qëndrueshme

Një fushatë më e bashkërenduar sulmesh kundër IRGC-së do të mundë të kishte më shumë ndikim, veçanërisht nëse do të zgjerohej dhe do të përfshinte sulme ndaj objekteve raketore iraniane, komandës dhe kontrollit, si dhe forcave të tjera të sigurisë.

Një problem është se forcat detare amerikane aktualisht nuk ndodhen në rajon në numër dhe kapacitet të mjaftueshëm. Aeroplanmbajtësja më e afërt, USS Abraham Lincoln, ndodhet aktualisht në Detin e Kinës Jugore, ku po kryen stërvitje me municion të vërtetë. Ajo është disa ditë lundrim larg Gjirit Persik.

Forcat amerikane kanë baza ushtarake në rajon, në vende si Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Por, këto vende, sipas raportimeve, i kanë kërkuar Uashingtonit të mos ndërmarrë veprime ushtarake.

Shumëkush do të ishte i shqetësuar nga ndonjë kundërsulm iranian. Gjatë luftës 12-ditore në qershor, kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara goditën programin bërthamor të Iranit, një sulm raketor iranian ndaj një baze ajrore në Katar shkaktoi shqetësim të madh.

Ai sulm ishte kryesisht simbolik, por Irani ka kërcënuar me hakmarrje ndaj çfarëdo sulmi të ri amerikan dhe këtë herë hakmarrja mund të jetë më e fortë. Eksportet e lëndëve djegëse fosile të aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, mund të ndërpriten. Edhe Izraeli mund të sulmohet, duke ngritur rrezikun e një konflikti më të gjerë rajonal.

“Gjendja e tanishme për Republikën Islamike është ekzistenciale. Kjo është një betejë… që synon drejtpërdrejt vetë natyrën dhe thelbin e regjimit”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë Ali Mamouri, hulumtues në Universitetin Deakin në Australi.

“Nëse sulmohet, pothuajse me siguri do të kundërpërgjigjet me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion”, tha ai.

Forcat speciale, atentati

Pas rrëzimit të udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, a është lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, i radhës në listë e arrestimit nga forcat speciale amerikane?

Një operacion i tillë duket i pamundur. Forcat amerikane ishin të grumbulluara rreth Venezuelës në numër shumë më të madh dhe u ndihmuan gjithashtu nga burime inteligjence brenda regjimit, sipas raportimeve.

Një tjetër skenar mund të ishte atentati, duke e rrëzuar regjimin dhe duke nxitur një luftë për pushtet brenda Iranit. Kjo do të varej shumë nga të dhënat e shkëlqyera të inteligjencës.

Mangësi kryesore këtu do të ishte se rezultati është i paparashikueshëm dhe mund të çojë në kaos dhe gjakderdhje më të madhe. Megjithatë, një regjim i ri, madje edhe një i udhëhequr nga IRGC-ja, mund të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me Uashingtonin.

“Mendoj se kjo është e mundshme”, tha për Radion Farda më 6 janar Michael Rubin, ish-zyrtar i Pentagonit dhe hulumtues i lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve me seli në Uashington.

Bllokada, sulme kibernetike, armë zanore

Trump ka edhe opsione të tjera mbi tavolinën e tij në Zyrën Ovale.

“Është mjaft e mundshme që po shqyrtohen edhe opsione joushtarake. Këto mund të përfshijnë një bllokadë të plotë ekonomike ndaj Iranit për të parandaluar eksportet e tij të naftës drejt Kinës ose sulme kibernetike që ndërpresin sistemet e komunikimit dhe vendimmarrjes të agjencive iraniane të sigurisë”, i tha Radios Farda Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Sulmet kibernetike kanë ndodhur edhe më parë.

Në vitin 2021, stacionet e karburantit në Iran u vunë në shënjestër të një sulmi kibernetik, për të cilin Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin pa paraqitur prova.

Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe më vonë.

Në vitin 2019, Irani pretendoi se kishte zbuluar një rrjet spiunazhi të CIA-s pas një sulmi kibernetik ndaj sistemeve të armëve. Mediat amerikane në atë kohë raportuan se ishte një sulm amerikan, duke cituar zyrtarë qeveritarë anonimë.

Mund të ketë gjithashtu opsione për sulme më pak konvencionale.

Pas operacionit amerikan në Venezuelë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shpërndau komente që pretendohet se janë bërë nga një person që i mbijetoi një sulmi me armë zanore.

“Ishte si një valë zanore jashtëzakonisht e fortë. Papritur ndjeva sikur koka po më shpërthente nga brenda. Të gjithëve na filloi gjakderdhja nga hunda. Disa po villnin gjak. Ramë përtokë, të paaftë për të lëvizur”, citohej të ketë thënë ai.

Megjithatë, ky raport nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur apo zyrtare.

Radio Evropa e Lirë

‘Beteja’ për Arktikun- DW: NATO flet për sigurinë e Groenlandës në Arktik mes presionit të SHBA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha të hënën se aleanca e mbrojtjes po punonte për hapat e mëtejshëm për të mbrojtur sigurinë e Arktikut, pasi administrata Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara duhet t’ia sekuestrojnë  Groenlandën Danimarkës për të shmangur kërcënimet nga Rusia dhe Kina.

“Të gjithë aleatët bien dakord për rëndësinë e Arktikut dhe sigurisë së Arktikut, sepse e dimë se me hapjen e rrugëve detare ekziston rreziku që rusët dhe kinezët të jenë më aktivë. Aktualisht po diskutojmë hapin tjetër drejt kësaj, si të sigurohemi që të japim vazhdimësi praktike të këtyre diskutimeve”, tha Rutte.

Diplomatët e NATO-s thanë se nuk kishte propozime konkrete në tryezë, por disa anëtarë kanë hedhur ide, duke përfshirë nisjen e një misioni të ri në rajon, raportoi agjencia e lajmeve AFP. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tronditur aleancën mbrojtëse prej 32 anëtarësh duke ripërtërirë kërcënimet për të pushtuar Groenlandën.

Trump thotë se SHBA-të ‘do ta kenë’ Groenlandën

Trump pretendon, pa dhënë prova, se Kina dhe Rusia po konkurrojnë për të marrë territorin e Arktikut të pasur me minerale. Trump ka pohuar se vetëm një prani ushtarake amerikane nuk është e mjaftueshme për ta penguar këtë dhe ka këmbëngulur që SHBA-të duhet të zotërojnë Groenlandën.

Të dielën, Trump paralajmëroi se nëse SHBA-të nuk e marrin Groenlandën, “do ta bëjnë Rusia ose Kina, dhe unë nuk do ta lejoj që kjo të ndodhë. Në një mënyrë ose në një tjetër, do ta kemi Groenlandën”, tha Trump. Shtëpia e Bardhë nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake, megjithëse administrata Trump ka thënë se blerja e ishullit do të ishte e preferueshme .

Ishulli Arktik është një pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës dhe anëtar i NATO-s. Në një moment gjatë Luftës së Ftohtë, Groenlanda priti dhjetëra baza ushtarake amerikane, përpara se këto të tërhiqeshin. Aktualisht, SHBA- të operojnë vetëm një bazë në Groenlandë , Bazën Hapësinore Pituffik, e quajtur më parë Baza Ajrore Thule.

Evropa mblidhet rreth Danimarkës

Vendet evropiane po mbledhin mbështetje politike për Danimarkën dhe Groenlandën, me një deklaratë të përbashkët të nënshkruar javën e kaluar nga disa vende evropiane që thekson se “Groenlanda i përket popullit të saj”, ndërsa thekson se SHBA-të janë një “partner thelbësor” në sigurimin e sigurisë së Arktikut./DW

Homazh dokumentar për ambasadorin e ndjerë Shaban Murati- Nga DR.JORGJI KOTE

Diplomati Shaban Murati

 

Ndryshe nga zakoni në të tilla raste, Fondacioni Çamëria “Hoxha Tahsin” dhe presidenti i tij, zoti Alket Velia, kishin menduar që me rastin e 80-vjetorit të lindjes së mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre ta nderonin ambasadorin Shaban Murati për së gjalli edhe me një dokumentar televiziv. Për këtë qëllim zgjodhën një kastë elitare me emra të mirënjohur prej dekadash dhe iu vunë pa vonesë punës. Për fat të keq, për punë muajsh, i ndjeri nuk e arriti dot jubileun e shënuar të lindjes. Ndaj ceremonia prekëse e promovimit të dokumentarit “Shaban Murati, diplomati antitabu”, më 11 dhjetor 2025 në hotel “Tirana International” ishte një homazh dhe çmallje, sado e vogël e familjarëve, kolegëve dhe miqve të shumtë me të ndjerin. Dokumentari zë fill në Durrës, në shtëpinë ku ai lindi, u rrit dhe mori edukatën e parë, i ushqyer me dashurinë për letërsinë dhe poezinë. Për ta vijuar pasionin e tij në Tiranë, në Fakultetin e Gjuhë–Letërsisë në Tiranë bashkë me personalitete të shquara të poezisë sonë, si Xhevahir Spahiu me shokë. Edhe pse për shkak të kufizimeve të njohura të kohës, ai nuk e vazhdoi dot ëndrrën e tij letrare dhe poetike, pasionin për të e mbajti përherë ndezur dhe nuk mungonte ta shprehte sa qe gjallë. Vetë Shabani tregon natyrshëm me mall dhe nostalgji për babain, i cili i kishte ngjallur dëshirën dhe kureshtjen për politikën e jashtme, kur të dy dëgjonin të rejat nga bota në katin e dytë të shtëpisë. Dhe fati e desh që ai t’i përkushtohej me mish dhe me shpirt për mbi 5 dekada gazetarisë së jashtme dhe diplomacisë.

I gjithë dokumentari është një tablo e gjallë plot ngjyra e karrierës së gjatë dhe të spikatur të Shaban Muratit; e filloi si gazetar i thjeshtë te Sektori i Jashtëm i Radio Tirana dhe më vonë si shef i Redaksisë së Jashtme te gazeta “Zëri i Popullit”.

Me këtë bagazh dhe avantazh të pasur si gazetar i marrëdhënieve ndërkombëtare, në vitin 1991 filloi karrierën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për të shkëlqyer pas vitit 1992 si ambasadori i parë i vendit tonë në Shkup.

Pas kthimit nga Maqedonia e Veriut, vijoi me përkushtim në MPJ, si drejtor i Drejtorisë së sapoçelur të Prognozës dhe Analizës Diplomatike.

Në vitin 2000 filloi punën si ambasador rezident në Suedi dhe jorezident në Norvegji, Finlandë dhe në Islandë. Pas kthimit nga Stokholmi, drejtoi për disa vite Akademinë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme. E mbylli karrierën diplomatike pasi shërbeu si këshilltar special i ministrit tonë të Jashtëm në vitet 2014-2016.

Dokumentari ia ka dalë mbanë të dëshmojë se përvoja e tij e larmishme, kultura dhe etika e lartë diplomatike që përfitoi dhe që sipas kolegëve të huaj i përdorte me finesë dhe me mjeshtëri në komunikimin diplomatik ia shtuan mundësitë për të pasuruar edhe publicistikën e tij me shkrime dhe botime prestigjioze. Me një megakatalog të tematikave më të nxehta kombëtare, Euro-Atlantike dhe sidomos ato ballkanike, të cilat ishin edhe në krye të axhendës nordike. Ca më tepër se në Stokholm, ishte Kryeministri dhe kryediplomati Car Bildt, i njohur ndërkombëtarisht si një ndër ballkanistët më të shquar, ministrja e Jashtme e ndjerë Ana Lindt dhe personalitete të tjera me të cilët ai mbante kontakte pune.

Meritë tjetër e dokumentarit është se për këtë periudhë plot sfida dhe arritje flasin shumë bashkëkohës, gazetarë, diplomatë dhe politologë vendës, por edhe të huaj.

Dhe jo në përgjithësi, por duke u ndaluar secili në aspekte të veçanta, konkrete dhe të spikatura të Shabanit. Kështu, bashkëpunëtorja e tij e kahershme, gazetarja e njohur Diana Toska e BÇ-së në Shkup, tregon për rolin e madh të ambasadorit në forcimin e kohezionit politik dhe social të shqiptarëve, dëgjimin më të mirë të zërit të tyre etj.. Mirëpo, falë rëndësisë së çështjes shqiptare në Maqedoni në atë periudhë historike, siç e pohon edhe vetë Shabani në dokumentar, ambasadori i Shqipërisë ishte më i rëndësishmi pas atij amerikan. Nga ana e tij, diplomati dhe poeti Ilirian Zhupa, bashkëpunëtor i Shabanit në Akademinë Diplomatike, tregon për kapacitetet politike, thellësinë e kuptimit dhe interpretimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe stilin e drejtimit të ambasadorit Murati.

Ndërsa në Stokholm, ish-drejtori i Protokollit në MPJ-në suedeze dhe i Ngarkuari me Punë i Suedisë në Tiranë në vitet 2005– 2007 përshkruajnë me fakte domethënëse mbresa të pashlyeshme për ndihmesën e spikatur të ambasadorit të ndjerë. Me këtë pozitivitet flet edhe ambasadori ynë në Bratislavë, Arten Hanku.

Në vijim, dokumentari tregon më shumë dëshmi dhe pamje konsensusin e gjerë se Shaban Murati ka shkëlqyer sidomos në analizat e gjithanshme për marrëdhëniet ndërkombëtare; jo vetëm për prodhimtarinë, me qindra shkrime dhe mbi 20 libra cilësorë, por mbi të gjitha, për aktualitetin përvëlues dhe cilësinë e analizave, kurajën dhe kulturën e të shkruarit: vlerë e shtuar janë edhe rekomandimet e tij për procesin vendimmarrës shtetëror, qeveritar dhe diplomatik.

Ndonëse analiza është “shtrati”, “pararoja”, “konsulente dhe oponente” e çdo veprimi diplomatik, jo çdo diplomat mund të jetë analist i mirë. Përvoja ndërkombëtare tregon se kjo kërkon interes dhe kureshtje intelektuale për të ndjekur e skeduar sistematikisht ngjarjet e ndryshme për të reflektuar, për t’i ballafaquar e për të nxjerrë konkluzione prej tyre, në veçanti për vendin tënd etj.. Këto cilësi i kishte unikalisht “Fenomeni Shaban Murati”, ashtu siç e quaj kolegun dhe mikun e rrallë në kreun e posaçëm të librit “ Diplomacia për të gjithë” (2014).

Ashtu siç shprehet gjatë pohimeve të saj mbresëlënëse në dokumentar botuesja e njohur e veprave të tij, poetja laureate, Rita Petro, ajo çka dallon shkrimet dhe botimet e Shaban Muratit janë vijimësia, përgjegjësia e lartë me vlera institucionale, shtjellimi i problemeve në tërësinë e tyre, referimi në të kaluarën, ballafaqimi me të sotmen dhe mbi këtë bazë parashikimi i saktë i së ardhmes; moderacioni (maturia) dhe shqetësimi qytetar, por kur e kërkon puna edhe “jo”-ja e hapur dhe apeli për të riparuar apo ndryshuar taktikat dhe strategjitë përkatëse në politikat e jashtme; së fundi, gjuha e thjeshtë, por e pasur dhe stili plot larmi që i bën tërheqëse sidomos për publikun e gjerë. Por, mbi të gjitha pa asnjë paragjykim dhe tabu, madje, “antitabuve” ai i kushtoi tru libra vitet fundit. Ndaj dhe titulli i dokumentarit tingëllon i vërtetë dhe i natyrshëm për Shaban Muratin.

Gjithashtu, ashtu siç e përmenda në prononcimin e shkurtër në këtë dokumentar, Shaban Murati nuk bënte diplomaci për konvejencë dhe për konvergjence, ca më pak “për t’u bërë fresk” të tjerëve, qofshin edhe qeveritarë të lartë; përkundrazi, ai ishte diplomat i koherencës dhe konseguencës, me “vija të kuqe”, jashtë të cilave nuk bënte kompromis, madje ishte i pamëshirshëm me “artilerinë e tij të rëndë”, siç ishin prononcimet dhe analizat e tij. Këto të fundit shkaktonin panik dhe tronditnin edhe kancelari në ndonjë vend fqinj, sepse i “shkelnin në kallo”. Pavarësisht çmimit që iu desh të paguante për këto qëndrime parimore dhe patriotike “diplomati antitabu” nuk pranoi asnjëherë të bëhej puthador me askënd.

Vlerat dhe cilësitë e Shabanit si diplomat/ambasador dhe që bën diferencën me të tjerët shfaqen qartë në këto intervista, si dhe në faktet dhe shënimet e shumta të mbajtura me dorë, të cilat i tregon me mall dhe nostalgji i biri, gazetari ynë i mirënjohur Erl Murati. Aty spikatin patriotizmi, pasioni dhe vendosmëria për të mbrojtur me çdo kusht çështjen tonë kombëtare, sidomos atë të Kosovës, denoncimin e tezave për ndryshimin e kufijve, nismën “Ballkan i Hapur” që siç shprehej ai, “ka lindur e vdekur”, Çështjen e Detit qysh në vitin 2009 kur ishte në radhët e para të frontit të bashkuar kundër Marrëveshjes që më vonë u shfuqizua.

Po ashtu, Shaban Murati është shquar për qëndrimet e forta, të drejta dhe parimore ndaj çështjes çame, rëndësinë e saj kombëtare, që siç e theksonte, do mbajtur në agjendën tonë diplomatike, pavarësisht koniunkturave gjeopolitike.

Nuk besoj se ka autor dhe analist tjetër diplomat që të ketë trajtuar në karrierën diplomatike dhe në botimet e tij prestigjioze pa përjashtim të gjitha tematikat e nxehta të Ballkanit Perëndimor dhe për secilin vend të rajonit si Shaban Murati. Ai u rikthehej edhe në botimet e tij temave të ndërlidhura me aspektet kryesore të integrimit Euro-Atlantik nën këndvështrimin Realpolitik dhe jo si “dëshirë e mirë”!

Ja pse me të drejtë, në korrik 2012 Presidenti Bamir Topi, i cili prononcohet me vlerësime të larta edhe në dokumentar e shpalli Shabanin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa Shoqata e Gazetarëve i dha çmimin “Gazetari analist më i mirë i vitit”.

Nisur nga sa sipër, jepet qartë mesazhi se diplomatë dhe ambasadorë të formatit Shaban Murati, të cilët bota i mban “në pëllëmbë të dorës” meritojnë të paktën një homazh të tillë si dokumentari në fjalë. Jo si “qokë”, as thjesht për mall dhe nostalgji, por si një dedikim i ndjerë, edukativ, plot informacion të vlefshëm, që përjetëson këtë figurë të shquar të diplomacisë të 40 viteve të fundit, pikë reference për politologët, diplomatët dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithashtu, ky dokumentar vërtet cilësor është një kujtesë dhe apel për një kujdes dhe vëmendje më të madhe nga Ministria jonë e Jashtme në këtë drejtim. Ka ardhur koha që ajo të vlerësojë më shumë faktin tashmë ne kemi një shkollë, përvojë dhe trupë të kualifikuar diplomatike dhe të formatit ndërkombëtar; me diplomatë dhe ambasadorë me disa mandate dhe shumëpalëshe jashtë vendit, me poste të larta drejtuese në ministri, këshilltarë presidencialë dhe në organizatat ndërkombëtare, ku ne bëjmë pjesë dhe të cilat i kemi drejtuar me kompetencë.

Ndaj, mbledhja, vlerësimi, përhapja dhe shfrytëzimi i kësaj përvoje, ku ambasadori Shaban Murati zë një vend të veçantë duhet të jetë pjesë përbërëse e punës së diplomacisë sonë. Duke filluar nga prania, përgjithësisht e munguar, e drejtuesve të MEPJ-së në promovimet e botimeve dinjitoze të ish-ambasadorëve dhe diplomatëve tanë të njohur; madje, fillimisht këto promovime duhet të fillojnë pikërisht në selinë e MEPJ-së. Këtu, pa shkuar larg, ajo mund të mësojë nga homologët e saj në Prishtinë, në Shkup, në Podgoricë, në Zagreb dhe gjetkë ku botimet e tij u promovuan në praninë e tij edhe muajt e fundit, pak përpara se të ikte nga kjo botë me ceremoni të posaçme publike, akademike dhe mediatike.

Mungesën e dhimbshme të kujtesës dhe respektit institucional Shabani e ka treguar me një ndodhi në Gran Canaria, ku ai festonte 65-vjetorin e lindjes; si dhuratë nga e bija e tij, Arba, zonjë e nderuar, eksperte e proceseve demokratike dhe zgjedhore në Bruksel e gjetkë. Ai u habit kur të nesërmen i sollën në dhomë një shampanjë dhe tortë me kartolinën e urimit; befasim i bukur kur i thanë se dhuratat ishin nga drejtorja e hotelit, e cila kishte parë ditëlindjen e tij në pasaportë. Me keqardhje të madhe ai shprehet se këtë ndjenjë vlerësimi si klient nuk e kishte pasur në Tiranë, edhe pse kishte qenë goxha drejtor dhe ambasador!

Në përfundim, meritojnë përgëzimet dhe vlerësimet më të larta Fondacioni prestigjioz Çamëria “Hoxha Tahsin” dhe veçanërisht presidenti i tij, Alket Veliu, për këtë nismë bujare dhe mbështetjen praktike për realizimin e dokumentarit me parametra tejet cilësorë; por edhe në përgjithësi për kujdesin e veçantë që ky fondacion tregon për botimet elitare dhe të ambasadorit të ndjerë Shaban Murati.

Fjalët dhe falënderimet më të mira meriton i gjithë ekipi i dokumentarit, duke filluar nga drejtorja e filmit Lorina Pepo deri te montazhieri Gjergji Pano.

Skenari që iu besua gazetarit dhe analistit brilant të medias sonë të shkruar dhe televizive, Ben Andoni, është hartuar me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, duke shfrytëzuar me shumë merak deri në detaje informacionin e bollshëm dhe të larmishëm. Ben Andoni ka qëmtuar me shumë durim, kujdes dhe vëmendje pjesët më domethënëse të jetës së protagonistit tonë në të gjitha kohët dhe dimensionet; i ka prezantuar ato me shumë ndjenjë, etikë dhe vërtetësi, në një kombinim brilant të aspekteve më jetësore. Atë e ka ndihmuar si një vlerë e madhe e shtuar redaktorja Valentina Hysi, gazetare me përvojë, autore librash, e shquar edhe në përgatitjen e disa dokumentarëve prestigjiozë, përfshirë edhe skenarë të ngjashëm.

Veterani i RTSH-së, Xhemal Reçi, me kamerën e tij perfekte dhe me pasionin që e ka karakterizuar gjatë karrierës së tij të gjatë në RTSH ka dhuruar pamje të kapura pastër, nga perspektiva tërheqëse, të cilat të mbërthejnë me ndjenja dhe emocione të veçanta. Në fakt, Xhemal Reçi nuk na shoqëron thjesht dhe vetëm me kamera, por edhe me dijet, botën e tij dhe emocione të mëdha kudo, nga shtëpia e Shabanit në Durrës, pastaj në Tiranë, në udhëtimet dhe shërbimet e punës deri në shuarjen e tij, më 14 shkurt 2025 dhe përcjelljen për në banesën e fundit, ku u bashkua me Dashurinë, shoqen dhe dashurinë e tij të jetës. Të gjitha këto me rrëfimin profesionist të Genc Ymerajt, veteran i zërit dhe leximit të pastër tingëllues.

Padyshim që në drejtimin dhe harmonizimin e elementëve të lartpërmendur ka pasur ndikim përcaktues regjizura e filmit, e thurur me mjeshtëri të rrallë nga Ylli Pepo, “Artist i Merituar”, ikonë e vërtetë e Radio Televizionit dhe filmit dokumentar ndër dekada. Në mbi 5 dekadat e fundit, Ylli Pepo shquhet për begatinë e dokumentarëve televizivë tejet edukativë, siç i thonë fjalës “njëri më i mirë se tjetri”. Ai i ndjek dhe pasqyron të gjitha dinamikat, jetën, pasionin dhe profesionin e tij me frymëzim të pashtershëm dhe me po ato energji pozitive të dikurshme; vetëm se tani me më shumë pjekuri, qetësi, modesti dhe përvojë të admirueshme. Ajo që të bën përshtypje nga sa vërejta në Tiranë në takimin me ta është se realizuesit e këtij dokumentari përbëjnë një ekip funksional, ku veç përgjegjësisë dhe rolit të secilit në fushën e vet, të gjithë e njihnin edhe nga afër, e nderonin dhe respektonin Shabanin si familjar, si mik, diplomat, koleg dhe njeri fisnik.

Ja pse po e mbyll shkrimin me fjalinë vërtet lapidar të emblematikut Ylli Pepo gjatë promovimit të dokumentarit: “Shaban Murati ka thënë gjithçka për popullin dhe vendin, duke skalitur testamentin e tij të përjetshëm të kombit”.

“Me AKSHI-n është hapur “Kutia e Pandorës”- Klodiana Lala: Do shkërmoqë qeverinë dhe trondisë themelet e shtetit

Gazetarja Klodiana Lala theksoi në “Studio24” se me dosjen e AKSHI-t është tronditur shteti shqiptar.


Sipas saj tani është hapur “Kutia e Pandorës”, pasi shkoi deri në rrëmbimin e një biznesmeni.

Klodiana Lala: AKSHI mendoj se është hapur kutia e pandorës. Do e shkërmoqë qeverinë e vendit. Mënyra si Agasi ka urdhëruar drejtuesit e institucioneve në vend do jetë tronditje. Do trondisë themelet e shtetit. Ka të bëjë me mënyrën si ka funksionuar. Është shkuar deri në rrëmbimin e një biznesmeni. Ishte njeri shumë pranë familjarëve të kryeministrit të vendit. U rrëmbye nga persona të veshur si oficerë policie.

Inxhinieri Romeo Nazarko tek News24: Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë

Shembja e rrugëve të Ballukut

 

Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku.

Sipas tij, shembjet vijnë kryesisht nga mungesa e kolaudimeve të rrugëve dhe më kryesorja, nga mungesa e studimeve gjeologjike, përveç aferave korruptive me tenderime dhe prokurime.

Sipas tij, pothuajse çdo rruge nuk i bëhet studim gjeologjik për tokën dhe ujërat nëntokësorë, duke sjellë situata të ngjashme si në Rrugën e Arbrit, ashtu dhe Qukës-Qafë Plloçë. Në këtë të fundit inxhinieri sqaron se ka konstatuar 5 pika alarmi.

Ai thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë autorët realë, pasi kjo situata mund të sjellë edhe rreziqe për qytetarët, përveçse dëmit financiar.

“Duhet të mbahet përgjegjësi për këto dëme. Institucionet duhet të shohin të gjitha punimet dhe t’i kontrollojnë. Kolaudimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë është bërë, por duhet kontrolluar se si është kryer ky kolaudim, në terren dhe faktik nga ana teknike apo vetëm me letra. Por rasti konkret tregon se kemi të bëjmë me një kolaudim fiktiv, ashtu sikurse ka qenë prokurimi dhe projekti fiktiv. Këta vazhdojnë t’i japin punimet dhe tenderët me nënkontraktim që nuk mbajnë as përgjegjësi. Kolaudimet e rrugëve nuk duhet të bëhen fiktive.

Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë dhe në të gjitha të tjerat duhet studim gjeologjik dhe ky është gabimi i parë që bëhet dhe është bërë. Më tej nis me projektin, kur ai nuk bëhet i saktë dhe më tej me prokurimet apo tenderimet, sepse bëhet me nënkontraktorë dhe kompanitë marrin atë 20% e prokurimit, kurse kur mbarojnë lekët s’ka më për të shtruar rrugët. Te rruga Qukës-Qafë Plloçë kam kaluar 2-3 herë dhe kam parë të paktën pesë zona alarmi, është gabuar edhe me skrapatat e maleve dhe kodrave, nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe tani ndodhin rrëshqitjet. Të gjitha këto bëhen para se të nisin punimet”, shpjegoi inxhinieri për “News 24”.

Si të shpenzosh 10 milionë euro me çokollata, rasti i AKSHI-t

 

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Në shtator 2025, gjatë prezantimit të qeverisë së tij të katërt radhazi, Kryeministri Edi Rama arriti të kapë për një çast vëmendjen e ciklit mediatik ndërkombëtar duke shpallur diçka që u paraqit si risi: një chatbot i sofistikuar me emrin “Diella”, i emëruar zyrtarisht Ministre Shteti për Inteligjencën Artificiale dhe i promovuar si “ministrja e parë e AI në botë”.

Sipas Ramës, Diella do të garantonte që Shqipëria të bëhej “një vend ku tenderat publikë janë 100% pa korrupsion”. Siç duket, ajo mund të ketë arritur vërtet diçka të tillë.

Diella funksionon si pjesë e platformës qeveritare të shërbimeve digjitale e-Albania, e administruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), të cilën ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur “kopshti privat i Ramës”.

AKSHI, që varet drejtpërdrejt nga Kryeministria, ka qenë thelbësore për ndikimin që qeveria ushtron mbi peizazhin (social) mediatik shqiptar, për shembull përmes ndalimit të aksesit në platformën sociale TikTok gjatë ciklit të kaluar zgjedhor dhe përmes ndihmës në implementimin e fshehtë të programeve izraelite të spiunazhit.

Përmes AKSHI-t, Rama është në gjendje të menaxhojë drejtpërdrejt aksesin në internet dhe përmbajtjen digjitale brenda Shqipërisë, me shumë pak mbikëqyrje publike.

Megjithatë, javët e fundit nuk kemi dëgjuar shumë nga Diella dhe strategjitë e saj novatore për parandalimin e korrupsionit përmes inteligjencës artificiale, sepse më 16 dhjetor 2025, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u arrestua nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Ajo u mor e pandehur së bashku me disa zyrtarë dhe biznesmenë të tjerë, nën akuza për korrupsion, pastrim parash, rrëmbim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndër krime të tjera. Që prej asaj kohe, ajo është vendosur në arrest shtëpie.

Karçanaj është një bashkëpunëtore afatgjatë e Ramës, e cila shfaqet për herë të parë në skenë si drejtoreshë e IT-së në Bashkinë e Tiranës në periudhën 2007–2011, kur Rama ishte kryetar bashkie. Pas fitores elektorale të Ramës në vitin 2013, ajo e ndoqi atë në nivel kombëtar dhe në tetor të po atij viti u emërua drejtoreshë e AKSHI-t. Në vitin 2017, AKSHI u vendos nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Kryeministrisë, ndërsa buxheti i saj u rrit në mënyrë marramendëse.

Dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila çoi në fund të vitit të kaluar në marrjen të pandehur të Mirlinda Karçanajt dhe bashkëpunëtorëve të saj, i ka rrënjët në një sërë raportesh policore dhe hetimesh në dukje të palidhura mes tyre, që datojnë që nga viti 2023: zbulimi i një grupi të krimit të organizuar të përfshirë në kontrabandë dhe trafik mallrash; një çështje trafiku droge e ardhur nga Italia; rrëmbimi i një shtetasi shqiptar; si dhe raste korrupsioni dhe pastrimi parash të lidhura me procedurat e tenderimit në AKSHI.

Me kalimin e kohës, lidhjet mes këtyre çështjeve të ndryshme u bënë gjithnjë e më të qarta dhe ato u bashkuan në një hetim të vetëm, të gjerë dhe kompleks, nga i cili çështja aktuale përbën vetëm komponentin e parë.

Sipas SPAK-ut, Karçanaj dhe bashkëpunëtorët e saj:

organizuan dhe zbatuan një skemë për paracaktimin e fituesve të procedurave të prokurimit publik nën autoritetin e AKSHI-t, me qëllim përfitimin e paligjshëm nga fondet publike që rridhnin nga pagesat e lidhura me këto kontrata publike.

Kjo skemë përfshinte përcaktimin e paligjshëm të kritereve të konkurrimit në procedurat e prokurimit, të imponuara me synimin për të përjashtuar operatorë të caktuar ekonomikë nga gara, si edhe paracaktimin e fituesit, duke gjetur arsye të ndryshme për të skualifikuar ofertuesit e tjerë.

Deri në këtë pikë, kjo skemë është mjaft e ngjashme me atë të zbatuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës. Dallimi, megjithatë, qëndron në faktin se në këtë rast SPAK ka arritur të dokumentojë edhe dhunën, e cila rezulton thelbësore për funksionimin praktik të një skeme të tillë.

Sipas dosjes së SPAK-ut, ndaj operatorëve ekonomikë të skualifikuar, të cilët ushtronin të drejtat e tyre duke paraqitur ankesa pranë Autoritetit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, është përdorur dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë, me qëllim detyrimin e tyre për të tërhequr ankesat, si edhe për t’u tërhequr nga çdo procedurë tenderimi ku kishin marrë pjesë, në mënyrë që të sigurohej vijimësia e kësaj skeme.

Në fakt, dosja përmban një dëshmi të detajuar të viktimës, një biznesmen i fushës së IT-së, i cili kishte depozituar ankesa në disa procedura prokurimi dhe që, si pasojë, u rrëmbye një ditë nga një person i veshur me uniformë të BKH-së. Biznesmeni u prangos, iu mbulua koka dhe u dërgua me forcë në një fshat pranë Elbasanit, ku rrëmbyesit i morën telefonin celular dhe i kërkuan të bashkëpunonte, përndryshe do të qëllohej me armë.

Ende i paqartë për arsyet e rrëmbimit, biznesmeni pyeti se për çfarë konkretisht duhej të bashkëpunonte. Atëherë atij iu tregua një listë me shtatë tendera të AKSHI-t.
“E kupton tani?” – i thanë rrëmbyesit. – “Këto janë tenderat për të cilët ke bërë ankesa dhe nga të cilët duhet të tërhiqesh. Nuk na interesojnë paratë e tua; e dimë që i ke, shijoji. Por me këto procedura nuk ke punë dhe do të tërhiqesh prej tyre.”

Viktima u detyrua të telefononte administratorin e kompanisë së tij dhe të tërhiqte menjëherë të gjitha ankesat. Më pas, një anëtar bashkëpunëtor i komisionit të prokurimit konfirmoi tërheqjen e kompanisë në sistemin IT. Gjatë kthimit, rrëmbyesit i thanë:
“Mos na hap probleme. Nuk dua të shohim asnjë kallëzim nga ana jote, përndryshe do të vrasim ty, gruan tënde, motrën dhe nënën tënde, meqë nuk ke baba.”

Të gjitha procedurat e tenderimit nga të cilat biznesmeni i rrëmbyer u detyrua të tërhiqej përfshinin kompani të lidhura me një biznesmen të vetëm: Ermal Beqiri, i cili tashmë është marrë i pandehur në të njëjtën çështje.

Në fakt, dosja e SPAK-ut përmban prova nga disa regjistrime video, të realizuara nga një biznesmen tjetër, Ergys Agasi, në zyrën e tij, ku dokumentohen takime mes tij, Karçanajt dhe Beqirit, gjatë të cilave shprehen shqetësime lidhur me tenderat ku ishte përfshirë kompania e biznesmenit që më pas u rrëmbye, me porosi të vetë Agasit.

Mekanizmi i skemës së ndërtuar nga Karçanaj, Beqiri dhe Agasi funksiononte si vijon.
Beqiri zotëronte një kompani IT, Soft & Solution, e cila merrte pjesë në tenderat e shpallur nga AKShI, institucioni i drejtuar nga Karçanaj. Vlera e këtyre tenderave fryhej artificialisht dhe gara manipulohej në mënyrë të tillë që kompania e Beqirit të dilte gjithmonë fituese.

Më pas, kompania fiktive e Agasit, EA Solution, e cila merrte me qira ambientet, infrastrukturën IT dhe stafin nga Soft & Solution, lëshonte fatura fiktive ndaj kësaj të fundit, me qëllim që teprica e fryrë e fondeve nga kontratat e AKShI-t të nxirrej jashtë.
Beqiri ruante imazhin e drejtuesit të një kompanie IT të suksesshme, ndërsa Agasi përfitonte pjesën kryesore të parave.

Gjatë periudhës 2023–2025, vetëm vlera e faturave fiktive të lëshuara nga EA Solution ndaj Soft & Solution kapte shifrën mbi 1 milion euro. Dhe ky ishte vetëm një nga kanalet përmes të cilave grupi kriminal përfitonte fonde publike të destinuara për kontrata publike që lidhen me:

  • platformën e-Albania,
  • qendrat e të dhënave (data centers),
  • sistemet kompjuterike të Policisë së Shtetit, Thesarit dhe burgjeve,
  • sisteme të avancuara sigurie dhe komunikimi digjital,
  • etj.

Përmes një skeme të ngjashme, EA Solution lëshoi fatura fiktive edhe ndaj një kompanie tjetër, Fastech, në vlerën mbi 23 milionë euro.
Për më tepër, EA Solution nuk ishte pika e vetme përfundimtare e rrjedhës së vazhdueshme të parave nga kontratat e AKShI-t drejt grupit kriminal. Si Soft & Solution, ashtu edhe Fastech rezultojnë të kenë qenë të përfshira edhe me një kompani importi ushqimor, ndaj së cilës janë paguar fatura fiktive në vlerën rreth 10 milionë euro, për gjoja “biskota dhe çokollata”.

Kontrolli mbi procedurat e tenderimit të AKShI-t duket se ishte plotësisht në duart e Karçanajt, si drejtoreshë e institucionit, dhe të zëvendëses së saj. Veçanërisht, AKShI shpallte në mënyrë arbitrare disa kontrata si “të klasifikuara”, duke kërkuar certifikime specifike sigurie, çka lejonte skualifikimin e menjëhershëm të çdo operatori që nuk i zotëronte ato.

SPAK konkludon se Karçanaj, Agasi, Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin “nën kontroll të plotë të gjitha procedurat e prokurimit, që nga hartimi i termave të referencës, kritereve specifike të kualifikimit, analiza e tregut, deri te shpallja e fituesit.”
Në këtë proces, ata “frynin në mënyrë fiktive buxhetin maksimal”, duke i shkaktuar potencialisht dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit, konkretisht duke kërkuar blerjen e pajisjeve me çmime disa herë më të larta se vlera reale e tregut.

Megjithatë, shumë pyetje mbeten ende të hapura.

Me çfarë mekanizmi u shpërblye Karçanaj për rolin e saj në këtë skemë korrupsioni?

Si përfundonin paratë nga kompanitë e Agasit në xhepat e tij personalë?

Për çfarë u përdorën më pas këto fonde?

A ishte kjo e vetmja skemë apo ekzistonin edhe grupe të tjera kriminale që përdornin mekanizma të ngjashëm për drenimin e fondeve të prokurimit publik?

Të gjitha këto – dhe shumë çështje të tjera – mbeten për t’u zbardhur.

Edhe pse hetimi i SPAK-ut mbi skemën e korrupsionit në AKShI, i marrë më vete, ngre shqetësime serioze lidhur me cilësinë dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturës bazë të IT-së së Shqipërisë — sisteme kyçe që janë ndërtuar dhe mirëmbajtur nga kompani që nuk rezultojnë domosdoshmërisht më të kualifikuarat — ai njëkohësisht rrit ndjeshëm ekspozimin politik dhe penal të vetë Kryeministrit.

Marrja e pandehur e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka qenë një goditje e rëndë për rrethin e tij më të afërt. Mbetet një rrezik real që njëri prej tyre — ose të dy — në një moment të caktuar të zgjedhin të dorëzojnë prova kundër Edi Ramës për të ulur dënimin e tyre, nëse nuk e kanë bërë tashmë. Një rrezik shtesë, po aq serioz, qëndron te informacioni që zotëron Ergys Agasi, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Nga hetimi i SPAK-ut mësojmë — thuajse si një shënim anësor — se Agasi ka pasur kontakte të mëparshme me ish-deputetin socialist Alqi Bllako, tashmë i dënuar në kuadër të aferës së inceneratorit të Tiranës. Dosja përmban mesazhe tekstuale mes Agasit dhe Bllakos, në të cilat Agasi kërcënon se do të “dërgojë ca çuna” tek ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, për shkak të pengesave që ky i fundit dyshohet se i kishte krijuar veprimtarisë së tij kriminale.

Po ashtu, dosja ofron prova paraprake për lidhjet e Agasit me grupin kriminal Çopja, i cili së fundmi është goditur me sukses nga SPAK. Me fjalë të tjera, Agasi del nga kjo dosje si një figurë nyjëzuese, që lidh disa prej çështjeve më të mëdha të korrupsionit dhe mafies të zbardhura nga hetimet e BKH-së dhe SPAK-ut në vitet e fundit. Kjo i jep një bazë reale deklaratës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili gjatë një interviste për RAI3 vitin e kaluar e cilësoi Agasin si “koordinatorin e të gjitha grupeve [kriminale]” në emër të Kryeministrit Rama.

Dosja e korrupsionit të AKShI-t përmban vetëm një pjesë të vogël të informacionit total që SPAK ka mbledhur gjatë kontrolleve në ambientet e kompanisë së Agasit. Veçanërisht, rreth 130 regjistrimet video që ai dyshohet se ka realizuar në zyrën e tij përbëjnë potencialisht një minierë ari për hetime të mëtejshme, dhe paraqesin një rrezik real për nivelet më të larta të qeverisë, Partisë Socialiste, si dhe për botën e biznesit dhe krimit në Shqipëri.

Me disa ish-ministra dhe kryebashkiakë socialistë në paraburgim ose të dënuar, dhe me drejtuesit e disa institucioneve kyçe — si Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe tashmë edhe AKShI — të vendosur në arrest shtëpie, në një moment të caktuar thjesht mbarojnë zyrtarët e lartë për t’u marrë të pandehur.

Në një të ardhme jo shumë të largët, ndoshta pasi edhe disa ministra të tjerë të paraqiten në SPAK për t’u marrë në pyetje apo për t’u arrestuar, personi i vetëm i arsyeshëm që mbetet për t’u marrë i pandehur është ai që duhet të mbajë përgjegjësinë përfundimtare për këtë gjendje katastrofike: Kryeministri i vendit.

Në fakt, të gjitha hetimet e fundit të SPAK-ut kanë zgjeruar rrethin e ekspozimit penal dhe politik të zyrës më të lartë të shtetit. Procesi i integrimit europian — për momentin — e mban Ramën të frenuar sa i përket çdo ndërhyrjeje ligjore që mund të dëmtonte kapacitetet e SPAK-ut. Por, ndërsa rrjeta shtrëngohet, gjithnjë e më shumë do të varet vetëm nga ky presion diplomatik nëse kjo betejë do të shkojë deri në fund./ The Albanian Mechanism

Midis mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunimit: Raportet e komunave në veri dhe Qeverisë së re

Sandra Cvetkoviq

Respektimi strikt i ligjit dhe trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, janë çelësi i bashkëpunimit ndërmjet komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, vlerëson për Radion Evropa e Lirë ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku.

Ai shpreson që politikanët nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dhe nga partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), “e kanë mësuar mësimin”, dhe se do t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet në dobi të të gjithë qytetarëve.

Lista Serbe në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar mori pushtetin në komunat në veri të Kosovës, prej nga ishte larguar vetë në nëntor të vitit 2022 në shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Deri tani, Lista Serbe e ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për “represion” ndaj popullatës serbe për shkak të zbatimit të disa vendimeve dhe mbylljes së institucioneve që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë ka një qëndrim kritik ndaj Listës Serbe dhe nuk e dëshiron atë si partnere në ekzekutivin e tij. Në paraqitjet publike, ai këtë parti zakonisht e përshkruan si një “instrument politik” të Beogradit.

Anëtarët e LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë vitit 2025 u përpoqën tri herë ta pengonin Listën Serbe që të merrte pjesë në zgjedhje.

Udhëheqësi i kësaj partie, Kurti, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të mbajtura më 2025 i bëri thirrje komunitetit serb të mos u besojë “thirrjeve luftënxitëse të zyrtarëve të ndryshëm të lartë nga Beogradi” dhe tha se nuk e pranon që një parti e vetme, përkatësisht Lista Serbe, të ketë “monopol mbi votat dhe përfaqësimin e komunitetit serb”.

Aleksandar Rapajiq nga Qendra joqeveritare për Avokim të Kulturës Demokratike, me seli në Mitrovicën e Veriut, vlerëson se në periudhën e ardhshme do të ketë përplasje ndërmjet komunave në veri dhe Qeverisë qendrore në Prishtinë, veçanërisht midis pushteteve lokale dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lista Serbe më herët ka paralajmëruar se do të shfuqizojë disa vendime të marra nga kryetarët shqiptarë të komunave në veri, gjatë periudhës nga maji i vitit 2023 deri në tetor të vitit 2025. Në mesin e dhjetorit të vitit 2025, asamblistët në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok votuan për dalje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, por që ky vendim të jetë i vlefshëm, duhet të miratohet edhe nga ministria përkatëse.

“Mosmarrëveshje” pati edhe më 6 janar, në prag të Krishtlindjes Ortodokse, kur kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, miratoi vendosjen e një pankarte me përshëndetjen fetare “Paqja e Zotit, Krishti u lind”, gjë që Policia e Kosovës fillimisht nuk e lejoi, duke arsyetuar se nevojitej edhe leja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Megjithatë, pas disa orësh Policia ia ktheu pankartën Listës Serbe, e cila më pas e vendosi atë në qendër të qytetit.

“Bashkëpunimi nuk ka alternativë”

Radio Evropa e Lirë iu drejtua me pyetje Listës Serbe dhe Qeverisë në detyrë të Kosovës lidhur me bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë, por ato nuk janë përgjigjur.

Nga Bashkimi Evropian, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor të vitit 2025, thanë për Radion Evropa e Lirë se presin që pushteti i sapozgjedhur lokal në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, në periudhën e ardhshme t’i qasen “në mënyrë konstruktive zgjidhjes së nevojave dhe kërkesave të popullatës përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjet”.

Skënder Sadiku thotë se qytetarët i kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel qendror, dhe se ata që janë tani në pushtet duhet ta pranojnë këtë, pra që kryetarët e komunave nga Lista Serbe në veri ta pranojnë se kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës do të jetë Kurti, por edhe anasjelltas.

Ai thekson se komunat në veri të Kosovës janë të banuara me shumicë serbe, por se duhet të respektohen edhe të drejtat e komuniteteve joshumicë.

E njëjta gjë, sipas Sadikut, vlen edhe për institucionet qendrore, Qeveria e Kosovës duhet t’i respektojë të drejtat e komunitetit serb në gjithë territorin e Kosovës.

Sadiku nënvizon se politikanët duhet të përqendrohen në nevojat reale të qytetarëve, duke përmendur se ditët e fundit të gjithë po përballen me vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, gjë që duhet të jetë prioritet.

“Një komunë e vogël si Mitrovica e Veriut nuk mund t’u ndihmojë vetë njerëzve. Duhet të përfshihen agjencitë dhe ministritë përkatëse. Kjo është demokraci, ligjet duhet të respektohen si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal”, thotë Sadiku.

Për këtë arsye, shton ai, bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal nuk ka alternativë.

“Ne ndajmë të njëjtin fat. Tani ka vërshime kudo. Në Mitrovicën e Veriut, serbët, boshnjakët dhe shqiptarët kanë të njëjtat probleme. Ka 1 milion tema që na ndajnë, por edhe 1 milion halle që duhet t’i tejkalojmë së bashku. Nuk guxojmë t’ua lëmë inatin brezave të ardhshëm. Zgjedhjet janë mbajtur dhe kanë përfunduar, tani situata duhet të normalizohet”, porosit Sadiku.

Bashkëpunimi i pushtetit qendror dhe lokal përmes Asociacionit

Aleksandar Rapajiq vlerëson se komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk mund të kenë bashkëpunim cilësor me Qeverinë qendrore, pavarësisht se kush e udhëheq atë.

Prandaj, sipas tij, është e domosdoshme formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën Kosova dhe Serbia janë pajtuar në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Me formimin e këtij trupi të ndërmjetëm midis pushtetit qendror dhe atij lokal, bashkëpunimi do të ishte shumë më i lehtë dhe më i mirë”, vlerëson Rapajiq.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhej t’u sigurojë serbëve në Kosovë një nivel të caktuar vetëmenaxhimi. Statuti i Asociacionit, i hartuar nga BE-ja, parasheh rregullimin e pozitës së komunitetit serb, mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe financimin nga Serbia.

Statuti saktëson se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do ta rrezikojë pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe parashikon që dokumenti t’i nënshtrohet vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Skema 50 milionë euro e dy biznesmenëve që u hoq nga sekuestro, BIRN: Përplasje procedurale mes prokurorisë dhe gjykatave! Lidhjet e Elman Abules me ‘krimin’ dhe politikën! Kristian Boçi, jetë mes luksit

 

Një përplasje procedurale mes prokurorisë dhe gjykatave ka çuar në rrëzimin e sekuestrimit të pasurive nën hetim për pastrim parash kundër biznesmenit Elman Abule dhe influencerit Kristian Boçi.

 

Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat për besimin në Zot, dashuria për familjen dhe një stil jetese luksoz – i mbushur me makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione ekzotike, i kanë sjellë Kristian Boçit gati 100 mijë ndjekës në Instagram.

Por përtej fasadës së një babai të përkushtuar dhe bashkëshorti të dashur, që Boçi shfaqte në rrjetet sociale, Prokuroria e Tiranës dyshon se fshihet një skemë e sofistikuar pastrimi parash me origjinë nga krimi i organizuar.

Sipas prokurorisë, kjo skemë komplekse, me vlerë rreth 50 milionë euro, e ndërtuar përmes huave dhe qarkullimit të parave cash, implikon shtatë persona të dyshuar dhe 14 kompani.

Përveç Boçit, skema kishte në qendër biznesmenin Elman Abule – i bërë i njohur për marrëdhënien e tij të ngushtë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe bashkëshorten e Abules, Mariza Nito.

Në tetor të vitit 2024, organi i akuzës kërkoi vendosjen e një sekuestroje preventive ndaj pasurive dhe aseteve të të dyshuarve, për të shmangur tjetërsimin e tyre, ndërkohë që po zhvilloheshin hetime.

Por, ndryshe nga shumë raste të tjera, një vendim i Gjykatës së Apelit, i marrë në shtator 2025 nga gjyqtari Altin Abdiu, e hodhi poshtë sekuestron preventive, duke e cilësuar kërkesën e prokurorisë të paplotë, joproporcionale dhe të pabazuar, për shkak të mungesës së një analize kontabël dhe provave për vepra penale të mëparshme – një konstatim i miratuar edhe nga prokurorja e Apelit, Arta Marku.

Burime pranë hetimit e cilësuan vendimmarrjen e gjykatës dhe qëndrimin e prokurorisë së Apelit si jo të zakonshme.

“Palët tashmë kanë bërë përpjekje për të tjetërsuar pronat”, tha një prokuror, i cili kërkoi të mbetej anonim, pasi çështja është ende në hetim.

Avokatët e Abules, Boçit dhe të tjerëve i kanë mohuar akuzat në gjykatë. Ata kanë këmbëngulur se pasuritë nuk kishin origjinë kriminale dhe se pretendimet e prokurorisë ishin të pabazuara, pa prova konkrete dhe shkakësore.

Mbrojtja këmbëngul se sekuestrimi ishte joproporcional dhe bazohej në pretendime të padokumentuara për një dënim të Abules në Belgjikë, si dhe në lidhje të ndërprera të biznesit me familjarë të Eldi Dizdarit – i dënuar në Itali dhe i njohur si pjesë e një organizate të trafikimit të narkotikëve nga Amerika Latine, të quajtur “Kompania Bello”.

Prokuroria e Tiranës i tha BIRN se çështja ndaj të akuzuarve vijonte të ishte në hetim, ndërsa prokurorja e Apelit, Arta Marku, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Lidhjet e Abules me ‘krimin’ dhe politikën

Prokuroria dyshon se skema nis me biznesmenin Elman Abule, i cili furnizon fillimisht me para cash dhe hua një zinxhir shoqërish tregtare që i kontrollon përmes kompanisë “Fidalba”, e cila shërben si kompani mëmë.

Këto shoqëri, të ngarkuara me kredi dhe detyrime financiare, ia qarkullojnë më pas fondet njëra-tjetrës, duke krijuar në dokumente një burim të ri financiar, i cili kthehet sërish te “Fidalba” në formën e huave.

Me paratë e marra hua nga shoqëritë bija, kompania mëmë blen apartamentet nga kompania ndërtuese Garden Building në rrugën e Kavajës në qershor 2023.

Gjashtë muaj më vonë, në nëntor 2023, “Fidalba” ia kalon të drejtat e kontratës bashkëshortes së Abules, Marisa Nito, e cila e finalizon blerjen përmes një kredie bankare.

Sipas prokurorisë, ky veprim mbyll në dukje qarkun e transaksioneve, por hetuesit theksojnë se, ndonëse Nito shfaqet si blerëse legjitime, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të saj, ashtu si edhe e kompanisë, buron nga Abule, në formë dhuratash dhe huash me burim të paqartë.

Frika e prokurorisë se pasuritë mund të firojnë nuk duket e pabazuar. Sipas akuzës, dosja nuk është thjesht një zinxhir transaksionesh, por një rrjet njerëzish me role të ndryshme dhe me lidhje komplekse me politikën, por edhe me personazhe të krimit të organizuar.

Skema që prokuroria thotë se përbën pastrim parash, përfshin kryesisht transaksione mes personave të përfshirë dhe kompanive të tyre. Transaksionet përshkruhen kryesisht si hua nga një kompani te tjetra, investime të ortakut dhe kredi të mëdha financiare, të garantuara me kolateral nga pasuritë e blera përmes huave.

Në një rast, një prej pronave është dhënë si kolateral katër herë për kredi të ndryshme.

Prokuroria ka veçuar, ndër të tjera, blerjen e disa pasurive të paluajtshme luksoze, përfshirë vila në ‘Green Coast’ apo vila në kompleksin “Mandarine Drive” në periferi të kryeqytetit, i ndërtuar nga Klajdi Merkaj, i hetuar nga ana e tij për lidhje me organizatën kriminale të vëllezërve Çopja.

Elman Abule dhe bashkëshortja e tij, Marisa Nito janë dy emra tashmë të njohur për drejtësinë. Abule, përveç këtij hetimi, akuzohet për pastrim parash edhe nga Prokuroria e Posaçme, në të njëjtën dosje me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Të paktën dy prej kompanive që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës përmenden nga SPAK si pagatore të mbi 30 milionë lekëve në dosjen Veliaj.

Përtej lidhjeve financiare, hetimi ka dokumentuar edhe një afërsi personale midis Abules dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, fakt të cilin vetë Abule e ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, duke konfirmuar udhëtime të përbashkëta në destinacione si Tokio dhe Kiev.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, 300 mijë euro të përdorura si kapital fillestar në një prej nismave të biznesit të Abules dhe Boçit vijnë nga Sajmir Dizdari, vëllai i Eldi Dizdarit. Ky i fundit është tërhequr më vonë nga kompania, duke iniciuar një sërë transaksionesh që prokuroria i dyshon si fiktive dhe me burime të pajustifikuara.

Personazhi tjetër me rol thelbësor në skemë është Kristian Boçi. Sipas Prokurorisë së Tiranës, ai është i përfshirë në veprimtari të paligjshme, pasi është arrestuar në vitin 2011 në Itali dhe njihet për lidhjet e tij edhe me shtetas të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve, si Eldi Dizdari.

Boçi bën një jetë prej influenceri në Instagram prej të paktën dhjetë vjetësh, ku ndan foto nga udhëtimet e tij dhe të bashkëshortes, nga Brazili në Tajlandë. Luksi, që zë pjesën më të madhe të përmbajtjes së postimeve, shoqërohet herë pas here me foto me fëmijë në nevojë, këshilla fetare dhe imazhe nga ndeshje boksi e boksierë që Boçi financon.

Njësoj si për Abulen, prokuroria vë në dukje se pasuritë e Boçit janë përfituar pas një morie transaksionesh dhe veprimesh, të cilat më pas mbulohen me kredi. Prokuroria thotë se Boçi dhe bashkëshortja e tij, pavarësisht se janë të përfshirë në një sërë biznesesh, nuk kanë burime të ligjshme për të ardhurat.

Vetë Boçi dhe bashkëshortja reklamojnë, përveç jetës luksoze, vetëm përfshirjen e tyre në biznesin e modës dhe veshjeve. Në një reagim në Instagram pas njoftimit të sekuestrimit preventiv në vitin 2024, Boçi i mohoi akuzat.

“Kurrë s’i kam hyrë në hak vendit tim: as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një lloj gjëje që cenon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe Ai thotë: respekto ligjin dhe ashtu të respektoj unë ty”, shkroi ai në një postim që u shpërnda gjerësisht në media.

Beteja për sekuestron preventive

Para se të rrëzohej nga Abdiu, sekuestroja që përfshinte 14 kompani dhe asetet e llogaritë personale të Abules, Nitos, çiftit Boçi dhe personave të tjerë të lidhur u miratua fillimisht nga Gjykata e Tiranës në verën e vitit 2024.

Prokuroria njoftoi atëherë sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 50 milionë euro, që përfshinin, përveç kapitalit të kompanive, 11 mijë metra katrorë ndërtime dhe toka, përfshirë rreth 2 mijë metra katrorë vila, apartamente dhe garazhe në Tiranë, si edhe vila në bregdet.

Megjithatë, një muaj më vonë, në korrik 2024, pas ankimit të personave të përfshirë, Gjykata e Apelit e prishi vendimin, duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë. Apeli, me dakordësinë edhe të prokurores së Apelit, Arta Marku, arsyetoi se Shkalla e Parë kishte dhënë një vendim të paplotë dhe të paarsyetuar.

Apeli ngriti si arsye për prishjen e vendimit faktin se, ndërsa sekuestrimi po bëhej bazuar në Kodin e Procedurës Penale për veprën penale të “pastrimit të parave”, gjykata i ishte referuar gabimisht ligjit antimafia në pjesën urdhëruese të vendimit. Gjykata po ashtu arsyetoi se në kërkesën e Prokurorisë mungonte një analizë financiare.

Vendimi i Apelit, i cili gjeti mangësi thelbësore në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e futi çështjen e sekuestrimit në një qerthull procedural. Të dyja palët, si prokuroria ashtu edhe personat dhe kompanitë e prekura, kërkuan qëndrim nga Gjykata e Lartë.

Kjo e fundit, siç referohet në vendimin e rigjykimit të marrë nga Shkalla e Parë në shtator 2025, e gjeti të drejtë qëndrimin e Apelit dhe rrëzoi kërkesat për rekurs, duke hapur rrugën që çështja të rigjykohej.

Ndryshe nga sa kishte vendosur më herët, gjatë rigjykimit Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe u ktheu pasuritë personave të përfshirë./BIRN


Send this to a friend