VOAL

VOAL

Kryemadhi zbulon skemën e vjedhjes, dhe pse Rama i paguan ende inceneratorët

February 4, 2022
blank

Komentet

blank

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Fuga letër Ramës: Mos e firmos atë paçavure burokratësh të etur për pushtet

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga, i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku i kërkon të mos e firmosë VKM-në e përgatitur nga Ministria e Arsimit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Në shtatë faqe letër, akademiku Fuga rendit arsyet se përse institutet e albanologjisë, bashkë me to edhe Akademia të mos kalojnë në varësi të Akademisë së Shkencave të drejtuar nga Skënder Gjinushi.

blank

Unë nuk e kam zakon të lutem. Por, nëse kjo do ta lehtësonte sadopak presionin mbi Ju nga ana e atij teksti projekt vkm-je, dhe lobive jashtë-shkencore që qëndrojnë pas tij, unë pa asnjë hezitim për herë të parë po Ju lutem: Mos e firmosni Ju lutem atë paçavure burokratësh të etur për pushtet! Dëgjoni Ju lutem zërin e intelektualëve pa etje pushtet që po thërrasin për ndihmë, mbështetje dhe trajtim të drejtë, mos ua vini veshin thirrjeve të atyre që duan pushtet me çdo kusht; lutem që nëse ne të gjallët nuk jemi aq të lartë sa të peshojmë mbi pendën Tuaj, dëgjoni të vdekurit ose të ardhshmit e pa-lindur akoma që po e ndjekin pendën Tuaj, Ju shohin dhe Ju flasin sot”, shkruan ndër të tjera Fuga.

LETRA E PLOTE

blank

Shekuj përpjekjesh për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar

blank

 

vështrojnë pendën Tuaj,

blank

 

zoti kryeministër!

blank

Dhjetë argumente kundër një projekt – vendimi që shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike

I nderuar zoti Kryeministër

Edi Rama,

Mes hezitimesh, vendosa t’Ju_ shkruaj lidhur me një tekst projekt-vkm që thuhet se në orët në vazhdim do ta vendosin mbi tavolinën Tuaj për t’u firmosur.

Bëhet fjalë për një tekst projekt-vendimi i Këshillit të Ministrave (vkm) që Ministria e Arsimit ka formuluar, me të cilin parashikohet të shkrihen institutet e albanologjisë, bashkë me ta edhe Akademia e Studimeve Albanologjike, duke i kthyer në njësi brenda strukturës së Akademisë së Shkencave.

Ky tekst vkm-je qarkullon tashmë prej disa ditësh në media, në rrjetet sociale, gojë më gojë dhe vesh më vesh mes intelektualësh, universitarësh, studiuesish apo dhe njerëzish që ndofta s’i lidh gjë me librat, në mbarë opinionin publik, duke shkaktuar boll shqetësim. Për të mos folur për pështjellimin në mendjet dhe zemrat e studiuesve të ASA -s.

Një zë i brendshëm insistonte që të mos e shprehja mendimin tim, sepse sido ai të jetë është bërë tashmë rutinë për mua që nuk dëgjohet. Në Akademinë e Shkencave vepron censura më e fortë dhe e plotë që mund të imagjinohet ndaj meje. Dikush më tha madje se në dëshiron që kjo vkm të hyjë në fuqi, atëherë shprehi publikisht kundërshtimet që ke për të.

E megjithatë,  unë po e bëj timen. Kam ende një fije shprese diku thellë në ndërgjegje, ndonëse tani çështja e kaluar në regjistrin politik ndruaj se është ngurtësuar mjaft në një sfidë mes kampesh politike ndërkohë që për ne studiuesit, universitarët, albanologët nuk pyet fort dikasteri se çfarë mendojmë. Duket sikur rëndësi ka se kush mban vulën e forcës të pushtetit dhe jo se kush ka dijenitë e fushës së shkencave për të cilat vendoset.

Pavarësisht të gjitha këtyre rrethanave kundërshtuese, jam i bindur se Ju do ta refuzoni atë tekst vkm dhe relacionin që e shoqëron, jo më ta firmosni! Atje, sipas asaj që intuita më thotë, duke mos pasur asnjë argument të vlefshëm, nuk do jetë forca që ta bindë vullnetin Tuaj për ta kaluar pendën Tuaj mbi të. Asnjë argument, fare! Është i gjithi i kopsitur keq, edhe në përmbajtje edhe në formë, nga nëpunës që qëndrojnë larg albanologjisë, për të mos thënë i ikin prej kohësh shkencës dhe dijes.

Unë vendosa t’i shkruaj këto radhë sepse në radhë të parë e kam për detyrë ta bëj si anëtar i ASH, përndryshe, po të heshtja,  nuk do të isha veçse një i padenjë, veçanërisht nëse rrezikun që ndjej për shkencat albanologjike nuk do ta ndaja me Ju.

Mbi dorën Tuaj që do të mbajë pendën firmosëse, e dini vetë njësoj si unë, vështrojnë shekuj përpjekjesh për ta zhvilluar kulturën tonë shqiptare, dhe po aq stërmundime shekullore për ta studiuar dhe ruajtur dhee edukuar e transmetuar brez pas brezi atë. Pesha e shekujve është shumë e rëndë që të lihet për t’u gjykuar nga një vkm që përmban disa rreshta të shkruar thatë, pa argumente, dhe për t’i vendosur pastaj ata si gurë të ftohtë, pa shpirt, mbi tavolinë si vendim për t’u firmosur nga kryeministri i Shqipërisë.

Ka disa akte që na ngarkojnë me përgjegjësi jo thjesht para të gjallëve të sotëm, sepse këta, sado me rëndësi, janë gjithsesi të përkohshëm, pas disa vitesh apo dekadash nuk do të jenë më mbi dhé; përgjegjësia dhe pesha që rëndojnë në këto raste sublime, vjen më tepër nga ata që nuk janë gjallë: Nga të vdekurit tanë të mëdhenj, dhe nga ata që ende nuk kanë lindur, por do të jenë, do të na shohin më pas pa na dhënë ndjesë në dekada e shekuj. Kjo peshë është, mendoj, ajo që do të rëndojë sigurisht mbi atë pendë që mbani në dorë. Sepse pavdekësia, që qenia njerëzore kërkon, sikurse një magjistare a lypëse e vjetër i tha një ditë, para dymijë ca qindra vjetësh, Sokratit,  nuk qëndron te të gjallët, por te të vdekurit. Tek ata që kanë qenë dhe te ata që do të vijnë. Përpara kësaj peshe gjithçka tjetër bëhet e vogël dhe pa rëndësi.

Jam shprehur kundër përthithjes nëpërmjet shkrirjes të Akademisë të Studimeve Albanologjike nga Akademia e Shkencave ku edhe unë me të tjerë jam pjesë. Pra nuk kam asnjë interes personal në këto që shkruaj. Por kur lexova projekt vkm dhe relacionin bashkëshoqërues të tij mbeta disa minuta pa fjalë dhe pa frymë nga cektësia e argumentit të përdorur si dhe nga lehtësia me të cilën guxojnë ta orientojnë ku duan vullnetin Tuaj.

Po filloj me argumentet e mia. Lutem kushtojini pak kohë nga dita juaj e ngarkuar e punës.

  1. Një nga argumentet që partizanët e kësaj përthithjeje të instituteve të albanologjisë brenda Akademisë të Shkencave është, sikurse e kanë shprehur në vazhdimësi prej dy a tre vjetësh, se dikur, në kohë të kaluar, sipas tyre, institutet e albanologjisë kanë qenë brenda sistemit të Akademisë së Shkencave. As më shumë dhe as më pak duan të thonë se vendi i natyrshëm i albanologjisë pra qenka në Akademinë e Shkencave. Kjo përqasje është një sakatim i plotë i historisë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë u krijua nga Enver Hoxha, me vendim të byrosë politike të Partisë të Punës të Shqipërisë, në vitin 1972. Kurse albanologjia ka qenë vite, dekada, përse të mos them disa shekuj përpara atij viti 1972. Kjo do të thotë se në shekuj albanologjia nuk ka ndonjë lidhje të domosdoshme me atë që quhet Akademi Shkencash; ka qenë përpara saj. As Marin Barleti, as Frano Bardhi, as Gjeçovi, as Ndre Mjeda, as Fishta, as Koliqi, nuk kanë qenë ndonjëherë anëtarë të Akademisë së Shkencave që partia krijoi me vendim të byrosë politike në vitin jo edhe aq shumë të largët 1972. Prandaj, kush jep si argument për këtë përthithje të albanologjisë nga Akademia e Shkencave, duke përsëritur pa turp ose nga padija se “kështu ka qenë tradita e suksesshme e së kaluarës, institutet e albanologjisë brenda Akademisë së Shkencave”, ai ose nuk e njeh historinë e shkencës në Shqipëri, ose nuk i tutet fare syri të fabrikojë mashtrime monstruoze.
  2. Për të përligjur këtë përdhosje të albanologjisë nuk tuten as të marrin nëpër gojë albanologët tanë të mëdhenj të këtyre pesëdhjetë a shtatëdhjetë vjetëve të fundit. Ua vjedhin punën dhe mundin e pastër dhe fisnik, dhe përsëri pa turp dhe pa zemër, ua integrojnë në Akademinë e Shkencave. Kanë nevojë për një përthithje që të ketë ndodhur në histori për të shpikur përthithjen që dëshirojnë. Nuk tuten fare të shtrembërojnë historinë krijuese të Cabejit, Kostallarit, Budës dhe të gjithë atij brezi hulumtuesish që la kockat në karriget e Bibliotekës Kombëtare, a të tjerëve në mos më martirë të albanologjisë, në qeli burgjesh. Në ato kohë, Akademia e Shkencave ishte po aq në burgje, sa në sallën e ndriçuar me drita të Akademisë. Dihet pra që Albanologjinë nuk e krijoi akademia e shkencave, por ishte Albanologjia që krijoi akademinë e shkencave. Këta korifej të studimit të shpirtit kolektiv shqiptar që përmenda dhe të tjerë po aq të nderuar sa ata, duke dhënë të gjithë kontributin e tyre në institute albanologjike që sot duan t’i shkrijnë, nuk punonin dhe krijonin aspak brenda asamblesë së Akademisë së Shkencave. Ata bënë të mundur që shumë kohë më vonë, rreth tridhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, të krijoheshin kushte që Shqipëria të thoshte se kam dijetarë në nivel akademikësh.
  3. Por le të vijmë më pas, pra sot. Historia e këtyre tri dekadave të fundit flet kundër përthithjes burokratike që dëshirojnë të realizojnë këto ditë. A kanë argumente për të votuar për këtë “përthithje”, për të heshtur ndaj saj, a për të “luajtur me dy porta”, ata akademikë që së paku prej 15 a më shumë vitesh kanë shkëlqyer në punën tyre, me veprat e tyre të mëdha a të vogla, duke pas qenë studiues brenda atyre instituteve të albanologjisë që duan t’i shkrijnë sot?  A mundet vallë të jenë bindës ata kur pranojnë, aq më keq, kërkojnë shkrirjen e institucioneve ku kanë shkrirë dijet dhe mundin e tyre, kanë shkrirë talentin e tyre drejtues, pa thënë ndonjëherë: “Shikoni, këtu nuk punohet!” Apo të thonë: “Albanologjia ose instituti që drejtoj, ka nevojë të drejtohet nga asambleja e Akademisë së Shkencave ku veç tyre ka!!! A mund të jetë i besueshëm në argumente dikush që kur del në pension, integrohet personalisht diku gjetkë, dhe dëshiron ta marrë pas vetes, me vete, institucionin që dikur ka drejtuar?

Këtu më lejoni shkarazi të shpreh edhe një habi të madhe. Ministrat në të gjithë botën, dhe në historinë e shtetit shqiptar, e kanë të natyrshme t’i mbajnë brenda sistemit që ata drejtojnë agjenci dhe institucione të ndryshme që në një farë mënyre i kanë pasur në varësi. Kurse ministrja e arsimit me anë të këtij projekt vkm-je kërkon t’i nxjerrë jashtë sistemit të saj institutet e albanologjisë!!! Kuptohet se në çfarë presioni duhet të ndodhet ajo për të ndërmarrë këtë veprim.

  1. Në relacionin bashkëshoqërues të projekt – vkm të përgatitur nga Ministria e Arsimit, sikurse Ju shkrova, krejt të varfër dhe mediokër, gjen çudira që nuk mundet veçse të shkaktojnë habi. Vetëm argumente nuk ka aty. Pohohet e zezë mbi të bardhë se përderisa tre projektet e mëdha të albanologjisë, pra rishkrimi i një historie, fjalori i enciklopedisë shqiptare, fjalori i gjuhës shqipe, administrohen si të tillë nga Akademia e Shkencave, atëherë edhe institutet e albanologjisë duhet të shkojnë atje ku janë vendosur këta projekte!!! Një arsyetim të tillë mund ta fabrikojnë vetëm nxitje jashtë shkencore, vetëm pasionet pa logjikë mund ta bëjnë mendjen e gjithkujt të devijojë në këtë mënyrë nga udha e të arsyeshmes. Si duhet? Të “shkojnë” projektet te institucionet që kanë kompetencën, energjinë dhe aftësitë shkencore për t’i trajtuar dhe kurorëzuar ata me sukses, apo të shkojnë institucionet atje ku janë projektet? Sigurisht që çdo njeri i arsyeshëm do të thoshte se është alternativa e parë dhe jo e dyta që ja vlen të ndiqet.

Ku ja vlen të realizohet fjalori, enciklopedia, historia? Në institutet dhe departamentet përkatëse, apo në një institucion që drejtohet nga një asamble, me anëtarë të nderuar ndofta, por ku shumica e tyre nuk ka lidhje shkencore me secilin nga projektet në fjalë, pra nuk ka lidhje me historinë, ose me gjuhësinë, ose me enciklopedinë. Madje po ndodh, zoti Kryeministër që projektin e madh të fjalorit të enciklopedisë ta drejtojnë edhe persona që nuk kanë kurrfarë kompetencash shkencore në konceptimin dhe realizimin e enciklopedive!!! Për më tepër, e gjitha kjo bëhet duke Ju përmendur Ju, duke abuzuar me emrin Tuaj, duke goditur me autoritetin Tuaj çdokënd që guxon të hapë dialog alternativ, apo më keq, të kritikojë mënyrën si po veprohet.

  • Unë e mirëkuptoj vendimin sipas të cilit Ju i besuat Akademisë së Shkencave kurorëzimin me sukses të tre projekteve të mëdha të përmendura më sipër. Por, në zbatimin e kësaj detyre, për të justifikuar këtë besim, Akademia e Shkencave, sikurse ja kërkon edhe ligji, duhej të ndërtonte partneritete institucionale dinamike me të gjitha institutet e albanologjisë dhe departamentet përkatëse, duke planizuar punën, përpunuar platforma teorike dhe metodologjike, etj. Gjithçka do të duhej të realizohej nëpërmjet një bashkëveprimi ndërinstitucional. Në vend të kësaj, shok pas shoku, mik pas miku, për të përballuar projektet e mëdha për të cilat flitet, janë afruar individë të ndryshëm, duke e parë angazhimin e tyre si një marrëdhënie krejtësisht individuale të tyre me Akademinë e Shkencave. Pa mohuar aspak meritat personale të ndokujt, kjo mënyrë pune mendoj se ka shkarë drejt një “marrëdhënie” mes të besuarish, ndonjëherë edhe midis miqsh, por në çdo rast është realizuar në një marrëdhënie të Akademisë së Shkencave me individë të veçantë.

Edhe Akademia e Studimeve Albanologjike nuk është treguar, sipas meje, proaktive, njësoj si kryesia e Akademisë së Shkencave, për të krijuar një bashkëveprim institucional në realizimin e tre projekteve të mëdha të albanologjisë. As Ministria e Arsimit nuk më duket se e ka vendosur aq ujin në zjarr për të qenë një faktor lehtësues në këtë bashkëveprim institucional të dështuar. i ka qëndruar larg realizimit të këtyre detyrave të rëndësishme. Dhe si përgjigje, ajo e gjen më të lehtë të bëjë më të gabuarën, sikurse dihet që ndodh, pra të sjellë mbi tavolinën tuaj një tekst vkm mediokër dhe të pa bazuar në asnjë argument shkencor.

  • Mbetet i dobët dhe pa fuqi edhe argumenti tjetër që Ministria e Arsimit ka hedhur në relacionin që shoqëron projekt vkm. Bëhet fjalë për atë argument që pretendon se nuk paska punë tjetër për institutet e albanologjisë sesa të merren me përpilimin e historisë të shqiptarëve, me fjalorin e gjuhës shqipe, si edhe me fjalorin e enciklopedinë shqiptare!!! Sigurisht që këta janë projekte të mëdha, të cilat duhen realizuar me sukses, por, jo si i kanë nisur. Është pezmatuese kur konstaton se çfarë koncepti kanë për kërkimin shkencor ai, ose ata, që kanë përdorur këtë lloj argumenti. Kërkimi shkencor në albanologji duhet patjetër të përballojë detyrat që vijnë nga realizimi i tre projekteve në fjalë, por kurrsesi nuk mund të përkufizohet me to, as të kufizohet me to. Tjetër janë kërkimet shkencorë në fushën e gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë, historisë, etnografisë, etj., dhe tjetër vendosja dhe botimi i këtyre rezultateve në formën e duhur në fjalorë ose botime të kësaj natyre. Nuk ka kërkues shkencor që të mos ta dijë këtë; atë e kanë harruar ata që kanë dekada që kanë braktisur fushën e dijes dhe të kërkimit shkencor. Nuk e dinë as burokratët që formulojnë dokumente pa ditur gjë nga fusha që ato dokumente duhet të rregullojnë administrativisht. Dalloj qysh tani dorën e lirë që do t’u lihet eprorëve të shkencës për t’u thënë dijetarëve dhe kërkuesve shkencore: “Pa i lini një çikë, ato kërkimet tuaja arkivore, pa i lini një çikë ato hartimet e monografive, ato ekspedita, etj! Merruni vetëm me shkrimin e zërave të projekteve në fjalë!” Ai, ajo, ata që kanë shkruar këtë argument harrojnë se një dijetar bëhet i aftë të përmbledhë në mënyrë sintetike rezultatet e punës së vet shkencore, vetëm pasi ka zhvilluar me vite dhe vazhdon t’i thellojë kërkimet e tij të thelluara, fondamentale, të gjithanshme, shumë më të gjëra se hartimi i zërave në fjalorë dhe enciklopedi. Kërkoni t’Ju informojnë, i nderuar zoti Kryeministër: Fjalori i ri po hartohet nëpërmjet materialeve burimore që sjellin ekspedita të reja studimore në terren, pra nga prurje të reja gjuhësore, të ardhura si rezultat i hulumtimeve të reja të leksikut të fjalëve, apo po “përtypen” ato të dhëna, pra përdoret ai fond leksikor, që përbën baza të dhënash tashmë të arkivuara?
  1. Përthithja brutale e instituteve të albanologjisë brenda strukturës të Akademisë së Shkencave, i nderuar zoti Kryeministër, do të krijojë një hierarki institucionale midis kërkuesit shkencor që bën punën, pra atij që e lëvron shkencën albanologjike, dhe të gjithë ngrehinës vertikale, një superstrukture që do të qëndrojë me hir a me pahir mbi të. Janë së paku shtatë “kate” që do të rëndojnë mbi kërkuesin shkencor dhe frytin e punës së tij të mundimshme: departamenti, këshilli shkencor i institutit përkatës, seksioni i Akademisë së Shkencave së bashku me komisionin përkatës, asambleja dhe mbi të gjithë, maja e piramidës, kryesia dhe kryetari i Akademisë së Shkencave. Sot, kur e gjithë bota e qytetëruar ka kaluar në një autonomi dhe liri kërkimi shkencor bazuar në uljen drastike të shkallës hierarkike midis kërkuesit shkencor që ndodhet përballë objektit të kërkimit shkencor dhe drejtimit institucional të agjencisë ku ai bën pjesë, ka individë në Shqipëri, të mësuar me një hierarki institucionale patologjike, që na detyrojnë ende, i detyrojnë albanologët edhe sot, Ju vendosin edhe Ju, përballë pranimit të një hierarkie në rritje, që abuzon me financat, shfryn furtuna autoritarizmi, nxit parazitizmin e një burokracie të shtuar në ekstrem, dhe mbi të gjitha pengon, ngadalëson, than dhe centralizon mendimin shkencor, duke tentuar unifikimin e tij burokratik.
  • Unë vendos përpara Jush, zoti Kryeministër, rrezikun eminent që ka të bëjë edhe me degradimin demografik të kërkuesve shkencorë në fushën e albanologjisë, dhe jo vetëm. Duke i vendosur institutet e albanologjisë, si të tillë, ose aq më keq, në formën rudimentare të njësive të studim-kërkimit (term pa asnjë kuptim në peizazhin evropian të kërkimit shkencor) nën tutelën e Akademisë së Shkencave, ne rrezikojmë që studiuesit e albanologjisë, me një moshë mesatare të admirueshme për kërkim shkencor në terren, t’i vendosim nën “hyqmin” e akademikëve që kanë një moshë mesatare mbi shtatëdhjetë vjeç e lart. Ne, besoj unë, jemi të një mendjeje që albanologjia e re shqiptare duhet të bazohet te një strukturë moshore të re, jo e vjetruar, që krahas sharmit të një mençurie të mbledhur në vite, vuan sigurisht edhe nga stereotipe, dogma të ngurtësuara, ideologjizime që brezat kanë pësuar gjatë historisë së pasur, por edhe të dhimbshme shqiptare. Në vend t’i çlirojmë studiuesit e rinj që ta mendojnë albanologjinë më freskët, me gjallëri dhe metoda të reja, ne po i fusim ata kështu nën “hyqmin” e drejtuesve të përjetshëm, që e kanë shkruar njëherë historinë, letërsinë, gjuhën, etnologjinë shqiptare, e kanë tentuar njëherë fatin e tyre, dhe tani me egoizëm, që nganjëherë na kap edhe ne studiuesve, duan ta rishkruajnë edhe njëherë nga e para po ata vetë atë që e kanë shkruar një herë. Imagjinoni çfarë “frenash” do të ketë nën rrotat e punës të kërkuesve të brezit të ri në këtë fushë!
  • Duke përthithur institutet e albanologjisë nga Akasemia e Shkencave, nuk shkatërrojmë vetëm këto struktura shkencore që kanë ekzistuar shumë përpara sesa ideja e një Akademia Shkencash, si ndihmëse e partisë, të lindte në mendjen e Enver Hoxhës. Në mënyrë sa dramatike, aq edhe komike, drejtuesit e Akademisë së Shkencave, po shkojnë drejt tharjes të vetë kësaj Akademie Shkencash. Kryesia e sotme e kësaj Akademie nuk ka pasur fatkeqësisht asnjë imagjinatë të shëndoshë për të vendosur në zbatim ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave. Vepron në kundërshtim me atë ligj, pra edhe kërkon me ngulm dhe shpejtësi ta ndryshojë atë, ta marrë nëpër këmbë. E shumta që bën deri sot kjo Akademi Shkencash, fatkeqësisht, gabimisht, janë veprimtari ndihmës shkencore që çdo institut shkencor i zakonshëm i ka në periferinë e vëmendjes për t’i kryer. Në konceptimet e sotme të Kryesisë të Akademisë së Shkencave, lind pyetja se çfarë do të bëjë kjo Akademi, mbi të gjitha asambleja e saj, kur institutet do të jenë brenda strukturës të atij institucioni? Nuk i mbetet sipas konceptit që zbatohet sot nga kryesia e saj asgjë për të bërë.
  1. Akademia e Shkencave nuk është kryesia e saj, por asambleja e saj. Ka kuptim ai institucion vetëm nëse kuptohet si forumi i akademikëve që vepron si një bashkësi e mençur. Por, sikurse shkruante njëqind vjet më parë mendimtari i shkencës, por edhe i psikologjisë së turmave, Gustav Le Bon, edhe një bashkësi akademikësh jashtë fushës së tyre të kompetencave shkencore, nuk është veçse një turmë, si çdo turmë që në rrugë e sheshe udhëhiqet nga interesa personale, nga dogma propagandistike, nga pasione të çastit të ushqyera me dëshirë për pushtet. Pse e them këtë? Supozojmë që ta zemë instituti që merret me studime në fushën e antropologjisë dhe etnologjisë futet në strukturat e akademisë. Sa antropologë dhe etnologë ka në asamble? Po themi dy ose tre. Të tjerët në këto fusha, jemi si “turmë” që nuk kupton thellësinë dhe risitë e shkencës përkatëse. Jemi ne, inxhinierë, matematikanë, fizikanë, kimistë, arkeologë, biologë, sizmologë, informaticienë, gjuhëtarë, filozofë,  , që kuptojmë nga fushat e përmendura po aq sa kupton çdo njeri me shkollë të lartë nga një fushë pasi ka lexuar diçka për të në Ëikipedia. Kështu pretendon asambleja e Akademisë së Shkencave t’i drejtojë institutet shkencore që dëshiron t’i përthithë? Ja arsyeja se përse një model si ky që propozohet në projekt vkm është e vështirë, pothuajse e pamundur, ta gjesh në vendet më të përparuara shkencore, në ShBA dhe në Evropën Perëndimore. Duke e nxjerrë jashtë loje asamblenë e Akademisë së Shkencave, kjo përthithje nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do t’i vendosë këto institute, si bërthama studim-kërkimi (???), nën pushtetin absolut të kryetarit të Akademisë së Shkencave. Sikurse po ndodh sot me njësitë e studim – kërkimit që janë ngritur si duplikate të zbehta, shumë të zbehta, të departamenteve dhe instituteve që ekzistojnë tashmë në vend.

Zoti kryeministër,

shekuj na shohin sot!

Ju shohin Ju me pendë në dorë.

Do t’i jepet derma albanologjisë, apo do të mbi jetojë ajo?

Unë nuk e kam zakon të lutem. Por, nëse kjo do ta lehtësonte sadopak presionin mbi Ju nga ana e atij teksti projekt vkm-je, dhe lobive jashtë-shkencore që qëndrojnë pas tij, unë pa asnjë hezitim për herë të parë po Ju lutem: Mos e firmosni Ju lutem atë paçavure burokratësh të etur për pushtet! Dëgjoni Ju lutem zërin e intelektualëve pa etje pushtet që po thërrasin për ndihmë, mbështetje dhe trajtim të drejtë, mos ua vini veshin thirrjeve të atyre që duan pushtet me çdo kusht; lutem që nëse ne të gjallët nuk jemi aq të lartë sa të peshojmë mbi pendën Tuaj, dëgjoni të vdekurit ose të ardhshmit e pa-lindur akoma që po e ndjekin pendën Tuaj, Ju shohin dhe Ju flasin sot!

Duke Ju falënderuar për mundësinë që më dhatë t’i lexoni argumentet e mia, unë Ju siguroj se informacionet që Ju vinë institucionalisht për çfarë kam shkruar më sipër janë të cunguara, janë të censuruara, pra nuk pasqyrojnë larminë e mendimeve të albanologëve dhe studiuesve të tjerë në universitete, nuk janë ato që me plotësinë e tyre do të kishin qenë të denja për të marrë mbi vete pendën e nënshkrimit të një Kryeministri shqiptar në dekadën e tretë të shekullit XXI!

Dëgjojini Ju lutem zërin e mençur të albanologëve shqiptarë! Ata nuk e flasin gjuhën e politikës, nuk kanë qëllime politike.

Unë, personalisht, qëndroj në dispozicion Tuaj për çdo nevojë që paraqitet për një raport të thelluar dhe mbështetur në fakte të detajuara!

Me respekt,

Artan Fuga

Profesor doktor në Universitetin e Tiranës

Anëtar i Akademisë së Shkencave

Doktor në filozofi në Universitetin e Tiranës

Doktor në shkencat e Komunikimit dhe Informimit në Universitetin Panthéon- Sorbonne, Paris II, Francë

Doktor i Habilituar për drejtim shkencor në Universitetin Paris X, Francë

Kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Francë

I dekoruar “Mjeshtër i Madh” në Shqipëri dhe me Palmën e Artë Akademike nga kryeministri, Francë.

Pedagog i asociuar në ITSMI, Francë

blank

Tom Doshi: Berisha nuk ishte në fletën e votimit. Spahisë nuk i lamë numërues

Tom Doshi ka pranuar mbrëmjen e sotme se Bardh Spahisë nuk i janë lënë as numëruesit, jo më komisonerët në qendrat e votimit në Shkodër.

Sipas Doshit, Lulzim Basha ka mbështetur kandidatin socialist dhe ka pasur qëllim që Sali Berisha të humbasë.

Duke folur për TCH, Tom Doshi është shprehur se, Sali Berisha nuk u lejua as të ishte në fletën e votimit.

‘Më vjen çudi që Berisha del sot dhe thotë që unë kam blerë vota. Berisha së pari, nuk ka parti. Sali Berisha nuk ka ekzistuar në fletën e votimit. Nuk ka pasur komisionerë, nuk ka pasur numërues.

Luli ka luftuar që Berisha të humbasë. Kemi rastin e Shkodrës, meqë Berishës i dhemb shumë Shkodra, e ka ruajtur si kala. Komisionerët e partisë së Lulzim Bashës i ka gjetur Partia Socialiste, se as komisioner nuk kishin. Ata kërkojnë përgjigjen brenda llojit, mos të vijnë ta kërkojnë te unë, as te PSD’, ka thënë Tom Doshi. syri.net

blank

Berisha: E drejtë e Kosovës të vendosë ligjin, autoritetet të bashkërendohen me SHBA dhe BE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas situatës së shkaktuar në veri të Kosovës. 

Berisha deklaron se Kosova është në të drejtën e saj të vendosë ligjin në të gjithë territorin e vendit, ndërsa bën thirrje që të shmanget rritja e tensioneve.

Lideri i opozitës thekson se autoritetet e Prishtinës duhet të ndërmarrin hapat e duhura për shtensionimin e situatës në bashkërendim me SHBA, BE dhe NATO-n.

Reagimi
Tensione të forta në Veri të Kosovës.
Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale. Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

blank

“Nuk erdhi as avokati, as paditësi- Gjykata e Posaçme pushon padinë e Bashës për shpifje ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme pushon padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe as avokatët e tij.

Basha kishte paditur Veliajn për “deklarata të rreme” që sipas ish-kreut të PD, kryebashkiaku i Tiranës ka bërë për pasurinë, shtëpinë dhe rezidencat.

blank

Eksperti i Përmbarimit Privat, Kodra: Shqipëria rrezikon të humbë në arbitrazh 740 milionë euro!

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privat, Besmir Kodra.

Kodra është shprehur se shteti shqiptar për shkak të shkeljeve që ka kryer me kompani të shumta në vend rrezikon që të paguajë gjoba që tejkalojnë shifrat e 740 milionë euro.

“Ajo që kam dëgjuar mediatikisht se nga vetë diskricioni që ka si proces Gjykata e Arbitrazhit nuk mund të nxjerrim publikisht as datën e seancave dhe as qëndrimin e palëve, edhe kur del vendimi palët detyrohen që mos ta bëjnë publik këtë pjesë. Kemi pasur rastin e kompanisë që ka bërë rrugën Tiranë-Elbasan që të gjitha këto kompani kanë pretendime 20-30 milionë që po t’i mbledhim të gjitha këto shkojnë deri në 740 milionë euro.

Rama ka dalë në muajin mars dhe ka ngritur pretendime, këtë pretendim nuk e ka ngritur për këtë vendim që po flasim në  kundërshtimin e veprimit përmbarimor në Belgjikë por e ka ngritur në bazë të vendimit penal që është marrë ndaj Bechetti ku ka kërkuar që të rihapë çështjen dhe është vendosur që kjo çështje të mos hapej. Nëse Rama ose parlamenti të vendosë që të dalë nga kjo konventë gjithçka mund të ndodhi pastaj, por ky veprim është shumë i rrëzikshëm për vendin dhe subjektet do të vlerësojnë situatën në Shqipëri dhe mund të largohen pasi nuk ka asnjë garanci”, tha ai.

blank

Lirohen ‘spiunët’ rusë të kapur në Gramsh

Janë lënë të lirë, dy rusët dhe ukrainasi, të arrestuar për spiunazh nga policia, në lidhje me disa pamje, foto e video të bëra në uzinën e Gramshit.

Lajmi është dhënë nga prokuroria.

Dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh vitin e kaluar.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi I afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk I ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022. syri.net

blank

Berisha: Votat që mori PD-ja e vulës janë të Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se votat që Partia Demokratike mori në 14 maj janë vota të vetë atij dhe jo të Bashës apo Alibeajt.

Berisha u shpreh se atij iu mor logoja në mënyrë të padrejtë, ndërsa theksoi se Basha nuk bëri fushatë më 14 maj.

Pyetje: Në zgjedhjet e 14 majit, Logoja e PD mori 103 mijë vota…?

Berisha: Ato janë vota të Sali Berishës sic e din ti. Është logoja që ju mor Berishës dhe janë vota të PD, ato nuk janë vota të…bëri ndonjë fushatë Basha. Kur e bëri fushatën?! Nuk bëri fushatë, ato i mori…ajo është historia e kalit të Timurit.gsh

blank

Hapen kutitë e këshillit bashkiak në Pukë, PSD dhe PDIU i kanë marrë dhjetra vota fiktivisht partive të tjera. PR më e “masakruara”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rinumërimit të  fletët e votimit në 5 kuti për këshillin e bashkisë Pukë, ku u gjetën vota fiktive për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit  0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

Ndërkohë në Qendrën e Votimit 0415/01 PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt.

KAS mori vendim për të rihapur këto kuti pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK.

Të dy partitë kundërshtonin vendimin e KZAZ  07 në Bashkinë Pukë, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese, ku u shfaqen pamjet filmike të numërimit të votave, që tregonin në disa raste votat për Partinë Republikane edhe pse në tabelën përfundimtare ky subjekt figuronte me zero vota.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit  për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit.

Pavarësisht korigjimit PSD e Doshit, vijon të jetë parti e parë në Pukë sa i takon Këshillit Bashkiak. Ajo ka tani 1025 vota dhe 4 këshilltarë, kundrejt 3 këshilltarëve që kanë sëbashku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Socialiste. Rezultati surprizë, siç del në këtë rast, duket se është ndikuar edhe nga numërimi i pasaktë apo pasqyrimi i votave fiktive në procesverbale.

Partia e Doshit, i sanksionuar nga SHBA për ‘përfshirje në korrupsion madhor’, u rendit e katërta për numrin e votave në këshilla në shkallë vendi, duke e bërë atë me shumë gjasa një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.

Gjithshtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë  që kundërshtonte tabelën përmblëdhese të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit të Bashkisë Përmet, por vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së. BIRN

blank

Lefter Maliqi: KAS pranoi ankimin, shumë shpejt në Kuçovë do të hapen kutitë!

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmë shtabin e tij elektoral.

Pasi i ka falenderuar për punën e mirë të gjithsecilit në zgjedhjet e 14 Majit, ai u ka komunikuar edhe vendimarrjen e KAS pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave.

Lefter Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

“Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do t’i kthehet fituesit të vërtetë, që është populli i Kuçovës. Sado pak drejtësi të ketë, unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do t’i kthehet qytetarëve.

Shumë shpejt do të hapen kutitë, pavlefshmëria do të zbulohet, faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ”, ka thënë Maliqi.

blank

Zgjedhjet e 14 majit- “Bashkë Fitojmë” ankimim në KQZ, ja bashkitë që opozita kërkon rinumërim të votave

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një sërë kërkesash ankimore sa i përket procesit zgjedhor të 14 majit.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” se një numër të lartë kërkesash janë bërë nga opozita.

“BF” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon për manipulim të votave.

“BF” ka bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Ndër të tjera koalicioni Bashkë Fitojmë është këqyrja e kamerave të qendrave të votimit.

Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkua pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, për Bashkinë Belsh është kërkuar rinumërimi i kutive të votimit.

Sakaq pritet të shihet se kush të jetë vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

blank

Berisha: Nuk e pranojmë rezultatin! Analiza e zgjedhjeve do bëhet me dy faza, statuti do zbatohet pikë për pikë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar të PD, se nuk do njohin këtë rezultat zgjedhor.

“Ne po ndjekim dhe do ndjekim gjer në fund, për të vërtetuar çdo shkelje ligji, dhunim vote në këtë proces zgjedhor.

Nuk mund të njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Aty ky Edi Rama ka vendosur komisionerë në kundërshtim me ligjin, që të gjitha, sado të jenë ato, 1000 apo 2000, do kundërshtohen dhe nuk do njihet rezultati i tyre.

Kjo përbën shkeljen më masive, më flagrante të rezultatit. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat nën terror.

Nuk do mund të pranojmë një proces në të cilin 870 mijë votues morën direkt apo në potencial, bonus me para. Që këtu kjo është një piramidë mashtrimi, një piramidë blerje vote.

Degët, kandidatët dhe kryetarët kanë dorëzuar këto ditë me qindra e qindra dokumente, filmime, deklarata, fotografi dhe të tjera. Një raport serioz do hartohet pas analizës teknike të gjithanshme të procesit zgjedhor. 

Me përfundimin e kësaj faze, do nisë faza e dytë, mendoj unë. Faza e dytë do jetë analiza e të gjithë veprimtarisë sonë. Një analizë me përgjegjësinë më të madhe, transparencën më të madhe.

Një analizë siç u takon ta bëjnë atyre që janë në një mision shumë të vështirë, por pa këtë analizë ata hapa të sigurt në misionin e tyre nuk bëjnë dot.

Kjo analizë do përfshijë PD-në në të gjitha nivelet dhe do zbatohet në statutin e partisë që do zbatohet pikë për pikë, siç e keni votuar.

Këtu nuk mund të kemi ekuivoke. Por është e domosdoshme që të bëjmë gjithçka për të dokumentuar çdo faktor, çdo ndërhyrje, çdo ngjarje që ka ndikuar në këtë proces, në këtë megafarsë, të cilën Edi Rama pasi e kreu krimin, shpërndau miliona euro për propagandën për të shpifur në historinë e këtij vendi.

Po cila ishte pjesëmarrja, më thoni ju? Nëse 1.3 milion qytetarëve iu ndërrua qendra e votimit dhe votuesve socialistë iu dha patronazhistit dhe aktivistit se ku është qendra, këtu u godit elektorati ynë.

Keni parë të flitet për Doshin në studiot televizive këto ditë? Asnjëherë se ua ka blerë gjuhën siç ka blerë votat. Se nuk është Doshi, është Rama. Është një rreth vicioz. Nuk flet kush as për këtë, as për 1.3 milionë zgjedhës që ua ndryshuan qendrat me skemën e vitit 2001. Skemë e mirënjohur për të përjashtuar politikisht zgjedhësit nga zgjedhjet,” tha Berisha. syri.net

blank

Rezultati i zgjedhjeve lokale, Berisha mbledh sot Kryesinë dhe grupin parlamentar, ja çfarë pritet

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë sot Kryesinë dhe grupin parlamentar. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb “nga gazetari Osman Stafa.

Mbledhja do të nisë në orën 12:00. Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Si rend dite është njoftuar “Maskarada zgjedhore e 14 Majit, problematikat e hasura para, gjatë dhe pas procesit”.

Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi vetëm 6 bashki në zgjedhjet lokale.bw


Send this to a friend