Në qoftë se infrastruktura digjitale në Shqipëri mbështetet në përqendrimin e shërbimeve publike në një platformë të vetme qeveritare si e-Albania thelbi i saj kupton sisteme dhe data-baza të ndryshme shtetërore të komunikojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna në kohë reale.
Të dhënat në kohë reale janë suksesi i komunikimit, por për qeverinë shqiptare kohë reale janë influenca e mesazhit propagandistik i cili përpunohet nga qeverisja qendrore dhe lokale dhe shpërndahet copy paste nga mediat pranë qeverisë dhe trafikut në rrjetet sociale prej patronazhimit të shtetit me idenë e zgjidhjes së punëve për qytetarët.
Me këtë sy publiku mund ta ndjekë takimin e kryeministrit Rama për “shoqëria gigabit” ose “Infrastruktura Digjitale- Zhvillimi i Rrjeteve të Komunikimit me Standarde të Larta” i përqendruar tek rezultati që do të sjellë teknologjia 5G tek përdoruesi fundor.
Një marramendje e shpejtësisë në komunikim me shumë përfitime.
Një standard i lartë, por edhe një investim shumë i shtrenjtë pasi nënkupton shtimin e kabllove optikë nëntokësorë, që njihet edhe si autostrada optike.
Disa pika kryesore si kostoja e projektit, afati, çështjet e pronësisë në territoret ku autostrada-optike do të shtrihet, mirëmbajtja e rrjetit, siguria e shumë anë të tjera deri tek çmimi që do të paguaj abonenti shtetëror dhe privat janë çështje të rëndësishme mes asaj që qeveria/shteti kërkon dhe taksapaguesit që bën shlyerjen e vlerës së projektit.
Një fjalë për bashkuese mes tyre është transparenca.
Si do të jetë e besueshme kjo qeveri, kur i ka vënë syrin marrjes së 61 Bashkive nën logon e socialistëve?
Përgjigja është parti-shteti dhe kontrolli absolut.
Sa do të realizohet shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, në një kohë kur data-baza ka kontrolluar dhe ka bërë presion mbi çdo votues në Shqipëri dhe Diasporë përmes e-Albania?
Përgjigjja dhe rezultati po ashtu dihet. Janë rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023 dhe zgjedhjeve të përgjithshme 2025. “Fitore” me shumicë e parti-shtetit socialist.
Përsëri pyetja se si dhe kujt i shërben shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, kur përditësimi i të dhënave në qeverisjen qendrore dhe vendore është i mangët?
Përgjigjen e gjeni me një ‘click’.
Klikoni çdo institucion .gov.al dhe do të gjeni njoftime dhe lajme të prapambetur me përjashtim të mediave zyrtare dhe ato pranë qeverisë që janë të parat që i përcjellin për të ushqyer propagandën ditore të partisë shtet dhe të kryeministrit mbi partinë-shtet.
Provuam, për Shkodrën, Kukësin, Durrësin, Vlorën, përditësimet e njoftimeve janë me ditë pas.
Gjëra që kanë ndodhur.
Provuam Librazhdin, përditësimet janë të ngrira ose mund të shihen në disa vendime që prej Tetorit të 2025-ës. Librazhdi është pjesë e Qarkut Elbasan, i cili përditësimin e ka të freskët të një dite më parë 23 Qershorin ku njoftohet një fitues me 76.,6 pikë Z. Aranit Çela për pozicionin Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.
Pas këtij shembulli mund të ndiqni Kryeqytetin, përditësimi në Faqen e Bashkisë Tiranë ka ngecur në 16 Maj, 2026 pa anash kaluar se faqja e bashkisë mban ende një veprimtari të Erion Velisë me “Botërorin e Mundjes” që prej Tetorit 2024, apo me të tjera si “Bukë e Kripë e Zemër” dhe “Giro d’Italia” të 2025-ës.
Ju dhamë disa shembuj që të shihni të rejat digjitale, por “nuk guxojmë” t’ju rekomandojmë që të klikoni për t’u përditësuar me faqen online të kryeministrit. Duke e prishur surprizën po tregojmë paraprakisht se qeveria ka përditësuar vetëm fotot dhe CV e kabinetit të Rama IV.
Ndërsa në thelb dhe si vazhdimësi një datë që duhej t’i mbetej historisë me kabinetin e 19 Shtatorit, 2025, nuk përmban kabinetin e tanishëm. Në https://www.kryeministria.al/historia/ gjen ende në formacioni Znj. Belinda Balluku – Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Eja e shpjegoje edhe këtë detaj?!
Edhe sot në Ditën e 25 të protestës, ku kërkohet Dorëheqje për mungesë të transparencës, kryeministri vijon e flet për investime strategjike dhe standarde të larta.
24 Qershor, 2026























ju uroj pun te mbar Kroatve se jan nishtet demokratik julumt Krotve jeni mate miret