VOAL

VOAL

KRIMET E KOMUNIZMIT FILLUAN QË GJATË LUFTËS DHE U LIGJËRUAN ME GJYQIN SPECIAL 1945 – Nga Thanas L. Gjika

June 6, 2020
blank
1 Comments
  • author avatar
    Eugjen Merlika 3 years ago Reply

    Pergezime autorit per kete shkrim objektiv e te argumentuar, i cili me duket nje nga me te arriret ne gjinine e tij.

Komentet

blank

Z.Escobar, një Ballkani me paqe afatgjatë & aleat i Perëndimit, i duhen liderë me integritet si Vjosa Osmani dhe Albin Kurti Nga Elida Buçpapaj

Z. Escobar,

lexova intervistën tuaj tek BBC ku apostrofoni kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, çka, për banalitet, tek opozita në Kosovë, për interesa politike, përkthehet sikur SHBA është antiKurti ose sikur Kurti është antiAmerikan!

Nuk ka si të jetë Albin Kurti antiAmerikan! Liderët e rinj të Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë proAmerikanë, proNATO dhe proBE dhe, si të tillë, ata kërkojnë vetëm zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë së shtetit demokratik të Kosovës.

Më 18 maj, bashkë me z.Chollet, ju patët një seancë dëgjimore të thirrur nga Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Senatori Bob Menendez, i cili bashkë me lobistët më të mirënjohur Amerikanë, ish kongresmeni Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley DioGuardi, ekspertë të Ballkanit kanë shprehur në mënyrë eksplicite dyshim të thellë ndaj Asosacionit. Gjithashtu Senatori Menendez, po citoj VOA, “shprehu kritika ndaj zyrtarëve amerikanë, duke thënë se i është krijuar përshtypja se Kosovës po i bëhet presion për të krijuar Asociacionin, ndërsa pak presion po i bëhet Beogradit, pak presion po i bëhet një udhëheqësi, që, siç u shpreh Senatori, gazeta Nju Jork Times, e karakterizoi si një politikan me lidhje të thella me botën e krimit të organizuar.” Dhe më tutje Senatori Menendez shprehu shqetësimin se si mund të ketë marrëdhënie të normalizuara midis dy vendeve kur Aleksandër Vuçiç nuk e nënshkruan marrëveshjen, kur Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës apo inkurajon serbët të bojkotojnë zgjedhjet në veri të Kosovës.”.

Qendrime kritike ndaj Serbisë si aleat i Moskës mbajnë edhe ekspertë dhe think-tank Amerikanë. Po përmend këtu Janusz Bugajski, Daniel Serwer, Ivana Stradner etj. të cilët shohin si shkaktar të destabilizimit të rajonit njeriun me emrin Aleksandër Vuçiç dhe, pothuaj, ndajnë të njëjtën shqetësim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Por të kthehem tek intervista juaj tek BBC, ku thoni se Albini ka “provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale.”

Ju jeni një diplomat karriere i sukseshëm, me eksperiencë të gjatë në rajon. Më lejoni t’ju pyes.

Pse ky qenka dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ish viktimës me ish agresorin, që bashkë me BE keni mbi 10 vite që e nxisni?!

A nuk i ngjan një mullari me kashtë që mjafton një bisht cigareje e Aleksandër Vuçiçit për ta bërë shkrumb!

Po si është e mundur që, midis vendeve fqinjë, të vijë e të diktojë fqinji tek i zoti i shtëpisë! Dhe jo një fqinj i zakonshëm, por një vend agresor që më 1999 detyroi NATO-n të ndërhynte për të ndaluar genocidin dhe spastrimin etnik të një milion shqiptarëve të Kosovës, që braktisën me dhunë vatrat e tyre dhe gjetën strehë si refugjatë në Shqipëri, Maqedoni, Europë, SHBA e botë.

“Albini ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale.”

Unë mendoj se tensionet i kishte provokuar dhe i mban të ndezura Aleksandër Vuçiç  pa e prishur terezinë fare as për Brukselin dhe as për Ohrin, as për z.Lajçak dhe as për z.Borell, dy zyrtarë që vinë nga dy shtete të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

Mendoni sikur Albin Kurti gjatë dialogut të kërkojë ato të drejta që i gëzon pakica serbe në Kosovë, për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, për barazi dhe reciprocitet! Kështu ndërtohet themeli i një dialogu demokratik midis dy vendeve fqinje.

A mund të thuhet rishtas se Albin Kurti është provokator sepse po kërkon të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi!

A nuk duket ad absurdum që meqë Vuçiçi, Dodiku e Vulin janë miqtë dhe aleatët e Putinit, Albini i meriton shkopinjtë ndërsa Vuçiç & Co karrotat!

***

Në fakt, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi më 29 maj 2023. Zyrtarët komunalë të zgjedhur të katër komunave serbe shkuan në objektet komunale. Por kaq mjaftoi që Vuçiçi të urdhëronte bandat të rinisnin dhunën, duke mos kursyer as 25 ushtarë të KFOR-it e duke dislokuar ushtrinë me armë të blera në Rusi e Kinë në kufi!

Dhe fajin e paska Albini e  jo Vuçiçi, i cili, nga Beogradi,  i dikton pakicës serbe të Kosovës, një shtet i pavarur dhe sovran, me legjitimitet të sanksionuar në qershorin e 1999 dhe në 22 korrikun e 2010 me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që deklaroi se ” Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.”

***
Me një grup gazetarësh në prag të festimit të 15 vjetorit të Pavarësisë vizituam Kosovën. Shkuam edhe në Mitrovicë. Qe muaji shkurt, as tre muaj pas barrikadave të nëntorit të organizuara nga dora vetë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Me preteksin e “targave”. Imagjinoni: Vuçiçi iu dikton kosovarëve serbë të mos përdorin targat e shtetit të tyre! “Reciprociteti i targave” është një nga pikat e marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë të firmosura në Bruksel që pala e Beogradit nuk i përmbush.

Në vend që SHBA dhe përfaqësuesit e BE-së të detyrojnë Serbinë të përmbushë obligimet, i është kërkuar Albin Kurtit t’i shtyjë e t’i shtyjë funksionimin e targave me muaj e muaj!!!

Kur e vizituam shkurtin që shkoi, Mitrovica dukej një qytet si gjithë të tjerët, përveç blloqeve të betonit mbi urë që nuk lejonin kalimin e automjeteve dhe karabinierët italianë me xhipa në gatishmëri. Kolegët tanë joshqiptarë kaluan urën dhe pinë kafe në anën nga varen flamujt serbë, dmth në veriun e Mitrovicës ku, bashkë me komunitetin serb, jeton edhe nje komunitet shqiptarësh prej rreth 8 mije nga 25 mije sa ka qenë para luftës.

Mbi urën mbi Lumin Ibër imagjinova të ardhmen e afërt, me jetë të normalizuar të qytetarëve, me Urën pa blloqe, të gjallëruar nga lëvizjet e banorëve të qytetit pa ndarje e ndasi. KFOR-i dhe EULEX-i duhet të mbeten aty deri sa Kosova të anëtarësohet në NATO. Baza Amerikane në Bonstill duhet të jetë gjithmonë si faktor paqeje dhe stabiliteti. I vetmi shtet në Ballkan që e ka hedhur poshtë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO është Serbia, shkaktarja e aq konflikteve në ish-Jugosllavi, që, sikur të mos kenë mjaftuar ato tragjedi, fut hundët për të destabilizuar Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Në Mitrovicë na thanë se qetësia në pjesën veriore mund të prishet menjëherë mjafton një shkelje syri e Aleksandër Vuçiçit. Në Prishtinë u takuam edhe me ministrin serb të pakicave Nenad Rashiq që vuri në dukje se Lista Serbe është mekanizëm i Vuçiçit, i cili e quan Nenad Rashiqin “llum”, vetëm sepse ai nuk i është bindur despotit për ta refuzuar postin ministror në qeverinë Kurti. Nenad Rashiq e ka mbajtur këtë post edhe prej 2007 deri më 2014.

Në kontaktin që patëm si grup gazetarësh me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se në pjesën veriore të Mitrovicës ka persona të sanksionuar nga SHBA që nuk ua prish terezinë askush, pa marrë para sysh praninë e EULEX-it apo KFOR-it. Edhe tek EULEX-i nuk e kundërshtuan këtë fakt.

Edhe trupat serbe të Policisë së Kosovës u dorëhoqën me urdhër të Aleksandër Vuçiçit. Ata i zhveshën uniformat në mënyrë demostrative përpara kamerave të televizioneve, të cilët pastaj presidenti i Serbisë i dekoroi po në mënyrë demonstrative po përpara kamerave të televizioneve në Beograd.

A nuk ishte ky një provokim i pacipë i Presidentit të Serbisë ndaj shtetit sovran të Kosovës!

Po me diktatin e Vuçiçit, nga frika, pakica serbe bojkotoi zgjedhjet vendore!

Pakica serbe në Kosovë nuk ka frikë nga Albin Kurti, as nga Vjosa Osmani, as nga populli i Kosovës, por nga Aleksandër Vuçiçi!

Pra, nga Beogradi Vuçiç bën gjithçka për të shkatërruar jetën e komunitetit serb në Kosovë, duke e mbajtur gjithmonë alarmin në portokalli! Ndërsa gatishmëra e ndërkombëtarëve fokusohet tek Albin Kurti se mos po provokon Vuçiçin!

Populli i Kosovës, më proAmerikani në botë, ai që ka përjetuar krimet e Milosheviçit mbi shpinë dhe e njeh shumë mirë zëdhënësin e tij, sheh, dëgjon dhe voton!

Shumë agresiv kundër Albin Kurtit është edhe Richard Grenell, që lobon për interesat e Beogradit, prandaj Presidenti  Aleksandër Vuçiç e dekoroi me Urdhërin e Parë të Flamurit Kombëtar si avokat i Serbisë me të njëjtën dekoratë si Vitaly Churchin dhe Sergei Lavrov.

Richard Grenell kërkon arbitrarisht rrëzimin e Albin Kurtit dhe po bën gjithçka të nxjerrë nga Haga Hashim Thaçin!

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e vizitoi në mënyrë provokative Hashim Thaçin në Hagë, ndërsa, pak kohë më parë, priti Richard Grenellin, tashmë një qytetar privat, i cili si lobbyst i Serbisë u prit edhe nga Beogradi zyrtar!

Këtej duan të nxjerrin nga Haga Hashim Thaçin, andej duan të rrëzojnë Albin Kurtin! Nga burgu i Shqipërisë pa mbaruar dënimin nxjerrin edhe ish Ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, Sajmir Tahirin, i lidhur me mafien, ndërsa sapo u prangos një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, burgosja e të cilit ishte lajmëruar pesë ditë përpara arrestimit!!!! Ambasadorja Amerikane në largim Yuri Kim u alarmua e zhgënjyer në Twitter duke parë mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit e duke nënvizuar se “SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.”

Edhe lidërshipi i vjetër në Kosovë është akuzuar për korrupsion, prandaj populli i Kosovës e pa si rrezik për sigurinë kombëtare dhe e nxori në opozitë duke votuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, të cilët respektojnë ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës!

Qeveria e parë e Albin Kurtit është rrëzuar me urdhër dhe rishtas po shihet si “problemi”, çka e egzalton Beogradin dhe opozitën në Kosovë, që i sheh Albinin dhe Vjosën si pengesa të pakapërcyeshme për t’u kthyer në pushtet.

 

***

Ballkani qeveriset nga elita të korruptuara. Këto elita, shterrshëm të komprometuara, komprometojnë zyrtarë të lartë si për shembull ish shefin e kundërzbulimit të FBI- së së New Yorkut Charles McGonigal. Elitat e korruptuara janë të gatshme për çdo lloj koncesioni, si shkëmbim për të qendruar në pushtet e për t’i shpëtuar drejtësisë. Ata janë të gatshëm të bëjnë lëshime me kosto për të gjithë stabilitetin, paqen dhe sigurinë e Ballkanit dhe Europës, mjafton që t’i nxjerrin të larë nga Haga apo që Perëndimi  të mbylli sytë përpara korrupsionit  galopant në Shqipëri dhe varrosjes aty të sistemit demokratik përmes manipulimit total të zgjedhjeve dhe uzurpimit despotiko-sovjetik të të gjitha shtyllave të shtetit nga një një njeri i vetëm me një maxhorancë fiktive që ka eleminuar pluralizmin dhe opozitën.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbajnë të njëjtin qendrim me Presidentin George H.W. Bush, i cili i vuri Milosheviçit vijën e kuqe, përmes Paralajmërimit të Krishtlindjeve në 25 dhjetorin e vitit 1992. Kjo është Amerika.

Presidenti Bush Senior i shkroi troç Milosheviçit se, po ta shkelte Paralajmërimin e Krishtlindjeve, do të kishte pasoja. Milosheviçi nuk ia vuri veshin dhe, gjashtë vite më vonë ndërmori genocidin e spastrimin etnik kundër shqiptarëve civilë të Kosovës. Do të ishte Presidenti Bill Clinton, Demokrat, që do t’ia vërtetonte kasapit të Ballkanit paralajmërimin e Bushit, Republikan. No matter Republican or Democrat. Kjo është Amerika. Kjo do të jetë! S’ka alternativë tjetër. Prandaj shqiptarët janë populli më proAmerikan në botë.

“America is great because America is good. If America ever stops being good, it will stop being great.” “Amerika është e madhe sepse është e mirë. Nëse pushon së qëni e mirë, pushon së qëni e madhe”. “E mirë” është në kuptimin “e drejtë”. Kjo është thënia lapidare e një njeriu të dashuruar me Amerikën si francezi Alexis de Tocqueville! Prandaj janë të dashuruar shqiptarët me Amerikën. Me Woodrow Wilson, Ronald Reagan, George H.W Bush, Bill Clinton, Madeleine Albright, John Mc Cain, Bob Dole, Tom Lantos, Ben Gillman, Bob Mendendez, Joe DioGuardi etj.etj.etj. Kjo është Amerika.

Vijën e kuqe Serbisë ia ka vendosur Presidenti George H.W.Bush dhe nuk mund t’ia vendosi sot Kosovës ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviq. Sepse Kosova nuk është vend agresor, nuk e shkel Kosova territorin e Serbisë, nuk e vret Kosova Zoran Xhinxhiçin, Oliver Ivanoviçin. Përkundrazi, sovraniteti i Kosovës cënohet nga bandat që i sjell Serbia, që sulmojnë trupat e KFOR-it dhe që kërcënon me ushtrinë serbe të dislokuar në kufi me armatime të blera nga Rusia, Kina.

Si mendoni ju, z.Escobar, se, meqë po luftohet në Ukrainë, t’i bëhen lëshime Aleksandër Vuçiçit ndaj pretendimeve të tij territoriale për ta kthyer Kosovën një Republika Sërbska të dytë!

Presidenti Clinton kërkoi ndjesë pse, në vitin 1994, e bindi Ukrainën të çarmatosej si fuqi bërthamore, sepse nuk e kishte imagjinuar ardhjen imperializmit rus me në krye e Putinin.

Si mendoni ju, z.Escobar, se Amerika mund ta ndryshojë strategjinë ndaj Kosovës sa herë të ndryshohen Presidentët e SHBA, Sekretarët dhe nënsekretarët e shtetit?

SHBA mund ta afrojë Serbinë, por ky afrim nuk mund të bëhet duke ia plotësuar orekset mitomane ndaj Kosovës, as kur Serbia vazhdon të jetë shtet aleat me Putinin, as duke kërkuar ndjesë si Ambasadori Chris Hill për bombardimet e NATO-s, se NATO nuk bombardoi popullin serb, por makinerinë ushtarake të një krimineli që vrau popullsi civile e fëmijë e që e kalli në luftë, flakë e zjarr gjithë Jugosllavinë dhe, prej 1989 e deri sot, Ballkani mbetet “fuçi baruti” jo për fajin e Albin Kurtit apo Vjosa Osmanit, por sepse Serbia udhëhiqet nga trashëgimtarë të Milosheviçit, ndërsa SHBA dhe Perëndimi në vend se të synojnë demokratizimin e Serbisë, drejtojnë gishtin në objektivin e gabuar tek dy liderë të rinj pa skeletë në sirtarë që duan një Kosovë të lirë dhe demokratike për çdo kosovar, qoftë serb a shqiptar.

***

Jam shqiptare e natyralizuar në Zvicër. Zvicra është Atdheu im i ri. Si SHBA për komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Në pasaportën time zvicerane nuk ka asnjë shenjë dalluese nga zviceranët autoktonë me qindra e qindra vjet banorë të Konfederatës Helvetike. Kjo është barazia më e madhe. Në asnjë vend të BE, as në Zvicër, pakicat nuk kanë statuse politike të veçanta, ndërsa gëzojnë liri të plotë të organizohen si komunitete  në mbrojtje të identitetit të tyre kulturor, gjuhës e traditave. Djemtë e mi kanë shokë serbë. Nuk ka logjikë dhe është dështimi i plotë i diplomacisë Perëndimore, nëse rinia shqiptare dhe serbe do të vazhdojë të vuajë nga idetë e çmendura të Milosheviçit, që jetojnë në kokat e nxehta të zëdhënësve të tij në Beograd.

E rëndësishme është që, midis shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës serbe, nuk ka konflikte me bazë etnike. Kanë bashkëjetuar gjithmonë. Pra, pakica serbe në Kosovë do të jetojë normalisht nëse SHBA dhe BE, EULEX dhe KFOR-i nuk do ta lejojnë Aleksandër Vuçiçin të cënojë sovranitetin territorial e të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Populli i Kosovës ka zgjedhur me votë legjitime përfaqësuesit e saj.

Prej qershorit 1989, kur Milosheviçi shpalli politikën flakvënëse, Ballkani nuk po qetësohet, sepse Aleksandër Vuçiçi po e vazhdon të njëjtën strategji si ideologu dhe mentori i tij.

Edhe unë do ta kritikoja për një gjë Albin Kurtin, që për çdo veprim legjitim, duhet të konkordojë me Quintin, trupat e KFOR-it dhe EULEX-it, por SHBA, BE duhet të jenë energjikë për të mbrojtur, mbështetur dhe legjitimuar liderë me integritet si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, sepse kështu mbrohet paqja dhe stabiliteti afatgjatë dhe Ballkanit i hiqet njolla e zezë e konotacionit “fuçi baruti”.

***

Tani Kosovës po i kërkohet që të mbahen zgjedhjet lokale rishtas. Presidentja e Kosovës edhe kryeministri nuk kanë asgjë kundër, përkundrazi, janë pro, mjafton që  të jenë konform ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë të shtetit të tyre.

Por problemi mbetet presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Më lejoni të bëj një parashikim.  Nëse SHBA, BE, Quinti dhe gjithë diplomacia Euro-Atlantike së bashku nuk do të marrin rolin që u takon, pakica serbe  nga frika e Vuçiçit do t’i bojkotojë prapë zgjedhjet. Pra, që të shmangen rishtas trazirat, që të shmangen përfundimisht trazirat dhe provokimet e Vuçiçit në Kosovë, SHBA, BE, Quinti dhe gjithë diplomacia Euro-Atlantike së bashku duhet të ushtrojnë plotfuqishmërinë e tyre. Kosova është Aleate e SHBA dhe BE.

SHBA dhe BE duhet t’ja bëjnë të qartë Vuçiçit që t’i mbajë duart larg Kosovës. Asnjë shtet demokratik nuk sulmon një shtet sovran, asnjë shtet demokratik nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti fqinj. Serbia nuk është shtet demokratik. Prej 10 qershorit 1989 e deri sot, Ballkani është i kërcënuar nga dy rreziqe:  nga Serbia me aleatët e saj dhe nga liderët e korruptuar.

Ballkanit, sot më tepër se kurrë, i duhet të udhëhiqet nga elita me duart të pastra dhe liderë me integritet si Vjosa Osmani e Albin Kurti, të dy liderë Perëndimorë, aleatë të vërtetë të SHBA dhe BE-së.

blank

ANA E MALIT SIPAS NJË TRIESHANI – AUTOR GJEKË GJONAJ- Nga Frank Shkreli

Ku bie Ana e Malit? Ana e Malit është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë, për fat të keq, ashtu si shumë territore të tjera shqiptare në dy pjesë, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ana e Malit në Shqipëri i përket Bashkisë Shkodër, ndërsa Ana e Malit në Mal të Zi i përket Komunës së Ulqinit. Kjo ndarje fatzezë e trevave shqiptare u imponua nga Fuqitë e mëdha të asaj kohe, në vitin 1913. Popullsia e kësaj krahine përbëhet pothuaj me 100% shqiptarë. Shumica e banorëve i përkasin fesë myslimane, me një përqindje të vogël katolike. Shqiptarët e dy anëve të krahinës së Anës Malit pësuan një goditje të rëndë në marrëdhëniet ndër familjare e shoqërore, pore dhe ekonomike, kur në vitin 1948 u mbyll kufiri midis Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë, gjithashtu komuniste, si pasojë e prishjes së dy miqëve të vjetër Enver Hoxhës dhe Titos – megjithse Tito me agjentët e tij ishte instrumental në themelimin e Partisë Komuniste shqiptare të Enver Hoxhës. Sidoqoftë, më në fund, ra Muri i Berlinit, u shemb komunizmi zyrtar ndërkombëtar sllavo-aziatik në Evropë dhe familjet shqiptare të Anës Malit rivendosën, më në fund, lidhjet familjare e shoqërore midis tyre nga të dy anët e kufirit. Është kjo Ana e Malit që sot, fatkqesisht, dita ditës po zbrazet nga popullsia shqiptare shekullore e atyre trojeve, për arsye ekonomike, por pa përjashtuar gjithashtu as arsyet politike, duke emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiano-perëndimore. Është, pikërisht, kjo krahinë, “Ana e Malit Sipas një Trieshani” – një kronikë historike e jetës së përditshme të asaj treve — për të cilën shkruan në librin e 10-të të tij, autori i palodhëshëm nga Trieshi, Gjekë Gjonaj.

Unë e lexova me shumë interesim dhe dashuri këtë libër pasi (unë kam lindur e rritur në Amull, në ato troje ku edhe kam mbaruar shkollën fillore Bedri Elezaga për të cilën shkruan autori duke e cilësuar atë si “Tempull të diturisë që ruajti gjuhën shqipe, kulturën dhe graditën tonë të lavdishme), më solli shumë kujtime dhe emocione ndërsa lexoja për jetën, traditën dhe për personalitetet, disa prej të cilëve i kam njohur, megjithse ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli që jetoj në Amerikë. Është e pamundur të përshkruaj përmallimin, ndjenjat dhe kujtesat nga fëmijëria duke lexuar këtë libër. Ngjarjet, personalitetet, gëzimet dhe hidhërimet, si dhe rrethanat që shoqëronin ato, më shumë se një gjysëm shekulli më parë, bëhen reale.

“Gjithçka shkrova në këtë libër, në të cilin solla një pjesë të identitetit nacional të popullatës vendore të Anës së Malit — me qëllim që t‘i përcjell ato në trevat mbarëshqiptare — janë fjalë zemre të motivuara nga vullneti i mirë. Nuk mund të ishte ndryshe kur bashkëbiseduesit/et e mi/a, përveçse më hapën dyert e shtëpive, më shtruan sofrën bujare dhe më hapën zemrat dhe shpirtin e tyre të pastër”, shprehet autori për librin e tij.

Sipas vet autorit, kjo vepër publicistike mbi trevën e Anës Malit, “nuk është një monografi as dokument faktik, por vetëm pjesë e një letërnjoftimi të vogël, me fjalë shumë, të kësaj treve. Ajo është një mozaik prozaik me copëza veçantie nga jeta e zakonshme e pabujë e anamalasve, realiteti i tyre jetësor, një pjesë e së shkuarës dhe të sotmes së tyre në këtë lokalitet, ashtu siç i njoha unë. Në këtë mozaik kryesisht pasqyrohen lashtësia, tradita, trashëgimia e pasur kulturore materiale dhe ajo shpirtërore (jomateriale) e kësaj treve, që janë pjesë e vlerave të trashëgimisë kombëtare”, shkruan autori Gjonaj.

Përveç të dhënave të vyera që ofron libri mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të Anës Malit, në brendësinë e kësaj vepre, autori jep edhe informacione biografike për një numër personalitetesh të dalluara të kësaj treve – personalitete të dalluara në fusha dhe veprimtari të ndryshme të jetës, si klerikë, personalitete të njohura të arsimit e kulturës dhe në përgjithësi figura të shquara të asaj anë, me kontribute të pamohueshme, jo vetëm, për krahinën e Anës së Malit, por edhe më gjërë.

“Autori si një gazetar me përvojë, duke u bazuar edhe në literaturën e shkruar për Anën e Malit, ka arritur të trajtojë mjaft mirë në disa dimensione këtë trevë. Autori me hollësi dhe me një gjuhë të qartë e të kuptueshme për lexuesin, ka trajtuar natyrën, trashëgiminë kulturore e materiale, zhvillimet sociale e demografike, arsimin, folklorin, personalitete dhe jetën e përditshme të banorëve të Anës së Malit”, vlerëson librin, Dr. Nexhat Avdiu, njëri prej recensuesve të veprës së Gjekë Gjonajt. Ndërsa recensuesja tjetër e librit Dr. Sabina Osmanoviq shprehet se, “Gjeka i ka ndenjur besnik stilit të profesionit të gazetarisë dhe si i tillë është i kapshëm për çdo lexues. Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje, herë
ngjanë me udhëpershkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj zonë dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm. Të gjithë bashkëbiseduesit e tij, Gjeka i vlerëson si bashkautorë nga që pa rrëfimet e tyre unike nuk do të ishte e mundur të shkruhej ky libër”, ka thenë në recensionin e saj, Dr. Sabina Osmanoviq.

blank

Nga promovimi i librit Librit, “Ana e Malit sipas një trieshiani” i autorit Gjekë Gjonaj ditën e shtunë (27 maj 2023) në Muzeun Etnografik në Draginë, në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili është organizuar nga Shoqata “Ora”. Në fjalën përshëndetëse, kryetarja e kësaj shoqate, Arjeta Kurti, ka falënderuar autorin për kontributin e tij për Anën e Malit, për vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kësaj treve. Ajo ka thekësuar se, “Ky libër do të jetë një vlerë e shtuar e Anës së Malit, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për projekte të tjera lidhur me Anën e Malit”, ka shtuar ndër të tjera Arjeta Kurti, me rastin e promovimit të këtij libri dy javë më parë.

Ashtu siç sugjeron edhe autori Gjekë Gjonaj, ky libër është një vepër-dokumentar i shkruar, për t’ua lenë jo vetëm brezit të ri sot dhe brezave të ardhshëm të asaj krahine – ndoshta shpesh të harruar — por dhe brezave të ardhëshëm të mbarë Kombit shqiptar – të cilët ndoshta dine pak ose aspak mbi këtë krahinë shqiptare iliro-arbërore — ashtuqë të mësojnë dhe të mos harrojnë përpjekjet, ndër shekuj, për mbijetesë dhe sakrificat e popullatës së kësaj krahine të lashtë shqiptare për ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare, gjatë historisë.

Ky është një shërbim i madh që Gjekë Gjonaj i bën historiografisë së Anës Malit por edhe asj shqiptare në përgjithësi, duke e pasuruar literaturën shqiptare me një vepër të tillë. Shihet qartë se në librin e tij, “Ana e Malit Sipas një Trieshani”, autori Gjekë Gjonaj shpreh dashurinë e tij të thellë për Anën e Malit dhe për popullatën e asaj krahine historike, por të vuajtur. Libri lexohet me andje dhe është shkruar me një gjuhë të kuptueshme dhe të qartë për lexuesin kudo – që ndoshta nuk ka shumë njohuri për këtë trevë, të quajtur Ana e Malit.

blank

blank

Harta e Anës Malit nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar!

blank

Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe- Nga Ramiz TAFILAJ – Houston, Texas/SHBA

 

U deshtën një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës

 

Gjeopolitika e Fuqive të Mëdha, në historinë tonë si komb, zakonisht ka qenë e pamëshirëshme ndaj nesh. Qoftë në Kongresin e Berlinit (1878) apo Konferencën e Londrës (1912-‘13), si dy nga ngjarjet me peshën më të madhe historike e politike të historisë moderne, shqiptarët u dëmtuan jo vetëm territorialisht, por edhe si komb. Arsyeja e vetme, anipse jo e arsyeshme, ishte akomodimi i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës duke ledhatuar sa s’duhet vendet si Serbia. Vetëm më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, një nga këto fuqitë e mëdha të kohës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e Presidentit Woodroë Wilson, kishte ndërruar qasje: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur,” kishte theksuar ky burrështetas amerikan duke përdorur veton që kishin SHBA-të kundrejt krejt planeve për të copëtuar Shqipërinë në tërësi, duke zhbërë kështu të vetmin shtet shqiptar në Europë dhe duke lënë shqiptarët komplet nën mëshirën dhe sundimin e shteteve fqinje, si Greqia, Mali i Zi e Serbia. Këtë fat nuk e patën Kurdët, të cilët nuk janë më as shtet e as kombe.
Besoj se nuk do shumë koment se si do ishim, apo më mirë thënë, si s’do ishim fare sot ndoshta as si shqiptarë e leje më si shtete që tani në kemi dy- Shqipërinë dhe Kosovën- pa këtë ndryshim drastik të politikës së SHBA-ve karshi shqiptarëve në Evropë të filluar nga Presidenti Wilson! Besoj se nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se vet ekzistenca jonë e sotme si shtet e komb është duke iu faleminderuar SHBA-ve.
U deshtën gati edhe një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës dhe realisht pagëzuesi i shtetit më të ri në Kosovë, Republikës së Kosovës, kur në linjë me Wilson më 1919, ishte George W. Bush më 2007 që kishte deklaruar midis Tirane se “mjaft është mjaft, Kosova do jetë e pavarur!”
Sot, mbi një shekull pas shpëtimit të ekzistencës që na e bëri Amerika si shtet e komb dhe mbi dy dekada pas shpëtimit të Kosovës, që përsëri u bë falë SHBA-ve (kuptohet, edhe aleatëve të tjerë, gjithësesi) është shumë paradoksale të shihet një përkeqësim i marrëdhënjeve diplomatike në mes Kosovës e SHBA-ve. Kur kreu i diplomacisë së SHBA-ve e dënon publikisht Qeverinë e Kosovës dhe vet kreun e saj, dhe kur i fundit sillet si pasha ndaj aleatit më të pazëvendësueshëm e besnik të shqiptarëve e veçanërisht Kosovës, duket se busulla e orientimit gjeopolitik të Kosovës është totalisht e hutuar, për të mos thënë thellësisht e gabuar.
Bota dhe interesat politike ndërkombëtare as nuk varen e as nuk determinohen aspak nga Kosova. E kundërta është e vërtetë: veprimet e Kosovës- deshtëm apo s’deshtëm ne- orientohen, drejtohen dhe përcaktohen nga këto interesa. Krejt çka ne duhet të bëjmë është ta ruajmë kursin e veprimeve tona në linjë me SHBA-të. Pjesa tjetër është teknike.
Çfarëdo devijimi ynë nga kursi i një linje me SHBA-të është braktisje e një superanije për të ruajtur pozitën e një kapiteni të një barke as pa motor, në ujrat tmerrësisht të trazuara të një oqeani gjeopolitik ndërkombëtar. Stuhija që ka trazuar këtë oqean quhet Ukrainë. Andaj, siç e ka thënë edhe miku im i çmuar dhe ambasadori ynë pa portofol në SHBA, Dr. Faton Bislimi, “ky është momenti kur ne duhet të shohim përtej gardhit!” Ky është momenti kur ne duhet të jemi vizionarë e të mos luajmë me formalitetet kundrejt realiteteve. Teoria është e bukur në shpjegimin e fenomeneve, por është praktika ajo që i shkakton fenomenet. Sovraniteti si koncept teorik është impresiv, sidomos për një vend si Kosova, por realizimi i tij praktik është shumë i komplikuar sesa shihet nga kuptimi i shkronjave në ligj a kushtetutë. Fundja, edhe vet Kushtetuta flet jo vetëm për kuptimin bukfal të shkronjës, por edhe të shpritit të saj- pra, domethënjes së qëllimit për të cilën ajo është aty.
Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Republikës. Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe. As Amerikanët. Por, krijimi i një situate që ndoshta qëllimin e ka pasë shumë të mirë, por rezultatin goxha të keq, nuk i shërben Republikës së re të Kosovës. Nëse çarja me SHBA-të bëhet normë, Kosova humbë. Ne fitojmë, siç na mëson historia, vetëm atëherë kur jemi në linjë me SHBA-të. Fitore tjetër as nuk kemi pasë, e frigoj as që do të kemi. Po e lëshuam superanijen SHBA, dallgët e oqeanit të trazuar politik mund ta gëlltisin shpejt barkën tonë të vogël pa motor. Kapiteni e krejt ekuipazhi i tij s’do marrin lavdinë për fundosjen e atyre pasagjerëve. Pos mallkim!

Huoston-Teksas,
më 6 Qershor 2023

____________
Ramiz TAFILAJ është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX – SHBA. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe mban Titullin e lartë Presidencial “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

blank

Lufta e Kosovës për sovranitet të vërtetë- Nga Aurel Dasareti*

Gjithnjë e më shumë shtete theksojnë respektin për “punët e tyre të brendshme”. Ku janë kufijtë e sovranitetit të shteteve sot?
***
Në politikën ndërkombëtare, shumica e koncepteve kontestohen. “Sovraniteti” është një prej tyre. Çfarë do të thotë që një shtet të jetë sovran dhe çfarë kufijsh vendos për veprimet e shteteve të tjera? Sot, termi është i lidhur ngushtë me idetë nëse ndërhyrja në politikën e shteteve të tjera mund të jetë e justifikueshme, dhe si rrjedhim cila mund dhe duhet të jetë detyra e një “bashkësie ndërkombëtare”. Në mënyra të ndryshme, sovraniteti është thelbësor për shumë nga konfliktet e sotme ndërkombëtare.

Çfarë nënkuptohet me një shtet sovran?
Një shtet, ose shteti, është autoriteti më i lartë që sundon mbi një zonë ose territor gjeografik; mundësisht të quhet edhe një vend. Prandaj, vetë një vend quhet gjithashtu “shtet”, si “shteti i Shqipërisë”, “shteti i Kosovës” ose “shteti i Gjermanisë”. Një vend që vetëqeveriset në këtë mënyrë quhet edhe shtet sovran.
Por, a është një shtet sovran Shqipëria e kapur nga krye-mafiozi i droguar që fle në shtrat me kryekriminelin serb (nuk më interesojnë aspak marrëdhëniet homoseksuale mes tyre por dëmtojnë Kombin tim), nudisti i stërzgjatur që i përkulet paturpësisht Serbisë fashiste, naziste, terroriste, pan-sllaviste e cila gjatë shekujve, me ndihmën apo indiferencën e të huajve “të civilizuar” ka kryer shumë gjenocide ndaj shqiptarëve?!
A është shtet sovran Kosova që në këto çaste shumë tragjike-dramatike për Kombin dhe Vendin, nuk mbrohet nga të gjithë shqiptarët (bashkarisht, pa dallime partiake, ideologjike, fisnore, krahinore, fetare…), përkundrazi, më tepër sulmohet nga bastardët analfabetë shqipfolës, qentë e zgjebur të rrugëve (“opozitarët”) dhe shumë fundërrina tjera të vetëshpallur “gazetarë” e “analistë” – se sa nga nazistët, terroristët, fashistët, pan-sllavistët e egër ardhacak dhe pushtues që duan ta instalojnë një Serbi tjetër në territorin e Dardanisë pellazge-ilire-shqiptare?!
Parimi i sovranitetit në të drejtën ndërkombëtare.
Arsyeja pse sistemi funksionon në këtë mënyrë është për shkak të parimit të sovranitetit. Bëhet fjalë që të gjitha shtetet të jenë sovrane, të vendosin lirisht mbi veten e tyre dhe jo të qeverisen nga të tjerët kundër vullnetit të tyre. Parimi i sovranitetit është baza e së drejtës ndërkombëtare.

Çfarë do të thotë parimi i sovranitetit dhe mosndërhyrjes?
Parimi i mosndërhyrjes, i njohur edhe si parimi i sovranitetit shtetëror, është një parim që të gjitha shtetet kanë të drejtë të qeverisin veten pa ndërhyrje apo kërcënime nga jashtë (sidomos nga fqinjët pushtues). Parimi e ka origjinën në Paqen e Vestfalisë në 1648, kur traktati i paqes shpalli sovranitetin e shtetit dhe i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare.
Sqarim (plotësim): Më 25 tetor 1648, marrëveshja e paqes u shpall nga bashkitë në dy qytetet e negociatave Osnabrück dhe Münster në Westphalia. Marrëveshja i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare në Gjermani dhe Luftës Tetëdhjetëvjeçare të Pavarësisë në Holandën e Bashkuar, duke rezultuar në pavarësinë holandeze nga Spanja.

Çfarë do të thotë termi sovranitet?
Sovraniteti është një e drejtë ekskluzive për të sunduar mbi një rajon gjeografik. Termi është qendror për shkencat politike dhe të drejtën ndërkombëtare dhe është i lidhur ngushtë me idetë për shtetin, qeverisjen dhe demokracinë.

Cili është ndryshimi midis sovranitetit të brendshëm dhe të jashtëm?
Shpesh bëjmë dallimin midis sovranitetit të jashtëm dhe të brendshëm: sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me kontrollin që shteti duhet të ketë mbi kufijtë dhe burimet e vendit kundrejt botës së jashtme. Sovraniteti i brendshëm do të thotë që shteti duhet të ketë kontroll dhe ndikim mbi atë që ndodh brenda shoqërisë.

Cili është ndryshimi midis një kombi dhe një shteti?
Në fjalimin e përditshëm, fjalët “vend”, “komb” dhe “shtet” përdoren shpesh si sinonime, por si terma të përcaktuar dallohen nga njëra-tjetra:
⦁ Një vend është një zonë gjeografike.
⦁ Një komb është një grup njerëzish që ndajnë një sërë tiparesh kulturore.
⦁ Një shtet është një grup institucionesh qeverisëse me sovranitet mbi një sipërfaqe të caktuar toke.

Çfarë duhet për t’u bërë shtet?
Që diçka të konsiderohet shtet në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, duhet të plotësohen këto kushte:
⦁ Shteti duhet të ketë një territor mjaft të caktuar.
⦁ Shteti duhet të ketë një popullsi të një madhësie të caktuar.
⦁ Shteti duhet të ketë një formë të qeverisjes shtetërore të centralizuar, e cila ruan një rend të caktuar juridik.

Sovranitetiështë një term i së drejtës ndërkombëtare që autorizon të drejtën e pakufizuar të një shteti për të udhëhequr territorin e tij pa ndërhyrje nga të tjerët. Një shtet nuk është i detyruar nga marrëveshje të tjera përveç atyre që ai ka pranuar vetë. Anëtarësimi në BE, për shembull, nënkupton një shkallë të caktuar të heqjes dorë (vullnetare) të sovranitetit.
Sovraniteti – është një e drejtë ekskluzive për të ushtruar autoritet të vetëm mbi një rajon gjeografik ose grup njerëzish, si një komb ose fis. Sovranitetin në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare e ka një shtet, por në një gjuhë tjetër thuhet gjithashtu se një qeveri ose një individ mund të ketë sovranitet. Një monark që sundon mbi një komb sovran nganjëherë quhet sovran i atij kombi.
Një diktator i shtetit amë Shqipërisë, ndryshe tradhtar, servil e mercenar i armiqve të përjetshëm që ka kapur gjithë pushtetet, ka vjedhur gjithçka dhe qëllimi i të cilit është shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët autokton dhe zëvendësimi i tyre me të huaj nga i gjithë rruzulli tokësor, nuk është gjë tjetër përveçse një termit i qelbur.
Termitet janë insekte me metamorfozë jo të plotë, në ndryshim nga milingonat, të cilat kanë stade larvore me metamorfozë të plotë në milingona të rritura.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Drejtësi dhe Paqë!- Nga Fritz RADOVANI

Nëse dishroni me e pasë Shqipninë e vertetë dhe të saktë ashtusi na e la i Madhi Prijsi ynë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, per të cilen kerkoi prej Zotit bekiminn e Saj Nanë Tereza, kerkoni drejtësi dhe paqë!

Asnjëherë mos rrezikoni tue krijue ngatrresa me serbë apo grekë! Nëse nga sllavët ju kerkohen kater komunat e Kosovës së banueme prej tyne, ata le ti marrin dhe, nga data 5 Qrshor 2023, filloni bisedimet me të gjitha shtetet rreth kufijve aktual të Shqipnisë sotme per “këthimin e të gjitha Tokave tona të banueme nga Shqiptarët nga Veriu deri në Jug, që janë Shqipnia e Vertetë dhe, Harten e Saj ja ku e keni !”:

blank

HARTA E SHQIPNISË
Melbourne, 3 Qershor 2023.

blank

Arkiv 19 Nëntor 2015 – Dardan Molliqaj, djall i djajve, mercenar i Hashim Thaçit! – Nga Elida Buçpapaj

Ky opinion është shkruar mbi 7 vjet më parë, kur Dardan Molliqaj për të diskretituar protestat e opozitës ekzekutonte dhunë si guerrilje urbane. Po e risjell këtë op pas deklarimit të mbrëmshme të Dardan Mulliqajt tek Syri TV  “Jam pro ndryshimit të kufijve. Serbët e Veriut të bëjnë referendum për vetëvendosje.” Dardan Molliqaj nuk është askushi në Kosovë, pra nuk është faktor, por ekranet e televizioneve i janë vënë në dispozicion.  Në opinionin para shtatë vitesh kam shkruar se Dardan Molliqaj është mercenar i Hashimit dhe Isa Mustafës. Tash po shtoj edhe dy emra të tjerë, edhe i Edvin Ramës dhe Vuçiqit.Sa për kujtesë Edvin Rama e emëroi Besa Shahinin bashkëshorten e Dardan Molliqajt ministre të Arsimit të Shqipërisë./EB

——

19 Nëntor 2015

Jo kategorike formave të Guerriljes urbane!

Ka qenë e papranueshme ajo që na kanë parë sytë dje në Prishtinë, një lloj guerrilje urbane e udhëhequr nga opozita, që mund të kishte patur pasoja të paparashikuara. Gurët, thyerjet, makinat e coptuara, Dardan Molliqaj duke detyrur zyrtarët me dalë prej makinave e pastaj shkatërrim, demolim, tym e flakë.

Ky skenar duket sikur është lujtur veç për llogari të Hashim Thaçit e Isa Mustafës me i tregue botës së civilizuar e popullit të Kosovës : shiko o Perëndim, shiko o popull se çfarë katastrofe është opozita dhe sa të mirë jemi ne. Në fakt Thaçi dhe Isa Mustafa janë djaj, por Dardan Molliqaj me shokë janë djajtë e djajve.

Shkak i protestës të dhunshme ishte arrestimi i Donika Kadajt dhe bastisja nga policia e banesave të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut. Arrestimi i deputetes të AAK është dhunë shtetërore, edhe bastisja nga policia është provokim, por edhe protesta e dhunshme e opozitës ishte provokim kundër provokimit. Thaçizmit, opozita ju përgjigj me ultrathaçizëm!

Jam dakord me deklaratën e ambasadores gjermane në Prishtinë si reagim i menjëhershëm ndaj tymit e flakës se « iniciativa e Presidentes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm » të Zajednica-s « do të ishte shfrytëzuar si një mundësi për t’u angazhuar në dialog dhe diskutim për këto çështje. »

Ashtu është, ishte një moment për opozitën që të reflektonte, jo për t’u tërhequr por për të gjetur mënyra gandiste për të protesuar, jo tuj pi vetëm « çaj rrushi », por duke dhënë sinjale të qarta se opozita është kundër anarkisë dhe kaosit. Le të kujtojmë Pjetër Arbnorin kur hyri në grevë urie duke rrezikuar jetën. Ishte viti 1997 dhe RTSH nuk pranonte të jepte deklaratat e partisë opozitare, kur Arbnori shpalli grevën e urisë pasi u bë e qartë se koalicioni i shumicës kishte rivendosur censurën. Veprimi sublim i Arbnorit tërhoqi vëmendjen e Perëndimit, i cili e detyroi shumicën të miratonte në parlament “Amendamentin Arbnori”, që ishte një garanci formale e pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit.

 

Ka ardhur koha që Perëndimi

 

Ngulmoj të them se Dardan Molliqaj është blerë nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa sepse kjo është praktikë e Hashim Thaçit, aty ku gjen mundësi. Klika e Hashim Thaçit e ka mercenarizuar shoqërinë kosovare. Ble me para dhe vende pune. Thaçi dhe Mustafa kanë në shërbim të tyre pseudogazetarë mercenarë, gazeta e portale mercenare, zyrtarë mercenarë. Edhe bllokimi i diplomacisë këtë synim ka, me qëllim që të ushtrojë diktatin dhe ndikimin e vet edhe në Perëndim. Hashim Thaçi ka dështuar total në diplomaci, por diasporën shqiptare e ka bërë sallatë ruse.

Perëndimi nga ana e vet ka ardhur koha që të mbështesë liderë me integritet, pa skeletë nëpër dollapë e që rrjedhin prej një procesi fair dhe demokratik. Nuk mund të jetë kriza siriane dhe ata miliona refugjatë që dynden në Gjermani e Europë, që ta bëjnë Perëndimin të mbajë anën e Hashim Thaçit, me pretendimin se diktatura e e Hashim Thaçit prodhon stabilitet, sepse ky është iluzion. Edhe kriza siriane rrodhi për të njëjtat arsye sepse Perëndimi iu shmang përgjegjshmërisë.

Perëndimi duhet të ketë parasysh se aleanca PDK-LDK është e krijuar si deal i një kaste të korruptuar, që do të thotë se nuk e ka mbështetjen popullore të elektoratit, pasi dihet se Isa Mustafa gjithë fushatën elektorale e orientoi antiThaçi, si një denoncim dhe distancim i keqqeverisjes të Hashim Thaçit.

Kur Kosova humbi me tre vota anëtarësimin në Unesco si pasojë e ndërhyrjes të Serbisë, populli i dha të drejtë opozitës për mospranimin e Zajednica-s, ndërsa huliganizmi, vandalizmi si forma të guerriljes urbane në protestën e dhunshme në Prishtinë i kthehen në boomerang, e mbulojnë me turp opozitën dhe janë në favor të Hashim Thaçit.

Në prag të protestës Jakup Krasniqi si palë e opozitës u deklarua se nëse do të ketë eskalim dhune, Nisma do të largohej nga protesta, por në fund u eskalua dhunë dhe askush nuk u distancua.

Prandaj unë jam prapë dakord me dyshimet e ambasadores gjermane Angelika Viets sipas së cilës « protestat e opozitës s’kanë të bëjnë me Asociacionin, por lidhen kryekëput me themelimin e Gjykatës Speciale. »Edhe kjo qëndron.

Halli i madh, sikur kjo të jetë e vërtetë, që Kosova nga njëra anë të përballet me diktaturën e Hashim Thaçit, ndërsa ana tjetër me përfaqësues të opozitës si Dardan Molliqaj, të shitur e të blerë apo të friksuar nga Gjykata Speciale që veprojnë po në favor të Hashim Thaçit.

Dardan Molliqaj: Jam pro ndryshimit të kufijve. Serbët e Veriut të bëjnë referendum për vetëvendosje

Jo kategorike formave të Guerriljes urbane! Dardan Molliqaj,mercenar i Hashim Thaçit! – Nga Elida Buçpapaj

blank

Është e dënueshme që nuk dënohet Vuçiçi- Nga Skënder Buçpapaj

 

Në qëndrimet publike zyrtare të bashkësisë ndërkombëtare mungon çdo nuancë dënimi ndaj Serbisë dhe ndaj Vuçiçit për nxitjen dhe organzimin e ngjarjeve në komunat veriore të shtetit fqinj, Kosovës.

Vërehet një vështirësi e madhe në këto qëndrime për të shprehur qoftë dhe rezervën më të vogël ndaj Serbisë dhe ndaj Vuçiçit që i shkaktuan ngjarjet në këto komuna dhe që i përmbahen me ngulm linjës arrogante agresive.

Një lehtësi e madhe vërehet në këto qëndrime për të fajësuar, dënuar, urdhëruar Kosovën dhe Albin Kurtin. Një mungesë dëshire të mirë vërehet në të gjitha këto qëndrime. Vërehet edhe një dëshirë e madhe për ta nxitur opinionin, atë më të dogmatizuarin, ndër shqiptarët, sidomos nëpër banorët e përhershëm të studiove mediatike në Tiranë, për ta kryqëzuar Albinin. Vërehet edhe një vrull e një hov për ta llastuar, më shumë se asnjëherë gjatë këtyre 24 viteve, segmentin kriminal serb në veriun e Kosovës.

Serbisë së Vuçiçit nuk i numërohet sa herë e ka nxjerrë ushtrinë nga kazermat dhe e ka dislokuar në kufirin me Kosovën. Në gjuhën diplomatike të të gjitha kohërave ky gjest është shpallje lufte e një shteti ndaj një shteti tjetër. Dhe është shpallje lufte e një shteti agresor pushtues, uniformat dhe makineria luftarake e të cilit u largua vetëm 24 vjet më parë. Është, gjithashtu, shpallje lufte ndaj një shteti ndaj të cilit Serbia ushtroi 100 e sa vjet genocid të pandërprerë. Serbia është 100 e sa vjet xhelatja e Kosovës. Kosova është 100 e sa vjet viktima e Serbisë.

Me urdhër të Vuçiçit, ende serbë të Kosovës nuk i pranojnë targat e Republikës së Kosovës. Dhe Serbia, duke hyrë në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, vazhdon t’iu lëshojë targa të automjeteve serbëve të Kosovës. A nuk është e dënueshme kjo ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme të shtetit të Kosovës?

Me pretekstin e targave, Vuçiçi i urdhëroi të gjithë kryetarët e bashkive të komunave veriore të Republikës së Kosovës që të japin dorëheqjen, urdhëroi largimin e të gjithë punonjësve serbë të këtyre komunave të largohen nga zyrat e tyre, urdhëroi të gjithë policët serbë të Kosovës t’i braktistin uniformat e tyre.

A nuk është kjo një tjetër ndërhyrje falgrante e Vuçiçit, presidentit të Serbisë, në punët e brendshme të Republikës së Kosovës? A nuk meriton të dënohet Vuçiçi për këtë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës?

Qeveria e Kosovës organizoi dhe zhvilloi zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore në komunat veriore. Vuçiçi nuk i lejoi serbët e këtyre komunave të marrin pjesë në zgjedhje. A nuk është ky veprim i Vuçiçit një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës?

Zgjedhjet u zhvilluan me qetësi dhe rregull të plotë në komunat veriore. Institucionet ndërkombëtare përkatëse, si dhe SHBA e BE, i njohën zgjedhjet si të rregullta, të ndershme dhe demokratike, i njohën rezultatet e tyre. Për shkak të ndërhyrjes së Serbisë, personalisht të Vuçiçit, komunat veriore të Kosovës nuk kanë pushtet vendor.

Përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për ta funksionalizuar pushtetin vendor në komunat veriore, si në gjithë vendin, në të mirë të qytetarëve serbë të këtyre komunave, iu kundërvu Serbia, vetë Vuçiçi. Në përpjekjet e saj për të funksionalizuar pushtetin vendor në komunat veriore, Qeveria e Kosovës, punonjësit e saj të rendit nuk lënduan askënd. Serbia dhe Vuçiçi mëtuan që kryetarët e rinj të bashkive, të dalë nga zgjedhjet legjitime, të liheshin pa mbrojtje, të liheshin në mëshirë të krimit të organizuar të Beogradit në këto komuna. Dhe dhanë urdhër që serbët t’iu kundërvihen me dhunë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, t’i sulmojnë gazetarët dhe punonjësit e mediave që i pasqyrojnë drejtpërdrejt dhe me profesionalizëm ngjarjet.

A nuk është e gjithë kjo një ndërhyrje e rëndë, një ndërhyrje agresive e Serbisë dhe e Vuçiçit në punët e brendshme të Republikës së Kosovës?

A nuk duhet të dënohet Serbia për rolin destabilizues ndaj Kosovës në këto 24 vjet pas çlirimit të Kosovës? A nuk duhet të dënohet Vuçiçi për përshkallëzimet e këtyre ndërhyrjeve gjatë kohës që është në krye të Serbisë?

Pse ky turr kaq i madh për ta dobësuar sa më shumë Kurtin në Kosovë dhe në kontekstin shqiptar dhe pse ky zell kaq i madh për të forcuar Vuçiçin në Serbi dhe në kontekstin serb?

Pse kjo drojë ndaj Vuçiçit në qëndrimet dhe sjelljet publike të zyrtarëve të bashkësisë ndërkombëtare?

blank

Ja si përgënjeshtron vetë Dritan Hila Dritan Hilën – më gjeni se kush gënjen i pari apo i dyti Nga Elida Buçpapaj

Informacioni në Shqipëri është kthyer një domen nën kontrollin e kryeministrit të Shqipërisë që, në mënyrë implicite, i trajton shumicën e opinionistëve vetëm si klientë me rroga të majme.

Duke  uzurpuar çdo shtyllë të shtetit, përfshi edhe pushtetin e katërt, Edvin Rama po e degradon Shqipërinë Londineze dhe prej disa vitesh e ka shtrirë axhendën destruktive edhe ndaj Kosovës.

Gjatë situatës më të fundit që përshkallëzoi dhunë në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur hapur qendrim justifikues e në mbrojtje të Serbisë. Në Twitter e daljet e tij publike ai e ka barazuar me zero rrezikun e përqendrimit të forcave ushtarake serbe në kufirin me Kosovën.

Ndërsa, sipas informacioneve të mediave, “Ushtarë, tanke dhe mjete të rënda luftarake janë grumbulluar në një bazë ushtarake në veri të Kosovës. Gjatë vizitës në bazë këtë të mërkurë, ministri serb i mbrojtjes, Milos Vuçeviç, tha që, nëse qoftë edhe një serb vritet në Kosovë, atëherë do të ketë luftë. Në bazën e Rashkës, trupat u rreshtuan para ministrit dhe komandantëve serbë, ndërsa demonstruan edhe gatishmërinë luftarake me tanke.”*

Por për kryeministrin e Shqipërisë këto kërcënime nga Milos Vuçeviç dhe përqendrimet ushtarake serbe në kufi me Kosovën janë nul.

Të njëjtën gjë bën edhe Dritan Hila, një prej opinionistëve të televizioneve të Tiranës, që luajnë rolin e portavoceve informalë të kryeministrit.

Lexuesit po i sjell dy deklarime të Dritan Hilës që përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin.

Njëri i shqiptuar një vit më parë nga Dritare TV dhe tjetri mbrëmë tek Open TV24 që e drejton Eni Vasili.

Në videon e parë tek Dritare TV, Dritan Hila me Prof.Pëllumb Xhufin me të drejtë shprehin shqetësimin se ndërsa Serbia po armatosej deri në dhëmbë dhe kjo armatosje presupozohej me desinacion Kosovën, Shqipëria nga ana e saj është në gradën zero sa i përket armatosjes.

Në videon e dytë dje mbrëma nga minuta 1 orë e 32 ” i njëjti Dritan Hila, për të mbështetur deklaratën e Edvin Ramës se “përqendrimet e ushtarake serbe janë baraz me zero”, thotë se Serbia ka armatime skarso, “të vjetëruara, të tipit sovjetik.”

Cilin Dritan Hila duhet të besojë publiku?

Unë për vete besoj Dritan Hilën e parë.

Ndërsa Dritan Hila në deklarimin e mbrëmshëm manipulon të vërtetën.

A ka një ligj që dënon dezinformuesin, kur ky dezinformim manipulues bëhet me qëllim dhe ndërgjegje të plotë e bie ndesh me të vërtetën dhe interesat kombëtare të vendit.

A ka institucion në Shqipëri të mbrojë publikun shqiptar të mos indoktrinohen nga njerëz që shkelin çdo lloj kodi, moral dhe profesional dhe vihen me pagesë në shërbim të politikave të Edvin Ramës që janë sa antikombëtare aq antiEuroatlantike?

Po institucionet EuroAtlantike dhe të BE a kanë organizma për të perceptuar dhe ndalur çdo lloj dezinformacioni që tani shpërndahet me një shpejtësi marramendëse e që mund të precipitojë dëme të paimagjinueshme!

 

——

*https://a2news.com/2023/05/31/me-tanke-dhe-ne-gatishmeri-shikoni-si-jane-rreshtuar-forcat-serbe-ne-kufi-me-kosoven/?foto=2

Ministri serb viziton ushtrinë në kufi: Kemi vija të kuqe, nëse dikush vret serbët, nis lufta

 

 

 

 

 

blank

Shqiptarët duhet të mbajnë qëndrim pozitiv kur gjërat janë të vështira Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Përshëndetje atdhetare. Nuk kam kohë për letra, por e shkrova këtë i motivuar nga situata e rrezikshme që barbarët e ardhur nga shkrepat e Karpateve, të ndihmuar nga shumë kopilë shqipfolës që nuk e dinë saktësisht se si shkruhet emri i baballarëve të tyre, e terrorizojnë kombin gjenetikën e të cilit e kam në damarët e mi. Artikulli (si gjithmonë) mund të publikohet nga ato 4-5 gazetat (portalet) kombëtare, të cilat bëjnë një punë të palodhshme atdhetare. Respektoj qeverinë e Dardanisë, por jo atë regjim kriminal mafioz antikombëtar të dirigjuar nga shqipfolësi i droguar më i ligë që ka parë ndonjëherë shqiptaria (nudisti i stërzgjatur i dashuruar në kryekriminelin serb). Gjithashtu, nuk duhet të respektojmë shkatërruesin aktual të shqiptarëve në FYROM, krye-psikopatin me probleme psikike që ua ledhaton aletet secilit “maqedonas” që ka pushtet dhe që pothuajse i dirigjon të gjitha portalet shqipfolëse antikombëtare, duke mos lejuar botimin e shkrimeve të vërteta që ia dëmtojnë interesat private – Aurel Dasareti

Të huajt tallen me shqiptarët sepse e dinë se ne nuk respektojmë vetveten si individ, si komb, si shtet, dhe vuajmë nga kompleksi i vlerës së ulët në raport me ta.
***
Në vend që të mendoni se sa e vështirë është gjithçka, mendoni se si gjërat mund të jenë më mirë – mendoni përpara – problemet gjithmonë kanë një potencial për zgjidhje.

Një qëndrim pozitiv është çelësi i suksesit. Pra, çfarë të bëjmë kur situata bëhet e vështirë?

Ne shpesh e kemi zakon të rrëmbehemi nga emocionet tona, duke përfshirë emocione të tilla si frika dhe zhgënjimi. Këto ndjenja nga ana tjetër ndikojnë në mentalitetin tonë. Kur jeta na hedh probleme dhe sfida që nuk i kemi parë të vijnë, ka të bëjë me mënyrën se si i kuptojmë sfidat dhe deri në çfarë mase i konsiderojmë ato të pakapërcyeshme ose diçka për të cilën mund të bëjmë diçka. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka për të ardhmen. E kaluara është e kaluar dhe nuk mund të ndryshohet. Prandaj, është e rëndësishme të mendoni përpara, pa marrë parasysh sa joshëse është të ndjeni tërheqjen e emocioneve në atë që është. Në fund të fundit, emocionet janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Për shumë njerëz, ato janë vetë jeta. Pra, këtu është e rëndësishme të marrësh kontrollin e ndjenjave dhe të mendimeve, për të krijuar vend për mendime të reja që mund të krijojnë përvoja të reja që nga ana e tyre krijojnë ndjenja dhe përvoja të reja. Të shkundësh të vjetrën, atë që ndodhi dje, apo bisedën e pakëndshme që bëmë sot, kërkon diçka nga ne; kërkon aftësinë për të menduar përpara.

Bëjeni zakon të përkuleni përpara, mbi të gjitha nga vetja. Thuaj vetes se “problemet ekzistojnë për t’u zgjidhur” dhe mendoni se kjo jep një qëndrim më të mirë se “unë/ne nuk do të mund ta bëjmë kurrë këtë” ose “tani do të jetë vërtet e vështirë”. Edhe nëse është pjesërisht e vërtetë se ka “diçka” – pjesë e së tërës – që nuk mund ta “ia dalësh” në situatën aktuale, është e dëmshme për mendjen – dhe rezultatet tuaja të ardhshme – ta pikturoni të nesërmen si të zezë. Pjesa që nuk mund ta “përballoni”, ndoshta nuk duhet të shpenzoni burime. Mendo përpara. Nesër mund të takoni një person që ju kthen përmbys idetë dhe ju jep mundësi të reja që nuk i kishit menduar se ishin të mundshme nga errësira në të cilën u ulët një ditë më parë. Ose mund të mendoni mendime të reja që ju japin mundësi të reja. Mund të krijoni mundësi. Kështu që mendoni përpara. Lërini mundësitë të vijnë tek ju dhe shfrytëzoni mundësi të reja. Personi që humbet më shumë duke qenë në mbrojtje, jeni ju.

Disa këshilla praktike:

1.Merrni pak kohë pushimi dhe udhëto larg

Hiqni një hap nga drama dhe dy hapa larg problemit. Fikni nevojën për kontroll dhe reagime emocionale automatike dhe shikoni që gjërat të funksionojnë me ose pa ndikimin tuaj gjithashtu. Lejoni disa ditë për të çliruar veten nga presioni dhe stresi emocional ose mendor. Lironi hapësirë ​​në mendjen tuaj për zgjidhjet më të mira! Kthejeni fuqinë tuaj. Jepini jetë vizioneve të reja.

2.Përqendrohuni te qëllimi

Ne mund të bëjmë disa devijime ndonjëherë për shkak të rrethanave të paparashikuara, por nuk është kurrë vonë për të përfunduar atë që keni filluar. Nëse dikush mendon se keni hequr dorë, le ta besojë, por mos lejoni që qëllimi juaj të zhduket nga sytë. Askush nuk mund të vjedhë ëndrrat tuaja. Askush nuk mund të sabotojë qëllimet afatgjata. Ju vendosni kursin, çdo ditë. Ju vendosni strategjinë tuaj të përballimit dhe si do t’i arrini qëllimet tuaja. Ju mund të rimerrni kontrollin në çdo rrethanë. Mos lejoni që faktorët e jashtëm të dëmtojnë integritetin tuaj. Qëndroni për atë që jeni, jo për atë që ndodh. Shkruani qëllimet tuaja të mëdha dhe ëndrrat më të mëdha, pavarësisht se në cilën rrugë jeni. Lëreni qëllimin t’ju kthejë atje ku duhet të jeni. Ka gjithmonë mundësi të reja. Jini të përgatitur për të.

3. Përqendrohuni në zgjidhjet

Krijoni idetë tuaja me veten ose me dikë që është të paktën po aq vizionar dhe pozitiv. Pesimistët ose dramaturgët mund të përpiqen t’ju mashtrojnë. Më pas është e rëndësishme të njihni kufijtë se ku ndalon problemi dhe ku fillojnë zgjidhjet. Kur Titaniku u mbyt, problemi kishte ndodhur, por pas kësaj u vendosën disa masa sigurie që do të thoshte se anijet nuk vazhdonin të lundronin në ajsbergë. Kur të keni qenë në fund të detit, kontrolloni nëse ka zgjidhje për të parandaluar që të përfundoni përsëri atje, ose mendoni; Nëse mund ta bëj këtë, mund të bëj gjithçka. Krijoni zgjidhje të mira për veten dhe të tjerët. Mendoni afatgjatë. Flisni për zgjidhjet, krijoni një arenë për të diskutuar zgjidhjet e ardhshme. Shkruajini ato. Përpara ditarit që të mos i humbisni të gjitha idetë e mira gjatë rrugës. Një ditë do të gjeni përdorim edhe për detajet më të vogla.

“Zbulimi më i madh i çdo brezi është se një qenie njerëzore mund të ndryshojë jetën e tij duke ndryshuar qëndrimin e tij.”

4. Merrni të dhëna pozitive nga të tjerët

Kur diçka është bërë e vështirë, mos u mbyllni me problemet. Pyesni miqtë dhe kolegët për kontribut pozitiv. Thuaj drejtpërdrejt se ke nevojë për dikë që mund të mendojë pak përpara me ty.

Thuaj se keni nevojë për të dhëna pozitive. Jini të përulur për kompetencën dhe dëshirën e njerëzve të tjerë për të ndihmuar. Guxoni të tregoni veten të pambrojtur, në mënyrë që të tjerët të kenë mundësinë të ngrihen. Guxoni të kërkoni ndihmë dhe dijeni se një problem i përbashkët shpesh ndihet shumë më i lehtë më pas. Flisni së bashku për zgjidhjet dhe mbani një qëndrim pozitiv ndaj njëri-tjetrit. Jini miq të mirë me njëri-tjetrin.

5. Siguroni vetë-bisedë pozitive

Flisni vetë. Shkruani një listë të gjithçkaje në të cilën jeni të mirë dhe keni përvojë, duke përfshirë atë që jeni të motivuar të provoni. Lista “Kam bërë” dhe “Do të bëj”. Shkruajeni atë në një ditar të veçantë për planet e ardhshme dhe lexoni atë çdo ditë. Krijoni ditarin tuaj të kompetencave. Mos ngurroni të shkruani diku në opinione që kontrolloni çdo ditë gjithashtu. Ju gjithashtu mund të shkruani se çfarë ka të bëjë me rrjetëzimin dhe çfarë burimesh keni në dispozicion nëse thjesht guxoni të bëni disa telefonata atje ku duhet, të shkoni në disa seminare dhe të anoni përpara drejt së ardhmes. Kujtojini vetes të gjitha burimet që prisni për t’u mobilizuar.

6. Mos harroni se rrethanat nuk zgjasin kurrë përgjithmonë – e vetmja konstante është ndryshimi

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, shoqëria vazhdimisht po formësohet. Do të hapen vende të reja pune. Disa po krijojnë vendet e tyre të punës dhe gjithnjë e më shumë po bashkëpunojnë nëpër sektorë dhe interesa. Lëreni veten të frymëzoheni nga mundësitë dhe problemet e së ardhmes. Zbuloni se si problemet synohen të zgjidhen, në mënyrë që të mund të ndikoni në rrethanat tuaja me qëndrimin dhe mentalitetin tuaj. Jini të orientuar drejt zgjidhjes dhe praktik. Krijo të ardhmen tënde sa më mirë të mundesh.

***

PS: Një nga truket më të mira për të fituar respekt (sidomos nga të huajt e fuqishëm që të nënçmojnë për shkak se janë të paguar nga armiqtë e tu të përjetshëm, për shkak se tek ju shohin servilë joserioz që nuk respektojnë vetveten, për shkak se jeni të përçarë dhe shumica prej jush kokëmish, për shkak të përkatësisë tënde kombëtare, fetare…) është të mësoni të ngriheni për veten tuaj dhe të flisni në një mënyrë të duhur dhe serioze. Nëse dikush (kushdo qoftë ai, edhe nëse do të ishte biri i Krishtit apo i Muhamedit), të thotë diçka të vrazhdë, duhet të këmbëngulësh dhe të thuash se nuk është në rregull. Kjo kërkon shumë praktikë dhe besim, pasi buzët e atyre që ju shajnë dhe poshtërojnë, priren të mos heqin dorë aq lehtë nga ngacmimet.

Kështu fitoni respekt. Ju duhet të respektoni të tjerët, por edhe ju duhet të respektoheni! Zbuloni se si të fitoni respekt dhe merrni këshilla se si t’u tregoni të tjerëve (atyre që e meritojnë) më shumë respekt.

Çfarë do të thotë të respektosh veten?

Vetë-respekt do të thotë të jesh i qëndrueshëm me veten, pa marrë parasysh rrethanat. Do të thotë të bësh atë që thua, të thuash atë që mendon dhe të besosh atë që mendon pa ndërhyrje nga jashtë. Të respektosh veten do të thotë të jetosh në përputhje me vlerat e tua.

blank

Arkiv i Voal.ch 31 Maj 2013 – A KRIJON SISTEMI ZGJEDHOR QËNDRUESHMËRI POLITIKE DHE NJË PËRFAQËSIM TËRËSOR TË PUBLIKUT? Nga ROMEO GURAKUQI

E Premte, 05.31.2013, 08:22am (GMT+1)

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, të projektuara mbi bazën e një sistemi elektoral proporcional regjional, me emërime nga lart të kandidatëve dhe servirje para publikut po në nivele krahinore, me një mundësi përzgjedhjeje të reduktuar nga ana e publikut, nuk pritet të ndryshojnë rrënjësisht balancën politike në parlament dhe nuk pritet të nxjerrin një rezultat të pranueshëm nga palët e jetës anarkike politike shqiptare, çfarë është edhe dëshira më e madhe e publikut dhe pritshmëria e faktorëve ndërkombëtarë që po mundohen me e ba me ecë vetë demokracinë shqiptare. Kjo e gjitha për shkak të interferimeve të interesave të hierarkive partiake, mungesës së një regjistri të besueshëm elektronik të popullsisë dhe të votuesve, lehtësisht të kontrollueshëm nga palët dhe Arbitri, mungesës së vetë një Arbitri, mungesës së garancive për zbatimin e procedurave në procesin e votimit dhe në atë të emërimit të numëruesve që respektojnë Ligjin dhe mungesës së masave shtrënguese penale për abuzuesit. Gjasat janë që edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vazhdojnë të jenë të kontestuara që në fillesë. Pasqyra ma e parë e kësaj prognoze është vijimi i kontradiktave pa fund brenda KQZ, disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që sondazhet tregojnë serish një rezultat të ngushtë dhe, për rrjedhojë, mjaft të diskutueshëm dhe hipotetikisht ngatërrestar mbi shpinën e të ardhmes politike të Shqipërisë së nesërme.
Sido që të jetë rezultati, asnjë prej dy partive të mëdha apo koalicioneve të mëdha, nuk do të sigurojë shumicën absolute të votave për të qeverisur në mënyrë të qëndrueshme vendin dhe ka për të ndodhur sërish që të gjendet një parti e mirëkalkuluar artificialisht, me tre, katër ose pesë deputetë, që do të jetë edhe më tutje menaxhere e pushtetit dhe e parave publike, në mënyrën e vet dhe për interesat e grupimit politiko-financiar nga i cili komandohet. Kjo ndodh sepse forcat antishtet në këtë vend kanë ardhur duke u përforcuar, ndërsa publiku ndjehet mjaft i lodhur sa të paraqesë ndonjë reagim adekuat për normalizimin e jetës shtetërore dhe të demokracisë në këtë vend, nëpërmjet një votimi plebishitar për forcat politike pro Shtetit dhe së Drejtës, që s’duken asgjëkund në horizontin e jetës shqiptare të shekullit XXI.
Lufta e elitës së sajuar politike shqiptare të tranzicionit për pushtet, (elitë e lindur nga shpërbërja e PPSH dhe deviacioneve të saj të brendshme, në momentin e panikut të rrëzimit të Bllokut Komunist shqiptar), në procesin e sendërtimit të sistemeve elektorale në tërësi, ka lënë në harresë studimin e realiteteve sociale dhe etnografike të shoqërisë shqiptare, nevojat e themelimit të një sistemi zgjedhor që krijon stabilitet, si dhe nevojat e përfaqësimit adekuat të Publikut. Edhe në legjislaturën e fundit, klasa politike shqiptare nuk arriti brenda periudhës katërvjeçare të përshtatë ligjin zgjedhor shqiptar me interesat e stabilitetit të vendit. Politika shqiptare nuk arriti ta bëjë ligjin të atillë funksional, sa të jetë më përfaqësues, duke u dhënë një zë të gjithë komponentëve të shoqërisë sonë. Një ligj që të shprehte mirë dhe drejt nevojat e përfaqësimit edhe të interesave të grupimeve sociale, krahinore kulturore, pse jo, krejt më mirë edhe interesat e minoriteteve etnike dhe ato të emigracionit shqiptar. Klasa politike mbi të gjitha nuk arriti të garantojë barazinë e votës në tërësinë e kolegjeve, të fshijë sistemin proporcional rajonal, (i krijuar nga partitë historike për interesat e tyre të ngushta), i shkueshëm vetëm për vende me organizim shtetëror territorial të ndryshëm nga Shqipëria (shtete me organizim territorial, ku krahina të caktuara kanë autonomi administrative dhe shkallë të caktuara të autonomisë edhe politike) dhe ta përshtatë ligjin me interesat e një vendi me organizim shtetëror unitar e me kompozim social e kulturor të veçantë, siç jemi ne.
Një ligj i krijuar gjoja për të ndihmuar krahinat dhe bashkësitë kulturore në përfaqësim, do vazhdojë të bëjë të kundërtën: të jetë një ligj ku do të shprehen interesat dhe balancat e brendshme partiake, ngjitjet artificiale të partizave servile, sepse emërues të listave do jenë partitë politike dhe numërues të votave do jenë serish militantët e paketës kontrolluese politike të vendit. Në prefektura kemi ndarjen e votave të listave duke filluar nga vendet e para. Renditja është bërë jo duke pasur parasysh kompozimin komunitar të prefekturave gjegjëse, por forcën, peshën dhe besnikërinë e individëve të listës ndaj kryetarëve të partive dhe klientelave partiake drejtuese. Përndryshe, krahinat tradicionale që vazhdojnë të jenë edhe më tutje me prerjen e qëllimshme të periudhës së diktaturës dhe qëndisjen servile dhe bizantine të dekadës së parë të periudhës së postdiktaturës, do të jenë pa asnjë përfaqësues të vetin të mirëfilltë në Parlamentin shqiptar, por vetëm me besnikët e partive të mëdha të ofruar “dhuratë” si deputetë. Kështu, krahinat, në vend që të kenë mundësi të flasin një fjalë të shpirtit të tyre, do të jenë të detyruara sërish të shprehen për prerjet artificiale administrative ku janë futur dikur me ba pjesë dhe për katapultimet e partive. Ndërkohë, segmentet e arnuara të disa krahinave tradicionale të këtij vendi, të shpërndara në mënyre jologjike e artificiale, do të jenë vetëm shtojca votash për grupet që kontrollojnë politikën, ekonominë dhe botën e ekonomisë ilegale në Shqipëri dhe më tutje do të jenë të dënuara të mbesin në varfërinë dhe harresën e ngahershme.
Në rastin tonë, termi grupime kulturore nënkupton një grupim krahinor me veçori historike dhe karakteristika identitare, që kanë pasur tradicionalisht një vendosje të caktuar në shoqërinë shqiptare. Shteti i parë dhe i dytë shqiptar i periudhës bashkëkohore është ndërtuar mbi këtë llogarimbajtje në sistemin përfaqësues politik dhe ndërtimin institucional. Në qoftë se prerjet e padrejta të kufirit të Shqipërisë e ndanë Kosovën mënjanë, Malësinë e Madhe shqiptare në mes, Dibrën në mes, Shqipërinë juglindore në mes, Çamërinë në pjesën e saj më veriore etj., diktatura komuniste shqiptare copëtoi në disa njësi administrative Mirditën; Nikaj-Merturin e shkëputën nga Dukagjini duke ia bashkëngjitur artificialisht Malësisë së Gjakovës, Bregun shqiptar të Jonit e ndau në dy rrethe administrative dhe i ktheu në periferira të Vlorës apo Sarandës, e kështu me radhë. Këtu nuk duhet të lëmë në harresë mospërfaqësimin e krahinave të tilla të rëndësishme si Lunxhëria, Zagoria, Lura etj., që janë shndërruar vetëm në shtojca votash të qendrave të prefekturave, pa asnjë përfaqësues të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Shqipërisë, duke lëne në harresë faktin që banorët e këtyre krahinave, etërit e tyre, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në Rilindjen e brendshme dhe njohjen e jashtme të Shqipërisë. Krahinat që lindën Dedë Gjo’ Lulin, Mehmet Shpendin, Primo Doçin, Kapedanët e Mirditës, Petro Pogën, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Andon Zako Çajupin, Petro Markon, Bash Bajramin, Prel Tulin etj., duhet të kenë përfaqësuesit e vet të drejtpërdrejtë në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo të përfaqësohen indirekt nga listat e sajuara të partive politike dhe të kooptuarve artificialisht në ato lista. Ato nuk mund të jenë shtojca votash të qendrave ku janë bashkëngjitur artificialisht.
Aktorët politikë të tranzicionit postkomunist 20-vjeçar nuk bënë asgjë për të rikthyer Shqipërinë në situatën administrative të periudhës kur ka qenë Shtet jo i dhunuar nga politika e brendshme dhe kur Shteti ynë respektonte qytetarët dhe të drejtat e tyre të përfaqësimit adekuat dhe të përputhshëm. Duke mos marrë parasysh këto shtrembërime të djeshme, zyrtarët e Tiranës bashkëkohore të tranzicionit parademokratik, i imponuan elektoratit përzgjedhjet e tyre përfaqësuese nga zyrat e tyre të ftohta, të pandjeshme e të paditura. Nuk harrohet lehtë se si në vitet e “kompromisit të madh” për të mbuluar mëkatet e viteve 1997-1998 , palët politike krijuan apo ndërtuan kolegje elektorale me deformime të spikatshme të kompaktësisë komunitare, duke shkrirë lagje periferike qytetare në zona rurale, ose anasjelltas, vetëm e vetëm që të garantoheshin zgjedhjet e përfaqësuesve të caktuar që zotëronin paketën e kompromisit dhe të mosndëshkimit nga ligji, apo duke bashkuar përfaqësime të dallueshme në një përfaqësim unik të pangjashëm. Kjo ka bërë që në kohët e tranzicionit, elektorate të caktuara të mos jenë të përfaqësuara nga bijtë e bashkësive të tyre, por nga ata që u servirnin artificialisht partitë. Sot, vetëm konkurrenca e lirë mazhoritare, njëemërore mund të kryente një proces të përafërt përputhjeje, por ajo është fshirë nga “mjeshtrit e mëdhenj” të fizikës e matematikës parlamentare.
Partitë politike kanë për mision të përqendrojnë dhe përfaqësojnë interesat e elektoratit. Në vendet demokratike ka një rekomandim konstant për klasën politike për të reformuar strukturat administrative territoriale dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit e të vetëqeverisjes. Mirëpo në një vend të prapambetur, në të cilin partitë politike janë shndërruar në bastione të hekurta interesash të ngushta dhe blloqe elektorale të egra gjysmë paramilitare, është shumë e vështirë të kuptohet nevoja e përshtatjes së trupës zgjedhore dhe interesave të publikut, me përfaqësimin politik në organin sovran. Kësisoj, transformimi demokratik i vendit do të jetë edhe më tutje i penguar, deri sa të kemi një reformë të sistemit të partive politike dhe vendosjes së një legjislacioni më të arsyeshëm mbi funksionimin e sistemit multipartiak, që do t’i shndërrojë partitë politike shqiptare në organizata konkurruese demokratike, koalicione të mëdha interesash nacionale, për Shtet dhe të Drejtë dhe në institucione të përgjegjshme dhe të shpjegueshme. Mirëpo në shoqëri të tilla si e jona, që po vuajnë nga një tranzicion i tejzgjatur, shteti i së drejtës ende nuk është vendosur, jeta politike drejtohet më mënyrë të varfër, larg standardeve intelektuale dhe të kulturës politike të kërkuar për një vend që aspiron EU, duke u dhënë mundësi partive politike të kryejnë abuzime me autoritetin dhe të arrijnë përfitime meskine për grupet e ngushta të interesit.
Shqipëria është një vend në të cilin regjionet tradicionale të tij duhet të kenë një përfaqësim sa më adekuat, të paktën të ngjashëm me parimet mbi bazën e të cilave është ndërtuar përfaqësimi në epokën e themelimit të shtetit dhe në periudhën e viteve 1920′ dhe 1930′, bazuar mbi traditën dhe bashkëkohësinë, që në këtë rast nuk janë në kundërshti. Vetë Karta Europiane e Vetëqeverisjes Vendore e lejon mundësinë e riformatimeve të kufizave administrative të njësive përbërëse vendore, nga ku duhet të rrjedhin më pas edhe kufizat në mes kolegjeve elektorale dhe përfaqësimi. Fshirja dhe copëtimi që pasoi, i krahinave tradicionale shqiptare nga diktatura, nuk duhet të afektojë edhe më tutje klasën politike postkomuniste, sa ajo të heshtë edhe në fillimet e shekullit XXI, mbi dëmtimin e kompaktësisë administrative dhe kulturore që komunizmi u bëri një numri krahinash me veçori të qarta në rrjedhën e historisë. Duke harruar se ato krahina kanë nevojë jo vetëm për ringjizjeje administrative, por edhe për një përfaqësim adekuat, bazuar në përzgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të tyre mbi bazën e votës mazhoritare dhe konkurrimit të lirë njëemëror, klasa aktuale politike ka shkaktuar një shmangie të dallueshme nga parimet bazë të përfaqësimit të realitetit përzgjedhor politik të shoqërisë shqiptare, që bazohen në përputhjen e trupit zgjedhor të shoqërisë me përfaqësinë, përputhjen e Atdheut Real me Atdheun Legal.
Një ligj mazhoritar zgjedhor duhet të paraprihet nga një rregullim administrativ, nëpërmjet riemërtimit të komuniteteve krahinore shqiptare, bazuar më së shumti në identitetet e mirënjohura historike; do të duhej të ripërkufizohen territoret administrative dhe do të duhet të ndodhë kthimi i situatës administrative shqiptare të periudhës së shtetit të mirëfilltë konstitucional shqiptar, i cili ka qenë shumë më i kujdesshëm në respektimin e publikut dhe prirjeve e balancave ndërkomunitare.
Duke e marrë të mirëqenë tezën se partitë politike shqiptare përfaqësojnë elektoratet gjegjëse, është ndërtuar, në fakt, një ligj elektoral që nuk priret drejt përfaqësimit të përputhshëm të interesave të trupës zgjedhore (Atdheut Real), sa të interesave të partive politike dhe mbi të gjitha të partive të mëdha politike, duke sakrifikuar tërësisht interesat e bashkësive shoqërore dhe kulturore. Partitë e vogla politike shqiptare (të drejtuara nga pashallarët tradicionalë të partizave llogarimëdha), që do të arrijnë të ndërtojnë koalicione interesash, do të bëhen artificialisht përfitues të votave të mbetura nën prag, që nuk janë të tyre, duke marrë pjesë në një infiltrim të parregullt të vullnetit të popullit (duke deformuar rëndë përfaqësimin në Atdheun Legal). Por krahinat e shkëputura prej regjimit komunist nga bashkësia themelore dhe të arnuara artificialisht në ndërtimin e rretheve kushinetë, apo në krijimin e kushinetave në rrethe të caktuara, do të vazhdojnë edhe më tutje të votojnë për llogari të interesave të qendrave të vogla dhe qendrës së madhe, pa një zë të tyre real në politikën shqiptare dhe në legjislativin shqiptar.
Qasja tradicionale e procesit demokratizues priret drejt kufizimit e zvogëlimit në minimum të mospërputhjeve të shkaktuara në sistemin përfaqësues, nga shabllonet ideologjike dhe institucionale të Ancien Régime; priret drejt respektimit të parimeve të vullnetit të Publikut në të gjitha poret e shoqërisë së shtetit tonë; drejt mobilizimit të shoqërisë civile dhe krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të partive politike, të cilat do të duhet të jenë përfaqësuese të interesave të gjera nacionale dhe të ndjeshëm ndaj bashkësive shoqërore dhe kulturore, në mënyrë të njëllojtë.
Një ndryshim i arsyeshëm i sistemit zgjedhor, një rikompozim administrativ i komuniteteve dhe krahinave mbi bazën e prerjeve tradicionale historike dhe etnografike, d.m.th. një përputhje midis realitetit shoqëror me realitetin administrativ, do të jetë në të mirë të fuzionit të vetëdijes qytetare shqiptare, një nga hapat e parë që në mandatin e ardhshëm parlamentar do të duhet të rregullohet nga organi përfaqësues i sovranit, marrë në tërësi dhe me vullnet të përbashkët politik.
Mosnjohja e mirë teorike e realiteteve historike, veçorive krahinore, e mënyrës se si duhet të funksionojë një shtet demokratik, liberal, për një pjesë të mirë të udhëheqësive politike dhe përfaqësive parlamentare, vazhdon të jetë një nga vuajtjet më të mëdha të politikës sonë bashkëkohore. Partitë politike po futen në zgjedhjet e ardhshme:1-pa e njohur Shqipërinë që pretendojnë ta administrojnë për katër vitet e ardhshme; 2- pa një elitë gjithë përfaqësuese; 3- pa një platformë të qartë se si do ta bëjnë teknikisht funksional Shtetin e së Drejtës dhe Barazinë e Qytetarëve para Ligjit; 4- pa një plan teknik për të treguar si do ta drejtojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, garantin e jetës së qytetarit të thjeshtë, dhe pa emrin e kryepolicit profesionist që dëshirojnë me aq ankth qytetarët e thjeshtë; 5- pa një kandidat për superministrinë e Thesarit të Shtetit; 6- pa emrin e një ministri vizionar për rilançimin e ekonomisë së tronditur shqiptare; 7- pa ekspozuar identikitin e një guvernatori inteligjent të Bankës së Shqipërisë; 8- pa emrin e një kryediplomati të krahasueshëm me secilin prej vendeve fqinje, përfshirë edhe Kosovën, etj.
A mos, një nivel të tillë përgatitjeje teorike dhe praktike për të administruar Shtetin meriton Shqipëria e viteve 2013-2017?
ROMEO GURAKUQI
blank

Sanksione ekonomike ndaj Serbisë si ato ndaj Rusisë- Nga GENC BURIMI

Pas pushtimit të Krimesë nga Rusia më 2014, pranohet gjerësisht sot se vendet perëndimore u gabuan rëndë me strategjinë e heshtjes që ndoqën. Në vend që Rusia të vihej që në atë moment nën sanksione të gjithanshme, Perëndimi, SHBA dhe BE vazhduan ta trajtonin Putinin si partner të besueshëm.

Biles, Gjermania shkoi deri në mbylljen e syve ndaj agresionit të Putinit në Krime, sa e “shpërbleu” atë me lançimin e projektit të gazsjellësit North Stram 2. Rezultati u pa më 24 shkurt 2022, ku e pangopur me Krimenë, Rusia është hedhur në ofensivë për të gllabëruar gjithë Ukrainën.

Në divergjencat Kosovë-Serbi që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, ka një konstante: sa herë mosmarrëveshja midis dy palëve bëhet serioze, Presidenti serb, Vuçiç, si ai rus, Putin, ka si me buton vetëm një opsion: mobilizimin e ushtrisë serbe dhe dërgimin e saj në kufi me Prishtinën.

Perëndimi po ashtu vazhdon të ketë të njëjtin refleks, si ai me Rusinë, përkëdheljen e kurrizit autokratëve me shpresën se më pas ata do të qetësohen, urtësohen. Rasti i fundit me Beogradin është flagrant: Vuçiç tregon sërish dhëmbët me ushtrinë dhe kërcënime për luftë ballkanike që mund të çojnë në konflikte të përmasave të 1914-ës, por Perëndimi preferon t’i hakërrohet Prishtinës, duke i kërkuar të shkelë mbi Kushtetutën e saj dhe shtetin e së drejtës që vetë Perëndimi e ngre në piedestal nga mëngjesi në darkë si gjëja më e shenjtë e demokracisë që duhet mbrojtur me çdo kusht.

Duhet besuar se në rastin e Kosovës paska kushte gjeopolitike më të rëndësishme se vlerat e shtetit të së drejtës! Çfarë leksioni kurioz demokracie po jep Perëndimi ku duket sikur i thotë Prishtinës dhe Ballkanit “ligjin e bën Vuçiçi”. Kështu iu tha dhe Ukrainës më 2014 se duhet ta mbyllte gojën kur Rusia i rrëmbeu Krimenë, sepse ashtu e donte interesi gjeopolitik që të mos hyhej në luftë me fqinjin e frikshëm. Jo vetëm kaq, por iu kërkua më pas Ukrainës të bënte lëshime dhe në territore të tjera si ai i Dombasit për t’iu dhënë më shumë autonomi rusëve që jetonin aty dhe të kënaqej kështu oreksi i Putinit.

Ukraina u detyrua kështu me hir ose pahir të firmoste të famshmet apo të trishtat marrëveshje Minsk 1 dhe Minsk 2, të cilat Putini i shkeli, siç dihet, me këmbë, sepse nuk qe vetëm Dombasi që i interesonte, por e gjithë Ukraina.

Kosovës sot, Perëndimi me naivitetin e tij dhe me mos nxjerrjen e mësimeve nga Ukraina, po i skicon ekzaktësisht të njëjtin skenar: i kërkohet Kosovës të pranojë të krijojë një Donbas të dytë në territorin e saj, në pjesën veriore të Mitrovicës. Marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 kanë sinonim  “Asociacionin e komunave me shumicë serbe” të Kosovës. Situata është edhe më ironike në rastin e Kosovës, sepse Presidenti serb e thotë botërisht që “dua gjithë Kosovën”, ndërkohë që Putini të paktën e fshehu lojën e tij dhe e tregoi në momentin e agresionit të Ukrainës se donte gjitha Ukrainën dhe jo vetëm Dombasin.

Është e qartë për këdo se “asociacioni” është vetëm një pretekst, apo aperitivi, përpara “gostisë” së madhe që përgatit Serbia për të rimarrë një ditë, qoftë edhe me luftë gjithë Kosovën. Të njëjtin skenar për një Serbi të Madhe ka Beogradi edhe me instrumentalizimin e serbeve të Bosnjës e deri në Malin e Zi, ku partitë pro serbe priten të fitojnë në zgjedhjet legjislative të qershorit. Revanshi serb për të rimarrë Kosovën ka shokuar dje edhe në Paris, ku në mesin e turneut ndërkombëtar të tenisit Roland Garros, sportisti nacionalist serb Novak Xhokoviç shpalli “Kosova është Serbi”. Pse vendet perëndimore me SHBA-të në krye, po i tolerojnë kaq gjatë këto provokime të Serbisë?

SHBA-të frikësuara nga një pakt Vuçiç – Putin?

Sado e pabesueshme të jetë, duket se SHBA-të po tregojnë shenja frikësimi ndaj Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit duket sikur është ulur mbi një fuçi baruti nga ku shantazhon Uashingtonin dhe mbarë Perëndimin: o bëni si them unë, ose e shtroj Rusinë këmbëkryq ne Ballkan. Vuçiç tjerr fijet e katër poleve “të nxehta” me serbë në rajon: serbët e Bosnjës, serbët e Malit të Zi, serbët e Kosovës dhe natyrisht krahu nacionalist serb në vetë mbarë Serbinë. Skenari i një Bashar El Asad që i hapi portin mesdhetar sirian të Tartuzit Putinit, duke i dhënë sot Rusisë të vetmen bazë në Mesdhe nga ku kërcënon dhe vetë Izraelin, është ende traumatizuese për amerikanët.

E megjithatë, më 2016, Franca që është aq e matur në mos hapje konfliktesh, i propozoi Presidentit Obama që të dyja fuqitë e NATO-s të shënjestronin pallatin presidencial të Basharit në Damas dhe të eliminonin me një sulm ajror të gjithë regjimin sirian destabilizues për botën. Obama hezitoi dhe atë gabim fatal e shfrytëzoi Putini që i propozoi menjëherë mbrojtje Sirise. El Bashar, armiku i SHBA-ve dhe i Perëndimit është “normalizuar” sot në sferat diplomatike dhe biles ka akses dhe në tryezën e Lidhjes Arabe. Vuçiç me këtë shantazh po luan. Të ftojë Rusinë të instalohet në Serbi siç e bëri Bashari në Siri. Për momentin, Vuçiç ka dy “teka”, të cilat Perëndimi i frikësuar po ia plotëson, në pritje të tekës së tretë që nuk do vonojë nëse SHBA-të vazhdojnë të zmbrapsen në përballjen me udhëheqësin e Beogradit.

Kapriçoja e parë e Vuçiçit, megjithë sjelljen e tij në dëm të interesave të perëndimorëve, është integrimi në Europë, ose të paktën aksesi në financimet bujare europiane gjatë periudhës së negociatave në pritje të integrimit. Kjo tekë i është plotësuar më së miri Presidentit Serb edhe si një lloj kompensimi ndaj shkëputjes së Kosovës. Logjikisht BE-ja duhet të ishte treguar më e ashpër dhe duhet t’i kishte ndërprerë negociatat për integrim për shkak të natyrës autoritare të regjimit serb ku opozita dhe mediat janë të ndrydhura; për shkak të bashkëpunimit të pushtetit në Serbi me banda kriminale dhe mafioze serbe, siç e analizonte në detaje një artikull i “New York Times”, duke krijuar shqetësim deri në Senatin amerikan; për shkak të refuzimit të Vuçiçit për t’i vënë sanksione Rusisë; për shkak të refuzimit të Vuçiçit për të njohur Shtetin e Kosovës. Veçse Bashkimi europian vazhdon t’ia mbajë dyert hapur Serbisë pa i vënë asnjë kusht në lidhje me katër mëkatet e mësipërme: regjim autoritar, regjim i korruptuar, regjim pro armiqve të Perëndimit siç është Rusia, regjim që nuk do që të njohë kufijtë dhe integritetin territorial të fqinjit kosovar.

Kapriçoja e dytë që Vuçiç u bën perëndimorëve, është që t’i ketë duart e lira të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, duke manipuluar serbet e Kosovës. Kjo tekë ka shkuar deri në atë pikë sa është Vuçiç personalisht, që negocion për asociacionin e komunave me shumicë serbe të Kosovës. Ekzakt si në periudhën kur Putin negocionte personalisht marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 për Dombasin e Ukrainës. A imagjinohet një sekondë e vetme të tolerohej Shqipëria të negocionte në një tryezë me BE-në, SHBA-të dhe Beogradin për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që të krijohet edhe aty një “asociacion” i ngjashëm me atë që Beogradi kërkon në Kosovë? Vuçiç do kishte qeshur me këtë pleksje të Shqiperisë, europianët do na kishin kërcënuar me pezullim të negociatave për integrim, ndërsa SHBA-të me siguri do të kishin nxjerrë armën fatale të “non grata” kundra çdo udhëheqësi të Shqipërisë, që do të guxonte të interesohej për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, në Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi. Atëherë perse i tolerohet Vuçiçit një kapriço që nuk do t’i tolerohej asnjë lideri tjetër ballkanik?

Kapriçoja e tretë e Vuçiçit që ende nuk është shfaqur, por që përballë gjunjëzimit të pandalshëm para tij të Perëndimit ajo nuk do të vonojë të ngrejë kokë, ka për të qenë kërkesa zyrtare e Beogradit që vendet perëndimore që kanë njohur Kosovën, me SHBA-të në krye, ta “çnjohin” atë, domethënë t’i japin fund pavarësisë së Kosovës! Sado tragji-komike të tingëllojë një çmenduri e tillë, shembulli rus që kërkon të gëlltisë gjithë Ukrainën tregon se të “çmendurit” e vërtetë janë ata që nuk u paraprijnë skenarëve të zjarrvënësve rajonalë. Kjo vlen në radhë të parë për ne shqiptaret. Nuk duhet të kemi iluzione.

Jo vetëm që kjo Serbi nuk do ta njohë kurrë Kosovën, por tashmë, falë peshës fatale gjeopolitike që ajo mbart si një strofull e ngrohtë për ariun rus, Serbia ka nisur rrugëtimin për “zhbërjen” e pavarësisë së Kosovës për të bindur edhe vetë ato vende që janë në origjinë të krijimit të Shtetit të Kosovës të distancohen nga Prishtina. Ndryshe nga ç’e imagjinojnë shqiptaret, SHBA-të nuk luftuan për pavarësinë e Kosovës, sepse duan më shumë shqiptarët sesa serbët apo ndonjë komb tjetër përreth. Biles, është rasti këtu të çmontohet një tjetër iluzion të madh që kemi ne shqiptarët. Presidenti i famshëm amerikan, Woodrow Wilson, të cilit shqiptarët ia detyrojnë ekzistencën e tyre si shtet, në planin e tij të famshëm të paqes me 14 pika, që ai lexoi solemnisht para Kongresit Amerikan më 8 janar 1918, Shqipëria jo vetëm që aty s’përmendet fare, por në pikën 11 të atij plani paqeje Presidenti Wilson shqetësohej botërisht për Serbinë me këto fjalë: “Serbisë i duhet garantuar një akses në det i lirë dhe i sigurt”! Për Shqipërinë pala amerikane u përmend dy vjet më vonë, më 1920, kur u shfaq rreziku italo-grek dhe pas një lobimi të fuqishëm të Nolereve dhe Konicave shqiptare në SHBA. Mbrojtja e pavarësisë së Kosovës në kohët moderne i përgjigjet një interesi amerikan të caktuar, i cili koincidon me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Ky interes amerikan është bllokimi i aksesit rus në Ballkan dhe në detin Adriatik. Vetëm me anë të detit Rusia mund të sjellë armatime dhe konflikte në zemër të Europës sepse rrugët tokësore dhe ajrore bllokohen lehtë nga vende aleate. Gjatë luftës së ftohtë qe “fati” që e ndihmoi Amerikën dhe Europen Perëndimore që Rusia të mos vinte në brigjet e Adriatikut për t’i bërë karshillëk Italisë dhe gjithë vendeve anëtare të NATO-s. Ai “fat” emërohej Tito dhe Enver Hoxha, të cilët që të dy u prishën me Moskën, njëri për ta bërë ish-Jugosllavinë vend asnjanës si Finlanda apo Austria dhe tjetri për ta bërë Shqipërinë një vrimë boshe në hartën e botës.

Por, me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe me pasigurinë se çfarë pushteti do të vinte mbrapa në Moske, SHBA-ve u duhej ta bënin fasadën adriatike hermetike njëherë e përgjithmonë ndaj ndonjë “cari” të ardhshëm rus, ne atë moment në Ish-Jugosllavi po lindte një “car” i vogël i quajtur Millosheviç. Ky “hermetizim” i fasadës Adriatike u mori nje çerek shekulli amerikanëve.

Nga 1991 kur filloi shpërbërja e ish-Jugosllavisë me pavarësinë e Sllovenisë e deri më 2017, kur vendi i fundit ish-jugosllav, Mali i Zi, hyri në NATO, SHBA-të u kujdesën që të gjitha vendet e bregdetit Adriatik, duke përfshirë dhe Shqipërinë, (me 2009) të hynin në NATO, që do të thotë se Moska nuk ka më asnjë port për të zbarkuar trupa dhe armë në zemër të Europës. Dhe amerikanët patën shumë të drejtë që i kushtuan dy dekada e gjysmë projektit të një Adriatiku atlantist, sepse një “car” i ri lindi ne Rusi në vitet 2000 me Vladimir Putinin, i ndjekur nga lindja e një tjetër “cari” të ri në rrënojat e ish-Jugosllavisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti nacionalist i Serbisë, por ish-ministri Informacionit të Sllobodan Millosheviçit.

Rreziku aktual për Perëndimin është po ai si në të kaluarën e afërt, rikthimi i Rusisë në Adriatik si në fillimet e luftës së ftohtë kur Moska kishte partnerë Titon dhe Hoxhën. Pika më e dobët e fasadës hermetike së NATO-s në Adriatik është Mali i Zi. Si në një lojë shahu, “cari” modern i Serbisë, Vuçiç, me ndihmën e Kishës Ortodokse Serbe po aktivizon pjesën serbe të Malit të Zi të marrë të gjitha pushtetet, në mënyrë që më pas ata të kenë në dorë, po qe nevoja, dhe daljen nga NATO te Malit të Zi dhe bërjen e saj vasale të Serbisë dhe Rusisë, siç po shndërrohet sot Bjellorusia ndaj Rusisë.

Ky do të ishte një skenar katastrofë për amerikanët, për shqiptarët dhe për mbarë BE-në. Perëndimi që i ka parasysh të gjitha skenarët e mundshëm e ka vendosur një strategji që duket e gabuar, sepse ajo konsiston “ta ketë mirë” me Vuçiçin sesa t’i tregojë atij limitet. Kjo strategji është e dëmshmepër shqiptarët sepse dihet ku ajo fillon, por nuk dihet se ku mbaron, sepse ajo mund të çonte, në rastin e një hipoteze pesimiste, deri në “sakrifikimin” e Kosovës si mollë shkëmbimi që Serbia t’i kthejë kurrizin Moskës dhe të bëhet me kampin perëndimor. Ky është rreziku për të cilin shqiptarët kanë detyrimin historik të bëhen të ndërgjegjshëm dhe të punojnë sa me zgjuarsi, aq dhe me pathyeshmëri në qëndrime, që ajo të mos realizohet.

Strategjia e gabuar perëndimore në Ballkanin Jugperëndimor

Për të evituar skenarin e rivasalizimit të Malit të Zi ndaj Serbisë dhe më pas ndaj Rusisë, amerikanët vendosën me të gjitha mënyrat të mbështesnin politikisht, elementin properëndimor në Mal të Zi, Milo Xhukanoviç. Kjo mbështetje e verbër perëndimore i dha Xhukanoviçit një jetëgjatësi politike të papare, mbi tri dekada, dhe e mbajti të ankoruar Malin e Zi në kampin perëndimor, por që po njeh një perfundim të ngjashëm me atë që i ndodhi elementit pro perëndimor në Afganistan, ish-Presidentit Ashraf Gani. Kur një politikan në një vend me demokraci të pakonsoliduar merr një mbështetje të verbër nga superfuqia numër një në botë, ai ka tendencë të abuzojë me pushtetin. Që të dy, edhe Xhukanoviç, edhe Ashraf Gani, u zhytën në një korrupsion galopant e të padurueshëm për popullatën, e cila ua tërhoqi besimin politikanëve të korruptuar që gëzonin bekimin e amerikanëve. Vakumin post-Xhukanoviç në politikën malazeze po e mbushin elementet pro-serbe dhe pro-ruse, ndërkohë që në Afganistan u rikthyen barbarët talibanë.

SHBA-të nuk qenë në gjendje t’i pengonin këto zhvillime, aq i fortë është zhgënjimi i popullatave ndaj elitave të korruptuara. Aktualisht, duke parë që në Mal të Zi situata mund të shpëtojë fare nga duart me zgjedhjet legjislative të 11 qershorit me marrjen e pushtetit nga parti të afërta me Beogradin, që mund të venë në pikëpyetje dhe vetë praninë e Malit të Zi në NATO, SHBA-të kanë vendosur atëherë të ndjekin strategjinë e afrimit me Vuçiç. Nëse Presidenti i Serbisë zgjedh kampin perëndimor në vend të tundimit për nga Moska, atëherë edhe Mal i Zi nuk do të devijojë nga rruga e Perëndimit shpresojnë strategët amerikanë.

Por strategjia është si një lotari, ajo mund të funksionojë, por edhe mund të mos funksionojë. Kështu duhen kuptuar edhe rezervat e “Nju Jork Times” apo edhe senatorëve amerikanë përse Departamenti i Shtetit mbështet Vuçiçin kur shumë elemente tregojnë se Presidenti serb nuk ndan të njëjtat vlera me Perëndimin. Në vend që të zgjidhnin rrugën e forcës, sanksione ekonomike ndaj Serbisë, izolim ndërkombëtar të Serbisë e deri në ndërprerje të procesit të integrimit europian për shkak të politikes së dëmshme brenda dhe jashtë vendit të Aleksander Vuçiç, administrata aktuale amerikane ka zgjedhur rrugën e joshjes së Vuçiçit me shpresën që ai mos të krijojë tensione gjetiu në Ballkanin perëndimor. Kjo joshje përfshin:

-investime të jashtëzakonshme amerikane në Serbi (mbi 15 miliardë dollarë sipas dhomës së tregtisë amerikane në Beograd).

– detyrim amerikan për BE-në të vazhdojë negociatat për integrim me Serbinë. Biles një format i ri negociatash është konceptuar që u lejon vendeve që janë në negocim për anëtarësim të marrin që tani fonde europiane sikur të ishin vende anëtare.

-nënshtrim të udhëheqësve të Kosovës në negociatat me Serbinë. Kjo filloi me planin Trump për ndarjen e Kosovës që Thaçi e pranoi, por jo Haradinaj dhe Kurti. Më pas administrata Biden u përpoq ta largojë Kryeministrin “kokëfortë”, Albin Kurti, por që kosovarët me votën e tyre të lirë e zgjodhën dy herë. Dhe tani SHBA-të, gjithmonë për t’i treguar vullnet të mirë Vuçiçit nuk hezitojnë as ta poshtërojnë publikisht Kryeministrin e Kosovës, duke i kritikuar pse çon kryebashkiakët e rinj në zonat me shumicë serbe, ndërkohë që më parë vetë SHBA-të i kishin hapur dritën jeshile Kurtit që t’i organizonte zgjedhjet lokale megjithë bojkotin e pakicës serbe. Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, duket sikur SHBA-të mbajnë krahun e Serbisë në negociatat me Kosovën, duke i kërkuar Kurtit të njohë faktorin serb ne Kosovë me anë të krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pa i kërkuar Serbisë të njohë Kosovën. Synimi duket joshja me çdo kusht e Serbisë për ta larguar atë nga Rusia

– dhe, së fundmi, kjo joshje amerikane ndaj Vuçiçit shfaqet dhe në krijimin me Shqipërinë fqinje të një politike miqësore ndaj Vuçiçit nëpërmjet Edi Ramës. Ky i fundit është i instruktuar nga Departamenti i Shtetit që të mbajë nga njëra anë marrëdhënie të shkëlqyera me Presidentin serb deri në atë pikë sa, për t’i pëlqyer Vuçiçit, të mos hezitojë të kritikojë publikisht “vëllain e tij të gjakut”, Albin Kurti. Kjo marrëdhënie “bizare” e një lideri të Shqipërisë mik me Beogradin dhe kundërshtar me Prishtinën është e paparë që nga lindja e shtetit shqiptar më 1912.

Edi Rama veproi po ashtu pa u menduar gjatë edhe kur administrata e mëparshme e Trumpit i kërkoi të mbështeste projektin e shkëmbimit të territoreve që rezultonte në një ndarje të Kosovës. Për Ramën, mesa duket, ka më pak rëndësi imazhi që do lërë në histori, sesa etja për pushtet në Tiranë që mund ta mbajë, ashtu si Xhukanoviçi për një farë kohe, vetëm me ndihmë “nga jashtë”.

Ironia bëhet edhe me therëse në rastin e kritikave të Kryeministrit te Shqipërisë ndaj “vëllait” të tij të, Kosovës, përse ky i fundit çoji kryebashkiakë në zonat ku serbët nuk shkuan në zgjedhje. Rama harron me këtë rast se ai vetë nuk e pati fare problem të merrte më 2019, në respekt të Kushtetutës gjitha bashkitë e Shqipërisë pa zgjedhje pas bojkotit të opozitës. Po ashtu, kur Edi Rama i kërkon Albin Kurtit të mos respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe të mos ngrejë flamurin e Kosovës disa bashki të territorit të Kosovës, ai harron se për veten e tij gjeti mbrojtje te Kushtetuta dhe parimet e Shtetit të së drejtës për të justifikuar arrestimin dhe burgimin e kryebashkiakut të zgjedhur shqiptaro-grek të Himarës.

– së fundi, në vazhdën e krijimit të një klime të favorshme pro-Vuçiç në Shqipëri, SHBA-të shpallen edhe Berishën persona non grata duke e justifikuar si një gjest lufte kundër korrupsionit që Berisha kishte kryer sipas amerikaneve 10 vite më parë kur kish qenë në pushtet. Pak besohet se me të njëjtën arsye SHBA-të do ta shpallin tani edhe Xhukanoviç non grata për korrupsionin e vërtetuar që ai ka kryer kur ka qenë në pushtet. Në realitet, është diskursi anti-Vuçiç i Berishës që i frikëson amerikanët.

Një rikthim i Berishës në pushtet me një fjalor aq anti-Vuçiç, të cilin e trajton si të birin shpirtëror të Millosheviçit, do të ndërlikonte strategjinë globale të perëndimorëve që konsiston në joshjen dhe jo në anatemimin e Presidentit të Serbisë për të evituar një front të dytë luftë me Rusinë në Ballkan pas atij në Ukrainë. Është interesante për t’u parë tani edhe pozicionimi i Lulzim Bashës dhe në tërësi i grupit drejtues të PD-së së vulës, ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë.

A do ta dënojnë edhe ata Albin Kurtin duke treguar qartë se ashtu si Edi Rama kërkojnë t’u pëlqejnë amerikanëve për të shpresuar të vijnë një ditë në pushtet? A do ta dënojë Lulzim Basha dhe oborri i tij Akleksander Vuçiçin duke rrezikuar me këtë rast të japin sinjalin se amerikanët gabohen? Po meqenëse Amerika nuk është gabuar me “non grata”-n, ajo nuk mund të kritikohet për qëndrimin ndaj Kosovës. Prandaj me siguri “i rikthyeri” Basha do zgjedhë strategjinë e heshtjes në dosjen e Kosovës, ashtu si Tito në kohën e vet, as Lindje, as Perëndim…

Konkluzion: sanksionet dhe jo joshja, “arma” me efikase ndaj Serbisë

Askush nuk është profet për të parashikuar sesi do të jetë e ardhmja. Por e kaluara mund të shërbejë si busull. Tolerimet e Perëndimit ndaj aksioneve hegjemonike të Putinit, nuk evituan as luftën në Ukrainë, as sanksionet perëndimore kundër Moskës. Por, nëse sanksionet do të ishin ndërmarrë në kohen e duhur, më 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe kur ishte më e dobët sesa sot, mbase nuk do ta kishim pasur luftën në Ukrainë. Curçill pati atë shprehjen e famshme ndaj perëndimorëve që e toleruan Hitlerin në marrëveshjen e Munihut më 1938 duke i lejuar të aneksonte një pjesë të Çekosllovakisë me shpresën se do kënaqej me aq: “Kishit opsionin për t’i bërë luftë Hitlerit apo për t’u përkulur me humbje nderi. Zgjodhët të humbnit nderin, por patët edhe luftën”.

Perëndimi e humbi rastin t’i shpallte luftë ekonomike Rusisë në momentin e duhur më 2014, duke shpresuar se Putin do të mjaftohej me Krimenë. Historia tregoi si më 1940, se me diktatorin imperialist nuk e shmang dot një moment luftën. Të paktën Perëndimi mos ta përsërisë këtë gabim me Serbinë dhe t’i shpallë luftë ekonomike sa nuk është ende vonë. Serbia e Vuçiçit nuk ka këllqet e Rusisë sepse nuk ka hidrokarburet e stepave të Rusisë.

Edhe në rast se situata konfliktuale ashpërsohej midis Perëndimit dhe Serbisë në atë pikë sa kjo të thërriste në ndihmë Putinin, Rusia do ta ketë të pamundur ta ndihmojë ushtarakisht Serbinë pa rrugë detare. Ketë akses detar që Rusia e shpreson aq shumë nëpërmjet Malit të Zi. Është ky momenti i volitshëm që të eliminohet njëherë e mirë rreziku nacionalist serbo-rus në Ballkan. Nëse objektivi amerikan dhe ai perëndimor është shkëputja njëherë e përgjithmonë e Serbisë nga aleanca me Rusinë imperiale, kjo do të realizohej më mirë me anë të metodës se forcës, sanksione ekonomike dhe bojkot total ndaj Serbisë sesa me anë të joshjes.

Një Serbi nën regjimin e sanksioneve ekonomike, po aq të ashpra sa ç’janë ato sot ndaj Rusisë, do ta shtynte popullin serb të revoltohej kundër elitave të tij nacionaliste pro-ruse. Nacionalizmi nuk të ushqen, por të varfëron. Sot, Vuçiç mburret, dhe me të drejtë, para rinisë së vendit të tij se ka mbështetjen e Perëndimit. Sot, Vuçiç mburret para kombit të tij, se të jesh pro-rus, të mbrosh serbët e Kosovës deri duke mobilizuar ushtrinë, të mos njohësh pavarësinë e Kosovës, biles ta sabotosh pavarësinë e Kosovës, duke penguar vende të tjera ta njohin, të gjitha këtu jo vetëm që nuk shihen me sy të keq nga Perëndimi, por biles edhe inkurajohen sepse është kryeministri i Kosovës që kritikohet botërisht dhe jo Serbia.

Sot, rinia e Serbisë konstaton se ajo, ndonëse ka lidera nacionalistë dhe prorusë, gëzon lëvizje pa viza në Europë, ndërsa kosovarët viktima në të kaluarën të ofensivave gjenocidare serbe qëndrojnë të mbyllur si në burg. Të jemi të sigurt, se ditën kur të gjitha këto avantazhe do t’i ndërpriteshin Serbisë së Vuçiçit, pushteti i tij do të fillojë të lëkundet nën presionin popullor.

Në vend të joshjes amerikane ndaj Serbisë nevojitet një pranverë e vërtetë revolte serbe për ta afruar Serbinë ndaj vlerave të Perëndimit dhe për ta larguar atë nga Rusia cariste. Janë të shumtë edhe serbët properëndimore që ëndërrojnë për një të ardhme tjetër për vendin e tyre larg eksperimenteve gjeo-nacionaliste të liderëve të tyre proruse. Duke i vënë sa më shpejt, pa humbur më shumë kohë sanksione regjimit të Vuçiçit, në vend që t’i fërkojë atij kurrizin, Perëndimi e para se gjithash Europa do t’i bënte së fundmi shërbim jo Kosovës, por vetes.

Një Serbi nacionaliste është një vatër e përhershme tensionesh në zemër të Evropës, që me ndihmën e Rusisë mund të provokojë një 1914 të dytë. “Nacionalizmi është Lufta”, thoshte Fransua Miterrand më 1995 dhe pak vite më vonë mbyllej cikli i luftërave në ish-Jugosllavi, aty ku lindi dhe konflikti i parë botëror. Por më 2023, në turneun e Grand Slam të tenisit në arenën festive pariziane të Roland Garros, një Novak Xhokoviç risjell fantazmat e së shkuarës me lajthitjen nacionaliste “Kosova është zemra e Serbise”.

Kur një sportiv serb i nivelit botëror “ballkanizon” edhe evenimente të paqme sportive në zemër të Parisit, duke menduar për luftë sa herë godet mbi një top tenisi, është pikërisht ky mentalitet i mbrapshte serb që duhet luftuar në embrion sa nuk është vënë duke e vendosur Serbinë nën një regjim të rreptë sanksionesh deri sa ajo të pranojë realitetin e pakthyeshëm të Rusisë putiniste armike dhe të një Kosove të pavarur.

blank

FRANK SHKRELI NDERI I MALËSISË SË MADHE KOPLIK, BASHKIA MALËSI E MADHE

Maj, 2023

Fjala e Frank Shkrelit me rastin e pranimit të Dekoratës,

“Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe

Zotëni Tonin Marinaj, Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, anëtarë të Këshillit Bashkiak, miq, dashamirës e kolegë, zonja e zotërinj – mirë se u kam gjetë këtu në Malësi të Madhe. Jam thellësisht i kënaqur që jam në mesin tuaj. Ju falënderoj për pjesëmarrjen.

Plot emocione sa herë që vizitoj Shqipërinë! Sot jam këtu në kryeqendrën e Malësisë së Madhe me përvujtëni dhe me një përkushtim mirënjohjeje, për vendimin tuaj vëllazëror, fisnik e bujar për të më nderuar me titullin prestigjoz, “Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe”.

Ndonëse më shumë se një gjysëm shekulli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot e ndjejë vetën më shumë se kurrë më parë, siç është shprehur me një rast edhe poeti e shkrimtari i madh i këtyre anëve, Martin Camaj, se: “Unë jam i juaji, e ju jeni të mijt.”

Baba e Gjysh nga Shkreli, Nënën nga Vermoshi! Megjithse larg jush, atje përtej oqeanit në Amerikën e madhe e të bekuar: PËR MUA, MALËSIA E MADHE — ME TË GJITHA TË MIRAT DHE VLERAT E SAJA SHEKULLORE — KA QENË GJITHMONË DHE VAZHDON TË JETË QENDRA E UNIVERSIT TIM – E EKZISTENCËS DHE IDENTITETIT TIM PREJ MALËSORI! Si i tillë, me sinqeritetin më të madh dhe me mirënjohjen më të thellë e pranoj këtë nderim prej jush — në emër të Malësisë së Madhe — trollit tonë të përbashkët.

Pasi ky titull me jepet, pjesërisht, për punën time 30-vjeçare në Zërin e Amerikës, e pranoj dekoratën edhe në shenjë kujtimi për ish-kolegët e mi, me të cilët kam punuar në Zërin e Amerikës për dekada. Sidomos, në kujtim të atyre kolegëve që nuk jetojnë më, e të cilët nuk patën fatin të shihnin shembjen e komunizmit barbar të Enver Hoxhës në këtë vend dhe çlirimin e Kosovës, as lirinë dhe pavarësinë, që gëzon sot Dardania.

Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të lirë se sot. Jemi këtu në Kryeqendrën e Malësisë së Madhe në Koplik — si dikurë të parët tanë, “në log të Kuvendit” – shokë e miqë — ndoshta edhe kundërshtarë politikë, por jo armiq. Anëtarë partishë të ndryshme ndoshta, por edhe si malësorë që mendojmë e ndiejmë së bashku për një të ardhme më të lumtur për këto troje kreshnike, plot vlera e atdhedashuri.

Me mendime të ndryshme, por me qëllime të përbashkëta! Sepse objektivat e përbashkëta jetësore, në interes madhor të Kombit, nuk duhet të njohin parti as armiqësi – se mbi çdo interes partiak e personal, duhet të jetë gjithmonë interesi kombëtar i Shqipërisë, i Malësisë së Madhe dhe i mbarë Kombit shqiptar. Kështu mendonin të parët tanë malësorë!

Të gjithë jemi të vetdijshëm për sfidat me të cilat përballet sot Shqipëria, Malësia e Madhe dhe mbarë Kombi shqiptar për shkak të rrethanave fatmjera shekullore. Por është ndihma e të Madhit Zot, vlerat morale e kombëtare që e kanë shoqëruar gjithmonë Malësinë e Madhe dhe Kombin shqiptar. Unë besoj me At Gjergj Fishtën se, më në fund, dhe përball të gjitha sfidave, “Punën e Shqipnisë e ka Zoti në dorë, prandaj doemosdo Shqypnija do të dalë në dritë…Zoti ka me e mbajtë Shqypninë më kambë, me nderë e me lumni.”

Le të shpresojmë që shqiptarët të jenë bartës të denjë të vuajtjeve, sakrificave dhe luftërave të malësorëve dhe të gjithë shqiptarëve gjatë historisë, duke jetuar sipas trinomit në bazë të cilit jetonin dhe vepronin të parët tanë malësorë: besa, nderi e burrënia, të bindur se këto vlera bazë janë edhe udhëzimi drejtë një jetese të ndershme, të kënaqshme të drejët e të begatë për të gjithë Kombin.  Bazuar në këto vlera, duhet të jemi të vetdijshëm se Kombi shqiptar ka nevojë urgjente për një këthesë të re historike!

Shpresoj dhe lutem gjithashtu që liria që gëzojnë sot shqiptarët, anë e
mbanë trojeve tona, të çojë në një përmirësim të gjithanëshëm të jetës politike dhe ekonomike. Mbi të gjitha, është i nevojshëm një diskurs më i denjë politik dhe shoqëror për zgjidhjen e sfidave për në një jetë më të lumtur dhe më të begatë për Shqipërinë, për Malësinë e Madhe dhe për të gjithë shqiptarët.

Në këtë udhtim të shenjtë, drejtë një jete më të mirë, për të gjithë dhe pa dallim ju uroj së bashku me Fan Nolin: “Paçi uratën e Perendisë”.

Falënderimet e mia më të përzemërta, Kryetar Tonin Marinaj dhe Këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe për dekoratën dhe për këtë pritje vëllazërore.

Qofshi gjithmonë me faqe të bardhë!

*Në fund, desha të them dy tre fjalë për Kryetarin e Bashkisë, Zotin Marinaj dhe për fushatën mbresëlënse që zhvilloi. Një frymë e re në politikën shqiptare se si duhet të zhvillohet një fushatë, duke u përqendruar në sfidat me të cilat përballet elektorati dhe në zgjidhjen e tyre. Dihet se politika shqiptare është një sport i kategorisë së rendë. Por më ka lanë pështypje fushata e Zotit Marinaj, një fushatë pa ofendime e sharje ndaj kundërshtarëve politikë. Për këtë ju përshëndes Zotni Kryetar dhe uroj që të jetë një shembull i zhvillimit të fushatave të ardhshme këtu në Malësinë e Madhe dhe përtej.

Ndërkaq, më lejoni të falënderoj poetin dhe shkrimtarin tonë të njohur e të dashur në Amerikë dhe në mbarë botën, Profesor Gjekë Marinaj, i cili ka marrë inciativën për të më propozuar për këtë dekoratë dhe universitetin ku ai punon. Nuk di se sa e ndjekni ju punën dhe veprimtarinë e tij, por Gjeka na ban krenarë ne këtu që e njohim, por edhe Malësinë e Madhe dhe mbarë shqiptarizmën. E përshëndes dhe i uroj shëndet dhe bekimet e Zotit, në jetë dhe në punë!

ME MOTIVACIONIN: FRANK SHKRELI – “Për vlerat e larta në fushën e gazetarisë, sidomos tek media më e njohur e ndërkombëtare, Zëri i Amerikës, VOA. Publicist, që me shkrimet e tij i ka bërë dhe i bën jehonë çështjes kombëtare duke qenë faktor shumë i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Amerikë. Si dhe për rolin në lidhjet ndërkulturore mes shqiptarëve dhe popullit të vet kudo nepër botë duke forcuar vazhdimisht kontributin e tij atdhetar në lartësimin e trevës tonë — Malësi e Madhe dhe më gjërë.”

FRANK SHKRELI – BIOGRAFI E SHKURTËR

Frank Shkreli, fillimisht, ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, Shkreli ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1986). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në Divizionin Europian të “Zërit të Amerikës”. Ju kujtojmë që në këtë periudhë, duhej punuar në kushtet e Luftës së Ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ka qenë zëvendës drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, ent ku përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Nga viti 1994 deri në vitin 2003, zoti Shkreli ka qenë drejtor i Divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, një ent nga i cili, përveç pothuaj 20-gjuhëve të ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje të financuar nga qeveria federale e Shteteteve të Bashkuara.

Frank Shkreli ka qenë anëtar i delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me ç’rast u hap ambasada amerikane ndërkohë që u hodhën hapat e parë të rivendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare pas pothuaj 50-vjetësh dhe mori pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e para pluraliste të atij viti, në atë vend. Ai ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e delegacioneve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, qëllimi i të cilave ishte përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore midis popullit amerikan dhe Kombit shqiptar.

Pas daljes në pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjetësh, z. Frank Shkreli ka shërbyer si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan një organizatë jo-qeveritare që punonte për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për promovimin e paqës dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan, e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC, në atë kohë. Vazhdon të merret me publicistikë, ndërkohë që shkrimet, komentet dhe analizat e tija botohen dhe lexohen në dyzina gazeta dhe portale interneti, në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë.

Gjatë karierës së tij, Shkreli është dekoruar, herë pas here, për punën e tij 30-vjeçare në Zërin e Amerikës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i ka akorduar titullin: “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”, me motivacionin “Në vlersim të veprimtarisë së tij të shquar atdhetare”. Komuna Shkrel i ka dhënë titullin, “Qytetar Nderi”, “Për përkushtimin dhe atdhetarizmin me të cilin punoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, për lartësimin e traditave të Malësisë dhe të Kombit Shqiptar dhe për frymën e përçuar nga Zëri i Amerikës duke frymëzuar bashkëkombsit në përpjekjet e tyre për shembjen e komunizmit dhe ndërtimit të Denokracisë”. Ndër të tjera dekorata, qyteti i Nju Jorkut i ka akorduar dekoratën me motivacionin, “Për shërbimet shembullore ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan, nepërmjet arritjeve unike personale dhe të veprimtarisë së tij profesionale…”. Ndërsa Shoqata Shqiptaro-Amerikane, Skenderbej Inc ka shprehur mirënjohjen e saj për Shkrelin me dekoratën për punën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare në, “promovimin me atdhedashuri të vlerave të lirisë e demokracisë.”


Send this to a friend