VOAL

VOAL

Kosova dhe Serbia lobojnë fuqishëm para votimit për anëtarësim në UNESCO

November 5, 2015

Komentet

Reporterë pa Kufij venë alarmin: Në Ballkan shpërtheu ferri – kundër Gazetarëve nga Shqipëria, Greqia, Serbia, Bosnja

, shefi i Zyrës së Reporterëve pa Kufij në Pragë ka shprehur në LinkedIn shqetësimin pëër atë që po ndodh me gazetarët në Ballkan. Voal.ch po e sjell të plotë:Gazetarët në Ballkan kanë qenë (fjalë për fjalë) nën zjarr gjatë ditëve të fundit.

Gazetarët në Ballkan kanë qenë (fjalë për fjalë) nën zjarr gjatë ditëve të fundit.

🇦🇱 Në Shqipëri, operatori i kamerave Aldo Kashri i News24 u përfshi nga flakët pasi një koktej Molotov goditi furgonin e transmetimit (foto nga News24). Ai po mbulonte përleshjet midis protestuesve të opozitës dhe policisë.

🇬🇷 Chris Avramidis nga media greke Jacobin u kërcënua me një padi nga zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis thjesht për bërjen e pyetjeve legjitime në lidhje me një tragjedi me anije që kushtoi jetën e 15 personave.

🇷🇸 Në Serbi, mbrojtësi i lirisë së medias Veran Matic (në foto nga Kossev) ka qenë shënjestër e një fushate të dhunshme televizive shpifjesh që e akuzon atë për tradhti, gjë që nuk mund të ndodhte pa bekimin e udhëheqjes së vendit. I thashë medias serbe se do ta mbajmë Presidentin Aleksandar Vuçiç përgjegjës nëse Veranit i ndodh diçka.

🇧🇦 Kryeredaktorja e faqes boshnjake të lajmeve Spin, Tanja Vaskoviç, u sulmua fizikisht dhe telefoni i saj u sekuestrua me forcë, ndërsa raportonte për një çështje mjedisore. Autoritetet e klasifikuan incidentin si një shkelje të lehtë.

Në Ballkan shpërtheu ferri. Reporterët pa Kufij (RSF) janë këtu për të alarmuar dhe dënuar. Por ne kemi nevojë për forcat demokratike për të mbrojtur gazetarinë, përndryshe qytetarët do të jenë vetëm të ekspozuar ndaj propagandës. Bashkimi Evropian duhet të shtojë veprimet e tij në vendet anëtare dhe kandidate të BE-së. Ne kemi pasur rregullat dhe standardet evropiane për një kohë. Tani është koha t’i zbatojmë ato.

Shqipëria po “shuhet”, lindjet më 2025 ishin 74% më të ulëta se më 1990!

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.

 

Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425.

Rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.

Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua. Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale

Dibra dhe Korça me rënien më të fortë

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025. Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024. Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.

Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale

Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie. Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.

Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë

Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%. Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive. Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistenc” me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje

Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje./Monitor

Kurti rikthehet pas gati një viti në detyrë

Valona Tela

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zgjodh sërish kryeministër i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të një mandati të rregullt katërvjeçar nga viti 2021 deri në fillim të vitit 2025 dhe ushtrimit të detyrës gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025.

Ai shërbeu për disa javë si kryeministër edhe në vitin 2020, por ajo qeveri u rrëzua, për shkak të mospajtimeve mes partnerëve të koalicionit lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Për Qeverinë e tij të re votuan 66 deputetë, kundër ishin 49, ndërsa abstenime nuk kishte.

Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt.

Institucionet e reja u formuan pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.

Kjo, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, nuk pati vota të mjaftueshme për të krijuar Qeverinë, por këtë e arriti pas zgjedhjeve të dhjetorit të po atij viti, në të cilat fitoi 57 mandate.

Në ekspozenë para deputetëve, Kurti premtoi investime në industrinë e prodhimit, në mirëqenien sociale dhe në mbrojtjen e vendit.

“Kosova është më demokratike dhe më e sigurt se kurrë më parë, Kosova është rreshtuar në anën e paqes, të drejtësisë, dhe të aleatëve të saj demokratikë. Aleanca jonë me BE-në, SHBA-në dhe vendet mike nuk do të lëkundet, sepse ky bashkëpunim nuk është strategji, është vlerë”, tha Kurti.

Kush është Albin Kurti?

Kurti nisi karrierën politike në vitet 1990, me angazhimin në protestat kundër represionit të regjimit serb, për të vazhduar më pas si një nga emrat kryesorë në skenën politike të pasluftës në Kosovë.

Ai themeloi Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2005 dhe njihet si kritik i ashpër i elitave të mëparshme politike, të cilat i akuzon për korrupsion e nepotizëm.

Gjatë viteve, ai ka transformuar retorikën politike, duke u fokusuar sot në forcimin e shtetit të Kosovës si një entitet sovran dhe i pavarur.

Kurti ka pasur shpesh përplasje me komunitetin ndërkombëtar për veprime të perceptuara si në dëm të komunitetit serb, ndonëse ai i ka cilësuar ato si mospajtime të zakonshme mes miqsh dhe partnerësh.

Mandati i ri i Kurtit vjen në kohën kur Kosova përballet me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë dialogun me Serbinë, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës euroatlantike.

Analistët politikë vlerësojnë se qeverisja e tij e ardhshme do të varet nga aftësia për të krijuar konsensus mes partive politike dhe për të implementuar reformat e premtuara gjatë fushatës zgjedhore.

Radio Evropa e Lirë

“Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu”- Adriatik Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Të lemë logot dhe simbolet tona mënjanë

Adriatik Lapaj deklaroi pas protestës së Partisë Demokratike dhe fjalimit të Sali Berishës, se beteja kundër kryeministrit Edi Rama nuk fitohet me protesta simbolike apo të përkohshme.

 

Duke folur për Studio24, nga sheshi para kryeministrisë, Lapaj u shpreh se lëvizja që ai përfaqëson ndodhet prej 65 ditësh në protestë të pandërprerë dhe se që në fillim ka kërkuar një bashkim qytetar, pa logo dhe simbole partiake, vetëm me flamurin kombëtar.

Sipas tij, nevoja për të rrëzuar qeverinë dhe për të demokratizuar vendin është urgjente dhe kërkon një angazhim të vazhdueshëm qytetar.

Lapaj: Kemi 65 ditë në protestë pa ndalim. Jam në protestë gjatë gjithë kohës. Nuk kam qenë në protestën e PD-së; u zhvendosëm pak më tutje.

Që në fillim kemi qenë të qartë: kemi dalë në protestë pa logo partiake, vetëm me flamurin kombëtar. Kemi kërkuar një bashkim qytetar të të gjitha grupeve, duke lënë simbolet dhe logot mënjanë.

Ne kemi thënë se duhet një bashkim i madh qytetarësh. Kjo ndodh vetëm nëse i zhbëjmë “gardhet” e partive dhe heqim logot. Nëse më kërkoni të bashkohemi me PD-në, atëherë pse të mos bashkohet edhe PD-ja me një parti tjetër? E vetmja mënyrë është që logoja të lihet mënjanë dhe bashkimi të ndodhë në shesh.

Grupit të Hasimjas nuk i kemi thënë jo në parim. Nevoja për të rrëzuar Edi Ramën është sot, po ashtu edhe nevoja për të demokratizuar Shqipërinë dhe për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Bashkimi duhet të jetë qytetar.

Nëse e kanë seriozisht betejën me Edi Ramën, le të zbresin këtu, të qëndrojnë këtu dhe ta organizojmë këtu rezistencën. Nuk besoj te protestat “turistike”, sepse me protesta të tilla Edi Rama mund të qëndrojë edhe 100 vjet në pushtet, po të ketë jetë.

© Panorama.al

Mazhoranca refuzon të heqë imunitetin e Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i është përgjigjur interesimit të News24 lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se Parlamenti nuk ka asnjë ngut për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kujtojmë se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit është depozituar në Kuvend që më 16 dhjetor 2025, ndërsa Balluku është marrë e pandehur për akuza që lidhen me tendera me vlerë miliona euro.

Në përgjigjen për News24, Ambasada amerikane thekson rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke e konsideruar atë thelbësore për bashkëpunimin dypalësh.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA për News24.

Megjithatë, përfaqësia diplomatike amerikane ka shmangur komentet direkte lidhur me çështjen konkrete të Belinda Ballukut, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces në hetim.

“Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, nënvizohet më tej.

Një ditë më parë, edhe Komisioni Europian reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për çështjen Balluku. Nga Brukseli u theksua se përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit bie mbi Parlamentin e Shqipërisë.

“Është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve”, deklaroi Komisioni Europian.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë mbështetës të Reformës në Drejtësi që prej nisjes së saj, si dhe të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Mbështetja ka qenë e vazhdueshme për punën e SPAK, GJKKO dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, me fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF).

Raporti evidenton se “rezultatet e dobëta në shkrim-lexim, matematikë dhe shkenca te të rinjtë, të kombinuara me kapacitete të kufizuara mësimdhënieje, materiale të vjetruara dhe mungesë infrastrukture digjitale, po dëmtojnë përgatitjen e brezit të ri për tregun e punës. Shqipëria renditet poshtë mesatares së Evropës Juglindore dhe dukshëm më poshtë se standardet ndërkombëtare për aftësitë themelore.”

Raporti nënvizon se djemtë përballen me nivele shumë të ulëta të shkrim-leximit dhe aftësive bazë, me mbi 80% të tyre që performojnë në ose nën nivelin minimal të testimeve ndërkombëtare, duke reflektuar dobësi strukturore në arsimin profesional fillestar. Vajzat, ndonëse shfaqin aftësi më të mira organizative dhe komunikuese, mbeten të kufizuara nga zgjedhje profesionale të forta sipas gjinisë, çka redukton zhvillimin e kompetencave teknike dhe digjitale.

Dobësitë janë edhe më të theksuara te të rriturit. “Pavarësisht niveleve të larta formale të shkrim-leximit, pjesëmarrja në arsimin gjatë gjithë jetës mbetet nën 1%, ndërsa aftësitë digjitale të avancuara janë ndër më të ulëtat në Evropë. Vetëm një pakicë e vogël e të rriturve zotëron njohuri bazë të teknologjisë së informacionit, duke kufizuar produktivitetin dhe aftësinë për riorientim profesional,” vëren raporti.

Pabarazitë gjinore dhe territoriale mbeten shqetësuese. Raporti thekson se “gratë dhe zonat rurale përballen me akses më të kufizuar në aftësi digjitale dhe numerike, duke thelluar hendekun mes kërkesave të ekonomisë moderne dhe kapaciteteve reale të fuqisë punëtore shqiptare.”

Të dhënat e përdorura për llogaritjen e SPI-ve (Treguesi i Panoramës së Aftësive) tregojnë dobësi konkrete në aftësitë digjitale: “Vetëm 10.1 % e grave dhe 8.7 % e burrave mund të përdorin formula bazë në fletë-llogaritëse, ndërsa 16.3 % dhe 17.6 % përkatësisht mund të krijojnë prezantime elektronike.

Vetëm rreth një në pesë persona mund të transferojnë skedarë midis pajisjeve ose të konfigurojnë programe dhe aplikacione, dhe më pak se 5 % kanë përfunduar një kurs online.”/ Monitor

Protesta kombëtare – Berisha bën thirrje për bashkimin e opozitës: Nga largimi i Edi Ramës fitojnë të gjithë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha forcave opozitare që të bashkohen kundër qeverisë dhe Edi Ramës.

Sipas tij, ‘Kur ishte nevoja kundër Hitlerit, u bashkua Amerika me Bashkimin Sovjetik, kurse ne shqiptarët, opozitarë nuk u bashkokemi dot kundër Edi Ramës?

Ai që mendon se humbet vota nga bashkimi, harron se votat nuk kanë asnjë vlerë sa kohë që Edi Rama është në pushtet’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

E kemi thënë dhe e themi përsëri, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe opozita nuk fiton kurrë një farsë elektorale.

Asnjë nuk ka të ardhme pa votën e lirë.

Ndaj dhe për të votuar të lirë dhe me dinjitet, të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën nga pushteti, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, drejt të ardhmes që meritojmë.

Shqipëria është vendi i ëndrrave rinore të dënuara.

Sot çdo shqiptar të mos harrojë se me narkoregjimin e Edi Ramës, dyert e hapura të Europës janë të mbyllura.

BE nuk është klubi i hajdutëve dhe trafikantëve, por është bashkimi i njerëzve të barabartë para ligjit, i votës së lirë, i shtetit ligjor.

Ndaj dhe kam një thirrje për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi, u bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit, le të bashkohemi.

Çdo opozitar dhe çdo qytetar që sot është kundër bashkimit, ta dijë mirë se turpëron veten e tij para shqiptarëve.

Kur ishte nevoja kundër Hitlerit, u bashkua Amerika me Bashkimin Sovjetik, kurse ne shqiptarët, opozitarë nuk u bashkokemi dot kundër Edi Ramës?

Ai që mendon se humbet vota nga bashkimi, harron se votat nuk kanë asnjë vlerë sa kohë që Edi Rama është në pushtet.

Por e kundërta, nga bashkimi dhe sidomos nga triumfi i bashkimit, largimi i Edi Ramës, të gjithë fitojnë.

Jo vetëm do të shtohen votat e secilit, por ato vota do kenë peshën dhe vlerën që meritojnë.

Sepse do i kthejmë zgjedhjet e lira dhe të barabarta siç ishin ato në vitin 2013, kur ndodhi rotacioni i fundit i pushtetit në Shqipëri.

Le të bashkohemi pra kundër armikut më të rrezikshëm të Shqipërisë, Edi Rama, jo për ideologji, as për politikë, por për misionin më të shenjtë që një shqiptar mund t’i caktohet, shpëtimin e Shqipërisë.

“Rama dhe Lubi Balluku të dorëhiqen! Qeverinë do ta hedhim në Lanë!” Opozita sot në shesh! Fton qytetarët në protestën kombëtare

Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit.

Protesta pritet të nisë në orën 17:00, përpara Kryeministrisë, ku opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të fundit që, sipas saj, kanë tronditur qeverinë.

Partia Demokratike do ta zhvillojë protestën në një moment kur mazhoranca, sipas opozitës, po bllokon drejtësinë duke refuzuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Një pushtet që, sipas demokratëve, mbron veten dhe jo ligjin, duke u fshehur pas mandateve parlamentare në vend që të përballet me drejtësinë.

PD thekson se protesta e sotme është zëri i qytetarëve që nuk pranojnë më pandëshkueshmërinë dhe kapjen e shtetit.

Kryedemokrati Sali Berisha, ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë.

Në një dalje për mediat një ditë më parë, Berisha deklaroi se protesta do të jetë paqësore dhe do t’i tregojë Europës dhe botës se shqiptarët, sipas tij, “nuk mposhten nga një grusht hajdutësh”. Ai akuzoi qeverinë për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe për përdorimin e drejtësisë si instrument politik.

“Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar protestën si një bashkim qytetar kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Sipas tij, zëri i protestës do të dëgjohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Bruksel dhe në mbarë Europën.

“Integrimi është synim kryesor po i bazuar në mëritë dhe jo në suksese imagjinare. Shqipëria sot është vend i dhunimit masiv të të drejtave të njeriut. Kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika…Në këtë udhëtim ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari dhe do mbrojë interesat e veta dhe Lubi Ballukut. E marta është dita e qytetarëve, i ftoj nga mbarë Shqipëria në  Tiranë në kryengritjen paqësore t’i faktojmë Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh”, tha dje Berisha.

Kreu i opozitës iu bëri thirrje edhe forcave të rendit që të qëndrojnë në anën e ligjit dhe të qytetarëve, duke i ftuar të mos shërbejnë si mburojë politike për qeverinë. Ai deklaroi se opozita synon të “hedhë në Lanë qeverinë e krimit”, përmes asaj që e quajti një kryengritje paqësore qytetare.

Me sloganin “Poshtë qeveria e krimit”, opozita fton çdo qytetar që beson se Shqipëria nuk mund të qeveriset nga frika, heshtja dhe korrupsioni, të marrë pjesë në protestën e sotme në orën 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. bw

Sot në 17:00 opozita protestë kombëtare në Tiranë

Sot në orën 17 Partia Demokratike dhe aleatët e saj të opozitës kanë thirrur një protestë kombëtare në Tiranë në Bulevardin kryesor të kryeqytetit

Një ditë më parë gjatë foltores se PD para selisë së qeverisë, lideri i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen kundër korrupsionit.

Berisha e cilësoi protestën si një mision kombëtar. Ai  deklaroi se, “nuk protestohet vetëm kundër qeverisë, por për të mbrojtur ëndrrën e shqiptarëve për integrim, e cila sipas tij po rrezikohet nga ‘organizata kriminale’ në pushtet”.

“Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre”, deklaroi kreu demokrat. syri.net

Image

Raporti i Transparency International: Shqipëria shënon regres në luftën kundër korrupsionit gjatë 2025! Gjyqtarët dhe prokurorët janë objekt i sulmeve nga qeveritë

Raporti i fundit i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 nga Transparency International tregon se Shqipëria përballet me rreziqe të konsiderueshme nga korrupsioni dhe dobësimi i mbikëqyrjes institucionale.

Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, këtë vit vendi ka marrë 39 pikë nga 100, duke treguar sfida serioze në transparencën dhe menaxhimin e resurseve publike.

Në renditjen globale mes vendeve, Shqipëria pozicionohet e 91-ta duke humbur 11 vende në renditjen e Transparency International, pasi në raportin e vitit të kaluar Shqipëria ishte e 80-ta mes 182 shteteve.

TI thekson se një nga problemet kryesore është mungesa e procedurave konkurruese, e cila ka çuar në “rrezik për degradim mjedisor në rastin e ishullit të Sazanit në Shqipëri”.

renditja indekti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sa i përket Sazanit, Shqipëria në fund të vitit 2024 i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë të dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës.

Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Kushnerit i është dhënë për periudhën 10-vjeçare. Planet e tij për investim në Shqipëri ishin përballur me kundërshtime në këtë shtet, sidomos nga ambientalistët që kishin thënë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare, sidomos për zonën e Zvërnecit.

Gjithashtu, TI tha po ashtu se në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përgjigja e dobët e gjyqësorit vlerësohet si një nga pengesat kryesore për luftën e suksesshme kundër korrupsionit, “teksa gjyqtarët dhe prokurorët po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve nga qeveritë”.

“Në disa vende të Ballkanit Perëndimor, reagimi i dobët gjyqësor është një nga pengesat kryesore për të luftuar me sukses korrupsionin, megjithatë, gjyqtarët dhe prokurorët janë gjithnjë e më shumë një objektiv i sulmeve qeveritare”, thuhet në raport.

Raporti thekson se forcimi i institucioneve të pavarura dhe hapësirës qytetare është thelbësor për të luftuar korrupsionin. Transparenca në vendimmarrje, procedurat konkurruese dhe mbikëqyrja efektive janë të nevojshme për të parandaluar keqpërdorimin e fondeve publike dhe ndikimin e interesave private.

“Korrupsioni në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore nuk është i pashmangshëm; ai lulëzon aty ku demokracia dobësohet dhe llogaridhënia dështon. Qeveritë duhet të forcojnë urgjentisht pavarësinë gjyqësore, të mbrojnë hapësirën qytetare dhe të sigurojnë transparencë në institucionet publike, ose rrezikojnë t’i lënë qytetarët të prekshëm ndaj abuzimit të rrënjosur të pushtetit”, tha Lidija Prokic, këshilltare rajonale në Transparency International.

Presidentja Osmani reagon pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime me nga 45 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së.

 

Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit dhe i një lufte të drejtë e të pastër të UÇK-së, ndërsa krimet e luftës dhe gjenocidi u kryen nga Serbia.

Sipas Osmanit, çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me agresorin serb minon drejtësinë dhe dëmton paqen afatgjatë.

Postimi i Osmanit: 

Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme.

Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë.

Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri.

Prokuroria kërkon nga 45 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Selia e Gjykatës Speciale në Hagë

Mimoza Sadiku

• Në Gjykatën Speciale në Hagë të hënën nisin deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

• Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

• Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

• Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

12:46

ZPS: Gjykata e UÇK-së u përdor si instrument kundër kundërshtarëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se në fund të vitit 1998, UÇK krijoi gjykatën ushtarake, që tha se nuk ishte efektive, pasi siç argumentoi Prokuroria, në punën e saj ndërhynin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, përfshirë Selimin dhe Krasniqin.

Gjykata, tha Prokuroria, shërbeu si “instrument nga ndërmarrja e përbashkët kriminale” kundër kundërshtarëve.

Prokuroria përmendi rastin e ndalimit të Blerim Kuçit, rasti i të cilit ishte iniciuar pranë kësaj gjykate dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënuar me vdekje.

“Fate të njëjta ishin planifikuar për kundërshtarë të tjerë, që pretendoheshin të silleshin në pseudo-gjykatën për tradhti”, tha prokuroria.

12:15

Prokurori thotë se Shtabi i Përgjithshëm jepte urdhra për dënimin e bashkëpunëtorëve

Prokurori i Specializuar, Alan Tieger, po vazhdon deklaratën përmbyllëse dhe po flet për, siç pretendon ai, vrasje dhe torturime të personave të ndaluar në qendrën në Bajgorë.

Siç pretendon ai, vrasjet dhe keqtrajtimet janë bërë “përmes autorizimit të Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së.

Ai tha qendra në Bajgorë u bë mbi bazën e komunikatave të UÇK-së dhe se “Shtabi i Përgjithshëm dënonte bashkëpunëtorët”.

10:55

Deklaratat për Selimin

Prokurori e përshkruan Rexhep Selimin si person me lidhje të ngushta me Adem Jasharin dhe me rol të rëndësishëm në fushëbetejë dhe si dikush që gëzonte shumë respekt dhe besueshmëri nga luftëtarët.

Sipas Prokurorisë, Selimi ka qenë organizator dhe pjesëmarrës në sulmet e vitit 1997 kundër forcave serbe.

“Ai gëzonte shumë respekt si ish i burgosur politik. Ndonëse ai ka pasur profil ligjor në LDK në vitet ’90, ai kishte kontakte me Adem Jasharin më 1991 dhe ishte përfshirë në UÇK prej 1993 dhe na ka shpjeguar se iu bashkua Shtabit të Përgjithshëm më 1997. Dhe ja, kështu u bënë bashkë të akuzuarit dhe ata vepronin në mënyrë kolektive”.

Deklaratat për Thaçin dhe Veselin

Prokurori Alan Tieger tani po i rikthehet procesit gjyqësor duke përmendur se çfarë kanë thënë disa prej dëshmitarëve.

Ai përsëriti se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në vijën e parë të UÇK-së prej fillimit dhe kishin rol të rëndësishëm.

Tieger përmendi që të dy kanë shkuar në Zvicër më 1994 dhe deri më 1998 janë kthyer në Kosovë çdo 3-4 muaj dhe kanë qëndruar aty për disa javë secilën herë.

“Thaçi dhe Veseli kanë pasur detyra të rëndësishme gjatë asaj kohe, të mbanin kontakte, të sillnin armë, përfshirë shtatë prej 12 RPG-ve që u përdorën në sulmet e sinkronizuara ndaj 12 stacioneve policore serbe në shtator të 1997-ës”.

Sipas tij, Thaçi e fitoi reputacionin e personit që lidhi luftëtarët në Kosovë dhe planifikuesit që jetonin në mërgim.

10:32

West: Kërkojmë dënimin e personave konkretë

Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”.

10:18

Çfarë po thotë tjetër prokurorja West?

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”.

Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.

“Në mënyrë që ta arrinin qëllimin e tyre, këta persona të akuzuar kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në gjithë Kosovën”.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.

Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.


Send this to a friend