VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Korrupsioni rrezikon liberalizimin e vizave

By | March 25, 2018
blank

Komentet

blank

Disa shqiptarë duan ta bëjnë revolucionin antiburokratik 32 vjet pas atij të Millosheviçit – Nga SHABAN MURATI

Vonesat shqiptare

Shqiptarët i bëjnë gjërat me vonesë historike ose antihistorike.

Vonesë historike: Regjimin komunist shqiptarët e larguan tre vjet pasi rumunët vranë Çausheskun.

Vonesë antihistorike: Revolucionin antiburokratik një grup shqiptarësh po përpiqen ta bëjnë në vitin 2021 ose 32 vjet pas revolucionit antiburokratik serb të Sllobodan Millosheviçit.

blank

Heshtja e Opozitës ndaj masës të reciprocitetit…! – Nga Skënder MULLIQI

Se opozita nuk është konstruktive , u pa më rastin e vënies së masës të reciprocitetit për targa ndaj Serbisë. Kjo opozitë sikur nuk interesohet ku vjen në pyetje mbrojtja e shtetësisë së Kosovës!Asnjë fjalë për reciprocitetin, sikur bëhët fjalë për një shtet krejtë tjetër! Heshjta karshi taksës është argati për Vuqiqin dhe Serbinë , unë nuk e kuptojë këtë ndryshe. Serbia është shtet i pa reformuar , të cilin po e drejtojnë ultranacionalistët e Sheshelit dhe të Millosheviqit.Serbia nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës përmës ”Zajednicës”, siq e përseriti Vuqiqi nga Budapesti ,ku ishte për vizitë .Këto dhe shumë e shumë gjera të tjera i dinë mirë blloku opozitarë. Opozita nuk është aty që më çdo kusht më rrëzuar pushtetin, por është më e kontrolluar punën e pushtetit. Kjo Opozitë dihet së e ka pru vendin për 20 vite sa ishte në pushtet, në gjendje të mjerë ekonomike dhe sociale, si dhe në gjendje jo të mirë politike , më plotë kriza institucionale .Opozita në vend që të reformohet , ajo po vazhdon më avazin e vjetër .Po iu shmangën temave të cilat janë më rëndësi jetike për vendin.Kurrë nuk dhanë sqarime para opinionit të gjerë public ,pse kemi gjithë këtë varfëri, pa punësi, dhe gjithë këto largime masovike nga Kosova! Nuk dhanë sqarim dhe as nuk dhanë llogari para popullit për izolimin dhe hajnitë e mëdha që ia kan bërë Kosovës! Pak kush dha llogarinë në këtë vend , për krim të organizuar dhe për korrupcion !

Thjeshtë e gjithë kjo është për çdo kritikë.

Nuk dhanë përgjegjësi për asgjë edhepse ishin në radhët e para.E privelegjuan vetën në shoqëri, duke i përligjur shumicën.E gjithë profitin e ndalën për vete, familjarë dhe militantë partiakë.Këto grupe përfituese dhe zhvatëse ,ishte dashur të dënohën më votën e lirë në zgjedhjet locale , siq u dënuan më votën e lirë në zgjedhjët nacionale. Ka ardhur koha që seriozisht Qeveria e re e cila po punon mirë , të merrët edhe më temën e zbulimit të prejardhjës së pasurisë të fituar më grabitje , më manipulime dhe rrena .Të tillët që qytetarëve dhe Kosovës i bën dëme nuk ka mundësi më, të simpatizohen më dhe as të votohen nga populli. E kjo Opozitë sikur nuk po dëshirojnë më kuptuar së duhët të sillën më përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit . Nese rishtazi po përgatitën më e kthyer regjimin e diktataturës , janë të vonë …!

blank

10 pika për takimin Rama-Kurti – Nga Bojken Abazi

Situata në Ballkan është sërish e tensionuar, duke na kujturar se pa drejtësi nuk ka qetësi. Pas incidenteve në Mal të Zi dhe tensioneve të vazhdueshme në Bosnje Hercegovinë, të shkaktuara nga Serbia, tani vëmendja është përqëndruar te kufiri Kosovë-Serbi, ku Qeveria Kurti ka vendosur me të drejtë të zbatojë masat e reciprocitetit në lidhje me targat provizore.

Sakaq, prej dy vitesh, Qeveria Rama e ka futur Shqipërinë në “Ballkanin e Hapur” – Zona e Novi Sadit e dominuar nga Serbia. Pandemia nuk është zhdukur dhe dy republikat shqiptare vazhdojnë të vuajnë nga nivelet më të larta të varfërisë dhe pabarazisë në rajon.

Megjithatë, këto 6 muaj kemi parë masa pozitive ekonomike dhe shumë shpresëdhënëse nga Qeveria Kurti. Në mes të kësaj situate, po përgatitet takimi Rama-Kurti.

Le të përfytyrojmë 10 rezultate të dobishme që mund të dilnin nga ky takim, ashtu siç na e do zemra, ashtu siç e kërkojnë interesat kombëtare:

1. Dy kryeminstrat flasin njëzëri për të dënuar kërcënimet e Serbisë në kufirin verior të Kosovës, duke mbështetur zbatimin e masave të reciprocitetit si rruga e vetme për të vendosur marrëdhënie barazie me Serbinë.

Me këtë rast, KM Rama tërhiqet nga çdo marrëveshje që lidhet me “Ballkanin e Hapur” dhe dy kryeministrat zotohen të përafrojnë, drejt njësimit, politikat e jashtme të dy republikave shqiptare në përputhje me interesat kombëtare.

2. Hidhet poshtë njëzëri tentativa e Serbisë për të themeluar “Zajednicën” (Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë), një shtet brenda shtetit që e defunksionalizon Kosovën ashtu si “Republika Srpska” (që nisi si “Zajednicë”) defunksionalizon Bosnje Hercegovinën.

Sakaq, KM Kurti kërkon dhe KM Rama miraton ngritjen e një grupi pune ndërshtetëror për përgatitjen dhe dorëzimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

3. Denoncohet njëzëri spastrimi etnik që Serbia po kryen ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, duke u zotuar për hapa që ndërmerren me urgjencë për ta paraqitur çështjen në të gjitha organizatat ndërkombëtare që monitorjnë të drejtat e pakicave kombëtare.

Njëkohësisht, dy kryeminstrat zotohen që të ulen së bashku me partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi për një platformë që mbron të drejtat e shqiptarëve.

4. Miratohen në parim hapat për një strategji të përbashkët në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunim i ngushtë i të gjitha institucioneve shëndetësore të dy republikave shqiptare.

5. Miratohet një dokument që nis punën drejt bashkimit doganor, duke eliminuar çdo tarifë dhe barrierë jo tarifore për realizimin e tregut të përbashkët të prodhimit, mallrave dhe shërbimeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për funksionalizimin e tregut të përbashkët energjitik dhe projekte infrastrukturore të përbashkëta (rrugë lidhëse e hekurudha).

6. Miratohet ngritja, sa më parë, e grupeve të përbashkëta ndërparlamentare dhe ndërqeveritare për monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë, si dhe për marrëveshje të reja në të ardhmen.

7. Si dy kryeministra që drejtojnë parti që bëjnë pjesë në forumet ndërkombëtare të partive social-demokrate, do të ishte domethënëse nëse KM Kurti ia kujton edhe njëherë KM Rama se Shqipëria është e Kastriotit dhe jo e Kastratit, duke i propozuar që Kosova dhe Shqipëria të ngrejnë një kompani publike të përbashkët për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” dhe akseve të tjera kombëtare, për të mos pasuruar edhe më tej oligarkinë që ka kapur sektorët strategjikë të ekonomisë dhe ka rritur pabarazinë.

8. Për të luftuar varfërinë, si masë lehtësuese, dy kryeminstrat zotohen që brenda këtij mandati dy republikat shqiptare të sansksionojnë me ligj minimumin jetik, në përputhje me përkufizimin e agjencive të OKB-së dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe sipas kostove socio-ekonomike dhe shportës ushqimore.

Përcaktimi i minimumit jetik ndikon tek rritja e pagës minimale, pensioneve, ndihmës ekonomike dhe mirëqënies sociale, në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale.

9. Dy kryeminstrat zotohen për një doktrinë të përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë të dy republikave shqiptare me stërvitje të përbashkëta policore dhe ushtarake.

10. Vendoset për hapat për njohjen e diplomave për të gjitha nivelet arsimore, pa patur nevojë për njësime dhe procedura shtesë. Përafrimin e kurrikulave të arsimit të detyrueshëm, dhe përfshirjen në kurrikulat e arsimit të mesëm të ekskursioneve edukative nga gjimnazet e Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga ana tjetër, dy kryeminstrat zotohen për hapa konkretë drejt bashkimit të ligës së futbollit dhe të ligave të tjera sportive.

—–

Autori është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri

blank

Reciprociteti i targave, forcat serbe vëzhgojnë me helikopterë situatën në Jarinjë

Mediat e Kosovës kanë nxjerrë pamje ku shfaqen dy helikopterë të forcave serbe që patrullojnë vazhdimisht në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, duke vëzhguar situatën.

Më herët në kodrat në afërsi janë parë forca serbe duke vëzhguar.

Patrullime të herëpashershme në territor të Kosovës po kryen edhe KFOR-i me helikopter.

Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur në pikat kufitare me Serbinë duke mbikëqyrur situatën.

Policia e Kosovës njoftoi sot se qytetarët lokalë në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilët kanë bllokuar rrugën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të masës së reciprocitetit në targa kanë përforcuar bllokadat me zhavorr.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, përveç këtyre përforcimeve, situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa incidente.

“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që është vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi”, ka thënë Kelani për Radion Evropa e Lirë.

blank

Të përgjysmosh artistët në inagurimin e TOB, do të thotë të mohosh nje pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore kombëtare Nga Nora Weller*

Inagurimi i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë do duhej të kishte efekt historikisht më domethënës dhe te lërë gjurmë më të thella në botën e artit dhe kulturës së tanishme Shqiptare jo vetem ne Shqiperi por edhe në trevat Shqiptare në rajon.

Teatri i Operas dhe Baletit mban vend të rëndësishëm në kujtesën kolektive për sa prek zhvilimin e artit dhe kulturës shqiptare ndër etapa, dhe do duhej të trajtohet si celebrim i trashëgimisë kulturore kombëtare.

Fatkeqësisht ky sentiment nuk është arritur, për më shume, ka lënë një shije të hidhur meqë artistë të rëndësishëm janë anashkaluar.

Rasti i Inva Mules eshte shembulli më konkret.

Nina dhe Avni Mula kanë vulosur kulturën e Operas Shqiptare dhe kanë ndihmuar formimin e shumë artistëve të këtij institucioni.

Gjithashtu, Placido Domingo që ishte i ftuar nderi e ka njohur artin operistik të Shqipërisë direkt nëpërmjet Inva Mules.

Prandaj, kushdo  që ka pasur fuqinë e vendimmarrjes së momentit, duhet të ketë parasysh që ka mohuar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore kombëtare.

 

*Nora Weller, e specializuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Universitetin e Cambridge-it.

 

 

blank

Problemi me targat: Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit?

Forcat speciale të Kosovës në vendkalimin kufitar Jarinjë, në veri të Kosovës. Shtator, 2021.

Iva Martinoviq

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar.

Përfaqësues të Serbisë thonë se Kosova, me këtë veprim, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në Prishtinë thonë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Me këtë dokument, targat serbe me shenjat e qyteteve të Kosovës, si PR (Prishtinë), GL (Gjilan) KM (Mitrovicë), janë hequr. Domethënë, automjetet me targa të tilla është dashur të regjistrohen sërish me RKS (Republika e Kosovës) ose me status neutral – KS (Kosovë).

“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Por, pavarësisht saj, në katër komuna në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, qytetarët kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë, të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Serbisë me targa RKS, pa shpenzime. Ata është dashur t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme. Kështu që, me marrëveshje, Kosova është detyruar që edhe për pesë vjet të tjerë të lëshojë targa KS, të cilat Serbia i ka pranuar.

Marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes, e vitit 2011, është finalizuar në Bruksel më 14 shtator, 2016, kur Kosova ka rënë dakord që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Kur ka skaduar afati për targat e diskutueshme?

Periudha pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator, 2021.

“Ky ka qenë afati i fundit për heqjen dhe përdorimin e këtyre targave, si dhe të targave me shkurtesat KM për Mitrovicën, PR për Prishtinën, UR për Ferizajn, PZ për Prizrenin dhe GL për Gjilanin”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 20 shtator. Ai ka thënë se këto targa do të konfiskohen.

Çfarë në lidhje me targat me qytetet e Serbisë?

Me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, qytetarët që kanë targa serbe, për shembull BG (Beograd), KG (Kragujevc) NI (Nish), tani duhet të marrin targa të përkohshme kur hyjnë në territorin e Kosovës.

Duke akuzuar Prishtinën për shkelje të dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se problemi nuk është vetëm me targat KS, por “edhe me targat nga Serbia qendrore”.

“Problemi është se kanë ndalur një makinë me targa të Vranjës dhe më pas i kanë hequr targat e një shteti të njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, sepse nuk u kanë pëlqyer”, ka thënë Vuçiq më 20 shtator, duke shtuar se një gjë e tillë nuk thuhet në asnjë dokument.

Marrëveshja e Brukselit nuk i përmend shprehimisht kushtet për hyrjen në Kosovë të automjeteve me targa të qyteteve në Serbi.

Teksti i Marrëveshjes nga viti 2011, i cili është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Kosovës, thotë se “pala kosovare ruan të drejtën që, pas konsultimeve me Bashkimin Evropian, të aplikojë regjimin e targave të përkohshme”.

Masat e reciprocitetit

Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa RKS (Republika e Kosovës), kur kanë hyrë në Serbi, kanë paguar rreth pesë euro për targa të përkohshme, që janë të vlefshme për 60 ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator se Prishtina zyrtare nuk ka dashur të vendosë masa reciprociteti, por nuk ka pasur zgjidhje tjetër, për shkak të qëndrimeve të Beogradit zyrtar.

Kurti ka thënë në disa raste më herët se do të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë në të gjitha fushat.

Për çfarë e akuzon Beogradi Prishtinën?

Pas një takimi të Këshillit të Serbisë për Sigurinë Kombëtare, Vuçiq ka thënë se Prishtina refuzon zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit, kryesisht atyre që i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Detajet specifike janë harmonizuar me një marrëveshje të vitit 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar në dhjetor të vitit 2015 se parimet e Asociacionit nuk janë harmonizuar plotësisht me Kushtetutën e Kosovës, por, ka shtuar ajo, ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Ajo çfarë është e diskutueshme, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është se Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komuna ku një bashkësi etnike është shumicë.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Deri më tani janë arritur mbi 30 marrëveshje – shumica e të cilave nuk janë zbatuar në terren.

Të dyja vendet e transferojnë përgjegjësinë për moszbatimin e marrëveshjeve te njëra-tjetra.

Çfarë thonë në Bruksel?

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka shprehur shqetësim për situatën në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për shtensionim urgjent.

Ai ka thënë se i ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së për situatën në veri të Kosovës dhe ka përsëritur gatishmërinë e institucioneve evropiane për të lehtësuar bisedimet “për të gjitha çështjet e hapura” në kuadër të dialogut.

Data për vazhdimin e dialogut politik midis Kosovës dhe Serbisë nuk është caktuar ende.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Shaban Murati: Disa ministra të jashtëm të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit, që caktonin dashnoret e tyre biba në poste të larta diplomatike

Analisti dhe studiuesi i njohur Shaban Murati sjell një paralele që përkon me të vërtetën e establishmentit të Tiranës, i rrethuar nga privilegjet, lluksi dhe dashnoret, që me qëllim që t’i kenë gjatë gjithë orarit zyrtar dhe nëpër shërbime jashtë shtetit i emërojnë në ministrinë e jashtme. Ja statusi:
“Gazeta e njohur ruse “Moscow Times” në 14 shtator me titullin “Dashnorja sekrete e ministrit të jashtëm rus ushtron influencë në ministri”, dhe mbi 50 media, televizione e portale ruse në të njejtën ditë, botuan investigimin e rrjetit investigativ rus “Important stories”, që zbulonte se ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka në ministri dashnoren e tij Svetlana Poljakova, e cila ka ndikim në drejtimin e dikasterit në emërimet dhe në largimet e diplomatëve. Sipas investigimit, Lavrovi e ka marrë me vete dashnoren dhe vajzën e saj dhjetra herë në udhëtimet e tij zyrtare jashtë shtetit, dhe i ka bërë ato shumë të pasura dhe me prona jashtë shtetit nëpërmjet trafikut të influencës dhe lidhjeve të tij të ngushta me njerin nga oligarkët më të mëdhej të Rusisë, Oleg Deripaska, me jahtet dhe avionët personalë të të cilit shëtisin për qejf nëpër destinacione botërore turistike famija e fshehtë e Lavrovit. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e pyetur nga gazetarët rusë në 16 shtator në brifingun e saj me shtypin lidhur me këtë investigim, e hodhi poshtë, por i shpëtoi goja dhe tha ndër të tjera se “ka pak të vërtetë”.Përgjigjen e saj e keni në faqen e Ministrisë së Jashtme Ruse.
PS. Çdo ngjashmëri me disa ministra të jashtëm të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit, që caktonin dashnoret e tyre biba në poste të larta diplomatike, i merrnin me vete në udhëtimet zyrtare jashtë shtetit dhe i konsultonin për emërimet në ministrinë e jashtme, është e rastit.”
blank

Svetlana Polyakova – dashnorja e Lavrovit me ndikim në Ministrinë e Jashtme ruse, posedon miliona dollarë pasuri të pashpjegueshme

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka një dashnore të fshehtë e cila ushtron ndikim të rëndësishëm brenda ministrisë dhe zotëron disa prona luksoze.

Sipas një hulumtimi të botuar në mediet ruse, Svetlana Polyakova, e cila punon në Ministrinë e Jashtme që nga viti 2014, ka një marrëdhënie “të gjatë dhe shumë të ngushtë” me Lavrovin.

iStories në artikull raporton se Polyakova dhe familja e saj posedojnë prona në Rusi dhe Britani të Madhe me vlerë mbi 1 miliard rubla [13.7 milionë dollarë] përveç një flote të makinave luksoze. Sipas medias ruse, këto pasuri të shtrenjta nuk përputhen me pagën modeste të Polyakovas në Ministrinë e Jashtme dhe bizneset e saj të tjera.

Polyakova ka emëruar disa miq të ngushtë në pozicionet kryesore të Ministrisë së Jashtme ruse, ndërsa zyrtarët që kanë kundërshtuar këto emërime janë të detyruar të japin dorëheqje.

Gjithashtu është zbuluar se disa nga miqtë e Polyakova e identifikuan atë si “Svetlana Lavrova” në kontaktet e tyre telefonike.

Nga regjistrat e fluturimeve të marra nga iStories, çifti ka realizuar disa udhëtime së bashku, përfshirë edhe atë në qytetin turistik jugor rus të Soçit, ku Polyakova dyshohet se zotëron një apartament në vlerë prej 50 milion rubla [685,750 dollarë] në një ndërtesë elitare në bregdetin e Detit të Zi.

blank

Rezidencat Prechistenka 13, Moskë

Ajo zotëron një apartament në një nga adresat më prestigjioze dhe të shtrenjta të Moskës, Prechistenka 13, të cilën iStories e vlerëson se mund të vlej rreth 9.5 milion dollarë.

Vajza e Polyakova, Polina, ka studiuar “Imperial College College School” në Londër dhe që atëherë është bërë banore britanike. Në moshën 21 vjeçe, Polina thuhet se ka nënshkruar një qira 999-vjeçare në një apartament në lagjen Kensington të Londrës për 4.4 milionë funta.

Publiku identifikoi Polyakovan përmes një videoje të realizuar në dhjetor të vitit 2014 nga ceremonia e shenjtërimit të një katedrale ortodokse të restauruar, ku ajo identifikohet me emrin e saj të plotë dhe si punonjëse e Ministrisë së Jashtme. Në një video tjetër, ajo mund të shihet së bashku me Lavrovin dhe presidentin Vladimir Putin në një turne në katedrale.

“Duhet të kalosh shumë miratime për të qenë pranë presidentit gjatë ngjarjeve të tilla me një numër të kufizuar pjesëmarrësish, dhe fakti që Polyakova u përfshi në ‘rrethimin elitar’, kjo flet për statusin e saj të veçantë”, ka shkruar iStories.

blank

Ndërtesa në qytetin turistik rus të Soçit, ku Polyakova zotëron një apartament

Në dhjetor të vitit 2014, Polyakova u njoh nga udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill për rolin e saj në restaurimin e kishës së Shën Sergjit të Radonezhit në Tsarskoye Selo. Në zgjedhjet e 19 shtatorit, partia qeverisëse pro-Kremlin, “Rusia e Bashkuar” do të kërkojë të ruajë shumicën e saj, pavarësisht vlerësimeve të ulëta të publikut.

Presidenti Putin emëroi Lavrovin dhe figura të tjera me vlerësime të larta për të kryesuar listën e kandidatëve të partisë “Rusia e Bashkuar” në fletëvotim. Të qënurit në listë nuk e detyron Lavrovin të marrë një vend në legjislaturë edhe nëse zgjidhet.

Kryeredaktori i iStories, Roman Anin, i parapriu hetimit duke thënë se elita qeverisëse ruse ka frikë nga gazetaria hulumtuese e pavarur e cila ekspozon korrupsionin e përhapur, prandaj Kremlini nisi një gjueti shtrigash ndaj “agjentëve të huaj“.

“Për shumë vite, Sergei Lavrov, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka qenë një nga ministrat më të njohur të vendit, kështu që presidenti Vladimir Putin u kërkoi të dy zyrtarëve të hyjnë në listën federale të partisë Rusia e Bashkuar në zgjedhjet e ardhshme të Dumës”, ka shkruar Anin. /RTK/

Edhe  Mailonline i referohet Istorie dhe boton një shkrim me titull se Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e mori dashnoren e fshehtë milionere jashtë vendit më shumë se 60 herë në ‘misione diplomatike’ dhe financoi mënyrën e saj të jetesës luksoze. Ministri i Jashtëm rus Lavrov financoi stilin e jetës së zonjës Svetlana Polyakova. Ai e ka marrë atë jashtë vendit në misione ‘diplomatike’ më shumë se 60 herë që nga viti 2014.

Ajo gjithashtu u shfaq publikisht me Putinin dhe u sqarua se ishte në enturazhin ‘elitar’. Detajet e zbuluara në një hetim u botuan nga kritiku i Kremlinit, Navalny, shkruan Mailonline.

blank

Planet serbe për Serbi të Madhe nuk do të realizohen – Nga Skënder MULLIQI

 Ideja serbomadhe “Të gjithë serbët në një shtet”, më Millosheviqin në krye të Serbisë, ka sjellë tragjedi njerëzore dhe materjale në ish-Jugosllavi .Një ide e tillë shoviniste për Serbi të Madhe që ka dështuar, po sillët në kokën , edhe të presidentit serb,Aleksander Vuqiq.Ky despot sërb nuk po I ndalë kërcnimet më luftë ndaj Kosovës. Po e emiton Millosheviqin, I cili humbi luftën në Kosovë .Me decenie Serbia po e përseritë leksionet e demoduara historike antishqiptare.Në katasrofat historike serbe po futët edhe Aleksandar Vuqiq?Serbia sigurisht së po hidherohet që nuk po e realizon planin hegjemonsit për Serbi të Madhe.Ajo Serbia po bëhët qesharake më kërcnimet e fundit ndaj Kosovës, me vëndosjen e masës të reciprocitetit nga Kosova. Shqiptarët e kan fituar luftën në kushte shumë më të vështira , e tash kur jemi shtet sovran dhe I pavarur qdo tentim për luftë , Serbia jam I bindur së do të ndahet humbëse e madhe.Ne, po mbrojmë vëtem ate që na takon as më shumë dhe as më pak. Serbia po ngjanë në një oborr të ndytë , në një oborrë të dhier më një thark derrash.Historia e Serbisë është një deponi bërllogu.As bota demokratike dhe as shqiptarët nuk do të lejojnë serbët që të na vizatojnë harta gjeografike sikur na kan vizatuar dikur.Koha është që shqiptarët ti bashkojnë trojet etnike të ndara pa drejtëisisht nga trungu i lashtë ilirik.Ne Jarinje djelmoshat tanë më uniforma po e mbrojnë tërsinë territoriale të Kosovës .Po mbrohet e drejta jonë historike .Me reciprocitet për targa po mbrohet shtetësia e Kosovës, e fituar më shumë gjakë në luftën e fundit çlirimtare.Vuqiqi botën serbe mund të imagjinon në kokën e vet. Shqiptarët kurrë më nuk do të falin territore. Minoriteti serb në Kosovë duhet të integrohet në shtetin e ri të Kosovës.Serbinë e Madhe lë ta mban serbi Vuqiq bashkë më Akademinë dhe Kishën Ortodokse Serbe në letër, askush nuk iu ndalon .Serbia dhe Vuqiq janë duke u kopercatur për të krijuar dalje në tre detna, duke provokuar Malin e Zi, më popa në Cetinje , duke i fshehur apetitet edhe ndaj Shqipërisë më iden “Open Ballkan”, dhe së fundi më vuarjën e masës të reciprocitetit nga ana e Kosovës, Vuqiq po synim që përmes “Zajednicës”, të krijon një Republika Serpska tjetër, por tash në Kosovë. Leksionet e mbrapshta të politikës serbe për gllaberime të sërishme të territoreve shqiptare , me pushtetin e ri nuk do të realizohen….

blank

Kurti i thotë QUINT-it se vendimi për targat nuk është provokim

Jarinja dhe Bërnjaku në ditën e dytë të bllokimit

Doruntina Baliu, Mimoza Sadiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën, më 21 shtator, u tha ambasadorëve të QUINT-it se vendimi për targat e Serbisë nuk është provokim e as diskriminim.

Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se në Jarinjë dhe Bërnjak qytetarët serbë vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët, por sipas tij, njësitë speciale të Policisë së Kosovës “janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare”, duke shtuar se në këto pikëkalime nuk është regjistruar asnjë incident.


“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, tha Kurti.

blank

Infografikë

Pikat kufitare ku takohen Kosova dhe Serbia

Vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuar, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia, janë përkrahësit më të mëdhenj të shtetësisë së Kosovës.

“Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë”, thuhet në njoftim, ku përveç ambasadorëve të QUINT-it mori pjesë edhe shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog.

Ky takim i Kurtit me QUINT-in vjen pak orë pasi në Serbi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të gjendjes së krijuar nga vendimi i 20 shtatorit për reciprocitetin për targat.

blank

Vuçiq: Kosova të tërheqë policinë ose do marrim masa

Pas takimit, Vuçiq tha se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saj “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, tha Vuçiq.

Ai kërkoi që Kosova të tërheqë forcat policore nga veriu i vendit.

Pavarësisht se paralajmëroi masa, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe të “sigurisë së popullatës serbe në Kosovë”.

Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Në muajin e ardhshëm, ne do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të duket një “zgjidhje kompromisi”.

“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë”, tha Vuçiq.

Bllokadat në Jarinjë dhe Bërnjak

Ndërkaq, qytetarët serbë edhe gjatë të martës kanë vazhduar protestën, duke bllokuar rrugët që shpiejnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator nga Kuvendi i Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”.

Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë pakënaqësie edhe më 20 shtator, kur ka nisur të zbatohet kjo masë.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Lajçak bën thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-në në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shprehu shqetësim për situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.

“Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lajçak bëri të ditur se ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE -së për situatën në veri të Kosovës dhe përsëriti gatishmërinë e institucioneve evropiane për të lehtësuar bisedimet “për të gjitha çështjet e hapura” në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gërvalla: Tensioni i shkaktuar, veprim i njëanshëm i Serbisë

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se vendosja e reciprocitetit sa i përket targave me Serbinë, është “në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel”.

Gjatë një takimi që ka pasur me homologun e saj slloven, Anze Logar, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Gërvalla tha se “tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë”.

Më 20 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.

Vuçiq e ka përshkruar situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

Disa orë pas këtyre deklaratave të Vuçiqit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie”, ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë masa të reciprocitetit, sa u përket targave të Serbisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

“I bashkohemi BE-së në thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga veprimet e mëtejme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë, pa asnjë vonesë”, është thënë në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

blank

Vuçiq: Kosova të tërheqë policinë ose do marrim masa

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saj “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, tha Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat.

Pavarësisht se paralajmëroi masa, ai tha se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe të “sigurisë së popullatës serbe në Kosovë”.

Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Në muajin e ardhshëm, ne do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të duket një “zgjidhje kompromisi”.

“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë”, tha Vuçiq.

Bllokada në Jarinjë

Ndërkaq, qytetarët serbë edhe gjatë të martës kanë vazhduar protestën, duke bllokuar rrugët që shpiejnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator nga Kuvendi i Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”.

Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë pakënaqësie edhe më 20 shtator, kur ka nisur të zbatohet kjo masë.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Gërvalla: Tensioni i shkaktuar, veprim i njëanshëm i Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se vendosja e reciprocitetit sa i përket targave me Serbinë, është “në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel”.

Gjatë një takimi që ka pasur me homologun e saj slloven, Anze Logar, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Gërvalla tha se “tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë”.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë më 20 shtator se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.

Vuçiq e ka përshkruar situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

Disa orë pas këtyre deklaratave të Vuçiqit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie”, ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë masa të reciprocitetit, sa u përket targave të Serbisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

“I bashkohemi BE-së në thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga veprimet e mëtejme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë, pa asnjë vonesë”, është thënë në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

blank

MË 1946 – 26 HETUESI E BURGJE KISHTE SHKODRA!! – Nga Fritz RADOVANI

SOT edhe ky bli  ju tregon se shka ka pa dhe provue nder degët dhe nen degët e veta, tue fillue nga Nandori i vitit 1946, kur Kuvendi i Fretenve të qytetit të Shkodres u kthye në hetuesi të Sigurimit të Shtetit komunist…

A e dini se Shkodra asht nder qytetet ma të lavdishme të Asaj Shqipni që, asht masakrue e vuejtë si pak e aspak qytete të Europës komuniste?

Vetem me kujtue diktatorët terroristë që mendonin me shfarosë dhe me e varrosë Shkodren time, prej momentit kur hypne në pushtet dhe kur aty u formue dhe asht vue në punë kriminale turpi antinjerzor i vetmi në Botë:  “Seksioni Katolik i Degës së të Brendshme”, po në vitin 1946 dhe, tue dijtë se kush e drejtonte ate nga kriminelët ma barbar në Europë, me etiketen “antifetare” dhe antikulturore e antihumanitare, tue fillue nga tiranët vrastarë Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Nexhmije Hoxha, Fiqrete Shehu, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Hysni Ndoja, Dul Rrjolli, Nesti Kopali, Vaskë Koleci, Cuf Lohja, Ndrekë Nallbani, Qamil Gavoçi, Jonuz Dini, Kasëm Troshani, Pjerin Kçira, Ylvi Dibra, Rasim Dedja, Elham Xhika, Vehbi Fishta, Zoi Themeli, Hilmi Seiti, Rexhep Kolli, Dhimiter Shkodrani e deri tek Shyqyri Çoku, të gjithë “heronjë” të Ministrisë së Mbrendshme, të zhytun deri në fyt në gjakun e Popullit Shqiptar. Këta kriminelë  terroristë e gjakatarë, kanë krye në Shkoder veprat ma të shëmtueme tue torturue në mënyrën ma mizore dhe, bashkë me trashigimtarë të sotem janë ata që po shfarosin tashti edhe gjurmët kulturore, historike e atdhetare në Shqipninë e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e të Nanës Tereze, shemelltyrat tona Botnore.

Kjo dokumentohet sakt vetëm me kenjen e këtyne qendrave të torturave, spijunazhi, hetuesie, vrasjesh e dhune, zhdukje e shpifje, burgje dhe shtëpi strehimi për të parainternuem që kishte qyteti i Shkodrës prej vitit 1946:

  1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme.
  2. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).
  3. Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).
  4. Konvikti “Malet tona”.
  5. Burgu i Madh pranë Prefekturës.
  6. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
  7. Burgu i vjetër i Gestapos, pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
  8. Shtëpia e Ulqinakut.
  9. Kuvendi i Motrave Servite.
  10. Kisha e Motrave Servite.
  11. Shkolla e Çelës.
  12. Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).
  13. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
  14. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
  15. Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
  16. Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).
  17. Shtëpia e Guljelm Lukës tek rruga e Jezuitëve (ku interrnonin).
  18. Shtëpia e Dr. Karamitrit.
  19. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
  20. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
  21. Shtëpia e Guljelm Sumës.
  22. Shtëpia e Sandër Saraçit.
  23. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
  24. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
  25. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
  26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.
  • Edhe zvoglimi i këtyne shifrave “dikujt” po i sherben prap sot!

Gjyqet janë zhvillue në kinema “Rozafat”, kinema “Republika”, Teatri i Jezuitëve, në  shtëpi të Kadukut, Pogut, Dr. Prelës etj. Gjyqet e mbylluna janë zhvillue kryesisht tek Burgu i Kishës ose Kuvendi i Fretënve në Gjuhadol (në mensë), ndër dhomat e Shtëpisë së  Çiurçisë, ku shpesh, vriteshin, hudheshin nga dritarët dhe zhdukeshin kufomat e pafaj me proces-verbale false të gjyqeve gjoja të zhvillueme aty.

Qendrat e masakrave ma të mëdha që nuk harrohen kurrë janë kenë: Shtëpia e Çiurçisë, Burgu i Kishës së Fretënve (1946), Konvikti “Malet tona”, Dega e Punëve të Mbrendshme, Shtëpia e Lec Shkrelit, podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, shtëpia e Ulqinakut, etj., etj.

Ka me kalue një kohë e gjatë e ma e gjatë se ajo që kujtojmë na, për me dalë në dritë veprat terroriste e kriminale të Partisë Komuniste (të Punës  e asaj “Socialiste”) të Shqipnisë, të kryeme nga dora e Sigurimit të Shtetit gjakatar, shërbëtore besnike e Partisë sllavokomuniste të Jugosllavisë, B.R.S.S. Stalinist dhe Kinës komuniste.., që nga thëmelimi i saj në 1941.

Per krimet e torturat e bame nder këto 26 qendra masakrash duhen disa libra të shkruem nga Ata, që i kanë provue mbi trupat e Tyne…

Edhe njëherë po persëris: Shkodra nuk do “Histori fallco”!

            Melbourne, 21 Shtator 2021.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend