VOAL

VOAL

KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHBA DHE VLERAT E PËRBASHKËTA – Nga Frank Shkreli*

July 29, 2022
blank

Komentet

blank

Kryeministri nuk pranon vërejtje as sugjerime, aq më pak kritika – Nga ROMEO GURAKUQI

Kryeministri i Shqiperise zoti Edi Rama nuk pranon verejtje, as sugjerime dhe komunikime, aq me pak kritika te qytetareve ne faqen e tij, e cila eshte e vetmja mundesi qe publiku ka per t’iu adresuar autoriteteve, si Ai.
Zoti Rama, njelloj si cdo drejtues i vendeve jo te lira, fshin, injoron, ba me iu tek, kur hana i ndryshon orbite, edhe te bllokon. Te bllokon jo thjesht ne rrjet, kjo ska ndonje rendesi thelbesore, por gjithandej: ne pune, ne profesion, ne aksesin e barabarte ndaj mundesive qe ofron shoqeria jone per konkurim, ne administrate, ne te drejtat e punesimit ne universite; ne fondet e kerkimit shkencor; ne bordet e rishkrimit te historise dhe ato te trashegimise kulturore.
Kjo eshte sjellja e KM te vendit qe sapo hapi negociatat me EU.
Sot i shkruajta per gjendjen e rrugeve drejt Shkodres dhe nga Shkodra; i shkruajta per nivelin profesional te administrates se varun prej tij ne anet tona; per shkaterimin e perfaqesimit tradicional ne Keshillin Bashkiak Shkoder prej perfaqesuesve te tij te vendimarrjeve partiake; per damtimin qe ai, me administrimin e tij korruptiv, i ka sjelle shpreses se rinise per te ardhmen; per depresionin qe ai dhe sivellezerit e tij te Klases Politike Ngaterrestare me turbulencen permanente, i kane sjelle shoqerise ne teresi.
Kaq do te mjaftonte qe censori te shfaqte gjithe ate qe mbante fshehur ne nenvetedijen e tij.
Sot mundesite e informimit te publikut jane te shumta:
“Zoteri i nderuar!
Ndertimi i bypass-it te Vlores eshte nje pune shume e mire. Mirepo, ju beni sikur harroni, qe neper Veriun e Shqiperise, respektivisht nga dy daljet e Shqiperise ne Shkoder, kalojne te vetmet rruge lidhese tokesore te Shqiperise me te gjitha vendet e Europes (dmth jo me nje vend te vetem). Te gjitha hyrjet e Shqiperise me Europen kalojne mes per mes qytetit te Shkodres. Edhe tangencialja e gabuar, qe ju me kokefortesi e perfunduat pa nje dalje, serish perfundon brenda Shkodres. Qytetaret qe i qeverisni mbreme, edhe pas ores 21.00, kane shpenzuar 90 minuta per te kaluar nga hyrja e Shkodres ne veri deri ne dalje te Lezhes dhe anasjelltas. nderkohe ju, sot qe pa gdhire mire, tregoni video nga Shqiperia juaj imagjinare, si per t’i injoruar mundimet e qytetareve qe ne menyren tuaj mendoni se i qeverisni.
E gjithe Kosova, pas kalimit te Rruges se Kombit, vjen e bllokohet ne Uren e Matit ne Milot, pa dit nga me ia mbajt, nderkohe qe ju kaloni pushimet ne Vilat Qeveritare ne Breg, te vendosura menjehere pas kesaj tangenciale qe ngjan sikur eshte ndertuar enkas per ju. Te gjithe pyesin nese ju keni bere nje perllogaritje numerike mbi shfrytezimin e arteriereve rrugore te Shqiperise, para se ta boshatisni buxhetin e shtetit vetem me nje qark te vendit?!
Besoj se nuk hyn metoden tuaj te punes.
Me duhet t’ua ve ne dukje zoti Kryeminister, se me menyren se si punoni, nuk jeni asgje me shume se nje shperndares i padrejte i fondeve publike te qeverise shqiptare, te cilen beni sikur e drejtoni. Ne fakt jeni thjesht Drejtues i nje Qeverie qe nuk mblidhet ne Keshill te Ministrave, i nje Kabineti Qeverises te paperkufizuar ne numra dhe ne dikastere, nje strukture imagjinare, qe operon permes komunikimeve elektronike dhe jo permes vendimeve te protokolluara. Thene ndryshe, ju shperndani fonde sipas tekave tuaja, pa percaktuar metodologjine e investimeve ne territor, prioritet zhvillimore, nevojat e qytetareve, integrimin e komuniteteve proporcionalisht ne programet e zhvillimit, etj.. Ngjan se jeni thjesht Kryeministri i nje Zone Operative, i nje krahine te vetme, deputet i se ciles, ju jeni vet-emeruar. Me sjelljen tuaj, diskriminimin e thelle dhe te gjithanshem qe po i beni Shqiperise Veriore ne pergjithesi dhe asaj Veri- Perendimore ne vecanti, ju po tregoni kjartazi se nuk jeni praktikisht, Kryeminister i nje Qeverie Kombetare, kusht themelor ky per t’u pranuar ne tryezen e bisedimeve per anetaresim ne EU. Provojeni te udhetoni nga Tirana ne Shkoder keto dite; provojeni te udhetoni per ne Malesine e Gjakoves, a do te mund te arrini permes territorit te Republikes se Shqiperise; provojeni te shkoni ne Puke dhe Fushe Arres, neper sa gropa do te bjere makina juaj e blinduar; perpiquni te mberrini brenda dites ne Kir, Ndreaj dhe Bregu Lumit ne Dukagjin, mbasi kam te qarte se Toplana, Dushmani dhe Shllaku ne tanesine e vet, as nuk jane ne harten tende te kuptimeve mbi Shqiperine. Jane edhe ato pjese e Shqiperise, qe ju pretendoni se e drejtoni i nderuar! E nder ato ane, varferia eshte shtruar kembekryq, pamundesia e nje jete normale dhe komunikimi me pjesen tjeter te Shqiperise nen kujdestarine tende te dedikuar, nje realitet i hidhur.
Si mundeni ta lini ju drejtimin e puneve qeverisese te Shkodres ne duar dhe mendje njerezish qe nuk kapin dot kapacitetet minimale te aftesive administrative dhe gjykimit normal vendimarres?
Si mundeni ta lini ju qytetin me 3000 vite jete, nen kontrollin ilegal te dhunes dhe injorances?!
Si mundeni ju te shkaterroni perfaqesine nderkomunitare te Shkodres ne Keshillin Bashkiak, e percaktuar me kode te qarta legale, prej kohesh qe nuk mbahen mend?!
Sjellja juaj qeverisese eshte anormale, kujdesi juaj per nje pjese te qytetareve nuk ekziston, papergjegjshmeria, mungesa e kompetences qeverisese eshte uluritese, harta e sjelljeve diskriminuese ndaj komuniteteve te caktuara ku jetojne shqiptare, qe prej shekujsh nuk jane perkule para asgjeje, nje njolle turpi per ju dhe qeverine monopartiake, qe ju kinse drejtoni.
Ne fund per nga rreshtimi por qe eshte e para per nga emergjenca, depresioni qe ju keni krijuar ne shoqeri:
Nuk ka 18 vjecar shqiptare qe don me ndej ne Shqiperine qe ju, me papergjegjshmeri e keni kthye,ne sketerre per njerezit normale, per familjet shqiptare, per klasen e mesme. Si mundet nje prind, nje intelektual i sferes se artit, nje qytetare i ketij vendi, t’i krijoje me drejtimin e tij makut, pasiguri totale Rinise Shqiptare, dhe te mos tundet sadopak ne thellesine e ndergjegjes se vet nga kjo situate dramatike??!!
Shqiperia nuk eshte vetem e juaja, e femijeve te tu dhe valltareve te tjere perkundruall teje ne Skenen e Politikes Shqiptare.
Ajo eshte edhe e jona, e femijeve tane, e qytetareve ne Veri dhe Jug te vendit, njelloj.
Juve, kryetareve te skenes se vallzimit politik qe po mbani sot peng Shqiperine me friken dhe ambicjen tuaj per te mos hapur rruge, ju dha shansi, por e perdoret per interesat tuaja personale, besimin e nalte qe ju dhane qytetaret.
Ju ma i pari keni 24 vite qe talleni dhe nuk beni asgje, vec videot e Zones Tende Operacionale, si kjo qe ua shfaqni tani mitanteve tuaj, te kredhur ne injorance, bindje te verber dhe perkulje servile ndaj jush.
Jeni ne fund te rrugetimit tuaj dhe e mira eshte te hapni syte, te gjeni zgjidhje te pershtatshme tranzitive me interes publik dhe te largoheni para se ndertesa 3D qe keni krijuar, t’ju shembet.
Eshte shume 24 vite zoti Kryeninister! Nuk jeni vetem ju dhe shoket tuaj ne kete vend. Shqiperia eshte 4 milion. Shume te tjere, qytetare te shkolluar dhe profesioniste, qe e duan me te vertete kete vend, mund ta bejne me mire se ju punen, edhe brenda PS.”
blank

Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur ata të cilëve duan t’u bëhen skllevër Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Tendenca mes shqiptarëve është që të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. I gjithë populli duhet të qëndrojë bashkë sikur të kishte të njëjtin baba dhe nënë. Në të kaluarën ne ishim të ndarë për shkak të politikës së armikut të jashtëm, përça dhe sundo. Tani jemi të ndarë për shkak të tradhtarëve të brendshëm që bashkëpunojnë me armikun e jashtëm.
***
Duhet të jemi aq të ndërlidhur sa askush të mos punojë vetëm për veten e tij. Çdo goditje që i japim keqbërësit mafioz ndihmon në formësimin e universit. Regjimi kuisling (regjim banditësh) është duke vjedhur, shitur tek të huajt dhe shkatërruar gjithçka shqiptare, me qëllim djallëzor: që ne të mos ishim. Në këto çaste dramatike, kur bëhet fjalë për të jetuar apo vdekur, qytetarët e Shqipërisë, pavarësisht dallimeve (që nuk janë aspak të rëndësishme) duhet të qëndrojnë së bashku kundër regjimit kriminal, dhe jo të urrejnë njëri-tjetrin. Urrejtja është si të djegësh shtëpinë tënde për të hequr qafe një mi të bezdisshëm që i vinë erë kundërmuese Dhe, miu i kanalizimeve është shumë më i rrezikshëm për shëndetin apo mbijetesën e të gjithë juve dhe pasardhësve të juaj sa që mund ta paramendoni. Shqipëria shpopullohet me një shpejtësi të frikshme. Nëse vazhdoni të kapeni pas urrejtjes, atëherë brenda një kohe të shkurtër (3-4 vjet) do të detyroheni të përballeni me një dhimbje të pashërueshme.
E mistershme është ekzistenca e të pakuptueshmes në të arritshmen. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një shoqëri e fjetur (gjumashe) që nuk zgjohet për të vepruar kundër kalbësirave keqbërëse edhe kur kërcënohet me shkatërrim dhe vdekje të sigurt.
***
PS: Më poshtë janë disa fragmente të thjeshta nga një letër imja drejtuar (privatisht) një figure të rëndësishme perëndimore gjatë luftës së Kosovës, 1999. Në fakt, unë iu përgjigja pyetjeve kryesore, ishte në interes të atdheut të gjyshërve të mi:
“…Kemi pasur probleme me përforcimin e një ndërgjegjeje kombëtare te shqiptarët. Por është vetë lufta ajo që konsolidon ndërgjegjen kombëtare. I gjithë populli, pavarësisht nga fetë dhe vendbanimet e ndryshme, në masë të madhe e ka pasur të lehtë të pranojë idenë (faktin) se ne jemi një popull, i një kulture, i një gjuhe, i një gjaku. Një komb i lashtë pellazg-ilir-shqiptar që duhet të luftojë për t’i dhënë fund terrorit, gjenocideve, shtypjes së rëndë, shfrytëzimit dhe dominimit serb. Kjo sepse ne nuk kthehemi pas klisheve apo thjesht përtypim terma teorikë për nazizmin, fashizmin dhe kolonializmin, përkundrazi, trajtojmë çështje konkrete. Veprojmë. Ta çlirojmë mëmëdheun nga pushtimi. Kemi marrë një sërë provash (shumë dëshmi) për faktin se ndjenja kombëtare është gjallëruar gradualisht në popull. Bashkimi (uniteti) kombëtar në luftën kundër okupatorëve, shtypësve, ishte një shprehje që do ta dëgjonim vazhdimisht. Në të kaluarën (prej vitit 1918), pas copëtimit të shtetit amë Shqipërisë, kemi qenë pothuajse skllevër nën serbët, ata na kanë vrarë baballarët dhe nënat, vëllezërit dhe motrat, fëmijët. Kjo është arsyeja pse ne morëm armët për të fituar lirinë tonë. Jo të gjithë mund të përdorin armë, disa duhet të punojnë edhe në fusha. Fermerët shkojnë në kufirin Shqipëri-Shqipëri të imponuar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës (në Kongresin e Berlinit 1878, dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913) – për të transportuar armë dhe municione për ushtarët-çlirimtarët tanë. Kjo pavarësisht se barbarët serbë po bombardojnë me avionë dhe helikopterë. Në propagandën e egërsirave çetnike, mbrojtësit tanë paraqiten si banditë, por ata kurrë nuk i kanë parë udhëheqësit tanë përgjegjës të vrasin civilët e tyre, sepse kjo nuk ka ndodhur. Serbët, nga ana tjetër, vrasin, i helmojnë nxënësit në shkolla dhe i djegin për së gjalli shqiptarët e pafajshëm çdo ditë. Ne jemi të vendosur të luftojmë deri në njeriun e fundit për të fituar lirinë tonë. Të shpëtojmë popullin nga barbarizmi…”.
***
Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.
Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.

Shqiptarët jetojnë vetëm për të vdekur. Çdo burrë që lejon një kloun të droguar grabitqar të shkelë mbi të është një turp për natyrën. Shpëtojeni Shqipërinë nga ajo krijesë magjepsëse por me shumë defekte. Mjerisht për Vendin dhe Kombin, shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën, por në atë që duan të jetë e vërtetë. Dhe nuk ndihmon që njerëz të tillë, sado fortë të mbyllin sytë, prapë nuk shohin asgjë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…

blank

Uashingtoni ka nevojë për një politikë realiste ndaj Rusisë Nga Janusz Bugajski

Fletorja e gazetarit: Brittney Griner mund të shkëmbehet me tregtarin famëkeq rus të armëve

Administratat e njëpasnjëshme të SHBA-së nuk kanë arritur të zhvillojnë një qasje efektive politike ndaj Rusisë. Vendimet nuk janë marrë vetëm nga realiteti i vështirë, por edhe nga mendimet e dëshiruara se Moska mund të bëhet një partner konstruktiv në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, nevojitet urgjentisht një plan afatgjatë realist për t’u përballur me imperializmin rus dhe për të menaxhuar pasojat e dështimit të shtetit të saj të nxitur nga disfata ushtarake dhe një ekonomi e gjymtuar. Gjatë çdo administrate të SHBA-së, në mënyrë rutinore lëshohen raporte me ndikim nga ish-zyrtarë dhe ekspertë që propozojnë ose një zbutje të re ose “rivendosje” me Rusinë, ndjekjen e “stabilitetit strategjik” bazuar në bashkëpunimin në fusha të ngushta si kontrolli i armëve, ose thjesht “menaxhimi” si ballafaqimi dypalësh. Qasje të tilla jo vetëm që dështuan në transformimin e Rusisë në një partner të besueshëm, por ato në fakt i mundësuan Kremlinit të grumbullonte burime financiare në ndjekje të perandorisë.

Në vend që të përsërisë të njëjtat gabime strategjike, planifikimi i politikave duhet të përqendrohet në atë se si paqëndrueshmëria e krijuar nga lufta dhe sanksionet do të ndikojë në shtetin dhe politikën e jashtme të Rusisë. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së e lëshuar në dhjetor 2017 pohoi se Rusia ishte një rival i madh që synonte të dobësonte ndikimin ndërkombëtar të Uashingtonit dhe të ndante Shtetet e Bashkuara nga aleatët e saj. Duke pasur parasysh këtë vlerësim të saktë gjeopolitik, ofensivat e Moskës duhet të kthehen mbrapsht jo vetëm duke armatosur Ukrainën për të çliruar të gjitha territoret e saj, por edhe duke kapitalizuar dobësitë e brendshme të Rusisë për të parandaluar agresionin e ardhshëm.

Një politikë realiste duhet të bazohet në një tregim të suksesit Perëndimor dhe jo në frikën e një kërcënimi rus.

Ushtria konvencionale e Rusisë ka demonstruar në Ukrainë se nuk i përshtatet SHBA-së apo NATO-s. Ankthi gjithëpërfshirës Perëndimor bazohet në zotërimin nga Rusia të arsenalit të dytë më të madh bërthamor. Supozimi i gabuar është se liderët e Rusisë janë të gatshëm të kryejnë vetëvrasje kombëtare në vend që të llogarisin se si të shpëtojnë të ardhmen e tyre politike dhe pasuritë ekonomike, pavarësisht nga fati i Rusisë. Me sa duket, presidenti Vladimir Putin kohët e fundit pranoi se askush nuk do të fitonte një luftë bërthamore, duke nënvlerësuar vërtetësinë e kërcënimeve të mëparshme të Kremlinit kundër NATO-s që paralizuan disa liderë perëndimorë.

Për më tepër, armët e shkatërrimit në masë të Rusisë mbrohen nga elementët më besnikë të forcave të sigurisë dhe ka shumë pak gjasa që të kapen nga rebelët dhe kryengritësit. Edhe në rast se disa shtete që dalin nga një Federatë Ruse në kolaps marrin kontrollin e armëve të tilla dhe, më e rëndësishmja është se ata nuk do të kenë asnjë arsye për të gjuajtur ato, ata nuk do të kenë asnjë arsye për të synuar ndonjë vend nga i cili do të kërkojnë mbështetje politike, njohje diplomatike, dhe ndihmë ekonomike. Përkundrazi, shtetet post-ruse ka të ngjarë të favorizojnë çarmatimin bërthamor për të ndihmuar në marrjen e mbështetjes ndërkombëtare, ashtu si Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Kështu, mbijetesa e regjimit të Putinit bazohet në nxitjen e frikës, pavarësisht nga politika aktuale Perëndimore. Për të kundërshtuar dezinformimin e Kremlinit, mbështetja e deklaruar hapur për pluralizmin, demokracinë, federalizmin, autonominë e dhjetëra republikave dhe rajoneve, dhe një gamë të gjerë të drejtash civile dhe etnike mund të ndihmojë në inkurajimin e qytetarëve në Rusi dhe të demonstrojë se ata nuk janë të izoluar në skenën botërore pavarësisht nga politikat shtypëse të Moskës.

Në fund të fundit, Perëndimi duhet të sigurojë që Rusia të jetë mjaftueshëm e topitur ushtarakisht dhe ekonomikisht, në mënyrë që të mos jetë më në gjendje të zhvillojë luftëra agresive kundër fqinjëve të saj. Një shtet i lodhur moskovit nën sanksione të ashpra ndërkombëtare të cilit ia kanë braktisur bazën e tij të burimeve në Siberi dhe territoret veriore, kur shteti të fillojë të shpërthejë, do të ketë aftësi të reduktuara rëndë për çdo politikë militariste.

Janusz Bugajski is a senior fellow at the Jamestown Foundation in Washington. His new book, Failed State: A Guide to Russia’s Rupture, has just been published.

https://www.washingtonexaminer.com/opinion/w

blank

NGA THELLËSITË E FERRIT PASHË JEZUSIN NË KRYQ – Nga Visar Zhiti

 

“BURGJET…” E DOM SIMON JUBANIT
– shkëmbim mesazhesh me botuesin e ri –

 

 

Që libri “Burgjet e mia” i Dom Simon Jubanit doli dhe në gjuhën angleze, me një titull si varg lutjeje “From the depths of hell I saw Jesus on the cross” (“Nga thellësitë e ferrit unë pashë Jezusin në kryq”), besoj, nuk janë shumë veta që e dinë. Po që është përkthyer nga frëngjishtja, pra, paskësh qenë i botuar dhe në Francë, prapë janë pak ata që e dinin. Po që vitin e kaluar “Kujtimet” e tij i botoi në gjuhën amë, në shkodranishten e bukur të autorit, revista “Kens” me rastin e 10 vjetorit të shkuarjes së tij në amshim dhe me rastin e 20 vjetorit të botimit të tyre të parë? Prapë ende më pak veta e dinë. Po që botimi i parë i kujtimeve “Burgjet e mia” s’dihet në ç’shtypshkronjë u shtyp në atdhe, në Shkodër a Lezhë, Tiranë a Durrës a Gjirokastër, por libri u shpërnda keq, fare rastësishëm, por s’ishte e rastit që pengohej siç përndiqej autori dikur, nuk duhej të kishte përhapje, një lloj ndalimi, sa të ishte e mundur më shumë.

1.
Është një libër që guxon, që përplaset, rrëfime të kalvarit të një jete, nga meshtar në diktaturë në burgjet e saj me vite e vite, 26 vjet i dënuar në ferrin e të gjallëve duke akuzuar hapur diktaturën e diktatorin dhe pastaj lirimi i tij, por jo liria, rënia e perandorisë komuniste, me demokracinë e dyshimtë, me në krye ata që bënë dhe diktaturën dhe kjo jo vetëm e zhgënjen meshtarin rebel të burgjeve, por dhe e acaron dhe prapë kundërshton dhe ai vazhdon të predikojë qëndresën me forcën e kryqit dhe të karakterit, duke akuzuar sërish, që liderët e rinj si vazhdues të liderëve të vjetër, pa kursyer as bashkëvuajtësit, deri në zemërim, aq sa të vjen të thuash: libër i prapë i një prifti të prapë! Por është e vërteta e tij, pjesë e së vërtetës epokale.
Lënda e librit duket se është vuajtje pa mbarim, përndjekja mizore, përballimi i asaj vuajtjeje me rrugët e besimit dhe të moralit, me karakterin dhe shpirtin katolik arrin të sfidojë deri edhe kishën e tij ndonjëherë, atë çfarë atij nuk i pëlqen, kështu duket, ndërkaq do të jetë ai që do të celebrojë, fshehurazi dhe hapur, meshën e parë pas atyre dekadave të mynxyrshme, që kur Shqipëria ishte shpallur me kushtetutë si vendi i parë e i vetëm ateist në botë, që ndaloi religjionet, prishi tempujt e fesë, duke i shndërruar kishat e xhamitë në kinema e pallate sporti, në magazina bujqësore në fshatra dhe depo armësh për repartet ushtarake, duke mos u mjaftuar me kaq, por duke vrarë dhe klerin, sidomos atë katolik si më të kulturuarin, pra dhe më kundërshtarin.
Në burg do të flakej dhe Dom Simon Jubani, siç duket për të sjellë dëshminë e tij marramendëse, të acartë.
Që në fillim na tregon se si i helmojnë të vëllanë, prift dhe ai dhe vjen deri te demokracia e helmuar e vdekja e vet.
Një zbulesë ndryshe, rrëfyese, meshë dhe tortura, enveri-djall, që i pëlqen ta shkruajë këtë emër me shkronjë nistore të vogël, dhuna, puna dhunuese, bashkë me fitimtarët kishte ardhur dhe injoranca, thotë autori. Dhe si qytetar ai vetëshpallet se “Bëj pjesë në partinë e të vorfënve e të masakruemve, të viktimave të së djeshmes e të së sotmes”…
Dje dhe sot për Dom Simon Jubanin janë një vazhdim pa ndonjë ndryshim të thellë.

2.
Autori s’është më. Por siç duket jo vetëm e para, por edhe e fundit është fjala. Dhe desha t’i shkruaja përgatitësit dhe botuesit të kujtimeve të tij, shkrimtarit Lisandri Kola, ndërkohë dhe studiues e pedagog i letrave shqipe në Universitetin e Miçiganit, drejtor i revistës “Kens”, ku dhe ridoli vepra. “Burgjet e mia”, pajisur me parathënie të gjerë informuese dhe vlerësuese.
…studim, kritikë, dokument, dëshmi e specializuar dhe e lexueshme nga të gjithë, kulturologji, – shkruajta. – Është guxim që vjen prej së thelli nga vetë vepra dhe shëmbëlltyrë, parafjalë në karakterin e karakterit të autorit, si qëndrimet e tij, duhej dhe ashtu, – vazhdoja, – por ndjej keqardhje për çka shkruhet për një bashkëvuajtës të tij në Burrel, nuk kam qenë në burg me ta, por nuk flitej askund keq për atë nga të burgosurit që njoh. Subjektiviteti i të furishmëve dhe lëndon, por duhet të mësohemi me të vërtetat e tjetrit, t’i shohim sa të vërteta janë ato për të gjithë… Të lexoj/më Dom Simon Jubanin. Të qetësohemi nëpër shqetësime…
Keni bërë një punë me rëndësi, se edhe “pamëshira” është mëshirë e rreptë, – përfundoja mesazhin tim. – Mrekulli që vjen ky libër antimashtrim, me një si djall antidjall…

Dr. Lisandri Kola më përgjigjej:
Jubani asht i sertë si autor dhe ‘rebel’ (arrë gungçe e quen veten në librin e tij). Varianti i tij mbi Arbnorin (bashkëvuajtës yni, shën. im.) ndoshta asht unik, por censura, sapo libri pat dale, të lên vend për pikëpyetje shumë. Sidoqoftë, shumë të vërteta ndryhen në (ish)materialet arkivore. Siç e dini, ata edhe kur merren, censurohet nga vetë AIDSSH-ja. Pra, eleminohen emnat e deponuesve, spiunëve, bp, pseudonimeve etj.
Parathania në frangisht dhe anglisht, asht nga nji francez, mik i Jubanit që e pat ndjekë apostullimin e tij. Ai, si duket, ka sponsorizue dy edicionet. […].
Botimin 1 e ka kurue Ana Luka nën pseudonimin letrar Anza Shkodrane. Unë… mora leje mbas sa viteve në Arkipeshvinë e Shkodrës dhe po përgatisnim botimin, Biblioteka Françeskane e botoi në letër…
Sidoqoftë ne jemi të gëzuem se prej nji libri të censuruem, në 20 vjetorin e bot. 1, “Burgjet e mia” dhe 10 vjetorin e kalimit në Amshim të S.J., u botuen 4 versione: 2 shqip, 1 anglisht e 1 frangisht. Asht njimend mrekulli!

3.
Dhe unë do t’i shkruaja sërish:
…Kujtoja se s’kisha pse lexoja më për burgjet “tona”, por më mësoi si ta shoh më me ngulm të pamëshirshëm dhe burgun tim…
Libri më shkundëlloi, më preku, autori është i skajshëm, ashtu siç janë dhe të vërtetat e tij shpesh, duhet një qëndrim i tillë që s’kursen asgjë siç nuk na kursen “asgjëja”, sidomos kur është vrastare, e them prapë që ndjej keqardhje për bashkëvuajtësit, në parim jam me Dom Simonin, por mund ta thoshte të vërtetën e tij ndryshe, të mos lëndohen të lënduarit edhe nga ne, se ngjan si një hakmarrje e vonë, por gjithsesi e vërteta duhet, pa maska, e di unë ç’kemi hequr nga “spijunët e burgut”, më pis e gjynahqarë se jashtë… por, t’i lëmë të tjerat, të shohim ato që bëjnë kohë dhe histori, e madhërishme është mesha e parë, një hymn që vetëm Shkodra mund ta jepte si prelud e vetëm një kokëfortësi si prej shenjti e Dom Simon Jubanit mund t’ia dilte…
Kujtimet janë një vepër që duhet, ato janë dhe udhërrëfyese për të ardhmen, sidomos kur janë shkruar artistikisht bukur, pra është bërë alkimia e vuajtjes. E çmoj shumë autoironinë e sarkazmën, tradicionale, që Shkodra i ka…

Dhe Dr. Lisandri më përgjigjet sërish:
Falemnderit shumë… për mendimet dhe komentet rreth librit. Unë mendoj se profili i Dom Simonit, asht si episodi i Jezusit, kur dëbon tezgat prej tempullit. Pyetja asht, a duhet të ishte ma i ‘butë’ Jezusi me mëkatnorët? Besoj se nuk del veç nji përgjigje në këtë rast. Kështu e perceptoj dhe unë rrëfimin e SJ, i cili asht i sertë e i drejtë (aq sa asht njeriu). Objektiviteti dhe ‘radikalizmi’ narrativ, ndoshta i kanë mungue librit shqiptar mbas 90s. Forma e tij shkrimore, sugjeron reflektim dhe nxit institucionet për lëvizje…
SJ jep nji dëshmi, i takon institucioneve shqiptare me pohue ose provue të kundërtën, nëse gjithmonë ka ende dokumente për shqyrtim.
Por unë tham se kulmi i asaj vepre asht mbyllja, siç thoni edhe vetë, dhe ‘kontestimi’ i hierarkisë religioze sa i takon formimit teorik për shelbimin. Nëpër fletë sigurisht gjen perla të tjera, si psh ‘antikomunistët’ komunistë që Amerika i ka pranue në shtetin e saj. Rasti i djakonit, Ndoc Vasili alias Anthony Kapaj, i cili ka asistue komunistët për futjen e armëve në kuvendin Françeskan. Ai vdiq në ‘paqe’ para 3 vjetësh në New York. Stili mandej asht unik për narrativën e burgut.

4. Isha trallisur nga leximi. E gjithë vepra sikur mbart dhe këtë jehonë diabolike, mosndëshkimin e së keqes, që krijon klimën e saj. Dëmtohen ndërgjegjet dhe s’ka më përgjegjësira, as pendim e përkushtime ideale. Aq sa mua më duket si përgjegjegjshmëri negative, ku nuk janë mbyllur moralisht dyert e “Burgjeve të mia”, ngaqë nuk janë hapur Dosjet kobëzeza të diktaturës. Nuk mjafton të nxjerrësh se ç’dukuri sollën dëme, por dhe cilët emra i projektuan dhe cilët i zbatuan çnjerëzisht. Ku janë dhe ç’bëjnë? Ardhmëria nuk duhet të jetë përsëdytje e së shkuarës. Aq sa e vonë mund të (u) duket vepra e Dom Simon Jubanit tani, po ashtu dhe aq e parakoshme, ajo gjithsesi sërish vjen në kohë dhe, sa herë ta lexojmë, është koha e saj që jep porosi. Kujtoj/më kreun që e sheh Shqipërinë diktatoriale si një park zoologjik, kështu ishin bisedat e të burgosurve, ashtu e shihnin dhe burgun, si një rezervat. Një humor i trishtë, i zi, oruellian. Ndërkaq përdëllimi i autorit për vendin dhe gjuhën është i ndjeshëm ashtu si për të vërtetën dhe lirinë, që janë në madhësinë metaforike të zemrës së plagosur, kanë atë përfundje të saj dhe kulmojnë me Shkodrën e tij – “lagjen kryesore të Jeruzalemit Qiellor” – kështu e quan mahnitshëm. Dhe prapë një prapësi, deri në fund, na dalin dy epilogë siç nuk ndodh, njëri në tokë dhe tjetri në qiell. Sikur duan të theksojnë një mëdyshje që nuk është e autorit, por e realitetit. Epilogu në tokë është komedia e demokracisë shqiptare, siç do të donte ta quante Dom Simon Jubani. Nërsa Epilogu në Qiell është dërrmues, ka një qortim hyjnor, që vetëm një prift shqiptar si ai do të mund të guxonte ta shkruante, që kërkon në parajsë ndëshkimin, jo vetëm të keqes, por dhe të ushtruesve të saj si një zeje tmerri. Ja, Autori sheh veten të vdekur me një pikëllim ngazëllues, korp i lodhur… pa dhëmbë, të thyer dhe shkulur torturave, por dhe me buzëqeshjen e pashuar, shpotitësë, teksa shpirti shkëputet për të ikur qiejve për në parajsë… dhe atje takon Shën Pjetrin, por në vend të Shën Mëhillit me kandar aty, që peshon bëmat e njerëzve për të vendosur se nga do të shkohet, ishte tjetër kush, e pabesueshme, Enver Hoxha me kostum të bardhë, me kandar në dorë, madje dhe me flatra (?!?!). Si është e mundur? Këlthasim bashkë me autorin. Dom Simon Jubani ndërmend se kishte ndjekur një meshë dikur, ku një jezuit i huaj kishte predikuar se edhe në qofsh kriminel i botës, nëse pendohesh, qoftë dhe në minutën e fundit, kur je duke dhënë shpirt, e ke shëlbimin, udha për në parajsë është e hapur, e lejon kisha jonë. Si? Dhe Dom Simon Jubani, tani vetëm shpirt, vikat sërish me pezm hokatar: unë të gjej në parajsë dhe atë, diktatorin tim, të pafenë, që më kalbi në burg, jo vetëm mua, por popullin tim të gjithë? Atëherë dal unë nga parajsa. S’mund të jemi të dy bashkë… Dhe shpirti i tij endet rrugëve qiellore. Po tash nga t’ja mbaj? – pyet mes reve. “S’kam ku të shkoj larg teje, o Zot! Vetëm ti ke fjalë jete të pasosun” – përgjigjet po vetë me fjalët e Shën Pjetrit. Në fakt pyetja mbetet e hapur për Shqipërinë, që duhet të shkëputet në mënyrë drastike dhe me drejtësi nga e keqja e saj dhe të ngutet të shkojë në parajsën e vet, po me drejtësi dhe mëshirë, pra, në normalitetin e gjërave, në europianizmin e jetës, nëse mund ta themi. Është homelia e një prifti kështu, që pa Krishtin në kryq, pra veten, nga thellësitë e ferrit.

blank

blank
Ballinat e botimeve të kujtimeve të Dom Simon Jubanit, në shqip, anglisht dhe frengjisht.

blank

Shpirti i engjellit ju marrte hak! Nga Alba Kepi

Kjo ngjarje nuk eshte nje tragjedi e as nje avari gomone,
por nje shprehje e qarte e menyres arrogante me te cilen qeverisni
duke treguar se jeni me i forti, me i pasuri e me i pushtetshmi!
Sa vlere ka sonte te shkarkosh zinxhirin komandues te Drejtorise se Policise se Vlores?
A nuk ishit po ju qe nje vit me pare autorin e ketij krimi makaber e moret te pandehur per favorizem e bashkepunim kultivim hashashi
dhe nga shef komisariati Himare e çuat ne Shef Komisariati Elbasan?
Mjaftuan pak muaj per te zbardhur pafajesine e tij sa ta emeroni ne nje nga zonat me te erreta te bandave kriminale?
Ndjeheni me pak te fajshem sonte pasi firmoset urdher pushimin nga puna te kolegeve te Arjan Tases?
Familja Avdia ka hapur dyert e mortjes per mbesen qe u qanin syte nga malli per ta takuar,
ndersa ju mbyllni shkresat me vula e firma, nga ku nisi zanafila e ketij krimi!
Sa drejtore, shefa, police kane gommone e skafe ne Shqiperi? Apo jahte e barka me vela?
Sa mjete lundruese keni te regjistruar ligjerisht?
E neser skenarin qeveritar me video postimin kryeministror ne facebook e kemi nje deja vu te peshtire te hipokrizise,
paaftesise e papergjesise suaj, sic ndodhi me familjen e emigrantit hero qe humbi jeten ne det pak dite me pare,
apo me te riun qe per nje pakete cigare e vrate ne mes te Tiranes?
Ne nje shtet ligjor polici, oficeri, ushtari jep jeten ne sherbim te betimit te tij profesional e kjo ngjarje nuk eshte nje tragjedi e as nje avari gomone,
por nje shprehje e qarte e menyres arrogante me te cilen silleni per te treguar se jeni me i forti, me i pasuri e me i pushtetshem!
Te njejten metode perdorni ndaj me te ndjeshmit, me te pambrojturit, me te urtit e me te zotit!
Kjo eshte vlera e morali ku keni katandisur shtetin!
Mund te shkarkoni te gjithe policine por problemin e keni tek koka e jo tek trupi!
Jeni ju qe e komandoni!
Shpirti i engjellit ju marrte hak!
blank

SHBA: Nji tentativë me përmbysë demokracinë. Faktori Trump! – Nga SAMI REPISHTI

Ridgefield, CT. – Më 8 qer shor 2022, nji Komision Kombëtar Special, i autorizuem nga Dhoma e Përfaqësuesve (Parlamenti) me nandë anëtarë nga të dy partitë politike amerikanedemokratike dhe republikane- mbajti sesionin e parë publik. Komisioni Special kryesohet nga Kongresmeni Ben Thompson (D.Missisipi). Qëllimi i nji iniciative të këtillë ka qenë dhe mbetet sqarimi i veprimeve joligjore në datën 6 janar 2021 që ish-Presidenti Donald J. Trump ndërmori me diskreditue sistemin e zgjedhjeve elektorale të lira presidenciale të nandorit 2020 dhe përfundimin e tyne me humbjen-diferencë të madhe prej 7+(shtatë-plus) milionë vota ma pak për ish-Presidentin D. J. Trump dhe fitoren e kandidatit demokrat të ish- nënpresidentit demokrat Joseph J. Biden JR, për postin e Presidentit të Republikës Amerikane.

I paknaqun me këto zhvillime, ish-Presidenti Trump shkeli traditën 238-vjeçare të transferimit normalisht të pushtetit në mënyrë paqësore, me pranimin publik të rezultateve. Z. Trump deklaroi se votimet ishin të padrejta, të manipulueme, të vjedhuna e të tjetërsueme; prandej të pavlefshme.

Karakteristika dalluese e këtyne votimeve ka qenë organizimi korrekt, regjistrimi, zhvillimi i lirë, numërimi i tyne pa incidente, kontrolli nga përfaqësues zyrtarë të dy partive politike, si dhe deklarimi publik e zyrtar i rezultatit. Kërkesat e z. Trump kanë nji karakteristikë të përbashkët: mungesën e provave, akte të pakonfirmueme dhe mashtrime të qellimshme – të njohuna me sloganin “the Big Lie” (gënjeshtra e madhe) dhe rrëzimin e të gjitha kërkesave të tij nga Gjykatat e Apelimit.

Më 5 janar 2021, djali i ish-Presidentit Trump, Donald Trump Jr., ka tekstue për shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, nji plan: si krijohet mundësia që babaj i tij të qëndronte në fuqi edhe katër vjet të tjera si President mbas numërimit të votave. Ky mesazh kërkonte që ndjekësit e z.Trump të krijojshin nji situatë ku thuhej se asnjeni kandidat kishte fitue dhe se vendimi mbetej në duert e Dhomës së Përfaqsuesve. Në fakt, plani ishte përgatitë nga këshilltari jozyrtar (eminence grise!) Stephen K. Bannon, nji figurë e njohun mirë për parimet e tij ultrakonservatore.

Kjo taktikë kërkonte dy ndërhymje ilegale: E para, N/Presidenti Mike Pence duhej të shkelë Kushtetutën më 6 janar 2021, ditën kur votat e “Kolegjit Elektoral”, (organi që ka fjalën e fundit, simbas Kushtetutës Amerikane), numërohen tue krijue kështu përshtypjen se e drejta e deklarimit të fituesit u kalon organeve legjislative të 50 shteteve. Këtu, ish-Presidenti Trump do të përdoronte të gjitha manovrimet e tij me mohue votat e 83 milionë votuesve për J. R.Biden, Jr. dhe me fitue Presidencën edhe katër vite të tjera. E dyta, me zgjedhë të gjithë anëtarët e ri të Kolegjit Elektoral nga elemente proTrump në asambletë e 50 shteteve dhe me sigurue kështu fitoren e tij.

Hapi i parë, presioni dhe kërcënimet direkte mbi nënpresidentin Pence, i cili refuzoi me zbatue urdhnin e Presidentit Trump “si i paligjshëm” tue shkelë Kushtetutën. Për këtë qellim, më 6 janar 2021, ish-Presidenti Trump urdhnoi ndjekësit e tij me sulmue Kapitolin, ndërtesa e Parlamentit dhe fortesë e demokracisë. Demonstratorët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë.

Nënpresidenti Pence dhe zonja Nancy Pelosi, folëse e Parlamentit, u kërcënuan me varje në litar, por ata shpëtuen. Nji strukturë prej druni me litar për varje u ngrit në oborrin e Kapitolit. Kush ashtë “fajtori”? Ligjërisht, “fajtor” ashtë ai që ban nji akt të keq, të dënueshëm nga ligji dhe të kryem me qëllime kriminale. Për 16 muej me radhë, Komisioni Special ka mbledhë dokumentacionin e akteve të kryeme dhe tashti i paraqet për njoftimin për qytetarët amerikanë. Ashtë opinioni i shumicës dërmuese të qytetarëve amerikanë se demonstruesit luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë me inkurajimin direkt të ish-Presidentit Trump.

Natyrisht, pyetja kryesore ashtë: Nëse ish-Presidenti Trump deklarohet “fajtor” për aktet e tij dhe zhvillimet e rrjedhuna, ai mund të arrestohet, të gjykohet e të dënohet? Kushtetuta amerikane konfirmon se asnji qytetar nuk qëndron përmbi ligjin, tue përfshi kështu edhe Presidentin. Ndërkohë, drama në Kongres vijon… * * * Shtypi amerikan paraqet këtë dramë politike si lufta e Trump-it me qendrue në zyrën presidenciale edhe mbas humbjes së thellë në votime. Për këtë, Z.Trump kishte përkrahjen e nji turme lojale, por të paedukueme politikisht, mbrenda dhe jashtë strukturës së administratës. Kapitull mbas kapitulli drama u përsërit pa efekt, sepse organet gjyqësore refuzuen kërkesat për zhvleftësimin e votimeve dhe gjykatat federale përfunduen se ankesat ishin “without merit” (pa meritë), si dhe aktet në esencë kishin elementë të nji “konspiracioni kriminel”, rrjedhimet e të cilit ishin damtimi i njënës nga shtyllat e demokracisë amerikane (zgjedhjet e lira dhe të drejta).

Z. Trump shkoi aq larg saqë planifikoi mundësinë e përdorimit të forcave ushtarake të Departamentit të Homeland Security për konfiskimin e të gjitha kutive të votimit (siç!). Evidenca që konfirmon nji dramë të këtillë ashtë tronditëse! Z.Trump humbi kontrollin e duhun. Speakeri i Dhomës së Përfaqësuesve, zonja Nancy Pelosi, e frikësueme nga sjellja e ish-Presidentit, kontaktoi Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosuna Amerikane, Gjeneralin Miller dhe e këshilloi të konsultohet para se të veprojë me masa të jashtëzakonshme me kërkesë të ish-Presidentit… Gjenerali Miller u përgjigj pozitivisht. (Kushtetuta amerikane cakton Speaker-in e Dhomës me marrë pozitën e Presidentit në rast emergjence për Presidentin dhe nënpresidentin) Manovrimet e Z. Trump morën nji drejtim absurd.

Deklarata “Italogate” reklamonte pa asnji bazë se disa persona italianë kanë përdorue teknologjinë ushtarake me konvertue votat në makinat e votimeve në SHBA. Ide të këtilla qarkullojshin në Shtëpinë e Bardhë, si sekuestrimi i të gjitha kutive të votimit, përdorimi i forcës ushtarake dhe invokimi i “ligjit martial”, përdorimi i reparteve ushtarake për qëllime të caktueme etj. “Marc Meadows,- shkruente gazeta “The New York Times”,- konfidon për Këshillin e Shtëpisë së Bardhë se (Presidenti) Trump mendon (nënresidenti) Pence ‘meriton’ të varet në litar”. (21.VI.2022) Dëshmitarja Cassidy Hutchinson, kryesekretare e Mark Meadows, tha para Komisionit Special:

“Më kujtohet Pat (Cipolloni, këshilltar legal i Presidentit Trump) që thoshte diçka të këtillë”. Mark, duhet detyrimisht të bajmë diçka. Åta (ndjekësit e ish-Presidentit Trump) kërkojnë që nënpresidenti (Pence) të varet në litar”; dhe shtoi: … Mark (Meadows) përgjigjet diçka si “Ju e ndigjuet këtë Pat. Ai (ish -Presidenti Trump) mendon se Mike (Pence) e meriton. Ai mendon se ata (ndjekësit) nuk e kanë gabim…”. Këtu, ish-Presidenti Trump mohonte votat e 83 milionë votuesve pro-Biden dhe “fitoren”: Presidencën edhe për katër vite tjera. Hapi i parë: me sulmue Kapitolin – ndërtesa e Kongresit. Demonstratorët sulmuen Policinë për Mbrojtjen e Kapitolit për tri orë dhe shkaktuen shumë dame materiale…

Pesë viktima vdiqën. Ma shumë se 100 u plagosën, mbi 800 demonstrues u arrestuen dhe do të dalin para gjyqit. Përforcimet policore ia dolën me zmbrapë demonstruesit që shkaktuen konfuzionin e madh dhe rreth 36 milionë dame materiale. Por nënppresidenti Pence ia arriti me konvokue mbledhjen solemne dhe me lexue publikisht rezultatet e dhanuna nga Komisioni Qendror i Votimeve: Z. Joseph R Biden, Jr. fitonte bindshëm me shumicë votash. Ky akt kushtetues konfirmonte zgjedhjen e Z. Joseph R. Biden Jr., President i Amerikës. Tentativa me vashdue në përpjekjet e rritjes së “krimit të pengimit qëllimisht të nji procesi zyrtar” dhe konspiracioni me mashtrue Shtetet e Bashkueme dështoi, me gjithë kundërshtimin e hapët të humbësit, z. Trump, i cili filloi, drejtoi dhe inkurajoi këtë proces revoltimi kundër Kushtetutës amerikane me fjalime të mbajtuna publikisht dhe instruksione sekrete.

Makina propagandistike e ish-Presidentit Trump prodhoi nji lumë keqinformimesh për konfuzion të masave. Zyra legale e Shtëpisë së Bardhë njoftoi shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqsuesit republikanë të Kongresit se “…plani me përdorue ‘zgjedhje alternative’ për zgjedhjen e Presidentit nuk kishte “nji bazë legale të shëndoshë”; Z.Trump e përkrahësit e tij nuk e pranuen verdiktin. Mbetej presioni mbi nënpresidentin Pence me vendosë arbitrarisht: me mohue legjitimitetin e votimeve të deklarueme më 6 janar 2021, dita kur Kongresi do të mblidhej me konfirmue rezultatin e votimeve, akti final i zgjedhjes së Presidentit.

Kur nënresidenti Pence refuzoi kërkesën e ish-Presidentit Trump, në turmën e grumbullueme filluen thirrjet “Pence në litar!”, dhe “Ku ashtë Nancy Pelosi?” u rritën dhe konfirmuen egërsinë e revoltës trumpiane. I dekurajuem, tue folë para përkrahësve, z. Trump përsëriti: “Këto zgjedhje u vodhën… por ashtë koha me u shpërnda”… dhe “ne ju duem, ju jeni të veçantë për ne…”. Simbas nji dëshmitari okular, raporton gazeta “The New York Times”, Z. Trump tha edhe “…ndoshta, Z. Pence duhet të varet në litar!…”. E pabesueshme! Përforcime policore dhe të ‘National Guard’ zmbrapsen demonstruesit agresivë.

Asnji ushtar i Forcave të Armatosuna u mobilizue për veprim. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm mos me angazhue ushtrinë në probleme të brendshme që zakonisht janë “probleme” për Policinë dhe National Guard. Ndërkaq, në sallën e caktueme të Kapitolit, nënpresidenti kryesoi mbledhjen solemne të Kongresit (të dy Dhomat) dhe lexoi publikisht Raportin e Komisionit Qendror të Votimeve. Kandidati Joseph R Biden Jr., u zgjodh President i Amerikës me shumice votash: Biden 306 vota; Trump 232 vota. Tentativa me vazhdue veprimtarinë antikushtetuese të pengimit të aktit zyrtar dhe konspiracioni me mashtrue 330 milionë amerikanë dështoi përfundimisht.

Në edicionin e saj të 14 qershorit 2021, gazeta “The New York Times” përshkruen me hollësi qëndrimin e ish-Presidentit Trump: “Pa interesim me u familjarizue me faktet”, nji frazë e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr. Komisioni special që heton ngjarjet e 6 janarit 2021, “sulmi mbi Kapitolin”, shkruente gazeta, trajtoi me hollësi rastin kur ish-Presidenti Trump krijoi dhe pa ndërpremje përhapi “gënjeshtrën e madhe” sikur zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë të vjedhuna në kurriz të tij tue marrë parasyshë evidencën përherë në rritje e të grumbullueme nga nji grup këshiltarësh. Komiteti special ashtë tashti në kërkim të zanafillës dhe zhvillimit të asaj që ashtë përshkrue si “gënjeshtra e madhe” (the Big Lie!) e Z. Trump. Ky kërkim nga dëshmitë e gjata okulare të regjistrueme, zbulon si ishPresidenti kundërshtonte këshillat e “ndihmësve” të tij, tue insistue se ai kishte fitue “votimet e nandorit 2020” para se të deklarohej përfundimisht numërimi nga Komisioni Qendror i Votimeve, si dhe u banë përpjekje me kundërshtue humbjen e tij me argumente të pabesueshëm dhe pa nji bazë.

Para nji situate të këtillë, Prokurori W.Barr bani deklaratën e masipërme… “pa interesim me u familjarizue me faktet…”! * * * Analisti me famë ndërkombëtare, Thomas L. Friedman, komentonte: “…realisht, nuk ka as edhe nji dyshim se Trump bani përpjekje me përmbysë rezultatet e zgjedhjeve ligjore, dhe çdo gja dështoi… Trump u inkurajue dhe bani përpjekje tue ndihmue nji sulm violent kundër Kongresit… Nuk ka persona të arsyeshëm që mohon se ajo që ngjau mbas zgjedhjeve të vitit 2020 ka qenë nji përpjekje për nji grusht shteti, dhe nji tradhti kundër çdo vlere që Amerika përfaqëson… Veprimet e Trumpit janë shumë ma të damshme se çdo gja që nji tjetër President të ketë ba…

Megjithatë, 175 përfaqësues repubikanë në Dhomën e Përfaqësuesve votuen KUNDER formimit të nji komisioni kombëtar për hetimet e kryengritjes së 6 janarit (2020) dhe vetëm 35 në FAVOR…! Pa dyshim, nji disfatë morale historike për partinë republikane amerikane. Politologu Richard L. Hansen komentoi: “ish-Presidenti duhet të ndiqet penalisht për hir të mbrojtjes së demokracisë…. Z.Trump çdo gja që bani në tanësi dhe në disa raste edhe në veçanti ka qenë kriminale! Analisti Bret Stephens shtoi”. Nuk shpresoj se (fanatikët republikanë) do të tregojnë ndjekësve : ‘Na ishim në rrugë të gabueme; na ngritëm në idhull nji njeri të gabuem. Por, mund të shohim nji lëvizje të qetë në anëtarësinë republikane të largimit nga ky qëndrim anormal që të mjaftojë për (eklipsisin e Trumpit)….

Qëndrimet ekstraegoiste të ish-presidentit Trump kanë shkaktue ndasinë e thellë të shoqënisë amerikane. Åmerika ka nevojë për nji periudhë kohe kur të gjithë – jo vetëm nji parti!- të dedikohen në forcimin e idesë së shërbimit për atdhe, patriotizëm të sinqertë, ku “partia”, “ideologjia” e “-izma” të tjerë zajnë vendin e dytë e të tretë në prioritetet e mbar kombit amerikan. Aleksander Hamilton në frazën e parë të “The Federalist Papers” e percaktonte momentin kritik: “Këto janë kohë që vejnë në provë shpirtët tonë”. Që tashti, kanë fillue të krijohen shoqata amerikane dedikue lavrimit të idesë patriotike. Të gjitha kombet përjetojnë stuhitë e historisë së tyne.

Ata mobilizohen, rezistojnë dhe fitojnë kur qytetarët mbahen të fortë në këto stuhi që na sjell fati, mbeten të fortë dhe marrin frymëzim nga pëshpëritjet e stërgjyshërve të tyne që kërkojnë ruejtjen e andrrës dhe kthimin e saj në realitet. “Z. Trump,- shkruen Richard L. Hansen,- ka qenë i 45-ti President, dhe jo mbreti i parë amerikan; por nëse na nuk përbuzim praktikën e tij, mbasardhësi President mund të shkojë edhe ma larg, dhe ma afër deklarimit të nji lloj pushteti absolut, i cili do të ishte antiteza e gjithçkaje që na vlerësojmë sot me krenari si amerikanë”. *Autori ashtë qytetar amerikan.

blank

KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHBA DHE VLERAT E PËRBASHKËTA – Nga Frank Shkreli*

Përshëndetje dhe urime! Gëzuar VATRËS 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Vatrës, si organizatës më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila siç dihet, historikisht, ka luajtur, për më shumë se një shekull, rolin kryesor në vendosjen dhe promovimin e këtyre marrëdhënieve, ç’prej themelimit të saj në fillim të shekullit të kaluar e deri më sot.

Midis dy kombeve tona – Shqiptarëve, njërit prej popujve më të vjetër në botë, me një histori mija vjeçare dhe Amerikanëve, njërit prej kombeve më të reja me një histori, relativisht, të re prej 200-300-vjetësh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me Amerikën e Demokracisë më të vjetër në botë dhe me qeverisjen amerikane më të gjatë konstitucionale në historinë e njerëzimit.

Tema e fjalës time modeste sonte është: Komuniteti shqiptaro-amerikan në 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare nga këndveshtrimi i zyrtarëve më të lartë amerikanë, gjatë 30-viteve të tranzicionit, por edhe më heret — dhe vlerat e përbashkëta që kanë pasqyruar këto lidhje. Dihet se marrëdhëniet midis dy vendeve tona ishin të ndërprera nga regjimi terrorist komunist i Enver Hoxhës për pothuaj një gjysëm shekulli.

Regjimi komunist i Shqipërisë, jo vetëm që nuk njihte ndonjë rol të diasporës shqiptare në Amerikë në lidhjet historike midis dy popujve tanë, por ai regjim e cilësonte një pjesë të madhe të këtij komunitetit, sidomos, atyre që ishin arratisur nga komunizmi në këtë vend të bekuar, si të “shitur” dhe “tradhëtarë” të Atdheut.
Jo, jo të shitur nuk ishim – sepse Amerika nuk kërkonte as nuk na kërkon, as të shitemi as të blehemi, por ishim të përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane për të ndihmuar në vendosjen e lirisë dhe demokracisë në trojet shqiptare. Edhe sot të njëjtën gjë dëshirojmë për Kombin shqiptar: liri, demokraci dhe drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët dhe pa dallim. Ishim dhe jemi në dashuri me këtë vend, me Amerikën tonë të dashur, e cila iu gjënd gjithmonë shumë afër kombit shqiptar, sidomos në kohë të vështira. Komuniteti shqiptar në Amerikë kishte zgjedhur që të mbronte dhe të promovonte këto marrëdhënie – që nga koha e Nolit dhe Konicës e deri në ditët e sotëme.

Kur Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal thërrisnin “Poshtë imperializmi Amerikan”, komuniteti shqiptaro-amerikan punonte dhe vepronte për forcimin e miqësisë dhe për rivendosjen eventuale të marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Ata, “të shiturit” — diaspora anti-komuniste e pas Luftës së II Botërore — siç i quante propaganda komuniste, kurrë nuk hoqën dorë as nuk humbën shpresë se do vinte dita kur dy kombet tona do të rivendosnin përsëri marrëdhëniet midis tyre.

Ajo ditë erdhi me 15 mars të vitit 1991, kur u nënshkrua dokumenti për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve midis dy popujve tanë. Duke pasur parsysh qendrimin anti-amerikan prej pothuaj 50-vitesh të regjimit komunist të Enver Hoxhës, komuniteti shqiptaro-amerikan në atë kohë këmbënguli që në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës të posa themeluar në atë kohë, në Shqipëri. Sepse këto marrëdhënie midis dy kombeve tona nuk po rivendoseshin, domosdoshmërisht, midis dy qeverive dhe as me një regjim komunist diktatorial në Tiranë, i cili deri atë ditë, ishte i mbushur me urrejtje ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane. Komuniteti ynë donte që rivendosja e marrëdhënieve të Amerikës me Shqipërinë të pasqyronte lidhjet popull-me-popull dhe jo, domosdoshmërisht, qeveri-me qeveri. Si rrjedhim, komuniteti bindi Departmentin e Shtetit që në ceremoninë e nënshkrimit të ftoheshin edhe përfaqsuesit e opozits së re shqiptare të posa formuar – Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Ashtu dhe ndodhi.

Shqiptaro-amerikanët si komunitet dhe si individë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare në Amerikë pa dallime politike, i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndësueshme për mbijetesën dhe për interesat afatshkurtëra dhe afatgjata të Kombit shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkanin Perëndimor.

Këtë rol të diasporës shqiptare në Amerikë e kanë njohur dhe e kanë deklaruar shumë zyrtarë të lartë të politikës amerikane gjatë këtyre tre dekadave të tranzicionit. E vërteta është se edhe shumica e zyrtarëve të lartë shqiptarë të tranzicionit kanë bërë një gjë të tillë por më me pak sinqeritet e mirënjohje dhe më shumë për interesa personale ose partiake të momentit. Ishte pikërisht në ditën historike të nënshkrimit të marrveshjes për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve Shqipëri-SHBA me 15 mars, 1991 që Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çeshtjet Evropiane dhe Kanadeze, Z. Raymond Seitz, ai i cili, në prani të një grupi të madh shqiptaro-amerikanësh, theksoi rolin historik të komunitetit shqiptaro-amerikan: “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona nuk u harruan kurrë nga mijëra Amerikanë me origjinë Shqiptare…të cilët ruajtën kontaktet me Atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve…”, është shprehur diplomati i lartë amerikan.

Të shumtë janë përfaqësuesit më të lartë të politikës amerikane të niveleve vendore, shtetërore dhe federale – shumë prej tyre gjigantë politikë të këtij vendi, që kanë vlerësuar shumë dhe shpesh rolin e shqiptaro-amerikanëve, si aktorët e parë që iu përgjigjën nevojës për forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën. Në të vërtetë, angazhimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, në mbështetje të interesave të shqiptarëve kudo, gjatë 100-viteve të shkuara — ndonëse i vogël në numër — mund të jetë shembulli më i mirë i kontributit të një komuniteti etnik në Amerikë, në marrëdhëniet dy-palëshe — për të cilat ka folur disa vite më parë, ish-Kryediplomati amerikan, John Kerry, në një konferencë mbajtur në Washington, kushtuar rolit të diasporave në Amerikë — në përpilimin e politikës së jashtme amerikane me vende të ndryshme të botës.

Ndërsa, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në fjalimin e saj në Kuvendin shqiptar, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Nëntor të vitit 2012, ka vlerësuar kështu rolin e shqiptaro-amerikanëve në zhvillimet historike miqësore 100-vjeçare midis dy kombeve tona: “Jam shumë mirënjohse për këtë partneritet dhe për miqësinë tonë historike, ashtu siç jam mirënjohse edhe për kontributet që kanë dhënë mijëra shqiptarë për vendin tim. E dini shumë mirë që aq shumë shqiptaro-amerikanë shërbejnë në qeverinë tonë dhe në forcat tona të armatosura. Janë sipërmarrës e mësues, inxhinierë dhe artistë, udhëheqës fetarë, si dhe drejtojnë disa prej restoranteve më të mira në botë. Kultura shqiptare është një përbërës i pasur i jetës amerikane. Arrita ta njoh këtë mirë si senatore nga Nju Jorku, për 8 vite”, është shprehur me atë rast Hillary Clinton.

Njihet mirë edhe roli i Zërit të Amerikës — i cili megjith sulmet e pandërprera kundër Amerikës që vinin nga regjimi komunist i Tiranës — për 80-vjet ka mbrojtur dhe promovuar miqësinë tradicionale dhe të hershme midis dy kombeve tona. Mesazhet e Washingtonit zyrtar për miqësinë midis dy popujve tanë përsëriteshin shpesh dhe në forma të ndryshme gjatë dekadave, nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, kryesisht, nga zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe nga personalitete të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan. Frank Shkreli: Zëri i Amerikës, një faqe e lavdishme në marrëdhëniet amerikano-shqiptare | Gazeta Telegraf

(Një ilustrim i shkurtër i mesazheve që transmetonte Zëri i Amerikës: Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson, mbështetës i zjarrt i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, 13 Maj, 1951: “Është një kënaqësi e madhe për mua që me këtë rast t’i dërgoj një mesazh popullit shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar. Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e hershme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re. Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të verveta”, ishte meszahi i ish-Sekretarit të Shtetit Dean Acheson, drejtuar shqiptarëve nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës.

Sot, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve të ngushta amerikano-shqiptare, duhet të jemi krenarë pra për rolin që ka luajtur ky komunitet dhe individët — pjesëtar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Se pas një gjysëm shekulli komunizëm – rivendosja e marrëdhënieve midis dy kombeve tona me 15 mars, 1991 ishte — ashtu siç kishte parashikuar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson në vitin 1951 — një pohim i miqësisë tonë të hershme duke shpresuar se kjo miqësi do të marrë fuqi dhe rëndësi të re në vitet dhe dekadat në vijim, si rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me vlerat e përbashkëta dhe me përpjekjet e Kombit shqiptar për pavarësi, liri dhe demokraci. Kam venë re se të dy palët, sidomos, Tirana zyrtare por edhe Ambasada amerikane atje, preferojnë shumë që në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve midis dy popujve tanë, të flasin me çdo rast, për ato që ata cilësojnë si, “vlerat e përbashkëta”, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Madje edhe slogani i përzgjedhur për të shënuar këtë vit jubilar në një mënyrë pasqyron besimin e tyre – ndoshta jo të sinqert — se të dy palët ndajnë, “vlerat të përbashkëta”: 100-vjet Together – Krah për Krah”, siç le të kuptohet edhe slogani.

Unë si një shqiptaro-amerikan i vjetër, ashtu si edhe shumë prej jush, nuk do të dëshiroja asgjë me shumë që i dashuri Atdheu ynë i origjinës – sidomos Shqipëria, por edhe Kosova dhe shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare – të ndanin “vlerat e përbashkëta” me Shtetet e Bashkuara – vendi ku vërtetë ne shqiptaro-amerikanët, gëzojmë të drejtat e barabarta dhe ku në përditëshmëri ushqehemi me vlerat amerikane, në këtë përvjetor dhe gjithmonë. Jo se Amerika është një vend i përsosur, por ama gjithmonë këtu bëhet përpjekje – ligjërisht dhe shoqërisht – për krijimin e një shoqërie me vlera, sa më të drejtë, të lirë e demokratike, sa më të përsosur pra për të gjithë dhe pa dallim, pa marrë parasysh nga vijmë –por bazuar në besimin në të Vërtetën e madhe, siç përcaktohet edhe në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara se, “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” nga Perëndia.

Për më shumë se 200 vjet, Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për veten dhe për të tjerët, në mbrojtje të parimeve dhe të vlerave të Lirisë, Demokracisë dhe Tolerancës. Në kohë lufte dhe paqeje dhe në periudha kritike të mbrendshme të këtij vendi planet, fryma dhe vlerat amerikane kanë mbijetuar, në mbrojtje të drejtave për të gjithë njerëzit pa dallim – përfshir edhe të drejtat themelore dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Edhe ne si shqiptaro-amerikanë, në këtë vend gëzojmë bekimet e Zotit të lirisë dhe të sigurisë. Si të tillë, edhe ne kemi përgjegjësitë tona që na takojnë si qytetarë të lirë, të mbrojmë dhe t’i jetojmë vlerat e këtij shteti planet — të këtij eksperimenti të madh që quhet Demokracia Amerikane dhe të ndihmojmë, njëkohësisht, që të mbjellim farën e vlerave, vërtetë, amerikane, në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Që të mund të deklarojmë pa mëdyshje se dy kombet tona, vërtetë, ndajnë vlera të përbashkëta. Sado që do të dëshironim që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, sot për sot, nuk besoj se mund të themi me bindje, se dy vendet tona, “krah për krah”, ndajnë vlerat e përbashkëta, sidomos nëse konsiderojmë mungesën e demokracisë së plotë në Shqipëri, si një nga këto vlera të përbashkëta, këto 30-vjetë tranzicion. Këtë nuk e them vetëm unë. Mungesa e demokracisë së vërtetë në Shqipëri, pasqyrohet vit pas viti, në pothuaj të gjitha raportet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, lirisë dhe demokracisë. Gjithnjë një “vend pjesësrisht i lirë”!

Në këtë 100-vjetor – unë besoj se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë të forta – ato popull-me-popull, dua të them — ashtu siç ishin edhe në kohën e komunizmit – ndërkohë që regjimi komunist ishte ndër më anti-amerikanët në botë. Unë do dëshiroja që fjalën time ta mbyllja me një mesazh pak më optimist, por më duhet të jem i sinqert me vete dhe me të tjerët. Për gjendjen aktuale në Shqipëri, që le shumë për tu dëshiruar, klasa politike shqiptare i ka fajet e veta dhe bartë barrën e rëndë për aktualëitetin politik, ekonomik e tjera. Por, fatkeqsisht, kam bindjen se mbështetja pa kushte, heshtja publike dhe indiferenca e demokracive perëndimore përball shkeljes flagrante të parimeve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë në Shqipëri këto 30-vite tranzicion — një “vend gjysëm i lirë” ende — vetëm po minon çdo ditë e më keq vlerat tona të përbashkëta dhe parimet bazë demokratike në Shqipëri. Mungesa e përballjes me krimet e komunizmit dhe prirjet anti-demokratike për të cilat, modestësisht, kam shfaqur shqetësimet e mia për vite me radhë, kanë çuar në një krizë reale të demokracisë së vërtetë në Shqipëri. Sot, kemi në Shqipëri një garë të tmershme midis autoritarizmit dhe demokracisë. Demokracia, fatkeqësisht, po e humb davanë. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve, pa dallim. Por, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, gjëndja aktuale politike në Shqipëri dhe në rajon, duhet të shqetësojë edhe politikëbërsit amerikanë, të cilët ia duan të mirën Kombit shqiptar. Kam drojë se, heret ose vonë, kërcënimet ndaj Evropës dhe Bashkimit Evropian nga Tirana zyrtare, flirtimet e autoriteteve shqiptare me autoritarët anti-amerikanë dhe anti-shqiptarë në Ballkan, siç është nisma “Ballkani i hapur” dhe zbehja e demokracisë në Shqipëri, mund të çojnë edhe në zbehjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Kam drojë se, heret ose vonë, zbehja e demokracisë në Shqipëri, Uroj që kjo të mos ndodh. Zgjohu shqiptar, para se të jetë tepër vonë. Demokracia nuk pret! Rroftë për jetë të jetës miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombit Shqiptar, bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë së vërtet dhe në të drejtat bazë të njeriut për të gjithë dhe pa dallim!

Frank Shkreli

blank

blank

blank

*Fjalim në Qendrën e Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork, kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikano, 28 Korrik, 2022

Autori duke mbajtur fjalën me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në qendër të Vatrës në Nju Jork, 28, Korrik, 2022

blank

 

blank

Diktatori mafioz po bën spastrim etnik të shqiptarëve – Nga Aurel Dasareti*

Periudha e turbullirave. Mbisundon prirja për teposhtë, drejtë shpërbërjes dhe shkatërrimit. Është shumë e rrezikshme kur kryeministri mafioz përdor “sharmin” në politikë. I pengon të shtypurit të përdorin arsyen. Dhe, ai duhet ta dijë se është e rrezikshme të prishësh një kullë të vjetër, shkatërruesi mund të mbulohet vetë nga gërmadhat.
***
Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në atë mënyrë ku lindin mundësitë dhe joshjet, ndërsa rreziku i llogaridhënies zvogëlohet, atëherë rritet gjithashtu rreziku i shpërdorimit të detyrës.
Diktatori arrogant nuk bën dhunë të hapur por të kamufluar. Nuk respekton aspak ligjin, asnjë parim përveç dëshirave të tij mafioze antikombëtare. Ka instaluar mafien në pushtet. Ka kapur të gjitha pushtetet. Shqipëria gjendet shumë afër zhdukjes së gjithanshme. Papërgjegjësia e këtij tradhtari, ndryshe, nudistit pervers, nuk ka fund. Në bashkëpunim me të gjithë armiqtë e Kombit Shqiptar, punon palodhshëm për shpopullimin e Shqipërisë, zhbërjen (shkatërrimin) e kombit shqiptar, dhe mbushjen e vendit me “punëtorë” dhe “refugjatë” nga i gjithë rruzulli tokësor.
***
Liderët që gënjejnë
Përgjithësisht (me përjashtime nderi), liderët shqiptarë gënjejnë, për njëri-tjetrin dhe për mjedisin e tyre. A është e arsyeshme të pritet ndonjë gjë tjetër?
Politikani shqipfolës udhëhiqet gjithnjë nga pasioni që është i dobishëm për veten: i pabesë, i lig dhe gënjeshtar i regjur. Pasiguria e tyre e hershme, mungesa e aftësisë, ndjenja e pafuqisë dhe paburrëria ndikuan në lindjen e kompensimeve të tyre sadiste në kohën e rrëmujave. Pasi është një tip me inteligjencë mesatare, pa ndjenja kombëtare dhe i pamoralshëm por me diploma false, ka mjaftë mundësi të sistemohet në ndonjë aparat burokratik, si ndonjë nëpunës i vogël ose si vartës në ndonjë ndërmarrje të madhe tregtare. Dhe pasi është lajkatar dhe puthador nga natyra, sidomos kur shefi tij është i kombësisë sllavo-ortodokse apo greke, komploton kundër kolegëve për të mundur të arrin ndonjë pozitë të dukshme por jo në sferat e larta, pasi nuk posedon asnjë imagjinatë konstruktive e as mprehtësi. Në këtë mënyrë mund të bëhet një favorit i ndonjë eprori të fortë që do ta përdorte si agjent të përkryer të Shërbimeve të huaja, prandaj edhe i mundëson hyrjen e tij në politikë, ku do të kishte shansin të spiunon, manipulon dhe mashtron opinionin shqiptar. Në funeralin e tij, shefi apo prifti-hoxha do ta kishin lavdëruar si një patriot, model burrëror pozitiv për të gjithë, por ne nuk kemi më kohë të presim derisa të krijohen rrethanat që ta nxjerrim përbindëshin në dritë.
***
Bekimi i pabesë?
Koha kur aleancat politike dhe besnikëritë partiake kalonin në trashëgim nga ati te i biri përfundimisht ka mbaruar. Qytetarët Perëndimor janë më të pabesë se kurrë ndaj partive politike.
Çka me shqiptarët? Ata të trojeve i lidh konflikti i interesit prandaj u qëndrojnë besnik “partive të veta”. Diaspora ka formuar nëndegët e kësaj apo asaj partie që me dekada qelbësojnë në tokat arbërore në vend që të formojë një Kongres gjithë-shqiptar!
Pabesia politike e përhapur:
Lojaliteti është një ushtrim i vështirë, veçanërisht në politikë. Për të ndryshuar mendimin nuk është turp, dhe nuk ka asgjë të keqe të votohet për partitë e tjera për të cilat nuk kemi votuar më parë. Votuesit e pabesë janë bërë problemi më i madh i partive politike në botën e civilizuar. Gjithnjë e më shumë votues i ndërrojnë partitë, dhe ata e bëjnë këtë më shpesh se më parë. Lidhjet e besnikërisë (lojalitetit) midis partisë dhe votuesve janë shumë më të dobëta se më parë. Pjesa më e madhe e ngjitësit që ka mbajtur të lidhur votuesin dhe partinë, është zhdukur.
***
Tradhtia, mashtrimi dhe pandershmëria e politikanëve shqipfolës:
Pse është ky emërtim që u përshtatet partive politike? Sidomos të shumicës prej tyre. Pse një premtim politik, që shpesh paraqitet si dhjam i zgjedhjeve në kohën e betejave kur ekzistenca është e varur në telat e hollë, është i besueshëm dhe i vërtetë vetëm aq kohë sa është politikisht i përshtatshëm?
Pse të mos dënohet partia kur premtimet politike janë thyer dhe është zbuluar se në të vërtetë premtimi u bë vetëm për të arritur një fitim privat? Pse i pranojmë sjelljet e tyre të pista si metodat e kësaj bote në jetën politike?! Përse nuk i marrim në përgjegjësi për lojën e fëlliqtë që e praktikojnë në raport me të vërtetën?!
Gënjeshtrat dhe mbulimi i tyre gjithmonë do të helmojnë një mjedis, dhe një shoqëri nuk ka një zonë tjetër më të rëndësishme prej së cilës duhet të mbrohet se sa prej pabesisë së qeveritarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të vetë.
Ne i zgjedhin politikanët tanë që ata të zgjidhin çështje të rëndësishme sociale-shoqërore në të mirë të të gjithëve, jo për të keqpërdorur detyrën në avantazhin e tyre. Është mjaft e qartë se ata përdorin besnikërinë partiake dhe naivitetin e popullatës për përfitime private.
***
Mbrojtja dhe përforcimi:
Të gënjyerit mund të jetë një mjet për të mbrojtur dhe për të forcuar pozicionin personal.
Çka nëse strukturat ku njerëzit e rëndomtë punojnë përcaktojnë se ata duhet të gënjejnë në mënyrë që të mbijetojnë në punë?
Liderët e ndonjë institucioni ose sipërmarrje të cilët duan të heqin qafe punonjësit problematik, i lavdërojnë ata kur ndonjë punëdhënës tjetër i pyetën si referenca.
Gënjeshtra është përdorur dhe përdoret si një mjet për përfitime personale.
Arsyet për të gënjyer:
Një gënjeshtër është një pohim i rremë që përcaktohet si një e vërtetë. Gënjeshtari e di se ajo që thotë ai është e rreme, por përpiqet për të bindur ndokënd për të besuar se është e vërtetë. Në disa raste, ne kemi arsye të mira morale të rrejmë.
Mund të jetë e gabuar të këmbëngulim në ndershmëri të menjëhershme, brutale dhe të pazbukuruar në të gjitha situatat, sidomos për rastet kur Jeta dhe Interesat e Atdheut janë në pyetje. Kuptohet se armiqve të Shqipërisë asnjëherë nuk duhet t`ua themi të vërtetën në dëmin tonë. Problemi me politikanët shqiptarë qëndron në faktin se ata na gënjejnë neve në favor të armikut. Normalisht ndershmëria është diçka që vlerësohet në marrëdhëniet midis njerëzve. Të gënjyerit konsiderohet si një peshë morale. Miqtë e mirë edhe kacafytjet i kanë të ndershme.
***
Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, sidomos ato të opozitës, misioni është që të bëhet më tërheqëse për votuesit. Megjithatë, politikani i opozitës, me të hyrit në qeveri pajtohet me gjithçka që më përpara e kundërshtonte.
Çdo sistem shoqëror ka mangësi, dhe kur zbulojmë të metat e një sistemi nuk bën t`i shfrytëzojmë për të përligjur sistemin e kundërt. Po të veprojmë kështu, kemi bërë një gabim trashanik. Interesi i ngushtë personal nuk jep ndonjë sistem vlerash të mjaftueshme e të kënaqshme për të përballuar sot çështjet e politikës që duhet ndjekur. Kemi nevojë të thërresim në ndihmë vlera më të gjëra, që të lidhen me mbijetesën e sistemit e jo thjesht me begatinë e individit pjesëmarrës.
Dallimi midis interesit personal e atij publik shtron çështjen shqetësuese se çfarë përfaqëson në realitet interesi publik. Interesi i përbashkët duhet përcaktuar, interpretuar dhe po të jetë nevoja, imponuar mbi interesat personale. Kjo detyrë kryhet më së miri nga një sundimtar i gjallë, sepse ai mund t`ia përshtat politikën e vet rrethanave. Nëse kjo detyrë i besohet një institucioni, ka gjasa që të kryhet në një mënyrë shumë të ngathët, jo të frytshme ose mos të kryhet fare.
Megjithatë, interesi i përbashkët ka gjasa të pasqyrojë interesin e sundimtarëve. Janë këta që ua imponojnë vullnetin e vet individëve të pabindur. Përveç rasteve kur mendohet se janë krejtësisht të sakrificës, janë pikërisht ata vetë që përfitojnë prej interesit të përbashkët. Nuk do të thotë se sundimtarët doemos shpien qëllimet e tyre egoiste deri në fund si individë; ata përfitojnë nga sistemi ekzistues si klasë: ata janë klasa që sundon. Kjo sepse në realitet nuk janë demokrat.
***
Shqiptarët doemos të braktisin imagjinatën dhe të merren me realitetin. Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e nxit, guri s`është veçse një gur, fshati fshat, mali mal, deti det, bukuria e bukur, mërzia e mërzitshme, kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e gjërave, deri atëherë kur ti me mënyrën tënde me tension të lartë e përplas me “realitetin” vezullues.
***
Unë nuk shpik, rizbuloj. Ne duhet t’i bëjmë shqiptarët të kujdesen për njëri-tjetrin, të ngrihen bashkarish kundër mafies. Ju vetëm duhet të njihni kryekriminelin me emrin e tij të duhur që ai të humbasë magjinë e tij të rrezikshme.
PS: Sa herë që një person arrin të bëjë një hap më afër dritës, diçka e padëgjuar ndodh në botë. Dhe shumë yje ndizen. Yjet ndihmëse. Ata e bëjnë hapin tjetër më të lehtë.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

NË KËTË DITË TË LUTEMI PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI! – Nga Frank Shkreli

(Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane)

Sot me 28 Korrik shënohet dita kur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike (28 Korrik, 1922) midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Gjatë gjithë vitit është kujtuar ky vit jubilar i marrëdhënieve midis dy popujve tanë. Edhe unë në atë mundësinë time, jam munduar që gjatë këtij viti por edhe më përpara, të kujtoj data dhe personalitete, sidomos të botës politike dhe diplomatike amerikane të cilët, gjatë shekullit të kaluar dhe më vonë, kanë luajtur role kryesore në promovimin e këtyre lidhjeve. Burra dhe gra që, vërtetë, kanë kontribuar gjatë 100-viteve të kaluara dhe që kanë merita të mëdha që këto marrëdhënie të ruheshin në mendjet dhe në zemrat e shqiptarëve dhe amerikanëve. Madje edhe gjatë periudhës së errët të komunizmit, të regjimit kriminal të Enver Hoxhës – kur nuk kishte asnjë kontakt midis dy kombeve tona. Jam përpjekur që përveç këtyre mbështetësve të këtyre marrëdhënieve, shpesh të përmendi edhe viktimat e komunizmit të atij regjimi, atij regjimi i cili vrau, burgosi, pushkatoi për pothuaj 50-vjet – me gjygj dhe pa gjygj – dërgoi në kampe pune dhe kampe përqëndrimi dhe ndëshkime të tjera çnjerzore, me dhjetëra mijëra shqiptarë anti-komunistë.

Shumë prej tyre janë dënuar, se besonin në vlerat amerikane të lirisë e të demokracisë, shpeshherë, vetëm e vetëm, se përmendin emrin: Amerikë. E pësonin keq, vetëm e vetëm — se po të ishin me fat që të kishin ndonjë tranzistor (radio) të vogël — do të ishin kapur nga Sigurimi i Shtetit duke dëgjuar Zërin e Amerikës. Zot na ruaj, për këta të mjerë që i kishin sytë nga Amerika, regjimi komunist i Enver Hoxhës rezervonte dënimet më të rënda. Këto viktima të pafajshme i priste dënimi me vdekje, për një fjalë goje: Amerikë ose Zëri i Amerikës. Vetëm e vetëm se ëndërronin një Shqipëri të lirë e demokratike të vlerave amerikane dhe perëndimore – duke kundërshtuar, me gjithë fuqinë e tyre fizike dhe shpirtërore diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Duke dhënë shpirt nga vuatjet dhe abuzimet shtazarake në duart e agjentëve kriminelë të Sigurimit të Shtetit enverist, shumë prej tyre kanë shkuar në atë jetë duke deklaruar fjalët e fundit: Rroftë Demokracia, rroftë Amerika, rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar!

Jam i bindur se sot në Tiranë, në këtë ditë të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare, disa tipa të politikës shqiptare që sundon sot atë vend, por edhe përfaqsues të diplomacisë perëndimore – do të përpiqen të tregojnë vetën si apostuj të këtyre marrëdhënieve të shënjta midis dy popujve tanë. E vërteta është se këta nuk kanë të bëjnë asgjë me këto marrëdhënie – përveç ndonjë përfitimi personal e partiak të rastit — dhe as me vlerat e vërteta amerikane të lirisë, demokracisë dhe të drejtësisë. Sepse po të kishte drejtësi të vërtetë në Shqipëri, viktimat e komunizmit, të gjallë e të vdekur, do të trajtoheshin ndryshe. Mos përballja e klasës politike të Tiranës për 30-vjet tani me të kaluarën e komunizimit në atë vend, si dhe mos-vullneti moral dhe politik i klasës politike shqiptare 30-e sa vjeçare tranzitore, për të dënuar krimet kundër njerëzimit dhe barbarizmat ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist të Enver Hoxhës – shumë prej të cilëve ishin të njohur si pro-amerikanë – është, siç e kam thenë shpesh, diçka e pafalshme moralisht dhe politikisht, për një vend anëtar të NATO-s, në çerek shekullin e parë të shekullit XXI.

Thirrjet e shumë prej viktimave të komunizmit që ende jetojnë, mbrenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe thirrjet nga organizata ndërkombëtare të drejtave të njeriut, që edhe Shqipëria t’i trajtojë viktimat e regjimit komunist enverist dhe periudhën komuniste sllavo-aziatike, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste të Evropës — kanë renë në veshë të shurdhër gjatë viteve e dekadave — jo vetëm të klasës politike “post-komuniste” shqiptare, por edhe përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin për krimet e regjimit të Enver Hoxhës.

Ndryshe nga propaganda e regjimit në Tiranë dhe ndryshe nga prononcimet dhe festimet e diplomatëve aktualë përendimorë sot, të cilët jam i sigurt do të marrin kredi – drejt për drejt ose tërthorazi — për të gjitha të mirat që vijnë nga marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, unë do të kujtoj sot në këtë përvjetor jubilar të 10-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dhjetëra mijëra viktima të komunizmit, shqiptarë e shqiptare. Jo më me fjalë, se kemi parë gjatë viteve se fjalët bien në veshë të shurdhër të këtyre tipave që kanë gjetur jo vetëm një gjuhë të përbashkët ndaj kësaj çështjeje, por me heshtjen e tyre ndaj krimeve të regjimit enverist, mund të thuhet se edhe të huajt kanë adaptuar të njëjtin qëndrim moral ndaj viktimave të tij të pafajshme të regjimit komunist në Shqipëri.

Kështuqë, kur njerëzit me pushtet të kësaj bote — politikanë e diplomatë – i kanë harruar viktimat e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës, shumë prej të cilëve janë dënuar dhe kanë dhenë jetën për hir të besimit të tyre në Zotin, në vlerat amerikane, të drejtat e njeriut dhe në rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Për këto viktima të krimeve ç’njerzore të regjimit komunist, të cilat me qëndrimet e tyre në mbështetje të lirisë e demokracisë, besimit në Zotin dhe në vlerat amerikane – me besimin se të gjithë njerzit janë krijuar të barabartë nga Perëndia – në këtë ditë të 100-vjetorit jubilar të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të lutemi. Të lutemi, në mungesë të kujtimit të tyre nga pushtetarët e kësaj bote në këtë ditë – t’i lutemi të Madhit Zot – me një uratë që Papa Françesku ka shpërndarë sot gjatë vizitës së tij në Kanada për të kërkuar falje dhe “hetime serioze” por edhe për të shpehur “dhimbje, indinjatë dhe turp” për veprimet e shumë anëtarëve të Kishës Katolike në Kanada, të cilët kanë drejtuar shumicën e shkollave rezidenciale indigjene në Kanada, Papa është në Kanada për të kërkuar falje për rolin e kishës në shkollat ​​që synonin asimilimin e fëmijëve indigjenë. Vizita e Papës konsiderohet si hap i parë për një hetim serioz të shkeljeve dhe abuzimeve dhe si një përpjekje për të nxitur shërimin shoqëror në atë vend.

Ja lutja e tij për rastin e dhimbshëm të viktimave indigjene në Kanada, por që i përshtatet edhe thirrjes për kujtimin e viktimave të harruara të komunizmit në Shqipëri – në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – viktima të cilat u dënuan dhe vdiqën pikërisht sepse besonin dhe promovonin këto marrëdhënie, përvjetorin e të cilave festojmë sot:

E Mërkurë, 27 Korrik, 2022
“Unë jam sot këtu me ju për të kujtuar të kaluarën, për të vajtuar me ju, për të ulur kokat tona së bashku në heshtje dhe për t’u lutur përpara varreve. Le t’i lejojmë këto momente heshtjeje të na ndihmojnë të përjetojmë dhimbjen. Në heshtje dhe me lutje.

Duke u përballur me të keqen, ne i lutemi Zotit të së mirës, përballë vdekjes, i lutemi Zotit të jetës… Përpjekjet tona nuk mjaftojnë për të arritur shërimin dhe pajtimin: kemi nevojë për hirin e Perëndisë. Na duhet mençuria e qetë dhe e fuqishme e Shpirtit, dashuria e butë e Ngushëlluesit. Ai le të plotësojë shpresat më të thella të zemrës sonë! Le të na marrë për dore dhe të na japë mundësi të përparojmë së bashku në udhëtimin tonë.” (Papa Françesku)

Pa kujtimin, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve amerikano-shqiptare — të viktimave të komunizmit — heronjve të vërtetë të lirisë, të demokracisë dhe të vlerave amerikano-perëndimore — është sikur të festosh çlirimin e vendit, pa përmendur të renët në luftë. Qoftë me lutje, qoftë me ndonjë shkrim modest, përpjekjet kundër komunizmit dhe nostalgjikëve të tij modernë në Shqipëri dhe kudo tjetër, do të vazhdojnë të jenë, siç është shprehur shkrimtari çek, Milan Kundera, “Një luftë e kujtesës kundër harresës”, megjithëse kanë kaluar 30-vjet nga shembja e Murit të Berlinit. Kjo, për derisa nostalgjikët e atij regjimi barbar dhe mbështetsit e tyre perëndimorë në Tiranë dhe gjetiu, të mos ndjejnë dhimbje, “në heshtje dhe në lutje”, siç u shpreh Papa Françesku në Kanada dhe për derisa nuk ka një përballim të drejt për drejt me të keqen e komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri, seriozisht dhe zyrtarisht! Më mirë vonë se kurrë!

Pa një dënim zyrtar të krimeve të komunizmit enverist, ajo shoqëri nuk do të ketë as paqë as pajtim dhe as marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk do të jenë në nivelin moral e politik të vlerave amerikano-perëndimore që pretendohet sot — as në këtë përvjetor jubilar, as 100-vjet si sot.

Frank Shkreli

blank

KUSHTETUTA E EVROPËS DHE SHQIPËRIA Pjesa e II- Nga Eugjen Merlika

 

 

Imazhi i krijuar jashtë e brënda Shqipërisë, megjithëse nuk përputhej me të vërtetën objektive të shumicës dërmuese të shqiptarëve, që i kishin qëndruar herë herë me heroizëm luftës për mbijetesë që i kish imponuar regjimi, dëmtonte që në nisje projektet për përparimin në rrugën evropiane. Pesëmbëdhjetë vite nuk mjaftuan për t’a ndryshuar atë, mbasi klasa drejtuese që përfaqëson Shtetin dhe institucionet bëri pak ose aspak për t’a paraqitur veten në një dritë tjetër që të mos ishte ajo e shkeljes së interesave të Vendit për interesat vetiake. Madje shkoi dhe shumë më thellë, mbasi mbas ngjarjeve tragjike të 1997-s erdhi duke ushqyer imazhin e një Vendi në të cilin lulëzonin trafiqet e paligjëshme nga më të ndryshmet, që sillnin fitime prrallore të cilat ktheheshin në godina luksoze që thyenin monotoninë e Shqipërisë së varfër komuniste. Në një njoftim të kohëve të fundit, të dalë nga shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë, del në dritë një shumë astronomike prej dy biljon dollarësh, që i vishet fitimeve të paligjëshme në Shqipërinë e ditëve tona, duke e paraqitur atë si rrezikun më të madh për BE. Ndoshta shifra e cituar është tejet e zmadhuar, por kjo nuk pakëson peshën e problemit.
Në këtë drejtim më duket se ka vend për të thelluar diskutimin. Nga shumë anë, brënda e jashtë Shqipërisë, nga partitë opozitare dhe opozita brënda PS e deri tek përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri e jashtë saj, vihet në dukje me forcë, gjithmonë e më shumë korrupsioni që tashmë është vënë në sistem deri në sferat më të larta të jetës politike e institucionale të Vendit. Të gjithë me fjalë, që nga Kryetari i Shtetit, Kryetari i Qeverisë, ai i Opozitës e shumë të tjerë, përpiqen t’a “luftojnë” atë. Konkretisht askush nuk i ve pikat mbi i, askush nuk nxjerr emra e fakte për të goditur dukurinë. Nga ana tjetër duket se organet gjyqësore të hetimit nuk marrin mundimin t’i kërkojnë këtyre zotërinjve paditës. shqiptarë apo të huaj, shpjegime mbi deklaratat e tyre për të arritur në thelbin e problemit e për të shëndoshur gjëndjen. Është një gjëndje paradoksale, në dukje pa rrugëdalje e që të fut trishtimin për fatet e Vendit. Cila është arsyeja? Me gjasë Vendi është i zotëruar nga një oktapod i stërfuqishëm paligjshmërie, që kontrollon gjithshka e që nuk le asnjë shteg për korigjime apo terapi shëndoshjeje të gjëndjes.
Biseda aq shumë e përfolur ndërmjet Fatos Nanos dhe Fehmi Abdiut e vitit 1997, nëse është e vërtetë, siç ka shumë gjasë të jetë, dëshmon një realitet dramatik për të mos thënë tragjik: Shqipëria vazhdon të qeveriset nga njerëz pa as më të voglin ndërgjegjësim për detyrën që kanë marrë përsipër, që kanë vetëm një synim, të fitojnë para, që nuk sprapsen para asnjë poshtërsie për t’ia arritur qëllimit, që edhe ligjet e Shtetit ja u përshtasin interesave të tyre të ngushta, që edhe Shtetin vetë e kanë kthyer në një mjet të plotësimit të të gjitha dëshirave të tyre. Besoj se kemi arritur pikën më të lartë të degjenerimit të pushtetit qëkurse u krijua Shteti i pavarur shqiptar. Më duket se nuk mund të bëjmë krahasime as me qeverisjen e diktaturës gjysëm shekullore. Imoraliteti dhe paligjshmëria që dalin në pah në këtë bisedë të përgjuar, në një Shtet normal do të impononin në çast dorëheqjen e bashkëbiseduesve nga të gjitha funksionet publike e njëkohësisht hapjen urgjente të dosjes së hetimeve për ta e jo vetëm për ta.
Në tërësi imazhi i Vendit, përfytyresa që i përcjellim Evropës në këtë 60-vjetor sundimi komunist del një mishmash prapësish që do të lemeriste këdo që do të mendonte të na jepte një dorë në ecjen tonë. Po t’i shtojmë kësaj edhe spekullimet që shtypi dhe një pjesë e opinionit publik të huaj bëjnë me problemet e këndvështrimit fetar si shumica myslimane e popullsisë ku “ekzistoka” prirja fondamentaliste, kuptohet më qartë vështirësia që hasim për të përcjellë tek të tjerët dëshirat tona tradicionale shekullore për të ndarë fatin tonë me atë të Perëndimit e vlerave të tij.
Edhe në një vështrim tjetër imazhi i Shqipërisë del shumë i zbehtë, për të mos thënë i nxirë. Klasa politike nuk ka vullnetin të përtërihet, vazhdon të kultivojë në vetvete idenë komuniste të përjetësisë së pushtetit, është e ngjitur mbas kolltuqeve e bën çmos për t’i ruajtur ata. Nuk frymëzon respekt një Vend, politika e dështuar e të cilit mbetet përgjithmonë e personifikuar nga të njëjtit aktorë. Një popull që nuk është në gjëndje të nxjerrë përfundime e mësime nga 15 vite dështimesh politike, e që vazhdon të durtrokasë e të votojë përgjegjësit e tyre, së shumti mund të zgjojë mëshirën e të tjerëve, por në asnjë mënyrë dëshirën për bashkëpunim të sinqertë.
Që nga viti 1996 shqiptarët votojnë kot, mbasi përfundimet e këtyre votimeve nxirren simbas interesit të atyre që qeverisin. Shkelet kështu neni i parë i kodit të demokracisë deri në atë masë saqë organizmat ndërkombëtare japin një ultimatum: ose zgjedhje të lira ose ura të prera me botën e zhvilluar, kryesisht me SHBA dhe Evropën. Do të kishte qënë më i dobishëm ky ultimatum disa vite më parë, kur mbyllej një sy e një vesh ndaj shkeljeve të paturpëshme e të përsëritura të vullnetit të popullit nëpërmjet tjetërsimit të përfundimit të votimeve, “por më mirë vonë se kurrë”. Uroj që shqiptarët e drobitur nga poshtërsitë që prej kaq vitesh po luhen mbi shpinën e tyre, të përvetësojnë shprehjen e famshme të Ciceronit: “Deri kur or Katilinë do të spekullosh mbi durimin tonë?”
Faktori i dytë që ndihmon në krijimin e imazhit është interesi që ne, si Vend, paraqesim për Evropën. Duke u nisur nga pozita gjeografike dhe fakti i qënies së popullsive shqiptare në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, një politikë shqiptare që ve mbi tavan idenë e Shtetit etnik, që luan rolin e zjarrfikësit të prirjeve të ndryshme që synojnë në të, është e mirëpritur nga diplomacia e Kontinentit që i ka hequr nga fjalori fjalët komb e interesa kombëtare.. Pra, interesi për këtë lloj politike që, deri në një farë mase bëhet e detyrueshme, është i kuptueshëm mbasi shmang ngatërresat e mundëshme që do t’i sillnin Evropës shqetësime si ato tò viteve 90 e për të cilat nuk dëshiron të dëgjojë më.
Në këndvështrimin ekonomik ne jemi një Vend i vogël, me një treg relativisht të pakët që në ekonominë e globalizuar nuk ka ndonjë vlerë të veçantë. Një zhvillim i ekonomisë sonë, i bazuar në shfrytëzimin e mundësive potenciale që jep Vendi, si psh. industria nxjerrëse e mineraleve, energjitika, bujqësia dhe industria ushqimore, turizmi etj.do të shërbente jo vetëm për të lehtësuar peshën e problemeve që lidhen me standartin e ulët të jetesës, por edhe për të ecur në rrugën e plotësimit të treguesve ekonomikë që parashikon pranimi në BE.
Kohët e këtij pranimi duket se do të jenë të gjata. Parashikimet më optimiste flasin për 2015, por ka gjasë të shkojmë deri në 2020. Kemi përpara një tjetër pesëmbëdhjetëvjeçar, për të cilin urojmë që të jetë më i pasur në rezultate se sa ky që po lemë pas. Duhet të tregojmë se jemi të aftë të administrojmë një Shtet ku ligjet e Evropës të pranohen e të zbatohen, ku qytetari të përballohet me ligjin e jo me urdhëresat e kapadaillëkun e zyrtarit me mendësi komuniste, ku të rinjtë e diplomuar jashtë të kenë dëshirën dhe interesin të kthehen e të punojnë në Vendin e tyre, ku politika mos të jetë profesion që pjell para, por përkushtim, sakrificë një ideali, atij të qytetërimit e mirëqënies së Shqipërisë e të banorëve të saj, ku vota e lirë e të gjithë shqiptarëve, kudo që të jenë, të përcaktojë e të vlerësojë rezultatet e njerëzve të saj.
Po cila do të jetë Evropa që një ditë do të na hapë dyert? A i përngjet ajo iluzioneve tona për të, apo këta të fundit përbëjnë vetëm dëshira të kultivuara në një kohë të errët, kur Evropën mundoheshim t’a njihnim duke lexuar për së prapthi ato që shkruante dikur “Zëri i popullit”?
Sot Evropa e të njëzetepestëve është një mozaik popujsh, vlerash e kulturash që kanë vendosur të ecin në të njëjtën rrugë përkrah njëri tjetrit, por që ende nuk flasin një gjuhë të përbashkët në të gjitha aspektet e jetës së Bashkimit. Janë proçese historike që kërkojnë kohën e tyre të sendërtohen megjithë përpjekjet dhe vullnetin për t’i shpejtuar. Roli i Evropës në botën e sotme e të nesërme, sistemi i aleancave, marredhëniet me SHBA, përballimi i sfidave, zgjidhja e problemeve kronike të globit jo gjithmonë i gjejnë të një mëndjeje përfaqësuesit e Vendeve të ndryshme, madje herë herë, si në rastin e Irakut apo reformimit të OKB hasim në kundërvënieje të pandreqëshme. Sigurisht mbi njësimin e mendimit rëndon historia me trashëgiminë e saj, interesat kombëtare, çuditërisht deri në një farë mase edhe paragjykimet ideologjike. Ka një Evropë të pakicës së majtë që ende vazhdon të konsiderojë Amerikën si të keqen më të madhe të globit, përgjegjëse për gjithë të këqijat e tij. Bëjnë pjesë në të legjionet ish dhe pas komuniste, të gjelbërtit, no global, “intelektualë” që dikur i thurnin hymne Mao Ce Dunit, Ho Shi Minit apo Fidel Kastros, taborre njerëzish të cilëve historia s’u ka mësuar asgjë, as ajo e luftës së dytë botërore, as ajo e dështimit të komunizmit si teori shoqërore e si praktikë kriminale.
Ka dhe një tjetër Evropë që i pëlqen të luajë rolin e strucit, të fusë kokën në rërë e të bëjë sikur nuk merr vesh se çfarë ndodh përreth. Por ajo që bën përshtypje më shumë në Evropë është hegjemonia kulturore e së majtës pas marksiste ose socialiste. Para katër vitesh Evropa institucionale izoloi e vuri nën vërejtje një nga Vendet më të qytetëruara të Kontinentit, Austrinë, vetëm sepse në koalicionin qeveritar merrte pjesë partia e Jorg Haiderit, që kishte fituar 27% të votave në zgjedhjet parlamentare. Para një muaji Parlamenti evropian nuk miratoi kandidaturën italiane të filozofit Butilione në postin e Komisarit për Drejtësinë dhe Emigracionin vetëm sepse ai shprehu bindjet e tij vetiake në lidhje me homoseksualët, duke theksuar se këto bindje nuk do të ndikojnë në punën e tij si Komisar në Bruksel. Më duket se ka pak liberalizëm e demokraci në qëndrime të këtij lloji që nuk duhen përgjithësuar e zmadhuar, por as nënvleftësuar e lënë në harresë.
E ardhmja e Evropës si një superfuqi ekonomike e politike, më pak ushtarake, do të ndërlidhet me marredhëniet e saj me pjesët e tjera të Botës së zhvilluar e të asaj në zhvillim, kryesisht me aleatin tradicional, SHBA. Shembja e komunizmit si sistem, shpërbërja e BRSS, rënia e Rusisë nga rangu i mbifuqisë, përparimet e shpejta të vendeve aziatike me popullsi gjigande si Kina e Hindia, dalja në skenën botërore të ekstremizmit islamik, ngrenë para Botës probleme të një tipi të ri. Perëndimi , përballë rrezikut të mësymjes ideologjike, politike e herë herë dhe ushtarake të Bllokut komunist, ishte bashkuar nëpërmjet Aleancës së Atllantikut Verior që kishte dy përbërës kryesorë, Evropën Perëndimore dhe SHBA e Kanadanë, sot jep shenja shpërbërjeje.
Një pjesë e Evropës, ajo rreth Boshtit franko-gjerman, duket se ndien bezdi nga prania e aleates së madhe të djeshme, sot e mbetur e vetmja superfuqi, SHBA. Politika tradicionale franceze, edhe në vitet e “luftës së ftohtë”, shpesh binte ndesh me interesat amerikane. Tashmë Boshti franko-gjerman, në strategjinë e tij afatgjatë, e sheh veten alternativ ndaj SHBA. Ky synim, që me kohë ndoshta do të priret për t’u bërë dhe ai i BE, nuk premton asgjë të mirë. Së pari, nëse ideja synon të trupëzohet në Evropë, nuk do të gjejë kurrë një njëmendësi veprimi, mbasi ka popuj dhe forca politike evropiane që shohin ende tek Amerika, Vendin e demokracisë që, në shekullin e shkuar, qe vendimtar në fitoren e dy luftrave botërore e në thyerjen e dy diktaturave më mizore të Kontinentit të vjetër. Qëndrimi pro ose kundër politikës amerikane që, në Botën e sotme e të nesërme, ka peshën kryesore të zhvillimit të ngjarjeve, duke u bazuar në një strategji të përcaktuar mirë e të domosdoshme për t’u zbatuar nga secili qiraxhi i Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht nga emblema, do të vazhdojë të mbetet një minë në themelet e godinës evropiane. Ai qëndrim do të jetë i ndryshueshëm, në vartësi të forcave të ndryshme politike që do të kenë votbesimin e zgjedhësve evropianë, por vëzhguesit të politikës sot nuk mund t’i shpëtojë fakti se Boshti qendërevropian franko-gjerman ka gjasë të ndryshojë sfumaturat por jo thelbin e qëndrimit strategjik.
Sot bota përballet me një problem tepër të mprehtë e delikat: përhapjen e terrorizmit global të markës arabo-myslimane në shumë pjesë të saj. SHBA, të vëna në shënjestrën e “xhihadit islamik” prej më shumë se dhjetë vitesh, të goditura me një sulm befasues e të pamëshirshëm më 11 shtator 2001, kundërvepruan me forcën e mbifuqisë, në një kuadër të ri, larg skemave të njohura e të ligjësuara nga traktatet ndërkombëtare të qindvjetëve të fundit.
Në rastin e sulmit kundër Afganistanit ata gjetën përkrahje e mirëkuptim në një numur të madh shtetesh të tjera dhe tek OKB. Në vendimin për të sulmuar Irakun e Sadam Hysenit ky mirëkuptim mungoi, madje u kthye në një kundërshtim të hapur nga pjesa më e madhe e antarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB e në veçanti nga Franca, Gjermania, Rusia e Kina. Kështu SHBA, me përkrahjen e më se 60 shteteve, ku kryesorët ishin Britania e Madhe, Spanja, Australia, Italia, Japonia, Danimarka, Hollanda, Portugalia, Polonia dhe Vendet e tjera të Lindjes evropiane, mes të cilave dhe Shqipëria, e filluan luftën në Irak pa një ligjësim të OKB e me një bllok shtetesh aleate kundër.
Mund të flitet shumë për shkaqet, rezultatet e pasojat e luftës në Irak, për gabimet e njërës apo tjetrës palë, për vështirësitë dhe kohët e paparashikuara mirë, për çmimin e paguar në jetë njerëzore e në vlera materiale, për ndikimet që do të ketë ajo në të ardhmen e rajonit e mjaft vështrime të tjera. Por megjithë gabimet e bëra dhe parashikimet e pasakta askush nuk mund të mohojë se në gjëndjen e sotme Iraku është kthyer në qendrën e një përballimi të madh ndërmjet dy Botësh e mendësive të tyre. Nga një anë është Bota e qytetëruar me ligjet, traditat e vlerat e saj , nga ana tjetër një mikrobotë e terrorit, e urrejtjes, e shkatërrimit, e vdekjes në emër të një Zoti, që i avitet si profil më shumë perëndive të luftës të lashtësisë shumëzotëshe sesa Perëndisë së besimeve monoteiste, dhe të një besimi të interpretuar në mënyrën më të keqe, në funksion të parësisë së vdekjes mbi jetën. Nga një anë është sistemi i demokracive të konsoliduara që garantojnë liritë e të drejtat njerëzore, nga ana tjetër grupe kriminelësh të organizuar, që nuk ndalen para asnjë parimi moral në krimet e tyre, që argëtohen duke therur si berra njerëz të pafajshëm.
Po të arrinin të fitonin betejën e tyre në Irak e më pas në Kuvajt e në Arabinë Saudite, nëpërmjet armës së naftës do të kishin ndryshuar gjithë rrjedhën e ngjarjeve të Botës. Do t’a kishin gjunjëzuar Perëndimin me çmime stratosferike të naftës, pa bërë dallime mes atyre që qenë përkrah SHBA në Irak apo atyre që i kundërshtuan ata, apo u tërhoqën me turp prej tij. E ashtuquajtura “rezistenca irakene”, e adhuruar nga e majta skajore evropiane, nuk ka asnjë kuptim, mbasi i ashtuquajturi pushtim aleat në Irak nuk ka asnjë gjasë të kthehet në një pushtim kolonial. Trupat e huaja qëndrojnë atje deri sa Qeveria irakene, e dalë nga zgjedhjet e lira, të kërkojë praninë e tyre. Ajo “rezistencë” nuk është gjë tjetër veçse lufta e shpallur e Al Kaedës për mbizotërim në Botën myslimane e arabe e lidhur me mbeturinat kokëforta të një diktature mizore që i kushtoi popullit të atij Vendi një milion të vrarë e të zhdukur. Qëllimi i sotëm i kësaj lidhjeje ogurzezë është pengimi me çdo kusht i zgjedhjeve të lira në Irak, përpjekja për të mos lejuar atë popull të hyjë në rrugën e demokracisë që, megjithë vështirësitë herë herë të pakapërcyeshme në dukje, mund të ndërtohet edhe në Vende që nuk e kanë njohur kurrë atë.
Si përfundim, do të thosha se lufta në Irak, që rrëzoi një nga diktaturat më t’urryera të globit, do të ketë një rrugëdalje të kënaqëshme për popullin iraken, por do të jetë e dobishme edhe për gjithë rajonin. Prandaj më duket jo i arsyeshëm qëndrimi i mbylljes totale që një pjesë e Evropës shpalos në atë drejtim e shumë e dëmshme kërkesa e disa të majtave për të tërhequr menjëherë trupat nga Iraku. Po të realizohej do të ishte dhurata më e bukur që mund t’i bëhet jo popullit iraken por Bin Ladenit, Al Zarkavit dhe të gjitha bandave kriminale të Lindjes së Mesme.
Konferenca e Sharm-el-Sheikut sikur i dha formë shpresës për normalizimin e gjëndjes në Irak. Përfaqësuesit e Vendeve dhe organizatave ndërkombëtare pjesëmarrëse, megjithë kundërshtitë që kanë ndërmjet tyre, u zotuan të përkrahin ecjen e e atij Vendi në rrugën e demokracisë, duke i hequr çdo bazë morale atyre forcave të errësirës që, nëpërmjet strategjisë së vdekjes e të shkatërrimit, mundohen t’a pengojnë me të gjitha mënyrat atë ecje.
Evropa e goditur nga terrorizmi më 11mars 2004 në Madrid, e kërcënuar në vazhdimësi nga “qelizat e fjetura” të fondamentalizmit në territoret e saj, nuk duhet të tregohet indiferente apo e mefshtë në këtë gjëndje. Lufta kundër terrorizmit, kundër mundësisë që të jetojmë në një Botë të prirë nga Bin Ladenët, Al Zarkavët, Mulla Omarët, Al Zavahirët e të tjerë përbindsha të këtij lloji, përbën sot një detyrë të dorës së parë për gjithë shoqëritë e qytetëruara, përfshirë këtu dhe ato arabe e myslimane, një pjesë e vogël e qytetarëve të të cilave kërkojnë t’i kthejnë ato mbrapa, në errësirën e shekujve.
Një Evropë të Bashkuar, aleate të sinqertë të SHBA, presin të gjejnë edhe shqiptarët në vitet që vijnë. Zoti mos e dhëntë, por e kundërta e saj do t’i ngatërronte keq gjërat e do t’i bënte shumë të vështira zgjedhjet. Dy çaste historike vendimtare për mbijetesën e Shtetit e të Kombit shqiptar mbajnë vulën e dy Presidentëve të SHBA, Uillson e Klinton. I pari në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, garantoi kufijtë shqiptarë të 1913-ës, të rrezikuara nga paktet e evropianëve dhe synimet e fqinjëve tanë mosmirëdashës, i dyti qe nismëtari i shpëtimit të vllezërve tanë kosovarë nga genocidi serb më 1999.
Janë dy pika që, në dritëhijet e historisë së qindvjetorit të shkuar, do të mbeten për ne gjithmonë të ndritshme e udhërrëfyese.

Nëntor 2004

Marrë nga vëllimi : “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011

blank

Guvernatorja e Nju Jorkut takohet me Shqiptaro-Amerikanët – “Të takohemi te Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në Bronks të Nju Jorkut”   Nga Frank Shkreli

 

Gjatë viteve, komuniteti shqiptaro-amerikan është takuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të niveleve të larta vendore, shtetërore dhe federale për të qarë hallet dhe për të kërkuar ndihmë për komunitetin e këtushëm por edhe për mbështetje më të mëdha dhe më të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me fatin e bashkatdhetarëve tanë anë e mbanë trojeve shqiptare – në përpjekjet dhe luftën për sigurimin e të drejtave të njeriut, lirisë, drejtësisë dhe demokracisë së vërtetë. Është kjo një e kaluar e shkëlqyer në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.

 

Por komuniteti shqiptaro-amerikan vazhdon të bëjë histori. Ishte një kohë që komuniteti ynë këtu në Nju Jork dhe në Amerikë, përgjithësisht, dikur kërkonte vëmendjen e udhëheqësve më të lartë të atdheut tonë të adaptuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës – për të na ndihmuar, në të kaluarën, sidomos, përball sfidave të diktaturave të shekullit të kaluar – shëmbjen e komunizmit në Shqipëri dhe çlirimin e pavarësinë e Kosovës nga zgjedha e regjimit terrorist serb të Millosheviçit, ndër të tjera.  Por, sot ka ardhë koha politikanët amerikanë janë ata që kërkojnë vëmendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, gjë që tregon – se megjithëse i vogël në numër, në krahasim me komunitetet e tjera etnike më të mëdha,  komuniteti ynë ka arritur të luaj një rol të rëndësishëm, jo vetëm në ekonominë vendore por edhe në qarqet politike amerikane.  Një rast konkret.

 

Të shtunën mbrëma më telefonoi Z. Mark Gjonaj, bashkvendasi im nga rrethi i Ulqinit — aktivisti i palodhëshëm i komunitetit tonë këtu në Nju Jork dhe jo vetëm, ish-asambleisti dhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jork, realizues i shumë projekteve shoqërore shumë përfituese për komunitetin shqiptaro-amerikan këto vitet e fundit — për të më njoftuar se posa kishte folur me Guvernatoren e 57-të e shtetit të Nju Jorkut, demokraten (e para femër guvernatore e këtij shtetit), Zonjën Kathy Hochul, e cila i kishte shprehur dëshirën që të takohej me komunitetin shqiptaro-amerikan ditën e nesërme, të dielën. Marku, natyrisht, vihet në lëvizje të shpejt — ashtu siç e ka zakon për raste të tilla — për të organizuar brenda disa orësh takimin e Guvernatores Hochul, për ditën e nesërme, me komunitetin shqiptaro-amerikan.  Megjithëse ishte një kërkesë e “minutit të fundit”, që takimi të bëhej ditën e dielë, Mark Gjonaj ia doli që vetëm, brenda disa orësh, të organizonte një pritje të mrekullueshme mysafirës së lartë e shtetit Nju Jork, e cila po takohej – me ftesën e ardhur prej saj – për herë të parë si guvernatore me komunitetin shqiptaro-amerikan.

 

Unë nuk jam në dijeni – megjithse mund të ketë ndodhur më parë – por nuk mbahet mend që një guvernator/re e shtetit të Nju Jork-ut të bëjë thirrje të takohet dhe të organizohet miting me komunitetin shqiptaro-amerikan këtu në Nju Jork.  Zakonisht, ndodh e kundërta, komuniteti ynë fton politikanët për takime ose për pjesëmarrje në ndonjë ceremoni me rëndësi.

 

Por, ja Guvernatorja Hochul erdhi të dielën për takim me komunitetin shqiptaro-amerikan – në lagjën e banuar nga shumë shqiptarë në Bronx – po aty, ku disa javë më parë është zhvilluar ceremonia e emrimit të rrugës Gjergj Kastrioti- Skenderbeu – një realizim tjetër ky i aktivistit të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Mak Gjonaj. Mu aty në rrugën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, në Bronks të Nju Jorkut, komuniteti shqiptaro-amerikan i udhëhequr nga Mark Gjonaj i ofroi mirëseardhjen të parës së shtetit të Nju Jorkut, Guvernatores, Kathy Hochul, me mikpritjen tradicionale shqiptare.

Duke mirëseardhur Guvernatoren në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork në veçanti dhe në Amerikë, në përgjithësi, Mark Gjonaj tha se shqiptaro-amerikanët i gjenë kudo të punësuar, “Në radhët e para të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, në radhët e policisë e të arsimit; ata janë zjarrëfikës, mjekë e infirmjerë në spitalet tona, janë anëtar bordesh dhe japin mësim në shkolla dhe universitetet tona. Kur flasim për shqiptarët, kemi të bejmë me njujorkezë të vërtetë të cilët janë mirënjohës për të mirat dhe mundësitë që u janë dhenë dhe për privilegjet që gëzojnë në këtë vend.”

 

  1. Mark Gjonaj vazhdoi duke thenë se qyshë në kohën që ai ishte anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut kishte punuar me Guvenatoren Kathy Hochul – kur ajo ishte zevendës-guvernatore dhe se ajo i kishte premtuar që atëherë se ajo donte të njihej më mirë me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe se ajo “donte të dinte më shumë edhe për nevojat dhe shqetësimet tona”, në përgjithësi. Ajo e mbajti fjalën”, tha Z. Gjonaj. “Ajo me kontaktoi dhe më pyeti nëse mund të takoheshim me komunitetin shqiptaro-amerikan, me qëllim për tu përshendetur me njëri tjetrin, një takim ku ju të beni pyetjet tuaja dhe që guvernatorja tu përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve tuaja”.  Ja ky është objektivi i vizitës dhe i takimit me ju sot”, shtoi Z. Mark Gjonaj dhe ia dha fjalën Guvernatores Kochul.

 

Guvernatorja Hochul, nga ana e saj, përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe me këtë rast shpalosi vizionin e saj për banorët e Nju Jorkut ndërsa ofroi edhe ndihmën e saj për komunitetin shqiptaro-amerikan.  Duke ku drejtuar Z. Mark Gjonaj, Guvernatorja Hochul e cilësoi Z. Gjonaj si një, “Zyrtar publik i shkëlqyeshëm me të cilin kam patur rastin të punoj në të kaluarën”, tha ajo. “Ky është një luftëtar, gjithmonë kishte në zemër dhe në mendje interesin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe zonës së tij elektorale, duke i ndihmuar ata që përvojën amerikane t’a bëjnë pjesë të përvojës së tyre personale. Ju falënderoj për rolin tuaj udhëheqës”, i tha ajo Z. Mark Gjonaj.  Ndërsa duke iu drejtuar përfaqsuesve të komunitetit në atë takim, “këtij komuniteti të madhërishëm këtu, mbi 100-mijë, përqëndruar këtu në këtë zonë që quhet “Shqipëria e vogël”, ku celebrohen disa prej traditave dhe zakoneve më të mira, ku nderohen dhe kujtohen njerëz të dalluar e kontribues, shumë prej të cilëve janë arratisur nga rrethanat të vështira në atdheun e tyre të prejardhjes, por në kërkim të asaj “ëndrrës amerikane”, si shumë e shumë të tjerë, përfshir gjyshin e gjyshe time. Unë shpresoj që ju të kini gjetur këtu, jo vetëm “ëndrrën amerikane”, por edhe “endërren njujorkeze” në këto hapësira, në këtë komunitet, sepse ky komunitet është më i mirë dhe më i bukur dhe më interesant, pikërisht, për arsye të pranisë së juaj këtu.  Dhe vullneti juaj për të punuar duke hapur tregti të reja, për të na ndihmuar që të ndërtojmë një Nju Jork më të mirë, nepërmjet punës tuaj, siç përmendi edhe Marku, për të na ndihmuar të luftojmë krimin, ndër të tjera. Përparësia ime, numër një, si guvernatorja juaj, është që t’ju garantojmë shëndetin, sigurinë juve dhe familjeve tuaja…kjo është përgjegjësia ime numër një…”, ka thënë guvernatorja e Nju Jorkut në takimin me shqiptaro-amerikanët në rrugën Gjergj Kastrioti -Skenderbe, në lagjën  Bronks të Nju Jorkut, të dielën që kaloi.

 

Dua të përfitoj nga ky rast i vizitës së Guvernatores së shtetit të Nju Jorkut të djelën në komunitetin shqitaro-amerikan në Bronks, një vizitë kjo që tregon rolin e shtuar politik dhe ekonomik të shqiptarëve në këtë vend. Kam theksuar shpesh nevojën e angazhimit të brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve në politikën vendore dhe të niveleve të tjera shtetërore dhe federale. Unë jam munduar që të pasqyroj në të kaluarën, sadopak lëvizjet pozitive në këtë drejtim – siç është angazhimi i Z. Mark Gjonaj në proceset politike të Nju Jorkut. Çdo fillim është i vështirë, sidomos angazhimi në arenën politike amerikane nuk është i lehtë.  Por mundësitë të janë të mëdha që të rinjtë dhe të rejat e këtij komuniteti të angazhohen më seriozisht për tu bërë pjesë e  procesit politik të këtij vendi.  Mark Gjonaj, ka luajtur një rol model për këtë brez të shqiptaro-amerikanëve, se çdo të thotë angazhimi i vetëm i një personi për komunitetin që bëhet pjesë e procesit politik, si përfaqsues politik i një komuniteti, siç është komuniteti shqiptaro-amerikan – në çfardo detyre qoftë. Nëqoftse dëshironi të kontriboni për komunitetin tuaj shqiptaro-amerikan ndiqni shembullin e Z. Mark Gjonaj, “shërbëtorit të shkëlqyer publik”, siç e cilësoi Z. Mark Gjonaj, Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, para një grupi shqiptaro-amerikanësh në rrugën Gjergj Kastrioti-Skenderbe në Bronks, të dielën që kaloi, në takimin e saj me ta.  Duhet vetëm të shikoni përfitimet e shumta që i kanë ardhur komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë disa viteve të fundit — falë angazhimit serioz dhe punës së rëndë të Z. Mark Gjonaj — në procesin politik të këtij vendi të madh e demokratik për të parë nëse, vërtetë, ia vlen. Unë them se po!

blank blank

blank

blank

blank

blankFrank Shkreli

blank

Intervista- IDRIZ ZEQIRAJ: CILËT ISHIN KUADROT SHQIPTARË TË UDB-SË, QË SHIK-U I KISHTE NË BESË?

Intervistoi: Hava Orana Xhukolli
      1. Edhe Kosova, sikurse shumë shtete tjera, është përfshirë në krizë ekonomike. Kush është fajtor për këtë krizë?
      Realisht, kriza ekonomike aktuale në Kosovë është pjesë e krizës botërore. Pandemia ishte e përbotshme, e cila ndikoi në punën efikase dhe kushtoi shumë financiarisht në shkallë botërore. Sapo nismoi rimëkëmbja, shpërtheu lufta bandikteske e Rusisë kundër Ukrainës sovrane! Edhe pse Kosova nuk kishte vartësi direkte nga ekonomia e Ukrainës, shtrenjëtimi zinxhiror i çmimeve preku edhe Kosovën.
     Disa nisma sociale të Qeverisë për ta zbutur varfërinë e familjeve skamnore kanë qenë të mirëpritura. Edhe vendimi i fundit i Qeverisë për punësim nga një anëtar për familje është i qëlluar, qoftë edhe 6-mujor, me shpresë të punësimit të përhershëm. Ligji për ngritjen e pagës minimale, për tej 100 mijë persona, (familje), prej 264 euro, edhe pse i vonuar, ishte një zgjidhje e pranueshme.
     Por opozita destruktive PAN, me keqardhje, edhe LDK-ja, e cila po luhatet duke e bërë “argatin e djallit”, po e politizon me qëllim të zgjimit të pakënaqësisë në popull, duke shantazhuar e kërcënuar, me protesta e domonstrime rrugaçërore. Kushtëzimi me përfshirjen e ngritjes të pagës minimale, për 13 mijë veteranët e mirëfilltë, por edhe për 52 mijë veteranët e rrejshëm, është thellësisht armiqësore dhe supër-kriminale. Përveç përfitimit material të komandantëve nga shitja masive e “dëshmive të veteranit”, qëllimi ka qenë edhe krijimi i klientelës elektorale partiake. Dhe kjo i penalizon kriminelët sabotatorë ekonomikë të shtetit të Kosovës.
     Qeveria Kurti ka vetëm një përgjgegjësi faktike: Vonesa e sigurimit të energjisë elektrike, me çmime më të volitshme.
 
     2. Cilat janë qëllimet e Edi Ramës ndaj Kosovës, pse ai po bashkëpunon me Vuçiqin, apo e fuqizon bashkëpunimin e tyre edhe droga?
     Kryeministri shqiptar vuan nga deliri i madhështisë. Ai don të hyjë dhunshëm në histori, qoftë edhe duke shkelur interesat shqiptare, në veçanti, të Kosovës. Bashkëpunimi, përafrimi i Ramës me Vuçiqin, i tejkalon edhe caqet e dy shteteve në marrëdhënie normale bilaterale fqinjësore që ka sot Serbia ndaj Kosovës.
     Është fatkeqësi që shteti amë ka një kryeministër i cili organizoi kultivimin e bimëve narkotike nga Jugu në Veri të vendit. Pothuajse zyrtarisht vazhdojnë të funksionojnë laboratorët e përpunimit të drogës, duke krijuar edhe lehtësira transportimi e tregtimi në Evropë dhe botë. Droga lidhi edhe më shumë miqësinë me Vuçiqin. Njëherësh i dha edhe mundësinë e riciklimit në postin e kryeministrit, për të tretën herë, duke organizuar blerjen industriale të votave, nëpërmjet të sistemit të shpikur të “patronazhistëve”, ku vetëm në Tiranë e Durrës u përdorën 200 milionë euro në zgjedhjet e fundit parlamentare! Bëhet fjalë për 3 miliardë euro përfitimi vjetor nga droga në Shqipëri!
     3. Është rritur dyshimi se po tentohet të pengohet Gjykata Speciale, kujt i konvenon kjo gjë, nëse mbesin pa u ndriçuar vrasjet politike?
     Disa muaj më​ parë, në të gjitha sondazhet e bëra, rezultonte se tej 85 % e shqiptarëve kërkonin dënimin e krimit dhe ndeshkimin e kriminelëve. SHIK-u, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, ka mobilizuar shumë qindra agjentë të tij, që nga Kosova, Shqipëria e deri në Amerikën e largët për ta ndryshuar këtë opinion gadi gjithëshqiptar. Dhe, vërtet, paraja po shpëndahet bollshëm, për ta penguar funksionin normal të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë.
     Në mënyrën më të​ poshtër e kriminale, jo vetëm se anashkalohen e mohohen vrasjet politike, por edhe po sulmohen dhe denigrohen edhe familjet e viktimave, se, kinse, “po shpifin kundër komandantëve për të siguaruar azil evropian dhe përfitime tjera”!
     Së fundi, është zgjuar “lugati” Edvin Rama, i cili, në vend që të merret me hetimin dhe zbulimin e disa dhjetra vrasjeve  të ushtarakëve dhe të veprimtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, brenda territorit shqiptar, gjithnjë në koordinim me “komandantët” e Kosovës, që nga viti 1997 e deri në verën e vitit 1999, ai është angazhuar në pengimin deri në zhbërje të Gjykatës Speciale! Rama, hipokrizisht e dëshprimisht, paralajmëroi përgaditjen e një rezolute kundër senatorit zvicërian, Dick Marty.
     Mërsin Katuçin dhe katuçët tjerë, personalisht, i njoh qysh gjysmë-shekulli më parë. Dhe janë njerëz të mirë. Por “komandantët” pa ushtarë të LPK-së kishin një ushtrimore ushtarake në Fullqet të Klosit, në Mat. Atyre u duhej një shtëpi e izoluar, si ajo e Katuçëve, kryesisht për burg të improvizuar, në atë zonë, për sakatosjen e kundërshtarëve politikë. Ishte gabimi fillestar i Katuçëve, sigurisht me urdhër të “komandantëve”, kur një komision hetimi, u prit me refuzim kontrolli, lëshuan e ndërsyen edhe qentë dhe sulmuan e përzunë, me mjete rrethanore, komisionin në fjalë. Kështu ngjallën një dyshim krejt të panevojshëm!
     Të gjithë maskarenjtë e kriminelët, e përsëris, që nga Kosova, Shqipëria, e deri në SHBA, janë bashkuar, për ta penguar hetimin dhe zbulimin e vrasjeve politike, të cilat, tashmë, janë faktike. Së fundi, vetëm Fatmir Limaj, e ka pranuar se “vrasjet politike kanë ndodhur, realisht. Dhe këto vrasje janë kundra-kombëtare e anti-shtet”. Përveç PAN-it, me SHIK-un e tij, që janë të akuzuarit e drejtëpërdrejtë, tashmë, janë bashkuar edhe horrakë nga LDK-ja dhe LVV, duke u bërë pjesë e krimit, në përpjekjen për t`i rehabilituar dhe amnistuar kriminelët.
     Raporti i Dick Matry-së, për transplantim dhe trafikim organesh, nuk është fare objekt akuze, aktualisht, në Gjykatën Speciale në Hagë, kundër të akuzuarëve atje, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Realisht, Carla del Ponte, më parë, dhe Dick Marty, më vonë, kanë botuar librat e tyre, për krimet vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë, pikërisht, nga disa komandantë. Dhe ato, tashmë, janë faktuar nga vetë shqiptarët, të cilat vazhdojnë të denoncohen, përtej dy dekadave më radhë, në mediet e shkruara, vizive, digjitale, në të gjithë botën shqiptare.
     Prokurori amerikan Clint Williamson thotë se “jo Rezoluta e Dick Marty-së, POR KA DIÇKA TJETËR”. Dhe “këto janë vrasjet politike të kundërshtarëve politikë”. Disa komandantë banditër, me bandat e tyre, kanë vrarë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarët e LDK-së dhe luadrot e hersëm të LPK-së, thjeshtë, për të gëzuar pushtetin e pamerituar dhe, rrjedhimisht, për para, pasuri!
     Hoshtapleri, mashtruesi Edvin Rama po bënë një mjegullnajë, duke futur në “lojë”, një rezolutë, që, tashmë, vet Gjykata Speciale e ka hequr nga tavolina. Sepse ka fakte të tjera të bollshme për krime makabre me dëshmitarë kryesisht shqiptarë.
     Mosndriçimi i vrasjeve politike u konvenon, së pari, kryerësve të këtyre krimeve, me bandat dhe subjektet e tyre politike, përfitues nga krimet e bëra. Në sytë e botës, shqiptarët do të konsiderohen si mbrojtës të krimeve dhe të kriminelëve, sepse shumësia e vrasjeve politike ka vazhduar edhe pas luftës dhe varret masive të këtij kontigjenti shtrihen anekënd Kosovës. Të ekzekutuarit politikë, nuk janë as 100 dhe as 200, por janë shumë qindra. Disa syrësh që kërkohen jashtë Kosovës, ata janë, me varr ilegal, në tokën dhe ujërat e Kosovës!
     Gjykata Speciale shihet si e vetmja shpresë e mundësi, për të dëshmuar se shqiptarët nuk janë cuba malesh e kriminelë masiv. Hetimi dhe ndriçimi i vrasjeve politike, është provë e shans i shqiptarëve, për të dëshmuar se “krimi ka emër” dhe nuk mund të përgjithësohet as me UÇK-në dhe as me popullin e Kosovës. “Nuk digjet jorgani për një plesht”!
     Kanë kaluar tre çerek-shekulli nga Lufta e Dytë Botërore, kur partizanët e filosllavit Enver Hoxha i vrisnin atdhetarët shqiptarë prapa shpine, për ta marrë pushtetin me dhunë. Pas luftës, organizonin gjyqe farsë, ekzekutonin, burgosnin, internonin, përjetshëm, kundërshtarët politikë, për ta mbajtur, dhunshëm, pushtetin e pamerituar. Pra, ishte një fashizëm tipik, që sundoi e shkretoi Shqipërinë londineze, për afro gjysmë shekulli radhazi. Partizanët shqiptarë luftën çlirimtare, e konvertuan në luftë civile. Prandaj, edhe pse ishin, të paktën, teorikisht, në anën e Aleancës fituese, nuk gëzuan reparacionet, dëmshpërblimet e luftës!
 Pikërisht këtë model instruktimi e praktikuan Sigurimsat e Enverit, tek “komandantët” e Kosovës. Skema e gatshme funksionoi gjatë dhe pas luftës, me eliminimet fikzike të qindra kundërshtarëve politikë dhe do të vazhdonte me fashizmin e Enverit, nëse nuk do të ishin ndërkombëtarët brenda Kosovës, si pjesë e mbikëqyerjes.
    Tashmë, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, pranohet nga vendorët dhe ndërkombëtarët, si e vetmja mundësi, për t`i prangosur kriminelët vrastarë e korruptivë. Kjo meritë u është njohur edhe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët, me të drejtë, lontribuan shumë, për ta aprovuar e ligjësuar atë. Këlyshëria e tyre, me krime nëpër këmbë, vazhdojnë të bredhin të lirë. Aktivizimi i tyre i skajshëm, për pengimin, deri në zhbërjen të Gjykatës Speciale, nuk është halli për shefat e tyre të prangosur, por, mbrojtja e vetëvetes, sepse “e kanë mizën pas veshit”!
     Procedurat burokratike, të kësaj Gjykate, janë zhgënjyese. Lukunia e avoketërve zhvatës e kriminelë të pangopur ekonomikë, për ta zgjatur mandantin e tyre kriminal, kërkojnë të pamundurën: identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur, duke i ekspozuar ndaj rrezikut hakmarrës me jetë të tyre. Pelegrinazhi, si në “Haxh”, i vizitorëve, në burgun e Schweningenit, është një marrëzi shtesë dhe mungesë serioziteti, që rivret viktimat e krimit politik, lëndon familjarët e tyre dhe shqiptarët njerëzorë, të kudondodhur.
 
     4. Si i vlerësoni qëndrimet dhe akuzat e opozitës ndaj qeverisë dhe Albin Kurtin si kryeministër? 
     Përpjekja për ta minimizuar rolin e Albin Kurtit, në ndryshimet pozitive në Kosovë, është e dështuar. Për të qenë ndryshimi sa më lëndorë, ndihmuan shumë, madje, i paraprinë binomi Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, me ekpin e tyre simpatik dhe shumë mijëra mbështetës të tyre. Partitë-banda të koalicionuara në PAN, gjithësesi, me logjistikë besnike klanin brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, vazhdojnë “lojën” bllokuese të reformave qeveritare
     Qysh në krijimin e Qeverisë Kurti, Albin kryeministri solli risinë e parë. Partia, me tej 400 mijë votues, huazoi ministra profesionalë jashtë VV-së, përkundër kryeministrat e partive tjera shantazhohen  dhe u imponohen, dhunshëm, ministra mediokër, vetëm pse janë anëtarë të partisë fituese!
     Opozita e mësuar, ndër vite, me pushtetin, po e përjeton rëndë humbjen e saj. Andaj, nuk po arrin, assesi, të pajtohet me pozicionin pritës. PAN-i zotëron organizatën ilegale, SHIK, të gatshëm për destabilizim, pavarësisht, rrjedhojave për vendin. Të ashtuquajturat “Shoqatat e dala nga lufta”, me kallauzën e tyre Shoqatën e OVL të UÇK-së, krerët e së cilës, zbatuan projektin serb të organizimit të protestave vandale, të mars-prillit 2004, duke realizuar decentralizimin, deri ke “Zajednica”, e mbetur në tentativë dhe nuk u penalizuan kurrë, por, qëndron si “Shpatë e Demokleut”!
     Bëra këtë parantezë, për të kuptuar pengesat, qoftë edhe fizike, që has Albin Kurti, në detyrën me shumë përgjgegjësi të kryeminstrit të Kosovës. Kreu aktual i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, i njohur si kryerrugaç në azilin gjerman në Schwebischhall, me katalogun e të gjitha poshtërsive, bllokon zyrën e kryeministrit! Mjafton vetëm ky fakt, për të parë katandisjen e opozitës, të kapur nga SHIK-u dhe halabakët e tij.
     Qeveria Kurti ka një ekip qeverisës të kompletuar intelektualisht. Në mesin e tyre ka edhe kuadro të rinj, jo me shumë përvojë. Por, nga ajo shumësi anëtarësie, ka specialistë të bollshëm, në të gjitha fushat. Të gjitha nismat që ndërmerrë Qeveria, opozita ia faturon qëllimit elektoral dhe i bllokon me bojkot e mosvotim!
     Problemi i trashëguar, me mbylljen e disa shkollave në komunën e Kamenicës, nuk ishte zgjidhje e duhur e Qeverisë Kurti. Çështja e shkollave, nuk duhet të jetë barrë e komunave. Ato, ashtu siç paguhen, duhet të jenë kompetencë e Ministrisë të Arsimit. Me pakësimin e nxënësve, në zonat rurale, klasët janë përgjysmuar.
      Në Kosovë numërohen 400 mësues që paguhen kot! Duhet një zgjidhje edhe për ata. Por, hapja e dhunshme, me thyeje, të dyerëve të kyçura të shkollave, zyrtarisht, nga qytetarët, i penalizon edhe mësuesit, sepse ata fajësohen si nxitës, për ta ruajtur, qoftë edhe dhunshëm, vendin e punës! Rrugët janë të mira, të shfrytëzohen autobusët e linjave të rregullta ose minibusët, enkas, për bartjen e nxënësve në shkollat më të afërta.
     Opozita akuzon kryeministrin Kurti se “është vetjak në marrjen e vendimeve”. Dibranët kanë një urtësi: “Në mendje-asnjë mendje; dy-mendje, gjysmë mendje; tri mendje-një mendje”. Por, nga opozita e demantojnë opozitën, duke thënë se vendimet merren me konsensues e kolegjialitet të strukturave të partisë, rrjedhimisht, të Qeverisë.
     Pra, opozita është, kryesisht, destruktive dhe bllokuese, pothuajse, e të gjitha nismave të Qeverisë Kurti, sepse i konsideron të rrezikshme reformat, qoftë në drejtësi, qoftë në hetimin e pasurive të pa mbulesë reale, në raport me të ardhurat nga puna apo bizneset tjera. Të gjitha sondazhet flasin në favor të një qeverisje të mirë, madje me diferencë të madhe në përqindje.

                                               – V i j o n –


Send this to a friend