Emri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të mbetet nga sot e tutje si një monument në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, pasi me të u pagëzua një rrugë dhe kjo ndodhi pikërisht gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
“Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, – shkroi vetë Osmani në Fb. – Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova.”syri.net