“Ky shembull duhet të shërbejë për të gjithë. Natyrisht duke qenë më afër, ne e perceptojmë më kollaj këtë si rast. Gruevski ka qenë një njeri i rëndësishëm. Bëri çfarë deshi në politikën maqedonase për 10 vjet dhe dukej i pacenueshëm. Por ja që erdhi koha që edhe ai duhet të përgatitet për të ndenjur disa kohë në burg. Është sigurisht një shembull që tregon se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, nuk ka në këtë botë të paprekshëm, përfshirë edhe politikanët shqiptarë. Sot janë të paprekshëm, ndërkohë që nesër ndodhin situata të tjera që asnjëri nuk i parashikon”, tha Fatos Klosi.
Ai theksoi se shembulli “Gruevski” duhet të shërbejë si një mësim për të gjithë politikanët shqiptarë, me qëllim që të jenë më të kujdesshëm nëse nuk duan fund të njëjtë me ish-kryeministrin maqedonas.
“Në vende të vogla si ne, Maqedonia, Kosova, partnerët ndërkombëtarë janë shumë të rëndësishëm dhe partnerët janë të paparashikueshëm në kuptimin që sot janë aleatë me ty, ndërsa nesër pastaj shikojnë interesat e tyre dhe mund të vijë puna që të jenë kundër teje. Ky rast duhet të shërbejë si një mësim për të tërë. Unë nuk do t’ia uroja kurrkujt, por të gjithë ata që kanë në dorë vendime të rëndësishme duhet ta shohin edhe një herë këtë rast sepse nëse dikur kanë qenë një herë të kujdesshëm, tani duhet të jenë 2 ose 3 herë të kujdesshëm”, u shpreh ish-kreu i SHISH.
Azili politik
Fatos Klosi komentoi dje edhe kërkesën e Nikolla Gruevskit për azil politik në Hungari në një kohë kur për të është lëshuar fletë-arresti. Sipas Klosit, kjo është një taktikë e gabuar, ndërsa nënvizoi se nëse e njëjta situatë ndodh edhe në politikën shqiptare, politikanët tanë do ta kenë të pamundur të strehohen në vendet e Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se ndërkombëtarët, veçanërisht BE, janë ata që mbështesin reformën në drejtësi dhe luftën antikorrupsion, prandaj edhe arrestimet e politikanëve do të jenë nën mbikëqyrjen e tyre duke mos iu lënë hapësirë për arratisje.
“Kërkesa për azil politik më duket absurde sepse situata e Gruevskit nuk është diçka që është vendosur nga disa gjyqtarë. Është një gjë shumë e madhe që me përmbysjen e tij, që me daljen e përgjimeve, dukej që aty kishte diçka jo të vogël. Kështu që kërkesa për azil politik është thjesht një shpresë e tij e përkohshme për t’i shpëtuar arrestimit, por sigurisht nuk do ta ketë kollaj. Nëse e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri, besoj se e kanë të qartë se nuk kanë ku kërkojnë azil politik. Praktikisht në të gjithë Evropën, përveç lindjes dhe Rusisë, pjesa tjetër është pjesë e BE.
BE ka qenë një ndër nismëtarët e reformave këtu tek ne dhe një nga faktorët që ka kërkuar ndryshimin rrënjësor në drejtësi, luftë të hapur korrupsionit, kështu që më duket e vështirë që të bëhet diçka e tillë. Uroj që kurrkujt të mos i shkojë ndërmend diçka e tillë, më mirë të jenë të kujdesshëm sesa të shpresojnë në azil politik”, deklaroi Fatos Klosi. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me dy vite të Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për shpërdorim detyre sepse bleu një mjet “Benz” me vlerë 580 mijë euro me paratë e shtetit. Ndërsa dy ditë më parë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë lëshoi edhe një urdhër-arrest.
Ti Z klosi ekenjepergjegjesi morale
Logjore dhe Humane.
Qe ti zbardhe rastet e Vrasjeve ne Shtetin Shqiptare.
Sepse epa mundur eshte qe mos ta dishe qfare ndodhi ne shtepin tuaj.
Qe i bje ishe vete Zote shpije dhe kishe rilin e siguris se shtetit dhe te qytetarve.
Sepaku sote duhete te jen te gjithe patriot qe vendin te Lulezoje Atdhe dashuria dhe jo humbja e besimit ne qdo arterje te shtetit.
Fole dhe thuj te verteten dhe bashkoje Shqiptaret.
Ti Z klosi ekenjepergjegjesi morale
Logjore dhe Humane.
Qe ti zbardhe rastet e Vrasjeve ne Shtetin Shqiptare.
Sepse epa mundur eshte qe mos ta dishe qfare ndodhi ne shtepin tuaj.
Qe i bje ishe vete Zote shpije dhe kishe rilin e siguris se shtetit dhe te qytetarve.
Sepaku sote duhete te jen te gjithe patriot qe vendin te Lulezoje Atdhe dashuria dhe jo humbja e besimit ne qdo arterje te shtetit.
Fole dhe thuj te verteten dhe bashkoje Shqiptaret.