VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Kishim vetëm 2 jorganë dhe 2 pjata…” Sinan Hoxha rrëfen mes lotësh fëmijërinë e tij (fotogaleri)

By | April 22, 2018

Komentet

Fotogaleri – Si u arrestuan 10 parashutistët amerikanë te shtëpia e Mark Doçit në Shebe të Mirditës

Publikohet korrespodenca e Ministrisë së Brendëshme dhe Prefekturës së Shkodrës për 10 ushtarakët amerikanë që u hodhën me parashutë në Komunën e Perlatit në 31 korrikun e vitit 1944 dhe u kapën rob nga xhandarmëria shqiptare që ua dorzojë më pas forcave gjermane.

Nga Dashnor Kaloçi

Nënshkrimi i deklaratës së kapitullimit pa kushte nga ana e Feldmarshalli Vilhelm Keitel, Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë naziste të Hitlerit më 8 majin e vitit 1945 në Berlin me gjeneralin britanik Bernard Montgomery, dhe një ditë më pas, më 9 maj, me Marshallin Georgy Zhukov, (Heroin e Bashkimit Sovjetik), shënoi zyrtarisht edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore që përpiu me miliona jetë njerëzish, pa llogaritur dëmet materiale. Që nga ajo kohë e deri më sot, këto dy data, pra 8 dhe 9 maji, vazhdojn të kremtohen me bujë si nga Lindja ashtu dhe Perëndimi, si Dita e Fitores mbi Fashizmin.

Ndërsa ndryshe nga këto vënde, deri në vitin 1990, Shqipëria komuniste nuk i përkujtoi kurrë këto dy data, (vetëm 9 Majin ndonjëherë përciptazi), por kremtonte vetëm 29 nëntorin ditën e çlirimit të saj. Abandonimi që iu bëri regjimi komunist i Enver Hoxhës datave 8 dhe 9 maj, kishte të bënte edhe me fshehjen dhe mohimin që Tirana zyrtare iu bëri kontributit të anglo-amerikanëve në çlirimin e Shqipërisë. Të cilët, jo vetëm e financuan atë luftë me armatime, veshëmbathje e ushqime, por me anë të misioneve të tyre që sollën në Shqipëri, stërvitën e hodhën në luftë si forcat partizane të Enver Hoxhës, ashtu edhe ato nacionaliste të Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar. Madje duhet thënë se kontributi i forcave anglo-amerikane ishte vendimtar në çlirimin e Shqipërisë.

Kjo gjë dëshmohet më së miri edhe sipas dhjetra dokumenteve arkivore që gjendet në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, ku rezulton se nga shtatori i vitit 1943 deri në përfundimin e luftës në nëntorin e vitit 1944, forcat ajrore aleate anglo-amerikane, sipas urdhrave të Komandës së Përgjithshme të tyre për Mesdheun, (me qendër në Kajro dhe më pas në Bari të Italisë), kanë ndërmarrë me qindra inkursione ajrore në territorin e Shqipërisë, përfshi edhe viset shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, duke bombarduar forcat gjermane kudo që ato ndodheshin. Nga dokumentet në fjalë bëhet e ditur se avionët anglo-amerikanë janë ngritur në inkursione ajrore dhe kanë bombarduar edhe një autoveturë të vetme që po udhëtonte në zonën e Elbasanit, pasi aty ishin duke udhëtuar tre oficerë gjermanë. Po kështu ka ndodhur në periferi të Librazhdit, ku aviacioni aleat bombardonte herë pas here një kazermë të vetme ku ishin instaluar disa forca gjermane.

Dhe nënprefekti i Librazhdit, iu kërkonte eprorëve të tij në Tiranë që të bisedohej dhe të shihej mundësia e largimit të gjermanëve nga qyteti, pasi ajo gjë po sillte viktima në popullsinë civile të Librazhdit. Raste dhe detaje të tilla ka me dhjetra në këtë fond arkivor, por ajo që paraqet më shumë interes, është fakti se në këtë periudhe kohe (shtator 1943 –nëntor 1944, pra për rreth 14 muaj, në vende, krahina, qytete dhe fshatra të Shqipërisë nga jugu në veri, janë rrëzuar plot 40 avionë luftarakë të aleatëve anglo-amerikanë, të cilët ishin në inkursione luftarake duke bombarduar forcat gjermane. Në këto dokumente jepen të dhëna të hollësishme për emrat e pilotëve, gradat e tyre, vendi, data dhe orë kur janë rrëzuar. Po kështu, aty jepen detaje edhe mbi fatin tragjik të pilotëve dhe ushtarakëve anglo-amerikanë, ku pjesa më e madhe e tyre, janë djegur bashkë me avionin, një pjesë tjetër figuron të jenë hedhur me parashuta dhe pothuaj të gjithë janë kapur nga forcat e xhandarmërisë vendase apo ushtria gjermane.

Pra, në këto dokumente bëhet e ditur për rreth 200 ushtarakë anglo-amerikanë të vrarë dhe të kapur rob nga gjermanët. Në shkrimin e mëposhtëm po publikojmë dy tre dokumente arkivore ku bëhet fjalë për 10 ushtarakë amerikanë të cilët në fundin e korrikut 1944, u detyruan të hidheshin me parashtuta në malet e Mirditës, pasi avioni me të cilin ata po fluturonin ishte goditur nga artileria kundërajrore gjermane. Dhe si rezultat, ata u kapën dhe u arrestuan nga forcat e Xhandarmërisë Shqiptare që në atë zonë komandoheshin nga kapiten Ndue Bajraktari, i cili më pas ua dorzoi ata forcave gjermane. Nuk dihet asgjë lidhur me fatin e mëtejshëm të këtyre 10 ushtarakëve amerikanë, (pasi dokumentet në fjalë nuk thonë gjë më shumë), por me siguri ata kanë pasur fatin tragjik, ashtu si pjesa më e madhe e shokëve të tyre të ushtrisë amerikane, që u kapën rob nga gjermanët. Bashkë me dokumentet arkivore që po i publikojmë ekskluzivisht për gazetën Tema, bashkangjitur po publikojmë edhe disa foto të rralla të ushtarakëve anglo-amerikanë në Shqipëri.

SHTETI SHQIPTAR Shkodër më 31 korrik 1944

ARMA E GJINDARMERISE SHQIPTARE

Komanda e Qarkut

Nr.1396/1 Prot.

SHKURTIMI: Mbi djegien e nji aeroplani e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit

Komandës së P. të Gjindarmërisë

(Zyra e I-rë)

T i r a n ë

Parashtrojmë se më datën 28 të këtij muajit ora 11 e 30, në vëndin e quajtur Guri i Zi të katundit Shebe komunës Perlatit N/Prefekturës Mirditë, asht rrëzue një aeroplan amerikan katër motorrësh tue u djegë krejtësisht, dhe ekuipazhi i saj i përbamë prej 10 vetash të gjithë shtetas amerikan, kanë zbritë me parashutë, nga të cilët 4 kanë ramun në katundin Shebe e 6 në katundin Perlat, në këtë moment janë pamun prej Fuqisë së Gjindarmërisë Mirditës nën komandën e Kapiten Ndue Bajraktarit, i cili menjëherë në masat e marruna, ekuipazhin e përmendun e ka arrestue të cilët 4 i ka gjet në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe, e 6 të tjerë në shtëpinë e Frrok Gjetos në katundin Perlat, prej të cilëve 9 veta i shoqëroi për në kët Komandë, kurse nji prej tyne tue qenë i plagosun dhe tue mos qenë në gjëndje udhëtimi, e ka sigurue tue e lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe.

Aeroplani thuhet se ka qenë me bombardue në Rumani e mbasi kishte shkarkue, në këthim asht prish ose plagosë prej kundërajrorëve gjerman dhe kështu s’ka pas mundësi udhëtimi ma të gjatë tue u djegë në vëndin që u tregue më sipër.

Gjithashtu edhe në trupin e tyne nuk u asht gjet asnji send privat përsipër ose materjal luftarak vetëm, veshëmbathja që kanë. Personat e ekuipazhit janë këta:

1)-Ist.LT. Havog B. Million Matrikulli 0-755484

2)-Sgt. Earl A. Sehrot Zbergar …………………………….36858330

3)-Lt. Rose Yl. Iamoson ……………………………..0718351

4)-Lv. Shomas L. Harris ……………………………….07702042

5)-Sgt. Edvord L. Vansilike ……………………………….37494449

6)-S.Sgt. Fohu Neupannne ……………………………….32606685

7)-Lt. Elande L.Postit ……………………………..0-705415

8)-Scot. Bensand Uinbengen ………………………………..3121283

9)-Sgt. Ceyrue D.Reed ……………………………..19060885

10)-S/Set. Albert Bradedok ……………………………… I plagosun.

Njitun dhe një cop letre (bustull) e shkrueme në gjuhë të ndryshme që u asht gjet përsipër, bashkë me të përmendurit u janë dorzu Kom. Gjermane.

Komandant i Qarkut Gjindarmërisë

Llesh Marashi

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Prefekturës

Komiserisë Policisë

K e t u

Parashtohet për dijeni

Komandant’i Qarkut Gjindarmërisë

M A J O R

Llesh Marashi

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

SH T E T I SH Q I P T A R

K O M I S E R I J A E P O L I C I S E S. B. SH K O D E R

Shkodër më 31/7/1944

LANDA: I N F O R M A T A

Prefekturës Shtetit Këtu

e.p.d. Drejtoris Policisë T i r a n ë

Kemi nderin me ju njoftue se 10 Aviatorët Amerikanë ndërsa po këthjeshin në bazat e veta prej një bombardimi krye n’anën e Lindjes, nga prishja e ajrorit të tyne, u shtërnguen të lëshohen me parashuta në krahinën e Perlatit – Mirditë.

Këta u nëxuenë nga popullsija e vëndit dhe ju dorëzuene Armës së Gjindarmërisë që i suell në këtë qytet.

Njeni prej tyne i palgos randë, ka mbetë akoma në vëndin e zbritjes.

Komiseri i Policisë

(Mato Murati)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

SH T E T I SH Q I P T A R K O N C E P T

PREFEKTURA E SHKODRES Shkodër më 9.81944

P.T.

MINISTRISE SE P. TE MBRENDESHME

(Drejtorisë Korrespodencës)

TIRANE

SHKURTIMI

Mbi djegien e nji aeroplani

e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit

Në vijim të telit t’onë Nr.6/93 dt.2.8.1944

Komanda e Qarkut na njofton se, asht rrëxue nji aeroplan Amerikan katër motorrësh tue u djegun krejtësisht në katundin Shebe të Komunës Perlatit. Ekuipazhi i përbam prej 10 vetash të gjithë të shtetas Amerikan, kanë zbritë me parashutë nga të cilët 4 kanë ramun në katundin Shebe e 6 në Perlat, menjiherë janë arrestue prej Fuqis Gjindarmërisë Mirditës nën komandnë e Kapiten ndue Bajraktarit.

Personat e ekuipazhit janë këta:

1)-Ist.LT. Havog B. Million

2)-Sgt. Earl A. Sehrot Zbergar

3)-Lt. Rose Yl. Iamoson

4)-Lv. Shomas L. Harris

5)-Sgt. Edvord L. Vansilike

6)-S.Sgt. Fohu Neupannne

7)-Lt. Elande L.Postit

8)-Scot. Bensand Uinbengen

9)-Sgt. Ceyrue D.Reed

10)-S/Set. Albert Braddock

Ky i fund ka mbetë i palgosun dhe asht sigurue tue u lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe, ndërsa 9 të tjerët u janë dorzue Komandës Gjermane.

INSPEKTORI I PERGJITHSHEM I KRYEMINISTRISE ME FUNKSIONE

PREFEKTI

(Javer Hurshiti)

Foto histori: Takimi i Kongresmenit Joe DioGuardi me Ibrahim Rugovën

Takimi historik ai midis lobistit më të madh shqiptaro-amerikan në gjithë historinë e deritashme, Kongresmenit Joe DioGuardi me liderin Ibrahim Rugova, në Ljubjanë në shkurtin e vitit 1990.

Rugova në 23 dhjetorin e 1989 posa kishte marrë drejtimin e LDK-së.

Prej këtej do të niste rrugëtimi drejt Pavarësisë.

DioGuardi dhe Rugova mbështesin zhvillimet demokratike në Slloveni. Të dy figurat e shquara u bashkuan në një takim të komunitetit shqiptar në Slloveni për të promovuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për të mbështetur zgjedhjet e lira demokratike në Slloveni.

Ja fotot historike:

Fotogaleri – Kërcet druri te Varrezat e Dëshmorëve, përplasje fizike pas homazheve. Ndërhyn policia

Perplajse fizike pas homazheve te bera ne Varrezat e Deshmoreve. Teksa nostalgjiket dhe komunistet me foto te Enverit dhe thirrje per lavdine e tij kane bere thirrje “Rrofte Enver Hoxha”, dikush mes turmes ka bere thirrje kunder tij “Enver Hoxha te q.. r…”.

dhuna dhuna1 dhuna2 dhuna3 dhuna4 dhuna5 dhuna7 dhuna8 dhuna11 dhuna13 dhuna14 djhuna6 dnuna9 dnuna12

“Partise Komuniste dhe Enver Hoxhes i takon lavdia”-kane thirrur ne kor komunistet, por mes tyre kane nderhyre disa persona qe i kane rrembyer pankartat dhe fotot e enverit dhe i kane qelluar me to. Aty ka plasur me pas edhe dhuna.

dhun4 dhun3 dnun2 dhnun1 dhun

Nderkohe qe edhe kurorat e vendosura jane rrembyer nga Varrezat e Deshmoreve dhe jane prishur qe te gjitha.

Me heret, para se Meta e Rama te benin homazhe, disa nostalgjikë komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave të tjera kyçe të Luftës së Dytë Botërore.

Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.

“Kishim vetëm 2 jorganë dhe 2 pjata…” Sinan Hoxha rrëfen mes lotësh fëmijërinë e tij (fotogaleri)

Historia e Bukuries dhe Zenunit nga Tropoja që u trajtua në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte me të vërtetë e dhimbshme. Histori që të kujtonte “Lulin e vocërr” të Migjenit; 9 fëmijë dhe jetesa në kushtet e varfërisë së skajshme.

Fshati në të cilin jetonin ishte tepër larg dhe nuk kishte asnjë mundësi punësimi. Varfëria e tejskajshme në këtë familje kishte bërë që ata shpeshherë të jetonin vetëm me lëmoshë dhe me gjëra të falura.

Një histori që këput shpirtin, ku Bukuria kishte vite pa i takuar prindërit e saj që jetonin në Himarë. Madje, për herë të parë vajza e vogël Amarda fryu qirinjtë e tortës, pasi askush nga fëmijët nuk kishte festuar ditëlindjen.

 

Nuk mundi askush t’i mbante lotët përballë kësaj historie, madje as Sinan Hoxha, këngëtari që kishte ardhur enkas për t’i bërë të lumtur ata.

Moderatorja Arbana Osmani e kishte zgjedhur Sinanin për të surprizuar këtë familje, sepse historia e tyre ngjasonte me atë të familjes së këngëtarit.

Sinani rrëfeu mes lotëve se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mirë se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorgan dhe dy pjata po 9 fëmijë nuk arriti t’i përmbante lotët.

“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, – ishin fjalët prekëse të Sinanit.

Këngëtari i dashur i skenës shqiptare për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e Sinanit ishte për vajzat e familjes, që kur ato të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij.

Sinani duke rrëfyer fëmijërinë e tij të vështirë tha se në jetë është e rëndësishme që të besosh tek ëndrrat se një ditë ato realizohen.

Biseda e plotë e Berishës me Tahirin dhe fotogaleri

“Te nxirret jashte Saimir Tahiri”. Me kete thirrje kryeministri Berisha i eshte drejtuar sot kreut te Kuvendit, pasi e ka quajtur te turpshme pranine e tij pas raportit te progresit te KE per vendin tone.

Nderkohe qe kreu i PD-se, Basha, fliste ne foltore, Berisha ka kerkuar qe Tahiri te nxirret jashte.

“Nxirreni jashte, se po kremtoni raportin me njeriun kryesr te droges ne Ballkan bashke me Ramen, nxirreni jashte. Mos festoni me te mos zoteri. Atehere fltoni edhe Habilajt dhe Balilin, te vijne ketu”-tha Berisha.

BISEDA ME TAHIRIN

Berisha: Ku është ai ku është (kërkon Tahirin nëpër sallën e Kuvendit)

Spaho: Ja aty te fundi.

Berisha: Ja (pasi e gjen Tahirin)

Tahiri: Sa ke rrjedhur o burrë, sa ke rrjedhur.

Berisha: Po e festoni me Habilajt.

Tahiri: Po si je çmendur kështu mo.

Berisha: Po e festoni me Habilajt.

Tahiri: Po si je çmendur kështu mo, si je çmendur.

Berisha: U fut si pyeti. E di ç’i bëri Edi Ramës dje apo jo? Po nuk fole të nxora të dosjen i tha, ja ku e keni.

Tahiri: Ej po si je çmendur kështu mo.

Berisha: Ja ku e keni dëshminë e pengut të kryeministrit tuaj.

Tahiri: O Sali si je çmendur kështu mo.

Berisha: Dje ishte me Gaz Demin Fadil. Pyete çfarë i tha Gazit ky dhe Dash Pezës. Pyete pak.

Tahiri: Ej po si je çmendur kështu mo, si je çmendur kështu.

Balla: Dil jashtë Sali.
berisha tahiri berisha tahiri 1 berisha tahiri 2 berisha tahiri 3 berisha tahiri 4 berisha tahiri 5 berisha tahiri 6 berisha tahiri 7 berisha tahiri 8 berisha filmon sajmir tahirin

FOTOGALERI – Puthje e përqafime, si e pritën Tahirin në Kuvend

Me perqafime e puthje eshte pritur sot ne Kuvend, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, tashme deputet i pavarur, pas vendimit te kryeministrit Rama, qe e perjashtoi nga grupi parlamentar i PS-se, fill pasi Krimet e Renda nisen hetimet ndaj tij dhe kerkuan arrestimin.

 

Ai eshte pjese e diskutimeve te sotme ne seancen e Kuvendit. “Panorama” meson se Tahiri ka kerkuar fjalen, si deputet i pavarur ne kohen qe ne Kuvedn do te diskutohet ndryshimi ne Ligjin e Prokurorise.

Ai ka mberritur ne seance nderkohe qe punimet kishin nisur. Tahiri ka qene vetem, teksa i eshte drejtuar hyrjes se Kuvendit, nderkohe qe ka qene i veshur me xhinse dhe xhakete.

Me pas, para se te ulej ne vend, i vetem ne fund te sallles, ai eshte perballuar me Fatmir Mediun.

Mesohet se eshte takuar edhe me deputetin e PS-se, Musa Ulqinin te cilit i ka dhene doren.

Nderkohe qe para hyrjes, u prit nga shume gazetare, te cilet tentuan t’i merrnin ndonje fjale, por ai ne pergjigje te “News 24”, dhe vetem kete urim: Suksese per rekomandimin pozitiv!

Me pas, teksa eshte ulur ne vend nuk kane munguar takimet me ish ministren Kodheli, te te cilen eshte perqafuar, e me pas me ministren Kumbaro dhe me ministren e Arsimit, Nikolla.

tahiri3 tahiri2 tahiri kuvend2 tahiri kuvend tahiri1

tahiri kumbaro kodhelinikolla kodhelikumbaro1 tahirikodheli

doshi fino

Fotogaleri: Masakra e 2 prillit në Shkodër, zbulohen fotot e rralla

Si sot 27 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Gazeta “Panorama” boton për herë të parë këto pamje nga data 2 prill 1991, të protestës masive në Shkodër, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm.

Ato janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, por djemtë e tij, pasardhës në këtë profesion, i përcjellin për publikun.

Gjatë protestës para Komitetit të PPSH-së në Shkodër

Ditën e sotme, këto fotografi të rralla do të jenë të ekspozuara në ambientet e Këshillit të Qarkut në Shkodër. Ky 2 prill shënon 25-vjetorin nga ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Në këto fotografi tregohen qartë e me detaje se çfarë ndodhi më 2 prill, në qytetin e Shkodrës. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.

IMG-20160401-WA0004

Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Makina të djegura, tym i zi që shpërthente nga disa anë të qendrës së Shkodrës e protestues të panumërt të mbledhur në shesh dhe që ngrinin dy gishtat lart.

Pas kaq vitesh, këto fotografi dalin në dritë si pjesë e historisë së viteve të para të demokracisë.

Katër viktimat e masakrës së 2 prillit, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku

Fotot e reja:

2-prill-3 2-prill-4 2-prill-5 2-prill-6 2-prill-7 2-prill-8 2-prill-9 2-prill 2-prill-1

Senad Nikshiqi

Imazhet e rralla të Tiranës pa kulla dhe shkresat e Qazim Mulletit (tekst e fotogaleri)

Fatmira Nikolli – Janë imazhet e një Tirane pa kulla. Me ndërtesa trekatëshe, të rregullta, të unifikuara, megjithëse bëhet fjalë për pazar. Imazhet tregojnë Tiranën në praglufte, në kohë mbretërie, që me gjithë varfërinë e kohës, ç’kish bërë, e kish bërë mirë.
Janë dhjetëra e dhjetëra punëtorë që marrin pjesë në punime, ka zonja të veshura allafrënga e burra e gra me veshje popullore, ka biçikleta, kuaj me karroca, ka mjete për ndërtimin e sheshit, ka edhe gomerë. Ka kazma, lopata, rërë e karroca dore. E ka mes shumë të tjera, rregull përtej baltës. Diku larg, naltojnë mbi të gjitha minarja dhe kambanorja.
Qyteti ka përmasa të ndryshme: është ai për të cilin kemi dëgjuar apo jemi informuar në mënyrë të disiplinuar, është ai që mbajmë mend dhe ai që jetojmë sot. Të tria këto përmasa përmblidhen në ekspozitën fotografike me titull “Pazari i Ri dhe sheshi ‘Avni Rustemi’, 1939-1940″ që çelet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Në verën e vitit 1939 Ministria e Punëve Botore lidh kontratë me shoqërinë “Pellegrini-Keçi & Co” për sistemimin e sheshit “Avni Rustemi” dhe Pazarit të Ri. Punimet përfunduan një vit më vonë, më 1940. Gjatë kohës së punimeve dhe me përfundimin e tyre, misioni i Institutit Kombëtar LUCE në Tiranë shkrepi dhe stampoi fotografitë që paraqiten në këtë ekspozitë. Fotografitë janë trashëguar nga Arkivi Qendror Shtetëror – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe sot janë pjesë e fondit të fototekës së këtij arkivi. Disa prej tyre u prezantuan për herë të parë për publikun e gjerë dje te Pazari i ri në Tiranë në orën 10:00.

EKSPOZITA
Ka një vendim të Këshillit të Shtetit në mbledhjen e përgjithshme të mabjtun më datë 17/XI/XVIII, ditën e premte pas dreke, nën kryesin e z.Kristo Floqi dhe në ndodhte t’antarve Z.Ajet Libohova, Dr.Demir Villa, Benedikt Blinishti, Javer Hurshidi, Ali Asllani dhe Elmas Kokona.
MBRETNIJA SHQYPTARE
MINISTRIJA E PUNVET BOTORE
KONTRATË
Me sipërmarrjen “Pellgrini-Keçi e Co” mbi zbatimin e punimeve sistemimi dhe zmadhimi të Tregut të tanishëm të Tiranës, punim për t’u zbatue me fondin e veçantë të Ministris së Punvet Botore.
Ministria e P.Botore përfaqësue prej Zot.Dr.Ing Gamberini Gr.Uff. Luigi, këshilltar Permanent i Ministrisë autorizue nga Zot. Shefqet Verlaci kryeministër dhe xav.Ministër i P. Botore me shkresën….

Afati i vlefshëm për zbatimin e punimeve objekt’i ksaj kontrate asht prej 120 (njiqindenjizet) ditësh të natyrshëm vazhduese tue fillue nga data e verbalit të dorzimit të punimeve.

*


Për çdo ditë vonesë të pranueme ose nga zgjatime rregullisht t’akordueme, sipërmarrjes ka me i u aplikue nji gjobë prej 30 (tridhjetë) fr.shq.- Shuma e gjobave ka me i u zbritun direkt nga stacioni apaltues nga kreditet e saj.
*
Pagesat e veprave ta batueme kan me u ba si mbas normavet në kiste mujore dhe në bazë të situacjoneve provizore të punimeve që duhen parashtrue muej për muej nga Sipërmarrja e Drejtimit të Punimeve për kontrollim dhe nënshkrim. Mbi çdo pagesë do të bahet ndalimi i 10% që ka me ju kthy Sipërmarrjes mbasi të bëhet dorëzimi provizuer. Ndër situacjone ka me u llogarit edhe materjali i raditun për përdorim që ndollet i depozituem në vendin e punimit në sasinë prej 50% të përbamjes së tij.
*
Marrja në dorëzim definitiv e veprës ka me u ba për mbas kërkeset të Sipërmarrjes, s’paku gjashtë muej mbas datës së dorëzimit provizuer.
*
Të gjitha punimet dhe furniturat të cilat ndonse nuk janë të përfshime në përshkrim dhe në listën e bashkangjitun, por që rezultojnë të nevojishme për zbatimin e plotë dhe rajonal të veprës, duhen zbatue si mbas kërkeset të Drejtimit të Punimeve. Çmimet përkatëse kan me u ujdisë ndërmjet palëve n’analogjië me çmimet e tjera të kontratës.
***
KORRESPONDENCË PËR NJË NEVOJTORE
Mes ekspozitës është edhe një korrespondencë mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Botore për kolaudimin e WC-së publike në sheshin “Avni Rustemi”.
Mbretnija Shqiptare
Bahskija e Kryeqytetit
Tiranë
Seksioni 1
Nr.449

Tiranë, më 27.7. 1939
Ministrisë P.Botore
Kemi nderin me Ju njoftue se punimet për ndërtimin e nevojtores publike në sheshin “Avni Rustemi”, treg i ri murë fund.
Lutemi me urdhënue nji inginer t’asaj P.T. Ministrije për me ba kalaudimin e nevojtores në fjalë.
Kryetar’i Bashkis Kryeqytetit
(Qazim Mulleti)
Vula dhe firma

Raport
Sot më datë 21 gusht 1939.
Unë i nënshkruari Ingjin. Dhimitër Reffa, në bazë të urdhënit të P.T. Ministrisë P.Botore nr.1131 datë 5/VIII/ 939 së bashku me z.Ingjin Sadi Pashallari Kryetar’i i Zyrës Teknike të Bashkis së Kryeqytetit shkuen në sheshin “Avni Rustemi” për të kolaudue nevojtoren Publike q‘asht ndërtue në vendin e sipërm dhe në kontrollimin që u ba u konstatue se punimet janë krye që të gjitha si mbas kontratës, të lidhun me Bashkin e Kryeqytetit dhe nuk u pa as nji mungesë.
Dy firma dhe dy vula

Në festën e organizuar nga ambasadorja Besiana Kadare, Ermonela Jaho bën bashkë shqiptarët e famshëm në New York

Opera “Madama Butterfly” e Puccinit solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare Ermonela Jaho në ‘The Met Opera’ në New York.

Ky rol i cili erdhi nën interpretimin e sopranos shqiptare solli emocione të forta në skenë dhe u shoqëruar me ovacione të shumta nga audienca. Ermonela Jaho interpretoi rolin e “Ço Ço Sanit” me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilant, dhe arriti të “robërojë” audiencën me vuajtjen e personazhit kryesor.

Për këtë performancë të mrekullueshme, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare ka organizuar një festë në nder të sopranos Ermonela Jaho, që bëri bashkë emra të njohur shqiptar si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha, etj.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Shpëtim Saraçi, i cili prej pak kohësh është zhvendosur në Amerikë së bashku me familjen, shkruan “ata”.

“Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në misionin pranë UNITED NATIONS Besiana Kadare dhe Fadil Berisha për nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhem në një ambient të tillë”, shkruan ai.

Fotogaleri: Kur Oliver Ivanoviçi vizitonte Shqipërinë më 2006-ën

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviç, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri.

Mirëpo, Ivanoviç në 2006 ka vizituar edhe Shqipërinë. Nga fotot e nxjerra sot nga arkiva shihet se Ivanoviç ka qenë në shoqërinë e Veton Surroit dhe Besnik Mustafajt.

Depresioni i Madh, parë me sytë e fotografes zvicerane Annemarie Schwarzenbach

VOAL – Mes viteve 1936 e 1938, fotografja zvicerane Annemarie Schwarzenbach vizitoi Amerikën disa herë. Swissinfo.ch paraqet një përzgjedhje të fotografive të saj që dokumentojnë jetën amerikane gjatë periudhës së Depesionit të Madh.

Kriza e gjatë ekonomike, që pasoi rënien e bursës së Nju Jorkut më 1929, goditi shtresa të gjera të popullsisë amerikane, duke varfëruar pjesën më të madhe të klasës së mesme. Në ato vite Annemarie Schwarzenbach udhëtoi përmes qyteteve dhe fshatrave amerikane për të njohur njerëz dhe historira.

Më 1936 reporterja zvicerane pasqyroi ndër të tjera rizgjedhjen e Franklin Roosevelt në New York e vitin pasues shkoi në Shtetet e Jugut bashkë me gazetaren e fotografen amerikane Barbara Hamilton-Wright. Me telekamerat Rolleiflex dy gratë dokumentuan jetën e çdo dite në  burgjet, në plantacionet e pambukut, nüe fabrikat dhe rrugëve. “Vizioni i një të ardhmeje më të mirë, ëndrra amerikane, është errësuar nga hijet e rrugëve që të çojnë në Jug,” shkruan Annemarie Schwarzenbach në reportazhin e saj “On the dark side of Knoxville”.

Me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së Annemarie Schwarzenbach, Biblioteka Nacionale Zvicerane, publikoi mbi 3’000 fotografi të shkrepura në udhëtimet e saj mes viteve 1930 e 1940 në Europë, Afrikë, Amerikë e Azi.

 

 

 

Drejt SHBA në bordin e S.S Berengaria, Tetor 1937

New York

Varreza e automobilëve, Tennesse, 1937

Fabrikë në Cincinnati, Ohio, 1938

Knoxville, Tennessee, 1937

 

Knoxville, Tennessee, nëntor 1937

Cumberland, Tennessee

Montgomery, Alabama

 

Punëtorë në Montgomery, Alabama, 1937

Montgomery, Alabama

Tuskegee, Alabama, ku shkrimtari Booker T. Washington ka themeluar shkollën e parë për popullsinë me ngjyrë në Shtetet e Jugut

Burg në Harris, Texas, 1937

Savannah, Xhorxha, 1937

Lumberton, Karolina e Veriut, 1937

Fshatarë të Tennessee

 

 

Njihni “Gadget”, bombën e parë atomike në histori (fotot)

Emri i koduar me të cilin njihet bomba e parë atomike në histori është Gadget.

Tentativat epara për të prodhuar një armë nukleare nisën në 1939, por vetëm në 1942 studimet u konkretizuan me projektin Manhatan që prodhoi bombën Gadget, raporton DITA.

E përbërë nga 8 kg pluton dhe rreth 2250 kg eksploziv, Gadget u testua në një zonë ushtarake në Nju Meksiko në orën 5:29:45 (ora lolale) të 16 qershorit 1945.

Shpërthimi u vëzhgua nga një grup ushtarakësh dhe shkencëtarësh të cilët u vendosën në një bazë 16 km larg zones.

Bomba shpërtheu sipas parashikimeve me një forcë prej 19-21 kiloton.

Presidenti amerikan Truman që në atë kohë ndodhej jashtë vendit, u njoftua me një mesazh të koduar, teksti i të cilit ishte “Operated this morning. Diagnosis not complete but results seem satisfactory and already exceed expectations… Dr. Groves pleased” (U operua sot në mengjes. Diagnoza jo e plotë, por rezultatet duken të kënaqshme dhe në çdo rast, përtej pritshmërive. Dr. Groves, I kënaqur).

I gjithë operacioni u mbajt sekret dhe zërave për një shpërthim të jashtëzakonshëm në Nju Meksiko, zyrtarisht autoritetet iu përgjigjën me një komunikatë ku flitej për shpërthimin aksidental të një depoje ushtarake, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Vetëm në 1953 në zonën e shpërthimit u lejuan 650 vizitorët e parë.

b.m. / dita

Pamje e përgjithshme e Gadget

Reja e shpërthimit

Në vendin e shpërthimit, disa javë më pas