VOAL

VOAL

Sali Berisha: Shikoni: Padroni me vasalin

June 9, 2022

Komentet

FOTOGALERI- Qytetarët e Prishtinës në hall me ndotjen e ajrit

 

FOTOT- Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Zvërnec dhe përgjatë bregdetit të Vlorës.

Pamjet e publikuara prej saj në Instagram përfshijnë fotografi dhe video ku spikasin bukuritë natyrore të zonës, deti dhe gjelbërimi karakteristik, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit. Videot shoqërohen me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në qytetin e Vlorës, ndërsa mbrëmjen e kaluar u prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeministri Rama u takua me Ivanka Trump edhe gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ku ata darkuan së bashku në praninë e delegacionit që e shoqëronte.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump zhvilloi një takim informal me kryeministrin Rama në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa më pas ata darkuan në një restorant në Orikum. Në këtë takim morën pjesë edhe rreth 60 arkitektë.

Ivanka Trump mbërriti në Shqipëri dy ditë më parë, e shoqëruar nga një grup arkitektësh, në kuadër të projektit për zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit. BW

FOTOT- Gocat e Iranit që ndezin cigaren me fotografinë në flakë të diktatorit

Gocat e Iranit që ndezin cigaren me fotografinë në flakë të diktatorit

(Nga faqja në fb e Ruben Avxhiut)

 

Kosova më 2025 në sytë e fotoreporterëve të REL-it

Fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) kanë kapur disa prej ngjarjeve më interesante në Kosovë gjatë vitit 2025.

16x9 Image

Arben Hoti

Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Shkrepjet më të mira prej rajoneve ku raporton REL-i

 

Këto janë disa prej fotografive më të mira që u shkrepën nga fotografët, kameramanët dhe gazetarët e Radio Evropa e Lirë përgjatë vitit 2025, varësisht prej rajoneve prej nga raportuan. Disa ju sjellin buzëqeshje, disa lot në sy. Gjykojini vetë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)

FOTOT- Gropa karstike hapet afër qendrës së Belshit, rrezikon të përpijë shtëpitë! Banorët në panik: Po zgjerohet dhe thellohet! Bashkia: Mos u afroni

Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në periferi të qytetit të Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet e tilla natyrore që ndër vite kanë krijuar plot 84 liqene.

Gropa e fundit është hapur në lagjen ‘Hysa’, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit në një zonë të banuar me dhjetëra shtëpi.


Banorët raportojnë se ajo po zgjerohet dhe thellohet çdo ditë, duke krijuar panik e pasiguri për sigurinë e banesave dhe lëvizjen e fëmijëve.

Sipas informacioneve nga terreni, fenomeni karstik ka ndryshuar ndjeshëm sipërfaqen e tokës, duke bërë që dhjetëra banorë të ndihen të rrezikuar dhe të kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Ndërkohë, autoritetet vendore kanë paralajmëruar banorët të mos i afrohen gropës, veçanërisht fëmijët që rrezikojnë më shumë për shkak të pavetëdijes mbi pasojat e këtij fenomeni.

Po ashtu, është konfirmuar se në orët në vijim do të nisë rrethimi i perimetrit, ndërsa faza e dytë do të jetë mbushja e gropës me inerte për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Fenomenet karstike në Dumre vijojnë të jenë një sfidë e përhershme, por shfaqja e tyre në zona të banuara rrit urgjencën për masa parandaluese dhe studime të thelluara gjeologjike. gsh

FOTOREPORTAZH: Protesta masive në Bullgari për projektbuxhetin e “Qeverisë së korruptuar”

Bullgaria mund të jetë përballur më 1 dhjetor me protestat më masive në historinë e saj moderne

 

Radio Evropa e Lirë

 

Fotoreportazh: Festa kuqezi në Prishtinë

Bujar Tërstena

Mimoza Sadiku

Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.

16x9 Image

Bujar Tërstena

Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

16x9 Image

Mimoza Sadiku

Mimoza Sadiku

Dita e Forcës: Qytetarët njihen me ushtarët dhe armatimin e FSK-së

FOTOT- Ora prej ari e një pasagjeri të pasur të Titanikut shitet për 1.78 milionë paund në ankand

Një orë xhepi prej ari e gjetur në trupin i një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut është shitur për 1.78 milion paund, duke vendosur një rekord të ri në ankand, raporton BBC.

ora

Ora i përkiste Isidor Straus, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Ida ishte mes më shumë se 1,500 viktimave që humbën jetën pasi anija, në udhëtimin e saj nga Southampton drejt Nju Jorkut, u përplas me një ajsberg dhe u fundos më 14 prill 1912.

Trupi i tij u gjet disa ditë pas tragjedisë dhe ndër sendet personale ishte edhe ora e xhepit 18 karatësh e markës Jules Jurgensen. Ajo ka qëndruar në pronësi të familjes për më shumë se një shekull deri në shitjen e së shtunës në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Devizes, Wiltshire.

Isidor Straus, me origjinë nga Bavaria, ishte një biznesmen dhe politikan amerikan, si dhe bashkëpronar i qendrës së njohur tregtare Macy’s në Nju Jork.

isidor ida
Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida

Gjatë natës së fundosjes, besohet se bashkëshortja e tij besnike, Ida, refuzoi të hipte në një varkë shpëtimi, duke thënë se nuk donte të linte burrin e saj dhe se do të preferonte të vdiste pranë tij. Trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Në të njëjtin ankand u shit edhe një letër e shkruar nga Ida Straus në letrën zyrtare të Titanikut dhe e postuar gjatë udhëtimit, e cila arriti çmimin 100,000 paund.

Një listë pasagjerësh të Titanikut u ble për 104,000 paund, ndërsa një medalje ari e dhënë ekuipazhit të anijes shpëtuese RMS Carpathia nga të mbijetuarit u shit për 86,000 paund.

Në total, ankandi i objekteve të lidhura me Titanikun arriti vlerën e 3 milionë paundëve. Panorama

Arti që vodhi Rusia nga Hersoni, sipas Ukrainës

 

Kievi e ka publikuar një listë me qindra vepra arti që beson se janë vjedhur teksa forcat ruse janë tërhequr nga Hersoni, qytet në jug të Ukrainës, tre vjet më parë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)



Send this to a friend