VOAL

VOAL

Arkiv i Voal.ch 17 Maj 2013 Shembulli i trafikimit të Nard Ndokës, shenjë e degradimit të sistemit politik Nga Elida Buçpapaj

May 17, 2022

Komentet

Arkivi i Voal.ch- 8 prill 2013: Fotogaleri me Margaret Theçerin

MARGARET THATCHER – LIDERJA E DJATHTË QË PAJTOI KONSERVATORIZMIN ME LIBERIZMIN

E Hënë, 04.08.2013, 03:53pm (GMT+1)

Voal-online – Margaret Thatcher nga viti 1975 deri në vitin 1990 ishte edhe lidere e Partisë Konservatore Angleze. Rryma e saj politike është njohur si “thatcherism”, dhe mishëronte shkrirjen e ideve konservatore dhe liberizmit.

E zgjedhur tri mandate të njëpasnjëshme (asnjë kryeministër britanik nuk e ka arritur ndonjëherë këtë objektiv) me emrin e saj është e lidhur lufta në Falkland, konflikt që përfshiu mes marsit dhe qershorit 1982 Argjentinën dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontrollin e ishujve me të njëjtin emër, të Gjeorgjisë së Jugut dhe të ishujve jugorë Sandwich, situatë me të cilën u muar personalisht kryeministrja; operacioni ushtarak ishte një sukses dhe frymëzoi një valë patriotizmi në Mbretërinë e Bashkuar.

Në ekonomi ka hyrë në histori për politikën e saj ultraliberiste, çka e reduktoi thellësisht ndërhyrjen e shtetit në ekonomi nëpërmjet një numri priivatizimesh: mes kompanive që ai privatizoi janë British Airways (kompania kombëtare ajrore), British Gas (kollosi energjetik britanik), British Telecommunication (kompania kryesore e telekomunikacionit) dhe ndërmarrjen më të rëndësishme të prodhimit të çelikut, British Steel. E kundërshtuar nga e majta britanike dhe ndërkombëtare dhe ndërkohë e brohoritur nga mbështetësit e zjarrtë të liberizmit Margaret Thatcher ra në fatkeqësi politike pas futjes së një takse kundërthënëse për shtetësine, të ashtuquajturën poll tax të përllogaritur në bazë të numrit të popullsisë dhe të njëjtë për të gjithë shtetasit – , çka shkaktoi një opozitë të dhunshme dhe e afroi perëndimin e saj politik në vitin 1989.

Ka qenë kundërshtare e vendosur e regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut dhe për sa i përket  raporteve me BRSS në kohën e Luftës së Ftohtë ishte shumë pranë me presidentin amerikan Ronald Regan. Në takimin e parë me Mikail Gorbaçovin (Mikhail Gorbachev), më 1984, Margaret Theçer (Margaret Thatcher) i thotë: “Unë jam aleate e SHBA. Ne besojmë tek të njëjtat gjëra, ne besojmë me pasion për të njëjta beteja idesh dhe ne do t’i mbrojmë idetë tona deri në fund. Asnjëherë mos u përpiq të më ndash prej tyre”./ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ

FOTOT- “Rruga e Kryqit” në Tiranë, besimtarët katolikë mblidhen në sheshin “Nënë Tereza”! Imzot Arjan Dodaj udhëheq shërbesën

Qindra besimtarë të krishterë katolikë, të të gjitha moshave, janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po zhvillohet riti i “Rrugës së Kryqit”.


Ky rit, që mbahet në prag të Pashkës Katolike, po udhëhiqet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj.

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (2)

“Mos të kushtëzohemi nga zhurmat, nga gjërat e tjera. Sepse Zoti është me ne. Dhe kështu braktisim me të çdo dhimbje e vuajtje. Braktisim familjet më shumë në vështirësi. Braktisim te Zoti ata të rinj dhe të reja që ndodhta ndihen të bullizuar, të paragjykuar dhe shkurajuar.

Braktisim këtë mbrëmje te Zoti shumë vëllezër e motra që në mënyrë të tepruar banojnë në burgje. Thuajse burgu është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Drejtësia represive pa përgjigje e mbyt të ardhmen, të fut frikën”, tha Dodaj.

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (4)

Gjatë ceremonisë realizohen 14 ndalesa, të cilat përshkruajnë vuajtjet e Jezu Krishtit pas dënimit me vdekje në kryq, duke rikujtuar momentet kryesore të sakrificës së tij.

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (6)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (7)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (8)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (9)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (10)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (11)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (20)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (19)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (18)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (16)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (15)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (14)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (13)

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (17)

 

E premtja e madhe besimtaret katolike udha e kryqit (12)

FOTOT- Lufta kthen Dubain në një “qytet fantazmë”, tani aty bëjnë plazh vetëm… devetë!

Dubai është tani një qytet fantazmë, ndërsa përshkallëzimi në Lindjen e Mesme dhe sulmet nga Irani i bëjnë ditët e luksit dhe begatisë në emirat për ndikuesit e pasur dhe të famshëm, vetëm rreth dy javë pas fillimit të armiqësive, të duken një e kaluar e largët.

dubai

Siç raporton ‘Daily Mail’, Dubai është braktisur nga ushtria e ndikuesve (influencerëve) dhe mijëra emigrantëve, me shezlongjet dhe pishinat e tij që mbeten bosh, ndërsa Irani vazhdon të bombardojë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dikur një parajsë pa taksa që tërhiqte yje të mediave sociale dhe turistë të panumërt që kërkonin mot të ngrohtë dhe rrugë pa krim, imazhi i krijuar me kujdes i Dubait tani është shkatërruar, me disa banorë që besojnë se “festa ka mbaruar”, pasi emirati dikur ishte i mbushur me turistë nga e gjithë bota.

Rrugët tani janë bosh, dhe siç mund të shihet në një foto të lidhur, plazhet që dikur ishin të mbushura me turistë tani po bëjnë plazh… devetë.

dubai3

Edhe njerëzit që kalojnë rrugët me skutera elektrikë ose në këmbë, janë një pamje e rrallë.

Ata betohen se nuk do të kthehen kurrë

Mijëra njerëz janë larguar nga qyteti i shkatërruar nga lufta, duke u betuar se nuk do të kthehen më kurrë, ndërsa Republika Islamike lëshon një breshëri raketash dhe dronësh vetëvrasës mbi rrokaqiejt e shndritshëm dhe hotelet luksoze me pesë yje, madje duke goditur edhe hotelin e famshëm botëror Fairmont në ishullin e famshëm artificial të Palm Jumeirah.

Plazhet dhe baret plot jetë, zakonisht të mbushura me personazhe të famshëm nga e gjithë Evropa, janë braktisur ndërsa eksodi nga emirati vazhdon me shpejtësi.

dubai4

Sipas raportit, të premten e kaluar, ndërsa shpërthimet tronditën qytetin, me mbeturinat nga dronët iranianë që shkatërruan ndërtesat në zemër të lagjes financiare, Dubai ishte i shkretë.

Plazhi me rërë të bardhë Jumeirah në qendër të Dubait, një distancë të shkurtër nga vendpushimi i famshëm Atlantis, ishte bosh mes raportimeve se objektet po mbylleshin për shkak të mungesës së vizitorëve.

Pishinat dhe plazhet bosh

Baret e plazhit, shezlongjet, pishinat dhe vija bregdetare me rërë mbetën të paprekura ndërsa banorët vazhduan të vuanin nga sulmet iraniane.

dubai2

Radhë me çadra plazhi qëndronin të palosura pranë qindra shezlongjeve të zbrazëta.

Tavolinat ishin shtruar, menutë ishin gati, muzika po luante me zë të lartë në sfond, por mezi kishte klientë.

Klubet dhe restorantet në plazh mund të mos jenë mbyllur ende, por fytyrat e shqetësuara të punëtorëve migrantë që qëndrojnë jashtë duke u përpjekur të tërheqin një kalimtar tregojnë historinë e tyre.

Punëtorët me paga të ulëta nga nënkontinenti indian, Afrika dhe Lindja e Largët janë gjaku i ekonomisë së Dubait, por vendet e tyre të punës varen nga prania e turistëve të pasur nga Evropa dhe SHBA-ja.

dubai1

Ankthi për të ardhmen

Një menaxher kafeneje pakistaneze i tha Daily Mail:

“Nuk e kam parë kurrë më parë kështu dhe të gjithë janë të shqetësuar për atë që rezervon e ardhmja. Pushimet pranverore për nxënësit e shkollës fillojnë sot dhe mezi ka ndonjë fëmijë perëndimorë askund.”

dubai6

Një banor afgano-gjerman tha:

“Sulmet janë shumë të frikshme, por ndërsa jam mësuar me to, shumë njerëz të tjerë, veçanërisht familjet, kanë vendosur të largohen, për çdo rast. Normalisht të premten, trafiku do të ishte i bllokuar dhe restorantet e dyqanet do të ishin shumë të ngarkuara, por vendi tani është një qytet fantazmë.”

dubai5

“Kam dëgjuar nga miqtë se në disa nga hotelet dhe vendpushimet e mëdha, shefat u kanë thënë stafit të tyre se duhet të marrin lejen e paguar tani sepse mezi ka mysafirë tani, kështu që nuk ka asgjë për të bërë. Nëse nuk u ka mbetur leje, a pritet që të jetojnë pa asgjë? “Pothuajse të gjithë stafi i imigracionit i ka vizat e lidhura me punën e tyre, kështu që janë në një pozicion shumë të vështirë”, shtoi ai. Panorama

Tre muaj në protestë, Lapaj ngre çadrën para Kryeministrisë: Të bashkohemi kundër hajdutërisë, po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Evropë!

Lëvizja Shqipëria Bëhet mbajti sot një tjetër protestë para Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa vijon prej 89 ditësh betejën e saj kundër aferave korruptive dhe abuzimeve të zyrtarëve të lartë, përfshi këtu dosjen e Belinda Ballukut dhe të AKSHI-t.


Kreu i lëvizjes Adriatik Lapaj, i mbështetur nga qindra qytetarë, ngriti edhe çadrën para ekzekutivit në bulevard, ndërsa ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat edhe nëse Policia do ua heq, duke mos u dorëzuar në betejën e tyre kundër hajdutërisë.

Ai kërkoi largimin e qeverisë nëpërmjet dorëheqjes, vijimin e protestave, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

lapaj cader kryeministria (5)

Në protestën e sotme, Lapaj bëri thirrje edhe për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se “beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet”.

lapaj cader kryeministria (4)

“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, tha ai ndër të tjera. gsh

lapaj cader kryeministria (1)

FOTOT- “Sot te prona ime, nesër te e jotja!”- Ndërtimi i resortit dhe pretendimet për pronësinë e truallit, banorët e Rrjollit protestojnë para Parlamentit

Banorët e Rrjollit, po protestojnë ditën e sotme para Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin se po u grabitet prona për ndërtimin e një resorti, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare.

banorët e Rrjollit (2)

Prej kohësh banorët e Rrjollit janë ngritur kundër ndërtimi të resortit që po ndërtohet në tokat e tyre nga kompania “Gener 2”, me pretendimin se po u merret prona padrejtësisht, për llogari të kompanisë.

“Sot te prona ime, nesër te prona jote”; “Rrjoll, zëri i qytetarëve kërkon drejtësi”; “Stop grabitjes së pronës private”; “Politikanë, zbatoni nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës”, thuhet në pankartat e tyre.

banorët e Rrjollit (3)

Në Rrjoll, protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe të kompanisë private ‘Breçani Security’, të cilët forcërisht kishin tentuar shpërndarjen e protestave. BW

banorët e Rrjollit (4) banorët e Rrjollit (1)

banoret e rrjollit

 

FOTOT- Dosja Epstein, shkencëtari Stephen Hawking shfaqet mes dy grave me bikini! Pamje nga apartamenti sekret i Jeffrey-t në Paris

Fotografi të reja të profesorit të njohur Stephen Hawking, si edhe pamje nga streha sekrete e Jeffrey Epstein në Paris, që përfshihen në dosjen e Departamentit amerikan të Drejtësisë për të dënuarin për pedofili, janë publikuar nga media ndërkombëtare.

Stephen Hawking epstetin

Në fotografinë e parë, Hawking shfaqet mes dy vajzave të reja me bikini, të cilat mbajnë pije në duar. Edhe pse nuk është sqaruar vendi ku është realizuar fotoja, nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë shkrepur në ishullin Little Saint James, në pronësi të Epstein në Ishujt e Virgjër.

Sipas Daily Mail, Stephen Hawking ishte një nga 21 shkencëtarët që Epstein kishte ftuar në këtë ishull në vitin 2006. Emri i profesorit të njohur të Kembrixhit, i cili u nda nga jeta në vitin 2018 pas betejës me sëmundjen ALS, përmendet 250 herë në dosjen Epstein, pa u lidhur deri më tani me ndonjë veprimtari të paligjshme.

Në të njëjtën kohë, gazeta franceze Le Parisien publikoi fotografi nga apartamenti i Epstein në Paris. Në pamje shihen, ndër të tjera, një tavolinë masazhi, lodra erotike dhe fotografi të grave nudo në mure.

Stephen Hawking epstein (5)

Apartamenti në fjalë, me 18 dhoma, ndodhet në Avenue Foch, ndërsa prokurorët francezë vlerësojnë se ai është përdorur për kryerjen e krimeve të rënda seksuale.

Fotografitë janë pjesë e një hetimi të vitit 2019, pas kallëzimeve për përdhunim ndaj Jean-Luc Brunel, agjent francez i modeleve dhe mik i vjetër i Epstein.

Stephen Hawking epstein (3)

I gjithë apartamenti, i blerë në vitin 2001, ishte i lyer me nuanca të kuqe, portokalli dhe rozë, ndërsa në mure kishte fotografi të grave të zhveshura, përfshirë një imazh ku Epstein shfaqet pranë dy grave topless.

Prona kishte gjithashtu një dekor të pazakontë me elementë kafshësh, nga brirë antilopeje dhe një elefant të vogël të balsamosur e një shkabë, deri te mobilie të mbuluara me lëkurë artificiale tigri.

Vlen të theksohet se pas publikimit të dosjeve Epstein nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, autoritetet franceze kanë hapur dy hetime të reja: një për trafikim qeniesh njerëzore dhe një tjetër për krime të dyshuara financiare. Panorama

Stephen Hawking epstein (2)

 

FOTOT- Protestë madhështore në Prishtinë në përkrahjet të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë, mijëra qytetarë mblidhen në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

uck protesta kosove (1)

Të pranishmit mbajnë flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj kombëtarë.

uck protesta kosove (2)

Marshi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe qytetarët nisën protestën me brohorimat “UÇK”, UÇK”. Atyre u janë bashkuar edhe figura politike si Vjosa Osmani, anëtarë e deputetë të PDK-së dhe LVV-së, kreu i grupit PS-së, Taulant Balla, etj.

balla uck kosove

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

uck protesta kosove (3) uck protesta kosove (4) uck protesta kosove (5) uck protesta kosove (6) uck protesta kosove (7) uck protesta kosove (8) uck protesta kosove (9) uck protesta kosove (10) uck protesta kosove (11) uck protesta kosove (12) uck protesta kosove (13) uck protesta kosove (14) uck protesta kosove (15) uck protesta kosove (16) uck protesta kosove (17) uck protesta kosove (18)

Panorama

FOTOGALERI- Qytetarët e Prishtinës në hall me ndotjen e ajrit

 

FOTOT- Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Zvërnec dhe përgjatë bregdetit të Vlorës.

Pamjet e publikuara prej saj në Instagram përfshijnë fotografi dhe video ku spikasin bukuritë natyrore të zonës, deti dhe gjelbërimi karakteristik, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit. Videot shoqërohen me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në qytetin e Vlorës, ndërsa mbrëmjen e kaluar u prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeministri Rama u takua me Ivanka Trump edhe gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ku ata darkuan së bashku në praninë e delegacionit që e shoqëronte.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump zhvilloi një takim informal me kryeministrin Rama në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa më pas ata darkuan në një restorant në Orikum. Në këtë takim morën pjesë edhe rreth 60 arkitektë.

Ivanka Trump mbërriti në Shqipëri dy ditë më parë, e shoqëruar nga një grup arkitektësh, në kuadër të projektit për zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit. BW

FOTOT- Gocat e Iranit që ndezin cigaren me fotografinë në flakë të diktatorit

Gocat e Iranit që ndezin cigaren me fotografinë në flakë të diktatorit

(Nga faqja në fb e Ruben Avxhiut)

 

Kosova më 2025 në sytë e fotoreporterëve të REL-it

Fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) kanë kapur disa prej ngjarjeve më interesante në Kosovë gjatë vitit 2025.

16x9 Image

Arben Hoti

Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Shkrepjet më të mira prej rajoneve ku raporton REL-i

 

Këto janë disa prej fotografive më të mira që u shkrepën nga fotografët, kameramanët dhe gazetarët e Radio Evropa e Lirë përgjatë vitit 2025, varësisht prej rajoneve prej nga raportuan. Disa ju sjellin buzëqeshje, disa lot në sy. Gjykojini vetë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)


Send this to a friend