VOAL

VOAL

FOTOT – Ekspozita në Kiev me tanket e shkatërruara ruse

May 22, 2022
blank

Komentet

blank

Sali Berisha: Shikoni: Padroni me vasalin

Lideri i opozitës Sali Berisha ka botuar në rrjetin social një foto të Ramës dhe Vuçiç që duarshtrëngohen me diçiturën: Padroni me vasalin!

Është vetë Vuçiç që e ka deklaruar se Open Ballkan është inisiativë e tij.

blank

 

blank

Ferri mbi Sazan- Nuk ka helikopter për zjarrin, por për video-propagandë

Fotot që sjell SYRI TV nga ishulli i Sazanit nuk kanë nevojë për shumë koment. Ato tregojnë ferrin mbi këtë ishull.

Disa ushtarë dhe zjarrfikës po tentojnë me mjete rrethanore të vënë nën kontroll flakët e papërmbajtshme.

Nuk ka dyshim se ky është një mision i pamundur. Nga ajri nuk ka asnjë ndihmë.

Por teksa SYRI TV po filmonte, një helikopter u shfaq. Por më kot, nuk ka asnjë shans që ai të lëshojë ujë mbi zjarrin e furishëm.

Helikopteri është ngritur për të bërë një video Edi Rama. Në bord është kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i ‘armatosur’ me syze dhe kufje, ndërsa celularin e mban në dorë.

Nuk ka dyshim se kjo është qeveria e propagandës, e formës dhe aspak e përmbajtjes.

Rama u tregoi shqiptarëve se si po digjej Sazani i tyre, a thua se kishte shumë nevojë që të tregonte se po fluturonin mbi ishull.

Ndërkohë agjencia BIRN në një investigim të para disa ditëve zbuloi se si Edi Rama e ka degraduar flotën ajrore shqiptare.

ImageImageImageImageImageImage

blank

FOTOT – Ekspozita në Kiev me tanket e shkatërruara ruse

Prej 24 shkurtit Rusia sulmon Ukrainën ndërsa janë shënuar qindra viktima dhe të plagosur. Por ushtria Ukrainase ka rimarrë disa territore të saj ndërsa ka shkatërruar edhe tanke ruse.

Në Kiev është hapur një ekspozitë e tankeve ruse ndërsa shihen qytetarët që i fotografojnë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do të tërhiqen deri në fitore ndërsa ka theksuar se do rimarrin territoret e tyre./BBC/

syri.net

blank

blank

blank

blank

blank

Arkiv i Voal.ch 17 Maj 2013 Shembulli i trafikimit të Nard Ndokës, shenjë e degradimit të sistemit politik Nga Elida Buçpapaj

 

Demokracia në Shqipëri është duke përjetuar traumën më të thellë. Atë të trafikimit të deputetëve, i cili është kthyer në gangrenë për sistemin politik.

Trafiku i deputetëve, kalimi sa majtas-djathtas, i të njëjtave fytyra, me qëllimin e vetëm për të uzurpuar pushtet paraqet sot fenomenin më negativ, ku amoraliteti i politikës është kthyer në modë, duke rënë në veshin e shurdhër të mediave dhe shoqërisë civile. Dhe përbën një dramë të madhe fakti që zëri kritik luftohet me të gjitha mjetet, dhe ata gazetarë të paktë që guxojnë të kritikojnë, sulmohen nga skalionet e zagarëve të militantëve si „tradhtarë“ të idealeve të partisë të Sali Berishës apo si „të shitur“ tek opozita apo të ashtuquajturit kundërshtarë. Them të ashtuquajtur, sepse sot ata janë armiq për vdekje midis tyre, nesër janë aleatë të përbetuar. Shembulli tipik është Sali Berisha-Arben Imami, Berisha-Meta, Rama-Meta tj.

Trafikimi i deputetëve ka goditur në zemër standardet, vlerat dhe parimet e demokracisë, sepse mbajtja e pushtetit apo marrja e pushtetit është kthyer në paranojë, duke rrezikuar stabilitetin e vendit.

Nëse mediat do të operonin me mjete të ndershme, plagët kishin shans të kuroheshin. Ndërsa kur mediat operojnë me mjete të pista, kur tregojnë atë që kanë interes të tregojnë dhe fshehin atë që kanë interes të fshehin,  duke e privuar opinionin publik nga e vërteta, dhe duke e dirigjuar opinionin publik atje ku duan ata, si duan ata dhe për kë duan ata, atëhere vendi jonë po rrezikon të kthehet në një shtet rogue, të paaftë për të qeverisur bazuar në shtetin e së drejtës, ku tre pushtetet duhet të ushtrojnë në mënyrë të pavarur detyrimet kushtetuese, sikundër edhe pushteti i katërt, që duhet të jetë barrikadë në mbrojtje të demokracisë.

Fati i gjithçkaje është në dorën e njëshit dhe interesave të tij. Deputetët hyjnë e dalin nga listat si të jenë dele. Dalin pa zhurmë dhe futen pa zhurmë.

Nuk ka garë, nuk ka meritokraci, ka trafik dhe memecëri. Nuk po marr këtu të diskutoj rastin e Kastriot Islamit, siç po e diskutojnë disa, të mbetur jashtë listave sot, si „Kaçi i zi“. Profili i Kastriot Islamit si politikan ka ndryshuar, ka qënë konsekuent në kritikat e tij për hir të interesave madhore të vendit. Do të ishte e ndershme që Islami të krijonte parti të tijën të majtë, se sa të ndryshonte kravatën nga të kuqe në blu, por ky është stili.

Do të fokusohem tek Nard Ndoka, jo si person, por si një prototip i deputetit të trafikuar.

Si kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndokës në zgjedhjet e 23 qershorit, i është dhuruar karrikja e deputetit, pasi është i katërti në listën e PD në Shkodër.

Në të largmen e afërme, në protestën e „puçit“ të 21 janarit 2011, ishte i rreshtuar me puçistat ose thënë ndryshe ishte njëri prej puçistave.

Nard Ndoka, po ashtu, është nga më agresivët që nuk i ka ndalur akuzat dhe sulmet kundër Nr.2 të PD, zonjës Topalli. Jo më larg se 17 tetori 2011, Nard Ndoka e quante Topallin publikisht « kone e përkëdhelur e Berishës që shpesh krijon tensione“.  E akuzoi edhe për vjedhje votash më 2009, por pas numërimit doli se kishte dy-tri vota më shumë nga sa duhej. Tani Jozefina Topallit do t’i duhet të dalë në fushatë me Nard Ndokën. Situatë shumë bizare.

Në faqen zyrtare në Facebook të Partisë Demokristiane, ku Nard Ndoka ka vendosur deri fotot më të fundit nga takimi i djeshëm tek Top Story i Sokol Ballës, po të hedhësh një sy kurioz dhe të zbrezësh në 19 marsin e 2012, do të shohësh publikimin e një interviste të kryetarit të saj që mban datën 19 mars 2012, ku Nard Ndoka e akuzon Berishën se „e ka shndrruar Partinë Demokratike në kazermë ku individët trajtohen si merecenarë”.

Por nuk kalojnë as 11 ditë, dhe më 30 mars 2012, Partia Demokristiane e Nard Ndokës publikon po në faqen e saj zyrtare në Facebook se“ PDK po shqyrton ofertat e bashkimit me PD“.

Më tutje shohim mbërritjen e „ofertës“, goxha të majme, ku më 1 tetor 2012, Nard Ndoka emërohet zvministër i brëndshëm nga kryeministri i Shqipërisë! Dhe para disa ditësh iu fut Jozefina Topallit në listat e Shkodrës! Tani shtypi rozë i Tiranës po thotë se zonja Topalli nuk po e përmend më emrin e Berishës nëpër mitingje! Po si t’ja përmendë! Ajo ka ba « hara kiri » politik për të!

Ju pyes, ju njerëz të nderuar, a ka moral këtu? Kush e ka tradhtuar Sali Berishën dhe PD: ne apo vetë ai, ka tradhtuar veten e tij dhe PD dhe shpresat tona, që e mbështetëm për njëzet vjet, sepse besuam që e djathta shqiptare do të kishte rolin kryesor, edhe në ndërtimin e shtetit ligjor, edhe për të krijuar një klasë politike me standarde Perëndimore!

Nard Ndoka s’ka lidhje me asnjë standard perëndimor, veç me trafikun, i cili mund t’i kthehet Berishës në një bumerang me efekt të menjëhershëm, kur të gjithë të listuarit e importuar nga PS dhe pseudoaleancat e tij, të rikthehen nga ardhën. Për një « ofertë » më të mirë! Diçka e ngjashme me Ilir Metën, por jo tre muaj para zgjedhjeve, si veproi kryetari i LSI, por disa ditë a javë pas 23 qershorit! Dhe pastaj Berisha do t’i kërkojë llogari vetvetes se si ia shiti shpirtin Nard Ndokës!

Zhgënjim i Berishës ndaj Nard Ndokës, gjithësesi do të jetë i vogël, po të krahasohet me zhgënjimin tonë 20 vjeçar, por sidomos me zhgënjimin e tij!

Sa të marrë paskemi qënë ! Po gjithësesi tani na janë hapur sytë! Më mirë vonë se kurrë!

 

blank

Arkiv i Voal.ch 17.05.2012 Shqipërisë i duhet një kryetar shteti sipas profilit të presidentit të Gjermanisë Joachim Gauck -Nga Elida Buçpapaj

Ky opinion është botuar më 17 Maj 2012

Në Shqipëri ka kohë që kanë plasur ethet e presidenti të ri, jo si përpjekje për të sjellë në krye të këtij institucioni njeriun e duhur, por si shumësi të interesave të palëve për pushtet, që presidenti i ri të jetë në funksion të pisllikut njëzetëvjeçar të tranzicionit, në funksion të skeletëve dhe hipotekave të klasës politike, ku dëgjojmë tyrli emrash por deri më tani nuk na ka zënë kurrë veshi të dëgjojmë se vendit i duhet një president me integritet, që të mos jetë marionetë apo përfaqësuesi klaneve.

Emrat që qarkullojnë përgjithësisht janë shprehje e qartë e interesave klanore, jo e interesave në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe shqiptarëve. Shqipëria me një demokraci të pakonsoliduar, ku klanet dhe korrupsioni rrezikojnë pluralizmin pasi ka tregues të qartë për një regjim transversal, pra që buron nga një qendër e vetme, ku në këtë qendër bashkohen interesat për pushtet e klaneve më të fuqishme të politikës dhe oligarkëve të rinj të tranzicionit makabër, ku ata si kupolë vendosin për gjithçka dhe ia marrin frymën shtetit ligjor dhe demokracisë shqiptare, duke uzurpuar jetënpolitike, publike, ekonominë, drejtësinë, pushtetit multimedial, një lloj kapje e shtetit, për të cilën ankohej shumë Sali Berisha kur ishte në opozitë. Diçka shumë e frikëshme, aspak fantazi por realitet i prekshëm. Një dramë kombëtare, e shkaktuar nga një klasë politike, e cila fshihet pas imunitetit dhe pas uzurpimit të institucioneve, ku i zgjedh kudo njerëzit e vet, që i ka shërbëtorë të bindur, duke demonstruar një fobi dhe racizëm ndaj personaliteteve me integritet.

Tani zgjedhja e presidentit në Shqipëri është kthyer në një luftë e më të fortit, por jo në përpjekje të përbashkëta për më të mirin. Nuk i duan më të mirët, kanë frikë prej tyre.

Qarkullojnë emra që janë shprehi e qartë e interesave të ngushta politike, por jo interesave të vendit sipas standarteve të një shteti anëtar të NATO-s; qarkullojnë emra, por asnjëherë nuk kërkohet një model sipas standardeve Perëndimore, që të reflektojë Shqipërinë sot dhe të ardhmen e Shqipërisë nesër.

Elitat në Shqipëri në vend që ta qartësojnë realitetin e bëjnë atë edhe më konfuz, sepse nuk janë të pavarura, pasi ekzistojnë vetë në kontekstin e klaneve.

Nuk ekziston vullneti i mirë midis palëve sepse modeli për presidentin e Shqipërisë mund të huazohet vetëm në Perëndim. Pa qenë nevoja të themi se Shqipëria e posadalë nga një regjim totalitarist nuk mund të krahasohet me SHBA apo Francën, atëhere le të marrim një profil që iu afrohet realiteteve të saj që është profili i Presidentit të Gjermanisë Joachim Gauck, jo si prift, por si një njeri me integritet të pastër, antikomunist dhe veprimtar të shquar të të drejtave të njeriut. Ky është profili me dy fjalë i JoachimGauck, ndaj të cilit pothuaj heshtën opinionistët e Tiranës, jo se nuk e dinin, por për arsye pragmatiste të interesit të tyre personal u autocensuruan. U tha vetëm se Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ishte konsensual, se për të në Asamblenë Federale votuan pro 991 nga 1228, ku mungonin 12.  JoachimGauck nuk e votuan Die Linke ( e Majta me rrënjë nga partia e Erich Honecker dhe Egon Krenz), aktualisht 11% në Bundestagun gjerman.

Joachim Gauck, një ish pastor luteran, anti-komunist dhe veprimtar i të drejtave të njeriut në Gjermaninë Lindore që gjatë Revolucionit Paqësor, ishte bashkëthemelues i NEW FORUM, lëvizje opozitare në Gjermaninë Lindore, që i kontribuoi rrëzimit të diktaturës së mbështetur nga regjimi sovjetik. Pas bashkimit të Gjermanisë ai është zgjedhur nga Bundestagu dhe me firmën e Helmut Kohl-it, Komisioneri i parë Federal i Arkivave të Stasit, duke e drejtuar këtë agjenci prej 1990-2000. Pra Joachim Gauck ka udhëhequr procesion e hapjes së arkivave të Stas-it, ndërsa në Shqipëri si Dosjet, ashtu edhe Arkivat e diktaturës qëndrojnë të mbyllura për pasojë të presionit që bën kjo klasë politike me ndërgjegje zgjyrë.

Joachim Gauck, i cili në Dosjet e Stas-it përshkruhet “si një anti-komunist i pakorigjueshëm” (“unverbesserlicher Antikommunist”) është një figurë konseguente dhe një veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut që kërkon dënimin e krimeve të komunizmit si krime kundër njerëzimit. Në qershorin e vitit 2008 së bashku me Vaclav Havel do të inicionin dhe nënshkruanin Deklaratën e Pragës për Ndërgjegjen e Europës dhe Komunizmin, si dhe më 25 shkurt 2010 do të ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Krimeve të Komunizmit, dy Dokumente të rëndësishme në vazhdim të Rezolutës 1481 të Këshillit të Europës për „Nevojën e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”,n jë detyrim që Shqipëria edhe sot e kësaj dite, vendi me një nga diktaturat memizore, nuk e ka përmbushur. Këtu qëndron edhe shkaku se përse opinionistët eTiranës nuk e zbulojnë të plotë profilin e Joachim Gauck.

Se kush ishte Joachim Gauck gjatë kohës të DDR e zbulon vetë ai në kujtimet e tij menjë fjali të vetme, kur shkruan: “Fati i babait tonë ishte si një dajak edukues për ne. Kjo çoi në një ndjenjë të besnikërisë së pakushtëzuar ndaj familjes, duke përjashtuar çdo lloj të idesë së vëllazërimit me sistemin.” Pra JoachimGauck nuk kishte asnjë lloj hije apo lidhje me sistemin diktatorial, nuk ishte as pjesë e institucioneve të superstrukturës apo strukturave të policisë sekrete, pra ai e ka të pastër si drita e diellit të shkuarën dhe ndërgjegjen e tij.

Ky duhet të jetë edhe profili i personalitetit të presidentit të ardhëm të Shqipërisë. Së pari, të mos jetë nga klasa politike aktuale, as nga PD dhe as nga PS apo partiçkat e vogla, të cilat janë pa elektorat; të mos ketë qenë nëpunës i lartë i institucioneve të diktaturës apo i institucioneve të superstrukturës diktatoriale; të mos ketë asnjë lidhje familjare me ish-nomenklaturën e kuqe; të mos jetë ish-anëtar i PPSH; të ketë certifikatën e pastërtisë të figurës morale që do të konfirmonte se nuk ka qenë pjestar i ish-Sigurimit, apo i asnjëlloj shërbimi të huaj, kësisoj të jetë një personalitet me që të dëshmojë qartë se në një mënyrë apo tjetrën e ka luftuar diktaturën; të jetë njeri me integritet të pacënueshëm si shprehje e unitetit kombëtar dhe në mbrojtje të pacënueshmërisë të institucioneve për të mbështetur një reformë në drejtësi dhe të jetë në mbështetje të iniciativave që do t’i shërbejnë konsolidimit të demokracisë në vend dhe shtetit të së drejtës. Pra, të mos jetë shërbyes i partive, puthador i politikës dhe të jetë në shërbim tëinteresave kombëtare të shtetit.

Ky duhet të jetë profili i presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, i cili nëse i plotëson këto kritere, dhe brenda këtyre standardeve do të duhet të votohet me shumicë të qartë nga Parlamenti i Shqipërisë.

“Do t’i them “po” me të gjithë forcën e zemrës përgjegjësive që do të marr. Sigurisht nuk do të mund të plotësoj gjithçka në pesë vjet, por do të dëshmoj qartë angazhimin tim ndaj zhgënjimit të njerëzve nga politika e do të jam kontributin tim për të afruar më shumë udhëheqësit me popullin”. Këto janë fjalët gjithë emocion të Joachim Gauck, pas votimit. Merreni me mend kur gjermanët janë të zhgënjyer nga politika e një vendi si Gjermania, me ekonomi më të zhvilluar në BE e dhe njëra nga më të fuqishmet në botë, merreni me mend çfarë zhgënjimi kanë njerëzit në Shqipëri nga një klasë politike mizerabël që ka 20 vjet që imashtron dhe që objektivin e ka vetëm të uzurpojë pushtet për interesa të ngushta.

Një president i Shqipërisë sipas modelit të Joachim Gauck do të jetë hapi i parë drejt reformimit të politikës të Shqipërisë, reformim i nevojshëm dhe i domosdoshëm që vendi të mos kthehet prapa, por të vazhdojë rrugën drejt integrimeve europane dhe drejt konsolidimit të sistemit demokratik, që demokracia të hedhë rrënjë në Shqipëri, është njëjtas ashtu si thotë njëri prej baballarëve të SHBA George Washington “se kur hedh rrënjë liria, pema e saj rritet shpejt”.

©

blank

Foto e ditës: God bless you all ! Slava Ukraine !

Fëmijët e Ukrainës duke fjetur në strehime: Zoti t’i bekojë fëmijët e Ukrainës! lavdi Ukrainës!

 

blank

blank

FOTOT- Dy ujqër luajnë të qetë në rrugën e Dragobisë

Gjatë monitorimit të faunës së egër në parkun kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, në zonën e Dragobisë, u fotografuan ditët e fundit dy ujqër (Canis Lupos), të cilët ecnin të pashqetësuar në habitatin e tyre.

Vitet e fundit, sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura Kukës, është vënë re një shtim i numrit të faunës së egër pas ndalimit të gjuetisë në këto zona. syri.net

blank

 

blank

blank

blank

blank

Stafi i Spitalit te Pergjithshem Civil ne vitin 1937 Nga Hasan Bello

Kjo foto nuk pasqyron vetem brezin e arte te mjeksise, por nje filozofi se si duhet ndertuar sistemi shendetesor shqiptar. Perkrah emrave te Dr.Sabri Tefikut, Dr.Kercikut, Dr.Treskes, Dr.Tartarit, Dr.Zymes, Dr.Ficos, Dr.Panos, Dr.Kristidhit, Dr.Shirokes, Dr.Frasherit shteti shqiptar kishte nenshkruar disa kontrata me mjeke te huaj qe vinin nga Roma, Vjena dhe Berlini. Disa prej tyre, me origjine hebreje, ndodhen edhe ne kete foto, si: Prof.Schlesinger, te cilit Mbreti Zog i kishte vendosur ne dispozicion nje shofer dhe nje veture, kur dy ministra kishin nje veture apo Prof.Walter Lehman, i cili do te realizoj operacionet e para te neurokirurgjise. Ne vitin 1937 ai do t’i propozoi Mbretit Zog themelimin e universitetit te mjekesise. Me kompletin e tij kirurgjikal qe kishte sjelle nga Gjermania pacientet shqiptar do te operohen deri ne vitin 1964.
Ne periudhen e Monarkise, u hodhen bazat e sistemit shendetesore, studentet ekselente u derguan per specializime me bursat e shtetit ne kryeqendrat europiane. Per nevoja emergjente u thirren mjeke te huaj. Ndersa mjekesia, sipas ligjit, sigurisht, nuk ishte falas, si sot. Por me perjashtim te shtresave ne nevoje qe ia mbulonte shteti, te gjith duhet te paguanin tarifa te perballueshme. Kjo i bente te kenaqur te gjitha palet, edhe mjeket edhe pacientet, edhe shtetin.
blank

Grafisti i shquar Avni Delvina fokuson realitetin e ngrysur shqiptar me artin e tij

Grafisti i shquar Avni Delvina fokuson realitetin e ngrysur shqiptar me artin e tij – “Miqte e mire njihen ne kohe te veshtira.“, titullohet kjo grafikë

 

blank

blank

FOTOT – Autokolonë tankesh të shkatërruara nga rezistenca ukrainase, bllokohet rrethimi i Kievit nga Putin

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të jetë e përshkallëzuar. Mes rezistencës së Ukrainës dhe forcave ushtarake ruse të cilët nuk i kanë ndalur sulmet, nuk kanë munguar edhe fotografitë nëpërmjet të cilave tregohet qartë gjendja në të cilën ndodhet vendi , i cili tashmë është thuajse i shkatërruar.

Por pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, duket se përparimi i Vladimir Putin drejt kryeqytetit, Kiev thuajse ka ngecur përballë ukrainasve që guximshëm , luftojnë për lirinë e vendit të tyre.

Fotot e publikuara nga The Sun tregojnë qytetin Bucha, vetëm 20 milje larg kryeqytetin, mes rrënojash të shkatërruara tankesh dhe pajisjeve ushtarake ruse.

Ekspertët ushtarakë thanë se rusët ka të ngjarë të jenë zhdukur nga sulmet e artilerisë dhe dronëve ukrainas.BW

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Fotogaleri: Lugina e Vipave e fshehur në “zemër” të Evropës

Lugina e Vipave, ndonëse shumë pranë kryeqytetit slloven, Lubjana, ende nuk është e njohur nga turistët, për bukuritë dhe veçantitë që e karakterizojnë.

Sipas CNN Travel, në këtë rajon jashtëzakonisht pjellor, kombinohen natyrshëm peizazhet karstike me kështjellat mesjetare, si dhe vera me ushqimin jashtëzakonisht të mirë.

Ky vend njihet për mikroklimën e vet, të ngjashme më atë të Mesdheut, por dhe për erërat e forta që sjellin kushtet optimale të rritjes së verërave të klasit të lartë në Slloveni. Megjithatë, dhjetëra kantina, ndonëse prodhojnë një verë shumë cilësore, janë të nënvlerësuara – ndër to dhe kantina shumë të vjetra, si ajo “Vipave”. Që nga viti 1894, kooperativa bashkon verërat nga 350 prodhuesit më të mirë të verës në vend.

Fshatrat e shumta të këtij rajoni, janë dhe prodhuesit më të mëdhenj të pemishteve me kajsi, pjeshka dhe hurma, por njihen edhe për prodhimin e proshutave të thara, duke konkurruar denjësisht me fqinjët italianë. Ushqimin fantastik vendas, turistët kanë mundësi ta shijojnë në fermat dhe restorantet agroturistike, të vendosura në ndërtesat e vjetra të shekullit të 17-të.

Ndër të tjera, vende të shumta të Luginës kanë trashëguar edhe një histori gati 2000-vjeçare, e cila dëshmohet më së miri në mbetjet arkeologjike. Të tilla janë mbetjet e kalasë romake Castra, pranë lumit Hubelj, e ndërtuar rreth shekullit të 3-të, por edhe kishat e shumta baroke, apo Manastiri i famshëm Capuchin, në bibliotekën e të cilit ruhen dorëshkrimeve të rralla.

blank

blank

blank

blank

blank

Magjia e Pogradecit në vjeshtë Fotografi nga Dasha Gusho

Magjia e Pogradecit përmes fokusit të fotografes të talentuar Dasha Gusho.

 

blank blank blank blank

blank

blank

blank

 

Fotografitë: Dasha Gusho


Send this to a friend