Në emër të Famullitarit Dom Ndue Gjergji dhe Komisionit Organizator të Festës së 50 Vjetorit të Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve
10 Tetor 2022
Urime Famullisë së Zojës Pajtore të Shqiptarëve, Urime Dom Ndue Gjergjit dhe këshilltarëve të tij, Urime komunitetit shqiptar në Michigan! 50 Vite Historike! Një gurthmel i artë i jetës me Shkrimin Shenjt dhe i ruajtjes së identitetit shqiptar në Diasporë! Çfarë rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, por të suksesshëm 50 vjeçar! Falë besimit në Zot, kontributeve tuaja, përkushtimit tuaj, shërbesës tuaj, ja arritët. Bravo ju qoftë! Zoti jua shpërbleftë me hire dhe bekime!
Me datë 8 dhe 9 Tetor 2022, Famullia e Kishës Zoja Pajtore festoi 50 vjetorin e themelimit të saj. Kanë qenë disa muaj pregatitje të vazhdueshme nga Këshilli i kësaj Kishe dhe i Famullisë për këtë Jubile. Filloi me disa mbledhje të Këshillit të Kishës së Zojës Pajtore, i cili me kohë zgjodhi një Komision Organizativ që do të pergadiste Festën. Ky komision do të përbëhej nga anëtarë të dy Kishave motra, të Zojës Pajtore dhe te Shën Palit:
Dom Ndue Gjergji dhe Dom Fred Kalaj bashkëkryetarë,
Veterani i Kishës Dr. Gjeka Gjelaj si kryetar i Grupit të punës,
Valentin Lumaj u caktua si kordinator i aktiviteteve dhe ftesave ndaj miqve të Kishës,
Shkrimtari Zef Përgega u emërua si përgjegjës per drejtimin e Simpoziumit Shkencor kushtuar këtij përvjetori.
Aktivisti i Kishës, Ndrec Merdita u caktua për menaxhimin e Darkës Solemne dhe akmodimin e miqve të ftuar. Po ashtu në përbërje të këtij Komisioni u zgjodhën kryetarët e Këshillit të dy Kishave, Rrok Dedivani dhe Viktor Dedivanaj, si dhe aktivisti i Kishës së Zojës Pajtore, Marjan Gjetaj. Ndërsa dy javë perpara eventit të paralajmëruar, Komisionit Organizator ju bashkua edhe vëllai i Dom Ndout, biografi i Shenjtes Nëna Tereze, Dom Lush Gjergji, i ardhur enkas për këtë rast nga Prishtina, i cili erdhi si bekim nga Zoti në ndihmë të pregatitjes së Festës tonë.
Përveç këtij Komisioni, në pergatitjen e Festës kanë ndihmuar në mënyrë vullnetare dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm anëtarë të tjerë të Këshillit të kishës dhe të Famullisë: veteranët i Kishës, Pjetër Marku Stanaj dhe Vuksan Junçaj, Pjerin Preka, Fran Shkreli, Ednik Toma, Gjoka Lucaj, Luigj Nilaj, Gjon Pashki etj. Ky grup vullnetarësh nën drejtimin me competence të poltë nga Ndrec Merdita, bënë të pamundurën që Simpoziumi dhe Darka solemne të të realizoheshin në nivelin më të lartë. Ata u kujdesuan qysh nga pritja, transporti dhe akomodimi i të ftuarve, dekorimi i sallës, shërbimi i drekave dhe darkave për miqtë e deri ne do detaj tjeter të nevojshem.
Grupi grave dhe vajzave, të drejtuar nga znj. Gjina Merdita, punuan me përkushtim nuk pushuan asnjë ditë për shërbimin e ushqimit, pijeve dhe pastrimeve të nevojshme mbas do eventi.
Ndihmë të pakursyer kanë dhënë edhe grupi i këshillit të Kishës së Shen Palit, i kryesuar nga Viktor Dedivanaj dhe Edvin Hoti. Vlen të theksohet se me shumë rëndësi ka qenë harmonia e plotë dhe bashkëpunimi vëllazëror dhe vullneti pozitiv shpirtëror në mes këshillit të dy Kishave shqiptare motra.
Me kohë u pregatit lista e të ftuarve për të marrë pjesë në Festën e Kishës. Këta miq të ftuar përfshinin hierarkinë e lartë të kishës shqiptare, trupat dipomatikë të shteteve shqiptare të akredituara në Washington DC, përfaqësues të lartë të shtetit Amerikan, senatorë dhe kongresistë, figura të shquara të komunitetit dhe shoqatave atdhetare.
Ky Jubile ishte projektuar me të gjitha parametrat e një Festë të madhe mbështetur në tre aspekte themelore: 1-Historik, me nje Simpozium Shkencor kushtuar historise së kësaj famullie që nga krijimi i saj deri në këtë përvjetror, 2- shpirtëror me një Meshë Shenjte Solemne kushtuar këtij përvjetori, 3- festiv, me një Darkë të madhe mirënjohjeje Gala.
Sigurisht që pjesa substanciale e kësaj feste ishte Simpoziumi Shkencor i cili u mbajt në sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” me datë 8 Tetor 2022.
Simpoziumii filloi punimet në orën 10 paradite, siç ishte parashikuar. Pjesëmarrja ishte e madhe, rreth 150 me persona të njohur të komunitetit e ndoqën me prezencën e tyre në sallë, ku ranë sy prezenca e hierarkisë së lartë të Kishës Katolike shqiptare si: Ipeshkvi i Prishtinës mons. Dodë Gjergji, kryeipeshkvi i Tivarit, mons. Rrok Gjondheshaj, Biografi i Nënë Terezea, mons. Dr. Lush Gjergji, provinciali françeskan i Nunciatës Shkodër-Mali I Zi, Patër Pashko Gojçaj, përfaqësuesi i Këshillit të Kishës Autoqefale shqiptare të Shën Thomait në Farmington Hills, z. Nikolla Bulka, famullitari i nderuar i pensionuar i kishës së Shën Palit, Dom Anton Kcira, Famullitari aktuali Kishës së Shën Palit dom Fred Kalaj, Diplomati, shkrimtar dhe poeti dissident, ish i burgosri politik, Visar Zhiti, Xhakoni i ardhur nga Chicago, Lek Brisku, poeti i njohur shkodran Ramazan Çeka etj
Fjalën e hapjes e mbajti, i zoti i shtëpisë, Dom Ndue Gjergji, i cili mbasi uroi të pranishmit për përvjetorin e famullisë, shfaqi falenderimet dhe mirënjohjen e tij dhe të Kishës për pjesëmarrësit dhe ligjëruesit.
Më pas përshendeti z. Ndrek Guri, mik i afëtrt i Dom Prenk Ndrevashës dhe autori i librit të parë mbi jetën e Dom Prenkës.
Përshëndeti gjithashtu z. Ndue Ftoni, kryetari i shoqatës Dukagjini, trevë nga ka origjinën Dom Prenk Ndrevashaj.
Simpoziumi u drejtua me profesionalizëm nga Zef Përgega dhe znj. Rita Gjelaj.
Temat e kumtesave ishin përzgjedhur bazuar në tri dimensionne, Historia 50 vjeçare e Kishës, jeta dhe vepra e themeluesit të kësaj Famullie Dom Prenk Nrevashaj dhe famullitarit aktual Dom Ndue Gjergji, roli i kishës ne ruajtjen dhe transmetimin e vlerave kombetare shqiptare te gjuhës, kultures dhe traditave shqiptare në Diasporë, si dhe mardhëniet e Kishës së Zojës Pajtore me institucionet e tjera fetare dhe atdhetare.
Renditja dhe prezantimi i temave ishte sipas radhës:
Dr. Gjek Gjelaj: “Kisha e Zojës Pajtore, fener drite dhe burim shprese në komunitet”, një kumtesë e cila ishte e përqëndruar në historinë e Famullisë Zoja Pajtore që nga ardhja e Dom Prenk Ndrevashës në Michigan në vitin 1971 dhe meshën e parë të mbajtur me 27 Mars 1971 në Resurrection Church në Detroit. Kjo datë shënon edhe krijimin e Famullisë së Zojës Pajtore. 50 vjeori i kësaj famullie ishte planifikuar vitin e shkuar, por që u shty per shkak të pandemisë virale.
Patër Pashk Gojçaj: “Mos harroni vendlindjen, eni t’takohemi”, foli mbi ruajtjen e katolicizmit ndër shqiptaren në Mal të Zi, u ndal në misionin dhe punën në rrethana të vështira të themeluesite të famullisë së Zojës Pajtore dhe arritjet e pasuesit të tij Dom Ndue Gjergji në rritjen e e famullisë në të gjitha dimensionet.
Z. Zef Përgegaj: “Dom Prenk Ndrevashaj, visar i letërsisë moderne shqiptare”, paraqiti një vështrim historik mbi gjenezen e krishterimit të shqiptarëve në Amerikë dhe Kanada. Po ashtu, foli për ngritjen e qendrave të kultit dhe kontributin e tyre dhe veçoria e krijmtarise letrare të Dom Prekës dhe sidomos të novelave të tij.
Z. Valentin Lumaj: “Dom Ndue Gjergji, një jetë në shërbim të Krishtit dhe të Kombit”, Shfaqi një historik të detajuar mbi ngjarjet pikante të jetës dhe aktivitetin meshtarak dhe patriotik të heroit të gjallë të Kishës Zoja Pajtore dhe të komunitetit, Dom Ndue Gjergjit, që nga shugurimi i tij meshtar, takimi me Nënë terezen, takimi me Atin e Shenjte Papa Françeskun, si dhe aktivitetin, Dom Ndout në ruajtje të gjuhes, kulturës dhe traditave shqiptare. Kumtesa e tij u shoqërua me fotografi dhe video të paraqitura në projector.
Znj. Merita Bajraktari McCormick, MBA: “Natyra Misionare e Kishës – Një pemëz e re në Ëashington DC, kishte të bënte me përpjekjet e shqiptarëve në Arlington, Washington DC për krijimin e një komuniteti katolik, roli vendimtar i znj. Merita Bajraktari McCormick në krijimin e këtij komunteti, ndikimi motivues i Dom Lush Gjergji si biografi i Shenjtes Nëna Tereze dhe i Dom Ndue Gjergjit në punën e saj në krijimin e këtij komuniteti dhe mardhëniet e mira të bashkëpunimit të Komunitetit Katolik të Arlingtonit me FAmullinë e Zojës Pajtore.
Z. Frank Shkreli, i cili nuk arriti të merrte pjesë fizikisht për arsye personale kishte derguar “Kumtesë me rastin e 50-Vjetorit të themelimit të Famullisë së Zojës Pajtore të shqiptarëve: Në shërbim të Zotit dhe Atdheut”. Studimi i z. Frank Shkreli përqëndrohej mbi rrugëtimin e Famullisë së Zojës Pajtore, aktivitetin e dom Prenk Ndrevashës jo vetëm si klerik atdhetar dhe humanitar por edhe si udhëheqës largpamës që diti të frymëzojë komunitetin drejt së ardhmes. Fjala e z. Frank Shkrei u lexua nga aktivistja Huana Kurti
Dr, Lisandër Kola, profesor në Universitetin e Michiganit UM lexoi temën: Poezia dhe korresponcenca e Dom Prenk Ndrevashaj” paraqiti stilin e veçantë të krijimtarisë poetike si dhe u përqëndrua mbi korespondencën letrare të Dom Prenkës.
Z. Franc Grishaj me temën: Mardhëniet e Kishës Zoja Pajtore me institucionet e tjera fetare dhe komunitetin”, paraqiti një historik të mirëorganizuar dhe të detajuar me vende the data mbi ngjarjet kryesore të krijimit dhe rrugëtimit të intitucioneve fetare në Michigan dhe mardhëniet e shkëlqyeshme të bashkëpunimit në mes tyre.
Dr. Ines Murzaku ishte planifikuar që të paraqiste temën “Jeta e nënë Tërezes dhe ndikimi i saj në Famullinë e Zojës pajtore”, nëpërmjet Zoom-it, por që për arsye teknike, lidhja nuk u realizua, por kjo kumtesë sikursë të gjitha kumtesat e tjera do të përmblidhen në një libër të veçantë në muajt në vazhdim.
Muret e sallës së Simpoziumit, ishin mbushur me fotografi në kuadër të një ekpozite të realizuar nga Shkrimtari i njohur Zef Përgega.
Simpoziumi u përcoll nga media televizive dhe të shkruara si, Zëri i Amerikës, dy ekipe te televizionit shqiptar RTSH te drejtuar nga z. Marash Mirashi dhe Engjëll Ndocaj, televizionet shqiptare në Michigan, ACTV dhe ALBTVUSA dhe televizione të tjera. Nga New York-u kishte ardhur enkas për të pasqyruar këto aktivitete, gazetari i mirënjohur i Bota Sot, z. Beqir Sina dhe gazetarë të tjerë.
Në mes të Simpoziumit pati një pushim të shkurtër dhe Simpoziumi i përfundoi me sukses punimet në oren 2:30 mbasdite. Fill pas Simpoziumit, u shtrua një drekë e plotë për të ftuarit dhe të pranishmit, e cila u kalua në diskutime dhe biseda vëllazërore.
E Diela, me 9 Tetor 2022, shënoi dy aktivitete të jashtëzakonshme për jetën e famullisë së Zojës Pajtore: Mesha Shenjte dhe Darka Solemne Gala.
Qysh në mesditë Kisha e Zojës Pajtore është mbushur plot me besimtarë. Ambienti i Kishës është rreth altarit është dekoruar më lule të freskëta dhe zbukurime të tjera si për festë, meritë e punës së palodhur të murgeshës Motër Vitore Rushaj. Motër Vitorja shërben më devocion për 14 vite në Kishën e Zojës Pajtore, e kudo-ndodhur, intelektuale dhe një këshilltare e mirëfilltë por edhe e përvuajtur në ndihmë të do personi në nevojë, një shëmbëlltyre e vërtetë e Nënë Terezes në Kishën tonë.
Në orën 12:30 fillon procesioni i Meshës Shenjte. Në krye prin Kryqi i Shenjte i Krishtit në duart e një të riu besimtar, më pas disa të rinj shqiptarë me veshje kombëtarë shqiptare. Më pas një grup i madh femijësh që ndihojnë gjatë meshës. Pas tyre, me shkrimin Shenjt, Biblen e ngritur lart eshtë xhakoni Lekë Brisku, i pari Xhakon shqiptar në shtetin e Chicago-s, i ardhur enkas për këto aktivitete. Në fund të kolonës dallohen Hierarkia e lartë Kishes, Dom Ndue Gjergji, monsinjor Rrok Gjondheshaj, monsinjor Dodë Gjergji, Monsinjor Lush Gjergji, i deleguari i posaçëm i Kryeipeshkvit të Dioqezës së Detroitit, Shkelqësisë së tij Alen Vigneron, Dom Anton Kcira, Dom Fred Kalaj, Dom Mark Gjonaj, murgesha Motër Vitore Rushaj dhe oborrtarë të tjerë.
Meshën Shenjte e përcollën me lutje dhe përkushtim, poeti Visar Zhiti I ardhur nga Chicago dhe dhe znj. Merita Bajraktari McCormick e ardhur nga Washington DC.
Mesha Shenjte u drejtua nga monsinjor Rrok Gjondheshaj, predikimi u mbajt nga monsinjor Dodë Gjergji ndërsa lutjet e besimtarëve u lexuan nga dr. Gjeka Gjelaj.
Besimtarët e shumtë përjetuan një ndër meshët më të bukura, më të veçanta në historinë e Kishës. Është shumë e rrallë që të gjesh në një meshë të gjithë ato personalitete të larta të Kishës, të cilët i dhanë të gjithë madhështinë dhe solemnitetin e një feste jubilare.
Mbas meshës, në ambientet e Qendrës Kulturore, u shtrua një drekë për të ftuarit, miqtë dhe besimtarët.
Po atë ditë, në orën 7 të mbrëmjes, u hapën dyert e sallës së Qendrës Kulturore Nënë Tereza, e cila nodhet në oborrin e Kishës dhe është pronë e Kishës Zoja Pajtore. Salla u mbushplot dhe tej mase nga besimtarët, anëtarë të Famullisë dhe nga komuniteti. Bazuar mbi hapësirat dhe kapacitetin e sallës, në darkë ndodheshin mbi 500 pjesëmarrës. Darka u menaxhua në mënyre perfekt nga aktivisti Kishës Ndrec Merdita dhe grupi i tij i punës, te cilet ishin parapregatitur me kohë për këtë Darkë.
Në orën 7:30, në sallë parakalojnë flamujt amerikan dhe shqiptar nën shoqërimin me tupan nga z. Arsid Ceka. Flamujt i shoqërojnë gjithashtu rreth 30 vajza dhe djem me veshje kombëtare shqiptare.
Darka hapet me këndimin e hymneve Kombetare shqiptare dhe Amerikane të kënduar me profesionalizëm nga artistja Ermelinda Paparisto, e cila për rreth 20 vite këndon këngët gjatë meshëve të kesaj Kishe dhe rastë të komunitetit në Michigan. Ermelinda me talentin e saj është një vlerë dhe një asset më vehte ne komunitet .
Fill mbas hymneve, grupi i valles së Kishës Zoja Pajtore, kërcyen dy-tre vadhe të trevave të ndryshme shqiprtare. Vlen të theksohet se ky grup, i përbëre nga mbi 30 femijë dhe të rinj të Famullisë Zoja Pajtore, ka një vit që është krijuar dhe janë në nivel professional falë drejtimit nga koreografja e talentuar Joli Paparisto. Ky grup i valles, së bashku me klasat e gjuhës shqipe dhe të instrumenteve janë në kuadër të departamentit të kulturës në qendrën kulturore Nënë Tereza të kësaj Kishe te drejtuar nga anëtri i këshillit të Kishës z. Valentin Lumaj.
Darka u drejtua me kompetencë nga dr. Gjeka Gjelaj, doktor i shkencave filozofike, arsimtar i pensionuar nga shkollat e mesme në Detroit, aktivist i Kishës Zoja Pajtore për afër 50 vite, dhe nga znj. Merushe Lumaj, e diplomuar në Wayne State University, mësuese ne shkollat e mesme ne Detroit, nënë e gjashte fëmijëve, anëtarë e Kishës Zoja Pajtore për 25 Vite.
Në moderim asistoi edhe znj Rita Gjelaj, nënë e tre fëmijëve, e diplomuar dhe arsimtare në shkollat në Detroit metro, anëtare e Kishes per rreth 25 vite.
I deleguari i posaçëm i Kryeipeshkvit të Dioqezës së Detroitit, Shkelqësisë së tij Alen Vigneron, Dom Ndue Gjergji, Dom Fred Kalaj bënë bekimin e Darkës. Dom Fred Kalaj tha një lutje, e cila kishte notat e gëzimit, të suksesit dhe të falenderimit ndaj Zotit dhe kontributit të komunitetit në rrugëtimin 50 vjeçar të Kishës Zoja Pajtore.
Më pas Sopranoja e njohur e komunitetit shqiptar, znj. Nina Gojçaj, këndoi me mjeshtëri “Ave Maria”, e cila u prit me entuziazëm dhe ovacione në sallë.
Darka vazhoi me përshëndetjet dhe urimet e përzemërta nga të ftuarit e Nderit, përfaqësues të lartë të klerit katolik dhe mysliman.
Përshendeti i pari, monsinjor Rrok Gjondheshaj, i cili mbas urimeve të përzemërta për festën e Famullisë, theksoi rolin dhe misionin e rëndësishëm që ka Kisha shqiptare në Diasporë. Fjala e tij u pasua nga udhëheqësi i Qendrës Islamike shqiptare në Detroit, Imam Shuajb Gërguri, i cili theksoi në fjalën e tij njohjen personale me Dom Prenk Ndrevashën dhe mardhëniet e mira të Xhamisë që ai drejton me Kishën e Zojës Pajtore.
Më pas përshëndeti monsinjor Dodë Gjergji, i cili vlerësoi shqiptarët në emigrim si “shpiponjat” që fluturojnë lart dhe larg por dijnë të kthehen në fole. Po ashtu ai i thuri lavde dhe vlerësoi aktivitetin e Dom Prenk Ndrevashajt.
Drejtori Rajonal i Zyrës së Senatorit Gary Peters, Mr. Kevin Hrit, uroi pjesëmarrësit për përvjetorin e suksesshëm të Famullisë. Po ashtu ai paraqiti edhe një letër zyrtare të dërguar nga Senatori Peters për Kishën tonë.
Nga trevat e Malësisq së Madhe përshëndeti provinciali françeskan i Nunciatës Shkodër-Mali i Zi, Patër Pashko Gojçaj, i cili vlerësoi punimet ë Simpoziumot Shkencor mbi jetën e Famullisë së Zojës Pajtore. Në këtë mënyrë theksoi ai, historia e jetuar tashmë është e shkruar dhe mbetet përgjithmonë. Ai solli në kujtime Dom Prenk Ndrevashën si dhe falenderoi Dom Ndoun për ndikimin e tyre në jetën e tij meshtarake.
Biografi i Nënë Terezes, mons. dr. Lush Gjergji, foli mbi lidhjen shpirtërore të Nënë Terezes me popullin shqiptar dhe ndihmën e madhe të nënë Terezes në shtegëtimin e saj drejt amshimit influencoi kudo në botë: “ju lutem shpëtojeni popullin tim shqiptar”. Ai uroi që kjo Festë të na përforcojë ne të vërtetën, në të drejtën në vllazërim dhe në dashuri më njëri tjetrin.
Shkrimtari disident, Visar Zhiti, theksoi se na janë dashur jo 50 vjet, por qindra vjet përpjekje dhe sacrifice për të mbërritur në këtë darkë të madhe. Sonte theksoi ai, ” Zoti ka bërë mrekulli me ne, jemi në një mbrëmjë si një kurorë e artë, një kurorë si margaritarë, si rubin shkëlqejnë sytë tuaj” dhe uroi që të mblidhemi sërish në 100 vjetorin e Kishës tonë.
Znj. Merushe Lumaj, më pas në emër të shoqatave atdhetare ftoi për një përshëndetjë kryetarin e Federatës Vatra, z. Elmi Berisha. Z. Berisha mbasi uroi 50 vjetorin e Famullisë së Zojës Pajtore, vlerësoi rolin dhe ndihmën e mërgatës shqiptare në Michigan ndaj popullit shqiptar gjatë rregjimit komunist dhe në demokraci, falenderoi malësoret për kuntributin e çmuar në çlirimin e Kosovës dhe ndihmën ndaj dr. Ibrahim Rugova. Ai premtoi për një Vatër larg politikës, e cila do të veprojë si një ‘Vatikan” në interes të çështjeve kombëtare si dhe falenderoi miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij që e shoqëronin.
Dr. Gjeka Gjelaj thirri në emer dhe falenderoi te gjithe perfaqesuesit e shoqatave atdhetare qe ishin ne sallë: Federata Vatra, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Jetona e Makesisë, Shoqata Kosova, Shoqata Dukagjini, Shoqata Kastrati, Revisata Kuvendi, Shoqata Shoqata Koja etj.
Valton Gjolaj, nje femij 10 vjeçar shqiptar nga Malesia e Tuzit, këndoi një këngë folklorike më çifteli, si shembuli më i mirë i transmetimit të vlerave, gjuhës dhe traditave mlësore.
Më pas aktivistët e grupit të rinisë së Kishës, Mikel Shkëmbi dhe Steve Lucaj, paraqitën në monitor disa videomesazhe përshëndetëse për 50 vjetorin e Kishës tonë nga:
Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, monsinjor Arjan Doda
Kryeipeshkvi i arbëreshëve të Italisë, në Calabria, monsinjor Donato Oliveri.
Studiuesi Arbëresh, themeluesi i Biblotekës antike shqiptare “Beluschi”, Antonio Beluschi, arbëresh, mik i Kishës së Zojës Pajtore,
Dr. Ruki Kondaj, kryetare nderi e Shoqërisë Shqiptaro-Kanadeze, e cila ishte momentalisht për vizitë në Calabria pas një ftese nga arbereshet e italisë dhe realizoi intervistat më personalitetet arbëreshe,
Av. Antonio Chiaromonte, studiues arbëresh, përfaqësues i Ipeshkvit të arbëreshëve në Frascito, Calabria.
Më pas u lexua një letër urimi përshëndetëse nga shkrimtari prof. Sami Repishti, dërguar Kishës së Zojës Pajtore për këtë përvjetor.
Mesazhe urimi kishin derguar edhe udheheqësi Teqes Bektashiane në Taylor Michigan, Dervish Elidon Pashaj, shkrimtari i njohur Naum Prifti dhe Myftiu i Tiranes, Ylli Gurra.
Theksoj, se këto përsonalitete të kulteve fetare dhe të komunitetit kanë qenë të ftuar zyrtarisht, por për arsye të ndryshme, nuk kanë arritur që të marrin pjesë.
Në përfundim të Darkës Solemne, Dr. Gjeka Gjelaj, në emër të Dom Ndue Gjergjit dhe të këshillit të Kishes, lexoi një listë prej 50 personash nga Famullia e Zojës Pajtore, të cilët kanë kontribuar dhe shërbyer Kishës në mënyra të ndryshme. Këta persona theksoi ai, do të marrin nga ana e Kishës një çerifikatë Mirënjohjeje në një darkë të veçantë, enkas për këtë qëllim. Ai theksoi se numri i kontribuesve të Kishës është më qindra, por në mënyrë simbolike është vendosur numri 50 Mirënjohjeve për të kombinuar me 50 Vjetorin e Famullisë.
Këngëtari i njohur Fran Lucaj, kendoi për herë të parë një këngë kushtuar Kishës së Zojës Pajtore. Realizimi e kësaj këngë është një kontribut i poetit shkodran, Ramazan Çekaj, i cili pergatiti tekstin dhe me muzikë nga Saimir Beqaj ne bashëpunim me Studio Elvis Tërshana. Kënga u prit me ovacione dhe enduziazëm dhe u pëlqye nga të pranishmit.
Në përfundim Dom Ndue Gjergji, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen kontributet e vazhdueshme të komunitetit dhe theksoi se me besimtarë kaq të devotshëm, kaq të gjallë, kaq të bashkuar, kaq të integruar, Kisha e zojës Pajtore do të jetojë ndër shekuj.
E fundit, por më e rëndësishmja, arkitekt i kësaj Feste, sikurse i çdo aktiviteti të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, është famullitari Dom Ndue Gjergji, ky njeri vigan, udhëheqës i Kishës dhe udhëheqës i komuitetit shqiptar në Michigan, drejt besimit në Zot dhe drejt atyre vlerave origjinale shqiptare të mikpritjes dhe bujarisë, gjuhës shqipe, kulturës traditave dhe dokeve shqiptare.
Mbështetur edhe në konfirmimin e Komisionit Organizator, Festa e 50 Vjetorit të Famullisë ishte e suksesshme dhe ja arriti qëllimit të saj.
Komentet