VOAL

VOAL

Kisha-xhami në Kalanë e Shkodrës, Meksi: Kush përdor fenë për sherr, nuk beson në Perëndi

January 12, 2017
blank

Komentet

blank

“ÇLIRIMI” QË PUSHKATOI KORIFEJTË E PAVARËSISË!- Nga BESIM NDREGJONI

 

Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha e cila për 45 vite u bë diktatura më kriminale e pashembullt për gjysëm shekulli që pasoi. Ne sot i kujtojmë shoqërisë se çfar solli kjo ditë e zezë për shqiptarët, bilancin e krimit komunist, dhe këtë bilanc nuk e kishim ne në arkivat tona, por e kishin ata që muarën pushtetin me 29 nëndor 1944. Se ne nuk kishim arkiva, shtetin e kishin marrë kriminelët të cilët krenoheshin me krimet e tyre ndaj nesh. Bilanci që solli data 29 nëndor 1944 është e publikuar nga shteti shqiptar, ku mbi 6000 veta u pushkatuan dhe sot atyre ju jan zhdukur kufomat.

29 nëndor 1944erdhi me reprezalje të pa imgjueshme për popullin shqiptar. “Çlirimi”i 29,tës, pushkatoi korifenjtë e pamvarsisë 1. Bedri Pejanin 1946, 2.  Lef Nosi, 1946

dënuan me burgim politikë 1. Qazim Kokoshi 1947.  2. Shefqet Daiu 1946 

3. Zihni Abas Kanina Hamzaraj. 1957. 4. Ferit Vokopola 1967.  Vdiqën jashtë Shqipërisë të degtisur nga diktatura e 29 nëndorit 1. Mithat Frashëri 1949,  2. Mustafa Kruja Merlika1958, 3. Rexhep Mitrovica 1960, 4. Dhimitër Berati 1970.

Xhelatët komunistë vranë mbi 109 shqiptar në Tiranë ku në mes tyre ishin dhe 39 intelektualë të fushave të ndryshme që i shërbenin administrimit të shtetit shqiptar. Partizanët komunistë hodhën në erë varrin e pinjolles, fisnikes  së njohur Tiranase, Nënës Mbretëreshë Sadie Toptani. Përdhunimet e varreve kishin filluar që në Berat kur u instalue Qeveria e sadistit Enver Hoxha , kur partizanët komunistë nxorën eshtrat e Kryeministrit Vrioni dhe  i hodhën në lumin Osum. Vazhduan me hedhjen e eshtrave të Homerit Shqiptar At Gjergj Fishtës në lumin Drin. Vazhduan me pushkatimin e elitës së Kombit, ku etrit e pamvarsisë i pushkatuan dhe sot në 111 vjetorin e mëvetësisë së kombit tonë shumica e këtyre korifenjve që i dhanë pamvarsinë Shqipërisë ndodhen pa një varr në tokën e tyre. 29 nëndori 1944 pushkatoi 28 nëndorin e Skenderbeut , e të Ismail Qemalit . Vazhduan me pushkatimin e deputeteve që kishin bashkëpunuar me to në vitet e luftës së dytë botrore. Mbi 36  mijë shqiptarë burgosën politikishtë, dhe u torturuan në mënyrë çnjerzore, vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje u internuar që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90 vjecare. Shkatrimi total i shoqërisë me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e xhveshur nga cdo lloj mentali moral e shoqëror. Sot atdheu im Shqipëria mbas 79 vitesh ndodhet e ndarë, se nuk u dënua krimi i 29 nëndorit 1944 .

29 nëndor 2023,  mbas 79 vitesh në pushtet është një mazhoranca politike që evokon “betejat e lavdishme” të epopesë së luftës kaçaçke nën drejtimin e “komandantit legjendar” sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kuroruzohet me një shifër imagjinar të 28.000 dëshmorëve, lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën në historigrafinë 79 vjecare, si për të dëshmuar faktin se ishte gjetje e bukur e imagjinatës se ndonjërit që vendosi ti jap cdo km katror të truallit shqiptar një martir imagjinar të luftës për komunizëm.

Data 29 nëndor 1944 i bëri shqiptarët komunist vrasës të vëllezëve të tyre dhe spiun të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 79 viteve, u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të organizueme, u mbajt me arbitraritet e çizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët armiq shekullor të ekzistencës së kombit tonë .
Sot pushteti politik i udhëhequr nga trashgimtarët e xhelatëve të komunizmit e quajnë këtë datë “nata e bardhë” e quajnë nderim dhe sakrificë luftën” imagjinare” të komunistëve.

Ne familjet antikomuniste, perulemi ndaj viktimave se ata u vranë pa faj. Çdo jetë shqiptari që është flijuar me besim në mbrotje të kombit kundra pushtuesve duhet të nderohet, ne çmojmë dhe nderojmë Borovën dhe përulemi me nderim ndaj jetëve të tyre.. por nuk mund të nderojmë veprimet kriminale të njësive guerile që vrisnin ata shqiptarë që s’pranonin të ishin komunistë. Dhe ata të vrarë shqiptarë janë trefishi i pushtuesve që u vranë gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë , ne nderojmë ata të rinj shqiptarë që u vranë për idealet e lirisë pamvarsisht se ishin me bindje komuniste, ashtu siç nderojme luftëtaret antifashistë Abas Kupin, Mujo Ulqinakun dëshmorin e pare antifashit në europë, Hamit Matjanin, Hysni Lepenicën, Muharrem Bajraktarin e Gani Beg KryeziunSafet Butkëne Llan Destan Ndregjoni. Homazhe në varreza që pushteti diktatorial i pat vendosur, dhe në atë varrezë nuk ke asnje dëshmorë që është vrarë kundra fashizmit nazizmit vetem se ata nuk njiheshin dëshmorë nga regjimi që ndërtoi atë parcelë. Është ky kaos moral e shoqëror është kjo zbrazëti shpirtëror qe lejoi kaosin politik që kemi jetuar e jetojmë për afër 33 vite tranzicion. Dhe është ky kaos politik që lejon sot daljen në skenë të partive politike në mbrotje të terrorit varfërisë , çnjerzore, që na imponuan satrapi aziatik shqiptar dhe këlyshtë e tij. Me pompozitetet dhe delirin e diktatorit Hoxha mazhoranca aktuale përpara atyre që i quan veteran, dhe janë pjesmarrës direk në vrasjet e kundërshtarve të komunizmit në 29 nëndor, etikoi tradhëtar mijëra shqiptar që i vrau kjo datë. Po ju trashgimtarë të xhelatëve të 29 nëndorit, a jeni tradhëtar të sistemit ku jemi që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëndorë,. Nënat motrat, djemtë kërkojnë eshtrat të ju bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kan se ju heshtni ndaj të drejtës njerzore të tyre. Juve, nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëndori i Enver Hoxhës. 
Pesha e luftës së djeshme para degradimit moral ku kishin ra komunistët shqiptare dhe sot trashgimtarët e tyre nuk mund të njihet e të jetë pjesë e historisë kombëtare. Cila mendje normale , cila ndërgjegje njerzore , cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin e marrzishëm dhe shtazarak me rikujtue tmerret e së kalueme komuniste, dhe me një far krenarie neveritse. Ata që rikujtojnë datat simbol të diktaturës ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushoi në gjumin e vdekjes pa ringjallje. Por , çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errsirat e burgjeve të natës pa hënë që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhensëbashku.

6000 familje presin eshtrat dhe një MUR memorizimi të cilën kjo mazhorancë politike  sunduese heshtdhe nuk denjon ta japi. Pse kjo nostalgji këmgulse për diktaturën dhe mos denimin e një sistemi shkatrimtar të denuar nga e gjithë bota e qytetëruar ? Para një gjendje kaq dëshprurese që pasqyron nostalgjinë për terror, varfëri e izolim nga bota e jashtme, mijëra viktima shqiptare të dates 29 nëndor përsërisim , sëbashku me poetin:
“Na lini, në ëmbëlsi, jetën të rijetojmë.
Mos na tregoni përsëri qen që kafshojnë” (Nellie Saks) 29 nëndori i 1944 është data e vendosjes së diktaturës komuniste, dhe ska asnjë lidhje me çlirimin e vendit.

Fatkeqësishtë Shqipëria u pushtuan në 1939 nga fashizmi, në 1943 nga Nazizmi, dhe në 1944 nga diktatura komuniste.
Ne, çdo datë 29 nëndor do të kujtojmë krimet që solli kjo datëdiktatoriale. Dhe do ti kujtojmë Ata, e do të reflektojmë mbi krimet komuniste që mos ti rivrasim përsëri.               

Ne , të mbijetuarit e diktaturës komuniste përfaqësojmë Paqen, pushteti politikë urrejtjen dhe krimin që fillon me 29 nëndor.
Paqja jonë do të fitoi mbi urrejtjen, dhe urrejtsit që krenohen me krimet. Paqja mbi urrejten do të jetë triumfatore e lirisë dhe dashurisë njerzore. Përbuzja dhe heshtja u përket kriminelëve dhe trashgimtarve të tyre. Kjo është e vërteta e “Çlirimit” 29 nëndor 1944!

Çdo datë që ka sjell diktaturë, nuk është çlirim por pushtim.

Ne, na përket nderimi si detyrim, për mos i rivrarë si data 29 nëndor korifenjtë e pamvarsisë shqiptare!

Besim NDREGJONI

blank

PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR- Nga Bledi FILIPI

 

Në FESh I 2009, gjejmë këtë shpjegim:

Simbol i kombit dhe i shtetit shqiptar, i luftërave shekullore të Shqiptarëve për liri e pavarësi, për ruajtjen e identitetit kombëtar kundër çdo përpjekjeje për nënshtrim dhe asimilim. Historia dëshmon se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu kishte një flamur të kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë. Shqiponja dykrenore ndeshet si simbol në kulturën tonë popullore dhe është pjesë e stemave të familjeve të mëdha feudale mesjetare edhe në variantin me një kokë. Pas pushtimit osman flamuri i Skënderbeut u ruajt edhe tek arbëreshët e mërguar. U përdor gjatë Rilindjes Kombëtare si simbol kombëtar dhe u mbajt gjatë kryengritjeve për pavarësi nga çetat atdhetare gjatë viteve 19091912. Ngritja e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, ishte shprehja simbolike e Shpalljes së Pavarësisë. Flamuri kombëtar u bë edhe simbol i shtetit të pavarur shqiptar. Flamuri shqiptar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes (Neni 14/2 i Kushtetutës së RSH). Format, përmasat dhe rregullat e përdorimit të flamurit kombëtar janë përcaktuar në Ligjin nr. 8926, dt. 22.07.2002, Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Po ç’thotë ligji për Flamurin Kombëtar?

Flamuri Kombëtar është i shqenjtë për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Format dhe përmasat e Tij janë paracaktuar në Ligjin 8926/2002 të mbështetur në nenet 14, 78, 81 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:

Ligjin 8926/2002 me disa ndryshime në dt. 8 gusht 2022, PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHEPËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Neni 3

Format dhe përmasat e flamurit kombëtar

1. Flamuri kombëtar paraqet një fushe me ngjyre te kuqe gjaku, me një shqiponje te zezë dykrenore në mes, me krahë të hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtate pende.

2. Përmasat e flamurit kombëtar përcaktohen ne raportin 1 me 1,4 njësi. 3. Pamja e flamurit kombëtar, fortësia e ngjyrave te tij dhe raportet janë ato te përcaktuara në shtojcën nr .1, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij.

Një vështrim historik për Flamurin Kombëtar

Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër Perandorisë Osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Mendime mbi origjinën

Shqiponja ka qenë dikur, në periudhën e Romës antike, simbol i këtij shteti. Edhe sot të dy klubet e njohura të futbollit në Romë si Roma dhe Lacio mbajnë përkatësisht simbole antike, nga ku i pari kokën e ulkonjës së kapitalit dhe i dyti shqiponjën me krahë të hapur. Si simbol i Romës, shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i Madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për dhjetë shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej “qytetit të përjetshëm” (Romës). (Histori e Popullit Shqiptar. Tiranë 2002, fq.294)

Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) që kishte origjinë ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ia dhuroi simbolin perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumëkombëshe si princat rumunë, bullgarë, gjermanë, rusë, serbë, grekë, shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte të ngushta ekonomike e kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i Kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë Perandorisë së Lindjes. Flamuri origjinal bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij fillestare me shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë.(Historia e Popullit Shqiptar, fq.433)

Deri sot shumica e shqiptarëve mendojnë se flamuri i tyre është flamuri i Skënderbeut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me saktësi se kur Skënderbeu përdori si simbol të shtetit të tij shqiponjën dykrenore. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë figurën e një princi (burri) me flokë të gjatë dhe togë (Gjin Varfi, Heraldika shqiptare, Tirane 2000, fq. 27).

Shqiponjën dykrenore e kanë përdorur si simbol të tillë edhe Arianitët, Cernojeviçët e Zetës, Lek Dukagjini, etj. Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V, Mbreti i Napolit, me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetës më 26 Mars 1451. Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arnaldo Fonoleda. Simboli përfaqësues i shtetit të Skënderbeut del përsëri në një katalog venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin “Fisnik i Republikës”. (ASh, HPSh, f. 434). Po kështu ky simbol ruhet i gdhendur në varrin monumental të Kostandin Kastriotit, ndërtuar në vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve në Napoli (Itali).

Njëlloj si në flamur Skënderbeu e përdori shqiponjën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa sipër, edhe në vulën e tij të madhe, të cilën e përdorte në dokumentat zyrtare. Ndërkohë kur Kastriotët u larguan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut, ata jo vetëm e ruajtën simbolin e tyre por e përdorën gjerësisht atë si stemë të heraldikës së tyre.

Dy Nëntorët

Në mënyrë faktike, vetë data, simbolizohet nga një sërë rrethanash të paracaktuara ose jo, mbi çaste kyçe të një kombi të tërë.

Gjithçka, filloi më 28 nëntor 1443.

Ishte viti shumë i largët 1443, kur në këtë ditë të shënuar, heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi kalanë e Krujës, duke e çliruar atë nga pushtimi osman.

Në mënyrë faktike, vetë data, simbolizohet nga një sërë rrethanash të paracaktuara ose jo, mbi çaste kyçe të një kombi të tërë.

Plot çerek shekulli, me një ushtri të përbërë nga 10 mijë ushtarë, ai qëndroi i palëkundur ndaj forcave osmane. Kështu, duke u bërë një qëndrestar i vërtetë, i cili e mbajti larg Evropës pushtuesin Osman, deri në çastin kur vdiq, më 17 janar 1468.

Do të duhet të kalonin 469 vite, për ta riparë Shqipërinë sërish larg zgjedhës osmane – të lirë.

 

Nëntori i dytë

Nëntori më i rëndësishëm për shqiptarët mbetet pa diskutim ai i vitit 1912 – edhe pse i dytë.

Nën gjurmët e historisë, duke ndjekur Skënderbeun, Ismail Qemali, nisi rrugëtimin e tij drejt qytetit bregdetar të Vlorës, ku dhe nga ballkoni i shtëpisë së tij, ngriti flamurin – sërish me shqiponjën dykrenare, të qëndisur nga Marigoja – dhe e shpalli Shqipërinë të pavarur nga perandoria osmane.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ishte organi i cili e shpalli mëvehtësinë. Ky akt shpalljeje, përbën një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Kjo ditë, përkujtohet si fryti i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

 

Dalja nga zgjedhja pesëshekullore e osmanëve, ishte një aspekt. Por aspekti tjetër – edhe më i rëndësishëm – ishte ai i krijimit të një Shqipërie me zhvillim ekonomik. Kjo, si thirrje për daljen nga prapambetja e pushtimit.

Me pushkë dhe me penë, Shqipëria ishte e pavarur dhe historia moderne e saj, do të merrte jetë.

Rreth etimologjisë së fjalëve flamur dhe shqipe

Në këtë shkrim nuk mund të rrija pa dhënë edhe etimologjinë shkencore të fjalëve flamur dhe shqiponjë. Dhe

FLÁMUR (FLAMUR) m. “copë pëlhure që shërben si simbol i një shteti”. Fjalë e mbarë gjuhës, që e kanë edhe ligjërimet e diasporës. Huazim nga gr. e re φλάμουρον, φλαμού- ρι me burim prej lat. flamma “flakë”. Dy pozicionet e theksit (flámur e flamúr) e kanë burimin në format e ndryshme të gjuhës dhënëse. Nuk e ka Buzuku, që përdor bandjerë (nga it. bandiera), por del te Budi: e flamuri ende munë baretë (RR). Rrjedhoja: flamurtar, flamuras “një lojë që luhet me flamur”. Ka depërtuar në toponimi: Mal’e Flamurit në Margëllëç të Çamërisë. Përdoret si antroponim.

(Bibl.: Camarda II 165, Miklosich AF II 27, Meyer EW 107, Weigand Wört. 20, Rrota Fj. 16, Uhlisch NL 130, Çabej SE IV 199).

SHQIPE f. “shqiponjë; lat. Aquila melanaetus”. Fjalë e mbarë gjuhës. Për burimin e saj duhet pasur parasysh se shqipja është një shpend grabitqar me sqep të fuqishëm, me të cilin rrëmben qenie të gjalla, prandaj është emërtuar prej sqepit të saj. Përmban parashtesën sh- me kuptim intensiv, rrënjën qep “sqep” dhe formantin -e të emrave femërorë, që e ka kthyer zanoren e njëjtë të rrënjës në -i- me anë të disimilimit (khs, shteg shtigje). Dëshmohet së pari te Buzuku: aty të embeli- dhenë edhe shqypetë “congregabuntur et aqui- lae”. Prej emrit shqipe, rrjedhoja shqiponjë me prapashtesë mocioni. Të dy këta emra përdoren si antroponime për gjininë femërore. I fundit edhe si patronim (Gramsh). Ka depërtuar në toponimi: Mali i Shkypes në Blinisht të Pukës, Guri i Shqipes në Korçë, Librazhd, Mirditë e Bulqizë, Bregu i Shqipes në Çamëri.

(Bibl.: Stier nr. 74, Camarda II 152, Meyer EW 276, Jokl LKU 307, Xhuvani-Çabej BSS 4, 1956, 96, Taglia- vini Strat. 141, Hetzer BA N. F. 7, 1982, 130, Landi SLA 14, 1989, 120, Orel AED 434, Topalli Sist, zan. 187).

blank

Hulumtim i REL-it: Rusët e lidhur me Kremlinin të punësuar në OSBE

Fotografi ilustruese.

Carl Shreck, Maja Zhivanoviq, Riin Aljas

Dy ditë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, zëvendësministri i Jashtëm, Andrei Rudenko, iu adresua Dhomës së Ulët të Parlamentit në atë që do të shndërroheshin në hapat e parë të Kremlinit për të aneksuar territorin e rajoneve lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut.

Në adresimin e tij u përfshinë akuzat se Ukraina po “sabotonte” negociatat e mbajtura nga Grupi Trepalësh i Kontaktit, i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), trup rajonal i sigurisë me 57 anëtarë që ka selinë në Vjenë dhe që aktualisht e gjen veten në krizë për shkak të vetove ruse para një takimi kyç të Këshillit Ministror më 30 nëntor.

Rudenko kishte njohuri të thella për OSBE-në, udhëheqja e së cilës menjëherë pas dy ditësh dënoi pushtimin rus, dhe jo vetëm sepse ai më herët kishte shërbyer si i dërguar i lartë rus në këtë organizatë.

Në kohën e pushtimit rus dhe negociatave trepalëshe, gruaja e Rudenkos po shërbente si politikane e lartë dhe asistente administrative në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së. Ky post i dha asaj qasje në takimet e nivelit të lartë të OSBE-së dhe në informacione, sipas një zyrtari të Bashkimit Evropian.

Bashkëshortja e Rudenkos, e lindur në Kirgizi dhe e quajtur Saltanat Sakembaeva, është një prej disa shtetasve rusë, punësimi i të cilëve në OSBE ka rritur shqetësimet lidhur me qasjen e Kremlinit brenda trupit ekzekutiv të organizatës që ka luajtur rol qendror në monitorimin e agresionit rus në Ukrainë dhe përpjekjeve për të ndërmjetësuar mes Moskës dhe Kievit, gjeti një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.

Vetot ruse, Ukraina dhe OSBE-ja e paralizuar

OSBE-së, që merr vendime bazuar në konsensusin e plotë të 57 anëtarëve, i është bllokuar puna nga vetot ruse.

Për shkak të kundërshtimit rus, Misioni i Posaçëm Monitorues i OSBE-së në Ukrainë u mbyll pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurtin e vitit 2022.

Misioni kishte operuar për tetë vjet pas zaptimit nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe nxitjes së konfliktit të separatistëve të armatosur në rajonin lindor ukrainas, të njohur si Donbas, më 2014.

Para takimit të Këshillit Ministror të OSBE-së që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut më 30 nëntor, Rusia po ashtu ka refuzuar që të pranojë kandidaten e vetme zyrtare për të marrë kryesimin e organizatës më 2024, Estoninë, shtet me të cilin Moska kaherë ka raporte të tensionuara.

Zyrtarët dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po vepron si sabotues i OSBE-së dhe po abuzon me politikat konsensuale të organizatës.

Në këta individë përfshihet edhe diplomati rus i karrierës, Anton Vushkarnik, që ka shërbyer për katër vjet në Ambasadën ruse në Uashington dhe ka raportuar në Kongres, ku i ka dhënë mbështetje përkrahjes së Moskës për diktatorin sirian, Bashar al-Assad.

Emailet që i ka siguruar REL-i tregojnë se Vushkarnik, që aktualisht shërben si këshilltar i lartë strategjik në Sekretariatin e OSBE-së, i dërgoi një punonjësi të Kongresit amerikan një video në YouTube, që i krahasonte politikanët ukrainas me nazistët, si dhe mesazhe që pretendonin se “autoritarizmi homoseksual” po “kërcënon Amerikën”, duke përdorur terme homofobe.

Ndërkaq, një grua që ka shërbyer si përkthyese për presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë bisedimeve me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, aktualisht është e punësuar në Zyrën Ndërlidhëse të Vjenës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Ish-përkthyesja Daria Boyarskaya, e mori atë detyrë specifikisht nga Kremlini në mënyrë që të shpërqendronte liderin amerikan, sipas një ish-zyrtareje të Shtëpisë së Bardhë.

Çfarë është OSBE-ja?

OSBE-ja, institucioni më i madh në botë i sigurisë ndërkombëtare, u themelua gjatë Luftës së Ftohtë si platformë për dialog mes shteteve perëndimore dhe shteteve të Bllokut Lindor.

Me seli në Vjenë, Austri, kryeqytetin e një prej shteteve të pakta në Evropë që nuk është pjesë e NATO-s, OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete anëtare, përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe pothuajse të gjitha shtetet në Evropë.

Misioni i organizatës, i deklaruar që nga themelimi i saj më 1975, është “për të punuar për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se 1 miliard persona, përmes dialogut politik lidhur me vlerat e përbashkëta dhe përmes punës praktike që synon të bëjë një ndryshim të qëndrueshëm”.

Organizata, po ashtu, ka një trup parlamentar prej 323 anëtarësh – Asambleja Parlamentare e OSBE-së – detyra kryesore e të cilit, siç thuhet, është “të ndërmjetësojë dialogun ndërparlamentar për të avancuar qëllimet e OSBE-së për siguri gjithëpërfshirëse”.

Vendosja e figurave të afërta me Qeverinë e Putinit brenda niveleve më të larta të OSBE-së ka nxitur akuza publike dhe private për ndikimin dhe sabotimin e Kremlinit, në atë që supozohet të jetë një organ neutral ndërkombëtar.

Sakembaeva, që u kthye në Rusi pesë muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, “kishte qasje në një sasi të konsiderueshme të materialeve sekrete, të cilat përmes marrëdhënies së saj martesore ajo mund t’i kalonte lehtësisht te burri i saj [Rudenko]”, tha për REL-in një ish-punonjës në Sekretariatin e OSBE-së.

Për shkak të arsyeve të sigurisë personale, ish-kolegu i Sakembaevas, por edhe diplomatët dhe burimet e tjera që ende janë ose kanë qenë të punësuar në OSBE apo në misionet e përhershme të organizatës, u pajtuan që të flasin për REL-in në kushte anonimiteti.

Zyra e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, që udhëhiqet nga Helga Schmid nga Gjermania që nga viti 2020, i tha REL-it se të gjithë zyrtarëve të organizatës “pavarësisht kombësisë së tyre apo llojit të kontratës, u kërkohet të përfaqësojnë vetëm interesat e OSBE-së dhe janë subjekt i Kodit të Sjelljes, që është i qasshëm për publikun”.

“Edhe pse ne nuk mund të diskutojmë për raste individuale, ne u sigurojmë se OSBE-ja merr jashtëzakonisht seriozisht shkeljet e mundshme të Kodit të Sjelljes dhe vazhdimisht kryen procedurat e duhura të brendshme ku adresohen shkeljet e supozuara”, tha zëdhënësi i OSBE-së, David Dadge, përmes një përgjigjeje dërguar me email.

Gruaja e diplomatit

Në qershor të vitit 2022, katër muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Saltanat Sakembaeva mori pjesë në një ndejë në Ambasadën ruse në Vjenë për të festuar një festë ruse që nderon shpalljen e sovranitetit rus nga Bashkimi Sovjetik.

Fotografitë nga kjo ngjarje e shfaqin atë së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OSBE, Aleksandr Lukashevich, ish-zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, i cili ka mbrojtur në këtë organizatë luftën e agresionit të Rusisë dhe ka akuzuar Uashingtonin dhe aleatët e tij se po tentojnë të “uzurpojnë” funksionet e Sekretariatit të OSBE-së.

Saltanat Sakembaeva së bashku me Aleksandr Lukashevich, përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OSBE, në Ambasadën ruse në Vjenë në qershor të vitit 2022

Saltanat Sakembaeva së bashku me Aleksandr Lukashevich, përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OSBE, në Ambasadën ruse në Vjenë në qershor të vitit 2022

Në kohën kur u mbajt kjo ngjarje, Sakembaeva kishte shërbyer si asistente e lartë politike në zyrën e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë për pothuajse 15 vjet, pasi kishte marrë këtë post në vitin 2009, kur ajo ishte shtetase e Kirgizisë.

Një ish-koleg i Sakembaevas në OSBE e përshkroi atë si “shumë miqësore dhe të shoqërueshme”.

“Të gjithë dëshironin të miqësoheshin me Zyrën e sekretarit të Përgjithshëm në mënyrë që të ngriheshin në detyrë. Ajo, në anën tjetër, po ashtu shoqërohej në mënyrë aktive me njerëz në të gjitha nivelet dhe pozitat. Ajo kishte mundësinë e përkryer për ta përfshirë veten në të gjitha llojet e çështjeve dhe situatave dhe për të mbledhur informacione të të gjitha llojeve”, tha ish-kolegu i saj.

Saltanat Sakembaeva (në anën e majtë të fotografisë) dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, duke pozuar në një fotografi. Nuk dihet data kur është shkrepur kjo fotografi.

Saltanat Sakembaeva (në anën e majtë të fotografisë) dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, duke pozuar në një fotografi. Nuk dihet data kur është shkrepur kjo fotografi.

Burri i ardhshëm i Sakembaevas, Rudenko, arriti në kryeqytetin austriak më 2011 për të marrë rolin e zëvendëspërfaqësuesit të përhershëm rus në OSBE. Ai ishte 14 vjet më i madh se ajo. Rudenko dhe Sakembaeva u përputhën dhe në fotografitë në llogarinë e saj në Facebook i shfaqin ata duke darkuar.

Në maj të vitit 2014, pak pasi Rusia pushtoi Krimenë, Sakembaeva bleu një banesë 92 metër katrorë në një ndërtesë të vjetër në një rrugë të qetë në distriktin e tretë të Vjenës, që është shumë afër qendrës së qytetit, sipas dokumenteve të siguruara nga REL-i. Në kohën kur e bleu banesën, ajo kishte shënuar adresën e saj te regjistri austriak i pronave si adresën e Misionit të përhershëm rus në Vjenë.

Në gusht të vitit 2014, Sakembaeva mori shtetësinë ruse dhe një muaj më vonë ajo dhe Rudenko u martuan në Ambasadën ruse në Vjenë, thuhet në dokumentet e tjera të siguruara nga REL-i. Korrikun e ardhshëm, Sakembaeva hoqi dorë nga shtetësia kirgize. Disa njerëz që kanë punuar me Sakembaevan kanë thënë se ajo nuk ka folur për martesën e saj dhe për ndryshimin e shtetësisë.

Para festimeve të 9 majit, Ditës së Fitores në Rusi më 2020, Sakembaeva zbukuroi fotografinë e profilit të saj në Facebook me fjongon e Shën Gjorgjit, që është një emblemë e patriotizmit që mbështetet nga Kremlini, dhe me sloganin “75 vjet fitore” që përkujton mposhtjen e Gjermanisë Naziste.

Që nga agresioni rus kundër Ukrainës më 2014, të dyja simbolet janë politizuar skajshëm për të shprehur besnikërinë ndaj shtetit rus dhe mbështetjen e zjarrtë të pushtimit rus të Ukrainës.

Në maj të vitit 2020, përderisa ishte e punësuar nga OSBE-ja, Saltanat Sakembaeva, ndryshoi fotografinë e profilit në Facebook, duke e zbukuruar me fjongon e Shën Gjorgjit.

Në maj të vitit 2020, përderisa ishte e punësuar nga OSBE-ja, Saltanat Sakembaeva, ndryshoi fotografinë e profilit në Facebook, duke e zbukuruar me fjongon e Shën Gjorgjit.

Më 2016, Rudenko u kthye në Rusi për të marrë një sërë postesh të larta në Ministrinë e Jashtme, duke lënë gruan e tij në banesën e tyre në Vjenë. Puna e tij e parë ishte si drejtor i departamentit që ishte përgjegjës për Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën – të gjitha shtete, që atëbotë kishin një fokus të madh për OSBE-në.

“Si përfaqësuese e stafit të OSBE-së, Saltanat ishte një rast shumë i qartë i konfliktit të interesit. Ajo kishte qasje në të gjitha postet kyçe në Sekretariat, përfshirë edhe disa gjenerata të sekretarëve të Përgjithshëm të OSBE-së, kryesimin e OSBE-së dhe në Qendrën për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së”, tha një diplomat evropian në një nga misionet e përhershme të OSBE-së.

Çfarë qasje kishte Sakembaeva në OSBE?

Diplomati evropian që foli me REL-in, tha se Saltanat Sakembaeva kishte qasje në informacione lidhur me aktivitetin e Misionit të Posaçëm Monitorues të OSBE-së në Ukrainë dhe në Grupin Trepalësh të Kontaktit, që u formua me qëllim që të lehtësonte një zgjidhje diplomatike për konfliktin e armatosur midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase në lindje të Ukrainës. Grupi përbëhej nga përfaqësuesit nga Ukraina dhe Rusia e OSBE-ja shërbente si ndërmjetësuese.

“Sakembaeva ishte, po ashtu, e pranishme në takimet edhe për konfliktet e tjera që përfshinin Rusinë në Moldavi, Gjeorgji dhe në Kaukazin e Jugut”, tha diplomati.

Diplomati shtoi se Sakembaeva gjithashtu mori pjesë në delegacione zyrtare, në takime të Këshillit Ministror, por edhe në Ditët e Sigurisë të OSBE-së, që janë “takime në nivel të lartë midis përfaqësuesve të OSBE-së dhe zyrtarëve kryesorë nga ministritë e Jashtme”.

“I gjithë stafi i OSBE-së duhet të nënshkruajë klauzolë të konfidencialitetit, por aty nuk ka asnjë që teknikisht mund të ndalë dikë që të kopjojë informacione të vlefshme nga rrjeti i OSBE-së në kompjuterët e tyre”, tha ish-kolegu i Sakembaevas.

Tetëdhjetë për qind e punës në OSBE përfshin biseda me të tjerët, tha ish-kolegu, duke shtuar se Sakembaeva “ka mundur që lehtësisht t’ia kalonte informacionin burrit të saj përmes një telefonate pas orarit të punës”.

Edhe pse tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë u përshkallëzuan, Sakembaeva vazhdoi të qëndronte në postin e saj në Sekretariatin e OSBE-së, që dukej se nuk kishte asnjë problem me punësimin e saj.

“Puna e Saltanatit ishte të organizonte takime, të udhëtonte dhe të shtypte deklaratat”, tha për REL-in ish-kolegu i Sakembaevas në OSBE. “Ishte një rol administrativ, por ajo gjithmonë është trajtuar si diçka më shumë… Pasi Rusia vazhdimisht ka bllokuar shumë vendime të rëndësishme, të kesh një person që ka qasje të drejtpërdrejtë te zyrtarët e nivelit të lartë në Ministrinë e Jashtme ruse, nga OSBE-ja mund të jetë parë si avantazh”.

Sipas rregulloreve për stafin e OSBE-së, zyrtarëve u ndalohet të “përdorin, të shpërndajnë dhe/ose të publikojnë informacione, për të cilat ata janë në dijeni për shkak të pozicionit të tyre zyrtar, përveç të informacioneve që lidhen me kryerjen e funksioneve të tyre”.

Ish-kolegu tha se Sakembaeva ka të ngjarë se ka informuar punonjësin e saj për ndryshimin e rrethanave të saj, në të kundërtën, do të ishte shkelje e rregulloreve të OSBE-së, duke shtuar se “pyetja është pse ajo nuk u dërgua në një departament më pak të ndjeshëm?”.

Saltanat Sakembaeva (në anën e djathtë të forografisë) dhe Andrei Rudenko, të ulur në të njëjtën tavolinë gjatë takimit mes sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 24 prill 2019.

Saltanat Sakembaeva (në anën e djathtë të forografisë) dhe Andrei Rudenko, të ulur në të njëjtën tavolinë gjatë takimit mes sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 24 prill 2019.

Sakembaeva vazhdoi të punonte në zyrën kryesore të OSBE-së deri në korrik të vitit 2022, apo pesë muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Andrei Soldatov, gazetar hulumtues rus dhe ekspert për shërbimet e sigurisë së Rusisë, i tha REL-it se është “absolutisht e qartë” që operativët në drejtorinë e kundërinteligjencës në Shërbimin Federal të Sigurisë “do ta kenë ditur për karrierën mbresëlënëse të Sakembaevas, dhe ata nuk kanë humbur asnjë shans që ta shfrytëzojnë atë”.

“Edhe nëse ajo nuk është rekrutuar si një agjente, ajo sigurisht do të ketë qenë dikush e cila në një pikë mund të jetë ‘pyetur’ të bëjë diçka – sikurse të ketë qasje në informacione të ndjeshme – dhe ajo nuk do të kishte mundësi të thoshte jo”, tha Soldatov.

Sakembaev dhe Rudenko nuk u përgjigjën në kërkesën për koment dhe në një kërkesë të tillë nuk u përgjigj as Ministria e Jashtme ruse, e as misioni i përhershëm i Rusisë në OSBE.

“Koloneli”

Për disa vite, tani ish-diplomati rus, Anton Vushkarnik, ka shërbyer në role si ekspert i lartë dhe këshilltar në zyrën e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së. Por, në korridoret e pallatit të rinovuar dyshekullor në qendrën historike të Vjenës ku gjendet Sekretariati, disa nga kolegët e Vushkarnikut i referohen atij me një nofkë që aludon në shërbimet e inteligjencës ruse: “Koloneli”.

Sipas një artikulli të përbashkët të Der Spiegel, transmetuesit publik gjerman ZDF, dhe Der Standard nga Austria të publikuar në shtator, disa shërbime të inteligjencës dhe diplomatë nga disa shtete besonin se Vushkarnik – i cili nuk ishte identifikuar me emër në këtë raport – punon për inteligjencën ruse, edhe pse REL-i nuk ka gjetur dëshmi të qarta për këtë gjë.

Një burim në Qeverinë amerikane në Uashington, megjithatë i tha REL-it se Vushkarnik ka qenë një person me interes të madh për inteligjencën amerikane sesa një punonjës mesatar i Ambasadës ruse.

Më 2017, sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, vendosi të krijonte Njësinë e ashtuquajtur për Mbështetjen e Politikave Strategjike (SPSU) brenda zyrës së tij. Greminger, shtetas zviceran, donte që SPSU-ja të ishte një vend ku do të bashkoheshin ekspertët nga Rusia dhe SHBA-ja, si dhe nga BE-ja dhe Zvicra. Ministria e Jashtme ruse propozoi Vushkarnikun, 52 vjeç, si kandidat të preferuar për të përfaqësuar Rusinë n këtë njësi, dhe Greminger e pranoi.

Shumë nga shtetet anëtare të OSBE-së nuk i kuptuan detyrat dhe qëllimet e SPSU-së, dhe kjo njësi ishte parë si njësi që ishte kundër frymës së OSBE-së si një organizatë përfshirëse, thanë dy diplomatë aktualë që punojnë në misione të përhershme të OSBE-së.

Anton Vushkarnik (në anën e majtë të fotografisë) duke mbajtur një ligjëratë në Institutin shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në mars të vitit 2017.)

Anton Vushkarnik (në anën e majtë të fotografisë) duke mbajtur një ligjëratë në Institutin shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në mars të vitit 2017.)

Për rolin e tij si këshilltar i lartë, Vushkarnik ishte dërguar dhe paguar nga Ministria e Jashtme ruse. Kritikët nuk ishin vetëm të palumtur që Rusia – që në atë kohë kishte pushtuar Gjeorgjinë, kishte pushtuar territor ukrainas dhe kishte refuzuar që të tërhiqej nga rajoni i shkëputur i Transnjestër në Moldavi – ishte ftuar të bënte pjesë në këtë njësi. Ata, po ashtu, ishin të shqetësuar me mungesën e transparencës në përzgjedhjen e përfaqësuesve të kësaj njësie.

Emërimi i Vushkarnikut në SPSU ndodhi pas një karriere dekadëshe në Ministrinë e Jashtme ruse. Nga viti 2011 deri më 2015 ai kishte mbajtur postin e drejtorit të Çështjeve të Kongresit të Ambasadën ruse në Uashington në kohën kur ambasador ishte Sergei Kislyak.

Në rolin e tij në ambasadë, Vushkarnik mbrojti shitjen e armëve ruse për presidentin sirian, Bashar al-Assad, gjatë raportimit të tij në Kongres. Ai, po ashtu, i dërgoi një punonjësi të Kongresit amerikan emaile me përmbajtje homofobe, si dhe një video që mbështeste zaptimin e Rusisë të Krimesë më 2014 dhe një shkrim të Fyodor Dostoyevskyt që pretendonte se të “gjitha këto fise sllave” ishin “urrejtës, ziliqarë, shpifës dhe madje armiq të drejtpërdrejtë” të Rusisë.

Emailet e Vushkarnikut

Radio Evropa e Lirë ka marrë në posedim emaile që Anton Vushkarnik i ka dërguar Kyle Parkerit më 2012-2014, një punonjës i Komisionit amerikan të Helsinikit, një agjenci qeveritare që monitoron të drejtat e njeriut.

Në një prej emaileve, ai sugjeroi se grupi rus, Pussy Riot, anëtarët e të cilit atëbotë u burgosën për shkak të protestave kundër Putinit të mbajtura jashtë Katedrales kryesore Ortodokse ruse në Moskë, “thjesht nuk janë të lumtur me jetën e tyre seksuale” dhe “thjesht kanë nevojë të bëjnë seks”.

“Fatkeqësisht, në ligjet tona ne nuk e kemi dënimin me vdekje”, shtoi Vushkarnik.

Në një email tjetër, ai shkroi se, “kam menduar lidhur me autoritarizmin homoseksual që po kërcënon Amerikën”. Në një tjetër korrespondencë elektronike, ai minimizoi legjislacionin homofob të miratuar nga Putini, duke thënë se shtetet e tjera “ligjërisht mund të vrasin homoseksualë [v.j. duke përdorur shprehje homofobe] dhe mund t’i dërgojnë në burg”.

Në një email të dërguar Parkerit më 2012, Vushkarnik sugjeroi se gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta, “duhet ta shqyrtojë mundësinë që të zhvendoset në Varshavë”, duke shtuar se “do të ishte më mirë për ta dhe më mirë për të gjithë”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Novaya Gazeta pezulloi operacionet e saj për shkak të presionit nga rregullatorët e mediave. Gazetarët e saj u shpërngulën në Letoni dhe krijuan Novaya Gazeta Europe, media të cilën Rusia në qershor të vitit 2023 e shtoi në listën qeveritare të të ashtuquajturave “organizata të padëshirueshme”.

Për diktatorin sovjetik, Josep Stalin, Vushkarnik i shkroi Parkerit: “Një gjë për Stalinin është që, me atë, shteti rus arriti kulmin. Jam i bindur se pa atë njeri ne kurrë nuk do të dërgonim në hapësirë [kozmonautin sovjetik Yury] Gargarin, edhe pse kjo ndodhi pak më vonë. Po, ai disi ia hodhi Rusisë, por shpirti rus është femëror në natyrën e tij”.

Kur u kontaktua nga REL-i, Parker nuk pranoi të komentonte për këto emaile.

Deri në vitin 2018, Vushkarnik mbajti një post për planifikimin e politikës së jashtme në Ministrinë e Jashtme ruse dhe u takua me përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme bjelloruse në Minsk në një rund konsultimesh ndërministrore të të dyja shteteve për politikën e jashtme. Pak pas kësaj, ai mori detyrën në OSBE.

Pasi disa takime të OSBE-së u zhvendosën online për shkak të pandemisë COVID-19, Vushkarnik rregullisht tentoi t’iu bashkohej diskutimeve të lidhura me konfliktin e armatosur midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe Ukrainës, përfshirë edhe takimet me Misionin e Posaçëm Monitorues në Ukrainë dhe në diskutimet në Grupin Trepalësh të Kontaktit, tha një diplomat në një nga misionet e përhershme të OSBE-së në Vjenë.

“Ai është parë duke iu bashkuar rregullisht ngjarjeve të organizuara në Zoom, ngjarje që njerëz si ai nuk do të duhej të merrnin pjesë”, tha ky diplomat për REL-in.

Vushkarnik ishte përfshirë edhe në një projekt tjetër të Gremingerit, të quajtur Nisma për Bashkëpunim në Siguri (CSI). E themeluar në mesin e vitit 2019 në kohën kur Greminger ishte ende në OSBE, sipas ueb-faqes së CSI-së, kjo nismë përshkruhet si “një grup i analistëve politikë me bazë në Vjenë, të cilët janë të shqetësuar për nevojën për një qasje më bashkëpunuese për sigurinë dhe për paaftësinë e shteteve që në mënyrë efektive t’i përdorin organizatat ekzistuese për bashkëpunim në siguri, siç është OSBE-ja, për të zgjidhur konflikte dhe për të punuar së bashku për çështje të shqetësimeve të përbashkëta”.

Në një intervistë të dhënë në gusht për gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung, Greminger tha se një zgjidhje e mundshme e luftës së Rusisë në Ukrainë do të ishte që Kievi “t’ia dorëzojë përkohësisht terrorin e pushtuar Rusisë”.

Një zëdhënës i Gremingerit tha se ish-sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së nuk ishte i qasshëm për koment.

Kur Helga Schmid mori postin e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në dhjetor të vitit 2020, ajo shpërbëri SPSU-në. Por, Vushkarniku qëndroi ende në zyrën e saj, ende i dërguar dhe i paguar nga Ministria e Jashtme ruse.

Vushkarnik në Estoni

Anton Vushkarnik ka punuar në Ambasadën ruse në kryeqytetin e Estonisë, Talin, nga viti 2001 deri më 2005, sipas të dhënave të brendshme të marra nga Ministria e Jashtme e Estonisë, mandat që përfshiu nisjen dhe finalizimin e procesit të anëtarësimit të Estonisë në NATO më 2004.

Rusia fuqishëm kishte kundërshtuar anëtarësimin e Estonisë në NATO dhe të shteteve të tjera evropiane që më herët dominoheshin nga Bashkimi Sovjetik dhe Kremlini rriti numrin e stafit në të gjitha nivelet në Ambasadën në Talin gjatë kohës kur Vushkarnik shërbeu në këtë ambasadë.

Zyrtarëve të inteligjencës që punonin nën petkun diplomatik u ishin dhënë detyra të posaçme, që shpesh përfshinin mbështetjen për organizatat e minoritetit lokal etnik rus, që kishin qëndrime pro-Kremlinit, u tha në raportet vjetore të asaj periudhe të Shërbimit të Brendshëm të Sigurisë së Estonisë (KAPO). Këto detyra përfshinin edhe ndikimin në zgjedhje, tha KAPO.

Në raportin vjetor të KAPO-s për vitin 2004, thuhej se aktiviteti i theksuar dhe sistematik i inteligjencës ruse në Estoni ndodhi në pjesën e parë të vitit 2003 dhe në pjesën e dytë të vitit 2004. Kjo çoi në dëbimin e dy zyrtarëve të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR), që punonin nën petkun diplomatik.

Në raportin e njëjtë të KAPO-s u shtua se anëtarësimi i Estonisë në NATO “vetëm rriti dhe intensifikoi interesin e inteligjencës ushtarake të Rusisë karshi Estonisë”.

Një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës së Estonisë i tha REL-it se në vitet e shërbimit të Vushkarnikut në Ambasadën në Talin, afërsisht çereku i stafit diplomatik rus ishte i lidhur me inteligjencën ruse.

Pyetje të tjera po ngrihen lidhur me raportin e Vushkarnikut me misionin rus.
REL-i ka siguruar fotografi që shfaqin Vushkarnikun në dy raste të ndara duke përdorur një BMW 5, me targa që nisnin me “WD-54”, një kod alfanumerik për makinat që përdoren nga misioni diplomatik rus në Austri.

Një burim në OSBE tha se ai zakonisht ka parkuar makinën afër pallatit Hofburg në Vjenë, që është vendi ku gjendet OSBE-ja dhe ndodhet dhjetë minuta larg në këmbë nga Sekretariati i OSBE-së. Fotografitë e siguruara nga REL-i shfaqin Vushkarnikun dhe makinën në po atë lokacion.

REL-i ka siguruar fotografi që shfaqin Vushkarnikun duke përdorur makinën BMW 5 me targa që përdoren nga misioni diplomatik rus në Austri.

REL-i ka siguruar fotografi që shfaqin Vushkarnikun duke përdorur makinën BMW 5 me targa që përdoren nga misioni diplomatik rus në Austri.

Edhe pse ai është i dërguar ndërkombëtarisht dhe paga e tij mbulohet nga Ministria e Jashtme ruse, Vushkarnik nuk është i akredituar me misionin diplomatik të Rusisë në Austri, por është anëtar i stafit ndërkombëtar të OSBE-së. Si i tillë, atij i kërkohet që të respektojë rregullat e stafit të OSBE-së dhe Kodin e Sjelljes, edhe pse pozita e tij si zyrtar i lartë brenda një organizate ndërkombëtare nuk i jep atij privilegje dhe imunitet.

Pagat janë të rregulluara dhe transferet e parave nuk bëhen drejtpërdrejt nga qeveritë te stafi i deleguar. Stafi i OSBE-së duhet të raportojë të gjitha kontaktet me qeveritë kombëtare që lidhen me punën e tyre, por edhe të gjitha favoret dhe dhuratat që marrin që janë në vlerë prej mbi 40 euro.

“Makina është një aset i madh për të cilin një person nuk duhet të paguajë për të dhe kjo qartë është konflikt interesi”, tha për REL-in një diplomat i lartë në një prej misioneve të përhershme të OSBE-së.

“Potencialisht, kjo mund të jetë pjesë e kontratës së tij të transferimit, por sërish kjo tregon se sa afër është ai me misionin rus”, shtoi diplomati.

Në korrik të këtij viti, Ministria austriake për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i dërgoi një letër zyrtare zyrës së Sekretariatit të OSBE-së, duke e informuar atë se policia austriake e kishte identifikuar Vushkarnikun për disa shkelje të rregullave në trafik.

Vushkarnik ishte kapur duke ngarë me shpejtësi mbi 130 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 kilometra në orë dhe në një zonë ku kufiri i shpejtësisë ishte 100 kilometra në orë, thuhet në letrën që REL-i e ka parë.

Vushkarnik, po ashtu, ka refuzuar që t’i nënshtrohet një testi për alkool, pasi policia dyshoi se kishte ngarë nën ndikimin e alkoolit “për shkak të erës së dallueshme të alkoolit” që atij i vinte. Ministria tha se ia “kujton” OSBE-së “se të gjithë personat që gëzojnë privilegje diplomatike dhe imunitet” janë të obliguar që t’i respektojnë ligjet e shtetit dhe “në këtë rast, ata po përballen me shkelje serioze në trafik që mund të shkaktojnë rrezik të madh në sigurinë rrugore”.

Vushkarnik, i cili vazhdon të qëndrojë në postin e tij në OSBE 21 muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Përkthyesja e Putinit

Daria Boyarskaya, nga Kaliningradi, fillimisht mori vëmendje ndërkombëtare në qershor të vitit 2019, kur shërbeu si përkthyese e Putinit gjatë takimit të tij me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të G20-s në Osaka të Japonisë.

Këshilltarja për siguri kombëtare e Trumpit, Fiona Hill, më pas publikisht tha se Kremlini në mënyrë specifike ia kishte dhënë këtë detyrë Boyarskayas, në përpjekje për të shpërqendruar Trumpin. Postimet në rrjetet sociale të Boyarskayas përfshijnë fotografi të shumta glamuroze të saj.

“Ne e dimë se kështu është rasti sepse ishte dikush tjetër në listë, një burrë, që ishte caktuar të përkthente në atë sesion të caktuar. Dhe në minutën e fundit, rusët ndryshuan përkthyesin”, tha Hill në tetorin e vitit 2011 gjatë një interviste për Good Morning America. Ajo shtoi se Boyarskaya ishte “një përkthyese e shkëlqyeshme”.

“Ishte një përpjekje e qartë për të marrë vëmendje, sepse praktikisht presidenti Putin e prezantoi presidentin Trump me përkthyesen, që është një gjë që ai normalisht nuk e bën”, shtoi Hill, që është bashkëautore e një biografie për Putinin.

Boyarskaya paraprakisht ishte punësuar në Ministrinë e Jashtme ruse dhe shpesh kishte shoqëruar Putinin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në udhëtimet jashtë vendit. Ajo ka qenë edhe në bisedimet që Putin ka zhvilluar me këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, John Bolton më 2018.

Putin po ashtu kishte punësuar Boyarskayan për takimin e tij me presidentin Barack Obama në Kinë më 2016. Ajo që nga qershori i vitit 2010 ka punuar kohë pas kohe si përkthyese nga rusishtja në anglisht në mbledhjet vjetore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që janë mbajtur në lokacione të ndryshme.

Takimi mes Putinit dhe Obamas. Boyarskaya ishte përkthyese e Putinit në këtë takim.

Takimi mes Putinit dhe Obamas. Boyarskaya ishte përkthyese e Putinit në këtë takim.

Pak më shumë se një vit nga takimi Trump-Putin në Japoni, një vend i lirë pune papritur u shfaq në ueb-faqen e Asamblesë Parlamentare të OSBE për një “këshilltar që do t’i bashkohet Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë”.

Në reklamën për punë thuhej se kandidati që do të përzgjidhej, duhet “të flasë rrjedhshëm gjuhën ruse, të ketë përvojë disa vjeçare si përkthyes dhe përvojë në diplomacinë dypalëshe dhe shumëpalëshe”, dhe se duhet të kishte përvojë në punën me hisedarët nga shtetet anëtare të OSBE-së në ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik si dhe minimum pesë vjet përvojë pune në një parlament apo qeveri kombëtare.

Kjo ofertë për punë i shkonte për shtati profilit të Boyarskayas, dhe më pas ajo e fitoi këtë vend pune.

Delegatët nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, që folën me REL-in, megjithatë, u ankuan se punësimi i Boyarskayas dhe më pas avancimi i saj, nuk ishin procese transparente dhe se përvoja e saj nuk ishte asgjë tjetër përpos një aset.

Që kur Rusia mori kontrollin e Krimesë më 2014, Asambleja Parlamentare e OSBE-së në mënyrë ekuivoke dënoi agresionin rus në Ukrainë dhe punësimi i Boyarskayas në Ministrinë e Jashtme ruse – veçmas puna e saj si përkthyese personale e Putinit – është parë nga disa parlamentarë të OSBE-së, në rastin më të mirë si e pandjeshme, dhe rrezik për sigurinë në rastin më të keq.

Boyarskaya mori detyrën në shkurt të vitit 2021, pothuajse shtatë vjet pasi Rusia pushtoi Krimenë dhe nxiti luftën në lindje të Ukrainës.

Në një letër dërguar një delegati të Letonisë në Asamblenë Parlamentare, i cili publikisht kishte kritikuar emërimin e saj, sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella, mbrojti Boyarskayan, duke shkruar se “ne jemi krenarë që kemi qenë në gjendje ta marrim atë në punë, veçmas para agresionit ushtarak të Rusisë dhe pushtimit të Ukrainës”.

Delegatët dhe diplomatët nga disa shtete të Evropës Lindore ishin të zemëruar që Montella po injoronte veprimet armiqësore të Ukrainës të bëra përgjatë shtatë vjetëve paraprakë.

Në shtator të vitit 2021, Boyarskaya u avancua në postin e udhëheqëses së Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Asaj iu dha po ashtu përgjegjësia e “zëvendëspërfaqësueses së posaçme”. Kjo pozitë kërkon që ajo të “mbajë kontakte diplomatike, por edhe operacionale, të bashkëpunojë dhe koordinohet për përfaqësuesit e përhershëm të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe me të gjithë trupat vendimmarrës të OSBE-së”.

Procedurat normale për vende të lira të punës në OSBE kërkojnë që ato të shpallen publikisht në mënyrë që të shmangen procese të padrejta të punësimit. Por, roli i ri i Boyarskayas u njoftua thjesht përmes një letre të brendshme të titulluar “Lajme nga Kopenhaga”, ku ka selinë Asambleja Parlamentare e OSBE-së.

Një burim brenda zyrës së Montellas tha për REL-in se pozita e Boyarskayas si udhëheqëse e Zyrës Ndërlidhëse dhe zëvendëspërfaqësuese e posaçme nuk është shpallur.

Një listë e vendeve të lira të punës në Sekretariatin Ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që është publikuar në ueb-faqen e organizatës ende shfaq vendin e punës për postin e këshilltarit – post që tashmë nuk ekziston – në të cilin fillimisht u punësua Boyarskaya më 2020, por nuk shfaq edhe vendin e punës për udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë, post që më pas ajo e mori.

Duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh për punësimin dhe avancimin e Boyarskayas, zëdhënësi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Nat Parry, përmes një deklarate në emër të Montellas tha se “këto çështje veçse janë diskutuar dhe janë qartësuar brenda organizatës me udhëheqjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në trupat kompetentë të Asamblesë”.
Delegatët nga disa shtete të Evropës Lindore vazhdojnë të kundërshtojnë punësimin e saj.

Barbara Bartus, udhëheqëse e delegacionit polak në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, përmes një deklarate i tha REL-it se ajo beson se “nuk mund të jetë gjëja më përfituese për organizatën tonë që të kemi një person që bashkëpunon ngushtë me regjimin e Putinit, përgjegjës për luftën në Ukrainë, që një person i tillë të mbajë pozitë menaxheriale në strukturat e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”.

Në një konferencë për media më herët gjatë këtij viti, udhëheqësja e delegacionit të Lituanisë në OSBE, Vilija Aleknaite-Abramikiene, e quajti Boyarskayan “një individë mjaft kundërthënës nga rrethi më i ngushtë i Putinit”, dhe pyeti se mbi çfarë baze Montella zgjodhi “të emëronte një person me lidhje të ngushta me shërbimet e posaçme ruse” që të udhëheqë Zyrën Ndërlidhëse në Vjenë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Me postin që ka, Boyarskaya ka qasje në të gjitha kontaktet operacione të OSBE-së në mbarë Evropën Lindore, në Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, por edhe në Sekretariatin Ndërkombëtar. Ajo, po ashtu, asiston me përgatitjet për vizitat zyrtare të zyrtarëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, si dhe në ndihmën e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve.

“Sekretari ynë i përgjithshëm vendosi vetë për stafin, pa u konsultuar me politikanët”, tha Aleknaite-Abramikiene në një intervistë për REL-in.

Por, nuk ka kritika për punën e Boyarskayas si përkthyese.

Pjesë e përshkrimit të punës së saj përfshinte mbajtjen e versionit rus të ueb-faqes së Sekretariatit Ndërkombëtar, por edhe redaktimin dhe rishikimin “e përkthimeve të bëra nga Sekretariati Ndërkombëtar apo nga jashtë, për t’u siguruar se kanë kualitet të duhur dhe pasqyrojnë si duhet përmbajtjen”.

Delegatët rusisht-folës në Asamblenë Parlamentare, megjithatë, kanë theksuar se përkthimet e saj në rusisht kanë shmangur që të përmendin Rusinë në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Për shembull, në versionet në anglisht dhe rusisht të titullit të të njëjtit artikull të publikuar në ueb-faqen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në mes të shkurtit, ka dallime. Në versionin rus nuk është përmendur “Rusia” dhe në të shkruhej “lufta kundër Ukrainës” në vend se “lufta e Rusisë kundër Ukrainës” ashtu siç shkruhej në versionin në gjuhën angleze.

Pasi një media austriake pyeti Montellan për këto dallime, përkthimet u ndryshuan në mënyrë që versionet në të dyja gjuhët të ishin njësoj. Kritikët i kanë parë lëshimet fillestare si lëshime të qëllimshme ndaj Rusisë.

Titulli fillestar dhe titulli i ndryshuar i artikullit të postuar në ueb-faqen e OSBE-së.

Titulli fillestar dhe titulli i ndryshuar i artikullit të postuar në ueb-faqen e OSBE-së.

Polonia, në veçanti, i ka bërë shumë të qarta shqetësimet që i ka sa i përket Boyarskayas.

Pak kohë pas takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në qytetin polak, Lodz, vjeshtën e vitit 2022, Boyarskaya dhe punonjësja tjetër ruse e OSBE-së, Anzhelika Ivanishcheva, u shpallën ‘personae non grata’ (persona të padëshiruar) nga Ministria e Brendshme e Polonisë. Kjo ministri tha se prania e tyre në territorin polak “paraqet kërcënim për sigurinë shtetërore”, duke shtuar se të dyja këto gra “janë mbështetëse të regjimit të Vladimir Putinit”.

Më 16 shkurt, Boyarskaya u ndalua në kufirin mes Lituanisë dhe Rusisë teksa po tentonte të vizitonte familjarët e saj në Kaliningrad. Korrespondencat që i ka siguruar REL-i tregojnë se Andreas Nothelle, një avokat gjerman dhe konsulent në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, u caktua që të kërkonte “në emër të” Montellas që Polonia t’i hiqte sanksionet ndaj Boyarskayas. Një letër shtesë që e ka siguruar REL-i, që është dërguar nga Nothelle te Ministria e Jashtme e Lituanisë, kërkonte shpjegim për ndalimin e Boyarskayas.

Nothelle refuzoi të komentonte kur u kontaktua nga REL-i, duke u thirrur në “sekretin profesional”.

Në një takim më herët gjatë këtij viti, kreu i delegacionit të Letonisë, Rihards Kols, e lidhi Boyarskaya me Anna Chapman, një agjente ruse e cila u arrestua nga FBI-ja më 2010 si pjesë e një operacioni për të kapur spiunët rusë. Delegatë të tjerë nga shtetet e Baltikut kanë pyetur Montellan lidhur me situatën financiare të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe kanë kërkuar që të kryhet një auditim.

Pas këtij takimi, Montella i dërgoi një letër qortuese Kolsit, i cili e postoi online.

“Këto akte do të konsideroheshin shpifje dhe në shumë vende do të ishin subjekt i ndjekjes penale”, shkroi Montella.

Ai, po ashtu, siguroi Kolsin se Boyarskaya “ishte zotuar se do t’i respektonte rregullat e stafit, por edhe Kodin e Sjelljes, që ia ndalojnë pjesëtarëve të stafit që të marrin instruksione apo pëlqime nga shtetet prej nga vijnë”.

Një diplomat evropian nga një mision i përhershëm i OSBE-së i tha REL-it se “Boyarskaya nuk është vetëm një shtetase e thjesht ruse”.

“Si përkthyese e Putinit, ajo ka qenë subjekt i procedurave të sigurisë në Rusi, që ne e dimë se kanë qasje të stilit të KGB-së. Ne bëjmë pyetje dhe nuk marrim përgjigje të duhura”, tha diplomati.

Tri javë pas publikimit në shtator të artikullit të përbashkët nga Der Spiegel, ZDF dhe Der Standard, që përshkruante Boyarskayan dhe punën e saj në OSBE, por nuk e identifikoi atë me emër, përshkrimi i punës së saj në ueb-faqen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së u ndryshua në “këshilltare e lartë”.

Ajo më nuk figuronte si udhëheqëse e Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë, dhe posti si zëvendëspërfaqësuese e posaçme që më parë ajo mbante, tani i përket kryekëshilltarit politik, Francesco Pagani nga Italia.

Boyarskaya nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

DW: Azilkërkuesit, Finlanda mbyll të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë

Vetëm në nëntor në Finlandë hynë nëpërmjet Rusisë mbi 600 azilkërkues

Finlanda reagon ndaj hyrjes së paligjshme të emigrantëve përmes Rusisë me mbylljen e të gjitha pikëkalimet kufitare për udhëtarët. Për qarkullimin e mallrave lihet i hapur vetëm një pikë kufitare në juglindje të vendit.

Nga Deutsche Welle

Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë, të cilat përdoren për qarkullimin e pasagjerëve. Në një konferencë shtypi në televizionin finlandez kryeministri Peteri Orpo tha se me mbylljen e kufirit, qeveria e Helsinkit po reagon ndaj fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që kanë ardhur muajt e fundit në Finlandë nga Rusia.

Raja-Jooseppi në Lapland në veri të Rrethit Polar ishte pikëkalimi i fundit që Finlanda kishte lënë hapur pas vendimit të para disa ditëve për të mbyllur disa pika kufitare me Rusinë. Mbyllja e kufirit për kalimin tranzit të pasagjerëve hyn në fuqi të enjten në mbrëmje dhe vlen për të paktën dy javë.

Akuza ndaj Moskës për destabilizim të Finlandës

Helsinki e akuzon Moskën se po përpiqet të destabilizojë Finlandën duke kontrabanduar njerëz. Javët e fundit, trupat kufitare finlandeze kanë regjistruar gjithnjë e më shumë persona që kanë ardhur nga Rusia pa dokumentet e nevojshme dhe kanë bërë kërkes për azil në Finlandë.

Sipas shifrave zyrtare vetëm në nëntor hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë mbi 600 azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni. Më parë nga kufiri ruso-filnadez hynte mesatarisht më pak se një person në ditë.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha: “Ne kemi prova që, ndryshe nga më parë, autoritetet kufitare ruse jo vetëm që i lejojnë personat pa dokumentet e duhura zë kalojnë kufirin finlandez, por gjithashtu i ndihmojnë në mënyrë aktive që të vijnë në zonën kufitare”.

Finlanda lë hapur vetëm stacionin kufitar hekurudhor Vainikkala në juglindje të vendit për mundësuar qarkullimin e mallrave.

Image

Image

Image

blank

A do të shpërfillen, edhe njëherë, kambanat e Kishës Katolike? – Nga ALFRED LELA

Kisha katolike në Shqipëri paraqiti para pak ditësh një Rezolutë për dënimin e krimeve dhe imazheve të komunizmit. Ndërkohë që debati është i vjetër, i tillë është edhe konflikti mes Kishës dhe Komunizmit shqiptar, qëkur ky i fundit ishte në shpërngënj.

Duhet kuptuar se Rezoluta nuk lind si shpagim i ri për një gjak të vjetër, dhe duhet pyetur, a është kërcënimi i krimeve dhe imazheve komuniste i pranishëm në kulturën politike dhe shoqërore të Shqipërisë. Vetë ekzistenca e debatit dëshmon se, PO.

Fakti se përplasja e qytetërimeve vijon, tregon se rezistenca ndaj trashgimisë komuniste ka qenë e paplotë dhe refraktare. Me refraktare nënkuptojmë një afrontim-përballje- të kësaj trashëgimie vetëm nga njëri krah politiko-ideologjik, apo vetëm nga një pjesë e shoqërisë.

Ka disa arsye pse ka ndodhur kjo, dhe thuajse të gjitha kanë të bëjnë me elitat e Tiranës. Të konvertuara në anti-komuniste –overnight- ato u ndeshën me dy vështirësi thuajse të pakapërcyeshme: të luftonin trashëgiminë e vet dhe të familjeve nga vinin apo, në rastin politik, të dëmtonin prospekte elektorale përballë një populli që, për rreth 40 vjet, ishte inkuadruar në një mindset ku ndërthureshin përulja/dorëzimi dhe agresioni/trushpëlarja. Të mësuar me shtetin padron dhe kujdestar, një popullatë e trumhazur e kishte të vështirë të vepronte në kushtet e lirisë.

Dëmin më të madh në përballjen me këtë trashgimi e bënë elitat e majta të cilat nuk pranonin dot që letërsia, historiografia, gjuhësia, kinematografia e tyre, një punë prej katër dekadash, të hidhej në koshin e asgjësë. Nuk bëhej më fjalë për trashëgiminë komuniste, por të tyren. Këtë mbrojtje ata duhej ta vishnin, sigurisht, me arsyetime jashtëpersonale. Duke dënuar komunizmin ata dënonin edhe veprën dhe jetën e tyre, kështuqë zgjodhën të rezistonin dhe të vazhdonin konfliktin e lindur në Shqipëri gjatë Luftës së dytë Botërore.

Kisha që i kundërshton sot, jo rastësisht figuron si pjesë e galerisë së personazheve negativë në  filmat dhe librat e para ’90-ës. Alarmi këtu nuk është i rendit të luftës së brezave, për faktin se brezat janë biologjikë, por kultura që ata ndërpërcjellin është sociologjike, pra potencialisht e pandërprerë.

Çka e shqetëson Kishën katolie, me të drejtë, dhe duhet të bëjë të njëjtën edhe me thinking class (që mund ose jo të ketë Shqipëria) është sociologjia kulturore e komunizmit dhe imazhit të tij, ende sundues në historiografi, dhe sërish e pandërprerë në mizërinë e filmave të Kinostudios së diktaturës së para viteve ‘90.

Kjo apologji e komunizmit që kanë mundësuar pikërisht kinematografët, historiografët dhe kulturologët e komunizmit të pandërprerë kulturor dhe shpirtëror në Shqipëri, gjallon sot jo te manifestimet periodike dhe sporadike të nostalgjikëve të Enver Hoxhës, por te këmbëngulja e regjimit të ri të Partisë Socialiste për të rimishëruar komunizmin nëpërmjet datash, festash dhe eventesh të paketuara si pop kulturë. Peza ‘n Fest është një shembull dhe Netët e bardha në Tiranë janë një tjetër. Monumentalizimi i objekteve të lidhura me komunizmin, si bunkerët masivë të aparatit mbrojtës dhe represiv të Enver Hoxhës, të shndërruara në BunkArt 1 dhe 2, pra në komercialitet të butë, është mishërimi më i gjallë i kësaj tendence që diktatura e egër të ameliorizohet në kujtesë neutrale.

Mbi tortën e kësaj torture qëndron qershia e hidhur e faktit se Akademinë e Shkencave për shembull, e drejton ministri i fundit i Arsimit i Ramiz Alisë, dhe një prej eksponentëve të një të majte agresive gjatë 30 viteve pluralizëm.

Kisha e ka vetëdijen, por nuk i ka mjetet për ta zhvilluar dhe fituar këtë luftë. Me sa duket, ajo është e vetmja elitë që mund ta artikulojë shqetësimin, por duke qenë solo do të tingëllojë si jashtë kohe. Kush e njeh sadopak historinë, e di se e tillë Kisha ngjante edhe në vitet ‘40 kur fliste për rrezikun e komunizmit. Koha i dha të drejtë klerit katolik njëherë. Duhet thënë se, kësaj radhe, edhe pse rreziku duket si imagjinar, ai është më i thellë. Kanë rënë mjetet e represionit dhe kanë lindur ato të spin-it. Me to mund të shkohet më larg, nëpëmjet një rruge më të butë, të cilën askush nuk e kundërshton sepse të gjithë jetojnë për parimin e kënaqësisë (çka nuk më bën të vuaj fizikisht, nuk më përket).

Kisha katolike, megjithatë, është vetëofruar edhe njëherë në qendër të kësaj sakrifice dhe drame shoqërore, jo për herë të parë. Kleri i kryqit e ka ngritur zërin e ndërgjegjes edhe për shpopullimin e vendit, gjakmarrjen dhe kriminalizimin e politikës.

Në një erë të re ku ndikimi, jo mendimi, është në krye të sofrës dhe në altar të shoqërisë, çdo qëndrim që i thërret ndërgjegjes është i rrezikuar, të paktën me shpërfillje. Turma rizgjedh Barabën sa herë i jepet rasti, dhe elitat janë ose të trysnuara, ose Sokratë të kënaqun.

Këmbanat bien për ata që kanë veshë, por pasojat e alarmit të anashkaluar i prekin të gjithë./POLITIKO

blank

DITA E SHENJTË E FLAMURIT DO TË KUJTOHET PËRHERË ME DASHURI E GËZIM NGA POPULLI SHQIPTAR- Nga Eduard M. Dilo

—————————

Të gjithë Shqiptareve sot u qesh e u shndrit fytyra në këtë ditë Ëngjëll të mbarë kombit tonë!  

Është Dita e Shenjtë 28- Nëndori, që nuk na kujton vetëm Shpalljen e Pavarësisë nga robëria 500-t vjeçare e Turqisë më 1912, por gjithashtu na kujton ngritjen e flamurit dhe nga Gjergji ynë i madh, Skënderbeu legjendar në Krujën e bekuar, më 28 Nëntorin e vitit 1443.

E s’kemi si të mos krenohemi ne për këtë ditë aq të bukur, aq të këndëshme, këtë ditë diellore e kuptim-plotë, ditë simbol kjo

që na kujton gjithë martirët e kombit, që i falën gjënë më të shtrenjtë atdheut: jetën e tyre!

Ësht ai gjak që ka vaditur ndër shekuj tokën tonë arbënore, për ta mbajtur të kristaltë, të bukur ashtu siç na i fali Zoti. 

Është gjaku i atyre martirëve të shumtë

kombëtarë që ndër shekuj do të ngelet pishtar drite për brezat që vinë .

E kemi të shenjtë flamurin, e kemi të bukur e të veçantë me shkabën dykrenore, që ësht e lindur për të jetuar vetëm e lirë.

Ndër vite e shekuj kjo ditë do të kujtohet me dashuri e madhështi, si dita simbolike e bashkimit, e dashurisë, e krenarisë që 

kurrë s’na ka munguar!

Trimat shqipëtarë, autoktonë sa vetë njerëzimi në trojet e tyre, të bashkuar, të gjithë një zë, një trup, një mendje

firmosën nën udhëheqjen e diplomatit të shquar, burrit të urtë, largpamës e të mirë ISMAIL BEJ QEMAL VLORA, aktin final të shpalljes së mëvehtësisë, të shkëputjes përfundimtare nga Turqia. 

Kemi në dorë një fjalim të zjarrtë një 

 “PERLË TE GOJTARISË SHQIPËTARE” të Atdhetarit ILIA DILO SHEPERI, mbajtur më 1920, para popullit të Gjinokastrës, që ka vlera historike të përjetëshme për përmbajten e tij:

DITA E FLAMURIT

              -Nga ILIA DILO SHEPERI

Shqipëria divine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shenjtat ditë të historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes e të pagëzimit në jetën e re të Lirisë!

Ditën e vënies mbi krye të kurorës së Indipendencës! 

Pas pesëqind vjet jete t’ashpërt të robërisë dhe në një kohë tragjike, kur arushet e Ballkanit u vërsulën t’a shuajnë pa mëshirë 

gjallërine e kombit shqiptar, në orizontin e Shqipërisë ndriti YIli i Mëngjezit, mbi Kathedralin e Vlorës shkrepëtiti Diell’ i Lirisë! 

U ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve dekretoi shpëtimin e Shqipërisë! 

Ajo e drejtë e shenjtë q’u a ka falur natyra kombeve të botës ju njojt edhe kombit t’onë që ruan karakterin dhe traditat e Illirëve, ju dha edhe poullit t’onë heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sinisinë Ballkanike dhe,

së fundi, për t’u shpëtuar dyndjeve të valëve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qënë shtërnguar të lërë Alltarin e Atdheut të e vet dhe të kapercejë male e dete dhe të 

perhapet nëpër gremina të huaja.

Në këtë vend legjendar, që ësht’ shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave të parreshtura dhe mbi gërmadhat e

70 qyteteve të bukura bërë pajë e zjarrit legjoneve romane, vajtojnë zogjtë sot e kësaj ditë!

Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tragjedira kanë vleftën e kujtimit të naltë, të 

heroizmës shqiptare. 

Dëshmojnë therorësitë e pashëmbëllta të fisit arbor.  Pasqyrojnë jetën morale të 

stërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë e të therorisë së brezit t’onë të ri. Ja!  Kjo ësht dita simbolike në të cilën kombi shqiptar hyn në rradhët e popujve të lirë dhe

ze vëndin që i përket historisë së tij. 

Traditat e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgiyshërit tanë, përmenden sot në kronollogjitë e qytetërimit.

Himni i Indipedencës t’onë këndohet nëpër

oborret e kombeve të rinj të lirë . 

Te Deum-i i paradisit të Fesë s’onë meshohet sot nëpër Kishrat e botës ideale!

Na përshëndetin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë!  Na kanë zili e na falen popujt që përpiqen të harrijnë një ditë të bardhë!

Ideali që kanë ëndërruar stërgjyshërit, ay ideal i shenjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë s’onë, u realizua sot! 

Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nëpër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre : u harrit, u krye!

Intrigat e huaja dhe komeditë e mbrendëshme që u lojtën një kohë mbi kurrizin e Atdheut nuk e lanë popullin

shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë 

vjetët e para të jetës së re. 

Krijuan një situatë të rëndë dhe rrezikuan

njëment tëresinë e Indipendencën e Atdheut. 

Gjatë këtyre kohëve të vështira duallë në shesh apostoj të rremë duke predikuar ungjillin magik të një bese fatale. 

Një maqavelizmë që synonte t’i mësonte popullit shqiptar disiplinën e skllavërisë dhe të çkëputte nga trup’ i shtrenjtë i Atdheut vendin më të shenjtë: VLORËN bujare që e ka falur natyra për të qenë vend i pelegrinazhit të Shqipëtarëvet. 

Forca ideale, energjia virgjine dhe

patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i kapërcyen, gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun.

Dita e 28 Nëndorit 1920

ësht e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria redente,  sbukuruar nga Stili gier në Shkodër me trendafilë 

dafine. 

Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t’Atdheut!

Faluni ! Perunjuni përpara këtij Senotafi të 

shenjtë! 

Adhuroni shpirtrat e Deshmorevet! 

Dhe lavduroni këtë ditë madhështore!

Gëzohuni o Shqiptarë t’arratisur në 

çdo anë të botës.

Këndoni ju zogjt’e bukur që fluturoni në 

qiellin e Shqipërisë! 

Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male!

Buçitni ju, lumenjë dhe dete të Shqipërisë! Bekonani ju o Dëshmorët e shenjt t’Atdheut ! Kurajo, durim dhe shpresë Ti o Shqipëria irredente!

blank

blank

blank

blank

111-vjetori i pavarësisë, Google bën surprizën e veçantë, ‘vishet kuqezi’

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një ‘surprizë’ në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
Google ka ‘ndryshuar imazhin’ dhe është veshur kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

blank

Ish Klubi Partizani, aktet që çuan në ndërtimin e kompleksit të pallateve

VOA/Mimoza Picari

Në Shqipëri Prokuroria e Posaçme po heton mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi dyshohen për korrupsion, ndërsa zoti Malltezi edhe për pastrim parash. Përmes një sërë dokumentash, Zëri i Amerikës, analizon një nga momentet më të debatuara në çështjen e ish Klubit Partizani, atë që lidhet me ecurinë disa vjeçare të procesit që çoi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh, që nga ndryshimi i destinacionit të sipërfaqes, deri te dhëniet e lejeve që e mundësuan atë, si dhe ndryshimet ligjore që përcaktuan një marrëdhënie të re për pronarët e trojeve ku shtriheshin terrenet sportive.

Më 8 qershor të vitit 2006, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) i Bashkisë së Tiranës, kryetar i të cilit ishte drejtuesi i atëhershëm i Bashkisë Edi Rama, ndryshoi destinacionin e disa zonave të qytetit të Tiranës nga “zonë sportive” në “zonë banimi”, mes të cilave dhe një sipërfaqe prej 0.7 hektarësh, në rrugën “Frosina Plaku”, pjesë e Klubit sportiv Partizani.

Në argumentat e saj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cilëson në kundërshtim me ligjin “Për urbanistikën” ndryshimin e destinacioneve të terreneve sportive, akt i cili do të merrte disa muaj më pas, më 21 nëntor të po atij viti, edhe miratimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës, KRRTRSH, që në atë kohë kryesohej nga zoti Berisha, në cilësinë e kryeministrit.

Në përgjigje të kritikave se përse edhe KRRTRSH-ja e kontrolluar prej tij, kishte miratuar një akt që kishte shkelje ligjore, zoti Berisha është shprehur disa herë së fundmi, se ai kishte qenë i detyruar ta miratonte vendimin e KRRT-së së Bashkisë, për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. “Më datën 21 nëntor unë e shqyrtova vetëm si noter, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese më kishte hequr çdo mundësi për të ndërhyrë”u shpreh ai pak ditë më parë.

Përpara mbledhjes së KRRTRSH-së, ka vetëm një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të datës 11 nëntor, që në fakt, lidhet vetëm me një akt normativ të qeverisë, atë të dhjetorit 2005, i cili i jepte të drejtë Prefektit të mblidhte KRRT e Bashkisë Tiranë dhe nuk kishte të bënte me kompetencat mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Gjykata Kushtetuese u mjaftua të konstatonte se “akti normativ, e kish humbur fuqinë juridike për shkak se Kuvendi i Shqipërisë nuk ishte shprehur në mënyrë përfundimtare për të brenda afatit 45 ditor”.

Ndërsa, akti që e ndalonte në mënyrë të hapur qeverinë të ndërhynte në vendimarrjet e bashkive ishte ai i ndërmarrë nga Gjykata Kushtetuese, një muaj më vonë nga vendimi i KRRTRSH. Bëhet fjalë për vendimin me numër 29 të 21 dhjetorit 2006, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes Bashkisë së Tiranës dhe disa institucioneve të pushtetit qendror, sipas të cilit “Shqyrtimi dhe miratimi i lejeve të ndërtimit, si çështje të planifikimit dhe menaxhimit urban që përfshihen në konceptin ligjor “funksionet e veta”, janë kompetencë e plotë dhe ekskluzive e organeve të qeverisjes vendore”. Një tjetër pikë e vendimit përcakton se aktet e KRRT-së mund të ankimoheshin në Gjykatë: “E drejta e shfuqizimit të akteve të paligjshme të KRRT-ve që funksionojnë pranë organeve të qeverisjes vendore është kompetencë e organeve të pushtetit gjyqësor”.

Në atë kohë, pavarësisht se Bashkia ishte fituar nga socialistët, KRRT-ja e Tiranës, rezulton se kontrollohej në shumicë nga pushteti qendror i PD-së. Diskutimet në mbledhjen që miratoi ndryshimin e destinacionit për një pjesë të ish Klubit sportiv Partizani, mbeten të paqarta. Kërkesa e Zërit të Amerikës, për t’u njohur me procesverbalin e mbledhjes së 8 qershorit 2006, mbeti pa një përgjigje nga Bashkia e Tiranës.

Përbërja e KRRT-së së Bashkisë, Tiranë, sipas Neni 19 të ligjit “Për Urbanistikën”, i vitit 1998, parashikonte një shumicë të cilësuar me përfaqësues të pushtetit qendror, ndërsa pushteti vendor përfaqësohej vetëm me1/3 e anëtarëve. Kjo ishte një tjetër çështje për të cilën Bashkia e Tiranës, i ishte drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese, e cila po në vendimin e 21 dhjetorit 2006, e shfuqizon Nenin 19 me argumentin se “Duke iu referuar dispozitës ligjore përkatëse rezulton se shumica e cilësuar e anëtarëve të KRRT-së, nuk përfaqësojnë bashkinë. Ekzistenca e një rregullimi normues të tillë, që kërkon minimumin e 2/3-ve të anëtarëve për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e KRRT-së, nuk i krijon mundësi autoritetit vendor të gëzojë instrumentet e nevojshme ligjore për ushtrimin normalisht të funksionit dhe të vendimmarrjes në fushën e planifikimit urban, duke e vendosur atë, në këtë mënyrë, nën vullnetin e pushtetit qendror. Për rrjedhojë, neni 19 i ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, bie ndesh me parimin e decentralizmit të pushtetit dhe të autonomisë vendore, parashikuar nga neni 13 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore”.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, çon, 6 muaj më pas, në maj 2007,në ndryshimin e përbërjes së KRRT-së, së Bashkisë së Tiranës. Me propozim të Qeverisë, numri zbret nga 21 në 9 anëtarë, me këtë formulë: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetar i KRRT-së; 3 anëtarë, me propozimin e shumicës së Këshillit Bashkiak të Tiranës; 3 anëtarë, me propozimin e pakicës së Këshillit Bashkiak të Tiranës; 1 anëtar, përfaqësues i ministrit përgjegjës për planifikimin urban dhe 1 anëtar, që zgjidhet me 3/5 e votave të të gjithë Këshillit Bashkiak të Tiranës”.

Një formulë e brishtë politikisht, sipas së cilës krijimi i shumicës, varet nga anëtari që zgjidhet me 3/5 e votave të gjithë Këshillit Bashkiak. Në kushtet kur shumica në këtë Këshill zotërohej nga koalicioni i majtë gjasat ishin më të mëdha që anëtari i 9-të i KRRT-së, të përfaqësonte të majtën, e cila në rrafshin e qeverisjes qëndrore ishte në opozitë.

Gjatë seancës parlamentare, ku diskutohet ky ndryshim ligjor, nga ana e socialistëve, kryetari i të cilëve drejtonte Bashkinë e Tiranës, kjo formulë kundërshtohet me arsyetimin se një përbërje e tillë, e lë sërish nën ndikimin politik të shumicës qeverisëse KRRT-në e Bashkisë së Tiranës.

Sipas procesverbalit të seancës, të siguruar nga Zëri i Amerikës, një nga pikat e nxehta të debatit lidhet me votimin me shumicë të cilësuar në KRRT-në e Bashkisë së Tiranës të planeve rregulluese (6 nga 9 vota). Një formulë e cila e bënte të detyrueshëm konsensusin politik.

Lulzim Basha, deputet i PD: “Dëshira dhe vullneti i mirë për të zhbllokuar KRRT-në e Tiranës janë mëse evidente. Po arrijmë dot ne sot t’i besojmë pushtetin e dhënies së lejeve të ndërtimit, njëshit në Tiranë, që ka 7 vjet që premton planin rregullues dhe nuk e bën? Në momentin e përfundimit të planit rregullues, sigurisht, kompetencat e dhënies së lejeve të ndërtimit shndërrohen në kompetenca administrative”

Ylli Bufi, deputet i PS: “Mua më duket se propozimi që bëhet është tërësisht në të njëjtën linjë, si praktikat e mëparshme. Pra, është një formulë, madje, e cila besoj që më shumë se në praktikat e mëparshme, bllokon tërësisht KRRT-në e Tiranës”.

Kryeministri Sali Berisha: “Unë ju garantoj se në mënyrën më kategorike, kjo maxhorancë nuk kërkon ta bllokojë KRRT-në. Me këtë formulim ne kemi pasur parasysh dy gjëra: E para, Bashkia të japë lejet pa asnjë lloj mundësie për ta pësuar. Por, kontroll po. Sepse këta tre vetë që janë, këta nuk e pengojnë dot dhe nuk do të mund ta pengojnë dot. Te studimet e pjesshme ka një problem, ka një qëllim, nuk e mohoj. Pse është ky problem? Kjo klauzolë është vetëm për ta imponuar që të bëjë planin rregullues të qytetit. Nëse bëhet ky plan rregullues i qytetit, dhe kjo klauzolë bie”.

Leja e ndërtimit

Në fund të dhjetorit të vitit 2007, KRRT-ja e re e Tiranës, tanimë me 9 anëtarë, miraton lejen për sheshin e ndërtimit në pronë të 38 qytetarëve, mes të cilëve është dhe emri i Jamarbër Malltezit. Vendimi me numër 136, përfshin, një shesh me një sipërfaqe prej 8540 metrash katrorë dhe mban firmën e kryetarit të Këshillit Edi Rama. Pas dy muajsh, në shkurt të vitit 2008, KRRT e Bashkisë së Tiranës miraton edhe lejen e ndërtimit, me vendimin, që sipas dosjes hetimore, mban numrin 61 të datës 26 shkurt 2008.

Zëri i Amerikës, kërkoi nga Bashkia e Tiranës, procesverbalin e të dyja mbledhjeve, por sërish nuk mori asnjë përgjigje.

Megjithatë Zëri i Amerikës, arriti ta lexojë proceverbalin e mbledhjes ku u miratua leja e ndërtimit për shoqërinë “Kontakt”. Dokumenti gjendet në Gjykatën e Shkallës së parë në Tiranë, në dosjen e gjykimit të padisë së një pronari dhe investitorit, ndaj Bashkisë së Tiranës, për moszbardhjen e lejes së mësipërme. Sipas procesverbalit, zoti Rama, në fillim të mbledhjes ka propozuar që ajo të drejtohej nga Arben Biçoku. Me gjasë Rama nuk ka vijuar të jetë pjesë e saj, përsa kohë në procesverbal firma e tij si dhe e një anëtari të tjetër të KRRT-së, përfaqësues i Bashkisë, mungojnë. Takimi ka vijuar me 7 anëtarët e mbetur të Këshillit.

Proçesverbali zbulon se Investitori nuk kishte ende pronësinë mbi zonën ku parashikohej ndërtimi dhe se leja do të zbardhej me faza, pasi të bëhej privatizimi. Në këtë dokument, Investitori (emri i të cilit nuk shkruhet), citohet të shprehet se nuk e kemi pronësinë për objektet”. Më tej bie në sy fakti se propozimet e investitorit, janë ato që duket se orientojnë mbledhjen, ku diskutimet vijojnë pa debate dhe kundërshtime. Eshtë Investitori ai që propozon që “të miratohet i gjithë korpusi dhe zbardhja të bëhet e faza, mos vijmë përsëri në KRRT”. Propozimi i tij gjen përkrahjen e anëtarëve të Këshillit dhe leja miratohet me kushtin e përfundimit të privatizimit të objekteve Drejtuesi i mbledhjes Arben Biçoku thekson ne përfundim se: “Miratohet leja për gjithë korpusin. Të bëhen dy vendime përkatësisht për fazën A dhe për fazën B. Faza B të zbardhet pas privatizimit dhe marrjes së pronësisë për objeket në veri. Miratohet.”

Në një intervistë në Top Story, në Top Channel, vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Berisha tha se Kryetari i KRRT-së së Tiranës, Edi Rama nuk e zbardhi vendimin , duke penguar zbatimin e lejes së ndërtimit. Një pronar dhe shoqëria “Kontakt” e paditën Bashkinë e Tiranës në gjykatë në vitin 2008 dhe në shtator të vitit 2013 Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe të apelit, që detyronte Kryetarin e Bashkisë së Tiranës të bënte zbardhjen e lejes.

Zëri i Amerikës siguroi dy vendimet e gjykatave, atë të Apelit dhe të Gjykatës së lartë në lidhje me këtë çështje. Arsyetimi i Bashkisë së Tiranës për moszbardhjen e lejes së ndërtimit, sipas këtyre vendimeve, lidhet “me mosrespektimin e detyrimit ligjor të palës paditëse për plotësimin e formularit 3 dhe 3/1 që përmbajnë të dhëna teknike të domosdoshme për dhënien e lejes se ndërtimit”, ndërkohë që pala paditëse insistonte se privatizimi ishte bërë dhe se kushti i lejes ishte plotësuar.

Kryeministri Edi Rama në proponcimin e tij të vetëm për privatizimin e Klubit sportiv Partizani, në një intervistë pak ditë më parë në “Report TV”, (14 Nëntor) nuk dha shpjegime për mënyrën se si u ndryshua destinacioni nga zonë sportive në zonë banimi. Ndërsa komentoi një hartë të zonës, ai tha se leja e dhënë nga KRRT-ja i përket një sipërfaqeje të vogël ku “ka qenë hyrja e djathtas tek ish klubi Partizani, që ishin disa karakatina të kohës së ushtrisë. S’ka pas fare klub Partizani aty, ka qenë pjesë e territorit, por ka qenë pjesë e ca karakatinave. Ajo është leja. Gjithë pjesa tjetër, ku kanë qenë fusha, qendra tenisi futbolli, te fusha tjetër, që ka qenë fusha e hapur e basketbollit, tek palestra. Gjithë ajo që ka qenë tek kompleksi sportiv Partizani është leja që ka ardhur pasi është ndryshuar “Ligji për Sportin”. Si mund të jepte KRRT-ja në kohë time një leje të tillë kur ligji ishte shumë i qartë. Nuk mund të ndërtohet në terrene sportive. Terrenet sportive pastaj janë zhdukur dhe janë bërë ndërtime”– u shpreh zoti Rama.

Por menjëherë më pas, zoti Berisha reagoi duke deklaruar se “e vërteta është se ai vetë pohoi se para ndryshimit të ligjit, Edi Rama ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori”, ndërsa u shpreh se me miratimin e planit rregullues të Tiranës “zonën e klubit Partizani, Edi Rama e ka shndërruar totalisht në zonë urbane. Pra, nëse për të parën tha se aty kishte disa baraka, magazina, këto ishin fusha, fusha futbolli, volejbolli, basketbolli, etj. Pjesa tjetër, Edi Rama në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në kundërshtim me ligjin për sportet të amenduar, e shndërron kundrejt një valixhe, supozohet me euro apo dollarë, e shndërron në zonë urbane tërësisht”.

Debatet për “Ligjin për sportin”

Baza ligjore që i hapi rrugë ndryshimit të destinacionit të pjesës tjetër të Klubit sportiv Partizani, është një ndër çështjet më të debatueshme. Neni 31 i “Ligjit për Sportin” ndryshoi dy herë brenda një periudhe 8 mujore, në vitet 2007-2008.

Deri në tetor të vitit 2007, ky nen parashikonte që “objektet sportive jepen me koncension, apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni” në përputhje me ligjin tjetër po të vitit 1995 “Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe në infrastrukturë”.

Me ndryshimet në tetor të vitit 2007 Neni 31 ndryshon duke parashikuar se: “Objektet sportive jepen me koncension, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni”, në përputhje, këtë herë me ligjin e ri për koncensionet të vitit 2006, i cili përfshinte dhënien e konçensioneve edhe në fushën e arsimit dhe sporteve.

Prokuroria e Posaçme vëren se pikërisht në këtë periudhë që po procedohej me privatizimin e objekteve dhe terreneve sportive, Këshilli i Ministrave ndjen nevojën të ndryshojë ligjin “Për sportin”. Ndryshimet e muajit tetor 2007 kishin hequr mundësinë e privatizimit të objekteve sportive. Kështu që në në korrik të vitit 2008 Neni 31 ndryshon sërish.

Sipas Prokurorisë së Posaçme “me propozim të Këshillit të Ministrave përcaktohet ndryshimi i nenit 31 në këtë mënyrë: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncension, në përputhje me ligjin nr. 9663 datë 18.12.2006 “Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat ně shërbimet publike dhe infrastrukture” me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni”.

Prokuroria thotë se në këndvështrim të leximit, sipas teknikës legjislative, interpretimi i kësaj dispozite është që objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë, pa i vendosur asnjë kufizim. Kurse, në rast se jepen me koncension, atyre duhet të mos u ndryshojë destinacioni.

Por zoti Berisha i bën një tjetër lexim sipas të cilit kushti për mosndryshim destinacioni prek dhe pronarët. “Sali Berisha u ka dhënë garanci terreneve sportive që nuk mund të ndryshojnë destinacionin. Ligji i Sportit u ndryshua për pronësinë e pronarit, por nuk u ndryshua kurrë për destinacionin”– argumenton ai.

Në fakt, ky nen ka qenë një çështje fort e debatuar në seancën parlamentare ku u diskutua ndryshimi i ligjit në korrik të vitit 2008. Deputetët e majtë, në opozitë në atë kohë, kërkuan me këmbëngulje shpjegime nëse ndryshohet apo jo destinacioni i terreneve sportive kur privatizohen nga pronarët.

Zëri i Amerikës sjell një pjesë të debateve në atë seancë:

Erjon Braçe, deputet i PS: Ajo që më bën përshtypje është fakti tjetër, që fjalia mbyllet këtu: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë. Në të kundërt jepen me koncesion me kusht që të mos ndryshojë destinacioni.” Pra kushtin që të mos ndryshojë destinacioni ju e futni në këtë nen vetëm për shoqëritë aksionere apo për klubet, dhe mirë bëni. Por ç’ndodh në rastin kur ka ish-pronarë? E mori pronën pronari, shumë mirë, ia dhatë këtë të drejtë, por pse nuk vendosni kushtin, që normalisht kjo pronë të mos tjetërsohet? Prandaj, zoti Kryeministër, thashë pak më parë që ky nen nuk ka lidhje me sportin. Ky nen ka lidhje me trojet dhe ky është një problem shumë i madh.

Pandeli Majko, deputet i PS: Pyetja, që të jetë më e shkoqur, zoti Kryeministër, është: A dilni garant ju, se pas këtij ndryshimi në terrenet sportive, nuk do të ndërtohen pallate? Po apo jo? Ky është shqetësimi. Nuk po diskutojmë këtu do të shkojë Çiljeta në Kinë apo jo.

Kryeministri Sali Berisha: Do të përgjigjem në mënyrë shumë të thjeshtë. Se çfarë do të bëjnë pronarët, të jesh i bindur që Qeveria ka zero tagër në Tiranë. Qeveria e Tiranës jeni ju dhe është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të nderuar zotërinj, se çfarë do të bëjnë pronarët me territorin e tyre, e ka në dorë Bashkia e Tiranës dhe pronari, jo Qeveria. Në fakt, ju e keni shënjestrën tjetërkund, jo tek unë. Është puna juaj.

Skënder Gjinushi deputet i PSD (duke ju drejtuar deputetëve të PD-së) : U kuptua nga nënteksti i shefit tuaj, i cili tha tani se nëse do të ndërtohet pallat apo jo, kjo varet edhe nga kryetari i bashkisë, apo nga kryetarët e bashkive. Ai e ka të qartë se ku ndodhen dhe cilat janë këto terrene, ku ia vlen të ndërtosh dhe ku jo, pastaj hyrjet i ndan Ndreka.

Ilir Meta deputet i LSI: Shpreh shqetësimin e thellë, jo vetëm kaq, por alarmin se ndoshta pas gjashtë muajsh apo një viti nuk do të kemi më terrene sportive dhe Zoti na ruajt të paktën stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, sepse duket qartë që një plan ogurzi është për të gjitha terrenet sportive, që kanë mbetur në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit tonë, ku, me sa duket, vlera e biznesit të ndërtimit është shumë e lartë. (I drejtohet Berishes). Ju edhe ato pak vepra sportive që kanë mbijetuar nga koha e diktaturës, tani, në marrëveshje të qartë me klanet e ndërtimit, duket se po jepni koncesione, ndoshta edhe në shkëmbim të Kodit të ri Zgjedhor.

Erjon Brace, deputet i PS: Më lejoni, zoti Kryeministër, t’ju them që në fjalinë e parë “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e trojeve, nëse ka të tillë” duhet vendosur patjetër kushti që të mos u ndryshojë destinacioni. Kjo është themelore për të garantuar ekzistencën e klubeve sportive dhe ushtrimin e sportit në këto objekte sportive në vijim. Unë nuk mund ta pranoj konceptin tuaj që ju nuk ndërhyni. Nuk është e vërtetë. Territorin nuk e qeverisin vetëm njësitë vendore, atë e qeverisni edhe ju dhe ju jeni kryetari i KRTRSH-së, jeni ju që, jo më larg se disa muaj më parë, keni ndryshuar me vendim të KRTRSH-së destinacionin e disa zonave sportive në Tiranë. Prandaj, do të ishte mirë që ju, personalisht, ta pranoni këtë kusht për ish-pronarët.

Propozimi i deputetit socialist Erjon Brace nuk u miratua dhe neni 31 i Ligjit “Për Sportet” kaloi sipas formulimit të propozuar nga qeveria.

Pavarësisht gjithë aspekteve të debatueshme të gjithë kësaj çeshtjeje, pas lejes se parë të ndërtimit në shkurt të vitit 2008, Bashkia e Tiranës ka vijuar ndër vite, të japë leje të tjera ndërtimi, aty ku me herët shtrihej kompleksi sportiv Partizani.

blank

BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës

VOA/Leonat Shehu

Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, tërheq vëmendjen se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë dezinformimin me qëllim që të nxisin konflikt ndëretnik në Kosovë, të ulin besimin e shoqërisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të paraqesin Shtetet e Bashkuara në një pasqyrë të shtrembëruar.

Raporti me titullin “Vorbulla e rrenave”, që është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nënvizon brishtësinë e institucioneve dhe medieve për t’u përballur me këtë vorbull.

Kreshnik Gashi nga BIRN tha se rusët përmes dezinformatave synojnë të pengojnë integrimet euro-atlantike si dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes në mes të komuniteteve në Kosovë.

“Ka një tentativë të vazhdueshme që NATO të kriminalizohet në Kosovë dhe me u pa si diçka që nuk është e mirë për vendin tonë. Narrativa e dytë që është identifikuar dhe e cila është po ashtu problematike është narrativa kundër integrimeve në Bashkimin Evropian dhe tentativa për ta portretizuar BE-në si diçka të keqe për Kosovën. Tutje influenca ruse synon me nxitë një luftë brenda Kosovës dhe këtë e kemi identifikuar me mesazhet që kanë ardhur në drejtim të Kosovës me atë që NATO-ja ka nisë të fajësohet si një mekanizëm që po i përkrahë vetëm shqiptarët dhe po synon me i ndihmu ata me pushtimin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas raportit, Kosova nuk ka kapacitete për t’u përballur me dezinformatat që vijnë nga Rusia dhe ndikimit që mund të vijë nga Kina.

“E dhëna kryesore është që influenca e tyre po mbërrin të ndikojë edhe qytetarin e Kosovës për shkak se matjet që janë bërë me qytetarët është konstatuar që dezinformata që vjen prej Rusisë perceptohet si diçka e vërtetë në vendin tonë”, tha zoti Gashi.

Në raport theksohet se dezinformatat ruse janë ritransmetuar në mediat e Kosovës të cilat po bien viktimë për shkak të mungesës së politikave editoriale për të identifikuar shpërndarjen e dezinformimit që vjen nga Rusia dhe Kina.

Sipas raportit dezinformatat që vijnë nga Kina megjithëse janë më të pakta në numër, përhapen në Kosovë me synimin për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Pika e parë është promovimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si diçka e keqe dhe si një vend i cili ka kriminalitet të lartë dhe ka probleme me sundimin e ligjit. Pika e dytë është për me promovu ose me trajtu informacione rreth shëndetësisë në Kinë dhe e treta është po ashtu me synu me tregu që Kina është një vend i zhvilluar dhe prodhimet kineze duhet me u ble sepse janë të kualitetit të lartë”, tha zoti Gashi.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se raporti tregon se Kosova është e goditur nga ndikimi i huaj dhe propaganda posaçërisht në rrugën e saj drejt integrimeve në Bashkim Evropian dhe NATO.

“Ne e dimë se shumica e qytetarëve të Kosovës, më shumë se 90 për qind, janë në favor të integrimit në Bashkimin Evropian, ne duhet të ruajmë këtë numër pozitiv. Megjithatë nëse qytetarët e Kosovës ekspozohen ndaj dezinformatave që tregojnë se integrimi në Bashkimin Evropian është i pafavorshëm dhe jo i dobishëm për të ardhmen e Kosovës, kjo mund të çojë në zvogëlimin e mbështetjes për vetë integrimin dhe mungesën e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Zoti Szunyog tha se një shqetësim i madh që ngritet në raport është përhapja e dezinformatave për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat sipas tij, janë të rrezikshme dhe mund të nxisin më tej tensionet.

“Evropa sfidohet nga politikat e ekstremit të djathtë dhe nacionaliste. Si një shoqëri shumë etnike, Kosova nuk duhet të lejojë që të ndikohet nga dezinformatat nacionaliste që dëmtojnë tolerancën”, tha ai.

Në raport theksohet se një përqindje e mirë e popullsisë e ka të vështirë të bëjë dallimin mes informacionit të saktë dhe të rremë në mungesë të njohurive të nevojshme për ta identifikuar dezinformatën.

Raporti bën thirrje për zhvillimin dhe zbatimin e programeve të edukimit për median dhe mekanizmave të fortë të kontrollit të fakteve brenda organizatave mediale, si një mundësi për të luftuar dezinformatat që vijnë nga jashtë.

blank

Në Podujevë ra  kushtrimi, mirë se erdhe, o Adem Kryetrimi! Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

***  Të gjithë ata njerëz, kudo qoftë në botë, që nuk e mbështesin drejtësinë, kurrë mos e gëzofshin lirinë.

(M.Hyseni, 2023)

 

***  Ngritja e shtatores HEROIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR, Adem Demaçi në Podujevë simbolizon epilogun e falsifikimit të historisë së pavarësisë së Kosovës (1990-2023).

 

Ndaj, pa asnjë dilemë, meritën historike e kombëtare për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në Podujevë, më 26 nëntor 2023 e ka kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me bashkëmendimtarët dhe me bashkëveprimtarët e tij  si në nivelin komunal, ashtu edhe në atë republikan me Albin Kurtin  në krye, kryeministër i Qeverisë së Kosovës.

-Iu lumtë për ringjaljen dhe për  rikthimin e Bacës Adem në faqet e ndritshsme të historisë së Kosovës së pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008). Si DISIDENT, si I BURGOSUR (28 vjet). si HERO, si KRYEIDEOLOG, si KRYEARKITEKT dhe si BABA  i saj, jo më pak se gjysmë shekulli (1958-2018).

 Fjala e rastit e Shpejtim Bulliqit për Bacën Adem :

““Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem, për arsye se ashtu i takon Podujevës dhe Llapit. Llapi nuk është thjesht vendlindja e bacës Adem, por edhe vendi e familja e tij e madhe. Baca sot po skalitet këtu si një hero i një populli që aq shumë e deshi dhe gjithçka sakrifikoi për të .Podujeva dhe Llapi janë të nderuar që tashmë ne zemër të qytetetit të tyre, në bulevardin e qytetit ka personalitet dhe një figurë kaq madhështore”.(Burimi: :https://www.kosova-sot.info/lajme/697681/bulliqi-adem-demaci-sot-po-skalitet-si-nje-hero-i-nje-populli-qe-aq-shume-e-deshi/ ).

Ashtu si Shpejtim Bulliqi i LVV-së, edhe  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e  cilësoi dhe e vlerësoi lart  domosdoshmërinë, rëndësinë, peshën historike, politike e kombëtare dhe atdhetare shqiptare të emrit dhe të veprës jetësore patriotike të Tribunit të Lëvizjes së Rezistencës gjithëpopullore dhe të disidentit mendar dhe largpamës, Adem Demaçi, i cili për çudi dhe për habi  iu “pati shpëtuar kamerave  televizive” të Komitetit Nobel në Suedi, vlerësuesit e të cilit Nelson Mandelen e shpërblyen me Çmimin Nobel për paqe (për vuajtjen e burgut 30-vjeçar nga aparteidi ), ndërkaq, i anashkaluan  në heshtje vlerat demokratike dhe paqësore gjysmëshekullore të  Adem Demaçit!

 

 Mesazhi homazh i Albin Kurtit për Bacën Adem

“…Sot jemi mbledhur për një homazh më shumë e për një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh politik, Adem Demaçit, shkrimtarit, Adem Demës, njeriut të popullit, bacës Adem. Personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët dhe në shqipen tonë të dashur.

Na nevojitet pra një homazh i thellë për një shpirt kaq gjithëpërfshirës, ngase u desh një guxim i madh për ta mbajtur një shpirt kaq të lirë. Lipset një vetëdije pa skaje për ta mbajtur një dije të paepur.

Për ne, si ndjekës të përpjekjeve të tij, do të jetë gjithnjë e vështirë të përkufizojmë personalitete të kësaj përmase. Por na duhet t’i përkufizojmë në gjuhë e në gur, sepse këta janë dy binarët ku mbështetet treni ynë i historisë. Mbi vargun dhe kullën. Ne urojmë që monumenti ynë kushtuar heroit tonë të mendimit të lirisë, të jetë edhe kullë edhe gjuhë, sipas kërkesës së furishme të vetë Adem Demës drejtuar kryekomandantit Adem dhe Jasharajve…”(https://shqip.com/zbulohet-shtatorja-e-adem-demacit-ne-podujeve/)

 

Ngritja e shtatores HEROIT Adem Demaçi, simbolizon epilogun e flsifikimit të historisë së pavarësisë së Kosovës

 

– Përmendorja e Bacës Adem Demaçi, krenari për çdo shqiptar bir shqiptari, jo vetëm për Podujevën,  për Kosovën, por edhe për mbarë Shqipërinë Etnike.

S’ka dyshim se, ngritja e shtatores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë, është vërejtja e parë dhe e fundit e popullit liridashës të Llapit dhe Gollakut kundër falsifikimit të historisë nga skribomanët e pacifizmit primitiv sllavo-bizantin,  të cilët jo më pak se 30 vjet luftuan dhe propaganduan, shpifën, spekuluan, mashtruan, dezinformuan, çorientuan, indoktrinuan dhe helmatisën popullin, se gjoja Adem Demaçi në liri-jashtë burgut në Kosovë (1990-2018)  “nuk kishte fuqi të mjaftueshme psiko-fizike për të bërë politikë dhe për të udhëhequr Kosovën”(!?).

 Kjo ishte rrena më e madhe e kurdisur nga armiqtë e brendshëm të Kosovës, e cila pati ndikuar negativisht në prishjen dhe në zhveshjen e bindjeve politike dhe kombëtare të shumë njerëzëve të strukturave  të politikës “pluraliste”, të cilët pa të drejtë krijuan dyshim, dilema, lëkundje, aversion dhe urrejtje ndaj kryefigurës kombëtare shqiptare të Kosovës, Adem Demaçi, i cili për lirinë e popullit dhe të Kosovës vuajti jo më pak se 28 vjet burg nëpër kazamatet famëkeqe të ish-Jugosllavisë (1958-1990).

Ndaj, nga zemra i përshëndes të gjithë ata, që kanë kontribuar për ngritjen e shtatores së Bacës Adem në vendlindjen e tij, Podujevë, më 26 nëntor 2023, që dëshmon se historia e pavarësisë së Kosovës, nuk mund të falsifikohet sipas prosisë së “karkalecëve” të kohës njerkë.    

Çfarë idiotizmi dhe padrejtësie ?!

-Duhej të prisnim jo më pak se 20 vjet në liri e në paqe, e së fundi, më 26 nëntor 2023 në Podujevë, të ngrihej PËRMENDORJA E PARË E HEROIT ADEM DEMAÇI!?

Këtë falsifikat , këtë turp dhe këtë  padrejtësi nuk ka shkencë, as politikë, as diplomaci e as drejtësi, që e justifikon, në asnjë kuptim.

 Të lumtë Shpejtim Bulliqi, që ngrite në këmbë të gjallë Bacën Adem me  librin e tij profetik  e vizionar për lirinë dhe për pavarësimin e Kosovës së Shqipërisë Etnike !

Përmendorja e parë e Demaçit në Podujevë,  apelon popullin për rindërgjegjësim dhe bashkim kombëtar  kundër falsifikimit të derisotëm të historisë dhe të politikës së pavarësimit të Kosovës.

-Po, pse mos të thuhet, se ngritja e parë e shtatores së disidentit, të kryeideologut, të kryetribunit, të kryepaqësorit, të kryedemokratit, të kryerevolucionarit dhe Mandeles së Evropës, Adem Demaçi, është akt i lartë i ndërgjegjës, i drejtësusë dhe vepër e guximshme njerëzore dhe kombëtare shqiptare  e Shpëtim Bulliqit (kryetar  i  komunës së Podujevës) me bashkëpunëtorët e tij  qeveritarë në nivel komune dhe në nivel republike.

Kjo shtatore thërret kundër falsifikimit të historisë  së pavarësisë së Kosovës  !

Së pari, logjika normale e thotë se, ai që ka përfunduar në përqafimin e kryekriminelit Slobodan Milosheviq në Beograd (maj 1999), dhe, ai që ia ka kthyer pushkën Slobodan Milosheviqit (5,6,7 mars 1998), assesi  nuk mund të konsiderohen heronj simetrikë të pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se si janë zhvilluar ngjarjet politike e luftarake në terren në atë kohë, kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia agresore dhe gjenocidale (1989-1999).

Pra, shtatorja e Bacës Adem Demaçi është një argument i pakundërshtueshëm historik, politik, kombëtar dhe atdhetar shqiptar, që APELON ASHAK-un në Prishtinë, ASHSH-në Tiranë dhe ASHASHA-në Nju-Jork, që të rindërgjegjësohen dhe të fillojnë të shkruajnë historinë  e vërtetë për pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008), jo të heshtin historinë dhe politikën e falsifikuar histerike  të disa skribomanëve të parapaguar nga partitë e ndryshme politike dhe nga bizneset  e shantazhuara me protagonistët e këtyre politikave, të cilat sipas interesave të ngushta personale. grupore, partiake, nahijore, ideologjike, ekonomike, tregtare e financiare kanë përçarë popullin sipas kryeliderëve të tyre në pushtet dhe jashtë pushteti.

 

blank

Afera e inceneratorëve shkon deri në lidhje me përfaqësuesit e kompanive ruse në Shqipëri

Skema e inceneratorëve ka filluar të bëhet edhe më e qartë, të dalin më shumë detaje dhe të zbulohen individë dhe lidhje që shkojnë deri në përfaqësues apo menaxherë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë me kompani ruse, të cilat kanë ushtruar aktivitetin në Tiranë.

Pas publikimit të lajmit nga CNA dje se çështja e inceneratorëve shkonte deri tek oligarkët e naftës, ne iu drejtuam sot grupit të ekspertëve të opozitës, të cilët prej disa muajsh janë duke përpunuar materiale voluminoze në lidhje me aferën e inceneratorëve, që ditë pas dite apo javë pas jave pas sigurimit të dokumenteve i çohen SPAK-ut.

Janë një grup ekspertësh, juristë, ekonomistë, të cilët kanë mbledhur dhe përpunuar disa mijëra faqe materiale ekskluzive, “email”-e, dokumente, komunikime, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Shumë prej tyre janë çuar në SPAK, priten të tjera të çohen ende deri në përfundimin e një hetimi të plotë për të zbardhur në çdo detaj çështjen e aferës së inceneratorëve.

Ekspertët e opozitës i thanë CNA se skema tashmë është e qartë. Klodian Zoto ndërtoi një kompani në Holandë duke përdorur dy brande ndërkombëtare, erdhi në Shqipëri, firmosi kontratën, më pas i largoi dy kompanitë të cilat i përdori thjesht dhe vetëm si mbulim për emra dhe mori në menaxhim inceneratorin e Tiranës duke fshehur emrin e tij te një kompani guaskë në Holandë.

Në fakt njeriu kryesor i menaxhimit të saj ka ngelur Mirel Mërtiri, i cili mban kontaktet kryesore me njerëzit e tij si administrator në Holandë, apo atë që kishte në Tiranë apo dhe me kontratën tjetër që zhvillohet në Zimbabve apo me investime të ndryshme që ka tentuar të zhvillojë anembanë botës deri në Bagdad apo gjetkë. Mërtiri gjithashtu sipas ekspertëve ka lidhje të forta mediatike dhe ka paguar miliona euro për mbështetjen e tyre, gjithashtu paguan ende disa media dhe gazetarë në Tiranë, duke i përdorur për sulme dhe shantazhe ndaj SPAK dhe gjyqtarëve që kanë çështjen e inceneratorëve në hetim apo gjykim.

Sipas ekspertëve të opozitës, tashmë skema është e qartë, kompania nuk ka pasur lekët për të kryer investimin 128 milionë euro. “Geogenix” nuk i ka pasur në atë kohë këto shuma. Emrat e kompanive të huaja u përdorën thjesht dhe vetëm për të plotësuar disa kritere që kërkoheshin për të firmosur kontratën me qeverinë shqiptare, janë plotësuar dokumentet, para nuk ka pasur.

Është tentuar të përdoret e njëjta skemë si tek inceneratori i Elbasanit apo Fierit ku u firmos një kontratë, por kishte një ndryshim, në këtë rast kemi një koncesion për 30 vjet kurse në Elbasan dhe në Fier ishin 2 investime publike që bëheshin me paratë e shtetit që fillonin e lëvroheshin 6 muaj pasi firmosej kontrata, thanë ekspertët për CNA.

Në rastin e Tiranës, kontrata për 30 vjet shkon rreth 1 miliard euro dhe kjo tashmë është vlerësuar nga ekspertët, nuk janë vetëm përllogaritjet 300 milionë euro që jep shteti në 30 vjet nga buxheti i shtetit dhe rreth 130 milionë euro që do t’i investonte kompania nga të ardhurat e saj apo fonde që deklaronte në kontratë. Shuma është shumë e madhe, kjo me një llogaritje të thjeshtë.

Kompania 3 a 4 vitet e fundit kompania deklaronte një xhiro të paktën 25 milionë euro në vit pa shkuar më tej te të ardhurat në rritje që kishte, të cilat vinin kryesisht dhe nga menaxhimi i landfillit të Tiranës, jo vetëm nga burimet e qeverisë, por dhe nga të ardhurat e privatit. Këtu shtohet dhe shuma e bashkive si Durrësi, Kavaja, Kamza apo dhe bashki të tjera që do t’i bashkohen landfillit të Tiranës dhe jo të krijonte një vlerë të madhe parash.

Sipas ekspertëve të opozitës, përveçse skema shkonte 1 miliard dollarë, në 30 vjet qëndron një aferë korruptive që i shtrin tentakulat e saj si një oktapod dhe ka bërë që Mirel Mërtiri në pamundësi financiare për investimin e inceneratorit të Tiranës, shet aksionet e kompanisë, pavarësisht se kanë pasur të ardhura të mëdha sepse nuk kanë mundur dot të sigurojnë financimin.

Qeveria ka qenë në lojë pothuajse totalisht e sinkronizuar me njerëzit e inceneratorëve, kjo për një fakt. I është dhënë një leje provizore dhe leja finale është shtyrë 2 apo 3 vjet, kjo për t’i dhënë kompanisë kohën që të gjente financimin.

Kompania mori disa kredi të vogla nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por nuk mundi kurrë të siguronte financimin e madh dhe atëherë gjendet zgjidhja. Bëhet me kushtin e aksioneve duke gjetur aksionerë të fjetur, të cilët sigurojnë investimin, e përdorin landfillin e Tiranës për një periudhë 9-vjeçare dhe më pas ia kthejnë aksionet sërish shtetasit Mirel Mërtiri, i cili i kishte kaluar ato në emër të shtetasit Giuseppe Ciaffaglione.

Në fakt kompania në Holandë nuk qarkullonte para apo shuma të mëdha që hynin apo dilnin nga inceneratorët, pasi gjithçka bëhej nga administratorët e vendosur nga Mirel Mërtiri në Tiranë apo kompani në Bullgari dhe Maltë. Ciaffaglione ishte thjesht emër në regjistër.

Image

Giuseppe Ciaffaglione, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri te landfilli i Tiranës

Gjetja e aksionerëve të fjetur siguronte 100 milionë euro për investimin nga të cilat rreth 25 milionë do të merreshin si “fee”, pra si shpërblim nga ata që do të siguronin këtë kredi. CNA këtë e ka publikuar dje në një dokument ekskluziv.

Image

Gjithashtu shitja e aksioneve ka bërë që të hyjnë në lojë dy kompani, një zvicerane dhe një italiane. Sipas ekspertëve të opozitës nga dokumenti që është publikuar dje prej CNA, sigurohet dhe një herë se dy personat që ishin në takimin e zhvilluar në shtator të vitit 2020 kanë qenë Christophe Darbord dhe Blerim Hoxha, këta dy persona sipas ekspertëve të opozitës kanë qenë edhe më parë prezentë në Shqipëri, kanë hapur kompani të ndryshme dhe kanë ushtruar aktivitet më Armo-n.

Image

Në atë kohë kanë marrë ARMO në përdorim është thënë se ka pasur lidhje dhe me oligarkë rus, por edhe me bosët shqiptarë të naftës, të cilët ishin njerëzit, që bashkëpunonin me këta persona, të cilët morën në përdorim ARMO-n rreth 7 apo 8 vite më parë.

Ekspertët e opozitës theksojnë se tashmë është e qartë skema ashtu siç u tregua më lart, por po shikohen të gjitha detajet se kush kanë qenë personat që kanë orientuar Mirel Mërtirin, drejt kompanisë zvicerane dhe asaj italiane, kush janë zyrtarët e shtetit të përfshirë në këto negociata që kanë bërë shfaqjen e disa individëve të dyshimtë për lidhjet e tyre financiare dhe bashkëpunimet që kanë pasur me rusë apo dhe aktivitetin e tyre që kanë ushtruar në Tiranë./ CNA

blank

Shqipëri, shqetësim për tjetërsim të zonave të mbrojtura

Gjiri i Manastirit

Raimond Kola

Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit të Manastirit në Sarandë, e cila në Janar të vitit 2022 doli nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit pas një vendimi të qeverisë shqiptare për rishikimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura.

Projekti “Manastiri Resort” është i pari i miratuar nga qeveria shqiptare në vijën bregdetare nga Kanali i Çukës deri në Lagunën e Butrintit pas rishikimit të hartës së zonave të mbrojtura, ndërkohë që plane të tjera ndërtimesh janë në proces.

Nga Parku Kombëtar i Butrintit u hoqën me vendimin e qeverisë rreth 800 hektarë përfshirë edhe disa zona të Ksamilit.

Mbingarkesa e ndërtimeve, sic duket edhe nga pamjet nga ajri po shfaqet frikshëm në Ksamil , i cili ka një vijë të vogël detare për plazhe.

Peisazhe të paprekura mijëvjecare po dëmtohen në vijën bregdetare nga Saranda në Ksamil për t`u kthyer në plazhe dhe ndërtime.

23 zyrtarë të administratës publike dhe 1 noter, janë janë arrestuar nën dyshimet për abuzim me detyrën gjatë 21 muajve të fundit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK.

Ndërkohë rreth 48 organizata mjedisore shqiptare kanë kërkuar që të mos miratohet rishikimi i zonave të mbrojtura dhe 11 prej tyre janë paditëse ndaj vendimit të qeverisë dhe vijojnë betejen për anullimin e vendimit në një proces gjyqësor që vijon në gjykatën e Tiranës.

Përkundër këtyre reagimeve mazhoranca socialiste përgatitet të miratojë ndryshime të reja në hartën e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

12 deputetë të Partisë Socialiste kanë kanë depozituar këto ditë një kërkesë për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”.

Projektligji i ri sjell sërish ulje të shkallës së mbrojtjes së zonave të rëndësishme natyrore të vendit për t`u hapur rrugë investimeve.


Send this to a friend