VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një njeri i varfër së bashku me gruan shkojnë në një panair të fshatit

By | October 12, 2016

Komentet

Këndi i humorit: Kujtimi iu tregon shokëve

Kujtimi iu tregon shokëve:

– I thashë gruas, – kush je ti për të gjykuar shokët e mi, – kush je ti për të më penguar të dal me ta, – kush je ti që më kufizon lirinë time, – eeeee kush je ti!!!!
– Ti qeke burrë mor vlla, po ajo ça të tha?
– Kujtimo, mos fol nëpër dhëmbë se nuk merresh vesh fare se ça thua….

Këndi i humorit: Katër policë po luanin me një karkalec

Katër policë po luanin me një karkalec. Sa here i thoshin ” Hop!” karkaleci kercente. Vjen shefi i shikon dhe u bertet:
– Ore, çfare beni?
– Ja shef, – i thote njeri – na vjen çudi se, sa here i themi hop, ai kercen.
– Po sikur t’i heqim nje kembe? – tha shefi – Te shohim do kerceje apo jo.
Ja heqin nje kembe, fap kerceu karkaleci. E keshtu deri sa shefi ja hoqi te gjitha kembet.
… – Hop!
Hiç karkaleci.
– Hop!
Hiç.
– Tani çfare mesojme nga kjo? – pyeti shefi.
Asnje nuk po pergjigjej. Atehere shefi tha:
– Nga kjo ne mesojme se kur ja keputim te gjitha kembet, karkaleci nuk degjon…

Këndi i humorit: Gruaja kërkon të shoqin në telefon

Gruaja kërkon të shoqin në telefon. I përgjigjet vogëlushja e tyre:

-Jo, mami! Babi nuk të del dot në telefon, se po flet në kompjutel me një vajzë të valfël!

-Nga e di ti se ajo është e varfër?

-Është pa loba e shkreta! Ka dalë lakuliq!

Gjyshja e dërgon gjyshin në dyqan

Gjyshja e dërgon gjyshin në dyqan.
– Senil je plak , prandaj mbaj mend dy gjëra duhet të blesh: bukë dhe qumësht. A i mbajte mend?
– Po, po. Dy gjëra.
Kthehet gjyshi nga shitorja dhe sjell brushë dhëmbësh.
– A je ti normal? – fillon të bërtasë gjyshja. – Shumë mirë të thash ‘dy gjëra’ e nuk i ke mbajtur mend! Ku e ke pastën e dhëmbëve?

Këndi i humorit: Punësohet Beni si shofer autobusi

Punësohet Beni si shofer autobusi. Në përcaktimin e punëve shefi i thotë:

– Beni, do të duhet të bësh edhe detyrën e faturinos.

Beni thotë:

– S’ka problem.

Të njëjtën ditë Beni bie në një greminë dhe e bën autobusin copë-copë. Vjen shefi në spital për ta vizituar dhe e pyet se si ndodhi aksidenti.

Beni i përgjigjet:

– Nuk kam lidhje, unë isha në pjesën e pasme të autobusit duke mbledhur lekët.

Këndi i humorit: Një doktor, një inxhinier dhe një politikan po debatonin

Një doktor, një inxhinier dhe një politikan po debatonin se kush prej tyre kishte dhënë kontributin më të shquar për njerëzimin. Doktori tha: Perëndia krijoi Evën nga Adami; ishte një procedurë kirurgjike, kjo tregon se doktorët kanë ekzistuar që në fillim!?

-Nuk ka mundësi, -tha inxhinieri. Shko një hap më parë kur Zoti krijoi Universin nga kaosi. Kjo është shpikja inxhinierike më e madhja për historinë e njerëzimit! Profesioni im ishte në fillim!!- nguli këmbë ai.

-Shumë e drejtë, – tha politikani duke ndërhyrë. Por kush e krijoi gjithë atë kaos sipas jush? Ne politikanët!!

Aforizmi i ditës – 19 mars 2019

If government were a product, selling it would be illegal.
P. J. O’Rourke
Nëse qeveria do të ishte një mall, shitja e tij do të ishte e paligjshme.
P. J. O’Rourke

Këndi i humorit: Isha për vizitë te një miku im që kisha kohë pa e takuar

Isha për vizitë te një miku im që kisha kohë pa e takuar, meqë nuk i kisha qenë në dasëm, thashë t’i bëja një vizitë.

Ne rini te gjithe e mbanim mend si tip gangsteri .

Hyj ne shtepi dhe me pret e shoqja, futem ne sallon e gjej duke lare enet, ndersa gruaja po shikonte nje telenovele turke.

Nderkohe qe ky po lante enet nje aktori turk i ra telefoni e po fliste ne telefon, nderkohe ja pret nusja e shokut:

– Mbylle ate çezme, se po flet ne tel tjetri , 3 ore te lash enet edhe ti !

Shoku nga nervat mbyll çezmen, fshin duart e ulet prane meje e me thote:

– Nga inati ja lash enet pa la !

Un qe e shikoj ne heshtje , ai kthehet serish te une:

– Gjithsesi po i laj mbasi te mbaroj telenovela, se edhe pak ka !

Këndi i humorit: Dy shoqe në një kafe po flisnin për meshkujt

Dy shoqe në një kafe po flisnin për meshkujt:

– Lere, se jam shumë e merzitur, të gjithë meshkujt qenkan tradhtarë e mashtrues!

– Po pse, moj zemra? – e pyet shoqja.

– Po ja, Miri më tradhtoi mbrëmë, Tanin e kapa pardje me dy femra në një bar, Beni më tradhtoi me shitësen e rrobave, Goni me kushërirën time, të gjithë mashtrues janë dhe pikë, biles biles dhe im shoq kushedi me kë më tradhton, po thjesht s’e kam kapë akoma!

Këndi i humorit: Një burrë i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Një burrë i lutet Zotit , aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Vetëm një ditë, qe ajo të kuptojë se sa vuaj unë.

Kurse mua më bëj grua në vendin e saj.

Dhe kështu u bë.

Në mëngjes u ngrit burri tashmë i bërë grua.

I bëri mëngjesin burrit, ndërkohe bëri gati fëmijët për shkollë.

Vajti i dërgoi në shkollë, pastaj pagoi faturat e dritave.

Bëri pazarin, u kthye në shtëpi bëri drekën.

Pastaj rregulloi krevatet, pastroi shtëpinë, lau enët.

Vajti mori fëmijët në shkollë, i ndihmoi me mësimet.

Iu bëri nga një banjo, i vuri në gjumë.

Papritur vuri re qe ora vajti 11 e darkës dhe ajo nuk kishte pushuar asnjë minutë.

Shtrihet ne krevat por as burri nuk e le rehat.

Diten e dyte çohet gruaja dhe i lutet prap Zotit:

-Aman, o Zot, më kthe prap burrë siç isha, se qenka shumë e vështirë të jesh grua.

Zoti: – Patjetër që do të të kthej prap burrë, por pas 9 muajsh sepse mbrëmë ngele shtatzënë…

Këndi i humorit: Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër

Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër.

– Mirë se erdhe në qeline time, pse të kanë dënuar? – e pyet i burgosuri i vjetër gjirokastritin.

-Eh, përlava një gjerdan me diamante, pasi i theva vitrinën një dyqani xhevahiresh me një tullë!

– Ah, domethënë të paskan kapur në flagrancë…?

– Jo, më kapën më vonë, kur u ktheva për të marrë tullën! – thotë gjirokastriti.

Këndi i humorit: Zysha: Beni, na thuaj me një fjali, çfarë bëre dje

Zysha: Beni, na thuaj me një fjali, çfarë bëre dje.

Beni: Une dje po flej me babin.

Zysha: Jo Beni, unë fjeta me babin.

Beni: Ndoshta ti ke ardhur me vonë, se mua më zuri gjumi shpejt.