Gjatë një safari, një qen gjuetie i madh dhe shumë i zgjuar humbet dhe fillon të endet nëpër pyll.
Papritur shikon që një panterë po afrohet kërcënuese: “Pff…, tani jam në hall, duhet të mendoj diçka” – Vëren disa eshtra të një kafshe të ngordhur aty pranë. Fillon t’i kafshojë dhe kur pantera është afër, thotë me zë të lartë: “Ah, sa e mirë është kjo pantera që kam ngrënë!”.
Pantera frenon befas dhe ikën duke menduar: “Çfarë qen demon! Pothuajse më përpin edhe mua”.
Një majmun, i cili kishte vëzhguar gjithçka nga një pemë, zbret, ndjek panterën dhe sapo e arrin, i tregon se çfarë ndodhi.
Pantera shumë e inatosur thotë: “bir kurve! Tani ma paguan!”
Pastaj kthehet nga majmuni dhe i thotë: “Ndiqmë, tani të shkojmë t’i tregojmë se kush është në krye këtu” dhe ata nisen me marsh të pestë drejt qenit.
Qeni sheh se pantera po afrohet sërish i shoqëruar nga majmuni dhe mendon: “dreq majmun! Dhe çfarë të bëj tani? Dreqin, më duhet të mendoj diçka shpejt.” Në vend që të ikë, qeni ulet me shpinë nga pantera, sikur të mos e kishte parë dhe, kur pantera është mjaft afër e gati për ta sulmuar, ai thotë me zë të lartë: “majmun i shëmtuar, ka më shumë se gjysmë ore që kur e dërgova të më sillte një panterë tjetër dhe ai ende nuk ka ardhur!!!”.