VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një ushtar ik pa leje nga reparti

By | March 8, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja janë në gjyq dhe po debatojnë për divorcin

Burri dhe gruaja janë në gjyq dhe po debatojnë për divorcin.

Kur vjen momenti i ndarjes së shtëpisë, gruaja fillon të qajë dhe i thotë burrit:

-I dashur, si mund të prishim ne këtë fole të dashurisë sonë?

Burri i përgjigjet:

-E dashur, si shumë zogj po qarkullojnë në këtë fole!!!

Këndi i humorit: Një polic i tregon kolegut aventurën e tij të dashurisë

Një polic i tregon kolegut aventurën e tij të dashurisë.

Kolegu e pyet:

-Pa më trego çfarë bëre mbrëmë me atë vajzën aq të bukur që u takove?

Polici tregon:

-Sapo ishim njohur në një mbrëmje festive. Ajo më ofroi pije. Pas një bisede të shkurtër dhe gazmore, më ftoi në shtëpinë e saj dhe më tha të ulesha në divan. Shkoi në banjo dhe u kthye tërësisht e zhveshur. U ul në prehrin tim dhe filloi të më ledhatojë e të më puthë, saqë unë fillova të mendoj që të mos e lë këtë rast të më ikë.

Kolegu, shumë kureshtar, e pyet:

-Hë, pra, e çfarë bëre?

Polici përgjigjet:

-Arrita t’ia marr numrin e telefonit!!!

 

Këndi i humorit: Njëri hyn në një lokal të të rëndomtë, tmerrësisht të ndyrë dhe zë vend te një tryezë

Aty nga mbrëmja, njëri hyn në një lokal të të rëndomtë, tmerrësisht të ndyrë dhe zë vend te një tryezë. Kalon ca kohë dhe, më në fund, afrohet një kamarier. Ky është një i njohur i klientit, dikur shokë gjimnazi, të cilin e pyet:

-Tur Leksi, je bash ti?

Kamarieri përgjigjet i shkujdesur:

-Eh, pra!

Klienti i flet me mendjemadhësi:

-Si qenka katandisur të punosh në një lokal të tillë?

Turi i përgjigjet:

-Mjerisht këtu punoj! Por, së paku, nuk ha këtu!

 

Këndi i humorit: Një fshatar i pagdhendur është ulur në një stol në park bashkë me të fejuarën

Një fshatar i pagdhendur është ulur në një stol në park bashkë me të fejuarën.

I dalldisur nga prania e së fejuarës, i thotë asaj:

-Lule, të bëjmë dashuri?

Vajza i përgjigjet:

-Një gjë që nuk më ka pëlqyer tek ti, Titi, është se je shumë i pagdhendur e vulgar! Si nuk ta thotë goja një fjalë të ëmbël romantike në këtë mjedis kaq të bukur natyror?

Djali mendon sa mendon dhe pastaj i thotë:

-Lule, a e shikon atë çiftin e mjellmave tek shatrivani?

Vajza, mjalt e sheqer  e tëra, i përgjigjet:

-Pooo!

E ai:

-A dëshiron të bëjmë dashuri???

Këndi i humorit: Një bujk shkon tek mjeku i tij për vizitë

Një bujk shkon tek mjeku i tij për një vizitë. Mjeku, duke e parë veçanërisht të trishtuar, e pyet atë se si shkon me gruan e tij !!

Bujku përgjigjet: Epo në fillim ishte mirë, por fatkeqësisht nuk kemi patur ndonjë intimitet për disa kohë.


-Pse? A nuk keni më dëshirë?

-Po, por në kohë të gabuara, për shembull kur jam në traktor … kur kthehem në shtëpi jam i lodhur. Si mund t’ia bëjmë kësaj?


– Do t’ju jap këtë këshillë: kur të shkoni në ara, të merrni armë me vete dhe kur të keni një dëshirë të madhe, ju lëshoni një të shtënë në ajër për të sinjalizuar gruan tuaj se është koha e duhur, kështu që do t’ju vijë!


-Ide e bukur, unë do të provoj, ju falënderoj, doktor.


Disa muaj më vonë, bujku kthehet tek mjeku, i cili menjëherë pyet nëse ai ka ndjekur sugjerimin e tij!


– Doktor, sigurisht, e kam vënë këshillën tuaj në praktikë. Epo herët e para çdo gjë ishte në rregull, unë shtija në ajër dhe ajo vinte menjëherë! Dhe pastaj, doktor, që nga muaji i kaluar, kur filloi stina e gjuetisë, nuk e kam parë më gruan time!

Këndi i humorit: Nëntë gra janë në famulli për një prehje shpirtërore për të përmirësuar marrëdhëniet e martesës me burrat e tyre

Nëntë gra janë në famulli për një prehje shpirtërore për të përmirësuar marrëdhëniet e martesës me burrat e tyre.
Prifti iu bën këtë pyetje:
– Cili nga ju e do burrin e saj?
Të gjitha gratë ngritën duart. Pastaj prifti i pyeti:
– Kur ishte hera e fundit që i treguat bashkëshortit se e doni?
Disa u përgjigjën “sot”, të tjerat “dje”, të tjerat nuk e mbanin mend.
Pastaj prifti i ftoi ato t’iu dërgojnë bashkëshortëve nga një mesazh me tekstin e mëposhtëm:
– Dashuria ime, të dua aq shumë dhe jam krenar për gjithçka që bën për mua dhe për familjen tonë të bukur. Të dua.

Më vonë ai u kërkoi atyre t’i lexonin me zë të lartë përgjigjet.
Këto ishin përgjigjet:

1. A je mirë?

2. Mos më thuaj se ke pësuar përsëri aksident.

3. Nuk e kuptoj se çfarë do të thuash me këtë mesazh.

4. Dhe tani çfarë ke bërë? Shiko, këtë herë unë nuk ta fal.

5. A je në vete?

6. Më trego për sa para ke nevojë.

7. A po shoh ëndërr apo është ky mesazh për fqinjin?

8. Nëse nuk më tregon se për kë ishte ky mesazh, unë do të të zhdëp së rrahuri.

9. Kush je ti? Unë nuk e kam numrin tënd të regjistruar në celularin tim, por dua t’ju takoj. Më dërgo një fotografi.

Këndi i humorit: Dy vajza takohen pas pushimeve dhe njëra i thotë tjetrës

Dy vajza takohen pas pushimeve dhe njëra i thotë tjetrës:

-Në plazh unë kam bërë plot miq!

Ndërsa tjetra ia kthen:

-Në plazh unë e kam bërë me plot të panjohur!

Këndi i humorit: Një burrë shkon në kishë, hyn në rrëfyestore dhe i rrëfehet priftit

Një burrë shkon në kishë, hyn në rrëfyestore dhe i rrëfehet priftit:

-At, më fal, sepse kam mëkatuar!

Prifti e pyet:

-E çfarë ke bërë, biri im?

Burri përgjigjet:

-Jam martuar!

Prifti, disi i befasuar, i thotë:

-Po ky nuk është mëkat, biri im!

Burri thërret:

-E, megjithatë, unë jam penduar, At!

 

 

Këndi i humorit: Dy miq takohen në një bar

Dy miq takohen në një bar:

-Tungjatjeta, si je? Më thuaj, ç’kemi ndonjë të re?

-Para dy ditësh vdiq vjehrra ime!

-Oh, më vjen shumë keq! Po si vdiq?

-Vdiq e helmuar!

-Oh, e gjora ajo. E kafshoi ndonjë gjarpër?

-Jo, jo.

-Hëngri ndonjë gjë helmuese?

-Jo, bre, jo. Ishte duke folur, si zakonisht, dhe kafshoi gjuhën e saj!

Këndi i humorit: Një djalosh kërkon të tregohet romantik me një vajzë dhe i thotë asaj

Një djalosh kërkon të tregohet romantik me një vajzë dhe i thotë asaj:

-Adela, kur jam me ty unë harroj gjithçka!

Vajza i përgjigjet:

-Po mua më quajnë Trendelina!

Atëherë djaloshi thërret:

-E shikon? Dhe ti nuk më besoje!

 

 

Këndi i humorit: Një polic po e shikon me vëmendje një orë

Një polic po e shikon me vëmendje një orë. Ai e vërtit mbarë e mbrapsht akrepin pushim. Një koleg kurioz i afrohet dhe thotë:
– Çfarë po bën?
– E dashura ime më dha këtë orë dhe më tha se mund t’i bëj dush!
– Edhe? Çka është e çuditshme?
– Unë mendoj se në dyqan ia kanë hedhur… ka gjithë këtë koh që po e hulumtoj dhe ende nuk ia kam gjetur çezmat …

Këndi i humorit: Një patok hyn në një dyqan mobiljesh dhe afrohet te shitësi

Nje patok hyn ne nje dyqan mobiljesh dhe afrohet te shitesi:

A keni ushqim pate?

Shitesi i ulur pas banakut, i thote, “me vjen keq, po nuk kemi ushqim patash”.

Patoku kthehet edhe del nga dyqani.

Te nesermen i njejti patok, i njejti shites. “Keni ushqim pate?’

“Me vjen keq, patok, te thashe dje nuk kemi ushqim per pata ketu. ”

Patoku kthehet dhe del nga dyqani.

Diten tjeter, prape, “Keni ushqim per pata?”

Shitesi i nevrikosur i thote, Jo, nuk shesim ushqim per pata dhe po erdhe prape do të t’i gozhdoj kembet ne dysheme!”‘

Patoku del nga dera dhe vjen te nesermen e pyet: “A shisni gozhda? ‘

Shitesi thote ‘Çfare?… Jo nuk shesim gozhda.”

Atëher patoku ia kthen: “..Keni ushqim per pata?”