VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Natën vonë një vjedhës me maskë ndalon një burrë të veshur mirë

March 27, 2018

Komentet

Kendi i humorit: Radioja lokale raportoi se një hajdut, i cili ishte arratisur nga burgu

Radioja lokale raportoi se një hajdut, i cili ishte arratisur nga burgu në mes të ditës, ishte dorëzuar vullnetarisht në polici atë mbrëmje.

Gazetarët kuriozë e pyetën të arratisurin për arsyen e këtij akti të çuditshëm dhe ai u përgjigj:

“Sapo shkova në shtëpi për të parë gruan time, ajo filloi të më hetonte dhe më pyeti: ‘Ku ke qenë deri tani?’ Ka më shumë se tetë orë që je arratisur!!!”

Këndi i humorit: Nëna e Palit shkon të flasë me mësuesit e të birit

Nëna e Palit shkon të flasë me mësuesit e të birit dhe e pyet mësuesin e matematikës:
“Çfarë pune mendoni se duhet të bëjë djali im kur të rritet?!
“Patjetër një astronaut!” përgjigjet mësuesi.
“Një astronaut?! E pse?”

“Sepse gjatë orës së mësimit ai është gjithmonë në hënë, dhe kur e pyes, ai është krejtësisht i shurdhër!”

Këndi i humorit: Një eremit papritmas e gjen veten përballë një luani

Një eremit papritmas e gjen veten përballë një luani.

Duke mos ditur çfarë të bëjë, ai gjunjëzohet dhe thotë një lutje:

“Zoti im, jepi këtij luani ndjenja fetare!”

Pas këtyre fjalëve, njeriu i shenjtë e sheh luanin të ulë kokën, të kryqëzojë putrat dhe të pëshpërisë:

“Zoti im, bekoje ushqimin që do të ha së shpejti!!!”

Këndi i humorit: Në një pyll, një gjarpër dhe një lepur po vrapojnë me shpejtësi marramendëse

Në një pyll, një gjarpër dhe një lepur po vrapojnë me shpejtësi marramendëse. Në një moment, BAMMMMM!!! Ata ndodhen ballë për ballë, duke u përplasur me njëri-tjetrin.

Gjarpri: “Më fal, e di, por për fat të keq kam qenë i verbër që nga lindja dhe nuk të pashë të vije.”

Lepuri: “Dreq, edhe unë jam i verbër, as nuk e di çfarë kafshe jam.”

Gjarpri: “As unë, jemi shumë të humbur. Sidoqoftë, kam një ide: le të përpiqemi të prekim njëri-tjetrin, ndoshta mund ta kuptojmë se çfarë jemi.”

Gjarpri fillon: “Le ta prekim… të gjithë me qime… topthin e vogël të një bishti… mustaqet… veshët e gjatë… je një lepur!”

Është radha e lepurit:

“Tani do të përpiqem të të ekzaminoj: Pra… pa flokë… veshë që nuk janë shumë të spikatur… je Blendi Fevziu?!!”

Këndi i humorit: Një burrë shumë i paedukatë i afrohet arkëtares së bankës dhe i thotë me vrazhdësi

Një burrë shumë i paedukatë i afrohet arkëtares së bankës dhe i thotë me vrazhdësi:

“Dua të hap një llogari bankare në këtë bankë koti!”

Arkëtarja, e shokuar, përgjigjet: “Më falni? Nuk mendoj se ju kuptova saktë!”

“Mjafton vetëm një femër e keqe si ju të më shqetësojë këtë mëngjes. E përsëris, dua të hap një llogari bankare në këtë bankë koti, në të sëmës shkoftë!”

Arkëtarja telefonon menaxherin, i cili prezantohet dhe i thotë:

“Mirëmëngjes, unë jam menaxheri. Më thoni, çfarë ju duhet?”

“Po më stresoni shumë. Kjo është hera e tretë që them të njëjtën gjë: Dua të depozitoj 10 milionë euro në këtë bankë koti!”

Menaxheri më pas tregon nga akëtarja dhe e pyet depozituesin:

“Ju lute, a keni ndonjë problem me këtë zonjë të paaftë?!”

Këndi i humorit: Më 15 gusht, nën një diell përvëlues, një burrë hyn në një bar dhe pyet

Më 15 gusht, nën një diell përvëlues, një burrë hyn në një bar dhe pyet:
“Më falni, a keni ndonjë gjë shumë të ftohtë?”
Baristi përgjigjet:
“Sigurisht, faturën e kondicionerit. E mora sot në mëngjes!”

Këndi i humorit: Një avokat dhe një inxhinier po peshkojnë në Karaibe

Një avokat dhe një inxhinier po peshkojnë në Karaibe.
Avokati thotë:
“Jam këtu sepse shtëpia ime u dogj, dhe bashkë me të gjithçka që zotëroja. Sigurimi pagoi për gjithçka.”
Pastaj inxhinieri thotë:
“Çfarë rastësie. Jam këtu sepse shtëpia ime dhe të gjitha pasuritë e mia u shkatërruan nga një përmbytje, dhe sigurimi im pagoi për gjithçka.”
Avokati është pak i hutuar dhe pastaj pyet:

“Si vallë e shkaktove përmbytjen?!!”

Këndi i humorit: Një turist viziton një fermer dhe sheh disa kërpudha të bukura të freskëta të ekspozuara përpara fermës

Një turist viziton një fermer dhe sheh disa kërpudha të bukura të freskëta të ekspozuara përpara fermës.

– Këto kërpudha janë të bukura.

Fermeri:

– Ah, janë kaq të freskëta, i mblodha sot në mëngjes në pyllin pranë fermës sime!

– Atëherë do të marr 2 kilogramë dhe do t’i paguaj nesër.

Fermeri:

– Oh jo, nuk bëhet fjalë, më paguani menjëherë dhe me para në dorë, sepse nëse merrni ato helmuese… si do të më paguani nesër?!

Këndi i humorit: Herët në mëngjes, po qëndronin në radhë disa njerëz përpara supermarketit

Herët në mëngjes, po qëndronin në radhë disa njerëz përpara supermarketit për të blerë ushqime kur një i ri që sapo kishte parkuar makinën e tij u përpoq të kalonte radhën.

Një grua e moshuar e ndaloi menjëherë dhe i tha të lëvizte në fund të radhës, por pak më vonë, ai u përpoq përsëri dhe njerëz të tjerë e bllokuan.

Skena u përsërit të paktën tri herë derisa ky djalë bërtiti:

“Nëse vazhdoni të më bllokoni, nuk do ta hap supermarketin sot!”

Këndi i humorit: Një ditë, një luleshitës shkon te një berber për t’u qethur

Një ditë, një luleshitës shkon te një berber për t’u qethur.

Pas prerjes, ai kërkon faturën dhe berberi përgjigjet:

“Nuk mund të pranoj para nga ju. Këtë javë, po bëj një shërbim falas për komunitetin.”

Luleshitësi është shumë i lumtur, i thotë një lamtumirë të ngrohtë dhe largohet nga dyqani. Të nesërmen në mëngjes, kur berberi shkon të hapë dyqanin e tij, ai gjen një tabelë që thotë “faleminderit” dhe një lule të bukur për dyqanin e tij përpara qepenave.

Më vonë atë mëngjes, një pastiçer ndalet te berberi, gjithashtu për një prerje flokësh, dhe kur përpiqet të paguajë faturën, berberi përsëri përgjigjet:

“Nuk mund të pranoj para nga ju. Këtë mëngjes, po bëj një shërbim falas për komunitetin tim.”

Pastiçeri, i kënaqur, largohet nga dyqani. Të nesërmen në mëngjes, berberi gjen një copë letër që thotë “faleminderit” përpara dyqanit dhe një duzinë petullash të nxehta që e presin te dera.

Pastaj mbërrin një anëtar i parlamentit, edhe ai për një prerje flokësh. Kur shkon të paguajë faturën, berberi përgjigjet përsëri:

“Nuk mund të pranoj para nga ju. Këtë javë do të bëj shërbim pro bono ndaj komunitetit.”

Deputeti, i gëzuar nga ky lajm, largohet nga dyqani.

Të nesërmen në mëngjes, kur berberi shkon të hapë derën, ai gjen një duzinë deputetësh të tjerë të rreshtuar para dyqanit, duke pritur për një prerje flokësh falas.

Këndi i humorit: Pjerini përpiqet të përfundojë një pazëll

Pjerini përpiqet të përfundojë një pazëll.

I duhen gati katër muaj.

Pastaj e kthen kutinë dhe lexon: “dy deri në tre vjeçarë”.

Ai komenton:

“Pra, unë jam gjeni!!!”

Këndi i humorit: Po bisedojnë dy komunistë

Po bisedojnë dy komunistë.

I pari e pyet tjetrin:

“Po nëse do të kishe dy vila gjigante, çfarë do të bëje me to?”

I dyti përgjigjet menjëherë:

“Një për mua dhe një për Partinë!”

Tjetri këmbëngul:

“Po dy apartamente?”

“Një për mua dhe një për Partinë!”

“Po dy makina?”

“Një për mua dhe një për Partinë!”

“Po dy skuterë?”

“Një për mua dhe një për Partinë!”

“Po dy biçikleta?”

“Oh, i kam ato dhe po i mbaj fort…”


Send this to a friend