Në një rrëfim eskluziv, studiuesja e përkthyesja e veprës amanet të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, Keda Kaceli, përcjell opinionin e saj mbi dekorimin e Shyqyri Çokut, hetuesit që vulosi dënimin shumëvjeçar komunist të At Zef Pllumit.
“Heshtja jonë, vrastare e moralit dhe bashkëpuntore e krimit”, shprehet Keda qysh në nisje të kësaj interviste duke shtuar se nuk do reshti kurrë ta luftojë këtë heshtje e të kujtdo që po me heshtje përpiqet të përdhosë figurën e Padër Zefit sic e thërret ajo.

(Keda Kaceli ka ndër duar përkthimin në italisht të veprës më të njohur të At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”vëllimin italian me titull “Vivi solo per testimoniare”)
Alba Kepi: Keda jeni përkthyesja në italisht e veprës së At Zef Pllumit “Rrno për me tregue” , punë kjo e lënë amanet nga vetë Ati për ju. Pak ditë më parë mediat shqiptare zbardhën lajmin se Shyqyri Çoku, hetuesi që vulosi burgosjen shumë vjecare të At Zef Pllumit është dekoruar një vit më parë nga Shteti Shqiptar. Cili është komenti juaj mbi këtë fakt?
Keda Kaceli: E dashur Alba të falenderoj për intervistën. Do i bie pak gjatë duke u nisur nga një thënie e cmuar e Shën. Agustinit, e cila thotë “Ata që na kanë lënë, jo se nuk janë më, por janë të padukshëm, dhe mbajnë sytë e tyre plot lavdi, të ngulitur në tanët plot lot” At Zefin e shtrenjtë, sa herë e kujtoj, më vjen ndërmend shikimi i tij mirdashës, i gjallë, mbërthyes e i kthjellët në takimin tonë të parë dhe në atë të fundit. Takimi i parë me At Zefin ka qënë takimi më i rëndësishëm i jetës time, takim i cili do bëhej udhërrëfyes i veprimtarisë time të ardhshme. Koha me Padër Zefin ndalej dhe e gjithë jeta merrte një dimension tjetër. Kultura e tij, bujaria e tij fisnike, besimi në Zot, atdhedashuria dhe dashuria për njeriun, dashuria për vlerat e jetës, kaq vyer dëshmuar në atë që unë e quaj Bibla e dhimbjës së gjithë Kombit, rrallë ti hasjë në të përditshmen e varfër të ne frymorëvë. Po, ne frymorëve, pasi sot më shumë se kurrë del në pah se ai ishte njeri, njeri që jetoi për të rrëfyer të vërtetën e për të na e përcjellë, ndërsa ne të tjerët më heshtjën tonë vrastare të drëjtësisë e të së vërtetës së moralshme, jemi thjësht frymorë. Kur ndërmora nismën e përkthimit të veprës së pavdekshme të At Zef Pllumit isha 25 vjeçe. Sot kanë kaluar shumë vite plot 10 nga atëherë, dhe shumë pak është bërë për të përcjëllë veprën monumëntale përtej kufinjve të kohës. Padër Zefi më dashuri të papërshkrueshme dhë respekt të pashoq, ma bësoi përkthimin në italisht të librit “Rrno vetëm për tregue” në 2005, dhë rrugëtimi i realizimit ka qënë shumë i gjatë. Vëllimi i parë i tij, në edicionin e parë italian i erdhi publikut në nëntor të vitit 2013 më titullin “Il sanguë di Abele – Vivi per testimoniare” dhë në 2015 u ribotua nga Buongiorno Italia më titullin origjinal “Vivi solo për testimoniare” e u shpërnda nga Mondadori së bashku më numrat e parë të revistës, sic ju ë këni pasqyruar mjaft saktë në artikullin tuaj të mëparshëm “Shqipëria fantastikë e Kodrës, Vorpsit dhë Kacelit”. I kam premtuar Padër Zefit se veprën e tij do e përkthëja me përkushtim dhe respekt për cdo presje të tij dhe ashtu kam bërë dhe po vijoj ta bëj më vëllimet II dhe III. Më pati thënë së do kisha vështirësi dhe kështu ka qënë. Jo puna por njerëzit. Bashkëvuajtësit dhë bashkëfajtorët nuk ndihmonin. Dhe këtu e ka zanafillën gjithcka. Bashkëfajtorët dhë bashkëvuajtësit që pranuan të ishin të tillë, jepnin vec mosbesim dhë mosinkurajim. Shumëkush nga shtresa është munduar në vend se të më ndihmontë të më ndalte hapin. Sindroma e Stokholmit tek pasardhësit e martirëve (nuk më pëlqen t’i quaj viktima) është vërtet pasojë e traumës së persekucionit familjar i trashëguar brez pas brezi aq sa shpesh e shpie në sabotim punën e tjetrit. Frika e dështimit të bën të dështosh por unë nuk pata frikë, por besim. Besim të plotë tek e Vërteta. Tek e mira. Sot jam e lumtur që asgjë nuk më ndali pasi ekzistonte një dorë hyjnore që thuri plane më të bukura e më të mëdha për mua dhe veprën e pavdëkshmë të Padër Zefit. Dhe kjo do mjaftonte kundër cdo medalje të turpit. Medalje që fyen cdo plagë në trupin e tij të masakruar nga torturat cnjerëzore. Çdo pikë loti të motrës dhe nënës së tij e mijëra motrave e nënave si ato. Medalje që fyen përkushtimin vokacionin dhe dashurinë e bashkëvllazënve të tij Fretërit Franceskane si dhe të nipave të dashur si Tonini, Sandri Kanti me familjet e tyre apo mbesa e dhembshur Angjelina, e të afërmit e Atit të shtrenjtë, me të cilët gëzoj miqësi e dashamirësi. Ndjej dhe të përgëzoj deklaratën dhe punën e palodhur të Padër Vitor Demajt i cili ka ribotuar këtë vit tre vëllimet e librit Rrno vetëm për me tregue dhe Çinarët e At Konrad Gjolajt, libër po aq i rëmdësishëm dhe dëshmi po aq tronditëse dhe e cmuar mbi vuajtjet e Klerit Katolik në Shqipërinë Komuniste si dhe asaj shtrese elitare të popullit që u vu në shënjëstren e kuqe të rregjimit gjakatar si armike e popullit dhe pushtetit popullor. Këto janë përgjigjet kundër medaljeve dhe dekoratave. Por nuk mjaftojnë. Pasi do ish dashur dikur një qëndrim më pak mirdashës i vetë Kishës Katolike ndaj rregjimit të djeshëm dhe atij të sotëm. Por më beso shumë ndjesi dhimbjeje zhgënjimi deri në indinjatë neveri si dhe ndjenja faji dhe turpi më zgjohen sa herë mendoj për varfërinë shpirtërore që na karakterizon ne frymorët e Shqipërisë. I vetmi vend që jo vëtëm nuk ka rrëzuar ende Murin e tij të Berlinit por – pas cerek shekulli përpjekje për demokratizim – ndërton paturpësisht Bunkerë në mes të Tiranës europiane. Them përpjëkjë pasi Shqipëria jonë e vogël dhë e gjakosur nuk ka parë ende demokraci të plotë dhe mjerisht këto vitet e fundit u rikthye bindshëm në një sistem autokrat paradiktatorial. Si mundet t’a quajë veten demokratike Republika jonë e Shqipërisë, kur sot udhëheqin po ata njërëz që udhëhoqën dje në diktaturë? Si mundet t’a quaj veten dëmokratike Shqipëria jonë kur qeveria është e përbërë nga bijtë e ish nomenklaturës komuniste? Si mundemi t’a quajmë veten të lirë kur sot ne kemi ende urrejtje klasore që përcillet brez pas brezi? A e di kush që gjithcka ka filluar me vjedhjen e pushtetit? Me grabitjen që komunistët i bënë vendit dukë vrarë elitën e mëparshme? Dukë ndezur luftën civile në të cilën sabotuan të gjitha Konferencat kundër okupatorëve? A e dijnë Shqiptarët që historia jonë është një lëmsh mashtrimesh dhe gënjeshtrash të pashoqe? Një përdhunim i së vërtetës me përmasa çnjerzore? Në një vend demokratik krimi ndëshkohet nuk dekorohet. Medalja e dhënë ndaj hetuesit kriminel dhe torturuesit të dhjetëra qindra të pafajshmish politikë, duhet të ishte një turp për më të fundit ndër funksionarët e Ministrisë së Mbrojtjës, jo më për kreët e Qeverisë. Madje Shoqja Ministre si nënë, si grua, si institucion, do duhej jo vetëm të kërkonte ndjesë, edhe të japë dorheqjën. Po si nuk doli askush nga këta dëmokratët e orëve tona, të kërkojë ndjesën e nënave që kurrë nuk panë bijtë më sy e ikën natën në terr për të mos u kthyer më. Si nuk tregoi kush varret? Si nuk kanë humanizmin e mirnjohje që nuk iu prek një fije floku! Dhe dalin e qajnë Bunkerin? Po si nuk i mjaftuan 718.000 bunkerë që shëmtuan Shqipërinë për dëkada dhe ende e shëmtojnë, si nuk iu nxi kurrë faqja këtyre të paudhëve, të pafe e paatdhe, për gjakun që ende nuk është tharë e thërrët drejtësi? Edhe sa medalje do jepen deri sa të rikthehet vëllavrasja në tokën arbnore? Boll më! Nuk mban më! Është turp ndaj dinjitetit njerëzor!

Alba Kepi: Ju e keni takuar shumë herë At Zef Pllumin e këni shkëmbyer lëtra e opinione mes jush. Pra e njohnin mirë njëri tjetrin. Po të ishtë ende gjallë cili do të ishtë komenti i tij ?
Keda Kaceli: Padër Zefi ishtë një njeri i mencur dhe shumë i saktë në analizat e tij. Ishte gjithashtu shumë i ndjeshëm dhe sërioz dhe hokatar si At Gjergj Fishta me një ironi shpotitëse. Unë nuk dua të bëj sensacion e të trëgoj se cfarë më tha pak ditë para së t’u ndante me këtë botë, për të ikur përgjithmonë dukë na lënë jetimë e gati të pastrehë, në të uriturit që ushqëhëshim me dijen e tij në folenë e Kulturës së tij. Padër Zefi si i fundmi i Franceskanëvë të Mëdhënj e njihtë mirë rracën njerëzorë. Jam e bindur së do nënqeshte me urtinë e tij. Ai i njihte të gjithë. Do thonte “hajd shyqyr një teneqe xixëlluse ma tepër ngjoks që ishalla i ndriton në terrin e injorancës” e dinte se flakada e shpresës që e mira të triumfoë duhet mbajtur e gjallë dhe ushqyer me vullnet e punë. Pasi më mirë se gjithkush ai e dintë se krahas atyre që e lartësonin, dhe e respektonin do kishte të tjerë që do e përdornin dhe do e tradhëtonin. Nuk bënte dallim të djathtë të majtë. Më thontë shpesh “Padër këtu të djathtën nuk e njeh kush ndaj kam dërgu studentat me mësu e me e sjëllë dije e kulturë si para luftës” e sa gjynah për ne që shumë nga ata që ai dërgoi nuk u kthyen më, e disa bashkëpunuan më këta dekoruësit e sotëm. Dita e takimit tonë të fundit ka qënë 6 shtator 2007 në Spitalin Gemelli në Romë. Padër Aureli (At Aurel Gjerkaj) më shoqëroi tek shtrati i At Zefit dhe biseduam gjatë. Kishte nder fjalët e tij zhgënjim e dhimbje por sigurisht shpresë të madhë se një ditë historia do shkonte në vendin e duhur aty ku e vërteta ka shtëpinë. Ai nuk iku i shpaguar përkundrazi. Disa nga fjalët që më tha në atë takim të fundit ku shëndeti i tij ish përmirësuar pak, ishin “Padër të paktën bajnë sikur kanë kuptu dicka, sikur kanë një farë pendese, por nuk e kanë bija jeme. E kanë sa për sy e faqe, se prapë po ne jemi armiku. Sa plagë kam ende në trup sa Krishti dhimbe njerëzore! Duhet më duru shumë, me mësu e me studju fort e mos më humbë shpresën. Mundohu mos mbetësh vetëm, e po mbete, lutju Zotit e mos u dorzo. Ti je italiane puno mirë për Itali e për Shqipninë tonë së e mira kthehet dikur për mirë”. Besoj së ishtë amaneti i tij pasi ndjente se po largohej. Pas disa javësh nga kjo ditë mora një sms me lajmin e tmërrshëm. Mora rrugën drejt vëndlindjes dhe mora pjesë në funeralin e tij. Atë mbremje isha mysafire tek Fretërit në Kuvend dhe më pas e familjes së Toninit ku zonja Tërezinë më nderoi të flija në dhomën dhe shtratin e At Zef Pllumit në shtëpinë e tyre në Shkodër. Nuk e di kush tjetër ka patur atë fat dhe sigurisht atë përgjegjësi. Gjatë asaj nate pa gjumë, i vura detyrë vetes mes dhimbjes, që t’a coja në vend amanetin e Atit të mencur aq të dashur për mua dhe them se deri diku e kam nderuar atë, por ka ende shumë shumë punë për të bërë.
Alba Kepi: Rrno për më tregue shkruan Ati e sot vite pas vuajtjës komuniste e vdekjes së tij cfarë tregon ky dekorim?
Keda Kaceli: Dekorimi është një turp i pashoq i gjithë shoqërisë shqiptare. Duhet një lëvizje qytetare e sinqërtë që të marrë pozicion e të denoncojë publikisht këto akte që përcjellin më vëtëdijën më të plotë krënari për krimët ë kryera. Nga politika nuk prësim më asgjë pas cerek shëkulli tallitjesh e nëpërkëmbjesh por duhet të jenë qytëtarët që të marrin në dorë fatet e tyrë dhe të dënojnë krimet që ende sot pësojnë. Heshtja qytetare është bashkëfajtore e krimit dhe vrastarë e moralit. Vrastare e së vërtetës. Medalja trëgon nderimin e krimit dhe shkeljën e gjakut të pafajshëm të viktimave. Tregon së shoqëria jonë është në gangrenë dhe nuk di as c’është respekti për dhimbjen. Mirë dosjet që u bënë strumentum regni për të bërë të mundur që ata të vijojnë duke mbretëruar me klanet e tyrë dhe ne brëzat e ardhshëm, por të paktën një vetndërgjegjësim për të treguar varret ku groposën ajkën e Kombit dukë e bërë Shqipërinë e mjerë një bordello pa dyer ku geni i pastër u bë me biografi të keqe e për t’a rregulluar atë iu desh të ngjizej me gen kriminelësh.
Alba Kepi: Jeni pjësë e një familje intelektuale tiranse e përndjekur nga diktatura komuniste si dhë mbesa e Jonuz Kacelit, pushkatuar nga ky regjim. Si mendoni a është zhdukur vërtetë komunizmit në Shqipëri?
Keda Kaceli: Gjyshi im i nderuar, Jonuz Kaceli, u ripushkatua i vdekur pasi kish dhënë shpirt nën tortura në duart gjakatare të numrit dy të Byrosë Politikë të Diktaturës kobzezë komuniste Mehmet Shehu, gjatë hetuesisë për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike të vitit 1951, ku një fotografi e kombit të atëhershëm u ekzetua me një iskenim makabër të Sigurimit të Shtetit me urdhër të diktatorit. Mua përsonalisht asnjëri nga bijtë apo nipat e Mehmet Shehut nuk më ka shfaqur pendesë apo ndjesë. Sikurse asnjëri nga bijtë apo nipat e tjerë të nomenklaturës. Por geni është gen. Nuk e pres. Secili qan hallin e tij dhe as do t’ia dijë për respektin njërëzor. Është thënë dikur se hapja e dosjeve do sillte hakmarrje. Ne nuk dijmë të urrejmë jo më të vrasim. Në 25 vjet nuk kemi dëgjuar hakmarrje politike. Ndaj ata fituan dikur. Por të jesh e bindur se kemi fituar ne pasi ne nuk u joshëm kurrë nga urrejtja. Jo komunizmi nuk është zhdukur e nuk do zhduket për sa kohë Sigurimi i shtetit është rikthyer bindshëm më veprimtarinë e tij. Për sa kohë asnjë element i regjimit, diktatorët ende frymues, pjesëtarët e Komitetit Qëndror, sigurimsat, hetuësit, prokurorët, shefa kabineti, gjykatësit, drejtorët, sekretarët, shefa degësh, shefa burgjesh e rajonësh, dhë kjo për secilën nga fushat: ekonomikë, bujqësorë, industrialë, energjitikë, socialë, politikë, kulturorë, shkencorë, artistikë, sportivë ëtj etj. Për sa kohë bijtë e etërve festojnë Pezën, nderojnë me simbolet dhe fotot e diktatorëve nëpër rrugët e qytetëve tona. Ata patën fatin e madh që na zgjodhën ne armiq se ne kurrë nuk e mësuam urrejtjen dhe hakmarrjen. Dhe iu them me plot gojën se ne nuk jemi viktima, ne jemi heronj. Për cdo medaljë tuajën ne këmi pikë gjaku të gjallë heronjsh e martirësh të vërtetë të derdhur për liri, besë e atdhè. Për ne fjala Komb përmban pasthirrmën “Oh” në brëndësinë e saj duke përcjellë me të gjithë dashurinë dhe dhimbjen. Jo e dashur nuk është zhdukur komunizmi si formë shoqërore pasi për sa kohë që në matricën e tij do të jetë urrejtja për të tjerët – dhe ata po edukojnë edhe brezat e katërt me urrejtjen gjenetike e klasore – për sa shoqëria do mbruhet me urrejtje, dhë do vrasë e do vjedhë shpresën, ajo nuk do jetë një shoqëri e shëndoshë dhe e moralshme, dhë njeriu, sic kam mësuar, i gjallë apo i vdekur qoftë ai, rivdes sa herë vdes morali i një shoqërie.
Një shkrim sa human dhe intelektual. Po mendoj se shoqëria do ecte përpara, po të na drejtonin njerëz si kjo intelektuale.
Faleminderit, për çka ke thënë. Të mbështes edhe çdo presje…