VOAL

VOAL

“Kasapi” Edmond Caja duhet të ishte në Hagë”, Dervishi: Dy martirëve të Qafës së Barit iu morën sytë për eksperiment mjekësor

April 6, 2019
blank

Komentet

blank

Haki N. Blloshmi Nga Ernest Koliqi

(Prof. Ernest Koliqi përkujton heroin e lirisë Haki Blloshmi)
Haki Blloshmi lindi në 1908 në Berzesht t’Elbasanit. Msimet e para i kreu n’Atdhe. Me ndihmën e t’atit e të vllaut, Selahedin Blloshmit që atëherë ishte qark-komandant në Korçë dhe me interesimin e disa miqve të shpisë, më 1920 Hakiu u nis për në U.S.A ku u vendos në Boston. Aty mësoi gjuhën dhe kreu msimet e shkollës s’mesme.
Më 1927 u emnue Sekretar i Konsullatës Shqiptare në Boston që atëherë e drejtonte Gjergj Prifti. Në Konsullatë punoi për 4 vjet rresht. Më vonë, për fat të keq për nji mosmarrveshje me Ambasadorin Fuqiplotë, Faik Konicën, u largue prej detyre. Pat vazhdue studimet në Harvard University, të cillat i ndërpreu se u shtrëngue me u kthye n’Shqipni.
Tue qenë se i ati Hajdar Blloshmi ishte me moshë të vjetër e në pamundësi me vazhdue detyrën si deputet i Elbasanit, me pëlqimin e familjes, të miqve e të Shefqet Verlacit, më 1932 ngarkoi Hakiun me vu kandidaturën i cili filloi fushatën elektorale në rrethin krahinuer.
Gjatë kësaj kohe Hakiu pat shumë pjekje e bisedime me përfaqësinë e popullit t’atyne katuneve që njihshin familjen e tij. Hakiu nuk duel deputet mbasi baheshin me listë t’vetme qeveritare. Në vend të tij duel Abdurahman Dibra. Hakiu nuk kthej mâ n’Boston por shkoi në Paris ku kreu studime të tjera për gazetari.
Kur u kthye nga Franca punoi si korrespondent i gazetës zyrtare n’Tiranë, mâ vonë u emnue kryetar i komunës në Belsh, Elbasan e s’fundi u transferue po me atë detyrë në Librazh t’Elbasanit.
Kur plasi lufta civile, Hakiu muer anën Nacionaliste. Gjatë kësaj kohe u diftue aktiv dhe i vendosun tue komandue çetat e veta e në nji sulm pastrues n’prill 1943, tue u nis prej qendrës s’tij, Qukes, kaloi nëpër Moker, Gore, Skrapar deri n’Boboshticë të Korçës tue i thye gjithkund forcat komuniste. N’Pogradec e n’Korçë vuni fuqitë nacionaliste nën komandën e Xhevat Starovës.
Meqenëse gjendja politike po keqsohej dita ditës, lufta vllavrasëse kishte plasë gjithkah. Qeveria e Tiranës nuk e kishte ma at’ fuqinë e duhun me kontrollue vendin e me majtë qetsinë, kështu kryetarët e grupeve nacionaliste ranë në mosmarrëveshje, madje n’sabotim me njani tjetrin. Për kët arsye komunistat filluen të zgjanohen e të përhapen gjithkah, prej Jugu deri n’Veri.
Tue pà rrezikun komunist dhe çrregullimin e forcave nacionaliste, me ato forca që i kishin mbetë besnike, Hakiu bjen n’marrveshje me Xhevat Starovën dhe të dy bashkë vendosin planin për nji sulm të dytë kundra komunistave.
Me 4 mars1944 Hakiu hyni n’Moker në ditën e orën e caktueme, simbas marrveshjes me Xhevat Starovën, pa ndeshun asnji rezistencë. Komunistat të cilët kishin qenë t’lajmruem për kët sulm, kishin lanë vendin e ishin futë ndër pyje.
Në mbramje fuqia e Hakiut u shpërnda për të bujtë ndër shpija të katundit Dunic. Komunistat të lajmëruem për mosluajtjen prej Pogradeci të fuqisë së
Xhevat Starovës, me nji forcë prej 600 vetash, të komandueme prej Tuk Jakovës, Misto Trecka, Tele Baci, zunë shtigjet e daljes prej katundi e në mëngjes të 5 marsit 1944 filloi luftimi. Në kët përleshje Hakiu ra dëshmorë, në katundin Moker-Dunic.
Të ramë dëshmorë e pushkatuem mâ vonë, prej shpisë Blloshmit janë: Major Aziz Blloshmi, Kapt. Shahin Blloshmi, Kapt. Shefqet Blloshmi (vllau i Hakiut), Bajram Blloshmi, Sabri Blloshmi, Nel Blloshmi, po ashtu edhe kryetarë çetash e bashkëpunëtorë të Hakiut kundër komunizmit: Shefki Kreka, Sadik Trebinja, Adem Kapri, Adem Cela, Halim Spahiu, Refat Belba, Ramadan Gjona, Xheladin Selca, Selim Kopaçi.
Të përulemi me veneracion para kujtimit të këtyne dëshmorëve të cilët me gjakun e tyne ujtën tokën arbnore tue luftue për Lirinë e Atdheut dhe shpëtimin e popullit shqiptar prej komunizmit.
Prof. Ernest Koliqi
(Dokumente nga arkiva e familjes, Ervina Toptani)
blank

Dokumenti sekret, si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90! Policia plagosi 6 persona, gjermanët i morën në mbrojtje të lënduarit

Dashnor Kaloçi

Dokumenti, përmbajtja e të cilit është më poshtë, për herë të parë jep një panoramë të plotë të ngjarjeve që përfshinë Tiranën më 2 korrik 1990, apo siç njihet ndryshe, futja në ambasadat e huaja.

Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisë së Përgjithshme, i është dërguar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme. Në këtë dokument bëhet një përshkrim i ngjarjeve orë pas ore, përmenden të gjitha incidentet te ambasadat, thyerjet e mureve të tyre me kamionë, përplasjet me policinë, të plagosurit, incidentet me punonjësit e Ambasadës Gjermane etj.

blank

 

DOKUMENTI
Tepër Sekret
Ekzemplar Nr. 2 Tiranë, më 3.7.1990

blank

 

LËNDA: Për ngjarjen e ndodhur në territorin e ambasadave.

blank

 

blank

Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Hekuran Isai – Tiranë

blank

 

Më datën 2.7.1990 pati një intensifikim të hyrjes me dhunë në territorin e disa ambasadave të akredituara në vendin tonë. Në orën 10:30 hyjnë 6 persona në Ambasadën Italiane me një makinë tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat.

blank

 

Në orën 19:00, 34 persona hyjnë në Ambasadën e FR Gjermane me një makinë “Skoda”, duke shpërthyer murin nga ana e prapme e ambasadës. Në orën 21:00 një makinë “Skoda” e mbushur me njerëz ka hyrë në Ambasadën Greke duke shpërthyer murin anësor.

blank

 

Pas këtij veprimi kanë hyrë edhe persona të tjerë në Ambasadën Greke, polake, çeke, gjermane etj., numri i të cilëve nuk është arritur të evidentohet. Në orët e pasdites është shtuar qarkullimi i njerëzve në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, si dhe në rrugën mbrapa ambasadave. Edhe diplomatët e huaj kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre në këmbë dhe janë takuar me persona të ndryshëm. Një punonjës i Ambasadës Gjermane në mënyrë të hapur është takuar me persona të ndryshëm në disa vende.

blank

 

Pas orës 19:00 janë shtuar në mënyrë të dukshme lëvizjet e njerëzve në territorin e ambasadave. Grumbullime të mëdha ka pasur sidomos në rrugën nga Ambasada Turke deri tek “21 Dhjetori”. Me hyrjen e makinës së dytë në Ambasadën Greke, u grumbulluan shumë persona pranë territorit të Ambasadës Greke dhe gjermane. Në këtë kohë organet e policisë kanë qëlluar me pistoletë për të mbrojtur rendin. Vërtetohet se dy punonjës të Ambasadës Gjermane i janë afrua policit Hysen Rama dhe njëri prej tyre ka qëlluar policin në dorë, duke i shkaktuar frakturë dhe duke i marrë pistoletën. Polici është qëlluar në befasi dhe nuk ka mundur të kundërveprojë.

blank

 

Pasi është qëlluar nga policia, grupi i personave është larguar dhe janë mbledhur në rrugën e Kavajës. Mund të kenë qenë mbi 5000 veta në këtë zonë. Ata filluan të bërtisnin, të bëjnë thirrje armiqësore kundër pushtetit popullor, kanë goditur me gurë punonjësit e policisë dhe kuadro të ndryshme të Partisë dhe pushtetit, që kishin vajtur për të normalizuar gjendjen. Kjo situatë ka vazhduar deri në orën 23:00. Me ndërhyrjen e forcave të policisë gjendja u normalizua.

Organet e policisë ndaluan 76 persona. Me ta po vazhdohen hetimet për të sqaruar dhe vërtetuar përgjegjësinë e tyre për veprën penale të agjitacionit e propagandës për përmbysjen e pushtetit popullor të vendosur me Kushtetutë. Nga këta persona ka prej tyre që kanë marrë pjesë në veprimtarinë armiqësore si dhe nga ata që janë marrë mbasi janë kontrolluar autobusët e linjës Tiranë-Kombinat, për të cilët nuk është përcaktuar akoma pjesëmarrja e tyre në demonstratë. Në bashkëpunim me organet e punëve të brendshme po saktësojmë pjesëmarrjen e personave në veprimet demonstrative dhe goditjen e punonjësve të policisë.

Nga hetimi dhe verifikimi në spitalin civil, del se janë plagosur 6 persona për të cilët po punohet për t’i identifikuar. Një person tjetër, Altin Përparim Barka, vjeç 17, banues në rajonin e Kombinatit të Tekstileve, është plagosur me armë zjarri në pjesën e barkut. Dy punonjës të Ambasadës së RF të Gjermane thonë se ai është plagosur nga një polic në territorin e ambasadës dhe se e kanë sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, duke organizuar dhe ruajtjen e tij në pavijon. Ai është operuar dhe ndodhet në reanimacion.

Ata e trajtojnë si emigrant politik dhe kërkojnë të mos takohet njeri më të. Personat e hyrë në ambasada janë kryesisht të moshave të reja dhe përgjithësisht me personalitet të keq, të dënuar për vjedhje, grabitje e vrasje etj. Edhe personat e grumbulluar pranë territorit të ambasadave janë të njohur në përgjithësi për sjellje rrugaçërie e të dënuar më parë. Po hetohet për të zbuluar organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore, personat që kanë marrë pjesë dhe dëmet që i janë shkaktuar pasurisë socialiste.

Për këtë qëllim është organizuar bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë./Panorama

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
Qemal Lame (firma, vula)

blank

Përgatitet rrëmbimi i eshtrave të Shote Galicës – Nga Sefer PASHA

Kam ardhur tek varri i rrënuar i Shote Galicës në vendin e quajtur Teqja e Fushë Krujës. E vështroj varrin sikur të jem aktor e po luaj ndonjë film dokumentar. Heroinën e Kosovës për të cilën janë shkruar një vargmal me libra, janë realizuar filma, balete e janë kënduar në koncerte qindra këngë, fati pas kaq motesh e ka braktisur. Varri është mbuluar nga ferrat, drizat, myshqet e pluhuri. Mbi pllakën e plasaritur vallëzojnë një çift hardhucash. Përbri varrit në një rrugë të verbër lëvizin udhëtarë të vetmuar, gjahtarë të fshehtë, kositës bari, vrasës, trafikantë të drogës e njerëz që e kanë humbur rrugën. Edhe për shkak të autostradës Tiranë – Shkodër varrin po e përthith pylli i ndërtimeve që çdo vit bëhet edhe më i egër. Askush nuk e viziton më varrin e femrës më me emër në Shqipëri. E para është Shote Galica e pastaj renditen të tjera gra e vajza që kanë bërë histori. Dikur vinin me dhjetëra autobusë me nxënës si dhe turistë nga bota. Tani vetëm vajton era e maleve të Krujës dhe një shpend i zi. Vendasit thonë se është një korbë dhe, si të jetë vajtojcë nga ato të Radishevës, mërmërin fatin e Shote Galicës…

***

Që kur pas zgjedhjeve u bë Kryeministër Fatos Nano një grup atdhetarësh nga Prishtina, nga Galica e Azem Galicës dhe nga Radisheva, ku ka lindur Shote Galica bënë disa kërkesa që eshtrat e Shote Galicës të zhvarroseshin dhe pastaj ato të varroseshin pranë burrit të saj Azem Galicës në Drenicën e Pashës. Por të gjitha kërkesat, takimet, konsultat dhe në bisedat me deputetë dhe njerëz të jurisprudencës përfunduan në koshin e plehrave. Herë me po, po dhe herë jo, jo. Këshilltarët e Nanos përgjigjeshin se Shote Galica nuk mund të zhvarroset. E kundërshton komuniteti i kosovarëve që banojnë në Fushë – Krujë. Por trokitjet nuk u sosën edhe kur u ndërrua pushteti i Fatos Nanos. I njëjti avaz që nga Galica e Radisheva e nëpër zyrat e shtetit shqiptar ku ndërrojnë “foletë” punonjësit e partive politike. Asnjë zgjidhje e qashtër. Kosovarëve të interesuar u thuhej tipikisht shqiptarçe se “çështjen e zhvarrimit të eshtrave të Shote Galicës e kemi në shqyrtim”. Por deri më sot asnjë mendje kreative dhe vizionare nuk i ka dhënë zgjidhje. Kosovarët venë e vinë dhe i përsëritin kërkesat në trajtat më të ashpra përtej limiteve gjersa çështja përsëri zerohet.

Prej luginës filloi të fryjë era e vjeshtës. Pa i hequr sytë nga fotografia e Shote Galicës era e rrëzës së malit më kujtoi “Baladën e burgut të Ridingut” të Oskar Uajlldit. Dhe ashtu i hutuar recitoja vargjet: – “O erë e mjerë, ç’të kishim bërë/ që s’na u ndave në ketë mjerim”. Pse shkove kaq larg m’u duk sikur më tha Shota që nga pllaka e varrit? Ngrije zërin dhe këndo vargjet e këngës që këndohet në Radishevën ku kam lindur: “Ç’janë këto gjamë qi po i bjen era?/ Po liftojnë Rugova e Peja/ Na u ka rrasë serbi tek dera”.

Dhe unë ashtu bëra. Tek po lexoja emrin Shotë m’u kujtuan tregimet që kam mbledhur në Radishevë dhe në Galicë të Drenicës së Pashës. Shota e vogël mësoi prej atit të saj Halil Sejdisë se përse kjo pjesë e Kosovës quhet Drenica e Pashës. Komandanti i ushtrisë turke quhej Jashar Pasha. U përpoq që ta nënshtronte Drenicën. U kërkoi drenicasve që t’i sillnin një nga vajzat e bukura që t’i shërbente. Por populli i Drenicës e sulmoi. Dhe Jashar Pashës në fill i shpëtoi koka. Dhe kështu këtyre viseve u mbeti emri Drenica e Pashës. Ç’fat të çuditshëm që ka kjo grua i thashë vetes. Në Kosovë dhe në Shqipëri ajo njihet me emrin Shote Galica. Por në fakt në dokumentin e lindjes nuk e ka emrin Shotë. Ati i saj Halil Sejdia dhe e gjithë familja në Radishevë vajzës që u lindi pas gjashtë vëllezërve ata u gëzuan dhe emrin ia vunë Qerime. Por për çudi në vitet që rrodhën vajzës së vogël askush nuk i thirri me Qerime. Ati i saj Halil Radisheva nisi ta thërriste qysh të vogël me emrin Shotë. Me këtë emër në Kosovë i thërrisnin rosës. Shotë në Kosovë u thërrisnin vajzave me trup të vogël. Ashtu qe dhe Qerimeja. Me shtatë të shkurtër e topolake. Dhe ati Halil Radisheva filloj t’i thërriste “Shota e babës”. Ai kurrë nuk e kishte menduar se me emrin përkëdhelës Shotë të bijës Qerime do t’i thërrisnin jo vetëm familja, por tërë Radisheva, Galica ku ajo u martua me Azem Galicën, Drenica, Kosova, Shqipëria dhe Evropa.

blank

***

Nuk i ndaj dot sytë në shkallë vështrimi nga fotoja e plasaritur e puthitur açik pas pllakën së mermerit. Portretit të Shotës si të jetë një perlë fishtiane i bie në sy cepi i gërshetit. Në rininë time, kur u bëra burrë e deri sa u përmbys socializmi të gjitha vajzat dhe nuset imitonin “rosën” e Radishevës. Në të gjitha shkollat e mesme vajzat i shikoje me ngazëllim të epërm që të thurnin gërshetat si Shota. Shprehjet “sa shumë që i ngjan Shotës moj goce” ishin në fjalorin e përditshëm. Valltari Besim Zekthi në rolin e Azem Galicës nuk e realizoi dot një valle me motive nga Drenica e Pashës se nuk u gjet një kërcimtare që t’i ngjante nga gërsheti Shote Galicës. Mendimet m’i ndërpret një fshatar që po kalonte sipër varrit të Shote Galicës i hipur mbi kalë. “Vate Shota” më tha ai pa i folur unë. U çudita. Nuk ka më Shote Galica vazhdoi ai. Edhe pllakat e lapidarit ia vodhën. Kam dëgjuar se do t’ia rrëmbejnë eshtrat dhe do t’i çojnë tek burri i saj në Drenicë, Azem Galica. Kështu e do edhe zakoni. E ndërpreva dhe i thashë se kush e thotë këtë gjë. “Kështu flitet lart e poshtë kësaj rrëze” u përgjigj ai.” Tek burri të shkojë” ore mik. Tek Azem Galica. Në kohën e mbretit Zog nuk e ndihmuan. Shotën e sëmurë me plagë të gangrenizuara nga plumbat e lanë pa bukë me të tre fëmijët jetimë që i kishte me vete. Dhe Shote Galica për të mbajtur fëmijët jetim të trimave të Drenicës u detyrua dhe e shiti kalin e Azem Galicës. Kur ma tha këtë gjë u drodha. E pyeta me këmbëngulje se kush nga vendasit e bleu kalin e Azem Galicës. Fshatari ngriti supet. Mbase e di baba që është 90 vjeç. Baba e ka parë me sytë e tij Enver Hoxhën në janar të vitit 1968 kur ai qau si fëmijë tek lapidari kushtuar Shote Galicës. Ishte shumë e re tha Enver Hoxha. 32 vjeçe. I kam thënë vajzës Pranverës që të lërë një gërshetë si Shota nga Radisheva e Drencës së Pashës.

***

Lëviz nga vendi dhe nis të pastroj barin dhe gjembat e kuq të verës. Nëpër pllakat e hequra të mermerit ferrat kanë hedhur rrënjë e kanë lëshuar sythe. Askush nuk mendon për varrin e harruar. Pjesa më e madhe e kosovarëve të ardhur nga Drenica e Pashës dikur, kanë emigruar. Kanë mbetur ca pleq. Dhe këta janë të fundit. Jam takuar shpesh me ta. U vjen keq për varrin e Shotës. Por nuk kanë takat. …E ndërsa e pastroj varrin me aq sa mundem mendja ime harbon për në Galicë të Kosovës. Kam shkuar disa herë mes për mes pyjeve të Përçevës dhe të Gllaverës të komunës së Rahovecit, ku është humnera më e madhe që njihet me emrin “Çuku që kërcet”. Aty Shote Galica me trimat më 17 korrik 1924 në thellësi të shpellës e fshehën trupin e Azem Galicës. Ishte amaneti i tij. Trupi i Azem Galicës të mos binte në duart e çetnikëve serbë. Në buzë të humnerës së shpellës “Çuku që kërcet” kam dëgjuar tregimet e malësorëve. Trupin e Azem Galicës trimat e çetës e afruan në buzë të shkëmbit, ku siç thuhej po të hidhje një gur ai fillonte të tringëllinte pambarim derisa të binte në fund të humnerës. Si në ndonjë tragjedi atje në mes të errësirës vikat zëri i Shote Galicës: – “Sillni konopët!”. Dhe trimat zbatuan urdhrin. Shote Galica mbante një fener. I përkëdheli me dorë fytyrën Azemit, i rregulloi kësulën e bardhë në krye dhe trupin e të shoqit e mbështolli me dy jorganë. Trimat e lidhën trupin e mbështjellë prej Shotës me një litar të gjatë. Nipërit e Halim Përçevës, i cili bashkë me Shotën ka ulur me litar trupin e Azem Galicës tregojnë se fjalët e fundit të Shotës të larë në lot kanë qenë: – “Azem! Ngreje kryet dhe një herë! Shiko shokët, Drenicën dhe Kosovën. Ti në male e pate folenë”. Trimat filluan ta lëshojnë litarin e gjatë. Shota priste në merak. Po litarët mbaruan. Fundi i shpellës nuk dihej. Pastaj Shota i urdhëroi trimat: – “Shtrëngoni zëmrat vllazën. Lëshojeni!” Dhe shokët e çetës e lëshuan trupin e Azem Galicës.

Sa herë e kam dëgjuar këtë tregim atje në pyjet e Drenicës e kam kujtuar Shote Galicës. Dhe tani pranë varrit të saj këtu në arat e djegura të Fushë Krujës bie në mendime. Përse nuk e lejojnë që edhe trupi i Shotës të shkojë në Galicë tek i shoqi. Azem Galica shumë mote më vonë është nxjerrë nga shpella e Perçevës. “Jeta e njeriut është si stinat e vjetit” thonë në Radishevë dhe në Galicë. Unë besoj në misteret e kësaj bote. Jam i sigurt që kur Azem Galicës t’i shkojë tek varri nusja e tij e bukur Shota ata të dy do të kuvendojnë gjerë e gjatë. Dhe kanë se çfarë të tregojnë.

…Fjalën e merr i pari Azem Galica. E mban mend, i thotë ai Shotës. Të dy prej Gjergjevikut po lëviznim të hipur në kuaj për të dalë në Fushën e Kralanit. Por e humbëm rrugën. Thirra një djalë që po kosiste dhe i thashë të na nxirrte në katundin Gergovac. Djaloshi më pyeti se kush isha dhe unë i thashë se isha Miliq Keresta. Djaloshi sikur ta kishte pickuar gjarpri më tha : “Pse ti je Miliq Kresta, ai çetniku që grabit çikat tona dhe ua shpie shkive në Beograd?” Po ju përgjigja. Ç’at grue e kam rrëmbyer sot. Dhe i tregova kalin ku ti Shote rrije e na dëgjoje. Djaloshi nuk foli. Tha vetëm një fjali. “Pas ani hajde!” Dhe nuk e zbërtheu më gojën. Bëmë një copë rrugë dhe unë e pyeta: – A vjen knenaj Azem Galica i veshur tebdil? Kam dëgjuar se e kanë vrarë tha djaloshi i bërë pikë e vrer. Nuk po më njeh i thashë aty për aty. Jo, valla, u përgjigj djaloshi që nxinte si retë e Çiçavicës. Unë bre djalë jam Azem Galica dhe ajo e hipur në kalë është gruaja ime Shota. Më fal, o Azem Galica, tha djaloshi. Prej idhnimit fola ashtu. Si është e mundur i thashë vetes që për së gjalli të Azem Galicës Miliq Keresta të grabit çikat tona. Si mundet të jetë tek Rrasa e Kralanit Miliq Keresta kur është gjallë Azem Galica?

Pastaj nis të tregojë Shota. Dhe ngjarjet e tyre nuk kanë mbarim…

Nuk e di se sa e saktë është ajo që më tha malësori i Fushë Krujës se po përpunohet kurthi që të rrëmbehen eshtrat e Shote Galicës. Por lufta për ta zgjidhur zyrtarisht vazhdon. Informacioni i fundit më vjen nga komuna e Skënderajve. Në Galicë dhe Radishevë po mblidhen firmat që trupi i Shote Galicës të vejë tek buri i saj Azem Galica. Një tis misteri e mbulon këtë dramë. Po bëhen mbi njëzetë vjet dhe vazhdon i njëjti avaz.

Mbështetem tek pllaka në formë trekëndëshi ku janë shkruar ca parulla partie. Nëse nuk do të ketë zgjidhje juridike fundja le t’i rrëmbejnë eshtrat e Shote Galicës. E ç’krim do të quhet ky? Cila do të jetë akt – akuza nëse edhe unë do të jem një ndër nga ata që do t’i rrëmbejmë eshtrat dhe do shkojmë t’i varrosim në Galicë të Drenicës së Pashës? Kurrë nuk kam kryer ndonjë vepër penale. Sa krenar do të jem kur t’m’i vënë prangat.

Kështu mendoj tek varri i braktisur i Shote Galicës.

blank

DON JAK BUSHATI – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr. 43, Zamak i Flamurit Kastriotit…

blank

DON JAK BUSHATI

(1890 – 1949)

 

Jak Kolë Bushati asht le në Shkoder me 8 Gusht 1890. Nga dukumentacioni i ruejtun shihet kjartë origjina e Familjes së Tij qytetare Shkodrane.

Jaku nga vllau i madh Filipi merr me andje dëshiren per shkollim dhe, tue Ju kushtue thirrjes shpirtnore hyn në shkollen Françeskane të Shkodres.

Asht nder studentat që bije në sy per perkushtim dhe sjellje shembullore.

Rregjistrohet në Seminarin papnuer në Shkoder ku, në vitin 1909 dhe, i ka perfundue studimet e nalta si Meshtar shekullar në Maji 1915, plot 25 vjeç.

Fillon detyren meshtarake në Abacinë e Mirditës, në Nderfanë, një krahinë shumë e vorfen, me zakone tipike të egra të Mirditës, ku Meshtari i ri në një periudhë të shkurtë njifet me boten e tyne të panjoftun, kryesisht në lidhje me gjakmarrjen dhe vrasjet shpesh edhe të dhunëshme, ku me guxim dhe një perkushtim të veçantë shpesh me rrezik koke, zbaton detyren e vet.

Njohja e gjendjes ekonomike e shtynë per zbatimin e dy veprave të mëdha e sidoemos per kohen mbeten historike: Ngritja e një Kishe të bukur në Gëziq dhe, hapja e një shkolle në vitin 1936, dy vepra të perjetëshme që e daltojnë emnin e Nderuem të Don Jak Bushatit në Historinë e Lavdishme Shqiptare.

Duhet theksue se Kleri Katolik Shqiptar kudo që ka vue kamben e zbathun, kishte parim kryesor dhe detyrë shpirtnore formimin kulturor të vendasve, gja që fatkeqësisht pushtimi sllavokomunist ka punue dhe punon gjithnjë per fshimjen e atyne fakteve të pamohueshme nder shekuj të shekujve. Asht fakt moszanja në gojë e Shkollës së Shirokës nga Don Zef Ashta në 1874.

Don Jak Bushati në vitin 1946 transferohet në Kallmet të Zadrimës, fshat ma i mirë nga gjendja ekonomike, por i mbikqyrun dhe i kontrolluem nga Sigurimi shtetit shumë ma teper se zonat tjera të Zadrimës. E nuk duhet të harrojmë asnjëherë se bahet fjalë per vitin 1946, viti i mnershem kur Kleri Katolik Shqiptar masakrohet si asnjëherë në historinë e Tij Dymijvjeçare.

Ishte muej Prill 1949 kur, Don Jak Bushati arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist dhe prej Dosjes Tij shenohet nga studjuesi Dr. Pjeter Pepa akuza: “Në materialet arkivore ndodhen dokumentat se Don Jak Bushati në disa procese del se ka qenë prift. Në kishen e tij janë organizuar mbledhje…” 

E, si gjithnjë vazhdon hetuesia me shpikjet e saja per zhdukjen e Don Jakut.

At Aleks Baqli ka tregue se Don Jaku merrej në pyetje disa herë në ditë dhe kthehej në birucen e Tij i pergjakun në gjendje kome. I kerkohej të mohonte Krishtin, dhe se eprorët i kerkonin organizim veprash kunder pushtetit. Ai jo vetem nuk i pranonte po dhe i mohonte si shpifje të paverteta kunder Tij.

Dosja e Don Jak Bushatit duhet studjue per të pa si u masakrue Ky Klerik?

E kanë lanë të varun per shpatullash nder trenat e hetuesisë me disa ditë.

Në trupin e Tij kanë provue me ngulë gozhda të skuquna derisa ftohen.

I kanë ngulë kunja pishe nder thonjët e gishtave per ditë të tana.

E kanë lanë pa ngranë dhe e rrahnin në kamxhik deri sa i gjakosej trupi.

Po, Don Jak Bushati kishte vendosë me vdekë Klerik i Vertetë i Fesë Krishtit e, per asnjë moment jo vetem s’u ligështue, po Besimi e forconte ma shumë.

Ishte fillimi i vitit 1949, kohë dimni dhe të ftohtit fortë, kur po në hetuesinë e Lezhës ishte i arrestuem dhe At Konrrad Gjolaj. Më ka tregue dy momente që At Konrradi i ka pa me sytë e Tij, kur po torturonin mizorisht Don Jakun që, n’ atë kohë aq të akullt, kur trupi nuk ju ngrohte me muej të tanë, kishin marrë të shkretin Prift në të 60 vjetë dhe, e kishin zhytë në ujë të pistë, në një podrum të hetuesisë, ku edhe dritaret ishin pa xhama. Trupi i Don Jakut ishte i zhytun deri nenstjetulla dhe duert’ e lidhuna mbrapa. Kjo torturë me Don Jakun vazhdonte me ditë e natë paasnjë ndërpremje, madje jo vetem i mungonte ushqimi, po edhe ujin e pinte të pistë. Nga ora 23.00 e natës, ate e merrnin policët dhe e dergonin në birucë, ku mbyllte pak orë sytë.

E, pa dalë drita rreth orës 6 të mengjesit e sillnin prap dhe ashtu të lidhun me hekra, e zhytnin prap në ujin e ndytë të podrumit hetuesisë. Koha kur Ate e rrahnin e torturonin në ndonjë zyre hetuesije, ishte koha që nuk ishte i zhytun në ujin e pistë. E kjo vazhdonte me muej të tanë panderpremje.

Shpesh, thonte At Konrradi, kam mendue me vete këte gja: “Ku ishte gjithë ajo urrejtje e mbledhun tek ata hetues kunder Don Jak Bushatit?!”

Asnjëherë s’ mujta me u perqendrue në një mendim që të më dukej i saktë!!

Kishin kalue ditë e muej, kur njëditë një polic disi ndryshej, m’u afrue tek biruca ime dhe më tha: “Don Jakun e nxorem nga uji të vdekun, ishte ngri nga të ftohtit dhe ka dhanë Shpirtë!!” Mu mbushen sytë me lot dhe u ula nder gjunjë dhe u luta per Shpirtin e Don Jakut, që me siguri ishte pranë Jezusit, per të cilin Ai edhe u flijue! E pashë kur kaluen me Trupin e Tij në korridor…Vazhdova me u lutë per Atë Burrë që vdiq: “Ushtar i Krishtit!

Don Jak Bushati asht kenë një Klerik Katolik, që vuejtja nuk e ka thye, po deri me 12 Shtator 1949, Ai ishte Zamak i Flamurit Kastrotit – Skenderbeut.

            Melbourne, 1 Korrik 2022.

blank

Kryevepra e Semmeringut dhe gjeniu i saj Karl Gega – Nga Dr. Artan Canaj

 

Pikërisht 153 vite më parë, më 22 qershor 1869 Shoqata e Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Austrisë inaguronte me rastin e 25 vjetorit të Hekurudhës së Semmeringut monumentin madhëshor në Stacionin e Semmeringut në kujtim të veprës të ish-anëtarit të shoqatës së tyre, projektuesit të kësaj kryevepre të artit të ndërtimit të hekurudhave, inxhinjerit Karl Gega.

22 qershori 1869 e përjetësoi këtë personalitet shumëdimesional duke iu bërë e ditur të gjithëve se Karl Gega është Gega i Semmeringut, se personin nuk mund ta ndanin më nga vepra e tij.

Kjo hekurudhë u krahasua me kryevepra të tjera të mendjes njerëzore dhe shumë shkrimtarë e publicistë hiqnin edhe paralele me mrekullinë botërore të Piramidave të Gizeh-ut në Egjipt. “Një kryevepër e mendjes njerëzore, që për të gjithë kohët do të mbetet e lidhur me jetën e Gegës“,e ka vlerësuar Presidenti i Austrisë, Franz Jonas.

blank blank

Foto: Monumenti në Stacionin e Semmeringut dhe hekurudha e projektuar nga Karl Gega

Kryevepra e Karl Gegës, Hekurudha e Semmeringut, punimet për ndërtimin e së cilës filluan më 1848 dhe përfunduan më 1854, nuk ishte vetëm një risi në fushën e ndërtimit të trasesë për konstruksionin e lokomotivave malore apo teknikën e sigurisë, por ajo shënonte dhe një hap përpara në drejtim të ndërtimeve malore, duke shënuar një arritje në studimin e teknikës së ndërtimit me shina. Në një zonë tepër malore, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, u ndërtuan 41 km hekurudhë, shumë vepra arti, 15 tunele me një gjatësi të përgjithshme prej 4520 metra, nga të cilët ai i Semmeringut 1430 metra, 16 viadukte me gjatësi 1502 metra (disa prej tyre me dy kate), si dhe disa dhjetëra ura. Në ndërtimin e trasesë së Semmeringut punuan rreth 20.000 vetë. Vështirësitë ishin shumë të mëdha: terreni tepër i thyer, dimri i egër, epidemitë vdekjeprurëse, por edhe kushtet e punës, efektiviteti i ulët nga mungesa e mekanizimit dhe veglave cilësore të punës, pasi dinamiti akoma nuk ishte shpikur. Të tilla vështirësi kolosale, Karl Gega i përballoi me aftësi, pasion, besim e guxim të rrallë dhe arriti një fitore historike, në shkencën e ndërtimit të hekurudhave.

blank blank

Foto: Një nga urat e Hekururdhës së Semmeringut

Mё 12 prill 1854 Perandori Franz Jozefi udhёtoi nё hekurudhёn e re tё Semmeringut i shoqёruar nga Gega. Njё muaj mё vonё, mё 16 maj 1854 Perandori sё bashku me perandoreshёn Elisabeth (Sissi) bёnё njё tjetёr udhёtim pas martesёs sё tyre nё kёtё hekurudhё, tё shoqёruar nga Gega. Ata i shprehёn Gegёs kёnaqёsinё e tyre tё jashtёzakonshme pёr kёtё ndёrtim tё mahnitshёm nё njё nga zonat mё tё bukura tё Austrisё, qё siguronte pёrfundimisht lidhjen pa probleme midis Vjenёs dhe Gracit.

Nё mirёnjohje tё shёrbimeve tё shkёlqyera shumёvjecare tё Karl Gegёs Perandori Franz Josef, e dekoroi dhe e bёri Gegёn mbajtёs tё disa urdhёrave dhe titujve tё fisnikёrisё. Mё 22 qershor 1851 Karl Gega mori titullin fisnik “Ritter” (Kalorёs).

Por kush ishte realisht Karl Gega?

Vetëm pak vite pas vdekjes së Gegës (14 mars 1860) nisën të hulumtojnë më shumë për jetën e tij private dhe filloi të krijohej dhe të rritej legjenda mbi figurën e tij. Ishte pikerisht shoqatë e arkitektëve austriakë, që e kundërshoi ndertimin e hekurudhës, duke e konsideruar kalimin e Semmeringut si një marrëzi dhe të pamundur për kohën, por që diti pak vite më vonë të vlerësojë gjeninë e Geges dhe t´i bëjë një vlerësim që nuk ia kishte bërë askujt deri në atë kohë.

Të gjithë biografët e Karl Gegës (botimet për të janë me dhjetëra në Austri, Itali e Gjermani), në se kanë arritur të japin një përshkrim të detajuar të të gjithë veprimtarisë së Gegës si arkitekt e inxhinier, e kanë pasur të pamundur të hyjnë në jetën e tij personale. Biografi më i fundit i Gegës, austriaku Wolfgang Straub, në librin e tij të ri botuar më 2004 „Karl Ritter von Gega“ nënvizon: “Për njeriun-Gega, ne nuk kemi trashëguar pothuajse asgjë”.

Jeta e tij private në të gjitha botimet letrare e shkencore është trajtuar në përgjithësi, në mënyrë të mjegullt apo hipotetike. Sigurisht që edhe prejardhja e tij është trajtuar në mënyrë hipotetike, duke e konsideruar si austriak italian. Edhe në ato raste kur thuhej se prejardhja e tij mund të ishte nga Shqipëria, referuar formalisht mbiemrit të tij, ajo konsiderohej më shumë si një hipotezë, por jo si një realitet i argumentuar dhe i provuar.

Familja Gega mendohet të jetë vendosur në Venedik (Venecia e sotme), në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. Të parët e Karl Gegës, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe të Shkodrës më 1479, u vendosën në Perast pranë Kotorrit në Mal të Zi, zonë nën kontrollin venedikas. Prej më shumë se tri shekujsh, ata shërbyen si oficerë marine dhe zyrtarë të lartë të Republikës së Venedikut. Një dokument i 3 tetorit 1739 mund të konsiderohet si dokumenti i parë, i gjetur deri tani, që provon linjën e Gegëve, që fillon me Gjergj Gegën, kapiten dhe gjykatës në Perast dhe vazhdon me të birin e tij Kristoforin, oficer marine në Venedik dhe pjesëmarrës në Luftën Veneciane të Thesalisë kundër Turqve, ku mbeti i plagosur dhe humbi një krah. Kristofor Gega pati një djalë me emrin Gasper, i cili në vazhdën e traditës familjare u bë oficer marine, duke arritur gradën e kolonelit. Gasper Gega u martua me Laura Javellin, familja e së cilës, prej dekadash kishte drejtuar “Scuola dei Albanesi” (Shkolla e Shqiptarëve) të Venedikut. Me të ai pati tre fëmijë: Antonin, Xhovaniantonin dhe Angelën. Anton Gega është babai i Karl Gegës. Ai vazhdoi traditën e të parëve si oficer marine. Më 1823, Kapiteni Anton Gega gjen vdekjen pranë Smirnës (Izmiri i sotëm) gjatë Luftës për çlirimin Greqisë nga turqit. Sigurisht që kërkime të mëtejshme në arkivat veneciane e malazeze do të hedhin më shumë dritë mbi periudhën para vitit 1739 të familjes Gega.

220 vite më parë, më 10 janar 1802 familja e Kapitenit të Marinës Venedikase, Anton Gega kishte një gëzim të veçantë: lindjen e djalit të vogël Karl-it, që një shekull më vonë do të shkëlqente me gjeninë e tij e do të radhitej ndër 100 “Austriakët më të mëdhenj” të të gjithë historisë së kombit austriak, krahas Moxartit, Froidit, Maria Terezës, Franz Josefit, Kafkës etj.

Nё disa botime ditёlindja e Karl Gegёs figuron mё 13 qershor 1802 dhe si referencё është regjistri i punёs, i plotёsuar nga vetё Gega. Nё kёtё regjistёr Gega ka shёnuar si datё tё lindjes datёn e dhёnies sё emrit (pagёzimit), prandaj nё disa botime figuron gabim si datёlindje 13 qershori 1802. Kjo pёr arsye tё rёndёsisё mё tё madhe, qё i jepej ditёs sё emrit nё krahasim me datёlindjen.

Familja Gega banonte në lindje të qytetit në “Sestiere di Castello”, lagje e oficerëve dhe nëpunësve të Marinës Veneciane, pranë rrugës Via Garibaldi dhe Rio di S.Anna-s.

Arsimin fillor Karl Gega e mori pranё familjes nё Venedik. Studjuesit e shumtё tё Gegёs thonё qё shpresat e tё jatit, Antonit, ishin pёrqendruar te djali i vetёm, i cili do tё vazhdonte traditёn e familjes nё karierёn ushtarake detare. Por pa mbushur mire 13 vjec kariera e ardhshme e Karlit mori drejtim tjetёr. Nё vitin 1814 Austria rimori edhe njё herё nё zotёrim Venedikun, dhe pikёrisht nё kёtё kohё Anton Gega, duke parё mungesёn e perspektivёs nё marinёn veneciane, por edhe duke vleresuar dhuntitё e Karlit, vendosi t’ i japё tё birit njё tjetёr drejtim nё jetё. Kalri kaloi nga Kolegji Real i Marinёs (Reale Collegio di Marina) nё kolegjin ushtarak tё Shёn-Anёs, që e përfundoi shkëlqyeshëm. Pas pёrfundimit tё kolegjit Karli ndoqi pёr disa muaj njё institut privat marine, me qёllim qё tё thellonte njohuritё e tij nё matematikё. Me dëshmitë e të dy shkollave, Karli regjistrohet në janar 1818 në vitin e dytë të studimeve në kursin trevjeçar, në Fakultetin e Shkencave të Filozofisë dhe Matematikës të Universitetit të Padovës, në të cilin punonin pedagogët dhe shkencëtarët më të mirë të kohës. Kalimi direkt në vitin e dytë të Universitetit mundësohej nga fakti që, ky student i talentuar e zotëronte lëndën e vitit të parë. Por edhe viti i dytë nuk zgjati shumë, pasi në gusht të vitit 1818, Karli dha provimet përfundimtare dhe u emërtua “Inxhinier arkitekt”, kurse më 11 qershor 1819, Gega u diplomua “Doktor në matematikë” me vlerësimin unanim “shkëlqyeshëm” (a pieni voti e con laude) të Komisionit të Universitetit të Padovës.

Por ajo qё tё tёrheq vёmendjen ёshtё se Karli krahas me ndjekjen e shkollёs private, qё nё tetor 1817 kishte filluar punё nё Inspektoriatin Qendror i Ujrave dhe Rrugёve tё Qeverisё sё Krahinёs sё Venetos, pjesё e Perandorisё Austro-Hungareze dhe njëkohësisht ndiqte edhe kurse nё “Akademinë e Arteve të Bukura“ (Accademia dei Belli Arti) nё qytetin e Venedikut, qё i dhanë njё formim tё plotё nё fushёn e arkitekturёs.

Piketat e ardhshme tё jetёs sё kёtij 17-vjecari ishin vendosur tashmё, ai ishte njё talent i jashtёzakonshёm nё fushёn e shkencave natyrore e teknike, qё e nxitёn nё mёnyrё intensive gjatё gjithё veprimtarisё sё tij dhe karierёs si nёpunёs, qё ai e filloi dhe e vazhdoi deri nё fund tё jetёs pa ndёrprerje pёr mё shumё se 40 vjet nё shёrbim tё Perandorisё Austro-Hungareze, nga tё cilat 17 vite nё Venedik.

Gjenia e tij u shpalos realisht në dhjetëra rrugë, vepra e hekurudha në Perandorinë Austro-Hungareze të asaj kohe (në Austri, Gjermani, Çeki, Hungari, Sllovaki, Slloveni e Itali), që kanë vulën e mendjes gjeniale të Karl Gegës: rruga Ampezzane (Strada d’Alemagna), që lidhi Venedikun me Tirolin (1820); projektet për ndërtimin e rrugëve në Vittorio Veneto dhe Conegliano; ndërtimi i godinës së gjykatës në Treviso në Piazza del Duomo(1824); projekti për rregullimin e ujërave të lumit Po në zonën e Rovigos (1830); drejtimi i punimeve për ndërtimin e segmentit hekurudhor Vjenë- Ravensburg-Brno (Ceki) 140 kilometra e gjatë (1839); drejtimi i segmentit hekurudhor Tirol-Voralberg (1840); drejtimi i punimeve për segmentin hekurudhor Mürzzushlag-Grac (1844) dhe Grac–Celje (Sloveni); projektimi i linjave hekurudhore për në Ljubljanë dhe Trieste (1845).

Padyshim kryevepra e Karl Gegës konsiderohet Hekurudha e Semmeringut, punimet për ndërtimin e së cilës filluan më 1848 dhe përfunduan më 1854. Korriku i vitit 1857 do të shënonte një tjetër kulm të inxhinierit e projektuesit Gega, përfundimin me sukses të „Hekurudhës së Jugut“ -Vjenë-Trieste, që ishte triumfi më i madh i artit të ndërtimit dhe që kurorëzonte atë punë gjigante, për të lidhur me linjë hekurudhore Detin e Veriut me Detin Adriatik, që nëpërmjet kalimit të Semmmeringut, shkroi një sukses të madh në historinë e teknikës së re të ndërtimit të hekurudhave.  Nё 1852 nё kohёn e punimeve nё Hekurudhёn e Semmeringut,  Karl Gega caktohet Drejtori i Pёrgjithёm pёr ndёrtimin e hekurudhave nё rangun e njё kёshilltari perandorak. Me kёtё emёrim tё ri ai arriti postin mё tё lartё tё njё nёpunёsi tё hekurudhave tё Perandorisё Austro-Hungareze. Megjithёse kishte arritur kёtё post kaq tё lartё, Gega vazhdonte tё projektonte, ndёrtonte dhe drejtonte.

Por vdekja e parakohshme e Karl Gegës nga njё sёmundje e rёndё më 14 mars 1860, në apartamentin e tij në “am Lugeck”, që ndodhet në qendër të Vjenës, i ndërpreu në mes projektet e tij gjeniale. Jo vetёm pёr shumicёn e shqiptarёve, por edhe pёr shumё austriakё, Karl Gega ka pёrfunduar nё vetëvrasje dhe „arsyeja“ ishte se nuk u bashkua aksi i hyrjes dhe i daljes sё tunelit tё Malit tё Semmeringut, tё projektuar nga Gega, fakt që nuk është i  vërtetë. Ceremonia fetare mortore u zhvillua në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, në prani të motrave të tij, kurse trupi u përcoll për në varrezat e Währinger-it në Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë pranë Moxartit, Bethovenit, Shubertit, Shtrausit e Brahmsit.

blank blank

Foto: Monumenti i Karl Gegës dhe pllaka përkujtimore në “am Lugeck”, Vjenë.

Prejardhja e Karl Gegës

Çështja e prejardhjes së tij ka qenë një nga çështjet më të diskutuara në të gjitha botimet, qoftë të natyrës shkencore, qoftë të natyrës publicistike.

Nga literatura e studjuar deri tani, ai që e pohon prejardhjen shqiptare të Gegës, dhe që nga pikpamja kohore përbën një nga dokumentat referues më të vjetër, është studjuesi i historisë së hekurudhave austriake, Enderer, i cili në konferencen me rastin e 75 vjetorit të Hekurudhës së Semeringut në 1929 theksonte: ” Këtu lind pyetja në se italianet mund ta konsiderojnë Gegën si bashkatdhetarin e tyre. Nga gjaku dhe prejardhja si zor. Të parët e Gegës i kanë shërbyer si oficere marine Republikës së Venedikut, dhe del që e kanë prejardhjen nga Shqipëria, kështu që nga rraca ai do të mund të mbahej si shqiptar”.

Por në botimet e mëvonshme, sidomos në ato, që lidhen me 100 vjetorin e Hekurudhës se Semmeringut sillen argumente dhe prova që hedhin dyshim mbi origjinën dhe prejardhjen e tij shqiptare, duke sjelle si argumente faktorë gjuhësorë e fonetikë.

Një nga studjuesit më seriozë të Karl Gegës, Paul Mechler, drejtor i Muzeut të hekurudhave në Vjenë, do të shkruante në vitin 1960: „ Po vihet përsëri në dyshim nga pala veneciane prejardhja shqiptare, e pranuar nga të gjithë, e familjes Gega, që i ka dhënë Republikës së San Markos oficerё marine tё zotё pёr shumё gjenerata”.

Në tri nga botimet biografike më të plota për Gegen të autorëve Alfred Niel (1977), Aldo Rampati (2002) dhe Wolfgang Straub (2004) argumentat mbi prejardhjen e familjes Gega kanë pothuajse të njëjtat shpjegime, që për mendimin tonë i referohen citimeve të njëri tjetrit ose i referohen pohimeve gojore të personave të intervistuar, duke vënë në dyshim prejardhjen e tij shqiptare. Asnjëherë në të gjitha botimet nuk është pohuar se janë kryer kërkime e studime në arkivat veneciane për të argumentuar dhe provuar prejardhjen e familjes Gega, e cila prej shumë gjeneratash shërbente në flotën detare të Venedikut.

Sigurisht si pikënisje për një argumentim të saktë dhe shkencor të origjinës shqiptare të Karl Geges, bazuar në dokumenta autentikë duhet të ishte Venediku. Eshtë e cuditshme që asnjë nga studjuesit seriozë të Geges nuk i është drejtuar arkivave të tij, që konsiderohen si më të plotat dhe të saktat nga të gjitha arkivat evropiane. Aty është e dokumentuar gjithcka, që nga viti 889 (vit që daton fillimin e arkivave të këtij shteti) deri në vitin 1797, kur u pushtua nga Napoleon Bonaparti.

Në të gjitha studimet mbi Gegen nuk është përmendur asnjëherë fakti i pranisë në  Venedik prej më se gjashtë shekujsh i kolonisë shqiptare, nga gjiri i së cilës kanë dalë shkencëtarë, shkrimtarë, publicistë, artistë, ushtarakë e veprimtarë të shquar. Duhet nënvizuar fakti që Venediku u bë qendra kryesore, ku u vendosën shumica e dijetarëve e mendimtarëve shqiptare pas vdekjes së Skenderbeut, ku ndër më kryesorët do të përmendnim Gjon Buzukun, Marin Barletin, Marin Beçikemin, Leonik Tomeon etj.

Në Panegjirikun e Marin Beçikemit (1468-1526, shkrimtar dhe dijetar shkodran, profesor i retorikës në Univesitetin e Padovës, larguar për në Venedik pas rënies së Shkodrës më 1478), drejtuar në 1503 Dozhës së Republikës së Venedikut dhe Senatit thuhej: “Ne shkodranët si mbetëm të mërguar, erdhëm në Venedik shtatëqind burra, një mijë e treqind fëmijë dhe po aq gra” (Bëhet fjalë për emigrimin e madh pas rënies së Krujës dhe rrethimit të Shkodrës në vitin 1478).

Prania e shqiptarëve në Venedik nënvizohet edhe në punimin e studjueses Evangelia Skoufari „I forestieri a Venezia tra Medioevo e prima Etá Moderna“ (Të huajt në Venedik nga mesjeta deri në kohët e para moderne), botuar nga Universiteti i Padoves në 2003, e cila thekson: “Kemi një vendosje të tregtarëve shqiptarë në Venedik në gjysmën e dytë të shekullit të XIV. Pastabiliteti i brendshëm politik dhe rreziku në rritje i invazionit turk është një nga shkaqet e emigrimit të shqiptarëve në këtë periudhë për në Venedik. Nga ana tjetër nevoja gjithnjë e më urgjente e Venedikut për të rekrutuar mercenarë stradiotë shqiptarë si dhe marinarë e detyroi Venedikun të favorizonte emigrimin e shqiptarëve (të cilët preferoheshin edhe për arsye të besimit të tyre të krishterë) dhe të lejonte në vitin 1388 kalimin e Adriatikut me anijet veneciane ose raguziane“.

Po në këtë punim theksohet se shqiptaret katolikë janë vendosur kryesisht në “Sestiere di Castello”, në famulline Di Santa Maria Formosa, midis brigjeve të Shiavonit dhe sheshit të “Santi Filipo e Giacomo“, (lagje, ku ka banuar dhe familja Gega).

Shqiptarët janë emigrantët e parë, që themelojnë dhe një shoqëri (vllazëri) të tyre “La Scuola di San Severo e San Gallo” në vitin 1442, që njihet me emrin “Scuola dei Albanesi” dhe që synonte t´iu vinte në ndihmë të gjithë shqiptarëve që vinin në Venedik, si dhe të ruante traditat dhe gjuhën amëtare, shkollë e drejtuar prej shumë vitesh nga familja e gjyshes së Karl Gegës. Në vitet e më vonshme, pas pushtimit të Shqipërisë nga Turqia, kjo qendër kulturore shqiptare punoi në favor të çlirimit të vendit, si dhe për ruajtjen e traditave më të mira kulturore shqiptare.

Një nga përfaqësuesit më të shquar të kësaj shkolle shqiptare është edhe piktori dhe skulptori i famshëm i rilindjes italinae Vittorio Carpaccio (1455-1526) me origjine nga Korca, që në vitin 1502, kur u ndertua edhe qendra e “Scuola dei Albanesi”, realizoi me gdhendje në faqen ballore të godinës bazorelievin me temën shqiptare ”Rrethimi i Shkodres”, një kujtim shumë domethënës për atdheun.

Por prania e shqiptarëve në jetën ekonomike e kulturore të Venedikut provon të ketë qenë e pranishme gjatë gjithë shekujve deri në prag të shekullit XX. Faktet e pranisë së shqiptarëve konfirmohen edhe nga leterkëmbimi, që veprimtarja e madhe me origjinë shqiptare Eleni Gjika (Dora DÌstria) ka pasur me shkrimtarin e madh arbëresh De Rada. Në dy nga letrat e saj ajo shkruan për këtë koloni shqiptare dhe praninë e shqiptarëve kudo në Venedik.

Ajo që thekson Dora D’istria mbi “praninë e Shqipërisë kudo në Venecia” vërtetohet edhe sot pas më shumë se 150 vitesh. Jane 9 rrugë dhe sheshe që sot e kësaj dite mbajnë akoma emrat shqiptarë: Calle dei Albanesi (Canarregio), Ramo dei Albanesi (Canarregio), Campiello dei Albanesi (Canarregio), Calle dei Albanesi (Santa Croce), Campiello dei Albanesi (Santa Croce), Calle dei Albanesi (Rio Terá), Calle dei Albanesi (San Marco), Calle dei Albanesi (Castello), Ruga Apolonia (Castello).

Kjo është prova më e mirë e pranisë dhe vazhdimësisë së shqiptarëve në Venedik nga mesjeta deri në ditët tona.

Të gjitha faktet e mësipërme konfimojnё bindjen tonë mbi origjinën shqiptare të Karl Geges, dhe dokumentet e gjetura nё arkivat e Vjenes, Malit të Zi dhe Venedik-ut do të hedhin dritё mbi këtë enigmë të fundit dhe do të provojnё përfundimisht me dokumenta autentike origjinën shqiptare të Karl Gegës.

“Pronësia” mbi Gegën

Padyshim argumentat mbi Karl Gegën „italian“ apo Gegën „austriak“, janë të lidhura me faktorë të shumtë historikë, kulturorë, psikologjikë, etikë e moralë. Çdo komb kërkon gjithmonë të vërë në pah identitetin e tij dhe ky identitet në një farë mase mishërohet te personalitetet dhe figurat e mëdha. Një figure e tillë është edhe Karl Gega.

Të gjithë kombet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore kishin nevojë për figura të dimensioneve mitike, që të mobilizonin masat e dala nga kjo luftë shkatërrimtare, të kishin një model të cilit t‘i drejtoheshin dhe të frymëzoheshin. Dhe një figurë e tillë ishte Karl Gega.

Detyra e studjuesve dhe historianëve është që të vënë në pah të gjithë elementët dhe faktorët, që ndikojnë në formimin dhe lindjen e personaliteteve të tillë historikë, të cilët nuk lindin si të tillë rastësisht, por janë produkt i faktorëve tepër të rëndësishëm si familja, tradita, edukata, formimi, rrethi shoqeror, në të cilin janë rritur dhe brumosur, që në një masë të madhe ndikojnë në lindjen e gjeniut.

Dokumentimi dhe vënia në pah e prejardhjes dhe origjinës së Karl Gegës, nuk duhet të konsiderohet si një përpjekje folklorike apo mendësi romantike nacionaliste, por si një detyrim moral dhe shkencor, që do ta bëjë më të plotë portretin e gjeniut Karl Gega.

Çështja e prejardhjeve ka kohë që është bërë një nga çështjet më të ndjeshme jo vetëm ne skenen ballkanike, por edhe më gjerë, mjafton të kujtojmë debatin për prejardhjen e kompozitorit të madh Mozartit.

Rasti i Nënë Terezës, mohimi i prejardhjes së saj shqiptare dhe hedhja në tregun e mediave e tezave nga më absurde për origjinen e saj, sikurse shprehet shkrimtari ynë i shquar Kadare: “ … jane tërthorazi nje përpjekje për të shpallur, se populli shqiptar s´mund të ketë modele pozitive, e aq më pak modele sublime si Nënë Tereza…“

Fati ka dashur, qё ne shqiptaret, të kemi një privilegj të madh, të krenohemi me figura të tilla mitike, të cilat do t´i kishte zili çdo komb.

220 vjetori i lindjes së Karl Gegës kaloi në heshtje dhe ne ndjehemi  borxhli, kundrejt këtij gjeniu dhe vlerësimit të veprës së tij. Pavarësisht nga mungesa e të dhënave të plota historike mbi prejardhjen e tij shqiptare nuk justifikohet heshtja nga institucionet përkatëse shkencore, kulturore e arsimore për përkujtimin e kësaj figure, që i bën ndër kombit shqiptar. Emërtimi në Tiranë vetëm i një shkolle të mesme profesionale dhe një rruge me emrin e Karl Gegës është një vlerësim i pamjaftueshëm për veprën e tij. Do të ishte nder, për njërin nga universitetet tona teknike të mbante emrin e të madhit Karl Gega. Kjo do të ishte edhe mënyra më e mirë, për ta përjetësuar emrin e tij.  Dhënia e çmimit me emrin “Karl Gega” nga Akademia e Shkencave ose institucionet tona për zbulimet ose shpikjet në fushën e shkencës, teknikës dhe arkitektures do të ishte një tjetër vlerësim, që do t´i bëhej atij nga vendi i të parëve të tij.

Skënderbeu, Nënë Tereza, Karl Gega, Aleksandër Moisiu – janë figura, të cilat ne shqiptarët duhet t´i kemi si emblema në flamurin tonë, për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar. Janë figura që tregojnë se si ne shqiptarët jemi ndjerë evropianë nëpër shekuj dhe asnjëherë nuk e kemi braktisur ëndrrën për të qenë në Evropë. Shumë popuj do të dëshironin t´i kishin këto figura. Ne që i kemi, duhet të dimë t´i vlerësojmë sa më mirë. Këto modele duhet të jenë mbështetja dhe frymëzimi në punën tonë, për të rritur imazhin e vendit, për të bërë më të pranishme, më të njohur, më të afërt dhe më të dashur Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë.

blank

Një tragjedi shqiptare që amerikanët e njihnin mirë… Nga Ervina Toptani

… 2 vjet e gjysëm hetuesi në burgun e Tiranës (aty ku sot është komisariati 3 i policisë, te rruga Mine Peza). Lidhur duarsh e këmbësh me zinxhirë, shpesh një zhinxhir në fyt të cilin ia tërhiqnin deri sa t’i binte të fikët nga asfiksimi. Rrahje barbare me mjete të forta e deri shufra hekuri, lidhje nga shpatullat e tërheqje nga këmbët për të shqyer pjesën e brendshme të trupit, djegie e organeve gjenitale e sqetullave me çakmak, heqje e thonjve të gishtërinjve të këmbëve e duarve me pince, lënie në fuçi me ujë të ftohtë për 12 orë në temperatura -10 gradë, e të tjera e të tjera, për 2 vjet e gjysëm rrjesht.
Këto janë disa prej torturave që ai ka treguar gjatë periudhës që i bënin hetuesinë.
Ai, ishte një familjar i imi, të cilit nuk kam dëshirë t’ia publikoj emrin, me kërkesë të fëmijëve të tij, pasi ai vetë sot nuk jeton më.
Nuk e ka duruar mëshirën kurrë e as keqardhjen.
“Burrat vdesin në këmbë” – thoshte, e kështu ndodhi në fakt të largohej nga kjo botë, ai burrë.
E akuzuan si bashkëpunëtor i amerikanëve dhe u dënua me 25 vjet burg, të cilat i bëri në Spaç, Qafë Bari, Tiranë. Por nuk e kishte menduar kurrë se do të mund t’i mbijetonte hetuesisë ku kishte parë dhjetra djem nënash fatkeqe të jepnin jetën varur zinxhirëve e litarëve të birucave ku bënin hetuesinë.
Ai doli gjallë nga burgu sepse kur e dënuan ishte vetëm 26 vjeç. Disa vite pas hapjes së kufinjve shkoi në Amerikë se gjithnjë kishte premtuar se nëse dilte gjallë nga burgu ca muaj do të donte të shkonte të shëtiste në tokën për të cilën pagoi gjithë rininë, pa e shkelur asnjëherë atë. Kur u kthye nga Amerika erdhi i zhgënjyer, i vrarë shpirtërisht, më shumë se më parë.
“Ata ishin të gjithë atje” – tha. Të paktën 3 prej atyre që më torturonin rregullisht gjatë hetuesisë, bashkë me familjet e tyre, madje kishin dhe status të veçantë. Ishin atje të lirë e të pasur më shumë se ç’kanë qenë në Shqipëri. Amerika i shpërbleu si “fitues” kundër nazizmit e si vrasës të shqiptarëve atdhedashës! E unë i pashë e qava si fëmi! Nuk munda dot t’i them asnjë fjalë teksa qëndroja përballë njërit prej tyre, i cili as nuk më njohu. Unë isha dhe paskam mbetur i burgosuri i përjetshëm i absurdit perves të mendjeve të sëmura. Po pse duhet të dilja gjallë? Për të parë këtë gjë? Paskan qenë më të lumtur shokët e mi që mbyllen sytë brenda qelive!”
Ai nuk u kthye më kurrë në Amerikë, madje dhe në disa vende të Europës kishte frikë të shkonte se ishte i sigurtë që një pjesë të mirë të xhelatëve do i shihte me zyra e kapardisur edhe atje. Por të paktën ai i mbylli sytë duke e ditur e kuptuar të vërtetën. Sa herë binte fjala për perëndimin, qeshte e na thoshte: “a mendoni vërtet se do ia shihni hajrin më shumë sesa ia pamë ne?”
Ervina Toptani
blank

“Si mundëm të shpëtonim të gjallë nga persekutimi nazist dhe ai stalinist, pasi falsifikuam…”

Dëshmia e rrallë letonezit mbi fatin tragjik të 2.749 hebrenjve!

 

“Geht,” i tha polici gjerman 15 – vjeçarit Eduards dhe vëllait të tij më të madh Georgs që, qëndronin në oborrin e mbushur të burgut me njerëz, “ikni”. Kjo fjalë i shpëtoi ata nga i njëjti fat me të, 2.749 hebrenjve nga qyteti port i Letonisë, Liepāja, të cilët u vranë nga xhelatët nazistë në ditët në vijim. Babai i tyre, Adolfs Alperovichs, ishte ekzekutuar disa ditë më parë. Ishte ideja e tij për të shpëtuar familjen, duke shpikur historinë se gruaja e tij, Erika, ishte me prejardhje gjermane dhe kështu dy djemtë ishin vetëm gjysma hebrenj.

I ndihmoi dhe fati që as nëna dhe as djemtë, nuk dukeshin “hebrenj”, sipas standardeve naziste. Ndihmoi gjithashtu fakti që ata letonezë që e dinin të vërtetën i ndihmuan ta fshihnin këtë të vërtetë, kurse ata që nuk e dinë, kurrë nuk e morën vesh. Georgs, vdiq nga ethet tifoide dhe difteria. Ndërsa Erika dhe Edwuards ishin, të vetmit anëtarë të familjes që i shpëtuan Holokaustit. Kjo është historia e Eduards Alperovichs, i njohur tani si Eduard Anders. Të dielën herët në mëngjes, 22 qershor 1941, u zgjuam nga shpërthime të përsëritura. Radioja na tregoi arsyen: Gjermania naziste kishte sulmuar BRSS-në!

Ne ishim të kënaqur. Një vit më parë, BRSS-ja kishte pushtuar dhe aneksuar Letoninë, duke e kthyer vendin tonë të lire në një koloni të shtetit policor sovjetik. Njerëzit arrestoheshin në mes të natës, për t’u vrarë ose për t’u dëbuar në Siberi. Shtëpitë dhe bizneset u konfiskuan – jo vetëm biznesi i eksportit të babait tim, por edhe një dyqan i vogël artizan. Hapësira e banimit ishte e kufizuar, duke detyruar shumë familje ti pranonin këto banesa. Vetëm 8 ditë më parë, më 14 qershor të vitit 1941, policia sekrete sovjetike (KGB-ja), kishte internuar më shumë se 15.000 njerëz në Gulag ose, në mërgim të përhershëm në Siberi. Edhe neve na urdhëruan të bënim valixhet gati dhe të prisnim të na merrnin. Fatmirësisht strehuesi ynë, një punëtor i ri letonez, ishte bërë major në Rojet Kufitare Sovjetike dhe pas disa shakash, pranoi të na hiqte nga lista!

blank

Ne e dinim për antisemitizmin e Hitlerit dhe duhet të ishim shumë të shqetësuar, por ne u besuam gjermanëve. Pjesa më e madhe e Letonisë ishte sunduar nga fisnikët gjermanë për shekuj, gjermanishtja flitej gjerësisht nga njerëzit të arsimuar, dhe në Luftën e Parë Botërore, Letonia Perëndimore, ishte pushtuar për tre vjet nga trupat gjermane të disiplinuara dhe të civilizuara. Pas një viti sundimi sovjetik, ne menduam se Gjermania do të ishte e keqja më e vogël. Po ashtu mendonin edhe refugjatët hebrenj nga Gjermania naziste. Askush nuk e priste një Holokaust; më së shumti mund të ketë punë të detyruar dhe humbje të disave të drejtat civile.

Viti vdekjeprurëse 1941

Trupat gjermane pushtuan qytetin tim të lindjes, Liepāja, më 29 qershor, një javë pas fillimit të Luftës. Pjesa më e madhe e qendrës së qytetit u shkatërrua. Rrugët ishin shndërruar në gërmadha të djegura, të mbuluara nga kratere bombash dhe të spërkatura me xham të thyer.

Brenda pak orësh gjërat u bënë shumë të ashpra. Nuk e dinim që në fillim të vitit 1941, Hitleri kishte vendosur të vriste të gjithë hebrenjtë në Bashkimin Sovjetik gjatë pushtimit të tij. Kjo duhej të bëhej nga skuadrat speciale të vrasjes – katër ekipet, Einsatzgruppen, prej rreth 600-900 burrash të stërvitur për “Zgjidhjen Përfundimtare” dhe që vinin direkt mbas Ushtrisë. Ata organizuan masakra dhe ekzekutime të inskenuara për t’u dukur si: veprime hakmarrjeje spontane e banorëve vendas kundër “shtypësve të tyre çifutë-bolshevik”. Einsatzgruppe A, u caktua në shtetet Baltike dhe një nga ekipet e saj mbërriti në Liepāja në ditën e parë të pushtimit. Ai menjëherë qëlloi disa hebrenj, duke përfshirë kushëririn tim Alya, dhe organizoi një forcë vullnetare letoneze “Vetëmbrojtje”, për të çrrënjosur komunistët dhe për të shërbyer si ndihmëse e policisë.

Nazistët morën menjëherë kontrollin e shtypit Letonez, duke fajësuar hebrenjtë për të gjitha të këqijat e pushtimit të Sovjetikëve. Shumë letonezë, veçanërisht ata që kishin njohur personalisht hebrenj, e hodhën poshtë këtë propagandë. Por një pakicë Letoneze besonte, të paktën një pjesë të saj, – veçanërisht që hebrenjtë ishin përgjegjës për dëbimet sovjetike, torturat dhe vrasjet – dhe u bënë armiqësorë ndaj hebrenjve.

Komandanti i Marinës Gjermane, lëshoi ​​një sërë rregullash për hebrenjtë, duke i urdhëruar ata të vendosnin shenja të verdha në gjoks dhe kurriz, duke vendosur shtetrrethimin, duke i ndaluar ata nga në plazhet, parqet, pedonalet e këmbësorëve dhe në transportin publik, si dhe duke u kërkuar meshkujve nga mosha 16-60 vjeç, të raportonin çdo ditë në Sheshin e Qendrës së Zjarrit, për punë të detyruar. Hebrenjtë kapeshin çdo ditë, torturoheshin dhe merreshin me vete nga gjermanët. Dëshmitarët okularë, shpejt raportuan se ata dërgoheshin në një park ose në plazh, urdhëroheshin të gërmonin varret e tyre dhe ekzekutoheshin. Disa hebrenj u përpoqën të shpëtonin jetën e tyre duke konvertuar fenë dhe u kthyen në të Krishterë, por kjo nuk i ndihmoi…!

Në këtë situatë dëshpëruese, babai im Adolf, shpiku një plan për të shpëtuar të paktën gruan e tij dhe dy djemtë, duke përfituar nga pamja jonë ariane. Nëna ime Erika, duhej të pohonte se ajo nuk ishte fëmija biologjik i prindërve të saj hebrenj, por një pasardhëse e krishterë, e braktisur në pragun e derës së tyre. Kjo do ta bënte vëllain tim, Xhorxhin dhe mua gjysmë hebrenj: qytetarë të dorës së dytë, por që përjashtoheshin nga shumica e rregullave naziste për hebrenjtë. Sikur ta dinim se lufta do të zgjaste katër vite të tjera, nuk do t’i kishim pasur kurrë guximin për të provuar planin e babait tim. Shumë njerëz në qytetin tonë të vogël me 60.000 banorë, ishin në dijeni që historia jonë ishte një gënjeshtër. Doli që njerëzit që e dinin, nuk donin të na lëndonin dhe njerëzit që donin të na lëndonin, nuk e dinin.

Tani na duhej të bindnim nazistët mbi historinë tonë. Për fat të mirë, në vitet 1930, Erika kishte mbajtur korrespondonte me një sekt të krishterë, shoqërinë “Rosicrucian” në Kaliforni, për shëndetin e saj dhe problemet me vjehrrën e saj. Për shëndetin e saj, ata i dërguan asaj receta për ‘sallatë selino’ etj. Lidhur me vjehrrën e saj, ata sugjeruan të kthente faqen tjetër dhe të besonte në Jezu Krishti. Kjo tani mund të ndihmojë për të provuar orientimin e saj të krishterë.

Pasi bënë prova mbi përrallën e birësimit, Erika dhe George, shkuan te Shërbimi Gjerman i Sigurisë (S.D.). Ndihmuar nga pamja e saj e bukur, sharmi dhe talenti i saj në aktrim, ajo e bindi shefin e SD-së që, të na përjashtonte nga rregullat për hebrenjtë. Lejet e lëshuara nga S.D.-ja, na shpëtuan nga arrestimi dhe ekzekutimi. Ne i morëm ato pothuajse ditën e fundit, pasi vrasjet masive të burrave hebrenj, ndodhnin çdo ditë, duke arritur kulmin në një “gjueti” të madhe njerëzore më 22-25 korrik, gjatë kohës së cilës u vranë 1.100 burra.

Xhorxhi dhe unë arritëm të mbanim punët tona të verës, por kur ato mbaruan, ne nuk na lejua të rifillonim shkollën dhe as nuk gjenim dot punë. Babai ynë, Adolf, punonte si fermer në një fermë të izoluar, gjë që e mbajti të sigurt gjatë kërkimeve, por pas korrjes, nuk ishte më i nevojshëm për fermerin. Tani babait i duhej të paraqitej për punë në ‘Sheshin e Qendrës së Zjarrit’, por për shkak të vrasjeve, kjo ishte shumë e rrezikshme për hebrenjtë e spikatur. Kështu që ai vendosi të fshihej në banesën tonë. Ne përgatitëm një vend të fshehtë në qilar, diku pas një pirgu me dru zjarri.

Sa herë që binte zilja, ai duhej të ngjitej mbi dru dhe të fshihej. Por kjo rezultoi e padobishme. Kujdestari në bodrum kishte dëgjuar zërin e babait tim dhe e raportoi atë në polici. Më 2 dhjetor, kur u ktheva në shtëpi një mesditë, pas një tjetër kërkim të pafrytshëm pune, dëgjova zhurmën e druve të zjarrit duke u rrëzuar në dysheme dhe një gjerman që i bërtiste babait. Ai u përgjigj: “Unë nuk jam kriminel”. Ishin fjalët e fundit që i dëgjova të thoshte. Nëntë police, të udhëhequr nga një rreshter gjerman, kishin kontrolluar apartamentin dhe ishin gati të largoheshin, kur dikujt prej tyre i lindi ideja të shikonte pas druve të zjarrit.

Menduam që mbetëm jetimë!

Policia i mori të dy prindërit e mi. Unë dhe Xhorxhi menduam se tani ishim jetimë, por një javë më vonë u hap dera dhe Erika hyri brenda, dukej shumë e zbehtë. Ajo ishte liruar, por Adolf do të pushkatohej. Siç rezultoi, ai do të vritej mbas gjashtë ditësh. Shefi i SS-ve, Heinrich Himmler, kishte urdhëruar një përshpejtim të Holokaustit në shtetet Baltike, kështu që pasi u vranë 25.000 hebrenj të Rigës, në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, radhën e kishte Liepāja.

Në orën 4 të mëngjesit të 15 dhjetorit u zgjova nga drita që po ndriçonte dhomën time të gjumit. Dy policë Letonezë qëndronin në dhomë, me pushkë mbi supe. Më thanë mua dhe Xhorxhit të visheshim dhe ndiqni ato. Duke ditur se po shkonim drejt një varri masiv, protestuam dhe treguam leje-kalimin, por kjo hajmali e kishte humbur papritur fuqinë e sajë. Megjithatë, policia nuk e mori Erikën, e cila kërkoi të vinte me ne. Na u deshën rreth 2 orë e gjysmë për të arritur tek Burgu i Grave në qytet, vetëm 10 blloqe larg. U desh të ndalonim në çdo bllok pak a shumë dhe të ktheheshim me fytyrë nga muri. Disa nga policët e armatosur me pushkë, qëndronin prapa nesh për të na ruajtur, ndërsa të tjerët hynin në shtëpi për të mbledhur familje hebreje, kryesisht gra dhe fëmijët.

Vazhduam të flisnim me policët që na ruanin ne, duke protestuar se leje-kalimet tona na përjashtonin nga arrestime të tilla. Një polic i ri u zemërua shumë, na shau dhe i kërkoi rreshterit që ta linte, të na qëllonte në vend si paralajmërim. Ne nuk e dëgjuam përgjigjen e rreshterit, por ajo u duk sikur e qetësoi të riun për momentin. Ne ishim ndër të fundit që arritëm në burg dhe na urdhëruan të rreshtoheshim pranë portës, me fytyrë nga muri. Në këtë orë, duhet të ishte mjaft errësirë, por oborri ishte shumë i ndriçuar nga prozhektorët. Atje ishin të mbledhur rreth 500 hebrenj, duke dëgjuar me vëmendje teksa një polic gjerman bënte apelin. Kur ne mbërritëm, ai kishte arritëm te shkronja K.

blank

Pak minuta më vonë, u afruan disa prej policëve Letonezë që na kishin arrestuar, të udhëhequr nga një polic gjerman. Duke i shpjeguar pse kishim protestuar kundër arrestimit tonë, i thamë se nëna jonë, ishte gjermane dhe i treguam leje-kalimet tona. Ai na nguli sytë për 5 sekonda, ndoshta duke kërkuar për tiparet tona hebreje të listës së tij dhe më pas na largoi me fjalën e vetme “geht” (shkoni), ndërsa i bëri me shenjë portierit të na linte të iknim. Porta u hap, ne dolëm në rrugë dhe gati sa nuk u përplasëm me nënën tonë. Duke na menduar të vdekur, ajo po përpiqej të futej në burg, për të patur të njëjtin fat me ne. Përgjatë tre orëve e gjysëm që nga arrestimi, kishim qëndruar krejtësisht të qetë, edhe pse e dinim se ku po shkonim. Por tani që ishim të lirë, patëm ca të dridhura të mira.

Për tre ditë, viktimat marshuan ose u çuan në grupe të vogla në ish – poligonin e qitjes të ushtrisë letoneze Šķēde, 11 km. në veri të burgut, ku 2.749 hebrenj u ekzekutuan, mbi bazën e akuzave zyrtare gjermane. Ne i kishim shpëtuar vdekjes falë tekave të çastit të një polici gjerman. Fatmirësisht nuk e dinim që lufta do të zgjaste edhe 1.240 ditë të tjera. Siç do të zbulonim, mbijetesa kërkonte disa mrekulli, shumë fat dhe vendimin e duhur në momentet kritike – sipas instinktit, rastësisë ose zgjuarsisë.

Të luash për kohën…!

Menjëherë pas masakrës së dhjetorit, SD-ja na konfiskoi me shpejtësi kartat e identitetit dhe na tha që të zgjidhnim statusin tonë në zyrën e Komisionerit Gjerman të Qarkut për Letoninë. Zyrtari që trajton çështje të tilla, Zoti Buttgereit, na dha një leje 3-mujore me kusht që nëna ime të divorcohej nga babai im, të merrte dy deklarata që konfirmonin historinë e saj të birësimit nga njerëzit që e kishin njohur atë shumë kohë përpara luftës, dhe të dorëzonte një çertifikatë pagëzimi që vërtetonte origjinën e saj të krishterë. Kështu filloi jeta jonë “në këste 90-ditore”.

Divorci ishte i thjeshtë, pasi babai im ishte vrarë, një muaj më parë. Dëshmitë ishin krejtësisht të lehta, pasi dy gra Letoneze të guximshme dhe të dhembshur – Herta Kārkliņš dhe Sofija Zīverts – ranë dakord të shkruanin histori imagjinare që mbështetnin pretendimin tonë. Asnjëra prej tyre nuk mori para edhe pse e dinin që po rrezikonin jetën e tyre.

Çertifikata e pagëzimit ishte më e vështira. Buttgereit, mendoi se regjistrat e kishës Balltike Gjermane, ishin zhvendosur në një arkiv në Poznań (Posen) në 1939-‘41, kur shumica e gjermanëve baltik (gjithashtu të referuar ndonjëherë  si “Baltikët gjermanë”), u zhvendosën në zonën e dikurshme polake. Postës në fillim të vitit 1942, i duheshin 4-6 javë për secilën rrugë, kështu që 3 muajt tanë kishin mbaruar ndërkohë, ne kishim thjesht një letër, që thoshte se të dhënat e Kishës nuk ishin në adresën e parë, që i kishim shkruar fillimisht. Zoti Buttgereit, na dha një zgjatje 3-mujore, por kur ne përsëri nuk kishim asgjë përfundimtare për t’i treguar, ai me zor të madh na e zgjati lejen tonë me 3 muaj, duke na paralajmëruar se kjo ishte hera e fundit

Së shpejti mësuam se të dhënat ishin në Zyrën e Gjendjes Civile në Riga, por që ishte e mbyllur për momentin. Dyshonim nëse Buttgereit do të zgjaste përjashtimin tonë, ne filluam të mbyllnim llogaritë tona me botën meqë afatit 3-mujor po afrohej. Megjithatë, kur nëna dhe vëllai im shkuan në zyrën e Buttgereit në ditën e takimit, mësuan se ai ishte transferuar. Pasardhësi i tij, z. Pusill, nuk dinte asgjë për të kaluarën, dhe kështu Erika me ndihmën nga George, e tregoi historinë në një dritë pozitive dhe mori një tjetër zgjatje afati.

Kjo taktikë funksionoi të paktën edhe një herë, kur edhe Pusill u transferua. Ndërkohë, Zyra e Gjendjes Civile ishte rihapur. Në verën e vitit 1943, ne zbuluam se jo vetëm një, por dy vajza ishin pagëzuar Erika, 3 muaj para ditëlindjes së nënës sime (pretendohet ditëlindje të jetë caktuar dita kur ajo u gjet nga prindërit “birësues”). Por burri i ri në Zyrën e Komisariatit të zonës (Gebietskomissar), Gutschmidt, ishte mjaft i zgjuar për të kuptuar se një kërkim i tillë, veçanërisht pasi ajo vetë po e kryente atë, mund të vazhdonte përgjithmonë. Në fund të vitit 1943, ai nuk pranoi të rinovojë lejekalimet tona.

Pritëm të na binte shpata e Damokleut mbi krye, duke hamendësuar nëse policia do të na arrestonte në punë apo në shtëpi, dhe nëse ndodhte kjo e fundit, do të ishte ditën apo natën. Por asgjë nga këto nuk ndodhi. Arsyet mbetën të panjohura për ne, mbase Gutschmidt duke mos dashur të kishte gjak në duart e tij, nuk e kishte njoftuar Shërbimin e Sigurisë. Antisemitët vendas që na kishin denoncuar vazhdimisht në polici në vitet 1941–42, dukej se kishin hequr dorë, duke menduar se kishim lidhje me rangun më të lartë dhe sipas një thashetheme që dëgjuam, me dikë nga stafi i Hermann Göring!

Pse kishim ne lidhje me Reichsmarschall Göring, i cili ishte i dyti pas Hitlerit, nuk e morëm vesh. Ajo që mund të ketë filluar këtë thashetheme, ishte se Erika punoi si një nëpunëse dosjeje me kohë të pjesshme në një zyrë të vogël me katër persona, e quajtur me madhështi: Ostland Eisenhandelsgesellschaft Gmb Hder Reichsëerke “Hermann Göring”. Kompania Tregtare e Hekurit Ostland Ltd. E Punët e Rajhut “Hermann Göring” ishte thjesht një zyrë blerëse që kanalizonte prodhimin e fabrikës lokale të telit, në një kompleks gjigant industrial në Gjermani me emrin Göring. Por një letonez mesatar që shihte Erikën të hynte dhe të dilte nga një ndërtesë që kishte këtë tabelë dhe matufepsja nga fjalët e mëdha gjermane, mund të konkludonte se ajo kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me Göring. Unë do të doja të falënderoja personin që i filloi thashethemet, pasi as vetë ne nuk mund të kishim shpikur një gjë më të mirë.

Duke qenë se situata e tyre ushtarake u përkeqësua gjatë viteve 1942-‘43, gjermanët u bënë më të gatshëm të pranonin ndihmë nga grupet etnike të përbuzura. Hitleri kishte thënë në korrik 1941 se, midis Gjermanisë dhe Uraleve, vetëm gjermanët do të mbanin armë. Ky rregull u bë më elastik në fund të vitit 1941, kur Himmler filloi të krijojë “Batalionet e Policisë Vullnetare Letoneze”. Shumica e anëtarëve të tyre ishin rekrutë, por fjala “vullnetar” anashkaloi Konventën e Hagës, e cila ndalon rekrutimin e civilëve në zonat e pushtuara. Ne shkurt 1943, menjëherë pas Stalingradit, Hitleri urdhëroi formimin e një “Legjioni Vullnetar SS Letonez”, me termin “vullnetar”, shërbeu përsëri si ‘gjethe fiku’ (maskimi).

Në nëntor 1943, George u rekrutua në Batalionin e 20-të të Policisë Letoneze. Si një “gjysmë çifut”, ai u caktua në një “kompani pune”, mes të ashtuquajturve “raca të llumit”, si romë, ukrainas, lituanezë dhe polakë. Pesë javë më vonë, George u shkarkua, pasi oficeri ndërlidhës gjerman i batalionit përcaktoi, se gjysmë-hebrenjtë nuk kishin të drejtë të shërbenin në njësitë bashkëpunuese me policinë gjermane. Ai u kthye në shtëpi, por vdiq i rrënuar nga ethet e tifos dhe difteria. Ajo bombë na goditi më fort sesa, vdekja e 24 të afërmve tanë të mbetur në vitin 1941. Tani ishim vetëm nëna ime, Erika dhe unë.

Vajtja në Perëndim

Situata ushtarake gjermane vazhdoi të përkeqësohej. Aleatët Perëndimorë zbarkuan në Normandi më 6 qershor 1944 dhe sovjetikët filluan ofensivën e tyre verore më 23 qershor. Ushtria e Kuqe kaloi kufiri letonez më 18 korrik. Tani lufta po përparonte në oborrin tonë të pasmë.

Me sovjetikët përsëri në tokën letoneze, gjermanët ofruan të linin refugjatë të besueshëm të kërkonin azil “të përkohshëm” në Gjermani, deri në “fitoren përfundimtare” të pritur. Unë e arsyetova këtë si mundësinë tonë të vetme për t’u çliruar nga Aleatët Perëndimorë, sepse nuk kishte asnjë shans që amerikanët apo britanikët, të shkonin në Liepāja përpara Ushtrisë së Kuqe. Një vit nën Stalinin kishte mjaftuar!

Refugjatët e ardhshëm duhej, të merrnin leje politike për t’u siguruar që vetëm njerëzit e besueshëm me një histori të pastër, do të futeshin në Gjermani. Megjithatë, ne nuk kishim më një leje-kalimi që na përjashtonte nga ligjet kundër hebrenjve dhe unë nuk kisha pasaportë, edhe pse më kërkohej ta kisha një të tillë, që kur kisha mbushur 16 vjeç në vitin 1942. Pavarësisht kësaj, ne aplikuam. Nuk e dimë se si ndodhi, por ne e morën dëshminë. Në lejen time, ishte ngjitur një pusllë ku thuhej se, si mashkull, midis grupmoshës 16 dhe 60, nuk më lejohej të largohesha. Por të paktën tani, ishim në gjendje të aplikonim për nënën time.

Disa kohë më parë, unë e pata “Arianizuar” pasaportën e Erikës duke fshirë emrin e saj të mesëm hebraik, Rachel, me hipoklorit natriumi. Reagenti zbardhi bojën, por gjithashtu ndryshoi dhe sfondin blu të zbehtë. Kështu që e shpërndava hipoklorit mbi të gjithë këndin e poshtëm të djathtë, për ta bërë atë të dukej si njollë derdhje kafeje. Edhe pse e dija që shoku im i klasës, George Spektor dhe familja e tij, ishin pushkatuar në vitin 1941, për një falsifikim të ngjashme, si adoleshent tipik moskokëçarës, nuk e mendova për së dyti. Kjo ende e la mbiemrin e dyfishtë të vajzërisë së mamasë time (Šeftelovics-Leventals), nga të cilat pjesa e pare, dukej shumë hebre ose sllave, dhe pjesa e dytë, ndoshta hebre për një Letonez, por më pak për një gjerman, i cili mund të mos e dinte që shqiptimi në letonisht tingëllonte shumë hebre “Löëenthal”. Por eksperimenti i mëtejshëm ishte, përtej aftësive të mia modeste të falsifikimit.

Në zyrën e Gebietskomissar nga katër nëpunësit, zgjodha atë që ishte më i ngarkuari, kalova në radhën e saj dhe e binda lehtësisht të mos e përfshinte “Šeftelovics” dhe shkruante “Volksdeutsche” (gjerman etnik), për përkatësinë etnike. Shefi i saj që do të firmoste dokumentin e qortoi, për shkrim “Volksdeutsche”, meqë Erika nuk ishte regjistruar siç duhet. Por, inat e sipër, ai nuk arriti të vërente se vajza gjithashtu  kishte lënë pa shkruar “Šeftelovics”. Tani ne kishim një kartë idenditeti të përshtatshme të arjanizuar për Erikën.

Në fillim të tetorit, ndalimi i largimit të burrave u hoq për pak kohë, dhe ne menjëherë bëmë aplikimin për kalim. U nisëm më 15 tetor 1944 me rreth 2.000 refugjatë të tjerë në një anije transporti të mbushur me pleshta, për në Gdansk. Me të mbërritur, Dogana Gjermane na vulosi në letër-njoftimet tona shqiponjën naziste, duke legjitimuar kështu kopjen time të dyshimtë për një pasaportë: një ID jozyrtare, nga një shkollë me korrespondencë në Potsdam.

Një tren na çoi në Stargard, Pomerania, ku na vendosën në një kamp kalimtar. Unë u sëmura me difterinë – një fat i mirë, siç rezultoi më vonë. Tre jave më vonë u regjistruam në një hotel dhe ndërsa plotësoja formularin e regjistrimit të policisë, më pyetën nëse isha gjysmë apo çerek çifut. I mësuar nga babai im për të thënë të vërtetën, isha gati të shkruaja “po”, kur befas më erdhi shkëndija që askush nuk më njihte këtu. Unë shkrova “gjerman”, grisa të gjitha dokumentet që i referoheshin nga prejardhja jonë hebreje dhe i hodha në tualet e zbraza ujin.

Disa ditë më vonë, ne morëm një tren për në Komotau në Sudetenland, ku familja e një ish-strehuesi – një zyrtar hekurudhe, i quajtur Fischer – na kishte ftuar të qëndronim me ta. Ne ishim të mirëpritur për aq kohë, sa zgjati proshuta jonë letoneze. Pas kësaj, duke u paraqitur si refugjatë gjermanë etnikë, ne morëm një dhomë në një apartament.

Shpejt u sëmura nga miokardit – një ndërlikim i zakonshëm kur të rriturit sëmuren nga difteria – dhe kalova dy muaj në spital. Zyra Shtetërore e Punësimit, më dërgoi njoftime për t’u paraqitur për punë si roje i armatosur për, punëtorët skllevër dhe robërit e luftës. Për sa kohë që isha në spital, mund t’i shmangesha thirrjeve javore, por sapo të lirohesha, më duhej të paraqitesha te mjeku i Zyrës së Punësimit. Pas disa përthyerjesh të gjurit, pulsi im u rrit në 200, gjë që e bindi doktorin të më justifikonte nga puna deri më 15 maj 1945. Si për fat, Lufta përfundoi më 8 maj 1945.

Vetëm 2 % e hebrenjve në Letoni i mbijetuan pushtimit nazist. Rreth 90 % u pushkatuan në vitin 1941, duke kursyer kryesisht tregtarë të rëndësishëm dhe familjet e tyre. Seleksionimet e mëtejshme eliminuan të moshuarit, fëmijët nën 12 vjeç, dhe hebrenj të tjerë “të padobishëm”, duke lënë vetëm një pjesë prej rreth 4 % të cilët, u dëbuan në kampet gjermane të përqendrimit, në vjeshtën e vitit 1944. Kushtet brutalisht të vështira në kampe dhe gjatë marshimeve të vdekjes, lanë gjallë deri në fund të Luftës, vetëm më të fortët, rreth 1.5 %, së bashku me 0.5 % që u fshehën nga letonezë të dhembshur.

Një mësim që kam marrë në Luftën e Dytë Botërore është, të mos bëj përgjithësime fyese për asnjë grup etnik ose fetar, por t’i  gjykoj njerëzit si individë. Gjatë Luftës, kam takuar mjaft letonez të denjë, fisnikë dhe të guximshëm, gjermanët dhe rus të drejtë, kundër paragjykimeve. Eduardi dhe nëna e tij Erika, emigruan nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara në vitin 1949. Ai ndryshoi mbiemri e tij në Anders, dhe më pas u bë një profesor i Kimisë dhe një specialist i mirënjohur shkencor në fushën ezoterike të kimisë së meteoriteve. Tani është në pension dhe jeton në Kaliforni. /Memorie.al

blank

Patronazhisti Gent Sharra, nga grabitjet me Dumanin te përfitimi i fondeve publike në Elbasan

Që Partia Socialiste e Elbasanit krijoi një nyje të fortë interesash me bandat nuk është sekret, por emrat e përfshirë në fushatë shkaktojnë habi për nga stofi që u zgjodhën patronazhistët dhe për nga rezultati, që prodhoi deputetin më të votuar të Elbasanit dhe të të gjithë Shqipërisë, Taulant Ballën.

blank

 

ANGAZHIMI NE FUSHATEN E TAULANT BALLES NE ELBASAN 

Vendi i krimit, lagjia 5 Maji në Elbasan. Data, 21 Prill. Militantë të PD-së, kryesisht ish-efektivë policie të organizuar nga opozita sapo kishin ndaluar Mehmet Grecën, ish i dënuar për drogë në Britaninë e Madhe. Kishin informacione se Greca shpërndante para për vota dhe mblidhte karta identiteti. Greca mbahet me forcë për disa minuta dhe njoftohet policia. Vetë i ndaluari njofton grupin e forcës të Partisë Socialiste.

Dosja e prokurorisë që çoi në arrestimin e dy ish-zv.drejtorëve të komisariatit të Elbasanit Nikollaq Papa dhe Albert Nushi, nxjerr edhe emrat e atyre që erdhën në ndihmë të Mehmet Grecës.
Njerëzit nga shtabi elektoral i Taulant Ballës, që garantonin “mbarëvajtjen e fushatës” ishin Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, Marsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra.

Disa prej tyre janë të njohur për përdorimin e dhunës dhe armëve, por emri i fundit meriton vëmëndje të veçantë për nga reputacioni që gëzon në Ebasan.

blank

FILLIMET SI GRABITËS ME TALO ÇELËN DHE NUREDIN DUMANIN 

Gent Sharra është për nga bashkëpuntorët e ngushtë të Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Sot është shpallur në kërkim për grabitjet me dhunë që organizonte grupi kriminal.

Sharra përmendet dhjetëra herë në rrëfimin e Nuredin Dumanit, kryesisht në organizimin e grabitjeve. E para është ajo e vitit 2011, kur Dumani e përmend në vjedhjen me dhunë të Lirak Bajraktarit në Elbasan.

Sharra këtu ishte në rolin e organizatorit.

“Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe. Ilir e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo Çela i kam njohur fillimisht prej Ilirit. Ilirit në 2010 i kam shitur një pistoletë për të përfituar një shume prej 300 eurosh nga të cilat do fitoja 80 mijë lekë të vjetra. Pistoletë jugosllave me sa mbaj mend Zastava. Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe. Në shtëpi kam shkuar vetëm unë dhe Talo Çela. Iliri po na priste në rrugë me një makinë Rover me targa italiane. Çantat i lamë në katin e 3 të Talo Çelës dhe më pas u larguam. Eshtë shitur më pas në Korçë nga Iliri me gruan e vet e cila quhet Fije, në shumë 12 milion të vjetra një kg flori. Lekët mi dha Iliri mbas 10 ditësh, u takuam tek lagja” tregon Dumani.

Me kalimin e viteve, ai e përmend Sharrën në grabitjen e Shyqyri Shalës në Kavajë, pastaj në vjedhjen me dhunë të Hamit Haxhisë në Durrës, pastaj në vjedhjen me armë të Xhemal Liçit në Elbasan, pastaj në vjedhjen me dhunë të Hamdi Sharkës në Berat.

blank

DYSHIMET SI PJESËMARRËS NË GRABITJEN E RINASIT 

Më parë, emri i Gent Sharrës kishte dalë në grabitjen e Rinasit. Në atë kohë, ai mori me qira servisin ku u bë modifikimi i furgonit, i cili u përdor për grabitjen e Rinasit. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor” është bllokuar asokohe nga Policia si provë materiale.

Mësohet se oficerët e Policisë sekuestruan prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servisit, Gentian Sharra, kishte konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çalës, aktualisht në burg i izoluar në sistemin 41-biss.

blank

PATRONAZHIST DHE PËRFITUES I FONDEVE PUBLIKE 

Por pas ardhjes së socialistëve në pushtet, Sharra kaloi në një nivel tjetër. Përfitimet nga vjedhjet me dhunë ishin shumë të vogla krahasur me paratë që sillte politika.

Reputacioni si i fortë dhe lidhjet me kriminelë të tjerë të Elbasanit e avantazhonin në listën e patronazhistëve që u angazhuan në fushatën e Partisë Socialiste. Dhe pas zgjedhjeve, në objektiv ishin fondet publike.

Open Data zbulon se kompania e Olta Sharrës, bashkëshortja e Gentian Sharrës ka fituar disa qindra miliona lekë nëpërmjet tenderave të dhënë nga Bashkitë e Elbasanit, Librazhdit dhe të Cërrikut. Praktikisht ajo ka qenë fituese në tre bashkitë e qarkut të Elbasanit. Të dhënat më poshtë tregojnë se si kanë kaluar fondet publike tek kompanitë e familjes Sharra:

 

Tabela tjetër tregon se kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës ka përfituar disa tendera të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, me një shumë që shkon rreth 300 milion lekë.

 

SEKUESTRIMI I PASURISE NGA POLICIA 

Disa pasuri të Gentian Sharrës u vunë nën sekuestro pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Pasuria e sekuestruar në pronësi të familjes Sharra arrin në vlerën e 5 mln eurove. Mes pasurive ishte 1 vilë në lagjen Katund i Ri, truall dhe sipërfaqe të shumta toke dhe 4 automjete.

Sipas policisë, Sharra u vu nën akuzë për grabitjet që kishte bërë me grupine Talo Çelës, por ndaj tij nuk ka asnjë akuzë për përfshirjen në ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

 

AKUZAT PER LIDHJEN ME TAULANT BALLËN

Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për bashkëpunim me Gentian Sharrën.

Berisha tha se Gentian Sharra ka blerë vota për PS-në.

“Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës”, tha Berisha.

Taulant Balla ishte një ndër njerëzit më të zëshëm pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, por ditët e fundit ai ka heshtur. Balla nuk e ka komentuar faktin se 2 ish-shefat e policisë në Elbasan gënjyen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa këto ditë është në një vizitë në Rumani. Balla rezultoi deputeti më i votuar në Shqipëri, me mbi 21 mijë e 500 vota, edhe më shumë se Edi Rama. Pavarësisht rezultatit “spektakolar”, Rama e transferoi nga drejtues politik i Elbasanit në atë të Fierit dhe nuk e përfshiu në kabinetin qeveritar. ©Lapsi.al 

blank

Si u zgjodh Princ Wied-i monark i Shqipërisë…. (Kur europianët bënin “sherr” për Shqipërinë…) Nga Ervina Toptani

…Mënyra e qeverisjes për Shqipërinë u propozua nga dy Fuqitë e Mëdha, më të interesuarat, Austro-Hungaria dhe Italia. Rëndësia që Fuqitë e Mëdha i dhanë hartimit të marrëveshjes për Shqipërinë u dokumentua më së miri nga vendimi unanim i deklaratës së tyre të garancisë. Konferenca e Ambasadorëve në Londër kishte për qëllim të rregullonte gjendjen e brendshme të Shqipërisë pas kaosit që la pas lufta ballkanike dhe të përcaktonte kufinjtë jugorë e veriorë të vendit.
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e filloi punën më 15 tetor 1913 në Vlorë. Puna për vendosjen e xhandarmërisë iu besua Hollandës. Oficerët hollandezë nën komandën e gjeneralit De Veer mbërritën në Vlorë në fund të muajit tetor dhe filluan menjëherë nga puna. Por detyra më e vështirë për Austro-Hungarinë dhe Italinë ishte përzgjedhja e monarkut që do të kryesonte shtetin e ri shqiptar. Kjo kërkonte zgjidhje urgjente e sa më efikase. Shumë kandidatë u treguan të gatshëm në mënyrë direkte për të marrë fronin e Shqipërisë. Ndër të tjerë ishin: Princi Fuad i Egjiptit, Franc Jozef i Battenberg, Duka i Montpensier, Princi Luis Bonaparte, Duka i Urach, Princi Wilhem zu Wied e disa te tjerë.
Italia e përjashtoi menjëherë Dukën e Urach dhe Princin e Battenberg-ut si katolikë e nuk ishin aspak dakord as për Princin mysliman Fuad. Italia nuk e shihte me simpati ardhjen e nje princi katolik ne fronin e Shqipërisë për shkak të përhapjes së kultursprotektoratit austriak e pranisë austriake gjithnjë në rritje në Shqipëri. Më në fund këto dy Fuqi të Mëdha ranë dakord që monarku pretendent nuk duhet t’i përkiste asnjërës prej tre feve të popullsisë së Shqipërisë. Ai nuk duhet të ishte as katolik, as mysliman e as ortodoks. I vetmi kandidat që e përmbushte këtë kusht ishte princi gjerman protestant Wilhelm zu Wied. Kurioz është dhe fakti që Fuqitë e Mëdha nuk dëshiruan që në listë të jetë edhe një pretendent shqiptar për fronin e vendit.
Por nuk munguan as incidentet e rradhës përsa i përket përzgjedhjes së monarkut. Në gusht të vitit 1913 Vatikani bëri përpjekje për të penguar përzgjedhjen e një monarku protestant në Shqipëri.
Ata nuk donin një monark të fesë protestante por as nuk mund te shprehnin një kandidaturë të tyren prej problemeve të mëtejshme që kjo gjë mund të sillte brenda pallatit të Quirinales, siç njihej ndryshe rezidenca zyrtare e Mbretit të Italisë. Një monark katolik do të kërkonte mbështetje nga Vatikani por kështu mund të krijoheshin çarje në marrëdhëniet e mëtejshme politike ndërmjet Italisë zyrtare dhe Shqipërisë. Por nëse do të zgjidhej një monark protestant atëherë Vatikani nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe për monarkun e ri, gjë që ishte përsëri shqetësuese për ta.
Atëherë Vatikani propozoi që në krye të fronit shqiptar të vihej Princi Egjiptian, me të cilin ata ishin vënë në kontakt më herët. Por të dyja Fuqitë e Mëdha e refuzuan propozimin e Vatikanit me argumentin se kjo kandidaturë ishte refuzuar nga pjesa më e madhe e patriotëve shqiptarë. Kështu përfundimisht u vendos që monarku i Shqipërisë do të ishte princi gjerman protestant Wilhelm zu Wied.
…. Kajzeri i Gjermanisë Wilhelmi II, kur u vu në dijeni për shpalljen e kandidaturës së monarkut të ri të Shqipërisë, tha një frazë që i la të gjithë të habitur e që u përmend në çdo artikull gazete më pas. Duke kundërshtuar përzgjedhjen e Wilhelm zu Wied-it për fronin e Shqipërisë ai tha: “Një burrë që varet nga bashkëshortja e cila merr vendimet në vend të tij dhe bën ligjin nuk mund të jetë kurrë sovran i denjë për asnjë popull. Shqipëria është vend i vështirë për t’u udhëhequr nga princesha Sofi”.
Shkëputur nga libri “Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian”. Dituria, 2017, Tiranë.
Autori: Ervina Toptani
blank

DOSSIER “Gratë e vajzat që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe abuzimet që bëheshin ndaj tyre nga…”

Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Tanush Kasos, kryetarit të Shoqatës së Burgosurve Politikë të Shqipërisë, të publikuara në librin e tij “Kalvari i burgjeve komuniste”, ku nga rrëfenjat e bashkëvuajtëseve të tij dhe nga ato që ai vetë ka parë e dëgjuar për torturat që u bëheshin femrave të burgosura në qelitë e Hetuesisë dhe burgjet e atij regjimi nga oficerët e Sigurimit të Shtetit, të cilët abuzonin mbi gratë dhe vajzat e dënuara me dhunë fizike e përdhunime. Cilët ishin disa nga ata ushtarakë të lartë të Ministrisë së Brendshme që abuzonin ndaj femrave të dënuara dhe disa nga vetëvrasjet që erdhën si pasojë e kësaj dhunë të egër shtazore që u krye ndaj tyre?

Kalvari i gjatë i Musine Kokalarit

Dikur thuhej se “burgu për burrat është”. Dhe me të vërtetë, që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri sa u shfaq komunizmi, historia e vendit tonë nuk ka njohur asnjë grua të burgosur për motive politike. Fill pas vendosjes së pushtetit komunist, në burgjet shqiptare u dukën të dënuarat e para politike. Ndër ato, më e hershmja duhet të ketë qenë intelektualja e trimëresha gjirokastrite Musine Kokalari, e cila më 12 nëntor 1944, ende pa marrë fund lufta e pa u vendosur qeveria në Tiranë, u arrestua nga larot e Enver Hoxhës, vetëm për idealet kombëtare e demokratike që ajo ushqente, të cilat binin ndesh me doktrinën marksiste. U mbajt në fshehtësi dy javë, diku në zonat që i kishin nën kontroll Brigadat e Kuqe dhe mbasi i’a vranë pa gjyq të dy vëllezërit e saj, Vesimin dhe Muntazin, gjithashtu intelektualë dhe atdhetarë të shquar, e liruan, për ta burgosur përsëri në janar të vitit 1946, mbas një aktiviteti të shkurtër që ajo ndërmori kundër regjimit gjakatar të sapo instaluar në Shqipëri.

Musinea do të kalonte krenare dhe e papërkulur për afër 40 vjet nëpër kalvarin e burgjeve dhe të internimit, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i virtytit të femrës shqiptare. Kjo vajzë e talentuar, që ishte diplomuar në Universitetin e Romës, autore e tre librave dhe e shumë shkrimeve publicistike, të cilat synonin emancipimin e femrës dhe përparimin e kombit, që ishte një nga themelueset e Partisë Social-Demokrate Shqiptare, do t’i mbyllte sytë përgjithmonë e harruar dhe e vetmuar në vend internimin e saj në Rrëshen të Mirditës, më 14 gusht 1983, pa mundur të shihte përmbysjen e tiranisë komuniste dhe agimin e lirisë e të demokracisë, për të cilat e shkriu jetën.

Gratë që u burgosën e internuan

Me qindra gra e vajza prej familjesh fisnike, me një edukatë e kulturë të shkëlqyer, por edhe plaka të moçme e fshatare të thjeshta, regjimi komunist i përplasi pa mëshirë nëpër burgje, ku vuanin e keqtrajtoheshin njëlloj si burrat, por edhe qëndronin njëlloj si burrat, si amazona të vërteta, prandaj i quanin edhe “burrnesha”. Faji i vetëm i tyre ishte se nuk i përkitnin komunizmit, sepse donin një Shqipëri të lirë e demokratike. I akuzuan për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit”, për “pjesëmarrje në kryengritje të armatosur”, për “strehim të arratisurish”, për “mos denoncim”, për “mbajtje armësh pa leje”, për “sabotim ekonomik”, për “tentativë arratisjeje”, për “tradhti të lartë” etj., etj.

Disa gra e vajza të guximshme i kishin konsumuar tërësisht ose pjesërisht këto nene për të cilat akuzoheshin. Ato kishin qenë kurdoherë pranë burrave në luftën e shenjtë për liri, për rrëzimin e diktaturës komuniste. Të tjera vetëm dyshoheshin si të tilla, por ishin arrestuar e dënuar pa kurrfarë provash. Shumë prej tyre ishin viktima të hakmarrjes politike të regjimit të Hoxhës, i cili nuk kishte ç’tu bënte burrave, vëllezërve e baballarëve të tyre që luftonin maleve për liri ose që kishin shkuar jashtë shtetit, ku përpiqeshin e punonin për çështjen kombëtare. Nga torturat dhe vuajtjet pa fund, ato gra e vajza aq të brishta e të bukura u thinjën e u plakën para kohe. Shumë nga ato nuk patën fatin të gëzoheshin me fëmijë. Ato u privuan nga e drejta natyrore për të qenë nëna.

Puna e rëndë e krahut, varfëria dhe “biografia” nuk i’u ndanë as mbas daljes nga burgu, gjer në vdekje. Kështu kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste më shumë se 7367 gra e vajza, ndër të cilat kujtojmë: Musine Kokalari, Neva Frashëri, Olimbi Gavoçi, Frida Sadedini, Lavdie Petrela, Marie Ranxi, Marta Doda, Dylbere Pazari, Hazize Ferhati, Qefsere Bega, Liri Prifti, Shega Këlcyra, Semiramis Vërlaci, Erifili Bezhani, Rita Koka, Merushe Topulli, Elza Koh, Fatime Hoxha, Luçie Kola, Elsa Çika, Asamble Hatibi, Sanie Kosova, Gabriela Radiba, Fatbardha Qorri, Ana Daja, Terezina Pali, Adile Boletini, Vera Dema, Nexhibe Taraku, Agime Pipa, Drita Kosturi, Dhora Leka, Lefteri Dvorani, Ganimet Toptani, Ganimet Cuka, Mereme Gjuta, Pranvera Keqi, Qerime Bone, Viola Beqiri, Bianka Balliçi, Sanie Kollçinaku, Xhovana Qatja, Nurie Koculi, Hanza Borshi, Mih Riko, Samo Doko, Dodona Dako, Marika Dhima, Ana Dhamo, Zhaneta Ogranaja, Simona Koldai, Dragica Mosko, Alije Sula, Fiqiret Prishtina, Gjylso Kalo, Elena Preza, Delfiniz Prenushi, Merita Sokoli, Derka Panizeniç, Mine Shima, Afërdita Hajrullai, Fatime Demçe, Nadire Shima, Hilmie Lakasi, Lumturi Bakiri, Liri Mitrovica, Lindita Beka, Marie Levendi, Suzana Topçiu, Pranvera Lamaj, Behije Kalaja etj.

Burgjet ku vuajtën gratë

Gratë e burgosura në vitet e para mbaheshin në burgjet e burrave, në qytete të ndryshme, si Korçë, Tiranë, Shkodër etj., por në dhoma të veçanta. Më 1957-n gratë u grumbulluan në Burgun e Artizanatit, në Tiranë, ku bënin punë të ndryshme si rrobaqepësi, hekurosje, kopshtari, pastrime të ndryshme etj. Burrat e këtij burgu ishin të ndarë e nuk komunikonin me to. Më 1961-shin u krijua një kamp i punës së detyruar për gratë afër qytetit të Kuçovës, ku shfrytëzoheshin në punë të rënda bujqësore. Më 1970-n u vendosën në fshatin Kosovë të Dumresë, 50 km larg Elbasanit.

Kushtet e diferencuara higjienike, që janë të nevojshme për to, nuk merreshin aspak parasysh nga komanda e burgut. Papastërtia, era e rëndë dhe parazitët e kokës e të trupit përbënin një torturë me vete për ato fatzeza. Ligji nuk përfillte as gratë shtatzëna. Ato dënoheshin e mbaheshin njëlloj si të tjerat. Për t’u përmendur është rasti i Liri Gegës, e cila, duke qenë me barrë, u arrestua dhe u pushkatua bashkë me të shoqin, Dali Ndreun, që të dy militantë të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo u bë e njohur botërisht nga një fjalim i Nikita Hrushovit. Por nuk është i vetmi rasti i pushkatimit të grave shtatzëna. Të tilla kanë vdekur nga keqtrajtimi në hetuesi. Nuk lejohej asnjë mjek i familjes të bënte autopsinë e tyre.

Njihen disa raste lindjesh në burg të grave të arrestuara në gjendjen e shtatzënisë, të cilat nuk paraqisnin kurrfarë rrezikshmërie shoqërore. Në burg, por sidomos në birucat e izolimit, disa hetues të autorizuar përpiqeshin t’i nënshtronin gratë duke i përdhunuar. Në Burgun e Burrelit, siç tregonin të burgosurit e vjetër, gratë qëndronin të bashkuara si një trup i vetëm. Musinea me shoqe nuk lejonin që policët t’i shkëpusnin vajzat e reja prej tyre, gjoja për të fshirë e pastruar korridoret dhe oborrin. Ato dërgonin ndonjë plakë për të bërë pastrimin. Kështu e ruanin nderin dhe krenarinë e tyre. Por, gjatë paraburgimit, në qelitë e hetuesisë ka pasur raste kur ndonjëra është çnderuar me forcë nga ndonjë kryepolic ose hetues si: Nevzat Haznedari, Xhavit Struga, Skënder Kosova dhe ndonjë tjetër i pajisur me “carta Bianca”.

Disa gra janë vetëvrarë gjatë hetuesisë dhe të tjera janë çmendur. Drejtësia komuniste nuk shqetësohej fare kur arrestonte nënat me fëmijë, duke shkatërruar kështu familjen. Ndoshta ky ishte dhe qëllimi i fshehtë i saj. Për Sigurimin e Shtetit, çdo grua e huaj e martuar me një shqiptar ishte një “agjente e huaj” që duhej survejuar gjithmonë dhe në rastin më të parë të arrestohej, të dënohej dhe të asgjësohej, ose të largohej nga Shqipëria. Është një listë e tërë e këtyre grave fatkeqe, të cilat dashuria njerëzore i solli në këtë vend “romantik” të Ballkanit dhe që pastaj kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste.

Po përmendim disa prej tyre: Xhovana Simoneti, italiane, martuar me Haki Qatën, nga Tirana. Që të dy u burgosën dy herë: Bianka Balliçi, austriake, e martuar me Nedin Balliçin, nga Elbasani. Bëri dhjetë vjet burg në gjendje çmendurie. Mbas lirimit vdiq në spitalin psikiatrik. Barbara Orgocka, polake, burgosur si edhe i shoqi, inxhinier, Vasil Orgocka, nga Korça. Vanda Tiko, polake, martuar me mjekun Lefter Tiko nga Korça, burgosur të dy. Elena Cami, ruse, martuar me ing. Minella Cami nga Korça. Burgosur të dy. Dina Thaçi, ruse, e martuar me Ahmet Thaçin nga Shijaku. Arrestuar që të dy. Barbara Haxhihasani, hungareze. I shoqi, Fatos Haxhihasani, vari veten në hetuesi. Ajo u çmend në burg. Viola Beqiri, çifute ruse, me arsim të lartë. Akuzohej për spiunazh. Sigurimi e detyroi burrin dhe fëmijët që ta braktisnin.

Si pasojë e burgosjes ose e pushkatimit të njerëzve të familjes së tyre dhe e luftës psikike që bëhej mbi to, mjaft nëna, motra, gra e vajza me ndjenja të brishta kanë humbur aftësinë mendore. Disa prej tyre kanë kaluar deri në vetëvrasje. Kështu përfundoi e shoqja e Teme Sejkos, që i vranë burrin dhe një djalë, ndërsa tjetrin ia burgosën. Bujana, vajza e urtë dhe e zgjuar e Tuk Jakovës, edhe sot endet e çmendur nëpër Tiranë. Nuk mund të mos çmendej edhe Mereme Gjuta, së cilës ia hodhën te pragu i derës fëmijët e saj të bërë shoshë nga plumbat e komunistëve teksa u orvatën të shpëtonin nga thonjtë e diktaturës dhe të dilnin në botën e lirë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kriminelët e Sigurimit e burgosën atë nënë fatkeqe.

“Çnderimi” një torturë më vete

Vetëm pas shembjes së diktaturës u arrit të konstatoheshin pasojat ende të freskëta të gjëmës antinjerëzore. Në vitin 1991, një komision i Helsinkit, mbasi u njoh me “dosjet e gjalla”, arriti në përfundimin se këto vende kishin qenë një ferr i vërtetë. Deri vonë ekzistonin pranë hetuesve të burgjeve e të Degëve të Brendshme dhoma të posaçme torturash. Mjaft njerëz që kanë pasur fatin e keq të hyjnë në to nuk kanë mundur t’i tregojnë askujt ato që provuan mbi trupin dhe shpirtin e tyre mbasi kanë dalë të vdekur që andej.

Por, përveç vdekjes, si të fundit të torturave, ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe e dinin se ndjenja e çnderimit është poshtëruese për një femër. Ajo e mposht krenarinë e saj dhe e bën të nënshtrohet. Prandaj edhe vepron pa hezitim në këtë drejtim. Nga disa të burgosur shkodranë tregohen rrëfenja të vërteta mbi përdorimin e kësaj metode torturimi që punonjësit e Sigurimit ushtronin mbi disa gra e vajza të të pushkatuarve, të arratisurve e të burgosurve. Shumë herë atyre u kishte hasur sharra në gozhdë, kishin ndeshur rezistencën e vendosur të këtyre femrave, që përpara nderit kishin pranuar vdekjen duke u hedhur nga dritaret e shtëpive ose që pas përdhunimit ishin vetëvrarë.

Vetë ish-kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Hilmi Seiti (i cili më pas do të vdiste mizorisht nga dora e Sigurimit të Shtetit), këtë lloj torture, që i falte kënaqësi, e kishte metodë të vazhdueshme pune. Tregojnë se ai ngjitej me shkallë natën dhe futej nga dritarja në shtëpinë e ndonjë gruaje të vetmuar dhe mbasi kryente punë, nën kërcënimin e revolverit, e detyronte të nënshkruante deklaratën e bashkëpunimit me Sigurimin. Ai kishte arritur të shtinte në dorë një artiste të re e të bukur, shumë të njohur në qytetin e Shkodrës, që i përkiste një familjeje me të arratisur, të pushkatuar e të burgosur. E mbante si mantenutë dhe si agjente personale, aq sa kishte rënë shumë në sy dhe ishte bërë objekt bisedash.

Po ashtu, Llambi Peçini, kur ishte kryetar i Degës së PB në Fier, me këtë mënyrë torture kërkonte t’i nënshtronte disa femra prej familjesh “të prekura” politikisht, si dhe disa të internuara.

Rastet e ‘gjalla’

Rreth viteve ’60, në një fshat të Dibrës, punëtori i Sigurimit i vuri syrin një vajze të fshatit që ishte ndërkaq e fejuar me një fshatar. Operativi i krijoi një akuzë false të fejuarit të vajzës, të cilin shumë shpejt e arrestuan. Ndërkohë që ai vuante burgun në kampin e Rubikut, vajza ra në duar të punonjësit të shtetit. Kur i shoqi mësoi të vërtetën, për habinë e të gjithëve, e humbi kontrollin, mbuloi kokën me një batanije dhe i nxori të dy sytë. E shtruan në spital, por asgjë nuk mund t’ia kthente shikimin, e me gjithë këtë, e rikthyen në burg.

Një rast tjetër është ai i Lezhës e Mirditës. Punonjësi i Sigurimit njihej nga fshatarët e zonës me nofkën “Toger Baba”. Përdorte dhunë të tmerrshme. I fuste vajzat në një thes, lakuriq, e brenda fuste edhe një mace. E qëllonin më pas macen dhunshëm në mënyrë që t’i çirrte gratë e shkreta. Ky rast ekstrem pati ankesa nga gjithë banorët e fshati dhe qeveria, për të larë duart, e ekzekutoi dhunuesin./Memorie.al

blank

VDES PREJ TORTURASH DON EJËLL DEDA – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr.42. Zamak i Flamurit Kastriotit…

blank

DON EJëLL DEDA

(1917 – 1948)

                                                              “Kam ndigjue keq per komunistat, aq sa

                                                                 vetë Mehmet Shehu ka pi gjak njeriut.”

                                                                                                        Don E. DEDA (1947)

Shpesh njeriu mbetet para një fotos tue mendue me vete: “Sa shumë i ka takue me kalue një popullit aq të vogel, sa ishte Populli i vuejtun Shqiptar!”

Don Ejëll Deda ishte djali i një familjes qytetare të Shkodres, i lemë me 23 Mars 1917. Shkollen fillore e kreu nder Freten, ndersa të mesmen n’ Jezuit.

Asht Shugurue meshtar me 24 Shkurt 1943, në kishen e Jezuitve nën kujdes të Don Mikel Koloqit. Meshen e parë e thotë në kishen Kathedrale Shkoder.

Emnohet famullitar në Bushat. Per fat studjuesi Pjeter Pepa ka lanë kujtime të sakta per Priftin e rij dhe të perkushtuem, në rrugen e vështirë të Tij.

Ishte vertetë i rij po shumë i përgatitun dhe me një oratori shumë terhjekse per besimtarët e asaj famulli, ku gjithnjë shquheshin klerikët e saj.

Shpesh besimtarët e këshillonin me pasë kujdes kur predikonte, se mos bije në sy të sigurimit dhe e arrestojnë dhe po mbeten pa Prift. Po Don Ejëlli i thonte i lutem Zotit, që të mos rreshtohej në burgje me të martirizuemit, dhe të vujtunit e, sa per Famullinë e Tij do të mendonte Zoti. Në fakt kishte ra në sy si antikomunist, po tue kenë prift dhe predikatar i mirë, sa vinte dhe vështirsohej gjendja e Tij, mbasi sigurimi atë detyrë kishte faj e pafaj: Vumje prangash dhe formime akuzash ku ishin ma të rrebtat per klerin.

Arrestohet me 12 Nandor 1947 dhe provon turturat ma mizore të sigurimit kriminal e vrastar të diktatorve barbar të Shqipnisë “porsa të çliruar”!!

Hapet “Dosja 7327” nga hetuesi i njohun Ali Xhunga, masakrues i njohun.

Fillon deponimet Don Ejëlli nga shkollat e perfundueme dhe idea që i ishte formue per komunizmin, kur kishte ndigjue që Mehmet Shehu ka pi gjakun e njeriut. Tregoi keqardhjen per mbylljen e Revistave fetare e perndjekjen e klerit pafajshem Katolik. Flet edhe per diktaturen ruse që asht në pushtetin e qeverisjes shqiptare. Tregon edhe një ngjarje të disa fshatarve që ishin aso kohe në mendimin e arratisjes, po nuk ishte takue prej kohësh me ata.

Aspirant Ali Xhunga tregon edhe inventarin e pasunisë gjetun tek qela e Tij.

Kryesisht në dosjen e Don Ejllit bie në sy perpjekja e hetuesit Ali Xhunga, që me lidhë Don Ejllin me Organizatën “Bashkimi Shqiptar” të Shkodres. Ajo që randon procesin e Don Ejllit asht akuza se: Gjoja ka nxitë grupin politik të Bushatit, me dalë nder male dhe nën drejtimin e Vlash Çunit, me luftue kunder pushtetit popullor bashkë me një grup të paknaqun fshatarësh. Kur shperthej Lëvizja e P0stribës nuk kam dijtë gja, e mora vesht nga populli.

Po ashtu, edhe mbas pak kohe kur flitej se tek Kisha e Fretenve janë gjetë nën elterë armë e dokumenta, unë nuk e kam besue ate ngjarje. Ky klerikë shenohet në proces nga Ali Xhunga, ka pasë lidhje edhe me Dom Tom Lacen me të cilin, kanë organizue simbas udhzimeve të marruna nga naltë, luftë të armatusun kunder Pushtetit. Don Ejlli asht organizator i kësaj Lëvizje.

Në Proces verbalin e gjykatës shenohet: Prokuroria Publike e Prefekturës së Shkodres, me aktakuzen e saj nr. 8, (datë s’ka) i solli kësaj gjykatë aktet hetimore të rrjedhura kundra të pandehurit Dom Ejëll Deda, nga Shkodra dhe banues në Bushat, famullitar i këtij fshati, per fajin se: Si klerik ka punuar vazhdimisht per të përgatitur terrenin per okupimin e vendi tonë nga fashizmi. Gjatë luftës ka propaganduar kunder Lëvizjes N. Çl., duke e paraqitur komunizmin si të pafe e komunistët si njerëz që pijnë gjak njeriu.

Mbas çlirimit, tue fillue nga lidhjet me Organizaten “Bashkimi Shqiptar” e, tue vazhdue procesi si masiper, mbyllet tue paraqitë vetë Dom Ejëll Deden, si organizator i grupit antikomunist, per me rrëzue pushtetin popullor. Në famullinë e Tij shenohet se edhe ka propaganduar tek fshatarët t’ arratisen.

Trupi Gjykues i përberë nga kryetar: Kapiten II Pertef Alizoti, anëtarë toger Basri Idrizi e Anastas Koroveshi, në prani të prokurorit Qemal Llazani, solli të pandehurin nga burgu, u pyet dhe tha se, quhej Dom Ejëll Deda, i biri i të Ndjerit Gjon dhe i Drandes, vjeç 30, i lindun në Shkoder e banues në Bushat me shkollë të naltë teologjike. I arrestuem me daten 12 Nandor 1947. U pyet per akuzen dhe tha: Studimet e nalta i kam krye në vitin 1943 në Shkoder e u emnova në Bushat. Nuk më ka ardhë mirë per pushtimin nga Italia. Unë e kam urrye Lëvizjen N. Çl., e nuk doja të vinin ata në qeverisje t’ Shqipnisë.

Vendim i Gjykatës:

Persëritet edhe njëherë materiali i përgatitun nga Aspirant Ali Xhunga. 

Ai shenon: “Sado që i pandehuri Dom Ejëll Deda u mundua të mohojë të vertetën. Kjo provohet nga atribuimet që i bëjnë njeritjetrit.” (Dosja 7327)

“E verteta” nder dosjet e Sigurimit ishte vetem ajo që shkruente hetuesi ose prokurori dhe, që merrej per bazë nga gjykata me të shkurtue edhe jeten.

Në bazë të nenit.., Ligji 372, i dt. 12 Dhjetor 1946, mbi fajet penale kunder Shtetit e Popullit, e cilëson fajtor Dom Ejëll Dedën dhe, e dënon 10 vjetë me privim lirije e punë të detyruar. I ngarkohen dhe shpenzimet e gjyqit, 54 L.”

I dënuemi Dom Ejëll Deda, nuk bani as dy vjet burg nga dënimi i dhanun, mbasi torturat shnjerzore e kishin ba të veten. Kaloi pjesen ma të madhe të kohës në spitalin e burgut, ku Don Ejlli edhe vdes në moshen 31 vjeçare.

Ishte 31 vjeç kur u nda nga kjo jetë plot vuejtje, mundime, tortura e shpifje!

31 vjeç mbytet nder tortura pa asnjë provë fajsije, vetem me hamendje tue u nisë sesi Klerik Katolik, ky nuk na do ne, prandej edhe duhet zhdukë. Edhe tortura ishte mjet shfarosje per njerzit që urrente Sigurimi i shtetit. E kjo që ka ngja me Klerikët Katolik në Shqipni, nuk besoj se njihet nder vendet tjera komuniste jo vetem të Lindjes, po as në ata ma të mbrapambetunat.

Nga jeta e Këtij Martiri të Kishës Katolike në Shqipni, ruhet një Kujtim:

Nga një dëshmi e Don Lazer Sheldisë në Brazil aso kohe, tregon sesi kishin rreshtue persekutuesit 11 vetë per ekzekutim të menjëhershem me 4 Mars 1946, mbas Vorreve të Rrëmajit në Zallin e Kirit. Aty ishte i pranishem dhe Dom Ejëll Deda e një doktor italian, që do të dëshmonte ekzekutimin e tyne.

Reshti i të burgosunve i fali ekzekutorët e tyne e thirrën, per lavdinë e Zotit e të Shqipnisë, nderkohë që armët filluen me hapë zjarr.

Ata ranë përtokë tue perqafue njeni-tjetrin.

Dom Ejllit ju dha një mundësi e pazakontë, që t’i ndante aty t’ekzekutuemve

Sakramentet e fundit. Ndersa vepronte kështu, Ai zhyste një copë të madhe pambuk në Gjakun e sejciles viktimë. Sot kjo Rrelike pambuku asht ruejtun në një prej Familjeve katolike të Shkodres. (Dëshmi e Don L. Sheldisë).

E pa kalue viti në burgun e Shkodres, i shkatrruem fizikisht nga torturat mbi trupin e Tij, vdiq edhe Don Ejëll Deda, në moshen e bukur 31 vjeçare.

Po me humbjen e jetës së Tij, humbi edhe Trupi i Atij Meshtari Martir!

Kujtimet e atyne ditve të zeza që ka kalue Shqipnia dhe kryesisht Shkodra, sot shumica janë të pabesueshme nga vetë rinia Shqiptare. E kur njeriu hapë një bisedë per me tregue një ngjarje si kjo, e 31 vjeçarit Don Ejëll Deda po, në qytetin e Shkodres ku janë zhvillue këto tmerre të mnershme, shumë vetë të pranishem hapin sytë e të shikojnë të çuditun dhe habiten sesi asht e mujtun me pasë ngja një barbarizem si ky, me një djalë universitar 31 vjeçar në qytetin e kulturuem të Shkodres, e pse? – Ishte Klerik Katolik Shqiptar!

Sot Rinia Shqiptare asht para fakteve dhe detyrave të mëdha, ndonse pjesa ma e madhe kerkon shpetimin me ikjen jashta shtetit “rilindur” komunist.

Nuk asht e gjetun rruga e vertetë e shpetimit! E njëditë, Europës do të vijnë e ti kujtohet se, kjo Rini Shqiptare që po përhapet nëper Botë pa asgja mbas shpirtit: Asht Rinia trashigimtare e Zamakve të Flamurit Gjergj Kastriotit, bash e Atij Skenderbeut, që Ju la trashigim Gjakun e Shqiptarit!

            Melbourne, 27 Qershor 2022.

blank

“Kryetari i Degës së Brendshme të Patosit, më thirri në zyrë dhe më propozoi të bëhesha bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”- Dëshmia e gjeologut të Naftës!

Një ditë isha ulur në kafene me një kolegun tim për të pirë kafe. Në bisedë e sipër ai me tha: “Do të tregoj një ngjarje që deri tani dhe vetes time, nuk doja t’ja përsërisja, sepse dhe sot në demokraci, kur e kujtoj dridhem”?! Atëherë i thashë: nëse krijon rrezik për ty apo për familjen, të lutem mos ma trego as mua. “Jo, jo u përgjigj ai, sot ajo ngjarje ka ngelur vetëm si kujtim i hidhur”. Kur është kështu, mirë atëherë, nëse lehtësohesh ma trego…! Pikërisht, ndershmëria dhe miqësia tënde, me lehtësojnë po të rrëfehem?!

 

“Mbas mbarimit të Fakultetit Gjeologji-Miniera, ministria me emëroi inxhinier gjeolog në Ndërmarrjen e Kërkimit te Naftës në Patos. Dhe në 2 maj të vitit 1957, fillova punë. Mbas nja 5-6 muajsh, shefi i Degës së Kuadrit, më njoftoi se me kërkonin në Degën e Brendshme të Patosit. E pyeta shefin: përse më kërkojnë? ‘Nuk e di’- u përgjigj ai. Të nesërmen në mëngjes, u nisa për në zyrën e Degës Brendshme. Duke ecur gjatë rrugës, m’u kujtuan porositë e babait: ‘Tani do fillosh punë; do të hysh në jetën e punës me shumë halle dhe çdo hap që të hedhesh në jetë; të jetë e matur. Regjimi ne të cilin jetojmë ne, është regjim komunist dhe ka si parim, Diktaturën e Proletariatit apo te klasës punëtore prandaj, duhet të punosh seriozisht dhe pa hile, sepse ky regjim, nuk bën shaka dhe nuk të falë, kushdo qofsh.

Në kafene apo në klube, të kesh kujdes mos të flasësh pa u menduar, duhet të ruhesh dhe nga shoku më i ngushtë, sidomos për problemet politike. Unë mendoj se rruga më e mirë dhe me e drejtë për ty, është të merresh me studime shkencore të profesionit tënd, sepse shkenca është pak më larg politikës dhe se si shtet në formim, qeveria ka nevojë për shkencëtarë të ndershëm dhe punëtorë. Kam dhe një porosi të veçante: Mundet, që Sigurimi i Shtetit, të kërkoi të bashkëpunosh. Në ketë rast, ka dy rrugë: Po të pranosh, do të spiunosh shokët dhe kolegët e t’u; po të mos pranosh, ata mund të fusin në burg.

Pra, është problem i vështirë. Ka dhe një rrugë të tretë, por është me shumë rrezik, të luash rolin e budallait. Por po të kuptuan mund, të përfundosh në çmendinë’?! (Babai im në kohën e Mbretit Zog, punonte sekretar në zyrën e rekrutimit, ndërsa në regjimin komunist, punonte teknik i qendrës së mobilizimit të ushtareve). Unë duke përpunuar në mëndje këshillat dhe mendimet e babait tim, pa pritur dëgjoj një zë: Hajde inxhinier. Hajde, se po te presim. Përpara meje qëndronte një mesoburrë me fytyrë të qeshur…! Më shtrëngoj dorën dhe me ftoi në zyrën e tij, duke u prezantuar: ‘Jam kryetari i Degës Brendshme të Patosit; ndërsa unë, ju përgjigja; Inxhinier gjeolog, Muhamed Sinjari, punonjës në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës në Patos.

‘Shumë mirë’ u përgjigj ai dhe më ftoi të ulesha. Ai vazhdoi të më pyeste a isha i martuar, për prindërit, etj., dhe së fundi plasi bombën: ‘Partia dhe populli të dhanë mundësinë të bëhesh intelektual me profesion inxhinier gjeolog, për të cilën shteti ka shumë nevojë. Prandaj, duhet t’ja shpërblesh Partisë dhe popullit’.

Unë ju përgjigja se, jam gati të punoj me të gjitha forcat e mija atje, ku ka nevoje atdheu. ‘Bravo’ u përgjigj ai! Tani dëgjo: Ne, Dega e Brendshme e Patosit, të propozon të punosh me ne. A je gati’? Unë ju përgjigja: që në vogëli kam ëndërruar të bëhem detektiv, ju faleminderit, i thashë kryetarit dhe u ngrita për të ikur. ‘Prit’ – tha kryetari,- ku shkon’? Në ndërmarrje të bëj dorëzimet, pastaj të shkoj në Komitetin e Partisë, t’i njoftoj ata dhe pastaj, të vij këtu të filloj punën me ju.

Kryetari ngriu në vend dhe ju drejtua personit tjetër që ndodhesh në zyrë: ‘Ore Kozma, a ja ke shpjeguar inxhinierit ato që të thasë unë? ‘Jo shoku kryetar, se nuk pata kohë i tha ai, pastaj, m’u kthye mua: ‘Dëgjo more djalë se, qenke pak i nxituar ti. Ti do të punosh në ndërmarrjen ku të ka caktuar ministria, por njëkohësisht, do punosh dhe me ne’. Dy punë në të njëjtën kohë, ju përgjigja unë?! Po ju shoku kryetar, sa pune bëni? Ai u përgjigj pa u menduar: ‘Një’. Po unë, si ka mundësi të bëj dy punë, në të njëjtën kohë, nuk mund t’i bëj.

‘Po mirë, përse do shkoje në Komitetin e Partisë’ më pyeti ai? Sepse, ju përgjigja unë; shoku Enver ka thënë: asgjë mos i fshihni Partisë; dhe unë për çdo problem serioz, që lidhet me mua, njoftoi menjëherë Komitetin e Partisë. Unë zbatoj me përpikëri fjalët dhe porositë e shokut Enver. Ato për mua, janë të shenjta!

Ai ju drejtua Kozmajt: ‘Ku e gjete këtë mostër ti?! Kozmai ju përgjigj: Ju shoku kryetar më thatë të gjeja inxhinier të rinj për punën tonë. Unë ndërhyra: Shoku kryetar, nëse nuk ka vend pune për detektiv, unë si fillim le te punoj si oficer policie, më vonë për detektiv. Dhe u ngrita prapë të ikja. Ai më ndaloi, duke thënë: Ku shkon ti, qenke i nxituar?! Dakord të punoj si oficer policie dhe të shkoj në ndërmarrje të bej dorëzimet dhe të bëj edhe njoftimin në Komitetin e Partisë dhe se fundi te vij këtu, të filloj punën. Ai u nxeh dhe tha: ‘Ore Kozma, qenka fare ky, ti sikur e ke gjetur me porosi, ky qenka fare torollak’. Unë ndërhyra: të lutem shoku kryetar, mos na ofendo!

‘Dëgjo more djalë: Meqenëse shoku Kozma, nuk ta ka shpjeguar mirë detyrën, unë po ta përsëris më qartë: ti do punosh në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës si inxhinier, por njëkohësisht, do punosh dhe për ne’. Ju thash dhe po e përsërit prap, dy punë njëherësh nuk i bëj dot. Ju shoku kryetar, zgjidhni dhe më caktoni se ku të punoj, por një detyre. ‘Pse’ – u shpreh kryetari – shokët e t’u që i bëjnë të dy detyrat? Gënjejnë, ju përgjigja unë; thonë se i bëjnë, por në fakt, nuk bëjnë asnjërën, ja fusin kot. Unë i shërbej atdheut me ndershmëri, siç na mëson shoku Enver dhe nuk i fsheh asgjë Partisë, unë jam njeri i ndershme, çdo problem, që më kërkohet ta zgjidhë, përpiqem me të gjitha mundësitë e mija ta zgjidhë, po nuk e zgjidha, i drejtohem Partisë, nëpërmjet Komitetit Partisë, për ndihmë!

Këto janë mësimet e shokut Enver! Besoj se dhe ju veproni kështu, apo jo shoku kryetar dhe ju nuk i mbani të fshehta Partisë; apo jo shoku kryetar? Ai u përgjigj menjëherë: pa tjetër dhe unë i pari zbatoj porositë e shokut Enver! ‘Por Partia dhe shoku Enver, na ka porositur, që Sigurimin e Shtetit, si arma më e mprehtë e Diktaturës së Proletariatit, ta kemi të fortë, që të godasim armiqtë e Partisë dhe të popullit, apo jo’? Po, ju përgjigja unë. ‘Atëherë’ – vazhdoi kryetari,- që ta kemi Sigurimin e fortë, duhet të na ndihmoni dhe ju, dakord’? Po ju përgjigja unë, jam gati qysh tani të filloj punë këtu në Dege, por dy punë në të njëjtën kohë nuk mund të kryhen. Unë nuk mund ta gënjej Partinë dhe shokun Enver. Shoku Enver në veprat e tij, që ju i keni lexuar patjetër, ka shkruar: secili të bëj punën e tij me ndershmëri dhe pastër dhe unë, veprat e shokut Enver, kam yllin ndriçues.

Tani mbasi të mbarojmë bashkë, unë do të shkoj menjëherë në Komitetin e Partisë dhe do t’ju shpjegoj bisedën tonë. Ata e dinë vetë, si do të më udhëzojnë, por çdo udhëzim brenda mësimeve të shokut Enver, ndryshe unë nuk e zbatoj. Kryetari u nxeh dhe ju drejtua përsëri Kozmajt: Ku ma gjete këtë idiot dhe budalla, që nuk po na ndihmon në punën tonë. Unë ndërhyra: nëse ju shoku kryetar, quani budalla dhe idiot, një besimtar të veprave të shokut Enver, atëherë t’i zgjidhim punët në Komitetin e Partisë dhe u ngrita, kur ai më ndaloi: Ku shkon? Në Komitetin e Partisë, ju përgjigja unë.

‘Ulu, ulu’ – më tha me zë të zbutur, se në Komitetin e Partisë, do shkoj unë dhe të bisedoj me ta, sepse ashtu siç the dhe ti: ne e kemi porosi nga shoku Enver, që çdo problem, ta diskutojmë dhe zgjidhim me Partinë. Ti qenke një kokë shkëmb, – tha kryetari. Jam kokë shkëmb – ju përgjigja unë, se zbatoj porositë e shokut Enver. Ai është udhëheqësi ynë i madhe dhe i gjithë populli, zbaton porositë e të madhit Enver Hoxha. ‘Tani, ik zhduku dhe puno mirë në ndërmarrje’. Unë vazhdova: Me premton që do shkoni ju në Komitetin e Partisë për bisedën tonë, apo të shkoj unë? Ai u nxeh dhe vazhdoi: ‘Të thashë se do shkoj unë, se e kemi detyrë

“O kujtime kujtimet e mija! Sa pisk e kam me ju; O kujtime” Shprehja e një shkrimtari, filozofi dhe profesori….por nuk me kujtohet!

Ishte koha e fillimit të ashtuquajturës demokraci. Unë isha nisur tek kafeneja e një shokut tim të klasës në Tiranë, kur dëgjoj një zë: Profesor, profesor? Kthej kokën dhe vura re se para meje, qëndronte një ish – nxënësi im, Mihali. I thashë: Ku je more Mihal? U bë kohë e gjatë pa u takuar; si je? ‘Mirë – u përgjigj ai dhe vazhdoi – po ju profesor si jeni? Tani mirë, por kam qenë me shumë siklet?! ‘E di e di’ – u përgjigj Mihali. Nga e di ti? Kush ta ka thënë? ‘Dëgjo profesor – vazhdoi ai: Në atë periudhë kohe, mua sapo më kishin caktuar në detyrën e Shefit të Sigurimit të Shtetit, për gjithë sektorin e Naftës. Dhe më pyetën shokët e Ministrisë, se si e njihni një inxhinier gjeolog, Hazbi Shehu? Po, ju përgjigja, më ka dhenë mësim në Teknikumin e Naftës. Është njeri i ndershëm, studiues, punëtor, nuk i ka qejf klubet, pijet, e nuk ka vese që e dëmtojnë njeriun. Përse më pyesni, e pyeta? Sepse Dega e Punëve të Brendshme e Patosit, i ka propozuar për bashkëpunim; kurse ai nuk ka pranuar dhe, është sjellë keq me kryetarin e Degës të Patosit dhe ata, kanë propozuar të merren masa për të. Ti, çmendim ke? Të dënosh njerëz të ndershëm si ai, do bënim shumë gabim. Shoku Enver, na porositi, të jemi të kujdesshëm me njerëzit dhe mos të dëmtojmë njerëzit tanë, se lemë përshtypje të keqe në popull! Njerëzit me të cilët ai ka punuar dhe punon, kanë përshtypje shume të mira për te. Mirë, thanë shokët e Ministrisë, analizoje mirë ketë rast dhe na kthe përgjigje?

Unë e kam shumë të qartë sjelljen dhe karakterin e tij dhe po e përsëris, nuk duhen prekur njerëz të tillë. Mire – u përgjigjen ata – na dërgo përgjigjen me shkrim. Unë ja dërgova përgjigjen dhe çështja tuaj profesor u mbyll, me gjithë kundërshtimet e kryetarit të Degës së Brendshme të Patosit, sepse e vendosa unë. Ketë e bëra, jo për ju, por sepse ashtu ishte e vërteta. Po tani si shkon me pune O Mihal? Kemi rënë nga fuqia ne tani. S’është e vërtetë – ju përgjigja – edhe tani gjithë pushtetin e kanë ish- sigurimsat dhe komunistët kudo, në çdo post, por unë tani nxitohem se kam takim me ish-shokët e klasës, tek kafeneja e një shokut tonë. Takohemi njëherë tjetër, dhe u ndamë”.

Kur shoku im përfundoi historinë e tij, unë i thashë se: ngjarja është shumë interesante, në se është e vërtete! Ai u përgjigj: ‘Aq e vërtetë është, sa që unë ndjej frikë dhe tani kur ka mbaruar çdo gjë. Vetëm se emri real është ai i Kozmait, sekretarit që punonte në Degën e Brendshme, emrat e tjerë, unë i kam ndërruar dhe janë fiktivë’. Po pse – i thashë unë, kanë kaluar mbi 50 vite dhe një pjesë e mirë e njerëzve nuk jetojnë, përse ndruhesh?! ‘Nuk është frika, por do thonë njerëzit: shkruan për të shitur mend. Kështu i dashur mik, nëse miku tuaj gazetar, e publikon, ta botoi me emra fiktiv, për ndryshe…! Memorie.al


Send this to a friend