Kanga XXIV
Kur viti i ri zen fill n’stinen-acar,
Krrelat ngroh dielli nen Akuar e arrihet
Qe nata e dita t’zgjasin barabar,
.
Kur bryma e nates permbi fusha shtrihet
E ngjan me t’motren, me te bardhen bore,
Por shum s’vazhdon, sepse fillon e shkrihet;
.
Ngushtue keq per tagji, fshatari i gjore
Çohet, sodit e sheh si jane zbardhue
Fushat perqark, e kap koken me dore;
.
Kthen ne shtepi e siellet tue turfllue
Si ai qyqar qe s’di se nga t’ia mbaje;
Pastaj del prap, e prap zen me shpresue,
.
Kur sheh se toka e ndrroi fytyr’n e saj
Aq shpejt; ai merr çomagen menjehere
E bagetine perjashta qet n’ograje;
.
Keshtu edhe mesuesi m’kalli tmer
Kur une e pashe ne balle aq te vranuem,
Por n’ças prap me sheroi zemren e mjere,
.
Se, kur ures se thyeme iu afruem,
Kah une u suell me t’ambelen fytyre,
Porsi te rranza e kodres ku u takuem.
.
Hapi dy krahet dhe, si e pat keqyre
Hitishem rreth e rrotull ate rrenoje,
Me kapi hopa dhe ne shembelltyre
.
T’atij njeriu, qe, para se t’filloje
Nje pune, me kohe kujdeset per çdo gja,
Keshtu ai, tue u perpjeke me duer t’me çoje
.
Der te nje shkrep, mejhere me bani za
T’u kapshe per nje tjeter, “shiko mire,
– Tue m’thane, – se mos te jete ai shkamb tue ra!”
.
S’ish rruge per mantel plumb shtegu i veshtire;
Tue u kacavare shpetimi ne na dalte,
Une – shty prej tij, e ai – i lehte e i lire!
.
Po te kish qene ai breg paksa ma i nalte
Ose sa shkambi nga u varem s’paku,
– Per prisin s’them, por une do mbetshe n’balte.
.
Por mbasi Lugjezeza e errte kah praku
I pusit t’thelle fill shkon tue u perule,
Struktura vete e lugjevet asht shkaku
.
Qe brigjet rreth e rrotull vijne tue u ule;
Arritem tek e mbramja mu te kulmi
Nga ku gjithe ai shkamb ure ishte zhgule.
.
Fryme dot s’po mirrnja, kaq i forte qe sulmi;
E u ula me pushue kend pa pyete,
Sa u kapem nalt. Por prisi: “S’ban te ulmi, –
.
Tha, – nuk fitohet gja tue ndeje mbeshtete;
Se mbi nenkrejca dhe mbi pupla t’leta
Deri me sot askush lavdi s’ka gjete!
.
E po s’le nam te mire cka duhet jeta?
Zhduket si tymi n’ajr, si shkume mbi vale
Ai qe pa lane nje gjurme coi ditt e veta.
.
O burra! Lodhja rrugen mos t’na e ndale!
Then çdo rrebesh nje zemer prej çeliku,
Ne mos u bafte nen peshe te trupit pale.
.
Ne cak me t’nalte le te na çoje vertiku!
S’mjafton qe ata te humbun pas i le,
– Ne me degjofsh, do dalim shpejt rreziku!”
.
Brofa ne kambe pajise me force te re,
Ma shum nga ç’isha u shfaqa guximtar
E thashe: “Ti prij, ma trim se kurre me ke!”
.
Nje tjetri shteg filluem m’iu kacavare,
Ish shkamb e gur, i ngushte, i pakalueshem,
Rruge ma t’thepisun s’kishim rrahe me pare.
.
Flisja t’mos dukem se po ec ngurrueshem,
Kur, ja, nga tjetra grope nje za po thrriste,
Por fjalet te na vinin krejt ngatrrueshem.
.
Ndonse ne maje te ures ishim, ç’fliste
Nuk munda me kuptue kur ndjeva zane,
Por dukej se i zemruem fjalet i qiste.
.
Veshtroja poshte, por syte asgja s’me pane,
Kaq erresine gjithkund ishte njesoj.
“Pris, vrik te dalim, – nisa me I thane, –
.
ne tjetrin lug, shpejt uren ta kaloj;
si nuk kuptoj s’ka une degjoj nga veshte,
keshtu verej, por kurrnjesend s’dalloj.”
.
E ai: “Tani te gjegjem fare thjeshte,
Por jo me fjale; se nje kerkese e drejte
Me pune do plotesue edhe tue heshte.”
.
Kur n’balle i dolem asaj ure krejt,
Rame ne te teten pende, e pa vonese
Lugjen e re fillova me e verejte,
.
Une pashe lamsha gjarpijsh sa s’i zen bese,
Nje lebeti, te ndryshem nga cilsija,
Kah i kujtoj dhe sot m’luen mendja e krese.
.
Mos te krenohet per rane t’vet Libija,
Se edhe ne paste te madhe pasuni
Me shkraptha, shlliga, rrshaja te keqija,
.
Kur rana e saj me kaq gjarpij s’asht nxi,
Murtaje e tille ne kete hata nuk vlon
As n’Etiopi e as ne Arabi.
.
Rrethue gjarpijsh te egjer se ç’vrapon
Nje turme shpirtnash te zhveshun, te tmerruem,
Qe vrime a elitropi as qe shpreson!
.
Gjarpijt dueret permbrapa u kane shternguem,
U ngjiten per kurriz dhe bisht e krye
Mberthejne para ne fyt ata t’mallkuem.
.
Njanit atje ne breg une pashe me sy
Nje shllige kah flure iu hodh e e helmatisi
Aty ku qafa e trupi lidhen nye.
.
As i, as O s’shkruhet ma vrik se nisi
Ai zjarr te marre, dhe i ndezun flakada
Tue u rrzue perdhe fare ne hi bitisi;
.
E aty pertoke, si u kthye njehere n’asgja,
Pluhni ku ish e s’ish u grumbullue
E befas sikur qe ashtu u ba.
.
Keshtu nga dijetaret kam lexue
Si vdes e prap ne jete Fenicja kthehet
Kur pesqind vjetevet u asht afrue.
.
Me bar e as me tagji ajo s’ushqehet,
Por me amom e me te kemit lot,
N’folene gjithe nard e mirre tue vdekun prehet.
.
Si ai qe bje e si s’e kupton dot,
Nga forca e djallit krejt perdhe i qitun
Apo per ndalim gjaku shtri me lot,
.
Veshtron perqark, prej tokes porsa ngritun,
Trondite nga ankthi i rande qe pat n’krahnuer,
Pastaj sikur qetohet tue pshertitun,
.
Ashtu u ngrit ne kambe ai mekatnuer.
E rrepte qe je, hakmarrje e Perendise,
Sa fort qellon pa rreshte kryq e terthuer!
.
Kush ish e pyeti at’here i urti pris.
“Lart nga Toskana, – gjegji kesodore,
– s’ka shum qe rashe n’kete gryke te mizorise.
.
Jete kafshe me pelqeu, jo njerezore,
Si mushk qe isha; jam Van Fucci, shtase,
Shpelle te denje pata ate Pistoje mizore.”
.
“Mbaje mos t’ike, – i thashe prisit n’ate rase,
– pyete çka e hodh ketu; sa qe i gjalle
nuk dijti tjeter vec t’rrembeje e t’vrase.”
.
Hajduti e kuptoi, nuk ndejt me u talle,
Por kryet çoi lart e me keqyri mvrejte,
Inat e turp i pashe shkrue mu ne balle;
.
Dhe tha: “Ma fort vetvehten jam tue brejte
Tash qe me sheh n’kete vend si asht ma zi,
Se kur me fshine nga jeta tjeter krejt.
.
Une pa te dhane pergjegje s’mund te rri.
Ma poshte m’kane fute ketu ne kete rremuje,
Se vodha gja te çmueshme n’Sakristi
.
Dhe faji iu ngarkue kot tjeterkuj.
Por qe t’mos knaqesh kah me sheh n’kete vaje,
Ne dalsh ndo’jhere nga kjo terrine ku vuej,
.
Hap veshet per ç’te them, nder mend ti mbaj:
Pistoja nga te Zezet do rrallohet,
Pastaj Firenca do ndryshoje me rraje.
.
Nga Val di Magra me avull do çohet
Marti, mbeshtjellun nga nje re e zeze,
E me tufan e gjame ai do leshohet
.
Mbi fushe Picene, lufte ku ka me u ndeze;
Mjegllen me rrfe ka per ta ca shum here,
Oh, sa i Bardhi rrah per toke do mbese!
.
T’i thashe te gjitha, zemren me ta there!”
Komentet