Kanga VII
“Pape Satan, pape Satan aleppe!”
ia filloi Pluti me te shkyemin za;
dhe i urti, qe e kuptoi ate gjuhe gazepe,
.
tha me m’trimnue: “Frike mos te kesh, s’asht gja,
se ai, sado te madhe t’kete fuqine,
s’do na ndaloje me i zbrite kesaj kala.”
.
Pastaj fytyr’-mufatnes egersine:
“Hesht, ujk i zi! – i briti me potere,
– griju permbrenda edhe shuej menine!
.
Nuk zdryp ky pa arsye n’kete pus per mnere,
Keshtu u vendos atje ku Shen Mehilli
Idhte u hakmuer, dhunuesit hodh n’gomnere.”
.
Si velat e gufuem, qe n’hapsine qielli
Vrik shkrehen, porsa e then era mizore
Dyrekun, njashtu ra bisha njefilli.
.
Dhe zbritem na ne t’katerten gropore,
Bregut anash tue i ra, krijue me ruejte
Te zezat e gjithe fares njerezore.
.
O drejtesi hyjnore, kush ka mujte
Kaq shum tortura e dnime me bashkue?
Pse na per fajet tona kaq me vuejte?
.
Si mbi Karibd, ku dallga e terbue
Me dallgen qe i vjen ndesh rrin tue u perleshe,
Ashtu njerzit n’shoshojne ketu jane çue.
.
Turme ma te mdhe kurr nuk kisha ndeshe,
Dy cetash nda, luronin me terbim,
Shkambij tue rrokullise me gjoks perveshe.
.
Perplaseshin, e mbas atij takim
Mbrapa seicili kthehej tue vikate:
“E ti pse ruen?” “E ti pse s’ban kursim?”
.
I binin t’errtit rreth keshtu per t’gjate,
Drejtue nga te dy anet ne nje pike,
Me ritem tue ia thane t’zezes urate;
.
T’mbrrimen ne cak, te gjithe, sikur me hike,
U zmbrapshin n’ate gjysme harku, n’sulm gjithmone.
E une, qe n’zemer ndjeja si nje thike:
.
“Mesues, – i thashe, – çfare shpirtnash t’patenzone
jane valle keta? Mos jane te gjithe priftrij
kta percerruem kendej nga e majta jone?”
.
E ai: “Aq perdeshkurte e te keqij
Ishin gjithe keta shpirtna me te gjalle,
Sa nder shpenzime s’dijten kurr kufij.
.
Kete mkat me lehje t’veta rrijne tue shpalle
Kur vijne nga te dy krahet n’pike t’caktueme,
Ku faji i kundert ma s’i len perballe.
.
Kta qene priftrij, qe krejt e kane te rrueme
Majen e krese, e pape e kardinaj,
Nder t’cilet koprracija asht e teprueme.”
.
E une: “Mesues, mes tyne keq nuk baj
Sikur t’vihem me njohte ndonji per be,
Qe e dij se qe i zhytun ne kete faj.”
.
Dhe ai m’u gjegj keshtu: “Ti kot e ke;
Nje jete per diç te mire s’dijten me u shty,
Sa tash, krejt zhye, me i njohte i zoti s’je.
.
N’kete rruge perpjete do rrijne tue shkue-tue kthye,
Keta kendej prej varresh kane me u çue
Me grushtin mbylle, e ata pa lesh ne krye.
.
Shkrryesija e dorerrudhja i ka largue
Nga e bukra bote, e po i shkapet ksodore,
E, ne ç’hall jane, ta zbukuroj s’po due.
.
Sa tallje e shkurte jane t’mirat tokesore,
Qe Fati kane dore, po e sheh, bir, vete;
Per to perleshet skota njerezore.
.
Se gjithe ari, qe ish o mund te jete
Nen diell e hane, per shpirtnat e dermuem
Nuk vlen qofte dhe nje ças me i ba te qete.”
.
“Mesues, – I thashe, – a ban me ma treguem:
c’qenka ky Fat, per t’cilin m’flet, qe vlere
e pasuni nder kthetra mban shternguem?”
.
E ai atbote: “O budallej te mjere,
Sa fort paditunija ju damton!
Tash po ta koj mendimin tim mejhere.
.
Ai qe per dije t’gjithve ua kalon
I krijoi qiejte e vuni kush t’u prije,
Keshtu çdo pjese çdo pjeses i ndriçon
.
Kah ai baras shperndan driten e tij,
Prandej per pasunite ne bote, n’ate ane
Caktoi nje rregullues, qe ky te dije
.
Ketij o atij populli me i dhane,
Kesaj shtepi ma vone e asaj ma pare,
Çka njerzit me ndryshue fuqi nuk kane;
.
Nje popull zbret, nje tjetri i prihet mbare,
Ne qofte se ai ka marre keshtu vendim,
Ai qe i meshehun rri si gjarpni n’bar;
.
Jo, dija juej s’i ban dot kundershtim;
Ky parasheh, gjykon edhe vendos,
Si zotat tjere te vetin ka sundim.
.
Ndryshimet qe ai ban nuk dijne me u sose,
Nevoja sa ma t’shpejte e shtyn me u ba,
Shum vete prej tij jane ngrite e jane rropose.
.
Ky asht, pra, ai qe e vene ne kryq pa da
Dhe ata, qe duhet t’ia kendojne lavdine,
Krejt kot i shpifen, gja nuk lane pa e sha.
.
Por ne hare ai asht e hic nuk ndin;
Me tjera krijese t’para, gezimplot,
Sferen e vet vertit dheg jen knaqsine.
.
Tani po zbresim ku ma shum ka lot;
Perendojne yjte, qe tue u ngrite i lashe
Kur n’rruge u vuna; e ma gjate s’rrij dot.”
.
Permes rrethin tue pre n’breg tjeter rashe,
Te nje burim, qe vlon e teposhte zbret,
Dhe nje kanal gerrye prej tij une pashe.
.
Pak asht ate uje ta quejsh te zi kiamet;
Gjithkund mbas vales turbull neper shtigje
Shum te veshtira u futem thelle tejet.
.
Ai prrue pastaj nje knete, te quejtun Stigje,
Formon ma poshte, mejhere sa te kete zbritun
N’ato te zymta e te mallkueme brigje.
.
E une, qe rrija me sy hape, çuditun,
Pashe shpirtna mbrende ne llum te zhytun mbare,
Picak e ne fytyre te çoroditun.
.
Qellonin shoqishojne ata mkatare
Me dore e kambe e parzem e me krye,
U shkyejshin m’dhambe, tue u ba kortar-kortar.
.
E prisi I urte: “O bir, ktu jane tue u shkye
Shpirtnat e gjithe idhnakve, – zu me thane, –
Dhe ma beso çka jam tue te rrefye
.
Se mu nen uje ka turme qe rrin e fshan
E flluska ujet con, si ne kete rase
Syni ta sheh ka t’siellesh anembane.
.
“Te trishtun qeme, – thone mbrenda lymit rrase
ne ajr te kthiell, qe e ndrit dielli me rreze,
veç tym nder zemra tona kemi pase.
.
Tash kemi pse trishtohmi n’balte te zeze.”
Kjo kange u gurgullon n’fyt tue u mbyte,
Se fjala n’buze te tyne shkrep pa ndeze.”
Keshtu gati iu sollem knetes s’ndyte
Perqark, mes bregut thate e mezit qulle,
Syte ngule te ata qe thelle ne llum rrijne zhyte;
.
E arritem tek e mbramja nen nje kulle
Komentet