Kanga IV
Ma kputi menjihere gjumin e rande
Nje bumbullime e madhe, sa qe u drodha
Si nje njeri, qe fjete dikush e trand.
.
E synin e pushuem rrotull e solla,
Ngritun ne kambe, e ngulte hodha shikimin
Me pa se ne cfare vendi une u ndodha.
.
U gjeta me nje fjale une ne kalimin
E shtegut drejt humneres se paane,
Qe t’vuejtjeve pa numer mbledh gjemimin.
.
E erret ish, pa fund, mjegull e tane;
Sado t’ia ngulshe syte asaj gremine,
Nuk mujshe me dallue nje send me thane.
.
“Po zbresim tash n’nje bote qorrue terrine,
filloi t’me flase poeti krejt i mekun,
– Une do te prij e ti m’eja mbas shpine.”
.
Nga ngjyra e tij e zbete fort mbeta i prekun
E thashe: “Kur tutesh ti, po une at’here?
Sa here qe kam ra ngusht, ty te kam ndjeke un!”
.
E ai: “Ankthi i ketyne njerzve t’mjere,
Qe jane ketu, ne ftyre me pasqyrohet,
Ti dhimbjen mos ma merr per frike e tmer.
.
Te shkojme, se rruge e gjate prej nes kerkohet.”
E hyni ai, e hyna une mbas tij
Ne honin qe prej rrethit t’pare qarkohet.
.
Ketu, per cka e mundun ish me ndi,
S’kish vaje dhe lotet s’rridhnin porsi gurra, –
Pshertimat vetem dridhnin ate ajri.
.
Vuejtje pa dhimbje ndjenin ato turra
Njerzish te panumrimm e cete-e-cete,
Femije te vegjel edhe gra e burra.
.
Mesuesi i mire m’u suell: “Ti s’po m’pyet
Çfare shpirtnash jane keta qe po shikon?
Para se t’vesh ma tutje, ta them vete.
.
Keta s’mkatnuen, e gjithashtu s’mjafton
Qe kane merita, mbasi s’u pagezuen;
Pagzimi asht porta e fese qe ti beson.
.
Pse para krishtenimit t’gjithe jetuen,
Zotin s’adhruen si duhet n’lutje t’veta;
Ne mes te tyne gjindem edhe une.
.
Jo per mekat, na vec per kto te meta
Kem’ humbe e ne kete mase jemi ndeshkue,
Pa shprese gjallojme, deshrue na kalon jeta.”
.
Nga keto fjale fort zemra m’u gandue,
Njerz njohta aty, qe gzuen t’madh vleresim,
E pezull tash n’ate Limb jane tue qendrue.
.
“Tregome, Mesues, tregome, o zoti im,
– thashe une, se doja t’kisha siguri
per fene qe ngadhenon mbi cdo dyshim, –
.
a nxuer njeri kendej merita e tij
o e ndonje tjetri, n’qiell lumnine me rroke?”
Ai, qe kuptoi cka thashe me mshehtesi,
.
Gjegji: “I ri une ishe ne kete toke,
Kur nje t’pushtetshem pashe ketu se ra
Me shenje t’fitores vu kunore mbi koke.
.
Hijen e atij qe babe njerzimi ka,
T’birin, Abelin, e Noen na e mori,
Mois ligjevusin, binde gjithmone pa za.
.
Patriarke Abramin, mbret Davidin nxori,
Izraelin me ate bij mejhere
E me Rakelen qe kaq vjet ia bori;
.
Ne qiell i çoi keta e shum te tjere;
E due ta dijsh se para tyne s’jane
Shelbue kurr shpirtna njerzish ne sketere.”
.
Pse fliste, ecjen na s’e kishim lane,
Neper nje pyll per te kalue na u donte,
Veçse nje pyll prej njerzish anembane.
.
S’e kishim lane aq larg rrugen, qe t’çonte
Ai vend, ku une zgjova, kur nje shkulm
Flake emisferin nisi te ndriçonte.
.
Ende s’kishim arrite tamam n’ate kulm,
Megjithate mund t’shihej ndonje fije
Ç’njerz kishte aty, mbulue me lavd e zulme.
.
“O ti, qe na nderon e art e dije,
kush jane keta rrethue me kaq nderime,
qe s’jane sikur te tjeret zhyte nder hije?”
.
“Nami i tyne, – I gjegji fjales sime,
– qe ende kumbon n’ate bote e s’shuhet ma,
nxjerrun u ka nga qielli lehtesime.”
.
Nderkaq degjova befas si nje za:
“Rrugen leshonia t’lartit nder poete,
u kthye hija e tij, qe nes u nda.”
.
Porsa ai za pushoi e mbet i qete,
Kater hije t’madhnueshme kah na rrane,
Trishtim as gaz n’fytyra s’u pashe vete.
.
Mesuesi i mire spjegim desh me me dhane:
“Ma kqyr njate me shpate ne dore,
– ma bani, – para te treve vjen si zot i rande.
.
Ai asht Homeri, nder poete sovrani,
Tjetri Horaci, i njohtun per satire,
Ovidi i treti, e ne fund Lukani.
.
Mbasi, njashtu si zani pare m’ka thirre
Nje emen qe te gjithve na bashkon,
Me presin me nderim, edhe bajne mire.”
.
Te bukren shkolle pashe prisin kah rrethon,
Shkoll’n e atij zot te kanges ma te ngritun,
Qe mbi te tjere si shqipja fluturon.
.
Si biseduen paksa krye m’krye avitun
Kah une u sollen e me pershendeten;
Buzqeshi per kete nder mesuesi i ndritun.
.
E nder dhe ma te madh me dhane kur n’ceten
E tyne me radhiten aq te zgjedhun,
Te gjashte mes asaj dije e pashe veten.
.
Kah drita shkuem ashtu se bashku mbledhun
E per ç’u fol me duket heshtja ar,
Si dukej ar atje fjala tue rrjedhun.
.
Ne fund ia behem te nje kshtjell krenar,
Shtate here me t’larta ledhe i rrethuem,
Mbrojte nga nje lum i bukur, qe pa fare
.
Mundi, per toke si t’ishim, e kaluem;
Shtate dyer me ata mendtare pershkuem pa u ndale
Dhe arritem n’nje livadh te gjelberuem.
.
Njerz pashe atje, qe t’vrenin thelle, ngadale,
Ç’i madh autoritet n’ato tipare!
Rralle flisnin, por u kish hije cdo fjale.
.
Ma tutje u shtyme at’here n’ate toke bujare,
Te ‘j vend I larte, I hapet, plot me drite,
Prej ku te gjithe I shihnim kjartas fare.
.
Ngri n’kambe atje mbi bar te blere qe shndrit
M’u cfaqen shpirtna for ne za mbi toke,
Per cka une mburrem edhe ne kete dite.
.
Elektren pashe se bashku me sa shoke,
Njofta nder ta Hektorin edhe Enene,
Sy-orrl Cezarin, arm’t kreshnike rroke.
.
Kamilen pashe, e pashe Pentesilene
Nga ana tjeter; dhe njate mbret Latinin
Me bij’n e vet, Lavinjen, aty e vren.
.
E pash dhe Brutin, qe deboi Tarkuinin,
Lukrecjen, Juljen, Marcjen, Korneline;
Te vetem, ne nje ane, pashe Saladinin.
.
Pashe mjeshtrin, qe meson ata qe dijne,
– Ma nalt kur e drejtova vrejtjen time,
– Mes filozofesh tjere e kish seline.
.
T’gjithe e kundrojne e t’gjithe i bajne nderime,
Te dy i pashe – Sokrat edhe Platon,
Qe jane ma afer tij ne meritime.
.
Pashe Demokrit, – me rast boten perfton, –
Diogen, Anaksagore edhe njate Talin,
Heraklit, Empedokel e Zenon;
.
E pshe dhe ate qe me hiti mblodh “quale”-in,
Per Dioskoridin flas, verejta Orfene,
Tulin me Linon dhe Seneke moralin;
.
Euklidin gjeometer, Ptolomene,
Galjen e Avicene e Hipokrat,
Te madhin kmentues, Averroene.
.
S’mund t’i permend te gjithe e t’shprehi ate
Qe tema e madhe lyp e nxit te shtillet,
Sa syni sheh, shpesh goja s’ka takat.
.
Vec dy nga t’gjashtet mbetem; tash i siellet
Nje rruge tjeter prisi mendjedrite,
Me m’qite nga ajri i qete n’ajrine qe dridhet;
.
Dhe mbrritem te nje vend qe gja s’e ndrit.
Komentet