Numri i lindjeve në vend shënoi një rënie të lehtë në gjysmën e parë të vitit 2026, por të dhënat sipas qarqeve tregojnë se tkurrja është përqendruar në pjesën më të madhe në Tiranë dhe më pak në Durrës, teksa ka rritje në qarqet e tjera periferike. Deri para tre vitesh Tirana kishte bilanc pozitiv te lindjeve për shkak të gravitetit demografik sidomos te të rinjve nga qarqet drejt saj.
Në rang kombëtar u regjistruan 10,229 lindje në 6 mujorin e parë të 2026, me rënie vjetore 1%, ose 108 lindje më pak. Vetëm në qarkun e Tiranës lindjet ranë 5.5% ose duke zbritur nga 5,022 bebe në 6 mujorin e parë 2025 në 4,748 në gjysmën e parë 2026, ose 274 lindje më pak (gati tre herë më shumë se mesatarja kombëtare). Kjo është rënia më e madhe, si në numër absolut, ashtu edhe për nga ndikimi në rezultatin kombëtar.
Në fakt, pa përfshirë Tiranën, lindjet në pjesën tjetër të vendit do të kishin shënuar rritje me 166, ose rreth 3.1%. Pesha e Tiranës në lindjet totale ra nga 48.6% në 46.4% brenda një viti.
E njëjta prirje vihet re në Durrës, ku lindjet u pakësuan 5% për të njëjtën periudhe. Të marra së bashku, Tirana dhe Durrësi regjistruan 327 lindje më pak, ndërsa të gjitha qarqet e tjera, së bashku, patën një shtesë prej 219 lindjesh.
Ecuria e lindjeve është tregues i rritjeve të kostove të jetesës në qendrat më të mëdha urbane. Tirana përqendron pjesën më të madhe të vendeve të punës, investimeve dhe shërbimeve, por njëkohësisht ka përjetuar rritjen më të fortë të çmimeve të apartamenteve, qirave dhe shërbimeve. Për çiftet e reja, sigurimi i banesës, pagesa e kredisë ose e qirasë dhe kostot e kujdesit për fëmijët po marrin një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave.
Çiftet e reje e kanë të pamundur të jetojnë si me qira, ashtu dhe të blejnë shtëpi. Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj, sipas agjencive imobiliare.
Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ, që jeton në kryeqytet duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për përballimin e kostos së strehimit.
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër iluzionit sesa realitetit për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kryeqyteti shqiptar renditet i katërti në Europë për papërballueshmërinë e banesave, sipas raportit çmim – të ardhura.
Doris Andoni, sot konsulente e pavarur e angazhuar me institucione ndërkombëtare, me një karrierë të gjatë në administratën publike në çështjet e strehimit, e sheh situatën gjithmonë e më të vështirë për familjet me të ardhura të ulëta dhe ato të mesme.
“Zhvillimi i sektorit rezidencial është thellësisht i pabalancuar, i paplanifikuar, i përqendruar në qendër dhe brenda Unazës së Dytë, i orientuar ekskluzivisht drejt fitimit të menjëhershëm. Investimet bëhen spontanisht, pa vizion urban, duke gëlltitur hapësirat e gjelbra dhe ato rekreative, jetike për cilësinë e jetës, duke mbingarkuar infrastrukturën, trafikun dhe çdo shërbim publik. Dhe mbi të gjitha, duke krijuar një sistem strehimi plotësisht të papërballueshëm për shtresat e varfra dhe të mesme”, ka pohuar ajo më herët në një intervistë për “Monitor”. “Këto shtresa po dëbohen nga qyteti dhe ky është një nga dëmet më të mëdha që po i bëhet jetës urbane, duke krijuar një përqendrim të vetëm një kategorie të caktuar. Për momentin, kjo mund të mos jetë e dukshme, por do të bëhet e qartë kur të përfundojnë ndërtimet dhe të banohen, ose kur të mos banohen, sepse ka shumë mundësi që një pjesë e madhe të mbeten të pashitura ose të kthehen në Airbnb, me karakter thjesht sezonal”.
Bie Tirana, rriten qarqet
Rënia e lindjeve në Tiranë po tregon se avantazhet ekonomike të kryeqytetit nuk po përkthehen në kushte më të favorshme për krijimin ose zgjerimin e familjes.
Të rinjtë po e shtyjnë lindjen e fëmijëve, të kufizojnë numrin e tyre ose të zhvendosen drejt zonave ku banesa dhe jetesa janë më të përballueshme.
Ndërkohë, në pjesën më të madhe të qarqeve u regjistrua rritje. Fieri kishte shtesën më të lartë, me 69 lindje më shumë ose 9.9%, i ndjekur nga Berati me 11.1%, Dibra me 9.4% dhe Kukësi me 8.7%. Rritje pati edhe në Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa Korça mbeti e pandryshuar. Krahas Tiranës dhe Durrësit, rënie shënoi vetëm Gjirokastra, me 19 lindje më pak. Gjirokastra është një rast i veçantë për shkak të strukturës tejet të plakur të popullsisë së saj.
Përqendrimi i rënies në Tiranë është në përputhje me presionin që çmimet e banesave dhe shpenzimet e përditshme po ushtrojnë mbi familjet e reja./Monitor
Kjo nuk të falet!Ti je akademik i arsimuar maximalisht dhe nuk e vlersove Dr Ibrahim Rugoven por për vlersimin e tij u shërbeve me fjalt e Hashim Thaqit i cili vetëm disa ditë para teje ia pat than
JANË EDHE DISA AKADEMIK
QË DUHEN TË SKUQEN,
NËSE JU KA MBETUR EDHE
NJI PIKË GJAKË…
Ishte i pa krahasueshëm dhe do të jetë i papërsëritshëm,…,,e shanë, deshën ti thyen uatoritetin ta sjellin në nivelin e tyre, por ai ishte i paluhatshëm drejtë qëllimeve të tija e që nuk ishin personale por ishin atdhetare, patriotike e gjithë popullore….
Të menqurit dhe atdhetarët e çmuan,e deshtë dhe do ta duan e respektojnë….!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
I nderuari z. Ismail Kadare, ne ne rrafshin e Kosoves e besojme Zotin, Nese kemi ndonje konflikt verbal si ne rastin e juaj konkret e Falmi ate qe ka gabuar e kerkon falje. Pra, ne po edhe i ndjeri Dr, Ibrahim Rugova te kemi falur gabimin,
Njeriu i madh siq ishte Rugova per se gjalli shahet kritikohe te ne shqiptaret per shkak te gjelozis sepse ai po lente veprimtarin e ti qe dote jetonte nder shekuj e kritikuesit e tij se kan ket fat
Pa dyshim që Dr Ibrahim Rugaova mbetë udheheqesi më popullor dhe atdhetar që perpara agjendes personale vuri atë kombetare.Ai jetoi dhe veproi nen okupim me maturi dhe pjekuri te jashtëzakonshme që askush nuk do ta bente.Lavdi jetes dhe vepres tij.
Kam pas shumë respekt për të madhin Ismail Kadare ,por kur e kritokoi Ibrahim Rugoven humba respektin dhe u qudita shumë.E tani kur pranon se ka gabuar,prap do ta respektoi
Kjo asht qenjerzit emdhaj falin kshtu duhet edhe shum akademik etjer por dikush anipse katitull mbrenda tij asht askush
Rendesi ka te kuptosh qe ke gabuar dhe kjo i rrite vleren kur kerkon falje me sinqeritet!
Njerezit e medhenje din te Falin ne momente te veshtira,kjo ishte Trimeria e Dr I. Rugoves
Ismail somnica kurre nuk eshte vone te pendohet njeriu