Ka reaguar Këshilltarja e BE-së Kati Schneeberger pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës se “Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës, parandaloi një sulm terrorist. 100 metra nga godina komunale e Zveçanit, Policia e Kosovës ndaloi një makinë shtetërore serbe të ngarkuar me armë të shkallës ushtarake—e prodhuar gjithashtu në Serbi. Imazhet tregojnë shkallën e mundshme të sulmit të shmangur”
Ja reagimi i Këshilltares së BE-së Kati Schneeberger e cila përmes Twitter Katie Schneeberger 🇪🇺 @KatiSchneeberg1 :
“Zoti Borrell a jeni “i alarmuar”?
Ju “nuk do ta toleroni”?
Pse jeni të heshtur?
A po mendoni sanksione të reja kundër #Kosovës?
Pse Kosova e përshkallëzon situatën?
@JosepBorrellF SHKO NË SHTËPI !!! Ju e keni përshkallëzuar situatën mjaft gjatë.
WAKE UP Europe 🇪🇺 !!! @vonderleyen”