VOAL

VOAL

Johana Terwin, një zemër e ndjeshme perëndimore kërkoi të shërojë plagët e Shqipërisë – Nga Nuri Dragoj, historian

April 26, 2016

Komentet

Zbulohen dokumentet sekrete të vitit 1964: Ish-kreu i Gestapos hitleriane s’ka vdekur, ai jeton në Shqipëri

Dashnor Kaloçi

“Nën emrin Abedin Beqir Nakoshiri, Myleri është drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Sekret Shqiptar dhe jeton në ‘Bllokun’ e udhëheqjes në Tiranë e, te Hotel ‘Adriatiku’ në Durrës” –

Aty nga fundi i vitit 1963 dhe fillimi 1964-ës, disa nga gazetat e revistat më të mëdha të Gjermanisë Perëndimore, si; “Suddetutsche Zeitung”, “Stern” etj., botuan një sërë artikujsh, ku thuhej se; Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos, Obergruppenfurher-SS dhe Gjeneral i Vaffen-SS, Shef i shërbimit të VI (Gestapos), pranë shërbimeve të sigurimit të Rajhut në Berlin, dhe Shef direkt i Adolf Ajhmanit, nuk kishte vdekur dhe se nga viti 1945 e deri në 1955-ën, jetonte në Moskë, ku kishte punuar nën urdhrat e Stalinit, Berias, dhe Malenkovit. Ndërsa nga viti 1955 e, deri në 1956-ën, ai kishte punuar në Budapest dhe se tani aktualisht, (viti 1964) ai, është në shërbimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Madje në shtypin në fjalë gjermano-perëndimor, nga të cilat më pas u nxitën të shkruanin edhe gazeta e revista të vendeve të ndryshme të Europës Lindore, si “Veçerniki” e Bratisllavës në Çekosllavaki, etj., jepnin edhe detaje mbi jetën e punën e ish-kreut të Gestapos hitleriane në Shqipëri, ku mes të tjerash thuhej se: “Ish – shefi i Gestapos 63 vjeç, jeton në Shqipëri, që nga viti 1956.

Njohuritë e tij, çmohen lart në Tiranë. Tani ai quhet, Abedin Beqir Nakoshiri, dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Pas botimit të këtij informacioni, sigurisht do t’i duhet që të ndërrojë identitet. Nakoshiri Myler, është Drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Shqiptar. Nakoshiri-Myler, jeton në kryeqytetin Tiranë, sidomos në lagjen më të madhe dhe të mbyllur hermetike, të quajtur ‘Bllok’, ku jetojnë të gjithë funksionarët e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarët e qeverisë dhe ushtrisë shqiptare.

Myleri banon këtu, në një godinë luksoze, i veçuar nga qendra e Tiranës, por në një mënyrë pak më të ekspozuar për pjesën tjetër të popullsisë. Por ai, ka dëshirë të frekuentojë hotelin luksoz ‘Adriatik’, ku shijon konjak francez e gjithashtu pëlqen gjithnjë edhe konjakun ‘Hennessy’. Ishte po kjo markë, që e zbuloi dhe e dekonspiroi një vit më parë, nga disa bashkë-atdhetarë të tij, gjermano-lindor, që punonin si specialistë në Portin e Durrësit”.

Sa më sipër, shkrimet e shtypit gjermano-perëndimor dhe më gjerë atij europian, patën një jehonë të madhe, aq sa, përpara selisë së ambasadës shqiptare të akredituar në Vjenë të Austrisë, u zhvilluan disa demonstrata, ku protestues të shumtë i bënin thirrje qeverisë shqiptare, që të dorëzonte Mylerin, pranë autoriteteve përkatëse të drejtësisë gjermano-perëndimore.

Po kështu, në shkrimet në fjalë të shtypit gjermano-perëndimor, analistë të ndryshëm, u bënin thirrje disa krerëve të shteteve, si Valter Ulbrihtit të Gjermanisë Lindore, që të bënte presion te diktatori shqiptar, Enver Hoxha, për të dorëzuar ish-kreun e Gestapos hitleriane, Hajnrih Mylerin.

Po kështu përveç kësaj, lidhur me “çështjen Myler”, në drejtim të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së, u drejtuan shumë letra nga Shoqata të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, të Gjermanisë, Francës etj., të cilat i kërkonin qeverisë shqiptare, që t’u jepte sqarime lidhur me akuzat e bëra nga shtypi gjermano-perëndimor, etj., nëse ish-kreu i Gestapos hitleriane, gjeneral-leijtnant, Hajnrih Myler, ndodhej në Shqipëri. Të gjitha këto, e detyruan Tiranën zyrtare, që të reagonte duke dhënë një përgjigje, me anë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe gazetës “Zëri i Popullit”

Lidhur me këto, etj. bëhet e ditur nga një sërë dokumentesh arkivore sekrete (tashmë prej kohësh të de-klasifikuara) që ndodhen në arkivat e shtetit shqiptar (Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arkivi Ministrisë së Brendshme), të cilat publikohen për herë të parë (me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al., në disa numra të saj.

ARTIKULLI I REVISTËS GJERMANO-PERËNDIMORE “STERN”, NË VITIN 1964, PËR ISH-KREUN E GESTAPOS, HAJNRIH MYLER, QË FSHIHEJ NË SHQIPËRI DHE PUNONTE PËR ENVER HOXHËN

 “STERN”

                                          Agjenti i GESTAPOSË, M U LL E R, jeton në Shqipëri

 Nga Peter Stahle

Myler, kreu i Gestapos, Obergruppenfurher-SS dhe Gjeneral i Vaffen-SS, Shef i shërbimit të VI (Gestapos) pranë shërbimeve të sigurimit të Rajhut në Berlin, dhe Shef direkt i Adolf Ajhmanit, nuk ka vdekur. Nga viti 1945 e deri në vitin 1955 Myler, jetonte në Moskë ku punonte nën urdhrat e Stalinit, Berias, dhe Malenkovit.

Nga viti 1955 e deri në 1956 ai, ka punuar në Budapest. Tani ai, është në shërbimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Këto ditë qeveria gjermane, u ndriçua nga Shërbimi i Spiunazhit (Zbulimi) të një vendi të Europës Perëndimore, mbi çështjen e Mylerit.

Ministrat e Bonit, mësuan atë që revista “Stern” botoi sot. Gruaja e Mylerit, djali i tij, si dhe sekretarja e tij e fundit, jetojnë në Mynih. Ata, nuk e dinë se Hajnrih Myler, është gjallë. Me qindra ish – agjentë të Gestapos, janë marrë në pyetje dhe janë dënuar, që nga mbarimi i Luftës.

Adolf Ajhman për t’u mbrojtur, kishte pretenduar se Myleri i kishte dhënë të gjitha urdhrat për kryerjen e mizorive. Hajnrih Myler, ishte njeriu më i fuqishëm në shërbim të sigurimit të Rajhut. Ai dha urdhër deri në 1 maj, që të bëheshin arrestime dhe internime në kampet e përqendrimit, të bëheshin trajtime speciale gjatë marrjeve në pyetje dhe ekzekutimeve.

Rudolf Franz Hoss, komandanti i kampit të shfarosjes në Aushvic, i ekzekutuar nga polakët në 1947, në shënimet e tij ka thënë “Myler ka ekzekutuar me gjakftohtësi të gjitha masat e nevojshme nga Reichfyhrer SS, Himleri, për sigurimin e Rajhut”.

Në tetor të vitit 1963, ndërsa flitej përsëri mbi zhdukjen e Mylerit, gazeta “Suddetutsche Zeitung”, shkruante në lidhje me këtë çështje: “Ish-shefi i Adolf Ajhmanit, ekzekutuar në Izrael, ka rënduar ndërgjegjen e tij, me një numër aq të madh krimesh të tmerrshme, gjatë 12 vjetëve që ishte në shërbim të Rajhut të III, saqë çështja nëse rron apo jo, duhet të trondisë me miliona njerëz.

“Stern” mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ish shefi i Gestapos 63 vjeç, jeton në Shqipëri, që nga viti 1956. Ai ndodhet nën mbrojtjen speciale të diktatorit Enver Hoxha, në shërbim të të cilit ndodhet sot, ashtu siç i kishte shërbyer me radhë Hitlerit, Himlerit, Hajndrihut, dhe Stalinit. Sot Shqipëria, mike e Kinës së kuqe, përfiton nga lidhjet që Hajnrih Myler, ka me ish – shokët e tij të vjetër SS dhe Gestapos, në botën e jashtme.

Njohuritë e tij, çmohen lart në Tiranë. Tani ai quhet, Abedin Beqir Nakoshiri, dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Pas botimit të këtij informacioni, sigurisht do t’i duhet që të ndërrojë identitet. Nakoshiri Myler, është Drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Shqiptar.

Midis vendeve perëndimore, Shqipëria dogmatike numëron gjithashtu shtete komuniste, si Jugosllavinë dhe Gjermaninë Lindore. Këto janë fushat e veprimit më të rëndësishme për Mylerin, në kohën e tanishme. Myleri është Kapiten i Sigurimit të Shtetit. Pozita e tij në hierarkinë e Policisë Politike, korrespondon me atë të Gjeneralit.

Nakoshiri-Myler, jeton në kryeqytetin Tiranë, sidomos në lagjen më të madhe dhe të mbyllur hermetike, “Bllok”, ku jetojnë të gjithë funksionarët e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarët e qeverisë dhe ushtrisë shqiptare. Një rrugë transversal, që s’ka emër dhe shkëputet nga bulevardi “Shqipëria e Re”, përbën të vetmen hyrje në këtë geto funksionarësh, të ruajtur fuqimisht.

Ndërtesat në shumicën e tyre janë 2-3 katëshe të mbuluara me çati të sheshta ku ndodhen shumë banesa. Myleri jeton vetëm në banesën e tij, rrethuar nga gratuatë të tjerë të lartë të Shërbimit Sekret Shqiptar, por pa miq. Në kohën kur jetonte në Berlin, sekretarja e tij, ishte njëkohësisht dhe mikja e tij.

Meqë banesa dhe vendi i punës së tij, ndodhen në një territor të rrethuar, nga kjo zonë mezi largohet. I vetmi çast zbavitjeje në jetën e Mylerit, është se në verë ai, i kalon pushimet së bashku me udhëheqësit e partisë dhe qeverisë, në Durrës. Ky qytet është porti më i rëndësishëm i vendit, dhe njëkohësisht qendra më e madhe balneare në breg të Adriatikut.

Myleri banon këtu, në një godinë luksoze, i veçuar nga qendra e Tiranës, por në një mënyrë pak më të ekspozuar për pjesën tjetër të popullsisë. Por Hajnrih Myler, ka dëshirë të frekuentojë hotelin luksoz “Adriatik”, ku shijon konjak francez. Ai pëlqen gjithnjë konjakun “Hennessy”. Ishte po kjo markë, që e zbuloi një vit më parë.

Bavarezi Hajnrih Myler, dallohet me një të parë nga shqiptarët vendas. Ai, tani është tullac, ka fytyrë të verdhë, ballë tërë kocka, dhe nofulla të dala. Por kreu i Gestapos Myler, tradhtoi vetveten. Një ditë kur një grup gjermano-lindorësh po rrinin në hotel “Adriatik”, si këshilltarë për projektet detare, Nakoshiri-Myler, filloi të flasë gjermanisht, pasi kishte pirë disa gota me konjak.

Kjo ndodhi në vitin 1962. Midis inxhinierëve gjermano-lindorë, ishte dhe Fritz Breitling (ky quhet ndryshe, por autori për arsye sigurie, nuk mund t’ja publikojë dot emrin). Komunisti i vjetër Breitling, punonte deri në verën e vitit 1963 në Durrës, me urdhër të qeverisë së RDGJ-së.

Ai, e takoi Mylerin shumë herë. Pas shumë bisedash, u sigurua për identitetin e shefit të Gestapos, në saj të pyetje të bëra dhe fjalëve të shumta të Mylerit. Bashkëpuntori i SED Breitlingu, informoi Shërbimin Sekret gjermano-lindor (STASI) mbi zbulimin sensacional. Por STASI, urdhëroi që të mbahej heshtja më absolute. Dhe kishte arsye të forta.

Prej shumë vitesh Myleri, bashkëpunonte me shërbimin sekret të Ulbrihut, kështu që shumë ish – funksionarë të lartë SS, SD, dhe Gestapos, ndodheshin në pozita determinuese (ashtu si edhe në zonën tjetër). ‘Stern’ mund ta thotë njeriun ndërlidhës më me rëndësi të Mylerit, atë e quajnë Karl Valbach dhe është shefi i STASI-t në Magdenburg.

Por emri i tij i vërtetë, është Sanitzer. Është 51 vjeç. Në atë kohë, ish – si Hauptsturmfurher SS dhe shef i Shërbimit të Gestapos në Vjenë. Sanitzer, i cili në vitin 1945 u caktua Sturmbanfurher, është prej shumë kohësh i afër i Mylerit, në shërbimin e të cilit kishte drejtuar prej shumë kohësh seksionin A 2, ashtu si dhe Ajhmani.

Mbas lufte u dënua me burgim të përjetshëm, në zonën sovjetike të Austrisë. U zhduk në vitin 1955 dhe u shfaq përsëri në zonën sovjetike, me një emër tjetër. Vetëm një grup i vogël i SED, ishte në dijeni të ekzistencës dhe aktivitetit të Mylerit të Gestapos.

Myleri ka 18 vjet e 8 muaj, që kërkohet nga miq SS, agjentë të Gestapos, të rehabilituar, shërbimet e fshehta, dhe gazetarë në mbarë botën. Atë e kishin parë ditët e para të majit të vitit 1945. Më 3 maj të vitit 1945, Myleri kaloi së bashku me dy shokë në anën e rusëve, të cilët e morën në shërbim të tyren meqenëse ai dinte shumë për shërbimet e fshehta të Perëndimit.

Shumë supozime mbi zhdukjen e Mylerit, i afroheshin të vërtetës. Valter Shelenberg, shef i SD dhe Brigaddenfurher SS, vdekur në Torino në vitin 1952, në kujtimet e tij flet për një oficer i kthyer, pasi kishte qenë rob lufte te rusët, tregoi se Myleri kish kaluar në anën e rusëve, në vitin 1945.

E kishte parë në Moskë në 1948. Shelenbergu, nuk u çudit për këtë gjë. Dr Vilhelm Hotl, ish – Obersturmbanfurher SS, dhe shef i Shërbimit të Mbrojtjes Juglindore (Ballkanin), flet për një lajm jo të vërtetuar sipas të cilit, ish – funksionarë të Gestapos, qenkan dukur në zonën lindore të Gjermanisë dhe që qenkan stërvitur në Bashkimin Sovjetik, nga Myleri.

Ky doktor Vilhelm Hotl, i cili disa vjet më parë botoi me emrin Valter Hagen në Austri, një libër me titull; “Fronti i Fshehtë”, në të cilin flet për organizata, personalitete, dhe veprime, të shërbimit sekret gjerman, tani drejton një shkollë private, në Bas Aussee.

Por ai ka gjithashtu një punë tjetër. Hotl, punon në shërbimet e Visentalit, shef i Qendrës së Dokumentacionit Hebre në Vjenë. Visentali, i atribuon vetes meritën se ka zbuluar Ajhmanin. Ka arsye që lënë të supozohet se ai, bashkëpunon ngushtë me shërbimin sekret izraelit. Kjo është arsyeja që Vilhelm Hotl, di shumë gjëra për shokët e tij të vjetër, por nuk trazohet.

Simon Visentali deklaroi se; shefi i Gestapos Myler, duhet të ndodhet në Bllokun Lindor. Një gjë është e sigurt, që përpara mbarimit të Luftës, Myleri kishte shfaqur admirimin e tij, për metodat e Stalinit, duke folur për këtë gjë me shokët e tij. Sipas informatave që disponojmë tani, ka të ngjarë që Hajnrih Myleri, kishte siguruar informata që në kohën e nazizmit, gjë që e lejuan të kalonte pa probleme në vitin 1945, në anën e rusëve.

Me gjithë aktivitetin gjakatar në kohën e Rajhut të III-të, Myler nuk ishte konsideruar nga kolegët e tij, si nacional-socialist i vërtetë. Në parti ai kishte hyrë në vitin 1939 dhe besonte vetëm në një gjë: Në pushtetin e policisë të cilin, e konsideronte absolutisht të përsosur (skedar madhështor ku duhet të ishte i regjistruar çdo qytetar gjerman).

Myleri e kishte impresionuar Himlerin në Bavari, për faktin se studionte organizimin dhe aktivitetin e policisë sekrete sovjetike. Më vonë Myleri pranoi, se po përpiqej ta drejtonte Gestapon, sipas modelit sovjetik.

Në kujtimet e tij, Shelenbergu deklaron se Myleri, i kishte thënë në pranverën e vitit 1943, se “S’mund të bëj asgjë, por jam i bindur se Stalini është në rrugë të drejtë. Është shumë më superior se udhëheqësit perëndimorë dhe se ne duhet të shpejtonim, që të binim në ujdi me të”. Në saj të këtyre kontakteve krejt të veçanta, Myler mundi të rregullohej personalisht me Stalinin.

Gestapo e tij, kishte një seksion të ngarkuar që të ndiqte lidhjet telegrafike të agjentëve sovjetikë me qendrën e Moskës, për të zbuluar kështu urdhrat e dhëna nga Moska agjentëve të saj, dhe të çorientonte shërbimin sekret sovjetik, në saj të një përzierje të stërholluar informatash të sakta dhe jo të sakta.

Vetëm në vitin 1944, 300 agjentë sovjetikë u arrestuan dhe u zëvendësuan nga njerëzit e Gestapos. Ishte Dr. Hans Kristian Sholz, miku i Mylerit, që e udhëhiqte këtë aksion. Dr. Vilhelm Hotl, ishte shumë afër të vërtetës, kur bënte supozimet e tij.

Ai mendon se ka shumë mundësi që Myleri, me ndërmjetësinë e bashkëpunëtorëve besnikë, të ketë përdorur një nga këto linja të shumta telegrafike, të seksionit të lartpërmendur, për të hyrë në kontakt me sovjetikët para përmbysjes, që t’ju jepte informata të sakta. Po ne çfarë shohim?! Së bashku me Hajnrih Mylerin, Dr. Sholzi kaloi në anën e sovjetikëve.

Por ai mbeti në Berlin, ku vdiq pas pak kohësh, në maj të vitit 1945. Hajnrih Myler u dërgua në Moskë, ku u mor në pyetje, dhe ndërkaq u kamuflua. Komunistët e vjetër gjermanë, ndërkohë dalëngadalë po ktheheshin në Berlin, nga mërgimi rus, nuk duhet të dinin asgjë për këtë. Vetë Stalini, nuk mund t’i lejonte vetes që të njoftonte menjëherë pas mbarimit të Luftës, se kishte kapur njërin nga 6 kriminelët kryesorë të regjimit nazist.

Nëse duam t’i karakterizojmë kështu Hitlerin, Himlerin, Heindrihun, Kalterbrunerin, Mylerin, dhe Ajhmanin, dhe se donte ta fuste në shërbim të tij. Por pak kohë pas mbarimit të Luftës, Stalini deklaroi se: “Ne kemi në dorë disa gjermanë, për të cilët bota do thoshte fjalën e saj, po ta dinte se për cilët është fjala”. Myler u mor në Shërbimin Sekret, pranë Shërbimit të Lartë të Sigurimit të Shtetit.

Për jashtë, ai s’kishte përgjegjësi të veçantë, por kishte një funksion të veçantë determinues, në reformën dhe strukturën e policisë dhe spiunëve, pranë Ministrisë së Brendshme. Beria, shefi i Policisë Sekrete Sovjetike, ishte i pari dhe shefi më me rëndësi i Mylerit. Pas vdekjes së Stalinit në Mars të vitit 1953, funksionarë të lartë dhe ministra të Moskës, iu vërsulën Berias, pasi ai dinte shumë dhe e likuiduan.

Por aktiviteti i Mylerit nuk u ndërpre, pasi pasuesit e Stalinit, nuk i bënë asnjë të keqe. Myleri, çmohej në cilësinë e tij, si ekspert i policisë. Stacioni i tjetër i mëvonshëm i Mylerit, ishte Budapesti. Është e vërtetë se në Hungari, duhet të zbatoheshin metoda të rrepta policore, por atje nuk kishte sa duhet policë të përsosur.

Në Hungari Myleri, qëndroi vetëm 15 muaj. Filloi kryengritja. Është e vërtetë se popullit nuk ju dha liria, por imituesit më të përsosur të Stalinit, u detyruan të tërhiqen. “Dallga e re falëse” në Hungari, e hodhi Mylerin përfundimisht në Shqipëri, në një nga kështjellat e fundit të stalinizmit.

Mbrojtësi i tij u bë, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu, si Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Kryetari i këtij vendi dhe dora e djathtë e udhëheqësit të Partisë, Enver Hoxha. Myleri e kishte njohur Shehun në Hungari. Myleri, u mor në “Shërbimin e Zbulimit” shqiptar.

Me emrin e kapiten Nakoshirit, ai ndodhet nën urdhrat e mbrojtësit të tij. Disa muaj më parë, vetëm disa nga qeveritë e vendeve komuniste, janë informuar mbi faktin se kapiten Nakoshiri, është i njëjti me shefin e Gestapos së regjimit hitlerian, si Jugosllavia, Polonia, dhe Çekosllovakia.

Sidomos drejtësia polake dhe çeke, dëshirojnë me të madhe që të dënohet sa më parë, njeriu që furnizoi me “material njerëzor”, kampet e përqendrimit. Edhe shërbimet sekrete të këtyre vendeve, nuk e kanë parashikuar, dhe nuk e shohin mundësinë, për të nxjerrë legalisht ose ilegalisht Mylerin, nga Shqipëria.

Myleri e ruan veten e tij, ashtu si dikur për sigurimin e tij dhe për sigurimin e kalimeve në kufi. Republika Demokratike Gjermane, e Valter Ulbrihtit, ka marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Si shtet gjerman i njohur nga Lindja, ajo mund të kërkojë dorëzimin e qytetarit gjerman, Hajnrih Myler, që kërkohet për krime.

Krimet e kryera nga Myleri, kalojnë në parashkrim vetëm më 8 maj 1965. Valter Ulbriht, nuk ka pasur kurrë rast më të mirë, për të treguar nëse e ka seriozisht “antifashizmin” e tij. Austria gjithashtu, ka marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Austria gjithashtu mund të kërkojë dorëzimin e Hajnrih Mylerit. Memorie.al

Ish i dënuari politik: Nga veprimet e ndyra të atij imorali, m’u errën sytë dhe ia lëshova lopatën mbi krye…

Shkëlqim Abazi

Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit, sepse isha ende minoren, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, më 23 nëntor 1968, më shpunë në kampin politik të Repsit dhe prej atje, më 23 shtator 1970, në kampin e Spaçit, ku më 23 maj të vitit 1973, në revoltën e të dënuarve politikë, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim, katër martirë; Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

Më 23 qershor 2013, humbi zgjedhjet Partia Demokratike, proces më se normal në demokracinë që mëtojmë. Por më 23 tetor 2013, Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë rilindase, dërgoi urdhrin Nr. 2203, datë 23.10.2013, për; Lirimin nga detyra të një punonjësi policie. Pra Providenca Hyjnore, u pleks me Providencën rilindase neokomuniste dhe, pikërisht më 23 më zëvendësuan, as më pak e as më shumë, po me ish-operativin e Sigurimit të Burgut të Burrelit. Ku do kishte më domethënëse se kaq?! Ish-i burgosuri politik, zëvendësohet nga ish-persekutori!

          Autori

                   SHKËLQIM ABAZI

                                                                               R E P S I

                                                               (Kampi i punës së detyruar)

Memuaristikë

Këta tipa shëtitës treteshin si kripa në ujë, sa në kampe, sa në birucat e Degëve të Brendshme. Po ashtu si kripa, linin pas vazhdën e ndyrësisë së tyre, që s’ish e vështirë ta dalloje. Nga ngjyra e zbehtë e fytyrës, e mora me mend menjëherë, sapo do ish kthyer nga ndonjë “shërbim” makabër, ku me siguri s’dihej kujt mund t’i kish bërë gropën, duke e mashtruar të pranonte fajësi të pabëra, apo do i kish dalë ndokujt dëshmitar i rremë. Urrejtja po më vlonte përbrenda, megjithatë tentova ta shmangia: – “O Sali Nela, hiqmu qafe! Vërtetë surratin s’ta kam parë, po bëmat t’i njoh mirë! S’ka të burgosur që s’i njeh pisllëqet dhe horrllëqet e tua! Ndaj largomu, se do mallkosh ditën, kur ke lindur”! – e kërcënova dhe mendja po kërkonte një zgjidhje me shpejtësi maksimale.

– “Ehu-uu, sa kam kaluar në zdrukth si puna jote, unë! – m’u trimërua. – Pse o, ti do më shpëtoç mua”! – me një dorë vazhdonte të më përkëdhelte faqen, ndërsa me tjetrën, nisi të masturbohej. – “S’jam mësuar me sorra të zgjebosura unë, o kuçkë! Dua mish thëllëze! Dre-dre, zoçkat kalojnë njëherë te unë, pastaj te të tjerët”! – dhe vazhdonte masturbimin. Ndërsa truri kërkonte udhëzgjidhje, si mes një vizioni të përtymur, m’u faneps figura kokorroçe e Muharrem Dylit, me duart të kryqëzuara mbi gjoks. Në thellësi të kafkës, më gjëmuan fjalët e tij: “Jemi në xhungël këtu, or babuç….të ngacmoi, mbytja i pari, se po ndodhi ndryshe, ta la…, dëgjo vllaçkon ti”!

E mora vendimin. Lopatën me dhe, e derdha në gropë. Me shpejtësi rrufeje e ngrita lartë, pastaj ja lëshova mbi krye personit që masturbohej mbi mua, me sa më hante krahu. Një krisëm e shurdhët si jehona e mbytur e thesit të bykut, kur e shkundin me shkop, u pasua nga një klithmë e mprehtë, që ushtoi në tërë hapësirën e laboratorit. I godituri u shemb së prapthi pas pirgut me dhe të freskët, e përpëlitej, ndërsa unë vazhdoja të shtija e të shtija, kuturu.

Tingulli i metalit që përplasej mbi gurishte, u përzje me ulërimat dhe kaptoi kubenë e lartë të godinës, jehona rikthehej e shumëfishuar te unë. Më uturinin veshët nga këto zhurma të nakatosura, të cilat nxitën ndoshta më instiktin kafshëror. M’u lëbyrën sytë e vazhdoja të qëlloja, në hava. Nga pozicioni ku gjendesha, e kisha të pamundur të godisja saktësisht, se gjatësia e bishtit, ishte i limituar. Bëra të dilja jashtë gropës, po ajo ish e thellë, s’ja mbërrita. Atëherë e shtriva krahun më tepër, deri sa nga tingulli, dallova se duhej të shukej mbi kurm njeriu.

Inati më kish eklipsuar orbitat e trurit, ndjenjat qenë mpirë, logjika s’funksiononte. Papritmas nga vetëmbrojtës, isha shndërruar në grabitqar, që pavetëdijshëm e instinktivisht për mbijetesë, isha gati të shqyeja çdo të ngjashëm, që të më delte para. Sa herë kujtoj ato çaste, përfytyroj njeriun dhe kafshën, ngjashmëritë e diferencat mes tyre. Konkluzioni më rezulton paksa konfuz; kufiri ndarës mes njërës gjendje dhe tjetrës, s’është kushedi se sa i qartë; thjeshtë vetëm arsyeja e bën dallimin. Po zhvishe njeriun nga logjika dhe automatikisht, përfton kafshën më mizore.

Në analizën që jam rrekur t’i bëjë këtij rasti, kam arritur të gjejë anët e padukshme të karakterit njerëzor, apo shtazërinë humane. Nxite këtë veti-ves te kafsha-njeri, stimulo unin primitiv dhe ke përftuar kainin modern. Këto metoda i instrumentalizojnë popujt, të egërsohen deri në shtazëri kundër njeri tjetrit. Njeriut të qytetëruar, si qenia më perfekte mendërisht, po dhe më e manipulueshme shpirtërisht, vëri ballë arsyen e mos arsyes dhe në një farë mënyre, i ke injektuar drogën, i ke induktuar egërsinë, papandehur e ke shndërruar në antropofag.

Kjo e shpjegon faktin se si i ndërsejnë të panjohurit, se si e detyrojnë ushtarin në llogore, të kthehet në instrument vrastar; që të urrej me gjithë forcën e shpirtin, kundërshtarin në llogoren tjetër përkarshi, pa e ditur aspak cili është dhe si është? Pa u përplasur kurrë personalisht, pa shkëmbyer asnjëherë ndonjë fyerje të ndërsjellët, pa pasur ndonjëherë kontradikta individuale. Në fund, pa pikë dhembshurie humane, pa ndjenjën më minimale të mëshirës, shpojnë kurmet e njeri-tjetrit, me majën e mprehtë të bajonetës, si të ishin manekinë.

Sërish për të shpjeguar këtë fenomen, më vjen në ndihmë defiçenca e intelektit apo veti-vesi më i spikatur i kafshës-njeri. Mjafton që te individi të stimulosh sinergjinë negative dhe i ke eklipsuar logjikën! Preki sedrën e sëmurë dhe qenien e arsyeshme njeri, e ke transformuar në subjektin më të egër, në një minotaur me rrezikshmëri eksplozive, që pa mëdyshje e meriton të eliminohet nga faqja e dheut. Nën shtysën e këtyre instinkteve vrastarë, kafsha-njeri, zhduk të ngjashmin e vet, vëllai vret vëllanë, babai djalin, mëma birin, gruaja burrin e anasjelltas, madje kjo meduzë njëmijë krerëshe, ndihet krenare për triumfin ndaj të ngjashmit, si të përmbushte një detyrim hyjnor, pothuajse të shenjtë. Kështu lindin kainët!

Ulërimat e mprehta, të shoqëruara me britmat e thekshme që nxirrte i rrëzuari, tërhoqën vëmendjen e të tjerëve në sallat pranë. Ata, të tromaksur u sulën brenda e diç flisnin me zë të lartë. Por unë s’kuptoja asgjë nga ç’thoshin. Një hije m’u afrua, më zgjati dorën, por s’e përcaktova dot cili qe. E zura atë dorë të shtrirë, i dhashë trupit përpjetë, me ndihmën e gjunjëve mbështetur në paretet anësore të gropës, mbërrita të dilja jashtë. Sapo u dhashë në sipërfaqe, rrëmbeva bishtit të parë që më zuri dora dhe u lëshova mbi të plandosurin që vazhdonte ulërimat. Vegla kish qëlluar kazma qylyke, me çek të mprehtë.

Kur maja e kazmës iu drejtua fytyrës, personi i mbuluar me gjak, shtrirë nën këmbët e mia, çakërriti sytë. O Zot, ç’kokordhokë të zgurdulluar, të shqyer nga tmerri, njëkohësisht urryes e lutës deri në përgjërim! Toidho, sytë e një kau që pret t’a therin. Asnjëherë më në jetë, s’më ka rastisur të shoh shkëndijim të tillë. Ata sy të xhamtë, të terrorizuar deri në tmerr, më stepën një çast, me kazmën në ajër. Por nën shtysën e instinktit shtazarak, e lëshova mbi atë surrat të shpërfytyruar, pa asnjë grimë pishmëndi. Neveria përzierë me marazin, i kishin kyçur gjithë dyert e arsyes, inati i verbër dhe fyerja e paprecedentë, e kishin bjerrë logjikën.

Kazma u plas dhe u zhyt e tëra! Mandej një zhurmë qelqi që thyhet, shpoi trurin. “Ja çava kafkën”! – ulërita i ngopur me krimin tim, pastaj hapa shuplakat dhe e lëshova bishti që gjer atë moment, e shtrëngoja ethshëm. – “Ngriheni, vendoseni diku, me trupin drejt”! – urdhëroi dikush. “Në arkë-mort, atje e ka vendi qelbësira! Madje, më mirë, zhyteni te kjo gropa që hapa unë! Mbulojani kërmën, të mos qelbë dynjanë”! – mendova se kisha folur, po vetëm kisha përsiatur.

Poshtë këmbëve, një kurm të gjakosur lëvrinte si të kthenin në krah, një berr të therur, për t’i fryrë lëkurën që ta rripnin më lehtë. Por berri ish gjallë! Përpëlitej dhe ende s’i kish dalë shpirti! Ulërimat vazhduan të mbushnin kubenë. Gjithsesi, kishte shpëtuar. Në momentin final, dikush më kish dhënë të shtymën, kazma kish devijuar dhe ish zhytur në një arkë dërrase, nga ku erdhi krisma e qelqit që thyhet. Padyshim, ndonjë pajisje hidrosanitare, ish martirizuar, në vend të pederastit. Viktima i shpëtoi paq eliminimet përfundimtar, po edhe unë i shpëtoja ri dënimit të sigurt. Se kush qe shpëtimtari i dyfishtë, edhe sot mbas dyzetetre vitesh, s’kam arritur ta mësoj. Por sidoqoftë, do ta kisha kryer atë krim, si një kanibal i vërtetë, pa brehej ndërgjegje.

Madje, e kreva! Ato çaste isha tërësisht i bindur, se ndërmerrja veprimin më të drejtë. Vetëdija nuk funksiononte. Më zunë përkrahësh e më drejtuan diku. Se kush dhe për ku, s’e mora vesh. Hidhja këmbët si somnambul, pas xhindeve që më kishin zaptuar. Di-kund, më plasën mbi një stol dhoge. Para, boshllëk pacak. Një lloj perde e ndehur ngjyrë gjaku, tendosur nuk e di nga ç’dorë e padukshme, m’a kuqëloi shikimin. Mbase, ish vërtetë gjak! Por ishte shumë, shumë! Një det i tërë, një glob, madje një qiell dhe një galaktikë e tërë e kuqe! Asnjëherë më parë, s’kisha parë kaq shumë gjak! Gjak gjithandej, që rridhte, e rridhte nga vrimat kozmike.

M’u ndërmend vetja i vogël, me sherret fëmijërore e të adoleshencës, që përfundonin zakonisht me nga një flakërimë surratit, apo e shumta me një pizgë gjaku nën hundë. Si nëpër mjegull, shikimin m’a përthithi një zjarr i kuq, i largët e i paarritshëm, një tip rrezeje që projektohej mbi një ekran gjigant. Ndjesia, se gjithë kjo po shtjellohej mbi një beze të një skene abstrakte, në një sallë teatri absurd dhe që s’kishte asnjë lidhje me mua, më mposhti. U shkreha pa frymë, i drobitur dhe krejt apatik. Sytë më përcëllonin nga flaka e largët, që mbërrinte nga ekrani eterik, ndërsa në veshë më shungullonin pareshtur klithma dhe ulërima, si të ishin sinjale te ardhura nga përtej-bota.

Më shkundën për supesh. M’u drodh gjithë shtati, si të më kish përshkuar tej e tej një rryme elektrike. Nën efektin elektroshok, hapa sytë. Kur ç’të shohë! Gjendesha mbi stol në kovaçhanën e Qazimit! Zjarri s’qe pjellë fantazie, po i njëmendët! Forxha e Qazimit flakëronte, ndërsa vet Qazimi e të tjerët, rrinin mendueshëm, si të mpirë. Ja, çibuku i Qazimit shkëndijonte e tymonte! Pra, ishin njerëz realë, me mish e me eshtra, jo aktorë moviolash. Se kush më zgjati një cigare të ndezur e, ma vuri në buzë. E thitha me eks, mushkrit m’u mbushën me tym. Tymi kundër tymit! “Xhi-hi-i-xhi”! Helmi kundër helmit! Rreth dy muaj më parë, e kisha lënë duhanin, por çastin kur e thitha, m’u bë si ta kisha shuar të fundit para pesë minutash. Ajo cigare e hequr me babëzi ato momente dramatike, më ktheu në realitet, po do mbetej një ves i tej zgjatur, që do më ndiqte pas edhe në ditën e sotme, kur hedh këto shënime.

Dikush hoqi peliçen dhe ma hodhi krahëve: “Në qeli bën shumë ftohtë, vishe se do të duhet! Me xhaketë doku, nuk shtyhet një muaj birucë”! – “Birucë”? – fola përçart. “Po, or ta marsha, e ç’pret tjetër? Apo, don dekorata”?! Ai që foli, hoqi opingat e zhvesh çorapet e leshta, m’u avit dhe si më zhvati prej këmbëve llastikat e mia dhe pecet e pista, m’u shkreh: – “Vishi, pra, ti kënke veç n’pece”! E lashë të vepronte, pa e kuptuar ç’po ndodhte. Isha i trullosur, akoma s’isha ndërgjegjësuar për ç’kisha bërë dhe, as për ç’më priste pas kësaj.

Një tjetër më zgjati një qese duhan, po cili? S’e fiksova. Dukej, isha krejt i paaftë, të dalloja fytyrat e bashkëvuajtësve. “Fute këtë zhaken në xhep, se do të duhet atje”! – foli dhe e rrasi qesuken në xhepin e xhaketës sime. Edhe një tjetër, bëri të njëjtë gjë. Pasi nxori nga kutia një grusht duhan, bashkë me një defter letra, e derdhi në një qeskë lëkure që ia zgjatën: – “Merre edhe kët, se s’i dihet, po të mbajtën një muaj, të del mënd e kresë pa duhan! – “Në birucë?! O Zot”! Veprimet e bashkëvuajtësve, më kujtuan se shpejt do përfundoja në qeli.

Ishte ndëshkimi i parë, s’e kisha provuar ndonjëherë. Mungesa e eksperiencës, ngërthyer me terrorin psikologjik për të panjohurën që më priste, më bëri esëll. Mendova për orët, ditët, muajin dhe pastaj, për ri dënimin… e zemra m’u drithërua. “O Zot i Madh! Ç’më gjeti, mua të mjerin”?! Kisha dëgjuar të thoshin: “Këtu të dënojnë kot së koti edhe dy, edhe tri herë! Këta mezi ç’presin, të shtojnë dënim mbi dënime”! Po për çfarë se?! Për kë duhej të m’i shtonin mundimet! Për një pederast të ndyrë? O Zot! Nga kjo turbullirë ku po zhytesha, më nxori një bubullimë:

– “Të lumshin durt, ej burr, ç’m’i bane hakun atij çeni! E ka dasht prej kohet, aj pederasti! Po, t’na kishe thirr na, bre, se ti je i ri”! – “Ç’të kem bërë, vallë”?! S’po kthjellohesha dot, as për atë që bëra, as për atë që më priste. – “Njitash, sikur kanë ardh! – shtoi dikush. – Kan me t’lidh, po mos u nep, mbaje vedin! Fundja e më së fundi, t’tanë i kena hjek kto halle”! -Ç’ka m’i ba, të zuni kusuri! S’je as i pari, as i mbrapmi”! – u hodh një tjetër. – “Veç dita e parë asht nji fije e hidhët, ma von ke me pas ene t’jerë! Qetsohu, he burr, jan tuj ardhë”!

Ndërkaq mbërrinin gumëzhima të zhurmëta, me tone të ngritur, që afroheshin përherë e më pranë. Rrëmbyeshëm, një turmë policësh hynë në kovaçhanë; njeri u shkëput e m’u qas: “I d’nuem, a tëj e ke ba kët gjamë”?! – “Or shtazë, ke dasht me vra njeri, tëj”?! – m’u trus një tjetër. – “Zëne, or Ndrec, t’i futim nji t’lidhme, me e m’sue si vritet robi”! Ndreca m’u afrua me një shuk teli në dorë. Tre të tjerët, më kapën për krahësh dhe më kthyen me fytyrë për muri.

– “Jak, hej, a s’po e lidhim njitu? Për ideal, kena ene darët e Qazimit për m’e shtërngue paq”! – ai që foli, u zgjat mbi sergjen. – “Ç’je tuj bo, or shoq?! Argalit e mia jan me punue, jo me lidh rob”! – u fut në mes Qazim Vula, që deri ato çaste për shkak të dëgjimit të rënduar/ s’kish kuptuar qartë ç’po ndodhte. – “Or Frrok, qite jashtë kriminelin”! – urdhëroi ai që duhej të ish mbi tjerët. Më kllaposën ligësht, krahë e kofshë, gati havadan më hoqën rëshqanth, aq sa edhe këmbët s’më prekën në tokë. Ashtu zvarrë, u drejtuan për nga dera e dy kampeve.

Ky demonstrim force më kthjelloi, u ndërgjegjësova për pasojën. Kur i pashë të merrnin drejt hyrjes, mendova se iu shpëtova torturave të lidhjes pas shtyllës: “Epo, gjysma e së keqes, do më fusin një dajak dhe pastaj në birucë”! ngushëllova veten. Por isha gabuar. Me t’iu afruar portës, ata stopuan e më shtrinë përmbys. Më përdrodhën duart mbas shpine e, fytyrën m’a ngjeshën mbi llucën shkrirë nga thumbat e këpucëve. Diçka e mprehtë më preu në kyçet duarve, dhimbja therëse, m’u ngjit deri në zemër.

– “Or Jak, shtrëngoja në zero, ta marr vesht nji ky picirruku, si vritet robi. Pesha e disa trupave e gozhdët e kundrave, sa s’po më nxirrnin shpirtir – “Ndrec a, ç’ka ba nji ky, bre”?! – njoha zërin e Mark “mustakuqit”, siç quanin ne të dënuarit, për shkak të mustaqeve të verdha, që i përdridh për merak. Mark “mustakuqin”, e mbanin për policin më të mirë, të paktën s’ishte dhunshëm me të dënuarit. – “Mark a, shihe nji kët spurdhjakun, ka dasht me vra Salën, bre”! – i ktheu Ndreca. – “Kë Sal, o? Ah-ahh, at b…q…, at’ shkërdhatën, pederastin? – shprehi habi Marku. – Për njikët e keni lidh, a”?!

– “Po, or shoq, a e din se asht mik i operativit, hej”?! – iu përgjigj tjetri. – “Po, qe besa, e dij mir boll! Por dij q’asht ene imoral, or shoq! Ç’m’ paska ba hakun, burra”! – “Pruhu, Mark, ik bre, na len t’bajm punën”! Me fytyrën mes baltës, dëgjova hapat e Mark “mustakuqit” të bënin tej, ndërsa të tjerët mbaruan lidhjen, më ngritën në këmbë e, më kthyen drej shtyllës elektrike, nën karakollit të rojës.

Më dhanë një shqelm në të pasmet, që u pasua nga një i dytë dhe nga një e shtyme e beftë, pas kurrizit. Këmbët m’u ngatërruan ke-qazi me njëra tjetrën. Duke u kalamendur, iu drejtova trungut të shtyllës si flurudhë dhe me siguri do kisha pësuar dëme serioze, sikur para përplasjes fatale të mos bëja përpjekje mbinjerëzore. Zhepova paksa në një krah. Koka shpëtoi, por e pësoi supi. Një dhimbje llahtarë, më sëmboi në zemër. Duket, klavikula kish marr krisje. U plasa pa ndjenja mbi një gëmushë trëndafilash të egër. Humba në eter.

Atëbotë, i pandërgjegjshëm për veprimet e mëtejshme që ndërmorën me trupin tim, s’kuptova se ç’u bë. Më pas, kur do vija në vete, i mora me mend. Ata, më kishin kryqëzuar atyllës, ashtu të kllaposur, më kishin braktisur në mëshirë të llohës. Më shumë do më rrëfenin bashkëvuajtësit, kur dola nga biruca. Ata e kishin ndjekur skenën nga lartësia e kodrës, ku çdo detaj, dukej si në pëllëmbë të dorës. Nuk di të them saktësisht, sa kohë duhet të kem nusëruar kështu. Por, ndjeva mbi fytyrë të më përplasej një gulsh i ftohtë uji, nakatosur me gjilpërëza që m’u ngulën në mish. Nofullat dridheshin e dhëmbët trokëllinin pareshtur.

Llohja e shiu më rrihte me pareshtur. Rrymat e forta të luginës së Fanit, rrëmbenin dhe vërtisnin në furinë e tyre çmendurake valët e ujit mbi kurmin tim. I ftohti i kthente pikëzat në thumba akulli, që jepnin mes fishkëllimave të thekëve të një kamxhiku. Pozicioni kllaposur pas shtyllës, e dyfishoi torturën, s’arrija të lëvizja krahët, as këmbët, asnjë pjesë të trupit. Nga dhimbjet therëse, arrita të gjej se më kishin lidhur trefish; te supet poshtë qafës, te duart në bel, poshtë gjunjëve, te kërcinjtë. Dridhërima më kaploi çdo qelizë, ndjeja të ftohtin kur zhytej e mbërrinte palcë.

Peliçja që më veshën shokët pak para se të më rrëmbenin policët, u bë mburoja e parë për ujin, që s’arriti të depërtonte deri në mish. Kishte kaluar mbi gjysma e ditës së punës. Këtë e kuptova kur pashë rojet vertikale të togës së ushtarëve, që zëvendësonin njeri tjetrin nëpër oklle. Në burgje, s’lejonin sahat për të matur kohën. Sikur donin të na thonin; “Për ju, ka ndaluar ora! Koha juaj matet me vite e dhjetëvjeçarë!” Nocioni “orë dhe kohë”, ish bërë shpesh objekt talljesh, mes të dënuarve dhe policëve.

Në një rast në Spaç, miku im Esat Kalaj, duke iu referuar orës si objekt dhe kohës si nocion, u tall hidhët me policin më të ashpër, po edhe më injorantin në burgjet politike, Preng Rrapin. – “Iku ora, or tëj”! – ish ankuar polic Ndreca. – “Sa ka shkue, or Ndrec”! – e kish pyetur tjetri. – “Tash ka kapërcye dymbëdhjetë e kacafiu”! – ia kthen i pari. – “Qe besa, paska shkue vonë”! – shfreu ai që kish pyetur. “Të d’nuem, lueni, se na xuni darka”! – urdhëroi zëlartë Preng Rrapi, me kapadaillëkun prej budallai.

– “S’na duhet vakti, neve, po jeta”! – ja kish kthyer Esat Kala. – “Or tëj, orën e kena na, ju veç prangat keni”! – e kërcënoi Prenga dhe me gishtin tregues, i binte xhamit të një sahati rroskop, lidhur pas kyçit të dorës, me një rrip letre. – “M’a gëzofsh, juve u ka mbetur ora, por ne kemi kohën në dispozicion”! – ja pat kthyer Esati, duke aluduar për të ardhmen që shpresonte se na përkiste ne dhe ideve tona. – “Hekrat, bre, n’birucë, or tëj! Don m’u tall surrati i jot”! – iu kërcënua kapter Prenga dhe Esati përfundoi, një muaj në izolim.

Në mungesë të orës, të dënuarit kishin shpikur ca metoda origjinale, që në kushte lirie, s’mund të imagjinohen sepse s’i hyjnë në punë askujt. Gjatë muajve të verës, kur dita ishte me diell, ora e të burgosurve, ishte fare e thjeshtë; një kunj i ngulur mes një rrethi të ngjashëm me fushën e sahatit, gjithë vijën e harkuar e ndanin në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, që t’i korrespondonin secila një numri. Aq mjeshtëri kishin fituar ata në këtë zeje, saqë në çdo moment të ditës me diell, duke ndjekur lëvizjen e hijes së kunjit, të jepnin me saktësi orën, madje edhe minutën, po t’ua kërkoje. Ora diellore e burgut, mund të krahasohej, për saktësinë e saj, me etalonin e Londrës.

Kam qenë prezent në një rast, kur kujunxhiu nga Durrësi Fran Shiroka, fitoi bastin me disa inxhinierë të lirë. Mbasi u kontrolluan dhjetë orë “Superatllantik” e “Pobieda”, secila prej tyre, ish disa sekonda para apo prapa, kurse kunji i Franit, ishte fiks, i pagabueshëm asnjë sekondë. Shpërblimi prej dy paketash cigare “Partizani”, ishte vërtetë simbolik, por i merituar. Të dënuarit në burgje, kishin edhe aleatë të tjerë, që në rrjedhën e viteve, ishin bërë edhe sahat, edhe miq të pandarë.

Këta sipas rastit, mund të ishin kafshë, shpendë, po edhe zvarranikë: si kali çalaman i Bedenit të Kavajës, lejleku i plagosur i kanaleve kulluese të Thumanës, dallëndyshja e Burrelit, pulëbardha e Skrofotinës, po më tipiku, ai që do 3 në historinë e burgologjisë shqiptare, si qeni i parë antikomunist, “Tartarini”, këlyshi i Spaçit, që në revoltën e 21 majit 1973, përfundoi i dënuar me vdekje, me pushkatim.

Por sipas vendit, aleati mund të edhe një hardhucë, një bretkosë apo një mi, etj. Këta aleatë ishin afruar aq shumë me miqtë e tyre të dënuar, si rrjedhojë e trajtimit me dashuri dhe përkushtim të këtyre të fundit, saqë çdo ditë në orarin i prisnin që t’i shoqëronin, nga kampi në punë, dhe anasjelltas. Ndoshta kur të vij radha, mund t’i përmendim, si ato të ditëve me re dhe në dimër kur moti kish llohë, të dënuarit orientoheshim nëpërmjet veprimeve të togave ushtarake. Ndiqnim me vëmendje rojet, kur zëvendësoheshin nëpër karakolle. Kur ishte ftohtë ushtarët i ndërronin çdo katër orë, ndërsa kur bënte shumë-shumë ngricë, çdo dy orë./ Memorie.al

Diario Crónica (1969) Jehonë në Argjentinë për filmin “Unë kam takuar ciganë të lumtur” me aktorin e madh Bekim Fehmiu

Burimi : Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2024

“Diario Crónica” ka botuar, të enjten e 12 qershorit 1969, në faqen n°20, një shkrim për filmin e suksesshëm “Unë kam takuar ciganë të lumtur” me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Luxor : suksesi cigan

Burimi : Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20

Filmi “Unë kam takuar ciganë të lumtur ose Mbledhësi i puplave” ka hyrë në javën e dytë të shfaqjeve – ngjarje që na gëzon për cilësinë e shkëlqyer të filmit – në kinemanë Luxor, me aktorin e madh Bekim Fehmiu dhe Olivera Vučo në rolet kryesore. Kompania Kinematografike “Norma” njofton se të shtunën do të ofrohet shfaqja e filmit në orët e vona të natës nën kujdesin e Shoqatës së Kronikave Kinematografika të Argjentinës.

Katër presidentë amerikanë janë vrarë, të tjerë janë plagosur dhe sulmuar gjatë historisë

VOA/Marrë nga Associated Press

Përpara atentatit të së shtunës ndaj ish presidentit Donald Trump, ka pasur raste të shumta të dhunës politike që synonin presidentët amerikanë, ish-presidentët dhe kandidatët presidencialë të partive kryesore.

Një vështrim mbi disa nga atentatet dhe përpjekjet për vrasje që kanë ndodhur që nga themelimi i kombit në vitin 1776.

ABRAHAM LINCOLN, presidenti i 16-të

Abraham Lincoln ishte presidenti i parë që u vra, i qëlluar nga John Wilkes Booth më 14 prill 1865, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, po ndiqnin një shfaqje të komedisë “Kushëriri ynë amerikan” në teatrin Ford në Uashington.

Ai u dërgua në një shtëpi përballë teatrit për trajtim mjekësor pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës. Ai vdiq të nesërmen në mëngjes. Mbështetja e tij për të drejtat e zezakëve është përmendur si një motiv për vrasjen e tij.

Abraham Lincoln u pasua nga zëvendëspresidenti Andrew Johnson.

Atentatori Booth u qëllua dhe u vra më 26 prill 1865, pasi u gjet i fshehur në një hambar pranë Bowling Green të Virxhinias.

JAMES GARFIELD, presidenti i 20-të

James Garfield ishte presidenti i dytë që u vra, gjashtë muaj pas mori detyrën. Ai po ecte nëpër një stacion treni në Uashington më 2 korrik të vitit 1881, për të kapur një tren për në New England, kur u qëllua nga atentatori Charles Guiteau.

Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit, u përpoq pa sukses të gjejë plumbin në gjoksin e presidentit Garfield duke përdorur një pajisje që ai e kishte projektuar posaçërisht për presidentin. I plagosur për vdekje presidenti Garfiel qëndroi i shtrirë në Shtëpinë e Bardhë për disa javë, por vdiq në shtator, pasi u dërgua në bregun e Nju Xhersit.

Ai u pasua nga nënpresidenti Chester Arthur.

Atentatori Guiteau u shpall fajtor dhe u ekzekutua në qershor të vitit 1882.

WILLIAM McKINLEY, presidenti i 25-të

William McKinley u qëllua pasi mbajti një fjalim në Buffalo tw Nju Jorkut, me 6 shtator të vitit 1901. Ai po shtrëngonte duart me njerëzit kur një burrë e qëlloi dy herë në gjoks nga afërsia. Mjekët kishin pritur që presidenti McKinley të shërohej, por më pas u shfaq gangrena rreth plagëve.

Presidenti McKinley vdiq më 14 shtator të vitit 1901, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë.

Ai u pasua nga nënpresidenti Theodore Roosevelt.

Leon F. Czolgosz, një i papunë, 28-vjeçar, banor i Detroitit, pranoi se kishte kryer sulmin. Ai u shpall fajtor në gjyq dhe u dënua me vdekje në karrigen elektrike më 29 tetor të vitit 1901.

FRANKLIN D. ROOSEVELT, presidenti i 32-të

Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i zgjedhur, sapo kishte përfunduar një fjalim në Miami nga pjesa e pasme e një makine të hapur, kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Ai nuk u plagos nga të shtënat në shkurt tw vitit 1933 që vranë kryebashkiakun e Çikagos, Anton Cermak.

Guiseppe Zangara u shpall fajtor për sulmin dhe u dënua me vdekje.

HARRY S. TRUMAN, presidenti i 33-të

Harry Truman po qëndronte në Blair House, përballë Shtëpisë së Bardhë, në nëntor të vitit 1950, kur dy persona të armatosur hynë brenda.

Presidenti Truman nuk u plagos, por një polic i Shtëpisë së Bardhë dhe një nga sulmuesit u vranë në një shkëmbim zjarri. Dy policë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë u plagosën.

Oscar Callazo u arrestua dhe u dënua me vdekje. Në vitin 1952, presidenti Truman e ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u lirua nga burgu në vitin 1979 nga presidenti Jimmy Carter.

JOHN F. KENNEDY, presidenti i 35-të

John Kennedy u qëllua për vdekje nga një vrasës i fshehur i armatosur me një pushkë teksa vizitoi Dallasin në nëntor të vitit 1963 me zonjën e parë Jacqueline Kennedy. Të shtënat shpërthyen teksa autokolona e presidentit kaloi nëpër Dealey Plaza në qendër të Dallasit.

John Kennedy u dërgua me urgjencë në Spitalin Memorial Parkland, ku vdiq pas pak.

Ai u pasua nga zëvendëspresidenti Lyndon B. Johnson, i cili u betua në një sallë konferencash në bordin e Air Force One. Ai është i vetmi president që bëri betimin në avion.

Disa orë pas atentatit, policia arrestoi Lee Harvey Oswaldin, i cili dy ditë më vonë ndwrsa po dërgohej nga selia e policisë në burgun e qarkut, u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi të natës në Dallas, Jack Ruby.

GERALD FORD, presidenti i 38-të

Gerald Ford u përball me dy tentativa për vrasje brenda javësh në vitin 1975, por kaloi pa dëme.

Në përpjekjen e parë, presidenti Ford ishte rrugës për në një takim me guvernatorin e Kalifornisë në Sacramento, kur dishepulli i Charles Manson, Lynette “Squeaky” Fromme, çau mes një turme në rrugë, nxori një pistoletë gjysmë automatike dhe ia drejtoi presidentit. Arma nuk shkrepi.

Fromme u dënua me burg dhe u lirua në vitin 2009.

Vetëm 17 ditë më vonë një grua tjetër, Sara Jane Moore, u përball me presidentin Ford jashtë një hoteli në San Francisko. Ajo qëlloi me armë dhe dështoi të qëllonte presidentin. Një kalimtar rasti e zuri nga krahu teksa po përpiqej të qëllonte sërish.

Sara Jane Moore u dërgua me burgim dhe u lirua në vitin 2007.

RONALD REAGAN, presidenti i 40-të

Ronald Reagan po largohej nga një fjalim në Uashington, po ecte drejt autokolonës së tij kur u qëllua nga John Hinckley Jr., i cili ishte në turmë.

Presidenti Reagan u shërua nga plagët e pësuara në marsin e vitit 1981. Tre persona të tjerë u qëlluan, përfshirë sekretarin e tij të shtypit, James Brady, i cili ishte pjesërisht i paralizuar si pasojë e plagëve.

John Hinckley u arrestua dhe u mbyll në një spital psikiatrik pasi një juri e shpalli atë të pafajshëm për shkak të gjendjes mendore. Në vitin 2022, Hinckley u lirua nga mbikëqyrja pasi një gjykatës përcaktoi se ai “nuk ishte më një rrezik për veten ose të tjerët”.

GEORGE W. BUSH, presidenti i 43-të

George W. Bush po merrte pjesë në një tubim në Tbilisi në vitin 2005 me presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvili, kur një granatë dore u hodh drejt tij.

Të dy burrat ishin pas një mburoje antiplumb kur granata, e mbështjellë me leckë, ra rreth 30 metra larg tyre. Granata nuk shpërtheu.

Vladimir Arutyunian u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

THEODORE ROOSEVELT, kandidat për president

Ish presidenti u qëllua në Milwaukee në vitin 1912 gjatë fushatës për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku kishte shërbyer më parë për dy mandate si president.

Letrat e palosura dhe një këllëf metalik i syzeve në xhepin e z. Roosevelt me sa duket e dobësuan goditjen e plumbit dhe ai nuk u plagos rëndë.

John Schrank u arrestua dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në spitalet e shëndetit mendor.

ROBERT F. KENNEDY, kandidat për president

Robert Kennedy po synonte emërimin e Demokratëve kur u vra në një hotel në Los Anxhelos, pak kohë pasi mbajti fjalimin e tij të fitores në zgjedhjet paraprake në Kaliforni të vitit 1968.

Kennedy ishte një senator amerikan nga Nju Jorku dhe vëllai i presidentit John F. Kennedy, i cili u vra pesë vjet më herët.

Pesë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat.

Sirhan Sirhan u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Kjo u ndryshua në burgim të përjetshëm.

GEORGE C. WALLACE, kandidat për president

George Wallace po synonte emërimin si kandidat presidencial nga demokratët kur u qëllua gjatë një ndalese fushate në Maryland në vitin 1972, një incident që e la atë të paralizuar nga beli e poshtë.

Zoti Wallace, guvernator i Alabamës, ishte i njohur për pikëpamjet e tij segregacioniste, nga të cilat më vonë hoqi dorë.

Arthur Bremer u dënua me burgim pas sulmit dhe u lirua në vitin 2007.

Nga Truman e Kennedy te Reagan e Trump, atentatet më të bujshme në politikën amerikane- Ç’na tregon historia

Sulmi me armë ndaj Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është konsideruar nga shërbimet sekrete si atentati më serioz ndaj një Presidenti apo ish-Presidenti amerikan që nga viti 1981.

Më 30 mars 1981, Presidenti Ronald Reagan u qëllua jashtë hotelit Hilton në Washington, D.C., nga John Hinckley Jr. Ky sulm ndodhi vetëm disa muaj pasi Reagan kishte marrë detyrën si President i SHBA-së, dhe u bë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të tronditshme të dekadës.

Reagan u plagos rëndë, por mbijetoi. Tre persona të tjerë u plagosën: James Brady (sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë), Thomas Delahanty (oficer policie), dhe Timothy McCarthy (agjent i Shërbimit Sekret). Ngjarja përforcoi imazhin e Reagan si një lider i fortë dhe ndihmoi në rritjen e popullaritetit të tij. Sulmi gjithashtu çoi në ndryshime në ligjet e sigurisë dhe përforcimin e masave mbrojtëse për presidentin.

Sulmi me armë që ndodhi ndaj Donald Trump është i fundit në një seri sulmesh që kanë ndodhur përgjatë dekadave ndaj figurave politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në janar të 2011 u sulmua me armë anëtarja e Dhomës Përfaqësuese, Gabriell Gifords. Sulmi ndodhi në qytetin Takson, në shtetin jugperëndimor Arizona të Shteteve të Bashkuara. Ajo sapo kishte përfunduar bisedën e saj me banorët lokalë, si pjesë e një nisme të re të Partisë Demokratike e quajtur “Kongresi në këndin tuaj”, kur një person i armatosur e kishte shkrepur armën kundër saj në kokë. Ajo u plagos në gjendje kritike.

Nga ky sulm u vranë gjashtë persona, disa të tjerë u plagosën, ndërsa Amerika u shokua. Policia e ka arrestuar të armatosurin e dyshuar. Anëtari i fundit i Kongresit ishte vrarë para 30 vjetësh.

Ishte 18 nëntori i vitit 1978, kur anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-ve, Leo Rajan, demokrat nga Kalifornia, ishte në mes të udhëtimit të tij për në Guajana, shtet në pjesën veriore të Afrikës së Jugut.

Ai dhe stafi i tij po zhvillonin hetime për raportet se kulti amerikan, i quajtur Tempulli i Popullit, fillimisht me prejardhje nga rajoni i distriktit kongresional të Rajanit në San Francisko, ishte rivendosur në këtë hapësirë dhe po i mbante njerëzit kundër vullnetit të tyre.

Ai u tha anëtarëve të kultit se ishin të lirë të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara së bashku me të.

Por, Leo Rajan dhe përcjellësit e tij ishin sulmuar nga anëtarët e Tempullit të Popullit, afër vendit Xhonstaun.

Capture1
Capture1

Atentatet

Leo Rajan dhe katër persona të tjerë u vranë. Më vonë, më se 900 pjesëtarë të Tempullit të Popullit bënë vetëvrasje masive, në ngjarjen e njohur me emrin “Masakra Xhonstaun”.

Para atentatit kundër zotit Rajan, anëtari i fundit i Kongresit që ishte vrarë në atë kohë, ishte senatori Robert Kenedi, që po synonte nominimin presidencial në Partinë Demokratike, në vitin 1968.

Pasi kishte arritur një fitore madhore në Kaliforni, më 6 qershor të vitit 1968, Kenedi mbajti një fjalim të paluhatshëm dhe u vra disa momente më vonë nga Sirhan Sirhan, një palestinezo-amerikan, i cili pati thënë se ishte i motivuar nga zemërimi i tij për politikën e Kenedit ndaj Lindjes së Mesme.

Më tepër se tri dekada para vrasjes së Robert Kenedit, një tjetër senator me ambicie presidenciale, Huej Long, nga Luiziana, ishte vrarë. Atë e kishte vrarë nipi i kundërshtarit të tij të ashpër politik.

Xhejms Hinds, që e kishte përfaqësuar Arkanzasin menjëherë pas Luftës Civile Amerikane, ishte vrarë nga një anëtar i Ku Klux Klan, gjatë një ngjarjeje publike në vitin 1868.

Pak minuta para vrasjes së presidentit Xhon F. Kenedi, 22 nëntor 1963.

Vrasjet e presidentëve janë më tepër të njohura, e veçanërisht vrasja e ish-presidentit Xhon F. Kenedi, i cili ishte vrarë në Dallas të shtetit Teksas, në nëntor të vitit 1963.

Në atë kohë, televizionet e kishin ndërprerë programin e tyre të rregullt për ta dhënë lajmin e vrasjes.

Ja se si u bë kjo në rrjetin CBS, kur u ndërpre një program argëtues:

“Në Dallas të Teksasit, tri herë u qëllua konvoji i veturave të presidentit Kenedi, në qendër të Dallasit. Raportet e para thonë se presidenti Kenedi është plagosur seriozisht nga këto të shtëna”, pati raportuar CBS, në nëntor të vitit 1963.

Vrasja e Xhon Kenedit pati ndikim të gjatë në shumë amerikanë. Njerëzit qanin hapur nëpër rrugë, shkollat ishin mbyllur, ndërsa tubime përkujtimi të menjëhershme ishin mbajtur në shumë qytete.

Tre presidentë të tjerë po ashtu janë vrarë: Abraham Linkoln në vitin 1865, Uilliam Mekinli më 1901 dhe Xhejms Garfild në vitin 1881.

Disa presidentë të tjerë u shpëtuan atentateve. Kjo i ka ndodhur dhe ish-presidentit Ronald Reagan, i cili ishte qëlluar në qafë, më 30 mars, 1981, pas vetëm 69 ditësh në presidencë. Zoti Regan i kishte shpëtuar atentatit, edhe pse kishte humbur gjysmën e gjakut të tij.

Në vitin 1975, kundër ish-presidentit Gerard Ford ishin ndërmarrë dy sulme me armë gjatë një muaji.

Në vitin 1950, dy nacionalistë portorikanë ishin përpjekur të vrisnin presidentin Heri Truman. U shkëmbye zjarr me sigurinë e zotit Truman, por nuk ia dolën ta qëllojnë presidentin. bw

MARY EDITH  DURHAM E  SHKODRA  EUROPJANE- Nga Fritz EADOVANI: PJESA E PARË

MARY EDITH DURHAM

(1863 – 1944)

 

Kështu e thirri Edith Durham Shkodren në 1901: “Shkodra Europjane!”

Mary Edith Arthur DURHAM ishte vajza e madhe prej tetë fëmijve që kishte një mjek kirurg i njohun në Londer Arthuro Durham. Në moshë të vogel u çfaqën tek kjo vajzë prirjet per art. Talenti i saj i dha drejtim që në moshë të vogel drejtë Akademisë së njoftun Mretnore t’ Arteve.

Vdekja e Babës Arthur i hapi probleme mbasi kishte edhe nanen e smurë dhe i duhej kujdes i madh per ate. E kjo nuk ishte punë ditësh po vitesh.

Kur Edith ishte në moshen 37 vjeçare, mjekët e këshilluene që do t’ ishte mirë me ba një pushim jashta  Londres, që të qetsohej. E ashtu bani!

U nis fillimisht në Triestë e prej aty me një anije të Austrisë, pronarit të njoftun Llojd, udhtoi drejtë Kotorrit e në Cetinë të Malit të Zi. Ishte muej Gusht i vitit 1900, kur Edith shkruen: “Kur xuna përherë të parë një fill të lamshit ballkanik, pa kuptue se sa thellë do të ngatërroheshe ma vonë dhe, aq ma pak, se si ky lamsh do të mplekste ma në fund gjithë botën”.

VIZITA E PARË E MARY EDITH DURHAM NË SHQIPNI

 

Mbas një qendrimi disamujor në Mal të Zi, u nis per vizitë në Shqipni.

Ishte viti 1901 kur Edith Durham viziton perherë të parë Shqipninë dhe u vendos në qytetin e Shkodres, per të cilin Ajo ka shkrue: ‘U mahnita nga energjia dhe origjinaliteti i popullit Shqiptar… “Shkodra më bani për vete. Kishte ngjyrë, jetë, art. Banorët ishin miqësorë dhe të aftë dhe, nuk e kalonin kohën tue pi raki apo tue u sorollatë poshtë e përpjetë rrugave, si në Cetinë. Kishte mbi vete diçka të njerëzishme”.

Mendoj se:“Miss Edith DURHAM asht personi ma i Nderuem jo Shqiptar, që ka vizitue Shkodren në Shek. XX, dhe ka vlersue tej mase qytetarët e atij Qyteti Hero si asnjë i huej, që ka shkelë aso kohe në kalldramet e rrugave të Shkodres së nderueme të Ilirisë së vjeter pranë Rozafës!”

Në Shkoder Ajo u vendos në shtëpinë e Mark Shantojës, i cili ma vonë u ba shoqnuesi i saj në udhëtimet e viseve të Veriut Shqiptar. Gjatë këtyne udhëtimeve ajo mblodhi dhe shënoi ngjarje e histori si dhe fotografoi afër pothuaj çdo aspekt të jetës së fshatëve malore, tue grumbullue një arkiv të pasun nga trashigimia kulturore shekullore e qytetit të vjeter.

Mary Edith Durham që në momentet e para të ardhjes në Shqipni tregon se Ajo asht shumë e perkushtueme per çështjen Shqiptare.

Mbas Luftës së Parë Botnore Edith Durham u kthye në Londer dhe në vitin 1918, ishte sekretare e Shoqatës Angli – Shqipni që u themelue nga Aubrey Herbert në Londer, per mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarve.

Edith Durham u perpoq per njohjen e Shqipnisë në Lidhje të Kombeve.

U angazhue kryesisht në vitin 1920 si Mike e Shqiptarve, dhe qendroi pa u shkëputë asnjëherë nga mbrojtja e të drejtave të tyne deri në vdekje.

Në vitin 1939 Ajo ishte 76 vjeç dhe doli me pankartë në rrugët e Londres, të shkrueme anglisht: “Larg duertë prej Shqipnisë!”. Ishte dishka krejt’ e paparashikueshme nga londinezët një qendrim i këtillë i Saj!

Edit Durham në moshen 81 vjeçare, me 15 Nandor 1944, u nda kso jete!

Po, Emni i Saj mbeti i Perjetshem në Zemrat e Shqiptarve me Veprat që Edith Durham i ka lanë të shkrueme Popullit Shqiptar aq të dashtun me disa episode të panjoftuna po të perjetëshme në zhvillimet e Tij historike.

Në 25 vjetë Ajo i la Popullit Anglez dhe Shqiptar këto Vepra që kurr nuk do të shlyhen nga kujtesa historike dhe publiçistike e Shekullit XX:

“Nëpër tokat e serbëve” (1904). “Brenga e Ballkanit” (1905), “Shqipnia e Epërme” (1909), “Lufta për Shkodren” (1914), “Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike” (1920) dhe “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” (1928), pa shenue këtu publiçistiken e shkelqyeshme të Miss Mary Edth Durham.

Asht shumë interesante që Edith Durham erdhi krejt rastësisht tek ne në Shqipni dhe në një kohë aq të shkurtë ka shpreh kur ishte këtu si dhe në librat e Saja, mendime të vlefshme per kulturen tonë dhe trashigiminë e saj e, posaçerisht per Shqipninë e Veriut dhe malsorët e Alpeve tona.

Ajo jo vetem jep mendime të vlefshme per krahinat tona të Veriut po, ajo që ka një randësi të madhe per ne, asht se shqiptarët dhe të huejt do të mësojnë nga Ajo disa të vërteta nga historia e tyne, dhe shumë të dhana për kombin, për trashëgiminë tonë kulturore, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve dhe të Fuqive të Mëdha në fillim të shek. XX, si dhe në vazhdim kundrejt Shqipnisë, tokave té saja dhe qeverisjes sonë. Referencat e Saja janë udhzime të vlefshme per studjuesit tonë të ardhëshem në të gjitha fushat e ndryshme shkencore dhe kryesisht ato historike e gjuhësore.

Edith Durham u njoh me popullin tonë e Ajo u ba, jo vetëm dashamirse e  shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm një përshkruese dhe studjuese e traditave dhe e ngjarjeve të tij, jo vetëm një flamurtare e flaktë e të drejtave të Popullit Shqiptar, por edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e pershkrimit saktë të disa ngjarjeve si kroniste besnike e tyne, me një fjalë, Ajo ishte një luftëtare e dejë dhe e zjarrtë e çështjes Shqiptare.
Me qëllime të caktueme  nënvleftësuese të krijimtarisë së Saj ka shumë pseudoshkencëtarë që e cilsojnë Atë nder shkrimet e veta si shqiptarofile dhe me epitete të tjera, nga i vetmi qellim që asht një “mëkat” që Ajo e kishte, sepse ushqente simpati e ndjenja të sinqerta ndaj popullit Shqiptar, tue vue vedin perballë në mbrojtje të së vërtetës historike dhe të çeshtjës Shqiptare.

Ajo ishte me të vërtetë një e huej proshqiptare por asnjëherë nuk ishte armiqësore me popujt serb e atë malazez, por ishte kundër politikës së tyne gjithnjë pushtuese ndaj trojeve Shqiptare. Sa ishte gjallë, epiteteve të këtilla që i venin të huejtë kurr nuk ju asht pergjegjë, përkundrazi, miqësinë me Popullin Shqiptar e konsideronte një fat të madh, që Ate e bante edhe ma krenare dhe të lumtun në jeten e Saj. Edith Durham ishte rast i rrallë me një përkushtimi të këtillë ndaj fateve të një populli mik.

Ndoshta ndikonte edhe ajo që pernatyrë kje intelektuale e guximshme.
Edith Durham ishte parimore e mbi të gjitha guximtare. Ajo nuk kishte paragjykime ndaj popujve të tjerë ballkanikë, por i gjykonte çështjet me drejtësi. Ajo tue veshtrue popujt e Ballkanit, i cili popullohej nga sllavët dhe shqiptarët arriti të kuptonte shumë mirë intrigat, mbrapaskenat dhe veprimet djallëzore të serbëve dhe malazezëve ndaj Popullit Shqiptar.

E ato ngjarje dalin të sakta nga pershkrimet e historianit Nail Draga, i cili shpjegon sesi Mit’hat Frashëri, që në vitin 1914 në gazetën “Liri e Shqipërisë” shkruente: “Miss Durhamit, shkrimtares angleze, duhet t’i shprehim mirënjohjen më të madhe dhe t’i blejmë një penë të florinjtë për të mirat që ka bërë ndaj Shqipërisë”.

***
Mbas ramies së diktaturës dhe miratimit të pluralizmit në Shqipni nga viti 1992 e ma vonë, kanë fillue të botohen veprat e Edit Durham, të plota pa çensurë. Duhet cilsue puna plot pasion e profesionalizëm e shtëpive botuese si ARGETA –LMG, Camaj-Pipaj, Arbëria, Dituria etj., në botimin e veprave të Edith Durham të plota  dhe të përkthyeme në shqip.

Veprimtaria e saj hulumtuese e botuese ka kenë nxitje nga autoritete të ndryshme shkencore e kulturore, ku i janë kushtue artikuj, studime e botime të veçanta. Në gamën e këtyre botimeve bajnë pjesë: Afrim Q.Karagjozi, Mary Edith Durham,Tiranë, 2012, Medina Çoba, Mary Edith Durham dhe Shqiptarët, Tetovë, 2014,Marcus Tanner, Mbretëresha e Malësisë-Edith Durham dhe Ballkani, Prishtinë, 2017 etj.

Tue analizue jetën dhe veprimtarinë e Edith Durham, del se Ajo ishte grue e fortë, me kurajo, energjike, e dhanun mbas historisë, të shkruemit e saktë të saj dhe pikturës. Pra, ishte një grue ndryshe nga të tjerat.

Në vend të jetës së qetë dhe angazhimeve artistike Durham zgjodhi të kundërten, sepse jeta e saj nga koha kur la Anglinë, mori tjetër kthesë. Për 20 vjet Ajo jetoi në Ballkan. Punoi tue mbledhë materiale historike, tue i shkrue nder librat e saja e tue pikturue nder revista të kohes vepra me vlerë dhe të perjetëshme nder Shekuj.

Mblodhi folklorin dhe trashëgiminë kulturore të zonave ku qëndroi. Ajo ju përkushtue shpirtnisht çështjes Shqiptare. Aty ku i shkeli kamba e ku qëndroi në viset Shqiptare u mirëprit nga Malsorët Shqiptarë.

Sot dokumentat e saja mbahen në Muzeun e Njerëzimit (Museum of Mankind). Instituti Mbretëror Antropologjik (The Royal Anthropological Institute) në Londër ruen shumë prej tyne, ndërsa koleksioni i madh me bizhuteri të grumbullueme në Ballkan ndodhet në Muzeun e Oksfordit e atë të Halifaksit. Po ashtu dhe Muzeu Banfield ka një mostër prezentuese rreth jetës dhe veprimtarisë së saj të plotë.

Në Ulqin ka një rrugë me emnin e saj. Ajo ishte e pranishme edhe në Ulqin, ku në shkrimet e saj disaherë e ka trajtue Ulqinin, e madje ka pikturue edhe një rrugë në këtë qytet në drejtim të Ranës e Kalasë, gja që ka kenë motiv i mjaftueshëm që një rrugë të emërtohet me emnin e saj,

Edith DURHAM për shqiptarët:

Gjithnjë Ajo thonte dhe shkruente se:

“Ai asht zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tanë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit asht vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Mretit Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepsave Shqiptarë.

Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë Shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme – siç thotë Mis Durhami – shumica e formësimeve artistike që prap bahen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetuna në varrezat e tyne parahistorike, sa që sëbashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëgue nga Ilirët e lashtë.

Pastërtia shtëpiake e Shqiptarit mund të jetë një shembull për shumë të tjerë.” Asht shumë interesant mënyra e vezhgimit t’ Edith Durham. Ajo ka sy të mprehtë e të jep pershtypjen se “asgja nuk i shpeton synit Saj”!

Jeta dhe veprat e Edith Durham janë të doemosdoshme që medoemos sot të studjohen nga rinia Shqiptare dhe të vehen në jetë nga Shqiptarët!

Edith DURHAM asht e vetmja shkrimtare në Botë, që e ka vlersue dhe, që e ka cilsue në shkrimet e Saja “Shkodren Europjane” si asnjëtjeter!

Vlera e veprave qendron se Edith DURHAM asnjëherë nuk ka gabue!

            Vazhdon Pjesa e Dytë.

            Melbourne, 13 Korrik 2024.

 

“Doktor vëllai yt iku nga kjo jetë, me gropën që i la në trup çizmja e Bedri Spahiut në qelitë e burgut të Tiranës…”- Dëshmia e rrallë e ish-policit

17 shtatori i vitit 1947 do të ishte dita e fundit e jetës së juristit Ferit Hysenbegasi, i përfshirë në procesin e dytë të ashtuquajturit “Gjyqit të deputetëve”. Pas afro nëntë muajsh tortura të tmerrshme në hetuesi, ai kishte mbyllur sytë, pikërisht atë ditë, kur në gjoks, kishte marrë një goditje të fortë me çizme, nga Bedri Spahiu, i cili kishte shfryrë gjithë inatin e një procesi që nuk po shkonte, siç regjimi donte dhe kish parashikuar. Pas asaj goditjeje, Ferit Hysenbegasi, kishte mbyllur sytë përgjithmonë.

Në shtëpinë e tij në Tiranë, bashkëshortja Qanie me katër djemtë Ylviun, Fatosin, Bardhylin dhe Tanushin, nuk dinin asgjë për fundin e tij tragjik. Ata shpresonin se gjithçka do të sqarohej dhe Feriti do të kthehej në shtëpi, pasi ai kurrë nuk ishte përfshirë politikisht, në asnjë periudhë të karrierës së tij si jurist.

Por ai nuk u kthye më kurrë në familje, as i gjallë dhe as i vdekur. Sot e gjithë ditën familjarët kërkojnë të zbardhin misterin e aktit tragjik e të zbulojnë varrin e fshehtë ku regjimi e degdisi për të zhdukur çdo gjurmë.

Siç ka shpjeguar i biri, Bardhyli, në një rrëfim publik të tij në media, sinjalin e parë për rrethanat e vdekjes së babait e kishin marrë vetëm në fillim të viteve ’70-të, rreth 25 vjet pas vdekjes së tij nën tortura.

Bardhyli tregon: “Aty nga fillimi i viteve ’70-të, një burrë nga një fshat i Korçës, me një fëmijë të vogël të sëmurë për dore, nipin e tij, merr rrugën drejt Vlorës dhe troket në shtëpinë e doktor Isufit (vëllai i juristit Ferit Hysenbegasi). Im ungj, human i pakursyer, siç e njohën të gjithë, e viziton djalin me kujdes, teksa fshatarit po i rridhnin lot nga sytë.

E pyet; “Ç‘ke, pse qan, mos u shqetëso, do të ta shëroj djalin” dhe ai i thotë se në vërtetë, qante për një peng të vjetër. Në ‘47-ën ai kishte qenë polic dhe kishte qenë dëshmitar pikërisht në vdekjen e Ferit Hysenbegasit. Rrëfimi i tij për doktor Isufin ishte ky: “Isha polic në Tiranë në ‘47-ën, te burgu ku mbanin të arrestuarit në dhomat e paraburgimit. Atje ishte edhe vëllai yt, Feriti. E torturonin vazhdimisht.

Një ditë hetuesi po e merrte në pyetje e po e torturonte egërsisht, të varur me kokë poshtë. Kur hetuesi del nga qelia, Bedri Spahiu që po priste jashtë i thotë: ‘Hë mo, nxori gjë’?! ‘Jo’, i përgjigjet ai. Atëhere Bedriu i tërbuar, hyri vet në qeli dhe, duke bërtitur e sharë: ‘Po fol, mor qen’, dhe e godet në gjoks, me majën e çizmes, fort…! Për vdekje. Kështu doktor, ti nuk e di, por vëllai yt, iku nga kjo jetë me gropën që i la në trup, çizmja e Bedri Spahiut”.

Më tej, pas hetimeve të tjera të familjes, Bardhyli kujton, se si kishte marrë vesh edhe mënyrën e tjetërsimit dhe fshehjes së aktit të vrasjes në hetuesi, duke e kamufluar si “atak kardiak” përmes një raporti mjekësor.

Bardhyli tregon se në vitin ‘91, në kuadër të rehabilitimit të të përndjekurve politikë, ndërsa përpiqej të gjente dokumente për statusin e të atit, dhe pas zhgënjimit që haste në të gjithë zyrat e shtetit, sipas informacioneve të zbuluara në rrugë private, ai kishte gjetur emrin e një mjeku në Tiranë, doktor Petraq Progri, i cili kishte nënshkruar raportin mjekësor.

“Ky zotni burrë, i moshuar, kur mori vesh se i biri i kujt isha, më futi në shtëpi. I thashë se më duhej të vërtetoja që im atë, kishte vdekur në burg e, s‘po gjeja dokumente dhe se ‘kam dijeni që ju keni lëshuar një raport mjekësor’, më tha: ‘Dëgjo, mor bir, është e vërtetë. Në atë kohë unë isha mjek ushtarak.

Një mbas dite më thërret Mihallaq Ziçishti nga Ministria e Brendshme, e më thotë se kishin në burg një të burgosur të sëmurë, që duhej ta vizitoja. Vete atje, hyj në qeli dhe ç‘të shoh? Feriti i vdekur, i degraduar nga torturat. Më detyruan të lëshoj një raport mjekësor, ku të shënoja se ai kishte vdekur nga zemra”.

Ferit Hysenbegasin e arrestuan në prag të vitit të ri 1947, dy ditë pasi i kishin hedhur prangat të vëllait të tij, mjekut Isuf Hysenbegasi. Pas muajve të gjatë e me tortura nga kjo hetuesi, do të dilte i gjallë vetëm Isufi, i cili kaloi kalvarin e tij të gjatë të vuajtjeve dhe torturave, në kampet e tmerrshme të të burgosurve politikë.

Ndërkaq, familja nuk ishte lajmëruar për vdekjen e juristit Ferit Hysenbegasi. Të vërtetën do ta zbulonin pjesërisht, një ditë, kur rastësisht bashkëshortja e tij Qania, pasi kishte shkuar për t’i çuar ndërresa dhe ushqim në birucat e hetuesisë, kupton se atij i kishte ndodhur diçka.

I thanë se ai nuk ndodhej më aty. Pasi u bind për vdekjen e tij, ajo këmbëngul zyrë më zyrë, duke u përpjekur, që të merrte të paktën trupin e të shoqit, por Qania, me gjithë përpjekjet që bëri, nuk pati asnjë rezultat. Trupin e kishin zhdukur me qëllim, për të fshehur edhe krimin që kishte ndodhur në dhomën e hetuesisë.

Ferit Hysenbegasi ende sot rezulton pa varr. Ai lindi në Pogradec më 1911. Mbaroi studimet e larta për drejtësi në Beograd në vitin 1933 dhe ushtroi profesionin e gjykatësit në disa rrethe të vendit, si gjatë viteve të mbretërisë ashtu edhe gjatë viteve të Luftës. U arrestua në ditët e fundit të dhjetorit 1946 dhe, pas afro 9 muajve hetuesi, vdiq nën tortura pasi ishte qëlluar fort në gjoks nga Bedri Spahiu. Zyrtarisht vdekja e tij u raportua si atak kardiak, ndërsa trupi, pavarësisht kërkesave dhe insistimit të familjes, nuk iu kthye kurrë.

Të dhënat e këtij shkrimi, i referohen rrëfimeve të Bardhyl Hysenbegasit, djalit të juristit, Ferit Hysenbegasi./ Memorie.al

Dosja ‘Gjikoka’ çon në SPAK edhe Tan Lamen- Ish-kreu i ASHK me mbi 15 prona, shtëpinë pa leje në Qerret e legalizoi vetë

Një apartament i regjistruar në emër të Artan Lames, që ndodhet në një godinë 3 katëshe, e cila është ndërtuar pa lejë në zonën e Qerretit të Kavajës, është bërë shkak i depozitimit të një dosje voluminoze në prokurorinë e posaçme SPAK.

Çështja kundër Lames, është futur brenda zyrave të BKH në një periudhë kur SPAK ka vënë përpara me hetime konkrete tre bashkiakë të Himarës, si Alfred Belerin, Jorgo Goron dhe se fundmi Arqile Bollanon.

Sipas raportimeve të mediave është mësuar nga burime pranë SPAK, se ish-kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është kallëzuar për 5 akuza, duke filluar nga “Shpërdorimi i detyrës”, “korrupsioni pasiv i funksionarit të lartë shtetëror”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Refuzimi për deklarimin e pasurisë” dhe “Ndërtimi pa lejë”.

Denoncimi është bërë nga 76-vjeçaria nga Dhërmiu, Androniqi Koka, e cila katër ditë më parë ju drejtua zyrave të SPAK, me një kallëzim kundër Artan Lames dhe disa zyrtarëve të tjerë të ALUIZNI-t dhe ASHK-së në Vlorë, duke pretenduar se personat e denoncuar kanë vepruar si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Përmes këtij kallëzimi kërkohet që SPAK të verifikojë përgjegjësisë i një sërë veprimesh të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të Vlorës, të cilët kanë mbyllur çështjen.

Lames i janë zbuluar mbi 15 pasuri të ndryshme në Tiranë dhe zona bregdetare, të cilat janë Troje, Llogari bankare, Automjet dhe apartamente në Tiranë dhe zona bregdetare.

Mes 15 pasurive, që tashmë do merren në verifikim nga SPAK, në njërën prej tyre është një apartament me sipërfaqe totale prej 108.94 m2, i cili rezulton të jetë ndërtuar pa lejë në kohën kur Lame ka qenë drejtor legalizimeve dhe është legalizuar prej tij në konflikt të pastër interesi.

Leja e legalizimit e datës 3 shkurt 2015 mban Nr.700261 dhe në lidhje me këtë fakt në kallëzim, i kërkohet SPAK që përveçse të hetojnë faktin se si është krijuar kjo pasuri, me çfarë të ardhurash financiare, por të hetohet edhe fakti penal i ndërtimit pa leje.

“…Artan Lame ka ndërtuar pa leje në tokën “SHTET” dhe më pas e ka legalizuar po vetë, në vitin 2015 e vërtetuar kjo plotësisht me kartelën e pasurisë në emër të këtij shtetasi. Fakti i ndërtimit pa lejë përbën vepër e kryer nga funksionari i lartë shtetëror dhe si e tillë duhet të hetohet nga SPAK…”-thuhet në dosjen voluminoze.

Ndër të tjera në kallëzim evidentohet fakti se Lame ka “Shpërdoruar detyrën” dhe ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” në kohën kur ka qenë drejtor i përgjithshëm i ASHK-së.

Në dosje thuhet se Lame është i implikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në tjetërsimin e një hoteli në Dhërmi të Himarës. Artan Lame ka qenë aktor kryesor në tjetërsimin e 12 objekteve, mbi këtë sipërfaqe toke.

Përveç ish-kreut të kadastrës Artan Lame të kallëzuar për “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga Grupi i Strukturuar Kriminal” janë kallëzuar Ardian Musta, ish-kreu i ALUIZNI Në Vlorë, Adiseldo Rrapaj punonjës i ALUIZNI-t në Vlorë, Helidon Gjikoka përfituesi i paligjshëm i pronës dhe 12 objekteve në kompleksin e ndërtuar në Dhërmi.

Ariton Kasaj me detyrë jurist, Enida Bukuroshi, Jonida Hallvaxhiu, Denis Metaj, Erdet Mandi, Arbër Jaupaj, Mimoza Rushani, Krupskaja Gjika, Andi Haxhiaj, Ermal Mahilaj, Vezir Gjikoka, Polikson Halilaj me detyrë IT- pranë ASHK Vlorë, Mandi Jaho specialist pranë ASHK Vlorë, Klesta Koçi, Erion Zoto në cilësinë e drejtorit të auditit ASHK Vlorë dhe Klajdi Celiku, kanë vepruar si grup kriminal duke kryer veprime të njëpasnjëshme në dëm të kallëzueses Androniqi Koka, të cilës i kanë tjetërsuar pronën.

Sipas provave të paraqitura në SPAK thuhet se provohet që i personat e kallëzuar të kenë kryer veprime në kuadër të Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Pasi ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, e provuar njohja midis Adiseldo Rrapaj, Helidon Gjikoka dhe Ariton Kasaj me deklarimet e dhëna nga Ariton Kasaj në video-përgjim, ku provohet se Adiseldo Rrapaj thotë se: ”…e kemi me dokumente moj gocë hidhu pupthi ti nuk ke se çfarë na bënë…”. Kjo video është regjistruar në pronën që është vjedhur.

Lindin dyshime se Adiseldo Rrapaj është përfitues faktik i kësaj prone e marrë nëpërmjet mashtrimit, kjo për faktin se ai thotë se:“…e kemi me dokumente…” që do të thotë se dhe ai ka pjesë takuese në këtë kompleks dhe përderisa ai ka përfituar nga ky kompleks pasuri dhe nga ana tjetër ka legalizuar praktikën me dokumente të falsifikuar, padyshim që kemi të bëjmë me dyshime të arsyeshme për veprën penale të korrupsionit.

Këta shtetas kanë në mënyrë të organizuar dhe me role të posaçme. Dhe organiziatori i veprës penale është shetasi Adiseldo Rrapaj, përfitues në mënyrë faktike të pronës në bashkpunim me Helidon Gjikoka.

Lista e pasurive të Artan Lames:

1.            Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisi: 141/3 , Sipirfaqja Totale 692 m2, (Nga të Cilat Truall 692 m2; Ndërtesë 107 m2).

2.            Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Sipërfaqja Totale 108.94 m2, kjo pasuri është ndërtuar pa leje në kohën kur Lame ka qënë drejtor legalsizimesh dhe është legalizuar prej tij në konflikt të pastër interesi me  Leje legalizimi , Nr. 700261 , DatÎ: 03/02/2015.

3.            TRUALL , Nr. i Pasurisë: 102/45 , Sipërfaqja Totale 1477 m2, (Nga të Cilat Truall 1477 m2; Ndërtesë1064.2 m2)

4.            Lloji i Pasurisë ARE , Nr. i Pasurisë: 141/2 , Sipërfaqja Totale 392 m2, Zona Kadastrale Nr. 3128

5.            Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë 141/1 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 107 m2), kjo pasuri është përfituar me kontratë shitje Nr. 1434Rep 414Kol.

6.            Lloji i Pasurisë: NJESI , Nr. i Pasurisë: 6/486-N1 , Sipërfaqja Totale 54.8 m2.

7.            Lloji i Pasurisë: BODRUM , Nr. i Pasurisë: 6/486-B1 , Sipërfaqja Totale 38.91 m2. Pasuria në  Zonën Kadastrale Nr. 8380

8.            Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 6/462 , Sipërfaqja Totale 96 m2, në këtë pasuri ka përshkrimin se ka  ndërtim pa leje (pallat i ri).

9.            Lloji i Pasurisë: TRUALL Nr. i Pasurisë: 137 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 111 m2). Pasuria e ndodhur në zona Kadastrale Nr. 8160

10.          Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Nr. i Pasurisë: 4/785+1-46 , Sipërfaqja Totale 100.17 m2. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale Nr. 8518

11.          Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Nr. i Pasurisë: 58/67+1-10 , Sipërfaqja Totale 60 m2 e ndodhur në plazh Durrës pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale Nr. 3101.

12.          Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 102/24 , Sipërfaqja Totale 2081 m2, (Nga të Cilat Truall 2081 m2; Ndërtesë 437.5 m2.

13.          Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 137 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 111 m2) kjo pasuri është blerë me Kontratë shitje , Nr. 3067REP 1631KOL, Datë: 01/07/2021./ OraNews/

Portretet e 300 fëmijëve që vdiqën në kampin e Tepelenës Teksti dhe vizatimet nga Lek Pervizi

Mater Dolorosa

Porrtetet e 300 fëmijëve që vdiqën në kampin mizor të Tepelenës mbetën pa varr dhe paemër. NJë nismë që kemi marrë që të mbeten të paharruar. Punë e vështirë për moshën tonë, por do t’ia dalim në krye me ndihmën e Zotit

Klikoni titullin poshtë për më tepër:

Holokausti i 300 Fëmijëve në Kampin e Tepelenës +

(Marrë nga revista Kuq e Zi)

Il Popolo Romano (1920) “Përforcimi i marrëdhënieve shqiptaro-italiane” Deklarata e Mehmet Bej Konicës, ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në Romë

Mehmet Bej Konica (1881 – 1948)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Qershor 2024

“Il Popolo Romano” ka botuar, të mërkurën e 10 nëntorit 1920, në ballinë, deklaratën e Mehmet Bej Konicës, ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe kreut të delegacionit shqiptar në Romë, në lidhje me përforcimin e marrëdhënieve shqiptaro-italiane, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklarata e kreut të delegacionit shqiptar në Romë

Burimi : Il Popolo Romano, e mërkurë, 10 nëntor 1920, ballinë

Shkëlqesia e Tij Mehmet bej Konica, ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe kryetar i delegacionit shqiptar që mbërriti në Romë për të lidhur një marrëveshje përfundimtare me Italinë, pati mirësinë të më priste dhe të më bënte fjalë për fjalë deklaratën e mëposhtme :

Delegacioni shqiptar ka kënaqësinë të sjellë përshëndetjet e përzemërta të popullit shqiptar për popullin e madh të Italisë. Shqipëria i është mirënjohëse Italisë për dashamirësinë e treguar ndaj saj për veprën e burrit të shquar të shtetit, Kryeministrit z. Giolitti, kreu i denjë i qeverisë së një vendi të madh, pohimi i lartë i të cilit për integritetin dhe pavarësinë e Shqipërisë ka fituar shpirtin e popullit tonë. Lidhjet historike dhe tradicionale mes Italisë dhe Shqipërisë, të cilat keqkuptimet e fundit as nuk mund të na bëjnë t’i harrojmë dhe as t’i dobësojnë, janë të destinuara të bëhen më të ngushta ndërsa simpatitë e trashëguara forcohen me shqyrtimin praktik të interesave të përbashkëta. Italia, djepi i rilindjes së qytetërimit modern, do të jetë një fener ndriçues për kombin shqiptar drejt përparimit dhe kulturës.

Pushtimi turk i Shqipërisë në shekullin e pesëmbëdhjetë fatkeqësisht e pengoi vendin tonë të merrte pjesë në zgjimin e përgjithshëm të botës perëndimore. Ky përfitim i vonuar na u rezervua në shekullin e njëzetë dhe do ta marrim nga të njëjtat duar që në kohë të tjera ia dhanë pjesës tjetër të Evropës.

Delegacioni shqiptar, i cili sapo kishte ardhur, kishte vetëm kohë për të shkëmbyer disa vizita kortezie. Ne do të fillojmë menjëherë bisedat dhe, nisur nga dispozitat e të dyja palëve, jemi të bindur se së shpejti do të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të gjithë dhe të destinuara për të qenë pikënisja e një epoke të re në marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjin e saj të madh.

Këto deklarata të rëndësishme do të priten shumë mirë nga publiku italian, i cili ka qenë në pritje të tyre.

Ato vendosin vijën e natyrshme të politikës së re shqiptare, të vetmen nga e cila përfiton realisht Shqipëria.

Prandaj, ne presim me besim rezultatin e këtyre negociatave, të cilat përkojnë gjithashtu me ato të Santa Margherita Ligure.

F. Argondizza

ASKUSH   s’  ASHT  E  BUKUR  SA  TI,     O   ROZAFA  EME !- Nga Fritz RADOVANI

 

 

KALAJA “ROZAFAT” SHKODER

 

 

Atéditë kur s’ parit të pashë më mbeti n’ sy pamja e një nuses së bukur!

E bardhë, e dritëshme, e bukur, e naltë, plot gzim, e buzqeshun dhe me një ambelsi që shkelqente prej tallazeve t’ujnave bilur rreth teje Rozafë!

Silleshin përsilleshin e perplaseshin per shkambijët tuej plot rreze drite!

Vezullonin gurt’ e tu,bash si t’ishin diamante që era e freskët shperndanë në të kater anët e rruzullit toksor, bash si t’ ishin në njëditë feste, kur i madh e i vogel vraponte tek Dera yte e hapun per të gjithë Shkodranët.

Po, po, shka merr prej grykës së Bunës e deri shka syni perfshinë andej shkambit t’ Raznës, brij lumit Kir’ e deri në të derdhun t’ Drinit, nder ato zallishtat tua o e bukra Rozafë, vezullojnë e shperthejnë vetem shkelqim!

Unazat e arta t’ atyne urave që shndrisin edhe naten rreth teje o e bukra eme, vetem ndriçojnë gjarpnimet e rrugve tua, o shkamb i  pathyeshem!

E nder Shekuj gjithmonë kryenaltë dhe e nderueme per veprat tua! Ti kurr nuk dijte kujt i thonë “vransinë robnije”, se s’ njofte asnjëherë në të gjithë jeten tande thundren e huej, apo t’ atij pushtuesi barbar që vetem naten tinzisht u mundonte me të there me shpatë n’pabesi mbas shpine!

Mundohej me pabesinë e hasmit me të xanë befas, po harronte se muret e saja gjithë vrima janë të mbushuna plot me dallndysha e trumcakë, që as natë e as ditë gjumin e dekës këso jete s’ e njofin! Janë plot’ e çohen të trembun kur kjoftë edhe një lesker murit lot vendit murrlani i Shkodres!

Pak kush e kupton cicrimen e tyne kur edhe një kokerr ranë i zgjon ato!

Veç kur kushtrimin lëshojnë në roje të perjetëshme të çerdhes së tyne!

Perjetësisht aty ruejnë vezët e tyne të freskëta, me të cilat ata me një roje të madhe mendojnë per t’ ardhmen e asaj Kështjelle të Lirë dhe t’bukur!

Dy fjalë perjetësisht të paprekëshme n’ Atë Kështjellë Heroike!

 

 

Prandej, kemi edhe pse të krenohemi me rrugët tua gjarpnusha dhe të pasterta si biluri, mbi ata shkambij që nder Shekuj nuk i njoftën as patkojt’ e as thundrat e bishave tyne t’ pabesa, që gjithnjë veshtrojshin si gjarpij me sytë e tyne tinzarë e të djallzuem ashtusi kishin edhe shpirtin.

E, n’ se dishroni me njoftë pastertinë e atij ajri freskues si fllad pranvere, jo larg, do të shifni si valvitet Ajo cohë e Kuqe që sjellë pranveren aty. Po, po, atje tek rrfanat e murosuna  të atyne që humnin edhe jeten per Liri!

E kur Teuta yte zamadhe i qendroi Beses ashtusi Shkodrani e kishte zakon, u trand edhe Taraboshi i thinjun  buzë atij liqeni që s’ lante turp! E nder Shekuj mbushej e shprazej simbas zakonit të vjeter tue ua lmue ato koka të shkelqyeshme t’atyne peshqëve t’ argjentë që, me një bukuri të pashoqe notojnë nder thellsitë tua o liqeni i bukur i Shkodres! Po bukuria e dallgëve tua o liqe i Shkodres nuk ka asnjëherë fund, kurr të sosun perderisa deri atje larg në zallishtat tua vezullojnë rrezet e diellit deri vonë, deri në të sosun të atyne rrezeve të prarueme të asaj dite që tash sa qinda vite nuk njohin errsinë. E pa u kujtue ndryshojnë Shekujt !

Rrukullisen e zhduken si mos t’ ishin kenë nder gropat e thella t’ robnisë, që kurr persa e sa vite nuk ju nda atyne humnerave të pafund e errsine. Dhe, në të dalun të dritës lajmojnë të parët gurt’ e Rozafës atje naltë! Qe, erdhëm prap me shkelqye gurt tuej o Bija eme! E jeta fillon persëri atje!

Dikund aty afer nder kaçuba ferrmandash shperthejnë të bukrat vjollca e, era e kandshme e tyne gjallnon edhe shkrepat e tua o Rozafa eme! Jeta nder ato kthesa asht aqsa e bukur edhe plot dritë e kënaqësi pranverore.

Ajo nuk çilë si lulet, po shperthen si t’ ishte një vullkan i vertetë që laven me plot aromë ua veshë mureve tua o Rozafa eme e bukur, plot jetë!E aty, qendron madhështia e pastertisë s’ ate shpirtnore o Rozafa ynë e bukur!

Me vite të tana më sillte pa e kuptue atje tek Ti ajo rruga e bukur e Urës së pulave e, pa u kujtue fillojshe me ju ngjitë perpjetës s’ate të gurtë dhe aq sa të vjeter sa fiset tona Ilire, deri në naltësi të pafund të atyne mureve tua o Rozafa e ynë e moçme, sa gurt’ e pathyeshem të pleqnisë sate trime.

E mos u çudit aspak kur nder thellsitë e ujnave perrreth teje të prekesh me duert tua ata gur të daltuem nga Trimat e pasosun të atyne viseve që persa të jetë jeta janë të paharrueshem, të perjetshem e të pavdekshem!

 

Po, po, Rozafa eme!

Edhe sot nder shpatullat e tyne janë xhurmët e gurve tuej o Rozafa eme! Ato gjurmë nuk fshihen asnjëherë se janë daltue me bajoneta çeliku atje thellë nder eshtnat tua, o trim i asaj Ilirisë së gjakosun nga t’pa ten Zotët!

Pikrisht si sot mbas XXI shekujsh vuejtje, mjerim, e der n’ pafundsi të një robnija të panjoftun nder sa shekuj të shkuem o Shkambijt’ e mij! E bash në mësheftësinë tande, thellë në tokë, asht tuneli i shpresës së jetës që t’ duket se humbë nder zgavrrat tua të mëshefta ku shpnesa rilindë atë jetë të këputun, po gjithmonë të sigurt perballë hasmit vrastar’ e gjaksor.

Aty poshtë pranë Urës së Bunës veç kur shef buzqeshjen e shpetimtarve!

E lundra çanë dallgët rrembyse t’ ujit të freskët që Shpirtin të gjallnon!

Asht një Bot’ e tanë që vrret me të gjithë forcen e Shpirtit “Liri”!! E Bota sot flenë në dafinat e saja bash si dikur kur i Madhi Gjergj Kastrioti, ishte i shtrimë n’ atë shtrat prej cilit nuk u ngrit kurrma! Asnjëherë kso jete!

E një hije pa asnjë shenjë drite e shkelqimi ra edhe mbi ty o Rozafa eme!

Vetoi qielli e nuk mbeti një gur i yti o Rozafa eme, pa rrjellë lot vaji! Deri poshtë ujnat e Drinit, Bunës dhe t’ Kirit u turbulluene e dallgët e tyne ku ato permbyten brigjet tua Rozafa eme, rroposën e llomitën muret tua prej Guri të skalitun me aq mjeshtri sa asnjë vend rreth Rrozullimit, as nuk i njofti e as nuk ka nder sarajet e veta, ku dielli hynë e s’ din me dalë!

E një heshtje Rrëmaji e pushtoi Shkodren tande o Rozafa eme plot jetë! 

Një za u ndigjue dikund atje nder shpella shumë larg pertej Zallit Kirit:

“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar !!” Ishte atje Nanë Tereza!

Sa madhështi ruejnë permbrenda ata Gur të Rozafës s’ Yte, o Nana eme!

Ata janë brilantët Tuej të çmueshem o Rozafa e Shkodres sonë heroike!

Ti rrnofsh e kjofsh sa Fiset tua fisnike e Malet e nalta t’Tuat kreshnike, O e bukra Rozafa eme e pashoqe, O Zambaku faqebardhë i gjithë Europës!!

O shkamb i pathyeshem Guri pranë Alpeve tona të bukra si drita e diellit!

Rrnofshi sa Gurt e atij themeli të palëkundun i Nanës së Këshillit të Mirë, E perjetëshme n’ ata Troje shkambi t’ pathyeshme, o e bukra Rozafa eme shum’ e nderueme nder Shekuj! Rrnofsh..!       

            Melbourne, 29 Qershor 2024.

 

U nda nga jeta prej kancerit- Dëshmia tronditëse e Ina Kasimatit për kushtet në Spitalin Onkologjik

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit.

Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik.

Letra e saj është bërë virale këto ditë, kur ka shpërthyer skandali i Spitalit Onkologjik.

INA KASIMATI – LETRA AKUZË (gusht 2023)

(Mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024)

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën… Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë? sn


Send this to a friend