VOAL

VOAL

Ish-zyrtari i lartë i SHIK-ut: Ja pseudonimet e spiunëve, që sot janë në politikë dhe gazetari

May 12, 2016
31 Comments
  • author avatar
    njazi 8 years ago Reply

    Keto jane me se te verteta dhe per nje qe ķa 2 leke tru mjafton te kujtoj si u be Berisha kryetar i PD dhe i percau studentetkur im ate i tha hap dosjet ah zotni ket smujt me e ba sa per Ridvanin nipi i Tosun Bacit kush te bente ekonomist po te mos ishe spiun zgjohu o popull komunizem dje komunizem sot

  • author avatar
    Arber 8 years ago Reply

    O kolegu I Sigurimit te Shtetit. Bashkepuntoret e tu te kane ndihmuar te kryeje punen, te forcoje dhe ta mbaje te paster Diktaturen e Proletariatit dhe te merrje lavderime e dekorata; tani pse i tradhton? A je i zoti te zbulosh se kush ka qene bashkepuntor i UDB, Asfalise Greke, dhe KGB-se? Keta jane te rrezikshem sot, kur shqiptaret ndodhen nen kercenimin real te shkaterrimit te plote kombetar?

    • author avatar
      gjnn 7 years ago Reply

      Me siguri që do ketë të dhëna edhe për ato !!!!

      • author avatar
        Ferrnando. 7 years ago Reply

        Shif nje her shtepin tate, qe ke, e cfar ke brenda, pastai dil tek oborri, dhe shif cbejn komshinjte,po nuk qe ne rregul dhe paster mrena ne shpin tate mos kerko te jet paster rrugeve,me bashkpuntoret e UDB,Asfalis Grek,KGB e tjer te meren ato qe deshen dhe dun regjimin Komunist e socialst,dhe kto bebigengst e PD.Hapja dosjeve ka dash bo 26 vite perpara edhe tashti nuk esht von asnjehere.

  • author avatar
    Deni 8 years ago Reply

    Si nuk te erdhi nji nga kto spiunet e tuaj,te fuste nji plumb kokes.Mos te firmoste e fusje 7 pale ne dhe o qelbesire….po ju lumte,gjetet kta idiote qe ty dhe seren tande nuk e zhduku pas’90.

  • author avatar
    Deni 8 years ago Reply

    O sigurims i ndyre,pse nuk jep pseudonimin e Xhevdet Shehut,ja po ja fhem une “Balona”

    • author avatar
      sali Serbi 7 years ago Reply

      Klysh kurve , laje gojen kur permend oficerat e sigurimit se ishim bijt me te zgjedhur te popullit.Djemt me te perkushtuar per Atdheun. POer ty klysh bushtre te denje jane spiunet e UDB dhe te ASFALIs.

      • author avatar
        Shkodra 7 years ago Reply

        Kabir jashtqitja muti i mutit sahanlepirsat hjenat e popullit ishit dhe ngelet ne histori.

  • author avatar
    kosta 8 years ago Reply

    Andrea Dinushi, ka qene, jo me shume se nje vite si punonjes ne SHIK dhe kjo me shume prej nje miku te familjs se tije qe kishte pushtet ne SHIK…..Andrea ishte shef i SHIKUt ne Kavaje per disa muaj dhe ne Poradece vetem per tre muaj…..a kane perzene nga puna sepse luante bixhoz dhe i zgjidhte ploblemet vartesve duka e qerasuar ate, Andrean…..as qe behet fjale per funksion te larte apo qe te kete patur akses tek dosjet edhe per ate qe kur ky mashtrues filloi pune ne Kavaje, dosjet ishin grumbulluar ne Tirane dhe ishin shume pak persona zyrtare qe punonin me ata te cilet ishin ne grupin e punes ne Komisionin Mezini……Andrea, nje persosn i pa moralshem qe e perzuri edhe familja, qe parat e rroges por edhe ato te bakshisheve, i linte ne bixhoz, i pa vlere ne te gjitha profesionet qe ka provuar, vetem mashtron se[pse vetem duke mashtruar ka nxjerre buken e gojes si po ben edhe me gazeten DITA…..turpi nuk eshte i Anrdeas se Andrea as qe e njeh turpin, por eshte i gazetes qe na e sjell ketu…..

  • author avatar
    Deni 8 years ago Reply

    Gazeten Dita edhe enveri do e kishte zili.ndjell vetem percarje mes shqiptareve,nji shpifse e ndyre dhe gjoja gazetaret qe ka,tue fillu me xh shehun “poetin” arben,fytyra ma te ndyra nuk ka

  • author avatar
    Lu 8 years ago Reply

    Sa u djege sigurimsave kur u thu te verteten dhe si femije te vegjel sulen kush e kush te genjeje me fort, jo Andrea bixhoz, jo ky ashtu. Andrea eshte nje njeri qe po ju thote te verteten haptas publikisht. S’po flet me pseudonime si ju apo si ne ate kohe. Keta zoterinjte qe sot mbajne majat e piedestalit te moralisteve te dalin ta pergenjeshtrojne se po i sulmon me emer e mbiemer. Per cfare percarje flisni ju?! A ka percarje me te madhe se ka bere politika ne keto 26 vjet pikerisht se drejtohej nga keta morra?! Ca te presesh kur te drejtojne njerez qe nuk kane gelltitur nje luge corbe te prishur, por nje kazan?! Ikni mos na lodhni veshet, patjeter qe duam te verteten dhe konfrontim. Kujt te mos ia mbaje te ike ne shtepi po jo te na hiqet si burre shteti apo grua e hekurt nderkohe qe ka jetuar per vete si skuth duke spiunuar te tjeret!

  • author avatar
    Sula 7 years ago Reply

    Sa po e kuptoj ketu tregon brockula nji apasionist komunist nji nostalgjik i kohes se Enverit ku me vone e pash se nuk kishit pas cmim njeriu sepse nuk kishit qene, sot ka ndryshuar cdo gja ne te mire te popullit me apo pa keta qe si te rinj ishin kunder sistemit qelbesir te enverit dhe ketij qe akoma mendon ti degradoj njerzit sepse nuk e mbajten fjalen te jene te varfun, te mbesin element i sherbimeve idiotike te aparatit komunist idiotik mendoj se e keni gabim. Nuk keni fuqi veprimi se edhe sod do veproni si ma heret ku edhe mundoheni por me mire do ishta ta mbyllni at goj me dhembe te prishur sepse sa here qe e hapni gojen na bie te fiket vetem kur ju permendim e sidomos juve te aparatures komuniste qe shkatrruat cdo vyrtyt dhe qenie shqiptaresh ne Shqiperi po ashtu edhe ne nga Ilirida, Kosova, Sanxhaku, pjese te malit te zi, Cameris e shum e shum vendeve qe as nuk e dinit se egzistojm, ku mund te them pa ngurrim se ishit dhe akoma jeni fundrrina te erresires se atehershme dhe edepsezt dhe klysht e sherbimeve Serbe Greke e Ruse apo edhe Kinez ,ku akoma merrni guxim ti damkoni njerzit. A rhuani se edhe une kur isha i ri e i vobekt ishi shpion apo tradhetar, Jo JO kurr sepse ju ishit ata qe vepruat kunder popullit Shqiptar ku nuk e di a jeni vet shqiptar apo ndonji pjell Jevgjish qe nek dini as vet se ne cilen bote jeni. Deshiroj qe ket pjese mos ta zbardh mengjesi i neserm kurse populli dhe ata Shqipdashes pacin uraten me te mire ne jete.

    Suleman Idrizi
    KUMANOVE

  • author avatar
    Pashuk Rrushi 7 years ago Reply

    Jozefina Çoba Topalli nuk mundet te deklarohet se flet edhe zyra e Hysen Laçit, mikut me te ngushte te Ramiz Alise, mikut te mikut. Ajo Dizinjatorja te tregoje vetem si e mori pasaporten te shkoje ne Itali ne kohe te diktatures. Kush i persekutuar politik ka dale e ka hy ne Shqiperi pa qene i besuar plotesisht. Edhe ne PD e futi Azemi pas takimit historik te bujtina e Pashukut ne Shkoder. Mire eshte qe PD te pastrohet nga let’s spiune se nuk jep njeri vota per agkentet e Sigurimit te Diktatures.

  • author avatar
    ilir 7 years ago Reply

    plerat e shikut te gjithe komuniste,keta zhuzhake mund te bejne spiun ke te duan sidomos ata qe jane demokrate,artikulli eshte genjeshter e ndyre

  • author avatar
    Arifi 7 years ago Reply

    Hëmone kjo po del se katovica ka qenë me te vertetë !

  • author avatar
    Nexhmedin Hoxha 7 years ago Reply

    Po gjithemone ka pase dhe do te kete spiune , me cudite fakti qe nuk i dallojme dot por nje gje eshte e vertete tani me reformen e drejtesise nuk e duan pikerisht spiunet , i vetmi popull ne bote jemi qe nje opozita kundershton Vetingun … tani spiunet e kane radhen e ikjes nga e verteta nga qe informacione ka te bollshme se kush ishin … duke i falemderuar interesit e ShBA dhe Europes x qe nje here e pegjithemone te qrenjosin Slavizmin e Ballkanit …

  • author avatar
    Vladimiir 7 years ago Reply

    Me duken per te qeshur keto we thoni, Jo SE nuk Kane qene por sot te gjithe politikane, pushtetaret dhe shume qytetare te thjeshte luajne keto role kundrejt parase. Me mire te shkruhet nje artikulli me pasurite e fshehura te qeveritareve….

  • author avatar
    alfons 7 years ago Reply

    per deri sa kane pranuar te behen spiune kuptohet per interesa te pakten duhen zhdukur nga politika tu sekuestrohet pasuria ne se nuk e justifikojne me te ardhurat dhe precet hoxhat te mos pranohen neper studjo televizive ne po ndrojme kanaletPO TREGOJ NJE RAST NJE KUSHERI I AFERT ME PERBERJE JO SHUM TE MIRE POLITIKE MBASI MBAROJ GJIMNAZIN NE VITIN968 E THIREN SIGURIMSAT DHE I THANE NE SE DO BURSE DO PUNOSH PER NE NE TE KUNDERT VAZHDO BEJ QILIZME ME BEL KY PRANOJ QILIZMEN DHE SI RITKA NUK U BE PRA QE NGA SHEF PENDICILINA SLLABODANKA RIDOT E RAKICKES PRECET HOXHAT DUHEN FSHIRE SI NJERES DHE TE JETOJNE SI KUFOMA KETA E ROPEN DHE E MASHTRUAN POPULLIN

  • author avatar
    Ermal 7 years ago Reply

    PD e Saliut dje dhe e lulit SOT i perngjan nje PUSETE m..i !?

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    ja ke fut kot kto jan perralla qe i kemi degjuar nga 27 vite

  • author avatar
    james patern 7 years ago Reply

    SA TURP SA TURP ..PO TI MOR SPIUNI I SIGURIMIT PSE DEL TANI DHE I THUA KETO FLLIQESIRA DHE NUK I THE DITET E FILLIMIT TE RREZIMIT TE PUSHTETIT TEND KRIMINAL 60VJECAR QE JU MORI SHPIRTIN SHQIPETAREVE PO DEL TANI DHE THUA MBROCKULLA JU JENI KRIMINELET E POPULLIT SHQIPTAR TURP PER TY DHE PER KETA QE NXJERRIN INTERVISTEN TENDE

  • author avatar
    Xhoda 7 years ago Reply

    Nje kuriozitet: nga e ka ditur ky qe Sala paska qene mjeku i dyte ne bllok?? Dihet qe as e pyeste njeri…
    Saper Dizenjatoren Jozefine me duket qe i shoqi vjen nga njera prej familjeve me te pasura ne Shqiperi….
    Keta llapaqener qe e quajne veten edhe ish sherbim segret, kur flasin me emra dhe mbiemra te nxjerrin fakte, dokumenta pasi me llafe pazari jemi plot…

  • author avatar
    Sakibe 7 years ago Reply

    Heret te paska dal gjumi, shkrim i porositur nga Udbeja, pse tani.

  • author avatar
    GJ.D 7 years ago Reply

    1 cdo regjim ka nje institucjone te fshehte zbulimi me inicjale te ndrysheme si edhe informatore me nje ose ma shume psudonime ska shtet ne bote pa polici sekrete pore duhene diskretituare ata qe kane bere deshmi te rreme ose qe nuke e pohojne veprimtarine apo fuksonin qe kishine . 2 Duhene zuluare e denuare te gjethe ata PERSONA qe kene qene ose jane ne sherbime te agjesive sekrete te cilat kane vepuare ose vepojne ne dame te shqiperise ete SHQIPTARVE

  • author avatar
    astrit 7 years ago Reply

    Mire qe po thu emra dhe te gjithe qenkan tewpd-s po te ps. a ka patur spiuna dhe me trego nje sekret ate qe nuk pranonte te behej spiun meeshum i vrisje apo i bejshe per cmendi

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Po me vjen mire se te gjithe spiunet e sigurimsat qenken ne PD. Te pakten njerzit e mire dine ku te shkojne tek partite e pastra .Por mor i dashur spiun a mund te me thuash a mund te beheshe minister ose sekretare i pare partie pa qene koleg me (larg koftin djallin kush nuk e kupton) ty .Zoteri se je pa moral kuptohet shume mire qe nga gazeta ne te cilen shkruan .per te gjitha sa shkruan shko ne gjykate e nej denoncime ose dil ne nje medja te besushme .KOMUNIST E DJALI NGA BABAI I ENVERIT

  • author avatar
    Luli 7 years ago Reply

    Shyqyr qe doli e paster PS ,LSI dhe partite e tjera.Po fajin e ka neritan ceka .Po ta kujtoje mire populli Shqiptar vitin 1991kur u bashkun rreth 150 000vete dhe u drejtun drejt bllokut do ti kishin djege nga rramizi e deri ke kelyshi i funit komunist,por i doli perpara turmes HARROMI neritan ceka dhe e mashtroi turmel.po te kishim bo ate qe boni populli RUMUN nuk do te humshin kohen kot me keto LEGENA.Sepse e keqja shkulet nga rronjet o popull e kam fjalen per komunizmin dhe kelyshet e vet tu fillu nga PD,PS,LSI ,PR,dhe shume parti te tjera kurva.Tashti eshte shume vone O POPULLI INTElGJET SHIPTAR.

  • author avatar
    ISMAIL R HOXHA 5 years ago Reply

    Falenderojme Z.Andrea Dimushi per kete informacion te sakte,qe i jep opinjonit shqiptar,lidhur me llumrat e Komunizmit.e Spiune te regjur qe kane drejtuar e drejtojne sot politiken shqiptare.

  • author avatar
    Andrea 5 years ago Reply

    Andrea, na i nxorre te gjith te PD _se spiuna, ju jeni modeli i Enver Hoxhes, sa here qe e ndjeni se po bini nga pushteti filloni e kerkoni armiq e spiuna, po me e bukra eshte se i gjeni vetem te kundershtare tuaj politik. Mjer ju, o njeri i ri i partise, ju eshte shplare truri, keni nevoj per lavazh o mjerane, po shyqyr qe jeni duke dhene shpirt e jeni ne gerrhamat e fundit, harrojeni se do te riktheni komunizmin e diktaturen e proletariatit.

  • author avatar
    Andrea 5 years ago Reply

    Andrea, na i nxorre te gjith te PD _se spiuna, ju jeni modeli i Enver Hoxhes, sa here qe e ndjeni se po bini nga pushteti filloni e kerkoni armiq e spiuna, po me e bukra eshte se i gjeni vetem te kundershtare tuaj politik. Mjer ju, o njeri i ri i partise, ju eshte shplare truri, keni nevoj per lavazh o mjerane, po shyqyr qe jeni duke dhene shpirt e jeni ne gerrhamat e fundit, harrojeni se do te riktheni komunizmin e diktaturen e proletariatit.

  • author avatar
    spiun i kohes pordhes 5 years ago Reply

    Te dashur komentues ,sigurisht qe duhet te me falni nese ju cilesoj si injorant ne kete fushe por duhet ta dini qe sigurimi i shtetit objekt pune kishte klasat e permbysura,lidhjet e te arratisurve,inteligjencen e rinine,artet, antipartite dhe kur zgjente brume ne keto fusha i rikthehesh luftes brenda lloit.Dhe sigurisht qe te gjithe bashkepuntoret i zgjidhte nga radhet e ketyre grupimeve apo kontigjenteve potenciale armike sic i quante.Dy fjale per te intervistuarin Dimushi.Ky ka qene oficer ushtrie ne Permet dhe pas 90-tes eshte futur ne shik nga nje tjeter ish oficer ushtrie shoke te vjeter dhe ky i fundit arriti te behej deri nenkryetar i shikut Bujar Rama,Per emrat e tjere nuk di gje,por per Ridvan Boden flas me kopetence qe ja ke fut kot plako,

Komentet

Leave a Reply to gjnn Cancel reply

‘Me duart tona’: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, punonjësit komunalë romë u detyruan të pastrojnë krimet e kryera nga forcat serbe, duke nxjerrë, bartur dhe shpërndarë me duart e tyre trupat e civilëve. Të etiketuar si bashkëpunëtorë të armikut, pas luftës, ata u bënë cak i hakmarrjes.

Nga Serbeze Haxhiaj, BIRN

Njëzet e pesë vjet më parë, Shyhrete Berisha u mor si e vdekur dhe trupi i saj, i plagosur, u tërhoq zvarrë duke e hedhur në një kamion mbi dhjetëra trupa të tjerë. Mes tyre ishin kufomat e burrit dhe të katër fëmijëve të saj. Por Shyhretja, në atë kohë 37 vjeçe, ishte ende gjallë.

“Duhet ta pastrojmë këtë vend”, kujton ajo të ketë dëgjuar një zë të thoshte, pak pasi forcat serbe vranë anëtarët e familjes së saj të ngushtë dhe të gjerë që i kishin mbledhur në një kafene në Suharekë. Serbët hodhën granata dore brenda duke vrarë 48 civilë. Shyhretja, kunata e saj, Vjollca, dhe djali nëntë vjeçar i Vjollcës, Gramozi, mbijetuan.

Ishte pasditja e 26 marsit 1999, dy ditë NATO-ja kishte nisur bombardimet që do t’i merrte 11 javë për të larguar forcat serbe nga Kosova dhe për të ndalur një valë masakrash dhe spastrimi etnik të shqiptarëve në Kosovë.

E shtrirë në kamion, e plagosur në krah dhe bark, Shyhretja kishte parë trupin e të birit, Altinit, dhe e kishte thirrur me zë të lartë, duke e bërë Vjollcën në mes të trupave të kuptonte se kunata e saj ishte gjallë. Ato kishin vendosur të hidheshin nga pjesa e pasme e kamionit, jo nga anët, që drejtuesit e kamionit të mos i shihnin në pasqyra. Por dikush i pa gjithsesi. Ishte Ali Gjogaj, një pastrues rom komunal, që ishte detyruar nga policia serbe të ndihmonte në fshehjen e kufomave.

“Më kujtohet se kishte romë aty, por nuk mbaja mend asnjë fytyrë”, thotë Shyhretja për BIRN në një bisedë përmes telefonit nga Gjermania, ku ajo jeton tani. “Pas luftës, ai (Gjogaj) më ndali në rrugë dhe më tregoi se më kishte bartur nga kafeneja dhe më kishte parë edhe në pasqyrë.”

Në të njëjtën ditë korriku të vitit 2002, Shyhretja dhe Gjogaj të dy dëshmuan kundër ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, në gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

“Nuk mund të them asgjë të keqe për të (Gjogajn)”, thotë Shyhretja.

Gjogajn, që vdiq në vitin 2016, e ndiqte si hije pas ajo që pa dhe bëri gjatë vitit 1999. Ai ishte një nga punonjësit komunalë romë e ashkali që ishin detyruar nga forcat serbe për të pastruar skenat e krimeve të tyre, duke zhvarrosur, bartur, ngarkuar e shpërndarë në varreza masive trupat e civilëve shqiptarë të Kosovës si pjesë e një përpjekjeje sistematike për të fshehur dëshmitë e krimeve serbe të luftës.

Pas luftës, disa nga ata dhe familjet e tyre u bënë shënjestër e sulmeve të shqiptarëve. Dhe kjo është historia e atyre, shumë prej të cilëve u larguan për të mos u kthyer më kurrë.

“Veç Zoti e din çka kam pa”

“Në prill dhe maj 1999, policia na çoi në një numër varrezash masive dhe vendesh ku ishin kryer vrasjet, për të mbledhur dhe ngarkuar kufomat në kamionë frigoriferikë. Ata u transportuan fillimisht në garazhe afër morgut në Prizren, pastaj në vende të tjera, ku u rivarrosën. Ne ndihmuam në Prizren, Rahovec, Suharekë, Lubizhdë, Korishë, Pastasel, Xërxe, Dushanovë dhe vende të tjera ku trupat do të varroseshin.”

Derisa po e bënte këtë punë, Gjogaj kishte bërë një hartë, duke shënuar varret e panjohura.

“Pas kësaj, më nuk munda të flija. Kisha vazhdimisht ankthe. Më duhej të punoja për të ushqyer familjen.”

Në vitin 2009, Gjogaj, në atë kohë 56 vjeç, foli në një intervistë me autoren e këtij shkrimi, pak pasi dëshmoi për herë të dytë në Hagë, në një kafene në Prizren, ku ai ende jetonte pavarësisht të paktën dy tentimvrasjeve.

Gjogaj kishte punuar në ndërmarrjen publike të quajtur “Higjiena”, një kompani pastrimi që kujdesej edhe për varrezat lokale. Kur filloi lufta, shumica e kolegëve të tij shqiptarë u pushuan nga puna ose e braktisën punën, duke i lënë romët pothuajse të vetëm.

Luljeta Braha, një zyrtare administrative shqiptare që vazhdoi të punonte gjatë luftës, thotë se ata nuk u paguan. “Na jepnin miell, vaj dhe sheqer. Ata që punonin në pastrim nuk kishin as mjete elementare pune.”

Natasa Kandiq, themeluese dhe drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, që për dekada ka dokumentuar krimet e luftës të kryera gjatë luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi thotë se shumica e romëve “kryen të gjitha llojet e punës së detyrueshme në Kosovë, përfshirë edhe varrosjen e trupave të shqiptarëve, kryesisht viktima të ekzekutimeve masive”.

Shumë nga romët apo ashkalitë i bënë këto punë kundër vullnetit të tyre nga frika e ndëshkimit ose të nxitur nga shpërblimet që mund të ndihmonin ata dhe familjet e tyre të mbijetonin. Megjithatë, kishte edhe vullnetarë në polici apo njësitë ushtarake serbe.

“Romët shpesh silleshin në vendngjarje menjëherë pasi ishin kryer ekzekutimet, ose ditë më vonë kur trupat kishin nisur të dekompozohen”, thotë Kandiq për BIRN. “Ata punuan pa maska, doreza apo pajisje të përshtatshme.”

Një nga kolegët e Gjogajt, Shefki Salihu, kujtoi një trokitje të fortë në derën e tij mesnatën e 6 prillit të vitit 1999. Ishte shefi i tij serb, Budimir “Buda” Spasiq.

“Ai më urdhëroi t’i shkoja pas, duke thënë se ishte diçka me shumë  rëndësi. Me të ishin kolegët e mi Aliu (Gjogaj), Mirsadi (Karce) dhe Isufi (Krasniqi). U nisëm drejt Suharekës dhe na ndalën në poligonin e qitjes në Lubizhdë. Na urdhëruan të mos shikonim pas apo përreth. Pamë vetëm trupat nga dritat e ndezura të automjeteve ushtarake.”

“Ushtria na urdhëroi të ngarkonim kufomat në një kamion. Ne nuk i kishim as uniformat tona dhe as doreza. Kishte rreth 80 trupa gati të dekompozuara që i ngarkuam me duar.”

Si një nga punëtorët e paktë komunalë romë të mbetur në Kosovë, që ishte detyruar nga forcat serbe për të pastruar krimet e tyre në vitin 1999, Salihu foli me autoren e këtij shkrimi më 12 janar 2020 në shtëpinë e tij në Prizren. Ai kishte 6 muaj që kishte dalë në pension. Dy ditë pasi foli, ai vdiq në moshën 61-vjeçare.

Isuf Krasniqi gjithashtu vdiq në vitin 2016.

“Veç Zoti e di çka kam parë”, pati thënë Salihu. “S’di si nuk jam çmendur. Të bartje trupat me duar. Ishte e rëndë. Kishte edhe fëmijë.”

Dy javë pas “pastrimit” të Lubizhdës, punëtorët e pastrimit ishin dërguar në Pastasel të Rahovecit, ku 119 civilë ishin vrarë më 31 mars.

“Në Pastasel, trupat kishin filluar të dekompozoheshin dhe ishin plot me krimba”, kujton Salihu. “Ata na sollën qese plastike për t’i futur trupat.”

Salihu tregoi se u përpoq të mbante shënime se ku varroseshin trupat. “Kam marrë shumë shënime gjatë prillit, por më nga frika i grisa shumicën e tyre”, tha ai. “Më vonë, më së shumti i gjetëm duke mbajtur  mend vendet ku ishin varrosur trupat, edhe kur ishte terr.”

“Po luftoja në aspektin mental dhe nuk mund t’i tregoja askujt se çka po më ndodhte”, tha ai.

Një natë nëntori të vitit 1999, 5 muaj pas përfundimit të luftës, babai i Gjogajt shkoi në shtëpinë e Salihut për ta thirrur për ndihmë. “Kur shkova në shtëpinë e tij, Aliu (Gjogaj) kishte hyrë nën lavaman të kuzhinës. Ai nuk mund të flinte nga ankthet. Gruaja e tij më tha se po bërtiste dhe thirrte me emër.”

“Rrobat e tij ishin gjithnjë të përgjakura”

Djali i Gjogajt, Hydajeti, tregoi për BIRN se i ati pinte shumë dhe vuante nga ankthi, tensioni i lartë i gjakut dhe problemet e tiroides.

“Ai filloi të pinte gjatë luftës”, thotë Hydajeti. “Në atë kohë isha shtatë vjeç dhe mbaj mend që ai mezi fliste ndonjë fjalë. Çka mbaj mend është se rrobat e tij ishin vazhdimisht me plot gjak. Ia lante motra jonë e madhe.”

“Ai vetëm dehej dhe binte. Vetëm më vonë e kuptuam pse pinte kaq shumë dhe pse ishte ai gjak në rrobat e tij.”

Ai thotë se që nga pranvera e vitit 1999, i ati “ndryshoi plotësisht”.

Në dëshminë e tij në Hagë, Gjogaj foli për hapjen e varrezave masive. “Një natë thanë: ‘Mos shkoni sonte në shtëpi’. Pastaj na dërguan në fshatin Shpenadi. Në një vendgrumbullim mbeturinash, gërmuam një gropë ku nxorëm rreth 20 trupa. Asnjë nga trupat nuk ishte me uniformë”, tha ai. “Plagët e plumbave ishin të dukshme në ata trupa që ende nuk ishin dekompozuar.”

Paslufta solli probleme të reja për Gjogajn dhe kolegët e tij. Shumë shqiptarë i shihnin romët si bashkëpunëtorë të serbëve dhe ata shpesh u bënë shënjestër hakmarrje nga njerëz të armatosur.

“Më kujtohet një natë Shefkiu (Salihu) më thirri sepse disa njerëz të armatosur kishin hyrë në shtëpinë e tij, duke i kërkuar të largohej”, thotë Besnik Kryeziu, një tjetër punonjës shqiptar i “Higjenës”. “Kur shkova atje, pashë njerëz që nuk ishin të UÇK-së, të paktën jo nga ky rajon. Ata ishin vetëm banda dhe grabitës me uniforma të UÇK-së.”

Disa ditë më vonë, teksa punonin në varreza, Gjogaj e Salihu u përballën sërish me njerëz të armatosur.

“Do t’ua presim kokat”, kujton Kryeziu që ata po u thoshin Gjogajt e Salihut. “Unë u thashë kërcënuesve të largohen shpejt.”

Duke shënuar dhe mbajtur mend se ku i kishin varrosur trupat, Salihu dhe Gjogaj më vonë ndihmuan disa familje shqiptare të gjenin trupat e të dashurve të tyre”, thotë Kryeziu për BIRN.

“Nga ata që gjetën trupat e familjarëve të tyre kishte edhe njerëz të UÇK-së”, tha ai. “Është turp sepse ata (Salihu e Gjogaj) vuajtën shumë. Ata ishin thjesht punëtorë. Askush nuk i pyeti nëse donin apo jo ta bënin atë punë.”

Një tjetër nga punëtorët romë të varrezave në Gjakovë, Gazmend Kryeziu, u largua nga Kosova për në Mal të Zi në qershor të vitit 1999. Duke kujtuar se si mblidhte dhe ngarkonte trupat në kamionë, tha ai për BIRN se ishte urdhëruar të shkonte me policinë: “Nuk më thoshin asgjë, vetëm t’i ndiqja. Shumica e trupave ishin në qytet dhe unë i ngarkoja vetëm në kamionë ose traktorë.”

Karce, një tjetër pastrues komunal, i komunitetit torbesh, pas luftës gjithashtu u largua nga Kosova për në Mal të Zi. Ai nuk pranoi të fliste për përvojat e tij gjatë luftës, duke thënë se gjithçka që dinte u kishte thënë prokurorëve të OKB-së.

Njëzet e pesë vjet më vonë, vragat e luftës dhe asaj që pasoi ende ndihen nga komuniteti rom i Kosovës.

“Mendoj se këto përvoja të luftës dhe të pasluftës ende sot ndikojnë në jetën e individëve në komunitetin rom”, thotë Isak Skenderi, një aktivist i të drejtave të njeriut dhe drejtor i OJQ-së në Prishtinë, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE).

Edhe Braha, si shqiptare, u stigmatizua për vite me radhë ngase kishte vazhduar të punonte gjatë luftës në ndërmarrjen “Higjiena”. Ashtu si kolegët e saj romë, Braha thotë se për një kohë të gjatë ajo u pa si “shërbyese e armikut”.

“Tufa kish kaptuar kufirin dhe rrezikonte të binte në duart e…”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit

     (Kujtime të miat dhe të të tjerëve)

Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë… mos u përzje… se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.

Terr dhe… ferr.

Por zezona s’do zgjaste një natë apo një javë, apo një muaj, apo një vit, po…! “Shkon gjatë kjo punë”!

“Sa”?

“Tre vjet, or burrë”!

“Pse tre vjet”?

“Posa”?

“Një jetë”!

“Pse një jetë”?!

“Po sa”?

“Një përjetësi”!

“Pse një…”?

“Po sa”?

“Një…”!

“Kush tha tre vjet”?

“Unë”!

“Cili je ti”?

“Terri”.

“Cili përmendi një jetë”?

“Unë”!

“Kush je ti”?

“Ferri”.

“ I Dantes apo, i Partisë Komuniste Shqiptare”?

“Ore, do ta mbyllësh atë sqep apo…”?!

“Si the, se s’të mora vesh”?

“Ta rrëfej unë”!

“731-shi! Dhjetë vjet”!

Dhe loja e kungulleshkave zgjatej gjer në… amshim, përtej 731- shit…,. O Zot i Madh, shpëtona nga TERRI dhe nga FERRI!

Triptik

Aliu, “Politikan”, nga stani!

Kisha një javë me raport. Pas tri muajsh në zonën parë, drejtuesit e zyrës teknike dhe autoritetet, s’gjetën shenja rehabilitimi, ndaj me idenë për të më pastruar trurin nga mbetjet subversive, më transferuan në të tretën. Më ndanë nga dy kolegë të disponueshëm dhe aspak problematikë, duke më ngjitur dyqind metër më sipër, ku gjeta dy të tjerë po aq të dashur, besnikë dhe të gjindshëm.

“Polifemi” i paduruar, se po vononte t’i binte në hise mish njeriu, shkëputi një masiv nga tavani i shpellës dhe qëllimisht apo jo, dreqi e mori vesh, na e vërtiti mbi krye. Shkëmbi u thërrmua në spondin e vagonit dhe pas rikoshetës, një gur m’u shuk mbi kurriz.

Zot o Zot, ç’dhimbje!

U shemba pa ndjenja mbi grumbullin e materialit, ndërsa Anastas Papi me Qemal Demirin, më vunë mbi dy dhoga në shtratin e vagonit, ashtu të zalisur dhe më lëshuan në planin e pjerrët, përfund të cilit më ngritën zgupthi me batanijen e fiksuar mbi dy bishta lopate dhe më shpunë në infermieri, ku Kosovrasti më kallkanosi direkt me allçi.

Përfundova gjytyrym…!

Gjatë kësaj kohe më shërbenin miqtë.

Kur iknin të rinjtë në punë, apo shtriheshin të flinin, “turnin” mernin “gjashtë-qindëshit”. Një të shtunë “dezhurni”, i qëlloi Ali Hoxhallarit nga Sazhdarja e Bogdanit, në nahijen e Tomorit. Me Aliun si krahinor, më kripej muhabeti sepse, ishte i drejtë tehu, por idhnak si thnjeglat pickuese në gërxhallat e lisave të moçëm. Ai ishte plakur në stane me tufat dhe kishte mbetur në periferi të ngjarjeve, që rrokulliseshin në Shqipërinë komuniste.

Të rejat i kapte me zor, por ishte inteligjent dhe shumë ekspresiv, me leksik dhe fjalor arkaik gjithë turqizma. Rudimentet dialektore i shoqëronte me “o”-në picante, që merrte tingëllimë të veçantë në gojën e tij. Bash për shkak të “o”-ve, dhe xhevahireve leksikore, më këndej ta provokoja.

Atë të shtunë e ngacmova më gjatë: “Përse të shtynë në burg, o Like”? – e pyeta për të hapur muhabet.

“Eh-u-uh, është histori e gjatë, o”!

“Do më shumë se tre vjet për ta rrëfyer”? – e shpotita.

“Jo, or jo, po është ca e ngatërruar. Më dënuan me nja tre nene, o”.

Heshti, mbushi llullën, e ndezi dhe vijoi: – “S’di pse më kllaposën, mbase ka qenë e shkruar nga Abas Aliu”!

“Kaq i rrezikshëm paske qenë, o Like”?

“Ta kisha ditur se isha aq i rrezikshëm, do kisha bërë namin, po unë’ një copë bari kam qenë, o”!

“Epo, ke qenë i kamufluar, o Like”?

“E ditke, ëh! Se kështu më thanë edhe ata”!

“Ç’të thane”?

“Ja, o je diversantë, ke bërë axhitacion dhe prupagandë, ke bashkëpunuar me Nafsalinë greke dhe me C.I.A.-n amerikane, ke hyrë e ke dalë sa herë ta kanë kërkuar dhe je maskuar si bari delesh”.

“Sa e vërtetë është kjo, xha Like”?

“Ç’e vërtetë zeza, o”?

“Për çfarë të sollën këtu”?

“Ah-ah, kot fare, o! – shkundi çibukun në tabanin e opingës, e mbushi sërish, e ndezi dhe e thithi nja dy herë: – “Në behar shtegtonim bagëtitë në meratë e zonave kufitare. Një ditë mbeta vetëm, se shokët zbritën në Leskovik për ushqime e duhan. M’u desh t’i kullundrisja tek pullë, treqind krerë, me tre qentë që s’iu ndaheshin një çap.

Vëmë në kullotë dhe u shtriçë ndën hije, po duket më mundi gjumi, hiç ja, as’dëgjova as këmborë, as blegërima, as lehje qensh. Në merak qeshë për bagëtinë, sepse helbete, në mal ishin, do shkonin gjer ku mund dhe ktheshin prapë. Po kisha siklet qentë, druhesha mos i qepeshin ndonjë bushtre dhe braktisnin tufën, në mëshirën e bishave.

Kur u ngriç dhe u vura pas gjurmëve. Ec e ec, pas kakërdhive, por tufën s’po e shihja…! Mbas ndonjë ore, iu qasa vijës kufitare. Vazhda vijonte përtej piramidës, me ç’dukej tufa kish kaptuar kufirin dhe rrezikonte të binte në duart e barinjve grekë.

Rashë në hall, ta kaptoj mos ta kaptoj, mendova pasojat që do kisha paskëtaj dhe dertet që do t’i shkaktoja familjes e të afërmve. Do ti, kur ma dha truri e kapërceva kufirin dhe mbas ndonjë ore, ndjeva këmborë e lehje qensh. Tufa kulloste në pllajën përballë.

Kaptova një përrua; kur u avita, dy ushtarë grekë me pushkët shndërruar në kërraba, rrekeshin t’i kthenin. Qentë u trimëruan sa më pikasën dhe t’iu gjembëzuan kreshtat e iu sulën ushtarëve, por unë i ndolla dhe i qetova me zemër të dridhur.

“E hëngre Like ziu, kaq e pate! Re rob te grekët, me dhenë e me qenë”! thashë me vete. Por ata diç më folën në gjuhën e tyre, që s’e mora vesh dhe më bënë shenja t’i ndihja të kthenim ballin e tufës, drejt tokës sonë. U dola përkrye dhe i ndolla ca me fërshëllima, ca me kërrabë, ca me ndihmën e qenve, gjersa vura para përçorët.

Për dreq, m’u fanit sekretari i partisë, brigadierët e blegtorisë dhe komisari i kufirit, që na flisnin për mizoritë greke, për pabesitë dhe për therjet në gjumë dhe më hyri data, po ata buzëqeshnin të lumtur. Kur kreu i tufës kaptoi kufirin, s’po iu besoja syve, po grekët m’u dukën më të gëzuar se unë. Njëri hoqi mataranë nga brezi dhe ma zgjati.

E mora dhe piva më shumë se gjysmën, i etur nga vapa dhe sikleti. Kur i’a ktheva, ai më bëri shenjë; “ta kam falur”, ndërkohë tjetri nxori kutinë dhe më zgjati një cigare, bashkë me çakmakun. Ndeza duhanin, po edhe ai me paqetën dhe çakmakun në dorë.

Ç’t’iu dhuroja, unë isha trokë e copë. Por në momentin kur krerët e fundit po kaptonin kufirin, ma dha truri dhe shtriva kërrabën, kapa një milor, e rrëzova dhe i lidha me rripin e trastës. Ata s’donin ta pranonin, por ua lashë kulaç para këmbëve, iu bëra temena dhe u ndamë, unë me dhentë e me qentë në tokën tonë, ata në të tyren me milorin e lidhur.

Vetëm kur kalova piramidën, u mbusha me frymë. Ndala, ktheva kryet të shihja për herë të fundit ushtarët grekë. Edhe ata u kthyen një çast, më përshëndetën me dorë dhe u larguan me milorin që e kishin shkuar në dyfek dhe e mbanin mbi supe. Shpejtova pllajës, krenar për veprimin heroik, kur m’u turrën  shokët dhe një xhumbë ushtarësh, që duket më panë nga maja e malit, kur u ktheva shëndosh, me dhentë e me qentë dhe rendën me britma hareje, kush të më përqafonte më parë.

Fundja, humbja ime dhe e tufës do t’iu kushtonte shtrenjtë, jo vetëm barinjve që më lanë vetëm, po edhe kufitarëve që s’u treguan vigjilentë. Pra, më pritën si hero. Pastaj iu tregova fill e për pe ç’ndodhi, iu rrëfeva për dhuratat që më falën dhe milorin që u fala.

S’më qortoi kush, të gjithë më lëvduan. Madje, pas dy ditësh mblodhën ndërmarrjen blegtorale, komandën e kufirit, barinjtë dhe fshatarët e zonës, erdhën edhe të deleguarit nga qendra dhe nga Komiteti Ekzekutiv, më dekoruan për aktin vetëmohues të mbrojtjes së pasurisë socialiste dhe për guximin që tregova, duke sfiduar ujkun në strofkën e tij. Veç dekoratës, më akorduan tre mijë lekë shpërblim dhe pesëmbëdhjetë ditë leje. Dhuratat dhe milorin, s’m’i zuri kush në gojë.

Kështu o xhan i Likes, u kthyeç te të mitë me dekoratën në gjoks dhe paratë në xhep. Po haberi kish mbërritur para meje, drejtuesit e fshatit dhe të nahijes kishin dalë të më prisnin”.

“Paske lenë nam, o Like”! – e ndërpreva me të qeshur.

“Qesh ti qesh, po këtu nisi e tatëpjeta, o”!

“Për ç’të tatëpjetë e ke fjalën”?

“Për burgun, o”!

“Ti sikur the që të pritën si hero”?

“Më pritën…”!

Shkundi llullën në tabanin e opingës, e mbushi, e ndezi, e thithi dhe nisi të shfrynte shtëllunga.

“Ngjarja bëri jehonë. Paria më përgëzuan, por sekretari i partisë, u pezmatua, nisi intrigat gjer sa më rrasi brenda…”!

“Për çfarë të rrasën, o Like”? – e ndërpreva i paduruar.

“Të thashë, për pulitikë, o”!

“Ti për politikë”?!

“Pse o, s’ta mbush synë”!?

“Syrin ma mbush, po mendjen s’ma mbush dot”! – e kundërshtova apostafat, të shihja reagimin.

“Epo mirë, atë lloj mendje ke ti, se po ta kishe sakllam, s’vije këtu, o”!

“S’erdha vetë”.

“E di! Po pse të prunë, o”?

“Më dënuan si armik të popullit dhe Partisë”!

“Pse, mos je gjë zotërote, më pulitikan se unë, o”?

Vërtetë s’isha, po s’i mund ta zgjasja muhabetin?

“Më vjen keq, po t’i s’di as shkrim as këndim”!

“Jo ore, vetëm ju qytetarët paskeni lindur për pulitikë, o”!

“S’thashë se jemi politikanë të shquar, po kemi parë pak botë”! – e nguca me qëllim.

“Ç’dynja keni parë ju a derëzinj, vetëm tym dhe bretkosa keni parë, o”!

“Jemi nga qyteti ne, o xha Like”! – gjoja u mburra unë.

“Ju në një mera kullotni, unë kam parë tërë ato kasaba, o”.

“Nga na i paske parë zotërote”?

“Nga maja e Tomorit, o”!

“Ç’shihet prej atje”?

“Tërë dynjaja, o”!

“Sa për ujq, arinj dhe dhelpra, them ke parë me bollëk, po…”! – e nguca.

“I kam parë edhe ato, ama shquaja si në pëllëmbë Beranë e Korçën, Elbasanë e Lushnjen, Fierë e Vlorë, pa kur qëllonte koha qelibar, shihja gjer matanë detit o, në Itali”!

“Po politikë me dhentë paske bërë në ato maja, o Like”?

“Me dhentë, me qentë dhe me mendtë”.

“Me mendtë e kujt”?

“Të Abas Aliut, o evlat”!

“Domethënë paske bërë agjitacion dhe propagandë me Perëndinë”?

“Ç’haxhikaçon e prupagradë llafos ti, o”?!

“Atë pra, për të cilën të rrasën këtu”!

“Aha! Me plakën o evlat”!

“Me plakën”?!

“E o, s’të mbushet rradakja”!

“Mendja më mbushet, po truri s’ma pranon”?

“S’ke tru ti o, po të kishe, do rrije me shokët”!

“S’më lane”!

“E di, e di”!

Kur thithi llullën, shtëllungat krijuan një perde ndarëse, por mjegulla u davarit dhe e pashë me mjekër mbështetur në shputën e ashpër.

“Eh dynja, dynja”!

“Ç’të gjeti, o Like”?

“Eh-u, o xhan i Likes, s’na u ndanë hallet e shkreta”!

“Hallet për robin janë, Ali”!

“Po është pe mishi robi, duro e duro dhe plas”!

“Plakën si e ke”? – ndërrova temë.

“A-ah, ka tre sene, që ka ikur me të shumtët, qyqarja”!

“Më ardhka shumë keq”!

“Kështu është arratisur dynjaja, o bir! Ca ikin, vijnë të tjerë, ama një para një pas, atje do vemi”!

Heshti, thithi llullën, e shkundi dhe e mbushi sërish.

“Ke dhimbje, biro”?

“Pak”, – kisha shumë, por s’doja ta lëndoja plakun.

“Mos u merakos, je i ri e të ngrihen eshtrat kollaj! Ç’t’iu bësh këtyre kokallave të mija, që kërcasin natë e ditë, si kocka kau, o”.

Më shtrëngoi nevoja, bëra të çohem po më therën brinjët.

“Oh, nënë”! – më shpëtoi një rënkim.

“Ç’pate, o”?

“Hiç xha Like, dua të dal jashtë, por më çau kurrizi”!

“Bëje këtu, o”! – u ngrit e mori korridorin.

Me gjithë dhimbjet s’pranova të çlirohesha në sy të shokëve. Ndjenja e turpit më detyronte të mblidhja forcat dhe të shkoja nguc-nguc në nevojtore, herë kapur në krahun e ndonjë shoku, herë mbi bastunin e Xhelil Ferrës, nga Dibra.

Kapa bastunin e këngëtarit plak dhe u çapita me zor gjer në ngushticën e korridorit, ku gati u plasa me qylafin e Aliut, që shpejtonte kokë ulur, me kovë në dorë.

“Ku vete”

“Në panjë”.

“Kështu, o çun! Pse, kot më paskan lënë mua”?!

“Për muhabet, xha Like”! – dhe mora teposhtë nga berberhana.

“Prit të shoqëroj, se do marrësh tatëpjetë në përrua”! – flaku kovën, më kapi bërrylin dhe më ktheu në një aneks të nevojtoreve, ku u orvat të më ulte pantallonat.

“Pse turpëronesh, unë jam babai yt, o”! – më zbërtheu rripin e mesit.

“Të lutem, lermë se vazhdoj vetë, xha Like”! – e shtyva i vendosur.

U mbajta pas dërrasave të mos shkisja në këmbajkat viskoze, mbarova dhe u ngrita me ndihmën e shkopit, Aliu më priste te çezmat me llullën në gojë.

“Po nashti, o”?

“Do u hedh dy grushte ujë syve dhe do kthehem në jatak”.

“Sikur të pimë nga një llullë rehat, çlodhemi një copë herë, marrim pak ajër të pastër, mbase na bën teslim Perëndia edhe ndonjë kafe, o”.

S’ia prisha qefin, u zvarrita gjer te këndi i kuzhinës private.

Vërtet na doli kafeja! Jo nga Perëndia siç luti Aliu, po na ftoi Xhelil Ferra: “Eni burra ta pjekim ka nji kafe shqeto”!

“Ejvallah, ta shtoftë Zoti Xhelil aga”! – e falënderoi Likja.  –

“Zoti u dhëntë vuxhut çunave”! – ia ktheu plaku.

“Amin ishalla, ymër”! – e mbështeti Likja dhe u sheshua mbi tullat e nxira.

Teksa u vara mbi një vandak drush, m’u lëndua shtati. Plaku ndau kafet në ca sapllakë alumini:

“Të paça Ali, i gzum dhe të shkume or cull”! – hoqi qeleshen nga koka e shogët, për ta bërë më ceremonial urimin.

“T’u rrit ndera, xha Xhelil”! – e falënderova dhe rrufita sapllakun.

“Si ndihesh njitash, or cull”? – më pyeti.

“Më mirë, Xhelil aga”!

“Dashtë Zoti, kjoftë pa dam”!

“Amin ishallah”! – i mbajti iso Likja.

“Me ndihmën e Allahit, ke me e kalu shpejt”!

“Kështu shpresoj”!

“Veç duhet m’u rujt do kohë, gjer të zihet koci”!

“S’të lënë këta, o Xhelil aga”!

“S’të lanë xhahilët, hej i marroftë Allahi”! – troi plaku. –

“Njitash po iki, se s’jam mirë”! – kur vuri duart mbi gjunjë,

tirqet iu tendosën, sa gati iu shqepen.

“Urdhëro bastunin, të falënderoj për ndihmën”! – i zgjata shkopin.

“Ç’a ai llaf he burrë, shërohu pa k’tu jena”! – dhe u largua çalë-çalë.

M’u shtuan dhimbjet e brinjës dhe të shpinës nga qëndrimi në këmbë, kapur pas krahut të Likes dhe mbi bastunin e Xhelil Ferrës, u kthyem.

Si u rehatova, iu riktheva muhabetit:

“Ku e lamë, xha Like”?

“S’mbaj mend, kur s’të kujtohet ty, nga do më bjerë në fiqir mua, o”!

“E lamë te dënimi yt. Përse të dënuan, xha Ali”?

“Të thash, për pulitikë, o”!

“Me kë bëre politikë”?

“Ja Abas Ali, me plakën o evlat”!

“Ç’politikë mund të bëje me plakën”?!

“Një mut! Llafoseshim për zavallet e dynjasë. I rrëfeva fill e për pe heroizmat e Greqisë me dhentë e me grekët, gjer sa erdhëm te hallet e ditës: Ejvallah Abas Ali Tomorrit, që po na mban me hatër, lopa na polli viç, gomarja kërriç, pela mëzen, nusja Këzen, dhentë bënë nga dy shqerra, pulat me një tufë zogj dalin nga ferra, edhe shkoza brus me rrush, kërçelet na mbushën vatrën me prush…”! Memorie.alNga Shkëlqim ABAZI

U fsheh për 50 vite, si e zbuloi Nexhmije Hoxha të vërtetën për Konferencën e Pezës! Dokumenti i 5 shtatorit 1942

DR. VASFI BARUTI/ Konferenca e Pezës komuniste apo nacionaliste? Asokohe pyetja ishte marri për sa në shkrimore historie Konferenca e Pezës ishte komuniste, vepër e diktatorit! Në çerekshekull pyetja sërish s’mund të bëhet. Përse? Historishkrues të sferës akademike, me grada e tituj të lartë, edhe pse bëjnë retushime, redaktime mbesin përsëritës të dogmës komuniste për Konferencën e Pezës vepër “madhore” e ish-Partisë komuniste!

 

Historiani, ndër më të njohurit, pa mëdyshje pozicionohet qartësisht e në mënyrë origjinale: “Shtrohet pyetja se kush e mori iniciativën dhe kush bëri propozim për organizimin e Konferencës së Pezës? Enver Hoxha ka lënë të kuptohet se ka qenë ai.”1 Mashtrim, si edhe vetë teksti Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë: “Konferenca [e Pezës] pranoi njëzëri platformën e Luftës Nacionalçlirimtare të përpunuar nga Partia Komuniste…”2 Kurse procesverbali i Konferencës, mbajtur nga Nexhmije Xhuglini, s’ka një shenjë komuniste ç‘shkruhet në teksti i partisë se Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (i përkohshëm) ka pranuar njëzëri “platformën e Luftës Nacionalçlirimtare”, madje e vërteta se nacionalistët u vunë kufirin te thana komunistëve: këtu të mos dëgjohen emra partinash.3 E vetëm një herë citohet PKSH në raporti i mbajtur nga delegati Koço Tashko e pas kësaj i vjen paralajmërimi i delegatit të Rinisë të Ballit. Ramazan Jarani.

Në AQSH, për Konferencën e Pezës ka vetëm dy dokumente ama janë fondamentale ndaj guxoj të ribëj pyetjen: Konferenca e Pezës komuniste apo nacionaliste? Përgjigjja e pabesueshme, por e vërtetë e pamëshirë: Konferenca e Pezës assesi thjesht komuniste por siç ishte: me ngjyrime të forta arkivore nacionaliste.

Dokumenti për thirrjen e Konferencës së Pezës, gjetur në Arkiv fondi i Konferencës, është ftesa delegatëve të ftuar në Konferencën e Pezës. Ftesa daton 5 shator 1942, fillon me shprehjen I ndershëm Zotni, në Arkiv s’mund të gjendet dokument komunist në historinë e luftës me përshëndetje “I ndershmi Zotni”, ekuivalenti komunist ishte Shok për Zotni por me shumicë komunistçe VF LP. Ftesa shkruhet gegërisht dhe s’ka dokument komunist në luftë e paslufte i shkruar gegërisht, dialekt i urryer për komunistët. Teksti i ftesës bëhet njësh me thirrjen e Mit’hat Frashërit në Nacionalizma Shqiptare (1939): “… Nacionalizma shqiptare e këshillon krejt popullin të lërë ideologjirat e të përpiqet vetëm për Shqipëri, rreth flamurit të Skënderbeut, me patriotizëm të patundur.” “Flamuri kuq e zi i Skënderbeut” është po ai “rreth flamurit të Skënderbeut.”4 Përshëndetja me Zotëri, ftesa në gegërishte dhe harmonia e përmbajtjes së ftesës me tekstin e Mit’hat Frashërit i jep zgjidhje dilemës: Ftesa me dorë nacionalisti apo komunisti? Me dorë nacionalisti.

Ftesa nacionaliste për Konferencën e Pezës

 nacionaliste për Konferencën e Pezës

5 shtator 1942

I ndershëm Zotni,

Në këtë çast të rëndësishëm për vendin t’onë, kur historia e popullit shqiptar po shkruhet me gjak dhe kur gjithë bota është në luftë, ne kemi vendosë të mbledhim një konferencë të shqiptarëve të ndershëm që duan të luftojnë për lirinë e vendit. Populli shqiptar që ka për traditë luftën për liri, duhet sot kur ka për aleat gjithë popujt e shtypun dhe aleancën e madhe të tre popujve ma të mëdhenj e ma të organzuem të botës – Amerikës, Ingliterës dhe Bashkimit Sovjetik – të mos qëndrojë mbrapa, po t’i përvishet me hov dhe pa i humbur kohë luftës për lirinë e vet.

Në këtë luftë duhet të marrë pjesë i gjithë populli shqiptar i bashkuem si një bllok e pa dallim klase, feje e tendence politike.

Kemi një armik të përbashkët dhe të gjithë duhet të bashkohemi dhe nën hijen e flamurit Kuq e Zi të Skënderbeut t’a çojmë popullin shqiptar në liri.

Duke pasë besim në ndershmërinë dhe në patriotizmën T’uaj, jemi të sigurt se ju nuk do të mungoni me marrë pjesë në këtë mbledhje me rëndësi historike për popullin shqiptar.

Konferenca do të bahet në PEZË TË MADHE më 14 shtator 1942.

Me përshëndetje shqiptare KËSHILLI INISIATOR për mbledhjen e Konferencës për ÇLIRIMIN KOMBËTAR”5

Këshilli Inisiator i Konferencës së Pezës është emërtesë e panjohur në historinë e Luftës andaj pyetja: Këshilli Inisiator ishte i nacionalistëve? Ishte i komunistëve? Ishte i përbashkët? Ftesa është e nacionalistëve, u dërgohej komunistëve të bashkohen në Pezë dhe komunistët detyrohen të pranojnë ftesën pse emrat komunist e Parti Komuniste ishin të ndotur së keqi pse në popull identifikohen “kuçedër e komunizmit, shkatërruese e familjes, fesë, besës”, siç e bënte të njohur Enver Hoxha (26 mars ‘44), dhe kishin fare-fare pak mbështetje popullore. Nga Tito, nëpërmjet radio Jugosllavia e lirë komunistët marrin porosi për organizmin e një konference por s’ndjehen të zot ta organizojnë. Situata politike thirri në skenë nacionalistët. Nacionalistët ishin të vetëm që u gjakosën me pushtuesit fashist ditët e prillit të zi ’39 dhe të parët ndjenë nevojën e bashkimit në luftë kundër pushtuesve dhe sfidojnë Partinë Komuniste me ftesën të dërgojë delegatë në mbledhjen e tyre nacionaliste. Nacionalistët kishin dashur të organizojnë konferencën nacionaliste por s’mund dhe informacioni vjen nga Koço Tashko: “… Më 17 qershor do të mbahej në Tiranë një mbledhje e nacionalistëve, të cilët kishin emëruar delegatë të Partisë [komuniste]”

FTESA NACIONALISTE PËR KONFERENCËN E PEZËS

Historia e PPSH i ndan kështu delegatët e konferencës: Delegatët e Partisë komuniste dhe nacionalistë prej të cilëve kishte që ishin “shumë afër” Partisë komuniste, sikurse kishte dhe një pjesë që qëndronte në pritje ku bënin pjesë zogistët me Abaz Kupin.7 dhe të parët e delegatëve rendit delegatët e Partisë Komuniste por që ishin pas atyre nacionalistë. Dokumenti i vetëm dhe i rëndësishëm i Konferencës ishte Rezolucioni i Konferencës. Në dokumentet partiake të luftës dhe të pasluftës mbahet në fshehtësi Rezolucioni dhe kishin arsye të forta politike. E tërë faqe 5 e Rezolucionit rendit Çetat e shumta që bënin rezistencë antifashiste në gjithë vendin dhe në botime partiake e gjithë faqja censurohet pse renditen Çeta me komandantë “tradhtarë” si Çeta e Bajazit Rehovës, Çeta e Gjin Markut dhe Mestan Ujaniku, Çeta e Muharrem Bajraktarit, Çeta e Ismail Petrelës etj. Dokumentet partiake komuniste i japin rendësi Konferencës së Pezës por lenë në hije të fortë Rezolucionin e Konferencës dhe për të nuk ka asnjë rresht për përmbajtjen e rëndësinë e tij dhe arsyeja është ngjethëse politike. Përse në tekstin Historia e Partisë mungon fjala Rezolucion kur ishte i vetmi dokument e tepër i rëndësishëm me kërkesë për bashkimin e popullit?

Ose, pse historianët akademikë e të tjerë të instituteve studimore nuk i referohen delegatëve në Konferencën e Pezës? E thjeshtë: Rezolucioni i Konferencës fillon me rreshtat “Delegatët e ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfaqësuesit e gjithë tendencave të nacionalizmit shqiptar, të Partisë Komuniste Shqiptare, të Rinisë Nacionaliste, të Rinisë Komuniste dhe të Rinisë Femërore Popullore Shqiptare.”6/1 Siç shihet të parët janë delegatët e nacionalizmit shqiptar kurse të dytët delegatët e Partisë Komuniste si edhe të parët janë delegatët e rinisë nacionaliste kurse të dytët delegatët e rinisë komuniste dhe nëse partia komuniste do ishte kreu i Konferencës atëherë padyshim të parët do të ishin delegatët e Partisë Komuniste, po kështu delegatët e rinisë komuniste; dhe renditja e delegatëve në Rezolucion është kryeargument i palujtshëm se nacionalistët ishin forca kryesore politike drejtuese në Konferencë, kurse delegate e Rinisë Femërore Popullore Shqiptare ishte Ramize Gjebrea.

Ja protokolli i Konferencës së Pezës, siç ishte. Kryetari i Konferencës është nacionalist edhe presidiumi është me katër nacionalistë e një komunist; edhe ftesa nacionaliste për Konferencën e Pezës ka autor komisionin nacionalist dhe janë argument se nacionalistët ishin violina e parë e konferencës edhe përcaktues i protokollit në konferencë. Ndoc Çoba përfaqësues i nacionalistëve katolikë veriorë i dha tone ngulmuese nacionaliste konferencës, ia arriti të mposhti dhe Tarasin.8 Presidiumi i konferencës bëhet i njohur nga ish-bashkëthemelues i partisë, dy herë ministër i qeverisë “Hoxha”, aktiv në organizimin e Konferencës së Pezës, anëtari i presidiumit të Konferencës së Pezës: “Presidiumi bëhej nga Ndoc Çoba, Kamber Qafmolla, Baba Faja Martaneshi, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi.”9 Partia komuniste nëse ishte “organizatore” e Konferencës si mund të përfaqësohej në presidium nga i vetmi komunist Ramadan Çitaku!! Në libra historie shkruhet se Enver H. ideoi e drejtoi Konferencën e Pezës!

Pjesëmarrësit në Konferencë, siç ishin: të parët ishin nacionalistët. Dr. Ymer Dishnica ministër i Shëndetësisë, protagonist i rëndësishëm në Konferencë, partiak i lartë në udhëheqjen e Partisë, delegat, i zgjedhur i Konferencës, anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe ja përgjigjja e tij për pyetjen e gazetarëve: “Sa qenë, e cilët kanë qenë njerëzit dhe kurrentet që muarën pjesë në Konferencën e Pezës?” Dr. Dishnica: “Kanë qenë katër: Të parët qenë njerëzit e maleve [jo komunistët], ata që i kishin hapur me kohë luftë fashizmit, këta qenë delegatët që vinin nga çetat ose vetë kryetarët e çetave partizane vullnetare, pastaj [e dyta] ishte Partia Komuniste që kishte kuptuar me kohë se duhej luftuar karshi fashizmit, pastaj me radhë në Konferencë ishte Rinia Antifashiste. [jo ajo komuniste]”10 Pjesëmarrësit në Konferencë siç mbetën në libra historie: Të parët ishin komunistët!

Të parët e Konferencës, historia siç ishte: “Njerëzit e maleve”. Ministri Dr. Dishnica i dredhon gjegjies për pyetjen “Sa ishin delegatët dhe cilët ishin ata”? Megjithatë në gjegjien e tij shquajnë njerëzit e maleve të parët e delegatëve, të dytët ishin komunistët. Për pyetjen “Cilët qenë njerëzit dhe kurrentet që muar pjesë në Konferencën e Pezës” Dishnica vjen me gjegjie të shkurtër: “Të parët ishin njerëzit e maleve” dhe njerëzit e maleve dihet se ishin nacionalistë. E vërteta “njerëz të maleve” mbahet në fshehtësi por zbulohet në faqen e censuruar të Rezolucionit të konferencës me emrat e njerëzve të maleve e çetat e tyre dhe deri në Konferenca e Pezës e verën ’43 komunistët s’kishin asnjë çetë të tyre partizane.11

Nexhmije Hoxha ish-partiake në majë të piramidës komuniste dërgon në AQSH procesverbalin e Konferencës së Pezës mbajtur prej saj dhe pa e ditur të vërtetën ç’fshihej në procesverbal dhe për fat kishte zbuluar të vërtetën e fshehur për gjysmë shekull: Konferenca e Pezës, siç ishte atë shtator ‘42! Procesverbali i shkruar me dorën e vet është dokument i pazëvendësueshëm, i jep përgjigje pyetjes: Konferenca e Pezës është komuniste apo nacionaliste dhe e vërteta e pamëshirë: Konferenca ishte nën pushtetin e nacionalistëve. Si mundet, N. Hoxha të dorëzojë në AQSH procesverbalin që i vinte kryq, pos të tjera, broshurës së Enverit “Konferenca e Pezës ngjarje e madhe historike”, përplot të pavërteta! Zonja Hoxha aq shumë e vetindokrinuar sa s’mund të vinte në dyshim përmbajtjen e procesverbalit se ishte njësh me broshurën e diktatorit.

Procesverbali ra edhe në dorë të historianëve me emër, por të vërtetën e mbajnë të fshehtë! Teksti Historia e Partisë zbuloi të “vërtetën” se “Konferenca e Pezës afirmoi rolin udhëheqës të Partisë Komunistë të Shqipërisë në Luftën Nacionalçlirimtare.”12 E teksa vjen herë të parë e vërteta e fshehur e Pezës të këqyrim të vërtetën në transkripti i procesverbalit të Konferencës: “… Hapet mbledhja nga anëtari i këshillit [inisiator] Ndoc Çoba për rëndësinë e Konferencës /…/ Flet delegati nacionalist R. J. [Ramazan Jarani]. /…/ Flet delegati Ndoc Çoba për bashkimin kombëtar. I katërti “Flet delegati i Partisë Komuniste K. T[ashko].” Tarasit i vjen radha i shtati dhe, me dorën e të fejuarës Nexhmije, në procesverbal mbeti vetëm fjalia: “Lexohet referati i shokut Taras për këshillin Nacionalçlirimtar.”13 Folës nacionalistë ishin të pushtetshmit e konferencës.

Në procesverbal nacionalistët me thirrje ngulmuese: “Fjalët parti nuk ndihen mirë në vesh”; nacionalistët të kthjellë dhe për formën e regjimit politik paslufte: “Ne duem një Republikë Demokratike me baza shoqnore moderne që do populli” kurse përkundër komunistët që në shpirt e mendje kishin sovjetët e Stalinit. Nacionalistëve u dhimbset shumë Kosova dhe duan “… marrjen në bisedim të Kosovës.” Komunistët përfaqësohen me raportin kryesor nga Koço Tashko, i çorientuar me Kongresin e Lushnjës, por bën dhe provokim të pështirë: “Më 1939 P.K [Partia komuniste] ishte e para që hyri në luftë kundër okupatorit /…/ Ajo përgatiti ngritjen e popullit më 7 prill” kur Partia e Komunistëve krijohej pas dy vjetësh kurse në Rezolucioni themelues vetë drejtuesit e Partisë komuniste pohojnë: “… Po të kishim marrë armët kundër pushtuesit fashist ne komunistët do të kishim fituar besim te populli.”15 Nacionalisti Ramazan Jarani, kundërkomunist i thekur: “Flet delegati i Rinisë nacionaliste mbi nevojën e ngritjes mbi situatën politike, /…/ Kërkojmë të vendosim një formë qeverimi që don populli.

Disa mund të thonë që komunizmi do na vijë. /…/ nacionalizmi s’mund të pengohet nga komunizmi. /…/ S’ka nacionalizëm në kundërshtim me popullin. Nacionalizmi në kuptimin shovinist ka mbarue. Duhet bashkim kombëtar…”16 Në pak rreshta plot mendime të vlera. Në vite lufte herë të parë ballafaqohet nacionalizmi me komunizmin. Përkundër ç’shkruhet në proces- verbali, mbajtur nga e fejuara, vjen diktatori me maskën e rolit përcaktues në Konferencën e Pezës: “Unë u propozova shokëve orientimet kryesore mbi rolin e Frontit e të këshillave dhe vendimet që duhet të fiksohen në një rezolucion i cili do ti paraqitej Konferencës për diskutim e aprovim. / …/ Ideja bazë ishte bashkimi i gjithë popullit shqiptar dhe organizimi i tij në luftë kundër pushtuesve, këto ishin pikat kryesore që unë i ngarkuar i KQ shtjellova para Konferencës….”17 Diktatori me të ngjashmen e të folurit zhurmues të papagajve!

Lexuesi kërkon të dijë edhe qëndrimet komuniste në procesverbal. Vendimi më i rëndësishëm dhe i vetëm i Konferencës ishte krijimi i Këshilli i Përkohshëm Nacional çlirimtar kurse Tarasi kishte mision ta sabotojë vendimin nacionalist me “argument” se Këshilli është kopje e shteteve të tjerë: “Shtatmadhoria ashtë e kopjume nga ndonjë shtet tjetër.” dhe është “… lufta që do t’i nxjerrë këto shtatmadhori” Kurse Çoba Kryetari i Konferencës i gjegjet prerë Tarasit: “Shtatmadhori tjetër nuk mund të vijë dhe propozoj të formohet ma parë Këshilli [i Përgjithshëm] dhe t’i jepet kompetenca për rregullimin e punëve të luftës.”17/1 Miladin P. refuzohet nga nacionalistët të jetë në Konferencë ndaj dhe Tarasi mëton të sjellë në Konferencë porosinë e tij: “… Këshilli i përkohshëm Nacionalçlirimtar duhet të dalë nga lufta e jo nga Konferenca dhe të varet drejtpërdrejt nga partia komuniste.”18 Përse?

Që Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar të formohet në luftë siç do vetë Partia komuniste. Këshilli i Përgjithshëm i përkohshëm u krijua me ngulmim të kryetarit Çoba dhe me kompromis në raportin 50 me 50 për qind. Enveri e përjeton së keqi i gjunjëzuar nga kryetarit Çoba për zgjedhjen e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar ndaj për hakmarrje dekonspiroi bazën ilegale të Ndoc Çoba, i cili 21 ditë pas Pezës arrestohet nga fashistët, në gjyq mbrojti pavarësinë e shqiptarisë, internohet tre vjet në ishujt Ventotene, lirohet me kapitullimin e Italisë fashiste. Edhe më, nga sfida që përjetoi në Pezë për zgjedhjen e Këshillit Tarasi “përjetoi” se gjasme Konferenca pranoi mendimin e tij: “Në konferencën e Pezës u pranua [mendimi i tij!] se shtabi madhor do të dilte prej luftës nga elemente komuniste dhe nacionalistë të vendosur në luftë.”19

Nacionalistët, të pushtetshmit e Konferencës

Për Konferencën e Pezës mjaft të lexohet Konferenca në sytë e Enverit, nëntor ’44: “Si u paraqit për mua Konferenca e Pezës. Edhe kjo ishte karakteristikë e punës së Miladin P. Ai ishte në Pezë dhe unë në Tiranë, neve kishim folur më parë por fare pak dhe mora një letër ku më thotë lajmëro filanin e filanin se do të bëjmë konferencën /…/ Kur vajta atje [në Pezë] gjej këta shok që po haheshin për referatet. Pas një dite dolëm në konferencë për të mbrojtur vijën e luftës nac.çl. /…/ dhe do të lexoja atë referatin [e gjeti të shkruar] por që të mbroj tezën jo. Me një përgatitje të tillë dolën ato që priteshin të dilnin gjëra qesharake.” 20 Në Konferencën e Parë Nacionale të Vendit Ramadan Çitaku byroist protagonist në Konferencën e Pezës shfaqi shqetësimin politik: Pse po heshtim për Konferencën e Pezës, s’dëgjohet të flitet një fjalë për Pezën! Në procesverbal s’ka asnjë reagim ndaj shqetësimit të tij! Konferenca e Parë Nacionale e Vendit me sytë e Enverit, nëntor ‘44: Në Konferencën e Pezës dual gjëra qesharake. Cilat ishin qesharket që ankohet Enveri para udhëheqjes së lartë të partisë? Në Konferencën e Pezës ishim me ftesën e nacionalistëve; Kryetari i Konferencës është Nacionalist e jo komunist; presidiumi i konferencës me tre nacionalistë e një komunist; në diskutime komunistët ishin nën pushtetin e fortë nacionalist.

Në sfondin e konferencës shqiponja vuan pa yllin komunist. E papranueshme që Kryetari i hetuesisë fashiste Kamber Qafmolla ishte delegat komunist e kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Komunistët u vetdetyruan t’i përgjigjen ftesës nacionaliste për pjesëmarrje në Konferencën e Pezës, më parë argumentet pse Peza ishte nacionaliste e jo komuniste që lexohet në pesë rreshtat me të cilat fillon Rezolucioni i “Këshillit i Përkohshëm Nacional- çlirimtar”, Konferenca ishte nën pushtetin e nacionalistëve. S’dihet se si me marifete komuniste bëhet e mundur që komunistët pronësojnë lëvizjen e çetave patriotike me qëndresë antifashiste: Faqja 5 e Rezolucionit mbulohet me qëndresë antifashiste nga mori çeta patriotike të cilat Rezolucioni i ka me emrin “çeta partizane” dhe në Konferencë “është pranuar që çetat partizane që luftojnë me flamurin e Skëndërbeut të mbajnë si shenjë dalluese shenjën partizane, flamurin kuq e zi me yllin e kuq” por as dihet fare mirë se ylli i kuq atëherë e deri ’92 ishte simboli komunist i Partisë komuniste! Edhe më shumë, deri fundverë ’43 Partia komuniste nuk kishte asnjë çetë partizane. Në Rezolucion, nga e shumta dy çeta: çeta patriotike e Muharrem Bajraktarit nacionalist i epërm në zonën e Lumës në Dibër “lufton” fashistët “me flamurin kuq e zi me yllin e kuq”!! Edhe çeta patriotike e patriotit të madh Hasan Petrela me flamur me yll të kuq komunist!! Marri ta mendosh! “Konferenca” edhe me vendimin që “çetat vullnetare si shenjë dalluese, flamurin kuq e zi” por të kujt janë “çetat vullnetare”, me dukje janë nacionaliste por emri vullnetare është në emri “Ushtria Popullore çlirimtar Vullnetare Shqiptare”, siç shihet në dokumente arkivore. Emrat “çeta partizane” e “çeta vullnetare” janë emërtesa nga ushtria e Titos.

Grupi i Partisë Komuniste me marifete komuniste mundi të privatizojë veprimtarinë e çetave patriotike me emrin çeta partizane!! Por ai pati të pamundur të manipulojë parrullën e Rezolucionit: “Rroftë Shqipëria e lirë, e pandashme, indipendente dhe demokratike.” Fare qartë: Fjale e pandashme është Shqipëria Etnike. Ky është edhe debati që komunistët nuk ia dolën që parulla të jetë pa fjalën “e pandashme” dhe kjo u sëmboi keq e më keq komunistëve. Përse? Rezolucioni i mbledhjes themeluese, ai që gjendet në Arkivin Serb në pika “E katërt” ka përkujdesjen: “nuk duhet të harrojmë rrezikun nga influenca nacionaliste.”22 E thënë shqip: rreziku nga Shqipëria etnike. S‘kaluan tre javë nga Konferenca e Pezës dhe Enver H., anëtari Këshilli i Përgjithshëm dhe Miladin P., me marifete komuniste ia arriti që trakti i parë i Këshillit censuron me fshirje fjalën “e pandashme.”

Historia e Konferencës së Pezës, siç ishte, përndryshe ç‘shkruhet nga akademikë e historianë të afirmuar me grada e tituj të lartë!

Burimet kryesore

1.Paskal Milo. Shqiptarët në luftën e dytë botërore 2015:277.

2.Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë 1968:100-101.

3.AQSH. Fondi 40, d. 2 1942 1942.

4.Uran Butka. Mid’hat Frashëri. Vepra të zgjedhura 2017:568.

5.AQSH. Fondi Konferenca e Pezës. Procesverbali i Konferencës së Pezës.

6.AQSH, Fondi 14, dosja 5, 1942.

7.Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë 1968:99.

8.AQSH. Fondi Konferenca e Pezës. Procesverbali i Konferencës së Pezës.

9.Ramadan Çitaku, Kujtime në Pezë. Luftëtari 1945:16 shtator.

10.Ymer Dishnica, Intervistë për Pezën. Bashkimi 1945:16 shtator.

11.AQSH, Fondi 14, dosja 5, 1942.

12.Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë 1968:100-101.

13.AQSH, Fondi 40, d. 2 1942

14.AQSH, Fondi 40, d. 2 1942 1942.

15.AQSH, Procesverbali i Konferencës së Pezës 1942

16.AQSH, Fondi 14, dosja 1, 1941.

16/1 AQSH, Procesverbali i Konferencës së Pezës 1942

17.Enver Hoxha. Konferenca e Pezës ngjarje e madhe historike 1972:32

17/1. AQSH Procesverbali i Konferencës së Pezës.

18.Enveri vepra 1, 1968:309.

19.Enver H., Konferenca AQSH, Fondi 14, dosja 2/1, 1944.

20.AQSH, Fondi 14, dosja 2/1, 1944

21.AQSH, Fondi 40, dosja 2, 1942

22.Vladimir Dedije, Marrëdhëniet Jugosllavi – Shqipëri 1939-1948, Beograd 1949.

/Gazeta Panorama

Historia e trishtë e ish-të burgosurit të Spaçit: “Ndal, do të qëlloj”, gjëmoi ushtari dhe…

Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë…mos u përzje…se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.

 

Hodhëm në kazan një vandak bujashka dhe morëm drejt daljes. Dhjetë metër më tej, u këmbyem me zjarrmëtarët që gjezdisnin frontet, të palosur nën peshën e argjilës dhe dinamitit, ato realizonin plasjet për turnin pasardhës…!

Po fekste.

“E shtymë edhe sot”! – i foli territ Jemini.

“Ndihem i lodhur për vdekje”, – u ankova.

“Byrazer, kështu jemi të gjithë, po bëj si të bësh gjersa të bjerë çanga”! – më dha zemër ai.

Pa reshtur zhaurima e gurëve mbi llamarinat e trimozhës, nga fundi i përroit, erdhën do tinguj metalikë, si të dilnin nga gryka e pusit, shpuan terrin nga ngushtica, morën terma kodrës dhe u përndanë shpateve. Ishte çanga e kampit, një predhë bronzi e kalibrit të madh, që e kishin varur në shtyllën para kuzhinës. Oshtima bronzërishte përçoi si rrymë elektrike notat e shqyera, jehonat e të cilave u ngërthyen në thepat e gjembave të rrethimit dhe qarkuan kodrën.

U drithërua terri, ajri u trand dhe yjet ngrinë në firmament. Kuisja e çangës dhe oshtima bronzërishte, trembi një hut që ndeu flatrat dhe iu sul hutueshëm galerave të braktisura. Ca shpezë burgu u ngritën fluturim dhe humbën gëmushave të burgosura. Zgjuan edhe ushtarët në karakollë, që ua kujtuan detyrën për të cilën i ushqenin me bukë gruri:

“Ndal! N-d-a-l, se do të qëlloj”! ushtoi kori i tyre.

“Hu-hu, ciu-ciu”, iu gjegj kërcënimit klithma e hutit dhe xhumba e zogjve.

“Ndal! N-d-a-l, se do të qëlloj”! së dytën ushtarët, por huti tashmë ish strehuar në burgun e vet, ndërsa shpezët u platitën në shkurret e burgut, pa kaptuar tabelat e “ndalim-kalimit”, duke ua lenë ngrehur çarkun e pushkëve ushtarëve të burgut.

Pa u shuar ende jehona e bronzit, nisën fishkëllimat: “fiu-friu”. Me to u përzien edhe ulërimat e Malos: “Turni i parë, çohu”, së bashku kaptuan rrethimin gjembaçë dhe u plasën në pllajën përbri, ku zgjuan një këndes, që ua ktheu: “ki-ki-ri-ki”.

“Fiu-friu”, “turni i parë çou”, “ki-ki-ri-ki” oshtiu gryka e Gurth-Spaçit.

“Pa-pa-pa, ç’tenor i shkëlqyer”! – simfonia mëngjesore e burgut, e magjepsi Esat Kalën.

“Cili, kaposhi”?

“Jo, tellalli”!

“Ç’na the, ai të çjerr veshët, me tonin e ngjirur”!

“S’ke vesh muzike ke ti, or mik”!

Ai do bënte të rënkonin edhe të vdekurit e varrosur në varret e burgosur, me atë zë të çjerrë, ma thotë mendja do t’u trandej gjumi edhe të ndjerëve të lirë matanë kojkës, kur dëgjojnë këto hingëllima.

Fishkëllimave të bilbilave, oshtimës së bronzit, ulërimave te Malos dhe kiki-ri-ki-ve të këndesit, iu shtuan britmat e ushtarëve dhe rrapëllimat e gurëve mbi llamarinat e trimozhës, që bënë të uturinte lugu.

“Ç’na hëngrën ymrin këto oshtima, bubullima, fishkëllima, britma, ulërima, klithma, krisma, rrufe, batare, sharje, shkarje, rrëzime, rrënime, gjëmime, rënkime, dhimbje, plasje, vrasje, shembje, vdekje, o Zot”! – u ankua Esati.

“Vërtet s’na u ndanë”! – i mbajta iso unë.

“Ç’po thua”?!

“Përsërita ç’ka the zotërote, na u qepën tërë jetën”!

“Edhe përtej”!

“Ka edhe më”?

“Në përtej jetë”?

“Po më pas”?

“E di Partia”!

“Cila Parti, o derdimen”?

“Partia e Punës, që s’le mal pa çarë e det pa tharë”! – Esati ngjeshi grushtin në ballë dhe shkërbeu komunistin e devotshëm.

“Gati-tu! – shpotita unë.

“Në emër të Partisë dhe shokut Enver, përherë gati”! – plotësoi ai.

“Edhe në emër të… popullit, që na hoqi lirinë”!

“Do ta qepësh buçen zotërote, se ma hëngre 731-shin e Kodit Penal të Republikës Popu…”!

“Të Kinës”?

“Të Shqipërisë Socialiste…”!

Ndërkaq, gara mes gjelit dhe tellallit, mori përmasa të papara.

“Ku e lamë Esat”?

“Sh-sh-sh-t, dëgjo Malon ç’thotë dhe si po ja kthen këndesi”!

“Varu torbën, m’u qepën sytë dhe po më uturin koka”.

“Pusho të thashë, se burgu ka veshë…”!

“Burgu po, por qeveria është shurdhe”!

“Do ta mbyllësh sqepin ti, apo…”?! – gjoja m’u ngrefos Esati dhe bëri tutje. Peisazh mëngjesor, pesë sahati. Do të prisnim edhe dy orë.

“Dy orë”? -“O-u-ah, s’na duhet ora”,- shprehej Arshini, dhe Esati: “E di Partia”, sepse në fakt, fushën e saj e kishin zëvendësuar me gëzhojën e topit dhe zemberekun me fyçkën e Malos, teksa Partia na ngopte me tingëllima, fishkëllima, hingëllima, kapërthyer me ëndrra burgu dhe me shpresa të shuara, spërkatur me duhmë pecesh të shtrënguara, me erë pordhash dhe fendësh burgu, që fëlliqnin si lëfyt gjirizi.

Poshtë rrëzomës nisën ecejaket.

Nga gryka e galerisë shpërthyen avuj dhe gazra të burgosur në rropullitë e nëntokës, u nderën mbi humbëtirën Spaçiane, si mbi një oxhak gjigant. Teksa era e burgosur orvatej t’i rrëmbente e t’i davariste, pa mundur t’i shtynte tej gjeratores, masa avullore tërhuzej si kalë i kllaposur pas lakut, vërtitej rreth strumbullarit imagjinar, pa u shkëputur dot, kurse gulshi i rikthente sërishmi në grykën ku kish zënë fill. Mblodha rreth trupit peliçen e lagur nga avujt, e vesha dhe u struka pas cepit të barakës, ku më kotën gërhimat monotone të policit, që depërtonin plasat e dhogave të pa-puthitura.

M’u qepën sytë.

Humba në boshllëkun pa caqe.

Ndërkaq, një gojë e shqyer me dhëmbë çakallozë dhe sy gjigant sa perimetri i galerisë, m’u fanit pjerrtas dhe hungëriu:

“Oh-oh-oh, s’më shpëton dot këtë here”!

“Kush qenkeni ju, zotëri”?

“Unë? Polifemi”!

“Ah, të kujtova prokurorin”!

“Ha-ha-ha, prokuror!? Unë jam më tepër se aq, jam Gjëmimi”!

“Përshëndetje zoti Gjëmim”! – i shtriva dorën.

“Duhet të hidhërohesh! – tërhoqi putrën leshatake. Pse po tërhiqesh”?!

“S’i zë besë, asnjë njeriu mbi tokë”!

“Unë jam nëntokë”!

“Bukuri, të kam pranë”!

“Zotëri, jam politikan unë”! – u mburra me shpresë mos e sugjestionoja.

“Mrekulli, një armik më pak”! – zgurdulloi syrin gjigant dhe skërmiti çatallët.

“Zoti Polifem, nuk erdha vetë, po më shtinë në burg”! – iu ankova duke u dridhur.

“Ç’na the, ore!? Unë kam mijëra vjet në terr, më zi se në burg”!

“S’të kam faj unë”.

“Më nxorët kokërdhokun”!

“Ohu-u, mesele e vjetër”! – desha ta çorientoja.

“S’harrohet e shkuara”!

“E drejtë, s’harrohet”!

Ai turfulloi dhe krijoi një vorbull të fuqishme. – “Më kujtuat qorr, hë”?

Unë heshta, ai shtoi: – “Okulisti më kuroi mirë e bukur”! – syri i xhamtë u zmadhua sa hyrja e galerës.

“Më bëhet qejfi”!

“Mos të të bëhet fare, sepse do të kullufis”!

“Përse e ke zënë me mua”?

“Je stërnip i Odisesë”!

“Ha-ha-ha, gabohesh zoti Polifem, stërnip i tij, është Odhiseu”! “Cohu”! – u rreka të mbrohem.

“Po ti, a je ballkanas”? – pyeti papritmas.

“Padyshim, por shqiptar”!

“Me ju epirotët e kam, keni hak për të larë”!

“Merre te komunistët, që na i kanë bërë borxh të dyve”!

“Te cilët”?

“Ajo farë e keqe, ty të prishi shpellën, neve na futën nën dhe”!

“Janë raca ime, o qorr”, – dhe shqeu gojën kaba.

U kruspullosa pas shkëmbit-greminë, kërkova ndonjë dash të fshihesha nën bark, por shkreti. Shkreti dhe… shkreti.

Vetëm ne të dy, unë dhe Polifemi.

“Çohu se erdhi turni”!

“Jo, jo, jo…”!

“Eja se do ikim”!

“Të lutem, të lutem…”- dhe shtriva duart drejt ciklopit.

“Ç’alanisesh kështu, o kokë-ë? Mblidh dhitë, se më shkule mustaqet, bre”! Qimet e përforcuara me pluhur shkëmbi, gati më fshikën veshin.

“Çohu, mo”! – britma më çau daullen.

Pashë në të çarat e dhogave, por polici kishte fuguar, teksa galeria e gjerë si shpellë Polifemi dhe shfrynte avuj të zbardhëllemë.

Qjer ne udhën kryesore eca i kalamendur.

“Si keni ndje burra”, ngjatjetoi dikush, “ditën e mirë”, ja ktheu një tjetër.

“Ditë qenka”!?

“Mëngjes, or tungjatjeta”!

“E dija natë”!

“Zoti ju ruajt e, dalshit shëndoshë”, përshëndetën të njohur e të panjohur.

“Ruhuni nga Polifemi or miq, se m’u duk i uritur”! i këshillova, po vargani vazhdoj drejt shpellave, pa ma vënë veshin, ndërsa të tjerët zbrisnin teposhtë brinjës.

U vara i hallakatur në shkallaret shtufore.

Isha i shterur gjer në asht. Çizmet më rëndonin si gjyle galerianësh, ndërsa në veshë gumëzhinin gjinkallat, qepallat m’u varën si qeska qelbi.

Somnambul kalova portën dhe mbërrita në fjetore, ku u gremisa mbi jatakun me kashtë pa larë, pa shtënë gjë në gojë, madje pa u zhveshur fare dhe u zhyta në humbëtirën pa dritë. Trushkartisur, s’ndjeva as zhaurimat dhe as trak-trakun e nallave mbi çimento, bile as ulërimat e tellallit kur thirri drekën.

Turni i parë qe kthyer, ndërsa kishin ngrënë drekë.

“Çohu se vajti akshami, s’të del koha as për në hale”! – më shkundi Nuni.

“Ç’ka bërë vaki, o Bishë”?! – e pashë sy shqyer.

“Ka ardhur një ekip nga Komiteti Qendror për eksperiencë, nga zotëria juaj”?

“Ç’po thua”? – u mbështeta në brinjë sy mbufatur.

“Të kam thënë xhani im, janë të tepërt librat në burg”!

“Librat”? – instinktivisht futa dorën nën jastëk, preka librin dhe u qetësova.

“Ik shurrohu, se qelbe jatakun”! – veshi nallanet dhe shtoi: – “Me ç’duket, ma hëngre birucën sot”!

“Pse, u dha sinjali për apel”?! – pyeta i shtangur.

“Jo ore, do të merrnin dorën ty”!

U shtrova mbi jatak. Petrit Hoxha, përgjegjësi i fjetores, po zgjonte ata që kish mundur gjumi.

“U ngrite, o çun”? – më pa me keqardhje.

“Me të keq, or xhaj”!

“Epo, i ka burgu këto”! – dhe bëri më tej.

U çova vrik, vesha opingat dhe mora teposhtë për nga nevojtoret, ku sa s’u plasa me Zaken.

“U ngrite, o çapaçuli i Zakes”? S’i ktheva përgjigje.

“Për ku kështuzë, mo”? – për së dyti.

“Në banjë, ku tjetër”?

“Si po kalamendesh zotërote, do piqesh me ushtarin”!

“Leri shakatë, kam qenë turni i tretë”!

“Ujku qorr, të del vet në shteg, futi një plumb mollaqeve dhe pesëmbëdhjetë ditë leje, qelepir”!

“Jam i lodhur, or mik”!

“Kthehu, që të ndjek tersi tynë”! – më zuri për bërryli dhe më shtyu drejt barakës. – “Këtejza, mo”! Stopova buzë rrëpirës, ku desh shkapërceva berberhanën dhe mora teposhtën.

“Ndal! Pra-pa ktheu, se do të qëlloj”! gjëmoi ushtari nga truproja.

“Ej dreq, çdo ky me mua? Apo më pandeh rrul, pse jam kokëqethur? Helbete jemi moshatarë”?!

“Plasi sytë o vërsnik, unë jam i burgosur politik”!

“Nda-a-a-l, se do të qëlloi”! për së dyti ushtari.

Zakja më kapi për mënge dhe më shtyu drejt nevojtores. “Brr, brrrr, brrrrr…Brram, brr-rr-um, bërr-rrr-dam”.

U struka në strehën-nevojtore.

Brr-rr, prr-rromb, prr-rrumb, pëf-fff…!

“Po qëllon, ëh”! – aroma e jashtëqitjeve, m’i pruri zorrët në grykë. – “Mbaje dorën, or burrë”! Brr, brr-rr, brrrrr…Brram, brr-rram, bërrr-rrr-dam.

“Erë baruti kjo”?

Brr, brr-rr, pëf-fff…Brram, brr-rram, bërrr-rrr-dam.

“Kujdes o moshatar, do vrasësh të tjerët”!

Krr brr-rr, pëf-fff…Brram, brr-rram, bërrr-rrr-dam.

“Mirë se mua më paske zët, ngaqë s’erdha rekrut me ty, po ç’ke me prrr-rr-domb, prr-rrdumb, pëf-fff…! Ç’erë ka baruti”?

Prr brr-rr, pëf-fff…! Brram, brr-rram, bërrr-rrr-dam. Baruti apo muti?

Brr, brr-rr, pëf-fff…Brram, brr-rram, bërrr-rrr-dam.

“Na vrave, or burrë”!

“S’vritet robi me pordhë, or cull”? – doli një zë nga kthina ngjitur.

“Jo”! – ia ktheva.

“Thiu do plumb, or ta marsha”! – vazhdoi i padukshmi.

“Padyshim”! – pohova.

“Unë veç pordhë kam”! – brr-rr-rr-rram, brrump, brromp, pëfff, pufff. – “Po qëllon ushtari…”!

“Jam ftohë ligsht! Më ka xanë barku, or shoq”!

“Si the”? – pyeta me ankth.

“Jam plevitos keq, jam plak njitash”! – “Ah, ah-hh”!

Një kokë e mbledhur me turban u dha në kthinën përbri, bëri ca hapa me poture ndër këmbë dhe u rikthye në tharkun nga doli.

“O Zot, vdiqa”! – brr-rr-rram, brr-rromb, pëff, puff! – “Oj nana jëme”!

“Të vrau”? – pyeta i merakosur.

“Më griu, or burrë”!

“Më fal, e kishte me mua, sepse s’prita të shkoja ushtar”!

“Gjynah eh burrë, ti je ala i ri”! Memorie.al

Kryengritja e 1912-s, Hasan Prishtina shiti pasurinë e tij për të blerë armë! Tri herë deputet në Parlamentin osman, si e përndoqi qeveria e Zogut dhe arratisja nga burgu

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi dje vrasjen tragjike të Hasan Prishtinës, ideolog dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfaqësues i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri dhe njëri nga frymëzuesit kryesorë të idesë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.

Hasan Prishtina lindi në vitin 1873. Kreu gjimnazin francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës, e njohur me emërtimin “Mylkije”, në Stamboll. U zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman dhe mbrojti me forcë të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Hasan Prishtina, Ismail Qemali e patriotë të tjerë shqiptarë ishin nismëtarët e organizimit të kryengritjes kundërosmane të shqiptarëve të vitit 1912.

Ishte ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, organizator i kryengritjes shqiptare kundër serbëve në shtator të vitit 1913, u zgjodh ministër në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit gjatë periudhës së mbretërimit të shkurtër të Princ Vidit, ndërsa në vitet 1916-1918 bashkëpunoi me autoritetet austro-hungareze, me qëllim që të përfitonte nga ndonjë rrethanë e përshtatshme për të realizuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ishte njëri nga drejtuesit kryesorë të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në vitin 1921 u zgjodh deputet në Këshillin Kombëtar. Drejtoi qeverinë shqiptare për një periudhë disaditore në dhjetor të vitit 1921. Gjatë viteve 1922-1933 ishte një nga përfaqësuesit kryesorë të opozitës, i cili kundërshtoi mënyrën e qeverisjes së Ahmet Zogut. Gjatë gjithë periudhës së viteve ’20 të shekullit të kaluar njëri nga ideologët kryesorë të tezës: “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”. U vra në Selanik më 14 gusht 1933. Në vitin 1977, eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën në Shqipëri dhe u rivarrosën në Kukës.

LUFTA

Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, Prishtina dhe Draga u bënë thirrje Fuqive të Mëdha që shqiptarët nuk ishin pro Perandorisë Osmane, por për integritetin territorial kombëtar, por e gjitha ishte e kotë. Gjysmën e dytë të tetorit 1912 trupat serbe kishin pushtuar vilajetin e Kosovës dhe Prishtina me Dragën u arrestuan dhe i çuan në Beograd. Si pasojë e shumë protestave, u liruan dhe u mërguan jashtë vendit. Më 16 korrik 1913 me shtatë shoqërues kaloi nga Italia në Vlorë, i papajtuar me vendimet e Konferencës së Londrës për aneksimin e Kosovës nga Serbia.

Në shtator iu ngarkua Ministria e Brendshme dhe disa ditë më tej, ajo e Bujqësisë në qeverinë e Vlorës. Tetorin e 1913, qe ndër 60 firmëtarët e një memorandumi në të cilin i paraqiteshin një radhojë ankesash kreut të qeverisë së Vlorës. Në nëntor të 1913 iu bashkua Esad pashë Toptanit dhe shkurtin e 1914 ishte pjesë e delegacionit që shkuan në Neuwied për t’i dorëzuar kurorën Princ Vidit.

Ditën e ardhjes së Vidit në Durrës qe gjithashtu në shoqërinë e Esad Pashës dhe Xhemil bej Vlorës e Mihal Turtullit. U emërua ministër i Postë-Telegrafeve në kabinetin e Turhan pashë Përmetit. Gjatë Luftës së Parë Botërore u kthye në Kosovë dhe organizoi njësi vullnetarësh për të luftuar përkrah trupave austro-hungareze. U dekorua më 1916 me urdhrin austro-hungarez të Franc-Jozefit, me shenjat e oficerit të madh (Gross-Offizier). Kishte marrëdhënie të ngushta me Ballplatz-in për çështjen e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe bëri përpjekje për të riaktivizuar Lëvizjen Kombëtare, më 1915 hapi shkollën fillore në Vushtrri, ku qe formuar orkestra muzikor.

Veproi gjithashtu në Shkup e rrethinë që ishte pushtuar nga Bullgaria, ku, më 1917, u burgos nga policia bullgare. Hasan Prishtina, u arratis nga burgu pasi theu dritaren e qelisë duke shpëtuar nga zhdukja e sigurt; në këtë rast ai dëmtoi rëndë njërën këmbë nga e cila do të vuajë shumë kohë. Pas ripushtimit të Kosovës nga trupat serbe në 1918-n shkoi në Vjenë e më pas në Romë ku ishte në kontakt me kundërshtarët malazez, maqedon e bullgar të Mbretërisë së re Jugosllave.

U emërua në krye të dërgatës së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin e viseve shqiptare të ish-Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar. Megjithëse dërgatës së Komitetit nuk i jepej e drejta të merrte pjesë në diskutime, Prishtina i shkroi një telegram presidentit të SHBA, Wilson.

ANGAZHIMET

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës në 1920-n. Pas një takimi me pakicat kombëtare të Jugosllavisë në Fiume, nën drejtimin e D’Annuncios, në korrik të vitit 1920, u sigurua një vapor me armë me ndërmjetësinë e D. Mitrovicës, por kryeministri Delvina nëpërmjet Sejfi Vllamasit e Xhemal Naipit, të mbështetur nga forcat ushtarake në vend, nuk lejuan shkarkimin e vaporit në Shëngjin, duke shkaktuar kështu një thyerje të marrëdhënieve mes grupit me ide irredentiste me qeverinë dhe figurën e Zogut.

Në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 pas një grusht shteti me M. Krujën, Q. Koculin e Prishtinës shkaktuan dorëheqjen e qeverisë Evangjeli. Pas qeverisë gjashtorëshe të Koculit, emërohet kryetar i një qeverie që zgjati pesë ditë.

Mori pjesë sërish në një lëvizje kryengritëse në shkurt-marsin e vitit 1922, e shtypur energjekisht nga qeveria Ypi dhe ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, pas së cilës u zëvendësua në postin e deputetit. Pas implikimit me veprimet e marsit, kalon në arrati së bashku me Z. Dibrën e H. Currin nëpër malet e Shqipërisë. Në vitet 1922-’23 Prishtina shihet të lëvizë në mes zonave të Pukës, Dibrës, Kukësit etj..

Në janar 1923 njoftohej se zyrat shtetërore në Kukës e Krumë qenë pushtuar prej Hasan Prishtinës. Qeveria shqiptare ishte e gatshme ta linte të dilte jashtë vendit, por sipas njoftimit të dt. 2 maj 1923 të komandantit të operacionit, Preng Jaku, ai nuk bindej. Pas bisedimesh, më 25 gusht 1923 Prishtina del jashtë Shqipërisë me ndërmjetësinë e legatës italiane. Niset nga Shëngjini me avulloren “Galiopoli” në Itali, i shoqëruar nga Hysni Curri dhe 26 revolucionarë. Udhëtoi në Brindisi, Romë dhe Vjenë. Gjatë kohës së qëndrimit në Romë, mbajti lidhje me atasheun tregtar sovjetik.

U kthye në Tiranë pas Lëvizjes së qershorit. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Pas dështimit të revolucionit të 1924-s, u largua jashtë atdheut. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, shkoi, së bashku me Fan Nolin, Gurakuqin, Currin e Pejanin në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.

Për këtë rast, Kolea, në gazetën dyjavore “L’ALBANIE”, që dilte në Lozanë në frëngjisht, do të shkruante më 19 janar 1919 shkrimin: Une voix d’Albanie (Një zë i Shqipërisë), ndër të tjera thoshte: …”Në apelin aq fisnikërisht e me aq burrëri atdhetare që do ta lexojmë, është zëri i gjithë popullit shqiptar, i etur qysh me shekuj, për liri dhe pavarësi, zë që jehon. Në rrethanat aktuale, populli ynë nuk do të gjente përfaqësues më besnik dhe më me ndikim se grupi i atdhetarëve që janë rreth z. Hasan Bej Prishtina, në kërkesën që i bëjnë Z. Wilson, në emër të tyre”.

MIGRIMI

Pas kthimit të Zogut me Triumfin e Legalitetit, Prishtina shtrëngohet të mërgojë edhe njëherë. Në ceremoninë mortore të Gurakuqit në Bari, mban fjalën e rastit. Merr pjesë në formimin e një komiteti në Bari, i cili u ftua nga Noli e Boshnjaku që të bëhej një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik, Prishtina dhe Bushati ishin kundër. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës”, i cili veproi krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Meqë nuk mund të kthehej në Kosovë, u vendos në Selanik, ku bleu një pronë të madhe. Pretendohet se kundrejt Prishtinës janë ndërmarrë katër herë përpjekje për t’i bërë atentat.

Bashkëpunoi me rryma dhe shtete të ndryshme kundër Zogut, madje organizoi mjaft atentate kundër tij. Për një atentat të tillë u dënua me vdekje në mungesë më 6 qershor 1933 së bashku me 7 të tjerë të arratisur politikë. Në ditarin e shërbimeve konsullore të Mbretërisë Shqiptare të vitit 1933 janë shënuar të gjitha lëvizjet e Hasan Prishtinës: më 10 janar ishte në Vjenë, më 16 mars në Bukuresht, më 1 prill në Sofje, më 11 prill në Selanik, më 1 maj në Stamboll, më 1 qershor në Vjenë, më 6 qershor në Budapest, më 23 qershor në Vjenë, më 30 qershor në Stamboll dhe më 1 korrik 1933 në Selanik. Konsulli Qemal Mesareja përcillte se Prishtina kishte dalë nga shtëpia e të vëllait, Ymerit, dhe ishte vendosur në hotelin “Astoria”.

Sipas kujtimeve të veta dëshmon se ka shitur një pjesë të pasurisë së vet për të ndihmuar në blerjen e armëve për kryengritjen e 1912-s. Me rastin e hapjes së Normales së Elbasanit, ndihmoi me shpenzime 50 studentë kosovarë që të shkonin e të shkolloheshin. Drejtori i atëhershëm i Normales, Luigj Gurakuqi, do ta falënderonte në të përkohshmen “Bashkimi i Kombit” për kontributin e Prishtinës në arsim. Gjatë mërgimit të fundit të jetës së tij, ndihmoi financiarisht të përkohshmen “Ora e Shqipnisë” që Dom Lazër Shantoja botonte në Vjenë. Deri në vitet ‘60 konsiderohej si tradhtar në tekstet e historisë së Shqipërisë, por më pas ai u rehabilitua. Më 6 dhjetor 1977 u zhvillua ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij në qytetin e Kukësit. Ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen e 1912-s që kanë vlerë për historinë shqiptare.

“Shqipëria e vjetër” dhe territoret e riintegruara! Pse elita e vendit bashkëpunoi e negocioi me “arkitektët” italianë të pushtimit?

ROMEO GURAKUQI/ Si është studiuar Historia e Shqipërisë deri më tash? Shqipëria dhe bota shqiptare gjatë dhe pas LDB është studiuar nga historiografia e vendit të izoluar, si histori e një kombi të ndarë në pjesë territoresh, qëndrimesh dhe rrjedhash dhe fatkeqësisht kjo vazhdon edhe sot. Një vend dhe komb i ndarë në fragmente, i privuar nga një ndërlidhje efektive dhe me padijeni për strukturat institucionale, që krijuan shtetin dhe unitetin nacional në harkun kohor të viteve 1913-1939, prodhoi zyrtarisht edhe një dije historike me dy vektorë të ndryshëm për qenien nacionale: një në Tiranë dhe një tjetër në Prishtinë, pavarësisht ndërvarësisë së sotme të krijuara nga nevojat e diplomimit në Tiranë.

 

Të dyja të pasakta dhe të shtrembëruara në raport me dijen zyrtare të para vitit 1939, për shkak të varësive të epërme. E kam thënë dhe dua të përsëris se historia duhet të shkruhet si një sistem i tërë dhe jo më si një histori e përbërë vetëm nga një copëz me interes politik dhe propagandistik, ose një copëz territor shqiptar. Historia nuk mund të ndërtohet më vetëm si një histori e shkëputur e një vendi nga bota mesdhetare dhe e paprekur nga faktorët imponues të fuqive të mëdha të kohës, por si Histori e Shqipërisë që përfshin “Shqipërinë e Vjetër” dhe territoret shqiptare të riintegruara në shtetin shqiptar të ndërtuar nga italianët dhe gjermanët okupatorë (1941).

Si një histori e të gjithë komponentëve politikë, sociale, krahinorë, kulturorë dhe jo vetëm si histori e lëvizjes komuniste; si histori e një vendi të vogël, të prapambetur me rritje të ndërprerë nga imponimi i faktorëve të Fuqive të Mëdha të kohës dhe qarqeve shoviniste të vendeve fqinjë ballkanike. Një fragment kohor i një historie nacionale, përfshirë në një kornizë të përgjithshme të historisë europiane të periudhës së LDB dhe fazës menjëherë pas saj, i kuadrit të rindërtimit të balancës fillestare të LF. Për rrjedhojë, studimi ynë nacional nuk mund të shkëputet nga paradigmat gjeneraliste mbizotëruese të historiografisë botërore mbi të njëjtën periudhë dhe shkollat studimore.

Dhe në qoftë se kjo logjikë qëndron, qasjet njëdimensionale të përdorura deri më tani, mendoj se janë të pamjaftueshme dhe të çojnë në rezultate, së paku të përcipta, për të mos thënë larg të vërtetës. Shkollat historiografike dallohen nga mënyra se si u japin përgjigje pyetjeve të tilla si: Kush është përgjegjës për pushtimin italian të Shqipërisë? Cilat janë disa nga veçoritë e pushtimit italian të Shqipërisë? Si shpjegohet thyerja e plotë e njerëzve me pushtet para agresionit të 7 prillit dhe kolapsi i plotë i shtetit? Cili ka qenë vendi i Shqipërisë në Komunitetin Perandorak Romak? A ishte ai pushtim një zaptim dhe nënshtrim klasik, apo një sistem i protektoratit? Cila ka qenë shkalla e autonomisë së autoriteteve shqiptare të qeverisë kukull në Perandorinë Fashiste? Cilat janë tiparet e kolaboracionizmit në LDB? A ishte kolaboracionizmi shqiptar tipik, apo mbart dallime në raport me atë të vendeve perëndimore dhe atë të vendeve ballkanike? Si shpjegohet, që kuislingët shqiptarë, jo vetëm që nuk ndërmorën fushata antisemite, por kryen edhe mbrojtje ndaj popullsisë me origjinë hebreje brenda territorit të tyre sovran? A ka pasur në Shqipëri Luftë Civile? Cili është raporti në mes Luftës për Çlirim dhe Luftës Civile? A ka pasur në Shqipëri një ndarje të brendshme klasike mes forcave politike rreth qëndrimit ndaj Aleatëve Antifashiste?

Pse forcat tradicionaliste, elita e vendit mbajti një qëndrim përgjithësisht akomodues dhe herë-herë bashkëpunues e negociues me ‘arkitektët’ italianë të pushtimit? Si mund të klasifikohet qëndrimi i ekipit drejtues vendës në kohën e pushtimit gjerman? Si shpjegohet që në Shqipërinsë e okupuar nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste qeveritë vendase nuk kanë ndjekur politika antisemite, madje zyrtarisht kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë? A është Shqipëria e LDB vendi ku skemat ndarëse ndër kampe politikoushtarake mund të aplikohen rigorozisht, apo kemi të bëjmë me një rast të posaçëm? Si duhet kuptuar qëndrimi në bllok jo armiqësor i popullsisë shqiptare të “Tokave të Lirueme” ndaj italianëve dhe gjermanëve? A u çlirua mirëfilli populli shqiptar më 29 nëntor 1944, duke u përfshirë si shtet i trojeve etnike, në botën e lirë, demokratike, të ekonomisë së tregut të lirë dhe i pavarur nga fuqia moskovite? Cilat kanë qenë forcat kryesore motivuese që ndikuan në shkatërrimin e shtetit shqiptar në rrjedhën e vitit 1944, që krijuan vakumin institucional, kaosin social, rrënimin e elitës themeluese dhe kapjen e mbajtjen e pushtetit prej komunistëve?

A ishin interesat komuniste jugosllave për rimarrjen e “Tokave të Lirueme” në vitin 1941, në shtetin e tyre të viteve 1945-1946, një faktor vendimtar në fuqizimin e komunistëve brenda antifashizmit në Shqipëri dhe fshirjen e plotë të linjave kombëtare pararendëse? Pse Shqipëria, kuptuar si Shteti i vjetër, përfshihet nga historiografia perëndimore ndër Kombet e Robëruara të varuna nga Kremlini që në fillimet e Luftës së Ftohtë? Pa i dhënë përgjigje bazuar mbi studim këtyre pyetjeve që janë themelore për historiografinë botërore, ne nuk mund të ndërtojmë një Hartë të Kuptimeve të Historisë së Luftës së Dytë Botërore, nuk mund t’i japim një kuptim botës shqiptare të viteve 1939-1945, nuk mund të themelojmë një të Kaluare të Re mbi Luftën e Dytë Botërore dhe post-luftën në trevat shqiptare, nuk mund të arrijmë në produkte shkencore konkurenciale dhe të pranueshme në debatin bashkëkohor. Po ashtu, ne nuk mund të shkruajmë një historisë të besueshme, pa shpjeguar kontekstet historike nëpër të cilat kaloi vendi ynë aq intensivisht në 6 vite rrënimtare, pa kuptuar formacionet kulturore përbërëse, mjediset sociale të ndërtuara në kontekste të diferencuara historike dhe civilizuese, të krahinave etnografike të Shqipërisë, të veçantive religjioze të kompozitave të shoqërisë sonë.

Në qoftë se ne sot sërish nisemi nga parimi se konkluzionet e arritura 40 vite më parë, ende përbëjnë referencë; në qoftë se përdorim të njëjtën dhe të vetmen metodë, dhe të njëjtat burime të ofruara për përdorim të detyrueshëm, ose nisemi nga udhëzimi për kryer lëmime revizioniste, por në asnjë rast rishkrim postrevizionist dhe tradicionalist, ne me siguri do të vijojmë të vonojmë me dritëshkurtësi mbërritjen e së vërtetës, por kurrë nuk do ia dalim të jemi të besueshëm dhe të pengojmë mbërritjen e bashkëkohësisë studimore në vendin tonë. A mundemi ne të vazhdojmë të shpjegojmë si një bllok unik jetën shqiptare në çdo segment të territorit, të qyteteve pole kulturore, të fiseve dhe të krahinave me tradita të veçanta etnografike dhe përkatësi të ndryshme religjioze, që në shumë raste kanë pasur dhe kanë, konceptime të ndryshme për identitetin shqiptar dhe ardhmëninë, pa përdorur një metodë gjenetike, duke iu shmangur arsyetimit të zbatuar me urdhnim nga historiografia vendase? Unë mendoj që jo.

Nevoja për të kuptuar ngjarjet, personazhet, posaçërisht disa prej figurave të mëdha të shtetformimit, qëndrimet e tyre respektive, të pashpjegueshme deri më tash me metodat hulumtuese të historiografisë leniniste, dikton përdorimin starteve të tjera, hermeneutike dhe kritike në studim. Pa përdorimin e tyre ne nuk mund shpjegojmë mënyrën e mendimit, të arsyetimit dhe vlerësimit të ngjarjeve nga ana e personazheve më të spikatura fondatore të shtetit, që janë etiketuar deri më tash si mirëfilli kolaboracionistë, ironikisht në anën e gabuar të historisë dhe njëkohësisht për t’i vendosur ata përballë kundërshtarëve politikë, që i kanë denigruar deri vonë. Po ashtu, duke qenë se në harkun kohor të viteve 1939-1945, Shqipërisë i është dashur të ndryshojë disa kontekste politike dhe korniza kushtetuese, të pësojë në fund fare një ndryshim radikal sistemesh, për të shqyrtuar fillin e ndërlidhjes dhe vazhdimësisë mes dy epokave përmes tri fazave thyerjeje që kaloi ky vend, është e nevojshme të kryhet vlerësimi i kornizave institucionale të krijuara në vitet 1939, 1943 dhe 1945/46, të kryhet krahasimi i pasojave politike, shoqërore dhe humane që rezultuan pas gjithë këtij destabiliteti shtetërorë.

Dhe studimi nuk mund të realizohet pa ndjekur një metodë vlerësimi historiko-juridik, që është gjegjësisht një metodë krahasuese. Kjo sepse kemi të bëjmë me vendosjen e tri sistemeve juridiko-institucionale, që janë të ndryshme për secilën fazë të kohës së LDB. Kemi të bëjmë me tri qasje të dallueshme ndaj të ardhmes së vendit dhe orientimit ndërkombëtar të elitave që dolën në krye. Dhe në fund fare, kemi edhe tre grupe udhëheqësie, që ndërrohen në Shqipëri, në prill 1939, në shtator 1943 dhe në nëntor 1944. Grupi i fundit ishte pa asnjë lidhje me të gjithë elitat pararendëse dhe me program tërësisht të kundërt me strukturën ideologjike dhe politike kombëtare mbi të cilën u ndërtua shteti shqiptar. Dhe shkolla jonë zyrtare ende nuk e ka realizuar një kërkim mbi një bazë të tillë. E kaluara tradicionale e prodhuar nga Etërit e Ndaluar të Kombit, nuk duhet të konsiderohet më si diçka e huaj dhe armiqësore në vitin 2024, por më tepër si një pjesë e horizontit jetues, në të cilin ne gjendemi dhe si nevojë e ecjes bashkërisht si komb unitar, i bashkuar në shtyllat më themelore të së shkuarës së miratuar bashkërisht. Kornizat e vjetra të njohjes së periudhës së LDB, përcaktuar mbylltazi nga historiografia komuniste shqiptare duhet të konsiderohen të thyera me mbylljen edhe të brezit politik që ishte përpjekur t’i vuloste hermetikisht ata pa ndërrim.

Përvoja shqiptare historiografike e periudhës së djeshme, që jetoi padrejtësisht edhe në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë, që pësoi edhe rigjallërim në momente të caktuara, për një seri rrethanash politike, ekonomike dhe jetësore, besoj se nuk do të duhet të jetë më pikë reference për t’u mësuar nga brezat e ardhshëm të nxënësve shqiptarë dhe nuk do të përbëjë më skemën ndërtimore të historisë zyrtare të Shqipërisë. Në dekadën e tretë të shekullit XXI, ne duhet të jemi një vend, një komb, me histori, shkollëformim, histori tekstuale, komunikim letrar të standardizuar e të konsoliduar, bazuar mbi rezultate të verifikueshme të kërkimit shkencor, dhe të mos e përjetojmë gabimisht vetveten, si një komb me një sistem dijeje, të vërtetash historike dhe shkollë, të lulëzuar në kornizat e vetëm 80 viteve të fundit, mbasi kjo mund të konsiderohet më si një dukuri progresiste dhe as të dobishme.

Vijon nga numri i djeshëm

/Gazeta Panorama

Konferenca e Pezës dhe rishkrimi i Historisë- Dy pushtime të huaja njëra pas tjetrës dhe më pas uzurpimi komunist

ROMEO GURAKUQI/ Lufta e Dytë Botërore është një periudhë komplekse, posaçërisht e vështirë për t’u studiuar në Shqipëri, për shkak të rezistencës së faktorëve politikë diktatorialë, hendekut të madh në mes një historiografie vendase së ngurtësuar mbi shabllone njëdimensionale, me arritjet bashkëkohore në Perëndim, lidhur kjo me tipin e Shkollës që rezistoi me kokëfortësi antishkencore në tranzicion ndër ne, bazuar mbi gjysmë të vërteta, me fiksime njëdimensionale dhe me pamundësitë praktike për një kohë të gjatë në aksesimin e arkivave dhe bibliotekave të huaja.

 

Në artikullin e sotëm do paraqes 1.një përkufizim mbi Kohën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri; 2. të shpjegoj pse kjo kohë ka pasur një rendësi vendimtare dhe afatgjatë në jetën shtetërore, në aspektin nacional, të lirisë për të gjithë, vlerave demokratike të promovuara nga Aleatët Perëndimorë gjatë dhe pas luftës, ndërprerjes së zhvillimit normal të shtetit, shoqërisë, arsimit, kulturës, shkencës dhe konsijancës brendshme të nacionit, të përjetuar në këtë kohë shndërrimesh të pangjashme për Shqipërinë e pazhvilluar; 3. të tregoj pyetjet kërkimore mbi të cilat ndahen studiuesit sot dhe arsyet pse përgjigjet e këtyre pyetjeve normale në studimet bashkëkohore në Perëndim, shmangen nga historiografia deskriptive e vëtëzyrtarizuar ndër anët tona; 4. Çfarë duhet të bëjmë ne për ta pasur një Hartë të Pranueshme nga pikëpamja shkencore të Kuptimeve të Historisë së Luftës së Dytë Botërore?

SFIDA E SHPJEGIMIT TË LDB

Shqipëria në LDB ishte viktimë e dy agresioneve të shteteve fashiste dhe uzurpimi ushtarak të pushtetit, përkundër linjës shtetformuese të ndërtimit të autoritetit shtetëror. Në këtë kohë, Shqipëria humbi subjektivitetin në të drejtën ndërkombëtare dhe për rrjedhojë edhe përgjegjësinë. Përndryshe, rikthimi i kësaj njohjeje, pas luftës prej anës së uzurpuesve komunistë të pushtetit, ka qenë një sipërmarrje që është ripërtërirë me vështirësi dhe asnjëherë nuk ia ka dalë të përftojë legjitimitet nga dy Aleatët Perëndimorë Antifashistë, SHBA dhe Britania e Madhe.

Koha e LDB në Shqipëri është koha e thyerjes së zhvillimit dhe e evolucionit normal të shoqërisë shqiptare, kryer nga dy pushtime të njëpasnjëshme të huaja dhe nga uzurpimi komunist i pushtetit në Tiranë dhe kryeqendrat e trevave shqiptare periferike, pas nëntorit 1944 dhe në vijim. Është koha e Luftës Antifashiste, por edhe një ballafaqimi civil ardhur për shkak të qasjeve të ndryshme politike mbi përballimin e sfidës; është koha e një prapësimi regresist, ndërrimit kualitativ të brezit ndërtimor të institucioneve.

Thyerja historike ka qenë shumëdimensionale dhe është përjetuar ndër komunitetet përbërëse të kombit shqiptar, në elitën e tij qendrore dhe rajonale, me pozicionime politike jo të qëndrueshme, shpesh herë të përkundërta, brenda të njëjtëve grupe sociale dhe të njëjtëve personalitete, për shkak se bëhej fjalë për një periudhë shndërrimesh të dhunshme të rendit politiko-intetuese, të pësojë në fund fare një ndryshim radikal dhe të pangjashëm sistemi, të kundërt me marrëveshjen ndërkomunitare mbi Shtetin.

2. LDB asht koha e një lëvizje nacional-çlirimtare me spektër të gjerë antifashist, si aspiratë e rinisë shqiptare të asaj kohe, formimit të disa lëvizjeve me këtë qëllim, duke filluar nga LANÇ, e nisur në start, me 16 shtator 1942, si organizatë gjithpërfshirëse, pjesë e vetofruar e koalicionit antifashist botëror, e zhveshur në rrugën e vet gradualisht, me kujdes dhe programim, nga ky objektiv për të sjellë lirinë për të gjithë, drejt një organizate sektare, e drejtuar kundër çdo arritjeje pozitive që me mundim dhe largëpamësi elita pararëndëse kishte krijuar, si edhe gradualisht kundër Aleatëve Perëndimorë Antifashistë.

(është fjala për përdorimin e pushtetit komunist në Shqipëri nga sovjetikët përmes jugosllavëve, në Incidentin e Kanalit të Korfuzit ishte përplasja e parë e përgjakshme mes Lindjes dhe Perëndimit, realizuar me dorën e Enver Hoxhës). LDB, është koha e formësimit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare që mbajti barrën kryesore të luftës për liri, por edhe e lëvizjeve të tjera nacionaliste, një pjesë e të cilave vijuan rrugën e nisur gjatë pushtimit fashist italian edhe në kohën e okupacionit gjerman, deri kur armët e vëllezërve u drejtuan kundër tyre.

Në rrjedhën e fundit të luftës, PKSH, duke punuar nëpërmjet LNÇ/ FNÇ, ia doli ta shndërronte forcën e vet politike, në të vetmen lëvizje efektive të qëndresës në Shqipëri, për shkak të ngurrimeve të nacionalistëve dhe bashkëpunimit të disa prej tyre me gjermanët. Aleatët, të dhënë pas luftës për të mposhtur Gjermaninë, ndihmuan lëvizjen aktive të rezistencës, partizanët e LNÇ të kontrolluar nga PKJ.

3. Dështimi i nacionalistëve për t’u bashkuar aktivisht në luftë në kohën e pushtimit gjerman, me Aleatët, i hapi rrugën PKSH për të ardhur në pushtet përmes FNÇ-së, organizatës së pastruar në vitin 1944 nga nacionalistët, dhe për të rizvogëluar shtetin në kufijtë e vitit 1921 (duke lejuar rishkëputjen e “Tokave të Lirueme” nga shteti), dhe duke rindërtuar shtetin e vogël por me parime të kundërta, me ata që vendosën etërit e vërtetë të Shqipërisë 1912- 1921.

4. Kjo periudhë është e rëndësishme nga pikëpamja studimit të fenomenit të rrënimit të strukturës së një shteti të ekuilibruar kulturalisht e krahinarisht, mbi një konsensus të faktorëve përbërës të nacionit, shuarjes të vlerave perëndimore të kushtetutës dhe kartës së lirive civile, laicizmit perfekt, ideologjisë rilindase mbi të cilën ishte vendosur sistemi i edukimit;

5. Siç çdo thyerje e rëndë ndërkombëtare, zhvillimet e luftës me pasoja mbi Shqipërinë, çelën spontanisht një përpjekjeje shprese për ribërjen e shtetit në kufijtë nacionale. Kishte brenda saj një tingëllim të “Orës së Shqipnisë”, si aspiratë e një kombi të penguar historikisht nga faktorë të jashtëm dhe jo vetëm, në rrugën për të jetuar në një shtet nacional si të gjithë vendet e tjera ballkanike; Fatkeqësisht ndërtimi i shtetit nacional më 1941, qe veç një ëndërr e shkurtër 4 vjeçare.

Përpjekja e organizuar të Klasës Intelektuale shqiptare, e përfaqësuar nga Instituti Shqiptar për Studime dhe Arte, për mbrojtjen e Shqipërisë së Vërtetë, të themeluar atë kohë, në Konferencën e Paqes, për shkak të pilotimit të udhëheqësisë vendase ushtarakisht dhe diplomatikisht nga jugosllavët dhe sovjetikë, u rrënua menjëherë: Kosova, Dibra, Malësia dhe Ulqini u lëshua nga klika e Enver Hoxhës.

6. Fundi i LDB është koha e ardhjes së një lirie të çuditshme me 29 nëntor 1944, e shoqëruar me ndëshkim fizik dhe moral të pa dallim të, ndaj Shqipërisë që Priste në Heshtje Ristabilizimin, Ruajtjen e shtetit nacional si një e drejtë e përcaktuar, Vijimësinë e Elitës Shtëtformuese, Ruajtjen e balancave dhe strukturës së burimeve njerëzore administrative dhe politiko-përfaqësuese; Brenda pak javëve në fundin e vitit 1944, ndodhi rrënimi i udhëheqësisë shtetërore të paraluftës, si dhe përforcimi në krye të së majtës shqiptare në luftë, i një lidershipi të ndërvarur robërisht nga Netowork-u Moskvit dhe agjenda sovjetiko- jugosllave, e cila determinoi plotësisht kahun, rrugën që ndoqi ky vend në fundin e vitit 1944 dhe gjatë vitit 1945, në planin nacional, në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.

7. Është koha e rishkëputjes së Kosovës nga Shteti dhe e Ribashkimit të tretë me Serbinë, me kontribut të pafshehur dhe të dokumentuar edhe nga rekordet e sotme të AQSH, të Divizioneve të UNÇSH; Shqipëria nëntorit të vitit 1944, do jetë një Shqipëri me perspektivë krejtësisht të ndryshme nga ajo që u këput më 7 prill 1939, e ajo që u përpoq të rindërtohej në vjeshtën 1943, nga Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Padër Anton Harapi dhe Rexhep Mitrovica, njerëzit më atdhetarë të Shqipërisë: ajo do të jetë tanimë një Shqipëri pa Kosovën, pa Dibrën, pa Ulqinin, Hotin dhe Grudën, që bash në këtë kohë i kaluan tinëzisht Jugosllavisë si detyrim përulës i ekipit që erdhi në fuqi në Tiranë, ndaj Beogradit, një Shqipëri me strukturë sociale, kulturore dhe krahinore të përmbysur, me nënsisteme të shkatërruara, me një luftë civile në zhvillim e sipër, e cila do të vazhdonte gjatë gjithë vitit 1945 dhe në formë të ftohtë dhe të ashpër për shumë kohë më pas deri në shtator 1946.

Koncepti i Kombit në përfundim të kësaj lufte, me zhdukjen nga referenca ndërtimore e konventave themeluese shtetërore dhe lënien e pambrojtur të trevave të banuara nga shqiptarët në Ballkan prej anës së “fitimtarëve”, pëson hapa prapa në aspektin e emancipimit dhe unitetit.

8. Lufta civile do ta mbisundonte dhe kapërthente idealin e lirisë dhe çlirimit, mbasi kaloi çdo limit të arsyes çlirimtare ndaj pushtuesit, përfshiu gjithë shoqërinë dhe vendosi nën terror pjesën më të madhe të Shqipërisë së Veriut, e cila nga kjo periudhë e mbrapa, do të jetë e shkatërruar në strukturën e vet tradicionale, pa elitën pararendëse dhe nën një pozicion krejtësisht të nënvendosur politik, përfaqësues dhe vendimmarrës. Epiqendra e pushtetit pas 29 nëntorit të vitit 1944 u vendos nën kontrollin e grupimit politik krahinor të Enver Hoxhës

9. Në mënyrë të veçantë goditja e ngadhënjyesve ka qenë më e mprehtë dhe rrënimtare mbi komunitetin katolik dhe udhëheqësit kishtarë e laikë, ndaj të cilëve, shteti i drejtuar nga Enver Hoxha ndërmori një plan të posaçëm goditjeje të diferencuar rrënuese, të ngjashëm me një plan të ‘goditjes e zgjidhjes finale’ asgjësuese, në tejkalim të nevojave për ruajtjen e pushtetit dhe sigurimit të mbijetesës së rendit legal, që vendosën me forcë në fuqi. Bëhet fjalë për një krim të kulluar, të paprovokuar, të kryer me objektiv të qartë dhe të planifikuar paraprakisht, ndaj pjesës më të emancipuar të shoqërisë, lidershipit të Rilindjes, Shtetformimit, Arsimit, Kulturës, Shkencës dhe Vetëdijës Nacionale;

10. Nga rrjedha e luftës në Shqipëri dhe brenda kohës së LDB, me pahir, jo si zgjedhje demokratike, afërmendsh si zgjedhje e anës së duhur të historisë, filloi aderimi i shtetit tonë tanimë të cunguar sërish, në një aks shtetesh që komandoheshin në Moskë: ndodhi e pabesueshmja: Rusia doli tanimë në Kanalin e Otrantos me satelitin e saj të ri, Shqipërinë e Çliruar nga Fashizimi, por e kapërthyer nga një grup rishtarësh që nuk ndaleshin para asgjëje. Bëhej fjalë për një dalje ushtarake, por edhe për formësimin e një modeli shteti sovjetik mu përballë frontit ndarës që po kristalizohej, në mes Lindjes dhe Perëndimit; Dhe kjo jo si programim ndërkombëtar siç mund të pretendohet nga disa studiues përherë zyrtarë, por si vetofrim i diktatorit të pilotuar në kushtet ndërkombëtare që e lejonin.

Shqipëria ishte një vend i parëndësishëm deri atëherë për Aleatët Perëndimore, që u la spontanisht të shkonte në Lindje. Të gjitha këto rezultate që ju ofrova, që janë produkt i punës kërkimore të studiuesve perëndimorë, i gjeni në çdo studim bashkëkohor, po qe së aksesoni në një Bibliotekë Perëndimore për disa muaj, nuk ia kanë dalë të pranohen zyrtarisht nga historiografia shqiptare, me debat shkencor të munguar, me Këshilla Shkencore jo funksionale dhe të përdoruara me meskinitet, mediokritet dhe përdorim privat, përkundër arsyes publike. Sa më sipër tregon se, në vendin tonë nuk ka ekzistuar vullneti për korrigjim shkencor të themeltë.

Temat e Luftës së Dytë Botërore dhe e fillimeve të kohës së Luftës së Ftohtë janë ende sot në Shqipërinë bashkëkohore, një debat kryesisht politik i radhës së parë dhe krejt më pak një debat studimor, për shkak të regjimentimit të shoqërisë sonë, por edhe nivelit të prapësuar të studimeve historike në përgjithësi, në krahasim edhe me vendet rreth e qark nesh, që ia kanë dalë të hyjnë prej së vërteti dhe gjerësisht ndër burimet arkivore dhe studiojnë literaturën bashkëkohore, që të hap sytë për të kuptuar gjendjen ku ndodhemi, kapërthimin formalist të shkencës, prapambetjen ulëritëse të shkollës që përgatit studiuesit.

Sot jemi me 16 shtator 2024, në 80 vjetorin e Konferencës Antifashiste të Pezës, në vigjilje të 80 vjetorit të largimit të ushtrive gjermane nga Shqipëria, çlirimit të vendit dhe vendosjes së diktaturës njëkohësisht, dhe mund të themi, se Kornizat e vjetra të njohjes së periudhës së LDB, përcaktuar symbyllazi nga historiografia komuniste shqiptare, duhet të konsiderohen të thyera me mbylljen edhe të brezit politik që ishte përpjekur t’i vuloste hermetikisht ata pa ndërrim.

Ka ardhur momenti për të kuptuar se struktura e brendshme e shkrimit të historisë në Shqipërinë shkencore të izoluar nga perëndimi, rezultoi të jetë vetëm e përkohshme: e gjithë struktura e ndërtuar asokohe, pasi hyri fillimisht në krizë, ka rënë gradualisht dhe sot ne po kërkojmë riformatim, riorganizim, rizbulim dhe rishpjegim mbasi kërkohet një reference bashkëkohore për t’u mësuar nga brezat e ardhshëm të nxënësve shqiptarë Gjithsesi, hapësira publike shqiptare ende nuk është e lirë, por është edhe e pa sponsorizuar për kërkim indipendent shkencor. Ajo hapësirë karakterizohet nga llogorizimi politik i debatuesve, mbetja nën paradigmat e komunizmit, ose të revizionizmit sipërfaqësor të një pjesë të “historianëve të përjetshëm zyrtarë”. Kjo ka krijuar konfuzion dhe vështirësi për publikun që priret nga e vërteta dhe posaçërisht për nxënësit shqiptarë në mësimin e historisë.

Pyetja që bëjnë njerëzit sot është se, a ekziston një histori e vërtetë e Luftës së Dytë Botërore dhe e vendosjes së diktaturës për Shqipërinë?

Publiku kërkon shkrimin e një historie të drejtë, që priret të shpjegojë realitetin shqiptar në tërësi, Luftën Nacional Çlirimtare, Luftën Civile, Kolaboracionizmin në përmasën reale, në tipologjitë, në thelbet e veta dhe variacionet; Procesin çlirimtar partizan, por edhe tejkalimin e pajustifikueshëm të objektivave të rezistencës, që në kohën e luftës nga ana e LNÇ; Përdorimin e të drejtës së rezistencës kundër fashizmit dhe aspiratës për liri, kryesisht për objektiva të pushtetit, për eliminimin e elitës së vjetër dhe shkatërrimin e plotë të shoqërisë drejtuese të Shqipërisë, të kryeqendrave të saj tradicionale. Instituti i Historisë Akademia e Shkencave (vijon në artikullin e ardhshëm) /Gazeta Panorama

Historia e panjohur e ish-kryetarit të Parlamentit të parë shqiptar: Pasi u dorëzua, u dënua me vdekje, por…!

Ndër intelektualët e shquar fetarë e atdhetarë, renditet pa dyshim edhe Xhemal Naipi, i cili për disa dekada, që nga shpallja e Pavarësisë e, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, ishte ndër protagonistët e këtyre ngjarjeve në shkallë kombëtare. Xhemal Naipi lindi në vitin 1887, në qytetin e Shkodrës, në një familje të vjetër e të njohur qytetare, e përmendur për ushtrimin e detyrës së kadive (gjyqtarëve). Arsimin fillor e të mesëm e mori në vendlindje, kurse studimet e larta, i ndoqi dhe i përfundoi në Stamboll në dy degë, në teologji e në jurisprudencë, të vlerësuara për kohën dhe në vijimësi të traditës familjare.

Kujtesa popullore ka ruajtur e përcjellë se Xhemali, gjatë jetës shkollore si nxënës e student, ka qenë gjithnjë ndër më të dalluarit, ndër ata që kanë nderuar veten e vendin, që kanë mësuar në mënyrë sistematike, që kanë pasur etje të vazhdueshme për dije, për kulturë të përgjithshme, për edukatë fetare e për përgatitje profesionale.

Jeta studentore i ka dhënë mundësi për të qenë në kontakt jo vetëm me mjediset universitare, me bibliotekat e pasura, me monumentet e përmendura arkitektonike, artistike e historike të Perandorisë Osmane, por edhe me shoqëritë atdhetare e kulturore shqiptare të mërgimit, si dhe me kulturën e lindjes e të perëndimit, që përjetoheshin në Stamboll, që së bashku ndikuan në formimin e tij të përgjithshëm.

Intelektuali i ri u pajis me kulturë të gjithanshme, me horizont të gjerë, me gjuhë të huaja të shumta, si; osmanisht, arabisht, frëngjisht e italisht, me mentalitet progresiv, me vizion të qartë për punën, si specialist i lartë.

Pas përfundimit të studimeve, Xhemal Naipi qe një kuadër i mirëpritur në atdhe, ku bëri një karrierë të suksesshme, duke kryer detyra të rëndësishme fetare e shtetërore. Ai ka qenë kadi, (gjyqtar), kryetar komisioni i arsimit për Shkodrën, myfti, drejtor i përgjithshëm i Vakëfeve, (Komiteti i Kulteve), senator, deputet, një nga pjesëmarrësit kryesorë të Lëvizjes së Legalitetit, aktivist në shoqata kulturore, etj.

Xhemal Naipi dha kontribut të dukshëm për arsimin edhe nëpërmjet detyrës së tij si drejtor i përgjithshëm i Vakëfeve, që nga viti 1916. Si organizëm i parë kombëtar fetar, drejtoria e Vakëfeve, hodhi bazat për inventarizimin e pasurisë, për administrimin e saj nga qendra, për ta përdorur atë drejtpërdrejt për nevojat e veta financiare, për mirëmbajtjen e institucioneve, për rrogat e personelit, për funksionimin e medreseve, etj.

Drejtoria e përgjithshme e Vakëfeve, me punën e mirë fillestare të drejtuesit të saj, me traditën pozitive të krijuar, bëri të mundur grumbullimin e fondeve të përshtatshme edhe për ndërtimin e godinës së re të Medresesë së Përgjithshme të Tiranës, e cila është madhështore, akoma dhe sot. Më 1922-in, ishte ndër përkrahësit më aktivë për hapjen e Gjimnazit të Shtetit në Shkodër.

Deri në vitin 1925, në Shkodër ekzistonin dy medrese, ajo e Pazarit dhe Medreseja e Re. Me kujdesin e Xhemal Naipit, ato u bashkuan në një të vetme, u reformuan planet e programet mësimore, u caktuan drejtorë të aftë, si Haxhi Ibrahim Kaduku e Hafiz Sali Myftia dhe mësues të tjerë të përgatitur.

Si myfti, Xhemal Naipi, ishte vazhdues i denjë i myftinjve të mëparshëm të dëgjuar për zonën e Shkodrës, që nga Jusuf efendi Tabaku, Hafiz Adem Myftia, Hafiz Tahir Myftia, etj., dhe puna e tij, e bazuar në dokumentet e Komunitetit Mysliman, u karakterizua nga kompetenca, nga profesionalizmi, nga dituria, nga kultura, nga përpjekja për të ecur më përpara, besimi islam.

Në detyrën e tij si kadi e si myfti në Shkodër, Xhemal Naipi në një periudhë ndryshimesh e krijimit të marrëdhënieve të reja shtetërore e fetare, në një qytet me ndikime e interesa të ndryshme, me ndërhyrje të huaja, me mentalitete konservatore e liberale, punoi vetë së bashku me kuadrot fetarë, që kishte në vartësi, për sigurimin e një atmosfere mirëkuptimi ndërfetar, të një tolerance e bashkëpunimi të natyrshëm, për nderimin e ndërsjellë, për krijimin e forcimin e një miqësie të sinqertë mes drejtuesve e besimtarëve të të tri besimeve, që bashkëjetonin në këtë qytet.

Përveç detyrës si kadi, myfti e drejtor i përgjithshëm i Vakfeve, Xhemal Naipi dha ndihmën e tij edhe në aspektin kulturor. Ai përkrahu “Shoqërinë e Talebeve të Medresesë së Re”, për veprimtari fetare-kulturore e, për botime të veçanta me karakter propagandistik, drejtuar popullit e rinisë.

Më 3 mars 1936, u krijua Organizata “Drita Hyjnore”. Më vonë, më 21 tetor 1938, në asamblenë e saj, Xhemal Naipi u zgjodh anëtar i Këshillit të Përhershëm të saj.

Veprimtaria atdhetare e Xhemal Naipit është e pasur dhe e vazhdueshme, ashtu si ajo fetare, shpesh të lidhura ngushtë njëra me tjetrën e të bashkërenditura në përputhje me rrethanat e kohës. Veprimtaria atdhetare e Xhemal Naipit, vjen gjithnjë duke u rritur. Më 7 nëntor 1918, u formua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”,! me qendër në Shkodër, i cili filloi të vepronte ilegalisht.

Ky komitet i kishte vënë vetes dy detyra: të mbronte shtetin e pavarur shqiptar, si dhe të luftonte për shpëtimin e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë…! Xhemal Naipi qe një prej atyre personaliteteve që nuk kurseu popullaritet dhe funksionet e tij, për të dhënë një ndihmesë të vyer, në veprimtarinë për çështjen kosovare. Për këtë, flet qartë letra që Hoxha Kadria, i dërgon nga Tirana më 22 shkurt 1920, Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Shkodër: “Presim shumë shërbime nga kadiu patriot z. Xhemal efendiu. Të gjithë janë të kënaqur nga ai. Lutemi t’i paraqitni të falat tona”.

Xhemal Naipi u bë tepër veprues për problemet kombëtare me mbajtjen e Kongresit të Lushnjës dhe vendimit e tij. Në një mbledhje u vendos që Shkodra të përfaqësohej me katër senatorë në Këshillin Kombëtar (Senat). Një ndër ta ishte Xhemal Naipi. Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar, që u mbajt më 27.3.1920 në Tiranë, u zgjodh në komisionin prej pesë vetash për drejtimin e saj dhe në mbledhjen e dytë më 29 mars 1920, ai u zgjodh nënkryetar i Këshillit Kombëtar.

Ai fitoi 20 vota nga 24 pjesëmarrës, për kryetar i Këshillit Kombëtar dhe si sekretar u zgjodh Hilë Mosi, me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht dhe miqësisht, për mbarëvajtjen e punimeve të Legjislaturës së parë. Ata luajtën një rol të rëndësishëm, për funksionimin e këtij organi legjislativ. Xhemal Naipi qe kryetar i parlamentit të parë pluralist shqiptar, pasi në të, përfaqësoheshin rryma të ndryshme politike.

Veprimtaria atdhetare e Xhemal Naipit, është shprehur qartë e me guxim edhe me rastin e 7 prillit 1939. Ai si deputet i parlamentit, u rendit në anën e popullit e të atdheut, kundër pushtimit fashist italian, nuk pranoi të bëhej vegël e italianëve, nuk u gënjye nga premtimet, as nuk u përkul nga presionet, por qëndroi si shqiptar atdhetar.

Burime të shumta arkivore, dëshmojnë se Xhemal Naipi nuk qe pjesëmarrës në Asamblenë Kushtetuese, që e konsideronte regjimin “të ram”, që krijoi qeverinë e re dhe “vendosi” që kurorën e Shqipërisë, t’ia ofrojë Viktor Emanuelit III-të.

Fashizmi donte të komprometonte deputetët atdhetarë, duke i përfshirë në Asamblenë Kushtetuese. Mjaft prej tyre nuk u paraqitën e, për pasojë nuk u miratuan vendimet. Një ndër ta qe Xhemal Naipi. Për këtë ai u burgos dhe u internua. Deputeti i asaj kohe, Zoi Xoxe, drejtor i gazetës “Drita”, në dorëshkrimin “Kujtimet e një gazetari”, që ishte fshehur me rastin e 7 prillit, ndër të tjera shkruan:

“…Pas nja 10 ditësh, mendoja se mund të shkoja në shtëpi, gjithnjë duke ndenjur edhe për disa kohë i fshehur. Por një mëngjes herët, më erdhi në shtëpi një kapiten shqiptar dhe me shumë fisnikëri, më tha se më kërkonin pak në komandë…! (Burgosja). Në dhomën ku më shpunë, gjeta Xhemal Naipin, Shefqet Mukën, Rrustem Ymerin…! Italianët i kishin ndarë deputetët në filo-italianë dhe anti-italianë. Ata që ishin në këtë listë të dytë, i burgosën, kurse atyre që i kishin në listën e filo-italianëve, u dhanë ofiqe me rëndësi”.

Si rrjedhim i qëndrimit të drejtë atdhetar, Xhemal Naipi me shumë atdhetarë të tjerë antifashistë, u burgos e u internua në Itali. Në Bashkinë e Shkodrës, ndodhet lista emërore e të internuarve në Itali, gjatë okupacionit italian, që nga 7 prilli 1939 e, deri më 14 shtator 1943. Në të figuron edhe emri i Xhemal Naipit. Ai u internua në Ceresara të Mantovas, në Itali. Në fakt ai qëndroi atje i internuar, deri në vitin 1942.

Gjendja ishte e rëndë, prandaj Xhemal Naipi në këtë kohë doli ilegal dhe mori pjesë aktive në çetat legaliste të, komanduara nga major Abaz Kupi. Në nëntor 1943, në mbledhjen e Zall-Herrit, ai u zgjodh kryetar i Lëvizjes së Legalitetit. Qëndroi i fshehur deri në vitin 1946. Gjatë viteve 1945-1946, i konfiskohet pasuria dhe familja e tij, gruaja dhe fëmijët, i internohen në Berat, “për çështje politike”. Kur doli amnistia, ai u dorëzua.

Gjatë gjykimit, Xhemal Naipi u dënua fillimisht me vdekje, me pushkatim, por më vonë, iu kthye me burgim të përjetshëm. Me vendim nr. 218 datë 23.6.1947, të Gjykatës Ushtarake Shkodër, ai është dënuar “për pjesëmarrje në organizatën Legaliteti, e cila ushtroi një aktivitet kundër pushtetit popullor, ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit, me privim lirie për jetë, me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike për jetë, konfiskim i pasurisë së tundshme e të patundshme”.

Kështu filloi për të vargu i pafund i vuajtjeve të papërshkrueshme. Njohu tërë kampet e punës së detyruar në të gjithë vendin dhe përfundoi në burgun famëkeq të Burrelit. Nuk pati asnjë zbritje dënimi, sepse ishte dhe konsiderohej; “i pakorrigjueshëm”.

Edhe në burg, nuk pushoi së mësuari e së edukuari të rinj e të moshuar, të pashkollë e me shkollë, duke u dhënë njohuri fetare, mësime patriotike, këshilla durimi e kurajë për të përballuar vështirësitë e urisë, të punës së detyruar, të keqtrajtimit fizik, moral e qytetar.

Vdiq më 1955, në moshën 77-vjeçare, pa pasur dijeni familjarët, as dhe për varrin e tij. Djemtë e vajzat, nipërit e mbesat, u persekutuan nga regjimi komunist, nuk gëzuan të drejtën e arsimimit e të punëve të përshtatshme, por vetëm punët e rënda fizike. Ata i ndoqi lufta e klasave, biografia e babait dhe e gjyshit.

Zhvillimi i proceseve demokratike në Shqipëri, ka bërë të mundur që personalitetet, ngjarjet dhe dukuritë historike lokale e kombëtare, të pasqyrohen drejt, larg kritereve ideologjike, në bazë të dokumenteve, duke u dhënë atyre vendin dhe vlerën e duhur.

Dr. Fejzi Domni nga SHBA-ës, djali i Isa Domnit, një nga pjesëmarrësit e themeluesit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, nën kryesinë e Haxhi Vehbi Dibrës, sekretar i përgjithshëm i këtij Komuniteti, dhe një nga drejtuesit e parë të revistës “Zani i Naltë”, shkruan për Xhemal Naipin:

“Në këtë kohë (viti 1916), regjistrohen dosjet e para të përpiluara në gjuhën shqipe me shkronja latine dhe po në këtë kohë, themelohet edhe Zyra e Vakëfeve të Shqipërisë, me drejtor Xhemal Naipin, një teolog dhe patriot shkodran i mirënjohur. Komuniteti Mysliman pasurohet me kthimin e tokave dhe të pronave, të trashëguara prej vullnetit dhe dëshirës së popullit shqiptar, të cilat shpresoj që t’i rikthehen prej Qeverisë Demokratike të sotme”.

Studime për historinë e arsimit, për hapje shkollash e për rolin e drejtorëve të tyre, kanë vënë në dukje edhe kontributin e Xhemal Naipit, në këtë fushë. Studiuesi i njohur Islam Dizdari, ka nënvizuar ndër të tjera: “Në vitin 1913, Komisioni Arsimor i Bashkisë, i kryesuar nga Xhemal Naipi, kadi i Shkodrës në atë kohë, hapi tri shkolla shtetërore, shkollën Popullore, me drejtor Gasper Mikeli, të Rusit, me drejtor Molla Medo Sukniqin dhe të Parrucës, me drejtor Haxhi Hafiz Abaz Golemin”.

Vlerësimet janë të shumta, por ata u përmbyllën me dekorimet e bëra vitet e fundit që shprehin ndihmesën e tij të çmuar atdhetare e demokratike. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, me rastin e festimit të 75 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, e dekoroi Xhemal Naipin, me Urdhrin; “Për veprimtari patriotike të Klasit I-rë” dhe më vonë, me rastin e dekorimit të një grupi klerikësh patriotë e demokratë, me medaljen; “Pishtar i demokracisë”. Memorie.al

Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1947, si konfiskoheshin pronat dhe pasuritë e “armiqve të popullit”?

Ku përfundonin pasuritë që iu konfiskoheshin të etiketuarve si “armiq të popullit” dhe “kriminelë lufte”? Kush i administronte? Ç’pjesë iu lihej familjarëve të tyre dhe si veprohej me dosjet e këtyre konfiskimeve? Një varg dokumentesh të periudhës janar-mars 1947, dëshmojnë se kjo histori kishte shumë anë të errëta. Dhe nuk flitet këtu për ligjshmërinë e këtij akti që merrej thjeshtë dhe vetëm për arsye politike (pjesa dërrmuese, ishin kundërshtarë të regjimit komunist).

Edhe pse kishin kaluar më shumë se dy vjet dhe ishin mbyllur pjesa dërrmuese e gjyqeve politike, regjimi komunist nuk kishte hedhur ende hapa seriozë, për regjistrimin e këtyre pasurive, shtetëzimin e tyre dhe administrimin e rregullt të kësaj pasurie. Komisionet lokale të ngritura që në vitin 1945 për konfiskimet, nuk funksiononin në rregull dhe një pjesa e mirë e pasurive nën sekuestro, ishte dëmtuar apo zhdukur.

Në një shkresë të 18 janarit 1947, Ministria e Financave vë në dukje se; “administrimi i kësaj pasunije ndën sekuestro, sjell ndërlikime të mbëdha dhe i ka çelur nji punë tepër të madhe Seksioneve Financiare periferike, të cilët detyrohen t’administrojnë dhe të mbajnë llogari individuale për secilin person. Për pos kësaj, mos sistemimi definitiv i kësaj pasunije, ka pasur si pasojë damtimin dhe çdukjen e nji pjese të konsiderueshme të saj”.

Për këtë arsye kjo ministri, kishte nxjerrë një qarkore për pjesën dërrmuese të prefekturave të Shqipërisë, ku parashtronte në 13 pika, se si duhej të administrohej kjo pasuri, që ju ishte marrë kundërshtarëve të regjimit.

Qarkorja pasohet me një varg shkresash të tjera, deri në mars të vitit 1947, duke dëshmuar forcimin e këtij aksioni shtetëror, për të zbardhur e regjistruar e njëkohësisht për të përligjur një prej grabitjeve më të paprecedenta të pronës private, në historinë e vendit.

Më poshtë sjellim dy dokumentet e para, për të vijuar botimin e dokumenteve të tjera, më pas.

Dokumenti 1

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISE

V.F. L. P.

MINISTRIJA E FINANCAVET

DREJTORIA E T’ARDHUNAVE

Nr. 3/18

Tiranë, më 18/I/1947

Landa: Mbi mos funksionimin e Komisioneve për konfiskimin e pasunive private.

KRYEMINISTRIS

T i r a n ë

Me ligjën Nr. 40 datë 14.1.1945 modifikue me Dekret-Ligjën Nr. 249 dt. 27.V.1946, asht parapa krijimi dhe funksionimi i Komisioneve lokale, për konfiskimin e Pasunive private kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit.

Nga dita e çlirimit e këndej, gjyqet e ndryshme kanë dhënë një numur të math vendimesh ndëshkimore, në të cillat parashifet dhe konfiskimi i tanshëm ose i pjesëshëm i pasurivet të lujtëshme dhe të paluejtëshëm të këtyne personavet. Këto pasuri prej nji kohe të gjatë, ndodhen nën sekuestro, në pritje që të vendoset konfiskimi i tyne, nga ana e Komisioneve të nalt-përmenduna.

Administrimi i kësaj pasunije ndën sekuestro, sjell ndërlikime të mbëdha dhe i ka çelur nji punë tepër të madhe Seksjoneve Financiare periferike, të cilët detyrohen t’administrojnë dhe të mbajnë llogari individuale, për sejcilin person.

Për pos kësaj, mos sistemimi definitiv i kësaj pasunije, ka pasur si pasojë damtimin dhe çdukjen e nji pjese të konsiderueshme të saj.

Nga sa i rezulton kësaj Ministrije, gjithë dosjet përkatëse u janë referue këtyne Komisioneve qysh prej kohe, por këta s’i kanë dhanë randësin e duhun çashtjes dhe kështu puna ka ardhë tue u grumbullue vazhdimisht.

Me urdhëna të përsërituna kjo Ministri, ka kërkue prej Komiteteve Ekzekutive të Prefekturavet, që këto Komisione të fillojnë nga puna me nji herë dhe t’i japin sa ma parë fund këtyne veprimeve, por deri sot, për pos disa vendime sporadike të Komisioneve në Prefekturat e Tiranës, të Peshkopis, Vlorës, Gjinokastrës dhe Beratit, asnji nga Prefekturat e tjera, s’kanë fillue akoma nga puna.

Që të mundet kjo pasuri jo e vogël, të gjejë sistemin e duhun d.m.th., të ndahet ajo që do të konfiskohet në favor të Shtetit, nga ajo që do t’u lihet familjeve të të dënuarve, kështu që Zyrat e Pasunis së Shtetit, të marrin nën administrim pjesën që i takon Shtetit, lutemi që t’intervenoni pranë Komisionit Qendruer dhe Komisioneve lokale, për konfiskimin e pasunivet të privatëvet, që të japin sa ma parë fund këtyne veprimeve, tue caktue mundësisht edhe nji afat brenda të cilit, të marrë fund shqyrtimi i dosjeve relative.

MINISTRI I FINANCAVET:

(firma, vula)

Dokumenti 2

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

V.F.L. P.

MINISTRIA E FINANCAVET

Drejtorija e t’Ardhunavet

Nr. 3/19

Tiranë, me 21.I.1947

Q A R K O R E

                                             KOMITETIT EKZEKUTIV TË PREFEKTURËS

                                                          – Seksionit Financiar –

Durrës-Tiranë-Shkodër-Korçë-Vlorë-Berat-Elbasan-Gjinokastër-Kukës-Peshkopi

L a n d a : Instruksione mbi sistemimin e pasunive të sekuestrueme.

Këto kohët e fundit Komisionet Lokale për konfiskimin e pasunivet private të disa Prefekturavet, kanë fillue nga shqyrtimi i dosjeve përkatëse mbi konfiskimin e pasunis së kriminelave të luftës dhe anmiqt të popullit.

Përfundimi i kësaj pune, imponohet një orë e ma parë, pse përveç konsideratavet të tjera, damton rëndë interesat e Arkës së Shtetit dhe pengon mundësit për një administrim mà të mirë dhe ekonomik të pasurivet, që me këtë rast i kalojnë Shtetit.

Për këto arsye, kërkojmë që t’i nepen gjithë ndihmat dhe nxitjet e duhura Komisioneve në fjalë, që të shpejtojnë marrjen e vendimeve të konfiskimit. Theksojmë se deri më sot këto Komisione, nuk kanë ecë me ritmin e duhur, prandaj është nevoja të shpejtohen veprimet, tue na mbajtë në korent dhe tue na konkretizue, shkaqet q’eventualisht pengojnë këtë punë.

Ullishtat, pemishtat, tokat e bukës, që i kapë ligji i Reformës Agrare, nuk duhet të figurojnë në Vendimet e konfiskimit, porse këto do të konfiskohen dhe do t’i njoftohen Zyrës së Reformës Agrare, e cila u a ndan fshatarëve q’e punojnë.

Për t’evituar korrespondencë të tepërtë, këndej e tutje e shofim të nevojshme t’apim në mënyrë të përmbledhur, të gjitha udhëzimet rreth veprimeve që duhet të kryeni, me kalimin e kësaj pasunije n’administrimin t’uaj definitiv. Prandaj sa herë që të merrni kopje vendimesh konfiskimi nga Komisioni Lokal për konfiskimin e pasunivet private, do të veproni si më poshtë:

1– Për të gjithë pasunin e patundëshme, do të kërkoni nga Zyrat e Ipotekavet transkriptimin në favor të Shtetit dhe në bazë të këtyre notë-transkriptimeve, do të bëni rregjistrimin në librat themeltare të pasunivet Shtetnore dhe do të lidhni kontratat e duhura.

2– Pasunija e lujtëshme si: mobilje, orendi shtëpijake etj., vogëlsina të kësaj natyre, duhet t’i shiten dyqaneve të Shtetit. Për atë pjesë që nuk merret prej dyqaneve të Shtetit, të zhvillohet shitja me ankant publik.

3– Sasit e ndryshme të dhrithnavet, q’eventualisht mund të konfiskohen, t’i shiten, kundër pagese, N.T.SH.-s të grumbullimit të dhrithnavet.

4 – Bagëtit do t’u shiten Fermave Shtetnore ma t’afërme, mbasi të jetë caktue vlefta e tyre nga një Komision, ku të përfaqësohet Financa dhe Ferma. Ato bagëti që nuk i blejnë Fermat, të shiten n’ankant publik.

5.– Mullijt e dridhit ose të vajit, në qoftë se nuk i merr nën administrin e saj Ministrija e Ekonomis, t’administrohet prej zyravet të Pasunis së Shtetit n’ekonomi.

6.– Makinast e ndryshme (Kamiona, kamionçina, vetura, etj.) t’i dorëzohen Agjensis s’A.T.A.SH.-it me proces-verbal të rregulltë dhe mbasi të fakturohet vlefta e tyre.

7– Pjesët e ndryshme të makinarivet, që mund të konfiskohen, t’u dorëzohen, gjithëmonë me proces-verbal e, mbasi t’u jetë fakturue vlefta, atyre Enteve Shtetnore që kanë n’administrimin atë-lloj makinerije, p.sh., materiali kinematografik, i dorëzohet Agjensis së Filmave, etj.

8.– Ulliri kokër, do t’i dorëzohet kundër-pagese, Entit për grumbullimin e ullijvet dhe pemët e tjera, do të shiten me ankant publik.

9.– Plaçkat e përdoruna shtëpijake, si dyshekë, jorgana, çarçafë, enë kuzhine, etj., do t’u dorëzohen dyqaneve të Shtetit, kundër-pagesë, dhe në qoftë se ato nuk i marrin, do të shiten me ankant.

10.– Në rastet se personi, pasunija e të cilit konfiskohet ka detyrime ndaj personave të tretë dhe kur këto detyrime janë përmend shprehimisht në vendimin e konfiskimit, atëherë nga t’ardhurat e pasunis së tij, do të bëni likuidimin

11.– T’ardhurat nga shitja e pasuris së lujtëshme ose nga likuiditetet, si dhe t’ardhurat gjatë kohës s’administrimit në sekuestro, mbasi të zbriten shpenzimet prej datës së sekuestrimit e deri në datën e konfiskimit, këto do të derdhen në Titullin I Kap.I, Art.3 të budxhetit Kombëtar.

12.– Për gjithë periudhën e administrimit nën sekuestro të pasunis së ç’do një prej personavet të naltë-përmendun, do t’i dërgoni kësaj Ministrie një proces-verbal në formë raporti, në të cilën do të jepni llogari të hollësishme për t’ardhurat e nxjerruna, dhe shpenzimet e bamuna, tue i dokumentue rregullisht. Njëkohësisht do të na dërgoni edhe proces-verbalet e shitjeve eventuale, për të gjithë pasunin e lujtëshme, mbrënda njëkohe sa më të shkurtër

13.– Për të kompletue rregjistrimet përkatëse, në librat themeltare të Seksionit të Pasunis së Shtetit pranë këtij Dikasteri dhe për të qënë konformë me librat që mbajnë Zyrat e Pasunis së Shtetit në të gjitha qarqet, krye ç’do gjashtë muajsh, do të na dërgoni formularët Mod.16/I bis, ku të figurojnë të rregjistrueme të gjitha pasunit e palujtëshme të konfiskueme e të transkriptueme, n’emër të Shtetit. Memorie.al

Ministri i Financavet :

(firma, vula)

Kujtimet e ish-të burgosurit politik: Në Spaç, të ofronin sqeparin që t’u prisje një gisht dore apo këmbe dhe nëse s’pranoje të shihnin si armik

Tiranë, 2018

(Kujtime të miat dhe të të tjerëve)

Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë… mos u përzje… se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’ pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.

Çdo tetë orë në ballin e galerisë ushtonte marteli, gjëmonin minat, shqitej mineral, bëhej armim, pastaj turni ndërronte turnin dhe puna azhdonte pafund. Mjerë kush s’e kapte normën, sepse e detyronin të qëndronte dy tume, kush kundërshtonte, përfundonte lidhur pas atyllave dhe më pas, një muaj qeli. Turni i parë e niste në shtatë, i dyti në tre dhe i treti më njëmbëdhjetë. I pari dhe i dyti, shtyheshin disi, po i treti, ishte varrim së gjalli; niseshe në terr, zhyteshe në terr dhe s’e dije në do e shihje prapë diellin.

Rutina e çdoditshme: punë, apel, gjumë, sërish apel dhe punë; dhe përjavshme: turni i parë, i dytë, i tretë; plus kontrollet te porta hyrëse-dalëse, të beftët në fjetore, shto dhunën dhe stresin, na katandisën mekanizma-somnambul. Për çfarëdo shkaku, kur s’plotësoje normën, apo tregoheshe i ngathët nga lodhja për vdekje dhe cënoje rregulloren pa dashje, pasojat ishin të paimagjinueshme. Për të suportuar këto strese, lypeshin nerva çeliku, vullnet idealisti dhe karakter titani.

Njoha gjithfarë tipash, pishtarë që sakrifikuan me vetëdije për të ndritur udhën e secilit, dhe ata që u ambientuan me të keqen, sa s’gjenin motiv të reagonin. Njoha pesimistë që vetë-dëmtoheshin, për t’i shpëtuar galerisë; zhytnin këmbën apo dorën me vetëdashje nën rrotat e vagonit disa tonësh; apo kujt i mungonte guximi, ia kërkonte këtë “nder”, shokut.

Njoha individë që të ofronin sqeparin t’u prisje një gisht dore apo këmbe dhe nëse s’pranoje, të shihnin vëngër, si armik. Njoha pehlivanë që luanin të çmendurin me mjeshtëri aktori, sa ua hodhën edhe komisioneve mjeko-legalë; rasti i Dhimitër Pangos, mbetet ekzemplar. Kish që i hynin rolit me vetëdashje dhe pa dashje, përfundonin të çmendur. Por njoha idealistë me vullnet të hekurt, që i përballën sprovat si stoikë dhe drejtuan edhe të tjerët.

Në këtë kapitull, nuk synoj këtë argument, po i përmenda përciptas, për të theksuar se edhe trajtimi paksa i diferencuar, nuk rezultoi shpëtimtar për masën e të dënuarve politikë, që punuan në miniera. Të flasim për skllevërit e galerave, si trajtoheshin dhe ç’përfitonin konkretisht? Meraku numër një i shqiptarit, ka qenë buka. Ne, s’e lidhim vaktin me të ngrënët, kur ulemi në sofër s’themi do hamë mëngjes, drekë, zemër apo darkë, po thjesht; “Do hamë bukë”. Pra, në çdo kohë; “Do hamë bukë”!

Edhe motit, kur takoheshin dy fshatarë në pazar, pasi interesoheshin për shëndetin dhe numrin e robve, pyetja pasuese do ishte: “E ke siguruar bukën e vitit?” dhe përgjigja: “Lavdi Zotit, qe vit i mbarë, kam për nëntë, për gjashtë, ose për tre”! apo në rastin më të keq: “S’na ndihu moti, do shes bagëtinë, të ble bereqetin”!

Fatkeqësisht, ky mentalitet, pak ka ndryshuar edhe sot. Ndaj po e nis me bukën. Minatorëve iu jepnin nëntëqind gramë në ditë. Shumë, sipas standardit të sotëm. Kur rinia e sotme, dëgjon se një individ, konsumonte këtë sasi dhe s’ndjente të ngopur, o s’do na besojnë, o do na qesëndisin: “Ç’të keni pasur, stomak apo plëndës”?!

E lehtë përgjigja: “Njeriu s’ka plëndës, po stomak”! Po edhe derri s’ka plëndës, ama përlan sa t’i hedhësh dhe s’ngihet! E pra, komunizmi na ktheu në derra, jo vetëm të dënuarit, po gjithë popullin, përjashto një pakicë të privilegjuar. Në vend të stomakut, na instaluan një thes, që s’u mbush ndonjëherë, sado t’i hidhje. Ndaj edhe nëntëqind gramë bukë s’na ngiu.

Në kazanin e punonjësve të nëntokës, gatuanin po ato gjellë, me pothuaj ato asortimente, pothuaj ato perime, të ndara sipas stinëve, porse mbas ankesave të përsëritura, kontrollet u bënë më të shpeshtë, ndonëse shpërdorimet s’u eliminuan ndonjëherë. Supa ishte një lëng paksa më i trashë, gjoja me yndyrë më të shtuar se në Reps, madje të zinte syri edhe ndonjë grimcë mish, gjithsesi mbetej e pangjërueshme, po dashje pa dashje, do ta kapërdinim, sepse ishte i vetmi burim mbijetese.

Në mëngjes na jepnin vetëm supë. Për drekë, veç supës, shtohej edhe një garuzhdë pilaf, zakonisht makarona sharavidhe, ndonjëherë edhe oriz, natyrisht me mish, (në letra shkruhej dyzet gramë), po në tas, e hasje rrallë, gjithsesi ja ndjeje aromën, ngaqë ish plot bubuzhela dhe insekte.

Në darkë na jepnin çaj, pak më të ëmbël, domethënë të gjerbshëm dhe njëzet gramë djathë të bardhë; kur mungonte ky, dhjetë gramë kaçkavall dhe në kohë krize, që vazhdonte gjithë vitin, e zëvendësonin me marmelatë molle, në raste të veçanta, edhe prej fiku. Nëse të shkruarat do na i jepnin, edhe mund të ishim ngopur ose, pothuaj do ishim ngopur, ngaqë ishte një grusht “tagji” më tepër, për stomakun e shndërruar në shpellë, por s’na e dhanë të plotë. Meqë puna në miniera ishte me turne, gatuhej pa pra.

Turni i parë, gëzonte regjim normal, mëngjesi supë, dreka supë dhe pilaf, darka, çaj e një rriskë djathë. Orari komplikohej disi, e dy turnet e tjerë, sepse fillimi dhe mbarimi i punës, s’përkonte me vaktet, por e zgjidhën në mënyrë origjinale: për turnin e dytë, çajin e darkës, e ndanin në mëngjes, supën e mëngjesit, në drekë dhe supën e pilafin e drekës, në darkë. Edhe për turnin e tretë, praktikohej pak a shumë kjo formulë, veçse shtyhej orari.

Përveç këtyre “privilegjeve”, punonjësit e nëntokës, përfitonin ca bishta shtojcë; ndonjë kallëp sapun Rrogozhinë, me aromë të qelbur glicerine dhe farash pambuku, që të shkaktonte pështjellime dhe shtërzim zorrësh; vetëm mbasi të kishe vjellë ç’mbaje në bark, mund qetësoheshe. Kur mungonin këta, i zëvendësonin me sodë kaustike, që të jepte kruajtje dhe të rrëzonte lëkurën.

Punonjësit e nëntokës, ndesheshin çdo sekondë me faktorë të dëmshëm për shëndetin. Ndaj u jepnin antidota, për të neutralizuar disi efektet, siç veprohej për disa profesione me të njëjtën dëmtueshmëri, si: metalurgët, punonjësit e uzinave të shkrirjes, furrtarët e silicit, në fabrikat e qelqit, argatët e manipulimit dhe shpërndarjes së lëndëve toksike, punonjësit e prodhimit të barutit dhe tritolit, etj.

Por, ata gëzonin edhe përfitime plus, si rroga pak më të larta, dilnin në pension pesëdhjetë vjeç, po t’i shpëtonin glasës dhe të arrinin moshën; kish që përfitonin ndonjë fletë-kampi falas për në “hangarët” e punëtorëve, ndonjë dekoratë me shëmbëlltyrat mjekroshe të marksistë-leninistëve apo, me portretin e të madhit Enver, ndonjë fletë-nderi, apo lavdërimi, që pas vdekjes së marrësit, iu mbetej trashëgimtarëve, për ta përdorur si karta-bjankë, për përfitime të pritshme, etj.

Këto stimuj, vepronin në invers për minatorët e burgosur. Rrogë, njëqind e tetëdhjetë lekë të vjetër; pension më i hershëm, me të shumtët në gropën përballë; flama e pulave, sa binte në Kinë, na zinte edhe ne aty, na dërgonin në “kampin e pushimit”, në… Burrel apo në “rezidencat special”, ku mërzenim e rehatonim eshtrat… gjersa të na dilte xhani. “Dekoratat”, na i jepnin pa ceremoni: një kokërr plumbi pas kresë dhe prehje të përjetshme, në altarin e “martirëve” pa emër.

Fletët e nderit dhe të lavdërimit me pamje fisnike; një copëz karton me diçiturën “Dega Punëve të Brendshmet X, ose Nr. Y” dhe vijonte me emërtimin e bujshëm, por meqë ishin shumë, iu vinin shtojca: FLETË-NDERI “survejimi”, FLETË-NDERI “Përpunimi”, FLETË-NDERI “Bashkëpunimi”. Natyrisht, këto i “dhuronin” sipas kontributeve dhe meritave, operativi e gjykonte të udhës ta ngrinte përfituesin në piedestal, i bashkëngjitnin edhe dekoratën-plumb. Pastaj seria zgjatej me “FLETË-LAVDËRIME” me emërtim fantastik: “DOSJE”.

Dosjet i specifikonin: “Hetimore”, “Gjyqësore”, “Burgu” dhe “Pas-burgu”, me efekt gjer në varr për përfituesin dhe me vlera të parefuzueshme testamentare, për trashëgimtarët, duke iu siguruar veç lumturisë së përjetshme, mbrojtje me “bodigardë”… në kampet e punës apo, në fushat eliziane Myzeqare.

Ligji-karrem dhe djallëzia komuniste

Mekanizmat stimulues nuk dhanë rezultatin që pritej, ndaj në vitin 1971, shpikën çelësin që shqeu dyert e ambicies. Me iniciativën e Kuvendit Popullor, sajuan ligjin lumpen, më djallëzorin e aprovuar ndonjëherë gjatë regjimit komunist, në lidhje me të dënuarit politikë. Nëpërmjet klauzolave të këtij lumpen-ligji, gjoja të dënuarve që arrinin rezultate të larta në punë, iu njihej e drejta të përfitonin shpërblimi financiar, prej njëqind e shtatëdhjetë, gjer në shtatë qind lekë të vjetër në muaj dhe nga një, deri në dhjetë pikë, shtatë ditë zbritje, që në rastin më ideal, arrinte tetëmbëdhjetë ditë në vit.

Ky ligj-karrem, ngjante pak a shumë me dekretet e Presidiumit të Kuvendit Popullor: “Hero i Punës”, pas vdekjes, apo “Punëtor pararojë, që punon për llogari të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit njëzet e një”, kur mëtuesi mund të ndërronte jetë të nesërmen dhe profecia të ngelej në mes. Po të llogarisje angarinë, për të siguruar përfitimet e pritshme s’ia vlente barra qiranë, t’i hyje valles. Po bash këtu fshihej hileja e flamës, që bëri të linin eshtrat nëpër galeri edhe më dembelët!

Ligji-finok magjepsi në krye edhe spiunët, që mësynë minierën me mik. Por kur shumë mjeranë mbetën nën masivet e malit, të tjerë mbushën spitalin me sëmundjen e T.B.C.-së dhe të tjerë ende çapiteshin të gjymtuar, i doli kallaji. Gjithsesi, disa iu futën kësaj spiraleje, të nxitur nga motive të ndryshëm, iu gëzuan hapësirës ligjore, që demek iu lejonte të zinin ndonjë lek, me punë rraskapitëse dhe t’iu gjendeshin të afërmve në internime, ku kalonin më zi se ne. Natyrisht një mendje e sotme, s’e pranon logjikën: “nga gropa e varrit, t’iu gjendesh të lirëve, në parajsën komuniste”!

Sepse kjo nënkuptonte një ringjallje moderne të Konstandinit, që ngrihet nga varri, çon në derën e së ëmës Doruntinën dhe kthehet në varr. Varri ku rrasën të burgosurit, s’u ça ndonjëherë që të kapnin pragun e shtëpisë, por paratë ama dolën nga ai varr dhe shtuan jetët që ai priste. Gjithë heronjve anonimë që sakrifikuan në emër të jetës dhe iu dorëzuan varrit të varrit, do desha t’iu kushtoja një respekt të veçantë’, por kish që shpresonin të dilnin pakëz më shpejt, ndonëse i kishin dënuar gjatë, dikush për të ngrysur pleqërinë pranë nipërve dhe mbesave, tjetri të kontribuonte në mirërritjen e fëmijëve, dhe më optimistët, të krijonin familje, po zgjodhën llapashitjen në labirintet e koklavitur të kësaj dispozite.

Për ta shndërruar ëndrrën në zhgjëndërr, dhanë gjer edhe shpirtin, që të përfitonin nga hapësira-lubi. Mirëpo pjesa më e madhe s’ia doli, o për shkaqe shëndetësore, o për shkaqe madhore (mbetën nën gurët e malit, u prekën nga sëmundje të shkaktuara nga ajri i ngarkuar me igrasi, me bacile dhe gazra toksikë, që u sillte vdekjen ngadalë), ndërprenë makutërinë, po edhe nëse ia mbërritën, u liruan gjytyrym, që s’i hynin kujt në punë dhe në vend t’i gëzoheshin lirimit, iu lutën Zotit, t’iu shkurtonte ditët më herët.

Çdo kuturisës, llogariste maksimumi tetëmbëdhjetë ditë-zbritje në vit, herë kaq vjet, fitojmë kaq vite, muaj apo ditë dhe vijonte përkundjen në djepin e shpresës. Kish që i blinin ditët me lekë; paratë që fitonin me punë rraskapitëse, ua hidhnin të tjerëve, në këmbim të ditë-zbritjeve dhe i gëzoheshin çdo ore, paçka se në fund zhgënjeheshin; ditët e fituara me punë, i shuante ri-dënimi dhe ëndrra shthurej si pëlhura e Penelopës. Por edhe kur i shpëtoje ri-dënimit, s’ia vlente mundi për aq ditë-fitimi; rasti im, arrita të fitoj vetëm katërmbëdhjetë ditë, në pesë vjet! Pra, rrjedhoja e ligjit-karrem, me ditët e fitimit, pesë lekët e gjakut, grima plus e ushqimit, antidotat dhe detergjentët, në fund të fundit, prodhuan dyfish sakatë, dyfish të çmendur, dyfish varre pa emër.

Ilegalitet mes ilegalitetit

Nëse në jetën e lire, antidotat mund t’i konvertoje me antioksidant, qumësht i freskët, vezë apo produkte të njëjtësuara, ndonjëherë edhe në vlerë paraje, neve na mbeti në rreze, pluhuri kinez i konservuar në kuti llamarine të ndryshkura, apo në thasë plastik, pa pikë vlere ushqyese dhe me cilësi të dyshimtë, shpesh tej afateve të skadencës, pa konsideruar parametrat higjienikë dhe duhmën që emetonte.

I kthyer në njësi, na takonte nëntëqind gramë në muaj, ngaqë pretendohej se tretej, në raport; një kilogramë pluhur; me shtatë litra ujë, shkurt hesapi, i binte të merrnim tridhjetë gramë pluhur në ditë, ose dyqind e dhjetë gramë lëng. Me gjithë mangësitë sasiore dhe cilësinë beterr, ky ishte një burim plus për të mbushur barkun, njomnim gojën dhe ndërronim gjellë; dikush e zinte kos, paçka se mbetej pa u ngjizur, një tjetër bënte ndonjë tenxhere sultiash, edhe pse me shije të dyshimtë, ndonjë lumjan shkrinte talentin dhe përgatiste ëmbëlsira “gegësh”; por, mbi të gjitha, me këtë mall, lulëzoi tregtia.

Nëpërmjet këtij produkti, të burgosurit pa ndihma, siguronin ndonjë kilogram sheqer, oriz, makarona, paketa “Partizani”, ndonjë grusht duhan apo defter letra, etj. Me ndërmjetësinë e “menaxherëve”, që merreshin me shkëmbime mallrash në natyrë, plotësonin nevojat, ndonëse metoda; “jep mall, merr mall”, përfaqësonte tregtinë me klering, apo ajkën e inovacioneve të sistemit socialist; praktikohej gjerësisht në burgje.

Mbase ky fakt duket i stisur, për pjesën që s’i njeh burgjet, por atje ekzistonte tregu real, ndonëse i reduktuar në një gamë të limituar mallrash. Tipa me shpirt tregtari, që sot i quajmë biznesmenë të suksesshëm, “mbushën thasët”, nëpërmjet profesionit të kamufluar. Ekzemplar tipik i këtij lloj tregtari, ishte një vlonjat që shiste e blinte gjithçka. Kur të lipsej gjëkafshë, që s’para gjendej, të drejtonin te Mehmet Hamza, që të jepte mallin në dorë, pas pak sorollatje tregtarësh. Në dy raste, më zgjidhi edhe mua.

Kur gjatë një kontrolli të befasishëm, më “grabitën” stilografin, për disa kohë më huante të tijin Esat Kala, që zotëronte një stilo të bukur amerikan. Por ai studionte anglisht dhe i nevojitej për vete, ndaj një ditë m’u kthye me gjuhën e Ezopit: “Si shumë po ngatërrohesh me imperialistët, vllaçko! Me ç’duket ke për t’u parë sherrin! Se ja, shiko këtu, më tepër se gjysma e kanë ngrënë për amerikanët! “Lëri llogjet, më jep stilon”! – desha t’i prisja vrullin “antiamerikan”, amerikanit par ekselence.

“Vllaçko, drejtohu te Mehmeti, që të siguron pranga, jo më një stilograf”! – ma ktheu me qesëndi. – “Pse s’merresh vesh ti, si fshatar dhe unë do ta paguaj”! “Me se mund t’u shërbej hirësi”? – Mehmeti iu drejtua Esatit, kur nuhati prenë që po i dilte në shteg. “Më duhet lumi Jance dhe Tibeti kinez”! – u tall Esati. “Në vend, po pa Maon dhe Dalai Lamën, se s’ia dal dot pa ta”! – ia ktheu hazër-xhevap Mehmeti dhe nxori nga nën dysheku dy harta, që ia vërviti mbi shtrat: – “Fryu, se s’u ngope me malin e Çikës”! “Këto jepua të tjerëve”! “Zaten dhe kjo më duhej, që të më akuzojnë edhe si separatist tibetian”! Mbasi qeshëm të tre, Esati imitoi penën. – “Na gjen dot një nga ata kinezët që shkruan”?

“Me bojë apo me rezerve”? – i shndritën sytë Mehmetit. “Me bojë o mavri, se rezerva mbaron shpejt”! “Shtatë e gjysmë”! – nxori shtatë gishta, bëri një shenjë gjysme dhe shtoi: – “Për ty si fshatar”! “Bjere, pa për fshatar, më shet me gjithë poture, po shyqyr që s’gjen blerës”! – qesëndisi Esati. Pas ca minutash, u bëra pronar stilografi dhe dy shishesh bojë.

“Të faleminderit…”! – falënderova Esatin, mbasi shleva vleftën e mallit. – “S’ke pse më falënderon, ai shet edhe babanë, pesë lekë, nga lezeti i tregtisë”! – më ndërpreu Esati. Natyrisht, në burgje nuk ekzistonte paraja fizike, por vlera ishte e kudogjendur. Për shembull, bixhozxhinjtë e kishin thjeshtëzuar vlerën e çdo malli, në copa letrash, që i quanin fish. Si të thuash, e kishin kapitalizuar ne letra me vlerë, duke instaluar pak a shumë një pazar shkëmbimesh ,të ngjashëm me bursat e botës ekonomike.

Njësia bazë, apo zembereku i “bursës” së burgut, mbetej “Partizani”; domethënë paketa. Kur nuk plotësonte “Partizani”? “Të jap një “Partizan”, racion bukë! Na katër “Partizan”, më jep një kilogram sheqer! Dhjetë “Partizan”, një xhaketë mushamaje! Pesë “Partizan”, vlenin një palë pantallona burgu, dy, një këmishë puplini, dy, një palë brekushe të gjata, nga një çorapet dhe dorashkat.

Për gjashtë “partizan”, Ndonka të qepte një çantë sportive, për shtatë, si dhe një palë pantallona civile. Me vetëm pesë “Partizan”, mund të përftoje një pikturë moderniste, nga Robert Morava; me dhjetë, një portret impresionist, nga Myslim Fuatllari; për tre “Partizan”, Hilë Pashuku të bënte një palë nalla, me motive popullore, ose me pesë, një valixhe. Me tre “Partizan”, Xhelal beu të lante çarçafët, por Bozho ulqinaku, si konkurrent i pandershëm, t’i lante për dy; po ne preferonim Xhelalin që r kishim “tonin”, edhe pse më i shtrenjtë.

Me tre “Partizan”, Bajram Hoxha të arnonte një varricë rroba dhe me katër, të thurte një triko leshi me shtiza. Me dhjetë “Partizan”, siguroje dhjetë ditë raport, te doktor Kosovrasti, një për ditë-raport dhe me njëzet, ta bënte gojën fringo, Met Karakashi. Me njëzet “Partizan”, kryetar Mediu mund të të transferonte në zonën e parë, me dyzet, të nxirrte në sipërfaqe, por mësohej dhe i donte herë pas here, po mos t’ia jepje, përfundoje sërish në vrimat e piritit. Kështu, “Partizani” vriste lart në kohë krize dhe i ulej vlera, kur kishte mall.

Hokatari Ylber Merdani, bënte humor me oshilacionet e “Partizanit” në bursën e burgut: “Hajt bre, na u bë ‘Partizani’ si letra higjienike, sa fshin b…, e hedh në shokollë. Sot ulet, nesër ngrihet, bash si inflacioni dhe deflacioni në luftë, ranë dymijë e tetëqind, i bënë njëzet e tetëmijë”! Në këtë lëmë, lëvrinin tregtarë të mirëfilltë tradite, si: Sul Begovija, nga Shkodra, Andon Treska, nga Korça, Xhafë Dema e Met Kazazi, nga Tirana, Fran Shiroka, nga Durrësi, Xhelal Canko (Beu), nga Kolonja, etj., deri te rishtarët, si Mehmet Hamza, etj., që tentonin të penetronin, herë si çirakë, herë si menaxherë, në këtë farë burse.

Tregu in-formal u bë shesh operimi edhe për mëtuesit dështakë, që u krimbën në borxhe nga paaftësia të menaxhonin konkurrencën dhe përfunduan keq. Por atje luanin edhe sarafë batakçinj, si të thuash pararendësit e firmave piramidale, të pas nëntëdhjetës, që u diskredituan shpejt, sepse mungonte hapësira, për manovra dredharake. Memorie.alNga Shkëlqim ABAZI

“Do të vështirësohet pozita jote në Shqipërinë e Veriut”, telegrami i Titos për Enver Hoxhën: Mbani të fshehtë për anglezët kalimin në Kosovë

PROF.DR. ELMAS LECI

Për pak ditë dhe pikërisht në tetor të këtij viti, mbushen 80 vjet nga një pjesë jo e mirë e historisë së partizanëve tanë në Kosovë, kur Brigadat e 3-ta dhe e 5-ta e kaluan kufirin shtetëror dhe u futën në territorin e Kosovës që siç është thënë “për të bashkëvepruar me njësitë e ushtrisë partizane jugosllave për të dëbuar që andej trupat gjermane”. Mirëpo “urdhri udhëzues” vijon më tej dhe kjo ishte e vërteta e kërkesë së shtabit të Titos, “për të ndihmuar vendosjen e pushtetit jugosllav”.1)

E para u propagandua me të madhe për pesëdhjetë vjet me radhë dhe u tha se “partizanët e Enver Hoxhës shkuan në Kosovë për ta çliruar atë nga gjermanët”, ndërsa e dyta dhe e vërteta që i është mbajtur pothuajse e fshehur këtij populli është krejt ndryshe, është se “partizanët e Enver Hoxhës shkuan e bënë vendosjen e pushtetit jugosllav në Kosovë”2).

Në fakt, në kohën që forcat tona partizane shkuan në Kosovë, gjermanëve atje u kishin “rënë dhëmbët”, ishin në tërheqje e sipër si nga territori i Kosovës, ashtu edhe nga juglindja ballkanike. Por kjo nuk do të thotë se partizanët tanë nuk u aksionuan me gjermanët, madje luftuan edhe fuqishëm me ta, por thelbësorja ishte se ata u “ftuan” për tjetër gjë dhe ajo “tjetër gjë-ja” ishte ndeshja e kacafytja mes shqiptarësh, siç edhe u bë, duke vrarë njëri-tjetrin, partizanët tanë të këtejshëm me nacionalistët e atjeshëm, të cilët nuk pajtoheshin me partizanët e Titos se e dinin se si do i shkonte dhe si i shkoi filli asaj pune kulisash. Këtu është çështja dhe thelbësorja, këtu del ashiqare se “përse shkuan dhe çfarë bënë partizanët e Enver Hoxhës në Kosovë”?!

NËNSHTRIM I KOSOVËS ME NDIHMËN E PARTIZANËVE SHQIPTARË

Këtë ua diktonte situata jugosllave në Kosovë dhe këtë e zbulon telegrami personal i Titos për Enver Hoxhën ku ai i shkruante se “po qe se do të zinte vend reaksioni në Kosovë” atëherë jo vetëm do vështirësohej pozita jonë (kupto e jugosllavëve) në Kosovë, por do ta kesh keq edhe ti “edhe në Shqipërinë e Veriut dhe në trevat kufitare me Malin e Zi”.2)

Siç është propaganduar në historinë tonë në gjysmë shekulli komunizëm, vajtja e partizanëve nga Shqipëria londineze në trojet shqiptare në Kosovë, është shkruar e amplifikuar se u bë “për të çliruar Kosovën nga gjermanët” por e vërteta qëndron ndryshe dhe ato “ndryshe” nuk i ka thënë propaganda komuniste pori ka manipuluar dhe ende qëndron në mendjet e shumë njerëzve se “partizanët e Enver Hoxhës çliruan Kosovën”.

A duhet t’ia themi popullit shqiptar këndej dhe andej kufirit, në të dy republikat tona qëllimin se “përse shkuan dhe çfarë bënë partizanët e Enver Hoxhës në Kosovë”?!

Faktet dokumentare arkivore, theksoj të mbajtura fshehur deri më sot, tregojnë e theksojnë se me kalimin e partizanëve tanë jashtë kufirit shtetëror, gjoja për të kontribuar në luftën e përbashkët kundër nazifashizmit, ka pasur disa kërkesa, madje disahershe nga udhëheqja e luftës partizane jugosllave.

Kanë nisur ato që në mars të vitit 1944, deri në tetorin e po atij viti, me argumentimin propagandistik “të bashkëpunimit në luftën çlirimtare”. Synimi i Titos ishte që “partizanët shqiptarë të paralizonin veprimtarinë e nacionalistëve shqiptarë në Kosovë dhe të lehtësonin ripushtimin e Kosovës nga ushtria partizane jugosllave”3).

“Vetëm brigadat shqiptare mund të depërtojnë në Kosovë, pa gjetur rezistencën e popullit të armatosur.5) i shkruante Tito Enver Hoxhës në kërkesën e korrikut për partizanët shqiptarë.

Dhe me urgjencë në fund të gushtit arrin tek Enver Hoxha vetë përfaqësuesi i Titos, Velimir Stojniçi, i cili i kërkon që të dërgoheshin “sa më parë forcat tona në veri të Drinit, për të bashkëvepruar me njësitë e UNÇJ në Kosovë…për shpartallimin e reaksionit në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë”.6) Pas kësaj menjëherë, më 1 shtator 1944 vjen tek Enver Hoxha edhe një telegrami i Titos ku ai i kërkon që njësitë tona partizane “të kalonin në Kosovë e në viset e tjera shqiptare”7). Si rezultat, më 12 shtator 1944 urdhërohen dy brigada partizane që të niseshin për Kosovë “për dëbimin e trupave gjermane nga Kosova dhe për vendosjen e pushtetit jugosllav atje”.8)

E, në fakt, të gjitha urgjencat sllave me argumentimin se “ishte i nevojshëm bashkëpunimi për çlirimin e Kosovës nga gjermanët”, e hedh poshtë konkludimi i drejtë i “Historisë së shqiptarëve”, (vëllimi 4, botuar në vitin 2021), ku thuhet se “në atë kohë që u nisën partizanët tanë për ndihmë në Kosovë, forcat partizane jugosllave ishin shumë të fuqishme dhe nga pikëpamja ushtarake e luftës kundër gjermanëve (që po tërhiqeshin), nuk kishte nevojë për dy Brigada shqiptare. Qëllimi kryesor ishte nënshtrimi i Kosovës me ndihmën e partizanëve shqiptarë”.9)

“TË MBAHET I FSHEHTË PËR ANGLEZËT KALIMI NË KOSOVË”!

Ishte djallëzia e Enver Hoxhës, i cili e porosiste në mënyrë konspirative Dali Ndreun, (ish Komandant i Korparmatës I) që “të mos u tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkonin në Kosovë”.10)

Dhe në vijim të këtij, është edhe një shënim tjetër i rëndësishëm i 12 shtatorit të vitit 1944 i Miladin Popoviçit (serb edhe ky, i cili ishte krijuesi i Partisë Komuniste shqiptare dhe mentar i Enver Hoxhës e i luftës partizane në Shqipëri), i cili i shkruante Liri Gegës (në atë kohë e plotfuqishme e Komitetit Qendror për Korpusin I) që “Lajmëro Pavlen (flitet për Pavle Joviçeviç, ish funksionar i lartë serb në Kosovë gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore) se dy Brigada partizane shqiptare së shpejti do të marrin drejtimin për Kosovë. Vetëm ky fakt të mos dekonspirohet”!11) Edhe ky fakt, se “lëvizja e trupave partizane për në Kosovë nuk duhej të dekonspirohej”, përse-në, do ta shohim në vijim! Letra e mësipërme ndiqte kërkesën e Titos të 24 qershorit të vitit 1944, ku ai kërkonte dërgimin e dy Brigadave partizane në Kosovë, “që të mposhte atje reaksionarët”. Dhe më tej në atë letër kërkesë thuhej tekstualisht se “ardhja e brigadave partizane shqiptare në Kosovë…, kishte me e kthye këtë terren nga bazë e reaksionit, në bazë liridashëse”, sepse, siç theksonte me djallëzi letër-kërkesa e Titos, brigadat partizane të këtejme shqiptare do të merreshin kryesisht me “eliminimin” e reaksionarëve, pasi populli kosovar nuk kishte besim te Partia Komuniste Jugosllave”. Pas kërkesës së fundit në tetor, pala shqiptare u tregua e gatshme dhe i nisi partizanët si mish për top dhe këtë e bëri pasi asgjësoi këtej me mijëra nacionalistë të “Ballit” e të “Legalitetit” dhe krerë të Veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944). Pas këtyre aksioneve makabre në Veri, Enver Hoxha i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy Brigada partizane për në Kosovë duke i urdhëruar që Brigadat me të hyrë në Kosovë të asgjësonin “pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë”.

ME ÇFARË GJERMANËSH LUFTUAN PARTIZANËT NË KOSOVË?!

Në fakt, dhe realisht, kur partizanët tanë shkuan në Kosovë, nëpër territorin e saj kishte pak gjermanë ose ishin ata që tërhiqeshin nga vendet e tjera të jugut e juglindjes si nga territori grek, të cilët as e kishin mendjen për stacionim ushtarak. Megjithatë për të mos dalë te teza e mohimit të ndeshjes me gjermanët, po sipas dokumenteve mund të themi se sapo Brigadat tona përparuan në Kosovë, ato u ndeshën e zhvilluan luftime të ashpra në rajonin e Zymit, Rugovës, Dajanit, Zmaçit dhe e vërteta është se në ato aksione partizanët tanë shpartalluan 600-700 vetë që po vinin në drejtim të Zhurit, Dragashit, Radëshit e Vranishtit.10) Qytetin e Gjakovës e çliruan në 10 nëntor dhe në vijim edhe Suharekën e Lypjanin dhe pas 23 ditësh luftimesh me lloj-lloj forcash, përfshi edhe mbeturina gjermane e çliruan edhe Priepoljen e Prieboin dhe më 12 janar 1945 dolën në kufijtë e Bosnjës Jugore, luftime që i kushtuan vetëm Brigadës së 5-të më se 350 dëshmorë. Shumë! Një efektiv i tërë i Brigadës, një e treta e saj sa ç’kishte në krijimin e saj u asgjësuan. Asnjë komandant nuk duhet të mburrej me këto humbje, veçse të jepte llogari për vrasje masive me dashje.

Duhet thënë se situata në Kosovë, pa arritur brigadat partizane të Shqipërisë, ishte në disfavor të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, sepse atje vepronin me mjaft prestigj forca të organizatave të fuqishme politike e ushtarake nacionaliste si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit e më pas Besa Kombëtare dhe Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, të cilat kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Kjo ndodhte sepse popullsia atje e kuptoi dredhinë e luftës së përbashkët me forcat partizane të Titos, të cilat me çlirimin, Kosovën do ja linin siç ja lanë Serbisë. Në muajin nëntor të vitit 1944, iu shtuan forcave të para dhe u angazhua në këtë luftë vëllavrasëse në Kosovë edhe Divizioni i V -të, që përfshiu përveçse Brigadën III dhe të V edhe Brigadën e XXV si dhe Divizionin e VI me Brigadat VI, VII, VIII dhe XXII. Pra, siç shihet, një armatë e tërë për të mposhtur e për t’i bërë “raja” vëllezërit e një gjaku e të një gjuhe, shqiptarët e Kosovës. Për ato ngjarje është prononcuar edhe vetë Komisari politik i Divizionit V Ramiz Alia, i cili në një intervistë të pas viteve ’90-të, për reprezaljet që bënë partizanët tanë në Kosovë, për tu shfajësuar thotë se në ato ditë “kur ndodhën ato gjëra ka qenë në Bosnje”. Pas atyre luftimeve që përmendëm, në dokumentet e kohës nuk gjen më asnjë fakt ndeshje safi me gjermanët në territorin kosovar, veçse me forcat atdhetare shqiptare të orientimeve të ndryshme por me synimin kryesor që ishin kundër forcave partizane jugosllave.

PARTIZANËT TANË NË KOSOVË, ÇLIRIMTARË APO UZURPATORË?!

Janë edhe njëra edhe tjetra, qëndrojnë në mos të dyja së bashku, por me fitore si të Pirros. Në Kosovë u vranë 700 partizanë të Enver Hoxhës. Ishin çlirimtarë, se bënë luftë aq sa bënë kundër nazistëve dhe pas ndjekjes apo largimit të gjermanit, ju kthyen popullsisë vendase, duke ju vënë pushkën si “reaksionarë”, “nacionalistë” e “armiq”, që asnjëra nga këta nuk qëndronte, veçse kosovarët nuk donin të binin sërish nën pushtimin sllav siç ranë, peshqesh ky që e bënë Kosovën partizanët e Enver Hoxhës.

Nga historiografia dhe burimet dokumentare rezulton se partizanet e Enver Hoxhës luftuan shqiptar me shqiptar. Nga një anë këta tanët e nga ana tjetër shqiptarët e Kosovës. Dhe këtë e beri politika e te dy palëve, politika sllave. Ndërsa për deduksionet që hodhëm, çlirimtarë apo uzurpatorë, le t’i drejtohemi dokumenteve: Në veprimtarinë e tyre, me të mbërritur në Kosovë, Divizionet i V-të dhe i VI-të i Shqipërisë ata u vunë nën urdhrat e Armatës së V-të të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave. Në urdhër veprimin e Armatës së V-të të Jugosllavisë, është gjendur e shkruar se “në të përfshiheshin edhe Divizionet e Shqipërisë”, të cilët komandoheshin nga Shtabi i Armatës së V-të Jugosllave dhe u urdhëruan që “të gjitha forcat reaksionare që do të takonin, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë t’u digjen shtëpitë si edhe tradhtarëve, që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund, që bëhet strehë e gjakatarëve, do të dënohet…”! Me këto masa represive, siç thekson ky urdhër veprimi i mësipërm, tregohet se në kundërpërgjigje, rezistenca kosovare u ashpërsua, prandaj më 24 shkurt të vitit 1945 Shtabi Suprem Jugosllav, urdhëroi Divizionet të V dhe të VI të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare “të ndërprisnin luftimet kundër gjermanëve në frontin e Bosnjës Jugore dhe të ktheheshin në Kosovë, në hapësirën Novi Pazar-Mitrovicë e Kosovës-Vuçiternë-Podujevë, duke u vënë “nën komandën e Shtabit Operativ të Kosmetit”. Ky urdhër, si dhe veprime të tjera të kësaj natyre që ka me shumicë në atë kohë, tregojnë se strategjikisht këto Divizione vepronin sipas Shtabi Suprem Jugosllav. Urdhër veprimi për sulmin mbi “reaksionarët” e Kosovës e gjen përgjigjen e plotë edhe në radiogramin e muajt prill të Ramiz Alisë dhe të Gjin Markut (Komisar e Komandant të Divizionit), të cilët i raportojnë Komandës së Përgjithshme të Armatës jugosllave se “Brigadat janë duke bërë ndjekje dhe rrethime të bandave, gjithnjë me sukses”. Urdhrat, shkruan një dokument i Arkivit Historik të Jugosllavisë në Beograd, për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, nacionalistë e partizanë që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, më 1 dhe 5 shkurt të vitit 1945, u dhanë nga komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit. Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës së VII-të kosovare, ishin jo vetëm ngjarje të tmerrshme, por prologu i masakrave të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave. Për realizimin e mposhtjes së rezistencën kosovare më 8 shkurt të vitit 1945 me urdhër të Komandantit Suprem të Jugosllavisë J.B. Tito, në të gjithë Kosovën u shpall pushteti ushtarak.

PUSHTETI USHTARAK SERB DHE NDËRVEPRIMI I PARTIZANËVE TANË

Divizionet tona partizane u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit ushtarak jugosllav. Ata qëndruan në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare edhe pasi gjermanët u larguan nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra 10 muaj. Kosova e viset e tjera shqiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë, sepse i akaparoi Fronti Nacional Çlirimtar i Jugosllavisë. Konfirmohet kjo edhe me radiogramin e Reis Maliles zv.komisar i Divizionit të V-të ku shkruhet se “me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura… gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për t’i sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë”. Siç është zbuluar edhe nga dokumentet arkivore, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin ende në Kosovë edhe përgjatë muajve mars, prill dhe maj të vitit 1945, kohë kur u bë edhe mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë dhe dorëzimi i tyre tek ushtria jugosllave, i cili është i dokumentuar. Disponohen radiogramet e shtabit të Divizioneve V dhe VI, nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rrahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill të vitit 1945 e në vazhdim, si dhe listat emërore të nacionalistëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin në shtabet e Divizioneve tona dhe nga aty nga forcat partizane shqiptare u dorëzoheshin Ushtrisë Jugosllave. Këto ndodhnin në zbatim të Urdhrit të Titos, mbi bazën e të cilit Enver Hoxha do t’u komunikonte prerë komandave të Divizioneve tona që “t’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.12)

Lufta dhe prezenca e forcave partizane të këtejshme shqiptare në Kosovë, me gjithë reprezaljet që bënë, ishin për kosovarët një fije shprese se me mbarimin e Luftës gjendja e popullsisë shqiptare në Kosovë do të ndryshonte në krahasim me paraluftën. Mirëpo pranvera e vitit 1945 erdhi për kosovarët më e zezë se skëterra natë. Numëroheshin njëra pas tjetrës masakrat, vrasjet masive, burgosjet dhe plaçkitjet e një populli të lodhur nga lufta, nga varfëria dhe nga robëria e gjatë. Si të mos kishte ndodhur gjë në dimrin e ftohtë të vitit 1944-1945, “çlirimtarët” jugosllavë në prezencë të partizanëve tanë e me ndihmën e tyre iu vërsulën nga të gjitha anët Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare për t’i nënshtruar e persekutuar.

PESHQESHI I PARTIZANËVE TANË PËR PUSHTUESIT E RINJ SLLAVË

Dhe pasi mbaruan punë me gjermanët që nuk e “kishin mendjen” te Kosova, partizanët tanë iu sulën nacionalistëve kosovarë të çfarëdo bindjesh e përkatësish duke vrarë e djegur popullsinë që kërkonte lirinë e jo zgjedhën sllave. Dhe pasi i kishin dalë tej e përtej Kosovës me inkursionin e parë luftarak, shtabi i Titos u kërkoi forcave tona partizane t’i riktheheshin edhe një herë për së dyti Kosovës me një krehje masive ndaj reaksionit të saj. Po përmendim se vetëm në Drenicë forcat tona partizane së bashku me ato jugosllave në krehjen e dytë masakruan 30 mijë burra e gra, në Mitrovicë disa ditë më parë kishin masakruar mbi 2000 vetë dhe në Gjilan mbi 1000 vetë, gra pleq e fëmijë. Flitet në historitë e Kosovës për masakrimin e luftëtarëve të Demë Ali Pozharit, Ferhat Dragës, Ibrahim Lutfiut, Tefik Bektashit, Bajram Gashit, Aqif Blytën, Xhevat Begollin, Xhelal Prevezën, Hamdi Gashin, Ymer Berishën, Mehmet Gradicën, Shaban Gërdecin, Riza Tahirin, Adem Shalën Muharrem Mirovicën etj etj. Bashkëpunimi internacionalist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare me atë jugosllave “kishte si objektiv strategjik marrjen e pushtetit politik dhe jo mbrojtjen e Kosovës nga ripushtimi jugosllav”. 13)

Faktet që përmendëm e qindra të tjerë që “flenë” në dosjet e arkivave, flasin për një histori ndryshe nga ajo që është trumbetuar deri më sot përmbi “marshimin e madh” të partizanëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës, që tregojnë se heshtja afro gjysmë shekullore e Enver Hoxhës në Shqipëri, por edhe e shumë udhëheqësve të Kosovës, ishte një përpjekje madhore për ta fshehur krimin, për ta mbuluar të vërtetën dhe bashkëfajësinë me këtë inkursion të “ndihmës vëllazërore” të brigadave partizane ndaj bashkëkombësve të tyre në Kosovë. Nuk mund të themi ekskatedra se nuk kanë luajtur rol partizanët tanë në luftë kundër pushtuesve nazistë, siç nuk mund të pohojmë se ata luftuan në Kosovë vetëm reaksionarët, pra shqiptarët të cilët rezistonin ndaj pushtimit sllavo-serb. Që të arrish në ketë konkluzion tashmë pas 80 vjetëve, kur janë shkruar male me letra për çlirimin e veçanërisht kontributin e partizanëve të Enver Hoxhës për çlirimin e Kosovës, nuk është e lehtë. Titulli i artikullit është intrigues dhe në pamjen e parë të jep përshtypjen se çfarë deshën në Kosovë partizanët e Enver Hoxhës kur gjermanët ishin në kalim ose në tërheqje. Jo e vërteta është ndryshe dhe historia flet. Nga tetori deri n fund nëntor partizanët shqiptarë bënë beteja e luftime të pabarabarta me nazistët. Por kjo nuk ishte as misioni e as deviza e ftesës së forcave partizane të Enver Hoxhës në çlirimin e Kosovës. Ftesa serbe apo e shtabit të Titos ishte e dyfishte dhe më shumë tinzare e dashakeqe….

Kosova u çlirua në fund të nëntorit. [12] U bë provincë e Serbisë në kuadër të Jugosllavisë Federale Demokratike. Shqiptarët e Kosovës, të cilëve u ishte premtuar vetëvendosje nëse bashkoheshin me partizanët, u rebeluan dhe u shpall gjendje ushtarake. U deshën rreth gjashtë muaj që zona të qetësohej pasi rreth 20,000 shqiptarë nën Shaban Polluzën rezistuan ndaj integrimit të Kosovës brenda Jugosllavisë. Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera shqiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe derisa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti NÇ i Jugosllavisë. E konfirmojmë këtë edhe me radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisari i Divizionit V: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”

Tani po vjen 80 vjetori i qenies së partizanëve të Enver Hoxhës në Kosovë. Shumëkush i çliruar ose më mirë i çarmatosur nga ideologjitë, sot në prag 80 vjetorin e kalimit të kufirit shtetëror nga forcat partizane të Enver Hoxhës bën pyetjen: Përse shkuan dhe çfarë roli luajtën ata në Kosovë?! Dokumentet flasin se po të ishte për nostalgjikët, jam i bindur se ata do e quanin vajtjen e partizanëve tanë në Kosovë “luftë heroike që çliroi Kosovën”.

E vërteta është siç edhe ua shpalosa nga historia, arkivat e dokumentacionet e pa shfrytëzuara se në Kosovë partizanët e Enver Hoxhës luftuan nacionalistët kosovarë dhe ia dorëzuan Kosovën pushtetit jugosllav.

Burimet arkivore:
1.”Historia e shqiptarëve”, vëllimi 4, 2021.
2. Butka. U, “Lufta civile në Shqipëri”.
3. “Historia e shqiptarëve”, vëllimi 4, 2021.
4. Lalaj. A, Dosjet e Luftës…
5. Po aty
6. Nasi. L, “Ripushtimi i Kosovës”.
7. “Historia e shqiptarëve”, vëllimi 4, 2021.
8. Po aty
9. Po aty
10. Nasi. L, “Ripushtimi i Kosovës”.
11. Po aty
12. AQSH, Dosja 1945, f.206
13. “Historia e shqiptarëve”, vëllimi 4, 2021.

Autori: Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

/Gazeta Panorama/ 

“U bë i famshëm për atentatin që do t’u bënte anëtarëve të Byrosë Politike”- Kush është vlonjati që bëri epokë në burgje

SPAÇI
Varri i të gjallëve 

Tiranë, 2018

                                              (Kujtime të miat dhe të të tjerëve)

Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë… mos u përzje… se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.

Për mëngjes ndanin supë me do kokrra orizi, apo makarona sharavidhe që fshihnin miza, ndonjëherë edhe krimba, në kaviet që shërbenin si garniturë e mëngjesit. Kur vinte dreka, që pothuaj ishte e pasur, paçka se jepej nëntë, gjer në dymbëdhjetë orë, pas mëngjesit, largësi që lozte aperitivin dhe iu ofronte “armiqve”, mundësinë ta shijonin ushqimin e, ta gëlltisnin pa naze, me gjithë ç’kishte brenda, ngaqë ktheheshin të uritur.

Pra dreka, si më e pasura, kishte bazë perimet, sepse regjimi iu përmbahej recetave vegjeteriane, si më të shëndetshmet. Në normë ishte paraparë edhe njëzet e dy gramë mish, ndonëse për ditë dhe javë, s’i ndihej era, jo më të hasje ndonjë fije, ngaqë përfundonte në tasin e individëve me kontribute reale, te nëpunësit e zyrave teknike, te spiunët, që ktheheshin nga “fushëbetejat” e furnizimi në sasi dhe të burgjeve, me kafshë të reja pune; dhe, jo rrallë, në gavetat e policëve, pak apo aspak kocka, hidheshin në kazanin e përbashkët.

Siç thashë, bazën e drekës e përbënin perimet, që i ndanin sipas sezonit, në pranverore, verore-vjeshtore dhe dimërore. Në perimet pranverore, kreun e mbante spinaqi dhe qepët e njoma, të cilat hidhnin pa i pastruar në kazan, apo i prisnin dy copash, për të shfrytëzuar maksimumin e kripërave minerale të dheut ku ishin rritur dhe i kridhnin të zienin me gjithë rrënjë, iu kallnin ca pika vaj, edhe pse norma ishte dymbëdhjetë gramë.

Nëpërmjet këtij rregulli të pashkruar, mbanin armiqtë larg kolesterolit të t’lynit. Kësisoj përdornin vajin vegjetal, luledielli apo pambukun përzier me sallo derri, rëndomë edhe vaj balene për të shumëfishuar vlerat ushqyese.

Në sajë të kujdesit “atëror” të Partisë, në kapërcyellin pranverë-verë, numri i perimeve shtohej, për pasojë shumëllojshmëria rritej, ndonëse për majin, qershorin dhe gjithë korrikun, baza mbetej sërish qepa, por e rritur tashmë. Pra, kokën e qepës, e shtinin me gjithë bishta në kazan, për të shtuar përqendrimin e kripërave minerale; mbështetur në barsoletën e peshkatarit, me peshkun plak, që kur kish rënë në rrjetë i vogël, e kish lëshuar për t’u rritur dhe kur e zuri plak, e iu lut ta falte, se tashmë i qe flashkur mishi, ja ktheu me sentencën më të mençme, që ja dha truri:

“Qepë plakë dhe peshk të moçëm s’ka! Qepa e vjetër, është më e ëmbël; peshku i moçëm më i shijshëm”! dhe e poqi në qeromidhe. Për t’i shtuar shijen, hidhnin do grushte bizele, apo fasule qorre, ndërsa erëzat, s’i këshillonin, sepse i kthenin konsumatorët tekanjozë.

Në muajt gusht, shtator dhe tetor, zgjidhej problemi, në kazanin e burgut mbretëronte “bukuroshi mavi”, i ndarë më katërsh. Kur e shihje të notonte krenar mbi ujin e zi, të pritej oreksi e të zgjatej dieta; rrallë qëllonte ndonjë zhokël domate, apo piperke, që i sillnin kur u kalbeshin arave.

Me brymat e para, kazani ndryshonte përmbajtje. Për të shumuar vlerën kalorike, s’mund të gjeje më ideal se prasi, që dikush e quante; “Presh”, tjetri “Purri”, të tjerët “ai i gjati” dhe hokatarët “Akil”, jo epitet klasik i sajuar nga nostalgjikët e Akil Pelidit të famshëm, të Iliadës së Homerit plak, po të një tjetër Akili, që bëri epokë në burgje dhe u bë i famshëm për atentatin e munguar, që do kish dashur t’iu bënte anëtarëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës Shqipërisë, në festimet pesëdhjetë vjetorit të Pavarësisë, në Vlorën heroike të Ismail Qemalit, paçka se s’i kish shkuar ndërmend kjo mesele!

Në mungesë të lapidarit për atentatin e munguar, shkodranët e përjetësuan “Akil Kurbinin”, në artin e kulinarisë me gjallje; një gjellë të pandashme, për gati pesë muaj, e pagëzuan “receta Akil”.

Akili i dobët, i hollë, i gjatë, i thatë, me trup disproporcional dhe gjymtyrë kilometrike, afër dy herë përmasat e trungut dhe me kokë që fillonte me çaçkë majuce dhe përfundonte me mjekër majuce, ku bënin majë një tufëz qimesh që iu shëmbëllenin rrënjëve të prasit, iu dha dorë shkodranëve, të shquar për qoka, ta shpotisnin; “Purri Beltoje”, ose “Kavak Stajge” dhe mbi-gjellën e sezonin dimër-pranverë e hershme, ta mbiquanin “Receta Akil” dhe për ta veçuar, shtonin: “nga ai i xhati”.

Filo-helenisti Vas Gavoçi, i pasionuar pas greqishtes së vjetër dhe mitologjisë greke të antikitetit, hante bukë me krahinorin e vet, Shtjefën Lacuku. Por Vasi harrohej dhe përhumbej pas klasikëve, kështu “vogëlsitë” e përditshmërisë, i mbeteshin Tefit që, i shkathët si ketër dhe i vogël si gogël, po hokatar si ai, merrte porcionet dhe priste Vasin, që kalonte faqe pas faqesh në kuvend me klasikët, gjersa gjella bëhej kallkan, mbi tabakun e kompensatës.

“U ftoh xhella, o Vas”! – e kujtonte Tefa.

“Ç’xhellë kena sot, o Tef”? – përmendej Vasi.

“Asha Zotin, kena mbretneshën e kulinarisë, gjellën ma të mrekullueshme, ma t’fismen dhe ma t’shijshmen, që ka shpik truni i robit: kena ‘Akil’”!

“Lëne Akilin në lashtësinë e vet, mos ma përzi me llumin e sotëm, or burrë”! – i lutej Vasi.

“Jo, or ta marsha, s’kam punë me Akil Pelidin tat, po me kët ‘të xhatin’, purrin e Beltojës! Apo s’t’i kanë pre, me t’u ngi syni”! – ja kthente Tefa allan shahit.

Bashkëshoqëruesja e “të xhatit”, ishte fisnikja lakër arme, që dashamirësve të futbollit, iu priste oreksin sa e shihnin të ndarë në copa, përkundrazi kur lundronte top në kazan, kalonin në delir, sa linin në baste me shoqi-shoqin gjellën e një jave dhe grindeshin, kush do ta gjente topthin pa prishur.

Kur profesori im, Shyqyri Gruda, ish-futbollist i “Vllaznisë” dhe i kombëtares, arriti të shtinte në dorë (më falni, në tas) një lakër pa shprishur, gati u shprish mendsh nga sadisfaksioni që ia arriti lumnisë dhe gjezdisi fjetore më fjetore e, zgëqe më zgëqe, me tasin në dorë, madje, desh ta demonstronte edhe në biruca, t’iu krenohej të izoluarve, për mrekullinë që i solli fati (më falni, kuzhinieri). Eksklamacione kapën Jeminin, kur iu avit Sefedinit’ portierit të shquar:

“Pa qyre Sef, çfarë topi ngjyrë sermi, as Pelja s’ka mujt me shnue e kët perlë! Besa s’më kish ra me pa bukuri si ky, ene kur lujsha vet! Tash ma pruni fati (më falni, kuzhinieri) dhe s’kam m’e lshue”!

“I pafsh hajrin Shyq djali, vet sun e pres at far topit”! – ia ktheu portieri i dytë i Kombëtares. Shyqi ia pa hairin shukut të lakrës; Shahin Skura, (komisari i kampit), i taksi një muaj “pushime dimërore” në… biruca.

Darka ish shoshitur nga disa komisione mjekësh, që “shpikën” receta shkencore: fillimisht të mos u jepej fare, jo për të kursyer rezervat e shtetit, që ishin plot, por lipsej të ruanin kondicionin fizik dhe t’i mbronin armiqtë, nga epidemia e mbingopjes, sepse i druheshin obezitetit, me tërë pasojat e pakëndshme. Me barkun bosh, robi ndihej rehat, flinte lehtë dhe s’e shqetësonin gazrat, s’ndjeje dhimbje stomaku, për shkak të tretjes së zorshme. Bëj fjalë, për kë vuante nga ulcerat memece dhe gastritet e agravuar, ndonëse askush s’flinte, nga gërryerja e përvajshme e zorrëve bosh.

Për gjashtë-qindëshit dhe të tjerët që i përkisnin kësaj kategorie, kjo dietë mbeti në fuqi, gjer në nëntëdhjetë e njëshin, kur u mbyllën burgjet. Sidoqoftë, menyja dha rezultate hata! Shpëtoi nga mundimi i zvarritjes mbi tokë, mijëra qyqarë, në gjithë territorin ku pati burgje dhe kampe politikë, shtoi numrin e varreve pa emër, për pasojë, plehëroi tokat e Atdheut.

Pra, mbështetur në “principet humane dhe mjekësore”, për punëtorët u fut një normë e lehtë, me kast t’i ruanin nga “sëmundja e mbingopjes”. Ndanin një lëng të kuqërremtë, që thirrej çaj, ku zor se kuptohej prania e sheqerit, ndonëse letrat flisnin për dymbëdhjetë gramë, por nisur nga limitet e sipërcituar, s’u hodh kurrë kjo sasi, sepse regjimi mëtonte t’i “ruante” armiqtë nga diabeti, gjëma shkatërrimtare e shekullit që e vuante edhe Enveri i tyre.

Droja se mund të mbeteshin pa kundërshtarë, i detyroi të ishin të kujdesshëm, se fundja, me kë do ndesheshin mandej?! Dhe sasinë’e letrës, e reduktuan në dy gramë. Lëtyra ishte e hidhur farmak, sa s’e shtije dot në gojë dhe emetonte një aromë, që t’i sillte zorrët në grykë; (çlironte erë klori, përzier me nuk di ç’ilaç duhmë-rëndë, që e hidhnin për mos t’u bërë meshkuj…, se hajde t’iu plotësoje nafaizet pastaj!)

Pa përkushtimin dhe sakrificat e familjarëve tanë, si dhe solidaritetin e ndërsjellë, sot species interesante “ish-i burgosur politik” s’do t’i ndihej karkërima; edhe në do ndeshej ndonjë, do i përkiste kategorisë që mbajti nën sqetulla komanda, punonjësit fatlumë të kuzhinës dhe batakçinjtë e Mehdi Nokut.

Historiku i tagjisë

Të kthehemi në temë. Komunistët synonin t’i shfrytëzonin qelepir skllevërit-kafshë-pune, siç i konsideronin të ngujuarit brenda telave gjembaçë. Por që të kapnin kapacitetet rekord duhej t’iu shtonin tagjinë. Qysh në dyzet e pesën, në burgje ndrynë ajkën e kombit.

Hetuesia pa limit, torturat fizike, dieta në shterim, mungesa me kast e trajtimit shëndetësor, shto punën me orare të zgjatur, që i shndërroi fat-kobët në skelete pa pikë takati, si dhe moshën që kalonte me vitet, shtuan vdekjet dhe vazhdoi decimati, ndonëse numri i të dënuarve, u shumua disa fish.

Me gjithë pretendimin e drejtuesve për një vend normal, me kushte normale dhe qeverisje normale, në Shqipëri ndodhi e kundërta e asaj ç’ka ndodh në botën demokratike, ku qeveritë sapo marrin pushtetin, rivendosin rendin, forcojnë ekonominë, dënojnë krimet e paraardhësve, nëse gjenden fajtorët, dhe mbyllin defterët me të shkuarën. Teksa thellojnë progresin dhe ndëshkojnë korrupsionin, për të ruajtur stabilitetin makroekonomik, dënojnë pa kompromis krimin ordiner dhe stop në aspektin politik.

Por ç’ndodhi në Shqipërinë komuniste?

Sa më shumë i largoheshim dyzet e katrës, më tepër rritej numri i “armiqve”. Vetëm me tre nene: për “tentativë arratisje”, për “terrorizëm të supozuar” ndaj personaliteteve shtetërore dhe për “agjitacion e propagandë”, i mbushën burgjet cyt. Këta nene vampire, gëlltisnin që nga kundërshtarët ideologjikë të Partisë Komuniste, gjer te mjeranët që gjakosnin duart për Enverin.

Kundërshtarë ideologjikë, përbënin kontingjentin e parë të burgjeve politike në Shqipërinë e pasluftës. Ky konglomerat idealist-nacionalist, përfaqësonte që nga shtresat e pasura dhe të mesme, inteligjencien tradicionale, gjer te qytetarët apo fshatarët e thjeshtë, të inkuadruar në radhët kundërshtare. Kjo amalgam, përfshinte në gjirin e saj nëpunës të lartë dhe të mesëm, trashëgimi e perandorisë osmane, gjer te e reja e shkolluar në Perëndim, që të parët i konsideronin regres, për perspektivën e së ardhmes.

Kish ndër ta anarkistë dhe jakobinë, të njëzet e katrës, liberalë dhe social-demokratë të mëvonshëm, që me gjithë kundërshtitë ideologjike dhe papajtueshmërinë për mbarëvajtjen e kombit, me përfundimin e Luftës, u gjendën nën dërrmën e mokrrës komuniste, si Odisea mes Shilës dhe Karibdës; i rreshtuan në krahun humbës dhe i shpallën armiq, pa marrë në konsideratë mospërputhshmëritë politike.

Komunistët i mëshuan propagandës përçarëse, duke parë te çdo kundërshtar, medoemos armikun e popullit, pavarësisht se shumica vunë në shërbim të çështjes kombëtare, gjithë ç’kishin dhe u sakrifikuan me emrin e Shqipërisë, ata i futën në një thes, pa mëdyshje dhe pas kësaj, pasojat qenë të trishta; iu vlerësuan zero kontributet, i paditën për nacionalizëm arkaik dhe bash për këto shkaqe, ua rënduan barrën e akuzave, me demek penguan prosperitetin, në emër të Shqipërisë së Madhe.

Për t’i dhënë formë plotësore armatës së armiqve, duhen përmendur edhe ata mijëra shqiptarë, me prejardhje modeste, por me dashuri pa skaj për popullin dhe atdheun, që i kushtuan gjer edhe jetën. Por këta, mbeteshin për komunistët, po aq armiq, sa të parët, në mos më tepër sepse, nisën luftën pa u pjekur thanat dhe goditën “çlirimtar-pushtuesin” italian, pa pritur urdhrin e Baba Stalinit dhe pa marrë pëlqimin e Kominternit, madje edhe pse u radhitën pa iu marrë dorën, atyre me ‘Ballin’ dhe Legalitetin.

Sipas pikëpamjes fshataro-leniniste, aderimi në “formacione kundërshtare”, rrjedhimisht armike, përbënte krim, ndaj secili që u përfshi në radhët e tyre, lipsej parë tradhtar i popullit dhe Atdheut. Meqë pranuan të luftonin pa pëlqimin e dirigjentit Tito, si dorëzanë i Baba Stalinit, i etiketuan; kolaboracionistë. Pra edhe këtë kontingjent, me prejardhje modeste, e rreshtuan në falangat “armike”.

Një pjesë e të sipërcituarve, shkuan në litar e plumb, kush e teproi e degdisën në kampet shfarosës, në ndërtim banesash, tharje kënetash, bonifikime, në lartësim fabrikash dhe uzinash, etj.

Të dënuarit e mëvonshëm ishin derivate të të dënuarve të parë dhe i përkisnin kontingjentit më të përvuajtur të Shqipërisë komuniste, që i rrëmbyen nga vend-internimet, ku i kishin syrgjynosur, i paditën për tradhti të lartë dhe i plasën në kampe, ndonëse s’ndryshonin kund nga burgjet, në të cilët aplikonin të njëjtat forma, paçka se në një vathë, më të gjerë dhe me më pak roje.

Por edhe këta po fironin. U ul numri natyral, sepse o vdiqën në burgje, o, nëse dilnin gjallë, ishin të vjetër dhe të paaftë për riprodhim. Për të shumuar numrin e skllevërve-kafshë-pune, lipsej të perfeksionohej metoda. Sigurimi u bë mjeshtër manipulimi dhe novator në zanat, s’e pati të vështirë të kërkonte dhe gjente resurse të reja, duke krasitur edhe degët e pemës vet.

Sistemi i ngritur mbi themele gjaku dhe i bazuar në dogmën e filozofisë marksiste, s’mund të mbijetonte pa i fryrë zjarrit të luftës klasore, jo më në popull, por edhe në gjirin e partisë ku nxitën ekzistencën e një antagonizmi permanent, gjoja në emër të pastërtisë ideologjike, ku shtuan tempin e terrorit, duke e shpallur kundërshtarin medoemos armik, dhe i eliminoi pa mëdyshje, si të tillë.

“Armikun do ta gjejmë atje ku struket, në çdo formacion shoqëror, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo mëhallë, në çdo kolektiv, në çdo grupim, madje edhe kur s’ekziston, do ta shpikim, do qërojmë metastazat dhe t’i flakim në ferr, që të shëndoshim Partinë dhe të ruajmë të pastër qelizën” Këtë predikonte “Zeusi” i gjithëpushtetshëm dhe zagarët hidheshin në ofensivë.!

E nisën lojë bërrylash për pushtet personal, e thelluan dhe e vazhduan si patologji klasore, për të ruajtur pushtetin e fituar nëpërmjet bërrylave, gjersa revolucioni hëngri “trimat” që polli, si buçja këlyshët e saj. Pjesën tjetër të kontornos, e plotësuan me pjellat e buçes së kuqe, sa s’mbeti shtëpi pa një armik dhe fis pa dy kulakë; njëri në burg, të tjerët në internim.

Spiunllëku u bë profesion nderi; djali spiunonte nënën te operativi; gruaja burrin, te kryetari i Këshillit; vajza babanë, te sekretari i Byrosë.

Të dënoje dikë për krime politike, ishte gjëja më e lehtë. Neni “73” (me Kushtetutën e re “55”) u shtri në pafundësi. Ky nen-oktapod, i kalli tentakulat në çdo qelizë të shoqërisë, u bë veshi dhe syri në rrezet e dyerve, zhyti kthetrat në çdo zgëqe, që nga shtrati martesor, gjer në plenumet e Byrosë Politike dhe bash si fuga qerthullore, përfshiu në grepçat pa numër, që nga lavdthurësit e udhëheqësit të ndritur e, gjer te kritikët. Efektet e nenit-fugë, që vërtitej në lëmin njëzet e tetëmijë kilometër katrorë dhe rraste në ferr, ç’haste para, i ndjenë mbi shpinë njerëzit e zakonshëm, gjer te anëtarët e paprekshëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së.

Pra, në falangat “armike”, rreshtuan edhe anëtarët e kastës dhe e shumuan numrin sa afër fundit, s’u mor vesh kush mbeti pa u përfshirë në këtë armatë!

Falangat e shtuara e impenjuan pushtetin të gjente mënyra shfrytëzimi, për këtë super-forcë. Ndaj çelën fronte të reja: galeritë e Spaçit, minierat e Qafë-Barit, etj., ku çuan të dënuarit me moshë të re.

Por puna në miniera ishte shumëfish e rëndë dhe ambientet dëmtuese, skllevërit po sëmureshin dhe binin topa-topa si pulat me flamë, spitali i burgut s’kishte më shtretër të lirë, varrezat u mbushën deng, vetëvrasjet u dyfishuan, rebelimi po rritej, si pasojë s’realizohej norma dhe s’plotësohej plani.

Por pushteti që e nisi me plane njëvjeçarë, dyvjeçarë, pesëvjeçarë, ani pse s’u realizuan kurrë, e përkthente mosrealizimin dështim dhe se toleronte. Kësisoj, për t’i shpëtuar falimentit dhe për të rritur rendimentin e skllevërve-kafshë-pune, shtuan “tagjinë”.

Këtu zë fill dieta e Spaçit, ku në ndryshim nga burgjet e tjerë, shtuan paksa normën.

Ndërkohë dieta e diferencuar vijonte. Ndarja në punëtorë dhe gjashtë-qindësh, që përbënin një minorancë të papërfillshme, sepse kush përfundonte i tillë, e transferonin gjetkë. Edhe vetë punëtorët i ndanin; në të sipërfaqes dhe sektorëve ndihmës, që përfitonin dietën e zakonshme, e minatorët që ishin përfituesit e dietës në fjalë.

Në nëntokë të binte bretku, s’ishte ndonjë privilegj i lakmueshëm, për shkak të kushteve ambientale, gati inferrnale që ta bënin jetën def. Sa fusje kokën në galeri, madje që në grykë, ndjehej një avull i zbardhëllemë me aromë myku, që edhe mes gushtit, notonte në ajër. Kur jashtë të asfiksonte thatësira, në grykën e minierës, të ndriste vesa mbi vetull. Pale në brendësi, ku të bluante igrasia dhe kur shtyheshe me thellë, të mbulonin avujt, kokë e këmbë.

Veç lagështisë, lipsej për t’u suportuar tymi i gazrave të dinamitit dhe karbitit, që i katandisnin të dënuarit astmatikë, qysh muajt e parë, i villnin vrer dhe bashkë me këlbazën, qitnin shtrepa gjaku. Këtë fenomen e hasje në çdo cep, sidomos te nevojtoret dhe çezmat, ku gjeje gëlbazë të verdhë, të zezë përzier me dregëza gjaku; domethënë silikati shkëmbit, acetileni dhe grimcat e tritolit, e kishin bitisur punën.

Përpos silikateve dhe gazrave helmues, të mësynin miliarda bacile e baktere vdekjeprurës, ku në organizmat pa imunitet të të dënuarve, gjenin parajsën, shumoheshin dhe iu brenin organet jetike, më pas emigronin te të tjerët, gjersa epidemia prekte gjithë kampin.

Puna në miniera, dëmtonte shëndetin mendor, kur hyje në vrima kujtoje se jetoje ditën e fundit. Ndaj urimi tipik nga përcjellësit: “Zoti t’ruajt”! dhe nga ai që përcillej: “Ma bëj hallall”, ishin dy shprehitë monotipe, që zbërthejnë dramën psikologjike, të minatorit. Memorie.alNga Shkëlqim ABAZI


Send this to a friend