“Xhemijeti”, pra Asamblea, “ka vendosur të shpëtojë mëmëdheun nga dëshirat e kësaj race të mallkuar e të marrë përsipër mbi shpatullat e tij atdhetare njollën që errëson historinë ottoman. Xhemijeti, i paaftë të harrojë të gjithë goditjet e hidhësitë e hershme, ka vendosur të asgjësojë të gjithë armenët që jetojnë në Turqi, pa lënë asnjë të gjallë”. Njëqindenëntë vite mbas asaj deklarate të turpëshme synimesh të Komitetit të Bashkim – Përparimit dhe zbatimit të llahtarshëm sistematik të projektit, Dita e Kujtimit të Gjenocidit Armen përkujtohet sot ndërmjet dy paradokseve. I pari është që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që nëpërmjet kërcëllimës së dhëmbëve nuk pranon t’a njohë si një gjenocid plojën e rreth një million e gjysmë armenëve dhe frikëson këdo që guxon t’a bëjë (madje edhe Barak Obama mbas rizgjedhjes së tij nuk pranoi të respektonte premtimin e bërë në fushatën zgjedhore) lëvdon përzënien e pakicës armene nga atdheu i tyre mijëvjeçar I Nagorno-Karabakut (“Na ka bërë krenar Azerbaixhani që ka çuar përpara veprimin ushtarak në kohë të shkurtëra e me respektin më të madh për civilët”) dhe damkon pa ndryshimin më të vogël tepritë e Izraelit në kundërveprimin ndaj plojës kundërsemite të 7 tetorit: “Jemi dëshmitarë të njërës ndër barbaritë më të mëdha të këtij shekulli. Duke marrë letër të bardhë nga vendet perëndimorë, qeveria izraeliane e Netaniahut po zbaton një gjenocid para syve të të gjithëve”. Një tezë e ritheksuar disa herë në këta muaj me mbështetjen e hapur të Hamasit si lëvizje “atdhetarësh” (rol I mohuar atdhetarëve armenë të Karabakut) pa asnjë kritikë ndaj vrasjeve të 7 tetorit të fanatikëve islamikë.
Paradoksi i dytë është pamundësia për të harruar që mbi temën edhe Jeruzalemi (me të cilin Armenia u zu në 2020, duke tërhequr ambasadorin me padinë Izraelit se i kishte shitur armë Azerbaixhanit) nuk është i kristaltë. E nëse tani i përplas në fytyrë Erdoganit faktin se ai e ka mohuar gjithmonë gjenocidin armen, edhe në qershorin e vitit 2018 Kneseti zgjodhi pezullimin e rrugës parlamentare për njohjen e plojës së një shekulli më parë si gjenocid. E bëri, u shpjegua, për të “mos ndihmuar” udhëheqësin turk atëherë në fushatë zgjedhore, e për të mos turbulluar marrëdhëniet që po përmirësoheshin. Fakti është që edhe viktimat e Shoahut, hapin përfundimtar të njohjes zyrtare të gjenocidit armen nuk e kanë kryer. Në serinë ka gjenocid e gjenocid…..
“Corriere della Sera”, 23 prill 2024 Përktheu Eugjen Merlika
Ish të burgosunve dhe bashkëvuejtësve të mija viktimave si të guximtarit fatzi që për 12 orë eci drejt vdekjes në kërkim të LIRISË, u rrnoftë liria me sha diktaturën, me u ankue për bujarat, edmond cajat e calat, madje edhe me tregue me gisht gramozat duerpërgjakun e kriminela tjerë.
Atyne u rrnoftë lirija edhe me lëshue vendin, përjashta me krijue nji jetë ma të mirë, eventualisht ddhe me folë e me shkrue për vuejtjet nën diktaturë, por edhe me u miqsue me ish persekutorët dhe prokurirët, mundësisht edhe ndonji fotografi me ta për t’u tregue burra zemërnujarë.
Ish të burgosunve dhe bashkëvuejtësve të mija viktimave si të guximtarit fatzi që për 12 orë eci drejt vdekjes në kërkim të LIRISË, u rrnoftë liria me sha diktaturën, me u ankue për bujarat, edmond cajat e calat, madje edhe me tregue me gisht gramozat duerpërgjakun e kriminela tjerë.
Atyne u rrnoftë lirija edhe me lëshue vendin, përjashta me krijue nji jetë ma të mirë, eventualisht edhe me folë e me shkrue për vuejtjet nën diktaturë, por disa edhe me u miqsue me ish persekutorët dhe prokurirët, mundësisht edhe ndonji fotografi me ta për t’u tregue burra zemërnujarë.
Në kishim 45 vjet që lexonim libra për komunizmin sot në kemi 30 te tjera që komunistët na ndoqën nga vatanet tona për çfar demokracie flasim këta janë njerëz që armatosen dhe fëmijët në 1997 une këta politikanët tanë është një shprehje këtej nga anët tona .JAN QENË QE HANE KOPEN E TYRE