VOAL

VOAL

Intervistë me gruan e Julian Assange – Stella Moris: “Ekstradimi në SHBA shkel haptazi nenin katër të Traktatit të Mbretërisë së Bashkuar

June 17, 2022
blank

Komentet

blank

Përse e vrau veten Clara Immerwahr? Kush e shpiku gazin e përdorur nëpër dhomat e gazit gjatë Holokaustit

Ironia e fatit te ebrenjve të shfarosur me gasin e shpikur nga nje shkencetar ebre….

Clara Immerwahr, shkencëtarja hebreje, qé kreu vetëvrasje kundër përdorimit të gazit helmues, të krijuar nga bashkëshorti i saj Fritz Haber.

Clara Immerwahr (1870 – 1915) lindi në Silesi në një familje të pasur hebreje dhe, pasi studioi në shkollat ​​e vajzave dhe provimet rigoroze të pranimit në universitet, arriti të diplomohej në Kimi në Universitetin e Wroclaw.

Ajo ishte gruaja e parë në Gjermani qe studioi ne kete dege dhe më vonë mori edhe doktoraturën.

Ajo u martua, në moshën tridhjetë vjeçare, me Fritz Haber (1868-1934), një kimist i shkëlqyer, nga një familje hebreje.

Fillimisht ajo bashkëpunoi në kërkimet e tij siç mund të konkludohet nga dedikimet qe ai i dedikoi për tekstet që botoi: “Për gruan time të dashur Clara Haber, Ph.D., në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e saj të heshtur”.

Pas lindjes së djalit të saj Hermann, një fëmijë me shëndet të dobët, i cili mori një pjesë të madhe të vëmendjes së nënës së tij, në pak kohë që kishte mbetur nga puna e amvises, Clara organizoi konferenca publike me temë:

“Kimia në kuzhinë dhe në punët e shtëpisë” ajo synonte të edukojë gratë për përdorimin e kimikateve të përdorura zakonisht në shtëpi.

Haber-ët u bënë të pasur pasi shpikja e Haber-it për sintezën e amoniakut nga hidrogjeni dhe azoti atmosferik u industrializua nga Carl Bosch.

Por Clara ishte shumë e pakënaqur me marrëdhënien e saj me burrin e saj dhe me jetën e saj të zbritur në rolin e gruas dhe nënës: “Ka qenë gjithmonë mënyra ime e të menduarit se një jetë ia vlen të jetohet vetëm nëse i keni përdorur plotësisht të gjitha aftësitë tuaja. Une u përpoqa të kem çdo lloj eksperience që ofron jeta njerëzore. Pikërisht nën këtë impuls, ndër të tjera, vendosa të martohem në atë moment… jeta që pata ishte shumë e shkurtër… dhe arsyet kryesore janë shtypja e Fritz-it. Mënyrë për ta vënë veten të parin në çdo gjë…, kështu që një personalitet më pak i pamëshirshëm vetëpohues thjesht u shkatërrua.”

Në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, kërkimet e të shoqit çuan në shpikjen e gazeve asfiksuese të cilat ai i vuri në dispozicion industrisë së luftës.

Klara u përpoq në çdo mënyrë ta largonte atë, por pa sukses.

Haber kishte sintetizuar disa gazra me bazë klori, më i famshmi që ishte i ashtuquajturi “gazi i mustardës” (tioeteri i kloroetanit) i përdorur në betejën e dytë të Yprès nga gjermanët nën mbikëqyrjen e Haberit më 22 prill 1915, duke shkaktuar 5000 vdekje në dhjetë minutat e para. Quhej gaz mustardë dhe ishte arma e parë e shkatërrimit në masë.

Haber festoi “suksesin” e Betejës së Yprès dhe promovimin e tij në gradën e kapitenit, gjatë një mitingu në vilën e tij më 1 maj 1915.

Natën e nderimit te 1 në 2 maj, Klara kreu vetëvrasje duke qëlluar veten me pistoletën standarde të të shoqit në kopshtin e vilës: mënyra e saj për t’u deklaruar “jo bashkëpunëtore në shfarosjen”.

Vetëvrasja e Klarës mbeti kryesisht në hije. Gjashtë ditë pas vdekjes së tij, vetëm gazeta lokale raportoi se “gruaja e Dr. H. e Shërbimit Sekret, aktualisht në front, i dha fund jetës duke qëlluar veten. Arsyet për gjestin e pakënaqur të gruas nuk dihen”.

Para vdekjes së saj, Clara kishte shkruar letra duke shpjeguar gjerësisht vendimin e saj, por ato u zhdukën. Haber më vonë shpiku edhe Zyklon, i cili u përdor në dhomat e gazit të kampeve naziste të përqendrimit.

Në vitin 1918 ai mori çmimin Nobel në Kimi për “sintezën e amoniakut”.

Marrë nga: Shkencëtarët në kohën e Liliana Moro dhe Sara Sesti

Shqiperoi : Rezarta Gina

blank

Rrëfimet më bombastike nga princi Harry

Libri i princit Harry po bën shumë bujë, edhe pse nuk ka dalë akoma në shitje. BBC ka arritur të sigurojë një kopje të librit ‘Spare’ nga libraritë e Spanjës, pasi atje ka dalë gabimisht në shitje më herët. Akuzat që bën Harry janë bombastike. Ja disa prej tyre:

Harry dhe William i kërkuan babait të tyre të mos martohej me Camilla-n.

Harry shkruan se iu lutën babait nga frika se ajo do kthehej në njerkën e keqe. Bashkë me vëllanë, ai bëri disa takime të ndara me Camilla-n. Në libër thuhet se ai dhe William ishin të gatshëm ta falnin atë në zemrat e tyre, nëse Camilla mund ta bënte të lumtur babanë e tyre.

 

blank

 

Një mesazh nga Diana nga përtej varrit

Harry tregon në libër se si trishtimi për vdekjen e nënës së tij, Dianës, bëri që të kërkonte ndihmë nga një grua që thuhet se kishte fuqi mistike. “Nëna jote thotë se ti po bën jetën që ajo nuk mundi ta bënte. Ju po jetoni jetën që ajo donte për ju,” i tha parashikuesja.

Babai nuk e përqafoi kur vdiq Diana

Në kujtimet e tij, Harry përshkruan momentin kur babai i tij, Charles, i dha lajmin se Diana ishte përfshirë në një aksident me makinë. Harry thotë se babai i tij nuk është i mirë në shprehjen e ndjenjave, madje nuk e përqafoi pas lajmit. Më vonë, Harry thotë se e përsëriti udhëtimin që bëri Diana me makina kur humbi jetën, me shpresën se do e mbyllte si kapitull, por kjo e bëri të kishte më shumë dyshime për shkakun zyrtar të vdekjes.

Vëllai e shembi përtokë pas një sherri

Harry pretendon se vëllai i tij, William e kapi për jake, ia grisi varësen dhe e rrëzoi në dysheme në vilën e tij në Londër. Në libër thuhet se sherri nisi pas komenteve që bëri William për Meghan, duke thënë se ajo ishte e vështirë, e vrazhdë dhe e bezdisshme. Kur Harry i tha se ai ishte papagalli që po ushqente mediat me lajme, ai shkoi drejt tij, e kapi për jake dhe e rrëzoi në tokë. “Rashë mbi tasin e qenit, i cili u thye poshtë shpinës. Copat më prenë. Mbeta i shtrirë dhe i trullosur për një moment, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, tregon Harry.

Si e humbi Harry virgjërinë pas një pub-i

Harry tregon se ishte 17 vjeç kur e humbi virgjërinë me një të grua të moshuar në një fushë pas një pub-i. Ai thotë se ishte një eksperiencë poshtëruese. Harry tha se gruaja e e trajtoi atë si një ‘hamshor të ri’.

Përdori kokainë kur ishte 17 vjeç

Harry thotë se atij iu ofrua kokainë në shtëpinë e dikujt kur ishte 17 vjeç. Ai pranon se e ka marrë këtë drogë edhe në raste të tjera, por nuk i ka pëlqyer. Harry rrëfen edhe se ka tymosur kanabis në kolegjin ‘Eton’ kur ishte nxënës. Po ashtu gjatë një udhëtimi në Kaliforni, thotë se ka marrë kërpudha magjike.

Vrau 25 talebanë duke luftuar në Afganistan

Ndërsa shërbente si pilot helikopteri në Afganistan në vitet 2012-2013, ai thotë se mori pjesë në gjashtë misione, ku përfshiheshin edhe vrasjet, por ai i shihte ato si të justifikueshme. “Nuk është një statistikë që më mbush me krenari, por as nuk më lë të turpëruar. I zhytur në vapën dhe konfuzionin e luftimeve, nuk i shihja ata 25 si njerëz. Ata ishin si gurë shahu që hiqeshin nga tavolina, njerëz të këqij që eliminoheshin para se të vrisnin njerëz të mirë”.

Meghan ofendoi Kate duke i thënë se e ka trurin si bebe

Harry tregon në libër se si gruaja e tij, Meghan kishte ofenduar kunatën Kate, duke thënë se ajo kishte trurin e një bebeje. Kjo ndodhi përpara dasmës mbretërore të vitit 2018. Gjatë përplasjes, Kate pranoi se ajo e kishte bërë gruan e tij të qante. William reagoi duke i thënë Meghan: “Kjo ishte shumë brutale, këto gjëra nuk bëhen këtu”. Kurse Meghan i tha: “Hiqe atë gisht nga fytyra ime”.

Babai iu lut vëllezërve që të mos ziheshin

Pas funeralit të Dukës së Edinburgut në vitin 2021, Harry përshkruan një tjetër konfrontim mes tij dhe vëllait. Harry thotë se babai Charles hyri mes tij dhe William dhe iu tha atyre: “Ju lutem, djema, mos i bëni vitet e mia të fundit një mizerje”.

William ishte trashëgimtari dhe Harry ishte ‘rezerva’.

Harry shkruan se kur ishte 20 vjeç, i thanë se Charles i kishte thënë Dianës: “Fantastike, më ke dhënë një trashëgimtar dhe një rezervë (spare). E ke bërë punën tënde”. Nga kjo e ka marrë titullin edhe libri me kujtime ‘Spare’ (Rezerva).

blank

ZiA: Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane

Marrë nga Associated Press

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe do të vazhdojë ta bëjë, duke konfirmuar për herë të parë akuzat e hedhura poshtë për vite me radhë.

“Zotërinj, ne kemi ndërhyrë, po ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë. Me kujdes, saktë dhe në mënyrën tonë, siç dimë të bëjmë”, u mburr zoti Prigozhin në komentet e postuara në rrjetet sociale.

Deklarata nga ai që njihet si “kuzhinieri i Putinit” vjen një ditë para se amerikanët të hedhin votën në ato që njihen si zgjedhjet e mesmandatit, pas një kërkesë për komentonte mbi këtë çështje.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentonte mbi zhvillimin.

Ky ishte pranimi i dytë i rëndësishëm në muajt e fundit nga biznesmeni 61-vjeçar, i cili ka lidhje me Presidentin Vladimir Putin. Biznesmeni Prigozhin më parë është përpjekur të mbajë aktivitetet e tij jashtë syrit të publikut ndërsa tani duket gjithnjë e më i interesuar për të fituar ndikim politik.

Në shtator, ai deklaroi publikisht se qëndronte pas kompanisë së mercenare, grupit Wagner, çka ishte mohuar më parë nga vetë ai. Biznesmeni Prigozhin foli hapur për përfshirjen e mercenarëve të Grupit Wagner në agresionin 8-mujor rus në Ukrainë.

Firma kontraktore ushtarake gjithashtu ka dërguar forcat e saj në vende si Siria dhe Afrika Nën-Sahariane.

Kohët e fundit kanë dalë pamje filmike të një burri që i ngjan rusit Prigozhin, i cili shihet duke vizituar kampet e të burgosurve rus për të rekrutuar individë që të luftojnë në Ukrainë.

Në vitin 2018 Shtetet e Bashkuara ngritën akuza ndaj Yevgeny Prigozhin-it si dhe ndaj më shumë se 10 shtetasish të tjerë rusë e tre kompanive ruse, lidhur me rolin e tyre në drejtimin e një fushate të fshehtë në mediat sociale me qëllimin për të përçarë publikun amerikan para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 që u fituan nga republikani Donald Trump.

blank

Aktorja iranianiane heq hixhabin e del nudo në shenjë proteste

Një aktore iraniane e Netflix-it ka zhveshur hixhabin dhe rrobat e saj islame shtresë pas shtrese deri në të brendshmet e saj në një protestë sfiduese kundër ligjeve autoritare të regjimit të veshjeve.

Elnaaz Norouzi, 30 vjeç, ndau një video në të cilën ajo hodhi shaminë e saj të imponuar nga shteti dhe qëndronte topless në shenjë solidariteti me demonstratat masive që tronditën Iranin që nga vdekja në paraburgim e Mahsa Amini, 22 vjec e cila u arrestua nga policia e moralit për ‘veshje të papërshtatshme ‘.

Norouzi, e cila luan në Lojërat e Shenjta, u tha dy milionë ndjekësve të saj:

“Unë nuk po promovoj lakuriqësinë, po promovoj lirinë e zgjedhjes!”

Në video aktorja shihet fillimisht duke qëndruar vetëm me duart, sytë dhe këmbët e saj të dukshme, me pjesën tjetër të trupit të mbuluar me një hixhab të zi dhe rroba.

Më pas, ajo heq çdo veshje shtresë pas shtrese dhe i lëshon flokët në kundërshtim të guximshëm kundër ligjeve të shtetit autoritar të veshjeve për gratë.

blank

Në protestat marrë shkas nga vrasja e Mahsa Aminit po kërkohet “Vdekje Republikës Islamike!”

Irani i përfshirë nga protestat që nuk ndalet. Sipas Le Monde në këto protesta po kërkohet “Vdekje Republikës Islamike!” Irani ndodhet nën rebelimin prej zemërimit të protestuesve që nga vdekja më 16 shtator e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ra në koma dhe vdiq pasi u arrestua nga Policia e Moralit.

Më 16 shtator 2022, një vajzë 22-vjeçare iraniane e quajtur Mahsa Amini, e njohur gjithashtu si Jina Amini ose Zhina Amini vdiq në Teheran, Irani, në rrethana të dyshimta, dyshohet se për shkak të brutalitetit të policisë.

Patrulla udhëzuese, e quajtur Policia Morale e Komandës së Zbatimit të Ligjit të Iranit, arrestoi Amini për mosmbajtje të hixhabit në përputhje me standardet e qeverisë. Policia tha se ajo pati një atak në zemër në një stacion policie, ku ra në dysheme dhe vdiq pas dy ditësh në koma. Dëshmitarët okularë dhe gratë që u ndaluan me Aminin thanë se ajo ishte rrahur rëndë, gjë që përveç skanimeve mjekësore të saj të rrjedhura, bëri që vëzhguesit e pavarur të diagnostikonin të thonë se ajo vdiq nga hemorragjia cerebrale dhe goditje në tru, pasi u godit nga policia.

Vdekja e Aminit ka sjellë një seri protestash në shkallë të gjerë në të gjithë vendin duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Përfshirë një deklaratë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, duke vënë në fokus dhunën ndaj grave në Republikën Islamike të Iranit. Disa liderë, organizata dhe njerëz të famshëm në mbarë botën e dënuan incidentin dhe shprehën solidaritetin me protestuesit. Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi sanksione ndaj Policisë së Moralit dhe udhëheqësve iranianë të organizatave të ndryshme të sigurisë.

Qeveria e Iranit po përpiqet që me dhunë të shtypte protestat, duke qëlluar protestuesit me breshëri plumbash gjuetie dhe fishekë metalikë, duke vendosur gaz lotsjellës dhe topa uji, duke bllokuar aksesin në shumë aplikacione duke përfshirë Instagram dhe WhatsApp dhe duke kufizuar aksesin në internet për të zvogëluar aftësinë e protestuesve për t’u organizuar. Këto mund të jenë kufizimet më të rënda të internetit në Iran që nga viti 2019, kur interneti u mbyll plotësisht.

Rrethanat e vdekjes

Më 13 shtator 2022, Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare nga Saqqez, Provinca Kurdistan, Iran, u arrestua nga Patrulla e Udhëzimit në hyrje të autostradës Shahid Haghani ndërsa ishte në Teheran me familjen e saj. Më pas ajo u transferua në kujdestarinë e agjencisë së Policisë Morale.Vëllait të saj, Kiaresh (Ashkan) Amini, i cili kishte qenë me të kur ajo u arrestua, iu tha se ajo do të dërgohej në qendrën e paraburgimit për t’iu nënshtruar një “klasi informues” dhe do të lirohej një orë më vonë. Vëllai i saj priti në komisariat për dy orë dhe u informua se motra e tij kishte pasur një atak në zemër dhe një sulm në tru. Ajo u dërgua në Spitalin e Kasrës me ambulancë.

Sipas kushëririt të Aminit, Erfan Mortezaei, ajo është torturuar dhe fyer në furgon, siç dëshmuan edhe të arrestuarat që ishin me të. Pasi mbërriti në komisariat, ajo filloi të humbiste shikimin dhe i ra të fikët. U deshën 30 minuta që të mbërrinte ambulanca dhe një orë e gjysmë që ajo të shkonte në spitalin e Kasrës.

Për dy ditë, Amini ishte në koma në Spitalin Kasra në Teheran, gjë që çoi në fillimin e protestave kundër Policisë të Moralit dhe Patrullës së Udhëzuesit dhe ligjit për hixhabin. Ajo vdiq në njësinë e kujdesit intensiv më 16 shtator.

Dëshmi dhune

Spitali i Kasrës ishte vendi ku vdiq Amini. Klinika ku u trajtua Amini lëshoi ​​një deklaratë në Instagram duke thënë se asaj i kishte vdekur truri kur u shtrua. Postimi në Instagram që atëherë është fshirë.

Vëllai i Aminit, Kiareshi, ka vërejtur të nxira në kokë dhe në këmbë. Gratë që u ndaluan me Aminin thanë se ajo ishte rrahur rëndë për rezistencë ndaj fyerjeve dhe mallkimeve të oficerëve që e kishin arrestuar.

Një numër mjekësh menduan se Amini pësoi një dëmtim të trurit bazuar në simptomat klinike, duke përfshirë gjakderdhje nga veshët dhe mavijosje nën sy.Kjo u konfirmua gjithashtu nga skanimet e supozuara mjekësore të kafkës së saj, të zbuluara nga aktivistët, duke treguar thyerje kockore, hemorragji dhe edemë të trurit.

Sipas Iran International, qeveria iraniane po falsifikonte të dhëna të rreme mjekësore për Mahsa Amini, duke treguar se ajo kishte një histori të sëmundjeve të zemrës. Më 20 shtator, Dr. Massoud Shirvani, një neurokirurg, pohoi në një TV shtetëror se Amini kishte një tumor në tru që u nxor në moshën 8-vjeçare.
Deri më 21 shtator, spitali kishte lëshuar skanimet paraprake CT. Mbështetësit e qeverisë deklaruan se skanimet CT treguan stres psikologjik të shkaktuar nga një operacion i mëparshëm i trurit; Kritikët thanë se skanimet treguan rrahje fizike dhe trauma. Qeveria iraniane deklaroi se Amini kishte një operacion në tru në moshën pesë vjeçare. Ndërsa babai i Aminit deklaroi “Ata po gënjejnë… Ajo kurrë nuk ka pasur ndonjë sëmundje, nuk ka bërë kurrë një operacion.” Dy shokë të klasës, të intervistuar nga BBC, thanë se nuk ishin në dijeni që Amini ishte ndonjëherë në spital.

Protestat në rrugë dhe gjak

Njerëzit protestojnë kundër vrasjes së Mahsa Amini

Më 17 shtator, disa orë pasi Mahsa Amini vdiq, demonstruesit u mblodhën jashtë spitalit Kasra në Teheran, ku Amini ishte trajtuar. Grupet e të drejtave të njeriut raportuan se forcat e sigurisë përdorën sprej piper kundër protestuesve dhe se disa u arrestuan.
Më pas shpërtheu një sërë protestash për vdekjen e Aminit, duke përfshirë në Saqqez, vendlindjen e saj. Disa bërtisnin “vdekje diktatorit”, dhe slogane feministe kurde si “grua, jetë, liri”.

Një zëdhënës i Hengaw, një grup kurd për të drejtat e njeriut, deklaroi se “institucionet e sigurisë e detyruan familjen Amini që të mbante funeralin pa ndonjë ceremoni për të parandaluar tensionet”. Organizatat e shoqërisë civile kurde u raportuan gjithashtu se kishin bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë Kurdistanin.

Nga 18 shtatori, protestat dhe marshimet u përhapën dita ditës në qytete të ndryshme. Rrugët e Sanandajt të dielën u mbyllën pjesërisht dhe forcat e sigurisë u shpërndanë në të gjithë qytetin pas një nate protestash kundër kodit të rreptë të veshjes të Republikës Islamike të Iranit.

Sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut Hengaw, forcat e sigurisë qëlluan mbi protestuesit në Kurdistan më 19 shtator, duke vrarë pesë—dy në vendlindjen e Amini, Saqqez; dy në qytetin e Divandarreh; dhe një në Dehgolan. Demonstratat popullore u përhapën në qytete të tjera të Iranit, duke përfshirë Teheranin, Rashtin, Esfahanin, Karaxhin, Mashhadin, Sanandajn, Saqqezin, Ilamin dhe qytete të tjera dhe policia speciale e qeverisë iraniane ushtroi dhunë dhe forcë, si rezultat i të cilave shumë u plagosën dhe disa aktivistë politikë u arrestuan.

Më 20 shtator, protestat vazhduan dhe njerëzit marshuan në Teheran, Sari, Tabriz, Mashhad, Qom, Kerman, Hamedan, Sanandaj dhe Kish dhe qytete të tjera duke brohoritur parulla kundër hixhabit të detyrueshëm dhe Policisë së Moralit. Në Sari, gratë dogjën hixhabet e tyre në një zjarr para turmave brohoritëse.

Më 22 shtator, protestat në Teheran dhe qytete të tjera çuan në djegien e stacioneve të policisë dhe makinave.

Sipas Organizatave të të Drejtave të Njeriut në Iran, që nga 25 shtatori, të paktën 54 persona ishin vrarë dhe qindra gra ishin arrestuar dhe abuzuar nga autoritetet.

Që nga vera në Iran, gratë kanë ndërmarrë veprime për të kundërshtuar ndalimin e hixhabit. Sipas ligjeve të sheriatit të miratuara në vend pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, të gjitha grave u kërkohej të mbanin shami dhe veshje të gjata e të gjera në publik, ndërsa gratë që nuk mbanin shami gjobiteshin dhe burgoseshin. Megjithatë, vite pas revolucionit, thuhet se zyrtarët qeveritarë kishin vështirësi në zbatimin e këtij ligji dhe veshja e grave nuk kontrollohej në mënyrë të barabartë në të gjithë vendin. Gratë filluan protestat për të kundërshtuar shtypjen dhe shumë burra mbështetën gratë.

Ndërsa zemërimi për kufizimet politike dhe sociale në vend, veçanërisht në mesin e të rinjve, është rritur, vdekja e Amini preku thellë iranianët. Njerëzit u zemëruan kur autoritetet mohuan përfshirjen e policisë dhe kërkuan që oficerët në paraburgim të ndiqen penalisht. Nëpër protesta bëhet thirrje për heqjen e policisë së moralit dhe për t’i dhënë fund regjimit të Sheriatit në Iran. Protestat që morën shkas nga vrasja e Aminit janë një shenjë rebelimi kundër ligjeve strikte konservatore të vendit. Gratë e vajzat kanë hequr hixhabët e shamitë, nisi po ashtu një aksion prerje flokësh në rrjetet sociale. Veprimet e grave dhe vajzave po mbështeten edhe nga të rinjtë e burrat.

Vlerësohet se më shumë se një mijë persona kanë humbur jetën në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në Iran në vitet 2020-2021.

Protestat në Iran nuk po ndalen, në mbi 40 qytete sipas Le Monde. Në një intervistë me Le Monde, Azadeh Kian, profesoreshë e sociologjisë në Université Paris-Cité, shpjegoi se zgjedhja e Ebrahim Raissit si president në qershor 2021 ka rritur shtypjen e grave iraniane. Pyetjes se si ajo e vlerëson rëndësinë dhe ndikimin e protestave të vazhdueshme pas vdekjes së Mahsa Amini, Azadeh Kian përgjigjet: Risia është se sot janë gratë në ballë të lëvizjes protestuese. Më parë, nuk ishte kështu, ose jo aq shumë. Dhe shumë të rinj po mbështesin gjithnjë e më shumë të rejat që po protestojnë për të drejtat e tyre.

Pyetjes: A mund të presim që të identifikohen zyrtarët përgjegjës, zonja Azadeh Kian përgjigjet: Jo. Është si rrëzimi i avionit 752 të Ukraina International Airlines [i shkatërruar gabimisht nga mbrojtja kundërajrore iraniane në janar 2020, me një numër të vdekur prej 176]. Hetimet nuk çojnë asnjëherë në ngritjen e aktakuzës për autorët kryesorë. Janë lojtarët e vegjël që arrestohen. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar një hetim, por ky nuk është kuptimplotë. OKB-ja duhet të dënojë dhunën që ata që janë në pushtet po ushtrojnë në shoqëri.

Pyetjes se çfarë ka bërë zoti Raissi, president i zgjedhur në vitin 2021, për statusin e gruas dhe në përgjithësi për çështjet sociale në vendin e tij, zonja Azadeh Kian përgjigjet si më poshtë: “Ne po shohim një ngurtësim të politikave publike ndaj grave. Ai ka dhënë “carte blanche” në policinë e moralit nën autoritetin e liderit suprem Ali Khamenei, i cili ka thënë se detyrimi për të veshur mbulesa të kokës duhet të zbatohet. Këto politika janë krijuar për t’i mbajtur gratë në shtëpi. Gratë nuk punësohen më, përveç në punë të përcaktuara si femërore, si mësimdhënia ose specialitete të caktuara mjekësore, si gjinekologjia. Në profesione të tjera, atyre u thuhet të dalin në pension ose humbasin punën e tyre. Në vitin 2015, lideri suprem vendosi që popullsia duhej të dyfishohej. Nga 2016-2017, kontracepsioni u bë më pak i disponueshëm. Vazektomitë dhe abortet janë të ndaluara që nga viti 2021. Politikat publike inkurajojnë martesat e hershme, para moshës 15 vjeç, dhe numri i tyre është rritur me 20% në kohën e zotit Raissi. Megjithatë, politika e kontrollit të lindjes nuk ka pasur efektin e dëshiruar, pasi kriza ekonomike nuk i inkurajon iranianët të kenë fëmijë dhe shkalla e lindshmërisë është vetëm 1.6 fëmijë për grua. Ndërkohë, lëvizja e grave në Iran daton në fillim të shekullit të 20-të, por ajo humbi vrullin për shkak të represionit. Dikur, edhe nën regjimin islamik, ishte e mundur të festohej Dita Ndërkombëtare e Gruas më 8 Mars. Sot është e pamundur – as që njihet. Është paraqitur si diçka që ka të bëjë vetëm me Perëndimin. Nën z. Raissi, ka një shtypje të fortë të të gjitha lëvizjeve protestuese, aktivistëve të të drejtave të grave, ambientalistëve… Politikat kulturore janë gjithnjë e më kufizuese, siç e kemi parë me burgosjen e kineastëve Jafar Panahi, Mohammad Rasoulof dhe Mostafa Al-Ahmad. Dhuna ndaj shoqërisë është në rritje, nënvizon”

Ndërkohë protestat e grave dhe vajzave të Iranit nuk ndalen.
Ato po ashtu po mbështeten edhe në Europë, Amerikë, Kanada dhe nëpër botë./ Përgatitit voal.ch

blank

blank

Sot hebrejtë festojnë Vitin e Ri – Happy Rosh Hashanah!

Sot hebrejtë festojnë Rosh Hashanah – Vitin e Ri.

Rosh HaShanah është Viti i Ri hebre.

Emri biblik për këtë festë është Yom Teruah, fjalë për fjalë “dita e bërtitjes ose e shpërthimit”.

Është e para nga Ditët e Shenjta të Larta Judaike, siç specifikohet nga Levitiku 23:23–25.

Kremtimet për Rosh Hashanah zgjasin dy ditë.

Është  Viti i Ri 5783!

Rosh Hashanah fillon të dielën në perëndim të diellit, duke shënuar fillimin e Ditëve të Shenjta të Larta Hebreje dhe mbaron të martën më 27 shtator.

Urimi për Vitin e Ri në hebraisht është Shana Tova!

blank

blank

blank

Tajvani dënon stërvitjet “e paligjshme” ushtarake të Kinës

Avionët kinezë gjatë stërvitjeve ushtarake. Fotografi nga arkivi.
RFE/RL

Kina nisi stërvitje të paprecedentë ushtarake me zjarr të vërtetë në gjashtë zona që rrethojnë Tajvanin të enjten, një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi në Tajvan.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, menjëherë e dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

Transmetuesi shtetëror i Kinës, CCTV, tha se stërvitjet kishin filluar dhe do të përfundonin në orën 4 të mëngjesit me kohën lokale të dielën. Ato do të përfshijnë gjuajtje të drejtpërdrejtë në ujëra dhe në hapësirën ajrore përreth Tajvanit, tha ai.

Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar.

Kina po kryen stërvitje në rrugët më të ngarkuara ujore ndërkombëtare dhe ato të aviacionit dhe kjo është “sjellje e papërgjegjshme dhe e paligjshme”, tha partia në pushtet – Partia Progresive Demokratike në Tajvan.

Autoritetet tajvaneze thanë gjithashtu se faqet e internetit të ministrisë së Mbrojtjes, ministrisë së Jashtme dhe Presidencës u sulmuan nga hakerët.

Anijet e marinës kineze dhe avionët ushtarakë kaluan për pak kohë vijën ndarëse të ngushticës së Tajvanit disa herë të enjten në mëngjes, i tha Reuters një burim

Të mërkurën mbrëma, vetëm disa orë pasi Pelosi u nis për në Korenë e Jugut, aeroplanë të paidentifikuar, ndoshta dronë, fluturuan mbi zonën e ishujve periferikë Kinmen të Tajvanit pranë bregut kontinental, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, e quajti vizitën e Pelosit në Tajvan një akt “të papërgjegjshëm dhe irracional” nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Azisë Juglindore në Kamboxhia, Wang tha se Kina kishte bërë përpjekjet maksimale diplomatike për të shmangur krizën, por kurrë nuk do të lejonte që interesat e saj thelbësore të cenoheshin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin më 2 dhe 3 gusht.

Ajo u tha udhëheqësve të Tajvanit se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.

Megjithëse Pelosi nuk tha se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin ushtarakisht, ajo theksoi se Kongresi është “i përkushtuar ndaj sigurisë së Tajvanit, në mënyrë që ishulli të jetë në gjendje të vetëmbrohet”.

Kina kishte thënë me 2 gusht se ushtria është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë “operacione të shënjestruara ushtarake” në përgjigje të vizitës së Pelosit.

blank

Intervistë me gruan e Julian Assange – Stella Moris: “Ekstradimi në SHBA shkel haptazi nenin katër të Traktatit të Mbretërisë së Bashkuar

“Është një rast tërësisht politik”

Intervistë me gruan e Julian Assange – Stella Moris: “Ekstradimi në SHBA shkel haptazi nenin katër të Traktatit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ndalon ekstradimin për shkelje politike”

Londra konfirmoi sot, të premten, ekstradimin e Julian Assange. 50-vjeçari australian, i cili ndodhet në burg prej 12 vitesh, mund të luajë ende kartën e apelit të tij për të shmangur transferimin në Shtetet e Bashkuara, ku duhet të përgjigjet për një sërë akuzash.

Assange, megjithatë, nuk është i vetëm: Wikileaks është pranë tij, edhe gruaja e tij Stella Moris, u takua, para këtij vendimi, nga Riccardo Bagnato në Frontline Club në Londër.

“Ai është në një qeli vetëm rreth tre me dy metra në pjesën më të madhe të ditës. Nuk sheh shpirt njeriu edhe kur e futin në oborr. Kudo ka beton. Është një situatë jashtëzakonisht e dëmshme për t’a larguar këtë person nga njerëz e tij të dashur dhe miqtë dhe për ta mbyllur në një kuti betoni ditë pas dite, vit pas viti ”

Assange akuzohet në Shtetet e Bashkuara për konspiracion dhe spiunazh për përhapjen e mijëra dokumenteve konfidenciale në faqen e Wikileaks që ai themeloi për luftën në Irak dhe Afganistan dhe më gjerë.

“Ky është një rast tërësisht politik. Ekstradimi në SHBA shkel haptazi Nenin 4 të Traktatit të Mbretërisë të Bashkuar, i cili ndalon ekstradimin për vepra politike. Dhe spiunazhi – për të cilin akuzohet Julian – është një vepër politike për përkufizim”.

Çfarë do të thoshte ekstradimi i tij për gazetarinë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, për burimet, për sinjalizuesit?

“Pasojat e ndjekjes penale kundër Julian nuk mbitheksohen kurrë. Julian po ndiqet penalisht për publikimet e WikiLeaks në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan, për dosjet në burgjet e Guantanamos dhe madje edhe për kabllogramet e Departamentit të Shtetit. Por këto janë botime që nxjerrin në pah krimet e luftës, shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, tortura, roli i CIA-s, etj. Nuk ka dyshim se ky informacion ishte i një rëndësie të madhe.

Zvicra prej disa vitesh ka treguar se dëshiron dhe mund të bëjë diçka. Gjeneva në veçanti votoi dhe propozoi një vizë humanitare për Julian Assange. A është një mundësi konkrete apo është thjesht një mënyrë për të thënë se do të donim të ndihmonim, por nuk mundemi, e kam fjalën për propozimin e Kantonit të Gjenevës?

“Zvicra ka treguar herë pas here se është gjithmonë në gjendje të ndihmojë nëse mundet. Vullneti është aty”.

Dhe a do ta bëjë?

“Epo, do ta shohim këtë …”/RSI/eb

blank

Chomsky: “Negocioni, ose të gjithë do të vdesim”

Chomsky: “Negocioni, ose të gjithë do të vdesim”

Intervistë ekskluzive me intelektualin amerikan: “Perëndimi dëshiron të kryejë eksperimentet më të tmerrshme për të zbuluar nëse Putini do të dorëzohet apo do të shkatërrojë Ukrainën”
“Perëndimi gjithashtu mund të vazhdojë me eksperimente në Ukrainë, por nëse këto çojnë në reagime ruse, do të ketë një luftë bërthamore”. Për ta deklaruar, ekskluzivisht në mikrofonat e RSI, është Noam Chomsky, gjuhëtar, politolog dhe aktivist politik me famë botërore, gjatë një interviste të gjatë të transmetuar në Laser, në Rete Due, mëngjesin e së hënës:

Out out i Perëndimit

NATO është përballur me një dilemë, shpjegon Chomsky: të negociojë “ose të kryejë eksperimentet më të tmerrshme për të zbuluar nëse Vladimir Putin do të dorëzohet në mënyrë paqësore, ose nëse ai do të përdorë të gjithë armatimin e tij për të shkatërruar Ukrainën”. Kjo është “një zgjedhje logjike që mund të përgjigjet po ose jo, përpara se të na çojë në një luftë atomike, e cila përfundimisht do të na vrasë të gjithëve”.

Nuk mund të spekulojmë, vetëm të negociojmë

Mund vetëm të spekulohet mbi objektivat reale ruse, vazhdon intelektuali amerikan: neutralizimi dhe çmilitarizimi i Ukrainës. Duke ndjekur këtë, Putini do të donte të merrte, për ish-republikën sovjetike, “një status të krahasueshëm me atë të Meksikës”, e cila është e ndaluar të hyjë në aleanca me vendet kundërshtare të Shteteve të Bashkuara, si Kina. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ditur objektivat e vërteta të Moskës, thekson Chomsky, përveçse të negociosh me Putinin, gjë që amerikanët refuzojnë ta bëjnë”. Në të vërtetë, Presidenti Biden ka konfirmuar se ai nuk do të marrë parasysh asnjë kërkesë ruse për sigurinë.

Politika amerikane do të na vrasë të gjithëve

“Politika amerikane është të dobësojë Rusinë”, thotë gjuhëtari i famshëm, me qëllim integrimin e Ukrainës në NATO, duke shkelur atë që babai i Bushit i premtoi Gorbaçovit në 1991 (çështje e debatuar, pasi nuk ka traktat apo dokument për çka i referohet Chomsky. red.). Nëse kjo vazhdon, Rusia do të përgjigjet, vazhdon 94-vjeçari, dhe “për fat të mirë Pentagoni ka vënë veton ndaj vendosjes së një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë”, e cila do të kishte përfshirë një sulm të NATO-s në territorin rus dhe për këtë arsye një lufte totale. Por çështja thelbësore e negociatave mbetet dhe – vuri në dukje intelektuali – “Perëndimi nuk dëshiron të përballet me të”.

Nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë politikën e tyre, duke i ofruar Putinit një rrugëdalje, përfundon Chomsky me hidhërim, “hap pas hapi, do të ketë një përshkallëzim që do të çojë në një luftë bërthamore”.

Intervista di Roberto Antonini e Julian Michaels/Laser

blank

Afganistan, kthehet detyrimi i burkës

Udhëheqësi suprem vendosi: “Gratë duhet ta veshin burkën që të mos provokojnë burrat”

Udhëheqësi suprem afgan urdhëroi gratë që të veshin burkën në publik, duke vendosur kështu kufizimin më të rreptë për liritë e grave që kur talebanët u kthyen në pushtet gushtin e kaluar.

“Duhet ta veshin, pasi është traditë dhe mbajtja e saj është respekt”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga Hibatullah Akhundzada dhe i bërë publik nga qeveria talebane në Kabul.

“Gratë që nuk janë as shumë të reja dhe as shumë të vjetra, duhet të mbulojnë fytyrën kur përballen me një burrë që nuk është anëtar i familjes”, për të shmangur provokimin e tij, shtohet në dekret. Më tej, “nëse nuk kanë detyra të rëndësishme për të bërë, është më mirë të qëndrojnë në shtëpi”, vijon dokumenti.

Talibanët kishin vendosur detyrimin për të veshur burkën, mbulesën e plotë që mbulon edhe fytyrën, qysh gjatë qeverisjes së tyre të parë, nga viti 1996 deri në vitin 2001. Një qeveri që tashmë shtypte të drejtat e grave, për shkak të ekstremizmit të ligjit islam të sheriatit.

Pas rithimit në pushtet në gusht, pas njëzet vjet qendrimit aty të Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj, ata megjithatë kishin premtuar se do të ishin më pak të pakompromis.

Megjithatë, me kthimin e pushtetit nga talebanët, gratë janë përjashtuar në mënyrë progresive nga punësimi publik dhe nuk mund të udhëtojnë të vetme. Vajzat gjithashtu nuk lejohen të ndjekin shkollën e mesme.
AFP / ATS /

blank

Përplasja – Elon Musk sulmon Sorosin: Drita e diellit, dezinfektanti më i mirë

Vazhdon përplasja mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk dhe miliarderit kontrovers, George Soros.

Grupet që financohen nga Soros kërkuan para pak ditësh që të bllokojnë shitjen e kompanisë Twitter te miliarderi Musk.

Pasi dështuan me këtë kërkesë, tani këto grupe kanë iniciuar një peticion, që u kërkon markave më të mëdha në SHBA që të bëjnë kujdes kur të bëjnë marrëveshje reklamimi me Twitter. Letra e grupeve të financuara nga Soros iu drejtohet kompanive të tilla si Coca-Cola, Disney, Kraft, Apple, HBO, etj.

Por një gjë e tillë ka sjellë reagimin e Musk.

“Kush i financon këto organizata që duan të kufizojnë eksesin tuaj te informacioni. Le të investigojmë…” shkruan Musk.

“Drita e diellit është dezinfektanti më i mirë,” shton Musk, duke theksuar se transparenca dhe hapja, në vend të censurës, janë gjithmonë më të mira.

Musk shënjestroi më pas vetë miliarderin Soros. Ai i kërkoi që t’i dërgonte mesazh privatisht për të folur. “Do e telefonoj dhe do flas,” tha Musk.

Blerja e Twitter nga Musk ka trazuar keq të majtën jo vetëm në SHBA.

“E majta ekstreme urren këdo, përfshirë edhe veten e tyre,” tha Musk si reagim ndaj tyre.

blank

Oligarkët në shenjestër të Pandora Papers – ICIJ sjelle fakte për 800 rusë, besnikë të Putinit me kompani offshore

ICIJ zbulon më shumë se 800 rusë pas kompanive sekrete Offshore.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarisë Investigative nxjerr në pah informacione të reja jetike mbi aktivitetet e fshehta financiare të oligarkëve, bankierëve dhe politikanëve ndërsa valët e sanksioneve perëndimore synojnë besnikët e Putinit. Nga Nicole Sadek, Jelena Cosic, Agustin Armendariz, Delphine Reuter, Karrie Kehoe, Miguel Fiandor Gutiérrez, Margot Williams dhe Emilia Díaz-Struck

Një hetim i ri nxjerr në pah ikjen e kapitalit edhe përmes Zvicrës, tashmë në funksion të sanksioneve, përfshirë miliardat e Mordashov.

Dokumentet nga Pandora Papers të publikuara në një hetim të ri këtë të hënë zbulojnë se si oligarkët rusë kishin ndërmarrë hapa prej kohësh për të mbrojtur pasuritë e tyre në vendet offshore, në një përpjekje  për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare.

Mes tyre edhe Alexey Mordashov, një figurë e njohur edhe  një nga më të pasurit në Rusi, në krye të gjigantit të çelikut Severstal me qendër gjithashtu në Ticino, në Manno. Këtë e ka zbuluar hulumtimi i programit të lajmeve RSI që ka marrë pjesë në investigimin me konsorciumin ndërkombëtar të gazetarisë hulumtuese, duke zbuluar dokumente të tjera që kanë të bëjnë me Zvicrën.

Tashmë në vitin 2018, në prag të sanksioneve amerikane – shpjegon Scilla Alecci nga Konsorciumi i Gazetarisë Investigative – Mordashov transferoi disa nga aksionet e tij në një kompani në Ishujt e Virgjër, në emër të gruas së tij. Një kompani që tani vlen më shumë se një miliard. Një pjesë e këtyre transaksioneve kalon edhe përmes Zvicrës. Sipas asaj që mund të shihet në Pandora Papers, një llogari në një bankë zvicerane përdoret për të hapur kompaninë e saj offshore.

Në TG 20 pjesa tjetër e hetimit e firmosur nga Mattia Pacella dhe një intervistë me avokatin Paolo Bernasconi./rsi.ch/ICIJ/eb


Send this to a friend