“I vlerësoj marrëdhëniet e mira midis komunitetit dhe Guvernatorit, dhe përpiqem me shpirt të jap maksimumin tim për të ruajtur unitetin.”
Sophia Zayas, Përfaqësuesja e Bronksit në zyrën e Guvernatorit të Nju Jorkut foli për dëmet e pandemisë në komunitetin ku punon dhe rëndësinë e kultivimit të lidhjeve që na mbajnë bashkë. Ajo ka kryer studimet për Legjislacionin në Sektorin e Biznesit dhe është e para femër që ka arritur një post të lartë zyrtar në familjen e saj. Sophia vjen në ceremonitë dhe festimet e pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës së bashku me zyrtarë dhe përfaqësues të komunitetit, familjarë dhe miq. Ata kujtojnë një moment kur Sophia i vendosi para kraharorit të dyja pëllëmbët e hapura dhe shqiptoi qartë “Hej Shqipe!” Kujtimet e asaj kohe bëhen edhe më të vyeshme gjatë muajve të izolimit në Nju Jork, kur vendi u shndërua në epiqendër të krizës globale të koronavirusit. Të tronditur dhe të kapluar nga ankthi, Nju Jorkezët ndiqnin konferencat ditore të shtypit të Guvernatorit Cuomo për tu informuar dhe për të kuptuar sesi të përshtateshin në kohën e pandemisë virusale. Me kalimin e kohës u shtuan njohuritë dhe të dhënat për sëmundjen ngjitëse që shkakton virusi, të cilën ekspertët rreken ende ta kuptojnë sesi ‘trasnferohet’ nga cdokush dhe sesi mund të paraqesë simptoma të ndryshme te gjithsecili.
Intervistën me Sophia Zayas e filluam në maj dhe e përfunduam në fund të qershorit. Herë herë aty ndihej trishtimi për jetët e humbura por edhe vendosmëria se jemi të zotët ta tejkalojmë këtë kohë sfiduese. Për disa javë gjatë muajit maj, disa lagje të Bronksit kishin numrin më të lartë të infeksioneve. Dhe përfaqësuesja e rajonit ishte në radhët e para me drejtuesit e komunitetit, aktivistët dhe banorët.
Në fillim e pyeta për masat e marra në ato pesë zona, në të paktën njërën prej tyre banojnë shumë shqiptarë. “Flisja për ditë me zyrtarët vendor dhe përfaqësuesit e zgjedhur, prej andej e transmetoja të dhënat në zyrën e guvernatorit në Albani. NJë nga faktorët kontribues ishte përqendrimi i një popullsie me pak të ardhura që reflektohet në pabarazi shëndetësore. Unë arrita ta përcoj situatën e rëndë të këtyre zonave në zyrën e guvernatorit, i cili nga ana e vet u përgjigj duke hapur më shumë qendra testimi në lagjet në jug të Bronksit. Hapi tjetër pozitiv në parandalimin e përhapjes së krizës ishte testimi për antikorpe. Kjo u arrit në sajë të bashkëpunimit me kishat dhe vetë banorët. Për zonat ku gjendja nuk kishte alarmante, ne u përqendruam te uniformat mjekësore e spitalore, lëndë sanitare dhe mjete mbrojtëse, tha Përfaqësuesja e Guvernatorit për Bronksin.
Në përgjigje të pyetjes sime për kapacitetet testuese në Nju Jork, Zayas kujtoi momentet e nxehta të kundërvënies midis Guvernatorit dhe niveleve federale. Në sajë të atyre përpjekjeve, testet për diagnostikim dhe antikorpe janë në dispozicion në qendra të shërbimit urgjent, farmaci, kisha dhe shitore, për punonjësit. Megjithëse nuk u reklamua, testimi për antikorpse mund të bëhet edhe në mapot ushqimore dhe ka pasur shumë sukses. Banorët e mirëpritën dhe vlerësuan faktin që Guvernatori dhe Ministria e Shëndetësisë ishin të angazhuar për të plotësuar nevojat e tyre.
Unë e pyeta për përgatitjet eventuale për të ashtuquajturën valën e dytë, për të cilin flitet shumë në mjetet e informimit. Ajo tha se optimizni për kalimin e një vale të vështirë nuk duhet të na bëjë neglizhent. Ekspertët kanë njoftuar se vala e dytë është e pashmangshme. “Ndërkohë që kemi filluar fazën e parë të rihapjes,” tha përfaqësuesja guvernatoriale e Bronksit, një zonë si Pelham Gardens ku banojnë shqiptarë, ka një shkallë të lartë infeksionesh krahasuar me lagje brenda në qytet. Puna ime si Përfaqësuese e Rajonit është të jem pranë njerëzve që janë në karantinë, t’i dëgjoj dhe ngushëlloj ata por edhe t’i jap kurajo të ndjekin masat preventive. Gjatë kohës së revoltave, njerëzit janë shpërqendruar me bastisjet dhe protestat. Unë e vë theksin te rekomadimet për mbrojtje dhe distancim social. Tani jemi mirë sa i takon rasteve të diagnostikuara me COVID. Bronksi duhet të përqendrohet sesi të hedhim hapat e tjera përpara.” Pas një heshtje të shkurtër, ajo tha: “Shteti dhe mbarë vendi janë ngritur në këmbë. Protestuesit duke mos praktikuar masat mbrojtëse mund të paraqesin rrezik për shtimin e rasteve infektive. Guvernatori thotë se kur fitojmë një ndjenjë sigurie nga statistikat e ulta atëherë tregohemi më pak vigjilent në mbrojtjen nga virusi.” Ajo beson se Guvernatori i priu me sukses një sfide të paparë për nga përmasat dhe pasojat. Prej kësaj periudhe kanë dalë mësime të vlefshme në menaxhimin e krizave të fushës së shëndetësisë dhe ballafaqimin me pandemi.
Përsa i takon sektorit të ekonomisë, e pyeta për fazën e pare të hapjes ndërsa kishin filluar revoltat, disa herë të dhunshme, që vazhduan për ditë të tëra në lagjet e qytetit. “Duke i kushtuar vëmendje protestave, nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me sëmundjen COVID-19, dhe të mbrojmë pronat dhe bizneset për të cilat njerëzit kanë investuar dhe derdhur djersë,” tha Sophia.
Pjesën e dytë të intervistës e bëmë kur kishin kaluar 100 ditë nga koha kur u identifikua zyrtarisht rasti i parë infektiv. Bronksi vazhdonte të ishte qendër me një shkallë të lartë infeksioni dhe raste të COVID-19. Katër muaj pas shpalljes së pandemisë, virusi vazhdon të jetë rrezik për popullsinë. Në një nga konferencat për shtyp, Guvernatori Cuomo tha se ekziston edhe një virus tjetër “ai i racizmit”. Ndërsa protestuesit marshonin në rrugë për barazi raciale, edhe një herë pasojet I ndjenë lagje si Bruklin, Nju Jork dhe Bronks. Disa pjesë të Bronksit si Fordham, Grand Concourse, Burnside pësuan shumë shkatërrime. Ngazëllimi i fazës së parë të hapjes u ekslipsua nga dëmtimet e bizneseve të vogla dhe plackitjet e pronarëve të vegjël në komunitetin tonë. “Bizneset shqiptare si për shembull ato në Morris Park nuk u plackitën sepse banorët u bashkuan dhe i mbrojtën. Por bizneset e pronarëve latinë dhe zezakë u dëmtuan keq. Plackitësit dëmtuan komunitetet e tyre. Unë i pashë vetë dëmet gjatë inspektimit me Presidenten e Korporatës për Zhvillimin e Përgjithshëm Ekonomik të Bronksit, Marlene Cintron, me qëllim që të ndihmojmë të dëmtuarit me hua dhe programe financuese.
Sophia Zayas ka kryer studimet për Legjislacionin në Sektorin e Biznesit dhe është e para femër që ka arritur një post të lartë zyrtar në familjen e saj. E pyeta të më përshkruante një ditë të zakonshme pune. Ajo ka dy vjet në këtë post dhe tha se dita e Përfaqësuesit Rajonal është e paparashikueshme. Pastaj u interesova për një moment të vecantë nga puna e saj. Ajo tregoi për një mbrëmje festive për një projekt të madh komunikacioni për të cilën Guvernatori donte të mblidhte 400 të ftuar dhe ajo ishte lajmëruar 18 orë përpara festimit. Sophia kujton sesa e stresuar ishte gjatë atyre orëve dhe sesi ia doli mbanë me sukses. Ajo ia atribuon suksesin kultivimit të lidhjeve me bashkësinë. Kjo ishte ndërlidhja më e mirë për pyetjen time të fundit që kishte të bënte me raportet me shqiptarët dhe se cili ishte shqiptari i parë që kishte takuar në Bronks. “Ishte Esad Rizai. U prezantova si Përfaqësuesja për Bronksin. Në ceremoninë përkujtimore për pavarësinë e Shqipërisë, unë paraqita proklamatën nga Guvernatori dhe ia dorëzova Fondacionit të Shoqërisë Shqiptare Amerikane. U miqësuam shpejt. Shqiptarët janë mikpritës dhe të mirëpritshëm. Mendoj se kam një njohje të shumta dhe se kam arritur të kultivoj marrëdhënie të mira me bashkësinë shqiptare. Vitin e kaluar me rastin e pavarësisë së Kosovës, paraqita proklamatën për të nderuar pas-vdekjes Ali Rizain, babanë e Esadit, për punën e tij. Gjithashtu, solla zëvendës-guvernatoren Kathi Hochul, në festën e pavarësisë së Kosovës në sallën e zyrës presidenciale të Bronksit. Zëvendës-guvernatorja dorëzoi një proklamatë nga ana e Guvernatorit për të gjithë bashkësinë dhe organizatat shqiptare. I vlerësoj marrëdhëniet e mira midis komunitetit dhe Guvernatorit, dhe përpiqem me shpirt të jap maksimumin tim për të pasur unitet.”
Intervista është përkthyer me disa shkurtime nga anglishtja, sot me rastin e ditëlindjes së Sophia për t’ia uruar këtë ditë të shënuar.
“…Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër i Shqiperisë. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin ekonomik, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane…”.
Vetëm pak muaj mbas fitores së bujshme dhe spektatolare të konservatorizmit në Amerikë, era Trump-iste e ndryshimit po fryn kudo në Amerikë, por edhe përtej oqeanit në Evropë, në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Vatikan, Indi, Pakistan e deri në Kinën e largët.
Po në Shqipëri?
Deklarata e Trump fill mbas zgjedhjes President, se Departamenti i Shtetit është përdorur si armë për të sulmuar kundërshtarët politikë nëpër botë, apo deklatata e JD Vance, se pushtetet nuk mbahen duke persekutuar apo burgosur kundërshtaret politikë, ishin këto mesazhet e para amerikane për shqiptarët.
Por Trump vazhdoi indirekt të kujdeset për situatën në Shqipëri. Mbasi u njoftua në detaje për Edi Ramën dhe lidhjet e tij korruptive me George Soros dhe McGonigal, Trump dërgoi këshilltarin e tij më të mirë, LaCivitën për ti treguar shqiptarëve se Amerika nuk mbështet diktatorë në pushtet. Po ashtu, mesazhet nga Ambasada Amerikane që shqiptarët të mos kenë frigë, që të votojnë të lirë dhe të mos e shesin votën, janë këshilla që vijnë nga shteti më demokratik i botës.
Në të njëjtën rezonancë vjen edhe heqja e masës non-grata për liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, aktualisht lider i opozitës ndaj pushtetit socialist. Ky ishte mesazhi më i mirë për shpitarët se Trump po i qëndron luajal deklaratës së tij dhënë në Janar për mos-përdorimin e Departamentit të Shtetit si armë ndaj kundërshtarëve politikë, dhe po i zhbën dënimet politike të Biden.
Lajmin për heqjen e non-gratës për Dr. Berishën e konfirmoi Departamenti i Shtetit nëpërmjet një reporteri të Shtëpisë së Bardhë, si formë më e “butë” për të njoftuar shqiptarët për këtë vendim në një situatë zgjedhjesh. Një prononcim direkt i këtij Departamenti mund të transmetohej si ndërhyrje në zgjedhje. Ky është pra, standarti demokratik i Amerikës, që jep mesazhe demokratike, pa u përfshirë në zgjedhjet e vendeve të tjera, në kontrast të thellë me kohën e Kimetes.
Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane.
Të gjitha këto janë këmbana amerikane që bien për ndryshim politik në Shqëri.
Tani është rradha e shqiptarëve ti përgjigjen kësaj oferte. Është rradha e shqiptarëve për të treguar maturi dhe civilitet. Një qëndrim ndryshe i shqiptarëve, do të ishte një shanc i humbur për të rikoperuar dëmin e bërë.
Ndërsa Partia Demokratike dhe opozita kanë dalë më një program të qartë për rimbëkëmbjen e Shqipërisë, Edi Rama, mbasi nuk ka çfarë u raporton shqiptarëve për 12 vite në pushtet, nuk ka as çfarë t’ju ofrojë atyre. Mbrëmë në emisionin Opinion, gazetari e pyeti Ramën të tregojë jo më shumë, por vetëm dy objektiva që ai ju ofron shqiptarëve, Rama qe përgjigjur se nuk janë dy por vetëm një, anëtarësimi në BE në 2030. Pra dukshëm, gjithçka Rama ka në dorë për mirëqenien e shqiptarëve, hapjen e vendeve të punës së ndershme, pagat, pensionet, luftën ndaj korrupsionit etj. ka dështuar, por premton diçka që nuk është në dorën e tij por varet nga vendet indivituale anëtare të BE-së.
Është e pamundur që Edi Rama t’u japë pasaportë evropiane shqiptarëve, kur ai nuk është në gjendje që të furnizojë qytetarët shqiptarë më pasaporta shqiptare. E them këtë mbasi, në kulmin e fushatës së regjistrimit të Diasporës për të votuar, Konsullata shqiptare në NY, në shërbim të 1 Milion shqiptarëve të Amerikës kishte vetëm një person të vetëm që merrej me dhënjen e pasaportave. Pra kaq ka në dorë dhe kaq bën Rama, një person konsullor për të gjithë shqiptarët e Amerikës.
Edi Rama ka qenë një fatkeqësi e madhe për popullin shqiptar. Ai ka shkaktuar dhimbje pa fund qindra e mijëra familjeve shqiptare. Ai e kanabizoi Shqipërinë në shërbim të zgjedhjes së tij pa limit në pushtet, por nga ana tjetër imagjinoni sa e sa djem e vajza përdorues të drogës sot vuajnë pasojat e përdorimit të saj, të pa aftë e për veten dhe shoqërinë, sa e sa bij nënash nga plantimi dhe trafiku u drogës kanë përfunduar në grupe kriminale dhe janë vrarë në mes tyre. “Hëngëshin kokat e tyre” , thoshte kryetari i bandës, mbasi vetë i çoi në atë rrugë.
Kurse pjesa tjetër e rinisë, e cila refuzoi trafiqet dhe punën fiktive, mori rrugët e botës. Sa nëna i përcollën me lot fëmijët e tyre, sa bij e bija nënash nuk i panë prinërit e tyre më për së gjalli. Lot dhe vuajtje gjithandej në Shqipëri. Vuajtje edhe për ne shqiptaro-amerikanët që shikojmë të vuajë Shqipëria jonë dhe nuk mund t’a ndihmojmë.
Është mbushur Shqipëria me pleq, ndërsa edhe ajo rini që po rritet dëshiron të ikë. Mosha mesatare e shqiptarëve në 2011 ishte 35 vjeç, sot është mbi 50 vjeç. Shqipëria është plakje dhe në shuarje. Edi Rama u ka shtruar rrugën e largimit të shqitarëve nga Shqipëria. Shume kombe janë zhdukur, po zhduket edhe kombi shqiptar. Kjo është e frikshme. Kjo duhet te ndalet tani.
Shqiptarë duhet që ta ndjejnë erën e ndryshimit. Shqiptarët nuk duhet të votojnë në shërbim të instalimit të diktatorëve. Mund të votojnë këdo, por jo ata që sjellin në pushtet diktatorin Rama. Rotacioni politik është baza e demokracisë në Amerikë, është shëndeti i shoqërisë tonë këtu, le të jetë edhe në Shqipëri. Vota nuk është tifozllëk, vota është verdikt, në votën tuaj varet fati i fëmijëve tuaj, varet edhe fati ynë si emigrantë që na qan zemra të kthehemi në atdhe, në dorën e tyre varet fati i kombit shqiptar.
Shkrimi është një opinion qytetar dhe personal i autorit.
Në Çikago ndër vite janë zhvilluar veprimtari të shumëta kombëtare në krah për liri dhe pavarësi të Kosovës,si dhe për zgjidhjen e çështjen shqiptare të grabitura e të shpërndara në vendet e fqinjve tanë në Ballkan.Në dritën e ngjarjeve kombëtare,në Çikago për luftën e djalmenisë së UÇK-së u nisën ndihma të mëdha matriale më dollarët e tubuar nga mërgimtarët,ku vetëm për një natë,në shenjë të frymës së luftës për liri të Kosovës,u tubuan më se një milion dollar,kështu thuhet në kronikat e kohës.Për të vazhduar frymën kombëtare,po bëhen dhjetra vite,ku në Çikago u hap shkolla e parë shqipe për të ruajtur gjuhën,traditën dhe historinë e kombit shqiptar në hapësirën etnike të Shqipërisë zyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë(term i Dritëro Agollit).
Shkolla shqipe në Çikago është emërtuar,,Kongresi i Manastirit,,dhe po e kultivon përmes programit mësimor, ruajtjen e shenjës dalluese kombëtare të gjuhës shqipe,të traditës,të kulturës,të historisë,të gjeografisë për identifikimin e frymës shqiptare në vendin më të lirë në botë të Amerikës..Në bankat e shkollës shqipe parakalojnë fatosat, djemë e vajza shqiptare,që me librin e Abetarës ata po nrritën dhe po e mësojnë gjuhën shqipe në rrafshet e gjeografisë së atdheut.Në shkollën shqipe për çdo të diel vijnë fatosat shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqipe dhe,me mësuesit e shkollës mësojnë shkrim e lexim dhe zhvillojnë aktivitete të nduarnduarta kulturore në kremtimet festave të pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Për veprimtarinë arsimore të shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,në Çikago,Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines në Iowa,dërgoi Abetare dhe mjete tjera mësimore për nxënësit e shkollës dhe,nisma që e mori shefi i Misionit Drilon S.Zogaj me bashkëpunëtorët u mirëprit mirë nga nxënsëit,trupi arimsor dhe prindërit.Deri tash shkollën shqipe e kanë ndihmuar edhe institucionet e diasporës e të arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në shkollën shqipe,,Kongresi i Manastirit,,në Çikago mësohet shqip,këndohet shqip dhe flain bukur gjuhën e ëmbël të shqipes!
Në studimet kërkimore-shkencore të historianit Prof.dr.Muhamet Pirraku për jetën dhe veprimtarinë kombëtare të Hasan Prishtinës,ndër të tjera hedh dritë për raritetet:mullirin e kafës,
lugën,thikën dhe shpuzorën të ruajtura nga kolonelët Austriakë, Modestus Urban dhe Herbert Uban,që nga viti 1931 e deri më 5 shkurt 1980.
Raritetet e heroit të kombit shqiptar,Hasan Prishtina,koloneli në Vjenë, Herbart Uban, ia ktheu kombit shqiptar dhe Kosovës,kështu shkruan historiani Prof.dr.Muhamet Pirraku(Instituti Albanologjik i Prishtinës)para vdekjes.
Për fund po theksojmë se për nismën e emërtimit të Universitetit
,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë,ishte profesor Muhamet Pirraku bashkë me veprimtarin Adem Demaçi dhe Rektorin e UP-së Prof.dr.Mujë Rugova.
Në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës,asnjë shenjë,asnjë fotografi dhe në emërtimin e Universitetit nuk figuron emri i intelektualit,udhëheqësit të kryengritjes së Kosovës dhe të patriotit të pashoq të kombit,HASAN PRISHTINA(!).
Me nismën e botës akademike,intelektuale,shkencore dhe të patritotëve të kombit të prirë nga Adem Demaçi,Universiteti i Prishtinës u pagëzua me emrin e intelektualit,të udhëheqësit të kryengritjes së Kosovës dhe të patriotit të pashoq:Universiteti ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë.
Ky emërtim,dikujt nuk po i fle në shpirt(sic!),më gjasë,jo i kohës në panteonin e dijes të Universitetit në Prishtinë(sic!).Këto huqe akademike u shfaqën nga afër në një mbledhje të Senatit,ku në sallën e mbledhjes nuk kishte asnjë shenjë zyrtare që ka të bëj me emërtimin zyrtar të Universitetit,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë(sic!).
Pse po ndodh kjo…?!Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës…?!A është emërtimi zyrtar: Universiteti,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë me emrin e njeriut me shpirt kryengritës për Liri të Kosovës dhe për bashkim me Shqipërinë Etnike…?
Thirrje publike për Rekatoratin,Senatin,Këshillin Mësimor dhe Senatin e Studentëve të Universitetit,,Hasan Prishtina,, në Prishtinë që të ti vëhet pikë në emërtimin zyrtar të Universitetit tonë me emrin e patriotit të kombit Hasan Prishtina!
Familja amerikane në Orland Park në Çikago,librat e bibliotekës ua shpërndan lexuesve që parakalojnë nëpër këtë lagje të bukur urbane.
Në hyrje të shtëpisë,kalimtarët e rastit e shohin lajmin se lexuesit e pasionuar të librit,mund të marrin sipas dëshirës librin e shkrimtarit të preferuar dhe,pas leximit librin duhet kthyer në bibliotekën e familjes në Orland Park të Çikagos.
Po atë ditë,që na rastisi të shohim nga afër nismën e familjes amerikane,kalimtarët ndalin për pak çaste dhe i përzgjidhnin librat të gjitha zhanreve të krijimtarisë letrare,i merrnin ato pa ndonjë proicedurë ,,administrative,,dhe shkonin për të kryer obligimet e ditës dhe,për të lexuar librat në kohën e lirë nga biliblioteka e familjes amerikane.
Nisma e bibliotekës nga shtëpia për lexuesit kalimtarë nëpër lagjën amerikane në Orland Park në Çikago,na la mbresë në tiparët e frymës së qytetërimit se bota e librit di të gjykojë dhe të ndryshojë rrjedhën e botës në planetin e shqetësimeve,të stresit dhe të zhurmës të jetës urbane.
Nisma në Orland Park të Çikagos,është fryma e qytetërimit!
Në Shkup përmes porosisë ,,shkencore,,(sic!)të Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut,është botuar libri mësimor për lëndën e historisë për klasën e shtatë,ku,përseri autorët(maqedonas) me mendësi kundër shqiptare,kanë bër lojë fjalësh e fyerjesh për kombin shqiptar.
Në botimet e librit shkollor për lëndët mësimore të historisë e të gjeografisë,ndër vite janë bër fyerje,denigrim të përmasës se kombi shqiptar në hapësirën etnike,sipas të ,,dhënava shkencore,,(sic!)paskëshin ardhur nga malet(sic!).Për këtë paraqitje kundër kombit shqiptar,korpusi politik shqiptar,mbeti veçse si spektator i ngjarjeve për librin mësimor me shenjën e fyerjeve e të denigrimit të kombit shqiptar.
Përkitazi me këta skenarë të njohur kundër kombit shqiptar,qyshse nga vitet 1945 e deri më sot,qarqet e regjimeve komuniste e tashti me kostumin e ,,demokracisë,,(sic!)nuk e kanë ndërruar politikën zyrtare në Shkup,në të gjitha rrafshet deri të fëmija i pasalindur shqiptar,të mbajnë qëndrim për ,,pakicën shqiptare,,(sic!) dhe,gati-gati si qiragjinjë në hapësirën e diellit të tij!
Pse po ndodh kjo?Kur dihet se përmes koalicioneve politike shqiptare me partitë maqedonase,në kabinetin qeveritar në Shkup kemi pasur të emëruar gjashtë ministra shqiptar të arsimit,që përkitazi në rrafshin e botimit të librit mësimor për arsimin dhe shkollën shqipe, janë bër këto lëshime deri në përmasën e denigrimit të historisë të kombit shqiptar.
Në hapësirën shqiptare nuk kemi unifikim,kemi përqarje dhe,në vijat e tarsha për shkak të privilegjeve politike të korpusit politik shqiptar,kanë shkuar në dyert e qeverisë maqedonase si argat e veçse numra qeveritar(sic!)kemi rastin më të shëmtuar të kryetarit të komunës së Tetovës,Bilall Kasami,i cili pa turp e pa shijen politike e thotë për hatër të regjimit maqedonas se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut(sic!).Shteti shqiptar e ka të drejtën kushtetuese të mbrojë e të avancojë çështjen shqiptare në trojet etnike të ndara e të grabitura nga fqinjët ballkanik.
Për fund kur do të ndalet kolovajza kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut?!
“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha, është ta doni atë që bëni.” Steve Jobs
Që kur kam ardhur në Amerikë në vitin 2011, i kam ndjekur vazhdimisht maratonat e Bostonit që bëhen çdo vit në prill me rastin e Ditës së Patriotëve. E ndoqa edhe sivjet maratonën e cila u zhvillua më 21 prill. Merrnin pjesë 32.000 vrapues nga 50 shtete të Amerikës dhe 118 vende të botës. Desha të di , ka marrë pjesë sivjet ndonjë shqiptar/e ? Nga kërkimiet që bëra, mësova se mjekja e re 30 vjeçare, Iva Hoxha, ishte një ndër 32.000 vrapuesit. Të nesërmen e maratonës kontaktova me të dhe mësova shumë për rrugëtimin e saj në Amerikë si dhe për pjesëmarrjen në maratonën e 129 të Bostonit.
CILA ËSHTË IVA?
Në vitin 2010 familja vjen në Amerikë me llotari dhe vendosen në qytetin e Worchesterit, një orë larg Bostonit. Iva ishte 16 vjet kur mbritën në Atdheun e dytë. Vështirësia e parë ishte mësimi i gjuhës angleze, prandaj nuk e ndante fjalorin nga vetja. Për këtë shoqet dhe shokët e klasës e thërrisnin “ vajzë fjalori”. Pasioni për dijen, ishte “arma “ e saj për t’u ngjitur në shkallët e jetës. Pas mbarimit të shkollës së mesme , vazhdoi për 4 vjet Universitetin “Clark” ku u diplomua për biologji dhe studime para mjekësore. Më pas vazhdoi Universitetin “New England College” në degën “Optometri” ( për sytë.) Bëri edhe një vit specializim për sytë te spitali i veteranëve në Boston, gjithësej 9 vjet studime. I mungonte Shqipëria, pasi siç ka thënë Horaci ”qiellin por jo shpirtin, ndryshon ai që shkon përtej detit.” Por, Iva gjente mënyra për ta ndjerë pranë Shqipërinë. Pasqyronte tradita shqiptare si në shkollën e mesme edhe në universitet. Në Ditën Ndërkombëtare paraqiste veshje, këngë, valle shqiptare, fotografi, etj. Bënte skenarë për veprimtari të ndryshme dhe shpesh herë i drejtonte vetë. Çdo vit shkon në Shqipëri ku takon njerëzit e afërt, shoqe e miq. Çmallet me ta dhe kthehet me energji të reja, pasi Atdheu është vendi ku robërohet shpirti
Tani punon mjeke në spitalin e syve dhe veshëve në Boston. -Trej janë pasionet e mia, thotë Iva: “Kujdesi ndaj pacientit, ritja e aftësive profesionale dhe mbledhja e fondeve për një të ardhme më të mirë për kujdesin e syve.”Majlinda, nëna e saj thotë:”Iva është shumë e vendosur dhe e çon deri në fund atë që do.Nuk mburet dhe është krenare për vendin tonë.”
PËRGATITJA PËR MARATONËN
Vrapin e filloi para dy vjetësh, pasi është një mënyrë efikase për shëndetin “pasi është një lloj joge” thotë Iva, si dhe për të përmbushur tre synimet që theksuam më lart. Për të marrë pjesë në maratonën e Bostonit të vitit 2025, duhej një përgatitje e veçantë. Për këtë filloi të punojë qysh në tetorin e kaluar dhe vazhdoi gjashtë muaj. Në fillim pati trajner që udhëzoi githë grupin ku merte pjesë ajo, por punoi shumë vetë, në palesër, duke u kujdesur për ushqimin, duke përballuar të ftohtin e Bostonit gjatë dimrit, etj. Bënte vrap para se të shkonte në punë, duke e filluar qysh në orën 4 e gysmë , ose pas pune nga ora gjashtë e gjysëm deri në tetë të darkës. Pas testeve që ju bënë, u miratua për të marrë pjesë në maratonë.”Bostoni ka një zemër të madhe dhe të jep zemër” thotë Iva. Në maratonë kanë marrë pjesë njerëz që kanë kaluar kancerin, njerëz të gjymtuar në krahë ose në këmbë, si të mos merja pjesë unë?!”
ORËT E MARATONËS
Iva mori pjesë në grupin që kishte si moto :” Vizion për të gjithë”. Distanca që duhet të përshkonin gjithë vrapuesit ishte 26, 2 mile ose 42, 195 km. Një distancë shumë e madhe! Unë mendoja se vrapimi bëhëj në rrugë të sheshtë, por nuk ishte kështu. Iva më shpjegoi se në fillim nis me zbritje, pastaj ka ngjitje . “Ngjitja ishte e vështirë, ndjeja lodhje por do ta përballoj” i thosha vetes tregon Iva. Gjithë itinerarin e bëri për 4 orë e 14 minuta, që bën pjesë në rezultatet e vrapuesve mesatarë. Mbritja në finale është një moment lodhje por edhe gëzimi të veçantë, sikurse tregohet edhe në foto ku i dhanë edhe një medalje. Kishin dalë ta prisnin dy prindërit e saj, Majlinda, Shklqëimi , vëllai Deni i cili ka mbaruar Universitetin e Harvardit si dhe të afërm të tjerë.Pyetjes sime se a do të marrësh pjesë përsëri në maratonë, ajo u përgjigj:”Do të marr pa tjetër!”
Ky vrapim i Ivës ishte një krenari jo vetëm për atë dhe familjen e saj, por edhe për shqiptarët. Me aritjjet në shkollë, në punë e së fundi edhe në maratonën e Bostonit, Iva i shtohet listës së emigrantëve të shquar shqiptarë. Është kjo një krenari edhe për të
Në një ditë të dielltë prilli Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë mblodhi shkrimtarët dhe komunitetin për të promovuar librin më të ri në Diasporë antologjinë “Pena e Gruas” në Stamford, Connecticut.
Antologjia u botua nga kryesia e Shoqatës dhe u financua nga humanistja dhe shkrimtarja e nderuar Monda Hamitaj për të cilën më duhet të theksoj se nuk e ka për herë të parë që bën bamirësi.
Antologjia me gratë poete është muzë, perëndeshë e frymëzimit, ku poezitë e tyre janë si petalet e trëndafilta ndër fllade që sjellin qiellin e shpirtit plot dashuri ndër lexues. Penat e tyre të argjendta kultivojnë farërat që aq shumë i kanë çmuar dhe shijuar lexuesit ndër vite.
Gratë shkrimtare të shoqatës anëtare të vjetra dhe të reja dukej sikur aromatizuan bibliotekën “Ferguson” ashtu si lule të bukura lajmëtare të pranverës që me shkëlqimin e tyre ndriçuan dhe më shumë mjediset e bukura.
Librat mbi tavoline dukeshin si tufa tulipani shumëngjyrëshe dhe në çdo faqe ishin shkrimtaret pjesëmarrëse me poezitë e tyre.
Programin e moderoi plot kulturë Dr. Yllka Filipi njëherazi dhe kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë. Fjala e hapjes së saj ishte e bukur, skrupuloze dhe plot mesazhe. Ajo tregoi për idenë e botimit të antologjisë ku Presidenti z. Adnan Memeti e mori i pari nismën për ta botuar antologjinë dhe për të caktuar një ditë si një festë libri, ku kryesia u bë mbështetja kryesore e kësaj ideje serioze, kulturore dhe atdhetare.
Në emër të shoqatës përshëndeti shkrimtari i shquar Adnan Memeti, president- Connecticut.
Dr. Suela Janina, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB me nje elekuencë në të folur dhe plot mirësi përshëndeti të gjitha shkrimtaret gra të cilat po japin një kontribut të madh në fushën e letrave në Diasporë.
Shkrimtari i mirënjohur Mhill Velaj ish kryetari i shoqatës i dorëzoi Dr.Bexhet Asanit titullin Akademik nga universiteti shtetëror Uberaga Brazil që është nënshkruar nën trashëgiminë e Prof. Kristaq Shabanit, qe është president i Akademisë Pegasiane në Shqiperi. Ai është promotori dhe hartues i programimit pegasian të LNSHPA “PEGASI.
Mbresëlënëse ishin të gjitha kumtesat dhe përshëndetjet si nga autoret Arjeta Kotrri Ferlushkaj- New Jersey, Ani Gjika- Massachusetts, kumtesë nga Dr. Iris Halili- Florida që e lexoi zonja e nderuar poetja Ibadete Humolli Tetaj, poetja Reshida Çoba-California, Valbona Ahmeti- Canada, Kozeta Zylo- New York, gazetarja e mirënjohur e Zërit të Amerikës Laura Konda- Washington D.C dhe poetja e njohur, aktivistja znj. Rita Saliu.
Antologjia e parë iu dhurua Ambasadore Dr. Janinës nga Dr. Filipi dhe më vonë librat u shpërndanë për të gjitha autorët nga shkrimtari Velaj.
Natyrisht do të ketë botime të tjera edhe më të bukura nga zonjat shkrimtare, sepse jam e sigurtë që ato janë siç thotë shkrimtarja e shquar amerikane Toni Morrison si: “Nëse gjen një libër që vërtet dëshiron ta lexosh, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruash”.
Pas mbylljes së ceremomisë së librit të ftuarit morën pjesë në koktejlin e përgatitur enkas nga Kryesia.
Ishte një ditë e bukur për shkrimtaret që promovuan antologjinë “pena e Gruas” në nderim të saj, sepse me penën e ndritur gruaja shkrimtare në Diasporë pasuron edhe më shumë letrat shqipe.
Të gjitha këto gra shkrimtare që janë pjesëmarrëse në antologji janë në harmoni me shpirtin e tyre qe është si një lumë që rrjedh dhe arrin në destinacionin përgatitur për të qenë vetvetja.
Këto shkrimtare e dinë mirë se me shkrimet, poezitë e tyre duke i ndarë me lexuesit kuptojnë që shumë jetë mund të transformohen për mirë.
Aktiviteti promovues për antologjinë u filmua nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent Qemal Zylo, nga z. Sokol Paja, Editor i Gazetës “Dielli”, TV “Kultura Shqiptare” me themelues dhe producent z.Adem Belliu si dhe AA New York TV me themelues dhe producent z. Skënder Pali.
Autorja e shkrimit është shkrimtare, ish sekretare pranë Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un, Albany dhe në Online si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Më 2 prill 2025, në mbrëmje, ambientet madhështore të Cipriani 25 Broadway në Nju Jork—të njohura për tavanet e stolisura me afreske dhe historike—pritën një gala të veçantë kushtuar fotografit dhe humanistit ikonë, shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Kjo mbrëmje e paharrueshme u organizua me përkushtim të lartë për të nderuar veprat dhe kontributin e Berishës ndaj botës shqiptare.
Karriera dhe veprimtaria e Fadil Berishës nuk kufizohen vetëm në fushën e fotografisë së modës, por shtrihen përtej saj, në arritjet e tij të mëdha në skenën ndërkombëtare artistike por edhe në bujarinë e thellë dhe fuqizimin që ai u ofron të gjithë atyre që takon. Gatishmëria e tij unike për të ndarë jo vetëm talentin, por edhe zemrën dhe mundësitë e tij, ka prekur jetën e shumë njerëzve. Fadil Berisha është një figurë e dhembshur që ngre të tjerët lart.
Përkushtimi i tij ndaj atyre që kanë nevojë e ka bërë atë një figurë të dashur përtej botës së artit. Ndikimi i Fadil Berishës në botën e fotografisë është i padiskutueshëm. Fotografia e tij e Halle Berry-it shënoi një moment historik, kur u shfaq në kopertinën e revistës Amerikan, People, duke e bërë atë gruan e parë me ngjyrë që u paraqit ndonjëherë në kete kopertinën. Ky sukses ishte vetëm një nga shumë momentet kulmore në karrierën e ndritur të Berishës, i cili ka kapur në mënyrë të vazhdueshme bukurinë dhe forcën e subjekteve të tij, duke thyer barriera dhe rishkruar standardet e bukurisë. Ai ka qenë fotografi zyrtar për orët ikonike të kompanisë Rolex, duke sjellë mjeshtërinë e tij artistike në shërbim të një prej emrave më të njohur të luksit në botë.
Ai ka fotografuar disa nga figurat më të njohura të filmit, modës, sportit, politikës dhe artit. Portofoli i tij përfshin portrete të ikonave si Bill Clinton, Rafael Nadal, Plácido Domingo, Sharon Stone, Joan Collins, Linda Evans, Carmen Dell’Orefice, Snoop Dogg, Donald Trump, Martha Stewart, Maye Musk dhe Zara Tindall, mbesa e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ndër të shumtët. Me talentin dhe përkushtimin e tij të palëkundur, Fadil Berisha ka hapur dyer dhe ka thyer barriera në skena ndërkombëtare ku asnjë Shqiptar nuk kishte shkelur më parë, duke lënë një gjurmë të paharrueshme
Carol Alt, Carmen Dell’Orefice, Beverly Johnson dhe Fadil Berisha
Përtej fotografisë së tij, Fadil Berisha është bërë një ambasador kulturor për shqiptarët kudo në botë. Ai e ka ngritur bukurinë dhe talentin shqiptar në qendër të vëmendjes, duke i dhënë komunitetit shqiptar një yll nën të cilin të shkëlqejë—diçka që, si shqiptarë-amerikanë, rrallëherë e kemi parë në një përmasë kaq të madhe. Përmes punës së tij, ai ka promovuar botën shqiptare në nivelet e larta.
Mirësia e Berishës pasqyron bujarinë e zemrës dhe shpirtit për të cilën janë të njohur shqiptarët, duke ofruar kohën dhe talentin e tij për kauza në të cilat beson thellësisht. Përpjekjet e tij bamirëse, mentorimi i artistëve të rinj dhe përkushtimi ndaj kauzave humanitare e kanë konsoliduar reputacionin e tij si një vizionar artistik dhe udhëheqës.
Fadil Berisha ka lënë gjurmë jo vetëm duke festuar bukurinë përmes fotografisë së tij ikonike, por edhe duke kapur realitetet e ashpra të konflikteve dhe duke mbrojtur drejtësinë. Fushata mediatike, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, deri te Shtëpia e Bardhë, “Stop the Killing in Kosova” gjatë luftës në vitin 1999, e realizuar së bashku me regjisorin e ndjerë të Hollivudit, shqiptaro-amerikan Stan Dragoti, dhe aktivistët Donika Bardha dhe Avni Mustafaj, mbetet një dëshmi e përkushtimit të tij ndaj njerëzimit.
Ky event ishte shumë më tepër se një festë ditëlindjeje; ishte një homazh i thellë për veprën jetësore të Fadil Berishës, avokimin e tij të palodhur dhe ndikimin transformues që ai ka pasur mbi breza të tërë artistësh. Njerëz nga e gjithë bota u mblodhën për këtë mbrëmje madhështore, të bashkuar për të nderuar këtë njeri të veçantë.
Fadil Berisha, Inva Mula dhe Olen Cezari
Një Mbrëmje e Yjeve Ky event i mbushur me yje tërhoqi personalitete të shquara nga fusha të ndryshme.
Ndër të ftuarit e nderuar ishin:
• Martha Stewart – Ikonë e stilit të jetesës
• Beverly Johnson–Supermodele e parë me ngjyrë
•Candy Spelling – Producent dhe filantrope
• Carol Alt – Modele dhe aktore ndërkombëtare
•Katie Ford – Drejtuese në industrinë e modës
• Carmen Dell’Orefice – Modele legjendare në moshën 93-vjeçare • Nikki Haskell – Personalitet mediatik
• Paula Shugart – Presidente e Miss Universe
• Evie Evangelou – Themeluese e Fashion 4 Development
• Barbara Winston, David Hryck, Stacey Schieffelin, Ginni Conquest, Esther Swan
• Emina Cunmulaj – Modele dhe humaniste • Eliza Dushku – Aktore Hollivudiane
• Nate Dushku – Regjisor
• Tony Dovolani-Ylli i kërcimit
• Dwight V. Brown.
Fadil Berisha dhe familja e Martha Stewart – Ikonë e stilit të jetesës
Eventi prezantoi një përzgjedhje të gjerë të punës së Fadilit ndër vite, përfshirë edhe një fragment nga filmi i tij i vlerësuar, Dear Albania, në bashkëpunim me Eliza Dusku dhe vellau i saj, Nate. Ky dokumentar solli kulturën dhe bukurinë e rallë të Shqipërisë përpara botës, në një kohë kur pak veta dinin se ku ndodhej Shqipëria në hartë.
Puna e tyre e përbashkët nuk theksoi vetëm peizazhet mahnitëse të Shqipërisë, por edhe identitetin dhe krenarinë e popullit të saj. Familja Dushku mori pjesë në gala për të nderuar mikun e tyre të dashur, duke festuar një pasion të përbashkët për të promovuar trashëgiminë shqiptare dhe shqiptarët Gjithashtu, u ndanë mesazhe video thellësisht prekëse nga Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, dhe Clive Davis, drejtuesi legjendar i industrisë muzikore—të dy njohën trashëgiminë e Fadil Berishës në ngritjen e artit dhe humanizmit.
Perparim Rama duke i dhene çmimin Çelsi i Qytetit te Prishtines, Fadil Berishes
Homazhet e tyre të sinqerta u pasqyruan edhe nga personalitete të shquara nga e gjithë bota, përfshirë yjet shqiptare Shkurte Fejza dhe Aurela Gaçe, dhe shumë të tjerë që i dhanë emocion e vlerë këtij momenti të veçantë. Kontributi i Fadil Berishës në art dhe kulturë u njoh zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili i dorëzoi Çelësin e Qytetit—një nder që vlerëson përkushtimin e palëkundur të tij për promovimin e trashëgimisë dhe talentit shqiptar në skenën ndërkombëtare.
Në këtë çelës simbolik ishte gdhendur një mesazh domethënës: “Përmes dritës dhe hijes ne tregojmë historinë tonë, dhe në atë histori gjejmë lirinë — ky është Fadil Berisha.”
Fadil Berisha dhe Emina Çunmulaj
Ai u nderua gjithashtu nga Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili i dorëzoi një certifikatë ku shkruhej: “Artist i mrekullueshëm, atdhetar i palodhur.” Si një dhuratë nga një maestro për një tjetër, Genc Tukiçi kompozoi një melodi të veçantë në nder të Fadil Berishës dhe ia dorëzoi atij veprën e kompozuar të vendosur në kornizë.
Gjatë mbrëmjes, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze i dorëzoi Z. Fadil Berisha një pllakë mirënjohjeje dhe e nderoi me titullin “Anëtar Nderi” për kontributin e tij në çështjen shqiptare dhe promovimin e kulturës sonë. Ndërsa mbrëmja vazhdoi, mbërriti edhe një tjetër vlerësim—kësaj here nga një institucion që bashkëpunon me entitete pranë Vatikanit. Presidenti Prof. Gabriele Pao Pei Andreoli, përfaqësues i Institutit për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim (IASC), i dorëzoi z. Berisha çmimin “World Changer Award” dhe Medaljen e Artë të Nderit të IASC, duke vlerësuar ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën globale. “Fadil Berisha nuk kap vetëm fytyra,” tha Prof. Andreoli gjatë ceremonisë, “ai kap shpirtin.”
Eliza Dushku me vëllain dhe Tony Dovolani, Fadil Berisha e Foti Kokeri
Fadil Berisha shfrytëzoi këtë moment të veçantë për të shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj Paula Shugart, Presidente e Miss Universe, e cila ishte e pranishme në sallë. Ai kujtoi me emocion përpjekjet e tij për të siguruar përfaqësimin e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë skenë botërore, duke theksuar se ishte pikërisht Paula ajo që “na dha një mundësi.” Në fjalën e tij, ai u shpreh: “Falë teje, punonim së bashku me 51 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me 96 vende të tjera anembanë botës. Unë po i ndihmoja të gjithë të tjerët të duken të bukur, por populli im nuk ishte aty.
Ti ma dhe mundësinë në vitin 2001—fillimisht me Miss Albania, dhe më pas me Miss Kosova,” tha Fadili, i mbushur me emocion. Falë kësaj mbështetjeje, për herë të parë në histori, si Miss Albania ashtu edhe Miss Kosova u bënë pjesë e konkursit prestigjioz të Miss Universe.
INVA MULA, FOTI KOKERI DHE FADIL BERISHA
Drejtimi artistik i mbrëmjes ishte thjesht spektakolar. Aktorja e njohur Eliza Dushku përshëndeti të ftuarit dhe prezantoi divën e njohur botërisht të operës, Inva Mula, dhe Maestro Genc Tukiçin. Zonja Mula, e cila kishte udhëtuar nga Dubai posaçërisht për këtë rast, shërbeu jo vetëm si interpretuesja kryesore e mbrëmjes, por edhe si drejtoresha artistike vizionare që orkestroi rrjedhën e programit me mjeshtëri të lartë. Ajo hapi spektaklin me këngën “Shqipëri o vendi im,” e shoqëruar në piano nga Maestro Tukiçi, i cili kishte ardhur nga Parisi.
Performanca e Inva Mulës me këngën “Te volio bene,” e shoqëruar nga violinisti i njohur Olen Cesari, i ardhur nga Tirana, dhe pianisti Tukiçi, magjepsi publikun, duke shkrirë emocionin dhe artin në një harmoni të përsosur. Mbrëmja vijoi me një interpretim të fuqishëm të “Czardas” nga Monti, nga Cesari dhe Tukiçi, duke dëshmuar edhe një herë talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe duke lënë gjurmë të paharrueshme tek të pranishmit. Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, dolën në skenë me një performancë të paharrueshme që ngjalli gjithë sallën; publiku u ngrit në këmbë duke kërcyer e festuar me gëzim të pamasë.
******
Fadil Berisha dhe Nevila Dudaj
Sopranoja Deshira Ahmeti mahniti publikun me “O Mio Babbino Caro”, ndërsa “Baresha” — një nga këngët më sfiduese për t’u interpretuar dhe një homazh ndaj Nexhmije Pagarushës, zëri i saj pushtoi sallën dhe u shoqërua nga pamje magjepsëse të Rugovës dhe Kosovës, duke sjellë emocione të thella për atdheun dhe trashëgiminë kulturore. Më pas, Elsa Lila solli një performancë të ndjerë dhe ajo prezantoi Dea Krliun, një zë i ri, zëri i së cilës shpërtheu në sallë me fuqi dhe emocion, duke lënë publikun pa fjalë me interpretimin e saj të “Listen”.
Beti Beno, presidente e “Motrave Qiriazi” ndau një bursë studimore për Nora Muhaxhirin, e cila e falënderoi me një këngë të ndjerë. Ndër performancat më të veçanta ishin edhe ato të ikonave të muzikës shqiptare: Albërie Hadërgjonaj, Yllka Kuqi, Gëzim Nika dhe Mira Konçi. Mbrëmja përfshiu gjithashtu një interpretim të jashtëzakonshëm të “Gjeneral Gramafoni” nga Laver Bariu, i luajtur nga klarinetisti i talentuar Igli Tuga, si dhe këngë tradicionale të kënduara me mjeshtëri nga Arian Kerliu.
Një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes ishte kur legjenda Parashqevi Simaku doli në skenë, zëri i saj mbushi sallën madhështore të Cipriani-t. Pas gati dy dekadash larg skenës, performanca e saj e fuqishme dhe emocionale — kushtuar Fadil Berishës — u prit me ovacione në këmbë. Publiku mbeti i mrekulluar, duke qenë dëshmitar i rikthimit triumfues të një ikone, zëri i së cilës vazhdon të jehon me bukuri dhe hir. Në sallë ishin edhe Elton Ilirjani dhe Elvira Tata, që e kanë mbështetur me përkushtim rikthimin e saj.
Kjo ide u shpik me zemër dhe përkushtim nga një grup grash që u bashkuan posaçërisht për të organizuar këtë mbrëmje, duke krijuar “Motrat e Fadilit” — të bashkuara nga dashuria dhe mirënjohja për Fadil Berishën dhe bindja se ai duhej nderuar në një mënyrë të denjë. Secila prej tyre solli përvojën dhe aftësitë e veta, duke dhënë një kontribut të çmuar për ta bërë këtë ngjarje një sukses të vërtetë.
Ambasdori Ervin Bushati dhe Donika Bardha
● Fotini A. Kokeri – Filantropiste me ndikim, udhëheqëse e Kosloski Family Foundation, e njohur për veprimtarinë bamirëse dhe avokimin kulturor. Shërbeu si Sponsore e Përgjithshme dhe forca udhëheqëse pas organizimit të kësaj mbrëmjeje.
● Inva Mula – Diva e famshme e operës, e lavdëruar në skenat më prestigjioze të botës. Shërbeu si drejtoreshë artistike e mbrëmjes.
● Deshira Ahmeti – Soprano me zë të fuqishëm dhe prezencë mbresëlënëse. Shërbeu si bashkëdrejtuese artistike.
● Beti Beno, Eva Burnazi dhe Anna Cohen, nga organizata “Motrat Qiriazi,” të përkushtuara në promovimin dhe mbështetjen e iniciativave bamirëse.
● Nevila Dudaj – Sipërmarrëse me ndikim.
● Donika Bardha – Aktiviste dhe promovuese e përkushtuar e artit dhe kulturës shqiptare, si dhe zëri përfaqësues i “Kantina Bardha.”
Ndër të tjerë që kontribuan në këtë event ishin Tony Dovolani me ekipin e tij nga Dance With Me Studios, znj. Roberta Panairi nga fondacioni Albanians Fighting Cancer, Ismer dhe Vera Mjeku, kompania Namani, European Pastry, AADO, Bella Event Planner, znj. Erjola Xheko.
Dhe për të përmbyllur mbrëmjen, fjalët e veçanta të Avni Mustafajt, miku më i ngushtë i Fadil Berishës për mbi 25 vjet, treguan një anë tjetër të kameras së tij — atë që kap jo vetëm imazhe, por edhe shpirtin.
“Që nga kampet e refugjatëve në Maqedoni, Fadil Berisha i ka parë fëmijët të dalin me rroba të grisura dhe fytyra me pluhur. Por kur i sheh përmes aparatit të tij, ai nuk sheh varfëri — ai sheh forcë dhe krenari. Fadili ka një aftësi të veçantë: të të shikojë në sy dhe të të kuptojë thellë. Me të, ndihesh i sigurt të jesh vetja, sepse ai e sheh kush je me të vërtetë,” theksoj Mustafaj.
Parashqevi Simaku, Fadil Berisha, Elton Ilirjani dhe miq te tjere
Mbrëmja në Cipriani mblodhi personalitete dhe miq nga e gjithë bota—njerëz që kanë punuar me ose janë frymëzuar nga Fadil Berisha ndër vite. Ajo që e bëri natën të paharrueshme ishte ndjesia e thellë e unitetit, dashurisë dhe respektit që mbushte çdo cep të sallës. Përkushtimi i organizatorëve, admirimi i të ftuarve dhe performancat e fuqishme krijuan një atmosferë të vërtetë festimi dhe krenarie.
Edhe pse shumë të tjerë nuk ishin fizikisht të pranishëm, prania e tyre u ndje—ishin aty me mendje dhe me zemër. Fadil Berisha është më shumë se një artist vizionar; ai është një udhëheqës i vërtetë dhe një urë lidhëse që bashkon kultura, breza dhe trashëgimi krijuese me hir dhe qëllim.
Gëzuar ditëlindjen, Maestro Fadil Berisha. Siç thotë fjala e urtë shqiptare, miqësia është si drita – vizioni juaj na frymëzon, na jep dritë – sot, nesër dhe gjithmonë.
*Autorja është një eksperte me përvojë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare me Publikun, me mbi 20 vjet përvojë në diplomaci, avokim dhe komunikim strategjik. Ajo ka ndërtuar narrativa, ka krijuar partneritete dhe ka avancuar iniciativa në sektorë të ndryshëm. Si shkrimtare, ajo sjell një zë të veçantë në çështje komplekse, duke ndërthurur tregimtarinë me një kuptim të thellë të çështjeve globale.
Te nderuar anetare te famullive tona dhe te komunitetit shqiptar.
E mbyllëm me sukses mbledhjen e fondeve për shërbimet funerale këtu si dhe transportin dhe varrimin e të ndjerës Kristina Përbasha në Shqipëri.
Ne emer te meshtareve dom Dino Çekrezi dhe Dom Fred Kalaj, ju falenderojme per bujarine dhe gadishmerine tuaj, Shoqatat Atdhetare dhe secilin individ qe kontribuat ne kete aksion humanitar. Faleminderit Joli Paparisto per ndihmesen e saj ne kete Fundraiser.
Zoti jua shperblefte me shendet, hire e bekime ne familjet tuaja.
Procesi i transportimit te trupit se ndjeres Kristina ka filluar. Ne do t’ju njoftojme ne vazhdim deri ne realizimin e amanetit te saj.
Me respekt,
Valentin Lumaj
Me poshte eshte shuma e plote e mbledhur dhe sherbimet qe do te kryhen:
1. Shoqata Mirdita $2,150
2. Shoqata Malesia e Madhe $1,000
3. Shoqata Kosova $1,000
4. Pjeter Stanaj $1,000
5. Gjergj Zefi Ded Nishi Dedivanaj $1,000
6. Deda Dedvukaj $1,000
7. Jehona e Malësisë $500
8. Gjok Junçaj $500
9. Ylli Cakani $500
10. John Gjolaj $500
11. Anonymous $500
12. Petrit Thaqi $300
13. Kemal Kokona $300
14. Pjerin Prekaj $200
15. Nicholas Sinishtaj $200
16. Leonard Lulaj $200
17. Vilson B Jakaj $200
18. Lindon Lajçaj $200
19. Lulzim Smakaj $200
20. Lek Pecaj $200
21. Vasel Marku Sinishtaj $200
22. Dashamir Dajanaj $200
23. Armando Doku $200
24. Geno Smakaj $200
25. Mario Gjeloshaj $200
26. David & lucy Juncaj $200
27. Gjergj Vuktilaj $150
28. Paulin Marku $150
29. Ylli Gilaj $100
30. Joli Paparisto Paparisto $100
31. Nik Gjonaj $100
32. Valentino Lumaj $100
33. Ndue Grabanica $100
34. Luvigj Nilaj $100
35. Kol Zef Bujaj $100
36. Kole Kroj $100
37. Gentjan Vjerra $100
38. Anton Marku $100
39. Vasel Gojçaj $100
40. Nik Mitaj $100
41. Nikoll Lulgjuraj $100
42. Anna Rumija $100
43. Ujk Çerkezi $100
44. Marjan Rumija $100
45. Aleksander Pepaj $100
46. Niko Kokalari $100
47. Fran Nikaj $100
48. Valentina Pati $100
49. Agostin Tina $100
50. Mark Gojcaj $100
51. Lindita Mustafa $100
52. Artan Gjoka $100
53. Jani Bejko $100
54. Tom Gjokaj $100
55. Julie Stanaj $100
56. Pellumbesha Biba $100
57. Emanuel Bota $100
58. Flux Hair Studio $100
59. Viktor Perlaska $100
60. Bardhok Markaj $100
61. Jetnor Malaj $100
62. Marie Sylaj $100
63. Anton Bunjaj $100
64. Gjek Vocaj $100
65. Ylli Nilaj $100
66. Arben Lumaj $100
67. Antoneta Lucaj $100
68. Agron Duhani $100
69. Mirela Gjura $100
70. Mark Kalaj $100
71. Leonard Miraj $100
72. Gjergj Vulaj $50
73. Fran Shkreli $50
74. Mira Pllumaj $50
75. Preng Tarazhi $50
76. Luce Gashaj $50
77. Lekë Qafa $50
78. Pjeter Pepaj $50
79. Kol Gjelaj $50
80. Prel Popaj $50
81. Antoneta Gjolaj$50
82. Besa Krosi $50
83. Alketa Hima $50
84. Taulant Sina $50
85. Tringa Nilaj $50
86. Suela Dosti $20
87. Valentina Tesho $20
88. Anonymous $200
89. Anonymous $100
90. Anonymous $100
91. Anonymous $100
92. Anonymous $100
93. Anonymous $100
94. Anonymous $50
95. Anonymous $50
96. Anonymous $50
97. Anonymous $50
98. Anonymous $50
99. Anonymous $50
100. Anonymous $50
101. Anonymous $50
102. Anonymous $50
103. Anonymous $30
104. Anonymous $20
105. Anonymous $20
106. Anonymous $20
107. Anonymous $20
Total $19,450
Me keto donacione do te mbulohen keto sherbime:
1-Sherbimet funerale per te ndjeren Kristina Perbasha ne Chapel Hills Funeral Homes qe nga data 24 Shkurt.
2-Sherbimet funerale dhe transporti per ne Shqiperi nga Wasik Funeral Home.
3-Arkivoli dhe sherbimet e varrimit ne Shqiperi
4- Gofundme 3% charge.
Paçi te gjithe Pashke te bardha, paqe dhe bekimet e Zotit!
Dje u përkujtua në Shkodër por edhe në rrjetet sociale demonstrata e 2 Prilli i vitit 1991. Në këtë revoltë popullore kundër sistemit të kalbur komunist, që po mundohej të mbijetonte nëpërmjet manipulimit të votave të 31 Marsit 1991, morën pjesë rinia shkollore e gjimnazeve “Jordan Misja” dhe “29 Nëntori”, të cilëve ju bashkua masivisht populli i Shkodrës.
Kjo demonstratë rezultoi me 4 demostrues të vrarë, mbi 100 të plagosur. Po ashtu rezultoi me djegjen e Komitetit të Partisë së Punës dhe mjeteve të blinduara ushtarake të pushtetit komunist.
Ndërsa rezultati pozitiv i kësaj demonstrate ishte se kjo datë shënon rënien e një sistemi gjakatar dhe kthesën e madhe drejt një sistemi demokratik për të gjithë shqiptarët.
Çdo vit 2 Prilli përkujtohet në Shkodër në mënyrë të njëanëshme, pra nga Partia Demokratike dhe forcat e djathta antikomuniste. Kam vënë re që socialistët shqiptarë nuk marrin pjesë,
nuk e përkujtojnë dhe nuk e nderojnë demonstratën e 2 Prillit.
Po a duhet që socialistët shqiptarë t’a nderojnë 2 Prillin?
Unë mendoj se po.
Nëse se të gjithë biem dakord se kjo demonsratë shëmbi themelet e komunizmit dhe hapi rrugën drejt një sistemi të ri demokratik për të gjithë shoqërinë shqiptare, atëherë duhet të
biem dakord që edhe sodialistët shqiptarë, si pjese e kesaj shoqerie i gëzojnë dhe shijojnë të mirat dhe beneficionet e kësaj demonstrate. Edhe socialistët e shqipërisë po e gëzojnë këtë demokraci, me levi e te lire ne te gjithe botën me prima private e biznese të fuqisbme, biles edhe duke qenë në pushtet shumë më gjatë se demokratët.
Tani, të gëzosh lirinë dhe të drejtat demokratike të fjalës, tubimit,ke I he’s, pronës dhe votës së lirë, në themel të së cilave është gjaku u dëshmorëve të demokracisë, dhe nga ana tjetër të mos tregosh nderim apo respekt ndaj kësaj vepre sublime, humane dhe civile, kjo në rastin më të mirë quhet MOSMIRËNJOHJE.
Unë nuk e kam fjalën dhe nuk pres nga drejtuesit e Partisë Socialiste apo drejtuesit e pushtetit aktual që të tregojnë respekt ndaj dëshmorëve të 2 Prillit. Ata janë bijtë, nipërit
dhe mbesat e byroistëve të nomenklaturës komuniste. Ata nuk do të shprehin asnjë keqardhje për masakrën e baballarëve të tyre por as mirënjohje për demokracinë që gëzojnë.
Unë e kam fjalën për masën popullore socialiste shqiptare. Ata duhet të reflektojnë, ata duhet të bëjnë divorcin një herë e përgjithmonë me komunizmin dhe veprat famëkeqe të tij. Ndërrimi i programit dhe emrit të Partisë së Punës në Parti Socialiste me 12 Qershor 1991, dy muaj mbas demonstrates së 2 Prillit, u kuptua fillimisht dhe duhej të ishte si një kthesë edhe për socialistët që deshirojnë t’i bashkohen vlerave dhe parimeve demokratike evropiane. Por këta socialistë, që mund të jenë miqtë apo të afërm të mij, duhet që ta tregojnë dhe shfaqin pro-evropianizmin në rradhë të parë duke dënuar komunizmin, i cili vrau, persekutoi dhe izoloi një popull liridashës. Te jesh socialist nuk do te thote se je antidemokratik. Te jesh socialist nuk do te thote të jesh komunist.
Prandaj tregojeni veten se jeni me te vertete liridashes, qe nuk i doni diktaturat, që i respektoni heronjtë, që jeni ne nivel te kulturës dhe emancipimit evropian.
Socialistët shqiptarë duhet që t’u kthehen vlerave dhe virtyteve njerëzore të njohjes dhe mirënjohjes ndaj heronjve që dhanë jetën edhe për ta. Kur është fjala për data përkujtimore te flamurit dhe të pavarësisë sikurse është 28 Nëntori, edhe për datat e lirisë dhe të demokracisë, sikurse është 2 Prilli, të gjithë shqiptarët, demokratë dhe socialistë duhet të bëhen bashkë. Ndasia dhe urrejtja janë një barrë e madhe për ne për të ecur së bashku si popull.
Martin Luther King luftoi per te drejta dhe liri njerezore për një pjesë të shoqërisë amerikane, por sot ai kujtohet dhe nderohet nga i gjithë populli amerikan.
Ai pati thënë:
“Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër ose të humbasim së bashku si budallenj”.
Sa shpejtë jemi tjetërsuar,secili në udhët e jetës pikë e pesë…!
Sa të politizuar që jemi:Kjo është partia ime,ky është mëngjesi dhe interesi im…!
Përditë po e hamë bukën e bardhë,por toka ka mbetur djerrinë dhe,siç thonë në fshat, kurrë nuk kemi pasur më shumë të mira në sofër,nuk di sa do të zgjasë…?
Në kryeqytetin e Prishtinës,në mëngjeset e jetës nuk kemi asnjë gazetë të ditës dhe,as një kioskë për shitjen e gazetave…!
Përfunduan studimet universitare dhe në kolegjët tona,por deri tash nuk kanë bibliotekë profesionale dhe të botimeve letrare shqiptare dhe botërore.Pse pa bibliotekë të rinjët tanë në Kosovë…?!
Erdhi koha:Secili kokën me një anë dhe,pa fije respekti të ndërsjellë!
U lavduan shumë në një takim:Kemi arritur shumë në arsim,në ekonomi,në shëndetësi dhe,në fushat tjera të jetës…Por,harruan se pacientët në spitalet tona,ilaqet duhet me i marrë me veti dhe,është hera e tretë që PISA arsimin në Kosovë e ka vënë në listën e parafundit të arsimit në botë,gati-gati me barasvlerën e dobët me arsimin në Afrikë!
Koha dhe autoriteti i mësuesit tonë?
Pse kaq shumë jemi ndarë me ngjyrat e partive politike në Kosovë?
Për shtetin e Kosovës,pozita dhe opozita përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës,e kanë përgjegjësinë e mekanizmave të njëjtë për shtetndërtimin…!
Deputet e popullit dhe vota e lirë e sovranit,është një kontratë e demokracisë,por për këto vite,deputetet harruan të takojnë ndonjëherë sovranin e votës së lirë dhe,nuk kanë shkuar asnjëherë për të vizituar ndonjë fshat të Kosovës…!
Tërë jeta politike zhvillohet(vetëm)në Prishtinë!
Unë flas,ti fletë,ata flasin,por nuk i dëgjon askush.
Sa të neveritshëm,analistat (p)olitikë në televizionet tona.
Tashti kemi me qindra e mija diploma universitare dhe,u muar vesh edhe tituj (shkencor),por askush nuk ka bër një bilansë për diplomat, se sa ato kanë vlerë për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të shtetit të Kosovës!
Jeta parlamentare në Prishtinë,herë me skena cirkusi e herë me skena të komedisë…Ende nuk kemi parë nga afër ndonjë program politik(individual)të deputetëve të popullit për kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës!
Sa larg Prishtina dhe Tirana…?
Mos të harrojmë se Kosova është hisja jonë kolektive dhe kombëtare!
Komentet