Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.
Dragan Shtavlanin
Afrimi i Edi Ramës dhe Alleksandar Vuçiqit nuk është “i shëndetshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
“Në fakt, duhet përkujtuar se një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike.
Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm”, konsideron Joseph.
Ai shton se është fakt i paqëndrueshëm që Kosova ende nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e pronës së Manastirit të Deçanit.
Ai po ashtu thekson se Kosova e ka obligim që ta zbatojë vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse këtë e ka pranuar në vitin 2013 dhe 2015, në kontekstin e negociatave.
“Prishtina mund të propozojë në mënyrë konstruktive se si Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të organizohet në harmoni me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe me interesat e serbëve atje. Është shumë e mundur të formohet një asociacion i tillë që nuk do të ishte Republikë Sërpska, duke kontribuar kështu në krijimin e besimit”.
Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e paraqet Serbinë si një partnere kyçe në rajon për Perëndimin, edhe pse nuk është.
“Në fakt është një faktor destabilizues. Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh ‘Botën serbe’, sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin, duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë”, thekson Joseph.
Protestat janë një problem serioz për Vuçiqin
Radio Evropa e Lirë: Në muajt e fundit, qytetarët e Serbisë kanë protestuar në shumë qytete për çështje mjedisore, veçanërisht për shkak të projektit kundërthënës të kompanisë, Rio Tinto për shfrytëzimin e litiumit. A është luhatur seriozisht pozicioni i Alleksandar Vuçiqit, për herë të parë që nga ardhja në pushtet nëntë vjet më parë apo ai ia doli të kontrollojë dëmin duke shtyrë ligjet e diskutueshme për shpronësimin e tokës dhe referendumin, të cilat, të paktën pjesërisht e zbutën zemërimin e publikut?
Edward Joseph: Mendoj se ky është një problem serioz për Alleksandar Vuçiqin dhe regjimin autokratik, në krye të së cilit është ai. Ai, gati se për një dekadë e udhëheqë vendin prapa nga një demokraci e dobët, por megjithatë një demokraci siç ishte në të gjitha qeveritë e mëparshme pas rënies së Sllobodan Millosheviqit e deri në vitin 2012. Që atëherë, qeveritë e drejtuara nga Alleksandar Vuçiqi kanë qenë jodemokratike. Këto protesta për mjedisin janë sfidë për të, sepse shprehin në radhë të parë kërkesën për demokraci, që të dëgjohet zëri i qytetarëve në vendimmarrje.
Protesta dhe bllokim rrugësh në mbarë Serbinë
RFE/RL
Më 4 dhjetor, në Beograd dhe disa qytete të tjera në mbarë Serbinë, qytetarët bllokuan rrugë dhe ura, për të kundërshtuar disa ndryshime ligjore, që thonë se favorizojnë kompanitë private dhe dëmtojnë mjedisin. Qytetarët po kundërshtojnë ndryshimet në Ligjin për Shpronësim dhe atë për Referendum.
Fakti që demonstratat janë masive, që nuk janë shprehje e politikës së një partie të caktuar, por e pakënaqësisë së gjerë të qytetarëve – ka të bëjë me vetë thelbin e demokracisë. Gjegjësisht, njerëzit janë të pakënaqur sepse askush nuk i ka pyetur për mendimin e tyre kur kanë marrë vendimin që Rio Tinto të shfrytëzojë litiumin. Është një sfidë për një regjim që dëshiron të paraqitet si i fuqishëm dhe i suksesshëm duke u mburrur për rritjen ekonomike.
Radio Evropa e Lirë: Po, progresistët po përpiqen për kontroll të gjithanshëm për të mos lënë hapësirë për votat e disidentëve. Në rast të ndonjë çarjeje në sistem që do të lejonte veprime të ndryshme politike, ata kanë frikë se ajo çarje mund të zgjerohet.
Edward Joseph: Absolutisht për këtë bëhet fjalë. Autokracia nuk toleron mendime të ndryshme dhe përpiqet për kontroll gjithëpërfshirës dhe jodemokratik. Këtu bëhet fjalë për pushtetin e një partie dhe të një njeriu dhe prandaj është joliberale. Të treguarit e dobësisë është i zakonshëm në një sistem demokratik, por është i papajtueshëm me regjimet autokratike.
Po të ishte demokratike Qeveria në Beograd, do të shqetësohej për pakënaqësinë e qytetarëve në rastin e Rio Tintos, por jo aq shumë, sepse protestat janë të zakonshme në sistemet demokratike. Por në regjimet autokratike demonstratat nuk janë të pranueshme dhe për këtë arsye ato janë kërcënim shtesë për regjimin e Vuçiqit.
Vuçiqi do të mbetet president, por i dobësuar
Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet më tutje? Pas disa muajsh do të mbahen zgjedhjet në Serbi. Prandaj, shumë besojnë se Vuçiq bëri një manovër të shkathët duke e shtyrë miratimin e dy ligjeve të përmendura për periudhën pas atyre zgjedhjeve, në të cilat, sipas vlerësimeve do të fitojë sërish, pavarësisht sfidave të fundit. Apo mendoni se opozita, e cila i bojkotoi zgjedhjet e mëparshme, për shkak të të cilave u shpallën zgjedhje të reja të parakohshme, mund të bëjë diçka?
Edward Joseph: Nuk parashikoj një ndryshim dramatik në strukturën e pushtetit. Unë nuk shoh në këtë moment që opozita është mobilizuar në atë mënyrë që të paraqesë kërcënim për regjimin e Vuçiqit. Nuk shoh ndryshime në ambientin zgjedhor, i cili vazhdon të favorizojë pushtetin, siç është kontrolli i medias, pavarësisht ndërmjetësimit të Parlamentit Evropian.
Pra, kemi një ambient zgjedhor mjaft të pabalancuar që favorizon regjimin. Megjithatë, trendet janë shumë të rëndësishme për një regjim autokratik. Kjo do të thotë se ai është i shqetësuar për rënien e mbështetjes, ndonëse edhe pas këtyre zgjedhjeve mbase do të mbajë kontrollin mbi Parlamentin dhe Vuçiq do të mbetet president, por i dobësuar.
Shpërbërja sistematike e demokracisë në Serbi
Radio Evropa e Lirë: Opozita e sheh shansin që të rrezikojë pushtetin, para së gjithash, në Beograd. Në qoftë se do të fitonte në kryeqytet, kjo do të ishte goditje serioze për Vuçiqin.
Edward Joseph: Kjo do të ishte domethënëse, por jo domosdo me karakter transformues, në kuptimin e rrezikimit të pushtetit edhe në nivel kombëtar. Shembull i mirë për këtë janë zgjedhjet e fundit në Kosovë. Pra, në muajin shkurt, partia e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit arriti një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe më pas pësuan një goditje të rëndë duke i humbur zgjedhjet lokale në shumë qytete, përfshirë edhe Prishtinën. Por kjo nuk do të thotë se Qeveria e Kosovës do të bjerë apo do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Pra, humbja e Beogradit dhe vendeve tjera do të ishte goditje për pushtetin e tanishëm, por jo domosdo sjell deri te ndërrimi i pushtetit në nivel kombëtar. Duhet të kemi parasysh se ky është një regjim që ka gati një dekadë që ka shpërbërë demokracinë në mënyrë metodike dhe sistematike, duke institucionalizuar korrupsionin. Në këtë mënyrë, ai fiton të ardhura, me të cilat minon veprimtarinë e institucioneve të caktuara shtetërore, mediat, në një farë mënyre edhe Kishën Ortodokse Serbe. Ajo më nuk e ka ndikimin që ka pasur, dhe as Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve.
Vuçiq është faktor destabilizimi në Ballkan
Radio Evropa e Lirë: Të krijohet përshtypja se Vuçiq ka nxjerrë mësime nga rënia e Sllobodan Millosheviqit. Nga njëra anë, ai kërkon të shmangë akumulimin e zemërimit të qytetarëve, sikurse pas refuzimit të regjimit të atëhershëm për të njohur fitoren e opozitës në zgjedhjet vendore të vitit 1996, prandaj edhe shtyu miratimin e dy ligjeve të përmendura. Në anën tjetër, shumë njerëz kanë frikë se do të jetë e pamundur të fitohet kundër Vuçiqit në zgjedhje, sepse ai do të bëjë gjithçka për të penguar një lojë të barabartë politike.
Edward Joseph: Jo vetëm Alleksandar Vuçiq, por edhe të tjerët në këtë regjim janë veteranë nga epoka e Millosheviqit dhe me të vërtetë i kanë mësuar ato leksione. Mirëpo, ata tani po paraqiten më të sofistikuar, duke përdorur, për shembull, termin “Botë serbe”, në vend të “Serbia e Madhe”, me Alleksandar Vulin si promotor të asaj ideje, derisa Vuçiqi nuk deklarohet.
Gjithashtu edhe Millosheviqi e paraqiste veten si partner të Perëndimit. Por ndryshimi qëndron në atë që Perëndimi asokohe i kishte vendosur sanksione Serbisë, ndërkaq që sot nuk ka sanksione. Vuçiqi e shfrytëzon këtë duke e paraqitur Serbinë se partneren kyçe perëndimore në rajon edhe pse nuk është e tillë. Në fakt, është një faktor destabilizues.
Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh “Botën serbe” sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë. Nuk është e mundur të jesh kandidat i vërtetë për anëtarësim në BE, ndërkohë që partneri yt më i afërt është Hungaria me një regjim joliberal, që cenon vlerat dhe integritetin e bllokut evropian.
Duhet kujtuar se, ashtu si Millosheviqi, edhe Vuçiq përdor taktika frikësuese. Natyrisht që edhe liderët tjerë e bëjnë këtë. Nëse kthehemi pas në histori, Tito ishte shumë dinak dhe herë pas here mbante anën e protestuesve.
Radio Evropa e Lirë: Gjatë protestave të studentëve në vitin 1968.
Edward Joseph: Po, protestat e studentëve në vitin 1968, kur Tito në mënyrë mjaft të shkathtë mbajti anën e tyre, duke thënë “studentët kanë të drejtë”. Kjo është një mënyrë për të kuptuar apo përfituar protestuesit, por nuk duhet të harrojmë se regjimi i Vuçiqit është i aftë të përdorë taktika frikësuese dhe se ai nuk është i përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, por kineze dhe ruse, apo atyre hungareze të Viktor Orbanit.
Agjenda e Vuçiqit bie ndesh me atë të Bidenit
Radio Evropa e Lirë: Ju përmendët se, ndryshe nga Millosheviqi, Vuçiq nuk është i ekspozuar ndaj sanksioneve ndërkombëtare. Në fakt, ambienti global tani është krejt ndryshe nga sa ishte në vitet 1990, kur flasim për Ballkanin. Vuçiqi po e baraspeshon rrugën evropiane të Serbisë, duke luajtur në të njëjtën kohë me letrën ruse dhe kineze. Këto dy vende janë shumë më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare sesa në vitet 1990. Mirëpo, a mund të dështojë në fund kjo taktikë e Vuçiqit?
Edward Joseph: Po, mendoj se do të dështojë. Autokracitë janë më të forta në disa situata, një person i bën lehtësisht zgjidhjet, por ato janë më të brishta, më pak elastike kur shfaqen çarjet, siç janë protestat për mjedisin në Serbi.
Nëse krahasojmë mjedisin gjeopolitik të viteve 1990, kur Rusia ishte e dobët dhe Kina nuk ishte dukshëm e pranishme në Ballkan dhe situatën aktuale, atëherë mund të themi se interesat e Shteteve të Bashkuara tani janë shumë më të mëdha ose më të ndryshme.
Pra, në vitet 1990, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin pse të shqetësoheshin për ndikimin rival rus dhe kinez. Në këtë kuptim, Ballkani ishte edhe më pak i rëndësishëm për Uashingtonin. Ekzistonte interesi humanitar për shkak të vrasjeve, spastrimeve etnike dhe zhvendosjeve brutale në një kohë kur zëri i Joe Bidenit (si senator) ishte shumë i rëndësishëm. Por SHBA-ja nuk kishte pse të shqetësohej për kundërshtarët, për regresin e demokracisë. Ishte moment njëpolar.
Ai ishte gjithashtu fundi i modelit të dështuar sovjetik. Pra, tani ne shohim sfidat edhe në Shtetet e Bashkuara. Prandaj, presidenti (i SHBA-së, Joe) Biden tha se të dëshmuarit që demokracia funksionon është një nga qëllimet dhe misionet kryesore të administratës së tij.
Për shkak të gjithë kësaj, qasja e Alleksandar Vuçiqit, pavarësisht rrëfimit për “Ballkanin e Hapur” dhe mbështetjes së SHBA-së për normalizimin ekonomik në rajon, që ishte iniciativë e ish-presidentit, Donald Trump – është në kundërshtim me angazhimin e administratës së Bidenit. Regjimi i Vuçiqit ishte shumë i pajtueshëm me politikën e Trumpit, por në thelb nuk është me vlerat demokratike të administratës së Bidenit.
SHBA-ja gaboi duke ftuar Vuçiqin në Samitin për Demokracinë
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, së fundmi Biden e ftoi Vuçiqin në Samitin për Demokracinë.
Edward Joseph: Kjo është pyetje shumë e mirë. Ky ka qenë gabim. Aq më tepër që misioni diplomatik amerikan në Beograd njoftoi fillimisht se Serbia nuk do të ftohet dhe pastaj pati një kthesë për shkak të Kosovës, e cila gjithashtu u ftua në Samit. Kosova nuk është aspak një demokraci e përsosur, por është ajo që ka qenë Serbia para regjimit të Vuçiqit.
Kjo është një demokraci e re, e pafuqishme, por që po fuqizohet. Kosova ka Qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë parti nuk kishte monopol mbi median dhe nuk përdori taktika frikësuese për të qëndruar në pushtet. Përkundrazi, ish-presidentit, Hashim Thaçi iu desh që të jepte dorëheqje dhe të shkonte në Hagë, nën presionin e SHBA-së dhe BE-së, për t’u përballur me akuzat për krime lufte, në radhë të parë kundër serbëve. Prandaj, Kosova e meritonte ftesën në Samitin për Demokracinë.
Pas kësaj, ndodhi një kthesë e papritur kur bëhet fjalë për Serbinë, e cila sipas të gjitha kritereve demokratike, është një regjim hibrid, joliberal, anti-demokratik. Alleksandar Vuçiqi nuk e meritonte platformën për të mbajtur fjalim, në të cilin ai theksoi se sa shumë Qeveria e tij e mbështetë demokracinë. Fatkeqësisht, kjo ka qenë gabim.
Zgjidhja e nyjës së Kosovës është në duart e Greqisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë
Radio Evropa e Lirë: Duket se në lojë ishin edhe përllogaritjet gjeopolitike, sepse ishin të ftuar Polonia, Pakistani, Filipinet, Iraku dhe disa vende të tjera që janë larg demokracive të përsosura.
Edward Joseph: Kjo nuk është e njëjta situatë dhe këto raste nuk mund të krahasohen. Kur flitet për Serbinë, nuk bëhet fjalë për gjeopolitikë. Në fakt, gjeopolitika ka lidhje me Serbinë vetëm përmes levës së saj të ndikimit në Kosovë. Kjo është arsyeja e vetme pse nuk ka sanksione kundër autoriteteve në Serbi. Është më pak nën mbikëqyrje për korrupsion se çdo vend tjetër në Ballkan.
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha është sanksionuar nga administrata Biden për korrupsion. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar e ka bërë të qartë se korrupsioni është problem në Bosnjë dhe Hercegovinë. A dëgjoni deklarata të tilla për korrupsionin sistematik në Serbi? Unë nuk kam dëgjuar. Arsyeja qind për qind është leva e pushtetit që ka Beogradi mbi Kosovën sa dhe përmes kësaj, Rusia dhe Kina po sigurojnë ndikimin e tyre politik në rajon.
Në të njëjtën kohë, këto mekanizma ndikimi Serbia i ka në dispozicion, jo për shkak të mbështetjes së Rusisë dhe Kinës, gjegjësisht bllokadës së tyre për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ky është vetëm një manifestim i problemit. Arsyeja e vetme është se pesë anëtarë të BE-së, katër prej të cilëve janë edhe në NATO, nuk e njohin Kosovën. Sikur këto katër vende (Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia) do ta njihnin Kosovën, Serbia do të mbetej pa instrumentin e përfolur.
Gjithashtu, ndikimi rus dhe kinez në rajon do të zvogëlohej ndjeshëm dhe do t’i hapte rrugën një zgjidhjeje dinjitoze, stabilizuese që do të mbronte statusin e serbëve të Kosovës. Kjo do ta kthente edhe Serbinë në rrugën demokratike. Pra, e gjithë kjo do të ishte e mundur nëse ato katër shtete do ta njihnin Kosovën, sepse kjo do t’i mundësonte Kosovës të bëhej anëtare e NATO-s, pas së cilës Serbia nuk do të mund ta bllokonte më.
Në atë rast, pengimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB është shumë më pak i rëndësishëm. Kosova do të kishte rrugën e saj të pavarur drejt subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i tërë pa kërkesën e ndarjes së tij. Kjo do të krijonte një dinamikë krejtësisht tjetër dhe do të inkurajonte Serbinë dhe Kosovën që të negociojnë një zgjidhje dinjitoze dhe stabilizuese me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.
Radio Evropa e Lirë: Do t’i kthehemi shumë shpejt çështjes së Kosovës. Por, para kësaj, për korrupsionin që e përmendët. SHBA-ja vendosi së fundmi sanksione ndaj biznesmenit kundërthënës nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq dhe 13 serbëve të tjerë. A do t’i zgjerojnë Uashingtoni dhe BE-ja sanksionet për korrupsion dhe shkelje të standardeve demokratike, apo po llogarisin ende në arritjen e një marrëveshjeje me Vuçiqin për Kosovën dhe çështjet tjera, në mënyrë që të forcojnë stabilitetin rajonal?
Edward Joseph: Duhet të presim dhe të shohim se çfarë është strategjia e vërtetë e administratës së Bidenit në luftën kundër korrupsionit. Vendosja e sanksioneve kundër organizatës së Vesellinoviqit është padyshim një shenjë pozitive. Në anën tjetër, ftesa për Serbinë në Samitin për Demokracinë po atë muaj, jep sinjalin e kundërt.
Pra, keni pasur anën pozitive të përdorimit të mekanizmit të sanksioneve, që është një mesazh për Beogradin, i cili, siç dihet, kontrollon rrjetin e krimit të organizuar të Vesellinoviqit në veri të Kosovës. Ajo zonë është vatër e përleshjeve me autoritetet e Prishtinës për shkak të operacionit policor në tetor, të cilin SHBA-ja e mbështeti, ndërkaq që autoritetet në Serbi protestuan.
Pastaj, në të njëjtin muaj, Vuçiqi mori një ftesë të pamerituar për Samitin për Demokracinë, e cila dërgon mesazhin e gabuar. Ky nuk është një sinjal inkurajimi, sepse po të ishte kështu, atëherë Serbia do të ishte ftuar në fillim. Ishte vetëm një shprehje e dobësisë që sapo përmenda, për shkak të levës së saj të ndikimit mbi Kosovën.
Serbia do të çlirohej nëse do të mbetej pa levën mbi Kosovën
Radio Evropa e Lirë: A do të thotë kjo se SHBA-ja dhe mbi të gjitha BE-ja, si ndërmjetëse në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ende po llogarisin te Vuçiqi, duke vënë theksin te të ashtuquajturën “stabilitokraci”, në vend që të inkurajojnë forcat demokratike. Kjo supozon se nëse arrihet një marrëveshje, Vuçiq do të ishte garantuesi i saj. Së dyti, Perëndimi duket se nuk ka shumë besim tek opozita, duke qenë se ajo është po aq nacionaliste sa Qeveria aktuale.
Edward Joseph: Këtu nuk bëhet fjalë për cilësinë e opozitës serbe, por për mekanizmin që mundëson ndikimin e Beogradit zyrtar në Kosovë, i cili është pengesë për vendosjen e qeverisë demokratike dhe forcon regjimin e Vuçiqit. Dhe kjo levë u jepet autoriteteve në Serbi nga katër vendet e përmendura – Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Ndryshimi i pozicionit të tyre do të kishte një ndikim transformues në Beograd. Si mund ta them këtë me kaq vetëbesim?
Shihni se si është i shqetësuar regjimi i Vuçiqit për ndryshimin e paralajmëruar të qëndrimit të Greqisë. Kjo mund të konkludohet në bazë të deklaratave të zyrtarëve në Athinë. E dimë edhe për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, në kryeqytetin grek dhe për shkak të turneut të ministrit të Jashtëm, Nikolla Sellakoviq dhe zyrtarëve të tjerë në këto vende, duke i bindur ato që të mos ndryshojnë qëndrim për Kosovën.
Pra, heqja e kësaj levë Serbisë nuk është qëndrim anti-serb, por një mënyrë që ajo të çlirohet. Konsideroj se Kosova mund të pranohet në Partneritetin për Paqe pa njohje nga Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Kjo do t’i dërgonte sinjal të fortë Beogradit dhe do të ndikonte pozitivisht në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe në situatën në rajon.
Radio Evropa e Lirë: Nëse SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë kinse nuk i shohin llojet e ndryshme të shkeljeve të parimeve demokratike në Serbi, Vuçiq mund ta interpretojë këtë si dhënie e mundësisë për duar të lira, sepse beson se ai u duhet atyre për të arritur një marrëveshje për Kosovën. Kështu, Perëndimi, të paktën në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, mbështet Qeverinë aktuale në Beograd dhe dekurajon opozitën demokratike, ndoshta duke e konsideruar atë nacionaliste.
Edward Joseph: Pajtohem me këtë vlerësim, përveç te pjesa e fundit. Këtu nuk bëhet fjalë për opozitën dhe nuk ka rëndësi nëse pozicioni i saj është më i vështirë apo më fleksibil. Pra, ky nuk është thelbi, por largimi i pengesës që është identike edhe për pushtetin pro-demokratik, por edhe për pushtetin anti-demokratik në Beograd.
Kjo do të thotë se me pranimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Serbia e humbë levën aktuale të fuqisë. Kjo do të zvogëlonte ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Çfarë përfitimesh mund t’i ofronin Vuçiqit në një situatë të tillë të re, sepse nuk do të mund ta pengonin hyrjen e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, nëse për këtë pajtohen të gjithë anëtarët e saj?
Është në interesin e Serbisë që të bëhet anëtare e NATO-s
Radio Evropa e Lirë: Si do të ndikonte kjo në skenën e brendshme politike në Serbi?
Edward Joseph: Thjesht, sepse strategjia e saj për izolimin dhe dobësimin e Kosovës do të dështonte. Me këtë do të ndryshohej përllogaritja e saj strategjike. Përkatësisht, Rusia dhe Kina nuk mund t’i ndihmojnë më për çështjen më të rëndësishme, e ajo është Kosova, sado tanke, avionë luftarakë dhe dronë t’i sigurojnë Serbisë. Në atë moment, Beogradit do t’i duhet që t’iu drejtohet opsioneve të tjera, shumë të mira, më saktë t’i bashkohet rendit perëndimor, duke u bërë pjesë përgjegjëse e tij.
Kjo do të nënkuptonte përfundimin e historisë së “Botës serbe”, njohjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe negocimin për një zgjidhje përfundimtare, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, garantimin e mbrojtjes së plotë për serbët e Kosovës dhe objektet e tyre fetare, madje edhe krijimin e kushteve për kthimin e atyre që janë zhvendosur. Kjo është e mundur sepse shumica e serbëve jetojnë në jug të Ibrit. Po të mos ishte e mundur bashkëjetesa me shqiptarët, ata tashmë do të ishin larguar nga Kosova.
Kjo më pas do t’iu mundësonte serbëve dhe malazezëve në Mal të Zi që të merren vesh për formulën e bashkëjetesës. Më pas do të krijoheshin mundësi për reformimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë do të përmirësoheshin ndjeshëm.
Në një mjedis të tillë të ndryshuar, Serbia mund të bëhet edhe anëtare e NATO-s, gjë që do të ishte e dobishme për të, sepse ka një industri të fortë ushtarake. Natyrisht, Serbia mund të mbajë marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën. Së fundmi, do të ndikonte edhe në skenën e brendshme politike, sepse pranimi i rendit perëndimor nënkupton respektimin e standardeve demokratike, të cilat mund ta forcojnë opozitën në mënyrë të natyrshme pa barrën e vazhdueshme të çështjes së Kosovës.
Kjo ide është plotësisht e realizueshme dhe jo sikurse me ftesën e Vuçiqit në Samitin për Demokracinë, apo hapjen e një kapitulli në negociatat me BE-në lidhur me shtetin e së drejtës, edhe pse Serbia nuk e meritonte atë, por u arrit nga Komisionari evropian, Oliver Varhelyi, bashkëpunëtor i ngushtë i Viktor Orbanit.
“Serbia e Madhe” inkurajon “Shqipërinë e Madhe” dhe anasjelltas
Radio Evropa e Lirë: SHBA-ja ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, më pas për reformat zgjedhore në Bosnjë e Hercegovinë, si ambasador amerikan në Beograd vjen një diplomat me shumë përvojë, Christopher Hill. A paralajmëron kjo një ndryshim domethënës në qasjen e Uashingtonit ndaj rajonit, pra angazhimin e tij më të madh, apo do të mbetet i ulët në listën e prioriteteve, duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve me Kinën, krizën në Ukrainë dhe fokusimin e Bidenit në agjendën e brendshme?
Edward Joseph: Ky është proces evolutiv. Emërimi i Christopher Hillit, diplomat veteran në rajon nga vitet 1990, i cili zëvendëson ambasadorin aktual në Beograd, mandati i të cilit nuk ka skaduar ende – është një sinjal shumë i rëndësishëm. Këtu është edhe një diplomati me shumë përvojë, Jeff Hovenier, i cili vjen në Prishtinë, pastaj Michael Murphy, ambasadori i ri i SHBA-së në Sarajevë, i cili njeh Bosnjën, Kosovën dhe rajonin në tërësi.
Këto emërime tregojnë se Uashingtoni e kupton se kursi i deritashëm nuk funksionon. Në këtë mozaik mungon ende pjesa që lidhet me levën e ndikimit. Sanksionet e fundit amerikane kundër Zvonko Vesellinoviqit dhe 13 personave të tjerë janë të orientuara drejt kësaj. Por nismat si “Ballkani i Hapur”, normalizimi ekonomik, ftesa e Vuçiqit në Samitin për Demokracinë, apo vendimi i BE-së për të dhënë dritën jeshile për hapjen e kapitullit të sundimit të ligjit në negociatat me Serbinë – nuk janë një mënyrë për të hequr levën që Beogradi ka në raport me Kosovën.
Takimi i fundit i liderëve të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë më 21 dhjetor 2021.
Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të arrihet pa vlera evropiane, demokratike. Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm.
Shikoni Kinën, e cila ka zhvilluar tregti me Korenë e Jugut, Japoninë dhe më herët me Hong Kongun, por ka besim reciprok shumë të ulët.
Pra, normalizimi ekonomik, i modeluar sipas qasjes së Trumpit, ofron përfitime të caktuara. Por, pengesa reale për rritjen ekonomike në rajon është e natyrës politike. Prandaj, ekziston rezistenca nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”. Nëse kjo nismë do të ishte kaq e mirë dhe do të kishte të bënte vetëm me fitimin e parave, të gjitha këto vende do të bashkoheshin.
Ky afrim mes Ramës dhe Vuçiqit nuk është edhe aq i “shëndetshëm”. Domethënë, duhet përkujtuar se “Serbia e Madhe” çon në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo thyhet në Kosovë, në lumin Ibër, gjë që do të çonte në ndarjen në “Serbinë e Madhe” dhe “Shqipërinë e Madhe”. Nuk është në interesin e Perëndimit që të krijohet “Shqipëria e Madhe”, “Serbia e Madhe” dhe ndarja e Bosnjë e Hercegovinës në tri pjesë. Kjo është në interesin e Rusisë dhe Kinës, por jo edhe të Perëndimit.
SHBA-ja nuk e lë pas dore Ballkanin
Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet nga këto emërime?
Edward Joseph: Siç thashë, është me karakter evolutiv. Para së gjithash, me këto emërime dhe deklarata, administrata Biden ka kohë që sinjalizon se është e vetëdijshme se situata në rajon është shumë serioze. Sekretari i Shtetit Antony Blinken dërgoi këshilltarin e tij, Derek Chollet, në Bosnjë e Hercegovinë për të përcjellë mesazhin e fuqishëm, përfshirë edhe Millorad Dodikut.
Pra, nuk është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara e neglizhojnë Ballkanin Perëndimor dhe se nuk i shohin kërcënimet e brendshme, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga veprimet e Rusisë dhe Kinës. Këtë e vërtetojnë këto emërime, por ky është proces. Elementi kyç nuk do të jetë “Ballkani i Hapur”. Kjo është lojë e Vuçiqit me pranimin e qasjes së Trumpit ndaj normalizimit ekonomik, sepse e liron atë nga presioni.
Rruga e duhur është përmes Procesit të Berlinit, këshillit rajonal për koordinim dhe vlera të BE-së. Kjo nënkupton integrimin rajonal si pjesë e integrimit evropian, vlerat e përbashkëta, demokratike, tejkalimin e ngërçit politik për Kosovën, në vend që të insistohet në qasjen “populli do të tregtojë dhe prandaj nuk do t’i interesojë politika”. Kjo nuk funksionon kështu.
Toleranca e papranueshme e bllokadës bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, në BE ekziston lodhja nga zgjerimi dhe kjo është arsyeja pse nismat alternative po shfaqen në këtë vakum.
Edward Joseph: Konstatim i mirë. Lodhja nga zgjerimi është një problem i madh dhe është një dhuratë për Vuçiqin, i cili mund ta paraqesë para votuesve si joseriozitet dhe mungesë të interesimit të partnerëve evropianë, për të vënë në dukje shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila është bllokuar nga Bullgaria në rrugën e saj për në BE. BE-ja nuk po bën asgjë, ashtu siç nuk bëri as Gjermania gjatë presidencës së saj, duke lejuar kështu Bullgarinë, e cila sigurisht nuk është ndër anëtaret më të fuqishme, të pengojë Shkupin zyrtar të negociojë me Brukselin. Vuçiq mund të thotë gjithashtu se Maqedonia e Veriut ka ndryshuar edhe emrin për të zhbllokuar rrugën e integrimeve euroatlantike dhe Sofja zyrtare tani po e pengon. Dhe Vuçiq ka të drejtë kur e thotë këtë. Pyetja është si të zgjidhet ky problem?
Sa më shumë që të ketë tensione dhe trazira në Ballkan, nisma si “Bota serbe”, fluturimi i avionëve luftarakë dhe shfaqja e ambasadorit rus në kufirin me Kosovën, tensionet në Mal të Zi, konfrontimet dhe gazi lotsjellës në Cetinje, kërcënimet ndaj integritetit të Bosnjë e Hercegovinës – do të ketë më pak gatishmëri nga publiku evropian që të miratojë pranimin e vendeve të Ballkanit. Kur votuesit francezë, gjermanë, holandezë dhe të tjerë evropianë të shohin skenat e përmendura në media, me siguri do të thonë “ne nuk i duam këto vende në BE”.
Përgjigja ndaj lodhjes së zgjerimit të BE-së është që fillimisht të stabilizohet rajoni mbi parimet e demokracisë dhe jo të stabilitokracisë. Kjo mund të arrihet sipas modelit që përmenda, më saktësisht që katër anëtarë të NATO-s të mundësojnë hyrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe, gjë që do të ndryshonte ndjeshëm dinamikën politike në Ballkan, veçanërisht në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është nën ombrellën e BE-së.
Kthesë në Athinë dhe Madrid
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, pavarësisht sinjaleve që përmendni nga Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, pyetja është nëse ato do të jenë të gatshëm të pranojnë hyrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe?
Edward Joseph: Secili prej tyre po ecën në një drejtim pozitiv kur bëhet fjalë për këtë qasje. Athina ka dhënë deklaratë zyrtare duke bërë dallimin mes rastit të Kosovës dhe Qipros Veriore. Po ashtu, Sekretari spanjoll i Shtetit për Çështje të BE-së (Juan Gonzalez Barba), në një takim në nëntor, ku mori pjesë ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq, paralajmëroi se vendi i tij do të ndryshojë qëndrimin e tij, në kuptimin që Kosova nuk do të jetë më e izoluar. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë ministrja Joksimoviq.
Kur bëhet fjalë për Sllovakinë, Qeveria e saj është demokratike, pro-perëndimore dhe kundër korrupsionit. Rumania është gjithashtu e lodhur nga etiketimi, që ta quajnë vend i korruptuar. Ajo është shumë e shqetësuar për shkak të ndikimit rus dhe hungarez. Ashtu si Sllovakia, Rumania është e shqetësuar për politikën destabilizuese të Budapestit zyrtar. Këto janë çështje që partnerët amerikanë dhe evropianë mund dhe kanë interes t’i zgjidhin. Pra, ka hapa të ndryshëm që këto shtete mund të ndërmarrin para njohjes eventuale të Kosovës, të cilat e mundësojnë anëtarësimin e saj në Partneritetin për Paqe.
Siç thash, kjo do të ndryshonte dinamikën në Ballkan, duke mundësuar stabilizimin e tij. Atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Francën, Holandën, Danimarkën dhe vendet e tjera skeptike që të bllokojnë zgjerimin e BE-së në këtë rajon.
Ndikimi i Kinës bazuar në kurthet e borxheve
Radio Evropa e Lirë: Edhe nëse ky skenar i pranimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe realizohet, a do të mundet Rusia dhe veçanërisht Kina për shkak të levave të saj ekonomike, të parandalojnë ose të paktën ta bëjnë më të vështirë stabilizimin e Ballkanit për të cilin po flisni?
Edward Joseph: Është e vërtetë që Kina ka një ndikim, por në bazë të investimeve false. Këto nuk janë investime reale, por huamarrje dhe në shumë raste nuk janë marrëveshje thjesht ekonomike, por kanë një sfond gjeostrategjik. Në të njëjtën kohë, këto projekte po ndotin mjedisin. Pra, nuk është vetëm Rio Tinto. Kompanitë kineze janë burimi kryesor i ndotjes në Serbi. Madje, Mali i Zi ka një borxh më të lartë ndaj Kinës për kokë banori sesa Serbia, prandaj i kërkoi ndihmë BE-së për ta shlyer atë.
Sidoqoftë, Kina është shumë e pranishme në rajon, gjë që e tregon marrja me qira e portit në Pire. Prandaj, Kinës dhe Rusisë duhet t’iu pamundësohet përdorimi i mekanizmave të ndryshëm të ndikimit politik, në radhë të parë përmes partneres së tyre strategjike, që është Serbia. Këtë nuk e them unë, por Alleksandar Vuçiq, madje edhe me krenari. Më lejoni t’ju kujtoj skenën kur ai e puthte flamurin kinez dhe panot në Serbi me mesazhin “Faleminderit, vëlla Xi”. Ai gjithashtu lavdëron dhe promovon vazhdimisht Putinin dhe partneritetin strategjik me Hungarinë, e cili është model për Serbinë. Megjithatë, ky është një model i rremë i demokracisë.
Ai ndikim mund të parandalohet duke e zgjidhur çështjen e Kosovës dhe krahas kësaj jo duke e poshtëruar Serbinë, por duke krijuar kushte që Beogradi dhe Prishtina të negociojnë një marrëveshje dinjitoze që do ta stabilizojë situatën dhe siç thash, të mbrojë interesat e serbëve të Kosovës. Ky është interesi afatgjatë i Serbisë, i vendeve të rajonit, por edhe i Perëndimit.
Formimi i Asociacionit varet nga rezultati i dialogut
Radio Evropa e Lirë: Bashkimi Evropian po i bën presion Kosovës që të përmbushë obligimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit. Cilat do të jenë pasojat për autoritetet në Prishtinë nëse vazhdojnë të refuzojnë që ta bëjnë këtë?
Edward Joseph: Kosova ka obligime ndaj serbëve vendas, pavarësisht se çfarë po bën Serbia, në radhë të parë të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e pronave të Manastirit të Deçanit, gjë që tregon se ka drejtësi. Mirëpo, Qeveria e Kurtit, ashtu sikurse të mëparshmet, nuk e bëri këtë. Kjo është e paqëndrueshme. SHBA-ja dhe partnerët evropianë duhet të kërkojnë nga autoritetet në Prishtinë që vendimi i përmendur i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet menjëherë dhe këtë nuk duhet ta pengojë asnjë kryetar komune dhe askush tjetër.
Kur është fjala për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, situata është disi më ndryshe. Kosova e ka obligim ta zbatojë vendimin për themelimin e tij, sepse me të është pajtuar në vitin 2013 dhe 2015, por në kontekstin e negociatave. Ajo çfarë mund dhe pritet të bëjë Kosova varet në njëfarë mënyre nga qëndrimi i serbëve të Kosovës dhe nga Beogradi. Asnjë shtet nuk do t’i japë statusin përfundimtar një pakice që është potencialisht separatiste dhe me një qeveri armiqësore që e mbështet atë. Imagjinoni, për shembull, që në rastin e Qipros Veriore, autoritetet në Nikosia të thonë se mund të formojnë asociacionin e tyre dhe gjëra të tjera pa asnjë garanci, ndërkaq që Turqia njeh pavarësinë e atij rajoni!
Natyrisht që nuk do ta bëjnë këtë, ashtu siç nuk mundet as Prishtina. Ajo do të mund të propozonte në mënyrë konstruktive se si mund të organizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe me interesat e serbëve atje. Është shumë e mundur të formohet një asociacion i tillë që nuk do të ishte Republika Sërpska, duke kontribuar kështu në krijimin e besimit.
Pra, kjo nuk është çështje binare, kështu që Kosova është e obliguar të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe vetëm atëherë pastaj Serbia t’i kryejë obligimet e saj. Këto janë negociata në të cilat të dyja palët duhet të tregojnë vullnet të mirë dhe sinqeritet. Por, pavarësisht nga negociatat, Qeveria e Kurtit dhe të tjerët janë të obliguar që t’i përmbushin obligimet kushtetuese ndaj serbëve të Kosovës, pavarësisht se çfarë bën Beogradi.
Çoviq është produkt i politikës së Dodikut
Radio Evropa e Lirë: Gara për armatim ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë është padyshim vetëm një pasqyrim i situatës në Ballkan.
Edward Joseph: Është e qartë se ekziston një ndjenjë e pasigurisë reciproke mes Serbisë dhe Kroacisë. Nëse Serbia po armatoset, nëse ekziston iniciativa jodemokratike “bota serbe”, këto në Kroaci i perceptojnë si një kërcënim. Gjithashtu, ekziston antagonizmi rreth Kosovës, për shkak se Kroacia i forcoi trupat e saj brenda KFOR-it këtë pranverë, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga Beogradi.
Kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, ekziston ideja e një “Kroacie të Madhe”, por vetëm si produkt i konceptit të “Serbisë së Madhe”. Në këtë kuptim, politika e Dragan Çoviqit (udhëheqës i Bashkimit Demokratik Kroat -HDZ në Bosnjë e Hercegovinë) është e mundur vetëm për shkak të veprimeve të Millorad Dodikut. Në qoftë se Republika Sërpska do të pranonte reformat e Marrëveshjes së Dejtonit, nuk do të kishte politikë të Dragan Çoviqit dhe histori për Herceg Bosnën. Më lejoni t’ju kujtoj se as Franjo Tuxhman nuk do të guxonte ta ndante Bosnjën dhe Hercegovinën pa pjesëmarrjen e Serbisë në të.
Radio Evropa e Lirë: Supozoj se lufta nuk është e mundur, sepse Kroacia është anëtare e NATO-s dhe do të mbrohej nga një mekanizëm kolektiv i sigurisë.
Edward Joseph: Ky është një moment shtesë, sepse ndryshimi i kufijve të Kroacisë, si dhe Shqipërisë, e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s, do të ishte shumë i ndërlikuar, sepse ata gëzojnë mbrojtje sipas nenit 5 të Statutit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në bazë të kufijve ekzistues.
Për një ndryshim eventual të kufijve, të gjitha vendet e NATO-s duhet të konsultohen dhe ato eventualisht ta miratojnë një gjë të tillë. Pra, asnjë anëtare e kësaj aleance nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme kufijtë e saj dhe të presë mbrojtje kolektive.
Gjithashtu, këto vende pranojnë rendin perëndimor, siguria e të cilit mbrohet nga Aleanca Veri-Atlantike e udhëhequr nga SHBA-ja, madje edhe Bullgaria dhe Turqia, megjithëse janë afër Rusisë. Vetëm Serbia nuk e pranon atë dhe në këtë mënyrë as Republika Sërpska, pastaj Lista Serbe në Kosovë dhe Fronti Demokratik në Mal të Zi. Dhe jo vetëm që nuk e pranon rendin perëndimor, por nën regjimin e Vuçiqit, Serbia po promovon rende alternative – anti-demokratike ruse, kineze dhe hungareze.
Në faqen e internetit ATSH-ja përforcon pozitat e saj si zëdhënësja kryesore e propagandës së partisë në pushtet. Tema e turizmit vazhdon të jetë e vetmja fushë e suksesit që kërkon të shuajë sado pak zjarret nga kriza dhe korrupsioni që ka përfshirë Shqipërinë dhe tymi prej saj synon të mbulojë realitetin e vendit.
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), gjen me vend sot që në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit t’i drejtohet opinionit publik dhe institucioneve shtetërore si INSTAT që të japin edhe një shifër apo statistikë se sa ishte numuri i shqiptarëve që shkuan këtë sezon me pushime. Sa ditë shpenzuan për pushimet dhe sa ishin në gjendje ti përballonin çmimet brenda dhe jashtë vendit?
Të postosh në rrjetet sociale nga Riad- Arabia Saudite se: “këtë vit kjo ditë e gjen Shqipërinë në vitin e artë të saj, me sezonin që ende vazhdon, por s’do të thotë aspak që e kemi “kry”, përkundrazi na nxit çdo ditë të rimendojmë dhe rikonceptojmë zgjidhje që përdorin asetet e turizmit në paqe të plotë me natyrën, tokën, biodiversitetin”, sic bën Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Zj. Kumbaro, kjo duket se është zbatimi i asaj platforme “suksesi” qe drejtoi pak kohë më parë në asamblenë socialiste, kreministri E.Rama.
Edhe në këtë lajm burimi i së cilës është ATSH-ja, INSTAT-i është në gjendje që të japë me përpiktmëri “hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.As edhe një shifër e vetme krahasuese me pushuesin apo turistin shqiptar.
Media ka nevojë të jetë e pa anshme dhe objektive për të informuar drejtë publikun, rast të cilin as pushteti dhe as media pro qeveritare kurrë nuk mundet dhe ndoshta me vetëdije dhe me imponim nuk e bën.
I lutemi INSTAT-it le të na japë një shifër të rrumbullakosur që të mos e lerë ATSH të shpërndajë lajme “lollipop”, apo sheqerka për ta kuptuar realitetin, atë që pushuesit dhe turistët shqiptar në këtë sezon i kishin kuletat bosh.
Sa për reklamën propagandistike “Shqipëria në vitin e artë me sezonin që vazhdon…”, tashmë opinioni është i bindur se kjo është mbështjellësja e artë e lajmit qeveritar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Pas zhvillimeve të fundit dhe sulmit terrorist në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani po mban takim me kreun e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe partitë opozitare.
Në takimin ndërmjet Osmanit, që zhvillohet ndaras me partitë opozitare temë diskutimi është situata e sigurisë pas sulmit terrorist.
Në takimin me Osmanin do të jenë krerët nga PDK, LDK, e AAK.bw
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se sulmi i së dielës në Banjskë të Zveçanit, i ka ekspozuar vështirësitë dhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufijve të Kosovës me Serbinë.
Më 24 shtator, në atë zonë, Policia e Kosovës është përleshur me një grup të armatosur dhe për pasojë është vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues.
Tetë të dyshuar tjerë janë arrestuar.
Sipas kryeministrit, më 24 shtator është rrezikuar siguria kombëtare e Kosovës dhe është shpërfaqur gatishmëria “e grupeve kriminale dhe terroriste, të cilat i kemi luftuar për më shumë se dy vjet e gjysmë”.
“Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit ushtarak, dhe sasi të mjaftueshme, për një grup prej qindra luftëtarëve, është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”.
Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë me një minutë heshtje në nderim të zyrtarit policor të vrarë.
“Kufirin me Serbinë, më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, sidomos në pjesën veriore, veçanërisht të rrezikshme dhe të vështirë e bëjnë sjellja dhe apetiti i Beogradit zyrtar”.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiq, në këtë sulm, që Kurti e ka quajtur terrorist, është vërtetuar “rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë”.
“Nuk ka demokraci e liri, pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Radoiçiqin se e ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.
Autoritetet e Kosovës e kanë konsideruar Serbinë përgjegjëse për këtë sulm, derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sulmuesit kanë qenë serbë të Kosovës, të ngopur nga “terrori” i Kurtit.
Rruga që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit vazhdon të jetë e bllokuar nga Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë të mërkurën se ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar deri në orët e pasdites, kur autoritetet pritet të marrin një vendim.
Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësi.rel
Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se sulmi i fundjavës nga milicia e dyshuar serbe në veri të Kosovës, duke lënë të vdekur një oficer dhe tre persona të armatosur, kishte për qëllim destabilizimin e rajonit dhe po paralajmëron për përshkallëzim të mundshëm të mëtejshëm midis armiqve të vjetër.
“Ne e dimë se ishte i koordinuar dhe i sofistikuar”, tha ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier për POLITICO, duke shtuar se personat e armatosur dukej se kishin pasur stërvitje ushtarake. “Sasia e armëve na thotë se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon”.
Policia e Kosovës tha se një grup prej rreth 30 serbësh të armatosur rëndë i zunë pritë një patrulle policie herët të dielën, duke vrarë një oficer dhe duke plagosur një tjetër, përpara se të iknin dhe të strehoheshin në një manastir ortodoks aty pranë. Tre personat e armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë dhe dy u arrestuan. Shumica e të armatosurve serbë arritën të dilnin fshehurazi nga manastiri dhe të arratiseshin në këmbë, thanë autoritetet e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët perëndimorë thanë se incidenti reflektoi tensionet e shtuara gjeopolitike në Ballkan, pasi Rusia, e frustruar nga mbështetja e fortë e Evropës për Ukrainën, përpiqet të përdorë ndikimin e saj me aleatët në Serbi dhe gjetkë për të nxitur tensionet, veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë.
Hovenieri tha se ShBA-ja duhet të përcaktojë ende nëse Serbia ishte përgjegjëse për pritën, siç pretendon Kosova, por ai tha se pajisjet e konfiskuara nga autoritetet, që përfshinin raketahedhës, mina dhe një transportues të blinduar të personelit, ishin të “gradës ushtarake të padisponueshme për qytetarin e zakonshëm”.
Ai tha se ShBA-ja nuk kishte arsye të dyshonte se armët dhe pajisjet e tjera të paraqitura nga policia e Kosovës në një konferencë për shtyp të hënën nuk ishin ato që u gjetën në vendin e ngjarjes.
“Njerëzit që ne i mbajmë më së shumti përgjegjës janë njerëzit që qëlluan kundër oficerit të policisë së Kosovës”, tha Hovenier.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mohoi se Beogradi ishte i përfshirë në sulm, duke këmbëngulur se ishte vepër e serbëve lokalë të Kosovës të provokuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka shtuar policinë në veri muajt e fundit.
Është e paqartë nëse personat e armatosur kërkuan konfrontimin me policinë e Kosovës të dielën apo po planifikonin një operacion afatgjatë dhe u ndeshën me një skuadër të policisë së Kosovës, thanë zyrtarët perëndimorë.
Pavarësisht mosbesimit të thellë midis Kosovës dhe Serbisë, Hovenieri tha se përpjekjet perëndimore për të arritur paqen duhet të vazhdojnë.
Duke e quajtur incidentin “jashtëzakonisht fatkeq”, ai tha se shpresonte se do të “siguronte stimuj si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë për të ndjekur marrëdhënie të mira fqinjësore”. /Klankosova.tv/
Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen.
Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë.
Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.
Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël. I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).
Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.
Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69.
Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.
Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal. E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.
Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione.
Koncesioni i aeroportit të Kukësit
Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve). dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro. Fluturimet nga aeroporti i Kukësit nisën zyrtarisht në korrik 2021 me disa destinacione ku fillimisht Zvicra dhe më pas nga Londra./N.Maho/MONITOR
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit me shumicë serbe penguan një kryengritje të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe tre terroristë u vranë dhe të tjerë u arrestuan. Por shumica duket se kanë shpëtuar. Serbia dhe përfaqësuesit e saj politikë të Listës Srpska në Kosovë kanë shpallur ditë zie. Kjo konfirmon mbështetjen e tyre për kryengritjen. Burrat e Vegjël të Gjelbër duket se kanë gjetur strehë të sigurt brenda Serbisë.
Presidenti serb, Vuçiç u takua më pas me ambasadorin rus. Vuçiç u ankua për ‘spastrim etnik brutal’ në Kosovë, për të cilin nuk ka prova. Nuk kemi asnjë konfirmim se Vuçiç ka urdhëruar kryengritjen e armatosur. Por një nga shtyllat e tij në veri të Kosovës ishte i përfshirë. Gjëra të tilla nuk ndodhin pa dijeninë e Beogradit. Vuciçi mund ta kishte ndaluar paraprakisht ose ta denonconte pas faktit. Por ai nuk bëri asnjërën.
Çfarë na tregon kjo ngjarje
Ky incident është konfirmim se Vuçiçi nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Dialogu Prishtinë/Beograd me këtë objektiv është mbulesë për qëllimin e tij real. Ai dëshiron ndarjen e katër komunave veriore me shumicë serbe. Ai do të preferonte ndarjen de jure dhe shpreson se suksesi rus në aneksimin e pjesëve të Ukrainës do ta vërtetojë këtë objektiv. Por ai do të pranonte për momentin edhe një qeverisje de facto të veçantë, në formën e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.
Prishtina ka treguar se policia e saj mund të përballojë, me mbështetjen e NATO-s, një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetëra militantësh të vendosur. Por është po kaq e qartë se forcat e blinduara serbe mund të hyjnë në Kosovë me lehtësi. Është më pak se 25 milje, ndoshta një orë me tank, nga pikëkalimi më i afërt kufitar serb në Mitrovicën veriore. NATO kohët e fundit ka përforcuar forcat e saj në Kosovë. Por nuk është e qartë nëse ata janë të pajisur apo të trajnuar për luftë kundër blindave.
Diplomatët amerikanë dhe europianë mendojnë se Serbia nuk do të tentojë një veprim të tillë për shkak të pasojave politike. Por Vuçiç e di më mirë. Ai po përpiqet të bindë botën se serbët po pastrohen etnikisht nga Kosova. Kjo mund të bëjë të vlefshëm një pretendim të tij që tanket të mbrojnë civilët. Kjo është arsyeja pse ai vazhdimisht pretendon, pa prova, se një spastrim i tillë etnik po vazhdon, siç bëri dje në një takim me ambasadorin rus.
Reagimi amerikan dhe evropian
Përgjigjja perëndimore ka qenë e dobët deri më tani. Brukseli dhe Uashingtoni u kanë bërë thirrje ‘të dyja palëve’ që të parandalojnë dhunën dhe përshkallëzimin e mëtejshëm. Kjo në mënyrë implicite barazon performancën e shkëlqyer të Policisë së Kosovës me një kryengritje të armatosur ilegale që mund të kishte shkaktuar destabilitet në mbarë Ballkanin. Ata që janë përgjegjës për politikën ballkanike në të dy kryeqytetet nuk janë të gatshëm të pranojnë dështimin e përpjekjeve të tyre për të joshur Serbinë drejt Perëndimit. Në vend të kësaj, ata po kërkojnë një kthim të shpejtë në ‘dialog’.
Një qasje alternative do të denonconte mbështetjen e Beogradit për kryengritjen e armatosur, duke e etiketuar si një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiçit dhe zyrtarëve të tij të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. NATO duhet të përgatisë forcat e saj në veri të Kosovës për mbrojtje kundër një pushtimi të blinduar. Perëndimi duhet ta lavdëronte Policinë e Kosovës dhe të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët në gjykatat e Kosovës. Ambasadorët në Beograd duhet të tërhiqen për konsultime.
Duhet një politikë e re
Ata mund të kthehen shpejt me një mesazh të vetëm: epoka e qetësimit ka mbaruar. Nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të:
-arrestojë dhe dorëzojë terroristët tek autoritetet e Kosovës.
-të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë.
-të përkrahë sanksionet ndaj Rusisë për Ukrainën.
-të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.
Nëse Beogradi refuzon, BE duhet të njoftojë se po ngrin bisedimet e pranimit. SHBA duhet të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, duke përfshirë bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ohajos.
Uashingtoni dhe Brukseli duhet gjithashtu të përgatiten për të nxitur Prishtinën që të kontaktojë serbët e veriut për të gjetur alternativa ndaj Listës Srpska. Përveç kësaj, Prishtina duhet të përpiqet të sigurojë që të mos ketë incidente anti-serbe në të gjithë Kosovën, në mënyrë që të zhvlerësojë pretendimet e Vuçiçit për spastrim etnik. Prishtina duhet të hetojë menjëherë çdo incident që ndodh. Gjykatat duhet të gjykojnë menjëherë autorët.
Është koha për të rikonfiguruar politikën perëndimore për Serbinë dhe Kosovën. Rinovimi i qasjes aktuale do të sjellë dështime të reja. Një qasje më e fortë ndaj Beogradit është hapi i parë i nevojshëm.
Malësor ose Malësore. Kështu do ta quante familja Deliu foshnjën që po rritej në barkun e nënës nëpër male.
Por Luljeta Deliun e vranë para se të sillte në jetë foshnjën. Para se ta vrisnin, ia prenë barkun me foshnjën brenda.
Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal, për t’u shpëtuar sulmeve të forcave të Serbisë. Më 26 shtator 1998, këmbësoria e forcave të armatosura serbe hyri në Abri të Epërme dhe masakroi 23 anëtarë të familjes Deliu. Ata i qëlluan në kokë nga afërsia, ua gjymtuan kufomat e disa edhe i dogjën. Mes tyre edhe Luljetën shtatzëne.
Atë ditë u masakrua edhe Mihanja, që më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Atë e vranë, në krah me të birin Valmirin, që kishte biberonin e varur në qafë. Më 21 shtator, Miri kishte mbushur dy vjet.
E vetmja që u gjetë e gjallë, nën trupin e nënës Lumnije, ishte foshnja gjashtë javëshe, Diturie Deliu. Ajo nuk mbijetoi dhe vdiq më 19 nëntor 1998.
Motrat Antigona dhe Mihanja, 14 dhe 16 vjeçare, nuk u gjetën deri më 4 tetor. Para se të masakroheshin, ishin dhunuar.
Në përvjetorin e 25-të të masakrës në Abri të Epërme të Drenasit, përkujtojmë 23 martirët e familjes Deliu:
Adem Deliu (1965)
Ali Deliu (1930)
Antigona Deliu (1984)
Diturie Deliu (1998)
Donjeta Deliu (1991)
Fazli Deliu (1904)
Gentiana Deliu (1990)
Habib Deliu (1943)
Hajriz Deliu (1964)
Hamide Deliu (1938)
Hava Deliu Elshani (1936)
Hysen Deliu (1946)
Jeton Deliu (1988)
Luljeta Deliu (1971)
Lumnije Deliu (1969)
Menduhije Deliu (1994)
Mihane Deliu (1982)
Mihane Gashani Deliu (1970)
Pajazit Deliu (1929)
Sherif Deliu (1931)
Valmir Deliu (1996)
Zahide Deliu (1967)
Zeqir Deliu (1954)
Këto janë fakte të pamohueshme të krimeve të kryera të Serbisë, të gjenocidit të Serbisë, për të cilat ende nuk ka të dënuar. Andaj u bëjmë thirrje për angazhim organeve tona të drejtësisë.
Në përkujtim të kësaj masakre, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe me Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, bëmë homazhe dhe vendosëm lule para përmendores së ngritur në nderim të të vrarëve, ku shkruan: “Gjaku i tyre lot e dhimbje për ne, dritë lirie për atdhe!”
Në këtë 25 vjetor, përkujtojmë tre dëshmorët Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj, që ranë në betejën e 26 shtatorit 1998, duke mbrojtur popullatën civile.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, gjatë adresimit për gazetarë më 26 shtator 2023.
RFE/RL
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ende ka të panjohura lidhur me sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, por theksoi se grupi që sulmoi policinë, nuk përbëhej nga qytetarë që u mlodhën spontalisht “për të shprehur shqetësimet e tyre”.
“Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju keni parë pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet që ishin zhvilluar. Ky nuk ishte një grup i qytetarëve që sponatisht u bënë së bashku për të shprehur shqetësimet e tyre. Ky ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo nënkupton se pas tyre ka një lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam që kjo ngjarje të zbardhet dhe ata të mbahen përgjegjës”, tha Hovenier për gazetarët, pasi u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani më 26 shtator.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar më 24 shtator se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit”.
I pyetur nga gazetarët se nga i siguruan serbët lokalë uniformat me të cilat shiheshin në fotografi, Vuçiq deklaroi se ato “nuk janë uniforma të ushtrisë serbe apo të policisë serbe”. Uniformat blihen kudo në treg, tha ai.
“Fajtori i vetëm për atë që ndodhi në Kosovë është Albin Kurti”, tha Vuçiq, duke kritikuar edhe Perëndimin dhe, siç u shpreh, “hipokrizinë” e tij kur bëhet fjalë për Kosovën.
Si pasojë e sulmit ndaj Policisë së Kosovës u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Autoritetet e Kosovës thanë se në përleshjet e armatosura u vranë edhe tre sulmues të dyshuar.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.
Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.
Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.
Deputetja britanike që ngriti alarmin e armëve serbe në kisha kërkon shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë.
Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka bërë thirrje që 4.500 trupa shtesë të KFOR-it të vendosen në Kosovë, në mënyrë që sipas saj, të kontribuohet në ruajtjen e paqes.
Ajo ka deklaruar të hënën në rrjetin social X, i njohur si Twitter, se dislokimi i trupave të KFOR-it duhet të bëhet nga një grup më i madh i shteteve anëtare, ndërsa ka shtuar se KFOR-i e EULEX-i duhet të ndihmojnë institucionet e Kosovës për hetimet mbi vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.
“Mbretëria e Bashkuar si anëtare e QUINT-it duhet të marrë një rol më aktiv në dialogun e paqes ndërmjet Serbisë e Kosovës – pasiviteti aktual është i paqëndrueshëm. Britania e Madhe nuk është më e kufizuar nga konsensusi dhe mosnjohësit e BE-së, kështu që duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Ne kemi nevojë për një shtyllë kurrizore në Ballkan”, shkruan deputetja britanike.
Ajo thekson se Qeveria e Serbisë duhet të angazhohet për normalizim të raporteve me Kosovën “dhe t’i japë fund retorikës radikalizuese dhe ndarjeve etnike që nxisin urrejtje”.
“Qeveria e Kosovës duhet të përvijojë përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetet serbo-kosovare, duke siguruar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në demokraci pa ndërhyrje të pajustifikuara të huaja. BE-ja duhet të angazhojë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të mbështetur trajektoren e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, duke forcuar paprekshmërinë e integritetit të saj territorial”.
“Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paraushtarake përgjegjëse për vrasjen e oficerit Afrim Bunjaku. Si financohen, armatosen dhe si transportojnë armë në/përreth Kosovës. Nga kush i marrin udhëzimet e tyre? KFOR-i dhe EULEX-i duhet të ndihmojnë hetimet dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me Qeverinë e Kosovës dhe vendet anëtare, për të ndihmuar në përgjigjen e shqetësimeve rreth përfshirjes së aktorëve të Beogradit në vrasjen e oficerit të policisë kosovare dhe bllokadat e orkestruara të rrugëve. Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet t’i hetojë automjetet dhe sistemet e armëve që i kishte, ato që ne duhet të supozojmë tani për tani janë të rreme, ngjitëse që mbajnë emrin e tyre”, shton Kearns.
Në reagimin e saj thuhet se parandalimi i dhunës në Ballkan duhet të jetë prioritet për Mbretërinë e Bashkuar dhe për Evropën.
“Duhet të ndërmerren veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan”.
🧵Many facts to be established following the murder of a Kosovar police officer but impunity breeds contempt for the rule of law & order, so accountability is the priority alongside an urgent re-evaluation to put fairness & balance at the heart of int’l approach to Serbia–Kosovo.
2/ The recent trend of punishing Kosovo and pandering to the increasingly autocratic Vucic is leading us deeper into a cycle of violence, instability, and ill-feeling, whilst the light at the end of the tunnel of normalisation and EU membership for both dims ever more.
3/The UK has more responsibility to contribute to the success of Kosovo more responsibility than most and to ensure we do not see a return to the brutality of the 1990’s.
3/The UK has more responsibility to contribute to the success of Kosovo more responsibility than most and to ensure we do not see a return to the brutality of the 1990’s.
5/ KFOR & EULEX should aid investigations and share all intelligence on arms caches and movements with Kosovo Govt and member nations to help answer concerns around Belgrade actors’ involvement in the murder of the Kosovar police officer and the orchestrated road blockades.
6/ If initial images are accurate, KFOR must investigate the vehicles and weapons systems which had, what we must assume for now are fake, stickers baring their name.
They cannot simply pretend there are not signs of attempts or intentions by paramilitaries to impersonate them.
7/ UK as member of Quint should assume more active role in peace dialogue between Serbia/Kosovo – current passivity is untenable.
UK no longer constrained by EU consensus & non-recognisers so must be more muscular & dynamic in diplo efforts.
We need a backbone in the Balkans.
8/ We must also increase deterrence measures and secure an increase from KFOR’s 4,500 troops drawing from a wider group of member states contributing to this peacekeeping force.
9/ The government of Serbia must finally engage meaningfully in normalisation efforts, and end its use of radicalising rhetoric and the weaponsation of ethnic divisions which incite hatred.
The EU and US must no longer turn a blind eye to intransigence from Serbia.
10/ The government of Kosovo must outline its commitment to supporting Serb-Kosovan communities, ensuring their representation and active participation in democracy without unwarranted foreign interference.
11/ The EU must engage the five EU states that do not recognise Kosovo’s sovereignty to support Kosovo’s trajectory towards EU and NATO membership, while solidifying the inviolability of its territorial integrity.
12/ The UK should lead efforts for a security alliance between the US, UK, other willing NATO member states, & Kosovo until Kosovo attains full NATO membership.
Such an arrangement would address immediate security concerns and pave the path for long-term stability in the region.
13/ Failure is not an option.
Deterrence in the Balkans must be a priority for the UK and Europe.
Action must be taken now to prevent further escalation and secure a peaceful future for all in the Balkans
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”.
Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksander Vuçiç, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.
“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.
Ai më tej ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.
“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit Vuçiç. Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit + të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv”, ka shkruar Hacker.
Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Alekasnder Vucic po gënjen me paturpësi. Politikani gjerman i ka reaguar pretendimeve të presidentit serb të bëra në takim me ambasadorin rus, duke thënë se në Kosovë s’ka spastrim etnik.
Butikofer tutje ka shtuar se gënjeshtrat e Serbisë po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës.
Ai ka pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë nga Bashkimi Evropian.
“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer. syri.net
Forcat serbe sërish po i vënë zjarrin Kosovës. Është e pakuptueshme se si përfaqësuesit e BE-së, madje edhe diplomatët gjermanë, të mos mbajnë një qëndrim të qartë
Nga Eric Rathfelder, Tageszeitung
Nuk ishin Burrat e Vegjël të Blertë si ata të pushtimit të Krimesë në vitin 2014, që ishin përgjegjës për të shtënat e fundit në Kosovë. Nuk është ende e qartë nëse sulmi është kryer nga kriminelë vendas apo nga agjentë të shërbimit sekret serb të maskuar. Por ajo që është e qartë megjithatë, është se Serbia edhe njëherë po e përkeqëson situatën në Ballkan, në Kosovë.
Ka sërish të vdekur. Emocionet kombëtare janë tronditur sërish. Dhe përsëri BE-ja në veçanti, nën negociatorët e këqij Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, po tregon një anë pro-serbe që thjesht nuk është më e kuptueshme. Kushdo që flet prej muajsh se kosovarët nën Albin Kurtin janë trazuesit në Ballkan, dhe nuk e sheh se kjo e inkurajon palën serbe të përdorë masa gjithnjë e më të ashpra për të arritur qëllimet e saj, nuk mund të ndihmohet.
Ngatërrestari i vërtetë quhet Aleksandër Vuçiç dhe ai është president i Serbisë. Ai ndjek qëllimet e tij me zell, pa asnjë vullnet për kompromis. Kompromisi do të thotë dobësi për të. Ai nuk dëshiron të pranojë se strategjia e tij për themelimin e asociacionit të komuniteteve serbe në Kosovë pa mosnjohjen e Kosovës, po dështon. “Atyre që besojnë se Serbia do ta njohë Kosovën,” përgjigjet ai, “u them se nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse na vrisni të gjithëve”.
Vuçiç ka qëndruar gjatë në pushtet dhe i sheh diplomatët evropianë si asgjë më shumë se idiotë të dobishëm, të cilët mund t’i ngecë derisa të vendoset lufta në Ukrainë. Nëse fiton Rusia, ai fiton edhe në Kosovë. Edhe në një Evropë e Orbanëve dhe radikalëve të djathtë, ai do të kishte një shans për të pohuar pozicionin e tij. Por edhe në Europën e demokracive liberale ka rryma dhe diplomatë që e akomodojnë atë. Edhe në Gjermani, pozicioni duket se nuk është i qartë. Më shumë se kurrë, tani nevojitet qartësi ndaj të gjithë putinistëve dhe autokratëve. syri.net
Komentet