VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Intervista – Dule: Marrëveshja më e mirë e Detit ishte ajo e vitit 2009

By | April 1, 2018

Komentet

Intervista – Hanson: Objektivi final i dialogut Kosovë-Serbi është njohja reciproke, nuk duhet hapur tema të reja

Drejtoresha ekzektuive e organizatës “New Perspektiva”, Joanna Hanson, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Emërimin e Matthew Palmer në postin e përfaqësuesit special e sheh si lajm të mirë, ndërkohë thotë se pavarësisht se Ndërkombëtarët duan një marrëveshje finale mes dy shteteve, nuk ka afate të caktuara për arritjen e saj. Hanson e cila ma herët ka punuar edhe si hulumtuese në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, thotë se ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshje përmes prekjes së kufijve, por vendos pikëpyetjen se sa do të ishte një gjë e tillë e pranueshme për Bashkimin Evropian. Në këtë intervistë Hanson ka folur edhe për bërrylat mes SHBA’së dhe Gjermanisë sa i përket dialogut, modelin e “Dy Gjermanive” dhe asaj se si do të mund të dukej finalja eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit.

Besnik VELIU

Gazeta Express: Si e komentoni emërimin e Matthew Palmer në pozitën e Përfaqësuesit Special të SHBA’së për Ballkanin, dhe a e shihni këtë si sinjal se Washingtoni dëshiron të zgjidh problemin mes Kosovës dhe Serbisë deri në verën e vitit 2020?

Joanna Hanson: Është gjë e mirë të shohim se Shtetet e Bashkuara po i japin çështjes së Kosovës një vëmendje specifike përmes emërimit të Matthew Palmer-it. Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me BE-në për dialogun. Ndonëse kohëve të fundit politika e Shteteve të Bashkuara është bërë më e dukshme, nuk ka qenë gjithmonë e qartë nëse ajo e reflekton mendimin amerikan. Ndërkombëtarët në përgjithësi do të donin të shihnin një zgjidhje të marrëdhënieve Kosovë-Serbi sa më shpejt që është e mundur, por kjo nuk do të thotë se ata kanë vendosur afate të caktuara në qasjen e tyre.

Gazeta Express: A ekziston ende ndonjë mundësi për shkëmbim të territoreve, si zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë?

Joanna Hanson: Ekziston gjithmonë mundësia e arritjes së një forme të marrëveshjes territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse brenda shteteve, siç e dimë, ka kundërshtime të mëdha ndaj kësaj. Pyetja është se a do të ishte e pranueshme një marrëveshje e tillë për ndërkombëtarët dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos për BE-në. Edhe Kosova, edhe Serbia janë duke e kërkuar anëtarësimin në BE.

Gazeta Express: Çfarë mund të na thoni për rolin e Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. A i shihni lëvizjet e Gjermanisë në dialog, si revansh ndaj lëvizjeve të SHBA’së?

Joanna Hanson: Politika duhet të jetë një proces me qasje të kujdesshme. Gjermania dhe Angela Merkel e kanë luajtur një rol udhëheqës, konstruktiv dhe të qëndrueshëm gjatë dhjetë vjetëve të fundit në hapjen e dialogut dhe vazhdimin e tij. Qëndrimi i Angela Merkelit për moslejimin e ndryshimit të kufirit e reflekton qëndrimin evropian të pasluftës. Ata tashmë i kanë lënë shenjat e tyre. Presidenti Vuçiq u është referuar në mënyrë specifike atyre në fjalimet e tij.

Gazeta Express: Për modelin e “Dy Gjermanive”. A mendoni se është propozim ideal dhe i implementueshëm?

Joanna Hanson: Wolfgang Ischinger ishte përpjekur ta paraqesë modelin e dy Gjermanive në negociatat e tij gjatë bisedimeve të Troika-s në vitin 2007. Është një model të cilit i referohemi shpesh. Ai kërkon vullnet të vërtetë politik nga të dyja palët dhe lënie të historisë anash. Ka funksionuar për dy Gjermanitë në kohën kur Republika Demokratike Gjermane ishte pjesë e një blloku komunist në Luftën e Ftohtë. Kjo krijon pyetje të caktuara në kohën kur Kosova dhe Serbia kanë aspirata për anëtarësim në BE dhe përqafim të vlerave evropiane, vlera të cilat Evropën e shohin si union të shteteve që ekzistojnë së bashku, të cilat ia njohin të drejtat njerëzore dhe civile qytetarëve të njëra-tjetrës.

Gazeta Express: Në pikëpamjen tuaj, si do të dukej zgjidhja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Joanna Hanson: Mendoj se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 ishte një bazë e vlerësuar dhe efektive e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ajo duhet të zbatohet në mënyrë të plotë dhe korrekte dhe duhet të kompletohet rruga e dy shteteve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky ishte njëri ndër objektivat e marrëveshjes. Këtu do të përfshihej njohja përfundimtare reciproke në momentin e duhur. Nuk mendoj se ndonjë çështje e re duhet të përfshihet në negociata. Duhet të jemi të durueshëm, diplomacia merr kohë. Liderët e shteteve duhet t’i vlerësojnë me kujdes reagimet dhe fjalorin e tyre dhe të mbajnë në mend se mirëkuptimi dhe marrëveshja kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre dhe ndërtimin e besimit mes dy shteteve dhe komuniteteve brenda Kosovës./GazetaExpress/

Intervista – Ron Johnson: Një marrëveshje Kosovë-Serbi do të ishte me përfitime

Në një intervistë për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, senatori republikan Ron Johnson, i cili kohët e fundit bashkë me senatorin demokrat Chris Murphy bëri një vizitë në Ballkan dhe në Ukrainë, iu përgjigj pyetjes se çfarë kompromisesh duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Ai u intervistua nga korrespondentja Nataliya Robert.

Senator Ron Johnson: Në të vërtetë, u takon udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi të përcaktojnë nëse mund të arrijnë marrëveshje.

Ky është udhëtimi im i katërt në rajon, ku u takova me të dy presidentët dhe pata një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Serbisë, Vuçiç, i cili tha se ishte hera e nëntë që takoheshim.

Pra, kam qenë mjaft i përfshirë këto dy vitet e fundit. Ajo që mund të them është se në të dyja vendet ka udhëheqës që e kuptojnë se është në interesin e të dyja vendeve që t’i lënë mënjanë dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje. Mirëpo, gjetja e kësaj marrëveshjeje ka qenë më e vështirë. Të dyja vende kërkojnë një përfshirje më të madhe të SHBA. Mendoj se ata e vlerësojnë ndihmën që evropianët u kanë dhënë. Por, le ta themi hapur: Amerika është fuqi e madhe dhe ata kërkojnë një rol më të madh udhëheqës amerikan. Unë mendoj se ne do t’ua ofrojmë këtë, por jo në kuptimin e imponimit të diçkaje, jo në kuptimin e presionit për të bërë diçka, por thjesht duke qenë mbështetës të përpjekjeve të tyre dhe duke u përpjekur për krijimin e kushteve që udhëheqjet e të dyja vendeve të mbështeten te përkrahja e Amerikës dhe e Evropës pasi të kenë arritur një marrëveshje.

Kjo është e domosdoshme për të bindur popullin e Kosovës dhe të Serbisë, sepse ajo mund të jetë një marrëveshje të cilën ata mund të mos e pëlqejnë, pikërisht si Marrëveshja e Prespës. Qytetarët e Greqisë dhe asaj që sot është Maqedonia e Veriut nuk ishin të kënaqur me të. U desh guxim politik për ta arritur atë marrëveshje. Besoj se të dyja këto vende, pas jo shumë muajsh do ta kujtojnë këtë dhe do të thonë: përse e bëmë aq të madhe? Pse u grindëm aq shumë?

Ne duhet t’i theksojmë popullit të Serbisë dhe të Kosovës se është në interesin e tyre dhe do të kenë shumë përfitime në aspektin e integrimit të mëtejshëm në ekonominë evropiane, të udhëtimeve pa viza dhe të ekonomive më të suksesshme. Sepse me arritjen e asaj marrëveshjeje, do të kishte më shumë gjasa për tërheqjen e investimeve të huaja. Do të kishte shumë përfitime pasi të kapërcehet ky ngërç. Pra, detyra e SHBA por edhe e atyre udhëheqësve është të bindin njerëzit, jo domosdoshmërisht për marrëveshjen, sepse kjo do të ishte punë e vështirë, por për përfitimet nga arritja e marrëveshjes dhe nga kapërcimi i ngërçit të tanishëm.

Intervista – Bushati: “Kordon sanitar” ndaj personave me të kaluar të dyshimtë

Në Shqipëri, ish ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë socialiste Ditmir Bushati, flet për nevojën e një “kordoni sanitar” apo filtrave të rreptë për të parandaluar kandidimin e personave me të kaluar të dyshimtë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet se “integriteti i jetës publike duhet mbrojtur me çdo kusht dhe refuzimin për ta parë një gjë të tillë, do të mund të quhej pa ngurrim, një katastrofë shtetërore”. I pyetur më pas për deklarimet e bëra më pas nga sekretari i Përgjithshëm socialist Taulant Balla, sipas të cilit kandidatura e zotit Pjetri në Shkodër ishte propozuar nga ish ministri i Jashtëm, zoti Bushati deklaroi se “Shkodra e di kush e kandidoi Valdrin Pjetrin. Asambleja e Partisë socialiste propozoi 3 kandidatë të tjerë”, u shpreh ai.

Zëri i Amerikës: Javën e shkuar në mbledhjen e kryesisë së PS-së ju patët një debat me kryeministrin Rama lidhur me zhvillimet në Shkodër dhe veçanërisht për rastin e zoti Valdrin Pjetri, kandidat i PS, i cili u zgjodh në krye të Bashkisë, por më pas u detyrua të tërhiqet, kur u zbulua se kishte fshehur një pjesë të së kaluarës së tij. PS nga ana e saj ka folur për një çështje individuale, ndërkohë që ju në deklaratat tuaja pas mbledhjes së kryesisë u shprehët se keni arritur në pikën e derdhjes dhe se ky fenomen i cili duhet trajtuar në mënyrën rrënjësore. Për çfarë e kishit fjalën, se ju folët dhe për një reformë politike për të trajtuar këtë situatë?

Ditmir Bushati: Është e rëndësishme fillimisht që të ndajmë përgjegjësinë ligjore e cila në çdo rast është individuale për çdo person që ka shkelur ligjin dhe çdo person duhet të përballet me drejtësinë, me përgjegjësinë politike që ne e kemi si politikan dhe si forcë politike. Besoj se ne, jo vetëm duhet të njohim përgjegjësinë politike në raste të tilla, por edhe ta ushtrojmë atë. Përgjegjësia politike në këtë rast mund të ushtrohet përmes një reformë politike, që do të sillte në qendër të vendimmarrjeve tona, anëtarin e PS-së. Nga eksperienca ime politike dhe në drejtim të qarkut Shkodër, kam kuptuar që disa vendimmarrje është me rëndësi që t’ua besojmë komuniteteve. Është me rëndësi që t’ia besojmë bazës së parties, në mënyrë që të sigurojmë që kemi zgjedhur personat e duhur dhe në mënyrë që gara që duhet të zhvillohet brenda radhëve të Partisë Socialiste në këtë rast, të sjellë jo vetëm ofertën më të mirë politikë, programatike, shoqëruar me një vizion përkatës, por t’i krijojë mundësi në radhë të parë anëtarësisë së PS-së dhe më pas komuniteteve lokale për të ushtruar një mbikëqyrje më të madhe në lidhje me integritetin e çdo kandidati që synon që të ketë një karrierë politike. Tek e fundit, ne nuk po shpikim rrotën dhe nuk kemi pse. Mjafton të shohim ç’po ndodh me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (bota i njeh si primare), apo në vende të tjera rreth e përqark nesh, para pak kohësh në Itali apo Francë, ku kandidatët që synojnë për të marrë apo ushtruar përgjegjësi politike dhe publike në fazën më të hershme të këtij procesi i nënshtrohen jo vetëm garës brenda partisë, por edhe një lloj mbikëqyrje që është shumë e rreptë, ndonjëherë dhe e pamëshirshme që vjen nga komuniteti. Kjo do të na bënte që të ndërtonim një sistem imunitar brenda radhëve tona, por nga ana tjetër do jepnim një shembull më të mirë, sepse kam besuar dhe vazhdoj të besoj se Partia Socialiste është një forcë që e ka kapacitetin për tu vetkorrigjuar. Ka energjinë dhe burimet njerëzore për të qenë forcë e ndryshimit dhe çdo garë brenda nesh do duhej të zhvillohej duke respektuar librin e rregullave të shtëpisë tonë, sistemin e meritës, të vlerës dhe natyrisht duke iu ofruar komuniteteve modele më të mira.

Zëri i Amerikës: Zoti Bushati po në të njëjtën deklaratë ju folët për njerëz me të kaluar të dyshimtë të cilët janë përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste, veprim për të cilin keni marrë përshëndetje nga SHBA për njerëz që po nga SHBA janë shpallur persona “non grata”. Megjithatë ju theksuat se disa prej këtyre personave janë rikthyer në tryezat vendimmarrëse të PS. Si ka mundësi që pas disa viteve debat të fortë për çështje të dekriminalizimit nuk kemi asnjë prej këtyre personave të ndëshkuar nga drejtësia?

Ditmir Bushati: Ne kemi përgjegjësinë e madhe para qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, në radhë të parë, për të vendosur një kordon sanitar dhe për ta luftuar në mënyrë agresive këtë fenomen. Tek e fundit kemi miratuar një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, kemi miratuar një ligj të posaçëm pikërisht për të frenuar një fenomen të tillë. Ne jemi politikan dhe është shumë e rëndësishme që të nxjerrim mësime konkrete dhe të shpalosin një vullnet politik të qartë për t’u distancuar njëherë e mirë nga ky fenomen. Nga ana tjetër, fakti që ju sapo përmendet, nxjerr në dritë një të vërtetë të hidhur që në vitet e shkuara askush nuk është trajtuar nga drejtësia në lidhje me këtë fenomen dhe përsa kohë ne flasim gjithë ditën për reformën në drejtësi është e rëndësishme që reforma në drejtësi të zhvillohet paralelisht me një luftë pa kompromis kundër, jo thjeshtë personave me të shkuar të dyshimtë por edhe çdo lloj influence që mund të vijë nga këto persona në vendimmarrjen në jetën publike. Integriteti i jetës publike duhet mbrojtur me çdo kusht dhe refuzimi për ta parë një gjë të tillë nuk është assesi katastrofë partiake por nuk do të ngurroja ta quaja katastrofë shtetërore.

Zëri i Amerikës: Megjithatë duhet të kujtojmë se ju keni qene drejtues politik i qarkut Shkodër, dhe në fjalimin përmbyllës të fushatës ju thatë se me zotin Pjetri hapet një kapitull i ri për Shkodrën. Atëherë pse duhet të besojmë që këto shqetësime që po ngrini tani janë mbi baza parimore, e nuk po shfrtëzohen nga ju pasi PS, osë më mirë, kryetari i saj, ju hoqi ju drejtimin politik të Shkodrës, duke ju zëvendësuar pikërisht më zotin Pjetri, apo dhe faktin që kryeministri Rama dhe më herët, në fillim të këtij viti ju largoi dhe nga posti i Ministrit të Jashtëm?

Ditmir Bushati:Debatet përsa i përket procesit të dekriminalizimit dhe influencës në politike të njerëz lve me të shkuar të dyshimtë apo persona të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA, unë kam preferuar për ti zhvilluar brenda kryesisë që në vitin 2016. E kam thënë edhe herë të tjera që, fillimisht problematikat shtrohen brenda një familje politike dhe më pas kam ndjerë nevojën që për çështje të tilla, është e rëndësishme që të kemi një debat politik më të sinqertë, në mënyrë kapilare brenda të gjitha strukturave të partisë socialiste, po pse jo dhe një debat ndërpartiak dhe një debat shoqëror për të pasur në fund të fundit një pakt kundër influencës të personave të tillë në jetën publike. Natyrisht, nuk kam përjashtuar asnjë çast as veten nga përgjegjësi të tilla, edhe kur kam thënë që, ne nuk kemi pse mos të guxojmë të kërkojmë ndjesë për vendimmarrje të gabuara dhe kur kam deklaruar që askush prej socialisteve e progresisteve shqiptarë nuk ka pse të ndjehet i ligështuar prej vendimmarrjeve të gabuara nga ana jonë. Por, pikërisht eksperienca e Shkodrës, më shtyn të mendoj që ne duhet të fillojmë të veprojmë seriozisht me një mentalitet të ri perëndimor, 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, duke krijuar garë të vërtetë brenda nesh, duke krijuar rregulla loje që duhet të respektuar brenda nesh, një sistem merite dhe vlere, modele frymëzuese. Duke i dhënë mundësi kësisoj, jo vetëm bazës së partisë, por edhe komuniteteve për ta thënë fjalën e tyre, qoftë për kandidatët për deputetë, qoftë për kandidatët për këshillin bashkiak, qoftë për kandidatët për kryetar bashkie, kryetar partie apo kryetar organizatash në një fazë të hershme të këtij procesi. Besoj fuqimisht që gara e shëndetshme brenda familjeve politike do të stimulojë gjithashtu dhe garën në jetën ekonomike të vendit.

Zëri i Amerikës: Kanë qarkulluar së fundmi në media dhe hipoteza për një largim të mundshëm tuajin nga PS dhe një angazhim apo përfshirje në Lëvizjen Vetëvendosja. Si është e vërteta?

Ditmir Bushati: Kjo është një tollovi treditore e krijuar kryesisht nga teknologët politikë dhe distributorët e lajmeve të rreme. Një miku im i çmuar nga Kosova do ta krahasonte me situatën e ngjashme në Ish-Jugosllavi dhe me teknologjinë që përdorej asokohe për ‘diferencimin ideopolitik’ ndaj njerëzve të cilët likuidoheshin politikisht. Unë besoj që ne nuk e kemi luksin të jemi një matricë neo-jugosllave. Me Vetëvendosjen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, unë kam kultivuar marrëdhënie profesionale, mbi të gjitha njerëzore të mira, edhe për shkak të funksionimit tim shtetëror të mëparshëm si Ministër i Jashtëm. I uroj suksese atyre.

Nuk kam asnjë arsye, e jo më ambicie për të lëvizur nga Partia Socialiste të cilën e konsideroj familjen më të madhe politike në vend. Jam mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar në të gjitha funksionet e mia, si Ministër i Jashtëm por edhe në funksionet politike, nga kolegët, nga anëtarësia e Partisë Socialiste dhe sot më shumë se kurrë mendoj që ne kemi nevojë për të hedhur një tjetër hap drejt demokratizimit të mëtejshëm të PS-së, për të dëshmuar që jemi në gjendje për tu vet-korrigjuar dhe për ti folur, jo thjeshtë aspirantëve te kutia e votimit, por mbi të gjitha atyre që me të drejtë, mund ta kenë humbur shpresën nga gabimet që ne kemi bërë nga 6 vitet në qeverisje të vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, u mund të flitet për ngushtim të hapësirave demokratike brenda PS?

Ditmir Bushati: Është e rëndësishme që ne të krijojmë mekanizma dhe rregulla lojë më të qartë, jo vetëm brenda PS, por brenda familjeve tona politike. E di që opinioni publik është më i vëmendshëm dhe më ekzigjent ndaj Partisë Socialiste, për shkak të traditës të mirë që PS ka pasur në këtë drejtim. Është detyra jonë për të qenë vigjilentë, solidarë e mirëkuptues, por gjithmonë duke vendosur në qendër të vendimmarrjes anëtarin e Partisë Socialiste. Jo në çdo rast vendimet që imponohen nga lart mund të kenë efektet e duhura në praktikë. Ne, padyshim që mund të jemi dhe duhet të jemi partia promotore e ndryshimit. Sot për sot, operojmë në një kontekst edhe më specifik. Barra mbi ne është edhe më e rëndë, për shkak të përgjegjësive në pushtet qendror edhe në pushtetin vendor, thuajse në të gjitha hallkat e vendimmarrjes. Kësisoj, na duhet që të jemi më të durueshëm, në radhë të parë me njëri-tjetrin. Na duhet më shumë imagjinatë për të prekur horizontin. Na duhet edhe kapacitet për më shumë kompromise, qoftë brenda familjes tonë politike, por edhe me opozitën politike dhe atë parlamentare, sepse vendi ndodhet përballë sfidave të reja.

Zëri i Amerikës: Dhe pikërisht duke patur parasysh këto sfida, do kujtoja atë më të afërmen, vendimin e Këshillit Europian për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim, por dhe sfidën tjetër që lidhet më drejtimin nga ana e Shqipërisë të OSBE-së. Në këtë situatë të rënduar politike, të një krize që zgjat prej disa muajsh, a rrezikon kjo të kthehet në një pengesë serioze pikërisht për këto dy objektiva të afërta të Shqipërisë?

Ditmir Bushati: Mbase askush nuk e ka imagjinuar në ’90, kur studentët brohorisnin “ e duam Shqipërinë si Europa”, se 30 vite më pas, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e Bashkimit Europian. Kur i kthehem pas këtij procesi, për të cilin kam punuar e kontribuar dhe jam duke punuar e kontribuar, mendoj se është koha që të tregojmë pjekuri politike dhe të mos luajmë me zjarrin. Ngjarjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rinovimi i institucioneve të Bashkimit Evropian, tregojnë që BE do të jetë diçka tjetër nga ajo që është deri me 1 nëntor. Besoj, uroj dhe shpresoj që ne të konsolidojmë arritjet në këtë drejtim. Kur kujtoj 2013-ën, përpjekjet tona për të fituar statusin e vendit kandidat, nuk bie assesi dakord me qëndrimet e opozitës, sipas së cilës, çdo gjë ishte bërë gati. Edhe atëherë nuk ishte e lidhur thjeshtë dhe vetëm me tre ligjet, por ishte e lidhur drejtpërdrejtë me reformat që ne kemi ndërmarrë. Edhe rekomandimi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim që u sigurua për herë të parë në 2018-ën dhe konfirmimi i tij në 2019-ën, besoj se erdhi si pasojë e një klime kompromisi që u krijua për kalimin e paketës për ndryshime kushtetuese dhe akteve nënligjore për reformën në drejtësi. Tanimë, është momenti që përmes një vullneti politik, i cili duhet të jetë mbipartiak, ne ti dëshmojmë BE-së që jemi në gjendje të kalojmë testin e modernitetit si shoqëri, jemi në gjendje për tu futur në rrugën e pakthyeshme evropianë.

Po kështu, mendoj se marrja e drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria, ishte një prej arritjeve më të mëdha të politikës së jashtme Shqiptare, por jo vetëm. E kam konsideruar gjithnjë të lidhur ngushtë me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me procesin e fitimit të vendit në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB, për një vend jo të përhershëm.

Mendoj se kriza politike dhe situata ku ndodhet skena politike në Shqipëri, ka ndikimet e saj, qoftë përsa i përket vendimmarrjes për në BE, po kështu dhe drejtimin tonë të OSBE-së. Prandaj, janë dy momente që nuk do të nguroja ti quaja historike, të cilat nuk duhen humbur dhe mbase mund të jenë edhe dy momente që mund të kërkojnë vullnet rreth e përqark jo vetëm aktorëve politik por edhe atyre shoqëror për ti kthyer të dy këto momente në histori suksesi.

Gruaja e hekurt flet rreth “Sagës së dhimbjes” – Intervistë me Fatbardha Mulleti Saraçin realizuar nga Leonora Laçi

 

“E kaluara është mësues i së tashmes dhe udhëzues i së ardhmes”

 

Si lindi libri “Saga e dhimbjes” botuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në vitin 2018, a mund të na e përmblidhni në pak rreshta?

Çdo gjë, një takim, ecja në rrugë apo në jetë, një epokë, një libër… e ka një fillim. Do të tregoj diçka personale, por jo vetëm për mua, por për më shumë, për njerëzit dhe kohën. Janë përjetimet e mia, të vërteta, përvojë që i ngjanë hapjes së një testamenti nga vitet e kaluara, si një zbatim i ri, në mos një denoncim, për qëndresë e shpresë.

Subjekti i librit është kujtesa, kthehet në kujtesë. Është brengosëse vdekja në kujtesë. Prova e vërtetë e njeriut është kujtesa e tij, që është pasuria më e çmuar në jetë.

Subjekti i librit shëndrrohet në kujtesë, për lexuesin. Shpallja ose marrëdhëniet me të vërtetën si autore, si personazh përshkon të gjithë librin.

Në shkrim jam vetevetja. Fjala është për histori reale, zbulon thelbin e saj të padukshëm, e bën këtë histori të jetueshme nga njerëz. Në marrëdhënie me njeri-tjetrin kanë cilësi të përbashkëta: dashurinë e pashterrshme për jetën.

Është një dashuri që kërkon një fuqi të madhe shpirtërore për t’u afirmuar.

Personazhet synojnë vetëm të ruajnë sjelljen e tyre njerëzore brenda dramës, një sjellje që u mundëson t’i marrin sa më shumë jetës që u është dhënë.

Libri përmban kujtesën e jetës sime që nga shtatori i viti 1944 kur ende s’isha bërë pesë vjeçe. Në atë periudhë jetoja me familjen në Tiranë, që ishim etnikë në atë qytet. Vazhdoj me përjetimin e dëbimit nga Tirana, shkollimi, vazhdimi i gjimnazit në qytetin e Shkodrës, periudha e rinisë që tregoj sa e vështirë ishte të siguroja një punë. Periudha më e rëndësishme është kur u pranova të punoja në Rrethin e Lezhës, si arsimtare, që në atë periudhë kishin nevojë për mësues. E rëndësishme për mua ishte të arrija të studjoja në Institut dhe Universitetin e Tiranës, që e realizova në mënyrë autodidakte. Tregoj jetën e një vajze nga shtresa “e deklasuar”, “armik”, “pronare” dhe shumë epitete të tjera fyese. Tregoj se si më ndoqi lufta e klasës, gjatë gjithë jetës sime dmth provova racizmin komunist shqiptar, që e kishte ndarë shoqërinë shqiptare në dy kasta: “të mirët, të mrekullueshmit ishin pushtetarët dhe ajo pjesë e shoqërisë që i duartrokiste, që i ndiqte dhe zbatonte luftën klasore dhe ishin vetëm ata që kishin bërë çdo gjë të mirë, ndërsa shtresa tjetër ishim ne, fëmijët e prindërve që u cilësuan reaksionarë, tradhëtarë, kolaboracionistë, pronarë…, ne s’ishim të barabartë me të tjerët, ne na ndiqte kudo biografia e keqe.

Në zyrat partiake të bënin jetëshkrimin. Nuk ishte nevoja të lexohej e gjithë autobiografia, mjaft të gjenin çfarë lidhëzash përdorte autobiografishkruesi si dhe gjithçka bëhej e kuptueshme. Kur përdorej lidhëza bashkërenditëse shtesa ishte “yni” dmth ishte i kastës së kuqe, kur përdorte lidhëza kundërshtuese ishte kundërshtar i regjimit totalitar dmth nuk ishte i barabartë me të tjerët.

Për të ilustruar këtë genocid shqiptar nga brezi në brez, nëpërmjet kujtesës historike, unë përdora artin e të shkruarit, për të mos lënë që historia të harrohet.

Për mua e rëndësishme ka qenë gjurma historike e të shkuarës.

Librat ruajnë kujtesën e fateve individuale, ruajnë të shkuarën, kujtimin e jetëve njerëzore, gëzimet, tragjeditë dhe fatkeqësitë të shkaktuara nga regjimet totalitare dhe politika, nga lakmia, urrejtja, mizoria dhe budallalleku i njeriut. Dhunimi i të drejtave të njeriut.

Në vendin tonë dmth në diktaturën komuniste regjimi u bë kriminal, se mbrojtën me vendosmëri ideologjinë marksiste-leniniste-staliniste dhe vrisnin shumë njerëz për t’ia arritur qëllimit vranë inteligjencën shqiptare, burgosën e internuan dhe nuk arritën të bënin jetën tonë më të bukur dmth ishin vetëm vrasës…

Një nga shenjat e një shoqërie të fortë është zelli me të cilën kalon kultura nga një brez në tjetrin.

Të shkruash për të kaluarën ka rëndësi për kujtesën, dhe  kujtesa është çështje kulture…

Kur kujtojmë të kaluarën besojmë se na shërben për të kujtuar çka ndodhur në histori.

Qëllimi thelbësor ishte që nga e kaluara të nxjerrim mësime, të cilat garantojnë të ardhmen.

Njerëzit pa trashëgimi janë lehtësisht të bindur.

Të ecësh në jetë, është si një lumë i madh që ka ndjekur rrjedhën e vet, që mbi gjithçka i ka shërbyer moralit, për të rrëfyer histori jete pa bujë, pa përulje. Rrëfime për ngjarje e vende diku rreth nesh, por të ndarë nga pjesa tjetër e vendit, por në të njejtën gjuhë, me gjuhën hyjnore shqipe.

Kur flasim për krimet e diktaturës, për humbjen e lirisë, nuk bëjmë thjesht një apologji por i kujtojmë se sa kollaj mund të humbasësh lirinë, sa kollaj është ngritja e një diktature dhe sa fort duhet të punojmë që kjo të mos ndodhë.

 

Pse “Saga e dhimbjes”?!

 

Sagë do të thotë të rrëfesh një histori të gjatë, në këtë rast i jetës në vazhdimësi, në formë narrative, ku rrëfehen ngjarje që më kanë ndodhur mua gjatë shtegëtimeve të mia në jetë apo tregime nga njerëzit më të cilët jetova apo takova gjatë viteve të jetës sime.

Janë një sëri eventesh që përshkojnë një periudhë të gjatë, që e tejkalon pesëdhjetë vjeçarin.

Libri “Saga e dhimbjes” është simbiozë e kujtesës dhe përjetimit. Përjetimi vetjak është më real se realja, sepse është e vërteta e të jetuarit sa në përmasa fizike po aq dhe në atë shpirtëroren, duke mos pasur nevojë për trillime.

 

 Si ishte për ju t’i riktheheni së kaluarës, të gjenit kalendarin e viti 1957 dhe ditarin e viteve 1958-1959 ?

 

T’i rikthehesh të kaluarës dmth të tregosh, të rrëfesh ngjarjet që ndodhën gjatë ecjesh në jetë, me një fjalë të tregosh përjetimet e tua.

Është kujtesa autobiografike që e risjell në vemendjen e lexuesit dhe tregon rrënjët e dramës në botën shqiptare të diktaturës, zgjatim i saj stalinist dmth jeta në totalitarizëm.

Përjetimet e mia kanë jetuar me mua gjatë gjithë ekzistencës sime.

Pasi botova librat “Dhimbje” I-II-III që u ribotuan nga ISKK nën titullin “Kalvari i grave në burgjet komuniste”, ku tregohej kalvari i femrës së përsekutuar në Shqipërinë që quhej R.P.S e Shqipërisë dhe që drejtohej nga Partia e Punës, udhëheqësi E.Hoxha dhe të gjithë udhëheqësit e tij që e shoqëronin, me përhapjen dhe zbatimin e ideologjisë Marksiste-Leniniste-Staliniste-Enveriste dhe më vonë dhe atë Maoiste, e pashë të arsyeshme të tregoja përipecitë e jetës së një vajze nga mosha pesë vjeçare e në vazhdim, dmth një letersi biografike, si përballja dhe zgjidhja e problemeve të personazhet dhe në nivel kolektiv.

Rastësia solli që të gjeja kalendarin e viti 1957 që ishte viti i marrjes së maturës, deri në qershor dhe pastaj largimi nga Shkodra për në Kavajë (ku më jetonte familja, pasi ishim dëbuar nga Tirana)…Po kështu brenda në dispensë të lëndës së biologjisë, që e kisha përdorur gjatë studimeve të larta, gjeta ditarin e parë të mbajtur në vitin e parë të punës sime në arsim (viti 1958-59). Ky ditar u gjet pas pesëdhjetë vitesh.

Kështu që vendosa që t’i tregoj lexuesit dhe vetëm lexuesit (dmth atyre që dëshirojnë t’i lexojnë), jo vetëm për t’i tronditur, por për t’i ndihmuar në jetën personale, për t’i dhënë një model për këtë.

Është madhështia e të shkruarit, por edhe thellësia e hapjes së vetes dhe e përballjes me botën…Një jetë që është vertetë interesante.

Njeriu është kujtesë. Dhe sa më shumë kalon koha, në kuptimin e moshimit, aq më shumë njeriu është kujtesë.

Sepse shumë të shkuar kam pas, e aq më pak të ardhme përpara.

 

 

A patët vështirësi në rrugëtimin për tu arsimuar ?

Jeta nuk është fushë me lule. Rrugëtimi në arsim kishte vështirësi se emrimi ishte në fshatra larg rrugës automobilistike, duhej të zgjohesha pa zbardhur drita dmth në orën katër ose pesë të mëngjesit, të siguroja makinë të rastit, të ndaloja në rrugë dhe pastaj do të  ecja me orë për të shkuar në fshat.

Gjatë ecjes më takonte të kaloja lumin Drin dhe Gjadër, që sipas rastit do të kaloheshin më këmbë, ose me ura të improvizuar me dërrasa, që shpesh uji i merrte me vete.

Do të ecja në të ftohtin e dimrit, në ngricë, të shoqëronte era e fortë që vinte nga gryka e Vaut të Dejës dmth era në Rrethin e Lezhës ishte e veçantë. Shpesh rruga shoqërohej me shiun që binte (siç i thotë Shkodra me rrëshekë), që të lagte deri në palcë, të ecje nëpër dëborë, të kaloje lumin Drin nëpër dy dërrasa, sikur po ecje në tra ekulibri, kur mbi te kishte dhe dëborë…Të ecje në muajin janar në Zadrimën e përmbytur nga uji, të kaloje Drinin duke u futur në kanalin vaditës prej betoni…

Do provoje ecjen nëpër diell që të percëllonte si një saç…

Rrugëtimi për në punë kishte vështirësi të ndryshme, se duhej të ngarkoheshe me trasta që merrje bukën, ushqimet, ndërresat kuptohet edhe librat… udhëtimin e bëja një herë në javë ose një herë në muej, sipas mundësive.

Por me gjithë vështirësitë në ecje të shoqëronte një gëzim i brëndshëm që po shkoje në punë, tek nxënësit që të pritnin me aq dashuri, që vraponin në drejtim tënd, të zgjatnin duart dhe të pushtonte hareja e tyre, hareja që të gëzon shpirtin e zemrën.

Të mbushet zemra me gëzim kur ecën drejt fluturave të jetës. Vështirësitë përballohen dhe qëllimi që i ke vendosur vetës të ndihmosh në shkollimin e tyre, t’i bësh qytetar që t’a duan dijen. Arsimi është profesion i lartë se motivi kryesor është formimi i Njeriut… Punën si mësuese e bëra mision të jetës sime.

 

 

Çfarë do të thoshte për ju të punonit një vajzë e re me tetë djem?

 

Ju brezi i ri duhet të kuptoni që në shtetin shqiptar që udhëhiqej nga Partia e Punës, çdo gjë drejtohej nga shteti. Ai të caktonte ku do të jetoje, në qytetin tënd të lindjes apo e dëbuar, ai të niste nëpër kampet e punës së detyruar siç ishte psh Kampi çfarosës i Tepelenës, ai të burgoste, të dënonte, të shfrytëzonte me punë skllavëruese, që të burgosurit politikë punonin në miniera si në Spaç e Qafë-Bari, si me qënë në periudhën e skllavërisë.

Çdo gjë ishte në dorë të shtetarëve, ata të caktonin çfarë shkolle do të vazhdoje, të dërgonin në degët që ata dëshironin, po ata të caktonin dhe punën. Prandaj për të gjetur punë duhej t’i drejtohej vetëm institucioneve shtetërore.

Për mua ndodhi një mrekulli që Rrethi i Lezhës kishte nevojë për mësues dhe më pranuan. Isha nëntëmbëdhjetë vjeçare dhe isha kryefamiljare pasi babai im nderroi jetë në shtator 1958.

Më caktuan në Kallmet me tetë kolegë, djem shkodranë. Unë punova me ato mësues të mrekullueshëm që më trajtuan si një motër. Këtu filloi rrugëtimi im në jetë me këta kolegë.

E vërtetë është që e kisha të vështirë për kohën që kam jetuar unë, mentaliteti se isha vajzë e vetme me tetë djem, por çdo gjë kalon. Me punë e tregon veten njeriu dhe është nder të afirmohesh në jetë duke punuar me kolegë seriozë, të talentuar, të sjellshëm, të rregullt dhe shumë të edukuar. Të jetosh me miq që mund të mbështetesh.

Përherë i kam respektuar dhe nderuar kolegët e mi të mrekullueshëm.

Përherë në udhëtim me shoqëronin dy kolegë, që gjenin makinën… isha një motër e lumtur me tetë vëllezër.

Këtë mrekulli më dhuroi viti i parë i punës në arsim.

(Po të keshë parasysh që shefi i arsimit kur më dha emërimin më tha:- Ti e din kush je (dmth që isha me biografi të keqe), të kemi emëruar mësuese provizore, për gjashtë muaj, në fshatin Kallmet dhe atje je me tetë djem. Do të shohim si do të sillesh!

 

A patët ndonjë moment hezitimi teksa shkruanit përjetimet tuaja? Sa ka ndikuar e kaluara në formimin tuaj?!

Pasi punova librat Dhimbje I-II-III ku përshkruaj vuajtjet e grave të shtresës së përndjekur politike, ku pena u shoqërua me pikën e lotit të dhimbjes së njeriut të persekutuar, të varfër, të ndershëm, atëherë e pashë të arsyeshme të tregoja përjetimet e mia që nga mosha e fëmijërisë e në vazhdim. Janë punë me shkrime, rrefime, nga ato të shpirtit, që çmohen nga njerëz që janë të pastër

Është jeta e një vajze e shtresës së cilësuar “armiq”…

Kush e lexon mëson se si jetohej në Shqipërinë socialiste, që zbatohej lufta e klasës.

Njeriu gjatë jetës studion e punon dmth punon për formimin e tij. Dijet asnjëherë nuk janë të tepërta. Kam punuar e studiuar shumë, në veçanti me librin, që funksion të parë ka informimin, të përmbush kuriozitetin, sjell në mendje të shkuarën, adoloshencën, rininë, mbase projekton të ardhemen.

Me lexim përfitoja dije, përfeksionova stilin e të folurit, që në veçanti për mësuesit është mjeti kryesor për të komunikuar me nxënësit dhe për t’i bërë ata të të ndjekin me vemendje, duke i dhënë zërit intonacionin e duhur.

Aftësitë e mira shprehëse gjithmonë ndërtoheshin prej leximit dhe ndihmojnë në aftësitë shkruese.

Duke lexuar informacioni është më i rrenjosur në memorie dhe më i përdorshëm. Kështu kalitet durimi dhe forcohet përqendrimi.

Është dije e pafundme dhe në të gjenë lirinë, të jep liri. Mësova të punoj me përgjegjësi, duke respektuar njerëzit e çdo shtrese, ky është mësimi i jetës. Të punosh është përgjegjësi.

 

 

Çfarë është lufta e klasës për ju?

Ishim cilësuar shtresë e deklasuar dmth armiq të popullit, është një nga shtyllat e të menduarit totalitar. Përdorimi i termit ishte për të frikësuar, izoluar dhe përdorur mjete represive kundër atyre që mendojnë ndryshe. Të tremben njerëzit, t’i bësh të kenë frikë.

 

Na kishin cilësuar shtresë e deklasuar dhe ne fëmijët ishim fëmijë: “reaksionarësh, kulakësh, borgjezë, shfrytëzues, pronarë” dhe epitetet shtoheshin kur devijonin edhe njerëzit e kastës së kuqe, e vazhonte dhe me fëmijë revizionistësh, një pafundësi epitetesh dhe fëmijët u rritën e u plakën me këto etiketime, të tillë mbeten deri në vdekje.

Dëgjonin fjalimet e “Njeshit”, “Unit” të kastës së kuqe që u mbushte mendjen pasuesve të tij, që fëmijëve të reaksionarëve nuk duhej t’u afroheshe, t’u flisje e jo më t’i doje. Një pjesë e mirë e popullatës u mësua të pranonte gjërat që s’ishin të vetat, t’i fusnin nëpër shtëpiat e atyre që shteti i dëbonte, që i nxirrte jashtë nënat me fëmijët e saj.

Lufta e klasës shoqërohej me kamionë që merrnin familje të tëra, i ngarkonin pa pikën e mëshirës dhe i degdisnin aty ku të vuanin më shumë.

Lufta e klasës ishte një akt i ndyrë nga njerëz shpirtvegjël.

Ajo luftë klase ishte një akt që vazhdonte në çdo minutë e orë, natë e ditë, muej e vite të pafund, se bëhej mbi njerëz të paarmatosur, përmbi fëmijë të pambrojtur, në foshnja të sapolindura, qenie të brishta e të pafuqishme.

Shtresa e kuqe e të privilegjuarve mburrej kapërdisej, arroganca i shoqëronte në çdo hap të jetës, fjalori i tyre ishte i mbushur me sharje, fyerje, dinin vetëm të të tallnin, të të përçmonin.

Arti i shërbente gënjeshtrës, vijës së Partisë. Jo vetëm arti…

Ata dhe familjet e tyre kishin të drejtën e çdo gjëje, të përvetësonin pronat e të tjerëve që ishin cilësuar armiq.

Fëmijët e tyre studionin në Universitete në degët që dëshironin në veçanti juridik e filozofi.

Nuk kishte drejtësi dhe as mbrojtës të të drejtave të njeriut që nepërkembëshin. Kudo drejtonin njerëzit e partisë. Në këshillat e Lagjeve bëheshin relacionet, caktonin shtresën e prejardhjen e njeriut, qëndisnin biografitë, këtu damkosej me vulën e klasës së deklasuar, këtu merrej goditja e parë dhe kështu vazhdonte në hallkat më të larta. Këtu përcaktohej biografia që fillonte me gjyshin, babain, të afërmit, në pafundësi, mjaftonte që t’a kishe në fis, caktonin dhe më kë shoqërohej, me cilën familje po formon krushqi, një pafundësi shënimesh. Kudo përçmim, kudo urrejtje, kudo përbuzje.

E ndanë shoqërinë në të mirët që ishin ata që sundonin dhe pasuesit e tyre dhe të këqinjtë ishim të gjithë ne të cilësuar “armiq” dmth u përdor lufta e klasës për të përçarë popullin, ky quhet racizëm komunist shqiptar…dmth përçaj e sundo.

A ka gjëra që ju nuk i keni futur me dashje në libër? Heqja nga arsimi a ju demoralizoi? A ju nënshtruat sistemit totalitar shqiptar?!

Në libër kam treguar gjërat kryesore, që nuk është e mundur të tregosh çdo gjë.

Heqja nga arsimi më vrau shpirtërisht,ndodhi pas afro shtatmbëdhjetë vitesh punë dhe tetëmbëdhjetë vite studime, ishte një goditje që më hodhi poshtë gjithë veprimtarinë e jetës sime… Largimi nga puna u bë për arsye biografie, dmth isha nga shtresa e cilësuar “armiq të popullit”, dmth u zbatua lufta e klasës.

Por jeta vazhdon dhe unë jetova si gjithë pjesëtarët e tjerë të shtresës që i  takoja, ishim të padëshiruar nga partia-shtet.

 

Çfarë ndjësish patët të merrnit në dorë dosjen e arsimit pas kaq vitesh?

 

Dosja e punës sime më ra në dorë pas gjashtëdhjetë vitesh.

Në fillim pata emocione, por kur shfletova dosjen e punës pashe se puna që bëhej në sistemin komunist nuk vlerësohej nga specialistët e arsimit, ajo plotësohej nga sekretari i partisë, i fshatit dhe i qytetit.

Në vitin 1974 org.bazë e partisë e fshatit Dajç në relacionin për punën time si mësues e kishte plotësuar në mënyrë të shkelqyer dhe vlerësuar pozitivisht, ndërsa më 26.04.1975 Organizata bazë e Partisë Lezhë, duke parë problemin e kuadrit të arsimit në frymën e materialeve të fundit të Partisë dhe fjalimit të sh.Enver të datës 31 mars 1975, propozon që Fatbardha Mileti të largohet nga rradhët e arsimit mbasi nuk i ka kushtet politike për të qëndruar në këte detyrë dhe pra nuk është e denjë për të edukuar brezin tonë të ri.

Propozohet që Fatbardha Mileti të largohet nga radhët e arsimit, mbasi i mungojnë kushtet politike, si e padenjë për edukimin e brezit tonë të ri dhe të kalojë direkt në prodhim.

 

Shef i seksionit kuadrit                                  P/Komitetin Ekzekutiv K.P.Rrethit

Aleksandër Llusha                                                             Sekretari

Firma                                                                                    Avni Saliu

Lezhë më 26 .IV.1975                                                                 Firma

 

Mbasi lexon këtë raport partiak nuk është nevoja ta diskutosh sepse çdo gjë vendosej nga Partia.

 

 

 

Cila është figura më frymëzuese për ju?

Frymëzimi është i shumëllojshëm. Gjatë jetës mëson për shumë figura të larta që i kanë shërbyer kombit dhe botës dhe të zgjojnë dëshiren për studim e punë që të bëhesh e vlefshme në drejtim të shoqërisë.

Jeta e nënave shqiptare është shumë frymëzuese. Mënyra se si ajo sakrifikon jetën e saj për mirërritjen e fëmijëve, është ndjenja më e lartë në jetë.

Frymëzim nga autorë që tregonin për diskriminimin , që shtronin problemin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut, me histori, duke shfletuar e parë shpirtin njerëzor, plagët e gëzimet e tyre. Brenda punës gjenë kënaqësinë, kjo arrihet me këmbëngulje, përvojën e reflekton me atë që i përçon publikut.

Kam përjetur lodhjen duke u kënaqur. Por në jetë ka frymëzime pafund…

 

A keni menduar ndonjëherë se do të shkruanit një libër të tillë, për veten tuaj e për njerëzit që takuat në jetë?

 

Ato që përjetova, kujtimet janë ende të freskëta, po ashtu edhe pasojat. Nuk është vetem rrëfimi im personal. Vjen një moment dhe do t’a tregosh jo vetëm të tjerëve, por edhe vetes se çfarë ke bërë me jetën tënde dhe me vjen mirë që arrita në përfundimin që kanë qenë vite të mundimshme, por dhe të mbushura me kënaqësi, me suksese në punë, në veçanti dashuria për nxënësit dhe dashuria e pakufi për familjen. Janë vite përpjekjesh dhe arritje të merituara.

Njerëzit e parë që takon njeriu në jetë janë prindërit, që janë nektari i jetës, na rritën me dashuri, ditën të na mësonin, të na mbronin nga bota e ashpër e diktaturës, duke krijuar mundësinë e një ndjeshmërie të lartë për t’u mbrojtur. Lumturi kur u bëra nënë, të marrësh në duar fëmijën që të mbush jetën me gëzim, me diell pranvere atëherë kur isha e mërzitur…

 

A do të ketë një libër tjetër pas ktij?

Të shohim ç’më premton mosha. Kanë kaluar shumë dhjetëvjeçarë të jetës dhe kanë mbetur më pak kohë, të shohim…!

 

 

A keni një mesazh që doni të përcillni me anë të këtij libri?

 

Mesazhi im është: Çmojeni jetën dhe shëndetin shumë, studioni e punoni gjatë gjithë jetës dhe mbroni me forcë të drejtat dhe liritë e juaja.  Duhet me dashtë njeriun, sidomos kur atë e kanë lënë pas dore, kur atë e kanë harruar, braktisur, kur e kanë dëbuar, dënuar pa të drejtë.

Mos u dorëzoni përpara vështirësive. Sa herë që do të rrezoheshin në jetë aq herë duhet të ngriheni, të ngriheni edhe më lart se më parë, që të vazhdosh e të përparosh.

Mësoni të ruani lirinë tuaj, pa dëmtuar lirinë e të tjerëve.

Dhe jetën e kam kthyer në mision, për të treguar të vërtetën se si jetohej në Shqipërinë totalitare, në këtë mision nuk jam e vetme, jam me të gjithë ato që vuajtën dhe më ato zëra që nuk mund të dëgjohen. Jam zëdhënëse e tyre…

Intervista – Kryeziu: Partitë politike të shpalosin qëndrimet për tarifat dhe bisedime me Serbinë

Udhëheqësi i koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryeziu, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, duhet të bëjnë publike qëndrimet lidhur me veprimet e tyre me tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Serbinë, në mënyrë që qytetarët të informohen për ato. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, zoti Kryeziu thotë se koalicionet parazgjedhore të partive politike janë një mundësi shumë më e mirë që qytetarët të dinë për platformat politike dhe shmang ngecjet e mundshme për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeziu, Kosova tashmë ka hyrë në një proces të ri zgjedhor. Si e shihni këtë proces krahasuar me zgjedhjet e kaluara?

Ismet Kryeziu: Realisht në zgjedhjet e kaluara kemi pasur një veprim ad-hoc të koalicioneve të ndërtuara, të cilat mendoj që nuk kanë pasur bazë programin dhe idetë më tutje, por kanë pasur si bazë interesin për t’u grupuar në grupacione në momentin e fundit për të arritur i pari e për të caktuar përbërjen e qeverisë. Mendoj se tani nga data e dorëheqjes së ish kryeministrit, zotit Haradinaj, tani kemi pasur disa tentative të partive politike të cilat vazhdojnë deri në afatet kohore kur është 30 gushti që të ofrohen dhe të krijojnë platforma politike dhe qeverisëse të bazuara në programe. Mendoj që kjo është një e arritur pak diferencuese ose e ndryshme nga ajo që kemi pasur nga zgjedhjet e kaluara.

Zëri i Amerikës: Një çështje që vazhdimisht është diskutuar është ajo e reformës zgjedhore. Sipas jush pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë deri më tani?

Ismet Kryeziu: Mendoj se reforma zgjedhore ose ideja e mungesës së përkushtimit të liderëve politik për reformim të sistemit zgjedhor është e lidhur me fuqinë e tyre, sepse ky sistem zgjedhor mendoj se është duke krijuar parti politike të dobëta dhe lider të fortë dhe konsideroj që arsyeja kryesore është ngecja ose mos përkushtimi i këtyre liderëve për të ndërruar fuqinë e tyre brenda subjekteve politike, për arsye se reforma zgjedhore do të prekte edhe demokracinë brenda subjekteve politike dhe normalisht që do të kishim struktura dhe parti politike shumë më demokratike dhe shumë më të fuqishme. Edhe fuqia e liderit do të zbehej dhe nuk do të ishte kjo fuqi e këtyre liderëve për 20 vjet që vazhdojnë të udhëheqin me këto subjekte politike.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeziu, ju dhe koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka disa vite që tashmë vëzhgoni zgjedhjet. Sipas jush, cilat janë mangësitë kryesore të partive politike, flasim për transparencën, mënyrën e financimit?

Ismet Kryeziu: Mendoj që partitë politike nuk kanë arritur që të kenë programe konkrete të prezantuara në fushata zgjedhore, por besojmë që ky proces tani do ta bëj diferencën nga proceset e kaluara. Ana tjetër është që partitë politike nuk janë transparente mjaftueshëm në krijimin e një të hyre buxhetore dhe shpenzimit buxhetor transparent për publikun i cili përdoret për fushatën zgjedhore. Ne kemi pasur pika krahasimore kur kemi bërë monitorimin e shpenzimeve të subjekteve politike dhe del një mospërputhje në bazë të asaj që raportojnë partitë politike. Edhe në këtë fushatë ne do ta kemi fokusin e monitorimit të shpenzimeve të partive politike sepse shpenzimet e partive politike ose shpenzimet që bëhen gjatë fushatës zgjedhore, janë një pikë kyçe e cila ndikon në tërheqjen e votuesit ose që ne shpeshherë e quajmë, në blerjen ose mundësinë e blerjes së votës, përdorimin e resurseve publike dhe të gjitha këto janë që nuk garantojnë një garë të barabartë. Mendoj që ky është fokusi që duhet partitë politike të jenë më të përgjegjshme dhe ne si qytetarë të kërkojmë llogaridhënie mbi

Partitë politike të jenë më të përgjegjshme dhe ne si qytetarë të kërkojmë llogaridhënie mbi shpenzimet

shpenzimet e mjeteve që bëjnë ata dhe t’i mbajmë të përgjegjshëm për mënyrën e financimit dhe transparencës. E dyta është ajo që partitë politike po konsideroj që ende nuk kanë arritur në nivelin e organizimit ku nuk është me rëndësi individi edhe nuk është me rëndësi lideri, por është me rëndësi programi dhe është me rëndësi kabineti edhe është me rëndësi përbërja e qeverisë e cila do të qeverisë me Kosovën pas daljes nga këto zgjedhje dhe ne po e shohim që edhe më shumë në këtë fushatë po tentohet që lideri të jetë ai, udhëheqësi dhe lideri të jetë pika kryesore e besimit të votuesit që kjo nuk do të ishte e keqe por gjithsesi ne kemi nevojë për programe, kemi nevojë për të ditur për kabinetin qeveritar, kemi nevojë për të trajtuar tema dhe për të parë se cilat do të jenë zgjidhjet që do të ofrojnë partitë politike pas këtyre zgjedhjeve. Dhe po mendoj që partitë politike ende nuk kanë filluar dhe ndoshta koha kur jemi se ende nuk ka filluar fushata zgjedhore, por besoj që në vazhdim, në periudhën kur do të filloj fushata zgjedhore, ndoshta do të kemi mundësi të shohim gjithë këto vlera të prezantuara nga subjektet politike.

Zëri i Amerikës: Demokracia në Veprim zakonisht për zgjedhje del me një thirrje për votuesit. Cila është kjo thirrje për këto zgjedhje?

Ismet Kryeziu: Ne kemi filluar më 2017 me edukimin e votuesve ose fushatën me kampanjën me hashtag “As unë”, për të mos votuar kandidatë të korruptuar ose kandidatë që pretendohen që janë të përfshirë në afera korrupsioni. Mendoj se jemi duke vazhduar këtë kampanjë edhe tani dhe u bëjmë thirrje qytetarëve ose slloganin të cilin ne e kemi “mos u anko dhe dil e voto”. Është kjo thirrje për të votuar kandidatë me integritet për të pasur përfaqësim që ne e dëshirojmë. Shpeshherë pas zgjedhjeve ne kemi njëfarë lloj dëshpërimi nga ana e qytetarëve për rezultatin që del. Por. ne duhet ta dimë si qytetarë se fuqia jonë, refleksioni jonë është ai që me gjashtë tetor do të zgjedh përfaqësuesit tanë. Për atë arsye mendojmë se ndryshimi ose ideja nga lëvizja ose momentum në qoftë se qytetarët e vërejnë një momentum jo të mirë për jetën e tyre, për kualitetin e jetës së tyre tani është mundësia në dorën e tyre më 6 tetor dhe zgjedhja e tyre do të kushtëzoj ose përcaktojë përfaqësimin, kualitetin dhe vlerat e jetës. Për atë arsye edhe ne jemi të interesuar të kemi një përfaqësim kualitativ, të kemi një përfaqësim me integritet edhe e vazhdojmë këtë kampanjë “as unë nuk do të votoj kandidatët e korruptuar”. Ky është mesazhi më i mirë. Ana tjetër që kishim dashur të bëjmë gjatë këtij procesi zgjedhor dhe mendojmë që partitë politike duhet ta bëjnë, është edukimi i votuesve se si të votohet. Ne kemi pasur mbi 5 për qind vota të pavlefshme në mungesë të njohurive të mjaftueshme për të votuar. Partia politike e ka edhe këtë obligim përveç shoqërisë civile, përveç Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nëse i bëjmë thirrje për të pasur një edukim të votuesve shumë më kualitativ edhe partitë politike duhet t’i edukojnë votuesit e tyre për mënyrën se si të votojnë, në mënyrë që secila votë të jetë e vlefshme edhe ne mos të humbim 5 apo 6 për qind të votave dhe të sigurohemi që qytetarit i është dhënë mundësia që ai të votoj në mënyrë të informuar. Për këtë mendoj se partitë politike duhet të kenë një rol më të fuqishëm në këtë proces që qytetarët të cilët dalin të votojnë më 6 tetor, të jenë të informuar për mënyrën e votimit, për pesë votat preferenciale, për të gjitha ato procedura e që nuk e bëjnë votën e tyre të pavlefshme.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeziu, javëve të fundit partitë politike po krijojnë koalicione parazgjedhore ndërsa disa të tjera janë në negociata për një gjë të tillë. Si i shihni ju këto koalicione parazgjedhore?

Ismet Kryeziu: Praktikat e deritashme në Kosovë kanë treguar që pas zgjedhjeve ne kemi pasur sfida në formimin e institucioneve dhe në krijimin e qeverisë. Normalisht kemi pasur edhe shumë pakënaqësi për shkak se forca dhe fuqia e krijimit të këtyre koalicioneve pas zgjedhjeve kanë mbetur në dorën e liderit të një subjekti politik e kjo jo gjithmonë është bartur me frymën e votuesit për çka edhe ka votuar. Mendoj se koalicionet parazgjedhore janë

Koalicionet parazgjedhore janë një mundësi shumë më e mirë që qytetarët të dinë për platformat politike, për partitë që marrin përgjegjësi për të qeverisur por edhe shmangin ngecjet në formimin e qeverisë dhe funksionimit pas zgjedhor.

një mundësi shumë më e mirë që qytetarët të dinë për platformat politike, për partitë e përbashkëta të cilat marrin përgjegjësi për të qeverisur por edhe shmang ato ngecjet në formimin e qeverisë dhe funksionimit pas zgjedhor. Mendoj që vlerat e koalicionit e japin këtë mundësi të koalicionit parazgjedhor. Tani kemi subjekte politike të cilat thirren në profilet e tyre, me ideologjitë e tyre dhe mendoj që është një momentum i mirë politik që jo vetëm kandidatët për kryeministër por koalicioni, kabineti qeveritar po të prezantohej, po të prezantoheshin qëndrimet mbi temat, do të ishte një kualitet i arritur i vlerës së shtuar në këto zgjedhje dhe mundësisë së qytetarit për t’u informuar por edhe do të shmangte të gjitha ato pengesa që supozohet që do ta dilnin pas 6 tetorit në krijimin e institucioneve.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeziu, qeveria e re pritet të përballet me shumë sfida duke përfshirë këtu çështjet e brendshme siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformave të ndryshme, ndërsa nga jashtë me çështjet e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve me Serbinë. Çfarë duhet të bëj qeveria e ardhshme për çështjen e tarifave dhe bisedimet me Serbinë?

Ismet Kryeziu: Zgjedhjet normalisht përveç që ndikojnë në jetën e brendshme qytetare, institucionet qeveritare që dalin pas zgjedhjeve kanë përgjegjësi edhe për politikat ndërkombëtare. Çështja e dialogut nuk shumë zgjidhje e çështjes, nuk është zgjidhje shumë e vullnetit tonë edhe pse hisedarë në çështjen e dialogut nuk është vetëm Kosova, sepse marrëveshja me Serbinë nuk prek vetëm dy shtetet por prek edhe politikat dhe interesat gjeostrategjike të aleatëve tanë dhe shtetet e Quintit që kanë dhënë qëndrimin e tyre. Presioni publik ndërkombëtar dhe angazhimi i tyre ndërkombëtar, gjithsesi e bën temën e parë dhe të domosdoshme adresimin e kësaj çështjeje në raport me Serbinë. Por, edhe unë vet si qytetar i Kosovës mendoj se kjo çështje duhet të adresohet në mënyrë që të na mundësoj më tutje të merremi më shumë në mënyrë kualitative dhe më përmbajtjesore me çështje të brendshme. Kjo do të jetë një nga çështjet kryesore që ne duhet presim nga këto zgjedhje; cili do të jetë qëndrimi i partive politike, si do t’i qasen kësaj çështjeje dhe debatet të cilat kanë qenë të shumta rreth shkëmbimit të territoreve, çështja e kufijve. Të gjitha këto mendoj se qytetari ka nevojë të votoj i informuar duke i ditur qëndrimet e subjekteve politike se si do të reagojnë në këtë çështje. Gjithsesi janë tema tjera shumë të rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, janë tema shumë të rëndësishme të cilat ndërlidhen me efikasitetin dhe përkushtimin e këtyre zgjedhjeve dhe të dalurit nga zgjedhjet, qoftë në anën e legjislativit qoftë në anën e ekzekutivit. Mendoj që këto janë tema shumë të rëndësishme për të cilat qytetarët duhet të kenë informacion, cili do të jetë qëndrimi, duke përfshirë taksën. Tani kanë filluar të debatojnë edhe subjektet politike të cilat kanë qenë në qeveri dhe thonë që taksa është e tejkaluar, ka subjekte politike që janë duke e mbrojtur taksën si një mundësi që të mos përfshihet si temë në dialog. Të gjitha këto mendoj që është mundësia që qytetarit t’i jepet një qëndrim i qartë nga subjektet politike rreth këtyre temave edhe qytetari të përzgjedh vet mënyrën se si dëshiron t’u qaset këtyre temave. Është mundësia më e mirë që ne me 6 tetor t’i kemi qëndrimet e qarta nga subjektet politike. Thash, kjo temë nuk është temë që u takon vetëm qeverisë dhe institucioneve të Kosovës por është temë që ka edhe hisedarë ndërkombëtarë dhe prek raportet ndërkombëtare në zhvillimet gjeostrategjike të politikave më të mëdha dhe ne duhet të kemi një qëndrim si shtet normalisht, si institucione të cilat pritet të dalin nga këto zgjedhje dhe nuk guxojmë të mënjanojmë nga fokusi dhe përgjegjësitë tona shtetërore për përfundimin ose përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë si shtet fqinj por edhe hapjen e një perspektive të re për Kosovën për t’u fokusuar në zhvillimet e brendshme, që janë lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.

Rrëfimi që i mora Fatos Baxhakut në vitin 2014: “Kam frikë nga plakja… rrudhat”

Nga Mira Kazhani

Kështu mbyllet artikulli profil në vitin 2014, botuar në gazetën e asaj kohe, “Mapo”, me Fatos Baxhakun. Është një rrëfim që të çon në reflektim për jetën dhe për shenjat e sinjalet e saj. Duke lexuar do ta njihni më nga afër e do kuptoni se sot medias i tha lamtumirë një njeri i mirë, një gazetar i një race në zhdukje, një burrë me zemër të butë. Kur dëgjon përgjigjet e Tos Baxhakut sikur të ishte ende gjallë, kupton sa jemi egërsuar…

Sot në Tiranë bie një shi i ftohtë bore. Ndërsa parkoj makinën mes disa pallatesh, pothuajse në trotuar, mendimet nuk arrij t’i organizoj si zakonisht. Jam gati e lumtur që Tosi më tha një ‘Po’ me lehtësinë e frymës që merr njeriu.

Baxhakun e gjej në një tavolinë mes miqsh. Më shumë sesa i qetë më duket i ngadaltë. Afrohet për 2 minuta në tavolinën ku ulem unë ta pres. E kam takuar dy a tri herë në jetën time dhe kurrë nuk kam bërë asnjë bisedë me të. E pyes se ç’po bën këto kohë dhe më tregon se është në fazën e fundit për botimin e një libri, bashkë me gazetaren Klodi Kapo. Një libër për prostitucionin në kohën e Zogut. Dhe mua që s’më mbyllet goja në mbylljen e helmit të javës i them: edhe një libër për kurvat kemi mangut!

-Jo, është për prostitutat, Mira. Dhe kanë dallim me kurvat.

-Në fakt, janë shkrirë shumë dallime dhe diferenca, por gjithsesi, Tosi, jam kurioze që tani ta lexoj këtë libër.

-Është interesant, sepse Ahmet Zogu, kur ishte ministër i Brendshëm, në vitin 1922, vendimin e parë që propozoi ishte një rregullore për ‘rregullimin e Kurvnisë’.

Pse ishte ky shqetësimi i parë? Sot kemi problem me tritolin dhe sigurinë, në fakt. Kaq e qetë ishte jeta atëherë?

-Nuk e di pse. Por Zogu vinte nga një kulturë vjeneze. Ai mendonte se shoqëria i ka bazat e rregullimit tek seksi.

Po le të hapim një shtëpi publike atëherë, se mbase gjejmë edhe parkim publik, nuk vriten kaq shumë njerëzit dhe e harrojmë për disa çaste tritolin. Ndoshta i gjithë faji është i seksit dhe ne bëjmë libra për armët kimike dhe për shkrimtarët, – i them unë me humor.

Ju, kujt ia dedikoni librin?

-Librin ia kam dedikuar të gjithë atyre që as nuk janë shumë krenarë dhe as nuk iu vjen turp për atë që janë. Shpresoj që të hapim një debat për legalizimin e prostitucionit. Shqipëria nuk e ka bërë ende revolucionin seksual. Unë njoh çifte që jetojnë bashkë, vetëm për të mos ndarë pasurinë dhe nuk e ndajnë më seksin. Kjo të çon në dramë, por edhe në një ndrydhje të shoqërisë.

-Meshkujt apo femrat janë më rëndë në këtë drejtim?

-Mendoj që meshkujt. Femrat janë zhvilluar më shumë pas viteve ‘90. Ndërsa meshkujt ende bëjnë seks për t’iu treguar shokëve. Femrat janë më të sinqerta në këtë drejtim. E bëjnë se duan dhe jo se duan ta tregojnë.

-Pa problem, i them unë, se flasin ata. Por më pëlqen që një mashkull flet me kaq objektivitet për racën e tij.

Meqë jemi tek seksi (për habinë time më të madhe, sepse nuk e di pse prisja që me Tosin do niste biseda me çdo gjë, veç Shqipërisë në krevat), e pyes për familjen. Çfarë po ndodh me familjen?

-Po flas për familjen e brezit tim. Unë sot jam 50 vjeç dhe jam martuar para ‘90-ës. Atëherë familja ishte një apartament, dhomë e kuzhinë. Një punë e mirë për të dy, një biçikletë, pushime në Sarandë ose në Durrës. Ishte një rit për të gjithë. Kudo ishte mashkulli që vendoste dhe merrte përsipër të ishte qendra e lumturisë dhe halleve. Sot nuk është më kjo familje. Dhe unë sot nuk jam i martuar që të mund të të flas sesi është tani.

-Je i lumtur?

-Jam mirë.

-Ke ndonjë kompleks? Apo je në paqe gjithmonë me veten. Mua kështu më dukesh!

-Tani që e mendoj, besoj që vuaj se çfarë po mendojnë të tjerët për mua.

-Vërtet? Nuk do ta besoja këtë?

-Po.

-Çfarë është diçka që i mungon ditës tënde?

Kjo është përgjigja kur ai nuk vonon hiç dhe vrikthi më thotë: Era e familjes. Se familja ka erën e saj! Vjen era e lavatriçes, era e qepës që skuqet, e kekut të dielën. Ka një erë familja, që të mbush. Unë jetoj vetëm dhe era e vetmisë është krejt gjë tjetër.

-Pse nuk e rindërton?, – e pyes edhe pak e prekur nga vetmia që më vetmoi edhe mua aty për aty.

-Tani është vonë. Por që të sqaroj: jam vetëm, por jo i vetmuar.

-Ah, ke dikë domethënë?

-Po, kam një lidhje prej 3 vitesh a diçka më shumë.

Kur dalim tek lidhja, ai me tregon për italianen Paola, një sociologe që e ka njohur në Tiranë gjatë një projekti. Kanë jetuar dy vite bashkë dhe tani iu duhet të bëjnë vajtje-ardhje Taranton, në Itali. Nuk janë të shqetësuar as ai dhe as Paola për të skuqur qepë dhe për të vënë lavatriçen në punë. Por Tosi duket kaq mirë me të. “Ajo me nxit të punoj, më frymëzon dhe kjo është një nga gjërat që më pëlqen më shumë tek Paola”, – më rrëfen.

Por unë insistoj duke i thënë: Po, pse jo? Pse jo një martesë, familja, era…?

-E ka marr era atë erë tani, Mira, -thotë dhe i lëshon batutat me lehtësi dhe aspak krenar.

Tosi nuk shfaqet nëpër debate dhe më tregon se nuk do ta bënte kurrë në Shqipëri. Nuk ka arsye të futet në disa shfaqje gjelash që krekosen se janë zot të së vërtetës së botës. “Nuk kam dëgjuar askënd të thotë, për mendimin tim modest, ose, unë mendoj kështu, por mundet ta kem gabim”. Të gjithë janë heronj të së vërtetës. Dhe të ishin të vetes së tyre ua bëja hallall, por janë zot të vërtetave që s’i njohin”. Ndërsa bisedojmë, porosit një Jack Daniels dhe sikur më lexon mendjen më përgjigjet: “Tani e marr një gotë gjithmonë e më pak”.

Baxhaku nuk ka shokë të famshëm. Miqtë e tij janë guaska ku ai jeton, duke harruar ndonjë lëndim që vjen nga jashtë. Vëllai i madh, mësues matematike, është streha ku ai shkon sa herë bëhet fëmijë. Tosi më siguron se çdokush ndihet ndonjëherë fëmijë dhe kërkon përkujdesje. Puna është pasioni i tij më i madh. Ai vjen nga një familje mësuesish dhe mesa duket, sindroma e profesorit është gjenetike. Dy gjërat për të cilat mund të them se vuri pak pluhur krenarie ishin dy vajzat e tij.

-Jam me fat që kam dy vajza. Nuk e di nëse kam qenë baba i mirë, madje mendoj që nuk kam qenë, sepse divorci i lëndon fëmijët, por duke qenë se kam qenë i ri, kam mundur të jem shoku i tyre më i mirë.

Po ish-gruan e keni shoqe?

-Po, patjetër. Kjo është një tjetër fitore. Nuk ia vlen të jetosh me inate për disa zgjedhje që nuk i kemi në dorë. Njerëzit shpenzojnë shumë energji duke u ndarë dhe duke u urryer. Mund të falim të gjithë po të duam.

-Nuk di pse gjithmonë, Baxhaku më ka kujtuar pak Teodor Kekon.

-Po, Dori është i ngjashmi im. Sikur ai të ishte, ky qytet do kishte më pak urrejtje.

-Ky është edhe problem im, Tosi. Dhe këtu i drejtohem si një nxënëse profesorit. Nuk e kuptoj pse unë nuk mbaj mëri dhe ka disa që sikur ua ke futur shpirtin në kripë. Kam kaluar një javë të pakëndshme dhe i rrëfej situatën time. Por, Tosi është befasues. Më kërkoi të tregoja respekt për këdo që shpreh urrejtje. Dashuria dhe urrejtja janë aq pranë dhe duhet të mendosh se dikush që harxhon vite në mni (variant i mërisë, në gegnisht), ka shpenzuar jetë nga jeta e vet për ty.

Është si një çlirim biseda me të. Më duket sikur e ndjej në kraharor valëvitjen e flamurit të ndërgjegjes që zbutet nga zemërimi i gjërave të kota.

Gjuha nuk mund të mos shkojë tek dhëmballa që dhemb. Flasim për median, lajmet, pronarët dhe për këta të fundit më tha një përkufizim perlë.

-Pronarët na japin lekët. Për këtë janë aq të mirë, se na mbajnë me bukën e gojës. Lavdërim tjetër mos prit, se nuk kam asgjë më shumë sesa kaq.

Duke folur për Tiranën, për Shqipërinë në përgjithësi, Tosi tha një tjetër përkufizim ‘creme della crème’.

“Ky vend nuk ka nevojë për heronj, për mite, për skulptura, për statuja, për buste. Heroi më i mirë është ai që do ta bëjë Shqipërinë pa u krekosur poshtë kollares. Dhe mendoj që heronj janë ata që nuk i njohim dhe nuk i shohim në media. Janë ata që nuk udhëhiqen nga kulti i armikut, si ajo mni-ja që folëm bashkë më parë. Kush ka nerva dhe kohë për këto humbje?! Shqiptarët duhet të bëjnë seks për veten e tyre, të dëgjojnë më shumë muzikë, të përshëndesin në mëngjes tjetrin, të fikin televizorin kur ai ia fut kot. Secili ka në dorë fatin e tij. Unë i përbuz ata që bëjnë arrogantin dhe shajnë Shqipërinë. Në jemi një vend normalisht i jetueshëm, por…”

Dhe ndërsa ai po kërkon një fjalë, unë me humor ndërhyj: duhet të bëjmë pak më shumë dashuri në darkë.

-Pikërisht.

E vazhdojmë bisedën për një palë pushime të tij në Itali, tek shtëpia e një miku që ka një bahçe me portokalle dhe që është fiks shtëpia e ëndrrave të Tos Baxhakut.

Meqë ra fjala, e pyes nëse ka një shtëpi të bukur këtu në Tiranë.

Ai bën një fytyrë modeste dhe thotë: “Mirë e kam, nuk pretendoj shumë nga jeta. Ndonjëherë edhe më bën përshtypje kur shoh studentët e mi me 3 shtëpi, por thellë gëzohem më vonë. Unë jam shumë mirë kështu. Mjaft të mos vijë plakja. E urrej pafuqinë, rrudhat dhe kur nuk i duhesh më askujt. Uroj të mos vijë shpejt ky moment, edhe pse i pashmangshëm.

E mirë, i them unë. Ka kohë deri atëherë./ Tiranapost.al

Intervista – Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë, politikë shumë më e drejtë se sa tarifa

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, Kosova ndodhet para një procesi të ri zgjedhor, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Si e shihni ju situatën aktuale politike?

Albin Kurti: Besoj që tash qytetarët janë shumë më entuziast sepse vendimi për politikën po del prej një qeverie të pakicës dhe po kthehet tek qytetari i Republikës që janë edhe burim i sovranitetit e do të duhej që përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike edhe t’ua rifreskojnë legjitimitetin institucioneve por njëkohësisht t’i zgjedhin njerëzit shumë më të mirë, shumë më të ndershëm, shumë më të guximshëm dhe njerëzit të cilët interesat e veçanta nuk i kanë primare por gjithsesi atë të përgjithshëm.

Zëri i Amerikës: Si e keni parë qeverinë Haradinaj, për gati dy vite sa ishte në pushtet?

Albin Kurti: Së pari ata e formuan qeverinë duke ju falënderuar disa deputetëve që nga koalicioni në atë kohë LAA (Lidhja Demokratike, Alternativa dhe Aleanca Kosova e Re) i LDK-së dolën dhe ndërruan anën ndërkaq më pastaj e mirëmbajtjen vetën duke ju falënderuar disa deputetëve tjerë të cilët nga lëvizja Vetëvendosje dolën, pra ka qenë një lloj qeverisje artificiale e cila e ka pasur një kryeministër që kishte dyfish më shumë parti në koalicion se sa deputetë të partisë së tij në Kuvend dhe që do të mbahet mend për nepotizmin, shpërdorimin, do të mbahet mend për numrin e madh të zëvendës ministrave, për rritjen e pagës vetvetes dhe kështu me radhë. Pas 29 shtatorit të vitit të kaluar, pas asaj proteste masive kishte një pozicionim të drejtë kundër aventurës së presidentit për shkëmbim territorial mirëpo kjo ishte tepër pak dhe tepër vonë. Sidoqoftë është mirë që po shkon kjo qeveri përfundimisht, gjatë e ka çuar dhe kemi nevojë për një qeverisje të re që do të jetë stabile dhe do ta përfundoj mandatin. Legjislatura e katërt e kishte qeverinë mezi tri vjeçare, legjislatura e pestë as dy vjet e gjysmë ndërsa kjo legjislaturë e gjashtë e kishte qeverinë me më pak se dy vjet, kemi nevojë për një qeverisje stabile me katër vjet e cila i jep prioritet zhvillimit ekonomik, investimeve kapitale të përqendruara në punësim, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe sidomos cilësisë së arsimit dhe lidhjes së arsimit me ekonomi.

Zëri i Amerikës: Ju keni bërë thirrje për krijimin e një koalicioni parazgjedhor që do të krijonte qeverinë e re të vendit pas zgjedhjeve. Me kënd preferoni këtë koalicion por edhe kënd e përjashtoni?

Albin Kurti: Bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, lëvizja Vetëvendosje i ka bashkërenduar hapat në opozitë për gjatë gati afër këto dy viteve dhe ne jemi ndarë të kënaqur nga ky bashkëpunim. Ka pasur sinqeritet, ka pasur seriozitet mirëpo bashkërendimi i hapave është i rëndësishëm që të kaloj në fazën e një plani të përbashkët dhe ne besojmë që formimi i një koalicioni parazgjedhor do të bënte që zgjedhjet e radhës të cilat do të jenë ose në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të jenë festë e demokracisë, meqenëse një koalicioni të tillë nuk do të kishte kush t’i dal përpara por edhe shumë votues mbase edhe janë zhgënjyer me institucionet në përgjithësi për të mos thënë edhe me politikën do të ri zgjoheshin në mënyrë që ta kthejnë Kosovën në binarët e zhvillimit e të drejtësisë, prandaj ne themi hapur që jemi të interesuar për një koalicion të tillë sepse ishim opozita e vërtetë e cila duhet të shndërrohet në qeverisje të mirë.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, ju gjatë kësaj jave patët një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Për çka diskutuat, a ishte temë edhe koalicioni parazgjedhor?

Albin Kurti: Ne kemi shprehur vullnetin e mirë dhe gjithashtu kemi shprehur optimizmin që kemi. Unë nuk kam rezultate shumë konkrete në këtë proces që do të mund të bëja një njoftim publik për to, kur t’i kemi ato rezultate natyrisht që nuk do të hezitojmë që menjëherë të njoftojmë opinionin publik por besoj që ka më shumë arsye për të shpresuar që përfundimisht po i vjen fundi kapjes së shtetit meqenëse thellësia e krizës në Kosovë nuk matet ma me korrupsionin në institucione por me institucionet në korrupsion, pra është një nivel i ri i degradimit të shtet ndërtimit në Kosovë dhe shtangimit socio-ekonomik. Kemi nevojë për investime në ekonomi, kemi nevojë për punësim pa diskriminim, kemi nevojë për hov në integrime evropiane, kemi nevojë për qeverisje e cila e zvogëlon qeverinë dhe e rritë shtetin e jo sikurse ishte deri më sot. Pra ky dakordim tematik e problemor me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa tashmë të rizgjedhur, gjithashtu edhe ideja që kemi nevojë për një qeverisje e cila është efikase dhe e cila nuk ekziston për vetveten, kundërshtimit që ja kemi bërë të dy ne buxhetit të vitit 2019 dhe humnera ku e kanë hedhur Kosovën besoj që problem të cilat i kemi le të themi nga e kaluara dhe dallimet që i kemi ekzistuese në të tashmen i minimizon karshi vullnetit për të ardhmen, me ç ‘rast idealet do t’i mirëmbajmë sepse interesi i përgjithshëm do të jetë mbi çfarëdo interesi të veçantë.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti dallimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës a qëndrojnë tek pozita e kryeministrit dhe a do të jeni kandidat për kryeministër?

Albin Kurti: Sa i përket lëvizjes Vetëvendosje këtë e vendos Këshilli i Përgjithshëm, shumë shpejt do të mund ta bëj këtë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë le të themi diskutimet e brendshme për këto çështje, por ne jemi dakorduar që njëherë të kemi një lloj harmonizimi programor i cili i paraprinë çfarëdo përgjegjësie me emra të veçantë. Nëse duam ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, nëse duam që të marr fund kapja e shtetit atëherë unë besoj që shumë gjëra do të jenë më të kollajshme për t’i zgjidhur dhe dakorduar.

Zëri i Amerikës: A do të bënit koalicion parazgjedhor, në qoftë se do të duhej të hiqni dorë nga kandidimi për postin e kryeministrit?

Albin Kurti: Po them, këtë nuk e vendos unë si kryetar i lëvizjes, as si Albini aktivist por këtë do ta diskutojmë në Këshill të Përgjithshëm veç se po them edhe njëherë varet se çka duam. Po e deshëm entuziazmin e qytetarëve për fitore masive që është e domosdoshme atëherë unë besoj që shumë kollaj do të mund ta zgjidhim këtë dilemë nëse e ka ndokush.

Zëri i Amerikës: A jeni të gatshëm të shkoni vet si lëvizje në zgjedhje, pra pa koalicione parazgjedhore?

Albin Kurti: Pa dyshim, unë besoj që lëvizja Vetëvendosje do të fitojë, sepse Kosova duhet të ndryshojë por e pranoj, a do të fitojmë me koalicion parazgjedhor apo pas zgjedhjeve, kjo një mend është çështje.

Zëri i Amerikës: Cilën preferoni ju më shumë?

Albin Kurti: Unë preferoj që të fitojmë me koalicion parazgjedhor sepse në momentin që bëhet koalicioni lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës atëherë fushata bëhet e qetë, afirmative, pozitive, do të ketë shumë më pak polemika se sa kur garojmë ndaras sepse po garuam të gjithë ndaras fushata bëhet më e egër dhe në anën tjetër të gjithë ata që do t’i humbin zgjedhjet do ta dinë këtë para zgjedhjeve, me fjalë tjera nuk do të ketë njerëz që hidhërohen pas zgjedhjeve, po garuam veçmas do të mund të mendojnë se fitojnë, do t’iu nevojiten zgjedhjet të kuptojnë se kanë humbur e mandej do të mund të hidhërohen edhe të mbajnë inat mirëpo koalicioni LDK-Vetëvendosje është ai i cili i përcakton edhe fituesit edhe humbësit paraprakisht dhe na jep energjinë edhe kohen e mjaftueshme më se të mjaftueshme që të përqendrohemi tek qeverisja e ardhshme e mirë e nuk do të kemi kohë për të humbur, meqenëse tepër shumë na kanë humbur këta në këto më pak se dy vite që keq qeverisën.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti a ka ndonjë parti që nuk do të bëni koalicion parazgjedhor por edhe pas zgjedhor?

Albin Kurti: Besoj që ka një konsensus tashmë shoqëror se ajo çfarë duhet të ndodh pas këtyre zgjedhjeve është një lloj pauze e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë. Kjo është në të mirën e Kosovës dhe në të mirën e tyre, ka prej tyre që nuk mund ta kuptojnë këtë gjë por unë besoj që edhe strukturave partiake të PDK-së i leverdisë që ta kalojnë një mandate së paku në opozitë, që shteti të bëhet më mirë por edhe partia e tyre të filloj të ri ekzistoj. Po them të ri ekzistoj për shkak se PDK-ja realisht sot nuk është parti, Partia Demokratike e Kosovës e ka kapur shtetin dhe e humbur vetveten, për ta rikthyer vetën duhet të dal jashtë shtetit e këtë e mundëson mirë e shpejt askush tjetër sikurse koalicioni parazgjedhor LDK-Vetëvendosje.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, nëse do të bëheni kryeministër, çfarë do të bënit me tarifat ndaj mallrave serbe. A do t’i hiqni apo me çfarë kushte do ta bënit një gjë të tillë?

Albin Kurti: Ne prej fillimit kemi pasur politikën tonë të qartë, reciprocitet me Serbinë dhe kur është vendosur taksa 100 për qind ne e kemi përmendur edhe atëherë reciprocitetin si politikë shumë më të qëlluar e më të drejtë se sa tarifa 100 për qind. Po them kështu sepse kur thua një mall serb nuk duhet të kushtoj pesë euro por duhet të kushtoj dhjetë euro, po ja vendos vetës njëfarë çmimi dhe kjo nuk i lë shije të mirë integritetit dhe dinjitetit, më mirë është reciprociteti i plotë por kemi shprehur edhe qëndrimin tonë se kur Serbia ka dy herë në javë (Aleksandër) Vuçiç, (Ana) Brnabiç, (Ivica) Daçiç, (Aleksandër) Vulin e kërkojnë heqjen e tarifës 100 për qind është e pamundur që të bëhet një gjë e tillë. Pra, edhe zyrtarët ndërkombëtarë fatkeqësisht ngjanin te populli i Kosovës si zëdhënës të kërkesave të Beogradit. Ne jemi për reciprocitet të plotë dhe për shkak se (Aleksandër) Vuçiç e ka kërkuar heqjen e kësaj tarife dhe kemi deklaruar se nuk do të jemi për ta hequr atë. Por me qeverisjen e Vetëvendosjes ne do të rikthehemi tek politika e duhur e kriterit të reciprocitetit në marrëdhëniet e shëndosha bilaterale.

Zëri i Amerikës: Do të thotë që nuk përjashtoni që tarifat do të pezullohen dhe të shkohet me një masë të reciprocitetit?

Albin Kurti: Reciprociteti me Serbinë nënkupton që Serbia nuk do të mund të fusë mallra në Kosovë sepse ju e dini që certifikatën e prodhimit të mallit në Kosovë me Republika e Kosovës ata nuk e pranojnë pra efektivisht malli i Serbisë nuk do të mund të hyjë, bile tash mund të hyjë nëse janë të gatshëm të paguajnë tarifën. Ne duam reciprocitet dhe unë besoj që reciprocitetin faktorët ndërkombëtarë përfshirë këtu Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptojnë shumë më mirë pra e mirëkuptojnë se sa edhe tarifën 100 për qind.

Zëri i Amerikës: Kur po flisni për faktorët ndërkombëtarë, këto ditë vendet e Quint-it lëshuan një deklaratë ku bëhej thirrje për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ata kërkuan po ashtu që Kosova të largoj tarifat ndaj mallrave serbe ndërsa Serbia të ndal fushatën për heqjen e njohjeve ndaj Kosovës. Si e patë këtë deklaratë?

Albin Kurti: Fushata e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës sidomos kundër anëtarësimit tonë në Interpol ka qenë më shumë shkasi i tarifës se sa qëllimi ose arsyeja. Prandaj ne themi që është e domosdoshme të kemi dialog parimor me Serbinë, dialog simetrik ku kryeministri i ardhshëm e merr përgjegjësinë dhe nuk e eviton atë, ne jemi republikë parlamentare dhe nuk jemi republikë presidenciale dhe ky dialog duhet të jetë i përgatitur mirë. Ne duam që bashkëpunojmë ngushtë me Bashkimin Evropian si ndërmjetësues dhe me përfaqësuesin edhe të lartë të tij për politikë të jashtme edhe me atë që do të jetë si ndërmjetësues special për raportet e Kosovës me Serbinë. Besojmë që korniza e integrimeve evropiane është mjaftueshëm e pasur për të sh ‘tensionuar raportet tona mirëpo ne po konsiderojmë që nuk i kemi ndonjë borxh Serbisë. Pra, besojmë që Serbia na ka borxh neve, kërkesat tona ndaj Serbisë asnjëherë nuk janë elaboruar nga qeveritë e mëhershme dhe kjo do të duhej të bëhej sa më shpejt me qeverinë e ardhshme. Prioritet i imi do të jetë sundimi i ligjit, punësimi në ekonomi për të gjithë qytetarët sepse nuk mund të punësohemi të gjithë në zyra të shtetit, do të jetë rritja e sektorit privat dhe do ta kemi edhe dialogun me Serbinë parasysh, me ç ‘rast duhet të ketë edhe një komision i cili e shikon gjendjen e atyre 33 marrëveshjeve sepse është një trashëgimi e qeverive të mëhershme që është regjistruar në Bruksel e duhet të shohim se çka duhet të bëjmë dhe mund të bëjmë me to.

Zëri i Amerikës: Si mund të arrihet një zgjidhje me Serbinë, sipas jush?

Albin Kurti: Unë mendoj që me Serbinë do të arrihet zgjidhja kur do të kemi qeverisje dinjitoze në Kosovë, kur do ta kuptojmë që jo vetëm konsensusi nacional por gjithashtu edhe fuqia e shtetit është vendimtare për marrëdhënie të shëndosha. Por duhet t’ia bëjmë më dije edhe Serbisë se ajo duhet të dallojë jo vetëm për nga mënyra por edhe nga qëllimet prej regjimit të (Slobodan) Millosheviçit aq më tepër kur këtë vit ne i patëm njëzet vjetorët e qindra masakrave anembanë Kosovës. Serbia na ka neve borxh dhe na nevojitet një qeveri e cila nuk frikësohet që ta thotë hapur dhe ta kërkoj këtë borxh ndaj shtetit të Kosovës. Unë jam për sa më shumë të drejta për serbët në Kosovë por jo territor për Serbinë.

Zëri i Amerikës: Kosova gjatë tërë këtij viti u përball me trysni nga faktorët ndërkombëtar për të pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe ndërsa po shihet si një bllokues i bisedimeve me Serbinë. Nëse vini në qeveri me siguri që do të përballeni edhe ju me këto trysni, si do ta përballoni këtë?

Albin Kurti: Po e them shumë qartë, reciprociteti është parimi që e zgjidh gjithçka. Fakti se ishte tarifë dhe ngjante si gjobë ndëshkuese na vendos neve në bankën e të akuzuarve në arenën ndërkombëtare padrejtësisht. Po të ishte reciprocitet nuk do të ishte gjithë kjo trysni. Pra nuk u shtrua në mënyrë parimore por u shtrua në përqindje materiale prandaj u bë edhe i kollajshëm sulmi i Serbisë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Deklarata e fundit e vendeve të Quinit-it a e shihni si një angazhim shtesë të tyre për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës e Serbisë. A e mirëprisni një gjë të tillë?

Albin Kurti: Po sigurisht, ata kanë vënë në kundërpeshë dy gjëra pra heqjen e tarifës por edhe ndërprerjen e fushatës së Serbisë kundër njohjeve të Kosovës mirëpo le ta themi hapur Serbia nuk merr një vendim të tillë për ta ndërprerë fushatën për njohje të Kosovës, realisht edhe vet sipas deklaratës së Quint-it është e pamundur heqja e tarifës sepse neve na nevojitet një vendim i Serbisë që ajo askund, asnjëherë nuk do ta luftoj Kosovën sa i përket anëtarësimeve në arenën ndërkombëtare, e ju e dini që në UNESCO dhe Interpol nuk hyjmë dot edhe për shkak të shpifjeve të Serbisë, prandaj topi realisht edhe me këtë deklaratë është në anën e Serbisë. Nevojitet një deklarim i Serbisë zyrtar, publik i cili thotë se ne nuk do të bëjmë më asnjë hap, asnjë angazhim kundër njohjes së Kosovës në organizmat ndërkombëtarë ose në njohjen e shtetësisë së saj në aspektin elementarë. Pra, unë nuk shoh se si Serbia do ta bëj atë aq më pak në një të ardhme të afërt. Njëherë i kemi zgjedhjet në Kosovë, le të përqendrohemi tek zhvillimi demokratik dhe ekonomik sepse kjo i ndihmon edhe dialogut parimor me Serbinë.

Weber: Qeveria e ardhshme e Kosovës do ta ketë të vështirë me presidentin Thaçi që “tradhtoi interesat nacionale për motive personale”

Bodo Weber thotë se deklaratën e pesë qeverive të fuqishme nuk e sheh si tendencë për t’i ndalur zgjedhjet në Kosovë. Përkundrazi, ai thotë se deklarata ishte thirrje e drejtpërdrejtë për Beogradin dhe Prishtinën. Zgjedhjet le të mbahen në Kosovë, thotë Weber për Express, ndërsa ia kujton qeverisë së ardhshme të Kosovës se do ta ketë të vështirë me presidentin Thaçi që “tradhtoi interesat nacionale për motive personale”.

 

Deklarata e Quintit, në të cilën kërkohej të mos vihen pengesa të tjera, por të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, u pa si enigmatike.

A po donin pesë fuqitë e mëdha që Kosova të mos shkojë në zgjedhje të reja, të cilat do ta pengonin rinisjen e dialogut me Serbinë?

Eksperti gjerman pranë Këshillit për Politika të Demokratizimit, Bodo Weber, nuk e sheh deklaratën e shteteve të QUINT-it (Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës) të lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat po i kërkojnë partitë politike në Kosovë, pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik.

“Ndryshe nga pjesa tjetër e atyre që reaguan menjëherë ndaj deklaratës së QUINT-it në Kosovë dhe jashtë saj, unë nuk e shoh atë të lidhur direkt me zgjedhjet. Unë e shoh si hapin e parë të Perëndimit për rivendosje të negociatave finale, pas shkuarjes së zonjës Federica Mogherini dhe ardhjes së Joseph Borell, bashkë me akterë të tjerë kryesorë të Perëndimit që po pozicionohen përreth për një rinisje të dialogut”, ka thënë Weber.

Eksperti gjerman thotë se ish-ndërmjetësuesja e dialogut, Federica Mogherini, bashkë me presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, i kanë humbur dy vjet të bisedimeve duke sjellë në tavolinë ide për ndryshimin e kufijve. Sipas tij, Perëndimi nuk do që më të humbet kohë.

“Janë humbur dy vjet të dialogut, së pari nga zonja Mogherini dhe ekipi i saj që e kanë lënë Beogradin me sjelljet e saj politike dhe veprimet për ta shtyrë procesin nëpër drejtime të ndryshme. Pastaj tre negociatorët, që larguan negociatat nga kornizat e tyre, duke folur për ndryshime territoriale, shkëmbim territoresh, korrigjim i kufijve. Duke vënë fokusin në harta, në vend të diskutimeve për një marrëveshje paqeje të vërtetë, këta rrezikuan stabilitetin në rajon”, shprehet Weber.

“Në këtë kuptim, kërkesa në deklaratën e QUINT-it që i bëhet Beogradit për të ndalur aktivitetet për tërheqjet e njohjeve të Kosovës paraqet kthimin e parë dhe të rëndësishëm. Jam i sigurt që hapat e ardhshëm dhe deklaratat e tjera më të drejtpërdrejta janë të nevojshme të bëhet një rivendosje e negociatave, po ashtu t’i risigurojë akterëve politikë në Kosovë se do të bëhet një marrëveshje. Një që është e bazuar në respektimin e pavarësisë së Kosovës me kufijtë ekzistues dhe se nuk duhet të hapin bisedime të tjera për territoret”, ka shtuar ai.

Tutje Weber thotë se asnjëherë nuk ka parë tendenca të QUINT-it për ta ndalur mbajtjen e ndonjë palë zgjedhjeve në Kosovë dhe Serbi. As atëherë, kur sipas tij, zgjedhjet janë mbajtur për të shtyrë zbatime të marrëveshjeve.

“Që nga fillimi i dialogut politik, që nga nënshkrimi i marrëveshjes në prill të vitit 2013, Perëndimi dhe QUINT-i kurrë nuk i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mos mbajnë zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse shumica e këtyre zgjedhjeve kanë pasur qëllim të luajnë me sistem, pra të vonojnë zbatimin e Marrëveshjes së Prillit”, ka thënë eksperti gjerman për Gazetën Express.

Weber beson se tani në Kosovë ka arsye që vendi të shkojë në zgjedhje, por i kujton sfidat që do të ketë qeveria e re, e më kryesoren ai e sheh presidentin Thaçi dhe mënyrën se si ai e ka devijuar dialogun për interesat e tij personale.

“Plus që, këtë herë ekzistojnë arsye të mirë brenda Kosovës që të shkohet në zgjedhje, përfshirë edhe mungesën e unitetit për dialog. Ndonëse, nuk jam i sigurt se si legjislatura e ardhshme dhe partitë udhëheqëse do t’i zgjedhin këto sfida, duke filluar nga sfida më e madhe; fakti që (ish) kryenegociatori ka tradhtuar interesat nacionale për motive personale”, është shprehur eksperti gjerman.

Deklaratën që shtetet e QUINT-it e nxorën ditë më parë theksohej që institucionet kosovare dhe ato serbe nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërmarrin veprime që e vonojnë fillimin e dialogut.

“Kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e QUINT-it të lëshuar të martën.

Edhe profesori amerikan, Daniel Serwer, e ka analizuar deklaratën e QUINT-it. Ai thotë se nuk ka asnjë arsye të mirë për t’u ngutur.

“Nuk di ndonjë arsye të mirë për ngutje tani. Kosova është në një gjendje të dobët me një kryeministër në detyrë dhe me një president të skaduar”, ka thënë Serwer.

Derisa deklarata e QUINT-it u komentua si kundërshtim i mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, tha se ajo u lexua gabimisht.

“Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve ose jo është krejtësisht e Kosovës”, ka shkruar të mërkurën ambasadori. /Express/

Jakup Krasniqi: Në Hagë jam ftuar si i akuzuar, Thaçi mund të jetë i shantazhuar dhe është munduar t’i ikë Gjykatës Speciale

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Pressing” në televizionin T7 ku ka folur për situatën politikë në vend, ftesën nga Gjykata Speciale, dorëheqjen e Ramush Haradinajt, idenë e Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve dhe kallëzimin penal ndaj 22 policëve për rastin e njohur të ‘ Gylenistëve’.

Krasniqi ka folur për paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, javë më parë.

Ai ka treguar për herë të parë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ftesën nga ky institucion i drejtësisë e ka pasur “si i akuzuar”.

“Nuk kam asnjë arsye të mos e them çka më kanë thënë. Prokuroria atje më ka thënë se jam i akuzuar”, ka treguar Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Iu kam thënë se dua ta shfrytëzoj të drejtën time për t’u mbrojtur në heshtje”, ka kujtuar ish-zëdhënësi i UÇK’së.

“Kanë bërë prapë pyetje, përsëri iu kam thënë se e shfrytëzoj të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka treguar Krasniqi në T7.

Krasniqi në “Pressing” ka deklaruar se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është ngutur kur ka dhënë dorëheqje nga detyra e kreut të qeverisë.

“Unë mendoj që është një ngutje e kryeministrit Haradinaj, tani në detyrë” tha Krasniqi, duke shtuar se “duhet të bëhet një dallim mes qeverisë së shkarkuar me mocion dhe një qeverie në dorëheqje”.

Jakup Krasniqi ka komentuar edhe idenë e Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve me Serbinë, duke shtuar se ka dyshimet e veta se Thaçi mund të jetë i shantazhuar dhe është munduar t’i ikë Gjykatës Speciale.

Ai tha se Thaçi i filloi bisedimet politike duke “argumentuar se e ka mbështetjen e Uashingtonit e Brukselit” duke shtuar se sikur Kosova të kërkonte të zhvillonte bisedime për t’u kthyer nën Serbi, SHBA’ja e BE’ja nuk do të kundërshtonin.

I pyetur se pse Hashim Thaçi i filloi këto bisedime, ai shtoi se frika më e madhe është Gjykata Speciale.

“Unë mendoj që një rol negativ e ka edhe Gjykata Speciale. E konsideroj që përpjekja që dikush t’i ikë Gjykatës Speciale duke bërë manovrime të ndryshme, mendoj që e ka dëmtuar procesin politik. Kështu e shoh, ndoshta nuk kam të drejtë, por kam të drejtë ta them” tha ai, duke shtuar se personat e implikuar nga Gjykata Speciale nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve.

Krasniqi tutje ka folur edhe për kallëzimin penal ndaj 22 policëve në rastin e gylenistëve.

“Kallëzimi penal ndaj 22 policëve për rastin e gylenistëve mendoj se është skandali më i madh në drejtësinë e Kosovës”, ka thënë Kransiqi në Pressing të T7.

Gjithashtu Krasniqi tha se përgjegjësia bije mbi urdhërdhënësit dhe jo policët.

“Policëve dikush u ka dhënë urdhër, andaj përgjegjësia bije mbi urdhërdhënësit. Dhe jo mbi ata që kanë ndjekur urdhëratë”, ka thënë Krasniqi në Pressing. /GazetaExpress/

Intervista – Phillips, thirrje për transparencë për memorialin turk në Tiranë

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij. Profesori i Kolumbias i tha Zërit të Amerikës se e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me Profesorin Phillips:

Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, së fundmi në Shqipëri po zhvillohet një debat, pasi muajin e kaluar u ngrit një memorial por qytetarët turq që humbën jetën në grushtin e shtetit të dështuar para tre vjetësh në Turqi. Debati ka të bëjë me disa arsye, përfshirë faktin që Bashkia nuk po pranon të flasë për rolin e saj në ngritjen e memorialit, për të cilin nuk thuhet asgjë në faqen e saj të internetit dhe për vetë faktin që ngrihet një memorial për qytetarë të huaj në Parkun e Tiranës. Cilat janë komentet tuaja?

David Phillips: Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent.

Zëri i Amerikës: 251 personat që humbën jetën janë cilësuar gjerësisht si kryesisht viktima të pafajshme. Po ashtu megjithëse ju thoni që grushti i shtetit mund të ketë qenë orkestruar nga zoti Erdogan, por kjo nuk është provuar. Megjithatë ajo që po diskutojmë sot është nëse duhej ngritur një memorial i tillë në një vend tjetër që nuk është Turqia, pse dhe pse mënyra e fshehtë e procesit në Shqipëri?

David Phillips: Nuk duhej bërë fshehtas, duhet të ketë transparencë për vendimin dhe pse ngrihet memoriali në Shqipëri? Nëse Turqia do që të ketë memoriale për qytetarët e vet, le ta bëjë në Marmaros ose në ndonjë vend tjetër në Turqi, ku do të kishte më shumë kuptim. Ç’mund të themi për sovranitetin e Shqipërisë? A është bërë koloni e Turqisë, kur Turqia kontrollon politikën dhe ekonominë? Kjo është një deklaratë flagrante e tiranisë së Turqisë, jo vetëm ndaj qytetarëve të vet, por edhe tek fqinjët, në rajon. Populli shqiptar nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Zëri i Amerikës pyeti Bashkinë për komente nga drejtuesit e saj lidhur me vendim-marrjen dhe ata e drejtuan Zërin e Amerikës tek Ministria e Jashtme, e cila tha se nuk kishte të bënte fare me të. Pse mendoni ju ata nuk sqarojnë se cili ishte procesi?

David Phillips: Duket se Bashkia nuk ka informacion. Ministria e Jashtme nuk do që të flasë lidhur me këtë. Duket që kjo të ketë qenë një marrëveshje direkte mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Në fotografite mes Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë duket si një qenush i bindur para Erdoganit. Në radhë të parë pse ishte aty? A ishte për t’i shërbyer popullit? Kush pagoi për memorialin? Të gjitha këto investime që po bën Turqia në ekonominë shqiptare, a janë transparente? Ku shkojnë paratë? A janë marrë dhe korruptuar nga zyrtarët? I gjithë ky incident për memorialin ngre shumë pyetje për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Turqinë. Duhet të ketë shumë më tepër informacione publike dhe diskutime për atë marrëdhënie, në mënyrë që Shqipëria të mbrojë sovranitetin e vet dhe të mos manipulohet nga Turqia për qëllime të marrëdhënieve publike dhe propagandë.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se ndoshta Bashkia nuk ka informacion por në fakt nënkryetari i Bashkisë ishte i pranishëm në ceremoni. Pra kjo duket më shumë si një rast kur ata nuk duan të flasin hapur dhe publikisht sesa mosdije. Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në përgjigje të pyetjeve e shmangu plotësisht thelbin e problemit pa folur për procesin e vendim-marrjes, duke thënë pak a shumë vetëm “le të respektojmë të vdekurit”. Cili është mendimi juaj?

David Phillips: Ai nuk di gjë për procesin e vendim-marrjes. Ndoshta ai mori udhëzime që të lejojë ndërtimin e memorialit, për të marrë pjesë (nënkryetari) në ceremoni, pra ne me të vërtetë nuk e dimë historinë e vërtetë për gjithë këtë ngjarje. Ku e pati zanafillën projekti? A ishte një marrëveshje mes krerëve të qeverive? A ishte Bashkia e përfshirë? Jo më kot po i përgjigjem pyetjeve me pyetje sepse ka aq shumë që ne nuk dime. Në një shoqëri të hapur ku ka liri dhe demokraci, duhet të ketë njoftim publik dhe një seancë publike në mënyrë që qytetarët e Tiranës, të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Asgjë nga këto nuk ndodhi dhe vërtet nuk e dimë se si u arrit në këtë pikë. Duhet të ketë transparencë dhe informim në mënyrë që ata që morën vendimin të mbahen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, sa e pazakontë është që të ngrihen memoriale për qytetarë të hyuaj në një vend tjetër?

David Phillips: Nuk di që të ketë memoriale të ngjashme në Shqipëri për një vend tjetër. As nuk di të ketë vende të tjera që ngrenë memorial për qytetarë të një vendi tjetër. Është jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe ndodh paralelisht me një përpjekje të qeverisë turke për të bërë edhe më shumë presion ndaj organizatës Gulen dhe për të mbyllur shkollat e tyre. Prandaj mendoj se është pjesë e një fushate më të gjerë për të komprometuar sovranitetin e Shqipërisë dhe për ta bërë qeverinë e Shqipërisë të veprojë për interes të Erdoganit. Nuk është aspak në interesin e popullit shqiptar, që kryeministri i tij të bëhet qenush i bindur i Erdoganit. Zoti Rama duhet të mbrojë interesat e popullit të vet, në vend që të bëjë ç’të dojë Turqia.

Zëri i Amerikës: A duhet të kishte pasur hezitim për marrjen e vendimit edhe duke pasur parasysh shqetësimet lidhur me masat shtypëse të Erdoganit, pas grushtit të dështuar të shtetit dhe kritikat e ashpra ndaj tij nga perëndimi për këto masa?

David Phillips: Sigurisht që duhet të ishte shqyrtuar në kontekstin më të gjerë të ngjarjeve në Turqi. Turqia është kthyer në një gulag gjigant. Kjo gjithashtu i dërgon një sinjal shumë negativ edhe Perëndimit dhe Bashkimit Evropian kur kandidatura e Shqipërisë analizohet në Bruksel. Të jeni të sigurt që Komisioni Evropian do ta shohë ngritjen e memorialit dhe do të shtrojë pyetjen nëse Shqipëria aspiron për një identitet evropian apo preferon besnikëri ndaj Turqisë.

Zëri i Amerikës: Ju thatë se mendoni se zyrtarët e Bashkisë nuk dinë shumë hollësi për procesin dhe se po marrin urdhra. Ku e mbështesni këtë?

David Phillips: Askush, përfshirë mua nuk e di se çfarë ndodhi. Unë thjesht po ndjek rrjedhën e ngjarjeve dhe po nxjerr përfundime nga përvoja e kaluar në situata të krahasueshme dhe po bëj hamendje për financimin e memorialit dhe si u mor vendimi. Duhet të mbahen seanca në Parlament. Duhet të ketë transparencë. Njerëzit duhet të kërkojë transparence. I duhet shkuar deri në fund dhe nëse është bërë diçka pas shpine në dëm të publikut, personat e përfshirë duhet të vendosen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për faktin që Kryeministri Rama vetëm pak ditë pas ngritjes së memorialit, ishte në Turqi si mik I zotit Erdogan?

David Phillips: Shqipëria dhe Turqia kanë një afërsi të tepruar dhe Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie tepër miqësore. Marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur në interesat kombëtare, jo ato personale. Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar. Interesat kombëtare të Turqisë dhe marrëdhënia e tij personale, duhet të kenë shumë më pak rëndësi. Por kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarosinë e Ramës. Duhet të hetohen të gjitha këto ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë një komision për të hetuar investimet e Turqisë në Shqipëri. Dhe nëse ka keqbërje dhe korrupsion duhet të ekspozohet.

Zëri i Amerikës: Qeveria ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim të mbrapshtë dhe për t’u druajtur nga marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe zotit Erdogan dhe mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ajo thotë se është një nga marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë. Vetë zoti Rama ka shprehur pakënaqësinë lidhur me komentet tuaja të mëparshme. Cili do të ishte komenti juaj?

David Phillips: Unë dhe ai kemi folur për mosmarrëveshjet tona të mëparshme. Jo, unë nuk kam ndryshuar qëndrim. Do të isha I lumtur të pija kafe me kryeministrin dhe ta diskutoja. Por si dikush që e do Shqipërinë dhe popullin shqiptar, dua ta shoh vendin të shkojë në drejtimin e duhur dhe një bashkëpunim më i afërt dhe nënshtrim i Shqipërisë ndaj Turqisë nuk është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Do të doja të shihja që Shqiëria adhe SHBA të punojnë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe që Shqipëria të bëhet një kandidate e denjë e anëtarësimit në BE. Aty qëndron e ardhmja e Shqipërisë. Dhe Shtetet e Bashkuara, çdo gjë që mund të bëjë për ta inkurajuar këtë proces, duhet ta bëjë. Ambasadorja e re amerikane do të shkojë së shpejti në Tiranë dhe ajo dhe qeveria amerikane janë të angazhuara ndaj demokracisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të ngushtë, Tani është koha për veprime, jo për fjalë. Këto veprime duhet të jenë hapa konkrete që qeveria merr për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. E ardhmja e saj nuk është në Azi me Turqinë. Është në perëndim dhe duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Dhe së fundmi, në kontekstin më të gjerë Turqia ka bërë përpjekje për t’u afruar edhe me vende të tjera të Ballkanit. A është shqetësuese kjo për ju dhe si i shihni veprimet e saj?

David Phillips: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë për shitje. Besnikëria e tyre nuk mund të blihet. Politikanët duhet t’i shërbejnë publikut dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se presin që këto vende të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira të demokracisë. Në këtë mënyrë forcohen partneritetet dhe integrohen këto vende në strukturat euro-atlantike. Ne nuk duam të shohim Shqipërinë apo vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të blihen dhe të shiten dhe të afrohen edhe më shumë në orbitën e Turqisë. Duam që ato vende të kenë demokraci të fortë dhe tregje të lira. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më pro-aktive për ta afruar më shumë Shqipërinë dhe për të punuar më shumë në partneritet me të, në mënyrë që t’u shërbehet më mirë interesave të popullit shqiptar.

Intervista – Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Dragan Shtavljanin

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, Charles Kupchan, beson se çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinën e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kupchan ka thënë se shkëmbimin e territoreve do ta përkrahte për arsye pragmatike.

“Unë besoj se çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave, sidomos nëse do të ofronte një mundësi për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse në një mënyrë do të përbënte problem për rajonin, pasi do të rikrijoheshin mundësi për vija kufitare në baza etnike, por të paktën është një mundësi për të tejkaluar këtë situatë bllokuese. Kjo do të kërkonte më pas mbështetjen e popullsisë në Kosovë dhe Serbi, tani shihet se nuk ka disponim për një gjë të tillë, sidomos në anën e Kosovës. Mirëpo mendoj se evropianët dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të tentojnë të shtyjnë përpara Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë bisedimet, sepse duhet të ketë normalizim dhe Kosova, që është de fakto e pavarur, duhet të bëhet de jure e pavarur për të pasur paqe afatgjatë në Ballkan”, ka thënë Kupchan.

Sipas tij muaj më parë disponimi për të negociuar mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq ka qenë ndryshe, mirëpo dialogu tani gjendet në rrugë qorre edhe për shkak të tarifës prej 100 për qind, që Qeveria e kryeministrit në dorëheqje të Kosovës, Ramush Haradinaj u ka vënë importeve nga Serbia.

…nëse do të ketë ndonjë një marrëveshje afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë për shkak të shkëmbimit të territoreve, unë do ta përkrahja për arsye pragmatike.

“Ka qenë një kohë kur bisedimet në mes të presidentit Vuçiq dhe presidentit Thaçi, kanë treguar shenja të përparimit, sidomos sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve, ku disa pjesë në veri të Kosovës do t’i transferoheshin Serbisë dhe një pjesë e Luginës së Preshevës do të transferohej në Kosovë. Mirëpo ajo gjë duket se ka vdekur për shkak të kundërshtimeve të kryeministrit Haradinaj, një pjesë për shkak të kundërshtimeve nga Gjermania dhe palëve tjera evropiane, dhe tani jemi në një situatë kur ekziston një rrugë qorre, kryesisht për shkak të tarifave që Kosova ka vendosur.

I pyetur nëse ndonjë zgjidhje eventuale e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të përfshinte shkëmbim territoresh, do të përbënte precendent në vendet tjera të Ballkanit, Kupchan është përgjigjur kështu:

“Çështja e shkëmbimit të territoreve është shumë kontraverse dhe shumica e analistëve për Ballkanin besojnë se duhet larguar nga tavolina. Unë mendoj se duhet të jetë aty sepse nuk e shoh shkëmbimin e territoreve më të pakëndëshëm politikisht apo moralisht sesa ndarja e Kosovës nga Serbia, e që ka qenë rikrijim i kufijve përgjatë vijave etnike. Andaj nëse do të ketë ndonjë një marrëveshje afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë për shkak të shkëmbimit të territoreve, unë do ta përkrahja për arsye pragmatike.

Por, po ashtu mendoj se është shumë e vështirë për Kosovën që të ecë përpara dhe të funksionojë si shtet demokratik kur ka një pjesë të territorit që nuk dëshiron t’i përkasë shtetit. Veriu i Kosovës ende ka lidhje të fuqishme me Serbinë, shumica e serbëve që jetojnë atje besojnë se nuk duhet të jetojnë brenda Kosovës, prandaj është një çështje e vështirë”.

Por, a do të kishte rrezik të përhapjes së kësaj ideje?

Kupchan: Mendoj se ndoshta po. Mendoj se do të ketë individë, duke përfshirë vetë (liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad) Dodik, që do të thoshte se nëse veriu i Kosovës mund të shkëputet nga Kosova, atëherë pse Republika Srpska nuk mund të shkëputet nga Bosnja? Mirëpo sërish unë besoj se ana pozitive e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përbënte arsyetim, edhe pse ekziston mundësia e krijimit të trazirave në Bosnje dhe ndoshta edhe në Maqedoninë e Veriut, ku mund të ketë rritje të tensioneve në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve si pasojë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë në një pjesë të intervistës ai shprehet kështu:

Nëse përfshirja e veriut të Kosovës me Serbinë ndikon që ata (serbët) të kenë ndjenjën e kthimit të shtetit, ose aq sa për t’i shtyrë që ta njohin Kosovën si shtet, atëherë unë them se duhet të ndodhë kjo gjë. Sepse ky është hap tutje drejt paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.​

Cila është politika e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Kupchan ka treguar gjatë intervistës se beson që çështjet e Ballkanit nuk janë prioritet i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump dhe se SHBA-ja nuk ka një politikë të qartë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Administrata Trump nuk i konsideron çështjet e Ballkanit si prioritet.

“Nuk besoj se ka një qëndrim të qartë të Qeverisë amerikane. Kam parë disa deklarata nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, që ka sugjeruar që nëse palët, pra Kosova dhe Serbia janë të gatshme të shkëmbejnë territore, atëherë Shtetet e Bashkura do ta përkrahnin këtë marrëveshje. Kam kuptuar se edhe ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka përkrahur ndonjë shkëmbim eventual të territoreve nëse palët do të pajtoheshin, mirëpo në anën tjetër ka shumë diplomatë amerikanë që kundërshtojnë këtë ide. Sinqerisht, mendoj se është e vështirë që të them se çfarë politike ka SHBA-ja në këtë pikë, ndonëse mendoj se nëse hiqen tarifat dhe rifillon dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit, atëherë ndoshta SHBA-ja mund të përfshihet më drejtpërdrejt në dialog dhe të tentojë të kujdestarojë ndonjë marrëveshje. Fakti që John Bolton në një pikë ka treguar përkrahje eventuale për shkëmbim territoresh, ka treguar se ai personalisht mund të përfshihet, nëse rrethanat e kërkojnë”.

Kupchan ka thënë përveç tjerash, se në një situatë ideale do të duhej të kishte një diplomaci më energjike si amerikane ashtu dhe evropiane, kur është në pyetje Kosova dhe Serbia. Por, gjithsesi ai nuk është shumë optimist.

“Unë dyshoj se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen më shumë sepse në përgjithësi presidenti (amerikan, Donald) Trump synon të zvogëlojë angazhimet dhe jo t’i rrisë ato. Administrata Trump nuk i konsideron çështjet e Ballkanit si prioritet. Ajo është e fokusuar më shumë se si të largohet nga Siria dhe Afganistani, para zgjedhjeve më 2020. Prandaj dyshoj se do të shihni një ekip të Trumpit të përfshirë drejpërdrejt dhe të marrë rol udhëheqës në këtë çështje, sepse e shoh që ata nuk e kanë prioritet. Pra topi është ende në anën e Bashkimit Evropian, një komisioner i ri do të jetë në detyrë deri në fund të vitit, Evropa është ende e fokusuar në Brexit, me çështje të imigrimit, andaj edhe Evropa mund të mos ketë energjinë dhe kapacitetin që duhet për t’u përballur me këtë çështje”, ka shtuar ai.

Si përfundon rrëfimi për mospajtimet Kosovë-Serbi?

Kupchan: Unë besoj se ne e dimë ku do të përfundojë ky tregim. Kjo çështje përfundon kur vendet e Ballkanit integrohen në institucione atlantike dhe do të përfundojë me njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Pyetja është se sa kohë do të marrë për të arritur aty? Fatkeqësisht Serbia nuk po ndihmon në këtë proces duke anuar herë nga Bashkimi Evropian herë nga Rusia. Rusia manipulon me ndasitë në Ballkan për përfitime të saj. Ne e dimë se ajo ka tentuar të bllokojë integrimin e Malit të Zi në NATO, ka tentuar të bllokojë marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e dimë po ashtu se ka shfrytëzuar ndasitë në Bosnje, mirëpo në fund unë mendoj se vendet e Ballkanit do të shohin se e ardhmja do të jetë më e mirë nëse integrohen në BE sesa nëse lihen në harresë. Në mendjen time qarkullon pyetja se kur do të kemi një udhëheqës të guximshëm që do të marrë këto vendime të vështira.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Intervista – Luçia Nadin: “Meshari” nuk ishte një lule në shkretëtirë

Intervistoi Ben Andoni – Ka disa njerëz të rrallë që pasionin e shpërhapin në interes të përgjithshëm, pa u mundur të kërkojnë bujën dhe identifikimin. Ajo është një shembull i rrallë sesi mund t’i kushtohesh një vendi dhe personazheve të tij, interesi për të cilët qëndron në një qerthull shumë të vogël. Gjithsesi, studiuesja e njohur i ka kaluar të gjitha këto, duke sfiduar dhe privacionet e kohës moderne, ku dominon bota materiale për të na dhuruar shembullin e saj. Një studiuese kokëulur dhe shumë e dedikuar, Luçia Nadin është një emër i njohur në studimet medievalistike shqiptare. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e strukturave të Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri. Falë kontributit të saj kemi gjetjen dhe botimin e “Statuteve të Shkodrës”, dokument i nxjerrë në dritë nga Biblioteka e Muzeut të Venecies, që realisht përbën një “monument” të historisë mesjetare të Shqipërisë.



Ka disa njerëz të rrallë që pasionin e shpërhapin në interes të përgjithshëm, pa u mundur të kërkojnë bujën dhe identifikimin. Ajo është një shembull i rrallë sesi mund t’i kushtohesh një vendi dhe personazheve të tij, interesi për të cilët qëndron në një qerthull shumë të vogël. Gjithsesi, studiuesja e njohur i ka kaluar të gjitha këto, duke sfiduar dhe privacionet e kohës moderne, ku dominon bota materiale për të na dhuruar shembullin e saj. Një studiuese kokëulur dhe shumë e dedikuar, Luçia Nadin është një emër i njohur në studimet medievalistike shqiptare. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e strukturave të Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri. Falë kontributit të saj kemi gjetjen dhe botimin e “Statuteve të Shkodrës”, dokument i nxjerrë në dritë nga Biblioteka e Muzeut të Venecies, që realisht përbën një “monument” të historisë mesjetare të Shqipërisë. Por, kjo grua e jashtëzakonshme nuk është mjaftuar me kaq. Falë punës së saj kemi studimin mbi dukurinë e emigrimit shqiptar në krahinën e Venetos mes shekujve XV e XVI në librin “Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim 1479 – 1552”. Ka sjellë një element shumë interesant, sa i përket traditës ikonografike të Skënderbeut në anijen e dukëve të Venecies, të famshmen Bucintoro, përmbledhje të së cilës e kemi pasur te “Milosao”. Ndërkohë që ka punuar për shumë dokumentacione, që lidhen me vitet ‘700 dhe ‘800. Për veprën e saj “Shqipëria e rigjetur”, ajo meritoi vlerësimin e konkursit shpallur nga Akademia e Shkencave në 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ajo hapi një debat të ri mbi Gjon Buzukun, identitetin e tij, praninë e tij në Venecie, mbi Mesharin e tij, botuar në 1555 etj. Në këtë intervistë, ajo përgjigjet për çështje të interesit të përgjithshëm, sa i përket Mesjetës, po edhe dokumentacionit dhe se çfarë mund të vazhdoj të hulumtohet. Trishtimi i saj lidhet me mungesën e fondeve por edhe e të rinjve dhe studiuesve që mund t’i kishte në krah për studimet e saj… “Po, po e përsëris, jam e bindur që ka akoma shumë materiale në bibliotekat dhe arkivat evropiane për t’u rikuperuar në historinë e Mesjetës shqiptare. Fatkeqësisht ka shumë pak të rinj shqiptarë që janë trajnuar në kërkime historike në dekadat e fundit: ka disi logjikë e kuptoj nga ana ekonomike dhe shkencore, të cilat sigurojnë një të ardhme më të rehatshme në jetën materiale sesa në shkencat humane. Epo, kur kanë premtuar ndonjëherë “letrat” pasuri?”

A mendoni se ka ende shumë segmente të panjohura nga Mesjeta Shqiptare?
“Unë vazhdoj e mendoj kështu. Hulumtimi arkivor në vitet e fundit ka treguar që shumë segmente të historisë mesjetare shqiptare ende nuk janë zbuluar”.

Vite më parë, Juve sollët një zbulim interesant , ndoshta më të rëndësishmin deri më sot që lidhej me “Statutet e Shkodrës”. Në mendimin tuaj dhe të studiuesve si Ju, a mendoni se këto do të thonë diçka për qytetërimin shqiptar?
“Unë besoj se ‘Statutet e Shkodrës’ janë një tekst themelor në historinë e qytetërimit shqiptar, ato janë dëshmia e jetës së një qyteti që shikonte detin, brenda një qarku komunikimi nga brendësia e Evropës deri në bregdetin e Adriatikut. Ato paraqesin një frymë civilizimi, një shembull të çmuar të Shqipërisë që ishte brenda qarkut mesdhetar. Disa kapituj, që fillojnë nga i pari, janë me një aktualitet tronditës. Një tekst i shkëlqyeshëm, i cili fotografon me të vërtetë Shqipërinë mesjetare të krishterë, por për të cilin, përtej çdo besimi fetar, çdo shqiptar duhet të jetë krenar, sepse çdo histori në çdo vend është e sendërtuar dhe e përbërë, çdo shtresë, çdo përbërës është pjesë e një të tëre dhe duhet të njihen dhe të rikonstruktohen saktë nga kërkimet historike”.

A kishte qytete realisht të mëdha në territorin shqiptar në periudhën mesjetare, referuar dokumentacionit, që ekziston deri më sot?
“Ashtu si Shkodra edhe Durrësi ishte një qendër e madhe qytetare, një kryqëzim rrugësh komunikimi nga Perëndimi në Lindje me Via Egnatia. Fatkeqësisht statutet që duhej të merreshin me administrimin e këtij qyteti në Mesjetë nuk janë gjetur deri më sot. Në Via Egnatia kishte edhe qendra të tjera të rëndësishme në tokën shqiptare, brenda kufijve që do ndryshojnë me kalimin e kohës.
Pra, qytete brenda tokës dhe qytete në bregdet, një realitet i dyfishtë siç …është e dyfishtë edhe koka e shqiponjës shqiptare! Në arkivat veneciane historia e qyteteve që i përkasin detit është më e dokumentuar, por, po e përsëris, mbetet akoma shumë për të bërë, pikërisht duke rindërtuar shtigjet që lidhen me rrugët të cilat e përshkojnë brenda-tokën e Shqipërisë”.

Të çfarë natyre i shikonit këto qytete?
“Qytetërimi mesjetar i qyteteve shqiptare që i përkisnin detit ishte, siç dëshmohet nga Statuti i Shkodrës, një civilizim ‘evropian’ dhe ‘perëndimor’. Një linjë historiografike e kohëve të fundit ka vendosur disi në krizë përdorimin e konceptit Balcanicità për zonën gjeografike së cilës i përkiste Shqipërisë, një term i lidhur me historinë e shekullit XIX, dhe preferon të flasë më shumë për një zonë të Evropës Jugore. Atëkohë ngjarjet historike, me pushtimin otoman, e zhvendosën vendin në një aks përballë Lindjes”.

Çfarë e lidhi më së shumti Shqipërinë dhe Skënderbeun me Venedikun?
“Shqipëria, me vijën e saj të gjatë bregdetare, ishte në qendër të interesave të fuqisë së madhe asokohe të Venedikut, i cili jetonte me trafiqe të ndryshme dhe tregtinë nga deti, ajo e konsideronte Adriatikun si gjirin e “duhur” në rrugët e mëdha mesdhetare. Dhe kështu, ngritja e yllit të Skënderbeut në shekullin e pesëmbëdhjetë, kundër ekspansionizmit osman, ishte një “çështje” politike për Venedikun, si dhe për shtetet e tjera të Italisë dhe Evropës, të gjitha, në mënyrë të ndryshme, por me fuqinë gravitacionale në Mesdhe: Bota e re ende nuk ishte zbuluar.

Shteti i Kishës, pastaj, kishte interesa specifike për të mbrojtur Krishtërimin. Ishte një lëmsh i interesave evropiane, në të cilën Skënderbeu dhe fati i Shqipërisë së shekullit të pesëmbëdhjetë ishin strategjike”.

Me emrin tuaj lidhen shumë zbulime por Shqipërisë i kanë vlejtur shumë ato që lidheshin me Skënderbeun. Si e njohën Skënderbeun Venecianët dhe të tjerët në territorin italian?
“Edhe një herë e përsëris se mund të jenë arkivat e rajoneve të ndryshme italiane që mund të na furnizojnë me të dhëna të reja për Skënderbeun, kjo sepse nga Venecia në Napoli, në Romë, në Xhenova, në Milano deri tek realitetet e tjera politike të kohës (Italia e atëhershme ishte një koleksion shtetesh të ndryshme duke luftuar vazhdimisht me njëra-tjetrën) interesat për ekuilibrat në Mesdhe u lidhën edhe me Shqipërinë”.

Ka gati një legjendë urbane në vendin tonë që Vatikani mbart shumë dokumente për Shqipërinë. A mendoni se kjo ka bazë të vërtetë?
“Ka shumë legjenda qoftë edhe për historinë e Shqipërisë. Ndoshta bindja se shumë dokumente janë sjellë me vete në Romë dhe se ato mund të gjurmohen në valën e dokumenteve të Vatikanit, nuk është plotësisht pa bazë.
Nga Venecia mësohet përshembull: në këto muajt e fundit kam gjetur dokumente arkivore që dëshmojnë rendin me të cilin me ardhjen e osmanëve u mbyllën plot 400 manastire dhe vende të kultit françeskan (në Shqipëri dhe Morea për shembull), të gjithë librat, objektet dhe rrobat e shenjta, etj., duhej të silleshin në Venecia në “Casa Madre” të Françeskanëve. Disa i kam gjetur dhe po vazhdoj t’i ndjek pikërisht te “Casa Madre”.

A ju intrigon figura e Gjon Buzukut me gjetjet tuaja të fundit?
“Po, Gjon Buzuku: aura e misterit që rrethon ende figurën e tij, aventura e një botimi, i tërhequr shumë shpejt nga qarkullimi, janë stimuj për të vazhduar më tej studimin. Unë besoj se kam treguar, megjithatë se “Meshari” nuk është një lule në shkretëtirë, se pas Buzukut qëndronte diaspora shqiptare në Venecia, apo se kjo vepër përbënte rezultatin e një dëshire të flaktë për të ruajtur kujtesën e Shqipërisë dhe duke e pretenduar atë, përmes dëshmisë së gjuhës së tij. Hulumtimi është gjithmonë i hapur dhe stimulues”.
Gjuha e përdorur nga Buzuku tregon se në territorin tonë është shkruar edhe më parë. Mendoni se mund të gjenden dokumente dhe të tilla botime në kohët më të vonëta?
“Po, patjetër, ekzistonte një traditë e gjuhës së shkruar në Shqipëri; mendoni, të paktën, për figurën e noterëve në Mesjetë dhe kujtoni edhe një herë ‘Statutet e Shkodrës’. Noterët ishin gjithashtu ‘mësues të gjuhës’ për të rinjtë. Gjithashtu në këtë rast, ka vend për një kërkim tjetër”.

Dorëshkrimi më i hershëm i “Rrethimit të Shkodrës”, shkruar nga Marin Barleti, që u gjet prej jush ishte një tjetër zbulim juaj i rëndësishëm. Si ratë në gjurmët e tij?
“Për dorëshkrimin e parë të Barletit, që ka të bëjë me ‘Rrethimin e Shkodrës’, unë jam ende duke punuar së bashku me Aurel Plasarin: për vite të tëra ishim në kërkim të një pune nga Barleti para botimit të vitit 1504. Bashkëpunimi i sinqertë dhe i apasionuar, midis studiuesve që nuk dëshirojnë sukses personal, por që punojnë me përulësi për rikuperimin e dokumentacionit, mund të japi rezultate të shkëlqyera, si në këtë rast, që ju përmenda. Pika e fillimit ishte një e dhënë e pranishme në një dokument noterial, i raportuar tashmë në të kaluarën. Pjesa tjetër ishte kërkimi i durueshëm në bibliotekë që zgjati për vite”.
Mendoni se ka ende shumë për Mesjetën shqiptare në arkivat italiane dhe ato evropiane?
“Po, po e përsëris, jam e bindur që ka akoma shumë materiale në bibliotekat dhe arkivat evropiane për t’u rikuperuar në historinë e Mesjetës shqiptare. Fatkeqësisht ka shumë pak të rinj shqiptarë që janë trajnuar në kërkime historike në dekadat e fundit: ka disi logjikë e kuptoj nga ana ekonomike dhe shkencore, të cilat sigurojnë një të ardhme më të rehatshme në jetën materiale sesa në shkencat humane. Epo, kur kanë premtuar ndonjëherë “letrat” pasuri?

Me çfarë po merreni aktualisht?
“Për momentin vazhdoj të rikuperoj, gjithashtu përmes osmozës së jetës midis dy brigjeve të Adriatikut, fragmente të historisë mesjetare shqiptare, duke u marrë posaçërisht me botën fetare dhe artin e lidhur me të (pikturë, skulpturë, muzikë): duket një temë margjinale, në të vërtetë, besoj dhe shpresoj, duhet të japë rezultate befasuese. Në mesjetë gjithçka ishte e lidhur me religjionin. Sa i përket muzikës, nuk duhet të harrohet, për shembull, se botuesi i Marin Barleti, Bernardino Vitali, i cili u bë qytetar i Venecias, por me origjinë shqiptare, ishte një botues i teksteve muzikore.

Do të doja gjithashtu të “ecja” përpara në kërkimin historik midis viteve ‘700 dhe ‘800. Për shembull, tragjedia mbi Skënderbeun e rizbuluar së fundmi (e cila dihej e humbur!) ishte një mundësi për të kuptuar suksesin e gjatë teatral të aventurës së Kastriotit në Venecia dhe në Evropë deri në fund të viteve ‘800. Suksesi, i cili nga ana e tij duhet të inkuadrohet brenda interesave të evropianëve për Shqipërinë.

Dhe unë akoma besoj dhe dua të hulumtoj për armët e Skënderbeut të ruajtura deri në vitet ‘700 në Arsenale dhe në Pallatin Dukal të Venecias.
Fatkeqësisht, këtu në Venecia jam vetëm, ndërsa do të ishte i domosdoshëm një ekip pune për ta zhvilluar më tej këtë ndërmarrje.
Mendoj të shkruaj një memorandum në të cilin do rendis sektorët e kërkimit që do të jenë të nevojshëm në të ardhmen, e ku mund të vazhdohet puna në arkivat dhe bibliotekat e tokave dikur të Serenissimas, duke shpresuar për ardhjen e disa studiuesve të rinj, të cilët, një ditë, do të vazhdojnë punën.

Sa për projektet …. them se me vetëdijen se horizonti i jetës po mbyllet dhe do të mbyllet me “punët në vazhdim”, sepse kanë qenë shekullore interesat e jetës materiale dhe kulturore që e kanë bashkuar Venecian me Shqipërinë”.