VOAL

VOAL

INTERVIEW WITH MS. SOPHIA ZAYAS, BRONX REGIONAL REPRESENTATIVE AT THE NY GOVERNOR OFFICE BY RAFAELA PRIFTI/

July 21, 2020

Komentet

Mirënjohje z.Idriz Lamaj nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Republikës së Kosovës

Sot ne Nju-Jork, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencise shtetrore te Arkivave te RKS-se,z.Rame Manaj, e nderoj me mirenjoheje publicistin dhe gazetarin shumvjecar te “Zerit te Amerikes “dhe ish zyrtarin e “Komitetit -Shqiperija e Lire” z.Idriz Lamaj , per dhurimin e Fondit Arkivor te “Komitetit Shqiprija e Lire”(1949-1992),Agjencise Shtetrore te Arkivave te RKS-se.

Brezi i fundit të normalistëve të Normales të Prishtinës,me rastin e 50-vjetorit të diplomimit- Nga Skënder Karaçica

Në vend të urimit

 

Figura e Mësuesit është mision për arsimin dhe shkollën shqipe(Profesor Eqrem Çabej)

Në Prishtinë,erdhën pas pesëdhjetë pranverave të udhës së jetës në mision të arsimit e të shkollës shqipe,normalistët e Normales në Prishtinë,që të kremtojnë 50-vjetorin e diplomimit.Erdhën të thinjur më borën e bardhë të flokëve të jetës,do të thoshte Dritëro Agolli,që të kthejnë orën e kujtesës për kohën kur djalmenia shqiptare nga të gjitha viset shqiptare,erdhën që të mësojnë e të bëhen gati për udhën e mësuesit të Abetarës të shkollës shqipe në hapësirën shqiptare.

Erdhën përseri në klasat e mësimit,brezi i normalistëve të Normales së Prishtinës(1971-1975)për të kujtuar kohën e mësimit dhe të profesorëve tanë,që tashmë në amshim:Profesorët Ruzhdi Kastrati,Besnik Spahiu,Hajdar Rrecaj,Ëngjell Berisha,Nexhat Ibrahimi,Malush Kadriu,Tefik Gecaj,Ditar Qamili,Faik Kaba,Mithat Sahiti,Zekije Kada,Bajram Trashupa,Hylkije RandobravaAlije Vokshi dhe profesorët tjerë.Në jetë e kemi profesorin e dashur Muhamet Shatri,i cili jeton në Suedi si mërgimtar dhe,kujtesa kur në orët e historisë,më taktin dhe ligjërimin me tipare shkencore,sikur dëshironte ,,të na bëj historianë,,normalistët në Prishtinë!

Në këtë përvjetor,nuk munguan fotografi të shumta të normalistit dhe,në punët e redaktorit të lajmeve në RTK-së,Asllan Bajrami në Prishtinë si dhe shkrimi ekskluziv i Ragip Gjoshi,na afroi ponoramën e kohës së normalistëve të Normales,që,përmes kujtesës time nuk i kisha harruar,ndonëse tash e sa vjet larg atdheut në Amerikën e largët.Këtu kishin ardhur shoqet dhe shokët e klasës:Sadije Rashiti,Zyla Plakiqi,Bukurije Thaqi,Merrushe Gjoshaj,Adnan Bylykbashi,Aziz Bajraktari,Ragip Gjoshi,Riza Plakiqi,Naxhije Sadiku,Asllan Bajrami,Sabrie Rukiqi,Enver Krasniqi,Shaban Gashi,Skënder Karaçica dhe,disa të tjerë për shkak të kohës në udhët e jetës,paksa i kisha harruar.Më falni që këtu kujtesa ime më bëri paksa hile e,mbeta sy me sy me udhët e jetës,herë larg e herë afër me diellin e atdheut…!

Ndonëse larg atdheut,asnjëherë nuk pashë asnjë ëndërr në Amerikë!Ëndrrat me çonin shpesh e shumë shpesh në Drenicën time për plisat dhe lisat e trimërisë së pushkëve të djalmenisë së UÇK-së për Liri të Kosovës…!Po plakem ngadale,kështu bënte uratë për brezin tonë,profesor Anton Çetta:U plakshi ngadale,brezi i ri shqiptar i Kosovës…!

Brezi im i normalistëve të Normales në Prishtinë,uroj shëndet dhe gjithë të mirat në familje për nipa e mbesa dhe,puna e msionit të Mësuesit do të shënohet në kronikat e analeve të hsitorisë së arsimit dhe të shkollës shqipe në Kosovë!

Çikago,më 19 maj 2025

EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË- VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR- Nga Xhemail Peci

 

Në Ditëlindjen e 92-të Z. Ekrem Bardha

 

Xhemail Peci

Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve shqiptarë të cilët u larguan nga mëmëdheu të shtrënguar nga rrethanat e kohës, por që nuk ia kthyen shpinën kurrë tokës që i lindi e i rriti. Pa dyshim, një brez mëmëdhetarësh të devotshëm, të cilët ndonëse larg atdheut, i vunë krahët atdheut dhe bën të pamundurën të mundur.

Përveç se është një njeri i dëshmuar i sukseseve të shumta, Ekrem Bardha është para së gjithash e mbi të gjitha, një atdhetar i devotshëm, i cili tërë jetën e tij mendoi, punoi e veproi për çështjen e madhe të kombit, për lirinë dhe demokracinë e tij.

Tek ai mishërohen më mirë se kudo, dashuria e pakufishme për atdheun, përkushtimi i palodhur për kauzën e shenjtë kombëtare si dhe veprimtaria e gjithanshme në shërbim të kësaj kauze. Tek ai shpaloset jo vetëm krenari e të qenunit shqiptar e bir shqiptari, por edhe gatishmëria për t’i shërbyer një misioni sa fisnik po aq edhe bujar, të trashëguar nga të gjithë brezat e atdhetarëve shqiptarë, misionit për ta ribërë Shqipërinë dhe për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve, jo vetëm me një devotshmëri të paparë por edhe me një shpresë të gjallë e me një besim të patundur, se triumfi i idealeve kombëtare nuk është thjesht një ëndërr, por një imperativ që koha ua vuri atyre me peshën e viteve mbi supe.

Ekrem Bardha është personaliteti aq i veçantë, që të kujton thënien e njohur se atdheu fillon tek zemra e nënës, tek Lokemadhja me emrin Bule Bardha. Shqipëria fillon tek ajo, sepse Shqipëria merr jetë tek ajo, sepse është ajo që merr forcë dhe zemër nga Shqipëria, sepse është pikërisht ajo që ua mbajti të gjallë kujtimin dhe dashurinë për Shqipërinë të bijve të saj, edhe kur u larguan nga toka mëmë. Pa dyshim një zonjë fisnike, e shquar për dashuri ndaj atdheut dhe njerëzve të tij, por e shquar edhe për shpirtmadhësi e për një qëndresë epike.

Në të vërtetë, shqiptarët e Amerikës kanë një vend nderi, jo vetëm në historinë e shtetformimit të Shqipërisë, por edhe në konsolidimin e këtij shteti e të lirisë së saj.. Jo një herë, me sakrificat e tyre më sublime, me dashurinë e tyre të zjarrtë për atdheun, për gjuhën, për flamurin, për kombin dhe për kulturën shqiptare, ata i dolën zot Shqipërisë dhe fateve të saj. Sa herë që e kërkoi koha, sa herë që i thirri zëri i shenjtë i atdheut, flaka e dashurisë për të morri hov në zemrat e tyre dhe ata u vunë me gjithë qenien në shërbim të rilindjes së një kombi martir, të cilin historia dhe padrejtësitë e saj të shumta e kishin dënuar jashtëzakonisht rëndë. Vëllezërit vatranë, siç do të shprehej profesori erudit Selamn Riza, u bënë kështu flamurtarët e shqiptarizmës së rilindur.

Si në një rastësi mitesh dhe legjendash, Rilindjen e madhe e kishte filluar duke shpalosur Flamurin e Arbërit, bardi i madh Jeronim De Rada, poeti i parë kombëtar, i cili ndonëse Arbërinë matanë detit (siç shpreheshin shpesh arbreshët për mëmëdheun e tyre) e kishte fare pranë, ai e shihte ate vetëm përtej brigjeve të Adriatikut, pa mundur kurrë të shkelte në tokën stërgjyshore!

Po këtë Rilindje, po këtë zjarr, po këtë vrull, po këtë gjakim për ta ribërë Shqipërinë e për t’ia rikthyer lirinë dhe dinjitetin e nëpërkëbur padrejtësisht, në vazhdimësinë e përpjekjeve të parreshtura të të gjithë brezave atdhetarë, në njërin nga aktet finale të tragjedisë së madhe, do t’i jepnin ndihmën e tyre të pakursyer, vulën e përpjekjeve të tyre titanike politike e diplomatike, shqiptarët e Amerikës, të cilët me trup ishin larg-përtej Atlantikut, por me mendje, me zemër dhe me shpirt ishin gjithmonë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shqiptarët e Amerikës, doemos se na kujtojnë ate që është thënë për Lasgush Poradecin, princin e hirshëm të poezisë shqipe e këngëtarin e hollë të thelpinjve të lirikës shqiptare, se mërgimi është një bekim hyjnor. Prandaj, shqiptarët e Amerikës meritojnë shprehjen e ndjenjave më të thella të mirënjohjes e të respektit pa kufi, për të gjitha ato që kanë bërë për Shqipërinë, për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar.

Ekrem Bardha është njëri nga ata që me kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ka lënë gjurmë dhe ka vënë vulë në përpjekjet e panumërta për ta aktualizuar dhe riaktualizuar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka nënkuptuar çlirimin e Kosovës, si një prej fazave më të rënëdësishme të kësaj lufte.

Ndonëse siç e thotë në librin e tij të pare gtë kujtimeve, Larg dhe Pranë Shqipërisë, sfidat ishin të panumërta, vetëm një përpjekje kolosale, vetëm një dashuri e madhe e me një zjarr të shenjtë për atdheun, vetëm një besim i patundur, iu bë dritë në një mision sa të rrallë po aq edhe fisnik.

Po të lexosh me vëmendje kujtimet e tij, po të ndalesh në detajet e këtyre kujtimeve, po të analizosh personazhet dhe ngjarjet e tyre, po të kundrosh nëpërmes tyre rrugën që kaluar jo vetëm një brezni por edhe një komb i tërë, po të shikosh dokumentet dhe letërkëmbimet në shërbim të lirisë së Kosovës, po të analizosh sfidat e shumta të trajektores së lirisë së shumëpritur, po të nënvizosh takimet dhe bisedat e shumta me përfaqësuesit kryesorë të politikës amerikane, nuk është e vështirë për të kuptuar se lajtmotiv i një njeriu bëhet e vërteta, mision i shenjtë bëhet liria, vizion i papërsëritshëm bëhet ardhmëria e kombit të tij.

Ai vepron me krenari por flet me modesti për të bëmat e tij, ai shpalos jo vetëm fisnikërinë e tij të origjinës nga dera e madhe e Konicës, por njëkohësisht edhe bujarinë dhe shpirtmadhësinë e njerëzve që krenarinë e vejnë mbi lumturinë, çështjen kombëtare përmbi interest personale.

Të brumosur me ndjenjën e atdhedashurisë, të gatuar me dashurinë për vëllazërinë gjithëshqiptare, ata rendin pas një njeriu që shndrohet në një pishtar drite e atdhedashurie: Sulo Bardha, Sulo Komica. Është i ati i Ekrem Bardhës, një mishërim drite, bujarie e fisniëria. Por jo më pak edhe Bule Bardha: ‘Përkulur mbi makinë, ajo qepte deri natëm vonë për të mbaruar porositë e grave nga fshatrat rreth e rrotull, Podë, Shalës, Gërmenj. Gumëzhitja e makinës ishte si një ninulë që na vinte në gjumë.’

Në mes të një realitieti të hidhur e mes ndeshtrashash të shumta, shpalosen ndjenjat e mëdha njerëzore, dashuria për Radanin-fshatin e lindjes, malli për erën ledhatare të Leskovikut, krenaria për kolonjërat trima patriotë e të mençur, për të bëmat e njërit prej levendve të lirisë së Shqipërisë-Zylyftar Poda ‘një nga kapedanët e Ali Pashë Tepelenës’, si dhe për trimëritë e luftëtarit të paepur Gani Butka:

‘Këngët, së bashku me ngjarjet që rrëfesheshin për burrat e dëgjuar të Kolonjës, Leskovikut dhe Dangëllisë, që nga vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Zalo Prodani, Sali Butka, dëshmonin se njerëzit i kujtonin me mirënjohje të gjithë ata që ishin përpjekur për të mirën e mëmëdheut.’

Shpalosen kështu faqe krenari e lavdie, faqe atdhedashurie por edhe faqet e një tragjedie që lanë flakët e luftës Italo-Greke, si edhe të çarjes së madhe të dy kampeve shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vërehet qartë zemër-klithja e autorit për luftën vëllavrasëse e të pakuptimtë, pasojat e së cilës fatkeqësisht ndihen edhe sot në politikën dhe barikadimet shqiptare në kampe të ndryshme ideologjike.

Parakalojnë në kujtime të thadruara bukur Butkallinjtë: Gani Butka, Safet Butka e Sali Butka, Mumtaz Kokolari – i derës atdhetare të Kokolarëve, por me një gdhendje të rrallë edhe Dervish Hajdar Ramolli, si njeri i Zotit me një shembëlltyre të rralë homerike. Djalin e tij, Xhevdetin-ballist, siç thekson në kujtimet e tij z. Bardha, e kishin vrarë partizanët, dhe kur turma thërriste vazhdimisht për hakmarrje, një ndërgjegje e kulluar kombëtare shqiptare ngritet në lartësitë e Baba-Tomorrit:

‘Pikërisht atë çast doli në krye të varrit Dervish Hajdar Ramolli. Ai tha: Mos zini në gojë hakmarrje, se lëndoni Zotin dhe mua. Për djalin tim nuk dua as t’i vejë gjak nga hundët ndonjerit, kushdo qoftë. Djalin ia kam falur Shqipërisë. E pat kët fat im bir, por nuk dua të vriten të rinj të tjerë për shkak të tij.

Qëndrimi burrëror, me të cilin përballoi humbjet e të birit, dhe fjalët e tij prej njeriu të shenjtë, lanë mbresa të thella tek të gjithë pjesëmarrësit në varrim. Fjalët e tij të urta u përhapën në krahinën e Leskovikut dhe të Kolonjës si balsam, edhe pse ajo vrasje pa kuptim i kishte acaruar të gjithë.’

Jo më pak madhështore del edhe portreti i nacionalistit të ndershëm Kaja Vasha, një figureë e veçantë si Kajo Babjeni, por edhe ajo e nënës së Petrit Shehut, e cila nuk lë derë pa trokitur që dënimin me pushkatim për Kajon, ta kthenet me dënim të përjetshëm, në këmbim të faktit se ai ia kishte ‘shpëtuar djalin e saj partizan nga vdekja.’

Nga ky prizëm, autori nxjerr konkluzionin që e përshkon jo vetëm librin por edhe gjithë jetën e tij: ‘Po të kishte pasur Shqipëria më shumë burra të tillë nga të dyja krahët, sot do të ishim ndryshe.’

Ky është lajtmotivi që ka Ekrem Bardha. Lajtmotivi i faljes, i paqes dhe i bashkimit, në vend të hakmarrjes dhe ndasive dhe mërive të pakuptimta. Me një lajtmotiv të tillë, ai i flet jo vetëm kujtesë historike por edhe ndërgjegjës kombëtare. I vetëdijshëm se kombi ka aq shumë nevojë të mbyllen plagët tona, siç do të shprehej Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), Ekrem Bardha është rreshtuar drejt dhe ka mbajtur qëndrimin parimor për të përafruar e për të përbashkuar radhët e vëllazërisë gjithëshqiptare, sepse siç do të shprehej Ernest Koliqi, vetëm dashuria për Shqipërinë shumëfishon forcat e saj.

Gjithsesi, përmes shembëlltyrave epike të njerëzve të tillë, veçmas përmes figurës së nënës (si Buleja e si nëna e Petrit Shehut), ngriten lart virtytet dhe tiparet më sublime të një kombi të lashtë e fisnik.

Në veprimatrinë e tij të shumanshme, të vurllshme e të bujshme atdhetare, Ekrem Bardha priret nga parimi i së vërtetës, nga parimi i faljes e i bashkimit, si dhe nga parimi i madh moral e intelektual se: ‘Nëse heshtim ne, hesht e vërteta’(në librin e tij të dytë me kujtime, E Vërteta, Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora) , pra nga parimi i ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar; ashtu siç e ka thenë edhe kolosi i mendimit dhe veprimit romantim europian, Viktor Hygo: ‘E vërteta, e drejat dhe liria: ja kush është Perëndia!’

E sintagma Shqiptarët e Amerikës, na bën sa krenarë po aq edhe kontribon në rizgjimin kombëtar, sepse kjo sintagmë dhe këta bashkatdhetarë të cilët e kanë mbajtur për më shumë se një shekull të gjallë zjarrin e shenjtë të atdhdashurisë, na përkujton se ndaj nesh shekujt janë treguar mjaft tinzarë, prandaj siç e ka theksuar poeti i hymnit kombëtar Asdreni, vetë të përbashkuar do të jemi të denjët e një dite që patjetër se do të vijë, të denjët e drite që patjetër se do të gdhijë.

Shqiptarët e Amerikës, që nga brezi i princit të gjuhës shqipe Faik Konicës, e deri tek brezi i Ekrem Bardhës, ka pasur vetëm një mision, vetëm një mision, të cilin e ka shpalosur Konica në mermerin më monumental të flatrave të fjalës shqipe: përparimin dhe qytetërimin e Shqipërisë, siç e ka pasur ajo dikur në kohët e Ilirisë.

Kjo thirrje drite dhe shprese ka një sfond legjende. E po në këtë sfond një njeri, si nëpër mitet dhe legjendat, hyn dhe del në portat e mëdha të diplomacisë e të politikës amerikane, duke takuar si askush më parë, të shtatë presidentët e saj. Sërish, një bardhësi legjende dhe një bekim i një nëne për të mos e harruar atdheun kurrë, një testament prej breznive orëmira që na la Lokemadhja Bule Bardha.

Le të jetë pra ky rast solemn, i Ditëlindjes së 92-të të Zotit Ekrem Bardha, një rast i veçantë i një kënaqësie dhe i një krenarie të rrallë, i shprehjes së urimeve më të përzemërta, të respektit më të thellë, të mirënjohjes pa kufi si dhe i konsiderateve më të larta, me të cilat kemi nderin të jemi, duke i dëshiruar shëndet, suksese, gëzime, mbarësi, mirësi e lumturi: pa kufi!

Ashtu siç na ka mësuar poeti tjetër kombëtar Naimi i Frashëllinjve, i cili sa bukur ka thënë, që e pastë bekimin aty ku ka rënë:

Ua paçim për jetë hua!

Juve, shume i nderuar Zoti Bardha, si dhe brezit tuaj mëmëdhetar, vëllezërve tanë dhe motrave tona përtej Atlantiku, në krenarinë e tyre të ligjshme të të qenunit shqiptarë e bij dhe bija shqiptarësh!

Rotacioni politik, një ofertë Amerikane për shqiptarët- Nga Valentin Lumaj/Michigan

“…Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër i Shqiperisë. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin ekonomik, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane…”.

Vetëm pak muaj mbas fitores së bujshme dhe spektatolare të konservatorizmit në Amerikë, era Trump-iste e ndryshimit po fryn kudo në Amerikë, por edhe përtej oqeanit në Evropë, në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Vatikan, Indi, Pakistan e deri në Kinën e largët.
Po në Shqipëri?
Deklarata e Trump fill mbas zgjedhjes President, se Departamenti i Shtetit është përdorur si armë për të sulmuar kundërshtarët politikë nëpër botë, apo deklatata e JD Vance, se pushtetet nuk mbahen duke persekutuar apo burgosur kundërshtaret politikë, ishin këto mesazhet e para amerikane për shqiptarët.

Por Trump vazhdoi indirekt të kujdeset për situatën në Shqipëri. Mbasi u njoftua në detaje për Edi Ramën dhe lidhjet e tij korruptive me George Soros dhe McGonigal, Trump dërgoi këshilltarin e tij më të mirë, LaCivitën për ti treguar shqiptarëve se Amerika nuk mbështet diktatorë në pushtet. Po ashtu, mesazhet nga Ambasada Amerikane që shqiptarët të mos kenë frigë, që të votojnë të lirë dhe të mos e shesin votën, janë këshilla që vijnë nga shteti më demokratik i botës.

Në të njëjtën rezonancë vjen edhe heqja e masës non-grata për liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, aktualisht lider i opozitës ndaj pushtetit socialist. Ky ishte mesazhi më i mirë për shpitarët se Trump po i qëndron luajal deklaratës së tij dhënë në Janar për mos-përdorimin e Departamentit të Shtetit si armë ndaj kundërshtarëve politikë, dhe po i zhbën dënimet politike të Biden.
Lajmin për heqjen e non-gratës për Dr. Berishën e konfirmoi Departamenti i Shtetit nëpërmjet një reporteri të Shtëpisë së Bardhë, si formë më e “butë” për të njoftuar shqiptarët për këtë vendim në një situatë zgjedhjesh. Një prononcim direkt i këtij Departamenti mund të transmetohej si ndërhyrje në zgjedhje. Ky është pra, standarti demokratik i Amerikës, që jep mesazhe demokratike, pa u përfshirë në zgjedhjet e vendeve të tjera, në kontrast të thellë me kohën e Kimetes.

Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane.

Të gjitha këto janë këmbana amerikane që bien për ndryshim politik në Shqëri.
Tani është rradha e shqiptarëve ti përgjigjen kësaj oferte. Është rradha e shqiptarëve për të treguar maturi dhe civilitet. Një qëndrim ndryshe i shqiptarëve, do të ishte një shanc i humbur për të rikoperuar dëmin e bërë.

Ndërsa Partia Demokratike dhe opozita kanë dalë më një program të qartë për rimbëkëmbjen e Shqipërisë, Edi Rama, mbasi nuk ka çfarë u raporton shqiptarëve për 12 vite në pushtet, nuk ka as çfarë t’ju ofrojë atyre. Mbrëmë në emisionin Opinion, gazetari e pyeti Ramën të tregojë jo më shumë, por vetëm dy objektiva që ai ju ofron shqiptarëve, Rama qe përgjigjur se nuk janë dy por vetëm një, anëtarësimi në BE në 2030. Pra dukshëm, gjithçka Rama ka në dorë për mirëqenien e shqiptarëve, hapjen e vendeve të punës së ndershme, pagat, pensionet, luftën ndaj korrupsionit etj. ka dështuar, por premton diçka që nuk është në dorën e tij por varet nga vendet indivituale anëtare të BE-së.
Është e pamundur që Edi Rama t’u japë pasaportë evropiane shqiptarëve, kur ai nuk është në gjendje që të furnizojë qytetarët shqiptarë më pasaporta shqiptare. E them këtë mbasi, në kulmin e fushatës së regjistrimit të Diasporës për të votuar, Konsullata shqiptare në NY, në shërbim të 1 Milion shqiptarëve të Amerikës kishte vetëm një person të vetëm që merrej me dhënjen e pasaportave. Pra kaq ka në dorë dhe kaq bën Rama, një person konsullor për të gjithë shqiptarët e Amerikës.

Edi Rama ka qenë një fatkeqësi e madhe për popullin shqiptar. Ai ka shkaktuar dhimbje pa fund qindra e mijëra familjeve shqiptare. Ai e kanabizoi Shqipërinë në shërbim të zgjedhjes së tij pa limit në pushtet, por nga ana tjetër imagjinoni sa e sa djem e vajza përdorues të drogës sot vuajnë pasojat e përdorimit të saj, të pa aftë e për veten dhe shoqërinë, sa e sa bij nënash nga plantimi dhe trafiku u drogës kanë përfunduar në grupe kriminale dhe janë vrarë në mes tyre. “Hëngëshin kokat e tyre” , thoshte kryetari i bandës, mbasi vetë i çoi në atë rrugë.

Kurse pjesa tjetër e rinisë, e cila refuzoi trafiqet dhe punën fiktive, mori rrugët e botës. Sa nëna i përcollën me lot fëmijët e tyre, sa bij e bija nënash nuk i panë prinërit e tyre më për së gjalli. Lot dhe vuajtje gjithandej në Shqipëri. Vuajtje edhe për ne shqiptaro-amerikanët që shikojmë të vuajë Shqipëria jonë dhe nuk mund t’a ndihmojmë.

Është mbushur Shqipëria me pleq, ndërsa edhe ajo rini që po rritet dëshiron të ikë. Mosha mesatare e shqiptarëve në 2011 ishte 35 vjeç, sot është mbi 50 vjeç. Shqipëria është plakje dhe në shuarje. Edi Rama u ka shtruar rrugën e largimit të shqitarëve nga Shqipëria. Shume kombe janë zhdukur, po zhduket edhe kombi shqiptar. Kjo është e frikshme. Kjo duhet te ndalet tani.

Shqiptarë duhet që ta ndjejnë erën e ndryshimit. Shqiptarët nuk duhet të votojnë në shërbim të instalimit të diktatorëve. Mund të votojnë këdo, por jo ata që sjellin në pushtet diktatorin Rama. Rotacioni politik është baza e demokracisë në Amerikë, është shëndeti i shoqërisë tonë këtu, le të jetë edhe në Shqipëri. Vota nuk është tifozllëk, vota është verdikt, në votën tuaj varet fati i fëmijëve tuaj, varet edhe fati ynë si emigrantë që na qan zemra të kthehemi në atdhe, në dorën e tyre varet fati i kombit shqiptar.

Shkrimi është një opinion qytetar dhe personal i autorit.

Konsullata e Kosovës në Iowa dërgon Abetare për shkollën shqipe ,,Kongresi i Manastirit,, në Çikago- Nga Skënder Karaçica

Në Çikago ndër vite janë zhvilluar veprimtari të shumëta kombëtare në krah për liri dhe pavarësi  të Kosovës,si dhe për zgjidhjen e çështjen shqiptare të grabitura e të shpërndara në  vendet e fqinjve tanë në Ballkan.Në dritën e ngjarjeve kombëtare,në Çikago për luftën e djalmenisë së UÇK-së u nisën ndihma të mëdha matriale më dollarët e tubuar nga mërgimtarët,ku vetëm për një natë,në shenjë të frymës së luftës për liri të Kosovës,u tubuan më se një milion dollar,kështu thuhet në kronikat e kohës.Për të vazhduar frymën kombëtare,po bëhen dhjetra vite,ku në Çikago u hap shkolla e parë shqipe për të ruajtur gjuhën,traditën dhe historinë e kombit shqiptar në hapësirën etnike të Shqipërisë zyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë(term i Dritëro Agollit).
Shkolla shqipe në Çikago është emërtuar,,Kongresi i Manastirit,,dhe po e kultivon  përmes programit mësimor, ruajtjen e shenjës dalluese kombëtare të gjuhës shqipe,të traditës,të kulturës,të historisë,të gjeografisë për identifikimin e frymës shqiptare në vendin më të lirë  në botë të Amerikës..Në bankat e shkollës shqipe parakalojnë fatosat, djemë e vajza shqiptare,që me librin e Abetarës ata po nrritën dhe po e mësojnë gjuhën shqipe  në rrafshet e gjeografisë së atdheut.Në shkollën shqipe për çdo të diel vijnë fatosat shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqipe dhe,me mësuesit e shkollës mësojnë shkrim e lexim dhe zhvillojnë aktivitete të nduarnduarta kulturore në kremtimet  festave të pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.
 
Për veprimtarinë arsimore të shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,në Çikago,Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines në Iowa,dërgoi Abetare dhe mjete tjera mësimore për nxënësit e shkollës dhe,nisma që e mori shefi i Misionit Drilon S.Zogaj me bashkëpunëtorët u mirëprit mirë nga nxënsëit,trupi arimsor dhe prindërit.Deri tash shkollën shqipe e kanë ndihmuar edhe institucionet e diasporës e të arsimit në Republikën e Maqedonisë  së Veriut.
 
Në shkollën shqipe,,Kongresi i Manastirit,,në Çikago mësohet shqip,këndohet shqip dhe flain bukur gjuhën e ëmbël të shqipes!
 
Skënder KARAÇICA

RARITETET E HASAN PRISHTINËS JANË RUAJTUR  NË AUSTRI- Nga Skënder Karaçica

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, Vjenë 1917

Në studimet kërkimore-shkencore të historianit Prof.dr.Muhamet Pirraku për jetën dhe veprimtarinë kombëtare të Hasan Prishtinës,ndër të tjera hedh dritë për raritetet:mullirin e kafës,
lugën,thikën  dhe shpuzorën të ruajtura nga kolonelët Austriakë, Modestus Urban dhe Herbert Uban,që nga viti 1931 e deri më 5 shkurt 1980.

Raritetet e heroit të kombit shqiptar,Hasan Prishtina,koloneli në Vjenë, Herbart Uban, ia ktheu kombit shqiptar dhe Kosovës,kështu shkruan historiani Prof.dr.Muhamet Pirraku(Instituti Albanologjik i Prishtinës)para vdekjes.

Për fund po theksojmë se për nismën e emërtimit  të Universitetit
,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë,ishte profesor Muhamet Pirraku bashkë me veprimtarin Adem Demaçi dhe Rektorin e UP-së Prof.dr.Mujë Rugova.

(Prill të motit 2025)

KË PO E PENGON EMRI I HASAN PRISHTINËS?- Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit

Në  sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës,asnjë shenjë,asnjë fotografi dhe në emërtimin  e Universitetit nuk figuron emri i intelektualit,udhëheqësit të kryengritjes së Kosovës dhe të patriotit të pashoq të kombit,HASAN PRISHTINA(!).

Me nismën e botës akademike,intelektuale,shkencore dhe të patritotëve  të kombit të prirë nga Adem Demaçi,Universiteti i Prishtinës u pagëzua me emrin e intelektualit,të udhëheqësit të kryengritjes  së Kosovës dhe të patriotit  të pashoq:Universiteti ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë.

Ky emërtim,dikujt nuk po i fle në shpirt(sic!),më gjasë,jo i kohës në panteonin e dijes të Universitetit në Prishtinë(sic!).Këto huqe akademike u shfaqën nga afër në një mbledhje të Senatit,ku në sallën e mbledhjes nuk kishte asnjë shenjë zyrtare që ka të bëj me emërtimin zyrtar të Universitetit,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë(sic!).

Pse po ndodh kjo…?!Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës…?!A është emërtimi zyrtar:  Universiteti,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë me emrin e njeriut me shpirt kryengritës  për Liri të Kosovës dhe për bashkim me Shqipërinë Etnike…?

Thirrje publike për Rekatoratin,Senatin,Këshillin Mësimor dhe Senatin e Studentëve të Universitetit,,Hasan Prishtina,, në Prishtinë që të ti vëhet  pikë në emërtimin  zyrtar të  Universitetit tonë me emrin e patriotit  të kombit Hasan Prishtina!

Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës?!

(Prill të motit 2025)

FAMILJA AMERIKANE NË ÇIKAGO, LIBRAT E BIBLIOTEKËS UA SHPËRNDAN LEXUESVE – Nga Skënder Karaçica

Frymë e qytetërimit
Familja amerikane në Orland Park në Çikago,librat e bibliotekës ua shpërndan lexuesve që parakalojnë nëpër këtë lagje të bukur urbane.
Në hyrje të shtëpisë,kalimtarët e rastit e shohin lajmin se lexuesit e pasionuar të librit,mund të marrin sipas dëshirës librin e shkrimtarit të preferuar dhe,pas leximit librin duhet kthyer në bibliotekën e familjes në Orland Park të Çikagos.
Po atë ditë,që na rastisi të shohim nga afër nismën e familjes amerikane,kalimtarët ndalin për pak çaste dhe i përzgjidhnin  librat të gjitha zhanreve të krijimtarisë letrare,i merrnin ato pa ndonjë proicedurë ,,administrative,,dhe shkonin për të kryer obligimet e ditës dhe,për  të lexuar librat  në kohën e lirë nga  biliblioteka e  familjes  amerikane.
Nisma e bibliotekës nga shtëpia për lexuesit kalimtarë nëpër lagjën amerikane në Orland Park në Çikago,na la mbresë në tiparët e frymës së qytetërimit se bota e librit di të  gjykojë dhe të  ndryshojë  rrjedhën e botës në planetin e shqetësimeve,të stresit dhe të zhurmës të jetës urbane.
Nisma në Orland Park të Çikagos,është fryma e qytetërimit!
(Prill të motit 2025)

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut, me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike- Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit
Në Shkup përmes porosisë ,,shkencore,,(sic!)të Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut,është botuar libri mësimor për lëndën e historisë për klasën e shtatë,ku,përseri autorët(maqedonas) me mendësi kundër shqiptare,kanë bër lojë fjalësh e fyerjesh për kombin shqiptar.
Në botimet e librit shkollor për lëndët mësimore të historisë e të gjeografisë,ndër vite janë bër fyerje,denigrim të përmasës se kombi shqiptar në hapësirën etnike,sipas të ,,dhënava shkencore,,(sic!)paskëshin ardhur nga malet(sic!).Për këtë paraqitje kundër kombit shqiptar,korpusi politik shqiptar,mbeti veçse si spektator i ngjarjeve për librin mësimor me shenjën e fyerjeve e të denigrimit të kombit shqiptar.
Përkitazi me këta skenarë të njohur kundër kombit shqiptar,qyshse nga vitet 1945 e deri më sot,qarqet e regjimeve komuniste e tashti me kostumin e ,,demokracisë,,(sic!)nuk e kanë ndërruar politikën zyrtare në Shkup,në të gjitha rrafshet deri të fëmija i pasalindur shqiptar,të mbajnë qëndrim për ,,pakicën shqiptare,,(sic!) dhe,gati-gati si qiragjinjë në hapësirën e diellit të tij!
Pse po ndodh kjo?Kur dihet se përmes koalicioneve politike shqiptare me partitë maqedonase,në kabinetin qeveritar në Shkup kemi pasur të emëruar gjashtë ministra shqiptar të arsimit,që përkitazi në rrafshin e botimit të librit mësimor për arsimin dhe shkollën shqipe, janë bër këto lëshime deri në përmasën e denigrimit të historisë të kombit shqiptar.
Në hapësirën shqiptare nuk kemi unifikim,kemi përqarje dhe,në vijat e tarsha për shkak të privilegjeve politike të korpusit politik shqiptar,kanë shkuar në dyert e qeverisë maqedonase si argat e veçse numra qeveritar(sic!)kemi rastin më të shëmtuar të kryetarit të komunës së Tetovës,Bilall Kasami,i cili pa turp e pa shijen politike e thotë për hatër të regjimit maqedonas se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut(sic!).Shteti shqiptar e ka të drejtën kushtetuese të mbrojë e të avancojë çështjen shqiptare në trojet etnike të ndara e të grabitura nga fqinjët ballkanik.
Për fund kur do të ndalet kolovajza kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut?!
Çikago,më 23 prill 2025

EMIGRANTJA SHQIPTARE, DOKTORESHË IVA HOXHA, VRAPOI 42.195 KM, NË MARATONËN E BOSTONIT Nga Fuat Memeli

“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha, është ta doni atë që bëni.” Steve Jobs

Që kur kam ardhur në Amerikë në vitin 2011, i kam ndjekur vazhdimisht maratonat e Bostonit që bëhen çdo vit në prill me rastin e Ditës së Patriotëve. E ndoqa edhe sivjet maratonën e cila u zhvillua më 21 prill. Merrnin pjesë 32.000 vrapues nga 50 shtete të Amerikës dhe 118 vende të botës. Desha të di , ka marrë pjesë sivjet ndonjë shqiptar/e ? Nga kërkimiet që bëra, mësova se mjekja e re 30 vjeçare, Iva Hoxha, ishte një ndër 32.000 vrapuesit. Të nesërmen e maratonës kontaktova me të dhe mësova shumë për rrugëtimin e saj në Amerikë si dhe për pjesëmarrjen në maratonën e 129 të Bostonit.

CILA ËSHTË IVA?

Në vitin 2010 familja vjen në Amerikë me llotari dhe vendosen në qytetin e Worchesterit, një orë larg Bostonit. Iva ishte 16 vjet kur mbritën në Atdheun e dytë. Vështirësia e parë ishte mësimi i gjuhës angleze, prandaj nuk e ndante fjalorin nga vetja. Për këtë shoqet dhe shokët e klasës e thërrisnin “ vajzë fjalori”. Pasioni për dijen, ishte “arma “ e saj për t’u ngjitur në shkallët e jetës. Pas mbarimit të shkollës së mesme , vazhdoi për 4 vjet Universitetin “Clark” ku u diplomua për biologji dhe studime para mjekësore. Më pas vazhdoi  Universitetin “New England College”  në degën “Optometri” ( për sytë.) Bëri edhe një vit specializim për sytë te spitali i veteranëve në Boston,  gjithësej 9 vjet studime. I mungonte Shqipëria, pasi siç ka thënë Horaci ”qiellin por jo shpirtin, ndryshon ai që shkon përtej detit.” Por, Iva gjente mënyra për ta ndjerë  pranë Shqipërinë. Pasqyronte tradita shqiptare si në shkollën e mesme edhe në universitet. Në Ditën Ndërkombëtare paraqiste veshje, këngë, valle shqiptare, fotografi, etj. Bënte skenarë për veprimtari të ndryshme dhe shpesh herë i drejtonte vetë. Çdo vit shkon në Shqipëri ku takon njerëzit e afërt, shoqe e miq. Çmallet me ta dhe kthehet me energji të reja, pasi Atdheu është vendi ku robërohet shpirti

Tani punon mjeke në spitalin e syve dhe veshëve në Boston. -Trej janë pasionet e mia, thotë Iva: “Kujdesi ndaj pacientit, ritja e aftësive profesionale dhe mbledhja e fondeve për një të ardhme më të mirë për kujdesin e syve.”Majlinda, nëna e saj thotë:”Iva është shumë e vendosur dhe e çon deri në fund atë që do.Nuk mburet dhe është krenare për vendin tonë.”

PËRGATITJA PËR MARATONËN

Vrapin e filloi para dy vjetësh, pasi është një mënyrë efikase për shëndetin “pasi është një lloj joge” thotë Iva, si dhe për të përmbushur tre synimet që theksuam më lart. Për të marrë pjesë në maratonën e Bostonit të vitit 2025, duhej një përgatitje e veçantë. Për këtë filloi të punojë qysh në tetorin e kaluar dhe vazhdoi gjashtë muaj. Në fillim pati trajner që udhëzoi githë grupin ku merte pjesë ajo, por punoi shumë vetë, në palesër, duke u kujdesur për ushqimin, duke përballuar të ftohtin e Bostonit gjatë dimrit, etj. Bënte vrap para se të shkonte në punë, duke e filluar qysh në orën 4 e gysmë , ose pas pune nga ora gjashtë e gjysëm deri në tetë të darkës. Pas testeve që ju bënë, u miratua për të marrë pjesë në maratonë.”Bostoni ka një zemër të madhe dhe të jep zemër” thotë Iva. Në maratonë kanë marrë pjesë njerëz që kanë kaluar kancerin, njerëz të gjymtuar në krahë ose në këmbë, si të mos merja pjesë unë?!”

ORËT E  MARATONËS

Iva mori pjesë në grupin që kishte si moto :” Vizion për të gjithë”. Distanca që duhet të përshkonin gjithë vrapuesit ishte 26, 2 mile ose 42, 195 km. Një distancë shumë e madhe! Unë mendoja se  vrapimi bëhëj në rrugë të sheshtë, por nuk ishte kështu. Iva më shpjegoi se në fillim nis me zbritje, pastaj ka ngjitje . “Ngjitja ishte e vështirë, ndjeja lodhje por do ta përballoj” i thosha vetes tregon Iva. Gjithë itinerarin e bëri për 4 orë e 14 minuta, që bën pjesë në rezultatet e vrapuesve mesatarë. Mbritja në finale është një moment lodhje por edhe gëzimi të veçantë, sikurse tregohet edhe në foto ku i dhanë edhe një medalje. Kishin dalë ta prisnin dy prindërit e saj, Majlinda, Shklqëimi , vëllai Deni i cili ka mbaruar Universitetin e Harvardit si dhe të afërm të tjerë.Pyetjes sime se a do të marrësh pjesë përsëri në maratonë, ajo u përgjigj:”Do të marr pa tjetër!”

Ky vrapim i Ivës ishte një krenari jo vetëm për atë dhe familjen e saj, por edhe për shqiptarët. Me aritjjet në shkollë, në punë e së fundi edhe në maratonën e  Bostonit, Iva i shtohet listës  së emigrantëve të shquar shqiptarë. Është kjo një krenari edhe për të

U botua dhe promovua Antologjia “Pena e Gruas” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë Nga Keze Kozeta Zylo

Në një ditë të dielltë prilli Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë mblodhi shkrimtarët dhe komunitetin për të promovuar librin më të ri në Diasporë antologjinë “Pena e Gruas” në Stamford, Connecticut.
Antologjia u botua nga kryesia e Shoqatës dhe u financua nga humanistja dhe shkrimtarja e nderuar Monda Hamitaj për të cilën më duhet të theksoj se nuk e ka për herë të parë që bën bamirësi.
Antologjia me gratë poete është muzë, perëndeshë e frymëzimit, ku poezitë e tyre janë si petalet e trëndafilta ndër fllade që sjellin qiellin e shpirtit plot dashuri ndër lexues. Penat e tyre të argjendta kultivojnë farërat që aq shumë i kanë çmuar dhe shijuar lexuesit ndër vite.
Gratë shkrimtare të shoqatës anëtare të vjetra dhe të reja dukej sikur aromatizuan bibliotekën “Ferguson” ashtu si lule të bukura lajmëtare të pranverës që me shkëlqimin e tyre ndriçuan dhe më shumë mjediset e bukura.
Librat mbi tavoline dukeshin si tufa tulipani shumëngjyrëshe dhe në çdo faqe ishin shkrimtaret pjesëmarrëse me poezitë e tyre.
Programin e moderoi plot kulturë Dr. Yllka Filipi njëherazi dhe kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë. Fjala e hapjes së saj ishte e bukur, skrupuloze dhe plot mesazhe. Ajo tregoi për idenë e botimit të antologjisë ku Presidenti z. Adnan Memeti e mori i pari nismën për ta botuar antologjinë dhe për të caktuar një ditë si një festë libri, ku kryesia u bë mbështetja kryesore e kësaj ideje serioze, kulturore dhe atdhetare.
Në emër të shoqatës përshëndeti shkrimtari i shquar Adnan Memeti, president- Connecticut.
Dr. Suela Janina, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB me nje elekuencë në të folur dhe plot mirësi përshëndeti të gjitha shkrimtaret gra të cilat po japin një kontribut të madh në fushën e letrave në Diasporë.
Shkrimtari i mirënjohur Mhill Velaj ish kryetari i shoqatës i dorëzoi Dr.Bexhet Asanit titullin Akademik nga universiteti shtetëror Uberaga Brazil që është nënshkruar nën trashëgiminë e Prof. Kristaq Shabanit, qe është president i Akademisë Pegasiane në Shqiperi. Ai është promotori dhe hartues i programimit pegasian të LNSHPA “PEGASI.
Mbresëlënëse ishin të gjitha kumtesat dhe përshëndetjet si nga autoret Arjeta Kotrri Ferlushkaj- New Jersey, Ani Gjika- Massachusetts, kumtesë nga Dr. Iris Halili- Florida që e lexoi zonja e nderuar poetja Ibadete Humolli Tetaj, poetja Reshida Çoba-California, Valbona Ahmeti- Canada, Kozeta Zylo- New York, gazetarja e mirënjohur e Zërit të Amerikës Laura Konda- Washington D.C dhe poetja e njohur, aktivistja znj. Rita Saliu.
Antologjia e parë iu dhurua Ambasadore Dr. Janinës nga Dr. Filipi dhe më vonë librat u shpërndanë për të gjitha autorët nga shkrimtari Velaj.
Natyrisht do të ketë botime të tjera edhe më të bukura nga zonjat shkrimtare, sepse jam e sigurtë që ato janë siç thotë shkrimtarja e shquar amerikane Toni Morrison si: “Nëse gjen një libër që vërtet dëshiron ta lexosh, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruash”.
Pas mbylljes së ceremomisë së librit të ftuarit morën pjesë në koktejlin e përgatitur enkas nga Kryesia.
Ishte një ditë e bukur për shkrimtaret që promovuan antologjinë “pena e Gruas” në nderim të saj, sepse me penën e ndritur gruaja shkrimtare në Diasporë pasuron edhe më shumë letrat shqipe.
Të gjitha këto gra shkrimtare që janë pjesëmarrëse në antologji janë në harmoni me shpirtin e tyre qe është si një lumë që rrjedh dhe arrin në destinacionin përgatitur për të qenë vetvetja.
Këto shkrimtare e dinë mirë se me shkrimet, poezitë e tyre duke i ndarë me lexuesit kuptojnë që shumë jetë mund të transformohen për mirë.
Aktiviteti promovues për antologjinë u filmua nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent Qemal Zylo, nga z. Sokol Paja, Editor i Gazetës “Dielli”, TV “Kultura Shqiptare” me themelues dhe producent z.Adem Belliu si dhe AA New York TV me themelues dhe producent z. Skënder Pali.
Autorja e shkrimit është shkrimtare, ish sekretare pranë Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un, Albany dhe në Online si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
19 prill, 2025
Stamford, Connecticut

Një mbrëmje mes yjesh, në nderim të Fadil Berishës! Kush ishin VIP-at ndërkombëtare në festën elitare në Cipriani Nju York

aferdita rakipi

NGA AFËRDITA RAKIPI

 Më 2 prill 2025, në mbrëmje, ambientet madhështore të Cipriani 25 Broadway në Nju Jork—të njohura për tavanet e stolisura me afreske dhe historike—pritën një gala të veçantë kushtuar fotografit dhe humanistit ikonë, shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Kjo mbrëmje e paharrueshme u organizua me përkushtim të lartë për të nderuar veprat dhe kontributin e Berishës ndaj botës shqiptare.

Karriera dhe veprimtaria e Fadil Berishës nuk kufizohen vetëm në fushën e fotografisë së modës, por shtrihen përtej saj, në arritjet e tij të mëdha në skenën ndërkombëtare artistike por edhe në bujarinë e thellë dhe fuqizimin që ai u ofron të gjithë atyre që takon. Gatishmëria e tij unike për të ndarë jo vetëm talentin, por edhe zemrën dhe mundësitë e tij, ka prekur jetën e shumë njerëzve. Fadil Berisha është një figurë e dhembshur që ngre të tjerët lart.

Përkushtimi i tij ndaj atyre që kanë nevojë e ka bërë atë një figurë të dashur përtej botës së artit. Ndikimi i Fadil Berishës në botën e fotografisë është i padiskutueshëm. Fotografia e tij e Halle Berry-it shënoi një moment historik, kur u shfaq në kopertinën e revistës Amerikan, People, duke e bërë atë gruan e parë me ngjyrë që u paraqit ndonjëherë në kete kopertinën. Ky sukses ishte vetëm një nga shumë momentet kulmore në karrierën e ndritur të Berishës, i cili ka kapur në mënyrë të vazhdueshme bukurinë dhe forcën e subjekteve të tij, duke thyer barriera dhe rishkruar standardet e bukurisë. Ai ka qenë fotografi zyrtar për orët ikonike të kompanisë Rolex, duke sjellë mjeshtërinë e tij artistike në shërbim të një prej emrave më të njohur të luksit në botë.

Ai ka fotografuar disa nga figurat më të njohura të filmit, modës, sportit, politikës dhe artit. Portofoli i tij përfshin portrete të ikonave si Bill Clinton, Rafael Nadal, Plácido Domingo, Sharon Stone, Joan Collins, Linda Evans, Carmen Dell’Orefice, Snoop Dogg, Donald Trump, Martha Stewart, Maye Musk dhe Zara Tindall, mbesa e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ndër të shumtët. Me talentin dhe përkushtimin e tij të palëkundur, Fadil Berisha ka hapur dyer dhe ka thyer barriera në skena ndërkombëtare ku asnjë Shqiptar nuk kishte shkelur më parë, duke lënë një gjurmë të paharrueshme

Carol Alt, Carmen Dell’Orefice, Beverly Johnson dhe Fadil Berisha

Përtej fotografisë së tij, Fadil Berisha është bërë një ambasador kulturor për shqiptarët kudo në botë. Ai e ka ngritur bukurinë dhe talentin shqiptar në qendër të vëmendjes, duke i dhënë komunitetit shqiptar një yll nën të cilin të shkëlqejë—diçka që, si shqiptarë-amerikanë, rrallëherë e kemi parë në një përmasë kaq të madhe. Përmes punës së tij, ai ka promovuar botën shqiptare në nivelet e larta.

Mirësia e Berishës pasqyron bujarinë e zemrës dhe shpirtit për të cilën janë të njohur shqiptarët, duke ofruar kohën dhe talentin e tij për kauza në të cilat beson thellësisht. Përpjekjet e tij bamirëse, mentorimi i artistëve të rinj dhe përkushtimi ndaj kauzave humanitare e kanë konsoliduar reputacionin e tij si një vizionar artistik dhe udhëheqës.

Fadil Berisha ka lënë gjurmë jo vetëm duke festuar bukurinë përmes fotografisë së tij ikonike, por edhe duke kapur realitetet e ashpra të konflikteve dhe duke mbrojtur drejtësinë. Fushata mediatike, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, deri te Shtëpia e Bardhë, “Stop the Killing in Kosova” gjatë luftës në vitin 1999, e realizuar së bashku me regjisorin e ndjerë të Hollivudit, shqiptaro-amerikan Stan Dragoti, dhe aktivistët Donika Bardha dhe Avni Mustafaj, mbetet një dëshmi e përkushtimit të tij ndaj njerëzimit.

Ky event ishte shumë më tepër se një festë ditëlindjeje; ishte një homazh i thellë për veprën jetësore të Fadil Berishës, avokimin e tij të palodhur dhe ndikimin transformues që ai ka pasur mbi breza të tërë artistësh. Njerëz nga e gjithë bota u mblodhën për këtë mbrëmje madhështore, të bashkuar për të nderuar këtë njeri të veçantë.


Fadil Berisha, Inva Mula dhe Olen Cezari

Një Mbrëmje e Yjeve Ky event i mbushur me yje tërhoqi personalitete të shquara nga fusha të ndryshme.

Ndër të ftuarit e nderuar ishin:
• Martha Stewart – Ikonë e stilit të jetesës
• Beverly Johnson–Supermodele e parë me ngjyrë
•Candy Spelling – Producent dhe filantrope
• Carol Alt – Modele dhe aktore ndërkombëtare
•Katie Ford – Drejtuese në industrinë e modës
• Carmen Dell’Orefice – Modele legjendare në moshën 93-vjeçare • Nikki Haskell – Personalitet mediatik
• Paula Shugart – Presidente e Miss Universe
• Evie Evangelou – Themeluese e Fashion 4 Development
• Barbara Winston, David Hryck, Stacey Schieffelin, Ginni Conquest, Esther Swan
• Emina Cunmulaj – Modele dhe humaniste • Eliza Dushku – Aktore Hollivudiane
• Nate Dushku – Regjisor
• Tony Dovolani-Ylli i kërcimit
• Dwight V. Brown.

Fadil Berisha dhe familja e Martha Stewart – Ikonë e stilit të jetesës

Eventi prezantoi një përzgjedhje të gjerë të punës së Fadilit ndër vite, përfshirë edhe një fragment nga filmi i tij i vlerësuar, Dear Albania, në bashkëpunim me Eliza Dusku dhe vellau i saj, Nate. Ky dokumentar solli kulturën dhe bukurinë e rallë të Shqipërisë përpara botës, në një kohë kur pak veta dinin se ku ndodhej Shqipëria në hartë.

Puna e tyre e përbashkët nuk theksoi vetëm peizazhet mahnitëse të Shqipërisë, por edhe identitetin dhe krenarinë e popullit të saj. Familja Dushku mori pjesë në gala për të nderuar mikun e tyre të dashur, duke festuar një pasion të përbashkët për të promovuar trashëgiminë shqiptare dhe shqiptarët Gjithashtu, u ndanë mesazhe video thellësisht prekëse nga Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, dhe Clive Davis, drejtuesi legjendar i industrisë muzikore—të dy njohën trashëgiminë e Fadil Berishës në ngritjen e artit dhe humanizmit.


Perparim Rama duke i dhene çmimin Çelsi i Qytetit te Prishtines, Fadil Berishes

Homazhet e tyre të sinqerta u pasqyruan edhe nga personalitete të shquara nga e gjithë bota, përfshirë yjet shqiptare Shkurte Fejza dhe Aurela Gaçe, dhe shumë të tjerë që i dhanë emocion e vlerë këtij momenti të veçantë. Kontributi i Fadil Berishës në art dhe kulturë u njoh zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili i dorëzoi Çelësin e Qytetit—një nder që vlerëson përkushtimin e palëkundur të tij për promovimin e trashëgimisë dhe talentit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Në këtë çelës simbolik ishte gdhendur një mesazh domethënës: “Përmes dritës dhe hijes ne tregojmë historinë tonë, dhe në atë histori gjejmë lirinë — ky është Fadil Berisha.”

Fadil Berisha dhe Emina Çunmulaj

Ai u nderua gjithashtu nga Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili i dorëzoi një certifikatë ku shkruhej: “Artist i mrekullueshëm, atdhetar i palodhur.” Si një dhuratë nga një maestro për një tjetër, Genc Tukiçi kompozoi një melodi të veçantë në nder të Fadil Berishës dhe ia dorëzoi atij veprën e kompozuar të vendosur në kornizë.

Gjatë mbrëmjes, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze i dorëzoi Z. Fadil Berisha një pllakë mirënjohjeje dhe e nderoi me titullin “Anëtar Nderi” për kontributin e tij në çështjen shqiptare dhe promovimin e kulturës sonë. Ndërsa mbrëmja vazhdoi, mbërriti edhe një tjetër vlerësim—kësaj here nga një institucion që bashkëpunon me entitete pranë Vatikanit. Presidenti Prof. Gabriele Pao Pei Andreoli, përfaqësues i Institutit për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim (IASC), i dorëzoi z. Berisha çmimin “World Changer Award” dhe Medaljen e Artë të Nderit të IASC, duke vlerësuar ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën globale. “Fadil Berisha nuk kap vetëm fytyra,” tha Prof. Andreoli gjatë ceremonisë, “ai kap shpirtin.”

eliza dushku
Eliza Dushku me vëllain dhe Tony Dovolani, Fadil Berisha e Foti Kokeri

Fadil Berisha shfrytëzoi këtë moment të veçantë për të shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj Paula Shugart, Presidente e Miss Universe, e cila ishte e pranishme në sallë. Ai kujtoi me emocion përpjekjet e tij për të siguruar përfaqësimin e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë skenë botërore, duke theksuar se ishte pikërisht Paula ajo që “na dha një mundësi.” Në fjalën e tij, ai u shpreh: “Falë teje, punonim së bashku me 51 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me 96 vende të tjera anembanë botës. Unë po i ndihmoja të gjithë të tjerët të duken të bukur, por populli im nuk ishte aty.

Ti ma dhe mundësinë në vitin 2001—fillimisht me Miss Albania, dhe më pas me Miss Kosova,” tha Fadili, i mbushur me emocion. Falë kësaj mbështetjeje, për herë të parë në histori, si Miss Albania ashtu edhe Miss Kosova u bënë pjesë e konkursit prestigjioz të Miss Universe.

INVA MULA, SPONSOR FOTI KOKERI DHE FADIL BERISHA
INVA MULA, FOTI KOKERI DHE FADIL BERISHA

Drejtimi artistik i mbrëmjes ishte thjesht spektakolar. Aktorja e njohur Eliza Dushku përshëndeti të ftuarit dhe prezantoi divën e njohur botërisht të operës, Inva Mula, dhe Maestro Genc Tukiçin. Zonja Mula, e cila kishte udhëtuar nga Dubai posaçërisht për këtë rast, shërbeu jo vetëm si interpretuesja kryesore e mbrëmjes, por edhe si drejtoresha artistike vizionare që orkestroi rrjedhën e programit me mjeshtëri të lartë. Ajo hapi spektaklin me këngën “Shqipëri o vendi im,” e shoqëruar në piano nga Maestro Tukiçi, i cili kishte ardhur nga Parisi.

Performanca e Inva Mulës me këngën “Te volio bene,” e shoqëruar nga violinisti i njohur Olen Cesari, i ardhur nga Tirana, dhe pianisti Tukiçi, magjepsi publikun, duke shkrirë emocionin dhe artin në një harmoni të përsosur. Mbrëmja vijoi me një interpretim të fuqishëm të “Czardas” nga Monti, nga Cesari dhe Tukiçi, duke dëshmuar edhe një herë talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe duke lënë gjurmë të paharrueshme tek të pranishmit. Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, dolën në skenë me një performancë të paharrueshme që ngjalli gjithë sallën; publiku u ngrit në këmbë duke kërcyer e festuar me gëzim të pamasë.

******

fadil berisha (14)
Fadil Berisha dhe Nevila Dudaj

Sopranoja Deshira Ahmeti mahniti publikun me “O Mio Babbino Caro”, ndërsa “Baresha” — një nga këngët më sfiduese për t’u interpretuar dhe një homazh ndaj Nexhmije Pagarushës, zëri i saj pushtoi sallën dhe u shoqërua nga pamje magjepsëse të Rugovës dhe Kosovës, duke sjellë emocione të thella për atdheun dhe trashëgiminë kulturore. Më pas, Elsa Lila solli një performancë të ndjerë dhe ajo prezantoi Dea Krliun, një zë i ri, zëri i së cilës shpërtheu në sallë me fuqi dhe emocion, duke lënë publikun pa fjalë me interpretimin e saj të “Listen”.

Beti Beno, presidente e “Motrave Qiriazi” ndau një bursë studimore për Nora Muhaxhirin, e cila e falënderoi me një këngë të ndjerë. Ndër performancat më të veçanta ishin edhe ato të ikonave të muzikës shqiptare: Albërie Hadërgjonaj, Yllka Kuqi, Gëzim Nika dhe Mira Konçi. Mbrëmja përfshiu gjithashtu një interpretim të jashtëzakonshëm të “Gjeneral Gramafoni” nga Laver Bariu, i luajtur nga klarinetisti i talentuar Igli Tuga, si dhe këngë tradicionale të kënduara me mjeshtëri nga Arian Kerliu.

Një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes ishte kur legjenda Parashqevi Simaku doli në skenë, zëri i saj mbushi sallën madhështore të Cipriani-t. Pas gati dy dekadash larg skenës, performanca e saj e fuqishme dhe emocionale — kushtuar Fadil Berishës — u prit me ovacione në këmbë. Publiku mbeti i mrekulluar, duke qenë dëshmitar i rikthimit triumfues të një ikone, zëri i së cilës vazhdon të jehon me bukuri dhe hir. Në sallë ishin edhe Elton Ilirjani dhe Elvira Tata, që e kanë mbështetur me përkushtim rikthimin e saj.

Kjo ide u shpik me zemër dhe përkushtim nga një grup grash që u bashkuan posaçërisht për të organizuar këtë mbrëmje, duke krijuar “Motrat e Fadilit” — të bashkuara nga dashuria dhe mirënjohja për Fadil Berishën dhe bindja se ai duhej nderuar në një mënyrë të denjë. Secila prej tyre solli përvojën dhe aftësitë e veta, duke dhënë një kontribut të çmuar për ta bërë këtë ngjarje një sukses të vërtetë.

Ambasdori Ervin Bushati dhe Donika Bardha
Ambasdori Ervin Bushati dhe Donika Bardha

● Fotini A. Kokeri – Filantropiste me ndikim, udhëheqëse e Kosloski Family Foundation, e njohur për veprimtarinë bamirëse dhe avokimin kulturor. Shërbeu si Sponsore e Përgjithshme dhe forca udhëheqëse pas organizimit të kësaj mbrëmjeje.

● Inva Mula – Diva e famshme e operës, e lavdëruar në skenat më prestigjioze të botës. Shërbeu si drejtoreshë artistike e mbrëmjes.

● Deshira Ahmeti – Soprano me zë të fuqishëm dhe prezencë mbresëlënëse. Shërbeu si bashkëdrejtuese artistike.

● Beti Beno, Eva Burnazi dhe Anna Cohen, nga organizata “Motrat Qiriazi,” të përkushtuara në promovimin dhe mbështetjen e iniciativave bamirëse.

● Nevila Dudaj – Sipërmarrëse me ndikim.

● Donika Bardha – Aktiviste dhe promovuese e përkushtuar e artit dhe kulturës shqiptare, si dhe zëri përfaqësues i “Kantina Bardha.”

Ndër të tjerë që kontribuan në këtë event ishin Tony Dovolani me ekipin e tij nga Dance With Me Studios, znj. Roberta Panairi nga fondacioni Albanians Fighting Cancer, Ismer dhe Vera Mjeku, kompania Namani, European Pastry, AADO, Bella Event Planner, znj. Erjola Xheko.

Dhe për të përmbyllur mbrëmjen, fjalët e veçanta të Avni Mustafajt, miku më i ngushtë i Fadil Berishës për mbi 25 vjet, treguan një anë tjetër të kameras së tij — atë që kap jo vetëm imazhe, por edhe shpirtin.

“Që nga kampet e refugjatëve në Maqedoni, Fadil Berisha i ka parë fëmijët të dalin me rroba të grisura dhe fytyra me pluhur. Por kur i sheh përmes aparatit të tij, ai nuk sheh varfëri — ai sheh forcë dhe krenari. Fadili ka një aftësi të veçantë: të të shikojë në sy dhe të të kuptojë thellë. Me të, ndihesh i sigurt të jesh vetja, sepse ai e sheh kush je me të vërtetë,” theksoj Mustafaj.

Parashqevi Simaku, Fadil Berisha, Elton Ilirjani
Parashqevi Simaku, Fadil Berisha, Elton Ilirjani dhe miq te tjere

Mbrëmja në Cipriani mblodhi personalitete dhe miq nga e gjithë bota—njerëz që kanë punuar me ose janë frymëzuar nga Fadil Berisha ndër vite. Ajo që e bëri natën të paharrueshme ishte ndjesia e thellë e unitetit, dashurisë dhe respektit që mbushte çdo cep të sallës. Përkushtimi i organizatorëve, admirimi i të ftuarve dhe performancat e fuqishme krijuan një atmosferë të vërtetë festimi dhe krenarie.

Cipriani dhoma

Edhe pse shumë të tjerë nuk ishin fizikisht të pranishëm, prania e tyre u ndje—ishin aty me mendje dhe me zemër. Fadil Berisha është më shumë se një artist vizionar; ai është një udhëheqës i vërtetë dhe një urë lidhëse që bashkon kultura, breza dhe trashëgimi krijuese me hir dhe qëllim.

Gëzuar ditëlindjen, Maestro Fadil Berisha. Siç thotë fjala e urtë shqiptare, miqësia është si drita – vizioni juaj na frymëzon, na jep dritë – sot, nesër dhe gjithmonë.

*Autorja është një eksperte me përvojë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare me Publikun, me mbi 20 vjet përvojë në diplomaci, avokim dhe komunikim strategjik. Ajo ka ndërtuar narrativa, ka krijuar partneritete dhe ka avancuar iniciativa në sektorë të ndryshëm. Si shkrimtare, ajo sjell një zë të veçantë në çështje komplekse, duke ndërthurur tregimtarinë me një kuptim të thellë të çështjeve globale.

fadil berisha (31)
fadil berisha (30) fadil berisha (29) fadil berisha (28) fadil berisha (27) fadil berisha (24) fadil berisha (23) fadil berisha (22) fadil berisha (21) fadil berisha (20) fadil berisha (18) fadil berisha (17) fadil berisha (15) fadil berisha (12) fadil berisha (10)

IMG-20250419-WA0055

PANORAMA TV

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Send this to a friend