VOAL

VOAL

Instituti serb: Shumica e qytetarëve serbë e konsiderojnë Kosovën të humbur

March 28, 2019

Komentet

Washington Post: Deputetët e opozitës vazhdojnë rezistencën, të hënën është thirrur një protestë kombëtare me mosbindje civile

Mediat e mëdha ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestës së opozitës në Kuvend.

Gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post’ shkruan se vazhdon rezistenca e deputetëve të opozitës, të cilët akuzojnë socialistët e Edi Ramës se kanë uzurpuar çdo pushtet, përfshi edhe gjyqësorin.

“Deputetët shqiptarë të opozitës protestuan të enjten në Parlament, duke djegur figurina dhe duke u përplasur me truprojat, pasi një nga kolegët e tyre u dënua për shpifje dhe u burgos.

Ligjvënësit konservatorë demokratë, të cilët kishin bërë thirrje për bojkot të seancës së së enjtes, u përpoqën të bllokonin kolegët e tyre nga Partia Socialiste në pushtet që të mos hynin në dhomë.

Ata po protestonin për burgosjen e Ervin Salianjit, i cili në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara.

Salianji, i cili filloi të vuante një vit dënim javën e kaluar, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët ndërprenë të hënën një seancë parlamentare, duke thënë se dënimi i Salianjit ishte i motivuar politikisht dhe duke bërë thirrje për protesta në kryeqytet, Tiranë, duke filluar nga java e ardhshme. Njëzet e katër demokratë u dënuan për protestën me pezullim nga 10 deri në 60 ditë,” shkruan gazeta.

“Të enjten, demokratët u përleshën me truprojat dhe dogjën katër figurina të socialistëve në pushtet, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas dështimit për të hyrë në sallë, deputetët e opozitës përfunduan protestën e tyre dhe menjëherë pas kësaj, homologët e tyre socialistë përfunduan seancën dhe u larguan.

Opozita ka bërë thirrje për një protestë kombëtare të hënën e ardhshme në Tiranë, duke u bërë thirrje mbështetësve të saj të marrin pjesë në mosbindje civile.

Demokratët kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013,” shkruan gazeta. sn

Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar- Nga Dr SADRI RAMABAJA

 

Abstrakt

Narrativa e strategjisë serbe pretendon ta “ndihmojë” Perendimin gjatë procesit të “rrëfimit” dhe pendesës për gabimin historik që ai na paskërka bërë me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë [1999] në emër të shpëtimit të një populli të pa denjë e të pa aftë për të krijuar e ndërtuar shtet!

Në shërbim të kësaj kauze, Serbia po përdor gjeoekonominë, duke e vënë plotësisht në shërbim të interesit kombëtar afatgjatë.

Në këtë ese politike do të sjellim të dhëna se si Serbia po e shfrytëzon luftën në Ukrainë dhe pozicionin e saj gjeografik, lidhjet me fuqitë globale dhe partneritetet ekonomike, duke ndjekur një qasje të balancuar, që përfshin edhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, por edhe përpjekjet për integrim më të madh me Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Falë diplomacisë dhe rrjetit të trashëguar të epokës së Jugosllavisë, kemi vënë në pah, se si Serbia ia ka dalë që të sigurojë një gamë të gjerë mbështetësish edhe brenda BE-së, por edhe tek i ashtuquajturi

Multi-aligned Community, duke imponuar për kohë të caktuar idenë se “edhe ajo duhet të fitojë diçka në rastin e humbjes së Kosovës”!

Fjalët çelës: Politika e jashtme e Serbisë, gjeoekonomia dhediplomacia, gënjeshtra si virtyt, BE, Multi-aligned Community, Kosova

Hyrje

Retorika e autoriteteve serbe për afrimin me Perëndimin, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Francën për blerjen e aeroplanëve luftarak Rafael, ka shumë të ngjarë të jetë dredhia e radhës për të blerë kohë dhe për të errësuar faktin se ajo, pra Serbia, po pregaditet intenzivisht për ekspansionin e radhës në dëm të fqinjëve të saj. Nomenklatura serbe në krye me Vuçiqin, që drejton Serbinë tash më shumë se një dekadë, po e shfryëtzon momentumin politik dhe luftën në Ukrainë, për ta imponuar projektin e “Botës serbe”. Beogradi madje ka arritur ta imponojë këtë projekt si alternativë të vetme që do të siguronte paqen në rajon në plan afatgjatë!

Dorëzimi kaq i lehtë i Malit të Zi në duart e Beogradit brenda këtyre dy viteve të fundit dhe sjelljet e një lagjeje jo pa peshë të diplomacisë perendimore, në raport me shtrirjen e sovranitett në veriun e Kosovës [raporti për agresionin e 24 shtatorit 2024 prandaj mbahet nën tavolinë], flet shumë.

Udhëheqja serbe prandaj po koketon tutje si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen, duke e shndërruar këtë qëndrim në doktrinë të saj, për aq kohë sa gjykon se i duhet për realizimin e “Botës serbe”.

I. Gjeoekonomia në shërbim të konceptit të ri të politikës së jashtme të Serbisë

Serbia duke kërkuar të sigurojë statusin e saj të “superfuqisë” në Ballkan dhe në pamundësi për t’ju imponuar tutje kroatëve dhe shqiptarëve, si dikur kur ishte lidere e Jugosllavisë, tani konkurron për të siguruar mbështetjen e boshtit të BE-së në rrugën e saj për realizimin e “Botës serbe”, duke ju ofruar përbërsve të tij [Francës dhe Gjermanisë] një sërë mundësish për investim në Serbi dhe trajtim të saj si aleatja e tyre kryesore në Ballkan.
Gjeoekonomia po bëhet një element qenësor në rishikimin dhe ripërcaktimin e politikës së jashtme të Serbisë, e cila kërkon të përdorë mjetet ekonomike për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon dhe më gjerë. Duke shfrytëzuar pozicionin e saj gjeografik, lidhjet me fuqitë globale dhe partneritetet ekonomike, Serbia po ndjek një qasje të balancuar, që përfshin edhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, por edhe përpjekjet për integrim më të madh me Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ja disa mënyra si gjeoekonomia po ndihmon në rishikimin e politikës së jashtme serbe:

1. Diversifikimi i marrëdhënieve ekonomike

Serbia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale që synon të diversifikojë marrëdhëniet e saj ekonomike me aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Kjo përfshin:

  • Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian: BE-ja është partneri kryesor ekonomik i Serbisë, me tregtinë dhe investimet e shumta që vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Integrimi ekonomik me BE-në është një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Serbisë, dhe vendi përpiqet të përfitojë nga Fondet e BE-së dhe projektet e zhvillimit në rajon.
  • Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën: Përveç BE-së, Serbia ka zhvilluar marrëdhënie të forta me Rusinë dhe Kinën. Rusia është një partner strategjik, veçanërisht në fushën e energjisë, ku Gazprom luan një rol të madh në furnizimin me gaz të Serbisë. Kina, nga ana tjetër, është një aktor gjithnjë e më i rëndësishëm përmes investimeve në infrastrukturë, si pjesë e iniciativës “Një Rrip, Një Rrugë” (Belt and Road Initiative). Kjo balancë i lejon Serbisë të luajë me aktorë të ndryshëm dhe të përfitojë ekonomikisht pa u mbështetur vetëm te një partner.

2. Investimet në infrastrukturë dhe lidhjet rajonale
Serbia ka ndjekur një strategji aktive për të forcuar infrastrukturën e saj dhe për të rritur rolin e saj si një qendër kyçe logjistike dhe tregtare në Ballkan:

  • Projektet kineze dhe investimet ruse: Kina ka investuar në projekte të mëdha infrastrukturore në Serbi, përfshirë ndërtimin e autostradave, hekurudhave dhe portit të Beogradit, duke e kthyer Serbinë në një nyje të rëndësishme për transportin në kuadër të nismës së saj globale tregtare. Investimet ruse në energji gjithashtu kanë ndihmuar në modernizimin e infrastrukturës energjetike të vendit.
  • Roli në tregtinë rajonale: Përmes nismave si “Ballkani i Hapur”, Serbia përpiqet të krijojë një treg të përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rritur ndërveprimin ekonomik brenda rajonit dhe duke forcuar pozicionin e saj si udhëheqëse ekonomike në Ballkan.3. Zhvillimi i industrisë dhe tërheqja e investimeve të huaja

Serbia po përdor politika tërheqëse për investime të huaja direkte, me theks të veçantë në:

  • Prodhimin e automjeteve: Fabrika si ajo e Fiat-it dhe investime të tjera në sektorin e automjeteve janë bërë shtylla të rëndësishme të zhvillimit industrial të Serbisë. Kombinimi i fuqisë së punës relativisht të lirë dhe pozicionit strategjik e ka bërë Serbinë një destinacion atraktiv për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë të eksportojnë në BE dhe më gjerë.
  • Sektori teknologjik dhe i energjisë së gjelbër: Serbia po investon në zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative dhe energjisë së gjelbër, duke u përpjekur të modernizojë ekonominë e saj dhe të kalojë drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar. Kjo përfshin tërheqjen e investimeve në energjinë diellore dhe atë të erës.

4. Ekonomia si mjet diplomatik

Serbia po përdor gjithnjë e më shumë ekonominë si një instrument diplomatik për të ndikuar në marrëdhëniet me vendet e tjera:

  • Lobimi për tërheqjen e njohjeve të Kosovës: Serbia ka përdorur marrëdhëniet ekonomike për të bindur disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës. Kjo është bërë përmes përfitimeve ekonomike, duke ofruar marrëveshje të favorshme tregtare ose ndihmë financiare vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
  • Diplomacia energjetike: Duke qenë e varur nga furnizimet me gaz natyror nga Rusia, Serbia përdor marrëdhëniet energjetike me Moskën si një instrument për të forcuar pozitën e saj në negociatat ndërkombëtare, si dhe për të siguruar stabilitet të brendshëm ekonomik dhe politik.5. Tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit

Strategjia gjeoekonomike e Serbisë është e ndërlikuar nga pozicioni i saj ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Ndërsa vendi është i angazhuar për anëtarësim në BE, ai gjithashtu ruan marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilat janë kundërshtarë të fuqishëm të Perëndimit:

  • Balancimi mes BE-së dhe Rusisë: Serbia synon të përfitojë nga fondet dhe tregjet evropiane, por në të njëjtën kohë, mbështetet te Rusia për furnizime energjetike dhe mbështetje politike në çështje si Kosova. Ky balancim i kujdesshëm e lejon Serbinë të ruajë një farë autonomie në politikën e saj të jashtme, por gjithashtu e vë atë në një pozitë të ndërlikuar mes fuqive konkurruese.
  • Përdorimi i Kinës si kundërpeshë: Investimet kineze i ofrojnë Serbisë një alternativë ndaj varësisë së plotë nga Perëndimi dhe Rusia. Marrëveshjet me Kinën, veçanërisht në infrastrukturë, i japin Serbisë një hapësirë të re për manovrim në arenën ndërkombëtare.6. Ballkani i Hapur dhe integrimi rajonal

Serbia po luan një rol udhëheqës në nismën “Ballkani i Hapur”, e cila synon të integrojë ekonomikisht vendet e Ballkanit Perëndimor, duke hequr barrierat tregtare dhe duke lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Kjo iniciativë:

  • Rrit ndikimin ekonomik të Serbisë në rajon dhe e pozicionon atë si qendër kryesore ekonomike.
  • E bën Serbinë më tërheqëse për investimet e huaja, pasi krijon një treg më të madh rajonal që i jep përfitime investitorëve.

II. Multi-aligned Community dhe narrativa strategjike mbi rolin e viktimës

Beogradi ndërkohë diplomacisë perendimore po i ofron një malë opinionesh dhe “argumentesh” që janë mbledhur e sistemuar në një sistem narrativash strategjike që do ta prezentonin tani e tutje Serbinë si viktimë në procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë.

Serbia ndërkohë ia ka dalë që të sigurojë një gamë të gjerë mbështetësish edhe brenda BE-së, por edhe në mesin të ashtuquajturit Komunitet Shumëplanësh [Multi-aligned Community], duke imponuar për kohë të caktuar idenë se “edhe ajo duhet të fitojë diçka në rastin e humbjes së Kosovës”!
Operacionet e ndikimit të diplomacisë dhe informacionit serb kryhen kryesisht brenda kontekstit të narrativave strategjike serbe dhe udhëhiqen nga parimet ideologjike serbe, të cilat në dukje nuk janë armiqësore ndaj idesë së demokracisë liberale. Shih për këtë, Beogradi po dëshmohet se ka korrë sukses në përballje me diplomacinë shqiptare në tërësi e atë kosovare në veçanti.

Ideologjia kishtare panserbe dhe ajo pansllave i ka shërbyer si një instrument i krijimit të aleancave brenda botës sllave, ndërkaq fryma antiliberale e saj i ka hapur rrugë në rrafshin ndërkombëtar në rivalitetin global, duke shfryëtzuar në këtë proces rolin dhe ndikimin thelbësor të Rusisë.
Mund të thuhet me bindje se kjo ideologji e rinovuar e Serbisë ka përvetësuar gjithë trashëgimin jugosllave në këtë plan, por edhe se ka marrë shumëçka nga ideologjia e Perandorisë Ruse dhe është përshtatur me nevojat dhe qëllimet e udhëheqjes serbe.
Në librin e tij të fundit, Putinizmi-Ideologjia e regjimit rus post-sovjetik (2024), Mikhail Suslov përmend tre komponentë kryesorë të ideologjisë ruse:

  • Konservatorizmi anti-liberal, komunitar ose identitar, i cili supozon se identiteti rus u krijua në momentin e kristianizimit të Kievin Rus më shumë se një mijë vjet më parë dhe nuk ka ndryshuar kurrë që nga ajo kohë;
  • Komunitarizmi i krahut të djathtë, që do të thotë mohim i lirisë individuale për të zgjedhur identitetin – të lindësh rus do të thotë të jesh rus përgjithmonë.
  • Populizmi organik, gjeopolitik, identitar, mund të gjenden konstruksione të tilla si teoria e “njerëzve të thellë”, koncepti i “botës ruse”, pansllavizmi, etj.

Ideologët serb janë dëshmuar si kopjues të mëdhenjë të doktrinave ruse. Nëse venerojmë me kujdesë këto komponente të ideologjisë ruse janë shfryëtzuar e përvetësuar skajshmërisht nga Serbia, duke ia përshtatur rrethanave dhe historisë serbe.

  • Konservatorizmi anti-liberal, komunitar ose identitar serb, i cili supozon se identiteti serb u krijua në hapësirën e Kosovës dhe Rashkës, duke krijuar kështu Mitin e Kosovës dhe selitur atë edhe sot e kësaj dite si diçka të mirëqenë, nuk ka ndryshuar kurrë që nga krijimi i tij [shekulli 19-të];
  • Komunitarizmi konservator i krahut të djathtë, që ndërkohë ia ka dalë ta shndërrojë Serbinë në shtetin më autoritar në Europën Juglindore, ka mohuar në thelb liritë individuale jo vetëm në rrafshin praktik të demokracisë liberale – për të drejtën e mendimit plural, por edhe për të zgjedhur identitetin – të lindësh në hapësirën serbe, do të thotë të jesh serb përgjithmonë. Procesi i asimilimit dhe shkrirjes së minoriteteve është armë e fuqishme e kësaj doktrine.
  • Komponenti i tretë është kopjuar nga ideologët serb pothuajse tërësisht. Ndërkaq përmes konstruksioneve “mbi identitetin serb” të Dobrica Qosiqit është ngritur një mur mbrojtës përballë ndërgjegjes së munguar.

Ideologjia bashkëkohore serbe përplotëson politikën e jashtme serbe krejt ngjashëm me atë ruse; ajo “shpjegon” qëllimet dhe veprimet e saj dhe i zbulohet audiencës së brendshme dhe të jashtme përmes narrativave strategjike. Kështu, qëllimi i politikës së jashtme të Serbisë për të imponuar statusin e aleatit kryesor të të gjitha fuqive të interesuara për Ballkanin, interpretohet ideologjikisht përmes idesë së ekzistencës së Serbisë si një shtet që ka një mision të mbetet tutje si mburoja e krishtrimit perendimor nga doktrina liberale dhe invazioni i islamit. Për këtë arsye çdo veprim serb, sipas logjikës së ideologëve të Beogradit, do të duhej të tumirej nga diplomacia perendimore, ndërkaq në sytë e secilit qytetar serb ajo fiton legjitimitet të plotë. Roli i faktorit destabilizues në Ballkan, sipas kësaj doktrine, duhet t’i caktohet Kosovës dhe shqiptarëve.
Kjo narrativë e strategjisë serbe pretendon ta “ndihmojë” Perednimin gjatë procesit të “rrëfimit” dhe pendesës për gabimin historik që ai na paskërka bërë me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë [1999] dhe bombardimin e caqeve ushtarake serbe për plot 78 ditë në emër të shpërtimit të një populli “të pa denjë e të pa aftë për të krijuar e selitur shtet”!
Ideologët serb vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të imponojnë tezën e tyre se ndërhyrja e NATOs me këtë rast ishte në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të normave juridike ndërkombëtare, veçanërisht normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Nuk është e rastësishme pse koncepti i politikës së jashtme të Serbisë sot përputhen me ato ruse për ndryshimin e rendit botëror egzistues dhe krijimin e një arkitekture të re të sigurisë bazuar në interesat multipolare. Sipas narrativave strategjike serbe, kjo supozon sigurimin e pozicionit të liderit për Serbinë edhe në Ballanin poskomunist, si dikur kur këtë rol e kishte Jugosllavia.
Kjo narrativë korrespondonte me iniciativën shumë specifike të politikës së jashtme të Beogradit që shprehej me idenë e Ballkanit të Hapur.
Ambiciet serbe për të larguar praninë e Shteteve të Bashkuara nga Ballkani [si ato ruse për ta larguar SHBA-të nga Europa] dhe për të vendosur ndikim afatgjaët rus, alias frëng, gjejnë një shpjegim ideologjik tek misioni i vetëshpallur i Rusisë “për të shpëtuar vlerat tradicionale të Evropës nga ndikimi i dëmshëm i liberalizmit.”

Ajo që vërehet në strategjinë propagandistike të të ahtuquajturit korpus tradicional politik në Kosovë, ka elemente të luftës hibride ruse të orjentuar kundër Francës, Gjermanisë, Italisë që së fundmi e shpërfaqë një dokument i FBI i deponuar në një proces gjyqësor kundër dy qytetarëve rus në SHBA. Sipas dokumentit në fjalë lufta hibride e aplikuar në këto shtete kishte për objektiv “të përshkallëzojë tensionet e brendshme … për të promovuar interesat e Federatës Ruse”, si dhe “të ndikojë në konfliktet e jetës reale dhe të krijojë artificialisht situata konflikti” nëpërmjet artikujve të rremë, influencuesve, si dhe postimeve të synuara. dhe komentet në rrjetet sociale.

Por informacioni i depozituar në gjykatë nga FBI zbuloi gjithashtu një bombë tjetër: Një operacion rus për të manipuluar politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe influencues të tjerë gjermanë, francezë, italianë dhe britanikë.
Dosja e FBI zbulon luftën e fshehtë psikologjike të Putinit në Evropë, konstaton Politico.
eu.
Një luftë të kësaj natyre ka kohë që e zhvillon
Serbia, madje me ashpërsinë më të madhe në Kosovë. Fokusi kryesor i propagandës së konservatorëve tanë po përqëndrohet në gënjeshtra dhe shpifja të ulta që cënojnë rëndë moralin publik.

Një shembull i instrumentalizimit të idesë së mbrojtjes së “vlerave familjare” në kundërshtim me të drejtat e njeriut është sabotimi i votimit të Kodit Civil dhe votimi në lexim të parë, madje pas shumë përpjekjeve, i projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.

III. Objektiv strategjik: Shfrytëzimi neokolonial dhe promovimi i konfliktit të ngrirë

Politika e jashtme e Serbisë në raport me Kosovën është e karakterizuar nga një qëndrim kompleks. Ajo ka ndërthur mirë elementet e refuzimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës me përpjekjet për ta mbajtur çështjen e Kosovës në agjendën ndërkombëtare. Objektivi qensor i kësaj strategjie mbetet promovimi i konfliktit të ngrirë. Në dobi të kësaj strategjie Serbia po aplikon instrumentet diplomatike dhe ekonomike. Ndërkaq përmes instrumenteve të BE-së, CEFTA-s dhe së fundmi Procesit të Berlinit ajo po insiston ta forcoj pozicionin e saj neokolonial që ia kishte arritur ta instalojë gjatë administrats së UNMIK-ut dhe selisë për gati dy dekada rresht, sa në krye të Republikës së Kosovës ia kishte arritur t’i katapultojë një vatg marionetash të saj të kahershme e të reja.

Këtu më poshtë po sjell disa nga shtyllat kryesore të kësaj politike:

1. Refuzimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës

Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, dhe konsideron Kosovën si pjesë të territorit të saj sovran, duke e cilësuar pavarësinë e saj si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Serbisë. Ky është një prej qëndrimeve më të forta dhe më të qarta të politikës së jashtme serbe.

2. Mbështetja në Rusinë dhe Kinën për bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës

Serbia mbështetet fuqishëm te aleatët e saj strategjikë, Rusia dhe Kina, për të bllokuar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sidomos në Kombet e Bashkuara. Rusia, si anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka ndihmuar Serbinë në bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës në këtë forum dhe ka ndjekur një politikë të qartë mbështetjeje për integritetin territorial të Serbisë, duke e trajtuar Kosovën si pjeës të saj.

3. Lobimi për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Një komponent tjetër kyç i politikës së jashtme serbe ka qenë lobimi aktiv në vendet e tjera për të tërhequr njohjet e Kosovës. Serbia ka pasur disa suksese në këtë drejtim, duke pretenduar se një numër vendesh kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën. Kjo përpjekje ka për qëllim zvogëlimin e numrit të vendeve që e njohin Kosovën, duke penguar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

4. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja me Kosovën

Një aspekt tjetër i politikës së Serbisë është pjesëmarrja në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse Vuçiq ka marrë pjesë në këtë proces, politika serbe shpeshherë është fokusuar në vonimin, zvarritje dhe shmangien e një marrëveshjeje përfundimtare që përfshin njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ndërkaq marrëveshjen e Brukselit [2023] e ka sabotuar dhe më në fund edhe e ka mohuar tërësisht. Serbia është përpjekur të përfitojë nga ky proces për të siguruar autonomi më të gjerë për serbët e Kosovës përmes imponimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një entitet që do të kishte një nivel të lartë autonomie në veri të Kosovës, që do të mund të përdorej si uverturë në procesin secioosenist dhe aneksim. [Një sprovë e kësaj natyre ishte agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjë – veri të Kosovës].

5. Angazhimi ekonomik dhe politik në komunitetet serbe në Kosovë

Serbia vazhdon të ketë ndikim të fortë në veriun e Kosovës, ku popullsia me shumicë serbe mban lidhje të ngushta me Beogradin. Kjo përfshin mbështetjen ekonomike dhe politike për institucionet lokale serbe në veri dhe përpjekjet për të ruajtur praninë e saj përmes organizatave dhe institucioneve të kontrolluara nga Serbia.
Mbyllja së fundmi e komunave paralele dhe sistemit postar serb, e ka tronditur rëndë këtë ndikim të Serbisë dhe për rrjedhojë priten veprime të përshkallëzimit të masave nga Beogradi.

6. Përdorimi i tensioneve për të fituar përfitime diplomatike

Serbia shpesh përdor tensionet në raportet me Kosovën për të forcuar pozicionin e saj në bisedimet ndërkombëtare. Për shembull, ngritja e tensioneve në veri të Kosovës, shpesh e provokuar nga çështje që lidhen me kontrollin e territorit, përmbyllet me kërkesa për dialog, ku Serbia përpiqet të paraqitet si viktimë, repektivisht pala që kërkon zgjidhje për stabilitetin rajonal, ndërkohë që shmang lëshime thelbësore.

7. Bashkimi Evropian si motivues dhe frenues

Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë nuk është e gatshme ta njoh sovranitetin e Kosovës. BE-ja e ka bërë të qartë se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt anëtarësimit, por Serbia e përdor këtë kërkesë si një kartë negociuese për të marrë përfitime ekonomike dhe politike pa u angazhuar plotësisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

8. Ndarja e kufijve si opsion alternativ

Në disa momente, është përfolur për një ide të ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Kjo do të përfshinte ndryshime territoriale që do të rikonfiguronin kufijtë për të ndarë zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nga pjesa tjetër e vendit. Megjithatë, kjo ide ka hasur në kundërshtime të mëdha nga opozita atbotë në Koosëv [2018], por edhe nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht nga Gjermania dhe SHBA, të cilët druheshin se kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm për ndryshimin e kufijve në rajon dhe sidomos në Ukrainë.

Përfundim

Gjeoekonomia është një komponent themelor i konceptit të ri të politikës së jashtme të Serbisë, e cila përdor fuqinë ekonomike për të arritur qëllimet e saj strategjike. Përmes diversifikimit të marrëdhënieve tregtare, investimeve në infrastrukturë dhe përdorimit të mjeteve ekonomike si instrument diplomatik, Serbia po përpiqet të konsolidojë pozitën e saj në rajon dhe në skenën globale. Kjo qasje e lejon Serbinë të balancojë interesat e saj mes fuqive të mëdha dhe të ruajë një autonomi relative në politikën e jashtme.
Politika e jashtme e Serbisë ndaj Kosovës është një kombinim i refuzimit të njohjes, përdorimit të diplomacisë ndërkombëtare për të mbështetur qëndrimin e saj dhe përpjekjeve për të ruajtur ndikimin në veri të Kosovës. Serbia ka një strategji të sofistikuar për të mbajtur çështjen e Kosovës aktive ndërkombëtarisht, duke përdorur aleancën me Rusinë dhe Kinën, duke marrë pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe duke shfrytëzuar tensionet për përfitime diplomatike.

__________________
1. “Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane”, kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë Rafael.
Do të ishte tepër e dobishme kjo marrëveshje për paqen në Ballkan, nëse do të përkonte me realitetin faktik!
[https://gazetadita.al/blerja-me-vlere-gati-tri-miliarde-euro-cfare-i-sjellin-serbise-avionet-franceze-rafale]
2. Shënim: Termi Komunitet i shumëfishtë u propozua nga Jonathan Morley-Davies, Jem Thomas, Grahem Baines dhe përkufizohet si “Shtetet ekzistuese jashtë mjedisit perëndimor të cilët kanë shfaqur një preferencë për t’u lidhur ose për të krijuar partneritet të veçantë me shtetet e zgjedhura në varësi të sferave me interes specifik.”
3. Dobrica Qosiq: -„Mi lažemo da bismo obmanuli sebe, da utešimo drugoga; lažemo iz samilosti, lažemo iz stida, da ohrabrimo, da sakrijemo svoju bedu, lažemo zbog poštenja. Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno. Laž je srpski državni interes. Laž je u samom biću Srbina. U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“
[Gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për ndershmëri. Ne gënjejmë për lirinë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse. Gënjeshtra është interes kombëtar serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbëve.
Në këtë vend, çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë.”
4. https://www.eurasiareview.com/05092024-putinism-and-russian-ideological-shifts-analysis/
5. https://www.eurasiareview.com/05092024-putinism-and-russian-ideological-shifts-analysis/
6. https://www.politico.eu/article/fbi-dossier-reveals-russian-psy-ops-disinformation-campaign-election-europe/
7. – Intervistë: https://www.facebook.com/watch/?v=313294539803630
– Bolton: The division of Kosovo, idea of ​​Thaç and Vucic [https://www.respublica.al/2020/07/23/bolton-ndarja-e-kosov%C3%ABs-ide-e-tha%C3%A7it-dhe-e-vu%C3%A7i%C3%A7it]

VIDEO- Gardistët e partisë dhunuan edhe gazetarët tek parlamenti

Gardistët e partisë, përveç faktit se kanë penguar opozitën të hyjë në sallën e parlamenti, kanë dhunuar edhe gazetarët gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Gazetarët që raportojnë zhvillimet në Kuvend janë penguar dhe janë shtyrë fizikisht nga Garda e Republikës si dhe administrata e Kuvendit për të ndjekur zhvillimet jashtë ambienteve të sallës plenare.

Është shumë shqetësuese që gazetarët të enjten nuk janë lejuar për të ndjekur seancën brenda saj siç ndodh çdo javë. Dera nga hyjnë gazetarët ishte e mbyllur dhe e paaksesueshme për median për të ndjekur seancën.

Kjo nuk është hera e parë, në fakt është një sjellje e përsëritur nga ana e Kuvendit dhe e Gardës dhe pavarësisht premtimeve të mëhershme se situata të tilla nuk do të përsëriten asnjëra prej të dyjave nuk e ka mbajtur fjalën.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë me anë të një reagimi i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Drejtuesve të Gardës të ndalojnë menjëherë të gjitha tentativat që ngjarjet me interes madhor të pengohen për t’u ndjekur nga gazetarët. sn

REL: Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë

Jetmira Delia-Kaci

Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni. Deputetët e Partisë Demokratike në opozitë vendosën para Kuvendit katër manekinë me me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit, njëherësh ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllezërve të tyre, Osli Rama dhe Agron Xhafaj, të cilët opozita i akuzon për përfshirje kriminale.

Më pas, deputetët e opozitës hodhën benzinë dhe u vunë flakën katër manekinëve, që i kishin veshur me “uniforma burgu”. Punonjësit zjarrfikës ndërhynë duke shuar zjarrin.

Ndërkaq, në pritje të nisjes së seancës plenare, punonjësit e Gardës së Republikës mbyllën dyert për 24 deputetët e opozitës të përjashtuar përkohësisht nga punimet plenare.

Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë vendosi të mërkurën përjashtimin përkohësisht për 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit tri ditë më parë.

Sekretariati vendosi – që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili. Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat.

Vendim ka hyrë në fuqi të enjten, kur Kuvendi duhej të zhvillonte seancën e radhës. Deputetët e opozitës u përpoqën të kalonin kordonin e sigurisë dhe kishte edhe konfrontime fizike, por nuk u lejuan të hynin në sallë. Disa deputetë demokratë nuk lejuan as ministrin e Financave, Petrit Malaj, të hynte në sallën e Kuvendit. Për shkak të kësaj situate nuk morën dot pjesë në punimet e Kuvendit as deputetët e opozitës, ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se nuk do të ketë zhvillim normal të seancave plenare.

“Ne do të veprojmë në raport me këtë godinë, me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër, ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin”, tha Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat shprehu mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe theksoi se në seancë duhet të ishin të pranishëm vetëm deputetët ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore nga Sekretariati i Etikës.

Seanca zgjati rreth 30 minuta, dhe në sallë ishin vetëm deputetët e shumicës, të cilët votuan vetëm një prej dy projektligjeve në rendin e ditës.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ata po ashtu kërkuan një Qeveri teknike, që pas tyre, do ta çonte vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

Publikohen pamjet- Marina amerikane shkatërron raketat iraniane që lëviznin drejt Izraelit

“Dhjetëra” raketa iraniane që lëviznin drejt Izraelit gjatë të martës mbrëma, janë “shkatërruar me sukses” nga dy luftanije amerikane, ka njoftuar zëdhënësi i marinës amerikane gjatë të mërkurës.

 

Flota e Gjashtë amerikane Arleigh Burke e udhëhequr nga luftanijet USS Cole (DDG 67) dhe USS Bulkeley (DDG 84), kanë “shkatërruar dhjetëra raketa iraniane në mbrojtje të Izraelit nga lindja e Detit Mesdhe”, ka bërë të ditur kapiteni i marinës amerikane Bill Urban.

Që të dy luftanijet “kanë armët Aegis, të dizajnuar për shkatërrimin e raketave dhe këto anije ishin stacionuar në lindje të Mesdheut nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketa iraniane”, shtoi Urban.

Marina amerikane madje publikoi dy video që shfaq momentin kur luftanije shkatërrojnë raketa nga Bulkeley.

Në kumtesë nuk është theksuar se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë që janë lansuar nga Irani e shkatërruar nga marina amerikane.

The U.S. Sixth Fleet guided missile destroyers USS Cole (DDG 67) and USS Bulkeley (DDG 84) engaged multiple Iranian ballistic missiles in defense of Israel from the Eastern Mediterranean Sea, October 1, 2024. pic.twitter.com/phN9mMpXMT

— U.S. Central Command (@CENTCOM) October 2, 2024

Profesoresha e Oksfordit: Rusia manipulon nacionalizmin në Evropë për propagandë e kaos, Serbia,është e lidhur me shtetin rus

Rusia shfrytëzon nacionalizmin në rritje në Evropë për të ndikuar dhe destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, thotë profesoresha universitare e “OXFORD”, Jennifer Cassidy. Ajo u përqëndrua në strategjitë e dezinformimit të Rusisë dhe në rolin që luan inteligjenca artificiale në këtë aspekt, duke reflektuar mbi pasojat e këtyre dinamikave në nivel global, përfshirë edhe rajone të tjera të ndjeshme si Lindja e Mesme.

Cassidy adreson lidhjet midis konflikteve, krizës së kostos së jetesës, dhe mënyrës sesi Rusia shfrytëzon situatën për të përhapu propagandën e saj.

“Unë mendoj se pushtimi i Ukrainës ka pasur një efekt shumë destabilizues në Ballkanin Perëndimor… Vendet si Serbia, janë më të lidhura me Rusinë dhe kjo ndarje brenda Ballkanit Perëndimor ka një efekt edhe më destabilizues në rajon dhe në të gjithë kontinentin. Ne jemi dëshmitarë të llojeve të ndryshme të destabilizimit, nga kriza e kostos së jetesës deri te çështjet politike e deri te aleancat me Rusinë apo me Perëndimin… Pra, peizazhi gjeopolitik po ndryshon dhe ne nuk mund të parashikojmë se kur dhe si do të përfundojë kriza, por sido që të përfundojë, do të shohim që me zgjedhjet amerikane do të shfaqet një peizazh i ri gjeopolitik. Ky do të jetë një faktor kyç në mënyrën se si gjërat do të shkojnë”, thotë studiuesja e Teknologjisë që vjen nga Irlanda, Jennifer Cassidy.

Derisa ofron një analizë të efekteve destabilizuese që pushtimi i Ukrainës ka sjellë, profesoresha universitare nënvizon rëndësinë që ka përfundimi sa më shpejt i luftës pushtuese të Rusisë. Kjo, siç thotë ajo, për të parandaluar pasoja potencialisht katastrofike dhe nevojën për një qëndrim të vendosur përballë kërcënimeve në rritje.

“Ajo që ne po shohim është ngritja e nacionalizmit. Hungaria, siç e përmendët ju, zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Gjermania deklaron se ‘ne nuk mendonim se do të shihnim përsëri nacionalizmin e ekstremit të djathtë gjatë jetës sonë’. Dhe në këtë rast, Rusia shfrytëzon hendekun dhe hyn. Pra, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Dhe nuk është një drejtim i mirë ku ne po lëvizim, por nuk është diçka që BE-ja apo ndonjë vend në BE, për shembull, duhet të ul kokën dhe të mendojë se thjesht do të largohet, nuk do të largohet, ne duhet ta trajtojmë atë kokë më kokë dhe të sigurohemi që unë të kem një politikë dhe pengesë për të, në mënyrë që të mos jetë diçka që thjesht zhduket sepse ka disa pasoja katastrofike siç kemi parë në histori dhe besoj fuqimisht se do të ndodhë përsëri nëse nuk ndalet”, thekson ajo.

Intervista e plotë:

Unë mendoj se pushtimi i Ukrainës ka pasur një efekt shumë destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm në Evropën Perëndimore dhe natyrisht në Ukrainë, por edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë realisht të integruara në BE tani, por edhe vende të tjera, si Serbia, janë më të lidhura me Rusinë. Prandaj, kjo ndarje brenda Ballkanit Perëndimor ka një efekt edhe më destabilizues në rajon dhe në të gjithë kontinentin. Ne jemi dëshmitarë të llojeve të ndryshme të destabilizimit, nga kriza e kostos së jetesës deri te çështjet politike e deri tek aleancat me Rusinë apo me Perëndimin.

Pra, peizazhi gjeopolitik po ndryshon dhe ne nuk mund të parashikojmë se kur dhe si do të përfundojë kriza, por sido që të përfundojë, do të shohim që me zgjedhjet amerikane do të shfaqet një peizazh i ri gjeopolitik. Ky do të jetë një faktor kyç në mënyrën se si gjërat do të shkojnë.

Problemi i nacionalizmit nuk është asgjë e re në shekullin e 21-të, në shekujt 20 dhe 19 ai ishte pararendës i disa luftërave të mëdha botërore, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të parandalojmë me ngritjen e nacionalizmit. Por krahas rritjes së nacionalizmit, gjatë historisë kemi përjetuar edhe një krizë në koston e jetesës. Arsyeja pse problemet (të Ukrainës dhe Rusisë) duhet të zgjidhen shumë, shumë shpejt, është sepse ato kanë një ndikim të madh në koston e jetesës në të gjithë Evropën. Dhe historia na ka treguar gjatë 200 viteve të fundit se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me ngritjen e nacionalizmit. Pra, ajo që ne po shohim është ngritja e nacionalizmit, Hungaria, siç e përmendët ju, zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Gjermania deklaron se ‘ne nuk mendonim se do të shihnim përsëri nacionalizmin e ekstremit të djathtë gjatë jetës sonë’. Dhe në këtë rast, Rusia shfrytëzon hendekun dhe hyn. Pra, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Dhe nuk është një drejtim i mirë ku ne po lëvizim, por nuk është diçka që BE-ja apo ndonjë vend në BE, për shembull, duhet të ulë kokën dhe të mendojë se thjesht do të largohet. Nuk do të largohet, ne duhet ta trajtojmë atë kokë më kokë dhe të sigurohemi që unë të kem një politikë dhe pengesë për të, në mënyrë që të mos jetë diçka që thjesht zhduket sepse ka disa pasoja katastrofike siç kemi parë në histori dhe besoj fuqimisht se do të ndodhë përsëri nëse nuk ndalet.

Siç e përmenda më parë, Rusia është një nga më të mëdhenjtë, nuk e them në një mënyrë të mirë, por një nga strategët më të mëdhenj të dezinformimit, dhe ne e pamë këtë në zgjedhjet e vitit 2008, kur Obama në fakt shkarkoi tetë diplomatë rusë. Koventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike e dëboi atë nga SHBA, gjë që shumë njerëz nuk e dinë, por ai duhej ta dëbonte për ndërhyrje në fushatën zgjedhore për shkak të rrjeteve sociale. Pra, ishte hera e parë që pati një ndikim. Por që atëherë, Rusia ka fituar kaq shumë fuqi vetëm nga taktikat e saj të dezinformimit dhe mjetet e saj, dhe në kaq shumë formate: bots, operacione të fshehta, shtete proxy, sinjale të ndryshme, siç thatë ju, Telegram. Ata janë ekspertë në krijimin e narrativave të ndryshme strategjike dhe kjo është puna ime, të cilën e kam ndjekur për gati 16 vjet, që nga 21 nëntori 2013, kur Ukrainës iu caktua zgjerimi në BE. Pra, ata (Rusia) janë mjeshtër në këtë. Dhe ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë të përditësuar sepse po ndryshon kaq shpejt, veçanërisht me ardhjen e inteligjencës artificiale, e cila tani është fusha ime kryesore e kërkimit. Është shumë e vështirë të vazhdosh me ritmin e inteligjencës artificiale dhe mënyrën se si njerëzit e përdorin atë, sepse duhet të mësosh jo vetëm se si njerëzit e përdorin atë, por edhe si ta ndalosh atë. Pra, kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha në të ardhmen.

Kur u ktheva në dhomën time mbrëmë, pashë që kjo kishte ndodhur dhe kalova tre orë duke e parë. Nuk mund ta besoja që Irani më në fund e kishte bërë këtë, sepse mendoj se në atë kohë kishte 250 raketa balistike të drejtuara në Iron Dome. Natyrisht që nuk jam diplomate, por jam irlandeze. Unë e mbështes plotësisht politikën e jashtme irlandeze, e cila nuk përkon me politikën e jashtme të vendeve të tjera.

Por kur shikoj se çfarë ndodhi me Iranin, tani kemi të bëjmë me lojtarët kryesorë dhe kjo është më se e rrezikshme. Ky nuk është një term shumë akademik, por është e frikshme që tani është përfshirë Irani.

Me siguri nuk mund të prisni që Izraeli të nisë një tjetër sulm tokësor në Liban dhe dikush të mos hakmerret, por Irani të hakmerret? Nuk duhet të harrojmë se SHBA-të, një nga kundërshtarët e saj më të mëdhenj, përfshirë Putinin, janë afër.

Kjo tashmë ka një efekt të madh destabilizues në Lindjen e Mesme, por, kjo është një situatë e frikshme dhe për të cilën personalisht jam e shqetësuar për të thënë thjesht se është një fjalë e zbehtë, por nuk dua të them të presim dhe të shohim. Unë mendoj se ne duhet të luftojmë politikanët, si gazetarë dhe gjithçka, mendoj se duhet të themi bindjet tona, të themi të vërtetën, të sigurohemi që faktet të jenë kryer të gjitha, të emërtojmë njerëzit që duhet të sfidohen, të marrim atë narrativën strategjike me të vërtetën atje. Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur, nuk është koha për të mbështetur njerëzit që shkelin ligjin ndërkombëtar, sepse jo vetëm stabiliteti i një rajoni varet fjalë për fjalë nga ai, por potencialisht shpërthimi i një lufte globale./The Geopost

Kush prek Ambasadat “vdes” metaforikisht në profesion- Nga ALBA KEPI

Kush prek të fortit “vdes” e jo aq metaforikisht profesionalisht!
Kush prek paratë e politikës e horrave në shêrbim tê saj, vdes totalisht në ekzistencën e të qënit profesionist!
Prej 12 e më shumë vitesh bashkë me kulturën e kurvllikut, hajdutllikut, nepotizmit, bandizmit, rushfetit, klientelizmit, kodoshllikit, oligarkizmit e favorizmit është konsoliduar dhe ajo e rehatisë.
Ambasadat e Ambasadorët nuk duhen prekur ndryshe humbasin avantazhet, financimet, rrugët e privilegjit, shkollimet, bursat për ta e fëmijët e tyre. Humbasin vizat e Green Card-et më të cilat rehatohen në kthinat e shpirtit që sido të shkojnë punët e kanë një rrugë dalje.
Kush humbasin?
Ata të fortët e politikës, sipërmarrjes, medias, produksionit, drejtësisë e krimit.
Është modeli i politikês së vjetêr që ecën para falë atyre që zgjedhin të mos flasin.
Cdo zyrë diplomatike në Tiranë pret cdo orë cdo politikan e parësor të gjithë deputetët e Parlamentit Shqiptar.
Por kur në zyrat e diplomacisë ulen deputetë që evitojnë të flasin, bashkëfajtorë bëhen të gjithë në këtë heshtje diplomatike.
Por kur nê zyrat e diplomacisë ulen modele politikanêsh, plot hije e kompromise, oligarkizmi e bandizmi, app-esh e dosjesh, heshtja diplomatike ka bashkëfajtorë.
Nëse dje Ambasadat e diplomatët ishin fajtorë për heshtjen, sot kanë bashkëfajtorë për të evituar problemin.
Zjarri i të drejtave të shkelura u takon qytetarëve, e ky zjarr duhej ngitur flakë në sallën ku u vulos heqja e mandatit të deputetit të liderit të opozitës.
Ajo ditë heshtje është datë turpi e bashkëfajësimi me heshtjen e diplomacisë.

A po rrezikohet Ballkani nga një luftë e re, gjeneral major Racaj paralajmëron: Serbia çdo ditë po armatoset, është kërcënim

Bota aktualisht po përballet me dy luftra të ndryshme, që kanë filluar për disa vite më radhë. Derisa lufta Rusi-Ukrainë po mbush gati tre vite, po zhvillohet edhe lufta në mes të Izraelit dhe Iranit.

Sado me kërkesat dhe përpjekjet e shteteve të tjera të mëdha, që këto luftra të përfundojnë, ato ende janë duke u zhvilluar.

Më tensione dhe kërcënime po përballet edhe Ballkani. Një situatë e rëndë në këtë pjesë ishte parashikuar që kur filloi lufta në Ukrainë. U tha se Rusia do të përkrahte Serbinë gjenocidale që të shkaktoj tensione në Ballkan, e më së shumti në Kosovë.

Gjeneral major Muhamet Racaj, ka folur në një intervistë lidhur me atë se, a mund të ndikojnë luftërat tjera në botë, që në Ballkan të ketë një luftë të re?

“Bota vërtetë po përballet me përsëritjen e dimensioneve të ngjarjeve dhe lëvizjeve të viteve të 1920-30 ta të shekullit 20, prandaj mesazhet e tilla duhet të kuptohen në thelb.  Nëse sot Putini është Hitleri i ri, Kina është njëlloj BRSS-je në ngritje, Irani është Perandoria e mbetjeve fashiste teokratike, Koreja Veriore është kombinimi i të gjitha logjikave të dhunshme, ndërsa shumë shtete në Afrikë tashmë janë rikthyer nën regjime të egra ushtarake. Në këtë situatë, me përhapjen e luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zjarri mund të përfshijë lehtësisht Ballkanin Perëndimor. Fuqitë e mëdha janë kthyer në ditët e Luftës së Ftohtë dhe udhëhiqen nga parimi “çfarë është e mirë për ta është e keqe për ne”, pra: “kush kujt”, vlerëson Racaj.

Ai thotë më tutje se, bashkësia ndërkombëtare ka marrë masa parandaluese dhe është e vendosur që zona e Ballkanit Perëndimor nuk guxon të rikthehet as në Luftërat Ballkanike as në luftën e parë botërore dhe as në Luftërat Gjenocidiale të Millosheviqit.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit përveç Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës janë anëtarë të NATO-së dhe janë nën ombrellën e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, kurse në Republikën e Kosovës është misioni i NATO-së, KFOR mendoj se është e pamundur për momentin të ketë një luftë në Shtetet e Ballkanit edhe pse Serbia çdo ditë po armatoset dhe është kërcënim për shtetet e Ballkanit. Mund të ketë konflikte të brendshme në shtetet e Ballkanit me ndikimin e luftës hibride Serbo-Ruse”, u shpreh ai.sn

‘No coment’- Berisha nxjerr VIDEO-n kur socialistët në opozitë protestonin në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka risjellë në vëmendjen e opinionit protestat e socialistëve në kuvend, gjatë kohës që ishin në opozitë.

Nga video e publikuar në Facebook nga Berisha, dallohet se si deputetët e opozitës bllokonin foltoren e Kuvendit të Shqipërisë dhe me ndihmën e megafonave krijonin zhurma dhe tensiononin situatën, për një gjë që as mund të imagjinohet sot, për votën e fshehtë në parlament.

Gjithashtu dallohet edhe ish-deputetja e PS-së Arta Dade, e cila i shkon ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli në vendin e saj dhe i merr mikrofonin. Me të gjitha këto veprime të deputetëve socialistë në opozitë, kuvendi i atëhershëm i drejtuar nga demokratët, nuk i përjashtonte kolegët e tyre.

No coment’, shkruan Berisha.

Po ta krahasojmë me gjendjen e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, dallohet qarta se kur demokracia ka funksionuar në Shqipëri.

Sot deputetëve të opozitës i mohoet jo vetëm fjala, por edhe prezenca në sallën ku përfaqësojnë vullnetin e zgjedhësve të tyre, ku me një vendim të urdhëruar nga Edi Rama, u përjashtuan me muaj 24 deputetë, vetëm se protestuan kundër burgosjes politike të kolegut të tyre, Ervin Salianji.sn

Asambleja e Këshillit të Evropës – Assange u trajtua si “një i burgosur politik”

 

Julian Assange u trajtua “si një i burgosur politik”, sipas Asamblesë së Këshillit të Evropës, i cili pasi dëgjoi themeluesin e Wikileaks të martën debatoi çështjen e tij të mërkurën dhe votoi për një rezolutë me 88 vota pro dhe 13 kundër (nga 121 votues). Raporti për këtë çështje u prezantua nga islandeze Thorhildur Sunna Aevarsdottir.

 

VOAL- 54-vjeçari australian kaloi 14 vjet i mbyllur fillimisht në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe më pas, pas arrestimit, në burgun Belmarsh. Ai u lirua në qershor pas një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë të SHBA. “Sot jam i lirë sepse pas vitesh burg u deklarova fajtor për gazetari”, deklaroi ai në sallën e gjyqit në Strasburg.

Përfaqësuesit e 46 vendeve evropiane të ulur në Asamble e mirëpritën lirimin, por gjithashtu thanë se ishin “thellësisht të shqetësuar për trajtimin joproporcional të rezervuar për Assange”, nga frika se kjo mund të “krijojë një efekt bindës dhe një klimë autocensurimi për gazetarët”.

Prandaj, Këshilli i Evropës u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të “reformojnë urgjentisht Aktin e Spiunazhit të vitit 1917 dhe të përjashtojnë mundësinë që ai të përdoret kundër botuesve, gazetarëve dhe sinjalizuesve që zbulojnë informacione të klasifikuara me synimin për të rritur ndërgjegjësimin publik” dhe informojnë për krime të rënda, si vrasje, tortura, korrupsion apo përgjime të paligjshme”. Ai gjithashtu i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar të kryejë një hetim nëse Assange i është nënshtruar torturës, trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues gjatë kohës që ishte në burg në burgun e sigurisë së lartë të Britanisë në Belmarsh. RSI

A të ka lëshuar ndonjëherë djallëzia nga kthetrat e të pyesësh vetveten se kush je ti Edi Rama? – Nga Ndriçim Kulla

Dihet se ti pa pushtet përfundon në “gijotinë o monstër ”!

Të këqiat e tua kanë 12 vje që po na vijnë  me radhë. E kemi thënë që në krye të këtyre skandaleve, se ti do të bëje gjithçka për të shpëtuar veten dhe pushtetin, madje dhe “luftë” do bëje siç bëjnë të gjithë diktatorët.

Kryetarin i opozitës shqiptare ke afërsisht një vit që e ke izoluar në burg  politik  në mënyrë që ta shkëputësh nga aktiviteti politik dhe ti në 2025 të livadhisësh për t’i grabitur edhe këto zgjedhje, siç ke bërë me zgjedhjet e më parshme.

Kryetarit të Bashkisë së Himarës ia rrëmbeve mandatin  me një proces ligjor të montuar politikishtë dhe në fund e shpure edhe në burgim politik.

Ish presidenti dhe aktualisht Kryetari të Partisë Lirisë i ke ndërtuar një proces  të pastër ligjor politik, për t’ia prerë kokën alternativës së tij politike.

Kryetari i Partisë Republikane ndodhet sërish nën një proces politik kalvar.

Represione të tilla nën një qiell të hapur, ende nuk ka arritur të bëj edhe mizori i Europës Vladimir Putin.

Ky mandat qeverisës është mandat i konsolidimit të diktaturës dhe i represionit tënd  politik.

Ndodhën ngjarjet e tmerrshme në gjysmën e kombit tone në Kosovë, ku serbët treguan fytyrën e tyre të vërtetë, ndërsa shteti i Kosovës korri një nga fitoret më të mëdha, duke neutralizuar një sulm terrorist me synim pushtimin e veriut të Kosovës.

A ka fytyrë më të nxirë, a ka rreth më të fundmë të ferrit se ku duhet të futeshe ti dhe ideja e “Ballkanit të hapur”, pas kësaj ngjarjeje? Jo.

Po ti çfarë bëre? Si i sinkronizuar me Vuçiçin, Veriun e bëre tokë të askujt dhe propozove që KFOR-i ta marrë në zotërim.

“Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve”, thuhet dhe “fati i keq” i Kosovës ta solli në derë rastin që të silleshe të paktën si nacionalist. Por ti as si “maskara” nuk di të sillesh, sepse ia ke shitur shpirtin djallit dhe nuk e mbrojte edhe kësaj here Kosovën ashtu siç ajo e meriton nga një kryeministër shqiptar. Shiko sa shpejt vrapove të ndizje qirinj dhe të solidarizoheshe me Izraelin (dhe me të drejtë), por më parë se ke bërë këtë me Izraelin. Por çfarë hipokrizie krahasimi me vonesën, gafat politiko-diplomatike dhe skuthet e propozimeve për Kosovën në rastin e ngjarjes së saj.

Atëherë kush je ti Zoti Rama? A të ka lëshuar ndonjëherë djallëzia nga kthetrat e të pyesësh vetveten se kush je?

Vështirësia e ardhur prej gënjeshtrave të tua patologjike dhe dredhja e fjalës së thënë më parë, bashkuar me rrjedhën e “ferrit” historik ku e ke zhytur demokracinë dhe demografinë shqiptare (që me këtë shpopullim biblik nuk di si të të“mallkojë”!), ma bëjnë detyrën të vështirë, gati-gati të pamundur në një syth të shkruar, sepse që të përshkruash një ferr tipologjik duhet një libër i tërë studimor.

Përgjigjen përfundimtare se kush je ti zoti Rama në këtë drejtim unë do të ta jap këto ditë me libërin që kam shkruar për Narkodiktaturën tënde dhe rrathët e ferrit tend në të.

Është i vetmi libër që do të urreja ta shkruaja, sepse prek dhe Shqipërinë time të dashur, së cilës ti i je kryeministër, por që ti dita ditës ma plotësove me mizoritë e tua në çdo fletë. Dhe me gjithë hallet e mëdha që kam kaluar më së shumti për shkakun tënd që më vonë do t’i rrëfej të gjitha në krijimet e mia për publikun, ishte pikërisht dashuria për Shqipërinë ajo që më dha forcë që ta mbaroja e të fitoj mbi urrejtjen që kam “për ferrin” tënd ku na ke zhytur të gjithëve nëpër gjithë këta vjet.

Gjithmonë e kam kërkuar paqen me veten. Si të isha një pasues i Budës, por s’e pohoja, sepse e kisha brenda si një dhuratë géni, ai më ndihte dhe unë e ndiqja verbtas.

Se tek nënshtrimi i zemërimit kuptohet njeriu i urtë! Ishte një postulat që ngjiste tek unë si ajo flutura në dritë. Po e vërteta ngrihet, rri e të sheh me sytë e mëdhenj përplot dritë Mesdheu të trishtuar dhe vështron secilin në bebëza me uri e plot dashuri.

Atë çast të pashë Ty Djall kur e përkëdhel ikonën tënde (inceneratorin e Tiranës me lekët e të cilit  ushqen dhe larot e televizioneve dhe portaleve! Që s’u bë kurrë! Por që na rrjep të gjallë edhe këtij çasti!), ia preke qepallat, tymin, honin e gojës, ia zbulove dhëmbët e fortë të çeliktë, i shqiptove një formulë sanskritisht dhe qeshe, gajase me zë ose më mirë këngëzove për këtë mister afrie me bishën që, edhe pse more shenjë nga një e fshehtë të ngriheshe në këmbë, kurse me mend vazhdoje të rrije gjunjëzuar dhe si i mahnitur ndoshta nga një kod i fshehtë, që të urdhëronte t’i bindeshe asaj ikone… Më djall se djalli vetë je.

Hapat e Leninit në Tiranë – Nga VETON SURROI

Debati rreth besimeve me “Vatikanin bektashi” dhe burgosja e deputetit Salianji si ndëshkim i fjalës së lirë janë probleme të reja e krejtësisht të panevojshme për një shtet që me probleme të mëdha, si krimi i organizuar, do të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE

1.

Shqipëria mund të parafrazojë titullin e librit të librit të V.I. Lenin nga fillimi i shekullit XX  “Një hap para, dy hapa prapa: kriza në partinë tonë” , me zëvëndësim të fjalës “parti” me atë “shtet”. Pra, disa ditët e kaluara dhe të ardhme mund të tregojnë një çrregullim të funksionimit të shtetit, mbase edhe si paralajmërim të pakëndshëm për të ardhmën.

Të fillojmë nga hapi para.

Shqipëria në mesin e muaj tetor pritet të fillojë më në fund negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vendi është mbajtur për një dhjetëvjetësh në status kandidati për anëtarësim dhe përgjatë këtyre dhjetë vjetëve nuk kishte ndonjë arsye që lidhej me Shqipërinë e që do të duhej të pengonte hapjen e kapitujve negociatorë. Shqipëria ishte mbajtur peng lidhur me çështjeve identitetare të lindura nga zhbërja e ish Jugosllavisë, duke qenë tashmë pjesë e Klubit të Ballkanit Perëndimor (në shoqëri me 5 shtetet të dala nga ish Jugosllavia).

Për dhjetë vjet vendi pagoi tagrin e problemeve identitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e së fundmi edhe Bullgarisë, relacionit mes Kosovës dhe Serbisë, paralizës kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës dhe procesit të kontestimit të Malit të Zi si komb e shtet.

Nga mesi i tetorit nuk do të jetë më me rëndësi për Shqipërinë në marrëdhëniet me BE-në se çfarë shkruan në librat maqedonas për heronjtë revolucionarë bullgarë, si mund të duket Bashkësia e komunave serbe në Kosovë, pse Dodiku mund të shpallë të pavlefshme përmendjen e gjenocidit të Srebrenicë apo çështja e ekzistencës të Kishës ortodokse malazeze të njohur nga Patrikana e Stambollit. I tërë ky konglomerat problemesh ishte aty çdoherë kur debatohej për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe disi me nënkuptueshmëri si pjesë e regjionit futej edhe Shqipëria.

Në momentin e hapjes së “clusterit” të parë, Shqipëria do të negociojë në bazë të meritave të veta.

2.

Në këtë pikë, ende pa u hapur kapitujt e rëndë për Shqipërinë- siç është sundimi i ligjit- vendi kandidoi probleme që janë indikatorë seriozë për shtetin.

Kryeministri Rama ofroi argumente serioze për kritikë natyrës së shtetit kur doli me iniciativën e tij për “Vatikanin mysliman”, gjegjësisht “sovranitetin bektashi” brenda territorit të Shqipërisë. Kryeministri shkeli me të dyja këmbët rregullin bazë kushtetues me të cilin mund të krenohet Shqipëria, madje ballëlartë pothuajse gjithandej Evropës, se “shteti është asnjanës në çështjet e besimit”. Kryeministri shpjegoi  se “ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale – pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre – komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim. Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë”. Kështu, ai ndërhyri në fushën e cila nuk i lejohet, asaj të besimeve. Sepse shteti laik ndonëse fillimisht i ndërtuar për ta mbrojtur shtetin prej religjionit ka edhe obligimin e mbrojtjes të religjionit nga shteti.

Për më tepër, kryeministri i vendit po e hap një çështje tashmë të rregulluar juridikisht e praktikisht. Shqipëria ka njohur subjektivitetin dhe pluralizmin e krishterë e islamik- Këshilli i Ministrave dhe katër bashkësitë fetare (Komuniteti Mysliman, Kisha Autoqefale Ortodokse, Kryegjyshata Bektashi, Vëllazëria ungjillore) kanë nënshkruar Marrëveshje e cila i shndërron ato në subjekte juridike. Këtyre u është shtuar edhe Marrëveshja Shtetërore me Vatikanin që rregullon edhe materien e subjektivitetit të Kishës katolike në vend.

Nga aspekti juridik e praktik nuk ka gjë që rrezikon besimin në vend. Gjegjësisht, nuk ka gjë që rrezikon bashkësitë fetare pos ndërhyrjes krejtësisht të panevojshme politike të njeriut më të fuqishëm politik në Shqipëri. Pas iniciativës së tij, reagimi i parë qe i komunitetit mysliman i cili pos që u ndie i ofenduar për vlerësimet për islamin nga ana e kryeministrit, u ofrua po ashtu të mohojë subjektivitetin bektashi duke u ofruar si ombrella e “të gjitha tarikateve”.

3.

Kryeministri në ditët në vijim po ashtu mori një anë të gabuar në një çështje tejet të ndjeshme të lirive politike me burgosjen e prijësit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Salianji po vuan që nga kjo javë dënimin e plotfuqishëm me burg njëvjeçar për diçka që në çdo vend evropian, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet të jetë e drejtë e shprehjes së lirë jo më të anëtarit të Kuvendit, por edhe të çdo qytetari të rëndomtë. Kjo e drejtë e shprehjes së lirë nënkupton edhe të drejtën për të gabuar, sepse e drejta për të gabuar është thelbi i debatit demokratik. Pagabueshmëria është e kundërta e demokracisë andaj anëtarët e Parlamenteve flasin pa druajtje se mos eventualisht po gabojnë e po futen në burg. Korrigjimi i gabimeve në të shprehur bëhet në Parlament dhe në zgjedhje.

Duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të folur, qoftë edhe gabimisht, Salianji nxori disa akuza publike për një ministër të Qeverisë Rama dhe vëllait të tij i cili kishte qenë i dënuar për krime. Këto akuza dërguar “urbi et orbi”, pra askujt konkretisht, janë konstatuar si të pamjaftueshme për inicim të procedurave penale. Në një rend demokratik, çështja do të mbyllej me kaq, dhe në rastin më të keq, Salianji do të paguante tagrin politik për një akuzë e cila qe e pamjaftueshme për prokurorinë.
Por dy gjykata, njëra e shkallës së parë dhe tjetra e apelit e dërguan në burg për një vepër të paqenë. Salianji u dënua për “kallëzim të rremë” që është vepër penale e cila konsumohet juridikisht kur personi paraqet gojarisht apo me shkrim denoncimin e tij për një vepër penale pranë organeve të hetimit, polici e prokurori dhe ai denoncim del të jetë qëllimisht i pavërtetë. Salianji këtë veprim nuk e ka bërë dhe tash është në burg si i dënuari i parë për “delikt verbal” në Shqipërinë post-komuniste e cila po i hap negociatat e anëtarësimit në BE.

Kryeministri Rama, i njohur në fillet e aktivizmit të tij publik si njëra prej figurave më të spikatura liberale të angazhuara për liri të shprehjes, do të bënte mirë të mbante anën e duhur, atë të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes të kundërshtarëve të tij politikë. Jo vetëm që është vlerë morale, por edhe praktike, për një vend me aspirata demokratike si Shqipëria së cilës i nevojitet opozita.

Për më tepër, Kryeministri Rama ka mundësi të përdorimit të një precedenti juridik në mbrojtje të të drejtës së zotit Salianji. Një deputet tjetër i opozitës, Gazment Bardhi, akuzoi vëllanë e kryeministrit si njeri të përfshirë në trafik droge. Vëllai i kryeministrit paraqiti deklarimin mediatik të deputetit Bardhi në Prokurori me akuzë për “kallëzim të rremë”, por Prokuroria hodhi poshtë këtë denoncim, sepse fjalët e deputetit Bardhi ishin të shprehura në medie e jo të deponuara në Prokurori. Saktësisht sikur në rastin Salianji.

4.

Shqipëria, e çliruar përtej problemeve identitare të fqinjëve të vet, po hyn me të shpejtë në hapjen e problemeve shtesë. Sikur të mos mjaftonte “elefanti në dhomë”-prania jashtëproporcionale krahasuar me vendet evropiane të krimit të organizuar në ekonomi dhe funksionimin institucional të vendit – krijimi i problemeve të reja nga ato deri dje inekzistente si çështja e besimeve apo e shprehjes së lirë është oguri më i keq për ardhmërinë e negociatave evropiane të vendit./KOHA


Send this to a friend