VOAL

VOAL

Ilir Alimehmeti merr në PD postin e Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë

January 14, 2023

Komentet

“Pozita e Ballukut është rënduar, po kqyren 53 celularë të tjerë” – Gazetarja Lala: Priten zhvillime për dosjen ‘Aruba’! Një ish ministre e PS po verifikohet për rolin e saj në organizatën e Shpëtim Aliut

Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar ecurinë e disa dosjeve më të rëndësishme që po hetohen nga SPAK, duke nisur hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, afera e AKSHI-t, dhe dosja Aruba.

Gazetarja tha se pozita e Ballukut është rënduar për shkak se tashmë është marrë e pandehur për të gjitha lotet e tjera të Unazës së madhe, krahas Tunelit të Llogarasë, ndërsa po dyshohet gjithashtu për korrupsion e pastrim parash.

Në kuadër të hetimeve, janë ushtruar kontrolle në disa vila në jug të vendit si dhe te kompania “Atelier 4”, e cila dyshohet se ka dizenjuar këto vila që mund të jenë pasuri të fshehura të saj.

Po ashtu, ajo bëri me dije se gjykata ka autorizuar kontrolle edhe në 53 telefona të tjerë, krahas të tjerëve që u kontrolluan më herët.

“Është rënduar ndjeshëm pozita e saj në raport me ligjin për shkak se nuk është më e pandehur vetëm për tunelin e Llogarasë, por janë ngritur akuza edhe për lotet e tjera të Unazës së Madhe. Ka pasur kontrolle, disa vila në jug të vendit, kompania që dyshohet se ka bërë dizajnin e brendshëm të këtyre vilave, që sipas prokurorëve ka dyshime se janë pasuri të fshehura të Ballukut. Nëse provohet dhe nëse shkohet drejt një sekuestrimi të mundshëm, kjo e rëndon ndjeshëm pozitën e saj. Po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrollet e reja janë bërë edhe në një arkitekt në Vlorë dhe që duhet parë se çfarë janë të dhënat e reja. Janë  marrë  celularë, janë marrë dëshmitarë. Janë edhe 53 celularë që po kqyren aktualisht nga 80 e ca. Gjykata ka miratuar edhe pjesën tjetër të celularëve për kontroll.”, tha ajo.

Sa i përket dosjes Aruba ajo bëri me dije se priten zhvillime të tjera.

“Mendoj se dhe dosja Aruba do të ketë zhvillime se janë bërë vetëm goditjet e para. Bëhet fjalë për një sërë takimesh jo vetëm në Aruba, por edhe në Majorca e vende të tjera.”, shtoi gazetarja.

Ndërkohë sa i përket hetimeve për organizatën e Shpëtim Aliut, gazetarja tha se po verifikohet roli i një ish ministreje të PS-së në lidhje me disa transferta jashtë vendit.

“Në organizatën e Shpëtim Aliut, edhe aty po vijojnë hetimet për pastrim parash. Në radhët e zyrtarëve të lartë është një ish ministre e PS që po shikohet roli i saj për disa transferta jashtë vendit. Por për sa kohë nuk ka rezultat konkret ende nuk mund të flas me emër.”, shtoi Lala. Panorama

“Bota e pa mbretin lakuriq”- 79 ditë revoltë kundër qeverisë, aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama është kryeministër i kohëve të shkuara, s’ka më vend në Shqipëri! Tri arritjet madhore të protestës

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 79 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit thonë se lëvizja po merr gjithnjë e më shumë mbështetje, veçanërisht nga të rinjtë.

I ftuar në News24, Ilir Xhemalaj foli për arsyet që kanë mbajtur të bashkuar protestuesit dhe për atë që e konsideron si rezultatet e deritanishme të kësaj lëvizjeje.

Sipas Xhemalajt, protestuesit i bashkon fillimisht “atdhedashuria” dhe më pas kërkesa për ndryshim politik.

“Na bashkon qëllimi i përbashkët, e para atdhedashuria qe kemi për vendin dhe e dyta është rrëzimi i qeverisë aktuale dhe e gjithë sistemit që ka mbajtur të bllokuar energjinë e të rinjve. Kjo energji është derdhur në shesh dhe populli më në fund kërkon ndryshim.  Ajo që i bashkon njerëzit janë hallet dhe problematikat, që i  kanë të njëjtat. Ne aty e konsiderojmë vetën një familje të madhe, sheshi na ka bërë bashkë dhe ta çojmë përpara këtë protestë. Ne luftën e kemi vetëm me qeverinë dhe sistemin”, tha Ilir Xhemalaj.

Xhemalaj tha se kjo protesta ka shumë arritje, por renditi tre më madhoret:

“E para, 79 ditë protestë, ka parë ndonjëherë Shqipëria kaq ditë protesta? Jo. Jemi në një moment që duhet të bëjmë ndryshimin. Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria këto protesta

E dyta, është ardhja e të rinjve në shesh. Të rinjtë rrinin në kafe ose largoheshin, ndërsa sot janë në shesh dhe po luftojnë dhëmbë për dhëmbë me këtë sistem, sepse duan që të rrinë në këtë vend

E treta, më në fund bota e pa mbretin lakuriq, pa realitetin kush është Kryeministri i Shqipërisë. E panë që ishte një kryeministër i kohëve të shkuara. Është një kryeministër që nuk ka më vend në Shqipëri. Sot kemi nevojë për djem e vajza të rinj që ti japin Shqipërisë atë që duan. Unë kam 36 që pres që Shqipëria të bëhet Evropë. Këta duhet të japin dorëheqjen dhe ti lënë rrugën rinisë”, deklaroi Xhemalaj.

Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve- Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor

Kryeministri Edi Rama në periudhën që ishte në opozitë denonconte vazhdimisht me zë të lartë anomalitë e pushtetit të kohës, por tashmë që është në pushtet të gjitha probelmatikat për të cilat ishte kundër duket se po e përndjekin.

Në një deklaratë të 15 viteve më parë Rama shprehej se është e papranueshme që në vitin 2011 të ketë fëmijë që nuk lagin dot buzën me qumësht për shkak të varfërisë, e ndërkohë në qeverisjen e tij statistikat kokforta tregojnë se situata nuk ka ndryshuar.

“Nuk mund të ketë në Shqipërinë e vitit 2011 fëmijë që nuk lagin dot buzën me qumësht, për shkak të varfërisë, e patolerueshme, e pafalshme”, shprehej Rama.

Në maj 2026 Eurostat publikoi një raport ku tregohej se gati 45% e familjeve, që kanë fëmijë në varësi në Shqipëri janë në rrezik varfërie, përballen me privim të rëndë material dhe social, ose jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune.

“Varfëria e familjeve shqiptare me fëmijë është shumë e lartë se e rajonit. Në Mal të Zi, në rrezik varfërie janë 34.8% e familjeve me fëmijë, e dyta më e lartë në Europë, pas Shqipërisë. Në Serbi, vetëm 21.4% e familjeve me fëmijë janë në rrezik varfërie”, thuhet në raport. bw

Dhunohet shefi i Hetimit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, autorët ende të paidentifikuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 16 gusht, në qytetin e Sarandës, ku është dhunuar shefi i Hetimit të Krimeve, Mateo Bakalli.

Sipas informacioneve paraprake, zyrtari i policisë është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona, të cilët ende nuk janë identifikuar. Situata më pas ka përshkallëzuar në dhunë ndaj Bakallit.

Si pasojë e goditjeve të marra gjatë përplasjes, shefi i Hetimit të Krimeve ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe në fytyrë.

Nis hetimi për zbardhjen e ngjarjes

Menjëherë pas incidentit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivin e konfliktit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe lokalizimin e personave të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Deri në këto momente, autorët e dyshuar mbeten të paidentifikuar, ndërsa hetimet vijojnë.

Zjarri në hotelin në Vlorë – Policia zbardh shkakun: Flakët nisën nga priza elektrike e frigoriferit

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar paraprak lidhur me zjarrin e rënë në orët e para të mëngjesit në hotelin në lagjen “10 Korriku”, në pronësi të shtetases M. A. Nga veprimet hetimore të kryera, ekspertët kanë zbardhur edhe shkakun e përhapjes së flakëve.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të godinës. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimet hetimore në vendngjarje, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit që ndodhej në ambientet e restorantit.

Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të lënduar 6 pushues, nga të cilët 5 janë shtetas nga Kosova dhe 1 shtetas nga Rrësheni. Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Ndërkohë, një prej pacientëve po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Përveç të lënduarve, ngjarja ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e hotelit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes. BW

Tjetër incident në Rumani, avioni i NATO-s rrëzon dronin që shkeli hapësirën ajrore

Një avion luftarak spanjoll F-18 në një mision policimi ajror të NATO-s rrëzoi një dron që kishte shkelur ilegalisht hapësirën ajrore kombëtare rumune, avioni i katërt pa pilot që vendi rrëzon këtë vit, tha të dielën ministria e mbrojtjes e Rumanisë.

Shteti anëtar i NATO-s ndan një kufi tokësor prej 614 km (382 milje) me Ukrainën dhe ka parë dronë rusë të shkelin vazhdimisht hapësirën ajrore të saj gjatë katër viteve të fundit, si dhe mina që lundrojnë në Detin e Zi përgjatë rrugëve kryesore tregtare dhe të energjisë.

Ministria nuk specifikoi origjinën e dronit, duke thënë se radarët e saj e zbuluan atë duke hyrë në vend nga Moldavia fqinje, rreth 24 km (15 milje) në veri të qytetit juglindor rumun të Galatit.

Avioni ajror F-18 “bëri kontakt me radarin me objektivin dhe mori leje për ta sulmuar atë”, tha ministria në një deklaratë. “Droni u rrëzua në mënyrë të sigurt në orën 05:01 të mëngjesit.”

Ministria tha se fragmentet duket se kanë rënë në një zonë të pabanuar midis dy fshatrave.

Në korrik, pilotët e avionëve luftarakë rumunë F-16 rrëzuan tre dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore kombëtare për herë të parë pas dhjetëra ndërhyrjeve të tilla në më shumë se katër vitet e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Më herët gjatë vitit, një dron rus u rrëzua në një bllok apartamentesh në qytetin e Galatit gjatë një sulmi gjatë natës në Ukrainën fqinje, duke plagosur dy persona. BW

“Një paciente me 100% djegie rrezikon jetën” – Shefi i Reanimacionit në Vlorë jep detaje për të plagosurit nga zjarri në hotel: Pësuan dëmtime të rënda

Shefi i Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri i rëndë që përfshiu hotel “Brooklyn” në zonën e Lungomares gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mjeku shpjegoi se stafi spitalor u vendos në gatishmëri të plotë rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur në urgjencë mbërritën gjashtë pacientë të moshave të reja (25-30 vjeç), me origjinë nga Prishtina, Lipjani dhe Rrësheni:

“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës.”

Sipas Breshanajt, gjendja e një prej pacienteve paraqitet mjaft kritike për jetën për shkak të shkallës ekstreme të djegieve:

“Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një tjetër 50%. Dy prej tyre i nisëm në Qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie, ndërsa tre të tjerë u dërguan në repartin e djegieve plastike në Tiranë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në një godinë ku në katin e parë funksiononte një lokal, ndërsa kati i dytë shërbente si hotel. Për shkak të përhapjes me shpejtësi të flakëve dhe tymit të dendur që bllokoi rrugëdaljet, disa prej pushuesve u detyruan të kërcejnë nga dritaret e dhomave për t’i shpëtuar zjarrit. BW

Përfshihet nga flakët një hotel në Vlorë- Plagosen 7 persona, 4 në sallë operacioni, 3 dërgohen drejt Tiranës

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një hotel është përfshirë nga flakët, në zonën e  Lungomares. Flakët kanë nisur në katin e parë të godinës dhe më pas janë shpërndarë në katin e dytë dhe  fasadën e tij.

Si pasojë e kësaj janë plagosur 7 persona, të cilët janë transportuar për në spital. Bëhet me dije se tre prej tyre paraqiten në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjeksore.  Ndërsa katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit.

Në mënyrë që t’ju shpëtonin fflakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë janë hedhur nga dritarja. Sipas informacioneve paraprake, gjashtë prej të dëmtuarve janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të mësuar më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit./Dosja.al

VIDEO- Pamjet magjike! Flamingot, simbol i revolucionit, në lagunat e Karavastasë në Divjakë

Pamjet magjike të flamingove, që janë bërë simbol i “Revolucionit të Flamingove” dhe protestave të shqiptarëve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, vijnë nga lagunat e Karavastasë në Divjakë.

Të pranishëm në peizazhin e lagunës, flamingot janë kthyer në një nga simbolet më të veçanta të protestave, duke përfaqësuar paqen, qëndresën dhe kërkesën për ndryshim. bw

Edi Rama lejoi organizimin e arrestimit te mësueses turke në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime

 

 

Jülide Yazici, doktorante në filozofi në Tours, kishte dhënë mësim për një vit në Segré, në departamentin Maine-et-Loire. Kjo aktiviste e majtë me origjinë turke, e cila ka statusin e refugjates politike në Francë, u arrestua më 4 gusht në vendin ku po kalonte pushimet, në Shqipëri, në bazë të një njoftimi të kuq të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Turqisë. Ajo u burgos dhe tani një komitet mbështetës dhe organizata të ndryshme po mobilizohen për të penguar ekstradimin e saj drejt Turqisë.

“Ajo është e fortë”. Kështu beson Rémy Durand, partneri i Jülide Yazici.

32-vjeçarja u arrestua më 4 gusht, rreth mesditës, në aeroportin e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, ku kishte mbërritur për një javë pushime së bashku me motrën.

Me origjinë turke, kjo profesoreshë filozofie kishte mbërritur në Francë në vitin 2017 dhe në shtator 2021 kishte marrë statusin e refugjates politike. Nga janari 2025 deri në shkurt 2026, ajo kishte dhënë mësim në gjimnazin Blaise-Pascal në Segré-en-Anjou-Bleu. Pikërisht aty e kishte njohur Rémy Durand, profesor i historisë dhe gjeografisë. Ajo sapo ishte zhvendosur në Tours, ku në fillim të vitit të ri akademik do të niste një doktoraturë në filozofi.

Akuzohet për lidhje me terrorizmin

Jülide Yazici ishte larguar nga Turqia, ku ishte akuzuar për bashkëpunim logjistik me terrorizmin dhe kishte kaluar disa muaj në burg, tregon Rémy Durand.

“Faji” i kësaj aktivisteje të majtë? Ajo kishte strehuar për një natë një kundërshtar të regjimit të Recep Tayyip Erdogan, me kërkesë të një shoqeje.

Sipas partnerit të saj, shteti turk ka lëshuar një njoftim të kuq të Interpolit kundër saj për një arsye absurde.

Një njoftim i kuq i Interpolit synon të ndihmojë në lokalizimin e një personi dhe arrestimin e përkohshëm të tij në pritje të një procedure të mundshme ekstradimi. Nuk është vetë një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Jülide Yazici kishte udhëtuar edhe më parë në Shqipëri për pushime, dy vjet më parë, dhe në atë rast nuk ishte shqetësuar nga autoritetet. Ajo nuk kishte dijeni se ndaj saj ekzistonte një njoftim i kuq.

“Kjo do të zgjasë disa muaj”

Pas arrestimit, Jülide Yazici qëndroi në paraburgim deri më 7 gusht. Që prej atëherë ajo ndodhet në burg, ndërsa autoritetet shqiptare shqyrtojnë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e saj.

Avokatë në Francë, Shqipëri dhe Turqi po bëjnë përpjekje të shumta për të hequr njoftimin e kuq dhe për ta nxjerrë atë nga burgu.

“Kjo do të zgjasë disa muaj. Në rastin më të mirë, ajo nuk do të kthehet në Francë para nëntorit ose dhjetorit”, paralajmëron Rémy Durand, i cili deri tani nuk ka marrë përgjigje nga ambasada shqiptare.

“Duhet të qëndrojmë të fortë. Të ecim përpara. Nuk kemi zgjedhje tjetër”, thotë ai.

Kërkesa për ta vendosur Jülide Yazici në arrest shtëpie në Shqipëri është refuzuar në shkallë të parë. Apeli pritet të shqyrtohet së shpejti nga një gjyqtar.

“Situata politike mund të ndikojë në vendimin e tij”, thotë njerka e Jülide, e cila jeton në Segré. Sipas saj, gjithçka mund të varet nga fakti nëse gjyqtari do të dëshirojë “t’i bëjë qejfin Turqisë” apo do të marrë parasysh faktin se Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

“Gjendja e saj morale është e mirë”

Një tjetër përpjekje po zhvillohet pranë Ministrisë së Jashtme franceze. Synimi është që autoritetet franceze të shprehin zyrtarisht dëshirën që shtetasja e tyre t’u dorëzohet autoriteteve franceze.

“Nëse Jülide ekstradohet në Turqi, ajo do të përfundojë në burg dhe nuk do ta shohim më”, thotë me shqetësim njerka e saj.

Në fillim të kësaj procedure të gjatë që e pret, Rémy Durand beson te vendosmëria e partneres së tij, me të cilën ka mundur të komunikojë.

“Ajo ka kaluar edhe më keq. Prandaj, në parim, gjendja e saj morale është e mirë. Ajo dëshiron ta shfrytëzojë këtë kohë për të filluar tezën e doktoraturës”, tregon ai.

Aktiviste kundër regjimit të Erdogan

Jülide Yazici nuk i ka fshehur kurrë bindjet e saj politike. Ajo është anëtare e Unionit për Rindërtimin Komunist (URC).

Edhe nga Franca, kundërshtarja politike vazhdon të jetë aktive kundër regjimit të Erdogan. Ajo shkruan për revistën turke “Terrori ve Politika” (Teori dhe Politikë).

Ndërkohë është krijuar një komitet mbështetës me emrin “Liri për Jülide”. Komiteti u bën thirrje njerëzve të firmosin një peticion mbështetës përmes Framaforms dhe është aktiv edhe në Facebook dhe Instagram, ku publikon informacionet mbi aksionet dhe mobilizimet në mbështetje të saj.

Është hapur gjithashtu një mbledhje fondesh në GoFundMe për të ndihmuar në financimin e procedurave ligjore dhe përpjekjeve për lirimin e Jülides.

Rémy Durand ka kontaktuar edhe ish-kolegët e saj në gjimnazin publik të Segré, me qëllim që lajmi për arrestimin e saj të përhapet.

Organizata të ndryshme kërkojnë lirimin e saj

Mbështetje për refugjaten politike kanë shprehur organizata dhe forca të ndryshme politike, ndër të cilat Partia e Re Antikapitaliste 49 (NPA 49), URC e Indre-et-Loire dhe Federata Sindikale Studentore.

Kjo e fundit u bën thirrje universiteteve, pedagogëve, studiuesve, doktorantëve dhe studentëve që të kërkojnë menjëherë lirimin e Jülide Yazici.

Ne kërkojmë kthimin e saj të menjëhershëm në Francë dhe ndërprerjen e të gjitha procedurave penale ndaj saj”, deklaron organizata.OUEST FRANCE

Mësuesja turke Jülide Yazici kërkon lirinë, të hënën në Apel për të ankimuar “arrestin me burg”

 

Të hënën, Jülide Yazici, mësuesja turke e cila u arrestua në Shqipëri për qëllime ekstradimi, do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit, ku do të ankimojë masën e sigurisë “arrest me burg” që u caktua ndaj saj.

Aktivistja do të synojë përmes avokatit që të lirohet në arrest shtëpie derisa të përfundojnë procedurat e ekstradimit.

Aktualisht ajo ndodhet në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.

Mësuesja turke, refugjate politike në Francë, mbërriti për një javë pushime në Shqipëri, ku dhe u arrestua mbi bazën e një njoftimi të kuq të Interpolit të kërkuar nga Turqia dhe tashmë rrezikon ekstradimin. Rasti i saj ka shkaktuar mobilizim në Francë për të penguar ekstradimin tek autoritetet turke.

VENDIMI

Konkretisht, nga aktet pjesë e fashikullit hetimor rezulton se: Me datën 04.08.2026, shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Rinas, kanë kryer arrestimin e shtetases Turke, Julide Yazici, e bija e Serif dhe Birgul, e datëlindjes 24.08.1994, lindur në Izmir Kocaeli, Turqi, për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore Turke.

Ky arrestim është kryer pasi shtetasja e sipërcituar, është shpallur në kërkim ndërkombëtar (kartelë kuqe) pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e Stambollit, me vendimin Nr.2016/122 ESAS 2017/175 KARAR, datë 08.11.2025, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim (mbetur për të kryer 3 vjet 5 muaj e 22 ditë burg), për veprat penale, “Dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal të Turqisë.

Rezulton se nëpërmjet shkresës Nr.16492K1 prot., DKB datë 05.08.2026, Drejtoria e Interpolit pranë Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme për arrestimin e mësipërm duke i dërguar Raportin Individual të kërkimit dhe informacionin e DVP Tiranë lidhur me arrestimin.

Nëpërmjet shkresës datë 06.08.2026 Prokuroria e Përgjithshme këtë praktikë ja ka dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në këto kushte, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pasi ka verifikuar kushtet paraprake të ekstradimit, parashtron kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestit provizor si dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues…

Lamtumirë biri i Malsisë së Gjakovës Skënder Haluci- Nga BESIM NDREGJONI

Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me tronditje të thellë muarëm lajmin e ndarjes nga jeta, të Gjygjtarit, intelektualit, dhe ish të burgosurit politikë të regjimit komunistë Skënder Haluci.

Skënder Haluci i përket atyre qëndrestarve të viteteve 80 që si gjimnazista, por dhe si biri i Muharrem Halucit që ishte i burgosur politikë i vdekur nga torturat në burgun famkeq politikë të Burrelit, një burg që në hyrje të tije diktatura komuniste kishte shkruar:

Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del! Ishte ndër të parët që nuk u pajtua me propagandën e diktaturës, dhe pse e kishte të ndaluar arsimimin si biri i ”armikut të klasës!”

Sigurimi i shtetit  të diktaturës i përgatiti dosjen si biri i një dënuari politikë që kishte ndrrua jetë në burgun politikë të Burrel, dhe sot ai nuk ka një varr! Në moshën më të bukur të rinisë ku ai i gëzohej jetës, moshës, natyrës së bukur të bjeshkëve të Malsisë Gjakovës, ata e arrestuan me një akuzë sa qesharake dhe tragjike, Akuzohehej se kishte marrë pjesë në atentatin kundra diktatorit të fundit komunistë Ramiz Alisë kur kishte zhvilluar një vizitë në Tropojë, para 6 muajsh se të arrestonin Skënderin me gjithë kushririn e tije Isuf Halucin!

Kur Europa juglindore shembte muret e ngritura ideologjike të sistemeve totalitare, regjimi komunistë i Ramiz Alisë vazhdonte dënimin me vdekje ndaj të rinjve shqiptare pa asnjë bazë ligjore dhe fakte, vetëm me dosje të falsifikuar të xhelatëve që e kishin katandisur këtë shoqëri në një robotë ideologjikë, duke e xhveshur nga  morali, dhe ndenja njerzore.

Skënderi në gjurmët e babait titrim e të pamposhtur ndaj xhelatëve i përballoi me stojcizëm trimërietorturat çnjerzore të atij regjimi gjakatar. Vendimet e gjykatave komuniste të tre shkallëve e denuan Skënderin me pushkatim, por Presidjumi i Kuvendit Popullor ja kthej dënimin nga pushkatimi me dënim të përjetshëm. Dhe kështu deshti Zoti që Skënderi të arrinte të shihte rrëzimin e sistemit formal komunistë në vitet 90. Mbas lirimit nga burgu ai do të i drejtohej arsimimit , ku mbaroi Fakultetin e Drejtsisë dhe filloi punë në Gjykatën e Tiranës, ku dha kontributin e tij, por dhe një mësim për drejtsinë e viteteve 90, se nuk do të merte pjesë në gjykimin e diktatorit Ramiz Alisë, jo siç e trumbetuan partia e Ramiz Alisë, se ja fali jetën Ramiz Alia, por kodi i procedurës penale nuk e lejonte të ishte pjesëmarrës.

Erdhi viti i zi i 1997 ai nuk pranoi të bëhej vegël e asaj partie që e kishte denuar, por dënoi me forcë revolucjonin e komunistëve të këthyer në socjalista për prishjen e ekuilibrave të shoqërisë duke ardhur në pushtet një parti që e kishte denuar si kundërshtar politikë. 

Mbas rikthimit në normalitet të politikës në vitete 2005 ai u rikthye në detyrën e gjygjtarit dhe për punë të mirë dhe aspak me ndenjën e hakmarrjes ai mori drejtimin e Gjykatës së Vlorës deri në vitin 2021 kur partia e komunistëve shqiptar shpiku një veting, vetëm të largonte nga drejtësia ata që kishin qënë kundërshtar të regjimit kriminal komunistë!

Dhe filloi profesionin e Avokatit deri në minutata e fundit të jetës së tije.

Skënder i dashur ti u largova nga kjo jetë në një kohë që Shqipëria po kalon momentet më të vështira nga rikthimi i bjëve të ekzekutorve të dënimit tënd, të humbjes së jetës të babit tënd, të bashkëvuajtve tuaj që kaluan kalvarin e Burrelit, Spaçit, Qaf-Barit dhe kampeve të përqendrimit të humbjeve të jetëve njerzore. 

Ti po e len Shqipërinë në një moment kur Rinia shqiptare ka marë përsipër të ndërtoi “Shqipërinë e re” ishin caste të paharrueshme kur më the në bulevard në një natë proteste ajo që nuk u bë në 90 jam i sigurte se do të realizohet tani. 

Unioni të Burgosurve Politikë humbi Antarin e devotshëm, Drejtsia humbi një gjygjtar të ndershëm, familja humbi bashkëshortin, vajza babain e tyre të dashur, Tropoja birin e saj antikomunistë. 

Lamtumire miku, bashkëvuajtsi, i im, amanetin dhe qëndresën tënde për një Shqipëri të re do të realizohet përballë bijëve të ekzekutorve që kan marrë peng lirinë e shqiptarve.

Pushofsh i qetë në tokën tënde, në atdheun tënd që e deshe aq shumë!

Besim Ndregjoni

President i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.

Ndarja nga jeta e Skënder Halucit, Berisha: Partia që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e përvojës

Lideri i opozitës, Sali Berisha përcolli sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës intelektualit, dhe ish të burgosurit politikë të regjimit komunistë Skënder Haluci.

“Vitet e rënda të burgut jo vetëm që nuk ia kishin mekur Skënderit ëndrrën universitare, por e kishin bërë atë edhe më të fuqishme. Pas diplomimit, ai u emërua në detyra të rëndësishme në sistemin gjyqësor, deri si Kryetar i Gjykatës së Vlorës, të cilat i kreu me ndershmëri, aftësi dhe dinjitet. Mirëpo, e njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e aftësive, përvojës dhe përkushtimit të tij” shkruan Berisha.

 

Nderim për Skënder Halucin

Miq, Skënder Haluci, një i mbijetuar i genocidit komunist, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, mbylli parakohe sytë përgjithmonë.

Pasardhës i një familjeje atdhetare e antikomuniste, i mekuar me vlerat dhe virtytet më të mira njerëzore, Skënder Haluci që në rini të tij të hershme për shkak të origjinës familjare u përball me përsekutimin më të egër politik: arrestimin brutal, torturat më çnjerëzore dhe dënimin kapital me vdekje, e më pas me 25 vite burg, për një krim që nuk e kishte kryer kurrë.

Pasi la 10 vite të rinisë së tij në burgjet më të zeza të diktaturës hoxhiste, ai u lirua së bashku me të burgosurit e fundit politikë të regjimit komunist. Ai u bashkua, si mijëra bashkëvuajtës të tij, me Lëvizjen Demokratike dhe dha një kontribut të çmuar në përmbysjen e diktaturës më të egër në Evropë.

Vitet e rënda të burgut jo vetëm që nuk ia kishin mekur Skënderit ëndrrën universitare, por e kishin bërë atë edhe më të fuqishme. Pas diplomimit, ai u emërua në detyra të rëndësishme në sistemin gjyqësor, deri si Kryetar i Gjykatës së Vlorës, të cilat i kreu me ndershmëri, aftësi dhe dinjitet. Mirëpo, e njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin e aftësive, përvojës dhe përkushtimit të tij.

Duke shprehur nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar të Skënder Halucit, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve e të afërmve. Ndaj me ta dhimbjen e thellë e zinë për njeriun e tyre të dashur dhe i lutem Zotit që shpirti i mirë i Skënder Halucit të gjejë paqen e merituar! Ngushëllime gsh


Send this to a friend