VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Historike, Shqipëria mund për herë të parë Hungarinë, Broja hero, realizon gol trepikësh

By | September 5, 2021
blank

Komentet

blank

Fitore historike për Kombëtaren e femrave, vendosin rekord në kualifikueset e Botërorit

Erjon Skëndaj

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka fituar sot me shifrat 5-0 ndaj Armenisë në kualifikueset e Botërorit dhe ka arritur të vendosë një rekord të ri në historinë e saj.

Kjo është fitorja më e thellë në ndeshje zyrtare në historinë e përfaqësueses shqiptare që kur ka filluar të marrë pjesë në garat kualifikuese në FIFA dhe UEFA, duke konfirmuar se ka bërë hapa para në shumë drejtime, edhe pse mbetet ende jashtë standardeve të kërkuara për kualifikimin në fazën finale të një turneu madhor.

Shqipëria dominoi plotësisht sfidën e sotme, duke shënuar me lehtësi që në pjesën e parë tri herë. Ishte Doçi që hapi serinë e golave e më pas Hamidi dyfishoi shifrat po me sugjerim të sulmueses së Vllaznisë. Në fund të këtij fraksioni loje, një tjetër aksion i Doçit solli edhe golin e tretë të finalizuar nga kapitenia e skuadrës kuqezi, e cila ishte në një formë të shkëlqyer.

blankAjo dha asistin edhe për golin e dytë personal të Hamidit në pjesën e dytë, ndërsa në fund, ishte protagoniste edhe në akslonin që solli golin e Lufos, i cili vulosi shifrat në 5-0, duke sjellë fitoren e parë në këto eliminatore për Shqipërinë dhe më të thellën në historinë e saj./Balkanweb

blank

 

blankblank

(BalkanWeb)

blank

NBA publikon listën e 25 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave

Ankara

Liga Amerikane e Basketbollit (NBA) të mërkurën vonë ka publikuar edhe një listë me 25 lojtarët e saj më të mirë në historinë e ligës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liga është duke shpallur 75 lojtarët e saj më të mirë të të gjitha kohërave për të festuar sezonin e saj të 75-të. Lista e parë me 25 lojtarë u zbulua para ndeshjes së hapjes së sezonit të martën vonë.
Lista e dytë e lojtarëve më të mirë

Paul Arizin, Rick Barry, Larry Bird, Wilt Chamberlain, Clyde Drexler, Tim Duncan, Patrick Ewing, Walt Frazier, Kevin Garnett, John Havlicek, Allen Iverson, Magic Johnson, Sam Jones, Michael Jordan, Karl Malone, Robert Parish, Chris Paul, Scottie Pippen, Bill Sharman, Isiah Thomas, Nate Thurmond, Wes Unseld, Bill Walton, Jerry West, James Worthy.

Lista e parë e lojtarëve më të mirë

Kareem Abdul-Jabbar, Giannis Antetokounmpo, Nate Archibald, Charles Barkley, Bob Cousy, Dave Cowens, Kevin Durant, Julius Erving, George Gervin, Hal Greer, James Harden, Elvin Hayes, Jerry Lucas, Moses Malone, Kevin McHale, George Mikan, Steve Nash, Dirk Nowitzki, Hakeem Olajuwon, Bob Pettit, Willis Reed, Oscar Robertson, David Robinson, Bill Russell, John Stockton.

blank

Në Pekin mbërrin pishtari i ndezur në Greqi i Lojërave Olimpike Dimërore 2022

Pekin

Pishtari i Lojërave Olimpike Dimërore 2022 që u ndez me një ceremoni në Greqi, mbërriti në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ku dhe do të mbahet organizimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pishtari i ardhur në Pekin me një avion nga Athina, u prit me një ceremoni të zhvilluar në Kullën Olimpike të Pekinit në afërsi të Stadiumit Kombëtar “Foleja e Zogut”.

Sekretari i Partisë Komuniste të Pekinit dhe kryetari i Komitetit Organizativ të Olimpiadave 2022, Cai Qi, ndezi me pishtarin kazanin olimpik.

Pishtari në ditët e ardhshme do të ekspozohet në Kullën Olimpike dhe më pas do të dërgohet në qytete të ndryshme të vendit.

Pak para organizimit Pishtari Olimpik do të qarkullojë në qendrën e qytetit të Pekinit, në rajonin Yanqing dhe në qytetin Zhangjiakou në rajonin Hebei, ku do të mbahen garat më 2-4 shkurt.

Planifikohet që pishtari të përcillet dorë më dorë nga 1.200 njerëz.

Pishtari i Olimpiadës Dimërore 2022 u ndez një ditë më parë me një ceremoni të zhvilluar në qytetin antik Olimpia në perëndim të Greqisë. Më pas pishtari me një ceremoni në Stadiumin Panathenaic në Athinë iu dorëzua sportistëve dhe organizatorëve kinezë.

Kina për herë të parë do të jetë vendi organizator i Olimpiadës Dimërore 2022 e cila do të zhvillohet më 4-20 shkurt.

Pekini më parë ka organizuar Olimpiadën Verore 2008.

blank

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e nderon legjendën e xhudos Majlinda Kelmendi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e ka nderuar legjendën e xhudos kosovare, Majlinda Kelmendi.

Përmes një shkrimi në uebfaqen e vetë zyrtare, “Olympics.com”, shtëpia e sportit ndërkombëtar e ka publikuar një shkrim për nder të xhudistes pejane, e cila së fundmi vendosi të pensionohej.

blank

IOC e ka përmendur suksesin historik që Majlinda e arriti në Olimpiadën e Rios, ku u shpall kampione olimpike, përcjell “Gazeta Express.

Kjo njëherësh ishte medalja e parë e Kosovës në pjesëmarrjen e saj të parë si shtet në Lojëra Olimpike.

Majlinda tash do ta nisë zejen e trajneres, në tentim të nxjerrjes së kampionëve të tjerë olimpikë.

blank

blank

FIFA reagon ndaj incidentit në Tiranë: Tolerancë zero kundër sjelljeve të neveritshme në futboll

FIFA, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, ku pas golit të shënuar nga polakët, në drejtim të futbollistëve miq u hodhën shishe me ujë dhe sende të forta.

Loja u ndërpre për 15 minuta nga gjyqtari francez dhe rifilloi me kushtin që nëse në fushë do të hidhej qoftë edhe një objekt i vetëm, loja do të ndërpritej për të mos vazhduar më.

FIFA, qeveria e futbollit botëror, i konsideron të papranueshme akte të tilla, që sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe e dëmtojnë misionin dhe imazhin e tij.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë dënimi ndaj Shqipërisë, e cila në rastin më të favorshëm për të do të detyrohet që ndeshjen e fundit ndaj Andorrës ta luajë pa tifozë.

Në përgjigje të shfaqjes së dhunës mbrëmë, një zëdhënës i FIFA-s ka ka deklaruar:

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”

blank

Krasniqi: E gjithë bota e pa që unë fitova, më vodhën

Dominic Boesel ka arritur t’i hakmerret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.

Pas 12 raundeve nuk pati fitues me nokaut, kurse gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel, shkruan Gazeta Express

Pas meçit, Krasniqi deklaroi se ai ishte fitues dhe se iu vodh kjo fitore.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.

blank

Shqipëria mposht Hungarinë, Broja sërish heroi

Botërori më afër se kurrë për Shqipërinë. Kuqezinjtë kanë arritur një fitore të madhe ndaj Hungarisë, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ishte Armando Broja sërish heroi i Shqipërisë që shënoi golin e fitores.

Broja u inkudruan në lojë në minutën e 66-të, kurse në të 80-tën Broja realizoi golin e fitores 1:0 duke e përfunduar vet aksionin.

Ai shënoi golin e fitores edhe në Shqipëri ndaj Hungarisë, duke u treguar vendimtar në dy ndeshje “jetike” për kuqezinjtë, shkruan Gazeta Express.

Paraprakisht, Myrto Uzuni i pati dy raste të mira shënimi, por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Anglia në vendin e parë dhe një më shumë se Polonia e vendit të tretë

blank

Krasniqi dhe Bosel kryejnë matjet zyrtare, nesër dueli për kampion bote

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO.

34 vjeçari ia ka mundësuar revanshin gjermanit Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda një viti.

Sot u bënë edhe matjet zyrtare, teksa dy boksierët dolën me peshë 79,3 kilogramë.

Dueli zhvillohet nesër me fillim nga ora 23:00.

blank

Franca kundër Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s

Torino

Përfaqësuesja e Francës në futboll kaloi në finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s pasi mposhti Belgjikën 3:2 në një ndeshje fenomenale gjysmëfinale mbrëmë në Torino, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi me golin e Yannick Carrasco në minutën e 37-të, pas një depërtimi në zonën e rreptësisë së “trengjyrëshve” nga ana e majtë dhe gjuajti me saktësi milimetrike në këndin e poshtëm të portës së Hugo Lloris dhe topi përfundoi në portën e kampionëve aktualë të botës.

Katër minuta më vonë u bë 2:0, kur Romelu Lukaku i iku mbrojtjes dhe me një goditje të fuqishme tundi rrjetën e francezit. Lloris nuk arriti të mbrojë goditjen e fuqishme në kënd.

Në minutën e 62-të kur “gjelat” e ulën epërsinë në 1:2. Kylian Mbappe kaloi shkëlqyeshëm disa belgë dhe pasoi për Karim Benzema. Ai gjuajti nga një pozitë e vështirë i rrethuar nga lojtarët kundërshtar dhe tundi rrjetën e portierit Thibaut Courtouis.

Gjashtë minuta më vonë, pas një iniciative totale, arbitri akordoi penalti për Francën. Mbappe ishte i saktë, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Në minutën e 90-të u përmbys rezultati. Francezët dominuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Pas një aksioni të furishëm, Theo Hernandez me një goditje të fuqishme shënoi golin e tretë dhe të fitores për Francën.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, Spanja mundi Italinë me rezultatin 2:1 në Milano, kështu që ata do të luajnë kundër Francës në finalen e sezonit të dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s të dielën, më 10 tetor në orën 20:45 në “San Siro “.

Kampioni aktual i Evropës, Italia do të përballet me Belgjikën në ndeshjen për vendin e tretë në të njëjtën ditë në orën 15:00 në Torino.

Fituesi i sezonit të parë të Ligës së Kombeve UEFA-s ishte Portugalia në vitin 2019.

blank

Fotografia me autograf e Joe Jackson nga viti 1911 shitet për 1.47 milionë dollarë

New York

Një foto e bejsbollistit “Pa Këpucë” Joe Jackson e vitit 1911 e shkrepur nga Frank W. Smith u shit për 1.47 milionë dollarë, që e bën shitjen më të paguar ndonjëherë për një fotografi sportive të nënshkruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fotografia u ofrua nga ankandi Christie’s dhe Hunt në New York në ankandin Extra Innings: Koleksioni privat i kujtimeve të rëndësishme të bejsbollit.

Ankandi me 246 pjesë paraqiti gjithashtu një shkop bejsbolli profesional të Babe Ruth që u shitën për 1.05 milion dollarë, një kartolinë ekspozite fillestare të autorit të Lou Gehrig të vitit 1925 që u shit për 687.500 dollarë dhe një letër të shkruar me dorë të Joe DiMaggio të Marilyn Monroe të vitit 1952 që u shit për 525 mijë dollarë.

blank

Vizatimet e boksierit të famshëm Muhamed Ali shiten për rreth 1 milion dollarë

Një prej punimeve më të pëlqyera “Sting Like a Bee” (thumbo si një bletë), u shit për 425 mijë dollarë, dhjetë herë më shumë se sa ishte parashikuar përpara shitjes

Një koleksion i rrallë i përbërë nga vizatimet, skicat dhe pikturat e boksierit të famshëm, Muhamed Ali u shitën në një ankand për rreth 1 milion dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, në shtëpinë e ankandeve “Bonhams” në New York të SHBA-së u shitën nëpërmjet një ankandi rreth 26 vepra arti.

Një prej punimeve më të pëlqyera “Sting Like a Bee” (thumbo si një bletë), u shit për 425 mijë dollarë, dhjetë herë më shumë se sa ishte parashikuar përpara shitjes.

“Veprat e tij trajtojnë tema që përshkruajnë zemrën e tij”

Muhamed Ali, një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, njihej me anën e tij si aktivist dhe poet, por ka më pak informacione lidhur me aftësitë e tij artistike.

Helen Hall, drejtoresha e kulturës popullore në “Bonhams” tha se Ali është inkurajuar nga babai i tij i cili ishte një artist profesionit dhe se ai gjatë gjithë kohës ka vizatuar dhe pikturuar. “Muhamed Ali ishte një ikonë kulturore që përcaktoi një brez. Veprat e tij trajtojnë tema që përshkruajnë zemrën e tij të tilla si boksin, të drejtat civile, fenë, paqen botërore dhe parimet njerëzore”, shtoi Hall.

Veprat u nxorën në ankand nga Rodney Hilton Brown, miku i Ali dhe koleksionist arti i cili ka thënë se boksieri tre pikturat e para të tij i ka realizuar pas një ndeshjeje në Boston në vitin 1977.

Bëhet e ditur se veprat u shitën tre herë më shumë se sa pritej, në gjithsej për 945.524 dollarë.

Sipas Reuters, piktura e vitit 1979 me fjalët “I Love You America” në telajon me ngjyra të kuqe, të bardhë dhe blu u shit për 150 mijë dollarë ndërsa një skicë me kalem që krahason islamin me krishterimin u shit për 24 mijë dollarë.

Boksieri i famshëm Ali ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare në vitin 2016. Ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

blank

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk

Anthony Joshua kishte nevojë për tretman të menjëhershëm mjekësor pas disfatës befasuese kundër Oleksandr Usyk dhe si pasojë ishte dërguar në spital pas meçit të shtunën.

Këtë e ka konfirmuar promotori i tij Eddie Hearn, i cili tha se dyshohej se Joshua e kishte thyer zgavrën e syrit gjatë luftës, raporton Gazeta Express.

Usyk e mposhti Joshuan me një paraqitje mahnitëse në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, duke ia marrë atij titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë.

Boksier i shkëlqyeshëm ukrainas i dha goditje të njëpasnjëshme Joshuas gjatë gjithë luftës 12 rundëshe, duke i shkaktuar dëmtim serioz në syrin e djathtë.

Syri i Joshuas nisi të ënjtej pas rundit të 10-të dhe pas meçit ish-kampioni i botës tha se nuk kishte parë me atë sy nga rundi i nëntë.

Joshua e ka një mundësi për t’i rifituar titujt e botës përsëri, pasi në marrëveshjen e tij me Usyk ka një klauzolë për rimeç dhe varet nga britaniku nëse dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë apo jo.

Kjo ishte hera e dytë që Joshua i humb titujt e botës, pas disfatës tronditëse kundër Andy Ruiz në qershor 2019, para se t’i rifitonte ata vetëm disa muaj më vonë në rimeçin me meksikanin.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend