BALLKANI
Disa i thonë “Open Balkan” që donmethanë “Hopa Balkan”!
Disa të tjerë i thonë “Ballkani i Hapun” që donmethanë “Ballkani i Hupur”!
Disa thonë “Balkani Inë” që donmethanë “Ballkani i tine”!
Kryeministri ynë i thotë: “Opozitë Ballkan” se e ka menden tek “Opozita”!
Kam ndigjue se disa i kanë thanë “Ballkani jonë” e. pa kalue 24 orë, i kanë pushue prej pune se “ju jeni shkodranë”! Nuk e dij të vertetën!
Njëditë shkoi në Kryeministri njeni me takue Kryeministrin dhe, tue ju afrue hymjes po mendonte si me i thanë dezhurnit tosknisht, që ai mos me e njoftë per Verior: “Ay miku i “Hopa Balkan” a isht këtune?”
– Dezhurni ju pergjigjë: “Këtu është, po ka di nga “Ballkani i Hupur”!
E pyet edhe per diten e neserme, po “Krieministri të nesermen do të ishte në Durrës, ku do të bënte banjo dielli tek Banka Kombëtare”. Përgatitej në një pishinë për takimet e ardhëshme që do të bëjnë në BE. Sigurisht ai atje do të marrin pas vetes edhe krietarin e Akademisë Atishqiptare…
Flitet se kohët e fundit kryetari i shtetit të shumten e kohës e kalon me të ashtuquejtunit “Akademikë”, për të “qartësuar problemet Europjane”.
Asht shumë i pasionuem me dijtë sesi pasunohen ata shtete aq shumë!
Aq asht e vertetë kjo, sa prej ditës që asht ba demostrata e madhe e PD në Tiranë “Ai gjithë diten rrin duke bërë “Beeeeeeeee”!
Melbourne, 14 Nandor 2022.
Paska pasur edhe anë te mira,por shitja e territoreve shqiptare mbret5rise serbo-kroate dhe vrasja e kundërshtarëve politike e damkos atë
Ne politike ka dhe strategji e taktika politike (kurthe) ja keshtu ishte dhe ajo “shitje” por qe nuk u shit kurre .Po Krajli i Serbise ka deklarue se :Nuk me rrejti as krajl e as mbret por me rrejti mbreti I` Zogu i Shqipnise” dhe dihet pasoja e tije .Pra realiteti ashte qe Shkpdra dhe ultesia e saje jane ne brenda kufinjvet tane ,.Ato pallavrat qe e shiti jane pjelle e nje te semuri te enverit te vogel e te vdekur tashme ktu dhe atje . Mbreti Zog qe politikan dhe patriot e luftetare .Sot ashte turp te themi qe Zogu ishte keshtu e ashtu .Ishte Mbret dume sdume ai u be ,dhe duhej respektu si i tille si ne te gjitha mbreterite e ebotes ….
Eshte e vertete qe Naltmadhënia Ahmet Zog ka qene politikan i lindur , qe formoj nje shtet Shqiptare qe e njohu gjithe bota .
A e nxin figuren e tij , normal qe e nxin sic e kemi zakon te nxijme cdo gje te bardhe e te mundohemi te “zbardhim” cdo katran . Ne fakt figuren e Tij , nuk mund ta nxij askush . Ka qene dhe mbetet i paarritshem . Vet ky popull ka nje shprehje te mbetur ne histori ” Pasha bollekun e kohes se Zogut”