VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Halil Matoshi sot në orën 12 aderon në AAK

May 13, 2017
blank
1 Comments
  • author avatar

    E kishim NJI shok burgu I cili. NJI ditë shkoll nuk kishte,
    NJI here Ju drejtue njanit :Mjaft ma se NA ke lodhë tan ditën tue NA thanë SE Kjo asht kështu tjetra ashtu,çka ditë må mirë SE në kur je fut me NJI grup më pa shkoll e analfabet .Hajt more NJI koki,nuk Ti,nuk Unë DHE Ai,bashk po hani,mos ta Nijmegen zanin ma,ha buk!

Komentet

blank

Fjalimi i Berishës e prishi ligjin e heshtjes që kishte zaptuar Kuvendin – Nga ARTAN FUGA

Kuvendi në kaos!

Me fjalimin e z. Sali Berisha sot në Kuvend, u shqep ligji i heshtjes që prej vitesh kishte zaptuar Kuvendin. Gjuha politike do të ndryshojë tërësisht!

Sherri tani do të bëhet së paku katërsh, dhe ne si qytetarë kemi nevojë për këtë sherr sepse do të prishi të gjitha ekuilibrat e vendosura nga lidershipi politik në këta tridhjetë vjet.

Berisha do të drejtohet kundër Ramës, por edhe kundër Bashës. Rama do të detyrohet të flasë kundër Berishës dhe kundër Bashës, pa i futur dot më në një thes. Basha do të detyrohet po aq të flasë kundër Ramës, sa edhe kundër Berishës. Prit sepse ka edhe brenda radhëve socialistë disa që sapo t’u jepet rasti do të nisin të flasin edhe kundër Ramës, edhe kundër Bashës, dhe kundër Berishës. Ndërkohë prit se do të hyjë në lojë edhe LSI, sapo zoti Ilir Meta do të shkojë drejt uljes së avionit të Presidentit në pistë. Atëherë pritet që zonja Monika Kryemadhi duke mbajtur një distancë heshtjeje ndaj zotit Sali Berisha, do të flasë kundër Ramës, Bashës, si edhe do të pozicionohet ndaj deputetëve socialistë që do të jenë kritikë ndaj Ramës. Prit se edhe mes deputetëve që përkrahin Foltoren, ka prej tyre që duke ia bërë me sy zotit Berisha, i buzëqeshin fshehur zotit Lulzim Basha.

Prit se zoti Berisha ka “nxjerrë shejtanin nga shishja”, u ka thënë fjalën militantëve në foltoret e tij. Ata tani nuk mbyllen më kurrë në “shishe”.

Fjalimet e deputetëve të tjerë do të jenë ose jashtë teme, ose iso polifonike. Por kanë rëndësi dy gjëra: që Kuvendi do të hyjë në një kakofoni që nuk do të ketë Zot ta orkestrojë. Ligjërimi politik nga dydimensional do të bëhet shumëdimensional çka do të shqepi gjuhën e sotme politike. Dhe ka shumë mundësi që ky kaos diskursiv të paralajmërojë krizë politike shumë madhore dhe rinisjen e lojës nga e para! Kjo është pozitive për Shqipërinë, për qytetarët, për forcat politike që duan të hyjnë në lojë, dhe do të na nxjerrë të palara që as nuk na kishte shkuar ndërmend se do të ndodhnin.

Zoti Edi Rama nuk e përballon dot këtë kakofoni të rrezikshme që i nxjerr Kuvendin jashtë kontrolli, duke shtuar një dimension tjetër kakofonisë politike, sikurse ai i bisedës gjoja me qytetarët me anë e pyetësorit. Krizën ligjërimore nuk e zgjidh duke e konsideruar të paqenë dhe bërë si ai që kur s’i pëlqen muhabeti në tavolinë sheh nga dritarja dhe iu flet njerëzve që ecin në shi pa çadër!

Kriza politike po afron!

Gjithsesi qetësia brenda establishmentit politik është prishur. Ka vend për afera dyshe, kurse kur aktorët janë së paku pesë, karriget nuk mjaftojnë.

Janë së paku pesë persona për dy karrige, një në pushtet dhe një në opozitë. I pari ka monopolizuar pushtetin, i dyti opozitën. Po ne, thonë të tjerët? Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuriiii! E dini vallen besoj!

blank

Memorandumet e turpit – Nga Neki Lulaj 

Lakmija megallomane pashallarëve ,gangrena shekullore e sëmurjeve të vjetra tukoshake  duan sërish Gjergj Kastrioti, ta ngrisin nga varri kështu se shpejti pritet të zyrtarizohet  nëpër  shkollat shqipe ne Shqipëri  gjuha turke e  ndoshta edhe gjuha serbe,në qytete e Tiranës,SHkodër dhe Kavajë,kurse gjuhët e tjera europjane dhe gjuha angleze te lihët pas dore.

Kjo është mizerija e fillim vitit 2022-të dhe pazarllëqet e ndyera Erdoga-Rama,gjithë keto manevrime  i kan hilet e mëdha ne demin e shqiptarëve.Botërisht dihët se ne shtetin  turk, jetojnë mbi 7 milion shqiptarë dhe atje nuk funksionon edhe  as një shkollë te mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Shqipëriri, shqiptari kthehu kah „Meka“ eurpjane se për ne për ty Europa është drita e diellit e jo Hëna e errët dhe e zbehtë aziatike. Kjo është politika e te sëmurit nga Bosfori. Nuk është çudi e madhe ata gjdo gjë po bejnënë heshtje e ne Kosovën tonë problemet e liderëve politik është si ta zhvatin shtetin dhe te rrëzojnë qeveri.Isha unë qe  para një viti pata një debat me një diplomate turke e ngarkuar ne Konsulaten turke ne Prizren. Ajo mes tjerash „ tha ne kemi disa dhjetra shkolla turke në Prizren kemi hapur edhe kurse të ndryshme plotësuse me mësim në gjuhën turke.“Unë pakë sa i habiturse çka  është duke ndodhur ne shtetin tanë  e pyta me lejën e kuit ju i zhvilloni të gjitha këto  aktivitete ne Prizren dhe rrethinë.Ajo u përgjegjë „Ne nuk e pyesim askend, as qe kemi nevojë ta pyesim“.Biseda ishte e pa kenshme dhe unë e akuzova gjeja se  keni pretendime sërish ta ripushtoni me këtë formë Kosovën,por falë gjakut të luftëtarëve të UÇK-së dhe shumë deshmorëve qe dha Kosova ketë qellimi nuk do ja arrini kurrë sepse ne tani jemi shtet i pa varur.

Ja edhe kjo poezi i përgjigjet keti realiteti.

 

Rrapo Hekali

Hajde more Rrapo Hekali

Kur tëhrret sa tundët mali

Hajde more Rrapo e lule

Lum si ti bilbil qe zure

Një pasha me 7 tuje

Topi bam e ti pa tutje

Plumbat të binin mbi supe

As su trembe as su tute

Se Hodon Ivica shkoj

Kopshtin derrit ja dëmtoj

Ngriti flamuurin te kroi

Pse lufton o derëzi

As për mua as për ty

Por për gjithë Shqipëri.

 

P.scriptum(Një pasha me 7 tuje)-Nje gjeneral turk me 7 yje

 

Nga Thimi Mitko „Bleta shqiptare botuar me  1850

blank

Fotografi i njohur Felix Bilani vjen me një ekspozitë të shkëlqyer fotografike

Artisti Felix Bilani vjen me një Ekspozitë Fotografike që do të hapet Te’Galeria nga 27 Janar deri më 5 Shkurt.

—————–

Felix Bilani i fikson çastet në objektivin e tij dhe u jep frymë e jetë. Kjo ndjeshmëri krijohet kur i sheh fotografitë e tij.

Syri i Artistit të mirënjohur kap atë që nuk e sheh askush, që të shkund prej dhimbjes, foto që të trondisin edhe kur policia i ndjek protestuesit me gaz lotësjellës apo kur fikson një trumbë lulesh që duket sikur kanë gjuhë dhe na flasin,

pra me dy fjalë Felix Bilani u jep gojë dhe fjalë fotografive të tij, dmth i kthen në art të vërtetë!

Voal.ch i uron Artistit sa më tepër ekspozita, pasi suksesi nuk diskutohet assesi !

Fotografitë e Felix Bilanit janë si adrenalinë, është me fat kush i sheh, sepse më pas do ta shohë botën me sy të tjetër!

———

Fotot vijnë të printuara nga Ahmet Axhushi, Tirana Ekspres bëri të mundur realizimin. 

Adresa: Te’ Galeria, Rruga Hoxha Tahsim, Ish Shtëpia e Miqve, Tiranë

Ekspozita hapet më 27 Janar në orën 18:00

 

blank

blank

blank

 

blank

blank

21 Janar 2011, kur policia hante gurë e dru

blank

Dhe më 8 Janar 2022, kur Policia dhunonte protestuesit dhe qytetarët

 

blank

 

 

blank

Helidon Bushati e braktis Bashën, Endira Bushati: Edhe të tjerë do marrin të njëjtin vendim

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtuesit Politik të Qarkut të Shkodrës.

Kështu, Helidon Bushati ka braktisur deputetin Lulzim Basha. Endira Bushati në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, deklaroi se edhe persona të tjerë do të marrin të njëjtin vendim. Ajo shtoi se Basha tani është braktisur totalisht nga baza.

“Basha është braktisur nga demokratët, ka pak njerëz përreth. Në Shkodër kanë lindur barcaleta për emërim të Alibeajt. Kjo është t’i çosh Shkodrës një njeri që nuk njeh as strukturat, as historinë e atij qyteti thellësisht demokrat. Zoti Bushati mori këtë vendim dhe unë besoj se edhe deputetët e tjerë do marrin këtë vendim. Elektorati i djathtë në Shkodër nuk pranon njerëzit e afërt të Lulzim Bashës. Në Shkodër nuk ka shanse që të krijohet ndonjë realitet me lëvizje të Bashës.

Shkodra ka qenë dhe është me demokratët e vërtetë, Basha bën vetëm lojëra dhe filma. Jam i sigurt se Basha do marrë goditje nga demokratët e Shkodrës dhe Shqipërisë më datë 6 mars. Janë çuar njerëz nga shtrati për të qenë kundër Bashës, sepse janë ndjerë të tradhtuar si demokratë, si shqiptarë e qytetarë. Basha drejton SHPK, bashkëpunon hapur me Ramën e më 6 mars do dalë forcë e katërt politike”, deklaroi Endira Bushati. syri.net

blank

VIDEO – ‘Je i shkarkuar’- Demokratët e Korçës presin me protesta Bashën, dhunohen nga mercenarët dhe policia

Deputeti Lulzim Basha u prit me protesta nga demokratët e Korçës, të cilët i kërkuan largimin. Mercenarët e Bashës, goditën dhe fyen demokratët të cilët po bënin një protestë paqësore ndërsa policia shoqëroi dy aktivistë të PD, mbështetës të liderit historik, Sali Berisha.   

Nga Syri Tv

Demokratët e Korçës, e kanë pritur me protesta, kryetarin e shkarkuar të PD-së Lulzim Bashën. Me pankarta në duar, demokratët e Korçës, kanë kërkuar largimin e deputetit Lulzim Basha, të cilin e quajtën tradhtar.

Demokratët e Korçës,  kanë shpërthyer në akuza edhe ndaj deputetit Ervin Salianji ndërsa denoncuan faktin se Basha e ka mbushur sërish sallën, me qytetarë që kanë ardhur nga rrethet e tjera.

Mbështetësit e Bashës, kanë ushtruar dhunë, ndaj mbështetesve të Partisë Demokratike.

Protesta paqësore është kthyer në një arenë e beteje, pasi mercenarët e Bashës goditën me gurë dhe sende të tjera, demokratët

Si në të gjitha takimit, Lulzim Basha, u mbrojt me policinë e Edi Ramës.

Forcat e policisë së Korçës dhe ato Shqiponja, u vënë në dispozicion të mbrojtjes së Lulzim Bashës, i cili e ka të pamundur t’i takojë demokratët, pa ndihmën e  uniformave blu.

blank

Mbështetja nga Kosova vlerësohet në Kiev, deputetja ukrainase bën thirrje për njohje

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Iryna Friz, ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani dhe ish-ministren Vlora Çitaku për përkrahjen publike ndaj Ukrainës në kohën e kërcënimit të Rusisë.

Deputetja Friz ka bërë thirrje për njohje të Kosovës duke shkruar se vendosja e marrëdhënieve miqsore me Prishtinën do të bëhet një hap i sinqertë, raporton Gazeta Express.

“Faleminderit shumë ndaj miqëve nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku për përkrahjen ndaj Ukrainës në kohën e kërcënimit të invazionit nga Rusia. Jam e bindur që Ukraina duhet të mbështes miqt e vërtetë që kanë zgjedhur pavarësinë e tyre. Koha që të refuzohen standardet e dyfishta. Miqt e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në vendin tonë, por ata që edhe përkundër kërcënimit me konflikt shprehin mbështetje për shtetin tonë. Vendosja e marrëdhënieve miqsore me Prishtinën do të bëhet një hap i sinqertë, që në të kaluarën është bllokuar nga politikat e Rusisë në Ballkan”, ka shkraur ajo.

blank

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur publikisht përkrahjen e Kosovës për Ukrainën pas kërcënimeve që Rusia ka shfaqur kohëve të fundit për një pushtim të mundshëm.

blank

Itali, ish-familja mbretërore kërkon t’i kthehen xhevahiret

Romë

Ish-familja mbretërore e Italisë, Shtëpia e Savojës, po planifikon të padisë qeverinë italiane në një përpjekje për të rimarrë xhevahiret e kurorës që Mbreti Umberto II la në Romë përpara se të detyrohej të braktiste vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

La Repubblica dhe gazeta të tjera italiane raportuan se familja pretendon se bizhuteritë i janë dhënë bankës qendrore vetëm për ruajtje dhe se pronësia e tyre nuk i ka kaluar kurrë shtetit italian.

“Xhevahiret e kurorës nuk u konfiskuan kurrë dhe duhet t’u kthehen trashëgimtarëve, ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje, jemi të vendosur”, tha për LaPresse avokati i familjes mbretërore, Sergio Orlandi.

Xhevahiret, që përbëhen nga 6.732 diamante dhe 2.000 perla dhe që thuhet se kanë vlerë deri në 300 milionë euro, janë ruajtur në një kasafortë të Bankës së Italisë që nga 5 qershori 1946.

Asokohe, Italia kishte votuar në një referendum për të shfuqizuar monarkinë dhe për t’u bërë një republikë, duke nxitur vendimin e Umberto II për t’u larguar nga vendi. Ai u vendos në Portugali dhe vdiq nga kanceri në Gjenevë në vitin 1983.

Avokati Orlandi foli pas një takimi ndërmjetësues të martën në Romë me përfaqësues të Bankës së Italisë, Zyrës së Kryeministrit italian dhe Ministrisë së Ekonomisë, takim në të cilin nuk u arrit marrëveshje.

Takimi “nuk pati një rezultat pozitiv”, tha Orlandi, duke treguar se një padi kundër Bankës Qendrore, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Ekonomisë do të ngrihej “brenda disa ditësh”.

Xhevahiret e Savojës nuk janë shfaqur kurrë në publik që kur i janë dorëzuar bankës qendrore.

“Nëse i marrim ato, do t’i ekspozojmë”, gazeta Corriere della Sera citoi të thoshte Princi Emanuele Filiberto, nipi i mbretit të fundit.

Familja ka një reputacion të diskutueshëm në Itali, pjesërisht për shkak të lidhjes së tyre me fashizmin në periudhën e ndërmjetme. Babai i Umberto II, Mbreti Victor Emmanuel III, emëroi Benito Musolinin si kryeministër në vitin 1922 dhe nënshkroi ligjet e tij raciste antisemitike në vitin 1938.

Sipas kushtetutës republikane të Italisë, të miratuar në vitin 1948, ish-mbretërit e Shtëpisë së Savojës, bashkëshortët e tyre dhe pasardhësve të tyre meshkuj iu ndalua hyrja në vend dhe iu hoq e drejta për të votuar dhe për të kandiduar për poste publike. Kjo dispozitë u hoq në vitin 2002.

Kushtetuta thotë gjithashtu se asetet në territorin kombëtar “të ish-mbretërve të Shtëpisë së Savojës, bashkëshortëve dhe pasardhësve të tyre meshkuj do t’i transferohen shtetit” dhe çdo pretendim mbretëror ndaj tyre i ushtruar pas 2 qershorit 1946 “do të jetë i pavlefshëm”.

blank

Duke lexuar lajmin se një minoren 17 vjeç është autori i krimit ndaj një 65 vjeçari – Nga ALBA KEPI

Nuk ke gje me te dhimbshme te nisesh diten duke lexuar lajmin se nje minoren 17 vjeç, eshte autori i krimit ndaj nje 65 vjeçari me motivin e gjakmarrjes.
Qysh ne moshen 4 vjec, kishte pare vdekjen e prinderve, e mori hak per baben qe ia vrau familja ne gjak, per nenen, e cila pak ore pas vdekjes se bashkeshortit i dha fund jetes, per vellain 14 vjecare qe familja ne gjak ia aksidentoj keq.
Shqiperia ka nje Minsitri per Rinine e nje ministre te re ne moshe qe ne kete moment dramatik qe po jeton rinia shqiptare, mes emigrimit, papunesise, kriminalitetit, droges, jo vleres, jo identitetit, ka si preokupim e angazhim madhor vec marketingun e platformes patronazhiste “Keshillimi Kombetar”.
Shqiperia ka nje Kryetare Parlamenti grua e nene, ka gra, nena e vajza ministre, gra, nena e vajza deputete qe pas nje lajmi te tille, pavaresisht forces politike e urdherave te shefave duhet ta kishin bere oshetime alpesh apelin e tyre; Te mbrojme te rinjte! Te mbrojme jeten e te ardhmen e ketij kombi qe po rikthehet pas ne epokat kur Shqiperia nuk kishte shtet e ligje.
E kote te kerkosh nje grua Presidente kur sheh se grate shqiptare, politikane e profesioniste, nuk kane pjekurine, autonomine, pergjegjesine, shpejtesine e autoritetin per te reaguar e denoncuar drama te tilla. Kuotat roze kur behen per forme e jo permbajtje jane perdhosja me maskiliste qe i behet aftesive te figures femerore e femres vete.
Nuk eshte se fenomeni i gjakmarrjes qe zhdukur ne Shqiperi e as harruar, por historia e Florianit 4 vjecar, i rritur jetim, qe 13 vite jeton si i rritur e pergatitet te behet vrases eshte fakt deshtimi i ketij shteti!
Floriani nuk zgjodhi te jete vrases, nuk zgjodhi as momentin e moshen 17 vjec, (pa u be bere mazhoren), per te qene i tille!
Qe mungesa e shtetit. mos ekzistenca e emrit e historise se tij ne regjistrat e puneve te shtetit, indiferenca e shpefillja e sistemeve, strukturave, institucioneve, organizmave, shoqatave qe e cuan te behet vrases!
Floriane te tjere jane ne te njejtin udhekryq me tre krah humnere e ta padukshem per shtetin e shoqerine.
Sa 17 vjecare jane te paekzistueshem ne regjistrat e problemeve te qeverise?
Sa minorene, adoleshente, te rinj punojne si korriere droge neper rruget shqiptare, jane grabites, killer, hajdute, behen gjakmarres e lares hesapesh te halleve te familjes?
Jane te padukshem askush nuk flet per ta!
Jane te paekzistueshem e nje hall me pak per punembaruesit!
foto Ora News
blank
blank

Heshtja dhe komunikata e tradhtisë ndaj Republikës së Kosovës – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Para disa ditësh, përmes internetit, qe bërë e ditur se Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të votojnë në referendumin kombëtar të Serbisë, në një deklaratë të përbashkët të tyre, për ratifikimin e ndryshimeve kushtetuese në Serbi” (Citohet sipas: “QUINT-i i kërkoi Kurtit ta lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë”. Faqja e internetit “Portalb”. 14 janar 2022).

Ishte fjala për referendumin e 16 janarit. Madje theksohej se shtetet në fjalë “kanë mirëpritur këtë referendum, duke shtuar se reformat janë hap para drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane” (po aty).

Ky informacion ishte “interesant” deri në befasi. Po si shpjegohet që kryepolitikanëve të shteteve në fjalë nuk u paskej shkuar ndër mend absolutisht që, të paktën, para se t’i drejtoheshin qeverisë së Republikës së Kosovës me thirrjen e mësipërme, meqenëse Beogradi paskej menduar të bënte ndryshime kushtetuese, t’i kërkonin atij prerazi të shfuqizonte paraprakisht nenin me përmbajtje shoviniste, në të cilin Kosova vlerësohet si pjesë e Serbisë?

Do të ishte mirë që ndaj thirrjes së Brukselizmit dhe të Vashingtonit, Prishtina zyrtare të reagonte dhe të njoftone se do të bëjë regjistrimin e të gjithë minoritetit serb, me qëllim që të nxirrte në pah se sa janë dhe cilët janë ata serbë që janë vendosur me banim në Kosovë pas qershorit të vitit 1999, duke theksuar se nëse ka të tillë, atëherë ata janë sjellë qëllimisht aty si kolonë, me aprovimin e kryetradhtarit Thaçi, i cili largoi me dhunë nga Veriu i Mitrovicës 14 500 shqiptarë rrënjës. Pra, nëse ka serbë, të zhvendosur nga Serbia dhe të vendosur me banim në Kosovë pas qershorit të vitit 1999, atëherë ata  duhet të rikthehen në vendin  e tyre dhe 14 500 shqiptarët të cilët kryetradhtari Thaçi i pati shpërngulur me dhunë nga Veriu i Mitrovicës në shkurt të vitit 2000, të rithehen në vatrat e tyre. Sepse vetëm në këtë mënyrë vendoset drejtësia.

Të gjithë qytetarët shqiptarë me ndërgjegje të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, me siguri që e ndiejnë veten shumë krenarë me treshen udhëheqëse Vjosa Osmani, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe me Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili, në mbledhjen e datës 15 janar 2022, me 76 vota pro, mori vendimin në vijim:

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare… Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.” (Citohet sipas: “Miratohet nga Kuvendi rezoluta kundër referendumit të Serbisë në Kosovë”. Faqja e internetit “Drini”. 15 janar 2022).

Partia e kryetradhtarit Thaçi, me urdhrin e marrë prej tij, e braktisi Kuvendin para marrjes së vendimit, duke e prezantuar veten në sytë e popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, si një formacion politik kokë e këmbë në shërbim të serbosllavizmit, si një tradhtare e pështirë e mbarë kombit shqiptar.

Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u habitur nga kërkesa e shteteve të Bashkimit Evropian, drejtuar Prishtinës zyrtare për zhvillimin e referendumit të serbëve të Kosovës. Sepse Brukselizmi vazhdon ende të jetë nën ndikimin e “hashashit” të tradhtisë së Hashim Thaçit, i cili ka më shumë se një vit që prehet në qelitë e Hagës. Gjatë një periudhe 12-vjeçare (2008-2020), dialogu i kryetradhtarit me damkë Hashim Thaçi me Serbinë, i pati interesuar kryekëput Serbisë. Sepse atë dialog me kastën politike të bandës së Thaçit, Serbia, me mbështetjen dhe përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit, e pati kthyer në “pëlhurë të Penellopës”, me të vetmen arsye që Kosovën, në përputhje me kushtetutën e Serbisë, të vazhdojë ta konsiderojë pjesë të territorit të saj. E theksoj përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit për Serbinë, sepse kam parasysh deklaratën e ish-Shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanieri, i cili, këtu e shumë vite më parë, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, pati deklaruar:

“… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).

Sigurisht që ajo bashkësi ndërkombëtare evropiane, me kryeqendër sot Brukselizmin, ka pas qenë tradicionalisht armike e betuar e kombit shqiptar, prandaj edhe trojet etnike na i copëtoi në mënyrën më kriminale në vitin 1878 dhe në vitin  1913, kurse në vitin 1915, me Traktatin e fshehtë të Londrës, dhe në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919, pati hartuar plane edhe më kriminale, për fshirjen e tij krejtësisht nga harta e Evropës. Dhe ato plane të egra shoviniste, kryesisht për paaftësinë skandaloze të shqiptarëve për vetorganizim mbarëkombëtar, do t’i kishte vënë në jetë me siguri, sikur të mos kishte qenë ndërhyrja vendimtare e Presidentit amerikan Uilson (Woodrow Wilson 1856-1824).

Brukselizmi dhe Vashingtoni mirë bëjnë që theksojnë se “reformat janë hap para drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane”. Por ama duhet pranuar haptazi se ky qëndrim i tyre është krejtësisht i pamoralshëm, është flagrant antishqiptar. Kjo për arsye se me lejimin e zhvillimit të referendumit të lartpërmendur, po kërkohej që, me përafrimin e Serbisë me Brukselizmin, të bëhej kurban sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe, tërthorazi, të hidhej një hap më tepër drejt krijimit të bashkësisë së komunave serbe, çka, siç është përmendur shpeshherë, s’është gjë tjetër, veçse krijimi i një mikroshteti serb brenda shtetit të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës bëri shumë mirë që mbrojti sovranitetin e vendit, duke e hedhur poshtë kërkesën e sipëcituar, për të mos lejuar që ai të bëhet “parcelë eksperimentale” e kujtdoqoftë.

Por shumë i habitshëm, madje tronditës, është qëndrimi i politikës amerikane ndaj Republikës së Kosovës, një politikë që ishte rreshtuar kryekëput përkrah Brukselizmit me thirrjen drejtuar Prishtinës zyrtare për lejimin e zhvillimit të atij referendumi.

Dihet që Republika e Kovës arriti të bëhej e pavarur dhe sovrane falë kontributit të jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara për çlirimin  e saj nga fashizmi serb. Por kohët ndryshuan. Me ardhjen në pushtet të Trampit (Trump) dhe të administratës së tij në vitin 2016, busulla e politikës amerikane, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, mori një kahje tjetër. Ajo u rreshtua përkrah Moskës dhe Beogradit, dy kështjellave tradicionalisht tejet armiqësore deri në ditët tona ndaj kombit shqiptar.

Kështu, i kapluar keq nga afshet e fushatës zgjedhore të vitit 2016 për postin e presidentit, Trampi qe shprehur publikisht se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin  e paskej administrata e Klintonëve. Domethënë Trampit nuk i patën bërë pështypje absolutisht masakrat, vrasjet dhe shkatërrimet barbare që bisha fashiste serbe kishte kryer në Kosovë në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që kaloi. Prandaj ai pati deklaruar:

“Pikërisht ata (Klintonët – E.Y.) organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me bombardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashtme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas:“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Marrë nga faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Këtë informacion e ka pasë transmetuar edhe Radiostacioni “Zëri i Amerikës”, në datën 13 tetor 2016.

Dhe me të vërtetë: Trampi, si mik i Putinit, e ndryshoi krejtësisht kursin e politikës amerikane në raport me kombin shqiptar në tërësi dhe me Republikën e Kosovës në veçanti.

Faktin që Trampi ishte pozicionuar përkrah politikës së rusoserbizmit në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, e dëshëmon edhe një tjetër informacion, në të cilin  shprehet hareja e Moskës për zgjedhjen e tij president. Në atë informacion thuhej:

“Deputetët e Dumës Shtetërore (parlamentit  E.Y.), gjatë mbledhjes plenare, lajmin për fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet për president në SHBA, e pritën me duartrokitje. Për këtë njofton “Interfaks”” (Citohet sipas: “Në Dumën Shtetërore duartrokitën për fitoren e Trampit”. Faqja e internetit “Novosti”. 09 nëntor 2016).

Por dale, se ka edhe më:

“Udhëheqësi i partisë liberal-demokrate ruse, Vladimir Zhirinovski, në Dumën Shtetërore shtroi një banket me rastin e fitores së Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjatë pushimit të seancës, në tryeza u mblodhën deputetë dhe gazetarë. Për qerasje u paguan 100 mijë rubla. Për gostitje u shtruan sallam, mish pule, sallatë, çokollata, shampanjë. Zhirinovski ngriti dolli për politikën e re të brendshme dhe të jashtme të SHBA dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë”. (Citohet sipas: “Zhirinovski shtroi banket në Dumën Shtetërore me rastin e fitores së Trampit në zgjedhje”. Faqja e internetit “RBK Group”. 09 nëntor 2016).

Tani shikojmë se edhe politika amerikane e Presidentit Bajden (Biden), për fat të keq, është e rreshtuar në krah të Serbisë. Me sa duket, Departamenti i Shtetit, i kryesuar nga Blinkeni, po ecën në shinat e Sorosit, çka dëshmohet si më poshtë:

“Për Blinken-Soros dhe lidhjet e tyre të vjetra mund t’i gjeni të pasqyruara më mirë në “World Tribune”, të datës 21 Qershor 2021, nën titullin “Lidhjet Familjare të Sekretarit të Shtetit Anthoni Blinken dhe George Sorosin”, ku në vazhdim thuhet:

“Blinken, më shumë se punën e Departamentit të Shtetit, po bën atë të Sorosit…”.

Po kështu, flitet edhe për lidhjet e ngushta familjare të Donald Blinkenit, ish-ambasador i Amerikës në Hungari, lidhje që reflektohen edhe në gazetën hungareze “Hungarian Spectrum”, e cila ka publikuar se në vitin 2015, arkivës së “Shoqërisë së Hapur” të Universitetit Qëndror Evropiann (një nga universitetet e Sorosit), iu dha emri “Vera dhe Donald Blinken” (pra, i prindërve të Anthoni Blinkenit), në vlerësim të kontributit financiar që ky çift i ka dhënë këtij universiteti. Ndërkohë, së shpejti do të publikohet libri i autorit të mirënjohur Matt Palumbo, me titullin “The man behind the curtain” (inside the secret network of the George Soros), pra: “Burri prapa perdes” (në brendësi të lidhjeve sekrete të George Sorosit)” (Citohet sipas: Dr. Zekri Palushi. “Foltoret një ringjallje shpresash për Kombin Shqiptar”. Gazeta “Nacional”. 16-23 tetor 2021).

Në këto kushte, normalisht, duhej që atdheu amë, Republika e Shqipërisë, të dilte publikisht në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës, duke e kundërshtuar haptas thirrjen e Brukselizmit dhe të Vashingtoni. Por, fatkeqësisht, Tirana zyrtare, me Ramën në krye, bëri të paditurin, zgjodhi variantin  e heshtjes tradhtare dhe para Brukselizmit dhe Vashingtonit u struk si miu në ferrë. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe, përderisa Rama, duke ndjekur shembullin e kryetradhtarit Enver Hoxha në marrëdhëniet me Beogradin gjatë viteve 1944-1948, në marrëveshje me kriminelin e Kosovës Aleksandër Vuçiç, me Ballkanin e Hapur ka për qëllim shndërrimin e Republikës së Shqipërisë në koloni ekonomike të Serbisë dhe as që i bëhet vonë fare për sovranitetin e Republikës së Kosovës. Madje vetë Rama, i rreshtuar përkrah Moskës dhe Beogradit, e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Republikës së Kosovës. Në këto kushte, duhen vlerësuar si të arta fjalët e shkrimtarit dhe të publicistit të njohur Kim Mehmeti, i cili, në një bisedë që zhvilloi pak ditë më parë me disa të rinj për Çështjen Kombëtare të Çamërisë, deklaroi se Rama ka më shumë kënaqësi kur takohet me Vuçiçin sesa kur takohet me Albin Kurtin.

Ky qëdrimi i heshtur, prej servili të neveritshëm i Ramës dhe i kastës së tij tradhtare, për të mos dalë në mbrojtje të hapur të sovranitetit të Republikës së Kosovës, dëshmon se Tirana zyrtare është zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar, ka rënë në bark para Beogradit, para Brukselizmit dhe para Blinkenit, si mik i ngushtë i Sorosit. Ky qëndrim servil i Ramës ndaj Vuçiçit është kopje e qëndrimit servil të kryetradhtarit Enver Hoxha ndaj Titos dhe ndaj Bashkimit Sovjetik, i cili, sipas trurit të tij të mykur ng tradhtia kombëtare, ishte uji, ajri dhe dielli për popullin shqiptar, siç pati deklaruar në fillim të viteve ’50.

Por servilizmi i Ramës ndaj Blinkenit të Departamentit të Shtetit, mbart në vetvete një komedi të lezetshme, sepse ky lloj servilizmi, i shpalosur me aq “afsh përvëlimtar ndaj Amerikës”, në thelb, nuk përmban në vetvete as edhe një shkëndijë të vetme të simpatisë dhe të respektit të vërtetë për Tokën e Premtuar. Sepse Rama dhe banda tradhtare rreth tij, si pasardhës të partisë kriminale të  punës dhe të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, në të vërtetë, në heshtje, janë antiamerikanë të thekur. Por “afshin e dashurisë për Amerikën” ua do puna ta shfaqin me një komedi të shpëlarë, për të vetmen arsye se Departamenti i Shtetit e shpalli “non grata” Prof.dr. Sali Berishën. Se në këndvështrimin e bandës në fjalë dhe të të gjithë bandës sorosiste në Shqipëri, armiku kryesor i tyre është Prof.dr. Sali Berisha. Sigurisht. Se Prof.dr. Sali Berisha dhe baza e partisë demokratike në përkrahje të tij, mund t’i hedhë në erë themelet e narkoshtetit kriminal që Rama po e mban në këmbë që prej shtatorit të vitit 2013. Prandaj Rama dhe eunuku i tij politik Basha, po bëjnë ç’është e mundur që, në ligjin për dekriminalizimin, të bëjnë një shtojcë, ku të thuhet se atyre që janë shpallur “non grata” nga një shtet tjetër, t’u hiqet e drejta për t’u zgjedhur deputet, duke theksuar se kjo shtojcë ka edhe fuqi prapavepruese.

Sigurisht, Rama mund ta bëjë këtë shtojcë në ligj, se dihet që ai e ka edhe mbështetjen e deputetëve të eunukut politik Basha, meqenëse të dy e kanë tmerr praninë e Prof.dr. Sali Berishës në Kuvend. Por në këtë mes lind një pyetje thjeshtë: agai i politikës Rama dhe eunuku  tij politik Basha a do të jenë në gjendje që Prof.dr. Sali Berishën, po ia hoqën mandatin e deputetit, ta detyrojnë të tërhiqet nga politika përfundimisht, të shkojë në shtëpi dhe të merret vetëm me lexime librash që ka në bibliotekën e tij të pasur? Po sikur të ndodhë e kundërta, sikur edhe pas heqjes së mandatit të deputetit, përkrahja, respekti dhe simpatia e bazës demokratike të vijnë duke u shtuar edhe më shumë për Prof.dr. Sali Berishën? Sepse, siç është bërë e ditur publikisht, ai gëzon përkrahjen e jo pak senatorëve dhe kongresistëve amerikanë që janë shprehur kundër shpalljes së tij “non grata” dhe Departamentit të Shtetit i kanë kërkuar fakte dhe prova.

Pra, urrejtja e egër e Ramës edhe e Bashës ndaj Prof.dr. Sali Berishës, është arsyeja e vërtetë e “miqësisë aq të madhe” të tyre, të bandës sorosiste rreth tyre dhe të të gjithë vulgut të servilizmit gazetaresk ndaj ambasadores Yuri Kim, e cila po e përkrah Lulzim Bashën me një zjarr të papërmbajtur. Por kjo ambasadore, të cilën Blinkeni me Sorosin e kanë vënë të kryejë misionin e një kukulle mjerane, nuk është në gjendje ta kuptojë se çfarë roli qesharak po luan në Shqipëri në sytë e shumicës së opinionit publik. Asaj i punon truri keq deri në atë shkallë, saqë s’është në gjendje të kthjellohet dhe t’i thërrasë mendjes se po bën një marrëzi, po përkrah Lulëzim Bashën, një njeri të tredhur dy herë politikisht: herën e parë e trodhi Rama politikisht natën e 17 majit të vitit 2017, herën e dytë e trodhi politikisht foltorja e Prof.dr. Sali Berishës dhe vulën përfundimtare ia vuri Kuvendi i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit. Pra, ambasadorja Yuri Kim nuk është në gjendje të arsyetojë dhe të vijë në përfundimin se Blinkeni dhe Sorosi e kanë vënë në rolin e një dordoleceje diplomatike, sepse ajo është duke përkrahur një eunuk politik të dyfishtë, si Lulzim Basha. Asaj dikur do t’i përfundojë mandati dhe shqiptarët kanë për të sajuar për të lloj-lloj anekdotash zbavitëse. Madje që tani shqiptarët i kanë vënë nofkat teze Kimetja dhe teto Kimetja.

Po të kishte sadopak respekt për vetveten, Yuri Kim duhej të jepte dorheqjen, duke ndjekur shembullin e ambasadorit aq dinjitoz amerikan në  Bjellorusi në vitet 1992-1994, David Shvarc (David Heywood Swartz1942). Ky ambasador me aq dinjitet të lartë, burrëror, për të cilin e vërteta, autoriteti i politikës së jashtme amerikane ishin shenjtëri mbi të gjitha shenjtëritë në shërbimin diplomatik, dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj qeverisjes diktatoriale të presidentit Lukashenko, ndaj të cilit Vashingtoni mbante një qëndrim të heshtur.

Një rast tjetër i mercenarizmit dhe i servilizmit të kastës tradhtare në udhëheqjen e politikës shqiptare me Ramën në krye, u vu re edhe në ditën e parë të këtij viti, kur ministria e jashtme, më 01 janar 2022, botoi një komunikatë, në të cilën theksohej se vendi ynë do të fillonte zyrtarisht mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në atë komunikatë deklarohej në mënyrë idiote se mandatin Shqipëria do ta përdorte, demek, për avancimin e “çëshjes së Kosovës”. Kjo deklaratë është një idiotësi me brirë, se “çështja e Kosovës” është zgjidhur që më 17 shkurt të viktit 2008. Por Rama, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe argat i verbër i Vuçiçit, kërkon të jetë në një gjatësi vale me shovinizmin serbomadh dhe rusomadh, dy armiq të egër tradicionalë të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nënkuptohet që në krah të Ramës, në heshtjen e tij ndaj thirrjes së Brukselizmit dhe të Vashingtonit, drejtuar Prishtinës, si edhe për komunikatën e ministrisë së jashtme që vinte në pikëpyetje sovranitetin e Republikës së Kosovës, qe radhitur edhe Lulzim Basha, që ende po e mban veten për “kryetar” të opozitës, i cili, me përkrahjen e gjithanshme që po i jep ambasadorja Yuri Kim, është trimëruar tej mase, çka e dëshmoi më së miri më 08 janar në selinë e Partisë Demokratike që e kishte shndërruar në bunker. Por Basha harron që këto muajt e fundit e dëshmoi shkoqur fare para opinionit të shëndoshë mbarëshqiptar se s’është gjë tjetër, veçse një brashnjë e neveritshme politike që kundërmon vetëm erë pabesi, erë tradhti.

Së fundi, dëshiroj të theksoj se në marrrëdhëniet me një shtet tjetër, qoftë ai edhe supershtet, si Kina, India, Shtetet e Bashkuara apo Rusia, pavarësisht se mund të jesh një shtet i vogël, pa kurrfarë ndikimi në politikën botërore, nuk do të thotë absolutisht se duhet të jesh i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar. Dihet shumë mirë, për disa arsye të njohura tashmë, që Shqipëria Londineze dhe përgjithësisht mbarë kombi shqiptar, kanë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqejnë një simpati dhe respekt të veçantë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kasta politike e Ramës në pushtet, këtë simpati dhe respekt e ka degjeneruar deri në nivelet e një servilizmi të gërditshëm, me nota të theksuara vetëposhtërimi kombëtar. Madje puna pati arritur deri në atë derexhe, saqë ambasadorja Yuri Kim shkoi në selinë e Partisë Demokratike dhe kërkoi haptas se po nuk u përjashtua Berisha nga grupi parlamentar, kërcënoi me fjalët “keni për të ngrënë bar”. Mendoj se ky ka qenë skandali më i rëndë dhe më poshtërues diplomatik që një ambasadore e huaj ka mbajtur në qëndrimin ndaj mbarë kombit shqiptar, si kombi më dashamirës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Normalisht, po të kishim në pushtet një klasë politike me dinjitet të lartë kombëtar, ambasadorja Yuri Kim do të merej me punët e veta brenda ambasadës dhe nuk do të sillej në Tiranë jo vetëm si guvernatore faktike, por edhe si një anëtare e asamblesë së partisë neokomuniste të Ramës. Kërcënimi i ambasadores Yuri Kim ishte një shpërdorim shumë i rëndë që ajo i bënte kodit të etikës diplomatike dhe sidomos simpatisë dhe respektit të popullit shqiptar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, po e përsëris, po të kishim një klasë politike qeverisëse me vetëdije kombëtare shembullore, pas atij kërcënimi poshtërues që ajo ambasadore i lejoi vetes ta bënte ditën në drekë para selisë së Partisë Demokratike, ajo e meritonte plotësisht të shpallej e padëshirueshme dhe të kërkohej largimi i saj nga vendi ynë. Yuri Kim kërcënoi Partinë Demokratike në opozitë. Por opozita është pjesë e pandarë e popullit shqiptar. Ajo është kundërshtare politike e Ramës, por nuk është armike e Ramës. Heshja e Tiranës zyrtare para kërcënimit të ambasadores Yuri Kim, vërteton pa mëdyshjen më të vogël se Rama ka shkelur rëndë traditën e kodit moral të  shqiptarëve, në të cilin thuhet “mikun nderoje, por mos e bëj zot shtëpie”. Pra, Rama, duke qenë vetë i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar, me heshtjen e tij, ka cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Kur qeverisja e një vendi të vogë nuk respekton dinjitetin kombëtar, ajo bëhet objekt nëpërkëmbjeje nga ana e shteteve të tjerë dhe sidomos e supershteteve.

Në nderim të lexuesve, po përmend dy raste kuptimplotë që lidhen pikërisht me nëpërkëmbjen e dinjitetit të Republikës së Shqipërisë nga ana e ambasadës amerikane. Të dy rastet kanë ndodhur në kohën e qeverisjes së partisë neokomuniste me mbulojë socialiste. Rasti i parë ka ndodhur këtu e 20 vjet të shkuar dhe lidhet me ish-ambasadorin amerikan Limprecht. Në  një informacion nga një faqe interneti, thuhet:

“Limprecht mbahet mend për atë se vdiq në 2002, në Shqipëri, gjatë një feste në Lurë… Qeveria amerikane nuk i pagoi as shpenzimet e funeralit të ambasadorit të saj. Ishte Qeveria e Shqipërisë, e kryesuar në atë kohë nga Pandeli Majko, që pagoi shpenzimet e arkivolit të Limprechtit dhe të transportit të tij në SHBA” (Citohet sipas: Kastriot Myftaraj. “Cila është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA”. Faqja e internetit “Thasari”. 23 shkurt 2015).

Lexuesi ka të drejtë të dyshojë vetvetiu se Pandeli Majko, si një kryeministër i formatit të servilit shembullor, pa kurrfarë shtylle kurrizore, me siguri që  i ka kërkuar vetë ambasadës amerikane që shpenzimet e arkivolit dhe të transportit të kufomës t’i përballonte qeveria shqiptare. Megjithatë, ambasada amerikane nuk duhej ta lejonte një gjë të tillë. Me sa duket, i ka pasë ardhur shumë për zemër servilizmi i shpifur i Pandeli Majkos. Por kur një shteti të madh i vjen në osh servilizmi i kryepolitikanëve të një shteti të vogël, kjo do të thotë se ai ka nëpërkëmbur dinjitetin e gjithë popullit të këtij të fundit.

Rasti i dytë lidhet me vizitën e Eskobarit në Tiranë në dhjetorin që kaloi. Gjatë asaj vizite u vu re një shkelje e çuditshme e protokollit diplomatik. Në informacionin që u dha për atë vizitë, thuhet:

“Si fillim ishte renditja që iu bë Bashës në axhendë, kur iu la i pari një takim me Eskobarin. Zakonisht, gjatë vizitave të tilla, zyrtarët e lartë planifikojnë takimet me krerët e institucioneve dhe në fund kalojnë nga selitë e partive të opozitës. Këtë radhë ndodhi e kundërta” (Citohet sipas:“Vizita e Eskobarit. Pse Bashës nuk i mjaftojnë përkëdheljet e amerikanëve në prag të 11 dhjetorit”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 09 dhjetor 2021).

Por Eskobari nuk u mjaftua vetëm me shkeljen e protokollit diplomatik të vizitës së tij. Prandaj në informacionin e lartpërmendur theksohet:

“Eskobari artikuloi publikisht ftesën për ta pritur Lulzim Bashën në Vashington. Një tjetër shkelje syri për kreun e Partisë Demokratike, tregues i zemërgjerësisë me të cilën ambasada në Tiranë kishte vendosur ta trajtonte atë sot” (Po aty).

Pra, Blinkeni i Departamentit të Shtetit, përmes Eskobarit, opinionit publik shqiptar i la të kuptojë se Vashingtoni  përkrah Bashën fuqimisht, çka do të thotë se ai përkrah Ramën po aq fuqimisht, sepse Basha, siç u theksua më lart, është faktikisht eunuku politik i Ramës, i mikut të Sorosit. Ajo ftesë e Eskobarit ishte një sfidë e hapur për bazën e gjerë të Partisë Demokratike, e cila, gjatë zhvillimit të foltoreve, e demaskoi me fakte Bashën si tradhtar dhe si argat të bindur të Ramës.Vetvetiu del përfundimi se Departamenti i Shtetit na qenka çifligu i Sorosit. Nuk do ta besoja kurrë një gjë të tillë, por kjo qenka një e vërtetë e kulluar, çka dëshmohet fare shkoqur nga një burim amerikan

Në njërin nga mjetet e informimit masiv amerikan – “Creative Destrucion Media, CD, thuhet:

“CD media ka kronizuar vazhdimisht korrupsionin e Departamentit të Shtetit të SHBA në të gjithë Evropën Lindore. Shqipëria është një nga rastet më të këqija të ndërhyrjes në politikën lokale, për të cilën ishte i famshëm ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu” (Citohet sipas:  “Media amerikane: Yuri Kim po zbaton axhendën e Sorosit, mbështet Bashën dhe Ramën, lufton Berishën”. Faqja e internetit “Syri”. 10 dhjetor 2021).
Madje ndodhi edhe diçka tjetër, jo më pak e çuditshme. Ambasadorja Yuri Kim e ngriti shumë lart stekën e vetëveprimit dhe në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në internet, mashtroi, deklaroi të kundërtën, sikur Eskobari gjoja i pati filluar takimet me krerët e institucioneve dhe në fund me kryetarin e opozitës. Pra, ajo i dërgoi Departamentit të Shtetit një informacion të rremë. Për t’u njohur më me hollësi me rolin e dyfishtë të vizitës së Eskobarit në Tiranë, edhe si i dërguari i Departamentit të Shtetit, edhe si i dërguari i Sorosit, si edhe me mashtrimin e ambasadores Yuri Kim, lexuesit e nderuar le të  ndjekin në youtube emisionin e analistit dhe të publicistit të njohur Kastriot Myftaraj, të titulluar: “Ju flet Moska – Sekreti i vizitës së z. Eskobar, i zbuluar pa dashje nga ambasada amerikane”. Kanali tv “Ora”. 10 dhjetor 2021.
Tani nuk e dimë se cila është e vërteta. Po të kemi parasysh atë çka ambasadorja Yuri Kim ka pasqyruar në njoftimin zyrtar të ambasadës në faqen e internetit, duhet të mendojmë se Blinkeni e pati dërguar Eskobarin për ta kryer vizitën në Tiranë në përputhje me protokollin diplomatik. Por kur dihet që ambasadorja dhe Eskobari nuk e zbatuan protokollin diplomatik për shkak të simpatisë së madhe që ushqejnë për Bashën, atëherë vetvetiu del përfundimi se në Departamentin e Shtetit s’e marrka vesh qeni të Zotin, se atje qenka më i rëndë bishti se sqepari.Në mbyllje e quaj të arsyeshme të nënvizoj se në marrëdhëniet ndërkombëtare, faktikisht, nuk ekziston kurrfarë miqësie midis shteteve. Miqësia “e flaktë” që kryeservili Enver Hoxha reklamonte me Jugosllavinë titiste, me Bashkimin Sovjetik apo me Kinën Popullore, ishte një shfaqje e theksuar vetëpërulësie dhe servilizmi të krupshëm, që ia ulte keq dinjitetin vendit tonë. Sepse marrëdhëniet mes shteteve të ndryshme, në mbarë botën, kanë në themel jo miqësinë, por interesat e ndërsjellë.  Në qoftë se ndonjëherë në Tiranë do të vijë në pushtet një klasë politike me autoritet kombëtar, ajo duhet të ketë parasysh se edhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përparësi kanë vetëm interesat, kurrfarë miqësish. Prandaj ajo klasë, po erdhi në pushtet, le të mbajë shënim fjalët e veteranit të politikës së jashtme amerikane Henri Kisinger (Henry Alfred Kissinger1923), i cili ka deklaruar:

“Amerika nuk ka as miq as armiq të përhershëm! Amerika ka vetëm interesa të përhershme!”.

Kaliforni, 24 janar 2022

————————-

Reagim

Drini

Rita 24 Janar 2022. Në 9:06 pm

Një analizë e mrekullueshme! Faktet që përshkruan profesori i nderuar z. E.Ymeri, janë të vërteta, të ditura dhe me këtë situatë jo të favorshme për rajonin tonë. mbetet që qeveritë, partitë e dy shteteve Kosovë e Shqipëri të jenë më të bashkuara se kurrë. Ata që s’duan mirëkuptimin janë trathtarë të interesave te atdheut. Dhe shumë qartë tregon më sipër se kush jane trathtarët. Analiza e tij është e kompletume e s’ke çfarë të shtosh, perveç një falënderimi për autorin e mësipërm!

 

Eshref Ymeri

E nderuara dhe e respektuara Zonja Rita,

Ju falënderoj nga zemra dhe ju shpreh mirënjohjen time të thellë për komentin Tuaj. Më gëzon shpirti dhe më qesh zemra që në personalitetin tuaj shikoj një intelektuale të formatit nacionalist, me dinjitet të lartë kombëtar. Pikërisht intelektualë të tillë i duhen sot jo vetëm Republikës së Dardanisë dhe atdheut amë, Republikës së Shqipërisë, por edhe mbarë kombit shqiptar. Kjo për arsye se ne jemi i vetmi komb  në rruzullin tokësor që vazhdojmë ta kemi të pazgjidhur Çështjen Kombëtare Shqiptare – ribashkimin  e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur. Është fatkeqësi e rëndë kombëtare që nga gjiri i kombit tonë, si më i lashti në mbarë kontinentin, kanë dalë dhe vazhdojnë të dalin në skenë jo pak tradhtarë.

Ju uroj shëndet dhe të gjitha mbarësitë.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 25 janar 2022

 

Sinan Kastrati 25 Janar 2022. Në 11:42 am

Sa kënaqësi është kur lexon shkrime të mira, me autorë të mirë e komentues te mirë!

Ju përshëndes, autorin e shkrimit dhe komentuesen Ritë!

Sinani, Suedi

 

Rita 25 Janar 2022. Në 2:45 pm

Është kënaqësia ime komenti juaj i mësipërm, i nderuar z. E. Ymeri. I saktë në përcaktim, si i “formatit nacionalist”. Po, jam tepër krenare që pata një baba që luftoi kundër gjermanëve e partizanëve bolshevikë (1944), një ushtar 20-vjeçar i Ballit Kombëtar. Por këtë krenari mundohen ta zbehin ata nostalgjikë të diktaturës që kanë paturpësinë të mohojnë faktet e te mos kenë guximin e burrërine të kërkojnë ndjesë për viktimat e atij pushteti, kur prindërit e tyre ishin ekzekutuesit. Anashkalimi i fjalës “Ndjesë” për tri dekata ka sjellë këtë situatë komike, tragjike, kaotike. Gjermania dhe sot kërkon falje për viktimat e shkaktuara nga Hitleri. Kurse te ne punohet nën rrogoz per rehabilitimin e “Hitlerit shqiptar” , vëllait të M. Popoviçit, studentit në Francë me “Diplome “, gjirokastrit djall.

 

Eshrefi

       Moj e nderuara Zonja Rita, moj e bekuara e Hyjnisë!

Më shumëfishohet respekti për Ju, si një Zonjë me prejardhje nga shtresa e të përndjekurve politikë, si përfaqësuesit më fisnikë të popullit shqiptar. Nënkuptohet që nuk mund të pritet ndjesë nga pasardhësit e diktaturës komuniste, ndër më kriminalet në rruzullin tokësor që vendosi në vendin  tonë njeriu me emrin “askushi”, siç e pati etiketuar publikisht Mustafa Kaçaçi  kryebastardin Enver Hoxha në Konferencën e Labinotit të vitit 1943. Por dihet shumë mirë se kur askushi merr pushtetin, atëherë ai, si qenie e torturuar nga kompleksi i inferioritetit, shndërrohet në kryediktator, në kryekriminel, në kryetradhtar, në kryeservil dhe në kryeargat i atyre që e sollën në pushtet, siç u shndërrua njeriu pa kulturë universitare Enver Hoxha në kryeshërbëtor i Miladin Popoviçit, i Dushan Mugoshës dhe i mbarë serbosllavizmit. Pra, pasardhësit e asaj monstre nuk mund t’u kërkojnë ndjesë të përndjekurve politikë, se në dhjetor të vitit 1990, demokracia nuk buroi nga poshtë, nga baza, nga populli. Përkundrazi, ajo u injektua nga lart, nga krimineli Ramiz Alia, i cili, në dy fjalime që pati mbajtur në nëntor 1989 dhe në dhjetor 1990, pati deklaruar:

“Le të krijojnë parti sa të duan, programet do t’jua bëjmë ne… E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e shkëlqyer”.

Prandaj, në disa analiza të mia në internet, të ashtuquajturën “demokracia dhjetoriste”, unë e kam pasë etiketuar “demoshëmtia dhjetoriste”.

Uroj nga zemra të keni jetë dhe shëndet dhe \Ju falënderoj me gjithë shpirt Juve dhe zotërinë e respektuar Sinan Kastrati për përshëndetjet që më përcolli në këtë Portal të nderuar të gazetarit të shquar Bajram Kabashi.

       Eshref Ymeri

Kaliforni, 25 janar 2022

blank

Për një unifikim të emërtimeve të institucioneve, enteve, profesioneve etj. – Nga Bledi Filipi                        

               

Jemi një komb dhe kemi një gjuhë që na bashkon dhe na bën një sado që na copëtuan padrejtësisht në gjashtë pjesë.

Por kur themi që jemi një komb dhe kemi një gjuhë duhet të shkojmë edhe drejt unifikimit të shumë emërtimeve të institucioneve, entesh a profesionesh etj.

Le të ndalemi te disa:

Në Shqipëri kemi emërtimin bashki, në Kosovë Komunë;

BASHKI-A organi kryesor shtetëror i administratës  vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; pjesë e administrimit shtetëror vendor.( FGjSh, 2006,2020)

KOMUN/Ë,-A njësi administrative vendore , që përfshin një fshat të madh ose disa fshatra; organi  drejtues i kësaj njësie dhe zyra e ndërtesa. (FGjSh, 2006,2020)

Ky emërtim duhet parë edhe në Fjalorin e Madh, pasi ky term në Shqipëri me ndarjet e reja administrative nuk ekziston.

Në Shqipëri  kemi  DHOMA E TREGTISË, në Kosovë ODA E TREGTISË; gjendet te FGjSh 2006,2020 fjala odë, por në normë është dhomë.

Në Shqipëri kemi zëvendësrektor, zëvendësdekan  , në Kosovë PROREKTOR, PRODEKAN;  përdorur zëvendës.

Në Shqipëri kemi SHKOLLA 9-VJEÇARE, në Kosovë SHKOLLA FILLORE , këtu duhet saktësuar pasi në Shqipëri kemi arsimin 9-vjeçar që përfshin arsimin fillor klasa 1-5 dhe të mesëm të ulët klasa 6-9.

Në Shqipëri ne themi regjistër klase aty mësuesi hedh temat ditore, prezencën e nxënësit, notat , gjeneralitetet etj. Ndërsa në Kosovë i thonë  ditari, ditar në Shqipëri nënkupton planin ditor të përgatitur nga mësuesi për zhvillimin e lëndës.

REGJIST-ËR,-RI fletore e madhe ku shënohen emra , shifra, fakte etj., që të ruhen e të përdoren për qëllime të ndryshme; regjistri i klasës; regjistri i magazinës, regjistri themeltar i shtetasve etj. (FGjSh 2006)

DITAR,I /Ë (T) shënime të përditshme të kohëpaskohëshme për ngjarje ose vëzhgime të ditës; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku mbahen këto  shënime: ditari i anijes, ditari i shkollës (i mësuesit ) etj..

 

 

 

 

Ngatërrim të madh sjell edhe titulli profesor. Në Kosovë, profesor është emërtimi i profesionit të mësuesisë kurse në Shqipëri, profesor është titull akademik.

Kjo ndoshta ka ardhur për arsyen se  kështu është e sqaruar në fjalorët e 1954,1980,1984,2002,20006 , 2020 pra fjalorët e saktësojnë në një farë mënyre se kush është profesor, por sërish mbajnë nuk kanë arritur të bëjnë shkëputjen e duhur.

Deri vonë , madje edhe tani edhe në shkollat tona është trashëguar forma e të thirrurit në shkolla me profesor, por kjo për arsimin parauniversitar është një  fjalë që i përket një të shkuare të largët kur nuk ishin formësuar ende institucionet.

Në Fjalorët  që përmendëm më sipër gjejmë këto shpjegime:

PROFESOR,-I m.sh. –Ë (T)

:1.profesor  është titull që i jepet punonjësve të institucioneve të larta arsimore e kërkimore shkencore, punonjësve  të prodhimit e të institucioneve të ndryshme, që kanë përvojë të pasur dhe kryejnë ose drejtojnë  në një nivel të lartë punën mësimore shkencore, që udhëheqin kualifikimin shkencor të punonjësve të tjerë  dhe kanë botuar vepra shkencore origjinale me cilësi të lartë; ai që mban këtë titull.

  1. Mësues në një shkollë të lartë a të mesme; mësues .

fem. PROFESORESH/Ë,-A (T)

 

Universitetet në Shqipëri e saktësojnë, japin titullin mësues për shkollat 9-vjeçare a të mesme dhe në shkresat e emërimeve në punë zbatohet ky emërtim  (veçse në leksikun e përditshëm në shkolla nga nxënësit thërriten profesor a profesore) ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta.

Po ç’thotë legjistlacioni shqiptar për dhënien e titullit profesor?

Po të mbështetemi në LIGJIN Nr.9741, datë 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I NDRYSHUAR ME LIGJET Nr. 9832, datë 12.11.2007, Nr. 10 307, datë 22.7.2010 dhe Nr. 10 493, datë 15.12.2011 , vërejmë si më poshtë vijon:

Titulli profesor, në Shqipëri është titull akademik. Nuk mund të jesh profesor pa mbrojtur gradën shkencore  doktor i shkencave , pa fituar titullin profesor i asociuar, (jo më pak se pesë vjet që se je bërë doktor i shkencave) dhe pesë vjet  pasi je bërë profesor i asociuar , atëherë ke të drejtën të fitosh titullin profesor.

Që të jesh profesor në Shqipëri, duhet të kesh botuar një apo më shumë monografi shkencore, të kesh botuar mbi pesëmbëdhjetë artikuj, nga këta tetë jashtë vendit me ISBN,  dhe faktor impakti, të  kesh dhënë mësim tetë vjet pa ndërprerje në  universitet dhe të jesh titullar lënde (të kesh bërë vet ligjëratat dhe seancat e seminareve apo ushtrimeve), të kesh dhënë dy vjet mësim në universitete jashtë vendit , të zotërosh të paktën dy gjuhë të huaja, dhe të kesh drejtuar më shumë se dy projekte shkencore.

Si përfundim, profesor është titull që fitohet me punë dhe kërkime shkencore pasi ke mbrojtur gradën doktor, ndaj puna duhet të nisë nga Fjalori i Madh që të saktësohet qartë kush është profesor dhe kush është mësues.

Fjala profesor nuk duhet të përdoret në arsimin parauniversitar, pasi kjo u takon atyre që e kanë fituar këtë titull.

 

Si përfundim dua të theksoj se gjuha është pika e bashkimit në një, ndaj  detyrë parësore u del hartuesve të fjalorit që të saktësojnë këto fjalë, e më pas është detyrë e organeve të shtetit të Kosovës që të bëjnë unifikimin e të emërtimeve të institucioneve, enteve, profesionesh etj.

blank

Mediat vendase: 3 mijë shqiptarë në Ekuador – Mafia e tyre u vendos këtu që nga viti 2014

Mediat e Ekuadorit po raportojnë se vendi i tyre po kalon një valë dhune të pazakontë.

“Për të kuptuar dhunën që po kalon Ekuadori, duhet të marrim në konsideratë një element kryesor në betejën për trafikun e drogës: mafian shqiptare,” shkruan Que Noticias.

Sipas portalit, autoritetet thonë se kjo mafie ka mbërritur në Ekuador duke nisur nga viti 2014.

Vrasja e Ergys Dashit në një restorant në Guajakil, një person pa precedentë kriminalë në Ekuador, ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si operon mafia shqiptare nga Ekuadori.

Së pari, shqiptarët e zgjedhin këtë qytet pasi është porti kryesor i Ekuadorit. Prej këtu, droga niset drejt Shqipërisë e më pas shpërndahet në Europë.

Portali shkruan se shqiptarët mund të futen me lehtësi në Ekuador pasi nuk kanë nevojë për vizë. Jo vetëm kaq, por shumica e tyre futen me identitet të rremë.

Në Ekuador janë aktualisht 3 mijë shqiptare, shkruan portali duke iu referuar gazetares shqiptare, Klodiana Lala. “Nëse një ngarkesë nuk shkon në destinacion, atëherë kemi vrasje,” thotë ajo.

Mafia shqiptare e ka të lehtë edhe komunikimin pasi shumica e tyre dinë italisht dhe e kanë të lehtë të mësojnë spanjisht.

Ndërkohë autoritetet thonë se mafia shqiptare është shumë e dhunshme dhe bazohet te lidhjet klanore dhe fisnore.

Autoritetet thanë për portalin se po përpiqen që të luftojnë këtë mafie, që mbetet arsyeja themelore se përse rrugët e Ekuadorit janë mbushur me gjak. syri.net

blank

VIDEO e tritolit te Duka- I dyshuari: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Policia e Durrësit po zhvillon hetime intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes në banesën e Armand Dukës, teksa ka arrestuar rreth 24 orë pas vendosjes së tritolit autorin e dyshuar Arlen Hasanaj ndaj të cilit ka ngritur dy akuza.

Por 34-vjeçari nuk e ka pranuar krimin. Burimet bënë të ditur se ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Mësohet ndërkaq se Hasanaj nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga policia. Arrestimi ka ardhur pasi u vërtetua nga lëvizjet që bëri nëpërmjet kamerave të sigurisë. 34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës, nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat.

Në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e Arlen Hasanajt thuhet se ai vepron në fushën e: Market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore. syri.net


blank
blank
Send this to a friend