Analisti Evarist Beqiri u shpreh i bindur se largimi i kryeministrit Edi Rama është i afërt dhe se “kapitullimi i tij është i firmosur” teksa po komentonte protestat e studentëve, të cilët kanë dalë në shesh kundër tij.
“Nga frika dhe paniku më shumë gabime ka bërë. Fiton kohë. Kapitullimi i tij është i firmosur, shtyn vetëm ditët.”, deklaroi analisti.
Në një intervistë për News24, ai theksoi se nuk mund të dialogohet me një njeri që po ushtron çdo ditë e më shumë dhunë ndaj të rinjve që protestojnë.
“I ka thyer urat e dialogut. Me ato që bëri mbrëmë është thyerje përfundimtare e dialogut. Kush mund të ketë gjykimin e shëndoshë dhe të dialogojë me një njeri që dhunon fëmijët e këtij vendi. Ça ishte ai djali që rrezikon syrin. Ça ishte ai që desh i këputën shtyllën kurrizore dhe kafkën, apo ai që i thyen këmbën.
Na thoshte se këta janë të futur e të infiltruar. Ça mund të themi ne për qeverinë e tij dhe që gjysmat e tyre janë në burg. Me këtë logjikë, themi që operon si kartel kriminal. Duhet të mbajë përgjegjësi ai dhe institucionet e tij që ka lejuar që të ndodhë kjo gjë në Shqipëri. Policia, SHISH. Ku i ka? Nxjerr alibi. Fakte dhe prova nuk ka.”, theksoi analisti.