VOAL

VOAL

Gjithçka që duhet të dini rreth metaversit

October 31, 2021
blank

Komentet

blank

E pabesueshme- Ja si dukej Antarktida miliona vite më parë

Tingëllon si e pabesueshme, por rezulton e vërtetë. Shkencëtarët e Alfred-Wegener-Institut në Gjermani, kanë nxjerrë në pah sesi do dukej Antartiku perëndimor 90 milion vite më parë – atëherë ku nuk ishte i ngrirë, njofton Express.

Pas disa viteve hulumtime, shkencëtarët thonë se përveç botës së pasur bimore dhe shtazore në Antartik (shih foton) në atë kohë ka qenë për dy grade më ngrohtë sesa në Gjermani 2019 – rreth 12 gradë celsius. Gjithashtu ka pasur reshje të shumta të shiut. Pra në kohën e verës, kur nuk perëndon dielli, pa problem në Antartik mund të kishe jetuar 4 muaj.

Pse më pas erdhi deri te ftohja e klimës, shkencëtarët nuk kanë një ide të qartë. Me siguri të plotë, ata mund të thonë vetëm se përqendrimi i dioksidkarbonit në atmosferë ka qenë shumë herë më i lartë sesa është paramenduar./Express

blank

Misioni “Psyche” nga NASA do të studiojë një asteroid të rrallë

VOA/Verónica Villafañe

Pas vitesh përgatitjeje dhe testimi, një anije e re hapësinore e NASA-s është pothuajse gati për misionin e saj në një asteroid, me orbitë midis Marsit dhe Jupiterit. Shkencëtarët shpresojnë se misioni do të zbulojë të dhëna mbi origjinën e Tokës. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Verónica Villafañe, ishte në Pasadena të Kalifornisë, në laboratorin ku NASA po ndërton anijen hapësinore.

Në këtë laborator të NASA-s, inxhinierët janë në fazat e fundit të montimit të anijes hapësinore Psyche.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo do të jetë anija e parë hapësinore, që do të rrotullohet rreth një asteroidi, ndërsa shkencëtarët shpresojnë të zbulojë të dhëna mbi origjinën e Tokës.

Asteroidi i quajtur Psyche, ndodhet midis Marsit dhe Jupiterit, rreth 2.4 miliardë kilometra larg Tokës. NASA është përgjegjëse për menaxhimin e përgjithshëm të misionit, të udhëhequr nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Zëri i Amerikës bisedoi me Lundy Elkins-Tanton, e cila drejton kërkimet e misionit hapësinor.

“Është moment shumë emocionues. Pas meje ndodhet anija hapësinore që është plotësisht funksionale dhe është gati për t’u integruar në një raketë dhe për t’u lëshuar në hapësirë. Janë dashur 11 vite punë për të arritur deri këtu.”

Anija i është nënshtruar testimeve rigoroze. Misioni i saj është të hartojë dhe të studiojë moshën dhe karakteristikat e asteroidit.

Ekspertët thonë se asteroidi Psyche duket të jetë bërthama e ekspozuar me përbërje nikeli dhe hekuri, e një planeti të hershëm, një bllok kyç përbërës i sistemit diellor.

“Ka një teori se kjo është bërthama e një planeti. Si rezultat i përplasjeve me trupa të tjerë, shtresa rrethuese është shkëputur duke e lënë bërthamën të ekspozuar. Ne po eksplorojmë atë. Studimi i asteroidit do të na mundësojë të kuptojmë më mirë se si u formua, dhe cila është origjina e tij. Kjo do të na lejojë gjithashtu të kuptojmë origjinën e Tokës dhe të sistemit diellor”, thotë për Zërin e Amerikës inxhinierja María de Soria.

Shkencëtarët besojnë se bërthama e Tokës është e ngjashme. Por meqenëse bërthama e Tokës nuk mund të shihet, ose matet drejtpërdrejt, misioni Psyche mund të ofrojë njohuri të rëndësishme për formimin e sistemit tonë diellor dhe planeteve të tjera shkëmbore si Mërkuri, Afërdita dhe Marsi.

“Gjithmonë shtrojmë pyetjen se çfarë e bën të banueshëm një planet? Pse është e mundur jeta në të? Asteroidët ofrojnë përbërësit e asaj që sot është planeti Tokë. Mendojmë se në asteroidin Psyche do të gjejmë pjesë përbërëse që njerëzimi nuk i ka parë kurrë. Duam të gjejmë një tjetër përbërës të krijimit të një planeti shkëmbor në të cilin ka jetë”, thotë për Zërin e Amerikës Lindy Elkins-Tanton.

Anija hapësinore do të lëshohet në muajin gusht nga Cape Canaveral në Florida. Do të fluturojë përtej Marsit për të arritur asteroidin Psyche. Udhëtimi pritet të zgjasë rreth tre vjet e gjysmë. Pasi të arrijë, anija do të rrotullohet rreth asteroidit në një hark kohor prej 21 muajsh.

Misioni Psyche do të testojë gjithashtu teknologjinë e re të komunikimit me rreze lazer, që do të mundësojë transmetimin më të shpejtë të një sasie më të madhe të dhënash mes një sonde hapësinore dhe Tokës.

blank

Mbillen bimët e para në dheun e Hënës

Shkencëtarët ia kanë dalë që për herë të parë rritin bimë në një tokë hënore. Ky është konsideruar si një hap i rëndësishëm për të bërë të mundur qëndrimin afatgjatë në Hënë.

Studiuesit përdorën mostra pluhuri të mbledhura gjatë misioneve Apollo 1969-1972 për të rritur bimë. Për habinë e tyre, farat mbinë pas dy ditësh.

“Nuk mund t’ju them se sa të habitur ishim” – tha Anna-Lisa Paul, një profesoreshë e Universitetit të Floridës, e cila ishte bashkëautore e studimit.

“Çdo bimë dukej e njëjtë me ato që rriten në tokë të zakonshme deri rreth ditës së gjashtë” – tha ajo.

Pas kësaj, u shfaqën dallime. Bimët e rritura në tokën e Hënës filluan të shfaqin stres, u zhvilluan më ngadalë dhe përfunduan të rrëgjuara.

Por ata që janë përfshirë në zbulim janë të entuziazmuar.

“Ky hulumtim është domethënës për qëllimet afatgjata të eksplorimit njerëzor të NASA-s, pasi ne do të duhet të përdorim burimet e gjetura në Hënë dhe Mars për të zhvilluar burime ushqimore për astronautët e ardhshëm që jetojnë dhe veprojnë në hapësirën” – tha shefi i NASA-s, Bill Nelson.

Një sfidë për studiuesit është se thjesht nuk ka shumë tokë hënore për të eksperimentuar. Gjatë një periudhe 3-vjeçare nga viti 1969, astronautët e NASA-s sollën 382 kg shkëmbinj hënorë, mostra bërthamore, guralecë, rërë dhe pluhur nga sipërfaqja hënore.

Ekipi i Universitetit të Floridës iu dha vetëm 1 g tokë për eksperimentin të cilat janë mbajtur të mbyllura për dekada të tëra. NASA planifikon të zbarkojë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga viti 1972 në një mision të planifikuar për vitin 2025. Lapsi

blank

Imazhi i parë i vrimës së zezë në galaktikën tonë

RFE/RL

Bota mundi të shihte për herë të parë imazhin e një vrime të zezë gjigante në qendër të galaktikës sonë që njihet edhe si “Rruga e Qumështit”, me astronomët që e etiketuan si një “gjigant të butë” me një dietë gati ekstreme.

Astronomët besojnë se të gjitha galaktikat, përfshirë tonën, kanë këto vrima të zeza në qendër të tyre, ku drita dhe materia nuk mund të shpëtojnë, çka e bën shumë të vështirë fotografimin e tyre.

Drita thyhet në mënyrë kaotike dhe përdridhet nga graviteti, ndërsa tretet në humnerë së bashku me gazin dhe pluhurin e mbinxehur.

Imazhi me ngjyra i publikuar të enjten vjen nga konsorciumi ndërkombëtar që qëndron pas teleskopit Event Horizon, një koleksion prej tetë radioteleskopësh të sinkronizuar në mbarë botën.

Tentativat e mëparshmëve kishin arritur të lokalizonin vrimën e zezë në qendër të galaktikës sonë, por pa arritur të fokusonin një imazh të qartë.

Feryal Ozel nga Universiteti i Arizonës e quajti vrimën e zezë, “gjiganti i butë në qendër të galaktikës sonë” teksa publikoi imazhin. Vrimat e zeza gëlltisin material galaktik, por Ozel tha se kjo është “duke ngrënë shumë pak”.

Vrima e Zezë në Rrugën e Qumështit quhet Sagittarius A(asterisk), pranë yjësive të Shigjetarit dhe Akrepit. Ajo është 4 milionë herë më e madhe se dielli ynë”, deklaroi Katherine Bouman, astronome, gjatë një konference për shtyp.

Kjo nuk është fotografia e parë e një vrime të zezë. I njëjti grup astronomësh publikoi në vitin 2019 një të tillë nga një galaktikë larg 53 milionë vite dritë. Vrima e zezë në Rrugën e Qumështit është shumë herë më pranë, rreth 27.000 vjet drite larg. Një vit dritë është 9.5 triliardë kilometra.

Kostoja e këtij projekti është afërsisht rreth 60 milionë dollarë, me 28 milionë prej tyre që u financuan nga Fondacioni Shkencor i SHBA-së.

blank

NASA: Qielli është shumë më afër

VOAL- Yjet e portretizuara në imazhet e para testuese të kapura nga teleskopi hapësinor James Webb pas përfundimit të shtrirjes së pasqyrës shkëlqejnë si ari (dhe kjo është e vërtetë për shkencëtarët e hapësirës): vënia në punë e instrumenteve shkencore, të cilat duhet të jenë plotësisht funksionale, është tani duke filluar zyrtarisht pas dy muajsh. Kjo është raportuar nga NASA e cila kryen misionin me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe CSA kanadeze.

blank

(NASA/STScI)

“Këto imazhe të jashtëzakonshme demonstrojnë atë që njerëzit e vendeve dhe kontinenteve të ndryshme mund të arrijnë kur ekziston një vizion i guximshëm shkencor për të eksploruar universin,” tha Lee Feinberg, kreu i elementeve të teleskopit optik në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard.

Performanca optike e teleskopit konfirmohet të jetë më e mirë se sa pritej. Pasqyrat fokusojnë dritën e mbledhur në hapësirë ​​në çdo instrument dhe secili instrument po kap imazhet e dritës që u shpërndahet atyre. rsi-eb

blank

Një vështrim grafiko-ortografik mbi “ Mesharin” e Gjon Buzukut – Nga Bledi Filipi dhe Marin Frani

 

 

Për të folur për vendin që zë alfabeti i Buzukut në traditën e shkrimit shqip, duhet ta shohim problemin në retrospektivë, para vitit 1555. E para, ngre problemin se a ka pasur traditë shkrimore para Buzukut, duke parë këtë vetëm në një linjë, lidhur me zbatimin dhe dhe përdorimin e alfabetit latin për gjuhën shqipe, krahasuar me aktet e ndryshme të Venedikut, “Formulën e Pagëzimit” dhe me vetë “Mesharin”, e dyta , është jehona dhe ndikimi i këtij alfabeti te bashkëkohësit dhe më vonë. (Osmani, 1995:413)
Ka një limit pak a shumë të caktuar kur mund të flitet për premisat që një popull e shkruan dhe e kultivon gjuhën dhe shkrimin e tij. Kjo për shqipen mund të lidhet me formimin e shtetit të Arbërit dhe do të vazhdojë me principatat e tjera që u krijuan më vonë.
Për këtë çështje studiuesit, si.: Jokli, Petrota, Çabej, Domi, Ajeti, Demiraj etj., kanë thënë fjalën e tyre për ekzistencën e një tradite shkrimore para Buzukut. Pra ka të ngjarë që Buzuku të jetë mbështetur në një traditë. Kjo sigurisht nuk ka qenë e pëparuar, e stabilizuar dhe e ngulitur, mund të ketë qenë e kufizuar dhe pak e njohur për disa, dhe e panjohur për të tjerë, rrjedhojë e vetë kushteve të jetës.
Lidhur me përdorimin e alfabetit latin, Çabej thekson:” me këtë shkruajtën të gjithë shkrimtarët veriakë pas tij. Kjo duket të ketë qenë qëmoti tradita e shkrimit sëpaku në Shqipërinë katolike, gjë që pajton edhe me të dhënat e Brokardit…” (Çabej,V/1977:27)
“Meshari”, është i shkruar vërtetë me alfabet latin por në gjysëm gotik, që ishte i rëndomtë në Italinë veriore. Por përdoren edhe pesë shkronja të posaçme për tingujt e shqipes që s’i ka latinishtja, për u, g, gj, th, dh, z, x. Këto pesë shkronja kanë përgjasim me alfabetin cirilik të sllavëve të jugut; ndonjëra prej tyre është bosnjake, e përdorour po me atë vlerë…”
(Domi, 1959:193)
Lidhur me këtë çështje, prof. Shuteriqi thekson: “ …autori u ndikua nga botimet katolike të sllavëve bosnjakë. Libra të ndryshme me gërma cirilike dhe glagolitike, në kohëne Buzukut, kanë qenë botuar në Fiume, Shkodër dhe Malin e Zi. Mendojmë se libri i shkrimtarit tonë u shtyp në Venedik ose në ndonjë shtypshkronjë venedikase të vendosur gjetiu, sepse gërmat latine janë të tipit që përdorej në atë qytet në fillim të shek.XVI.” (Shuteriqi, 1969:43)
Por për vendin e botimit të “Mesharit” ka mendime dhe gjykime të ndryshme, si: mund të jetë botuar në Napoli, Romë etj., prof. Çabej si përmend mendime të studiuesve të ndryshëm, del në mendimet e tij: “ …mund të jetë botuar në ndonjë vend të Shqipërisë Veriore, apo në ndonjë trevë aty afër, në grupin e dytë mund të jetë shtypur në ndonjë qytet të Italisë.”(Çabej, 2008:111)
Alfabeti i “Mesharit” nuk është aq i komplikuar. Ndonëse për 36 fonemat e shqipes përdori mbi 60 shenja (disa të përsëritura, pasi një fonemë e jep me një, dy ose tre variante), përsëri ishte ekonomoik, mbasi 27 vetëm 27 shenja (22 latine+ 5 të veçanta) , pasqyronin të gjitha fonemat e shqipes, aq sa ka edhe alfabeti i sotëm. (Osmani,1995:417)

Por a ka ndjekur Buzuku të njëjtën grafikë në libër? Për këtë do të na vijë në ndihmë kritika e prof. Rizës, i cili vë në dukje:
…praktika grafiko-ortografike e Buzukut ndryshon gjithandej nga e sotmja. Në anë tjetër ajo as përsëlargu nuk është e njëtrajtshme gjatë gjithë tekstit të tij. Prandaj kalimi shkencërisht i kënaqshëm nga sistemi grafiko-ortografik buzukjan me sistemin grafiko-ortografik të sotëm ngre një numër të madh problemesh (Riza, IV-2004:407)
Por gjithsesi, vepra e Buzukut dhe autorëve të tjerë pas tij, janë një tregues që flet se është arritur deri në një farë mase për një gjuhë të përbashkët dhe gegërishtja ka marrë një formë letrare përmes një përpunimi me shkrime të përdorimit fetar. (Çabej, 1955:73)
Vlerësimi i këtij alfabeti është bërë është bërë nga studiues të ndryshëm që kanë vënë në dukje të mirat dhe të metat e tij. Sidoqoftë, përveç të tjerave , dy çështje dalin: e para, alfabeti i Buzukut ecën në vazhdën e zbatimit të alfabetit latin të shqipes që para “Mesharit”, e dyta, alfabeti i “Mesharit” u bë pikë mbështetje përpasardhësit, gur themeli për historinë e shkrimit të shqipes. (Domi, 1959:195)
Ai do të jetë pikë referimi në rrugën e gjatë të hartimit të alfabeteve të shqipes, bazë e shkrimeve të vjetra, pavarsisht se nga pasardhësit do të ketë mjaft risi. Disa nga elementet e këtij alfabeti dhe të pasardhësve që vijuan këtë sistem i rezistuan kohës, u konsoliduan dhe ndonjëri prej tyre arriti deri në Kongresin e Manastirit. (Demiraj, 1988:127)

blank

ILIADA, ODISEJA, ENEADA, PËRRALLA TË KLONUARA KEQ – Nga SAIMIR LOLJA

Dielli është drita e jetës mbi Tokë dhe prandaj arbërit nderonin diellin. Shekulli V e.s. qe shekulli kur perandorinë e ndritur romake, e cila nderonte diellin, e mbuloi përfundimisht cipa fetare e krishterë. Caku i Errësimit, domethënë i mos nderimit të diellit, qe Marrëveshja e Milanos më 313 e shpallur prej perandorit romak ilirit Flavius Valerius Constantinus. Pjesa perëndimore e saj u fik në vitin 476 kurse ajo lindore vazhdoi e mugët deri më 1453. Me zhdukjen dhe djegien e tërë shkollave, universiteteve e bibliotekave Europës i ra një errësirë që do t’i mbahej të paktën 1000 vite. Si me magji, nuk pati më qytete e pastërti por vetëm kasolle me kashtë e baltë. Të vetmit që lexonin e shkruanin me porosi ishin murgjërit. Qëllimi ishte të harrohej qytetërimi dhe zhvillimi i mëhershëm i njerëzimit dhe të mbushej boshllëku për të shkuarën me një përfytyrim të gënjeshtërt për të.

Në shekullin V murgu Fabius Planciades Fulgentius botoi në latinisht për murgjërit e tjerë librin Mythologiæ, që fjalë për fjalë domethënë Shkenca e të Pavërtetës. Meqenëse ay libër nuk do të anonte peshoren po të ishte vetëm, në të njëjtën kohë u krijuan edhe vjershat Iliada, Odiseja dhe Eneada. Për dy të parat caktuan si autor emrin Homer dhe shekullin VIII p.e.s. Tjetrën ia caktuan vjershëtarit romak Publius Vergilius Maro (70 – 19 p.e.s.) ndërkohë që prej tij ishte vjersha blegtore ILLYRUS dhe ajo bujqësore ARBANUS. Jetëshkrimi i tij mbetet i mjegullt. Vjershat e tij janë ndryshe nga Eneada edhe si lloj edhe si përmbajtje. Titullin e vjershës blegtore e kaluan në Eclogae kurse atë bujqësore në Georgica. Që të shtohej vërtetësia e dëshiruar me kalimin e shekujve, vjershat Eclogae, Georgica dhe Eneada u lidhën si dorëshkrime me vizatime në fashikujt Vergilius Vaticanus në shekullin IV dhe Vergilius Romanus në shekullin V. Të dy tituj e urdhëruar Eclogae e Georgica as nuk janë latinisht as nuk gjenden në këto fashikuj në Bibliotekën e Vatikanit (https://digi.vatlib.it). Një gjë bën përshtypje në ato vizatime me ngjyra se niveli i tyre barazohet me çka prodhojnë nxënësit e shkollës fillore tani.

Njihen mbi 2000 krijime apo kopjime prej murgjëve në copëza fletësh ose fashikuj dhe përkthime për autorin Homer. “Perënditë” në ata fashikuj u krijuan qëllimisht që t’i jepnin lashtësisë përfytyrim fetar (me jo nderim të diellit), në ngjashmëri me atë që përhapin dhiatat simotra jahudite, kishtare e moslemane. Të gjithë fashikujt e dorëshkrimet që lidhen me trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada që kur u ngjizën kanë qenë nën kujdesin dhe mbrojtjen e kishës si qëllim dhe mjete të saj. Përkthimet krijuese në anglisht të trekëndëshit Iliada-Odiseja-Eneada morën udhë në shekullin XVI. Në vitin 1685, vjershëtari anglez Matthew Prior shkrojti një “Përqeshje për përkthyesit bashkëkohorë” kur edhe vjershëtari anglez John Dryden, i cili do të botonte përkthimin e tij të Eneadës më 1697, merrej si shembull për t’u përqeshur. Vetëm për Eneadën, 30 përkthime të ndryshme nga përkthyes mbretnorë ishin në qarkullim në Angli në fund të shekullit XVII. Vjershëtari anglez William Cowper shkruante në parathënien e përkthimit të tij të Iliadës më 1791: “Nuk kam lënë gjë. Nuk kam shpikur gjë”.

Ndërsa murgjërit kryenin detyra çbotimi e botimi, priftërinjtë ngurtësonin turmat popullore me fenë e krishterë. Inkuizicioni i shekujve XII – XIX dënonte çdo njeri që dyshohej se i kishte lindur një shkëndijë e të menduarit ndryshe. Në vitin 1567, autori venecian Natalis Comes botoi në latinisht për freskim rradhorin me dhjetë vëllime të titulluar Mythologiae. Që atëherë, Rilindja Europiane e madhështisë së lashtë e pati atë rradhor si një dorë mendore për të pikturuar fytyrën e lashtësisë. Ndikimi i tij vazhdon dhe sot botohen shkrime, libra e vulosen doktorata “shkencore” në fushën e Mitologjisë (alb.), domethënë në Shkencën e të Pavërtetës.

Thuhet se murgu Proclus Lychus i shekullit V përmendi gjashtë vjersha prrallore pa autorë, të cilat tani i quajnë Cikli i Vjershave Epike. Ato qëndrojnë dorë për dore me vjershat Iliada dhe Odisea për të cilat thanë e thuhet se kanë qenë shkrojtur prej autorit të hamendësuar Homer. Hutimi shtohet kur thuhet e thonë se vjershëtari Homer ka qenë edhe i verbër. Ndërsa e qeshura rrjedh me udhëtimin në kohë të historianit krijues gjerman A. H. L. Heeren i cili në librin e tij “Greqia e lashtë” më 1866 rrëfente se Homeri kishte edhe një vegël muzikore, harpën. Dhe se ai e përdorte atë për frymëzim, para dhe gjatë recitimeve. Pa shaka, libri i tij përdoret që atëherë si dokumentar i vërtetë për “Greqinë e lashtë”. Si rradhitje ato vjersha prrallore i rendisin kështu:
1) Cypria me ngjarjet deri tek adhnimi i Akilit në Trojë. Thuhet se i mbijetuan 50 rreshta.
2) Iliada me vetëm 57 ditë shtrirje në kohë. Nuk ka Kalë Troje apo vrasje të Akilit aty.
3) Aethiopis me çfar ndodhi pas vdekjes së trojanit Hektor. Thuhet se i ngelën 5 rreshta.
4) Iliada e Vogël me Odisenë që sulmon Helenin, djalin e mbretit trojan Priam. Thonë se i tepruan 30 rreshta.
5) Iliou persis me djegien dhe plaçkitjen e Trojës. Thuhet se mbeti me 10 rreshta.
6) Nopstoi me kthimin e luftëtarëve pas Luftës së Trojës. Thuhet se ngeli me 5.5 rreshta.
7) Odiseja me varavitjet detare të Odisesë derisa ndaloi gjatë në ishullin e tij.
8) Telegonia, e thënë se i mbetën 2 rreshta. Pastaj klonimit, prralla rrëfen Odisenë që shkon më vonë në Thesproti (Çamëri) e rimartohet atje. Pastaj kthehet në Itakë ku i vjen djali jashtëmartesor Telegoni që pat patur me perëndeshën Circe. Në luftim Telegoni vret Odisenë. Telegoni martohet me gruan e të atit Penelopën dhe Telemaku me Circen, gruan tjetër të të atit (incests, ang.).
Ata vjershëtarë që hodhën farën dhe e klonuan atë seri epike kanë përdorur pa dashje fjalë apo shprehje fjalorë të Shqipes. Letrarët e sotëm që krijojnë rradhorë me romane ose vjersha e kuptojnë mirë atë seri epike. Treshja artistike Iliada, Odiseja, Eneada formojnë një trekëndësh për nga përmbajtja, ndërtimi, vjershimi e qëllimi. Atyre nuk u dihet saktë fillimi i dukjes dhe cilët i shkruan, edhe pse emërtohen autorë për to. Klonimet e tyre dallojnë me pështjellimet, zhvendosjet, riqarkullimet, pa përputhshmëritë, pikëpyetjet dhe palosjet kohore e vendore. Qëkur u ngjizën, ato vjersha artistike janë qethun, ngjitur, ndryshuar, klonuar, arnuar e shtuar pa pushim.

Vulgatum u quajt përkthimi në latinisht i dhiatës së krishterë i përgatitur nga murgu ilir Shën Jeronimi në vitin 382 dhe që u bë dhiata zyrtare e kishës perëndimore. Meqenëse vjershërimet Iliada, Odiseja dhe Eneada kanë qenë në furriqet e kishës perëndimore qëkur u ngjizën, ato tani quhen si veprat letrare më të vjetra perëndimore. Rri shtrembër në Lindje e fol drejt në Perëndim, kjo domethënë se e drejta dhe pronësia e autorëve ruhet. Kur furriqet e tyre nisën të ngroheshin prej perandorisë britanike, klonimet e tyre arritën në shekullin XIX një optimum dhe morën vulën “Vulgate”. Çdo përkthim, botim, copëz flete papirusi me gërma lindore të bërë nga murgjërit e shkuar apo copëz dërrase e gërvishtur nga piktorët bashkëkohor krahasohej me Iliadën vulgate. Nëse qoftë edhe një fjalë e rëndomtë përputhej atëherë ai apo ata rreshta quheshin të Iliadës dhe dokumentit i caktohej një shekull origjine. Po ashtu, një skulpturë e gjetur edhe me copa apo e bërë i caktohej apo caktohet një emër nga këto prralla ose Mitologjia (alb.).

Që të mbulohet klonimi qindra vjeçar, veçanërisht tek Iliada, thonë e thuhet se është e shkrojtur si amalgamë e të folurave vendore të ndryshme. Domethënë i verbi Homer si ecejak ndër vise të largëta e të laguna mblidhte me magji copëzat e Iliadës që i kishte pat shpërndarë era e tërbuar; shaka serioze kjo. (Për kujtesë, amalgam quhej dikur përzierja e mërkurit me oksidin e zinkut për të mbushur dhëmbët e prishur.) Çdo libër ose botim sado i vjetër nuk është botim shkencor, domethënë i rimatshëm, sepse nuk i zbulohet qëllimi i botimit dhe as nuk i vërtetohet vërtetësia e përmbajtjes, e autorit dhe zanafilla. Kurse romanet dhe vjershat më e shumta janë thjesht vepra krijimtarie vetjake në letërsi. Bie fjala, libri “20’000 lega nën det” i Zhyl Vernit më 1871 nuk domethënë se atëherë kishte nëndetëse dhe çfar ndeshën detarët nën det janë të vërteta.

Edhe prrallat e sotme janë po prralla. Ato nuk përcaktojnë ndonjë komb apo popullatë, nuk kanë vërtetësi jete e natyre, dhe nuk mund të përdoren për të vërtetuar jetën e sotme. Ato nuk kanë histori, kohë e vendndodhje, dhe nuk mund të jenë busull për njeriun. Nëse thuhet e thonë se “Iliada formoi kombin grek” (pse-si-qysh-kur-ku?), atëherë i bie që seriali i librave Harry Potter, fatmirësisht vërtetohet se autorja është J. K. Rowling, është shkencor dhe formoi kombin anglez në vitet 1997-2007.

Në jugun e Gadishullit Ilirik ndodhet Gadishulli Dorik. Ky mbart këtë emër natyror sepse po të shihet nga shumë lart, ose tani mbi hartë, ka formën e dorës. Prandaj në latinisht ndeshet edhe me emrin Manus (lat.). Pjesa e poshtme e tij quhet rajoni i Manit i cili përkon me rajonin e spartanëve, pasardhësit e dorëve në shekujt XI – II p.e.s. U bënë disa shekuj që historianët vulgatë e shpjegojnë historinë vetëm më lëvizje popullatash pushtuese nga Lindja në Perëndim dhe nga Veriu në Jug. Ata të shekullit XIX, me dashje dhe pamundësi, shpikën idenë e “pushtimit dorik” për të sqaruar “Greqinë e lashtë”. E megjithatë, edhe sot e kësaj dite, nuk kanë arritur të zbulojnë origjinën e dorëve. As nuk kanë për ta zbuluar sepse dorët ishin vendas dhe jo ardhacakë.
Gadishulli Dorik u quajt Morea në shekujt X – XIX dhe më pas Peleponez. Akaia është rajoni që ndodhet në pjesën më veriore te Gadishullit Dorik. Emri shkruhet Akhaia në gjuhën dhimotiqi të shtetit të sotëm Greqi dhe Achaea në anglisht. Përkundrejt shtrirjes së madhe të drurit të ahut (beech, ang.) në Europë, pikërisht vetëm në rajonin Akhaia ka tani pak pemë të ahut. Prandaj vendasit e atij rajoni janë thërritur ahej, emërtim i cili për t’u theksuar si tingull në Shqip kalon në Akej. Emri Akil dhe Ahil nënkuptojnë njëri-tjetrin. Me gjuhët e tjera origjina e këtij emri as ka për t’u marrun vesh.

Thonë e thuhet se qe një i quajtur Eratosthenes (276 – 194 p.e.s.) në Bibliotekën e Aleksandrisë i cili e caktoi fundin e Luftës së Trojës në vitin 1183 p.e.s. Deri tani nuk i kanë gjetur ndonjë mbiemër emrit Eratosthenes, të cilin e quajnë edhe “grek” ndonëse Greqia u krijua për herë të parë më 1830 dhe nuk është në Afrikë; apo jo? Që të mbulohet vjedhja dhe tjetërsimi i shkencës pellazge-arbërore edhe në Etruria dhe Romën e shquar emrit Eratosthenes i mveshin matematikë të gjithanshme, algoritëm për numrat primarë, gjeografi, vjershëri, astronomi dhe muzikë. Sipas prrallës vulgate, bie fjala, ai llogariti me saktësi të mahnitshme vijën rrethore, meridianët, paralelet dhe pjerrsinë e boshtit të Tokës.

Në shekullin XII p.e.s. spikaste qyteza e Mikenës pellazge në Gadishullin Dorik kurse lindjen e “helenëve” historia vulgate që rishkruhet edhe sot e fillon vetëm në shekullin VIII p.e.s. Një Errësirë 400 vjeçare dallohet në shekujt XII – VIII p.e.s., të cilën historianët vulgatë edhe sot nuk guxojnë as ta kapërcejnë. Në Iliadë, “helenët” nuk përmenden, sepse as më dëshirë nuk ka patur. Ndërkohë që aty lexohet se Helena e rrëmbyer ishte emri i gruas së Menelaut nga Sparta dhe Helen ishte emri i njërit prej djemve të mbretit Priam dhe i një parashikuesi në kështjellën e Yllit, Illit, Illionit, në Trojë.

Tek Iliada, Odiseja dhe Eneada nuk ka qëndrueshmëri në formimin e emrave, nuk ka ditë e data. Iliada është një vjershim tmerri e skenash të llahtarshme ku vërshojnë vetëm dhunë e vrasje të cilat përshkruhen imtësisht. Aty nuk ka citate, fjalë të urta e mirësi për jetën. Aty ka vetëm luftë, barbari, kafshëri, dhimbje, qarje, urrejtje, hakmarrje, pabesi, skllavëri, armiqsi, përbuzje, pirateri, hareme dhe gjaktrazime (incests, ang.). Në këto vjersha të zymta nuk ka ndonjë gjë të bukur, as nga ana letrare.

Iliada fillon me Akilin që u adhnua e u tërhoq nga lufta sepse Agamemnoni i mori një nga vajzat e haremit të tij. Sulmuesit quhen Akej ose Danaj ose Argej kurse mbrojtësit thirren Trojanë-Trojsë ose Dardanë ose Teukër. (Një fshat i quajtur Trojsi ndodhet pranë qytezës së Belshit afër Elbasanit.) Të gjithë palët e palat flasin të njëjtën gjuhë. Iliada mbyllet me ritet e nderimit të Hektorit, djalë i Priamit, të vdekur dhe djegien e trupit të tij në kështjellën e Yllit. Kaq dhe fund. NUK KA VRASJE TË AKILIT në themrën (zemrën) e tij me shigjetë nga Parisi ose Paridi ose Leka, djalë tjetër i Priamit. NUK KA KALË TROJE dhe djegie të saj.

Kali i Trojës u shtua pak tek vjersha Odiseja. Kënga IV rrëfen për Helenën që i vinte rrotull Kalit të Drunjtë dhe pëshpëriste. Në Këngën VIII flitet me 33 rreshta për Kalin e Drunjtë, trojsit që zgjodhën ç’të bënin me të dhe akejtë që sulmuan. Shtesa është e gjatë tek vjersha Eneada ku Kënga II është vetëm për Kalin e Trojës, shkatërrimin e kalasë trojane të Illit dhe arratinë e Eneas me të atin dhe të birin.

Vdekja e Akilit u shtua nga vjershëtari anglez Alexandre Pope kur ai botoi përkthimin e tij të Iliadës në vitin 1720. Në shekullin XVIII, ai qe vjershëtar mbretnor me famë. Tani, sipas Fjalorit të Oksfordit për Citatet (The Oxford Dictionary of Quotations), ai është shkrimtari më i cituar pas vjershëtarëve anglezë William Shakespeare (1564-1616) dhe Alfred Tennyson (1809-1892). Në Këngën XXII ose faqe 657, në skenën ku Hektori i plagosur për vdekje dhe Akili bisedonin, Alexandre Pope krijon një shënim në fund të faqes ku përshkruan gjatë vrasjen e Akilit në thembrën e tij me shigjetë nga Parisi dhe ç’bëhet më tej me trupin e tij. Dhe pastaj me një faqe mbyllëse në fund të Iliadës së tij ai vulos shtesat: Troja ra pas vdekjes së Hektorit. Akili u vra para rënies së Trojës prej Parisit. Priami u vra nga Pirro, djali i Akilit. Helena pas vdekjes së Parisit u martua me të vëllain e tij Deifobus. Përbri, Helena paraqitet po kështu tek Odiseja (VIII) dhe Eneada (II).
Që atëherë vërtetësia e pavërtetë u spërkat kudo dhe mbeti. Shembulli më i dallueshëm është filmi me ngjyra “Made in Hollywood” i vitit 2004 i titulluar “Troy”. Pra, edhe sikur Iliada dhe Odiseja të kenë qenë ngjizur e dukur në shekullin VIII p.e.s. dhe Eneada të ketë mbirë vërtetas në shekullin I p.e.s., matematika nuk gabon. Ajo tregon se filmi i plotë për Kalin e Trojës është shtuar 700 vite më pas dhe ai për vdekjen e Akilit bashkë me seriale të tjerë u prodhuan 2450 vite më vonë.

Kohëzgjatja e Luftës së Trojës është një tjetër varg qesharak thashethemesh. Është e pamundur që sulmuesit e mbrojtësit të rronin e të luftonin me vite ashtu si përshkruhet në më pak se dy muaj tek vjersha Iliada. Thëniet jo vërtetuese kohore janë: “Plot nandë vjet të Zeusit kaluen…” (II, rr. 169); “…të dhetin vjet Ilioni u katandis…” (XII, rr. 16); “…e për dhjetë vjet rrotull kalasë…” (XXIV, rr. 648); Helena duke qarë për Hektorin “Plot 20 vjet që kur braktisa atmen…” (XXIV, rr. 911). Kurse një tjetër kohë (XXI, rr. 45-64) duket më pranueshëm: Duke luftuar, Akili ndeshet me Lykaonin, një djalë i Priamit. Akili e kishte kapur atë më shumë se 12 ditë më parë duke prerë dru fshehtas natën në pronat e të atit. Pastaj e kishte shitur si skllav në ishullin Lemni, nga ku ishte shitur si skllav edhe dy herë të tjera. Por para 11 ditëve mundi të arratisej e të vinte në Illion dhe ditën e dymbëdhjetë u përball me Akilin përsëri. Pra Akili e akejtë ishin të pa nisur para 12 ditëve për në Luftën e Trojës.

Për ta bërë “grek” një vend apo emër është shpikur një prrallë, qesharake, e cila botohet me seriozitet edhe në enciklopeditë famëmëdha. Pra, vërtetimi i pavërtetë se një vend apo emën ka qenë apo mbetet “grek” është se për të ka prralla “greke”. Kështu ndodh edhe me Lugun e ngushtë të Dardaneleve që lidh Detin Egje me atë Marmara të cilin e quajnë Hellespont (Pika Helle) në Iliadë. Sipas njërës nga prrallat që ndodhet në Enciklopedinë Britanike, Dardanus ishte bir i Zeusit sipas gojëdhanës greke (?!) dhe themeloi Dardaninë (Çanakkale, sot) në Hellespont. Dhe se ai qe babi i Dardanëve të Trojës dhe përmes Eneas edhe i Romakëve. (?!?!?!)

Edhe si vend Kështjella e Yllit ose Troja nuk vërtetohet me Iliadën të jetë në hyrje të Lugut të Dardaneleve. Sepse Iliada e jep atë mbi kodër të lartë me mure me gurë të mëdhenj, me malin pranë të lartë të Idës nga ku Zeusi vërente betejat, me një fushë të gjanë përpara, e rrethuar nga male pyjorë, hone e humbnera, dhe të paktën dy lumenj të rrëmbyeshëm malorë. Bregdeti ishte një gji ranor midis dy kurrizve malorë kurse deti i pa matë. Këto nuk janë veti që lidhen me vendin dhe rrethinat e rrënojave të quajtura të Trojës (Hissarlik, sot) që gjoja i zbuloi gjuetari i thesareve Heinrich Schliemann në vitin 1873. Duke përdorur dinamit dhe zbuluar asgjë lidhur me prrallën e Luftës së Trojës, ai preku nëntë shtresa jetese që cekin 3600 vite. Simbas Iliadës, vendi përputhet me fushën, lumejt, malet, pyjet, minierat dhe kalanë e Lezhës me malin pranë të Velës.

Tek Iliada, djali i Akilit quhet Neoptolem ose Pirro dhe ishte tutje larg në shtëpi (XIX). Kurse tek Odiseja Ullisi hyn në Mbretërinë e Vdekjes, takon Akilin dhe i tregon se djali i tij luftoi deri në fund në Illion (XI). Tek Iliada, Odiseja, Eneada dhe librat e Mitologjisë (Shkencës së të Pavërtetës) imtësitë e historive gjenealogjike të çdo emri njerëzor dhe perëndie ia kalojnë edhe gjendjeve civile të sotme. Libri “Lufta dhe Paqja” më 1869 i Leon Tolstoit me afërsisht 1500 faqe duket çikërrimë kundrejt pemëve gjenealogjike mitologjike “greke”. Këto prralla bëhen më qesharake kur në to lexohen ëndrrat apo bisedat e njerëzve dhe hyjnive.

Odiseja e Odisesë-Ullisit ose Udhësia e Udhësit është e pakuptimtë fillim e mbarim. Ithaka aty nuk është ishulli i thatë i Ithakës tek Deti Jonë. Ullisi quhet mbret i Ithakës por besnik të tij në Ithakë ka vetëm një bari derrash. Lufta e Trojës është një thënie “9 vite” (III, XXII) ose “9 vite e ca muaj” (XIV). Në Këngën XIV rrëfehet se Ullisi qëndroi një muaj i kthyer në shtëpi me plaçkë lufte, më pas 7.5 vite në Egjypt dhe 0.5 vite në Fenicia. Pastaj deti e hedh në breg të Thesprotisë. Nga aty ai shkon në Ithakë ku bashkë me bariun dhe të birin Telemakun vrasin bandillët që donin t’i martonin gruan Pendelopën. Janë dy thënie “20 vite larg” (XVII, XIX) dhe kur i ati Laerti i thotë ke 5 vite që je larguar Ullisi i përgjigjet kam 20 vite (XXIV). Gjaktrazimi (incest, ang.) duket përsëri: princi Alcinus martohet me vajzën e të vëllait (VII) dhe mbreti Aeolus marton 6 vajzat me 6 djemtë e tij (X).

Prralla e Eneadës pati qëllim madhor gënjeshtrën se Roma magjepse nuk kishte origjinë vendase. Trashëgiminë e Arbrit që urtësia e atit mbahet mbi supe kurse fëmija drejtohet për dore e tjetërsuan me prrallën e Eneas. Udhëtimi i Eneas ngjan me një udhëtim turistik të sotëm me Cruise Ship nëpër Detin Mesdhe. Ai niset andej nga Troja e hamendësuar me shumë anije, arrin në Kretë, pastaj merr përpjetë tek Deti Jonë, shkon në Butrint ku zbulon Helenin djalin e Priamit që sundonte pjesë të mbretërisë së Pirros. Pastaj lundron përreth Siçilisë, i mbyten shumë anije e zbresin në Kartagjenë ku vozit një dashuni tragjike me mbretëreshën aty. Pastaj ata nisen përqark Siçilisë e ndalojnë përfundimisht në Latium. Aty ay hyn në luftimet ndërmjet vendasve, del fitues e i pari i vendit. Kudo ku shkonte, të gjithë i kujtonin se sipas fletushkës turistike ndalesa e fundit do ishte Latiumi. Gjysma e parë e Eneadës është film i ngjashëm me atë të Odisesë, kurse gjysma e dytë ngjason me Iliadën.

Tek Iliada-Odiseja-Eneada, perënditë e krijuara paraqiten si tifozë mizorë, gjakpirës ndaj njerëzve dhe kafshëve. Bie fjala, Zeusi ishte tifoz me trojanët kurse Poseidoni me akejtë. Hyjnitë i shohin nga lozhat e tyre betejat ndërmjet njerëzve që i nxisin po vetë. Ata duan t’u behët fli me njerëz ose kafshë sepse përndryshe toksorët e pësojnë. Hyjnitë martohen mes vedi dhe me njerëz. Zeusi atë që e kishte motër e kishte edhe grua (incest, ang.). Hyjnitë duan të quhen të fortë apo të bukur prej njerëzve, sepse përndryshe fyen keq dhe njerëzit lëngojnë. Ato luftojnë mes vedi, marrin pjesë në betejat e njerëzve dhe si alienë lëvizin me mjetet e tyre në ajër, mbi tokë e nën ujë. Perënditë aliene “greke” apo “romake” janë kopjim i Qiellorëve në tekstet Sumere, i të Fuqishmëve (Elohim, hebr.) në dhiatën jahudite apo i Vëzhguesve (Watchers, ang.) në dhiatën e krishterë dhe moslemane.

Shpikja e Mitologjisë të zotave, që përfshinte trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada, afër shekullit V ushqente të pavërtetën për lashtësinë e të Romës arbërore në veçanti. Atë detyrë e mori Perandoria Romake Lindore e Krishterë, për të cilën u gatuan gërma e gjuhë ndryshe nga ato perëndimore. Lugu ndërlidhës Lindje-Perëndim ishte Patriarkana Latine e Kostandinopojës, ku spikati kardinali Bessarion (1403-1472). Dhe sajuan një bosht qesharak kulturor “heleno-romak” kurse perënditë “greke” i bënë “romake” duke ua ndryshuar emrat pa i pyetur perënditë. Romakët nuk morën dhe nuk kishin nevojë të merrnin qoftë edhe një gjilpërë të vetme nga “helenët apo grekët”. Helenë nuk ka patur ndonjëherë dhe Greqinë me 1/6 e sipërfaqes së sotme e polli Lidhja Britani-Francë-Rusi vetëm në vitin 1830. Qytetërimi romak mbiu e lulëzoi në shekullin VI p.e.s. si vazhdim i qytetërimit të përsosur në E-tru-ria dhe Latium (Albanum-Arbanum). Pas vitit 146 p.e.s., romakët nuk krijuan ndonjë rajon të quajtur “Greqi”, kurse Prefektura Ilirike shtrihej nga Austria e sotme në Kretë.

Pas 1000 vite Errësirë europiane, drita e lëshuar afër shekullit XV kaloi përmes prizmit fetar. Ashtu, përthyerja e dritës që jepte ai prizëm paracaktoi se si do ndërtohej të menduarit dhe si do vizatohej fytyra e dëshiruar e lashtësisë. Dhe kur Europës po i binte ai spektër drite, me porosi, Gadishullin Ilirik e mbuloi Errësira mongole-arabe-osmane për 500 vjet. Në shekullin XIX, krijimi nga hiçi i një “Greqie” e “Servie” qe jetik për majat evropiane fetare sepse përndryshe ëndërrimet dhe fantazitë e tyre po treteshin shpejt në eter me rënien e dritës.

blank

blank

 

blank

blank

blank

blank

blank

blank

THE CULTURAL IMPLICATIONS OF THE ETHICAL CODE OF LEKE DUKAGJINI IN GLOBAL SOCIETY By Rafaela Prifti, Master’s Degree in Cultural Anthropology

Professor Kazuhiko Yamamoto claims that resemblances of the most fundamental ethical values may be characteristic of the whole human society in primordial times. Importantly the ethics of a society without state power, represented in the Code of Leke Dukagjini, have relevance for the future of humanity in the global era.

 

The study of the ethical structure of the Leke Dukagjini Code by Professor Kazuhiko Yamamoto of Kyushu University, translated in Albanian in undisputed mastery by Dr. Selahedin Velaj, puts forth two interesting suggestions: 1. The system of ethical values described in the Code of Leke Dukagjini comprises the original phase of social organization or the original set of ethics in human society. The author develops this suggestion by comparing the ethical structure of the Homeric society as evidenced in the Iliad and Odysseus as well as in the Greek tragedies of Aeschylus and Sophocles, in the light of the fundamental ethical concepts of the Canon, namely: the oath, honor, the guest, blood, food and revenge. Yamamoto’s conclusion is that the ethical structure of the Albanian tribal society is similar to that of the Homeric society and Greek tragedy in the fifth century BC. Starting with this hypothesis, one may shed further light on other relevant issues of the Code, specifically its age which may go back further than 2000 years – the widely accepted time-frame by the historians regarding the birth of the Code; and secondly, its geographic spread may include regions around and beyond Northern Albania. Tirana University’s Law Professor and Academic Scholar of the Code, Ismet Elezi, affirms that there exist three main versions of it in Northern Albania, i.e., the Canon of Leke Dukagjini, the Canon of Scanderbeg and the Canon of the Mountains. The Leke Dukagjini Code is believed to have existed in the form of unwritten laws of the Illyrian tribal society about two thousand years ago. Such laws were collected and transcribed in the late 19 century and the beginning of the 20 century. In the paper titles, “The customary rights in Laberia”, Professor Ismet Elezi has recorded from different sources the unwritten laws in Southwest Albania. This Canon bears similarities and differences with respect (compared) to the North Albania’s Code of Ethics. More importantly, the set of rules operated in a considerably wide geographical area in the Balkan region. The very multiplicity of the Canon laws indicates that pagan societies adhered to several customary codes that were in fact based on similar ethical concepts. Professor Yamamoto states that “the concept of the ‘guest’ and the tradition of hospitality are found not only in Albania and ancient Japan. They have been widely distributed on the Euroasian landmass and other continents from time immemorial.” (Yamamoto, page 38) Having documented the resemblances of the most fundamental ethical values, the author observes that the wide distribution of such ethical concepts may well be characteristic of the whole human society in primordial times.

According to Yamamoto’s study, the antagonism between the unwritten laws of man and the laws of Gods is manifested in the Greek tragedies around the fifth century BC. In the Homeric society without state power, the individual must live as a member of the tribal group. There is no judicial authority to resolve conflicts among different tribes. Individuals make their living by insuring the existence of the whole group as well as through the rivalry and coexistence of kin groups of other origins. In the given circumstances, revenge is an ethical act carried out by the individual to appease the Gods. At the same time it is the most serious sanction of the violated or the aggrieved party to maintain public order. Unlike the Homeric society, the community of citizens in the city-state is composed of groupings that exceed the boundaries of the kin group. The ethical value system of the Homeric period that secured peace and order in a society without state power, by preserving the existence of the kin groups is transformed into a destabilizing factor in the new social order known as the ‘Greek city-state’. At this time, the act of revenge is no longer a sacred force, an act of justice directed or ordered by the gods through the individual, no longer a necessary action to reestablish order and balance in society. In order to maintain peace and order, the society with state power has to put a stop to vengeful action by the victim, while the offender or culprit has to be punished by the appropriate state authorities. Faith in the laws of the gods had suffered a setback, while the laws of humans were no longer enjoying complete support. In the delicate transition from pagan society to the society with state power,–which were the two most important social formations at the time – confusions of a religious, ethical or social nature, caused the celestial laws to weaken to the point where could not be imposed in conditions when human laws were unclear and not firmly grounded.

In my view, the most important cultural implication of the ethical study of the Canon by Professor Yamamoto is that the Canon represents not only the original code of ethics of the human society, but also the future form of ethical existence of the community of nations. This conclusion is supported by the study of the ethical concepts of the Japanese ultra-nationalist writer, Yukio Mishima. In his view, violence to preserve the community is considered an ethical force because the community itself is an ethical entity or an ethical form. Since war against an enemy is an ethical act of defending the community, then the killing of the enemy is equally ethical. “The foundation of the community, according to the Code and Mishima is ‘blood’; and bloodline which is, consanguinity….A community based on the concept of ‘blood’ has an absolute ethical obligation to preserve its existence,” writes Yamamoto (page 133). But how is the community defined? As far as the Code goes, community means the tribal society which refers to the kinship system of house-brotherhood-kin (shpi-vllazni-fis), while for Mishima, the term means the international community of nations, which may be metaphorically called a society without state power. So the question is: Can a set of rules ethically regulate a world that is unified into a big extended family in which state powers have dissolved? Professor Yamamoto clearly states that the Code functions best in a society with the following cultural features: 1) there is no functioning state power, 2) the kinship system is of primary importance, 3) a kin group is deemed a transcendental community consisting of the living and the dead, 4) the kin group has an ethical obligation to maintain its existence, 5) animism and ancestor worship have the highest priority, 6) the ethos of warriors is highly regarded, 7) spoken words are highly regarded versus the written ones. (page 132-133) Consequently, the absence of such features renders impossible the operation of the Code or in any event its effectiveness in the present social structure.

But does that mean that the Code will stay in the past, in our historical archives and anthropological studies, or does it presages the future ethical system of the globalization era? In the search for the answer, I invite consideration of a moment in the modern history of Albania.

Following the collapse of the communist system, Albania experienced the deterioration of public order and the state of law and along with it, an unexpected phenomenon, the ‘resurrection’ of the Code. It appears that in a vacuum or transition period between social orders, an old set of rules was ready to regulate life from weddings to conflict resolution. In the ensuing vacuum of legal and state power, the most troubling feature of the comeback of the Code in Northern Albania was the ‘reappearance’ of revenge in its most acute form: the blood feud.

In October 2001, Radio Free Europe reported that roughly 2,800 Albanian families lived in self-isolation on account of the blood feud. The broadcast pointed out that law enforcement authorities were completely helpless. The Code ‘revival’ was documented particularly in the Northern part of Albania, specifically in the Shkodra suburbs, Puka and Malesi e Madhe. In certain instances, blood feud acts resurfaced to avenge a killing committed some 60 years back. One of the reasons for its revival was that the so-called reconciliation of blood feud cases, was politically motivated, and as such was dictated and orchestrated by the government, i.e. by state and party authorities, without respect for customary norms. Consequently, as soon as the state power lost its tight grip and fell apart, the first ethics regulator and customary code that could maintain or keep the social structure from complete collapse was (Kanuni) the Canon. But few individuals under the age of 35 were knowledgeable about the strict code of ethics, particularly with reference to the blood feud, as indicated by the findings of surveys conducted at the time. The Code clearly states that the blood of the victim must be avenged only with the blood of the offender. Unaware of the ethical code of the blood feud, certain individuals used the set of laws as an excuse for personal revenge or to legitimize killings.

Tampering with the Code’s sanctions and the strictly regulated act of the blood feud, resulted in the killing of children, non-observance of the time rule with respect to the confinement of the offender, and engaging in revenge acts not in compliance with the ethical structure, but to fulfill a self-serving agenda. Such acts were evidence of the chaos and general ethical disorder in the society, rather than a time-honored upholding of the value system. Some of the distorted features of the ‘resurrected’ Code were the inclusion into the blood feud of the extended family of the offender, the pattern or execution of the blood feud, as well as the weapons of the blood feud. The news articles and reporting at the time cite the inability of police to intervene in blood feud cases, in what was seen as law enforcement challenging the Canon. In certain instances, families reportedly refused to address the authorities for fear of being stigmatized by the society.

These instances demonstrate that seeking revenge outside the family of the wrongdoer, and the pervasive application of the blood feud, without following specific criteria, can generate devastating results for the very existence of the human society. The acts of revenge spin out of control, thus violating the very foundation that is designed to preserve and protect, the existence of the community. The Code regulates blood feuds to prevent a full-scale battle, a progressive escalation of killings into a full-fledged civil war. The example of Albania on the brink of complete collapse and the unraveling of the legal system, shows that at a time of state and judicial vacuum, the Albanian society, being in desperate need to preserve its existence or to carry on with its normal functions, turned back to its customary code, somewhat instinctively. The “return” could be seen as a sign of a deep-rooted mindset embedded in society, its history and the collective memory of Albanians. It is notable that some Albanian scholars and ethnologists have long claimed the opposite. To a number of anthropologists and researchers, such as British Professor Antonia Young, Miranda Vickers etc., a series of new questions and intriguing subjects have emerged that were worth exploring.

Lastly, is the customary code the ethics of the future global society without state power?

In Yamamoto’s view, ‘the globalization and homogenization of the world might ironically cause human beings to lose the foundation of a society with state power, which, ultimately would result in the advent of a new type of society, where the value-system of a society without state power might be dominant.’ (page 41) Taking further the suggestion that there are two types of social order, the society without state power, and the society with state power, the author favors the theory that the former is not archaic. On the contrary, it represents an ethical system of values that are well defined and perpetual. Consequently, “the ethics of a society without state power, represented by the Canon (Kanun), is not a value-system of the past, but one that have relevance for the future of human beings.” (page 41)

Such an interesting hypothesis deserves additional study and further research especially in light of the current spread of globalization and ethnic nationalism, rife with sharp contradictions,conflicts of interest and ethical crises at the highest level of governing.

All of this would hamper a conscious adoption or a universal application of the ethical code of a society without state power. In my view, assuming in theory that there is a need and awareness for an ethical set of confirmed and permanent values in the human society, the Code of Leke Dukagjini, with its limitations or shortcomings, embodies a set of profoundly human ethics that has not perished in the era of globalization.

 

blank

blank

blank

Fjalori i Gjuhës Shqipe – 48 MIJË FJALË SHQIPE ME NJË KLIK – www.fjalori.shkenca.org

48 MIJË FJALË SHQIPE ME NJË KLIK

www.fjalori.shkenca.org

(Nga Arkivi i Voal.ch – botuar për herë të parë më 27 Mars 2013)

www.fjalori.shkenca.org është adresa ku mund të gjeni fjalorin e gjuhës shqipe online me 53 mijë njësi, jo vetëm për t’i lexuar,download (6) por edhe për t’i dëgjuar

Në adresën www.fjalori.shkenca.org. mjafton që të uleni dhe të shkruani fjalën a termin e kërkuar dhe menjëherë në ekran do t’u shfaqet shpjegimi i fjalës apo shprehjes frazeologjike që doni. Kërkimi është shumë i thjeshtë. Ky është fjalori i parë online, i cili u ofrohet përdoruesve në të gjitha trojet mbarëshqiptare me prurje të reja gjuhësore. Aktualisht është ndër faqet më të klikuara online. Ky fjalor përveçse mundëson leximin, do të ofrojë edhe dëgjimin e fjalëve dhe njësive frazeologjike. Shqiptimi i fjalëve dhe njësive frazeologjike është realizuar nga aktorët Klodjana Keco dhe Genti Deçka. Futja e elementit të zërit i transmeton përdoruesit formën e gatshme të shqiptimit të fjalës apo njësisë frazeologjike duke i lehtësuar përdorimin, ndërkohë që ka dhe një përditësim online të fjalorit. Kështu, përveç shqipfolësve fjalori mund të shërbejë edhe për të huajt që e flasin dhe duan të përmirësojnë njohuritë mbi gjuhën shqipe. Aktualisht në faqen online po punohet për futjen e elementit të zërit. Përzgjedhja e zërave dhe mënyra e shqiptimit të fjalëve dhe njësive frazeologjike është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autorët e fjalorit. Shoqëria ‘Terminal Albania’ ka përdorur modelet e botimit të fundit elektronik të fjalorit të Oksfordit për të sjellë në versionin elektronik fjalorin e gjuhës shqipe. E gjithë kjo nismë e re u shërben të gjithëve, çka do të thotë se fitojmë kohën e humbur sepse është praktik dhe shumë i shpejtë. Fjalori i gjuhës shqipe, i botuar nga Akademia e Shkencave në vitin 2006, është mbështetur nga Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim. Fjalori që mban rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë njësi frazeologjike është dixhitalizuar dhe mund të gjendet online. Ai është hartuar nga  profesorët Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillari, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga. Vetë botimi i këtij fjalori në vitin 2006 u konsiderua risi për vetë faktin se ai ishte sjellë në një format të vogël si libërth shumë praktik në përdorim. Por akoma më praktik është versioni i ofruar online nga Qendra për Studime Albanologjike në Tiranë, në bashkëpunim me kompaninë “Terminal Albania”. Është zgjedhur botimi i vitit 2006, sepse për nga numri i fjalëve është më i madhi ndër fjalorët shpjegues që janë botuar deri më sot të gjuhës shqipe. Ai përmban rreth 48 mijë fjalë, 7 mijë më shumë se fjalori i vitit 1980 dhe 5 mijë njësi frazeologjike që janë të barabarta secila me një fjalë. Kështu struktura e fjalorit është e përbërë gjithsej nga 53 mijë njësi. Ky pasurim me fjalë të reja dhe njësi frazeologjike ka ardhur jo vetëm si rezultat i shfrytëzimit të literaturës por dhe ligjërimit të folur vitet e fundit. Botimi i 2006-ës i hedhur tashmë online është përzgjedhur dhe për faktin se është shumë praktik në lidhje me ndërtimin e strukturave kuptimore, që të përshtaten sa më shumë me nivelet e nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe për nivelin e nxënësve të klasës së tetë dhe të nëntë dhe shihet si një fjalor për përdorim masiv. Digitalb mbështetet e fjalorin e parë elektronik të gjuhës shqipe me anë të hapësirës në transmetimet në platformën tokësore dhe satelitore dhe të rrjetit të saj të shpërndarjes.

Si mund të përdoret

Hapni faqen www.fjalori.shkenca.org dhe do t’ju shfaqet një formular i zbrazët. Shkruani në krye të formularit fjalën që kërkoni dhe do t’ju shfaqet shpjegimi; përmbajtja dhe funksioni gramatikor i fjalës. Madje, në këtë faqe online është parashikuar edhe mundësia e disa rasteve kur ndonjëri nuk e ka të instaluar alfabetin e gjuhës shqipe, dhe në vend që të shënojë po e zëmë drejt fjalën është ose çka, është i shtrënguar të shkruajë trajtat: eshte dhe cka (pra bëhet fjalë në rastet kur ë dhe ç nuk mund të shkruhen në faqe, p.sh në rastet e përdorimit të fjalorit përmes telefonave). Dhe në këtë rast hartuesi dhe programuesi i këtij Fjalori online i ka marrë parasysh ashtu si dhe për rastet e tjera të kësaj natyre. Në ndryshim nga fjalorët e zakonshëm që kanë një përdorim referencial, në këtë fjalor është e përfshirë edhe norma gramatikore, si dhe ajo fonetike. Mund të gjejmë elementë të eptimit, pra përfshirjen e zgjedhimit të foljeve, të numrit shumës të emrave, të përkatësisë së gjinisë dhe formave të tjera frazeologjike etj.

blank

DARDANIA – Nga BLENDI FILIPI

Toponimet që përmbajnë fjalën dardhë janë nga më të shpeshtat, po dhe nga më interesantet. Së pari, për rrethanën e ditur se fitonimi[1] dardhë si një fjalë e moçme  iliro-ballkanike. Hani  e shihte edhe si fitotoporrënjë[2] të toponimit të lashtë Dardania dhe të etnonimit  homonim dardan, -e. (Han, 2007:48)

Sipas Shkurtajt, toponimet dhe etnonimet me rrënjën dardhë apo me togfjalëshat ku ajo fjalë është element përbërës janë të përhapura gjithandej në Shqipëri, por më të dendura janë pikërisht në ato zona ku kultivohen e rriten më shumë, siç është pikërisht pjesa e trojeve verilindore të shqipes, Kosova   e më  gjerë. (Shkurtaj, 2001:85)

Edhe Demiraj thekson , se emri i fisit dardanoi  dhe i trevës së tyre Dardani mund të shpjegohen si fjalë të prejardhura nga një fjalë që ruhet në gjuhën shqipe, d.m.th. fjala dardhë.

                                                                                                                      ( Demiraj, 1988:155)

DARDHË f. Një lloj druri frutor me kokrra të ëmbla, lat. Pyrus communis sativa. Fjalë e mbarë shqipes dhe e trashëguar, me burim të diskutueshëm. Mund të lidhet me gr.αχερδος “dardhë e egër” nga një bazë ie. *ĝ  ͪ erd – shq.* ĝ  ͪ ord –(Bugge). Një lidheje tjetër mund të jetë me gruoin keltik të fjalëve : irl.vj. dardigen “gorricë”, kymr.deraen “ferrë”, nga një bazë * d ͪ orĝ ͪā (Çabej)

Dëshmohet së pari në  Kadastrën e Shkodrës (1416-1417). Rrjedhorja dardhak “ në trajtën e dardhës”, dardhëz “ një bimë barishtore”, dardhçë “dardhë e egër” (Dema).

Toponimi : Dardhë në Dibër, Korçë, Librazhd, Pukë.  (   Mayeri, 2007:114; Pedersen, 2003:57; Çabej, SF/2-1976:15Topalli, 2017: 359)

[1] Fitonimi  shkenca që merret me emrat e bimëve.

[2] Fitotoporrënjë toponime që kanë rrënjë emra bimësh.

blank

Pamjet e para të planetit Aferditë të marra nga sonda Parker

VOA

Për herë të parë sonda e NASA-s “Parker” arrin të fotografojë imazhet e dritës që lëshon planeti Venus. Rrjeti i satelitëve “Starlink” dëmtohet rëndë pas një stuhie gjeomagnetike dhe një pjesë e harruar e historisë së hapësirës zë vendin që i takon. Në vazhdim, disa nga zhvillimet kryesore të javës në fushën e hapësirës .

Lajme jo të mira këtë javë për “Starlink”, rrjetin satelitor që ofron internet, degë e kompanisë private SpaceX. Kompania thotë se ka humbur rreth 40 nga 49 satelitët e hedhur në hapësirë kohët e fundit pasi një stuhi diellore i nxori ata jashtë orbitës.

Një video, që duket se tregon satelitët që futen në atmosferën e tokës, është filmuar nga Shoqata e Astronomisë së Karaibeve në Porto Riko.

SpaceX thotë se një stuhi gjeomagnetike në fund të javës së kaluar bëri që satelitët të dilnin jashtë orbite dhe të shkatërroheshin në atmosferën e tokës.

Specialistët u përpoqën të kontrollonin rënien e satelitëve por tërheqja ishte shumë e madhe. Kompania thotë se rënia e satelitëve nuk përbën kërcënim për tokën.

Në lajme të tjera, ky vit shënon 50 vjetorin e misionit Apollo 16, misioni i pestë për të dërguar astronautët në hënë dhe kthyer ata në Tokë.

Apollo 16 ishte misioni i dytë që kishte një mjet robotik, që njihet ndryshe si roveri hënor. Astronautët mblodhën mostra, bënë foto dhe kryen eksperimentet e para duke përdorur në hënë një kamera ultravjollcë.

Sot kapsula Apollo 16, që transportonte tre astronautë gjysmë shekulli më parë, ndodhet në Qendrën Hapësinore dhe Raketore të Shteteve të Bashkuara në Huntsville të Alabamës. Pas vonesave të shkaktuara nga pandemia, tani kapsulës po i bëhen sherbimet e duhura.

“Kjo është një pjesë e historisë që qeniet njerëzore duhet të jenë në gjendje ta shijojnë mijëra vite nga sot, jo vetëm pas disa dekadash apo shekujsh. Ndaj duhet mirëmbajtur sepse përfaqëson një nga arritjet më të mëdha hapësinore të njerëzimit”, thotë Richard B. Hoover që dikur ka punuar si astrobiolog në NASA.

Duke marrë parasysh vjetërsinë e saj, drejtuesit e projektit thonë se kapsula është në “formë mjaft të mirë”, pasi më parë nuk ka qënë brenda një kutie xhami dhe vizitorët mund të ngjiteshin dhe ta preknin atë.

“Kutia nuk është e mbyllur hermetikisht, që në fakt është një gjë e rëndësishme. Nuk duhet bllokuar qarkullimi i ajrit. Me kalimin e kohës depërtojnë insekte, pluhura dhe gjëra të tjera nga vizitorët”, thotë specialisti Ed Stewart.

Punonjësit po e mirëmbajnë kapsulën në të cilën në shumë raste kanë gjetur sende të lëna nga vizitorët si para, lapsa e të tjera. Specialistët thonë se anija hapësinore do të duket mjaft mirë në 50 vjetorin e fluturimit të saj që zhvilloi më 16 prill të vitit 1972.

Ndërkohë, këtë javë sonda diellore Parker e NASA-s kapi imazhet e para me dritë të dukshme të planetit Afërditë, që njihet edhe si planeti Venus. Imazhet e tjetërsuara në video tregojnë karakteristika të planetit, si rajonet kontinentale, rrafshnalta dhe kurorën e oksigjenit që rrethon planetin.

Pajisja speciale e sondës realizoi imazhet në të njëjtën gjatësi drite që shikon syri i njeriut. Shkencëtarët thonë se studimi i Venusit mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si Toka e mbështet jetën dhe pse nuk ndodh kjo në planetin Afërditë.

blank

Studim: Gjenerata “Baby boomer” me rritje më të shpejtë në botën digjitale

Stamboll

Pavarësisht besimit të zakonshëm, brezi “baby boomer” është grupi me rritjen më të shpejtë në botën digjitale, sipas një studimi të fundit nga një universitet turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Universiteti Bilgi i Stambollit të hënën publikoi një studim të kryer me individë të moshës 55-65 vjeç për të ekzaminuar tendencat digjitale të brezit “Baby boomer”, të njohur si njerëzit e lindur midis viteve 1946 dhe 1964, dhe qasjen e tyre ndaj ndikimit të mediave sociale.

Dy studiuese nga Fakulteti i Komunikimit të universitetit, Ayşe Bengi Özçelik dhe Eser Levi, kryen intervista të thelluara me individë, ndërkaq, artikulli i tyre u botua në një libër të titulluar “Ndryshimet e paradigmës brenda botës së komunikimit”, thuhet në deklaratën e universitetit.

Sipas studiueseve, edhe pse besohet se mjetet online përdoren kryesisht nga të rinjtë, të moshuarit janë grupi me rritjen më të shpejtë në botën digjitale.

Në dhjetë vitet e fundit, shkroi Qendra e Hulumtimit Pew në një studim të botuar në vitin 2019, shkalla e përshpejtimit në përdorimin e mediave sociale ishte më e larta në grupmoshat më të vjetra: nga 20 deri 69 për qind për personat e moshës 50-64 dhe nga 5 deri në 40 për qind për personat e moshës 65 vjeç e më lart.

Duke potencuar se gjenerata “Baby boomer” është tani një segment konsumator që duhet të merret parasysh në botën digjitale, Özçelik dhe Levi theksuan se brendet e lanë këtë brez jashtë lojës në strategjitë e tyre të komunikimit digjital.

Duke cituar Özçelik-un, deklarata thekson: “Përhapja e blerjeve në internet në gjeneratën ‘Baby boomer’, veçanërisht pas periudhës së COVID-19, e ka sjellë këtë audiencë në krye, e cila nuk ka pasur prioritet deri më tani”.

“Për këtë arsye, ne deshëm të hulumtojmë se çfarë mendojnë ata, me parashikimet se prania e tyre në botën digjitale nuk është kuptuar mirë, kurse rezultatet i nxorëm duke kryer intervista të thelluara me individë të moshës 55-65 vjeç”, thuhet më tej.

– Shprehitë e përdorimit të mediave nga “Baby boomer” kanë ndryshuar

Duke vënë në dukje se personat mbi 60 vjeç janë tashmë aktivë në Instagram dhe në Facebook, Özçelik tha se mundësia për të krahasuar çmimet e blerjes në internet dhe mundësia për të gjetur produkte më të lira e afron këtë grupmoshë me botën digjitale.

Sipas Özçelik, rezultatet e analizës së tyre të perceptimeve të “Baby boomer” për ndikuesit e mediave sociale treguan se ata presin ekspertizë, përvojë, origjinalitet dhe ngjashmëri për t’i besuar një ndikuesi.

Deklarata citon gjithashtu Levin, e cila kujton një raport të titulluar “Trendet sociale do të ndriçojnë rrugën” nga Hootesuite, për të cilin ajo tha se ishte botuar pak përpara se të kryhej studimi i tyre.

“Raporti përshkruan dështimin e tregtarëve digjitalë për të synuar gjeneratën ‘Baby boomer’ si një pasojë fatkeqe të paragjykimit të moshës”, shtoi Levi.

“Ajo sugjeron që kjo gjeneratë, fusha e veprimit të së cilës po zgjerohet gradualisht drejt botës digjitale, duhet të konsiderohet si një segment i veçantë konsumator nga brendet”, thuhet më tej.


Send this to a friend